Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Serbet nuk flene
burimuji

Postuar mė 22-9-2002 nė 22:16 Edit Post Reply With Quote
Frenimi i Serbise

"http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm"
Faqja 6 - OPINION

kriptofaks: BE duhet të frenojë Beogradin
DIPLOMATICUS

Ditën e mërkurë në rubrikën tonë të Gazetës analizuam rivendikimet territoriale të presidentit të RFJ-së, V.Koshtunica ndaj shtetit sovran fqinjë të Bosnjë-Hercegovinës. Përfaqësues të ndryshëm diplomatikë europianë tentuan të zbusin efektet e këtij skandali të Beogradit, me justifikimin e fushatës së zgjedhjeve presidenciale të javës së ardhëshme në Serbi, ku Koshtunica është një nga pretendentët. Por nuk shkoi shumë dhe kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiç, në një konferencë të lartë ndërkombëtare , në Samitin Ekonomik Europian të mbajtur në Salcburg më 16-17 shtator, shkoi edhe më tej dhe deklaroi se kufijtë e disa shteteve në Ballkan nuk i plotësojnë kriteret europiane dhe janë të përkohshëm.

* * *

Nëse presidenti serb si fillim paraqiti pretendimet territoriale ndaj shtetit të Bosnjës, kryeministri serb e zgjeroi ambicjen e tij në një rishikim kufijsh të disa shteteve ballkanike. Në qofte se presidenti dhe kryeministri i çfarëdo shteti tjetër ballkanik do të kishte bërë për kufijt një deklaratë jo kaq të fortë dhe jo kaq të hapur, në Bruksel, në Njujork, në Vienë apo në selitë e organizatave të tjera ndërkombëtare, do të kishte rënë bomba diplomatike dhe reagimet do të kishin qenë të ashpra, siç meriton vërtet një bombë diplomatike e kësaj natyre.

Deri tani nuk ka ndodhur asgjë dhe vetëm një zëdhënës i misionit të OSBE-së në Bosnjë, pra një zyrtar periferik ndërkombëtar, u përpoq ta minimizonte më 19 shtator, duke deklaruar në një mënyrë jashtëprofesionale se deklarata e kryeministrit të Serbisë, e bërë në një Samit ndërkombëtar, reflektojnë pikëpamjet e tij personale dhe jo politikën zyrtare. Nuk e kemi ditur deri tani se kush mund ta përfaqësojë politikën zyrtare të një shteti, nëse nuk e përfaqësokan presidenti dhe kryeministri i atij shteti me fjalimet e tyre në vend apo në forumet ndërkombëtare, por kjo është një temë tjetër, që duket ka të bëjë me arketipet e diplomacive të harruara të dy shekujve më parë.

Fakti i thatë dhe i vërtetë është se kryeministri i një shteti të Ballkanit shtron në një Forum Ndërkombëtar çështjen e rishikimit të kufijve të Ballkanit. Madje ministri i jashtëm serb G.Svilanoviç më 19 shtator rihodhi në tryezë propozimin e vjetër të Beogradit për të organizuar në këtë kuadër një konferencë rajonale për Ballkanin.

* * *

Respektimi i kufijve të shteteve të njohura në Europën Juglindore dhe në të gjithë Evropën është një nga parimet themelore të Aktit të Helsinkit dhe të Kartës së Parisit, të cilat i ka nënshkruar edhe Beogradi, si dhe të Kartës së OKB-së dhe të Statutit të OSBE-së, ku është anëtare edhe RFJ, si dhe i gjithë dokumenteve bazë të konferencave të ministrave të jashtëm dhe të samiteve të SEECP-së, Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, ku presidencën e rradhës e ka aktualisht RFJ-ja.

Jashtë çdo dyshimi kërkesa për ndryshimin e kufijve të një serie shtetesh është një kërkesë që i hap rrugën një destabilizimi në shkallë të gjerë të krejt rajonit. Kërkesa e Beogradit tingëllon akoma më e habitëshme, sepse mendohet se autoritetet e reja, që i zunë vendin regjimit të Milosheviçit, do të kishin mësuar aq nga përvoja e katër luftrave të përgjakëshme në 8 vjet që shkaktoi Milosheviçi, pikërisht me synimin për të ridisenjuar Ballkanin sipas ambicjes së Serbisë së Madhe.

Pyetja intriguese është se përse Beogradi merr pikërisht tani guximin që të shkojë aq larg sa të rivendikojë territore të shteteve të tjera dhe madje të kërkojë një ribërje të hartës së rajonit, që do të thotë prishje e disa shteteve, që do të thotë konflikte dhe luftra të reja në shkallë rajonale. Kundërvenia është e qartë si ndaj parimeve, normave, akteve dhe ligjeve ndërkombëtare, ashtu dhe ndaj politikës së Bashkimit Evropian, të NATO-s të OSBE-së, të Këshillit të Evropës,etj që po punojnë aktivisht për stabilizmin e rajonit dhe integrimin e tij në strukturat euroatllantike. Burime të afërta me presidentin kroat Stipe Mesiç, që ishte i pranishëm në Samitin e Salcburgut, bëjnë të ditur se në darkën e punës të organizuar me gjithë udhëheqësit pjesëmarrës të Samitit të Forumit Ekonomik Europian, kryeministri Z.Xhinxhiç kritikoi Bashkimin Europian se nuk ka një strategji të tijën për Europën Juglindore.

Interpretimi i kësaj ofensive diplomatike te rivendikimeve territoriale dhe hapësirave të reja jetike për Serbinë, tani per tani ka dy shpjegime:

Së pari, mund të konsiderohet si përpjekje e Beogradit për t'iu kundërvënë kërkesave dhe kushteve, që i kanë vënë atij Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të plotësuar kriteret e duhura demokratike dhe nivelin e duhur të bashkëpunimit ndërkombëtar për marrjen e ndihmave ndërkombëtare, aq të duhura për ekonominë dhe shoqërinë e sëmurë serbe. Udhëheqja serbe, si ithtare e vendosur e diplomacisë së përplasjes së këmbëve, të trashëguar nga koha e regjimit komunist të Titos, mendon se duke kaluar në kundërsulm e duke kërcënuar t'i vërë flakën Ballkanit, do të detyrojë Bashkimin Evropian dhe SHBA të tërhiqen. Kaq e patakt është kjo ofensivë e Beogradit, sa që gazeta amerikane "Uashington Post", duke folur për vizitën e ministrit të jashtëm serb G.Svilanoviç; në SHBA, ku ai kërcënoi Uashingtonin se "tani është koha që SHBA të ndërrojnë qëndrim ndaj Jugosllavisë dhe të respektojnë progresin që kemi bërë", shkruante jo pa dozë ironie më 20 shtator se ministri jugosllav i punëve të jashtme është i ri".

Së dyti, mund të konsiderohet si një kundërsulm diplomatik i Beogradit ndaj rrymës së re gjithnjë e më të fortë në bashkësinë diplomatike ndërkombëtare për të përcaktuar përfundimisht statusin e Kosovës si të pavarur. Kryeministri i Serbisë në Forumin Ekonomik Europian hodhi tezën e re të lidhjes së statusit të Kosovës me statusin e Bosnjës, që në fakt është një nonsens, sepse Bosnjë-Hercegovina e ka statusin e saj si shtet i pavarur dhe është anëtar i OKB-së dhe i shumë organizatave të tjera ndërkombëtare dhe vetë RFJ-ja e ka njohur dhe pranuar zyrtarisht qysh me Marrëveshjen e Dejtonit dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike. Udhëheqësit serbë natyrisht e dinë këtë gjë, por ata e hedhin këtë tezë në formë kërcënimi.

Sipas tyre, nëse bashkësia ndërkombëtare do të zyrtarizojë statusin e pavarur të Kosovës, Beogradi do të avancojë dhe konkretizojë përpjekjen për të shkëputur të ashtuquajturën "Serpska republika" nga territori i shtetit të Bosnjë-Heregovinës. Ka një element që është tepër interesant. Marrëveshja e Dejtonit për vendosjen e paqes në Bosnjë-Hercegovinë dhe për njohjen reciproke të shteteve që dolën nga ish-Jugosllavia, është firmosur në vitin 1995. Por kemi arritur në vitin 2002 dhe parlamenti i RFJ-së nuk e ka ratifikuar akoma këtë Marrëveshje. Kjo mund të quhej e kuptueshme me parlamentin e Milosheviçit, por nuk gjen shpjegim me parlamentin e forcave demokratike që drejtojnë tani RFJ-në, siç kërkon një shpjegim koha e gjatë që bashkësia ndërkombëtare i ka lënë në dispozicion qeverisë aktuale të Beogradit për ta ratifikuar këtë Marrëveshje.

Serbia po luan disa karta të rrezikëshme për të penguar zyrtarizimin e statusit të pavarur të Kosovës. Në fillim doli me tezën se statusi i Kosovës është i lidhur me atë të Malit të Zi, tani se është i lidhur me atë të Bosnjës dhe ministri i jashtëm Svilanoviç deklaroi këto ditë se statusi i Kosovës qenka çështje e rajonit, ku duhet të marrin pjesë edhe Bullgaria e Maqedonia(?).

E analizuar ftohtë, situata politiko-diplomatike në Beograd paraqet humbje të ekuilibrit shtetëror. Këto humbje ekuilibri kanë efekte jo vetëm në proceset demokratike në Serbi, por mund të kthehen në gjeneratorë destabiliteti në rajon. Ndaj dikush duhet ta frenojë Beogradin. Më mirë se kushdo, për arsye të njohura, këtë mund dhe duhet ta bëjë Bashkimi Evropian.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Goni

Postuar mė 25-9-2002 nė 02:28 Edit Post Reply With Quote
Pasi ne artikullin e mesiperm permendet emri i kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq, desha te them disa fjale per dy deklaratat e tij me te fundit.

Ai mbreme (e hene, 23 shtator, 2002) ishte mysafir ne nje program autoritativ televiziv qe shihet ne Amerike qe quhet "The Charlie Rose Show". C. Rose eshte nje gazetar i shquar ne SHBA e mysafire te tij ne program jane personalitetet me te shquara boterore nga te gjitha fushat e jetes sidomos politikane dhe burreshtetas.

Ne nje pyetje drejtuar Xhinxhiqit per pakicat ne serbi/jugosllavi, kryeministri serb tha se ne serbi ka pakica kombetare p.sh. 400 mije hungareze, 200 myslimane boshnjake, e pakica tjera me te vogla, e nuk permendi shqiptaret aspak.

Serbet me propanganden e tyre cdohere jane perpjekur te bindin opinionin boteror qe shqiptaret e Kosoves jane nje pakice kombetare brenda jugosllavise/serbise.
Mendoj se mospermendja e shqiptareve si pakice nga Xhinxhiq nuk eshte e rastit ose e paqellim. Ai nuk permendi shqiptaret per nje nga keto dy arsye:
1. Qe ai (qeveria e tij, e serbet ne pergjithesi) nuk e konsiderojne Kosoven me si pjese te shtetit te tyre. (e qe nese eshte e vertete duhet te na gezoje te gjitheve.)
2. Ai nuk permendi shqiptaret me qellim, qe te duket sa me i moderuar e pragmatik para opinionit Amerikan, sepse programi televiziv eshte mjaft serioz e me peshe.

Duke e ditur faktin qe serbet e shfrytezojne cdo rast per te shperndare propagande antishqiptare, une mendova qe Xhinxhiq do ta shfrytezoje rastin e te derdelloje per Kosoven ne konotacion negativ kur iu dha rasti.

Perseri i pyetur se cka eshte prioriteti ose sfida me e madhe e Serbise, ai tha qe integrimi i serbise ne Evrope dhe ne srukturat e saj jane dy gjerat me urgjente. Une isha i sigurte se ai do te thote Kosova dhe kthimi i serbeve atje.
Mirepo, perseri asgje, asnje fjale per Kosoven e shqiptaret.

Pas intervistes pata nje ndjenje (e mund te jem gabim) qe disa nga serbet kane filluar ta pranojne faktin qe Kosova per ata eshte nje gje e kaluar dhe qe eshte ne interesin e tyre mos kene me lidhje me te.

Si perfundim, duke iu referuar edhe thirrjes te derguar nga edsh te gjithe forcave nacionaliste shqiptare kudo ne bote lidhur me Kosoven, duhet menduar edhe punuar seriozish per te evituar skenaret e erreta per te cilat shteti serb punon me aq dinakeri.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 25-9-2002 nė 15:14 Edit Post Reply With Quote
Policia Serbe Arreston ne Kosove (!?)

Përditësimi: 24.9.2002 15:39 (CET)

Policë serbë kryejnë arrestime në Kosovë

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ) me seli ne Prishtinë, ka njoftuar se policë nga Serbia kanë arrestuar shtatë persona në territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i KMDLNJ-së, Ibrahim Makolli, tha se arrestimet janë bërë brenda territorit të Kosovës të hënën pasdite.

Në mesin e të arrestuarve, sipas tij është edhe një i mitur 16 vjecar.

Zoti Makolli tha se personat që i kanë arrestuar 7 shqiptarët kanë pasur uniforma të policisë së Serbisë.

Njoftimet për arrestimin e shtatë qytetarëve të Kosovës nga policë të Serbisë, nuk janë konfirmuar nga organet zyrtare.

Zyra rajonale e policisë në Gjilan, ka njoftuar se ekipe të saj gjenden në terren dhe janë në përpjekje të verifikimit të këtyre informacioneve.

Mirëpo, ata kanë refuzuar të konfirmojnë ose të përgënjeshtrojnë këto njoftime.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 26-9-2002 nė 03:08 Edit Post Reply With Quote
"http://www.trepca.net/2002/09/020925-lajme-c.htm"

Arrestimi i pesë shqiptarëve nga Desovojci është bërë brenda territorit të Serbisë
Gjilan, 25 shtator 2002 -

Sipas policisë rajonale të Gjilanit, të pesë të arrestuarit të fshatit Desivojcë të Kamenicës nga ana e policisë serbe, janë arrestuar brenda territorit të Serbisë, për shkak të kalimit ilegal të kufirit.


Katër prej tyre janë dënuar për kundërvajtje me nga 20 ditë burg - kalim ilegal i kufirit, kurse një i mitur është liruar vetëm me vërejtje.

Paraprakisht dje ishte njoftuar se këta pesë vetë nga Desovojci ishin arrestuar nga policia serbe brenda territorit të Kosovës.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 7-10-2002 nė 18:46 Edit Post Reply With Quote
Serbet nuk flene

May 20, 2002

The Honorable Colin L. Powell
Secretary of State
Fax # 202-261-8577
United States Department of State
2201 C Street, N.W.
Washington, D.C. 20520

Dear Mr. Secretary,

We understand that Mr. Bajram Redzepi, the leader of the Provincial Assembly of Kosovo will be visiting with you this week. Among many important issues, such as international smuggling of drugs, trafficking in humans and economic aid, we have no doubt that the future status of the province will be the key topic of discussions.

The United States engagement in the Balkans during the past decade provides a textbook illustration of the dangers of short-term crisis management. What began as emergency diplomatic reaction escalated to controversial armed intervention and lives on as an open-ended commitment to "nation building." We believe that President Bush and you wish to reorient our policy in the Balkans and to bring our commitment to a level commensurate with our rational interest in the region. Nonetheless, we hasten to point out that there is a host of unresolved and vexing issues left over from the Clinton-Albright policy mismanagement in the region. Self-sustaining and durable regional stability remains a worthy albeit difficult and elusive objective. The future of Kosovo is at the center of this problem.

The current state of affairs in Kosovo is far from normal. In fact, it is rather dismal. Since arrival of the KFOR troops to the province in June of 1999, over 250,000 Serbs and other ethnic minorities have been ethnically cleansed from their ancestral lands, their homes destroyed and properties looted. More than 100 Serbian Orthodox churches and medieval monasteries have been razed to the ground. Official statistics reveal that Albanian extremists murdered close to 2,000 Serbs, while 1,600 are still missing. Serbian monasteries and a few remaining villages resemble fortifications guarded by the KFOR around the clock. There has been no return of refugees, while guarantees of basic human rights are non-existent. Moreover, Kosovo continues to be a growing European cancer of criminality.

There can be no serious and responsible discussion of the Kosovo problem without dealing with the issue of the "Greater Albania." Succinctly, the idea of a "Greater Albania" is essentially a nationalistic construct. Its driving energies spring from the Albanian vision of their ethnic borders and territories "Albanianized" by Albanian settlers during past century. The first successful implementation of this concept took place in 1941, when a "Greater Albania" was created as a fascist Italian protectorate and lasted until the defeat of the Axis forces. As in the recent case after the NATO intervention, the Albanians forcibly expelled the non-Albanian population from the areas of their control during the World War II. The current drive for an independent and a monoethnic Kosovo, therefore, is nothing but a phase in the process leading to fulfillment of a nationalistic dream. Since the Albanians will not accept the death of this dream, the problem seems to be insolvable.

The Albanians must be unequivocally told that continuing the quest for a "Greater Albania" would permanently destabilize the region, as it would demand redrawing the borders of Serbia, Montenegro, Macedonia, Greece and, very likely, Bosnia. The United States should encourage reasonable leaders on all sides of the issue to understand that differences must be settled by negotiations rather than force. The overall goal should be self-sustaining regional stabilization leading to democratic consolidation and economic revival.

Sincerely,

Michael Djordjevich
President
Serbian Unity Congress


http://news.serbianunity.net/press/suc260.html


[Edited on 7-10-2002 by kalemi]

[Edituar më 8-10-2002 nga Anton Ashta]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ajet Nuro

Postuar mė 7-10-2002 nė 18:52 Edit Post Reply With Quote
Te lutem ku e ke gjetur kete material?

A mund te na japesh te dhenat se ku e ke lexuar kete material?
Ajet

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 7-10-2002 nė 19:18 Edit Post Reply With Quote
Na edhe nje tjeter

Open Copy of Letter to Gilman and Lantos, OEA Jul 17

17 July 2002 Representative Benjamin Gilman
2449 Rayburn House Office Building
Washington, DC 20515-3220 Dear Congressman: I write out of concern, deeply troubled by the fact that you, together with Representative Tom Lantos, introduced on 27-28 June 2002, House Resolution 467:Independence for Kosova (sic, the legally recognized name is Kosovo). It can only be assumed that this was a result of your recent participation on 28 April 2002 in the Albanian American Civic League and Foundation’s 12th anniversary dinner in New York City. Senator Joseph Biden was the keynote speaker, while you and Representative Lantos attended as honored guests for this "salute to Albanian freedom". The premise of your Resolution, Sir, is entirely false as you predicate the need for Kosovo independence based on what you deem similar situations in Slovenia, Croatia, Bosnia-Herzegovina, and Macedonia. The parallel is inadequate, at best. Also, and even more importantly, the present policy of the United States government stands in diametric opposition to independence for Montenegro, as further subdivisions only serve to undermine regional stability. Kosovo is no exception. Relative to the same, I enclose a very telling response to Venton Surroi’s 10 June 2002 presentation at the United States Institute of Peace by Fr. Sava Janic, titled, State-building or Simulation of Democracy in Kosovo. Essentially, Surroi attempted to displace blame on UNMIK for everything from corruption to bureaucracy, and failure to allow the “Kosovars” to build their own stable society. Yet Surroi displays total indifference to human rights issues. Can there be any discussion on independence until the basic rights of all peoples in Kosovo are fully guaranteed and secured? On the contrary, there continues to this very day, an extremely troubling pattern of intentional destruction of Serbian Orthodox churches and shrines, desecration of cemeteries, harassment and intimidation, etc. Please be referred the following enclosed articles. Ironically, these disturbing developments were initiated during the course of the 10-14 June 2002 Arlie House convocation, wherein Albanian and Serbian leaders from Kosovo were brought to Washington, DC to discuss institution building, and the Helsinki Human Rights hearing of 19 June 2002 on Kosovo, and have yet to subside: 13 June 2002: Serb Orthodox Cemetery in Orahovac Found Desecrated;
22 June 2002: Stoning of the Patriarchate Monastery Continues;
24 June 2002: Serbian Orthodox Cemetery Near Pristina Found Desecrated;
26 June 2002: Another Serbian Orthodox Church in Kosovo Damaged;
1 July 2002: Religious Treasure from Kosovo and Metohija Appears on Black Market;
2 July 2002: Serbian Kosovo is being Wiped off the Face of the Earth;
2 July 2002: Kosovo: More Attacks on Orthodox Graveyards and Monasteries;
14 July 2002: After the Holy Liturgy Albanians set on Fire the Serb Monastery in Zociste (with photo depicting graffiti “Thaci UCK”);
14 July 2002: A Prayer in the Ruined Monastery (and accompanying photos);
16 July 2002: Prayer under Police Protection; and
17 July 2002: Monks Still Not Allowed in Zociste Monastery.
If such systematic terror is being carried out in the very presence of international peacekeepers, what then will stop Albanian extremists from visiting total destruction upon everything non-Albanian in an independent Kosovo? Independence will only serve to honor cultural genocide through such flagrant violations of human and property rights. Further, concerning House Resolution 467 that which was executed against the Albanians of Kosovo by the Milosevic regime was indeed deplorable. However, it is equally deplorable that the violent decade of the 1980’s is completely overlooked. It was precisely during this period that there was extreme Albanian on Serbian violence, and a forced exodus of the non-Albanian populations. All of which caused the 1974 autonomy of Kosovo to be rescinded, and ultimately gave rise to Milosevic himself. Independence for Kosovo will be a reward for the violence, ethnic hatred and cleansing of the 1980’s. Finally, as an American citizen, I am greatly dismayed that you, Sir, as a Representative of New York, present a Resolution that could potentially serve to institutionalize—through our Congress—the known presence of international terrorists in Kosovo, should independence be granted. If we are to fight terrorism for the sake of our Homeland and global security, then we must be prepared to acknowledge the same and deal with it truthfully and without reservation, Kosovo notwithstanding.

Conclusively, the only logical and plausible solution is grant wide autonomy to Kosovo within the framework of the common democratic state of Serbia and Montenegro. Otherwise, proposed legislation such as House Resolution 467 only serve to sanction terror and further subdivide Europe. Sincerely yours, Fr. Irinej Dobrijevic Executive Director Enc: (13). Cc: Representative Tom Lantos * * * * * Congressional Record article 2 of 2 Full Display - 9,272 bytes.[Help]

H. RES. 467: INDEPENDENCE FOR KOSOVA -- HON. BENJAMIN A. GILMAN (Extensions of Remarks - June 28, 2002)

[Page: E1175] GPO's PDF --- HON. BENJAMIN A. GILMAN OF NEW YORK IN THE HOUSE OF REPRESENTATIVES Thursday, June 27, 2002

• Mr. GILMAN. Mr. Speaker, since the cessation of NATO's 1999 conflict with the Federal Republic of Yugoslavia, in Kosova remains under a United Nations mandate. But progress in Kosova is being held up by its lack of independence and its inability to determine its own fate. For that reason, I am introducing, together with the gentleman from California (Mr. LANTOS), a resolution expressing the sense of the House of Representatives that the United States should declare its support for the independence of Kosova.

• The Kosovars, the United Nations, NATO and the international community are now making efforts to rebuild Kosova, revitalize its economy, establish democratic institutions of self-government, and heal the scars of war.

• Under President Slobodan Milosevic, the Yugoslav government dismantled Kosova's political structures, replaced ethnic Albanians with Serbs in most jobs, enabled Serb-owned firms to take over Albanian-owned companies, and forbade Albanians from purchasing or improving property.

• As a result of this systematic persecution and discrimination, today the unemployment rate in Kosova is currently between 60 and 70 percent, increasing the likelihood of Kosovars either entering criminal networks or working abroad in order to survive. The perpetuation of these economic difficulties heightens the potential for continued instability in the region.

• The only way to address the problem of the chronic instability that plagues the region, and the way towards a genuine, long-term political and economic stability of Kosova and the region, lies not only in the physical and social reconstruction of Kosova, but in considering Kosovar independence as a solution. Unless massive job creation is facilitated by guaranteeing the security of foreign investments through an independent Kosova, the impact of these economic difficulties could prove detrimental to U.S. interests in the region.

• Three years after the war's end, Kosova is already responsible for 93 percent of its budget, with 7 percent supplied by foreign donors, underscoring its commitment to growing a market economy, not an aid economy. Under the Yugoslav constitution of 1974, Kosova was equivalent in most ways to Slovenia, Croatia, and the other republics. In its position as an ``autonomous province,'' Kosova, in practice, exercised the same powers as a republic. It has its own parliament, high courts, central bank, police service, and defense force. Through its definition in 1968 as a part of the Yugoslav Federal System, it gained representation at the federal level.

• When Slovenia and Croatia demanded independence, similar arguments were made by Western governments against recognizing those countries. However, eventually the same Western governments did recognize not only the independence of Slovenia and Croatia, but Bosnia-Herzegovina and Macedonia as well, having discovered that independence for those nations involved not so much a change of borders as a change in the status of existing borders. The lines on the map remained the same, but their status was upgraded from republican to national. It is fitting that the Kosovars are allowed to follow the same path towards independence.

• Accordingly, it is time for the United States to abide by its recognition that a right to self-determination exists as a fundamental right of all people through declaring its support for the independence of Kosova.

• Mr. Speaker, for the information of my colleagues, I insert a copy of H. Res. 467 at this point in the RECORD.

H. RES. 467 Whereas the United States and the international community recognize that a right to self-determination exists as a fundamental right of all people;

Whereas Kosova was constitutionally defined as a sovereign territory in the First National Liberation Conference for Kosova on January 2, 1944, and this status was confirmed in the Constitution of the Socialist Federal Republic of Yugoslavia adopted in 1946, and the amended Yugoslav constitution adopted in 1974 preserved the autonomous status of Kosova as a de facto republic, Whereas prior to the disintegration of the former Yugoslavia, Kosova was a separate political and legal entity with separate and distinct financial institutions, police force, municipal and national government, school system, judicial and legal system, hospitals and other independent organizations;

Whereas Serbian dictator Slobodan Milosevic rose to power in 1987 on a platform of ultranationalism and anti-Albanian racism, advocating violence and hatred against all non-Slavs and specifically targeting the Albanians of Kosova, Whereas Slobodan Milosevic subsequently stripped Kosova of its self-rule, without the consent of the people of Kosova;

Whereas the elected Assembly of Kosova, faced with these intolerable acts, adopted a Declaration of Independence on July 2, 1990, proclaimed the Republic of Kosova, and adopted a constitution on September 7, 1990, based on the international legal principles of self-determination, equality, and sovereignty;

Whereas in recognition of the de facto dissolution of the Yugoslav federation, the European community established principles for the recognition of the independence and sovereignty of the republics of the former Socialist Federal Republic of Yugoslavia and Kosova fully satisfied those principles as a de facto republic within the federation;


Whereas a popular referendum was held in Kosova from September 26-30, 1991, in which 87 percent of all eligible voters cast ballots and 99.87 percent voted in favor of declaring Kosova independent of the Socialist Federal Republic of Yugoslavia, Whereas, from the occupation of Kosova in 1989 until the North Atlantic Treaty Organization (NATO) military action against the Milosevic regime in 1999, the Albanians of Kosova were subjected to the most brutal treatment in the heart of Europe since the Nazi era, forcing approximately 400,000 Albanians to flee to Western Europe and the United States; Whereas in the spring of 1999 almost 1,000,000 Kosovar Albanians were driven out of Kosova and at least 10,000 were murdered by the Serbian paramilitary and military;

Whereas Slobodan Milosevic was indicted by the International War Crimes Tribunal and extradited to The Hague in June 2001 to stand trial for war crimes, crimes against humanity, and genocide in Kosova, Bosnia, and Croatia;

Whereas the United Nations established Kosova as a protectorate under Resolution 1244, ending the decade long Serbian occupation of Kosova and Milosevic's genocidal war in Kosova; Whereas Kosovar Albanians, together with representatives of the Serb, Turkish, Roma, Bosniak, and Ashkali minorities in Kosova, have held free and fair municipal and general elections in 2000 and 2001 and successfully, established a parliament in 2002, which in turn elected a president and prime minister;

Whereas 50 percent of the population in Kosova is under the age of 25 and the unemployment rate is currently between 60 and 70 percent, increasing the likelihood of young people entering criminal networks, the source of which lies outside of Kosova, or working abroad in order to survive unless massive job creation is facilitated by guaranteeing the security of foreign investments through an orderly transition to the independence of Kosova;

Whereas the Kosova parliament is committed to developing a western-style democracy in which all citizens, regardless of ethnicity, are granted full human and civil rights and are committed to the return of all noncriminal Serbs who fled Kosova during and after the war; and Whereas there is every reason to believe that independence from Serbia is the only viable option for Kosova, after autonomy has failed time and time again: Now, therefore, be it Resolved,

(1) publicly support the independence of Kosova and the establishment of Kosova as a [Page: E1176] GPO's PDF soveieign and democratic state in which human rights are respected, including the rights of ethnic and religious minorities, as the only way to lasting peace and stability in the Balkans;

(2) recognize the danger that delay in the resolution of Kosova's final status poses for the political and economic viability of Kosova and the future of Southeast Europe;

(3) work in conjunction with the United Nations, the North Atlantic Treaty Organization, and other multilateral organizations to facilitate an orderly transition to the independence of Kosova; and

(4) provide its share of assistance, trade, and other programs to support the government of an independent Kosova and to encourage the further development of democracy and a free market economic system.


Representative Benjamin Gilman (R-NY-20th) 2449 Rayburn House Office Building Washington, DC 20515-3220 Tel: 202.225.3776 Fax: 202.222.2541 E-mail through web site: www.house.gov/Gilman (constituents only) Representative Tom Lantos (D-CA-12th) 2217 Rayburn House Office Building Washington, DC 20515-0512 Tel: 202.225.3531 Fax: 202.226.9789 E-mail: CA12Lantos@mail.house.gov


http://news.serbianunity.net/bydate/2002/July_18/7.html


Ka shume mundesi qe kjo te jete shkruar nga: Serbian Orthodox Church in the USA and Canada Office of External Affairs



[Edited on 7-10-2002 by kalemi]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ajet Nuro

Postuar mė 7-10-2002 nė 20:13 Edit Post Reply With Quote
Je i madh Kalemi

Te lumte Kalem je i madh. Kjo eshte prova me mire se serbet punojne dhe ne nuk duhet te rrim duar kryq.
Ajet

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-11-2002 nė 03:35 Edit Post Reply With Quote
BRUKSEL (7 Nëntor) - Kryeministri i Serbisë Zoran Xhinxhiç ka paralajmëruar se shteti i ri "Serbia-Mali i Zi" do të vihet në jetë nga janari apo shkurti, kurse kornizat e reja kushtetuese do të jenë të gatshme deri nga fundi i vitit. Xhinxhiç ka deklaruar se ai favorizon, siç është shprehur, "autonomi të lartë" për Kosovën, por jo edhe pavarësinë e saj. "Nuk mendojmë se mund të ndërtohen shtete të reja në këte rajon, sepse ka rrezik shumë të madh të nxitjes së reagimit zinxhiror në Maqedoni, në Bosnjë, ndoshta edhe në Shqipëri", ka thënë kryeministri serb. anjo/ko (BalkanWeb)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 2-12-2002 nė 14:51 Edit Post Reply With Quote
"http://www.revistaklan.com"

Synimi serb

Nga Simon Haselock, drejtor per informimin publik i Misionit te OKB-se ne Kosove.

Pas zgjedhjeve te sukseseshme lokale te 26 Tetorit ne Kosove, komentatoret nuk jane ne nje mendje ne lidhje me rezultatet dhe domethenien e tyre per Kosoven. Shumica e vezhguesve kane pershendetur zgjedhjet si nje sukses, duke theksuar se e gjithe fushata dhe dita e zgjedhjeve kane qene pa episode dhune dhe organizimi i tyre ka qene ne perputhje me standartet Europiane.

Disa kritike kane theksuar se perqindja e pjesemarrjes ka qene e ulet ne krahasim me zgjedhjet e mepareshme dhe se Serbet e Kosoves kane bojkotuar zgjedhjet ne Mitrovicen e veriut. Por fakti me i rendesishem eshte se zgjedhjet kane vendosur bazat per forcimin e qeverisjes lokale e cila merret me problemet praktike te cilat kane rendesine me te madhe per qytetaret e thjeshte.

Pjesemarrja e Shqiptareve te Kosoves ka qene brenda kufinjve te pjesemarrjes ne zgjedhje te tilla lokale ne shumicen e demokracive te vjetra dhe me e larte sesa standartet ne rajon. Nese zgjedhjet e rendesishme te tanishme ne SHBA do te kishin shenuar nje perqindje me te larte se sa ajo e zgjedhjeve ne Kosove, studiuesit Amerikane do te kishin pershendetur kete rrezultat si nje rilindje revolucionare te shpirtit civil te shoqerise.

Problemi i vertete, sic e kuptojne edhe te gjithe vezhguesit, nuk ka qene nder Shqiptaret e Kosoves, por pjesemarrja e ulet e Serbeve. Ne pese enklavat ku Serbet perbejne shumicen, votimi ka qene nje menyre per te zgjedhur perfaqesuesit per ne asamblete bashkiake te cilat ata e dinin se do ti kontrollonin lehtesisht. Nga 82 vendet e fituara nga Serbet, 68 kane qene pikerisht ne keto pese bashki.

Ne kater qendra votimi ne Mitrovicen e Veriut, kane votuar vetem 113 persona. Shpjegimi me i mundeshem duket te jete konfuzioni rreth sinjaleve te kunderta te derguara nga drejtuesit Serbe ne prag te zgjedhjeve.

Drejtuesit ne Beograd, ashtu si edhe drejtuesja e Serbeve ne Kosove, Rada Trajkoviq, kane bere thirrje per pjesemarrje te gjere ne zgjedhje. Por tre drejtues te njohur Serbe nga Mitrovica e Veriut te cilet ende enderrojne per shkeputjen e kesaj zone nga Kosova kane bere thirrje per bojkotim.

Pjesemarrja e ulet e Serbeve te Kosoves do te kete disa pasoja. Ne rradhe te pare, kjo ben qe ata te kene nje perfaqesim minimal ne komunat dhe bashkite ku ata jane ne pakice.

Se dyti, kjo do te thote qe ne Mitrovicen e Veriut ata nuk do te kene asnje perfaqesues, gje e cila do te coje ne modifikimin e planit prej shtate pikash te miratuar nga Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, per Mitrovicen i cili eshte paraqitur me 13 Tetor.

Serbet e Kosoves, se bashku me anetaret e komuniteteve te tjera, duhet te mbrojne interesat e tyre legjitime nepermjet kompeticionit politik. Por nje gje e tille mund te arrihet vetem brenda institucioneve te Kosoves, ne te cilat per fat te keq, shume Serbe te Kosoves nuk do te jene te perfaqesuar. Kompeticioni do te thote pjesemarrje; mospjesemarrja do te thote veteizolim. Duke bojkotuar zgjedhjet, Serbet ne Mitrovicen e veriut kane demtuar rende interesat e tyre. Deklarimi i disa Serbeve se nuk ekziston asnje mekanizem mbrojtes per komunitetet te cilat nuk jane shumice eshte krejtesisht i pavertete. Karta e institucioneve te perkoheshme te Kosoves, Kuadri kushtetues, perfshin nje mekanizem kompleks per mbrojtjen e interesave te rendesishme te komuniteteve te pakices. Koalicioni Serb Povratak e ka perdorur kete mekanizem per te protestuar ndaj nje vendimi te parlamentit per te mos perfshire nje universitet ne gjuhen Serbe ne sistemin arsimor te Kosoves.

Drejtuesi i UNMIK Michael Steiner e ka kthyer tanime ligjin per rishikim ne asamble, dhe ka thene se ai nuk do te nenshkruaje nese ai nuk permban edhe rekomandimet e nje grupimi te krijuar sipas Kuadrit Kushtetues, i cili gjithashtu garanton pjesemarrjen e Serbeve te Kosoves ne parlament.

Megjithese eshte e vertete qe asambleja nuk ka miratuar ende asnje ligj te propozuar nga grupimi Serb, nga ana tjeter duhet te kemi parasysh se kjo asamble ka miratuar deri tani vetem dy ligje.

Pasoja tjeter e pjesemarrjes se ulet te Serbeve ne zgjedhje eshte edhe ndryshimi i planeve te pergatitura per decentralizimin. Por gjate nje darke te organizuar menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve, drejtuesit e te gjitha partive ne Kosove dhe koalicioneve kane pranuar per nevojen e cuarjes perpara te ketij procesi. Synimi i decentralizimit eshte forcimi i demokracise nepermjet afrimit te qeverisjes me popullin. Sic ka thene Michael Steiner: "Kjo do te permiresoje ofrimin e sherbimeve publike dhe do te jape perfitime te njejta per te gjithe. Eshte e rendesishme qe te kihen parasysh kompetencat e pushtetit qendror dhe te autoriteteve lokale dhe te ndryshohen ato aty ku ekziston nevoja. Ekziston gjithashtu nevoja per te konsideruar krijimin e njesive administrative me te vogla se niveli bashkiak".

Perpara zgjedhjeve, UNMIK kishte shpresa te medha ne procesin e decentralizimit, duke menduar se mund te krijohej nje plan i cili do te ngrinte nivelin e besimit tek te gjitha komunitetet pa demtuar institucionet lokale dhe ato qendrore. Pas kesaj pjesemarrjeje te ulet te Serbeve ne zgjedhje, nuk ka asnje baze per te vazhduar me planet e metejshme.

Duke zgjedhur te mos marrin pjese ne jeten politike gjate kater viteve te ardhshme, ata Serbe te Kosoves te cilet nuk pranuan te votonin, kane humbur nje mundesi te arte per te cuar perpara integrimin dhe bashkejetesen shume etnike tek e cila varet e ardhmja e tyre ne Kosove. Nderkohe, UNMIK nuk ka ne plan per te emeruar asnje njeri ne asamblete bashkiake per te kompensuar vendet e humbura si pasoje e pjesemarrjes se ulet. Megjithate, UMNIK do te kerkoje nga asamblete e zgjedhura ne Kosove dhe institucionet e tjera te konsiderojne interesat e te gjitha komuniteteve edhe ne ato raste kur ata nuk perfaqesohen ne organizmat e zgjedhura.

Kjo do te jete nje prove e vertete per politikanet e komuniteteve te shumices, te cilet duhet te kuptojne qe ata kane per detyre te mbrojne interesat e te gjithe zgjedhesve te tyre.

Tani qe parlamenti qendror dhe asamblete lokale jane krijuar, kerkohet nje mbeshtetje dhe presion me i madh nga qytetaret qe ato te punojne me mire. Kjo do te thote qe media duhet te punoje me mire per t'u paraqitur dhe shpjeguar qytetareve ceshtjet politike. Kjo do te thote qe grupe qytetaresh te interesuar te percaktojne kanale per komunikimin e deshirave dhe shqetesimeve te tyre, per tek perfaqesuesit e tyre politik. Kjo do te thote gjithashtu qe njerez nga te gjitha komunitetet te kuptojne me ne fund se e ardhmja e Kosoves eshte ne duart e tyre.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2003 nė 10:47 Edit Post Reply With Quote
Çoviq: Serbia ka strategji për Kosovën
BEOGRAD - Kryetari i Qendrës Koordinuese për Kosovën, Nebojsha Çoviç deklaroi për të përditshmen “Blic” se shteti ka strategji për Kosovën. “Kjo strategji është hartuar në kuadër të planit për implementimin e Rezolutës nr. 1244, e cila është aprovuar në korrik të vitit 2001”. Duke përmendur pjesët e këtij plani, Çoviç theksoi edhe domosdoshmërinë e përcaktimit të strategjisë së pjesëmarrjes së përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare, RFJ dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve në zbatimin e Rezolutës 1244 në rrugën e kthimit të Kosovës si pjesë e Serbisë dhe RFJ-së. “Kjo veçanërisht nënkupton ndaljen e rolit ushtarako-ekstremist të ish -UÇK-së, vendosjen e qëndrueshmërinë e mirëbesimit ndërnacional, sigurimin e kushteve për kthimin e të gjithë personave të shpërngulur dhe gjetjen e të gjithë personave të zhdukur, ndërtimin e përshpejtuar të shoqërisë shumëetnike”, - tha Çoviç. Sipas fjalëve të tij, në plan është theksuar se zgjidhja e problemit të Kosovës pa pjesëmarrjen e RFJ-së dhe Serbisë nuk do të sjellë rezultatet e pritura. “Për RFJ dhe Serbinë nuk janë të pranueshme qëndrimet për Kosovën e pavarur, kurse statusi i vazhduar me prani ndërkombëtare deri në kthimin e Kosovës në përbërje të RFJ dhe të Serbisë, mbështetet vetëm si zgjidhje kalimtare”, - tha Çoviç.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 18-1-2003 nė 19:04 Edit Post Reply With Quote
Ata nuk flen pra-Po kur do zgjoheni ne?

"Këshilli kombëtar serb" në Mitrovicë ka filluar nismen për formimin e një bashkësie të komunave të banuara me serbë në Kosovë

Mitrovicë, 18 janar - Këshilli kombëtar serb në Mitrovicë ka filluar nismen për formimin e një bashkësie të komunave të banuara me serbë në Kosovë, siç thuhet në komunikatën e shpallur nga ky këshill. Kuvendet komunale të Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës Veriore kanë ftuar udhëheqësit serbë të komunave tjera në Kosovën qendrore dhe lindore që t'i bashkohen kësaj nisme për të siguruar, siç thuhet mbijetesën e serbëve në Kosovë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 18-1-2003 nė 19:13 Edit Post Reply With Quote
UNMIK dhe përfaqësues të shqiptarëve kundërshtojnë paralajmërimet serbe për ndarjen e veriut të Kosovës
Besim Abazi
18 janar 2003


Zyrtarë të Misionit të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues të shqiptarëve kundërshtuan paralajmërime të përfaqësuesve serbë se do të kërkojnë ndarjen e veriut të Kosovës, nëse shqiptarët ngulin këmbë në pavarësinë e saj.

Përfaqësues serbë kanë filluar një nismë për krijimin e një bashkësie të komunave të banuara me shumicë serbe, ndërsa shqiptarët pohojnë se kjo do të mund të provokonte konflikte te reja. //az//

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 22-1-2003 nė 11:42 Edit Post Reply With Quote
Faqja 19 - RAJON & BOTE Janar 22, 2003
Këshilli Kombëtar serb kërcënon fillimin e procesit të decentralizimit
Rexhepi: UNMIK s'duhet të lejojë ndarjen e Kosovës
------------------------------------------------------------------------
PRISHTINE

Administrata e OKB-së në Kosovë duhet të parandalojë çdo lloj veprimi të zyrtarëve serbë që ka për qëllim ndarjen e Kosovës, deklaroi dje kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, pas formimit të së ashtuquajturës "Bashkësi të Komunave Serbe".

Nëpërmjet kësaj bashkësie serbët parashikojnë të administrojnë komunën e Zveçanit, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe pjesën veriore të Mitrovicës. "Për qeverinë e Kosovës një gjë e tillë është e papranueshme", tha Rexhepi. Ai u shpreh se ky hap duhet të parandalohet nga UNMIK-u. Kryeministri tha se qeveria e Kosovës kundërshton çdo ndarje të Kosovës, gjë që, sipas tij, bie ndesh me projektkushtetutën dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën. Ai tha se "për fat të keq një numër i madh i liderve serbë nuk shkojnë drejt integrimit, por drejt tensionimeve dhe ndarjes së Kosovës". Vendimi për krijimin e kësaj bashkësie u mor në përfundim të takimit mes këshill-tarëve të Zveçanit, Zu-bin-Potokut, Leposaviçit dhe anëtarëve të këshillit nga Mitrovica. Në këtë takim u miratua edhe statusi i "Bashkësisë…" ndërsa deri në zgjedhjen e organeve drejtuese detyrën e kryetarit do ta kryejë këshilltari Selimir Kaliçanin. Kryetari i këshillit rajonal serb për Kosovën Veriore, Milan Ivanoviç, tha se ky hap është i domosdoshëm, sepse Kosova po shkon drejt pavarësisë. Sipas burimeve serbe, nëse shefi i UNMIK-ut, Mikael Shtajner, nuk fillon zbatimin e planit për decentralizim, Këshilli Nacional Serb do të fillojë bashkimin e komunave serbe, brenda katër muajsh. Zyrtarë të Këshillit Nacional Serb gjithashtu kanë paralajmëruar zgje-dhje të reja në veriun e Mitrovicës. Zyrtarë të UNMIK-ut nuk janë të gatshëm të bëjnë komente. Sipas një zë-dhënësi të UNMIK-ut administrata e OKB-së që drejton Kosovën nuk është vënë në dijeni për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. UNMIK administron Kosovën që nga viti 1999

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-1-2003 nė 09:04 Edit Post Reply With Quote
Serbët e Kosovës përkrahin strategjinë e Beogradit për Kosovën

PRISHTINË - Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës dhe autoritetet e Beogradit kanë arritur një marrëveshje për strategjinë e përbashkët të veprimit në Kosovë, të cilën më parë e ka miratuar qeveria dhe kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç. Deputetët e koalicionit “Povratak” (Kthimi) në Kuvendin e Kosovës dhe anëtarët e “Këshillit Nacional Serb” nga Mitrovica veriore janë pajtuar parmbrëmë vonë në një takim me Gjingjiçin, “që të gjithë së bashku të jenë në funksion të strategjisë e cila synon të zgjidhë problemet më të mëdha që ekzistojnë në Kosovë”. Deputetja e koalicionit “Kthimi”, Rada Trajkoviç, pas takimit me Gjingjiçin dhe para takimit me presidentin “jugosllav”, Vojisllav Koshtunica ka thënë se mospajtimet e deritanishme mes përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës vijnë “si pasojë e mosekzistencës së një strategjie të qartë shtetërore (serbe) mbi Kosovën”. “Kryeministri na e paraqiti strategjinë për Kosovën dhe u morëm vesh që të gjithë së bashku të jemi në funksion të asaj strategjie, e cila në fakt do të thotë bashkim i atyre që dëshirojnë të punojnë në zbatimin e saj dhe eliminimin e atyre që do të punojnë kundër këtij plani”, -ka thënë Trajkoviç. Mediat serbe kanë komentuar se qëllimi i strategjisë së Gjingjiçit është që “në Kosovë të krijohet gjendje e tillë në të cilën Serbia sa më parë të bëhet faktor aktiv, madje që në rast të pavarësisë së Kosovës, të krijohet mundësia që në bazë të parimit të vetëqeverisjes , qytetarët e territoreve të veriut të Kosovës të gëzojnë status të veçantë, ashtu si Republika Serbe (në Bosnjë), ose në ndonjë fazë t’i bashkohet Serbisë”.
F. Osmani

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-2-2003 nė 10:47 Edit Post Reply With Quote
Gjingjiç: Ja pse jemi kundër një Kosove të pavarur

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç deklaron se ka ardhur koha të vendoset dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës. Gjithashtu Gjingjiç ofron dhe idetë e tij për të ardhmen e Kosovës.

Zoti kryeministër, kohët e fundit jeni hedhur në ofensivë me disa kërkesa për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Është miratuar edhe Karta kushtetuese e Bashkësisë Serbi-Mal i Zi, ku Kosova trajtohet si pjesë e Serbisë, gjë për të cilën nuk janë pyetur shqiptarët. A mund të na thoni se cili është qëllimi i këtyre nismave, si i komentoni reagimet e qarqeve ndërkombëtare e shqiptare, dhe si e shihni ju zgjidhjen e statusit të Kosovës?
Mendoj se pas gati katër vjetësh, që nga koha kur bashkësia ndërkombëtare i mori të gjitha kompetencat në Kosovë, ka ardhur momenti të shtrohet çështja e ndonjë zgjidhjeje të qëndrueshme. Gjithsesi nuk është herët për të shqyrtuar opsionet dhe për të parë pasojat e tyre. Zgjidhje afatgjatë mund të jetë vetëm ajo që respekton interesat e të gjitha palëve, pra të Beogradit dhe të Prishtinës. Për një kohë të gjatë, zgjidhjet kanë qenë të mangëta, sepse janë respektuar vetëm interesat e atëhershme të Beogradit, dhe kjo ka sjellë pasoja negative. Por nëse tani themi se duhen respektuar vetëm interesat e Prishtinës, kam frikë se edhe kjo mund të sjellë pasoja, që nuk do të jenë të mira as për rajonin tonë as për situatën në vendet fqinje. Prandaj, kërkesa ime kryesore është që të vendoset dialogu dhe askush nuk duhet të frikësohet nga kjo, ndonëse të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare po thonë se kjo nuk është një temë e përshtatshme… Por çfarë po ndodh në Kosovë? Bashkësia ndërkombëtare ka filluar t’ia kalojë kompetencat strukturave vendore. Brenda një kohe të shkurtër, sovraniteti i Kosovës do të ndryshojë dha ajo do të kthehet në një shtet faktikisht të pavarur. Atëherë do të shtrohet çështja e bashkekzistencës së Kosovës së pavarur dhe e Serbisë së pavarur, pra do të kemi dy sisteme të pavarura, para të cilëve do të shtrohen kërkesat për harmonizim. Kjo për Serbinë dhe për mua, që jam zotuar të mbroj interesat e shtetit, është e papranueshme për tre arsye: se Rezoluta 1244 praktikisht po anashkalohet, sepse po paragjykohet statusi përfundimtar; së dyti, se do të vihemi para faktit të kryer, i cili e bën Serbinë peng të një Kosove të tillë; së fundi, unë nuk shoh se si mund t’i harmonizojmë shpejt këto dy sisteme. Kjo, edhe për shqiptarët e Kosovës nuk është zgjidhje e mirë, sepse edhe ata do të bëheshin pengje të Serbisë. Pra nisma ime ka për qëllim që të sensibilizojë bashkësinë ndërkombëtare që edhe ajo të mendohet se ç’pamje duhet të ketë rajoni pas dhjetë vjetësh dhe që gradualisht të fillojmë bisedimet për këtë temë. Unë kam ide të caktuara, por si fillim po kërkoj që problemi të mos lihet në heshtje, sepse me heshtje askush nuk fiton.
Ju thatë se Serbia vazhdon të jetë peng i Kosovës, mirëpo edhe serbët e atjeshëm janë pengje të politikës së Beogradit. Pse pushtetarët e tanishëm demokratë serbë nuk shkëputen nga politika dhe praktika e regjimeve të mëparshme serbe përsa i përket statusit të Kosovës, kur rreth 99 për qind të shqiptarëve nuk duan të jetojnë nën sundimin e Beogradit?
Nëse pyesim se çfarë nënkupton shprehja 99 për qind e serbëve apo e kroatëve në Bosnjë, e maqedonasve apo e shqiptarëve në Maqedoni apo diku tjetër, dhe nëse kjo bëhet parim, atëherë do të kishim tronditje të mëdha. Mendoj se duhet t’i pyesim edhe serbët në Serbi edhe shqiptarët në Kosovë. Edhe njëra palë edhe tjetra mund të jenë 99 për qind për ndonjë zgjidhje që mund të dukej legjitime nga aspekti i tyre, por jo e mirë nga pikëpamja e kompromisit…. Ne nuk kërkojmë që serbët e atjeshëm të kenë të drejtën e shkëputjes, por që atyre t’u njihen të drejta kolektive si një faktor konstituiv dhe jo thjesht si një pakicë. Prandaj kur flasim për kompromis, ai duhet të gjendet midis Beogradit dhe Prishtinës. Unë nuk jam që të mbyllim sytë përpara realitetit dhe të themi se Kosova është krahinë në Serbi. Jo. Ajo që thuhet në Kartën kushtetuese (të Serbisë dhe Malit të Zi) është përshkrim i një gjendjeje ligjore dhe i përmbahet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ideja ime është që çështjen e statusit apo të sovranitetit ta zgjidhim në funksion të integrimeve evropiane ku, për nga përkufizimi do të jemi rajone, dhe ku çështja e sovranitetit shtrohet krejt ndryshe. Nëse këtë shans e humbim për shkak të sovranitetit klasik, atëherë kjo do të na kushtonte të gjithëve në rajon, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë. Integrimi ynë në Evropë do të shtyhej 20 ose 30 vjet. Njerëzit tanë më të mirë do të largoheshin sepse nuk do të shihnin mundësi zhvillimi. Ne të gjithë do të vuanim.
Sikur sot bashkësia ndërkombëtare t’ua dorëzonte juve Kosovën, a keni ndonjë ide se si do ta organizonit jetën atje dhe me cilin politikan shqiptar do të dëshironit të bisedonit për statusin e Kosovës?
Kjo do të ishte një kafshatë e madhe. Edhe sikur shqiptarët e Kosovës të kërkonin që Beogradi të administronte Prishtinën, unë do t;u kisha thënë: jo, faleminderit. Por unë do të kërkoja arritjen e një kompromisi, i cili në Kosovë duhet të jetë i ngjashëm me Federatën muslimano-kroate në Bosnjë, ku si bashkësia shqiptare edhe ajo serbe, të kishin statuset e tyre dhe të përpiqeshin ta përcaktonin vetë rendin në Kosovë. Këtë sistem ne në Serbi do ta pranonim si një status asimetrik, pra që (Kosova) të ishte më shumë se krahinë, por më pak se shtet i pavarur. Dhe pastaj, të shihnim brenda një kohe të caktuar nëse do të funksiononte kjo me ndihmën e Beogradit e të bashkësisë ndërkombëtare, para se gjithash në kuptimin ekonomik. Pra, kur unë shtroj çështjen e statusit të Kosovës, shtroj çështjen e statusit të Serbisë. Sepse si mund ta përcaktonim statusin e Serbisë kur nuk dimë se cili është territori i saj, si mund ta përcaktojmë elektoratin kur nuk e dimë se cili është ai. Prandaj duhet të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që të mund të merremi me çështjet me rëndësi jetike, si ekonomia. Mirëpo, nëse politikanët shqiptarë, thonë se nuk u intereson kurrfarë bashkekzistence, por u intereson ose pavarësia ose asgjë, ne atëherë do të kërkonim që një konferencë të bënte përkufizimin dhe ndarjen e caktuar të Kosovës, sepse shumica e serbëve, apo 99 përqind e tyre, nuk duan të jetojnë në një shtet të tillë, dhe këtë duhet ta respektojmë. Pra, kjo është zgjidhja e fundit që nuk e do as bota, e ndoshta as ne, por nëse nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë më mirë kështu se sa Kosova të jetë një kërcënim i vazhdueshëm që na merr energjinë. Për këtë duhet biseduar me ata politikanë të cilët janë në gjendje të zbatojnë ato për të cilat ne merremi vesh. Tani për tani një prej tyre është zoti Hashim Thaçi, i cili ka një parti të fortë, ka fuqi dhe vullnet…. Neve në Kosovë na duhen politikanë që mendojnë në mënyrë strategjike, që e kuptojnë se marrëveshja me Beogradin është ai element që i legalizon edhe ata. Pra më mirë të bëhen kompromise, se sa të kërkohet maksimumi dhe gjendja të mbetet e pandryshuar. Nëse brenda dhjetë viteve të ardhshme nuk arrijmë të integrohemi në Bashkimin Evropian, kjo do të ishte humbja më e madhe për të gjithë politikanët në këtë rajon.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 21-2-2003 nė 17:39 Edit Post Reply With Quote
Zgjohuni o Shqiptar

21.02.2003
Serbët paralajmërojnë për të marten konstituimin e “kuvendit të komunave serbe”

Sipas burimeve në veri të Mitrovicës

MUSA MUSTAFA
MITROVICË, 19 SHKURT - Kuvendi i të ashtuquajturës bashkësi e komunave serbe që pritet të konstituohet të marten ka paralajmëruar do të miratojë një dokument me të cilin do të hidhet poshtë Deklarata për pavarësi e cila ka hyrë në procedurë të rregullt të Kuvendit disa ditë më parë. Kështu ka deklaruar të enjten kryetari i Këshillit Kombëtar Serb (SNV) i akuzuari që po mbrohet në liri, Milan Ivanoviq të enjten. Në një konferencë për media në veri të Mitrovicës, Ivanoviq ka thënë se në atë takim janë ftuar përfaqësuesit e zgjedhur dhe legjitimë të serbëve si dhe deputetët nëpër asambletë komunale po edhe anëtarët e koalicionit Kthimi sikurse edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. “Do tu bëjmë thirrje autoriteteve tona që të mbrojnë integritetin territorial në përputhje me Rezultën 1244 të OKB-së nëse dikush provon që ta shpallë një shtet të dytë në hapësirat ku jetojnë serbët”, citohet të ketë thënë Ivanoviq. “Do të marrim qëndrim të qartë ndaj terrorit shqiptar në Kosovë, si dhe ndaj mbledhjes së fundit të Parlamentit të Kosovës dhe natyrisht do të përcaktojmë drejtimet e veprimit të mëtejmë të bashkësisë së komunave serbe dhe vendbanimeve në Kosovë”, është cituar nga mediat serbe të ketë thënë Ivanoviq rreth këtij paralajmërimi. E ashtuquajtura bashkësi e komunave serbe është formuar një muaj më parë nga këshilltarët e komunave Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe anëtarët e këshillit nga Mitrovica. Në këtë takim ishte aprovuar statuti i bashkësisë, kurse deri në zgjedhje të organeve, detyrën e kryetarit e kishte marrë këshilltari më i vjetër nga Leposaviqi, Selimir Kaliçanin. Ishte thënë po ashtu se bashkësia do të ketë kuvendin, kryetarin, këshillin ekzekutiv dhe mbikëqyrës, kurse selinë do ta ketë në Mitrovicë, kurse simbol do të ketë trengjyrëshin dhe stemën, të cilën më vonë do ta përcaktojë kuvendi. Kaliçanin kishte deklaruar se “pas ardhjes së përfaqësuesit të bashkësisë ndërkombëtare, janë pjekur kushtet që serbët të bashkohen dhe të krijojnë kushte për qëndresë dhe për kthimin e të shpërngulurve si dhe të mbahen lidhjet me Serbinë dhe Jugosllavinë”. Ky organizim i komunave serbe kishte hasur në kundërshtim nga autoritetet e UNMIK-ut, meqë kryeadministratori Stainer e kishte quajtur atë si një organizim njënacional.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 24-2-2003 nė 18:22 Edit Post Reply With Quote
Gjingjiç: Të krijohet një minishtet serb në Kosovë


--------------------------------------------------------------------------------

LONDER


Kryeministri serb, Zoran Gjingjiç deklaroi dje se Beogradi do të mbështesë formimin e një shteti të vogël serb në Kosovë, nëse Perëndimi pengon kthimin e forcave serbe atje.

Në një intervistë dhënë gazetës britanike "Times", Gjingjiç akuzoi institucionet ndërkombëtare në Kosovë se po krijojnë një shtet plotësisht të pavarur. "Propozimi im është që serbëve të Kosovës t'u jepen të drejtat kushtetuese dhe mjetet institucionale për mbrojtjen e interesave të tyre," tha ai. Kryeministri serb e konsideron Kosovën çështje të Serbisë dhe pak kohë më pare, duke iu referuar nevojës së përcaktimit të kufijve, ndërsa Serbia përgatitet të hartojë kushtetutën e saj brenda 6 muajsh pas shpalljes së shtetit të ri Serbi-Mali i Zi, i bëri thirrje BE-së të mos jetë konfuze në qëndrimin ndaj Kosovës. Ai madje paralajmëroi Bashkimin Europian se Kosova mund të kthehej në një "vatër të nxehtë" në se komuniteti ndërkombëtar do të ftohej me rajonin duke u marrë me kriza të tjera si ajo e Irakut. Në parathënien e Kushtetutës së bashkimit të ri Serbi-Mali i Zi Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë. Më vonë Gjingjiç i përshkallëzoi kërkesat ndaj komunitetit ndërkombëtar për kthimin e forcave serbe në krahinë pas një kërkese që 42 deputetë të Kosovës i paraqitën Parlamentit për shpalljen e pavarësisë së vendit. Ai i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të përcaktojë kohën e kthimit të forcave serbe në Kosovë siç parashikohet edhe në rezolutën 1241 të OKB-së mbi bazën e së cilës qeveriset Kosova.

Ai ka akuzuar KFOR-in dhe UNMIK-un se po u kalojnë gradualisht kompetencat e tyre organeve të krahinës, gjë që në të vërtetë përcaktohet qartë në Rezolutën e OKB-së për Kosovën. "Hapi i parë do të ishte që serbët të njihen si kroatët në Federatën e Bosnjës e Hercegovinës," tha Gjingjiç për gazetën. Gjingjiç përshëndeti edhe arrestimin e tre ish-luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës dhe ekstradimin e tyre në Hagë duke shprehur shpresën se këto nuk do të jenë arrestimet e fundit.


nga Gazeta Shqiptare

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 25-2-2003 nė 16:29 Edit Post Reply With Quote
25.02.2003
Si do ta bëjnë serbët hapin e dytë drejt kopjimit të “Republikës Serbe të Bosnjës”?

Sot, konstituohet Kuvendi i “Bashkësisë së komunave serbe të Kosovës”

BLERIM XHEMAJLI
PRISHTINË, 24 SHKURT - Këshilltarët serbë të tri komunave veriore të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, si dhe disa “kolegë” të tyre të emëruar për pjesën veriore të Mitrovicës, do të takohen sot për të bërë hapin e dytë dhe mjaft të rëndësishëm për ta të organizmit të pavarur serb në territorin e Kosovës, e që mëton të jetë kopje e “Republikës Serbe të Bosnjës”. Ata do t’i emërojnë strukturat udhëheqëse të “Bashkësisë së komunave serbe të Kosovës”, të formuar disa javë më parë, ndërkohë që kanë paralajmëruar se në këtë takim do ta konstituojnë kuvendin. Ata njëkohësisht do të miratojnë një dokument kundër Deklaratës së pavarësisë, e cila ka hyrë në procedurë të rregullt për t’u shqyrtuar në njërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Në takimin që do të mbahet në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës, ka gjasa të marrin pjesë edhe këshilltarët e tjerë serbë nga komunat dhe vendbanimet e tjera të Kosovës, që dominohen nga kjo pakicë etnike.

Serbëve të veriut, u bashkohen edhe kolegët nga komunat dhe vendbanimet e tjera të Kosovës që dominohen nga kjo pakicë

Një gjë të tillë e kishin konfirmuar që në Kuvendin Themelues kur kishin marrë pjesë vetëm si vëzhgues, ndërkohë që përkohësisht si kryesues i “Bashkësisë...’, ishte emëruar këshilltari më i vjetër nga Leposaviqi, Selimir Kaliçanin, si edhe ishte miratuar statuti i këtij organizimi. “Të martën do të zgjedhet udhëheqja ‘Bashkësisë’, si dhe do të konstituohet kuvendi, ndërkohë që do të miratohet edhe ndonjë dokument lidhur me statusin Kosovës”, i ka deklaruar të hënën “Kohës ditore”, Vladimir Rakiq, këshilltar i KK Zveçanit nga radhët e Këshillit Kombëtar Serb për veriun e Kosovës, parti kjo që ka sponsoruar formimin e “Bashkësisë”. Të premten e kaluar, kryetari i KNS-së, Milan Ivanoviq, i akuzuar që është duke u mbrojtur në liri, ka deklaruar në një takim me gazetarë se në këtë takim “do t’u bëhet thirrje autoriteteve tona që të mbrojnë integritetin territorial në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së nëse dikush provon që ta shpallë një shtet të dytë në hapësirat ku jetojnë serbët”. “Do të marrim qëndrim të qartë ndaj territorit shqiptar në Kosovë, si edhe ndaj mbledhjes së fundit të Kuvendit të Kosovës dhe natyrisht do të përcaktojmë drejtimet e veprimit të mëtejmë të ‘Bashkësis뒔, ka thënë ai. Në takimin e mbajtur të premten me gazetarë të mediave serbe në veri të Mitrovicës, Ivanoviq e Kaliçanin, kanë paralajmëruar se “Bashkësia”, do të ketë kuvendin, kryetarin, këshillin ekzekutiv dhe mbikëqyrës, kurse selinë do ta ketë në Mitrovicë. Aty është dhënë edhe një propozim për simbolin e saj, e që është thënë të jetë trengjyrësh dhe me stemë, ndërkohë që vendimi për përcaktimin e formës do të bëhet nga kuvendi.

Serbët nuk ua varin veshin fjalëve të UNMIKut dhe politikanëve shqiptarë

Të shtunën e kaluar, ndërkaq kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, në një intervistë dhënë gazetës londineze “The Times’, ka paralajmëruar se Beogradi do të sponsorojë formimin e një minishteti serb në Kosovë. Nga ana tjetër UNMIK-u dhe liderët politikë shqiptarë të Kosovës, kanë hedhur poshtë pretendimet serbe mbi Kosovën përfshirë edhe njohjen e “bashkësisë”, si dhe paralajmërimet e Gjingjiqit. Vetëm një ditë pas themelimit të organizimit serb që është kopje e Republikës Serbe të Bosnjës, kryeadministratori Steiner është shprehur se UNMIK-u nuk pranon organizimet njënacionale, çfarë është “bashkësia”. Ndërkohë që për hapat që do të duhej të ndërmirrte UNMIK-u pas këtij vendimi të serbëve, zëdhënësi Simon Hasselock me anglishten e tij ishte shprehur në mënyrë të paqartë: “Watch the space”, e që në gjuhën shqipe ka dy kuptime. Partitë më të mëdha politike në Kosovë, e që u takojnë shqiptarëve, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja të dielën ndërkaq janë shprehur se “minishteti serb” jo vetëm që është i papranueshëm, por është edhe i pamundshëm.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 25-2-2003 nė 16:48 Edit Post Reply With Quote
25.02.2003
Koha e fundit për përgjigje në veri

Kosova Express

AGRON BAJRAMI
Me vëmendjen e faktorëve relevantë ndërkombëtarë të kthyer kah Iraku dhe lufta e mundshme atje, autoritetet e Beogradit dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës çdo ditë e më shumë po marrin guximin që të sfidojnë prezencën ndërkombëtare dhe pushtetin vendor në Kosovë. Ka disa muaj që kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, nën arsyetimin se është i rrezikuar nga nacionalistët, po bën presion në zgjidhen e statusit të Kosovës, dhe si ide “pragmatike” hedh para opinionit ndërkombëtar ndarjen e Kosovës. Poashtu, edhe zëvendësi i tij, Nebojsha Çoviq - tashmë i njohur si emisar serb për çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët - ecën rrugës së njejtë: të ndarjes së Kosovës në vija etnike. Dhe e tërë kjo, “rastësisht”, përputhet me hapat e serbëve të veriut për krijimin e “bashkësisë së komunave serbe”, që është paralajmëruar të finalizohet sot.

* * *

Ideja serbe për ndarjen e Kosovës nuk ka lindur sot dhe nuk është produkt i atyre njerëzve që sot po e propagojnë. Dhe këtë e dijnë edhe zyrtarë të UNMIK-ut, edhe ata të organizatave relevante ndërkombëtare, e edhe zyrtarët kosovarë. Por, përpjekja për të arritur një gjë të tillë më duket se kurrë nuk ka qenë më afër realizimit. Reagimet që i janë bërë nga Kosova hapave të fundit të Gjingjiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij megjithatë duken të jenë të vonuara krahasuar me hapat që kanë ndërmarrë serbët. Derisa administrata ndërkombëtare dhe partitë politike në Kosovës kanë e hedhin poshtë krijimin e “minishtetit” serb në Kosovë si diç “të pamundur”, serbët tashmë po e krijojnë atë, dhe duket se nuk po mërziten fort për deklarimet dhe vlerësimet e Steinerit dhe kosovarëve. Dhe, për të qenë e tëra edhe më turpëruese për lidershipin ndërkombëtar dhe vendor të Kosovës, ka kohë që serbët flasin për rrugën e planifikuar politike të ndarjes së Kosovës, që cilën po e ndjekin haptazi. Gjingjiqi ka kohë që zgjidhjen e statusit të Kosovës e lidh me situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë, Çoviq që moti është vënë hapur në mbrojtje të idesë së Branislav Krstiqit për krijimin e dy entiteteve në Kosovë, ndërsa krijuesit e “bashkësisë së komunave serbe”, liderët e serbëve të veriut të Kosovës, publikisht kanë thënë se nuk do të mbeten për të jetuar në një Kosovë të pavarur dhe se ata do të largohen nga Kosova bashkë me territoret që i kontrollojnë. Dhe, kjo ide e vjetra politike, që kohë pas kohe është përmendur si opcion i mundshëm edhe nga zyrtarë të përparshëm serbë, tash po mbështillet me arsyetime të ndryshme - prej pozitës së minoritetit serb në Kosovën e pasluftës, e deri tek nevoja për “një fitore të Gjingjiqit” në Kosovë ashtu që të “mbyllë gojën” e nacionalistëve në Beograd dhe që “demokratët” të mbeten në pushtet.

* * *

Veprimi i sinkronizuar i “demokratëve” nga Beogradit, dhe liderëve lokalë të veriut, të legjitimuar në zgjedhjet e kaluara lokale, është sfidë e shumëfishtë dhe nga përgjigja që kësaj do ti japin UNMIK-u, KFOR-i dhe institucionet vendore të Kosovës do të varet shumëçka në të ardhmen, përfshirë edhe statusi final dhe harta e Kosovës. Sot, e martë 25 shkurt 2003, përfaqësuesit serbë takohen në veri të Kosovës për të shpallur “minishtetin” e tyre. Janë dy përgjigje që UNMIK-u dhe KFOR-i mund ti japin sfidës në veri. Njëra, që nis e mbaron me deklarata për shtyp, shpie në ndarje të heshtur të Kosovës. Tjetra, që ka kuptimin e përmbushjes së mandatit të forcave ndërkombëtare, mban të gjallë shpresën për sukses në Kosovë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-2-2003 nė 14:34 Edit Post Reply With Quote
Kryeministri serb propozon ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç ka dalë publikisht me një propozim për ndarjen e Kosovës në dy komunitete, në shqiptare dhe serbe, të cilat sipas tij do të duhej të kenë të drejta të barabarta. “Kosova është për mua siç është Iraku për Bushin, një problem i rëndësishëm që duhet zgjidhur”, - është shprehur Gjingjiç për gazetën serbe “Vesti” që botohet në Frankfurt. Ai ka shprehur besimin se pas dy vjetësh qeverisje demokratike, Beogradi ka fituar besueshmërinë e duhur për të nisur diskutimet për këtë çështje. Ai tha se nuk mund ta kuptojë argumentimin se është shumë herët për të nisur bisedimet për statusin final. “Besoj se është koha të mos përdoren më standardet e dyfishta. Përse nuk ka ardhur koha për kthimin e serbëve, ndërkohë që ka gjithnjë kohë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Hagës? Mendoj se në këtë situatë duhet një zgjidhje dhe unë ofroj një të tillë”,- tha kryeministri serb. Ai saktësoi se zgjidhja që propozon është “federalizimi i Kosovës në dy bashkësi etnike, serbe dhe shqiptare, me të drejta të barabarta”. Sipas tij, Serbia do ta pranonte një Kosovë me status, i cili është më i lartë se autonomia, dhe më pak se njësia federale, çfarë janë Serbia dhe Mali i Zi.



shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 28-3-2003 nė 22:18 Edit Post Reply With Quote
Serbet nuk flen,po ne kur do te zgjohemi

Xhandarët serbë sodisin Çabrën nga “Kodra e Arifit”

Derisa policia dhe KFOR-i mohojnë prezencën e “S.R.G”-së serbe në veri të Kosovës

MUSAMUSTAFA E BLERIM XHEMAJLI
ÇABËR, ZUBINPOTOK, 24 MARS- Çabra, fshati i vetëm shqiptar në Komunën e Zubin Potokut, kohëve të fundit është duke u vëzhguar nga xhandarmëria serbe e njohur me shifrën “S.R.G”. Vetëm disa qindra metra larg në kodrën mbi fshat e që njihet si “Kodra e Arifit”, të dielën mund të shiheshin gjurmët e qëndrimit të tyre në rojë në këtë zonë. Aty shiheshin gjurmët e zjarrit, fjetjes si edhe mbishkrimet në drunj dhe gurë: “S.R.G” dhe “Smrt shiptarima”. Sipas banorëve të Çabrës, policia dhe KFOR-i një ditë më parë kanë dalë në vendin e dyshuar si vendrojë e xhandarëve serbë dhe ka marrë disa gurë me mbishkrime si edhe një pjatë me të cilën supozohet se janë ushqyer ata. Çabrasit thonë të kenë parë vetëm një natë më parë dhe atë pas kontrollit të policisë dhe KFOR-it një dritë reflektori nga kjo kodër, e që ka përshkuar tërë fshatin. Të dielën, aty shiheshin edhe gjurmët e tentimit të shlyerjes së këtyre mbishkrimeve, ndërsa për këtë banorët pohojnë se mbase është bërë pasi policia ka kryer hetimet në atë zonë. Ndërkohë, zyrtarët e policisë kanë mohuar të kenë ndonjë informatë për prezencën e mundshme të xhandarmërisë serbe në këtë zonë, apo në pjesët e tjera të veriut të Kosovës, siç kishte pohuar ditë më parë “Koha ditore”, bazuar në informata nga burime të sigurta ndërkombëtare. “Ne kemi gjetur një gur të madh me mbishkrimin në gjuhën serbe ‘Smrt shiptarima’ dhe e atë e ka marrë policia për të hetuar rastin”, thotë Rushit Rama, nga ky fshat, derisa pohon se “banorët e fshatit Çabër janë të sigurt që këto lëvizje dhe mbishkrime, po kryhen nga xhandarmëria serbe”. Ai pohon se është i gatshëm të dëshmojë kudoqoftë për një gjë të tillë. “Këtu po vepron xhandarmëria serbe. Këtë jam i gatshëm ta dëshmoj kudo edhe në polici edhe kudo tjetër”, shton ai. Këto lëvizje të xhandarmërisë serbe pranë fshatrave shqiptare kanë ngjallur frikën dhe pasigurinë ndër banorët e këtij rajoni. “Është vërejtur një pasiguri ndër banorët e fshatit si rezultat i lëvizjeve të shpeshta të këtyre personave në kodër, të cilët nga njëherë po lëshojnë edhe një reflektor që po ndriçon fshatin”, shprehet Ali Hasani, një banor tjetër i fshatit. Derisa banorët e Çabrës pohojnë se policia dhe KFOR-i kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konfskuar materiale të ndryshme si dëshmi, policia mohon të ketë dëshmi të tilla. “Jemi duke hulumtuar mbi prezencën e xhandarmërisë serbe në Kosovë, por për momentin nuk kemi asnjë dëshmi, e cila na bën me dije se xhandarmëria serbe është prezente këtu, çka do të thotë se për momentin nuk kemi ndonjë informatë se në Çabër apo Zubim Potok ata janë duke vepruar”, thotë Soji Idowu, zëdhënës rajonal i policisë së UNMIK-ut në Mitrovicë, derisa pohon se hetimet janë duke vazhduar. Një burim ndërkombëtar në Mitrovicë që ka pranuar të flasë me kusht të anonimitetit të plotë i ka thënë “Kohës ditore’ se “ S. R. G.’ është shkurtesë e xhandarmërisë serbe, e cila në Kosovë ka filluar aktivitetin e vet me urdhër të Qeveris serbe”. Sipas këtij burimi kjo strukturë e re paralele e sigurisë ka diku afro 100 pjesëtarë të cilët paguhen nga 300 euro në muaj, prej autoriteteve të Beogradit dhe janë të pajisur me uniforma blu me model të xhaketave “vietnameze”. Eprorët e kësaj strukture shëtisin nëpër veriun e Mitrovicës dhe Kosovës, me uniformë por nuk kanë shenja dalluese ndërsa që në bazë kryesore të kësaj xhandarmërie në fshatin Banjskë ata në uniformat e tyre kanë shenjën identifikuese - shqiponjën e bardhë. Ndërkaq zyrtarët e UNMIK-ut dhe të KFOR-it, pas publikimit në “Kohën ditore” të informacioneve për veprimtarinë e këtij formacioni serb në Kosovë, kanë dalë me qëndrime kategorike se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 28-3-2003 nė 22:23 Edit Post Reply With Quote
edhe nje bashksi e re serebe,zgjohuni o te mjer.

Qeveria reagon ndaj “Bashkësisë” së re, UNMIK-u nuk merakoset shumë

Pas formimit të “Bashkësisë” së dytë serbe, në Anamoravë

LINDITA CAMAJ
PRISHTINË, 24 MARS - Përfaqësuesit qevertarë të Kosovës kanë kërkuar të hënën nga UNMIK-u një reagim më energjk ndaj iniciativës së komunitetit serb për kijimin e “Bashkimit të Komunave Serbe” në Anamoravë dhe pjesët tjera të Kosovës, ndërkaq që zyrtarët e UNMIK-ut, ndonëse kanë pohuar të mos jetë për t’u nënvlerësuar ky hap i ri, nuk e kanë konsideruar një “rrezik” për proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë. Përfaqësuesit e serbëve të pjesës qendrore të Kosovës dhe Anamoravës kanë pohuar se ky është një hap legjitim që përgatit edhe këtë pjesë të Kosovës të banuar nga popullata serbe të përfshihet në procesin e decentralizimit të pushtetit në vend që do të çojë drejt federalizimit të Kosovës. “Lëvizjet e tilla janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kërkojnë një dënim të menjëhershëm që gjëra të tilla të mos lejohen. Kërkojmë veprim më energjik nga ana e UNMIK-ut në këto relacione që t’i ndalë njëherë e përgjithmonë serbët të punojnë krejt diçka tjetër jashtë procesit të përgjithshëm të demokratizimti të Kosovës dhe integrimit të komuniteteve”, ka thënë Rexhep Hoti, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës. “Formimi i kësaj bashkësie në Anamoravë nuk duhet shikuar në kontekstin e “Bashkësisë së Komunave serbe në pjesën veriore të Kosovës. Sidoqoftë, ne e marrim seriozisht këtë çështje”, ka konemtuar ndërkaq shefi i zyrës për informim publik të UNMIK-ut, Simon Haselock. Kurse ish-përfaqësuesja e serbëve ka thënë: “Duke patur parasysh se z.Steiner nuk është duke e filluar decentralzimin, ne në këtë mënyrë kemi filluar procesin, të gatshëm që bashkësinë serbe, në fund, të përfshijmë në decentralizimin e Kosovës. Mendoj se definitivisht duhet të rezultojë me diçka që është riorganizimi i serbëve të Kosovës në kuptimin e krijimit të federalizimit apo krijimit të dy etniteteve”, i ka deklaruar “Kohës ditore” Rada Tajkoviq, deputete e koalicionit “Povratak” në Kuvendin e Kosovës. “Bashkësia e komunave serbe” për rajonin e Anamoravës, është themeluar të shtunën në fshatin Stanishor të banuar vetëm me popullatë serbe, dy-tre kilometra larg Gjilanit, në prezencë të 30 delegatëve serbë. Ajo përbëhet nga 4 komunat e rajonit: Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë, dhe merret kryesisht me vendbanimet e banuara me serbë. Krijimi i kësaj bashkësie ka pasuar formimin e bashkësisë së ngjashme të komunave serbe në veri të Kosovës, të formuar më 25 shkurt të këtij viti.

Serbët po dëshmojnë se nuk janë për jetesë në Kosovë

Përfaqësuesti politikë të qeverisë kosovare, si në nivelin qendror ashtu dhe në atë lokal, kanë konsideruar se formimi i kësaj “Bashkësie të komunave serbe” në anën e Anamoravës, sikurse edhe fomimi i Bashkësisë së komunave në veri të vendit, vetem se do të dëmtojnë procesin e demokratizimit të Kosvës dhe integrimit të pakicave në vend. “Këto angazhime të pamatura dhe jolegjitime të komunitetit serb janë duke e dëmtuar çështjën e demokratizimit sepse ata po tregojnë haptazi se në të vërtetë ata nuk janë të interesuar për demokratizim, por janë për krejt diçka tjetër. Faktikisht ata janë duke punuar në parimin e njohur srb, çka është e mundur me nda, me nda dhe tungjatjeta”, është shprehur Rexhep Hoti. Sipas këshilltarit politik të kryeministri Bajram Rexhepi, Qeveria Kosovës do të bëjë çka është e mundshme duke kërkuar më tepër nga UNMIK-u dhe faktori ndërkombëtar që në këtë drejtim të mos lihen të fillohen që tani “proceset e mrapshta që do të dëmtonin të gjitha proceset e mëtejshme, siç janë decentralizimi, dhe intgrimi i komuniteteve serbe në veçanti”. Xhemajl Hyseni, nënkryetar i KK të Gjilanit, tha të hënën se “me krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Anamoravë, pala serbe po dëshmon se nuk është e interesuar për bashkëjetesë dhe integrim në shoqërinë kosovare, edhe përkundër angazhimit të strukturave komunale të bëra tash e tri vjet”. Serbët duhet të kuptojnë, pohoi Hyseni, se në Anamoravë komuna legjitime janë Gjilani, Dardana, Vitia dhe Artana, komunat që kanë strukturat e tyre legjitime të dalë nga vota e popullit, ndërsa ato që i formojnë serbët me emrin “bashkësi...” janjë fiktive, vlerësoi Hyseni. “Porosi ime dhe e KK të Gjilanit është se në rajon nuk mund të ketë komuna paralele as pushtet paralel. Paralelizmat janë të papranuëshme dhe të dëmshme për vetë serbët”, porosit Hyseni, duke shprehur reagimin e tij ndaj krijesës më të re serbe edhe në Aanamoravë.

UNMIK: Kjo bashkësi e re nuk paraqet shumë rrezik

Poashtu dhe administrata e UNMK-ut, si ajo e nivelit qendrorë ashtu dhe ajo e nivelit komunal, janë shprehur kundër formimit të strukturave paralele serbe në Kosovës. Mirëpo, derisa ajo e nivelit komunal nuk është lëshuar në komente të shumta duke pohuar për mosposedimin e informatave detale, në administratën qendrore nuk duket të jenë shumë të shqetësuar nga formimi i kësaj organizate. “Formimi i Bashkimit të Komunave serbe në këtë pjesë të Kosovës nuk duhet shikuar në të njëjtin kontekst me atë të Bashkimit të Komunave serbe në veri të Kosovës”, ka konsideruar Simon Haselock, shef i zyrës për informim të UNMIK-ut. Sipas tij, kjo “Bashkësi...” nuk ka paraqet dhe aq shume rrezik për vet faktin se në këtë anë serbët nuk janë shumicë dhe prandaj nuk ka rrezik për ndonjë ndarje eventuale të këtij teritorit. Administratori ndërkombëtar komunal në Gjilan, Robert Symons, tha të hënën se nuk di shumë detaje rreth formimit të bashkësisë së komunave serbe. Mirëpo, ai konsideroi se nuk është e drejtë që të kemi dy organizata komunale, pra dy asociacione komunash. Sipas tij, të matën në Prishtinë, administrata ndërkombëtare e Gjlanit do të ketë një takim me atë qendrore ku do të diskutojnë Rregulloren 2000/45 dhe këtë çshtje. Në pyetjen se a është një krijesë e tillë ilegale, Symons tha se për këtë duhet të mirremi vesh në Prishtinë, kjo është punë e Steinerit. Për UNMIK-un ky formim i “Bashkësisë së komunave serbe” vendoset nga Steineri, dhe ai e çmon nëse është ilegale apo jo, pohoi administratori Symons.

Qëndrimet serbe rreth “bashkësisë së re”

Përfaqësuesja e serbëve nga Kosova qendrore, Rada Trajkoviq, ka konsideruar se me formimin e “Bashkësisë...” në Anamoravë, serbët e kësaj ane do t’u ndëgjohet më shumë zëri dhe do të jenë më afër me serbët që jetojnë në anët tjera të Kosovës. Në formimin e “bashkësisë së komunave serbe” të Anamoravës, ka vendosur Kuvendi prej 30 delegatësh, ndërsa ka katër kryetar komunash për secilin prej komunave të sipërshënuara, ndërkaq kryetar i kuvendit të bashkësisë është zgjedhur Nenad Kojiq. Kuvedni themelues i “Bashkësisë...” ka rivërtetuar paprekshmërinë e kufijve të Serbisë dhe ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit të unionit Serbi- Mal i Zi. Serbët e rrethinës së Gjilanit vlerësuan këtë themelim të asociacionit komunal serb si kundërpërgjigje ndaj AKK-së, por njëkohësisht edhe lidhje e vendbanimeve serbe të rajonit në një vertikale organizative në nivel Kosove. “Kjo është bashkësi e komunave serbe të Kosovës, dhe në kuadër të saj ka hyrë edhe Anamorava”, pohoi njëri nga serbët lokal që ishte afër këtij organizimi.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-3-2003 nė 11:20 Edit Post Reply With Quote
Çoviç: Kosova e pavarur? Luftë
"Serbia do të ndërhyjë, mos na i merrni të gjitha"


--------------------------------------------------------------------------------

Zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Çoviç, tha se Beogradi do të vazhdojë me qëndrimin, sipas të cilit nuk ka vend për Kosovën e pavarur e me këtë as edhe për ndarjen e saj. Por, "në qoftë se ajo do të vazhdojë të shkojë drejt pavarësisë, në një kohë që UNMIK-u nuk po u thotë shqiptarëve se nuk ka Kosovë të pavarur, atëherë konfliktet janë të pashmangshme", thotë Çoviç. Një deklaratë e tillë paralajmëron një tensionim të Ballkanit dhe të marrëdhënieve mes vendeve, veçanërisht mes Serbi-Mali i Zi dhe Shqipërisë. Në mes qëndron Kosova.

"Beogradi nuk mund të lejojë që UNMIK-u të punojë në Kosovë si të dojë dhe pa kontroll, duke vështruar paralajmërimin e fillimit të kalimit të kompetencave më të mëdha në qeverinë e Kosovës dhe duke pasur parasysh mungesën evidente të qëllimeve serioze të bashkësisë kombëtare shqiptare për të krijuar një jetë shumetnike dhe për të jetuar me serbët", tha Çoviç, sipas njoftimit të Radiotelevizionit-21 në Kosovë.

Ai ka theksuar se Beogradi nuk mund të anashkalohet në vlerësimet se a janë arritur apo jo në Kosovë standardet ndërkombëtare. "Hajde të shohim të bëjë Prishtina diçka pa Beogradin. Le ta shpallë pavarësinë e Kosovës. Ai që e bën këtë, ai mban përgjegjësinë për konfliktet, sepse ne atëherë duhet të reagojmë, ta mbrojmë territorin tonë dhe popullin tonë. Duhet ta ketë të qartë edhe bashkësia ndërkombëtare se ne do ta mbrojmë atë. Ne nuk jemi për këtë, por mos na i merrni të gjitha", ka thënë kategorikisht Çoviç.

I pyetur nëse ka Beogradi mirëkuptimin e faktorëve ndërkombëtarë për një sjellje të tillë ndaj Kosovës, Çoviç u shfaq i bindur se gradualisht do të arrihet mirëkuptimi, duke shtuar se nuk ka më pretekst se në Beograd në pushtet është regjimi totalitar.

Çoviç
Nebojsha Çoviç është zëvendësministri i Serbisë i ngarkuar posaçërisht me çështjen e Kosovës. Zgjedhja e tij në këtë post është bërë pasi Kosova është futur në administrimin ndërkombëtar të OKB-së dhe në momentin e krijimit të qeverisë së të ndjerit Zoran Gjingjiç, me të cilin themeloi edhe bllokun opozitar DOS pak vjet më parë. Nebojsha Çoviç s'është hera e parë që shfaqet publikisht kundër kër-kesës së vazhdueshme të shqiptarëve të Kosovës për shpalljen e pavarësisë dhe krijimit të një shteti më vete. Megjithatë është hera e parë që ai përmend një ndërhyrje nga ana e Beogradit në Kosovë, duke përmendur konflikte apo mbrojtje të territorit dhe të popullit. "Serbia do të ndërhyjë", premtoi Nebojsha Çoviç, sipas Radiotelevizionit-21 dhe duket se ka zgjedhur momentin më të keq për ta bërë këtë, ndërsa në një tjetër zonë është duke u zhvilluar një luftë. Më 15 dhjetor 2002 Çoviç zhvilloi një vizitë jozyrtare në Tiranë, ku u takua me presidentin Moisiu, kryeministrin Nano, si dhe zëvendëskryeministrin Meta. Në takime të gjitha palët përmendën qëndrimet e tyre, të cilat duket se ishin diametralisht të kundërta. Ndërkohë pas pak ditësh pritet që Presidenti Moisiu i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Meta në një takim të nismave rajonale.

Kosova
Çoviç përmendi vetëm UNMIK-un, por në Kosovë janë edhe trupat e NATO-s apo amerikanët në bazën e Bondstillit. Ata janë garancia që Kosova të mos rikthehet më në atë gjendje në të cilën ishte gjatë regjimit të Millosheviçit, por të krijojë një shoqëri demokratike, multietnike dhe të integrohet në Europë si të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit. Nga ana tjetër, një rikthim i autoritetit serb në Kosovë do të rindizte ndarjen e thellë dhe konfliktet mes shqiptarëve dhe serbëve. Kosova aktualisht nën administrimin ndërkombëtar është duke u ndërtuar, duke shëruar plagët e thella të luftës që shkaktoi tirania e regjimit të Beogradit nën drejtimin e Sllobodan Millosheviçit.

Kërcënimi
Një deklaratë e tillë nëse është vërtetë qëndrimi zyrtar i Serbisë në lidhje me Kosovën ka rrezik që të ngjallë një reagim të ashpër nga të gjithë që kanë interesa në Kosovë. Të parët që nuk do të pranonin në asnjë rast një rikthim të ushtrisë, policisë dhe administratës së Serbisë në Kosovë, janë vetë kosovarët, të cilët kanë ende të freskëta ditët e luftrave në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky do ishte reagimi i parë në lidhje me një veprim të tillë, por para se të mbërijë në këtë pikë, qeverisë së Serbisë do ti duhet të kalojë nga ndërkombëtarët të cilët tashmë administrojnë Kosovën në bazë të një rezolute të OKB. Garancia politike duket se është e mbështetur edhe nga ajo ushtarake. Amerikanët pavarësisht angazhimit të tyre në luftën kundër Sadam Hysein nuk e kanë ulur aspak prezencën e tyre ushtarake në Kosovë. Bashkë me ta janë edhe forcat e tjera ndërkombëtare, të cilat s'ka gjasa që të lejojnë nisjen e një lufte të re në rajon.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 4-4-2003 nė 21:05 Edit Post Reply With Quote
05.04.2003
Rreth 4.000 serbë protestojnë për mbetjen e “Kosovës në Serbi”

A po kthehet në Kosovë jogurtrevulucioni?

MUSA MUSTAFA DHE IZEDIN KRASNIQI
MITROVICË, 3 PRILL - Mijëra serbë në pjesën veriore të Mitrovicës kanë dalë në rrugë të enjten për të protestuar kundër kalimit të kompetencave nga UNMIK-u në institucionet e pushtetit të Kosovës dhe për mbetjen e Kosovës në Serbi. Ata i kanë uruar kryeadministratorit Michael Steiner martesë të shpejtë, muajin e mjaltit si dhe shkuarje të shpejtë nga Kosova. Në protestë u tha se strategjia për Kosovën mbetet ajo e Gjingjiqit si i vetmi opcion i mundshëm për Kosovën, duke shtuar se ekziston mundësia e federalizimit te Kosovës ku serbët do të formojnë institucionet e tyre. Nebojsha Joviqi, i ashtuquajtur anëtar i Këshillit Ekzekutiv të KNS-së, ka kritikuar marrëveshjen në mes UNMIK-ut dhe politikën e Michael Steinerit që, siç tha, po krijon një Kosovë të pavaruar. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, tha se kishte ardhur me bekimin nga peshkopi Artemije për të folur me njerëzit e Mitrovicës veriore dhe për të kërkuar bashkimin. Trajkoviqi para masës tha se po kthehet nga Kuvendi i Kosovës ku kryeministri Rexhepi ka thënë se “institucionet kosovare dëshirojnë që TMK-ja të bëhet ushtri, e ne dëshirojmë që Kosova të jetë e pavarur”, ka cituar ajo kryeministrin Rexhepi, ndërkaq që në përgjigje të kësaj Trajkoviq ka theksuar se “serbët i kanë institucionet e tyre, dhe dëshirojnë që këtu të kthehet ushtria dhe policia serbe sipas Rezulutës 1244”. “Ekzistojnë dy rrugë për bashkimin e serbëve dhe ato janë formimi i komunës në Mitrovicë dhe Graçanicë dhe dy KNS-të (ajo e Kosovës veriore dhe qendrore)”, ka nënvizuar ajo. “Shefi i UNMIK-ut nuk ka përmbushur obligimet nga marrëveshja për Mitrovicën”, ka theksuar ndërkaq Milan Ivanoviqi, duke shtuar se “Steineri ka premtuar decentarlizimin, zgjedhjet lokale në pjesën veriore dhe tani në vend të këtyre ai ofron procesin e transferimit të pushtetit nga UNMIK-u në institucionet kosovare”. Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të koalicionit “Kthimi” dhe përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës që menjëherë të largohen nga to. Kryetari i KNS-së dhe lideri ekstremist serb Milan Ivanoviqi ka akuzuar komandantin e TMK-së gjeneral Agim Çekun se ka lidhje të ngushta me muxhahedinët si dhe rrjetet e drogës dhe prostitucionit. “Ekziston lidhje e forte në mes të Çekut dhe muxhahedinëve si dhe një lidhje me rrjetin e drogës dhe prostitucionit”, ka thënë Ivanoviqi. Ai gjithashtu ka mohuar që Shërbimi Policor i Kosovës të jetë polici edhe e serbëve. Milan Ivanoviqi ripërsëriti se serbët do të organizojnë referendum dhe zgjedhje në veri të Mitrovicës dhe do të votojnë për decentralizimin e pushtetit. Si dhe ka kërkuar kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe, duke thënë se shefi i UNMIK-ut Staineri ka komprometuar misionin duke punuar shpejt për pavarësimin e Kosovës dhe në këtë më së shumti po e ndihmon Bajram Rexhepi. Protestuesit kanë mbajtur parulla me fjalët “Nuk duam Shqipërinë e madhe”, “Jo pavarësisë së Kosovës” dhe “Shteiner, martohu dhe ik”. Në fund të kësaj proteste është paralajmëruar mbajtja e protestave të reja në Graçanicë dhe Leposaviq, që përkujton vitet e jogurtrevolucionit.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7742760 sekonda, 49 pyetje