Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Serbet nuk flene
Blerim Vokshi

Postuar mė 13-4-2003 nė 18:05 Edit Post Reply With Quote
Serbët protestojnë në Graçanicë kundër kalimit të kompetencave në institucionet kosovare

LORIK PUSTINA
GRAÇANICË, 9 PRILL - Me flamuj serbë dhe sllogane “Kosova nën Serbi”, “Jo Kosovës së pavarur”, “E duam ushtrinë dhe policinë tonë”, dhe sharje e ofendime si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj Steinerit, rreth 500 serbë kanë protestuar të mërkurën në Graçanicë kundër vendimit të UNMIK-ut për kalimin e kompetencave në institucionet kosovare. I liruari me kusht nga ana e policisë ndërkombëtare, Milan Ivanoviqi, njëkohësisht edhe kryetar i të ashtuquajturës SNV bashkë me Rada Trajkoviqin u janë drejtuar të tubuarve para ndërtesës së bashkësisë lokale të Graçanicës. “Ne nuk mbajmë mitingje për të promovuar vetveten, por për të shprehur pakënaqësinë e popullit serb dhe për të potencuar terrorizmin e shqiptarëve të ushtruar ndaj serbëve”, ishin fjalët e Milan Ivanoviqit, i cili nxiste tërë kohën masën e tubuar që të çirret me sllogane antishqiptare, përderisa katër ushtarë të KFOR-it suedez dhe një polic ndërkombëtar mundoheshin të mbanin rendin në këtë protestë. Ivanoviqi, ritheksoi deklaratën e komandantit të KFOR-it Fabio Mini, kur ka thënë se “enklavat serbe i ngjajnë kampeve të përqendrimit” për të shtuar vetë se: “Kosova edhe pas katër vjetëve është duke u shndërruar në një kamp përqendrimi për serbët”. “Për fat të keq, bashkësia ndërkombëtare me heshtjen e saj i jep përgjigje pastrimit etnik të serbëve dhe presionit mbi ta”, ka thënë Ivanoviqi. Më së tepërmi kritika në këtë protestë iu drejtuan shefit të UNMIK-ut, Michael Steinerit, të cilin e quajtën “politikan tinejxher” dhe e futën në të njëjtin thes me politikanët e koalicionit “Kthimi”, të cilët “kanë tradhtuar serbët me papjekurinë e veprimeve të tyre”. “Disa politikanë shqiptarë të Qeverisë monoetnike të Kosovës tani haptazi kanë shfaqur aspiratat e tyre për krijimin e një Shqipërie të madhe, ndërsa bashkësisa ndërkombëtare përkrah ata”, bërtiste Milan Ivanoviqi, përderisa turma bërtiste herë pas here “Smrt siptarima”. (Vdekje shqiptarëve). “Bashkësia ndërkombëtare duhet të përmbushë Rezolutën 1244, me atë që do të kthejë ushtrinë dhe policinë serbe, e jo të formojë SHPK-në e cila nuk është polici jona, por polici e shqiptarëve”, u shpreh Ivanoviqi. Ivanoviqi, po ashtu ka kërcënuar sërish bashkësinë ndërkombëtare se nëse ata nuk ndërmarrin diçka për “përmirësimin e kushteve të serbëve” ata vetë do të formojnë ushtrinë e tyre, institucionet e tyre dhe komunat e tyre”, gjë që sipas Ivanoviqit është në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. “Mandati i Steinerit është vazhduar për arsye që të ndihmojë këtë proces dhe të shpallë Kosovën e pavarur, sepse një numër më i madh i këtyre atributeve është i kapërcyer në këto institucionet monoetnike. Ky është caku i Steinerit”, vazhdoi ai për të shtuar se Steineri nuk e ka fshehur asnjëherë qëndrimin e tij antiserb. “Ai gjithmonë ka qenë proshqiptar, madje shkoi edhe aq larg saqë u dashurua dhe u martua me shqiptare. Ne i dëshirojmë muaj të këndshëm të mjaltit, dhe njëkohësisht i urojmë rrugë të mbarë por me dëshirë që asnjëherë mos të kthehet më këtu”, përfundoi fjalimin e tij Milan Ivanoviqi, i cili sa herë merrte në goje emrin e Steinerit, serbët e tubuar ia përcillnin me të shara të ndryshme. Ndërkaq, Rada Trajkoviqi duke folur para masës së tubuar tha se protestën e sheh si një kërkesë të popullit për kthimin e Kosovës nën autoritetet serbe. “Jo liderëve politikë, jo Steinerit, por po Kosovës në Serbi. Ne do t’i ndërrojmë liderët, populli do të zgjedhë liderët e tyre në zgjedhjet tona, zgjedhjet serbe”, u shpreh Rada Trajkoviqi. Ajo tha se referendumi për të zgjidhur fatin e serbëve të këtushëm nuk do të mbahet vetëm në Mitrovicë të veriut, por edhe në Graçanicë, Zveçan dhe në enklavat e tjera serbe. “Ne dëshirojmë kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe, gjë që është premtuar sipas Rezolutës 1244”, ka thënë Trajkoviqi. Protesta njëorëshe e serbëve ka përfunduar e qetë, ndërkaq që janë paralajmëruar protesta të mëtejme në Shterpcë dhe në Anamoravë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 21-4-2003 nė 21:36 Edit Post Reply With Quote
Arbëri
21.04.2003
Qeveria e Serbisë blen banesa në veri të Mitrovicës

Për nevoja të funksionimit të të ashtuquajturit universitet serb në Mitrovicë

MUSA MUSTAFA E IZEDIN KRASNIQI
MITROVICË, 20 PRILL - Qeveria e Serbisë përmes të ashtuquajturës Qendër Koordinuese për Kosovën ka filluar të blejë banesa në pjesën veriore të Mitrovicës. Këto blerje janë duke u kryer në bazë të një plani të Qeverisë serbe për blerjen e pasurisë së serbëve në komunat e Kosovës, ndërsa që në veri të Mitrovicës kjo blerje është zgjeruar edhe në shtëpitë dhe banesat e qytetarëve joserbë. Nga ky fond është blerë një banesë në pjesën veriore të qytetit për 32 mijë euro, siç thuhet, për nevojat e Universitetit serb në veri të Mitrovicës, transaksion ky i cili është konfirmuar edhe nga rektori i këtij universiteti Gojko Saviqi si dhe nga udhëheqës të Gjykatës Komunale në Mitrovicë. Kontrata e shitblerjes mes Lutfo Kasumoviqit, qytetar i Mitrovicës, dhe të ashtuquajturit universitet i Prishtinës me seli në Mitrovicë, i akredituar nga UNMIKu, është vërtetuar edhe në Gjykatën Komunale. Gani Rexha, kryetar i Gjykatës Komunale në Mitrovicë, thotë se transaksioni i shitblerjes së banesës mes Lutfo Kasumoviqit dhe Universitetit serb në veri të Mitrovicës i datës 4 shkurt të këtij viti, është regjistruar në këtë gjykatë me numër LR 137/2003 të datës 5 shkurt 2003. Sipas kontratës së legalizuar në këtë gjykatë shitës i banesës tridhomëshe prej 61 metra katrorë në rrugën “Kral Petri” 149 është Lufto Kasumoviqi, ndërsa blerës është Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicë, i akredituar nga ana e UNMIKut si universitet në Mitrovicën e Kosovës, të cilin e përfaqëson rektori Gojko Saviqi. Nënshkrimin në kontratë në emër të universitetit serb me autorizim të rektorit Gojko Saviqi e ka vënë Ranko Gjokiqi, që figuron si sekretar i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës. Banesa në fjalë sipas kontratës është blerë për 32 mijë euro, ndërkaq që një burim tjetër thotë se çmimi i shitblerjes është më i madh. Kryetari i Gjykatës Komunale Gani Rexha thotë se kontrata është regjistruar meqë shitësi është pronar i ligjshëm i banesës që nga pikëpamja gjyqësore është me rëndësi, ndërkaq që ne nuk kemi mundur të verifikojmë mjetet e blerësit në këtë kontratë.

Financohemi ekskluzivisht nga Qeveria e Serbisë, thotë rektori Saviq

Ndërkaq rektori i këtij universiteti, Gojko Saviq, i ka thënë “Kohës ditore” se kjo banesë është blerë për nevoja të universitetit, që tani mban mësimin në Mitrovicë dhe në pjesën veriore të Kosovës. “Universiteti i Prishtinës i bartur në Mitrovicë financohet ekskluzivisht nga Qeveria e Serbisë, prandaj edhe nënkuptohet se nga janë marrë mjetet”, tha Saviqi, duke u përgjigjur në pyetjen se nga janë marrë mjetet për blerjen e banesës. Në anën tjetër ky universitet nga institucionet e Kosovës megjithë licencimin nga ana e UNMIK-ut quhet si një projekt politik. Universiteti në Mitrovicë është politik dhe financohet nga buxheti i Serbisë dhe e tërë struktura e tij është e themeluar mbi bazën e legjislacionit të Serbisë, ndërsa mbështetet mbi një dokument të nënshkruar midis UNMIK-ut dhe Qeverisë së Serbisë, ka thënë disa ditë më parë ministri i Arsimit Rexhep Osmani në një debat të organizuar nga Zyra amerikane në Prishtinë dhe një radio lokale. Ndërkaq duke folur rreth financimit të Universitetit të Mitrovicës, në të cilin studiojnë serbët, ministri Osmani tha se ai universitet është jashtë kompetencave të ministrisë dhe financohet nga Serbia. “Buxheti i Kosovës financon vetëm për një pjesë të arsimtarëve serbë të cilët kanë punuar edhe më parë në fakultetet e Universitetit të Prishtinës”, ka thënë ministri i Arsimit. Përkundër kësaj, Saviqi i ka hedhur poshtë këto pohime duke thënë se “deri tani nuk kemi marrë asnjë dinar nga UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës”, megjithë që UNMIK-u kishte paralajmëruar se do ta financojë këtë universitet me 1 milion euro. Saviqi thotë se në këtë universitet, i cili disa fakultete i ka edhe në komunat e tjera në veri të Kosovës, i ndjekin mësimet rreth 10 mijë studentë.

Interesi nacional serb dhe brucoshët 27-vjeçarë

Megjithë licencimin nga ana e UNMIK-ut, ky universitet funksionon me emërtimin e vjetër. Emërtimin Universiteti i Prishtinës i bartur në Mitrovicë e mbron rektori Saviq, duke thënë se pas licencimit kanë kërkuar nga Qeveria e Serbisë që, siç thotë ai, e ka themeluar këtë universitet në vitet 70, të bëjë edhe ndryshimin e emërtimit për ta quajtur universitet të Mitrovicës, por kjo ende nuk është realizuar. Këtë universitet serbët e shohin edhe si një interes nacional. Madje sekretari i përgjithshëm i universitetit Ranko Gjokiqi me herët për mediat serbe kishte thënë se Universiteti i Prishtinës i bartur ne Mitrovicë i mbron interesat nacionale të Serbisë në Kosovë. Burime të tjera theksojnë se një numër shumë i madh i brucoshëve të këtij universiteti janë të moshës 27-vjeçare. Indeksi për këta “brucoshë” është vetëm një mbulesë që të arsyetohen para ndërkombëtarëve dhe forcave të KFOR-it nëse i ndalojnë rastësisht. Ndërsa ata kryejnë punë të ndryshme në grupe të caktuara të sigurisë serbe që veprojnë në Kosovën veriore dhe në Mitrovicë. Këta persona, “studentë” të shtyer në moshë banojnë në konviktin e studentëve të ish-FXM-së, por shumica e tyre aty jetojnë në mënyrë ilegale, thotë burimi. Ndërkaq rektori i këtij universitetit Gojko Saviqi ka hedhur poshtë këto pohime, duke i quajtur si të pavërteta dhe trillime. “Unë si rektor nuk kam njohuri, por këto janë të pavërteta dhe trillime”, ka thënë Saviqi. Licencimi i këtij universiteti, po ashtu, ka ndikuar në bllokimin dhe nënshkrimin e ligjit mbi arsimin e lartë, duke prodhuar edhe një konflikt mes institucioneve të Kosovës dhe UNMIK-ut.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2003 nė 10:57 Edit Post Reply With Quote
“Për Kosovën punojmë çdo ditë, por nuk flasim çdo ditë”, thotë Zhivkoviqi

Kryeministri i ri serb thotë se e ndjek strategjinë e Gjingjiqit për Kosovën

BEOGRAD, 27 PRILL - E njëjta strategji serbe për Kosovën, që është menduar dhe ndjekur nga kryeministri i vrarë serb, Zoran Gjingjiq, do të vazhdojë të aplikohet edhe më tej, ka deklaruar kryeministri serb, Zoran Zhivkoviq, në një intervistë dhënë gazetës “Politika”. Në komentin e gazetës se “ofensiva e madhe diplomatike dhe mediale” e Gjingjiqit, “që për qëllim kishte nisjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës, derisa nuk është vonë”, duket se është lënë në planin e dytë nga qeveria e tanishme serbe, Zhivkoviqi u përgjigj se “strategjia e kryeministrit të ndjerë Gjingjiq për zgjidhjen e statusit të Kosovës është konfirmuar edhe nga qeveria e re dhe nga të gjithë ata që kanë dhënë mendimin e vet pozitiv për këtë”. Sipas shefit të ri të Qeverisë serbe strategjia e Gjingjiqit ka përmbajtur dy faza. “Ajo që ka ndodhur në janar-shkurt ishte kthimi dramatik i temës së Kosovës në fokusin e vëmendjes së faktorëve ndërkombëtarë që asokohe ishin të zënë me vatrat tjera”, e shpjegoi Zhivkoviq fazën e poarë të strategjisë së Gjingjiqit. Kryeministri i vrarë serb, në fillim të vitit, ka dhënë disa intervista me të cilat ka hedhur në opinion edhe idenë e ndarjes së Kosovës. Asokohe, reagimet ndërkombëtare, edhe pse kundërshtuese, ishin mjaft të përmbajtura ndaj deklarimeve nxitëse të Gjingjiqit. Në anën tjetër, sipas kryeministrit të tanishëm serb Zhivkoviq, faza e dytë e strategjisë së Gjingjiqit, të cilën ai zotohet se do ta ndjekë edhe qeveria e tij, është që “në mënyrë shumë më të pazëshme, por më suptile të vazhdohet kjo punë”. “Ne këtë e bëjmë çdo ditë, por kjo nuk është diç për çka duhet të flitet çdo ditë”, tha Zhivkoviq për “Politikën”. “Në të gjitha kontaktet tona ndërkombëtare ne e kemi këtë si temë të caktuar. Kushdo që ka qenë këto ditë nga bashkësa ndërkombëtare e ka pasur Kosovën në agjendën e bisedimeve me mua apo me kolegët tjerë, sikur edhe unë me ta”, tha ai. Por, sipas tij, “statusi final i Kosovës nuk është diç që mund të zgjidhet gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm”. “Ky është proces që duhet të nis sa më parë dhe ne këtë e kemi bërë”, konkludoi Zhivkoviqi.

koha.net





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 28-8-2003 nė 00:45 Edit Post Reply With Quote
Serbofilia "fle" ne Tirane

http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/message/334

PASIONE SERBOFILE KUNDËR "EMOCIONEVE" SHQIPTARE TË MAJKOS

Në Tiranë motit të nxehtë i shtohen erërat serbofile

Ka disa ditë që në Tiranë kanë shpërthyer pasione të forta serbofilie me pretekstin se Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, zotëri Pandeli Majko, paska rënë pre e "emocioneve shqiptare" dhe po dëmton "marrëdhëniet e mira" midis Shqipërsië e Unionit Serbi-Mal i Zi dhe po turbullon "ujrat e qeta" të stabilitetit rajonal.

Sapo Pandeli Majko shpalli se kishte refuzuar një ftesë të homologut malazez që të shkonte në një takim rajonal për sigurinë që do të mbahej në Mal të Zi dhe shpjegoi se këtë e bënte sepse nuk mund të ulej në një tryezë me ata që e ftonin në kohën kur në Beograd përgatitej "kushtetuta e konfliktit" që Kosovën e quan pjesë të Sserbisë, mediat dhe gazetat e Tiranës filluan të mbusheshin me deklarata nervoze politikanësh dhe komente të çakorduara "analistësh". Shumë shpejt dhe në mënyrë shumë provokuese për interesat e dinjitetin kombëtar shqiptar reagimet kundërshtuese të disa politikanëve, partiakëve e gazetarëve ndaj qëndrimit dhe deklaratave sqaruese e të qarta të Ministrit Majko kaluan në njëfarë histerizmi politik me ngjyrime të dukshme serbofile.

Serbofilia në Tiranë trimëron Beogradin dhe dëshpëron Kosovën

Kjo duket i bëri më të guximshëm edhe politikanët e komentuesit serbë që me pakëz vonesë të nisnin një fushatë të egër kundër deklaratave të Majkos dhe të shpalosnin më me arrogancë qëndrimet e tyre se "Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë kishte shkaktuar një incident të rëndë diplomatik duke vënë në rrezik sovranitetin e Serbisë"; se "Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo nuk do të lejojë më shumë se një autonomi substanciale për Kosovën".

Këto reagime serbofile shqiptare dhe shoviniste serbe, si dhe atmosfera e egër armiqësore antishqiptare dhe kërcënimet kundër të drejtave të Kosovës që krijojnë ato, nuk mund të kalonin pa reagimet përkatëse në Kosovë. Për fat të mirë atje si nga politikanët, ashtu dhe nga komentuesit u bë ajo që duhej : qëndrimi dhe deklaratat e Majkos u përshëndetën dhe u mbështetën dhe iu tërhoq vemendja faktorëve ndërkombëtarë se Serbia po bën provokim të rëndë, madje edhe agresion, kundër Kosovës dhe po i kundërvihet vullnetit ndërkombëtar për një proces politik serioz për zgjidhjen reale të problemit të Kosovës.

Faktorët ndërkombëtarë ende kanë qëndruar të rezervuar në shpalosjen e qëndrimeve të tyre. Është hap pozitiv por jo i mjaftueshëm për të frenuar provokimet e reja e agresionin e ri të Serbisë kundër Kosovës deklarata e zëdhënësit të UNMIK-ut se "fatet e ardhmërisë së Kosovës nuk varen nga Beogradi".

Kështuqë ajo që disa serbofilë në Shqipëri e cilësuan menjëherë si "qëndrim emocional" i Pandeli Majkos, si "incidenti diplomatik Majko" në marrëdhëniet Shqipëri Serbi në fakt tashmë është kthyer në një gjë edhe më serioze, në një problem të mpreht mbarshqiptar, rajonal e ndërkombëtar, sepse kemi të bëjmë me një orvatje të re serbe për ta kthyer mbrapsht problemin e Kosovës në atë pikë të vdekur nga ku lëvizi para 4 vitesh në saje të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.

"Udhëkryqi kosovar", rruga pa krye e Serbisë dhe theqafja e serbofilisë shqiptare

Nervozimi dhe pastaj histeria serbofile në Shqipëri ndaj qëndrimit të drejtë e të saktë të Ministrit të Mbrojtjes, Majko, shpërtheu në një kohë kur po përfundoja një lexim të parë e të përshpejtuar të një libri shumë të dobishëm të titulluar "Udhëkryqi kosovar. Realiteti i ndërhyrjes amerikane në Ballkan". Autori këtij libri të botuar në vitin 1999 dhe të ribotuar në SHBA në vitin 2002 është historiani dhe profesori i marrrdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Çikagos, Deivid Fromkin. Ky libër që ka marë vlerësime të larta nga disa komentues të gazetave të mëdha amerikane përfqëson një përpjekje të autorit për t'i parë zhvillimet në Ballkan e në Kosovë me syrin e pragmatizmit të skajshëm politik amerikan, të xhveshur lakuriq. Për ne shqiptarët ai është veçanërisht i dobishëm sepse trajton paqartësitë dhe lëkundjet që vazhdojnë në politikë amerikane përsa i përket problemit të Kosovës dhe atij shqiptar në përgjithësi për shkak se SHBA ende nuk besojnë se kanë interesa jetike në Ballkan.

Në mbyllje të librit Fromkin bën një konstatim me shumë vlerë për interesat shqiptare, nëse ky konstatim bëhet bosht i politikës amerikane për çështjen shqiptare, si dhe një vlerësim me shumë rreziqe për Kosovën në qoftë se do të ishte kthyer në politikë zyrtare amerikane, ose në qoftë se ndikon tani në uljen e interesimit amerikan për të frenuar kërcënimin e rrezikun e mëtejshëm serb në Kosovë.

Fromkin pohon e pranon të vërtetën se : "Popullsia e Kosovës etnikisht është shqiptare.Çështja shqiptare që u shtrua në Kongresin e Berlinit më shumë se një shekull më parë ende qëndron pezull në Ballkan dhe si mbrojtës të 2 milionë kosovarëve SHBA dhe aleatët e tyre do të kenë përgjegjësinë të merren me të" (f.189, botim anglisht i vitit 2002). Sikur diplomacia ndërkombëtare ta kishte kuptuar me kohë kështu problemin, apo të paktën ta kuptojë pa vonesë tjetër se këtu qëndron thelbi i përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, do të shihte qartë se Serbisë i duhet vënë kufiri tek thana në çdo drejtim dhe i duhet thënë troç se "provokimet kushteuese" ndaj shqiptarëve dhe miratimi i një "kushtetute konflikti" ( sikurse e ka quajtur me shumë të drejtë Pandeli Majko) do të shihet si një revanshizëm milosheviçian i Serbisë ndaj vullnetit t ndërkombëtar.

Por lexuesi që çmon vlerën e pikëpamjes serioze të Fromkin të cituar më lart trishtohet kur lexon në faqen 190 njëfarë keqardhje të këtij autori për dështimin e planit milosheviçian. Fromkin ka bërë këtë arsyetim : " Nëse SHBA e NATO nuk do të kishin ndërhyrë Serbia do ta kishte zgjidhur çështjen e Kosovës nëpërmjet spastrimit etnik. Kosovarët do të ishin hedhur në Shqipëri dhe do të ishin bashkuar forcërisht me popullin e tyre. Kosova do të zotërohej dhe banohej vetëm nga serbët. Edhe pse do të ishte një gjë monstruoze të lejohej Milosheviçi të përfitonte nga krimet e tij, çdo gjë do të kishte marrë fund". Këto mendime i bën më shqetësuese fakti se në libër Fromkin ka rreshtuar raste se si probleme të kësaj natyre në Europë janë zgjidhur nëpërmjet spastrimit etnik dhe kjo ka funksionuar. Kështu na e ka zbuluar Fromkin "udhëkryqin kosovar" në politikën amerikane.

Ështe e qartë se kemi të bëjmë me një libër, jo me një dokument zyrtar të politikës amerikane, madje me një libër të shkruar nga një profesor mbiemri i të cilit tingëllon shumë sllav. Por, sidoqoftë nuk mund të mos mbajmë parasysh se edhe politika zyrtare kudo përpunohet paraprakisht nga "mendimi shkencor" dhe propaganda, se ky mendim e kjo propagandë mund të shmangin nga kursi i vet një politikë zyrtare të drejtë, të pengojë zhvillimet e mbara politike e diplomatike.

Në SHBA menjëherë pas fitores së NATO-s mbi Serbinë janë bërë përjekje në mjediset shkencore për të interpretuar këtë fitore të NATO-s si gabim dhe si dëm për Amerikën. Nuk kemi si të harrojmë për shembull përmbledhjen e studimeve të përgatitur nga Ted Galen Karpenter dhe CATO Institute në vitin 2000 nën titullin "Fitorja boshe e NATO-s. Një postmortum për Luftën ballkanike". Ted Galen Karpenter ka theksuar qysh në fillim se "analizat e përfshira në këtë libër do të ndihmojnë për të shprishur mitin që po krijohet me shpejtësi se NATO korri një fitore të madhe e të qëndruueshme në këtë konflikt" (f. Vii). Sipas Karpeter "gjithë politika e NATO-s ishte e konceptuar keq qysh në fillim" ( f.1). Ai bën qortimin se "duke forcuar pozitat e UÇK-së, NATO mund të këtë përfocuar synimet e atyre që duan të krijojnë Shqipërinë e Madhe, gjë që është makthi kryesor i qeverive të Maqedonisëe Grequ isë" 9 f.4).

Kurse bashkëautori i këtij libri Xhejms Xhorxh Jatras studimin e tij me titull "Miti i NATO-s dhe justifikimet pa bazë të ndërhyrjes" e fillon me këto mendime : "Ndërhyrja e NATO-s, nën drejtimin e SHBA, në Kosovë dhe ndihma për UÇK-në u mbështet në mitologjinë më të keqe e më të thjeshtësuar. Në fakt interpretimi i NATO-s për ngjarjet në Kosovë ishte një melodramë bajate e politikës së jashtëme ku paraqiteshin serbët e liq dhe shqiptarët e pafajshëm. Realitet ishte mjaf më i ndryshëm dhe më i ndërlikuar" (f.21).

Nëse shqetësohemi kur lexojmë disa interpretime ta pasakta për çështjen e Kosovës në një libër si ai i Fromkin, apo shkrime autorësh si ato të përmbledhjes "Fitorja boshe e NATO-s", atëherë duhet të alarmohemi e të indinjohemi pa masë kur vërejnë politikanë e komentues shqiptarë në ekranet e televiozioneve e faqet e gazetave të Tiranës që tjerrin lesh të palarë serbofilie vetëm pse një Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko, shyqyr të Madhit Zot, vuri mbi gjithçka përgjegjësinë e ndiesitë e tij kombëtare dhe bëri veprimin më normal për të kundërshtuar me një gjest diplomatik një veprim serb që vëllezërit tanë në Kosovë e quajnë agresion.

Serbët e dinë mirë se edhe në SHBA e në vendet e tjera të NATO-s që ndihmuan për krijimin e situatës së tanishme të favorshme për shqiptarët në Kosvë ka njerëz, mekanizma, politika zyrtare e jo zyrtare që përpiqen të përmbysin sa më shumë të jetë e mundur këtë gjendje të re. Prandaj serbët po bëhen gjithnjë e më agresivë në pretendimet e tyre vjetra shoviniste kundër Kosovës e shqiptarëve. Prandaj serbët janë shumë të interesuar që nëpërmjet aktivizimit të serbofilisë ( jo vetëm nëpëmjet agjeturës të mirëfilltë) brenda radhëve të shqiptarëve të ndikojnë sa më shumë që faktorët ndërkombëtarë ta ndjejnë veten keq në "udhëkryqin kosovar" dhe të mos venë re shumë rrugën pa krye ku Serbia përpiqet të fusë sërisht çështjn e pavarësimit të Kosovës dhe të paqës e të stabilitetit në Ballkan.

Politikanë të diskredituar u përfshinë të parët në garën e serbofilisë

Prandaj ata shqiptarë që nuk arrijnë të frenojnë pasionet e tyre serbofile, ose që bëhen ortakë të serbofilisë sepse i konceptojnë dhe i analizoajnë zhvillimet në Kosovë e në Ballkan në atë frymë të keqardhjes për prishjen e "harmonisë e të stabilitteit" e të kundërshtimit ndaj idesë së "Shqipërisë së Madhe", sukurse bëjnë autorët e prëmbledhjes "Fitorja boshe e NATO-s", apo siç bën edhe Fromkin, marrin mbi vete një përgjegëjsi të madhe për dëmtimin e interesave kombëtare shqiptare.

Qëndrimin më skandaloz me këtë rast e mbajti publikisht deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, tani edhe kryetar i një partie separatiste social-demokrate (e sapo shkëputur nga partia e Skënder Gjinushit), ish ministri i jashtëm në qeveritë e Fatos Nanos, Pandeli Majkos e Ilir Metës,( 1997-2001) i njohur edhe për grekofilinë e tij, Paskal Milo.

Ky politikan partiak social-demokrat e demo-social njëherësh, që kapardiset edhe si specialist i historisë së re të Ballkanit, duke spekuluar me postin e ministrit të jashtëm ia dha rebelimi greko-komunist i vitit 1997, doli në ekran për t'i dhënë "leksione diplomacie" ish-shefit të tij qeveritar, Pandeli Majkos. Paskali me fodullëkun e "mjeshtrit të diplomacisë", ndonëse nuk ka shkuar dot për katër vite më lart se niveli i diletantit, i bëri Majkos edhe sugjerimin "të ngrihej mbi qëndrimet e veta emocioanle shqiptare", të ndryshonte deklaratat e tij e të merrte rrugën për në Mal të Zi pranë kolegut të tij, se kështu e donte gjoja stabilteti në rajon që nuk po e kuptonte Majko. Mirëpo nuk kanë thënë kot kush kërkon brirë mbetet pa veshë. Në një ekran televiziv të Tiranës pamë një replikë shumë të goditur të Majkos, mbase më e mira që ka bërë ai gjatë karrierës së vet politike. Pandi paska thënë : "Unë jam po aq emocional sa ç'është Paskal Milo pro shqiptar".

Por, "nderin" për të ngritur lart flamurin e serbofilisë në kundërshtimin e denigrimin e Majkos para opinionit publik shqiptar nuk e lakmon vetëm Paskal Milo. Ndër të parët që reaguan kundër gjestit atdhetar të Majkos ishte Sali Berisha, i cili veproi në një mënyrë të padenjë saqë dhe propagandistë të afërt të tij e kanë cilësuar " qëndrim i dyzuar". Berisha e cilëso saktë si destabilizuese orvatjen e Serbisë për të përfshirë në kushtetutën e saj Kosovën. Por, kur duhej të përcaktohej pro qëndrimit të Majkos bishtnoi duke përrallisur se në qeverinë e Nanos nuk e merr vesh qeni të zotin, duke thënë indirekt se qëndrimi Majkos nuk duhet marrë si qëndrim zyrtar. Pra praktikisht tha atë që do ta përsëriste edhe Predrag Simiçi pas disa ditësh në Beograd.

Ndryshe nga Berisha ish ministri i tij i jashtëm, Tritan Shehu, tani nënkryetar në Partinë Demokratike separatiste të Genc Pollos, imitoi ish-ministrin e jashtëm të Nanos, Paskal Milon dhe e shpalli qëndrimin e Majkos të gabuar, ngatërrestar, të rezikshëm për stabilitetin në Ballkan. Tritani gati sa nuk urdhëroi Majkon të nisej menjëherë për në Mal të Zi e të kërkonte falje.

Nga shqetësimi se mos po ua merrnin përpara "bakllavanë e serbofilisë" nxituan të shpreheshin qortueshëm për Majkon edhe drejtuesit e Partisë Republikane, Sabri Godo e Fatmir Mediu. Godo e shpalli qëndrimin e Majkos "të nxituar dhe ngatërrim kompetencash".Më qortueshëm ndaj Majkos ka folur deputeti Limoz Dizdari, një kompozitor këngësh që nga notat e pentagramet e politikës e sidomos të diplomacisë duket që nuk merr vesh fare dhe i bie kot më qafë këtij zanati.

Si këta politikanë kanë vepruar edhe shumica dërrmuese e gazetarëve që komentojnë problemet e politikës së jashtëme e të diplomacisë, madje disa intervistues të televizioneve kryesore që mburren duke përdorur dhe cilësorin "kombëtar", dukej sikur kishin marrë detyrë nga e njëjta qendër që të kërkonin me çdo kusht deklarata e komente që të hidhnin hije dyshimi apo qortime mbi qëndrimin e Pandeli Majkos. Si përherë edhe kësaj radhe gazetarucët e gazetarkat e televizioneve ishin shumë të kujdesshëm që në ekran të mos paraqitej asnjë analist që mund të trajtonte veprimin e Majkos nga këndvështrimi nacionalist shqiptar. Televizionet mbetën të hapura vetëm për ata që venë kujen se po prishet qetësia në Ballkan, po vonohet integrimi, po trazohen marrëdhëniet e mira me "Serbinë e demokratizuar".
Me jë fjalë gjatë gjithë këtyre ditëve jemi neveritur dhe zemëruar nga një maskatadë serbofilie propagandistike në Tiranë. Në të tilla rrethana detyrë paërsore qytetare e politike e çdo shqiptari është të përcaktojë qëndrimin e vet ndaj këtij ballafaqimi që u bë në politikën shqiptare rreth problemit që lindi. Në një situatë vetëdijësimi të përgjithëshëm kombëtar normal qëndrimi që mbajti Pandeli Majko nuk duhej të shkaktonte asnjë diskutim, por të gjithë duhej të ishin në një mendje me Pandeliun.

Në radhë të parë në një mendje me Ministrin e Mbrojtjes, i cili bëri një gjest diplomatik kombëtar plotësisht breda kompeteccave të tij dhe detyrës së tij sepse pikërisht ai ishte i ftuari dhe jo ndokush tjetër, duhej të ishin partiakët, politikanët, gazetarët që hiqen dhe duhet të luajnë rolin e pjesës elitare të kombit. Por shumica e atyre që janë shprehur në fakt kanë dalë në një mendje me serbët dhe po bëjnë lojën e tyre, veçanërisht Paskal Milo, Tritan Shehu, Sabri Godo, "analisti" Koço Danaj etj.
Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko në këtë rast na takon t'i themi "Të lumtë", sepse ky tregoi se si duhet bërë diplomacia në emër e në interes të kombit dhe jo Paskal Milo. Pandeliu dhe jo Paskali tregoi me profesionalizëm dhe me përgjegjësi qeveritari e shqiptari se përse i duhet diplomacia shtetit tonë. Edhe politikanët e Kosovës bënë një gjest me shumë dobi që e vlerësuan dhe e mbështetën menjëherë veprimin e Pandeli Majkos. Kjo është dhe një shuplakë shumë e fortë për të gjithë ata që në Tiranë nxituan të shpërthenin pasionet e serbofilisë që të mbysnin "emocionet shqiptare" të Pandeli Majkos.

Tani na duhet që njëherësh të drejtojmë vemendje tonë të shqetësuar si ndaj fushatës së Serbisë, si ndaj lëkundjeve e dinakërive të faktorëve ndërkombëtarë ashtu dhe ndaj kësaj amullie e çoroditjeje që duan të shkaktojnë të molepsurit me serbofili ose me panballkanizëm në Shqipëri. Por, sëpari e më së shumti, duhet të përqëndrojmë vemendjen në shpërthimin e ri të serbofilisë në Shqipëri sepse kolona e pestë të bën të atillë dëm që nuk ta shkakton dot vet armiku që ke përballë. Prandaj...

Kush nuk solidarizohet me Pandeli Majkon bëhet"argat i serbit"

E quaj detyrim qytetar të shprehem kështu, jo për hir të personit të quajtur Pandeli Majko, por për hir të një qëndrimi politik me rëndësi kombëtare që ai përfaqëson në këto çaste; jo sepse po më lind papritmas ndonjë simpati për vijën e forcës partiake e qeveritare të cilës ai i përket, por për të mbështetur si qytetar një veprim diplomatik me rëndësi kombëtare që ka bërë ai dhe një lufte politiko-diplomatike që ai tani po simbolizon.

Nga ky këndvështrim duhen gjykuar edhe ata që u vërsulën menjëherë për të zhvleftësuar qëndrimet e Majkos dhe për të bërë të kundërtën e tij, si dhe ata që kanë nisur të bëjnë pirueta të shëmtuara për të hequr pakëz nga kurrizi turpin me të cilin u ngakuan kur sfiduan Majkon, si Sabri Godo, Mero Baze (në një koment pa emër në gazetën e tij "Tema"), apo u zgjuan me vonesë nga gjumi i jermosës i "mirëkuptimit e bashkëpunimit serbo-shqiptar" e stabilitetit rajonal, vetëm kur dëgjuan gjëmimet e artilerisë diplomatike beogradase në Tiranë si Preç Zogaj, Nikoll Lesi, Besnik Mustafaj etj. Në gazetat e datës 14 gusht 2003 gjetëm deklarata të këtyre "politikanëve" dhe "analistëve" të mëdhenj që paskan vendosur më në fund nga e keqja të tregohen pakëz "atdhetarë", sepse e panë që Kosova përshëndeti Majkon; se Servet Pëllumbi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, doli në krah të Majkos; se Beogradi shpëtheu hapur kundër Kosovës e kundër kombit shqiptar atë sulm miloshviçian që e kundërshtoi fillimisht Majko si "i vetëm trim në luftë".
Na vjen mirë që pak para këtyre panballkanistëve të Tiranës "mjaft atdhetar" ishte bërë edhe panballkanisti sorroist i sotëm e jugosllavisti i djeshëm në Kosovë, Veton Surroi, i cili na ka dhuruar shkrimin disi të papritur prej tij, por gazmor e gaztor "Atdhetar, pakica e re kombëtare" (ribotuar në Tiranë në "Shekulli" më 13 gusht 2003). Që "atdhetarët" tek shqiptarët të mbeten "pakicë kombëtare" ka kontribuar shumë edhe Veton Surroi me propagandën e politikën që ka bërë, sepse ia ka hypur në kokë që shqiptarët të mos vazhdojnë të jenë komb por të bëhen "bashkësi shoqërish kombëtare" domethënë "bashkim pakicash shqiptare" të gjysmë të tjetërsuara në lloj-lloj shartimesh kombëtare me fqinjët.

Tani ndjejmë vërtetë kënaqësi që Majko i paska bërë elektroshok kombëtar edhe Surroit, që edhe kryeredaktori gazetës së Surroit, Agron Bajrami, shkruan artikull me titull "Forca Majko!" (ribotuar si kryeartikull në gazetën "Korrieri" të datës 13 gusht 2003). Në që shkruajmë prej vitesh në frymë të "nacionalizmit ekstremist" në "Bota Sot" sigurisht nuk na bën shumë përshtypje ky hap kaq i vogël drejt nesh, ne as nuk na bezdis fare që edhe në këtë rast gazeta "Korrieri" është përpjekur të bëjë një spekullim të vockël meskin duke vënë shënimin "Autori është zv/kryerdaktor i "Koha Ditore', gazeta më e madhe e Kosovës". Ashtu u bëftë në një ditë nëse "Koha Ditore" vendos të heqë dorë nga puna mbrapshtë që ka bërë për t'i kthyer atdhetarët midis shqiptarëve në një "pakicë kombëtare".

Nacionalizmi është ndjesi e rrënjosur historikisht, por me bazë gjenetike

Majkos i duhet thënë vërtetë dhe së pari "Të lumtë" se bëri atë që duhej, veproi si nacionalist shqiptar edhe pse është një drejtues i një partie anti-nacionaliste dhe disa herë i kanë përgojuar përkatësinë etnike.

Në fund të fundit, Majko veproi brenda rregullit të nacionalizmit sepse studiuesit e mirëfilltë të nacionalizmit në të gjithë aspektet, sikurse e ka sqaruar shkencëtari skocez Xhejms G. Kellas, nacionalizmi është ndjesi, por edhe ka edhe bazën e vet gjenetike, përveç bazës shoqërore që është vendimtare në krijimin e ndjesisë së përkatësisë kombëtare dhe të psikologjisë kombëtare tek individi (libri "Politikat e nacionalizmit dhe etniciteti", botim në anglisht në vitet 1991, 1998). "Forca!" tani u duhet thënë të tjerëve tek të cilët fillon të zgjohet instikti nacionalist, ose të largohet pakëz jermosja në gjumin panballkanist, jugosllavist, integracionist.

Na gëzuan pa masë Arbër Xhaferri dhe PDSH në FYROM për kthesën nacionaliste që i dhanë programit e politikës së tyre, jo thjesht nga shtysat prej nacionalizmit gjenetik, por edhe në bazë të teorive të mirëfillta moderne mbi kombin, shtetin, nacionalizmin, intenacionalizmin e globalizmin.

Na gëzon shumë qëndrimi i Pandeli Majkos ku mendimi racional politik me përgjegjësi kombëtare e shtetërore shkon paralel me nacionalizmin. Nuk mund të ëndërrojmë që Majko të bëjë me PS atë që bënë Arbër Xhaferri dhe Menduh Thaçi me PDSH-në në FYROM, sepse është gabim të shpresosh në një lumturi kaq të madhe menëjherë në Shqipëri sa të tjetërsohet në kombëtare një parti e solidaritetit klasor ndërkombëtar dhe braktisjes së shpeshtë të interesave kombëtare shqiptare për motive pushtetmarrjeje e pushtetmbajtjeje.

Por qysh tani shihen frytet e mira të qëndrimit të Majkos: po zhvishet fare lakuriq (heq edhe veshjen bikini) serbofilia në Shqipëri; po lëkunden në ndjesitë e tyre ata që kanë mallkuar motivet nacionaliste në përpunimin e zbatimin e politikës shqiptare; po kuptohet më mirë se Serbia është po ajo e Karagjorgjeviçëve dhe Obrenoviçëve, e Rankoviçit e Milosheviçit, se Serbia përsëri përgatit trazira në Ballkan; po sheh dhe SHBA se politika e saj mund të ngecë keq në "Udhëkryqin kosovar", siç ngeci para disa vitesh në "labirinthet ballkanike" (term i përdorur nga Deivid Fromkin) pasi qëndroi gjatë e gozhduar në njërin aspekt të politikës uillsoniane tashmë të kapërcyer nga zhvillimet konkrete për ruajtjes me çdo kusht të Jugosllavisë së Versajës, AVNOJ-it e Jaltës.

Politika shqiptare duhet të dalë e para nga "Udhëkryqi diplomatik"

Fromkin e përshkruan kështu në faqen 131 të librit të tij politikën uillsoniane në kohën e Konferencës së Versajës: "SHBA tani kishin tri parime në politikën ndrëkombëtare të cilët nuk përputheshin aq mirë me njëri-tjetrin. Amerikanët besonin në shenjtërinë e shteteve ekzistues dhe të kufinjëve; besonin në mbrojtjen ligjore të minoritetve në këto shtete ("të drejtat e njeriut" në atë kohë përqëndroheshin më shumë tek grupet se tek individët); dhe besonin në të drejtën e kombeve të shpërbënin disa herë shtetet në emër të vetëvendosjes".
Dihet mirë se serbëve para e pas shpërbërjes së Jugosllavisë u ka interesuar dhe u intereson vetëm zbatimi i parimit të parë dhe një demogagji me parimin e dytë, duke mohuar plotësisht për shqiptarët zbatimin e parimit të tretë në formulën e mësipërme kontradiktore të politikës uillsoniane.

Fromkin pohon se "Jugosllavia ishte në të vërtetë një krijesë e zgjidhjeve të pas luftës (së parë botërore) ( f.141). Fromkin pohon se "Në vitet midis dy luftrave qeveria jugosllave u përpoq ta shuante problemin e Kosovës. Kosova ishte një territor i fituar rishtas, i pushtuar në vitin 1912, i humbur menjëherë më pas dhe i rimarrë nga osmanët në fund të luftës. Problem ishte se shumica dërrmuese e popullisë ishin shqiptarë myslimanë" (f.144). Fromkin pohon gjithashtu se "në vitet 1990 të paktën në disa pjesë të Europës qendrore dhe lindore problem u bë rikthimi në politikat dhe pasionet e para vitit 1914".

Pas kësaj vjen një pohim edhe më i rëndësishëm se në kohën e lëvizjve për shpërbërje të BS e Jugosllavisë pas vitit 1989: "SHBA treguan interes të bënin që të dy vendet të evoluonin në një mënyrë që të mos kërcënohej paqja botërore dhe stabiliteti. Preferenca amerikane në kohën e qeverisjes nga Xhorxh Bush, ashtu si në kohën e qeverisjes nga Udrou Uillson ishte që vendet të qëndronin të bashkuar e të paprekur. Amerika ishte frikësuar nga nacionalizmi që dilte jashtë dore. Në një fjalim të mbajtur në Kiev, kryeqytetin e lashtë të Ukrainës, në gusht të vitit 1991 Bushi paralajmëroi se "liria nuk është e njëjta gjë si pavarësia. Amerikanët nuk do të mbështesin ata që kërkojnë pavarësi me qëllim që të zëvendësojnë një tirani të ardhur nga larg me një despotizëm vendor. Ata nuk do të ndihmojnë ata që zhvillojnë një nacionalizëm vetvrasës të bazuar në urrejtje". ( f.152).

Fromkin kujton për lexuesin se kur Cimerman u nis si ambasador amerikan në Jugosllavi në vitin 1989 "mori instruksionet të riafirmonte qëndrimin e njohur e amerikan në mbështetje të unitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe demokracisë" (f.154). Por ndodhi ajo që Fromkin e shprej kështu "Taktikat dhe strategjitë e administratave të Bushit e të Klintonit në bashkëpunim dhe me aleatët brenda e jashtë Ballkanit, të mbështetura nga gjithë fuqia që mund të përdorte SHBA, dolën të pafuqishme për të mbajtur Jugosllavinë të bashkuar" (F.157). Tani vërejmë përsëri se Serbia po kërkon që bota të pranojë të bëhet në Kosovë e Serbi ajo që nuk ishte e mundur të bëhej në ish-Jugosllavinë, e cila nuk shpëtoi dot nga shkatërrimi edhe pse SHBA ishin për ruajtjen e saj. Madje Serbia poe kërkon kthimin e politikës ndërkombëtare në vitin 1989, megjithëse SHBA e NATO bënë një luftë në vitin 1999 kundër rrjedhojave të dështimit të asaj politike.

Fromkin është i pakënaqur me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 sepse konsideron se nuk përputhej me skemën e njohur të politikës amerikane se "si rregull i përgjithshëm SHBA duhet të hyjë në luftë vetëm kur ka intersa jetike të saj për të mbrojtur" (f.168). Ai nuk është fort në një mendje me një thënie të mëhershme të Uollter Lipman, gazetarit të famshëm që përgatiti projektin e parë të 14 pikave të Uillsonit se "interes jetik është ajo për të cilën ju jeni gati të vdisni" ( f.168). Sipas Fromkin "Interesat jetike janë një kategori e asaj që shteti do ta mbrojë dhe duhet ta mbrojë kur është nevoja duke bërë edhe luftë" (f.166). Sipas Fromkin SHBA nuk kanë interesa të tilla në Ballkan dhe këtu SHBA kanë ndërhyrë "duke vepruar për altruizëm. Kjo është një qasje e re ndaj përdorimit të fuqisë në politikën ndërkombëtare"(f.164).

Fromkin vëren se "vetëm vendet që kanë mjaft fuqi të fitojnë dhe të ruajnë pavarësinë e tyre mbeten vende"( f.165). Ky vlerësim do t'u pëlqente shumë serbëve në raportet me shqiptarët por jo me SHBA e NATO-n. Fromkin vë vulën e pakëndëshme për ne shqiptarët: "Këto të shtinë ndër mend se ndërhyrja në Kosovë ishte me rrezik qysh në fillim, sepse siç duhet pranuar nuk u ndërmor për të mbrojtur interesat jetike të SHBA"( f.170). Ai e karakterizon "Udhëkryqin kosovar" në politikën amerikane me fjalët: "Pra në Kosovë SHBA ndjekin një qëllim që bie ndesh me të dyja palët në konflikt. Njoftime bindëse nga terreni na mësojnë se kosovarët tani këmbëngulin në pavarësi, dhe amerikanët janë kundër kësaj. Programi ynë është të rivendoset gjendja që ishte në vitin 1986, të kthehet popullsia e dëbuar nga provinca. T'i jepet asaj autonomi lokale dhe të mbrohet ajo nga një sundim i drejpërdrejtë serb për një kohë të papërcaktuar"(f.172).
Këto fjalë janë shkruar në vitin 1999 dhe duken disi të vjetëruara për në shqiptarët, por ato merren si shumë të freskëta e aktuale nga serbët, të cilët do të donin që politika amerikane asnjëherë të mos dilte nga "udhëkryqi i saj kosovar" pa u dukur qartë se do të shkojë në atë drejtim që i pëlqen Serbisë dhe siç përshkruhet më lart. Shqiptarët qëndrimin amerikan e kanë perceptuar më ndryshe nga sa thotë Fromkin, ndonëse në të vërtetë Fromkin e ka përshkruar sakt thelbin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, tek e cila serbët mbështeten, me bazë, për të realizuar qëllimet e tyre, kurse shqiptarët ose e mbivlerësojnë në mëyrë subjektive dobinë e saj, ose spekulojnë për të maskuar serbofilinë kur i referohen si bazë për zgjidhje të problemit të Kosovës në përputhje me interesat e të drejtat e shqiptarëve.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit është "udhëkryqi diplomatik" më i rrezikshëm në të cilin e kanë lënë çështjen e Kosovës. Por për çudi edhe këto ditë kur artileria diplomatike beogradase bombardon Tiranën dhe shurdhon botën Ministria e Jashtme e Shqipërisë e trullosur dhe nga serbofilia shqiptare nuk guxon të ndjekë rrugën e Majkos po përsërit papagallçe avazet e saj të Mukës (Milos e Metës, Nanos, Meidanit e Berishës) se "çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit",se "Kosova duhet të jetë pjesë e integrimit", pa e specifikuar se cilit integrim.

Kur në Kosovë partitë, politikanët, gazetarët, opinioni janë unanimë në kërkesën për pavarësi të Kosovës, dikasteri diplomatik i Shqipërisë as nuk e zë në gojë termin pavarësi. Ishte e neveritshme kur dëgjonim nga ekranet televizive në datën 13 gusht 2003 se i ngarkuari me punë a.i. i Serbisë në Tiranë, njëfarë Simiç, kishte shkuar të paraqiste me arrogancë notën e protestës në MPJ dhe të bënte shantazh diplomatik që të mos bëheshin më në Shqipëri gjeste politike si ato që bëri Majko, diplomati shqiptar, me rang drejtori për Ballkanin, Dashnor Devishi, diplomat qysh nga koha e Enverit, kishte belbëzuar fjalë pa lidhje e pa kuptim se "Kosova duhet të integrohet" dhe kishte dhënë garanci se Shqipëria do t'i vazhdojë marrëdhëniet e mira me Serbinë, pra gjunjëzohet.

Kështu pamë dy tabllo diplomatike nga Shqipëria. Njëra e qartë, me nerv kombëtar, me bazë politike e juridike të shëndoshë, që e paraqiti Pnadeli Majko dhe tjetra e turbullt, e mjegulluar frikshëm që fshihte një qëndrim të zgërlaqur politik e diplomatik të Ministrisë së Jashtëme, e cila dridhet para gjëmimnit të kanonierave diplomatike të Beogradit dhe para çjerrjeve politike të serbofilisë në Tiranë.

Edhe një herë: kush nuk solidarizohet me qëndrimin e Majkos bën punën e "argatit të Serbisë".

Veprimi i Majkos ka shërbyer për të nxjerrë më mirë në pah të gjtha këto. Prandaj Godo bën punë argati të Serbisë që përpiqet ende të njollosë e zhvleftëojë këtë qëndrim. Nuk bën opunë më tëmirë as Mero Baze që kur analizon "çështjen Majko" në radhë të parë vjen vërdallë për të kërkuar "telekomandën" që e ka vënë në lëvizje dhe pastaj tenton të "vjedhër" diçka nga meritat e Majkos epikët që ka fituar Majko që t'i fusë në shportën e varfëruar të kapitalit politik të Berishës.
Serbofilia nis "shpëlarjen e fytyrës"' me duar të pista

Meqenëse qëndrimi i Majkos pati jehonë e gjeti mbështetje të gjërë në Kosovë, pasi në Shqipëri Servet Pëllumbi dha shenjën se edhe në politikën zyrtare institucionale po bëheshin lëvizje drejt pozicionit të Majkos dhe pasi në Beograd u shpall deklarata për ta trajtuar Kosovën si pjesë e Serbisë dhe shpërtheu fushata diplomatike e presionit mbi qeverinë shqiptare, serbofilia shqiptare u ndodh ngushtë, duke e paraqitur si një politikan axhami që ishte nxituar në veprimet e deklaratat e tij, si një qeveritar që kishte ngatërruar kompetencat, më 14 gusht në gazetën "Korrieri" doli si pa gjë të keq të bëjë predikime politiko-diplomatike patriotike me kryeartikullin "Aventurizmi i Beogradit".

Sabriu i nis komentet e tij për deklaratën që miratoi Serbia për Kosovën me fjalët: "Do të thotë se qeveria e sotme e Beogradit kthehet tërësisht në qëndrimin e para luftës së Milosheviçit gjatë negociatave të Rambujesë dhe se e shikon të paqenë ndërhyrjen në luftë të NATO-s". Një vlerësim që të bën të besosh se nuk është aspak i roitur; se e ka kuptuar mirë thelbin e deklaratës së Serbisë për Kosovën; se edhe kur gabon në frymë serbofile këtë e bën se do të gabojë, jo se nuk di, apo nuk kupton. Por nëse shkrimi "Aventurizmi i Beogradit" dëshmon se Godo nuk është i roitur mendërisht, ai provon se Godo është i tejkonsumuar politikisht.

Ky shkrim e zbulon edhe më lakuriq modelin e një amoraliteti politik tipik serbofil të njohur në trajtimin e vështirësive e të incidenteve politiko-diplomatike ciklike që ndodhin në marrëdhëniet serbo-shqiptare. Tipar i pandryshuar i këtij amoraliteti politik serbofil në politikën shqiptare është se politikanët e Shqipërisë ndërsa lëshojnë fjalë bombastike për të demaskuar gjoja Serbinë e politikën kur vjen puna tek veprimet politike e diplomatike që duhen bërë këshillojnë përulësi të skajshme, ngurrim për të kundërvepruar, gjoja për hir të urtisë e gjakftohtësië, të "mosrënies në provokime" etj.

Një vëzhgues i kujdesshëm e vë re shumë qartë këtë po të mbajë parasysh bashkëpunimin e Esat Toptanit me serbët në kuadrin e Aleancës me Antantën e të komunistëve shqiptarë me ata jugosllavë gjatë LDB, politikën realiste në kohën e Ahmet Zogut apo të "demokratëve" pas viteve 1990. Edhe më mirë kjo vihet re po të lexohen si duhet diskutimet në parlamentin e Shqipërisë në vitin 1921 për Kosovën, letrën e kryeministrit Sulejman Delvina drejtuar Bajram Currit, letrën e Avni Rustemit për Bajram Currin, intervistën e Fan Nolit si kryeministër dhënë gazetës "Vreme" dhe sidomos tekstet e panumërta në kuadër të "luftës ideologjike" që bënin Enver Hoxha e PPSH kundër revizionizmit e socializmit specifik titist jugosllav për dekada.Edhe Sabri Godo e dënon me fjalë të ashpra "aventurizmin e Beogradit", por kur vjen puna për të mbështetur atë veprim konkret që bëri Majko kundër këtij "aventurizmi", përsëri i kundërvihet qëndrimit të Majkos. Pra, me fjalë kundër serbëve me veprime si u pëlqen serbëve.
Antishqiptarizmi i Serbisë nuk është "aventurizëm" episodik, por politikë
Serbëve nuk u prishet aspak puna kur Godo përdor titullin bombastik "Aventurizmi i Beogradit". Në fakt tani nuk bëhet fjalë për politikë papritmas aventuriste në Beograd, por për një politikë gjakftohtë të llogaritur e të përpunuar me kujdes nga regjimet, qeveritë, politikanët, akademikët, priftërinjtë, shkrimtarët, propagandistët serbë për gati dy shekuj, sidomos qysh nga "Naçertanja" e Garashaninit. Një politikë e tillë, që tashmë është rrënjosur në vetëdijen shoviniste të gjithë kombit serb, nuk dëmtohet aspak se shpallet "aventurë" nga Sabri Godo. Serbët vetëm zbaviten me këtë "trimëri" llafologjike të ndonjë shqiptari. Aventurë meriton të quhet ajo që bën serbofilia në Shqipëri që përpiqet ta zbukurojë politikën serbe duke i hedhur një vello "demokratizimi".

Edhe një herë po vërtetohen fjalët e shkruara nga Vasa Çubriloviçi në elaboratin e tij anti-shqiptar në vitin 1937 se kur Serbia të nisë genocidin masiv për shpërfytyrimin etnik të Kosovës serbofilët e Tiranës do të jenë të gatshëm të ndihmojnë për të mbytur zërin e protestës në Shqipëri.

Kjo u vërtetua dhimbshëm për shqiptarët gjatë genocidit komunisto-çetnik serb në Kosovë në vitin 1945 e gjatë shumë fushatave genocidale të mëvonshme, duke përfshirë edhe ngjarjet e vitit 1981. Kjo u vërtetua kur Milosheviçi vendosi regjimin e terrorit për t'i hequr Kosovës "autonominë titiste" dhe kur kërcënonte se vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Beogradit mund të marshonte pa u ndalur deri në Tiranë.
Pasi u sigurua për mbështjen pa rezerva nga serbofilia në politikën zyrtare të Shqipërisë, sidomos pas takimeve Milutinoviç-Milo në Nju Jork dhe Milosheviç-Nano në Kretë në vitin 1997, (Nano shpalli se Beogradi është kryeqytet i Kosovës dhe pranoi statusin e Kosovës si "Republikë minus", pa të drejtë shkëputjeje në Jugosllavinë e cunguar) Serbia përgatiti dhe shpërtheu luftën barbare në vitet 1998-99 për të realizuar genocidin e spastrimin më të madh etnik në Kosovë dhe për të përmbysur përmasat e përbërjes etnike të popullsisë së Kosovës.

Ka qenë edhe besimi tek mirëkuptimi i serbofilisë në Shqipëri që e kanë shkujdesur Milosheviçin sa të mos dëgjonte një këshillë lutëse që i jepte Vuk Drashkoviçi se për të përmbushur misionin më të madh serb, mbajtjen e Kosovës për Serbinë, duhej të përulej deri në fund para të fuqishmëve të botës së sotme, SHBA e Europës Perëndimore. Në esenë "Kosova dhe ne" që Drashkoviçi ia përcillte Milosheviçit si dokument të miratuar nga Partia e Ripërtëritjes Serbe theksohet se Serbia nuk mund të shpresonte më që qëllimet e saj t'i arrinte si përherë me ndihmën e Rusisë, sepse Rusia ishte në pikë të hallit për vete. Këshilla e Drashkoviçit ishte: "Këto kohë nuk janë më për shpatën e Karagjorgjeviçit... Këto kohë janë për mençurinë e Obrenoviçit... Princi Milosh me qëllim që të shkëpuste lëshime e përfitime të vogla për Serbinë e popullin e saj e kishte zakon të puthte fundet e mëngët e dollomave dhe këpucët e sulltanëve". ( Uilliam Xhozef Bakli "Kosovo. Zëra kundërshtues për ndërhyrjet në Ballkan", SHBA 200 ff,202-203).

Milosheviçi kishte shumë besim në forcën brutale dhe në ndihmën e serbofilisë dhe prandaj nuk bëri ndaj amerikanëve atë që bënte Obrenoviçi ndaj sulltanëve. Kjo shqiptarëve u doli për më mirë dhe serbofilia në Shqipëri u detyrua të gëlltiste me dhimbje shumë zhgënjime të saj të saj duke përfshirë edhe dëshpërimin kur dolën qesharake fjalët e Fatos Nanos për Milosheviçin, pas takimit në Kretë, se "njeriu që ka ditur të bëjë luftën do të dijë të bëjë edhe paqen". Pas këtyre fjalëve Milosheviçi bëri luftën më të egër kundër shqiptarëve e prandaj ai sot është në Gjyqin e Hagës, bashkë me Milan Milutinoviçin që Paskal Milo dikur ua ka përshkruar shqiptarëve si një njeri të mrekullueshëm, demokrat i përmasave jo vetëm serbe, por edhe ballkanike.
Pasi Milosheviçit iu thye në dorë nga sulmet e NATO-s "shpata e Karagjorgjeviçit" serbët vendosën të ndërronin kuajt e betejës së shovinizmit të tyre dhe iu drejtuan për shpëtim "mençurisë së Obrenoviçit", treguan gatishmërinë më të madhe të puthnin bishtrat e frakëve të diplomacisë perëndimore. Me këtë mision erdhën në krye të pushtetit në Serbi Koshtunica dhe kryeministri Zoran Xhinxhiç, pas disa orë të një revolucioni karnavalesh në Beograd.

Figura e Zoran Xhinxhiçit u pompua në mënyrë të veçantë brenda e jashtë Serbisë si mishërimi i vet demokracisë moderne, perëndimore; si simboli i Serbisë së re demokratike që po shkëputej me shpejtësi nga e kaluara milosheviçiane. Për të krijuar imazhe të tilla falso ndihmoi pa dyshim edhe vet Milosheviçi që e pranoi ujdinë ta dërgonin në Hagë për të luajtur rolin e një heroi serb të tipit tjetër, të një Llazari të ri që zgjodhi "mbretërinë qiellore" në vend të asaj tokësore. Kurse Xhinxhiçi e pagoi me jetën e vet lojën për të krijuar këto imazhe falso. "Shpata e Karagjorgjeviçit" nuk ulet.

Serbofilia në Shqipëri u magjeps pas "demokratizmit" të Serbisë, pas "madhështisë" së figurës demokratike të Xhinxhiçit, aq sa filloi t'u bëjë thirrje shqiptarëve të harronin se ka patur një Serbi milosheviçiane, apo rankoviçiane, apo monarkiste më parë që i ka grirë shqiptarët. Kryeministri shqiptar Meta filloi të jepte përshtypje se ishte i magjepsur pas figurës së Xhinxhiçit ashtu si Fatos Nano pas personalitetit dhe imazhit të Andreas Papandreut. Pesha politike e Ilir Metës në pushtetin e Shqipërisë sikur filloi të lehtësohej pikërisht pas vrasjes së Xhinxhiçit në Serbi.

Por edhe kur Serbia bën politikën sipas "mençurisë së Obrenoviçit" për shqiptarët asgjë nuk ndryshon, edhe pse serbofilia pëpiqet të japë një tablo më të këndshme të marërdhënievet serbo-shqiptare. Zoran Xhinixhiç qysh në vitin 1999 është shprehur: "Sipas mendimit tim korniza e zgjidhjes së problemit të Kosovës duhet të jetë sistemi juridik e politik i Europës moderne". ( Bakli "Kosovo. Zëra kundërshtues..." f.207). Në vetvete kjo fjali nuk përcakton asgjë, është një formulë boshe për të kaluar radhën. Por shumica e politikanëve në Shqipëri i përmbahen pikërisht një formule të tillë që nuk mund të themi se është vetëm e Xhinxhiçit.
Që fjalia e mësipërme është formulë boshe e vërteton përcaktimi i mëposhtëm i Xhinxhiçit: "Rrjedhoja e parë e asaj që sipas mendimit tim është e vetmja zgjidhje drejtë kur trajtojmë problemin e Kosovës në suaza të sistemit juridik e politik të Europës moderne, është se shqiptarët e Kosovës nuk kanë të drejtën për një shtet të pavarur.. Nuk ekzistojnë bazat juridike për të themeluar një shtet të tillë. E drejta për vetvendosje, që e përmendin politikanët e intelektualët shqiptarë si mbështejtje për kërkesën e tyre, nga pikëpamja ligjore nuk nënkupton pavarësi ose shkëputje.". Pra Xhnxhiçi ka zbuluar vet se Serbia me "kornizë të Europës moderne" për çështjen e Kosovës kupton vetëm Europën e Versajës e të Jaltës dhe Kosovën si pjesë e Serbisë. Kjo është Europa atavike, jo Europa moderne për të cilën flasin të gjithë. Kurse serbofilët e Shqipërisë janë edhe më anakronikë se serbët, sepse nuk japin asnjë pamje konkrete të Europës moderne dhe të statusit që do të ketë Kososva në të.
"Europa moderne", varri i vetvendosjes së kombit shqiptar
Xhinxhiçi, më perëndimori midis pushtetarëve serbë, edhe konceptin e vet-vendosjes në rastin e shqiptarëve e shpërfytyron kur shkruan: "E drejta për vetvendosje është një e drejtë demokratike themelore për të përcaktuar lirisht jetën tënde në një shtet që ekziston. E drejta për të krijuar shtet nuk rrjedh nga e drejta demokratike për vetvendosje, por edhe shumë të drejta të tjera janë pasojë e saj". Me një fjalë shqiptarëve u mohohet e drejta për vetvendosje.
Asnjëherë politika zyrtare në Tiranë nuk i ka kundështuar fort e me themel arsyetime të tilla, madje më shpesh këto arsyetime janë pranuar haptazi ose në heshtje duke u mbuluar me formulën boshe të zgjidhejs së çështjes së Kosovës në kuadër të Europës së bashkuar moderne. Ndërsa të gjithë politikanët serbë (duke përfshirë edhe Zhivkoviçin, Çoviçin, Svilanoviçin e kolegët e tyre qeveritarë të tanishëm) këmbngulin që çështja e Kosovës të zgjidhet më parë në kuadër të Serbisë, shumica e politikanëve të Shqipërisë çirren se duhet të zgjidhet në kuadër të Europës, duke kapërcyer fazën e zgjidhjes si pjesë e çështjes kombëtare shqiptare. Një qëndrim të tillë mban tanië edhe Ali Ahmeti për çështjen e shqiptarëve në FYROM.
Kurse Pandeli Majko bëri një hap me shumë dobi gjatë sqarimeve të pozicionit të tij të fundit kur pohoi se ai është për pavarësinë e Kosovës si zgjidhje më e mirë midis dy kërkesave maksimaliste: asaj që Kosova të jetë pjesë e Serbisë dhe asaj për Shqipërinë e Madhe, domethëne për bashkimin e Kosovës e të Shqipërisë. Mënyra e të shprehurit të Majkos nuk është e paqortueshme, sepse përdorimi i termave "Shqipëri e Madhe" është pa vend kur flitet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Por rëndësi ka që një ministër i qeverisë së Shqipërisë e njeh publikisht se ka një kërkesë maksimaliste shqiptare për bashkim kombëtar dhe taktizon duke pranuar pavarësinë e Kosovës si zgjidhje të ndërmjetme.
Majko ka bërë kështu një veprim diplomatik me vlerë të madhe. Duan apo nuk duan serbofilët në Tiranë diplomacisë shqiptare i takon të mbajë pikërisht qëndrime të tilla dhe diplomacinë e vërtetë shqiptare e bëjnë ata që mbajnë qëndrime të tilla. U pëlqen apo nuk u pëlqen serbofilëve qëndrime të tilla janë shpalosur edhe para mekanizmash ndërkombëtarë. Kam përmendur edhe herë të tjeëa se delegacioni shqiptar, të cilin e kryesoja unë në dhjetor të vitit 1992 në selinë e NATO-s, është pyetur gjatë bisedave në Komitetin Politik të kësaj organizate se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për problemin e Kosovës. Përgjigja ka qenë pa ngurim: bashkimi me Shqipërinë. Pra, ajo që Majko e përmend tani si "kërkesë maksimaliste". Por, pas shtjellimit të argumenteve përse kjo do të ishte zgjidhja më e mirë është vijuar me arsyetimin se ka shumë vështirësi lokale e ndërkombëtare për të arritur menëjherë këtu dhe prandaj duhet kërkuar edhe një zgjdhje e ndërmjetme, e përkohëshme, kalimtare kompromisi, e cila nuk mund të jetë veçse Kosova si shtet i pavarur e sovran sepse çdo zgjdhje tjetër ka qenë e dështuar deri tani dhe do të jetë e dështuar edhe më pas po të tentohet.
Këto arsyetime janë dëgjuar në Komitetin Politik të NATO-s pa koment, por edhe pa ndonjë regim mospërfillës. Është gjë shumë e mirë që tani dëgjojmë nga një ish-kryeministër i Shqipërisë dhe njëri prej anëtarëve më të rëndësishëm të qeverisë së sotme, Ministër i Mbrojtjes që iu propozua kohët e fundit të merrte postin e Ministrit të Jashtëm, se zgjidhja e çështjes së Kosovës është njohja e pavarësisë së saj nga bota dhe se ekziston kërkesa për zgjidhje më të plotë e përfundimtare, bashkim me Shqipërinë.Është pikërisht ky arsyetim i Majkos që shqetëson Serbinë më shumë se mosvajtja në një takim të parëndësishëm ministarsh në Mal të Zi. Është ky arsyetim që i bën edhe serbofilët shqiptarë të vazhdojnë të sulmojnë qëndrimin e Majkos edhe pasi doli bllof qëndrimi i tyre fillestar.

Qëndrimi që ka mbajtur Majko nuk ka si të mos jetë rrjedhojë e një ndjeshmërie të veçantë për Kosovën, ndjeshmëri që nuk e honepsin dot sserbofilët e Shqipërisë. Por Majko u ka dhënë përgjigjen e duhur: "Unë jam Pandeli Majko dhe sa të kem gjallë do të mbroj Kosovën". Kjo i ka tëbuar serbofilët. Prandaj pas këtyre fjalëve të Majkos...

Godo spekulon sërish duke trilluar "mëkatin kosovar" të Majkos
Ja si ka shkruar Godo në faqen 6 të gazetës "Korrieri" të datës 14 gusht 2003: "Çështja me të cilën jemi marrë më tepër është deklarata e Z. Majko, që në të vërtetë është një ndodhi anësore. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi po merret me organizimin e një konference mbi mbrojtjen e bregdetit të atij vendi. Kjo nuk na sjell ndonjë dëm. Janë të ftuar Italia, Sllovenia, OSBE etj...Ishte i ftuar edhe Z. Majko.Refuzimi i tij u bë jashtë vendit dhe në mënyrë të papërshtatshme. Kjo ka shpjegimet e veta. Zoti Majko është mjaft i ndjeshëm ndaj Kosovës...".

Fjalët vijuese në shkrimin e Godos janë po aq cinike sa këto që u cituan. Por mjafton edhe kaq për të kuptuar sesa shumë helm serbofil e vrer antishqiptar ka derdhur Godo në citatin e mësipërm. Godo do t'ia fshehë publikut shqiptar faktin se ai takim në Mal të Zi nuk është planifikuar për t'i bërë ballë kolektivisht ndonjë rreziku për bregdetin malazez, sepse është qesharake tani të dyshohet për ndonjë rrezik të tillë që u dashka ta shmangin Italia, Shqipëria, Sllovenia e OSBE-ja. Godo e kupton por hiqet sikur nuk e merr vesh se serbët e kanë planifikuar këtë veprimtari diplomatike me profilizm ushtarak që të paraqiten si kampionë të bashkëpunimit rajonal në një kohë që kurdisnin provokimin kushtetues me "kushtetutën e konfliktit" si për shqiptarët dhe Ballkanin, ashtu dhe për Europën e NATO-n.

Pse vallë Godo nuk e trajton çështjen nga një këndvështrim i tillë, por merret me "ndjeshmërinë e veçantë" të Majkos për Kosovën? Sepse do të qetësojë serbët e të mashtrojë botën se Majko është një zë i vetmuar midis pushtetarëve e politikanëve shqiptarë që i trajton mërrëdhëniet me Serbinë duke u nisur nga ndjesi të theksuara për Kosovën. Serbët dëshirojnë shumë që kështu të jetë. Serbët po bëjnë shantazh politik e diplomatik që të mos dalin më të tjerë pushtetarë e politikanë shqiptarë që të përcaktohen në këtë çështje nën ndikimin e "ndjesive" për Kosovën.

Nuk është e rastit që serbofilët shqiptarë qysh në reagimet e para i kërkuan qeverisë shqiptare të distancohej haptazi nga Majko, madje e trajtuan në mënyrë spekuluese edhe deklaratën e Ministrisë së Jashtme, sikur ajo ishte kundërvënie e prerë ndaj deklaratës së Majkos, ndonëse teksti i kësaj deklarate shumë të shpëlarë nuk ishte aq kundërvënës sae bëjnë, sepse ishte një tekst anemik. Por, serbofilia gazetareske e televizive u tregua shumë e zellshme të trumbetonte atë që donte, jo atë që shpaloste në fakt deklarata e Ministrisë së Jashtme, as atë që kërkonte interesi shtetëror e kombëtar. Prandaj duhet besuar se serbët kanë bërë gjithçka që kanë mundur të vinin në lëvizje serbofilinë shqiptare që ta mbyste me zhurmë qysh në fillim jehonë e ndikimit e veprimit të Majkos.

Godo e stërholloi poshtërsinë që bëri Milo, sepse "emocionet shqiptare" të Majkos i ngushtoi edhe më shumë në "ndjesi kosovare". Me këtë praktikisht u thuhet shqiptarëve në Shqipëri se ai Pandeliu po e fut vendin në fesat me serbët, Ballkanin e Europën ngaqë ka ca "ndjesi të veçanta kosovare", jo se këtë veprim e imponon natyrshëm logjika politike që duhet të ndjekë shteti shqiptar, apo e kërkojnë interesat madhore kombëtare. Argatët për kësi punësh i duhen Beogradit!
Akuzat e Godos për "ndjesitë kosovare" të Pandeli Majkos e përforcojnë bindjen që kemi shprehur kur Pandeli Majkon pa arsye serioze e larguan nga posti i kryeministrit se kjo gjë bëhej nën presionin e politikës së Beogradit dhe të serbofilisë shqiptare si hakmarrje për atë rol që, me dashje apo i detyruar nga rrethanat, Pandeliu e luajti gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Na përforcohet bindja se edhe ish-shefi i Shërbimit Sekret Shqiptar, Fatos Klosi u ndëshkua edhe sepse duheshin qetësuar disi pakënaqësitë serbe për atë rol që ai, me dashje ose i detyruar, ka luajtur gjatë asaj lufte.

Nuk duhet të harrojmë se Ilir Meta ka bërë disa vizita në Kosovë për të përçuar atje dëshirat politike të Beogradit, apo për të ndikuar që të zbatoheshin vendimet që merreshin në diplomacinë treshe Athinë-Tiranë-Beograd, sidomos pas takimit Meta-Nano nën kujdestarinë e Nikolas Geixhit në Korfuz. Të mos harrojmë se Meta është pritur në Beograd me ceremoni e protokoll kryeministror, edhe kur ishte vetëm një deputet. Edhe Milos asnjëherë nuk i ka munguar buzëqeshja e Beogradit. Edhe sikur të duam të harrojmë se diplomacia Meta-Milo ka punuar për përqafime të nxehta me Beogradin nuk na lejon më kryeministri i tanishëm socialist, Fatos Nano, i cili duket më shumë e gozhdoi Metën kur i tha se gjithë suksesi i tij diplomatik ishin vizitat në Beograd, Kiev e Moskë, pra diplomacia me drejtim sllav.
Mund edhe të gabojmë, por kemi arsye të shtrojmë hipotezën se Meta, përveç të tjerave, e dha dorëheqjen që e mohonte me kokëfortësi, edhe për shkak se e parandjeu që do ta kishte të pamundur të gjente pozicion ekulibri midis diplomacisë së tij shumë pro-Beogradit me diplomacinë që duhej bërë gjatë rrebeshevet që priteshin në marrëdhëniet shqiptaro-serbe për shkak të përgatitjes së "kushtetutës së konfliktit". Kemi gjithashtu mjaft arsye të besojmë, jo thjesht të ngremë hipotezën, se acarimet politike që kanë ndodhur në gjirin e pushtetit e të politikës në Shqipëri këtë vit janë njëfarë përsëritje ciklike e atyre trazirave që shkakton Beogradi kur ka për të ndërmarrë ndonjë aksion provokues në Kosovë.

Të mos harrojmë se si ndodhi në Shqipëri me 2 korrik 1990 kur do të miratohej Deklarata për pavarësinë e Kosovës! Tani në Beograd po miratohet deklarata kundër pavarësisë së Kosovës, kur kjo pavarësi është bërë "de facto" pasi u shpall me kohë "de jure" dhe pret vetëm njohjen ndërkombëtare, si akt diplomatiko-ndërkombëtar konstatues (deklarativ) e jo krijues (konstituiv), pavarëisht se ende përdoret një terminologji e pakuptimtë e pa përmbajtje politiko-juridike ndërkombëtare " të gjendet një status për Kosovën".
Serbëve u duhet kthyer kusuri me "monedhën e Xhinxhiçit"

Zoran Xhinxhiçi në vitin 1999 shprehej : "Pyetja që duhet t'i bëjmë vetes nuk është si ta zgjidhim problemin e Kosovës, por si të ecim drejt zgjidhjes së tij" ( "Kosovo. Zëra kundërshtues... f.207). Duket një formulim shumë i rafinuar për të thënë se zgjidhja e problemit të Kosovës nga këndvështrimi serb dihet se cila është e cila duhet të jetë: Kosova-pjesë e Serbisë. Puna, sipas të ndjerit Zoran, ishte vetëm si do të ecej drejt vulosjes edhe një herë të kësaj zgjidhjeje.

Tani diplomacia shqiptare ka rastin më të mirë e më të përshtatshëm t'ia kthejë kusurin diplomacisë serbe me monedhën e Zoranit. Diplomacia shqiptare, jo vetëm ajo qeveritare, por edhe ajo intelektuale e deri diplomacia e qytetarit më të rëndomtë që bie në kontakt me të huaj, duhet të deklarojë se dihet cila është zgjidhja e problemit të Kosovës : njohja e pavarësisë së saj të shpallur e të bërë fakt edhe me ndërhyrjen e protektoratin ndërkombëtar. Puna është si të kryhen sa më shpejt e pa shumë telashe formalitet për këtë zgjidhje.

Por për fat të keq politika e jashtëme e Shqipërisë dhe veçanërisht burokracia diplomatike qeveritare e Tiranës, sikurse e treguan reagimet e ngathta e të çorientuara të Ministrisë së Jashtëme në rastin e deklaratës së Majkos, është shumë larg vendosmërisë për t'ia kthyer kusurin diplomacisë agresive serbe me "monedhën e Xhinxhiçit". Politika dhe diplomacia shqiptare në Kosovë fatmirësisht u dukën me këtë rast se kanë lëvizur shumë më përpara se ajo e Tiranës në këtë drejtim.

Por përsëri diplomacia shqiptare si në Shqipëri dhe në Kosovë do të bënte mirë të nguliste në mendimin politik e praktikën e punës atë çka e ka thënë me njëfarë sarkazme të pahishme, por me shumë kuptim Veton Surroi në shkrimin : "Në kërkim të ardhmërisë së kaluar" ( "Shekulli", 14 Gusht 2003) : " Ai që ka menduar se Serbia do të bëjë platformë për Kosovën në të cilën do të shpallë se Kosova është vend i pavarur dhe që do krijuar me të marrëdhënie të fqinjësisë së mirë do të ketë pasur kapacitet të ngjashëm analitik me atë të dr. Rugovës kur mori telefaksin nga Dominioni i Melçizedekut, para pesë vitesh në të cilin shpallej vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur me të cilin do lidhur marrëdhënie diplomatike". Falet në këtë rast sarkazma ndaj Presidentit të Kosovës sepse ndihmon për të kuptuar më lehtë se shqiptarët nuk duhet të kenë iluzionin se Serbia do të heqë dorë formalisht nga pretendimi për një pushtim e ankesim të ri të Kosovës, edhe pse kjo duket një absurditet tanimë.

Megjithatë shqiptarët do të bënin gafën më të madhe historike nëse do të flinin mbi dafina e të mendonin se Serbia nuk do të tentojë të vejë në jetë ato kërkesat absurde që bën këto ditë për kthimin e ushtrisë e të forcave policore serbe në Kosovë gjoja për të mbrojtur serbët e rrezikuar; se Serbia do të heqë dorë nga intrigat për t'u nxjerrë shqiptarëve qumështin e nënës nga hundët për çdo hap që këta do të bëjnë drejt realizmit të aspiratave të tyre. Shqiptarët do të bënin një krim të rëndë ndaj vetes nëse nuk shqetësohen për çdo intrigë serbe, për çdo ngathtësi që do të tregojnë faktorët ndërkombëtarë në njohjen e statusit të Kosovës së pavarur. "Udhëkryqi kosovar" ku diplomacia ndërkombëtare qëndron e vetgozhduar me dashje duhet t'i shqetësojë shqiptarët orë e çast.
Shqiptarët nuk duhet të jenë gjithmonë "kavie diplomatike" ndërkombëtare.

Në Kosovë ka katër vite që po bëhet një eksperiment i çuditshëm ndërkombëtar, një lloj alkimie për të zëvendësuar shtetin me "shoqërinë multientike" që askush nuk e ka të qartë si mund të jetë e si mund të funksionojë për të përmbushur fuksionet e shtetit kombëtar në një territor ku 95% i përket të njëjtit komb, në rastin e dhënë kombit shqiptar.
Është vështirë të mos pajtohesh me arsyetimet e Fromkin : " Në qasjen tonë të parë ndaj Jugosllavisë rezultoi që ne (amerikanët) kishim dështuar: federata u shpërbë në 5 shtete të pavarura. Edhe në Kosovë, madje edhe pas fitores, SHBA mund të mos arrijnë pasojat që dëshirojnë në afat të gjatë, duke pasur parasysh se qeveria amerikane do një përfundim që nuk e dëshiron asnjëra nga palët në grindje" (f.176). Fromkin ka shkruar me shumë skepticvizëm për atë që po bëhej në Kosovë pas dëbimit të ushtrive serbe: ''koncepti i kujdestarisë mbi Kosovën vjen në një kohë të gabuar në histori...Mbi të gjitha SHBA kundërshtojnë qëllimet politike të të dy palëve. Dhe malet e Jugosllavisë janë një vend ideal për luftë partizane, për kryengritësit kundër sundimit të çdo autoriteti ndërkobëtar" (f.191)

Fromkin ka bërë dhe paralajmërimet shkurajuese dhe vlerësimet jo fort të këndshme për shqiptarët : "Administrimi ushtarak nga aleatët në Kosovë dhe pasuesja e tij Administrata civile e përkohëshme e OKB-së në provincë do të përballen me çështjen se çfarë është " e mirë" në kontekstin e politikës ballkanike në tërësi. Ne mund të pajtohemi me atë se ajo që bëri regjimi i Milosheviçit, spastrimi etnik në Kosovë, ishte një e keqe dhe duhet të zhbëhet. Por nuk është aspak e qartë nëse duke ndihmuar kauzën e shqiptarëvet, të UÇK-së ose të ndonjë armiku tjetër të Milosheviçit do të jetë një gjë e mirë" (f.187). Pikëpamje të kësaj natyre, madje dhe më të hapura kundër çështjes shqiptare janë shprehur nga shumë vëzhgues politikë, studiues dhe politikanë në Perëndim. Këtë e ka pasqyruar shumë mirë Uilliam Xhozef Bakli në përmbledhjen e teksteve "Kosovo. Zëra kundërshtues..."

Por më e saktë duket dhe na pëlqen të dalë, sidomos përsa i përket efektit të parashikuar në rezolutën 1244, ajo që Fromkin e shpreh në fjalët : "Ironia është temë e historisë. Politikat shpesh nuk arrijnë atë që ato kishin interes të arrinin; jo rrallë ato arrijnë të anasjelltën. Pra ka arsye të trembemi se ajo që do të sjellë ndërhyrja jonë do të jetë diçka që ne nuk e kishim ndërmend" (f.187). Më e mira nga të gjitha është që diplomacia ndërkombëtare e përfshirë në problemin e Kosovës të përpiqet të bëjë jo atë që mund të kenë pasur ndërmend njëri e tjetri kur kanë krijuar kuadrin kontradiktor të zhvillimeve rreth çështjes së Kosovës e çështjes shqiptare deri tani, por të bëjnë atë që dikton realiteti, e drejta, logjika, historia dhe që është penguar padrejtësisht, arbitrarisht e përdhunisht deri tani.

Trashëgimia e keqe në drejtimin e diplomacisë shqiptare ka favorizuar serbofilinë

Edhe Paskal Milo, ish-ministër i jashtëm, u tërbua kundër qëndrimit të Majkos sepse është njëri nga arkitektët e përuljes diplomatike të Shqipërisë para Beogradit e Moskës. Edhe një pararendës i tij në të njëjtin post, ish-ministri i jashtëm në qeverinë e dytë të Meksit, Tritan Shehu, tërbohet kundër Majkos sepse ka koncepte politike e diplomatike identike me ato të Milos.

Tre ditë pasi Tritan Shehu bëri deklaratën për të demaskuar qëndrimin e Majkos, për të ushtruar presion mbi këtë që të shkonte ose të dërgonte zëvendësin e tij në takimin e Malit të Zi, shefi partiak i Tritan Shehut, kryetari i PD(r), Genc Pollo gjatë një takimi me ambasadorin e Gjermanisë, ku ishte i pranishëm dhe Tritani, në fakt mori anën e Majkos. Ja një provë konkrete e konfuzionit dhe diletantizmit politik e diplomatik midis politikanëve shqiptarë që pretendojnë të jenë "balli i kazanit" të politikës. Ja si u zhvleftësua dhe u bë qesharak në pak ditë qnëdrimi politik i i një ish-Ministri të Jashtëm.

Po kështu u skualifikua dhe u bë qesharak edhe qëndrimi anti-Majko i Paskal Milos kur shefi i tij partiak i deritanishëm, që e kishte ndihmuar Paskalin të bëhej Minsitër i Jashtëm në racionin e PSD-së në koalicionin "Alenaca për Shtetin", kryetari i kësaj partie Skënder Gjinushi, mbajti qëndrim mbështeës për deklaratën e Majkos. Nuk kanë folur dy pararendës të Milos e Shehut, ish-Minstri i Jashtëm në qeverinë e parë të PD-së. Alfred Serreqi, as ish-Ministri i Jashtëm në qeverinë disamujore "të pajtimit kombëtar" në vitin 1997, Arjan Starova. I pari nga këta është në letargji politike dhe diplomacinë e pati një episod zbavitës për një mjek që hyri në politikë. I dyti ka zënë vendin që mbante Alfred Moisiu para se të bëhej president, si Kryetar i Shoqatës së Atlantikut të Veriut, dhe si duket ka pasur frikë të nxitohet në shprehjen e mendimit se mund t'i prishë vetes punë në diplomacinë euroatlantike.

Nuk janë shprehur edhe dy pasuesit e Milos në postin e Ministrit të Jashtëm, Arta Dade dhe Ilir Meta. Mësuese Artës ( që nuk u mor vesh pse e zuri për ca kohë postin e shefit të diplomacisë) nuk i merret për të madhe. Kurse Ilir Meta, që sapo është larguar nga kolltuku i Ministrit të Jashtëm dhe nuk është zëvendësuar ende, edhe pse ka heshtur në fakt është shprehur nëpërmjet deklaratave e qëndrimeve që ka mbajtur MPJ, sepse ata specialistët që formulojnë përgjigjet e deklaratat, që marrin notat e protestës të serbëve kur duhet t'i refuzojnë ato, si dhe vet titullarti ad interim i dikasterit, Luan Hajdaraga, ecin në gjurmët që ka lënë dhe mendojnë në frymën që ka krijuar Ilir Meta në diplomacinë shqiptare, në mënyrë të veçantë përsa u përket marrëdhënieve me Serbinë e qëndrimeve për Kosovën.

Për këtë pozitë të Ilir Metës më shumë janë sëkëlldisur miqtë e tij në radhët e "opozitës së djathtë" berishiane, të cilët tërthorazi janë munduar t'i vijnë në ndihmë duke i interpretuar gjërat "allasojçe". Në ditët e para kur në shtyp kundër Majkos dilnin shkrime me titujt "Emocionet diplomatike të Majkos" ( "Gazeta Shqiptare" 10 gusht); "Qeveria kundër deklaratës së Majkos" ( "Shekulli" 10 gusht); "Ministri që vepron me emocione"; "Ministri që ngre kështjella në rërë" ( "Dita" 11 e12 Gusht); "Përgjigja e Majkos shton konfliktin" ( "Dita 12 gusht); "Majko bëri ngatërrim funksionesh" ("Dita" 13 gusht); kur në ekranin e "Top Channel" shfaqej "analisti" Koço Danaj të ironizonte sipas orekseve serbe Majkon etj. gazeta e "Tema"e Mero Bazes bënte një qasje mjaft origjinale ndaj këtij episodi në politikën e jashtëme e diplomacinë e Shqipërisë.

Më 12 Gusht në këtë gazetë u botua komenti pa autor me titull "Deklarata e Majkos, lojë e Metës". Sipas këtij komenti "deklarata ishte një kurth për kabinetin e Nanos" ( pra nuk paska të bëjë me ndonjë problem delikat të politikës së jashtëme të Shqipërisë dhe as qenka diktuar nga dëshira për të mbrojtur ndonjë interes madhor shqiptar. Sipas komentit edhe kjo deklaratë ishte vetëm "një hap përpara në krizën që ka përfshirë PS-në" dhe bëhej që "Meta të provonte se pa ministër të jashtëm qeveria futet në kaos". Këtë "dëshirë të Metës" ka marrë përsipër ta paraqesë si fakt të kryer politika dhe propaganda e PD-së.

Origjinaliteti i qëndrimit të gazetës "Tema" është se deklaratën e Majkos e nxirrte plotësisht jashtë suazave të marrëdhënieve të jashtëme e jashtë sferës diplomatike të Shqipërisë dhe e shndrronte në një ngatërresë brenda PS-së. Komenti i "Temës" ishte shkruar për të mbështetur qëndrimin e Berishës, i cili nga dëshira për të qenë i pari në komentimin e deklaratë së Majkos, e shkëputi këtë deklaratë nga ato që po kurdiseshin në Serbi, sepse nuk tha asgjë nëse Majko kishte vepruar mirë apo keq, por dënoi synimet serbe dhe filloi të qortonte rrëmujën në qeverisjen shqiptare. Drejtuesi i "Temës", Mero Baze, edhe pse reagimet e para negative ndaj deklaratës së Majkos filluan të ndryshonin me shpejtësi u tregua shumë këmbëngulës në përpjket për zhvleftësimin e qëndrimit të Majkos. Më 14 Gusht ai botoi editorialin e radhës ( një nga më të gjatët) në gazetën e tij me një titull ngacmues "Shpërthimi i Majkos si bombë me telekomandë" ku tenton të provojë se "Majko ka spekuluar" dhe "me Majkon po spekulohet" dhe sfidon pastaj "patriotizmin e dyshimtë të Pandeli Majkos". Të tilla komente dashakeqe e denigruese e nxorrën më në pah anën negative të qëndrimit fillestar të Berishës. U desh që të ndërhynte shefi nominal i diplomacisë pëdëiste, sekretari për marrëdhëniet me jashtë, ish-ambasadori i Berishës në Paris, Besnik Mustafaj, që të ndreqej diçka në përshtypjen e keqe që krijonin qëndrimet e Berishë e të propagandistëve të tij. Më 14 Gusht në gazetën "Albania" u shfaq shkrimi me titull "PD-ja merr në mbrojtje Majkon". Por edhe kjo mbështetje ishte me shumë rezerva dhe me mjaft hile përsa i përket qëndrimit parimor që duhet të ketë politika shqiptare.

Mustafaj e quajti "ekzakte" ( nuk tha nëse refuzimi i ftesës ishte i drejtë apo i gabuar) deklaratën e Majkos për Kushtetutën që hartohej në Beograd. Pastaj menjëherë kaloi në frymën e deklaratave të Ministrisë së Jashtëme dhe këshillonte se "nuk është koha për të krijuar destabilitet të ri në rajon". Për më tepër Mustafaj tregonte një kujdes krejt të panevojshëm e të tepruar të jepte sigurime se Majko " nuk merret me një problem nacionalist". Kështu edhe kandidati më i mundshëm i PD-së për në krye të dikasterit të punëve të jashtëme në rast se vjen në pushtet kjo parti në thelbin e arsyetimit e të shprehjeve të tij nuk ndryshon shumë nga ish minstrat t e jashtëm Tritan Shehu, Paskal Milo e Ilir Meta.

Gjatë gjithë kësaj kohe nuk janë shprehur dy institucionet e dy personalitetet që kanë rolin drejtues politik më të lartë në diplomacinë shetit, kryeministri Fatos Nano dhe presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Propaganda në ditët e para u përpoq të krijonte idenë se Majko kishte folur në kundërshtim me dëshirat e Nanos. Pastaj mbizotëroi ideja se Nano po mban heshtje enigmatike duke përfituar dhe nga fakti se nuk ndodhet në Shqipëri. Kjo e ka shtuar pasigurinë për atë që do të ndodhë më pas, do të kalojë qeveria zytarisht në mbështjetje të Majkos, apo do të distancohet nga deklarata e Makjos çka normalisht duhet ta shtyjë Majkon të japë dorëheqje pas asaj që bëri në rast se qeveria nuke mbështet. Serbët i kanë luajtur fort gurët me propgandë e shantazh diplomatik, me siguri dhe në rrugë më të padukshme, që të bëjnë qe verinë e Shqipërisë të disdtancohet nga qëndrimi i Majkos. Serbofilia shqiptare vazhdon të ushtrojë dhe ajo presion për izolimin e Majkos.

Mbledhjet e qeverisë, të drejtuara nga nënkryetarja Ermelinda Meksi, i kanë kaluar anash kësaj çështjeje në pritje të kthimit të Nanos " që nuk dihet se ku ndodhet" pas dasmës kryeministrore në Turqi.. Luan Hajdaraga nuk ka dhënë shpjegim tjetër në qeveri veç atij se dikasteri i Punëve të Jashtëme u zu në befasi nga ky zhvillim ngjarjesh. Kur zihesh në befasi nga një zhvillim i tillë dhe nuk orientohesh menjëherë e nuk sqaron dot opinionin menjëhrë do të thotë se je dikaster i falimentuar plotësish

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2003 nė 05:37 Edit Post Reply With Quote
Kuvendi i Serbisë miraton njëzëri Deklaratën mbi Kosovën
Fahri Musliu
27 gusht 2003, 18:35 UTC


Kryetari i Qeverisë së Serbisë, Zoran Zhivkoviç duke iu drejtuar deputetëve para votimit tha se parlamenti e miraton njëzëri këtë deklaratë, që do të dërgojë mesazhe në të katër anët e botës.

“Opinionit të Serbisë do t’i dërgojmë mesazhin se parlamenti, si pjesë e pushtetit por edhe qeveria janë të gatshme dhe të afta që seriozisht dhe racionalisht t’i qasen si debatit ashtu edhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të rëndësishme që janë me domethënie më të lartë për shtetin dhe kombin, dhe ka shtuar se një nga këto prioritete është Kosova, sikurse që janë edhe integrimet euroatlantike”, tha ai.

Zhivkoviç vuri në dukje se mesazhi për bashkësinë ndërkombëtare është se pushteti demokratik në Serbi i respekton të gjitha rregullat dhe dokumentet e nënshkruara, se nuk po bën thirrje për luftë dhe mund të jetë partner për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se pushteti demokratik në Serbi gjithashtu as që ka të drejtë as ndërmend që të heq dorë nga legjitimiteti i luftës për interesat e Serbisë dhe të popullit serb në territorin e Kosovës.

Sipas tij mesazhi për shqiptarët dhe udhëheqjen e tyre është se tani është momenti historik për të treguar se politikisht janë të pjekur dhe përgjegjës dhe se mund të bëhen bashkëbisedues dhe partnerë të mirë edhe të Beogradit edhe të Bashkësisë ndërkombëtare.

Zhivkoviç tha se mesazhi kryesor ka të bejë me serbët e Kosovës sepse për ata zgjidhja e problemit të Kosovës është me rëndësi maksimale. Sipas tij pa kthimin dhe ekzistimin e serbëve në Kosovë nuk do të ketë zgjidhje të mirë për këtë problem.

Prandaj edhe i ka ftuar që përkundër të gjitha të këqiave që u janë bërë, të gjejnë atomin e fundit të forcës dhe motiv të mjaftueshem që të mbeten atje, dhe të kenë besim tek institucionet e Serbisë. Sipas tij qeveria serbe me nisma diplomatike do të orvatet të realizojë ëndrrën e të gjithëve për një Kosovë të qetë.

Në tekstin e Deklaratës prej 20 pikash thuhet se sovraniteti shtetëror dhe mosndarja territoriale e Republikës së Serbisë ka të bëjë edhe me Kosovën, pavarësisht nga administrata kalimtare ndërkombëtare atje.

Gjithashtu nënvizohet se rreth statusit final të Kosovës nuk mund të zhvillohet debati derisa nuk realizohen të gjitha dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kërkohet që sa më parë të zbatohet decentralizimi i Kosovës në harmoni me rekomandimet e Këshillit të Evropës, të sigurohet respektimi i plotë i marrëveshjes ushtarako-teknike dhe i dokumentit Hakerup-Çoviç.

Kur të përmbushet në tërësi Rezoluta 1244 si dhe standardet që i ka shtruar UNMIK-u Kosovës, atëherë institucionet kompetente të Serbisë do ta autorizojnë Qendrën Bashkërenduese për Kosovën që me anë të Grupit të Kontaktit të kontribuojë në hartimin e platformës së “autonomisë esenciale” të Kosovës në kuadrin e Republikës së Serbisë si anëtare e Bashkësisë shtetërore Serbia – Mali i Zi, thuhet mes të tjerash në Deklaratën mbi Kosovën.//kk//


VOA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2003 nė 05:45 Edit Post Reply With Quote
Si nuk perkthen kush origjinalin?!

As po e gjej hic deklaraten, sllavisht nuk di.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar mė 28-8-2003 nė 21:19 Edit Post Reply With Quote
Anton pershendetje
Te gjitha deklaratat e bera si nga Majko, dhe replikimet nga Milo, Godo, Abdi Baleta etj "qojne uje ne mullirin e atyre qe bluajne dritherat per shqiptaret".
keta jo vetem qe nuk jane politikane por na shesin edhe mend se dijne te bejne politike.
Ahh cfare injorantash ka dhe ka pasur Shqiperia.
Shkrimi i Rimekembjes se Baloshit eshte nje mbeshtetje emocionale perkundrejt Majkos e shoqeruar me difensimin e ketij te fundit kur paskalet, godoshat etj, dalin kunder deklaratave jo te qarte te idealisteve te tunelit te Otrantos.
Cfare tha Majko?
Asgje, pervecese beri nje pordhe te madhe te cilen duhet ta pije e te mos beje ze.
Si mund te deklaroje ky lloj polimuri ne kete menyre?
Cuditem se ne Shqiperi qenkan te gjithe naive, impotente e njerez antikreative per te bere gjene me normale te titulluar "politike".
Perse Majko vetembrohet ne kete menyre me deklarata te tilla duke nxjerre ne pah subjektivizmin e tij, emocionet dhe naivitetin foshnjor?
Perse nuk deklaroi se shqiptaret kerkojne Nishin, Plave e Guci dhe te gjithe trojet e rrembyera me dhune vandale nga serbet?
Mos valle Majka(nena) po tregohet i zgjuar dhe po fiton pike ne arenen politike shqiptare dhe ate kosovare?
Ja pra si mashtrohet populli shqiptar nga disa pleq naive qe po e mbajne peng te ardhmen e kombit.
Abdi baleta me shkrimin e tij tregoi me ne fund se me shume se nje karrierist pragmatist, nuk mund te jete.
Ti Anton bie shkrimet disave ketu duke kenaqur veteveten dhe duke duartrokitur parti-enver jemi gati kurdohere.
Ahhh medet se kush kujdeset per kete komb.
Pu pu pu haleja na mbyti.
Pse keshtu doni te punoni per komb o te verbuar?
Nuk dini te formuloni nje deklarate diplomatike, cfare krimi.............

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2003 nė 22:40 Edit Post Reply With Quote
Degjo,

per cfare shkrimesh e ke fjalen apo futja kot!

majkon une per vete nuk e llogaris asper mize, por ja ai eshte minister i mbrotjes i RSH.

A jemi kafshe?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 14-9-2003 nė 11:17 Edit Post Reply With Quote
10-PROGRAMET SERBE PËR SHFAROSJEN E KOSOVARËVE DHE HESHTJA MORTORE E SHQIPËRISË TONË TË KEQE

--------------------------------------------------------------------------------

14 shtator 2003 / Shkruan: Kadri MANI

Këtë më së shumti e bëri kisha serbe që nga themelimi i saj më 1281. Këtë vit Sava, murg në Atos, i vëllai i mbretit Stefani i Parë i Kurorëzuar, u shungurua nga patriku i Nikesë metropilit autoqefal i Serbisë. Pra, dy vëllezërit e dinastisë së Nemanjëve qëndronin majë të piramidës shtetërore dhe kishtare. Kjo simbolikë, që në shikim të parë duket si rastësi, shpreh, në të vërtetë, njësimin e kishës e të shtetit në të njëjtin strumbullar hegjemonist.Gjatë shtatëqind e nëntëmbëdhjetë vjetëve të ardhshëm kjo Kishë do të mbetej frymëzuesja më e madhe e krimeve në Ballkan. Pas Savës, ajo, nga shekulli në shekull, zgjeroi grigjën e shenjtorëve vrasës, duke i tunduar brezat të marshonin nën flamujt e krimit. Ajo, madje, edhe në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX i ra çmendurisht bririt të shfarosjes:"Toka e shën Savës duhet të hakmerret! Shqiptarët i pastron vetëm thika dhe zjarri!" Ishte një thirje që kullonte gjak, e zhveshur nga çfarëdo fryme liturgjike, e e gër, e prerë, barbare.Shqiptarët ende gjallonin edhe pas plojës së paprerë njëmijekatërqindvjeçare, prandaj priftërinjtë ortodoksë serbë tashmë kishin humbur durimin. Ata s`mjaftoheshin më vetëm me bekimin e kriminelëve, duke tundur fenerët nën tymrat e temjanit. Popat kishin e cur së prapthi deri në burimin e gjakut sllav, kishin kërleshur përbindshëm leshrat, kishin hardallosur kthetrat dhe po thërrisnin: Thika, zjarri! Për të gjithë ata që s`e flasin gjuhën dhe që s`i shohin ëndrrta serbisht! Syngjia dhe mordja! Amen!

(Rushit Ramabaja:"Mareci i Shpresës së Mirë"-2003, f. 20-21)

1844- Ilia Garashanini përpilon Naçertanian-(Projektin e Madh) për shfarosjen e shqiptarëve;

1881-Programi i depërtimit në det;

1920-Programi i likuidimit të shqiptarëve;

1937-Elaborati i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;

1939-Programi i Ivo Andriçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1941-Programi i Moleviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1942-Programi i Drazha Mihajloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1944-Elaborati i II-të i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve eme dhunë dhe me terror;

1950-Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1986-Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe!



Në vitet `95 në një restoran të Tiranës po e qortoja me mllef Akademik Adriatik Kallulin:

"Ku ishit ju akademikët e Tiranës, ç`bënit që nuk e shprishnit Memorandumin e Akademisë serbe për Kosovën-"serbe"!?!"

"Pse, paska pasur një Memorandum të tillë?- nuk paskam dëgjuar!"

"Lëre tani, pimë kafet!"

Kishte ardhur ky i bekuar në Zvicër, dhe më ftoi i zoti i konakut, zotni Ramiz Shabani, që ta kalojmë një mbrëmje bashkë! Ia tregova bisedën tonë në restoranin e Tiranës dhe nuk shkova!

Po Kadarea, ç`bënte Kadarea!?!- po i binte legenit!! Po i fynte kosovarët se na qenkëshin pula të lagura, se letërsia kosovare na qenkësh e ngarkuar me shovenizëm!!! Dhe për habinë tonë, presidenti Rugova çohet dhe e dekoron!!! Dhe Kadarea, nga qyteti me rrasapeta, me paturpësi e merr dekoratën e pamerituar!!!

Dhe nga kush, nga Presidenti të cilit i Paskësh hipur dëshira që të na i ndërrojë simbolet, gjakun!!!

Apo ngaqë nuk e duan Kosovën të lirë, sikur edhe denbabaden, pas traditës të tyre të ezezë e të turpshme.

Dhe xhevahiri më i ri në gjerdanin e turpit në gjoksin e Shqipërisë tonë të keqe:

Në muajin korrir-2003, në sallën e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë, koloneli në pension, Halil Katana, e përuroi librin e vet:"Tri dimesionet e UÇK-së"- të përpiluar nga gazetat dhe thashethemet, për çështje personale-karrieriste-komarciale, kurse vetë ai u shpreh kështu:

"Dëgjaum se është shpërthyer kufiri në Koshare. Dhe unë, përgjegjës i gazetës ushtarake, shkova në vendin e ngjarjes, dhe i putha ata djelmosha në ballë, e bëra një fogorafi dhe e shkruajta një artikull. Por eprorët e mi më thanë të mos e botoja, se na del telashe me Serbinë, dhe unë nuk e botova, por e futa në dosje"!!!

Dhe Halil Katana-( KATANA-JA f. sh. -, -TË. 2. përd. mb. Që ka trup të madh, por të dobët; që ka vëllim të madh, por pa mbështetje të shëndoshë. Kalë katana. (FSHS, f. 500, Tiranë 1984). Pra, ky farë soj oficeri frikacak e koprrac, nuk ua fali asnjë libër të pranishëmve në sallë!!!

Poashtu edhe Platforma për Kosovën e Akademisë së Skencave të Tiranës tiranike, s`kishte fort dallim nda platformat sebe të çerdhës çetnike në Beograd, Francuska-7!!!

Kurse për rininë e Tiranës tiranike shqipfolëse e grekoserbisht menduese-vepruese, po mjaftohemi ta ilustrojmë me një vjershë:



Bahtir HAMZA

ZOT, NA SHPËTO NGA KY MJERIM

(Në qytetin "Studenti" në Tiranë, në mur lexohet "U.Ç.K-ari", "F.U.Ç.K.")

Në mes gurëve dhe mureve të ndërtesave lexohet
dëshira e thurur krim.
E fëtyra e oborrit të pahijshme duken të ndyta e me
Plot pisllëqe.
Delet, qetë, macet, lopët dhe gomarët, qesin me bisht
e me shqelma anash.
Në mbrëmje dëgjohet zëri i thirrjes:
"Elisa, Elisa, o yll, o flori, o zemra, o piçka"
E zëra dëshire ziejnë në dritaret e tyre.
Zë dashurie...?!
Duke numëruar mjerimin e kohës
Lavatriçet dhe banjot tregojnë dobësitë e tyre.
E koha rri me mua. ...e mbi ta rri koha.
Ç`t`i them shpirtit tim, për këtë krim?
Për zërin e tyre që del duke bekuar komunizmin.
Zot, kuptoje këtë mjerim të kohës.
Disa i shoh me zgjebe në fëtyrë.
Disa me pantallona të grisura.
Disa i shoh me fëtyrë hije në mur. Zi.
Disa thithin ajrin e zi-rrotull cigares
që ndryshon nga të tjerët.
Zot, kuptoje këtë mjerim të kohës.
Që nga lart më vjen mundimi, vjellje, gërdi!!!
E mbrëmjet i lypin njerëzit për t`u përçmuar
dashurinë...
Nga këtu fillon revolucioni i kokës.
Që të detyron sa më shpejt të largohesh, lutje
e lutje që sa më shpesh të largohesh...
Zot, kuptoje këtë mjerim.
Emri "U.Ç.K-ari" i shkruar në mur.
Studentët kush do t`i shpëtojë?
Dashurinë, Atdheun, Lirinë...
Të zestë! "F.U.Ç.K. F.U.Ç.K. F.U.Ç.K
F.U.Ç.K-arin.
S`dijnë ta shijojnë, as Atdheun e as dashurinë.
As të bukurën, as të vërtetën, as demokracine.
Zot, shpëtona nga mendtë tona.
Nga mjerimi i shpirtit që s`di çka lyp.

5 Tetor 2000, Qyteti Studenti, Tiranë

(Ribotohet edhe si përgjigje të gjithë gënjeshtarëve që thonë se Shqipëria na e paskësh çliruar Kosovën, por kosovarët kinse na qenkëshin mosmirënjohës ndaj "çlirimtarëve" të ideologjisë socialfashiste!!!)





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 22-1-2004 nė 01:19 Edit Post Reply With Quote
Peshkopi Artemije ne Uashington

The Western Policy Center
POLICY FORUM
"A MULTI-ETHNIC KOSOVO: DIPLOMATIC DREAM OR BALKAN REALITY?"
featuring
BISHOP ARTEMIJE OF KOSOVO

His Grace Bishop Artemije, of the Serbian Orthodox Diocese of Raska and Prizren in Kosovo and Metohija, has served as a preeminent and moderate voice promoting reconciliation
and a multi-ethnic ideal among Christian, Muslim, and all other inhabitants of Kosovo,
amidst the turmoil of recent years.
Thursday, January 29, 2004
10:00 a.m. – 11:30 a.m.
Presentation to be followed by Q & A.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-1-2004 nė 10:32 Edit Post Reply With Quote
Per ta dite shqiptaret mire se kush asht:

"Po këtë politikë e përkrahu edhe kisha Ortodokse sërbe: Artemije Radosavljeviçi, njëri prej përfaqësuesve të saj të lartë në Kosovë më 28.qershor 1993 në një festim ku i pati dhuruar gratë me barrë sërbe, pati deklaruar: “ Unë i korigjoj priftët tanë, që theksojnë se Zoti është babai i të gjithë njerëzve. Kjo nuk është e vërtetë. Zoti është krijues i të gjithë njerëzve, babai vetëm i atyre që besojnë djalin e tij. Prej një këndvështrimi ortodoks nuk mundet thënë, se të gjithë njerëzit janë fëmijët e zotit.”"

F. Rohder: “Für die Einheit aller serbichen Länder”, n.d., f.13.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 15-5-2004 nė 01:29 Edit Post Reply With Quote
Foreign Minister Presents Kosovo Decentralization Proposal to U.S. Officials

May 14, 2004, Serbia & Montenegro



Washington, D.C. - The foreign minister of Serbia and Montenegro, Vuk Draskovic, met with Secretary of State Colin Powell in Washington to present the Serbian government's proposal for decentralization in Kosovo, which calls for granting Serb villages and enclaves "high-level" autonomy and a system of security that will encourage the 200,000 Serbs that fled the province in 1999 to return. Serbs now comprise 6 to 8 percent of Kosovo's population of about 1.9 million.
According to the plan, an "Autonomous Serb Community" would be established in Kosovo through a U.N. Security Council resolution. Five Serb regions would be created with their own police, judiciary, and social organizations. Representatives of Serbia and Montenegro would join officials of UNMIK, the interim U.N. administration in Kosovo; Kosovar Albanians; and Kosovar Serbs in carrying out the process of setting up the Community.

Draskovic, in his discussion with Powell, also urged the United States "to eliminate the consequences of ethnic cleansing" against Serbs in Kosovo that have occurred since the U.N. took over administration of the province in June 1999. He asked the U.S. to pressure the Security Council to assist Kosovar Serbs in the same way the international community helped Kosovar Albanians escape the repression of Slobodan Milosevic's regime before June 1999. In addition to the 200,000 Serbs that fled Kosovo, 40,000 Serb homes in the province have been destroyed and 150 Orthodox Christian churches and monasteries have been damaged or destroyed, he stated.

The minister said Serbia must cooperate more fully with the international war crimes tribunal in The Hague immediately to promote the restoration of the "traditional historical links" between Belgrade and Washington. He said Powell had made it clear that there would be no further U.S. aid to Belgrade unless there were sufficient cooperation between Serbia and the tribunal, with the top priority being the arrest of former Bosnian Serb army commander Ratko Mladic, who is believed to be in Serbia. In addition, Draskovic said, Belgrade "needs the U.S. to act as an honest broker to solve the Kosovo problem."

The proposal for the Autonomous Serb Community was passed by Serbia's parliament in response to the March violence in Kosovo that killed 19 people, injured more than 1,000, and forced thousands of the remaining Serbs from their homes. The head of UNMIK, Harri Holkeri, referred to the violence as "the most serious setback to UNMIK's efforts of the last five years." Holkeri added that "it challenged the sustainability of the international community's efforts to build a multi-ethnic Kosovo where all citizens could live in peace and security."

Serbian Prime Minister Vojislav Kostunica and Holkeri have agreed that talks should begin on the proposed Serbian plan, while European Commissioner for External Relations Chris Patten, on a trip to Belgrade, said the plan was a good starting point for negotiations on Kosovo. Holkeri stated, however, that there was a wide gap between the proposals of UNMIK for the province and those of the Serbian government.

Kosovo Prime Minister Bajram Rexhepi stated that Kosovar Albanians would never accept decentralization in the province based on ethnic principles, while a spokesman for Kosovo President Ibrahim Rugova said decentralization could be addressed after Kosovo gained independence.

Draskovic stated that establishing security for Kosovar Serbs and eliminating the consequences of ethnic cleansing for this minority community constituted the cornerstone of "standards before status," the rule of law, economic, and human rights benchmarks that the United Nations says must be achieved in Kosovo before its final status can be negotiated.

The Security Council has urged the resumption of direct dialogue between Pristina and Belgrade. Draskovic said the governments of Serbia and Serbia and Montenegro are both ready to resume such a dialogue.

During his U.S. visit, Draskovic also presented Serbia's proposal for decentralization and minority protection in Kosovo in meetings with Deputy National Security Advisor Stephen Hadley; Senator Richard Lugar (R-Indiana), chairman of the Senate Foreign Relations Committee; Representative Christopher Smith (R-New Jersey), the co-chairman of the United States Helsinki Commission; and Senator Chuck Hegel (R-Nebraska), who is also on the Senate Foreign Relations Committee

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-7-2004 nė 08:08 Edit Post Reply With Quote
Vuk Drashkovic: Doja qe te botohesha ne Shqiperi
E Merkure, 07 Korrik 2004


Kjo eshte pjesa e dyte e intervistes se zhvilluar me Ministrin e Jashtem te Lidhjes Serbi dhe Mal i Zi, Vuk Drashkovic, ku ai sqaron dhe me tej pikpamjen e tij per Kosoven, lidhjet e tij me Shqiperine, gjera personale te tij, si edhe parashikimin per te ardhmen e Kosoves. Ai eshte shume i prirur dhe deshiron, qe te perkthehet ne shqip, pasi eshte perkthyer ne disa gjuhe te tjera. Ndersa, thote se do te ndjehej mire, nese shqiptaret do te botonin Grigorje Bozhovicin

Ben Andoni-Beograd

Fotot ekskluzive per Korrierin nga Zoran Zhistic (BETA)

Z.Drashkovic, pse eshte e pamundur ose enderr, sipas jush, Kosova e pavarur?

"Une nuk mund t'i mohoj askujt te drejten per te pasur endrra, kushdo qofte ai. Por, une jam kunder aventurave te cmendura, per t'i bere endrrat nje realitet te rrezikshem. Nje Kosove e pavarur mund te arrihet vetem me force dhe kunder deshires se serbeve. Dhe, fati i shqiptareve, i bazuar ne mungesen e fatit nga serbet, mund te kthehet shpejt ne fatkeqesi per te dy sebashku. Keshtuqe, na lini qe te kerkojme nje zgjidhje, qe do te mundesonte lumturine per te gjithe popullin e Kosoves".

Kush eshte prioriteti juaj si minister i jashtem: Partneriteti per Paqe, Bashkimi Evropian, Anetaresimi ne NATO, Bashkepunimi i plote me fqinjet apo paqja me stabilitetin me Kosoven. Me thjesht: Cfare vendi ze Kosova ne prioritetet tuaja?

"Seicili prej tyre ne te njejten kohe dhe po ashtu te gjitha sebashku. Gjithashtu, evropianizimi i vendeve te Ballkanit, me shume sesa ballkanizimin e Evropes. Dua t'ju them dicka per endrrat e mia. Une enderroj qe e gjithe Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Shqiperia te behen anetare te Evropes se Bashkuar.

Sa me shpejt qe te jete e mundur. Une enderroj qe ne do te behemi nje treg i vetem, nje hapesire e unifikuar kulturale pa kufi shteterore te njohur ne toke, duke konkurruar me njeri-tjetrin per standartet e jetes, te drejtat e njeriut dhe kerkimin e lumturise si edhe mbeshtetjen ne njeri-tjetrin me te gjithe respektet. Qe do te thote, gjithashtu se kjo do te jete ndihme per te marre pjese ne te gjitha shqetesimet dhe problemet e Kosoves. Ne duhet qe te realizojme po ashtu se te gjitha projektet per dominimin etnik dhe pavaresine ne te shkuaren, tashme u ka ardhur fundi. Evropa tani jeton ne realitetin e ndervarur te shteteve, popujve, religjioneve, gjuheve, kulturave, tregjeve, transportit dhe komunikimit, ushtrive. Pra, per cdo gje dhe per seicilen".

E parashikoni dot Kosoven pas diskutimit te statusit final te provinces te administruar nga OKB-ja?

"Une mendoj se i jam pergjigjur pak a shume kesaj pyetje. Une e parashikoj Kosoven me nje fytyre humane dhe me te pasurit e nje statusi evropian, nje vendi te lumtur per te gjithe ata qe jetojne atje. Une parashikoj shkallen me te larte te autonomise per serbet dhe per shqiptaret po ashtu, nen standartet evropiane te jeteses te ndervarura dhe me harmoni te plote, ku askush mos te ndjehet i kercenuar apo i huaj".

Jeni shprehur per BBC-ne se eshte e rrezikshme pavaresia e plote e Kosoves dhe se do te kete pasoja. Kush jane ato sipas jush?

"Krijimi i nje shteti indipendent ne territorin e Serbise mund ti jape shtyse nje procesi te rrezikshem te shume instancave te tjera per ritrajtimin e kufijve pergjate linjave etnike ne Ballkan ne te gjithe Evropen, por edhe ne pjese te tjera te Botes. Per shembull, Qipro e pjeses turke dhe Qipro e pjeses greke jane dy shtete te ndara. Republika Srpska si nje shtet indipendent, apo rajoni i Baskeve, Irlanda e Veriut apo Korsika sikur te shkojne drejt Pavaresise...Keshtu, brezat e rinj te serbeve do te krijojne nje mit tjeter per Kosoven dhe nje enderr per clirimin e saj. Dhe e fundit, por jo nga rendesia, marredheniet Serbo-Shqiptare ne teresine e tyre, po aq sa edhe lidhjet ne mes te Serbise dhe Shqiperise, ne menyre te pariparueshme do te demtohen. Te gjitha pasojat do te jene negative dhe teper te demshme per te dy palet, si per serbet, por edhe per shqiptaret dhe per Evropen, si nje te tere".

A besoni se mund te jete vete verdikti i kosovareve, shqiptare dhe serbe, qe duhet te vendose per provincen?

"Duhet te kete nje vendim unanim te shqiptareve, serbeve dhe gjithe te tjereve qe jetojne ne Kosove, pa asnje diktat dhe dominim. Megjithate, i tille unanimitet, mund te arrihet vetem nese principet, qe une kam permendur me heret do te respektohen".

Me lejoni qe t'ju pyes dicka: Keni nje pamje disi rebele?Ju ka ndihmuar kjo ne ballafaqimet tuaja?

"Une nuk mund te krenohem apo te fajesohem per pamjen time, te cilen e kam trashegim qe nga lindja. Une jam pergjegjes vetem per zgjedhjet, qe kam bere ne jete: per tu rebeluar kunder cdo lloj dhune dhe te keqes. Dhe, cmimi qe kam paguar ka qene teper i larte. Regjimi i vdekjes se Milloshevicit ka vrare shume nga ndjekesit e mi, duke perfshire ketu dhe kunatin tim".

Si jeni ndjere pas atentatit, qe gati ju mori jeten, i fyer apo i zhgenjyer?

"Une jam ndjere dyfish pergjegjes per te shkuar ne lufte, per arritjen e endrres te shume njerezve, qe kishin humbur jetet e tyre apo qe vuanin ne shume menyra te tjera, vetem sepse i takonin partise time politike. Une jam ndjere i detyruar per te pastruar Serbine e ideve te Milloshevicit, popullin e tij, kriminelet dhe turmat. Une jam ndjere i detyruar per te rigjalleruar dhe perteritur keto virtyte tradicionale te Kristianizmit, qe kane karakterizuar serbet, ne kohen kur ata ishin te privuar nga nderimi i Zotit dhe afrimi ne kisha, qe perpara sulmit te rrepte te komunisteve nga viti 1945".

Si i shikoni institucionet e Kosoves, apo marrjen e me shume atributeve prej tyre? A mund ta bejne ato me te lehte jeten e serbeve dhe shqiptareve ne Kosove?

"Atje nuk do te kete jete te perbashket, nese nuk do te kete institucione te perbashketa, ne te njejten menyre. Per kohen e mbetur, keto institucione detyrojne diktatin e maxhorances. Kjo eshte nje arsye, qe do te luftojme, me pare se do t'i bojkotojme ato dhe te heqim dore. Pervec kesaj, ne, do te zhvillojme nje rrjet te plote te gjithe ketyre institucioneve pergjate Kosoves duke vendosur nje sistem per nje autonomi sa me te larte dhe veteqeverisje per bashkite, qytetet dhe fshatrat. Me shume autorizim do te kene njerezit dhe familjet e tyre, qe do t'i beje ata qe te vendosin per cilesine e jeteve te tyre, keshtuqe do te zevendesohet vizioni etnik i gjerave me ate te interesit familjar dhe personal".

Si i perjetuat ngjarjet e marsit dhe kush mendoni, se kane qene orkestruesit reale te kesaj situate, qe ka demtuar fizikisht shqiptaret dhe ka demtuar materialisht serbet?

"Ajo qe shpertheu ne 17 mars eshte vazhdim i asaj qe ka shkuar qe nga 10 Qershori i vitit 1999. Ajo ka prekur fillimisht serbet, si fizikisht por edhe materialisht. Fizikisht, sepse rreth 2.500 serbe jane vrare apo kidnapuar (rrembyer) ne pak vitet e fundit dhe me shume se 200.000 njerez jane detyruar qe te shperngulen nga Kosova. Materialisht, sepse 40.000 shtepi serbesh dhe pothuajse 150 kisha shume te vjetra dhe manastire jane shkaterruar.

Une besoj se shqiptaret nuk kane qene arkitektet e ketyre krimeve, dhe as se serbet nuk kane urdheruar apo orkestruar per krimet e Milloshevicit kunder shqiptareve, nga ana tjeter".

E ardhmja e perbashket ne BE: nuk mendoni se e zgjidh shume problemin e kufirit ndermjet Kosoves, Serbise dhe Shqiperise?

"Po, Une e besoj. Kjo eshte e vetmja rruge per te zgjidhur problemet".

Kush jane hapat tuaja institucionale me ardhjen ne krye te dikasterit per afrimin e Shqiperise me Serbine?

"Une kam kerkuar dhe do te vazhdoj te kerkoj lidhjet me te mira te mundshme me Shqiperine. Sa me shume lidhje te behen ndermjet Beogradit dhe Tiranes, aq me e mire do te jete pajtimi i vertete, dialogu dhe marredheniet ne mes te shqiptareve dhe serbeve te Kosoves".

Sa konstruktive kane qene vitet e fundit marredheniet sipas pikepamjes suaj?

"Keto marredhenie kane qene shume me teper konstruktive sesa kishin parashikuar pesimistet. Megjithate, kane qene me pak konstruktive, sesa optimistet si une do te deshironin qe te ishin".

A mendoni se pervec marredhenieve te ngrira ndermjet dy vendeve per dekada me rradhe ka perqasje. Ku i shikoni ju pikat e kontaktit?

"Ne jemi bashke: ne territore ku jetojme, ne virtyte dhe ne cene, rrenje, poema, perralla, mite dhe zakone. Tipar yne i perbashket eshte gjithashtu se njerezit tentojne qe te jene ekskluzive (te vecante), ku ata e ndjejne se jane me te forte apo ate, qe rrethanat nderkombetare jane shume te favorshme per kete. Ismail Kadare ka ofruar pak me pare nje analize shume te mire te karakteristikave te perbashketa te dy popujve. Na lini ne, qe te njohim njeri-tjetrin me mire dhe ne do te kuptojme se jemi me shume te ngjashem sesa te ndryshem".

Kush jane shqiptaret qe keni pasur marredhenie ne karrieren tuaj te gjate dhe si e shikoni integrimin e tyre ne shoqerine tuaj?

"Ka shume prej tyre. Une kam miq shqiptare, qe mund t'i rendisesh nga njerezit e zakonshem deri ne eliten politike. Nese do te permend disa prej tyre, ata qe nuk do t'i permend mund te mbeten te ofenduar. Une kam pasur nje vellam (vella i bere me gjak-ritual i vjeter ballkanik) me nje shqiptar, qe nga viti 1973. Perpara se te ndodhnin gjerat e tmerrshme ne Kosove, nje dyzine e tere shqiptaresh ishin anetare te partise sime".

A keni qene dhe a do te vini ndonjehere ne Tirane?

"Fatkeqesisht, Une nuk kam qene ndonjehere ne Shqiperi dhe shpresoj qe te vizitoj shume shpejt Shqiperine".

A jeni i perkthyer, apo do te donit qe te perktheheshit ne shqip?

"Sa per librat, do te deshiroja shume qe romanet e mia te perktheheshin ne shqip".

Kur keni dhene intervista per gazetaret shqiptare, nese kujtoheni?

"Une nuk kam dhene ndonje interviste per median shqiptare, por jo sepse une nuk kam dashur, por sepse askush nuk me ka kerkuar. Une kurre nuk kam refuzuar qofte dhe ndonje interviste te vetme".

Shkruani me ne kohen e lire dhe kush jane temat qe ju terheqin me shume ne lexime?

"Qe ne momentin e pare qe kam pak kohe te lire, Une ulem dhe shkruaj. Per te qene realist, une mbaj shenime per ato qe do te shkruaj ndonje dite ne oret e mia te vetmise. Ndersa, per sa i perket leximit tim, Mua, me pelqen qe te lexoj filozofi dhe cdo gje tjeter te paprekshme per senset. Zoti dhe Universi jane fillimi dhe fundi i te gjitha perpjekjeve humane shpirituale".

Si e parashikoni te ardhmen e qeverise suaj, pas zgjedhjeve te fundit? Sa reale eshte tani ideja e pavaresise se kufizuar te Kosoves?

Te dyja opsionet: zgjedhje te hershme dhe nje qeveri te re ka te ngjare, por ne cdo rast Serbia dhe Mali i Zi duhet qe te shkojne ne drejtim te Brukselit. Dhe, rezultati i zgjedhjeve presidenciale e ka provuar pothuajse kete. Ky kurs eshte i pakthyeshem. Per sa i perket Kosoves, nuk me pelqen qe te perseris pozicionin tim perseri".



Cfare do te deshironit, qe te kishit kryer ne fund te mandatit tuaj si Minister i Jashtem?

"Une dua qe te shikoj vizionin tim te Ballkanit evropian qe te behet realitet, megjithate une e di se kjo nuk ka te ngjare qe te ndodhe deri ne fund te mandatit tim ne kete zyre".

Meqe jemi drejt nje politike te re kulturore, mendoni se perkthimi i letersise respektive te dy vendeve mund te ndihmoje ne shkrirjen e marredhenieve serbo-shqiptare? Kadare eshte perkthyer ne serbisht. Kush mund te perkthehej nga autoret serbe?



"Perkthimi i letersise sone respektive do te ndihmoje shume keto marredhenie. Fale saj, serbet kane lexuar veprat e Kadarese, por une dua qe te shikoj dhe shkrimtare te tjere te njohur shqiptare, qe do te perkthehen ne serbisht. Nga ana tjeter, lista e autoreve serbe qe meritojne te perkthehen ne shqip eshte me e gjate dhe perfshin Njegosh, Crnjanski, Fituesin e Cmimit Nobel Ivo Andric, Branislav Nushic, Danilo Kish... Por, une dua qe te rekomandoj dike, nga ana ime, qe e kam per zemer: Grigorje Bozhovici. Ky shkrimtar i mrekullueshem dhe ky njeri shume i mire, e njihte mire shpirtin dhe mentalitetin e shqiptareve te Kosoves. Komunistet e ekzekutuan ate ne vitin 1945 dhe ai eshte denuar dhe harruar per dekada me rradhe. Une do e prisja me padurim, po te merrja vesh, qe ai do te perkthehej ne shqip".


korreri

Jam krejtesisht i skanalizuar me kete qe po ben korrieri.

Jo se nuk duhet te dime se cfare mendon serbi, por mendoj se nuk ka pse tia botojme ne gazete mendimet.

Ne cilen gazete serbe i asht bere nje interviste Rugoves psh?

A di kush?

Si ky gazetar shqiptar nuk e pyti kete serbin per krimet ne Kosove?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2004 nė 14:26 Edit Post Reply With Quote
Zyrtarët serbë thonë se Rezoluta 1244 duhet të jetë bazë e të gjitha bisedimeve për kosovën

Beograd, 6 nëntor - Mrëmë në Beograd është mbajtur një mbledhje e funksionarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë, e ftuar nga kryeministri Vojisllav Koshtunica. Përveç Koshtunicës, në mbledhje kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Mirolub Labus, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Predrag Markoviq, shefi i diplomacisë së Serbisë e Malit të Zi, Vuk Drashkoviq, kryetari i Qendrës Koordinuese për Kosovën, Nebojsha Çoviq, dhe shefat e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë. Në mbledhje nuk ka marrë pjesë presidenti Boris Tadiq.
Zyrja e Qeverisë së Serbisë për marrëdhënie me mediat ka bërë të ditur se pjesëmarrësit e kanë aprovuar qëndrimin që Rezoluta 1244 të jetë pikënisje dhe bazë e të gjitha bisedimeve për zgjidhjen politike të situatës në Kosovë. Ata jkanë thënë se qëndrimet e rezolutës për integritetin territorial të Serbisë e Malit të Zi kanë rëndësi parimore për të gjithë pjesëmarrësit në këto biseda.
Në kumtesë thuhet se Rezoluta 1244 duhet të realizohet në të gjitha pikat e saj, si bazë për vlerësimin e përparimit për zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Në të thuhet gjithashtu se kjo ka të bëjë veçanërisht me pozitën e serbëve në Kosovë, me të drejtat e njeriut e, veçanërisht, me lirinë e qarkullimit dhe të kthimit të të zhvendosurve.
Pjesëmarrësit e mbledhjes e kanë aprovuar edhe qëndrimin që Plani i Qeverisë së Serbisë për zgjidhjen politike të situatës në Kosovë, të cilin e ka aprovuar Kuvendi i Serbisë, më 29 prill të këtij viti, të jetë kornizë për veprimin e mëtejmë të organeve shtetërore të Serbisë dhe të Qendrës Koordinuese për Kosovën, si edhe që zgjidhja institucionale e pozitës së serbëve në të e nënkupton vendosjen e qeverisjes së tyre, e cila është nivel më të lartë të pushtetit nga qeverisja vendore.
Është aprovuar edhe qëndrimi se është e domosdoshme që në bisedimet për decentralizimin e Kosovës të marrin pjesë në mënyrë të barabartë përfaqësuesit e pushtetit në Beograd dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Ndërkohë, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se Plani i Qeverisë së Serbisë është e vetmja zgjidhje e pranueshme. Ai ka thënë që ideja për ndarje tingëllon bukur dhe duket e thjeshtë, por në fakt është zgjidhja më e komplikuar se çdo zgjidhje tjetër.


qik

A eshte ky plani diku i perkthyme ne shqip?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2004 nė 14:36 Edit Post Reply With Quote
TADIÇ: KOSOVA NUK MUND TË JETË E PAVARUR



Boris Tadiç, President i Serbisë


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Tadiç, keni deklaruar se politikanët që tani flasin për statusin e Kosovës identik me atë që ka ekzituar gjatë kohës së Sllobodan Millosheviçit thjesht "mashtrojnë popullin". Por, ju keni kundërshtuar edhe pavarësinë e Kosovës. Çfarë në fakt u duhet thënë qytetarëve të Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën?

BORIS TADIÇ
Kosova është pjesë e Serbisë me rezolutën 1244 dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Popullin janë duke e mashtruar ata politikanë që thonë se Kosova do të ketë të njejtin status si në kohën e Sllobodan Millosheviçit ose të ish -Jugosllavisë, sepse kjo është e pamundur. Por, njëkohësisht unë kam qëndrim të qartë se Kosova nuk mund të bëhet e pavarur. Zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e pranueshme për të gjithë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë një pjesë e Ballkanit në vazhdimësi do të jetë i destabilizuar dhe nëse një pjesë e Evropës Juglindore është e destabilizuar, atëherë do të kemi destabilizim të vazhdueshëm të gjithë rajonit, ndërsa kjo pjesë e Evropsë do të mbetet e shkëputur nga proceset modernizuese evropiane në planin ekonomik, teknologjik dhe civilizues. Rrjedhimisht, Kosova e pavarur është plotësisht e papranueshme. Duhet gjetur zgjidhje që është e pranueshme për serbët dhe shqiptarët. Nga aspekti i Serbisë, zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të ketë parasysh interesat e fëmijëve tanë dhe jo të merret parasysh se çfarë na kanë thënë të parët tanë.

RADIO EVROPA E LIRË
A ekziston mundësia që qendrat e vendosjes politike në Serbi të mos jetësojnë qëndrim të përbashkët rreth Kosovës. Një gjë e tillë do të bëjë që bisedimet jozyrtarisht të paralajmëruara për mesin e vitit 2005 të fillojnë pa qëndrim unik të Serbisë rreth kësaj çështje?

BORIS TADIÇ
Kjo është e mundur, por duhet shmangur. Një është çështja e statusit të Kosovës, ndërsa diçka tjetër metodologjia e ardhjes deri te ai. Si njëra ashtu dhe çështja tjetër janë thelbësisht të rëndësishme. Shpesh në politikën e tanishme dhe të mëparshme të Serbisë është harruar se përmes cilës rrugë të arrihet te caku. Shpesh caku ngrihet në nivel të dëshirës dhe absolutisht nuk kemi qasje realiste në jetësimin e cakut. Ne deri te caku duhet të arrijmë dhe jo vetëm ta projektojmë.

RADIO EVROPA E LIRË
Qeveria e Serbisë fuqimisht është kundër dorëzimit të të akuzuarve për krime lufte në Tribunalin e Hagës. Si duhet vepruar dhe cila është rrugëdalja nga kjo situatë?

BORIS TADIÇ
Rrugëdalja është te respektimi i ligjeve të këtij vendi nga ana e qeverisë. Ndërsa ligji thotë se të gjithë ata që janë të akuzuar për krime lufte duhet t'i dorëzohen Tribunalit të Hagës. Qeveria që nuk respekton ligjet e vendit, ka problem me vendin e vet. Deklarimet se ne nuk do të arrestojmë dhe dorëzojmë në Tribunalin e Hagës askënd janë të dëmshme për shoqërinë tonë, për çdo qytetar dhe për interesat tona kombëtare.

RADIO EVROPA E LIRË
Si i shihni zhvillimet në relacionin Beograd – Podgoricë?

BORIS TADIÇ
Është krejtësisht legjitime kërkesa e Malit të Zi, për ridefinimin e raporteve në Unionin Serbi – Mali i Zi. Nga ana tjetër secili anëtar i Unionit ka interesat e veta, ndërsa interes i Serbisë është integrimi evro-atlantik. Ndërkaq, Evropa konsideron se ne duhet të hyjmë në Bashkimin Evropian bashkarisht. Por, qëndrimi i Brukselit është se Mali i Zi nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para Serbisë.

Intervistoi: Srgjan Kusovac

http://www.europaelire.org/programs/interview/2004/11/20041105155033.asp





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-11-2004 nė 10:13 Edit Post Reply With Quote
Në lajme të tjera të enjten, Kryeministri serb Vojislav Koshtunica u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar situatën në Kosovë. Sipas burimeve të Beogradit, përfaqësuesit ranë dakord të mbështesin qëndrimin e Beogradit për Kosovën. (Sega, 24 Chasa - 12/11/04; B92 - 11/11/04)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/newsbriefs/setimes/newsbriefs/2004/11/12/nb-07





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Shirokas

Postuar mė 15-11-2004 nė 13:21 Edit Post Reply With Quote
Serbet nuk flene.
Spo me duket ndonje qudi e madhe.....pse nuk jane vetem ato qe nuk flene....nuk flene as greket nuk flene as malazezet as maqedonsit.
Te vetmin njerez qe flene ne ballkan jane Shqiptaret te cilet presin qi problemet tona me na i zgjidhe te tjeret.Kuptohet se politika bahet ne Europe e Amerike po cfare bajne shqiptaret.Perveq nji angazhimi per qeshtjen Kosovare ne 1998 ku asht angazhimi jone per qeshtjen Kombtare.Nqs amerika e europa humbin interesin per kosoven mqs NE FLEME atehere te jeni te sigurte se Kosova do humbitet perseri.Ne na mungon nji platforme mar kombtare e bame nga krenat tane nga akademiket tane nga politikanet tane na mungon nji vepromtari e unifikume mar-kombtare na mungon kultura mar-kombtare.na mungon nji institut markombetar studimi strategjish etj etj etj.
Mendoj se nuk duhen pa interesat e momentit po duhen pa cfare do ndollin mbas 15-50 vjeteve ne politikat rajonale e europiane.
Te gjithe popujt ballkanik jane te paisun me instrumenta te cilat bajne qe politika e shoqnia e tyne te ''mos fleje'' po te jene te angazhum maksimalisht mbi situatat e tyne mbarkombtare.
Jam i sigurte qe serbet mendojne ne nje menyre te tille: Kmei humbe betejen po skemi hume ala luften.
Shqiptaret mendojne: kemi fitu betejen e kujtojne se kane fitu lufte.
Per me e fitu ''luften'' duhet kohe shume kohe.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-12-2004 nė 11:17 Edit Post Reply With Quote
Une nuk mendoj se fleme ne, por nuk bejme sa duhet:

psh:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1926

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2068

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=688



Por le te mbetemi tek tema:



Zyrtarët e OKB dhe të Serbisë diskutojnë Kosovën dhe emërimin e Haradinajt
12/12/2004

BEOGRAD, Serbi-Mali i Zi -- Drejtori politik i zyrës së jashtme të OKB, Xhon Sjuërs u takua të premten (10 dhjetor) me presidentin serb Boris Tadiç dhe kreun e qendrës së bashkërendimit për Kosovën dhe Metohinë, Nebojsha Çoviç. Ata u përqëndruan në çështjet lidhur me Kosovën dhe Metohinë. Si Tadiç dhe Çoviç kritikuan emërimin e Haradinajt si kryeministër i Kosovës. Çoviç tha se emërimi i jep një goditje serioze procesit të ndërtimit të një shoqërie multi-etnike në krahinë. Tadiç i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që t'i drejtohej polemikës rreth Haradinajt. Ai rekomandoi gjithashtu që Beogradi të vazhdojë dialogun me institucionet e Kosovës, për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të vet. (Tanjug, B92 - 10/12/04)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-12-2004 nė 00:00 Edit Post Reply With Quote
DRASHKOVIC,VAZHDUES I IDEVE TE MILLOSHEVICIT

KOSOVA NE ALTARIN SHQIPTAR TE DRASHKOVICIT

Roland Bimo

Ministri i jashtem i Unionit Serbia dhe Mali i Zi, Vuk Drashkovic, perfundoi dje nje vizite zyrtare ne Shqiperi, duke plasur ne mes te Tiranes paketen e tij te njohur nacionaliste serbe per ceshtjen e Kosoves. Kjo nuk eshte gje e re per politikanin serb, i cili ka nje curriculum te pasur ultranacionalist dhe antishqiptar, dhe qe ne kohen e genocidit te Serbise kunder shqiptareve ne Kosove me fillim te vitit 1999, ka qene zevendeskryeminister i qeverise se Milloshevicit. I ri dhe jo diplomatik eshte agresiviteti dhe arroganca me te cilen ai sfidoi Tiranen zyrtare per ceshtjen e Kosoves. Ka nje rregull te njohur ne vizitat shteterore qe personalitetet nuk permendin ne publik ceshtje per te cilat ata kane qendrime diametralisht te kunderta. Xhorxh Bushi nuk do te fliste kurre ne publik ne Moske per ceshtjen e Cecenise dhe as ne Pekin nuk do te fliste ne publik per ceshtjen e Tibetit. Drashkovici foli ne Tirane si ne mbledhje te partise se tij nacionaliste. Por ne morine e qendrimeve te njohura nacionaliste per perkatesine serbe te Kosoves apo per kantonizimin e saj, Drashkovici hodhi nje teze, e cila eshte teper e demshme dhe e rrezikshme nese mbetet pa pergjigje. Kjo eshte teza sipas se ciles Shqiperia dhe Serbia nuk kane asnje ceshtje politike mes tyre. Deklarata e Drashkovicit, pas bisedimeve ne ministrine tone te Jashtme thote: "Kryesore eshte qe u morem vesh qe ne asnjeren pale, as nga pala shqiptare, as nga pala serbe nuk ka ceshtje politike qe te pengonte bashkepunimin maksimal mes dy vendeve tona. Ne kete kuptim Kosova nuk eshte pengese dhe nuk mund te jete pengese ne marredheniet mes Serbi-Mali i Zi dhe Shqiperise".

Neutrale ne dukje, kjo teze perben nje provokim te hapur ndaj Shqiperise dhe interesave te saj kombetare. Midis Shqiperise dhe Serbise eshte Kosova, qe eshte jo vetem nje ceshtje politike por edhe nje ceshtje perplasjesh interesash jetike. Kete nuk mund ta anashkaloje asnje qeveri ne Tirane, kushdo qofte ne pushtet. Shqiperia nuk mund te guxoje te lere anash ceshtjen e Kosoves dhe ta quaje si nje ceshtje qe nuk ekziston. Serbia dhe Drashkovici kerkojne te cajne ceshtjen tone kombetare, kerkojne te cajne Shqiperine me Kosoven. Drashkovici kerkon qe Shqiperia te sakrifikoje Kosoven ne altarin e miqesise me Serbin-. Arroganca e Drashkovicit kaloi cdo kufi diplomatik dhe ai proklamoi ne mes te Tiranes se Serbia dhe Shqiperia jane miq strategjike. Eshte nje gjuhe reminishente e koherave te miqesise komuniste te Enverit me Titon. E perserisim se gjuha dhe kapriciot e nacionalistit te njohur serb Drashkovic nuk habisin. Por, qendrimet dhe tezat antishqiptare, qe ai leshoi ne mes te kryeqytetit shqiptar pa asnje etikete diplomatike, jane nje dorashke sfiduese per diplomacine dhe shtetin tone ne oborrin e tyre. Pergjegjesite shteterore, kushtetuese dhe kombetare te atyre, qe na udheheqin tejkalojne vetepermbajtje qe kerkon nje mikpritje zyrtare.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-12-2004 nė 11:59 Edit Post Reply With Quote
SI?

Vizite zyrtare?

Skandal

Asnje marredhenie pa njofte pa asnje kusht krimet e luftes ne Kosove dhe pa pranu pa asnje kusht pavaresine e Kosoves.

Ca lesh ben e djathta shqiptare?

A protestoi kush per kete vizite?

Nuk kam lexu keto dite asnje lajm.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-12-2004 nė 11:32 Edit Post Reply With Quote
Koshtunica i Serbisë dhe shefi i UNMIK-ut do të takohen në 17 janar
28/12/2004

BEOGRAD, Serbi-Mali i Zi -- Një takim midis Kryeministrit serb Vojislav Koshtunica dhe shefit të UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen do të bëhet në 17 janar në Beograd, sipas një ndihmësi të Koshtunicës, Aleksandër Simiç. Ai u tha gazetarëve të hënën (27 dhjetor) se bisedimet do të përqëndrohen në çështjet lidhur me decentralizimin dhe pakicat e Kosovës.

Në lajme të tjera të hënën, zyra e Presidentit serb Boris Tadiç,njoftoi se një kompani private ka dhuruar 16,000 euro për të shlyer faturën e elektricitetit për tre fshatra serbe në Kosovën qendrore. Korporata Energjitike e Kosovës pritet të rivendosë energjinë në zonë menjëherë. (Danas, Beta - 28/12/04; B92, FoNet, Tanjug - 27/12/04)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 4-1-2005 nė 00:38 Edit Post Reply With Quote
Sheshel: Serbia, gati per lufte per Kosoven

Nenkryetari i partise radikale te Serbise te Vojisllav Sheshel eshte shprehur se Serbia eshte gati te beje perseri lufte per Kosoven. Sipas agjensise serbe te lajmeve, B92, i pyetur rreth bisedimeve mbi statusin final te fqinjit te tyre, qe priten te nisin kete vit, Tomisllav Nikolic u shpreh se ai mendonte qe Serbia do te futet ne lufte per te mbrojtur Kosoven. Nikolic shtoi Serbia do te vihej perpara nje prove te veshtire ne kete fillim viti, sepse per Kosoven do te duhej konsensusi i te gjithe atyre qe jetonin ne Serbi.

QIK

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 4-1-2005 nė 19:54 Edit Post Reply With Quote
2005 vit i statusit

Besoj se edhe Serbet e kan kuptu se kete vit fati i Kosoves do te zgjidhet dhe po bejne chmos qe ta ndalin.

Sapo lexova nje artikull (linku poshte eshte me pages-500 fjal falas!) http://www.foreignaffairs.org/20050101faessay84110/edward-p-joseph/back-to-the-balkans.html
nga autori Edward P. Joseph ish antar i US Army dhe drejtor i grupit to kontaktit per Maqedonin, tash me pune ne Irak.
Autori thekson se ne Kosove behet fjala per Divorce dhe kushtet e tija dhe jo per Kosove si pjes e Serbis. Shpreh mendimin per kantone Serbe ( me te vogla se Serbet propozojn) dhe eshte i bindun qe statusi duhet te zgjidhet se koha nuk po is sheron plaget.Fajson Kosovaret per jo-toleranc ndaj Srebve dhe kantonizimin e sheh si "hu kokes" per kete.
Autori nuk permend as Malin e Zi as Vojvodinen dhe minoritetin Hungarez kur eshte fjala per reciprocitetin dhe kerkesat Serbe no Kosove/Bosnje.
Sidoqoft, artikulli potencon se nuk duhet pritur qe Kosova do ti permbush ndonjiher standardet dhe zgjidhja e statusit nuk duhet shtyr se demton pike se pari poziten e SHBA's ne boten Islame dhe mardheniet me EU e pastaj Balkanin.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2005 nė 12:50 Edit Post Reply With Quote
Krerët serbë diskutojnë veprimtaritë e ardhshme në Kosovë
10/01/2005

Krerët politikë serbë të Kosovës udhëtuan të hënën (10 janar) në Beograd për bisedime me Presidentin serb Boris Tadiç dhe Kryeministrin Vojislav Koshtunica. Kryetari i Listës Serbe për Kosovën e Metohinë, Oliver Ivanoviç, tha se diskutimet do të përqëndrohen në veprimtaritë e ardhshme të komunitetit serb në krahinë. (Beta, Politika - 10/01/05; Tanjug, Dnevnik - 09/01/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 17-1-2005 nė 18:06 Edit Post Reply With Quote
Beogradi pėrgatit luftėn nė Mitrovicė

Vendimi i Beogradit për mosbashkëpunim me Gjykatën e Hagës paralajmëron ndryshimin e politikës së autoriteteve serbe ndaj Kosovës, tha Daniel Server, drejtor i ininiciativës ballkanike në Institutin e Paqes. Server thotë se Beogradi po përgatitet të përdorë forcën pas ndonjë veprimi të keq të shqiptarëve për t´i hedhur forcat e tij në pjesën veriore të Kosovës. Strukturat e sigurisë nuk janë të interesuara për zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës. Thënë sinqerisht, mendoj se Beogradi po niset drejt përdorimit të forcës në Kosovë dhe do të shfrytëzojë rastin e parë, përkatësisht veprimin e parë të keq të shqiptarëve, që të niset dhe t´i hedhë forcat e tij në pjesën veriore të Kosovës, tha Server për VOA në serbisht.

Panorama

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 2.9319420 sekonda, 49 pyetje