Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Serbet nuk flene
AGRON RUMI

Postuar mė 25-1-2005 nė 22:43 Edit Post Reply With Quote
PERSE SOLANA & BE VAZHDOJNE TA PERKEDHELIN SERBINE?

Po të bashkojmë germat e para të Solanës dhe të Serbisë,
ato bëjnë dy S ose ndryshe SS. Fjalia e parë ishte prologu
i kësaj kolumne. Solana në çdo takim që bën, ku
përgjithësisht shqiptarët e Kosovës nuk janë të pranishëm,
por edhe kur janë të pranishëm, u kërkon atyre që të
përmbushin standardet. Këto standarde kanë të bëjnë vetëm
me pakicën serbe, me lëvizjen e serbëve, me kthimin e
serbëve, me rindërtimin e shtëpive të serbëve, me gjithshka
të serbëve, ndërkohë shefi i politikës së jashtme të BE-së
nuk shpreh as interesin më minimal për shqiptarët e
Kosovës, që përbëjnë 95% të popullsisë; nuk do t’ia dijë
aspak për varfërinë në Kosovë, për nivelin aq të lartë të
papunësisë, për fatin e 2500 shqiptarëve që rezultojnë të
zhdukur në Serbi, për fatin e një populli të dërrmuar dhe
viktimë e një regjimi kriminal, që ka vetëm 5-6 vjet që ka
dalë nga skëterra e Millosheviçit.
Solana u kërkon shqiptarëve të Kosovës përmbushjen e
standardeve, në kushte absurde, kur Mitrovica vazhdon të
financojë në Kosovë sistemin paralel, që i minon
standardet; kur Beogradi ushtron diktat tek pakica serbe në
Kosovë që kjo të bojkotojë zgjedhjet, institucionet
legjitime; kur dizintegrimin e serbëve në Kosovë e
orkestron në mënyrë krejt të hapur Serbia, që vazhdon të
mos bashkëpunojë me Hagën, që vazhdon të mbrojë kriminelët
e luftës, që ka vazhduar deri pak më parë të paguajë rrogat
e Mlladiçit, si efektiv i ushtrisë serbe; që ka financuar
ushtrinë e Republikës serbe të Bosnjës; që ka një qeveri e
cila qëndron në këmbë me kusht që të mos dorëzojë të
akuzuarit serbë për krime kundër njerëzimit.
Nëse ka dikë që duhet t’ia kërkojë plotësimin e standardeve
Solana, kjo është Serbia, ky është Beogradi. Nëse është
dikush, që Solana duhet t’i vërë kushte, t’i turfullojë dhe
shtrëngojë dhëmbët, ky është Koshtunica, Nikoliçi,
zëdhënësi i Sheshelit, që ndjek kursin e fashistizimit të
mëtejshëm të Serbisë.
Solana po i kërkon standarde Kosovës, po i vë kushte Malit
të Zi, po e kushtëzon Kroacinë, ndërsa Serbinë po e trajton
sikur kjo të jetë viktima, dhe jo shkaktarja e të gjitha
katrahurave në ish-Jugosllavi.
Solana dhe BE po i kushtëzojnë negociatat me Kroacinë që
kjo të dorëzojë në Hagë Ante Gatovinën, kur dihet se
Kroacisë luftë i shpalli Millosheviçi, kur dihet se
gjeneralët e Kroacisë bënë vetëm detyrën duke mbrojtur
atdheun e tyre.
Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Miodrag
Vllahovi, deklaroi dje në Uashtington se Mali i Zi ka
mbetur peng i Serbisë, kur dihet botërisht se fantazmën
Serbi-Mali i Zi e krijoi Solana, pra Mali i Zi është peng i
Solanës.
Edhe Kosova ka mbetur peng i Serbisë, pasi dihet se Serbia
bën gjithçka që Kosova këto standarde të mos i plotësojë
kurrë. Aq më tepër kur Serbia i ka duart e lira dhe është e
inkurajuar nga Solana.
Solana nuk lë rast pa iu treguar shqiptarëve të Kosovës
kërbaçin, kur dihet se integriteti dhe sovraniteti i
Kosovës është kompetencë e UNMIK-ut dhe KFOR-it, kur dihet
se kompetencat e institucioneve legjitime të Kosovës janë
shumë të kufizuara.
Solana nuk lë rast pa u treguar shqiptarëve të Kosovës
dhëmbët, kur shqiptarët e Kosovës nuk lënë rast pa treguar
gatishmërinë e tyre me fjalë dhe vepra, se ata janë të
gatshëm të përmbushin çdo lloj standardi, paçka se jeta e
tyre pa shtet, me varfëri, me papunësi, me eshtra
familjarësh nëpër gropat masive nëpër Serbi, nuk ka
kurrfarë standardi.
Por, tashmë ka ardhur koha për të thënë por, këtë lidhë
kundërshtuese. Tashmë, pas pesë-gjashtë vjet zvarritje të
statusit të Kosovës, pas pesë-gjashtë vjetësh vonesash,
kërcitje dhëmbësh, stanjacioni, status quo, që e kanë emrin
Solana, ka ardhur koha, që Solana t’i kthehet vetes dhe
Serbisë. T’i verë kushte Serbisë për të mos mbajtur peng
për hir të saj të gjithë rajonin. Po të bashkojmë germat e
para të Solanës dhe të Serbisë, ato bëjnë dy S ose ndryshe
SS. Fjalia e fundit është edhe epilog i kolumnes. I kujtoj
lexuesit se çdo krahasim që atij mund t’i lindë duke parë
bashkimin e dy S-ve, është vetëm një koincidencë.

Elida Buçpapaj

“Bota Sot”,

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-1-2005 nė 13:23 Edit Post Reply With Quote
Irracionaliteti i artikullit asht deri qesharak:

Po a nuk ishte Solana qe futi BE ne lufte me jugosllavine?


Jane artikuj te tille ala sigurimi shqiptar qe shkaterrojne punen diplomatike te shqiptareve.

Nen nacionalizmin e bucpapajt del sigurimi se vetem ai ka kete menyre propogande te ulet:

sulmin personal

Dhe serbet kenaqen dhe ja cojne kete artikull Solanes e i thone :

ja ky eshte nacionalizmi shqiptar qe juve i dashur mik ju quan njeri te SS.

O ne dru i kisha hyre bucpapes ketu e deri ne Durres.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-1-2005 nė 18:53 Edit Post Reply With Quote
Serbia kundėr pavarėsisė me kusht pėr Kosovėn

Beogradi reagon ashpër ndaj propozimit për pavarësinë e Kosovës. Menjëherë pas publikimit të strategjisë së Grupit të Krizave, liderët serbë kanë deklaruar se nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, pasi kjo do të sillte një katastrofë në rajon. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, deklaroi se pavarësia e Kosovës është absolutisht e papranueshme, sepse ushtria e re e Kosovës së pavarur do të kishte "orientim afatgjatë armiqësor kundër Serbisë dhe Malit të Zi". "Kosova si shtet i pavarur do të ishte absolutisht e papranueshme nga aspekti i sigurisë dhe për rajonin do të ishte destabilizuese" tha Tadiç pas bisedimeve me komandantin e krahut jugor të NATO, Majkëll Mulen.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë e Malit të Zi, Vuk Drashkoviç, u deklaroi gazetarëve se analiza e fundit e Grupit Ndërkombëtar të Krizave është "katastrofike". Ai e cilësoi propozimin si "të paligjshëm", pasi me këtë variant "nuk po respektohet rezoluta e Kombeve të Bashkuara, si dhe parimi se nuk mund të krijohen shtete sovrane brenda një shteti sovran". Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi tha se bashkëpunimi i shtetit të tij me Gjykatën e Hagës do të ndihmojë në pozitën që do të ketë Beogradi në bisedimet rreth statusit përfundimtar të Kosovës. Zyrtarët e Grupit Ndërkombëtar të Krizave prezantuan dje në Prishtinë një strategji që i siguron Kosovës pavarësi totale. Sipas strategjisë, në mesin e vitit 2005 duhet të nisë shqyrtimi i standardeve, ndërsa në vjeshtën e këtij viti duhet hartuar projektkushtetuta e Kosovës. Zyrtarët thanë se fillimi i vitit 2006 është koha më e mirë për të realizuar referendumin për Kushtetutën, ndërsa në mesin e vitit 2006 UNMIK duhet të dorëzojë pushtetin te autoritetet kosovare. Ky variant është mbështetur edhe nga Instituti Amerikan për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, i cili ka theksuar se pavarësia me kusht u jep kosovarëve atë që duan dhe ndërkombëtarëve mundësinë për monitorim të vazhdueshëm në provincën e trazuar.

Gazeta Shqiptare 26-01-2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 28-1-2005 nė 00:47 Edit Post Reply With Quote
Lantosh bėhet anėtar edhe i lobit serb

Uashington, 27 janar - Senatori amerikan Tom Lantosh, i njohur si luftëtar për pavarësinë e Kosovës, kohë më parë është bërë anëtar i kokusit (lobit) serb në SHBA. Ndryshe Lantosh është aktiv edhe në kokusin hungarez dhe shqiptar, shkruan një gazetë serbe.
Analisti politik nga Uashingtoni Obrad Kesiq, duke komentuar kyçjen e Lantoshit në lobin serb, thotë se ky senator dëshiron që kokusin serb ta shndërrojë në farsë dhe t'i pamundësojë punën.
"Mirëpo, anëtarët e kokusit tonë nuk do të lejojnë që puna e tij të çrregullohet", thotë Kesiq, i cili për qëndrime politike të Lantoshit thotë se janë të shekullti 19.
Kesiq shton se Lantosh luftën e tij për pavarësinë e Kosovës nuk e zhvillon për shkak të parave që merr nga lobi shqiptar, por për shkak se ka fobi nga serbët.

QIK

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-2-2005 nė 14:12 Edit Post Reply With Quote
"S'KEMI FRIKE NGA SHQIPERIA E MADHE, POR NGA KOSOVA E MADHE"

Tadic: "Nje Kosove e pavarur do te kishte ushtrine e saj qe do te ishte armiqesore kunder ushtrive te Serbise dhe Malit te zi per shkak te ngjarjeve te kaluara. Vec kesaj nuk ekzistojne resurse ekonomike per nje Kosove te pavarur dhe per nje buxhet stabel te nje vendi nqs nuk do te bazohet ne trafikun ilegal te armeve dhe te droges. Kjo do te ishte e rrezikshme per sigurine e te gjitha vendeve te rajonit. Ne nuk kemi frike nga Shqiperia e madhe, por nga Kosova e madhe qe do te ishte problem edhe per vete Shqiperine"

Gjate takimit te Presidentit te Serbise Tadic me Ministrin e Jashtem grek ne Athine statusi i Kosoves ishte ne epiqender te bisedimeve te tyre. Kreu i diplomacise greke foli serish per nje zgjidhje evropiane dhe iu shmang nje pergjigjeje direkte per konceptin grek ne lidhje me formen e statusit qe burimet gazetareske insistojne se permbahet ne skenarin e perpunuar nga Fondacioni i njohur grek "Eliamet" dhe i eshte dorezuar dje Administratorit te Kosoves Petersen. Vetem se me cilesine e anetarit te Keshillit te vendit te tij per kete periudhe konfirmoi se bisedimet do te fillojne ne muajin korrik kur do te diskutohet situata e brendshme ne Kosove dhe neqoftese ekzistojne kushtet forma e statusit do te shtrohet ne muajin gusht. Tadic nga ana e tij, qe fillimisht e cilesoi Kosoven jo problem serb por nje ceshtje rajonale dhe evropiane dhe situaten aktuale e pershkroi te veshtire per minoritetet dhe pa asnje perparim nga ngjarjet e marsit te kaluar, shpalosi hapur qendrimin serb ne lidhje me statusin e Kosoves. I pyetur nese pala serbe do te diskutonte dhe me c'premisa nje pavaresi eventuale te Kosoves, Presidenti serb u pergjigj gati per 20 minuta.

"Ju them me sinqeritet dhe vendosmeri se per palen serbe, pavaresia e Kosoves eshte e papranueshme, tha Tadic, i cili ne vazhdim shpalosi edhe argumentat e tij. Kjo do te perbente nje precedent juridik per te gjithe rajonin dhe vecanerisht per vendet e ish- Republikes jugosllave te Maqedonase. Do t'i krijonte veshtiresi edhe Bosnje-Hercegovines qe me shume mund u stabilizua po te me vije ndermend edhe ceshtja qipriote. Do te influeconte edhe ne vendet e tjera te Europes qe nuk jane monolite. Vec kesaj nje Kosove e pavarur do te kishte ushtrine e saj qe do te ishte armiqesore kunder ushtrive te Serbise dhe Malit te zi per shkak te ngjarjeve te kaluara. Vec kesaj nuk ekzistojne resurse ekonomike per nje Kosove te pavarur dhe per nje buxhet stabil te nje vendi nqs nuk do te bazohet ne trafikun ilegal te armeve dhe te droges. Kjo do te ishte e rrezikshme per sigurine e te gjitha vendeve te rajonit. Ne nuk kemi frike nga Shqiperia e madhe, por nga Kosova e madhe qe do te ishte problem edhe per vete Shqiperine", perfundoi Presidenti i Serbise Tadic.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 22:20 Edit Post Reply With Quote
Tadiç bën thirrje për zgjidhje paqësore për çështjen e Kosovës
15/02/2005

PRISHTINË, Kosovë, Serbi-Mali i Zi -- Presidenti serb Boris Tadiç tha të hënën (14 shkurt) se Serbia do një zgjidhje paqësore për Kosovën dhe paqe për serbët dhe pakicat e tjera që jetojnë në krahinë. Ai u kërkoi gjithashtu autoriteteve ndërkombëtare të Kosovës të përkrahin të drejtat e pakicave. Duke u folur banorëve të enklavave serbe, Tadiç përsëriti kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së krahinës por sinjalizoi se ishte i gatshëm të përfshihej në negociatat e ndërmejtësuara ndërkombëtarisht. Duke ju përgjigjur komenteve të Tadiç, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova tha se çështja e pavarësisë së Kosovës është çështje e komunitetit ndërkombëtar dhe jo e Serbisë, për t'u zgjidhur. (The New York Times, Danas - 15/02/05; Bloomberg, Reuters, BBC, AFP, Tanjug - 14/02/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2005 nė 10:34 Edit Post Reply With Quote
Tadiç pret bisedime të verës mbi statusin e Kosovës
20/02/2005

BEOGRAD, Serbi-Mali i Zi -- Presidenti serb Boris Tadiç i tha të premten (18 shkurt) medias lokale se ai pret që bisedimet mbi përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës të fillojnë këtë verë. Duke përsëritur kundërshtimin e vet ndaj pavarësisës së Kosovës, ai kritikoi gjithashtu mospjesëmarrjen e serbëve në procesin e decentralizimit, duke shtuar se Beogradit i ka munguar një strategji e qartë dhe e qëndrueshme.

Gjithashtu të premten, kreu i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç u takua me shefin e UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen. Më pas, Ivanoviç tha se ishte arritur një zgjidhje kompromisi për problemin e ndërprerjeve elektrike në vendbanimet serbe.

Në lajme të tjera, kryeministri malazes, Milo Gjukanoviç tha të shtunën se Mali i Zi do të mbajë një referendum për pavarësinë në shkurt 2006, nëqoftë se deri atëhere nuk do të arrihet një marrëveshje e bashkimit të dy vendeve të pavarura, me Serbinë. Ai tha se autoritetet në Podgoricë qenë gati të mbanin bisedime me Beogradin përpara fundit të këtij viti. (Politika, B92 - 20/02/05; Mina, Tanjug, Danas, B92, FoNet - 19/02/05; Beta - 18/02/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-3-2005 nė 13:45 Edit Post Reply With Quote
Tadiç thotë se Beogradi është gati të diskutojë për Kosovën
18/03/2005

BEOGRAD, Serbi-Mali i Zi -- Presidenti serb Boris Tadiç tregoi të enjten (17 mars) se Beogradi është gati për diskutime me Prishtinën mbi të ardhmen e Kosovës. Ndërsa kundërshton ashpër pavarësinë, Tadiç bëri thirrje për një formulë që do të përfshinte "më tepër autonomi, më pak se pavarësi". Deklarata vjen midis thirrjeve nga jashtë për të filluar negociatat. (B92 - 17/03/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 22-3-2005 nė 17:28 Edit Post Reply With Quote
Tadiē: Jam kundėr pavarėsisė sė Kosovės

BRUKSEL - Presidenti serb Tadiç deklaron në Bruksel se ai është kundër pavarësisë së Kosovës, por megjithatë është i gatshëm të takojë të gjithë udhëheqësit shqiptarë për të diskutuar çështjet me interes të përbashkët. Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe BE-së ishte edhe arsyeja kryesore e vizitës së djeshme të presidentit serb Boris Tadiç në Bruksel. Përveç çështjeve me karakter ekonomik, një vend të veçantë në bisedimet e presidentit serb me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Havier Solanën, dhe komisionerin përgjegjës për zgjerimin, Olli Rehn, ka zënë edhe Kosova, sidomos statusi i saj i ardhshëm. Si Solana, ashtu edhe Tadiç u shprehën në favor të pjesëmarrjes së serbëve në jetën politike dhe institucionale në Kosovë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së deklaroi se ai i ka kërkuar presidentit Tadiç që serbët e Kosovës të marrin pjesë në institucionet e Kosovës dhe në grupet e punës për decentralizimin. Ky vit është i rëndësishëm dhe i mbarë edhe në bashkëpunimin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe anasjelltas”, - tha Solana. Nga ana e tij Tadiç nënvizoi se ai me kohë u ka pasë bërë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë të merrnin pjesë në zgjedhjet e fundit legjislative, si dhe në institucionet që kanë dalë nga ato. Presidenti serb u ankua se Beogradi është lënë jashtë procesit të decentralizimit, gjë që sipas tij nuk është një zgjidhje e pranueshme. Decentralizimi është pjesë përbërëse e statusit të ardhshëm të Kosovës, - tha Tadiç para se të deklarohej se ai ishte kundër pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës do të kontribuojë veçse në destabilizimin e rajonit. Jam gati të shpreh vizionin tim për të ardhmen e Kosovës, të spjegoj se përse Serbia është kundër pavarësisë, siç jam gati të takoj të gjithë politikanët kosovarë, të bisedoj me ta, të punoj me ta dhe të përfshij Beogradin në procesin e decentralizimit dhe së fundi të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të statusit të Kosovës, - deklaroi presidenti serb në Bruksel.

BALLKAN

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-5-2005 nė 08:12 Edit Post Reply With Quote
Krerët në Beograd do të diskutojnë platformën e përbashkët për Kosovën
23/05/2005

BEOGRAD, Serbi-Mali i Zi -- Zyrtarët e lartë të Serbisë dhe Serbi-Malit të Zi do të mblidhen të martën (24 maj) për të diskutuar një platformë të përbashkët lidhur me Kosovën, njoftoi qeveria serbe. Dokumenti do t'i dorëzohet pastaj Këshillit të Sigurimit të OKB në takimin e vet në 27 maj në Nju Jork. Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi tha të shtunën se nuk do të ndjekë sesionin e Këshillit të Sigurimit duke lënë të nënkuptohej se është i pakënaqur me statusin e tij të vëzhguesit. (PBS BiH - 22/05/05; Beta - 21/05/05; Beta - 20/05/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2005 nė 07:04 Edit Post Reply With Quote
Ministri i jashtëm i Serbi-Malit të Zi diskuton Kosovën me homologun e tij slloven
31/05/2005

LJUBLJANË, Slloveni -- Ministri i jashtëm i Serbi-Malit të Zi, Vuk Drashkoviç u takua të hënën (30 maj) me homologun e tij slloven Dimitrij Rupel i cili është gjithashtu kryetari i rradhës i OSBE, për të diskutuar çështjet e lidhura me Kosovën. Drashkoviç përshkroi qëndrimin e bashkimit federal i cili kërkon negociata mbështetëse mbi statusin përfundimtar të Kosovës mbi parimin "më shumë për autonominë, më pak për pavarësinë". Ai tha se Beogradi është përgatitur të diskutojë një zgjidhje kompromisi dhe pret të njëjtën gjë nga Prishtina.

Gjithashtu të hënën, Serbi-Mali i Zi dhe Republika Çeke nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes. Praga do të japë asistencë trainimi për të rritur përpjekjet e Serbi-Malit të Zi për t'u bashkuar me strukturat evro-atllantike. (B92, Tanjug - 30/05/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-6-2005 nė 07:55 Edit Post Reply With Quote
Drashkoviç u kërkon serbëve të Kosovës të marrin pjesë në institucionet e krahinës
29/06/2005

Ministri i Jashtëm i Serbi-Malit të Zi Vuk Drashkoviç po u kërkon serbëve të Kosovës të marrin pjesë në institucionet e përkohshme të krahinës. Ndërkohë, një politikan serb i Kosovës ka krijuar një parti të re që bën thirrje për dhënien fund të vartësisë nga Beogradi.
(Blic - 29/06/05; Radio B92, FoNet, Reuters, RFE/RL, Kosovareport - 28/06/05; AP, RFE/RL, Kosovareport - 27/06/05)


Ministri i Jashtëm federal Vuk Drashkoviç tha të martën (28 qershor) se serbët në Kosovë duhet të marrin vendin e tyre në institucionet e qeverisë. [AFP]

Ministri i Jashtëm i Serbi-Malit të Zi Vuk Drashkoviç u kërkoi të martën (28 qershor) serbëve të Kosovës të merrnin pjesë në institucionet e përkohshme të krahinës në mënyrë që të mund të mbronin interesat e tyre. Komentet e tij erdhën gjatë një vizite dy-ditore në krahinë, e cila filloi të martën. Ai shoqërohej nga Ministri serb i Kulturës Dragan Kojadinoviç dhe kreu i kishës ortodokse serbe, patriarku Pavle.

Duke bojkotuar institucionet, serbët e Kosovës rrezikojnë ta lënë shumicën shqiptare të krahinës të "bëjë lëvizjet e veta dhe edhe ato të palës serbe," citon Radio B92 të ketë thënë Drashkoviç pas një shërbimi fetar të ditës së Shën Vitus në manastirin e Graçanicës. Përveç kësaj, tha ai, serbët qenë fajësuar padrejtësisht për "vendime dhe keqkuptime" të shqiptarëve të Kosovës.

"Kjo është një arsye tjetër për ne që të bashkohemi me institucionet dhe të mbrojmë veten," tha ai.

Përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar në Kosovë, zyrtarët e Beogradit dhe kisha ortodokse serbe u kërkuan përsëritshëm pakicës serbe të Kosovës, e cila përbën rreth 10 përqind të popullsisë së krahinës, të bojkotonin votimin. Përfundimisht, më pak se 1 përqind e votuesve të komunitetit mori pjesë në të.

Zyrtarët kryesorë serbë, duke përfshirë Kryeministrin Vojislav Koshtunica kanë përsëritur që atëhere thirrjet e tyre për serbët e Kosovës që ata të qëndrojnë larg institucioneve të krahinës. Aktualisht, Slavisha Petkoviç, Ministri i Kosovës për kthimet dhe komunitetet është i vetmi serb i Kosovës në qeverinë e Kryeministrit Bajram Kosumi.

"Kur Beogradi na kërkonte të mos merrnim pjesë në zgjedhje, nuk na tha se si duhej të ndiqnim ne interesat tona në Kosovë dhe ende ne nuk kemi një përgjigje për këtë," cituan disa të përditshme të Kosovës të hënën, të thoshte Petkoviç. "Ata që nuk rrojnë në Kosovë nuk mund të vendosin për serbët e Kosovës," shtoi ai.

Të shtunën, Petkoviç dhe rreth 100 përkrahës të tij formuan Partinë Demokratike Serbe - Kosova dhe Metohija (SDS-KiM). Parimi i saj kryesor, sipas Radio Free Europe/Radio Liberty, është që serbët e Kosovës duhet të marrin fatet e tyre në duart e veta dhe të mos mbështeten te Beogradi. Duke u mbështetur te Beogradi për të zgjidhur problemet e tyre, serbët e Kosovës nuk kanë arritur kurrgjë nga objektivat e tyre që nga përfundimi i konfliktit të 1998-1999, citohet Petkoviç të thoshte.

Raportohet se gjatë bisedimeve me ndihmësin kryesor të shefit të UNMIK-ut, Lerri Rosin, Drashkoviç tha që Beogradi është dakord me komunitetin ndërkombëtar se një kthim i status quo të para-konfliktit është jashtë diskutimi. Bisedimet mbi statusin përfundimtar të krahinës pritet të fillojnë më pas këtë vit bazuar në lëshimin e një vlerësimi pozitiv nga OKB të përparimit të bërë në zbatimin e standardeve të vendosura ndërkombëtarisht.

"Mbaj mend se ne të palës serbe kishim qëndrime ekstreme [gjatë epokës së Millosheviçit] kur pala shqiptare mbronte qëndrimin pavarësi ose vdekje," tha Drashkoviç duke arsyetuar se Beogradi është tani i gatshëm për një kompromis por se shqiptarët e Kosovës nuk janë lëkundur nga qëndrimi i tyre.

Duke protestuar ndaj vizitës së tij, rreth 100 shqiptarë të Kosovës u mblodhën jashtë selisë së OKB-së në Prishtinë. Kur arriti autokolona e Drashkoviçit, disa nga protestuesit hodhën vezë mbi të. Disa protestues u arrestuan.

"Vizita e tij është e papranueshme sepse...Serbia është e papranueshme," citoi AP organizatorët e protestës, një grup të quajtur Rrjeti i Veprimit të Kosovës, të thoshin në një deklaratë. "Bashkimi shtetëror që (Drashkoviç) përfaqëson ishte bashkëautor në krimet këtu," shtonte ajo.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2005/06/29/feature-01





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 14-7-2005 nė 21:30 Edit Post Reply With Quote
Metropol,

Vegëzat me Serbinë - vetëvrasje për shqiptarët
GANI MEHMETAJ

14 Korrik Derisa Serbia çirret në kupë të qiellit për kolonët e vet në Kosovë, ne kemi arsye shumë më të forta që të ngremë zërin për shqiptarët e Kosovës Lindore, të cilët gjithmonë ishin në territorin e tyre etnik, ndërsa janë tepër të nëpërkëmbur.

1.Pavarësia e Kosovës është e kushtëzuar dukshëm me plotësimin e standardeve, thuhet në shumë deklarata të politikanëve evro-perëndimorë, kur takohen me përfaqësuesit e institucioneve tona, por edhe në deklaratat për media. Nëse plotësimi i standardeve nuk është një lloj shtyrjeje e debatit për statusin final, po e zbërthyem në gjuhën e rëndomtë, statusi i Kosovës është i kushtëzuar me plotësimin e kërkesave të minoritarëve serbë, sepse minoritetet e tjera nuk kanë kërkesa ekskluzive, pos barazisë me popullatën shumicë. Ndërkaq, sipas të gjitha deklaratave publike të politikanëve të Kosovës, asnjë institucion ose parti politike te ne nuk është deklaruar kundër obligimeve ndërkombëtare që duhet të marrin institucionet për plotësimin e kushteve të jetesës e të barazisë së të gjithë qytetarëve. Mirëpo, plotësimi i standardeve nënkupton “diskriminim pozitiv”, siç po e quajnë politikanët ndërkombëtarë, insistimin për privilegjet e serbëve. Ky kusht është vënë nën presionin e Beogradit, megjithëse po kjo qendër nuk jep asnjë sinjal, që edhe pas plotësimit të këtij kushti, do të jetë e gatshme të bisedojë për pavarësinë e Kosovës. Përkundrazi, nëse vazhdohet të përfillen kërkesat e Serbisë, kushtet do të jenë “fontanë dëshirash” të vazhdueshme, që zor se do t’i plotësojmë, sepse orekset do të shtohen. Derisa Beogradi thërret e çirret për bashkëkombësit e vet në Kosovë, që dikur erdhën kolonë e pushtues, duke i përdorur figurantë e mjet për kusur, bashkëkombësit tanë në Kosovën Lindore, që kanë mbetur nën juridiksionin e Serbisë, ishin vendës prej se e mban në mend historia e arkeologjia. Dhe, institucionet tona, por edhe partitë politike shqiptare, sikur e kopjojnë njëra-tjetrën dhe nuk bëjnë asnjë kërkesë “të tepërt”, në të mirë të kësaj popullate, aq të numërt dhe aq homogjene në territoret e tyre, por të pushtuar nga Serbia. Nuk është fjala këtu për kundërvënie pse Beogradi po kërkon kushte për serbët e Kosovës, por për një kërkesë elementare, që edhe ne kemi të drejtë të kërkojmë kushte e të bëjmë kërkesa për një trajtim më të mirë të shqiptarëve të Kosovës Lindore, të cilët jo vetëm se janë të pushtuar edhe sot e kësaj dite, porse janë të diskriminuar e të keqtrajtuar. Dhe ne nuk e ngremë zërin për ta nga droja se mund të na e shohin për të madhe ndërkombëtarët. Të tjerët druajnë se mos pretendojmë t’i ndryshojmë kufijtë, edhe pse kërkesa e tillë është krejtësisht normale, sepse ajo pjesë shqiptare është pjesë e tërësisë së Kosovës, e shkëputur me dhunë. Nuk është fjala vetëm për obligim të institucioneve, të cilat fatkeqësisht janë aq të brishta dhe ende në pozitë që zor se mund të venë kushte, por kemi edhe obligim kombëtar e moral që të përkujdesemi për ta dhe t’u ndihmojmë në çdo situatë dhe me çdo çmim.

2.Mendësia serbe nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Dallimi ndërmjet Drashkoviqit e Milosheviqit është në kohë e pozita të ndryshme. Krimineli i Hagës e pati pushtetin e bëri krime, Drashkoviqi në atë kohë shkumëzonte, duke u dhënë mbështetje morale kriminelëve. Armiqësia në mes këtyre dy serbëve ishte çështje pushteti. Qëndrimi ndaj shqiptarëve nuk hetohet fare: xhelati i Ballkanit i ofronte Kosovës robëri, të njëjtën gjë ia ofron edhe Drashkoviqi me formulën as pavarësi, as autonomi! Nëse nuk e pranojmë, kërcënon ai, mund të ketë “destabilizim të rajonit”. Me një fjalë, gjuha e tij është po aq represive, fjalori me diktate e kushtëzime, si në kohën kur serbët e kishin makinerinë ushtarake në Kosovë. Edhe vizita e tij në Kosovë ishte përpjekje prej çapaçuli që ta imitojë kriminelin Milosheviq, por mungonin statistët (në vend të dhjetëra-mijëra serbësh të tërbuar që mblidheshin dikur, tash ishte një grup serbësh të mjerë që vajtonin betejat e humbura, e më shumë e vajtonin Kosovën, që nuk do ta kenë kurrë më). Ikonografia në miniaturë ishte po ajo. Ndërkaq, Drashkoviqi pak më i mplakur, por po aq i tërbuar, ishte si dikur.

3.Tregtia makabre serbe me kufomat e shqiptarëve vazhdon me intensitet. Fatkeqësisht edhe bashkësia ndërkombëtare po e pranon dhe po e lejon këtë lojë të tyre. Institucionet e Kosovës janë të pafuqishme në këtë mes, sepse për këtë askush nuk i ka pyetur, as që kanë pasur mundësi të bëjnë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare. Kjo formë e pingpongut jo vetëm se i lëndon plagët e shqiptarëve, duke i lënë pezull e në tension të vazhdueshëm, por njëkohësisht sikur po ua bën me dije se Serbia mbetet ajo që ishte dikur. Iluzionet e ndonjë shqiptari janë mashtrim fatkeq i të papërmirësueshmëve. Njëkohësisht edhe një mësim i mirë për bashkësinë ndërkombëtare se të kesh fqinjësi të mirë me Serbinë është sikur të rrahësh ujë në havan. Prandaj, prania ushtarake e NATO-s është e domosdoshme edhe për një kohë të gjatë. Të rrahësh ujë në havan është edhe propozim i paqëndrueshëm për ndonjë union me Serbinë e Malin e Zi. U shkëputën shumica e sllavëve të jugut nga monstrumi-Jugosllavi, kurse shqiptarët kishin arsye shumë më të forta që të mos ia shihnin sytë dhe të mos dëgjonin kurrë për Jugosllavinë dhe për Serbinë. T’u lësh në trashëgimi pasardhësve qoftë edhe një vegëz të vogël me Serbinë, është sikur t’i vrasësh me dorën tënde.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-9-2005 nė 10:35 Edit Post Reply With Quote
Serbia spjegon qëndrimin e saj për statusin e Kosovës
23/09/2005

Personi i kontaktit të Beogradit për Kosovën hedh dritë mbi thelbin e formulës "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi" që Serbia po shtyn me muaj si një zgjidhje të mundshme të çështjes së statusit të krahinës.
(AP, Blic - 23/09/05; AP, Reuters, AFP, DPA, RFE/RL, Radio B92, Beta - 22/09/05)


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova (djathtas) u takua me shefin e UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen në 14 shtator në Prishtinë. [AFP]

Kosova do të ketë autoritetet e saj ndërsa Serbisë do t'i mbetet sovraniteti shtetëror e territorial mbi krahinën, tha të enjten (22 shtator) Sanda Raskoviç-Iviç, kreu i qendrës së Serbisë të bashkërendimit për Kosovën, duke spjeguar thelbin e vizionit të Beogradit për të ardhmen e krahinës.

Kryeministri serb Vojislav Koshtunica dhe të tjerë kanë sugjeruar me muaj se përfundimi i çfarëdo bisedimesh për të përcaktuar statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të ngrihet në "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi".

"Pala shqiptare në Kosovë do të merrte pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor," tha Raskoviç-Iviç në një intervistë me të përditshmen serbe Danas botuar të enjten, duke hedhur dritë për herë të parë mbi kuptimin e kësaj formule. "Nën rezolutën 1244, shtetit serb i garantohet sovraniteti i tij ndërkombëtar e territorial."

Sipas pikëpamjes së Beogradit, Kosova duhet të bëhet një zonë e çmilitarizuar dhe Serbia do të mbante kontrollin mbi kufijtë, doganat, politikat fiskale e monetare. Më tutje, ajo do që mbrojtja dhe çështjet e politikave të jashtme të përqëndrohen, duke nënkuptuar që Kosova dhe Serbia do të ndajnë një ministri të mbrojtjes, të çështjeve të jashtme dhe një vend në OKB.

Shumica etnike shqiptare e krahinës shpreson se bisedimet për përcaktimin e së ardhmes së Kosovës, që pritet të nisin më pas këtë vit, do të shpien në pavarësinë e plotë nga Serbia.

"Ne do të kemi si pavarësinë ashtu dhe sovranitetin," i tha të enjten Raif Gashi, këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës Bajram Kosumi, të përditshmes me bazë në Beograd, Blic. "Populli i Kosovës do të vendosë. E gjithë bota njihet me faktin se 90 përqind e popullsisë në Kosovë duan pavarësinë. Nuk ka kompromis mbi këtë çështje."

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan për Kosovën, Kai Eide pritet në javët e ardhshme të paraqesë raportin e tij mbi përparimin e krahinës në zbatimin e serisë së standardeve të miratuara ndërkombëtare vënë si një parakusht për hapjen e bisedimeve të statusit. Standardet përfshijnë tetë fusha ku futen institucionet demokratike, rendi i ligjit, të drejtat njerëzore dhe të pakicës, zhvillimi ekonomik, liria e lëvizjes dhe të drejtat e pasurisë.

Shefi i UNMIK Soren Jesen-Petersen bëri me dije të enjten se nisja e negociatave do të kishte gjasa të miratohej nga OKB pasi Eide të dërgonte raportin e tij, sepse organizata e di se Kosova nuk mund të mbetet nën administrimnin e saj përgjithmonë. Ndërsa pranonte se asnjë nga standardet nuk ishte përmbushur plotësisht, Jesen-Petersen i tha AP se krahina kishte bërë përparim të mjaftueshëm që procesi për të përcaktuar të ardhmen e saj të fillonte.

"Unë kam shumë besim se deri në fund të vitit, diskutimet mbi statusin do të jenë në proces," tha shefi i UNMIK-ut. Ka një mirëkuptim të përgjithshëm brenda komunitetit ndërkombëtar që edhe në rrethanat më të mira, Kosova do ta kishte patur tepër të vështirë për të arritur standardet, shtoi ai.

Anan pritet gjerësisht t'i kërkojë ish Presidentit finlandez Marti Ahtisari të kryesojë delegacionin e komunitetit ndërkombëtar në bisedimet. Ai do të ndihmohet nga tre ndihmësa që përfaqësojnë BE, SHBA dhe Rusinë, të cilat janë anëtarë të Grupit të Kontaktit për Kosovën.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2005/09/23/feature-01





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 13-1-2006 nė 23:37 Edit Post Reply With Quote
SERBET MBESHTETEN TEK NDIHMESIT E BERISHES

Kompania amerikane BG&R angazhohet që për 60 mijë USD në muaj të krijojë lobing në mënyrë që të pengohet pavarësisa e Kosovës. Kontrata nis në 1 janar 2006 dhe përfundon më 31 dhjetor 2006.

Gazeta Shqiptare botoi sot tekstin e marrëveshjes së ofruar nga BG&R për kryeministrin e Serbisë, Koshtunica.

Lanny Griffith
Drejtues ekzekutiv

17 nëntor 2005

Për: Mr.Aleksandar Simic
Kabineti i kryeministrit
Republika e Serbisë
11 Nemanjina,
Beograd, Serbi-Mal i Zi
Cc: Mr. Srdjan Djuric
I dashur z.Simic
Ne jemi të nderuar t’i paraqesim qeverisë së Serbisë këtë plan-propozim që paraqet pikat kryesore në të cilat Barbour Grifith & Rogers mendon t’ju ndihmojë ju në politikën e jashtme veçanërisht në diskutimet për të ardhmen e Kosovës.

Barbopur Grifith & Rogers LLC (bgrdc.com)
BGR është një kompani lobiste e angazhuar në çështjet që dominojnë politikën amerikane. Firma është e specializuar në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive lobiste për të mëbshtetur apo përcatuar aktivitetet legjislative në nivel ndërkombëtar dhe shtetëror. Këto shërbime ndahen në tre kategori; 1. lobim i drejtpërdrejtë nëpërmjet përcaktimit të kontakteve personale me vendimmarrësit në nivelin legjislativ dhe egzekutiv të qeverisjes shtetërore dhe federale; 2. zbulim dhe monitorim i zhvillimeve legjislative dhe rregullatore; 3. planifikim dhe zbatim i aktiviteteve publike shtesë nëpërmjet përpjekjeve lobiste.
Praktika jonë ndërkombëtare (Barbour and Griffith International) mbulohet nga ambasadori Robert D. Blackëill. Pas shërbimit si ambasador në Indi në vitet 2001-2003, Blackëill punoi në Shtëpinë e Bardhë si ndihmës assistent i presidentit dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare për planifikimet strategjike. Blackëill ka një karrierë të shkëlqyer në shërbimet publike në Universitetin e Harvardit.

Qëllimi i punës:
Puna jonë në emër të Qeverisë së Serbisë do të përqëndrohet në zhvillimin e një strategjie për të paraqitur interesat e Serbisë në diskutimet e ardhshme për statusin e Kosovës. BGR do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë një ekip profesionistësh me përvojë që do të mbështesin qeverinë me ekspertizë në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet publike.

Zhvillimi i strategjisë
Ekipi i BGR-së do të punojë së bashku me zyrtarët e përcaktuar nga qeveria serbe dhe zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë për të përcaktuar rrugën për jë progres të suksesshmë të interesave serbe edhe në arenën ndërkombëtare. Ekipi I BGR-së do të sigurojë këshillim dhe konsuitime për çështjet që do të ngrihen gjatë negociatat të sposorizuara nga OKB-ja.

Dega ekzekutive
Presidenti dhe sekretarja e shtetit kanë ndikimin më të madh në përcaktimin e pozicionit amerikan në këtë proces. Brenda këtyre zyrave, do të jetë shumë e rëndësishme të ndikohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e Departamentit të Shtetit si dhe ambasadorët në OKB. Është shumë e rëndësishme që pikëpamjet dhe opinionet e qeverisë serbe të dëgjohen nga dega ekzekutive për të arritur një zgjidhje që nuk shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë e Malit të Zi.

Kongresi
Ka interes themelor në Kongresin amerikan lidhur me diskutimet për statusin e ardhshëm të provincës. Shumë prej zyrave të Kongresit kanë marrë deri dhe informacione të gabuara për situatën. Pikëpamjet e qëeverisë për çështjet e sovranitetit, decentralizimin dhe repsektimin e të drejtave të minoriteve duhen dëgjuar. Ndërsa, Serbia Caucus, një grupin bipartizan jozyrtar i kongresmenëve të interesuar apo të lidhur me Serbinë ofron një bazë të mirë për të punuar. Përpjekjet duhen zgjeruar për të rritur mbështetjen e Kongresit për pozicionin e Qeverisë së Serbisë. BGR do të përqëndrohet në komitete të rëndësishme si Komiteti për Marrëdëniet Ndërkombëtare dhe Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. BGR do të përdorë përvojën e saj të jashtëzakonshme duke punuar me udhëheqjen për të siguruar se ata do të jenë në dijeni të pozicionit serb për bisedimet e statusit përfuindimtar.

Fushata e Marrëdhënieve Publike
BGR është e specializuar në strategjitë e lobingut dhe komunikimit për qeveritë dhe bizneset që kërkojnë ndihmë nënlidhje me proceset vendimarrëse politike dhe ekonomike të SHBA-së, në promovimin e zhvillimit të biznesit ndërkombëtar dhe dhe analizimin e efekteve për klientët e trendeve të politikave kryesore të jashtme. Ekipi i BGR-së zotëron përvojën në fushën e e politikave publike, vizionin strategjik, një rrjet të veçantë lidhjesh me Uashingtonin si dhe angazhimin mes biznese dhe qeveritë në të gjithë globin.
BGR do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë ndihmë në organizimin e fushatës te liderët e politikës dhe opinionit në Uashington në favor të saj lidhur me zhvillimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe progresin, duke krijuar kështu pozicionimin e Serbisë në bisedat për Kosovën. Ekipi i BGR-së do të punojë me Qeverinë e Serbisë për të qenë në krye të ciklit të ri për të mbajtur në vëmendje angazhimin e Serbisë për të vepruar si partner i përgjegjshëm dhe për të mos lejuar që për çështjet të ketë keqinformime apo ngjarje të papritura.
Ekipi i BGR-së
Të gjitha burimet e kompanisë sonë do të jenë në dispozicionin tuaj në momentin kur ne do të marrim këtë punë përsipër. Ne kemi përcakuar një ekip profesionistësh që do të përqëndrohen në këtë angazhim. Unë do të drejtoj ekipin, ndërsa ritheksojmë ekëspertizën e ambasadorit Robert Blackëill dhe profesionistëve të tjerë të firmës.

Termat, pagesat dhe shpenzimet
Për shërbimet, Qeveria e Serbisë duhet t’i paguajë një pagesë mujore prej 60 mijë dollarësh në muaj BGR-së, duke nisur nga 1 janari 2006 deri në 31 dhjetor 2006. Përveç kësaj, qeveria e Serbisë duhet të vjerë dakord për të rimbursuar BGR-në për shpenzimet e zakonshme si ato të telekomunikacionit, printimet, fotokopjet dhe shpenzime të tjera. BGR duhet të rimbursohet edhe për trasportin jolokal, ushqimin dhe aktivitetet e tjera, të cilat duhet të autorizohen në avancë nga ju.

Faturimi
BGE do t’i faturojë Qeverisë së Serbisë kërkesat për pagesat profesionale në avancë. Fatura e parë prej 180 mijë dollarësh do të dërgohet më 15 dhjetor 2005. Kjo duhet të paguhet me nisjen e kontratës më 1 janar 2006. BGR do të paraqesë më pas fatura në ditën e fundit të çdo muaji për shpezimet gjatë aktivitetit.

Fshehtësia
BGR e kupton se gjatë paraqitjes, do të jemi përgjegjës për informacione, praktika apo politika që ju doni t’i mbani të fshehta. BGR ruan fshehtësinë dhe nuk zbulon informacionet periudhën e kontratës apo përmbajtjen e saj, ashtu siç e parashikon ligji.
Shpresoj se është e qartë që mezi presim të paraqesim interesat e vendit tuaj në fushatën e ardhshme. Nëse keni pyetje, ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni.
Sinqerisht, Lanny Griffith

Burimi: Gazeta Shqiptare

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 13-2-2006 nė 14:38 Edit Post Reply With Quote
"www.wilsoncenter.org/sep "

Projekti per Europen JugLindore, se bashku me Programin e Studimeve te Europes Lindore, organizon nje Forum per te Ardhmen e Kosoves: Demokraci Europiane apo Crregullim Rajonal.

Kete radhe forumit do ti drejtohet Hiresia e Tij Artemije, Peshkop i Raskes e Prizrenit (Kosove & Metohi), te Marten, 10:00 - 11:00 a.m., 14 Shkurt, 2006

shenim: Cilesimet e postit te Artemije-s jane sipas cfare eshte dhene ne ate website.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 21-3-2006 nė 03:01 Edit Post Reply With Quote
The Woodrow Wilson International Center for Scholars - 6th Floor Auditorium
1300 Pennsylvania Avenue
Washington, DC 20004

Wednesday, March 29 Forum: 12:00 noon to 1:00 pm

Third Annual Serbia-American Lecture Series: The Role of Economic Cooperation in Resolving Interethnic Conflict

Nenad Popovic, Director of the Economic Team for the negotiations on Kosovo's Status

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.8254151 sekonda, 41 pyetje