Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Krimet komuniste mbas 1990 ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2002 nė 07:35 Edit Post Reply With Quote
Krimet komuniste mbas 1990 ne RSH

Ketu ju lutem te mbledhim te gjitha artikujt, kujtimet, informacionet per krimet komuniste mbas 90 ne RSH





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2002 nė 07:38 Edit Post Reply With Quote
Te vraret

"Per 5 vjet ne Shqiperi, u vrane rreth 27 keshilltare, drejtues lokale e qendrore te PD, nder te cilet lideri i demokracise, deputeti Azem Hajdari. Pervecse dy personave, asnje nuk eshte penalizuar per kete krim."


Nga Prof. Dr. Sali Berisha

* Fjala e kryetarit te Partise Demokratike, mbajtur ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Kombetar

CEDO nuk e kam daten!?

Duhet te gjejme emrat dhe historine e vrasjeve.







Une cuditem jashtezakonisht pse PD nuk ka nje dosje te vecante per ta.

Kush anetar i forumit qe eshte anetar i PD, i lutem qe te kontaktoje me ta dhe ti kerkoje informacione.

Cilet jane?

Kur jane vrare?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2002 nė 10:27 Edit Post Reply With Quote
Dhuna shtetërore detyron demokratët të largohen

Dhuna dhe presioni politik po detyrojnë demokratët që çdo ditë e më shumë të braktisin Shqipërinë. Rastet e dhunës politike sa vijnë dhe shtohen. Presionet policore dhe të strukturave të policisë sekrete gjithashtu po shtohen çdo ditë e më shumë.

Kjo dhunë dhe ky presion është ushtruar edhe mbi aktitivistin dhe militantin e Partisë Demokratike Ilir Muhamet Hoxha.

Ilir Hoxha u detyrua të braktisë vendin vetëm, sepse kërcënohej sistematikisht nga strukturat e shtetit social komunist. Ai është një aktivist i shquar i PD-së dhe ka marrë pjesë në të gjitha fushatat zgjedhore që nga viti 1992. Ai ka qenë një mbështetje e madhe për PD-në. Rrjedh nga një familje antikomuniste, ish të përndjekurish politikë. Mamaja e tij, Fajrije Hoxha është dënuar për politikë në vitin 1975 deri në vitin 1982.

Qysh në fillimet e lëvizjes demokratike, Iliri u rreshtua në krah të PD-së, duke vazhduar të japë kontributin e tij për këtë parti deri në vitin 1997, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, zoti Ilir Hoxha për shkak të qënies së tij si anëtar dhe militant i PD-së më datë 15 mars 1997, është rrahur dhe keqtrajtuar keqazi nga policia, duke përfunduar në spital me plagë të rënda në kokë dhe në krahun e majtë. Më pas ai dërgohet dhe në gjyq, ku nuk është paraqitur. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, zoti Ilir Hoxha ka marrë shumë kërcënime me vdekje. Qysh prej asaj kohe, i riu Hoxha është shpallur person në kërkim.

Oltion Brahaj

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2002 nė 16:59 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarëve u vritet shpresa

Shqipëria nëse ka fituar nga këto 12 vite pluralizëm korrupsion, trafik, varfëri, diferencime politike, është edhe një fenomen tjetër që përbën shqetësim. Është pra vrasja e shpresave. Ja kryetarit të partisë Konservatore të qytetit më të madh të Veriut shqiptar zotit Kolë Zefi, komunistët ia kanë bërë jetën të padurueshme. Është dhunuar shumë herë dhe jo vetëm ai, por edhe e shoqja Albana Pashko Zefi. Në gusht 2000 banesa e këtij çifti u bë objekt i një shpërthimi me lëndë plasëse, ku fati ka qenë me ta, pasi nuk ndodheshin në banesë. Ndërsa më 6 tetor 2000 ky çift antikomunist u arrestua nga policia fashiste duke e çuar në 64 numrin e të arrestuarve politikë si kundërshtarë të socialkomunistëve lidhur e vjedhjen e votave të 1 tetorit 2000. Socialistët “fituan” me tanke e dhunë. Ky antikomunist i njohur i politikës shqiptare ka një veprimtari të gjerë në përpjekje për liri e të drejta njerëzore. Që në themelimin e Partisë Demokratike, deri në 1996 kur kaloi në partinë Konservatore, ishte mjaft impulsiv si demokrat. Por edhe më pastaj, pasi partia konservatore është e djathtë, aleate e PD-së dhe përkrahëse e monarkisë ka dhënë shumë. Pa radhitur këtu demostratat, protestat antikomuniste, përballjen me dhunën dhe kërcënimin familjarisht, mund të themi se qëllimi i diktatorëve socialkomunistë sot është të vrasë shpresat e intelektualëve më së pari, t’u presë hovin atytre për të zgjatur ditët në pushtet. Rasti i antikomunistit Kolë Zefi është një akuzë e rëndë.

Nga: Vasel Gilaj

Ikja pa kthim e Bashkim Zef Lekës

Vetëm katër vite jetuan në paqe e qetësi banorët e komunës së Kastratit në rrethin e Malësisë së Madhe. Pas rikthimit të dhunshëm të ish-komunistëve dhe bijve të tyre në pushtet, për trevën patriotike e antikomuniste të Kastratit u rikthyen sërish kohërat e diktaturës, të ndjekjeve e torturave për të gjithë ata që e mendonin ndryshe. Ashtu si baballarët e tyre këta të sotmit duke se asgjë nuk kanë harruar, biles ndjehen më të fuqishëm e shumë herë më agresivë se Ata, dhe duket se e kanë tepër të vështirë, në mos të pamundur, t’ua falin bajzjanëve aktin sa heroik as njerëzor të organizimit të kryengritjes së armatosur në vitin 1946, e cila edhe pse nuk arriti të merrte përmasa kombëtare, përsëri në vetvete ishte kushtrim për të ndalur natën e gjatë të diktaturës që po vinte. Janë me dhjetra demokratët nga komuna e Kastratit të vrarë, të arrestuar e dhunuar nga pushtetarët e sotëm të cilët i kanë vërtetuar më së fundi edhe organizmat ndërkombëtarë. Më e dukshme dhuna shtetërore është veçanërisht pas zgjedhjeve parlamentare të Qershorit 2001. Oganizatat kundër dhunës vazhdojnë të japin të dhëna rrënqethëse rreth tragjedisë elektorale që kaloi vendi. Njëri ndër to, aktivisti Bashkim Zef Lekaj nga Bajza, qendër e komunës së Kastratit ka qenë viktima e radhës, por as e para dhe as e fundit, e represionit të shtuar të shtetit policoro-mafioz të instaluar pas viteve 97-të në Shqipëri. I lindur më 19. 02. 1970 në një familje patriote dhe i rritur me shumë mundim, i riu Bashkim Lekaj në vitet 90-të ka qenë ndër të parat që ju bashkua lëvizjes studentore për rrëzimin e pushtetit komunist 50 vjeçar të Envr Hoxhës. Në ato vite përfundon edhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës e kthehet në vendlindje për të kontribuar në ringritjen e saj. Por rikthimi i ish-komunistëvenë pushtet ka prerë në mes edhe dëshirat e ëndrra e të riut demokrat që prej vitesh ishte vënë në shënjestrën e shikasve e agjentëve të ish-sigurimit të shtetit. Disa herë persona të maskuar dhe të armatosur kishin shkuar në shtëpinë e tij që ndodhet veçse disa metra poshtë qendrës së Komunës, dhe i kishin bërë presion për të mos mbështetur forcat opozitare të Bashkimit për Demokraci. Ndërkaq telefonata anonime e letra nën derë me kërcënime deri me eleminim fizik për probleme politike dhe ekonomike e kanë bërë thuajse të pamundur qëndrimin e mëtejshëm të tij në Shqipëri. I gjendur në këto kushte të presionit psikologjik të shtuar, Bashkim Zef Lekaj me ndihmën e të afërmëve të familjes ka mundur të gjejë mënyrën për t’u larguar nga Shqipëria e të instalohet diku jashtë shtetit. Edhe pas largimit të tij, përsëri persona të armatosur e të maskuar knaë “vizituar” si rastësisht shtëpinë e Bashkimit në Bajzë, pa lënë të kuptohet qartë se cili është në të vërtetë qëllimi i tyre, pëveç majtjes nën presion të dy prindërve të tij të moshuar që me lot në sy vështrojnë drejt derës e presin me ankth se mos marrin ndonjë letër a lajm nd djali i tyre që ndoshta kurrë më s’do të kthejë në vendlindjen e tij të shtrenjtë. Kaosi politik dhe pasiguria e shtuar për jetën janë dy elementet bazë që po detyrojnë mijra shqiptarë të marrin rrugët e mundimshme të mërgimit në fillimshekullin e ri, me shpresën për të shëruar plagët e mjerimit ekonomik dhe pasigurinë për jetën që kanë krijuar qeveritarët e sotëm.

Nga: Kreshnik Kopliku

Shteti ndjek e persekuton demokratët

Në një dëshmi të lëshuar nga Partia Demokratike nga Shoqata Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, ndër të tjera shkruhet: “Në kohën e sotme rreth katër vjet qeverisjeje, të kësaj qeverije nga më të korruptuarat në Europë, ku zotëron frika për të nesërmen e pasigurtë, korrupsioni që nga Kryeministri deri tek polici më i thjeshtë, bandat e armatosura, që mbijnë si kërpudhat në çdo vend, jeta e shumë demokratëve është bërë e pasigurtë dhe e padurueshme. Një ndër këto demokratë është edhe Marsel Ndoc Prela, për të cilin morëm shkas të shkruajmë në këtë numër të gazetës sonë. Në moshën 18 vjeç është plagosur nga forcat e policisë për arsye politike, mbasi ai dhe familja e tij ka qenë gjithnjë antikomuniste e vendosur”. Ai sot vazhdon të ndiqet në mënyrë sistematike nga Sigurimi i shtetit komunist dhe mbeturinat e tij në pushtet. Fenomene të tilla janë të lidhura ngushtë me spastrimin e kundërshtarëve politikë, që ndjek regjimi komunist në Shqipëri.

Nga: Andi Sokoli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-1-2003 nė 09:24 Edit Post Reply With Quote
9.01.2003 - Trepca.net
Qeveria shqiptare persekuton kundërshtarët




9 janar 2003 / Robert Nikaj

Përndjekja dhe persekutimi i të rinjëve demokratë nga regjimi
socialist, është bërë një formë e mirë e shtypjes së çdo zëri. Brenda
vendit, ku siç dihet Partia Socialiste ish Komuniste, vazhdon të mbajë
pushtetin me mjete jo demokratike. Shtypja e lirive dhe të drejtave të
njeriut si dhe përndjekja dhe burgosja e të rinjëve demokratë prej
pesë vjetësh i ngjan një gjuetije shtrigash, por pas zgjedhjeve
politike të 24 Qershorit, kjo ofensivë ka marrë pamjen e një lufte të
vërtetë kundër çdo njeriu që mendon ndryshe nga qeverija.

Prehë e kësaj përndjekje të regjimit të përgjithshëm është bërë edhe
kryetari i Forumit Rinor të PD-së (FRPD) i qytetit të Laçit, Gëzim
Duka i cili është kërcënuar disa herë me vdekje nga agjentë të
shërbimit informative për të hequr dorë nga veprimtaritë kundër
qeverisë. Por ai me një vendosmëri dhe sakrificë vazhdoi aktivitetin e
tij duke i frymëzuar të rinjët demokrat në rrugën e demokracisë,
derisa jeta e tij u vë në rrezik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Rrogozhincës me 7 dhjetor 1999
ditën e përkujtimit të fitores së demokracisë në Shqipëri. Pas
ndërhyrjes së forcave speciale të modifikuara të policisë për të
shpërndarë manifestuesit paqësorë që organizoi ky forum, nën
pjesëmmarjen e të cilit ishte edhe kryetari i Forumit Rinor të
qytetit të Laçit, Gëzim Duka, ku qëllohet me armë të sofistikuara duke
marrë plagë të rënda në disa pjesë të trupit që mund ti shkaktonin
vdekjen. Pas ndërhyrjes së shpejtë kirurgjikale të spitalit ushtarak
në Tiran që arriti ti shpëtoi jetën ai detyrohet të emigroi jashtë
vendit duke e kuptuar bindshëm se forcat e terrorit komunist donin ta
ekzekutonin.

Familja e tij shpërngulet nga qyteti i Laçit për ti dhënë fund
ngjarjeve tragjike dhe kërcënimeve të bëra ndaj tyre. Duke mos i
mjaftuar ky atentat, regjimi i kuq nuk e ndërpreu diskriminimin kundër
familjes Duka.

Atij I arrestoin babain dhe vëllaun e vogël duke i torturuar në
rajonet e policisë të Tiranës për 1 muaj, duke kërkuar me deomos
informata që kishin lidhje me largimin dhe vend ndodhjen e Gëzimit.

Me 8 shtatorë 2002 familjes së tij i bëhet një atentat me eksploziv
në shtëpin e tyre duke shkaktuar plagosjen e rëndë të vëllaut Gerti
Duka. Ky atentat mbetet misterioz dhe shkakton një frikë të madhe në
familjen Duka, për të mos shpresuar se kjo familje do të gjej qetësi
ndonjiher.

Megjithë insistimin tonë për të marrë më tepër informata për ngjarjen
e fundit që tmerroi familjen Duka, prindërit e vëllezërve Duka nuk
pranuan të japin komente por vetëm thanë " KËTO ATENTATE DIHET NGA E
KANË ZANAFILLEN".





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-1-2003 nė 09:42 Edit Post Reply With Quote
Vazhdon persekutimi i demokratëve

Viti 2002 nuk i solli asgjë Shqipërisë, përkundrazi dyert kanë mbetur të mbyllura. Qeveria aktuale nuk arriti të fitojë dot besimin e Perëndimit. Megjithese ka kaluar afro nje vit e gjysem nga zgjedhjet parlamentare te Qershorit 2001, kjo qeveri nuk luftoi dot as krimin, as plagët sociale, as papunësinë e për më tepër humbi edhe besimin e qytetarëve të saj. Me dhjetra anetare dhe perkrahes te se djathtes dhe, sidomos te Partise Demokratike po terrorizohen, kercenohen dhe keqtrajtohen nga policia dhe bandat kriminale, qellimi kryesor i te cileve eshte te demoralizojnë dhe paralizojne veprimtaret dhe aktivistet e se djathtes dhe te Partise Demokratike, sidomos tek të rinjtë demokratë. Një ndër ta është edhe i riu Fadil Ibrahim Haxhija, lindur më 26.07.1973 në Tropojë dhe banues në Tiranë, i cili ka rënë pre e kësaj dhune.

Ai ka punuar si gazetar në një nga televizionet private, ku ka patur një reputacion si gazetar i aftë dhe i mirë. Ka mbaruar Institutin e Arteve, dega dramaturgji.

Familja e Fadil Haxhisë shquhej si një familje demokrate dhe kanë marrë pjesë në të gjitha lëvizjet për demokraci. Në vitin 1997, i ka vdekur i vëllai, Halit Haxhija, i cili ka punuar në Gardën e Republikës, është djegur në tank në maj të vitit 1997 nga forcat e armatosura komuniste.

Fadil Haxhija e ka kërkuar herë pas here nxjerrjen e fajtorëve të vërtetë të vdekjes së vëllait para drejtësisë. Duke kërkuar drejtësi pranë organeve të drejtësisë, kanë filluar kundër tij kërcënimet me telefona në shtëpi, kërcënime me letra anonime në televizionin ku punonte. Gjithashtu, atë e ndiqnin dhe makina të ndryshme të dyshimta, të cilët e fyenin dhe e shanin. Por, kulmi arriti në vitin 2002, ku u paralajmërua për prerje koke ose largimin e tij nga Shqipëria brenda dy muajsh.

Dhe për sa kohë do të vazhdojë persekutimi i këtij shteti komunist, i cili persekuton dhe përndjek të rinjtë tanë intelektualë, të cilët janë të detyruar të marrin rrugën e mërgimit për t'i shpëtuar dorës së hekurt?

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-1-2003 nė 10:39 Edit Post Reply With Quote
Zani u kishte vënë 100 milionë lekë gjobë pronarëve të lokalit. Albert
Shyti është takuar me kryeparlamentarin para masakrës

Gjinushi parapriu vrasjet e Skelës

Albert Shyti është futur në kryesinë e Kuvendit në orën 11.00 të ditës
së enjte dhe ka biseduar me Gjinushin për më se një orë. Sipas një
burimi të besueshëm, Shyti i ka sjellë Gjinushit miliona lekë, të
vjela nga gjobat që bën banda e Zanit. Me lekët e bandave Gjinushi po
ndërton vilën në Tiranë

Pas masakrës së Zanit të kryer një ditë më parë në Vlorë, qytetarët
vlonjatë vazhdojnë të jenë të terrorizuar. Gjatë gjithë ditës së
djeshme nëpër rrugët e qytetit nuk ka lëvizur asnjë njeri. Qytetarët
janë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe presin në ankth rrjedhjen e
ngjarjeve. Plazhi është boshatisur që në çastin e sulmit të bandës së
Zanit, në lokalin përballë Aulonës në Skelë. Banorët kanë frikë të
dalin nga shtëpitë edhe për të bërë pazarin e ditës. Një qytetar nga
Vlora, i tha dje RD -së se gjendja në qytet është shumë e rënduar.
Pothuajse të gjithë banorët përjetojnë ditë të tmerrshme, me ankth që
nga dita e lirimit të Zanit . Dje është bërë edhe varrimi i dy të
vrarëve, Robert Shehu dhe dajos së tij, Luan Bedini. Në orën 15.00,
viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit nga një kortezh prej
mijëra njerëzish. Njerëz me lot në sy dhe të tjerë me lule vazhdojnë
të heshtur rrugën drejt varrezave. Pothuajse të gjithë vlonjatët
flasin fjalët më të mira për të dy të vrarët nga Zani. Kanë qenë
shumë njerëz të mirë, thotë një burrë i moshuar. Ata njiheshin për
njerëz seriozë dhe nuk ishin përzier me bandat, shkurt muhabeti, nuk i
binin njeriu më qafë , përfundon burri i moshuar.

Ja pse e vrau Zani pronarin e lokalit

Sulmi i bandës së Zanit ndaj lokalit të Shehut ishte planifikuar tre
ditë më parë se të kryhej. Zani u kishte vënë një gjobë tepër të lartë
pronarëve të lokalit luksoz në breg të detit. Gjoba e kryebanditit
Zani Çaushi ishte 100 milion lekë, por pronarët e lokalit nuk e kanë
pranuar një gjë të tillë. Sipas burimeve nga Vlora, Zani pas
kundërshtimit për dhënien e gjobës, kishte përhapur fjalë tek të
gjithë banorët se, këto ditë do të ndodhë një gjë e rëndë . Pas
përhapjes së këtij lajmi, të gjithë qytetarët prsinin me ankth se kush
e kishte radhën për t u ekzekutuar. Ata ishin të sigurtë që do të
ndodhte diçka e rëndë, sepse edhe gjatë kryengritjes së armatosur në
vitin 97, Zani kur planifikonte të vriste njerëz të ndryshëm, i
njoftonte qytetarët me megafon. Paralajmërimi i Zanit ishte edhe një
thirrje për pronarët e lokalit, që të jepnin gjobën e vënë prej tij,
se përndryshe do fillonte sulmi. Përveç gjobës së majme, Zani u kishte
kërkuar pronarëve Shehu disa hektarë tokë në bregdet, por ata nuk kanë
pranuar që t i japin asnjë pëllëmbë tokë. Sipas burimeve nga Vlora,
fisi Shehu ka disa hektarë tokë në bregdet, duke filluar që nga Skela
dhe deri tek stadiumi. Një burim nga policia e Vlorës bëri të ditur
dje se Zani është lidhur me një mafioz italian për shitblerjen e tokës
në bregdet. Para pak ditësh, Zani deklaroi në median zyrtare se kishte
mbi një hektar tokë në bregdet dhe do të ngrinte një hotel luksoz.
Paratë për ngritjen e hotelit ai do t i siguronte nëpërmjet gjobave që
u vendos pronarëve dhe biznesmenëve.

Gjinushi jep miratimin për masakrën

Para se të ndodhte vrasja në Skelë, në zyrën e Gjinushit është shfaqur
kryetari i komitetit të Vlorës, Albert Shyti. Shyti është futur në
zyrë në orën 11.00 të ditës së enjte dhe ka biseduar me Gjinushin për
më se një orë. Sipas një burimi të besueshëm, Shyti i ka sjellë
Gjinushit miliona lekë, të vjela nga gjobat që bën banda e Zanit. Me
këto para të pista kryeparlamentari i kallashëve, Skënder Gjinushi po
ndërton vilën në qendër të Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se
Gjinushi, pas largimit të Albert Shytit nga zyra e tij, është lidhur
me telefon me Zanin dhe ka biseduar gjatë. Në orën 18.30 ndodhi
masakra në skelë. Gjithashtu, Skënder Gjinushi ka dhënë urdhër që Zani
të mos ndalohet nga policia. Gjinushi po përgatit arratisjen e Zanit
për në Itali. Në ndihmë të Zanit erdhi edhe televizioni Klan , i cili
pas telefonatës së Zanit, i kushtoi atij një emision të veçantë, duke
e shpallur si hero për krimet që ai po kryen. Nuk është rasti i parë
që ky kanal televiziv u kushton një vend të rëndësishëm banditëve dhe
kriminelëve për të rrëfyer krimet e tyre në ekran.

Bashkim Demiri

Gjeta sot nje artikull qe e kisha ruajtur por fatkeqesisht nuk kam as daten as burmin e sakte!!!!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2008 nė 08:10 Edit Post Reply With Quote
Topalli, homazhe në përkujtim të heronjve të demokracisë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori pjesë dje në aktivitetet e organizuara në përkujtim të ngjarjeve tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër. Gjatë këtij aktiviteti, kryetarja e Kuvendit ishte e shoqëruar edhe nga deputetë të Shkodrës dhe të zgjedhurit lokalë të këtij qyteti. Kryetarja Topalli bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në memorialin kushtuar 2 prillit 1991, si dhe vendosi kurora në varret e 4 "Dëshmorëve të Demokracisë", Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku e Nazmi Kryeziu, të vrarë në vitin 1991 gjatë protestave popullore në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë. "Monumenti që kemi pranë flet më shumë se askush tjetër, për atë që jo vetëm katër djem të Shkodrës sakrifikuan për atë që do të ishte më vonë pluralizmi dhe demokracia në Shqipëri, për dashurinë e madhe, integritetin, qëndresën, por dhe për shpirtin e madh të sakrificës, që ky qytet, por dhe gjithë Shqipëria vuri në bazë të demokracisë dhe ekonomisë së lirë në vendin tonë. Sot, pas 17 vitesh jemi këtu për të përkujtuar, për t'u përulur në nderim të Brocit, Cekës, Bishanakut e Kryeziut, të cilët, me sakrificën e tyre bënë të mundur që pas 17 vitesh Shqipëria, të shpresojë të marrë ftesën për anëtarësim në NATO", ka bërë të ditur Topalli në fjalën e saj gjatë homazhit.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-10-2008 nė 22:37 Edit Post Reply With Quote
Gramoz, 70 plumba mbi 17-vjeçarin për t’i ndalur arratinë në maj të vitit ‘90
» Vendosur: 27/10/2008 - 08:04
•

AFRIM IMAJ

“Në fillim u dëgjua një “Ndal!” i kumbushëm, pastaj disa të tilla rrjesht “Ndal!”, “Ndal!”. Mbajtëm këmbët. Na u duk sikur na u mbajt fryma. Ashtu siç ishim u hodhëm pas një guri aty pranë. Kthyem shpinën andej nga erdhi zëri urdhërues. Ndodhi ajo që i frigoheshim. Ëndrra për të ikur matanë merrte fund këtu. Vetëm pak hapa larg vijës së kufirit. Për një moment provuam të çoheshim, po ishte e pamundur. Breshëritë e para ja befën sakaq. I pari ra në tokë Sokoli. Unë vrapova për t’u futur në një gërmushë. Dëgjova “Of”-in e tij dhe breshëritë e tjera që ndezën malin. Ndjeva një cëmbim të lehtë në këmbën e majtë. Pastaj një kërcitje në gjurin tjetër. Rashë përdhe e mbylla sytë për mos të vrojtuar atë që do të ndodhte më tej. Po edhe kështu nuk mund të rrija gjatë. Në errësirën përreth shquhej një dritë e fortë. Pas saj silueta e komandantit të njësitit që ecte në drejtim të trupit të Sokolit me një prozhektor në dorë. Me sa duket e kishte shquar vendin ku ra. Mbajti këmbët aty dhe u përkul paksa mbi trupin e tij. I rrëmbeu egërsisht flokët e gjatë dhe i ktheu fytyrën nga vetja. Pastaj filloi ta godasë me këmbë sa kishte fuqi në sy, në ballë, në faqe duke shqiptuar urrejtshëm “kriminel”, “spiun”, “zagar”. Si nxorri dufin me viktimën, ua bëri me shënjë ushtarëve që kishte në krahë për ta çuar te posta e kufirit. Çfarë ndodhi më tej nuk munda ta ndjek, se mbeta pa ndjenja. Kur u përmenda e pashë veten në dhomat e izolimit të Degës së Brendshme. Aty mora vesh se Sokolin e kishin vrarë. Vet kisha marrë dy plagë. Hataja kishte ndodhur në pak çaste, kur muzgu i mbrëmjes së 23 majit ’90 i avitej faqeve të Gramozit…”
I është kthyer e rikthyer disa herë kësaj historie rrënqethëse Besim Qosja, 37-vjeçari nga Goskova e Korçës, që e deshi fati t’i shpëtonte rastësisht vdekjes nga përballja e asaj dite me forcat e kufirit. Në kujtesën e tij gjithçka është fiksuar deri në detaje sikur të ketë ndodhur dje. Çastet fatale madje i ka ende në sy. Ishte nisur fshehtaz me shokun e fëminisë, i ndezur nga ëndrra për më shumë liri dhe kishte rënë në kurthin e vdekjes në shpatullat e Gramozit. Ngjarja do të merrte jehonë menjëherë. Njerëzit e regjimit do ta shfrytëzonin si një rast ideal për të paralajmëruar gjithkënd që do t’i futej një aventure të tillë. Të tjerët, do ta lotonin nën zë si një tragjedi makabre. Vrulli i zhvillimeve të mëpastajme do ta spostnonte disi në periferinë e memorjes kolektive dramën e asaj mbrëmje. Për 18 vjet pas kësaj, ajo do të destinohej për të mbetur brenda gardhit të shtëpive të varfëra të dy protagonistëve fatkeq. Aty plagët e plumbave pa shpirt vazhdojnë të dhëmbin. Mjafton që të trokasësh paksa…
Rrëfimi i nënës së Sokolit
Shtëpia e Sokol Likës, 17-vjeçarit të vrarë në Gramoz mbrëmjen e 23 majit ‘90, diku në skaj të fshatit Goskovë, i ngjan një banese të rrënuar që herë të duket shtëpi e herë kasolle. Në mirëseardhjen e nënë Hënës, të zonjës së shtëpisë, dallohet një lloj meraku që nuk i ka kushtet e duhura për të rehatuar mysafirët. Megjithatë avitet paksa brenda e na nxjerr në korridor karriket për të na servirur më vonë kafen e mikpritjes. Pastaj fillon të rrëfejë qetë qetë me një zë të hollë. Hera herës e ndalon bisedën e futet rishtaz në banesë, për t’u marrë me fëmijët e vegjël të djalit tjetër, që ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik para disa kohësh. Kur bie fjala për Sokolin, plaka kërruset në shpatulla e ngashërehet në shpirt. Sakaq nxjerr një shami për të fshirë lotët dhe nis për të treguar çfarë kujton nga dita kur është ndarë për herë të fundit me të...
“E nisa në mëngjes në punë. I mbështolla një copë bukë me djathë e ja vura nën sqetull. Ikte përditë në Vinçan. Merrte jonxhë me karrocë. Ishim keq nga gjendja e na ndihomte. Sa kishte mbushur 17 vjeç. Atë ditë nuk u kthye më. E pritëm deri vonë. Kur do flinim shkova e pyeta shokët e tij një nga një. Më thanë se nuk e kishin parë. Më ngriu gjaku. Zemra sikur më ndjente diçka të keqe. Nuk kisha as plakun në shtëpi. Kishte shkuar në Korçë. Deri në të zbardhur nuk vura gjumë në sy. Në të gdhirë, komshiu këtu, Telua, na tha se Koli ishte sëmurë. E pyeta nga se, po ai rrinte si i ngrirë. Çtë bëja. U nisa për në Korçë duke qarë. E gjej plakun me një polic atje. Çfarë kërkon?, më pyeti. Kështu kështu, i thashë unë duke i folur për Kolin. Mos u shqetëso, ma bëri dhe më kapi për krahu. Dukej i tronditur e me zor përmbahej. Si duket i kishin treguar për ngjarjen e Gramozit. Ato çaste këmbëngulte për të më nisur në shtëpi. Jo, jo, e refuzova unë. Do shkoj te Koli, ku është Koli. Ik, më tha, se është në Ersekë. Në Ersekë, aty do shkoj, ju përgjigja e vendosur. Po ata nuk më lanë. Më hipën në autobusin e linjës dhe erdha në shtëpi. Gjëma do më gjente aty. Gjëma e zezë që më mbylli derën! Sa isha ulur në kuzhinë, kur u hap porta pa trokitur. U çova me vrap në këmbë. Kur ç’të shikoj. Dy djemtë e tjerë sillnin Kolin mbështjellë në një batanije gjithë gjak. Mu errën sytë. Rashë në tokë. Nuk e di sa ndenja ashtu. Pastaj u çova prap. Si e marrë u hodha mbi trupin e tij duke qarë. Mos, nënë, ma bënin djemtë. Nuk duhet të na dëgjojnë. Çka ndodhur? Kush e vrau? I pyeta pa vetdije. “Është vrarë në Gramoz. E vranë ushtarët në kufi. Deshi të ikte matanë.” Shpjeguan djemtë nën zë duke më kujtuar të mos bëja zhurmë. Se ishte një vrasje tjetër kjo. Një vrasje nga ato që quheshin tradhti. Shteti e partia nuk të linte t’i qaje. Të ndalonte me urdhër bile. Më keq, ku të shkonte. Eh Koli nënës! Iku pa më thënë një fjalë. Mblodhëm veten e bëmë mortin. Një mort që nuk do t’ja doja as hasmit. Kështu biro…”
Rrëfimi i të vëllait, Flamurit
“Atë ditë që u vra Koli unë isha në zbor. Bënim qitje me pushkë. Si tani e kam në sy. Qëllonim në tabelat e veshura me portretet e Hitlerit, Breshnjevit, Titos. Plumbat duhej të shkonin në fytyrat e tyre. Ishte një zakon i hershëm ky. Kush qëllonte në qendër, afër syve, gojës e ballit, merrte fletënderi e medalje. Mora goxha pikë atë ditë. Tek futesha në bunker për ushtrimin e fundit, dikush më urdhëroi të shkoja në komandë. Ashtu bëra. Aty më thanë se duhej të shkoja në shtëpi. Më përqasën diçka për fatin e Sokolit, po si nëpër mjergull. Diçka rreth të vërtetës e mësova në Korçë. Ata që më pritën ishin porositur të më nisnin në Ersekë. Do të merrja trupin e tij. Unë e di si u përmbajta. U nisa. I dërrmuar i tëri. Një mal më peshonte mbi supe. Ende në vesh më gjëmonte jehona e krismave të poligonit. Zhurma e tyre hera herës më sillte para fytyrat e zhgarravitura me plumba. I mbledhur një grusht në sediljen e autobuzit, mendja më shkonte te Koli. Çtë kishte ndodhur me të? Aty për aty rikujtoja ato që më kishin thënë në Korçë: “Është vrarë në kufi. Deshi të ikte në Greqi nga Gramozi.” Më qartë se kaq, nuk kishte ku të vinte. E pabesueshme. Më dukej vetja si në ëndërr. Doja të ishte vërtetë e tillë. Por jo. E keqja kishte ndodhur. Kur unë merrja në shenjë fytyrën e Hitlerit, kufitarët e Gramozit qëllonin mbi tim vëlla! Tmerri vet…”
Flamur Lika, vëllai i madh i Sokolit, 17-vjeçarit të masakruar në Gramoz, këtu ndalon paksa për t’ju kthyer pjesës tjetër të kujtimeve të asaj dite makabre. Me të mbërritur në Ersekë, është takuar me Pëllumbin, vëllain tjetër dhe, të dy bashkë, kanë shkuar, sipas porosisë në Degën e Punëve të Brendshme. Përjetimet nga çastet aty kanë qenë dramatike. Gjithsesi, ai gjen forcë për ta shtjelluar ngjarjen deri në fund…
“Te porta na priti kapteri i shërbimit. Sa u sqaruam me të, na u kthye përbuzshëm. “Ku vini me duar në xhepa. Dasëm ka këtu. Është kufomë e duhet diçka me e mbajt.” E kuptuam përse e kishte fjalën dhe shkuam e morëm një batanije. U kthyem përsëri. Këtë radhë ai na shoqëroi te një qeli në fund të koridorit. Si hapi derën, na tregoi trupin e Sokolit në qoshe të saj. Hodhëm sytë aty. Dukej si një masë e errët e shkapërdyer nga të gjitha anët. Për një çast na u prenë gjunjët. Pastaj bëmë për andej. I pari zgjati hapat Pëllumbi. Nuk u përmbajt dot dhe shpërtheu në dënesë. Pas tij unë. Një psherëtimë e thellë më doli pa vetdije. Kapteri që na ndiqte sy e vesh turfulloi rrëmbyshëm “Shpejt, shpejt, se kemi punë!”. Ishte i egër e i prerë në atë që thoshte. Ju bindëm pa hezituar. Mbështollëm trupin e Sokolit me batanije dhe dolëm. Më tej nuk mbaj mend si kemi mbërritur në shtëpi…”
Rrëfimi i Ylberit, shokut të ngushtë
“Varrimi i Sokolit ishte një mort pa mort. Rasti i tij e përjashtonte kujën e lotët. Se ishte vrarë në kufi, si tradhtar. Si i tillë humbiste edhe këtë të drejtë njerëzore. Kodi i diktaturës me një gur vriste dy zogj. Terrorizonte opinionin për ta mbajtur larg akteve të tilla dhe fshihte gjurmët e vrasjeve në kufi, kur ligji tashmë i parashikonte vetëm si kundërvajtje penale. Gjithsesi, në varrimin e Sokolit u mblodhëm një grusht njerëzish. Shumëkush u gjend aty fshehtas. Përcjellja duhej bërë detyrimisht në heshtje, pa ceremoni. Diku në periferi të varrezave e kallëm pa zë e bujë. Së paku i mbeti një varr, me emrin e tij. Pak vërtetë, po një lloj privilegji për një rast të tillë. Se të vrarët më herët në Gramoz, në kufi, e kishin humbur këtë të drejtë. Kishin ikur në botën tjetër pa lën shënjë e nishan...”
Njeriu që flet është një nga shokët e ngushtë të Sokolit. Ylber Sejdarasi e quajnë dhe aktualisht bën detyrën e kryeplakut të fshatit. Lajmin për vrasjen e tij e ka mësuar në dyqanin ku punonte dhe ka brofur menjëherë në shtëpinë ku bëhej morti. Është gjendur aty ndër të parët. Ishte momenti kur xhenazen sa e kishin sjell. Rrëfimi i Ylberit për çastet pas kësaj është tronditës e rrënqethës...
“M’u errën sytë kur pashë trupin e Sokolit. Ishte bërë shoshë nga plumbat. Mbi 70 të tillë i kishin përshkruar gjoksin, shpatullat, këmbët, qafën. Fytyra i kishte humbur poshtë një shtrese të errët që dukej si graso me një përzierje gjaku e balte. Mbi të dallohej gjurma e një këpuce ushtrake. Me sa duket ata që e kishin vrarë nuk ishin mjaftuar me breshëritë e plumbave, po e kishin qëlluar edhe me shkelm, si për të lënë vulën e krimit. Një pamje makabre. Mbaj mend nënë Hënën, që hera herës binte pa ndjenja mbi trupin e pajetë të të birit...”
vijon nesër...

Të pathënat e vrasjeve në kufi në verën e ‘90

Tradhtarë të vrarë, të plagosur e të kapur në kufi! Pranvera e 90-tës ballafaqonte regjimin me një realitet të papritur. Troditja së pari ndihej në rrethet kufitare, mandej në Tiranë. Në krye të herës raportet e Degës së Punëve të Brendshme të Ersekës për qendrën nënvizonin dyzinën e rasteve të tentativës për t’u arratisur. Këtë radhë nuk bëhej fjalë për raste sporadike, po për një fushatë të tërë. Emrat e viktimave dhe atyre që kapeshin duke kaluar kufirin, zinin radhë të tëra në këtë komunikim zyrtar. Ajo që ndodhte, tashmë nuk mund të fshihej. Gramosi mësymej dita ditës nga dhjetëra të rinj. Ngjarjet përthyheshin në raporte kritike të shoqëruara me rekomandime për eprorët e lartë. “Po na ikin. Ti vrasim! Ndryshe situata del jashtë kontrollit”. Në logjikën e kohës kjo do të thoshte qëndresë stoike ndaj presionit borgjezo-revizionist për të hapur Shqipërinë(!). Në gërhamat e fundit, mbretërimi komunist përpiqej t’u tregonte vendin atyre që dilnin kundra diktatit të tij. Dyndja drejt kufijve, nuk shfaqej thjeshtë si një plagë, po shumë më tepër se kaq. Shpagimi në këtë rast shfaqej si një sfidë, përmbushja e së cilës kërkonte zjarrin e armëve luftarake. Breshëritë e tyre nuk do të kursenin askënd. Madje as 15-vjeçarët që morën rrugën drejt zonës kufitare me mëndjelehtësinë e një lodre fëmijësh. Ngjarja e mbrëmjes së 23 majit ’90, në afërsi të postës së kufirit të Starjes, ku mbeti i vrarë 17-vjeçari Sokol Lika e u palgos Besim Qosja është vetëm njëra prej këtyre tragjedive. Dokumentet e rezervuara “tepër sekret” të degës së Punëve të Brendshme të Ersekës përmbajnë me dhjetëra e dhjetëra emra të vrarësh në hapësirën kohore pranverë-verë ‘90. Të inkurajuar nga lëvizja antikomuniste në Evropën Lindore, mjaft fatkeq do provonin të kalonin kufrin me ëndrrën e vetme për një jetë më të mirë, por do të mbeteshin viktima të një terrori të pashoq.


Dekreti cinik i Ramiz Alisë

Ka qenë fillimi i majit të vitit ’90, kur Presidenti komunist Ramiz Alia dekretoi ligjin për vlerësimin e krimit të arratisjes nga vepër penale kundër shtetit, në kalim të paligjshëm të kufirit. Ndryshimi parakuptonte mos përdorimin e armëve për shkelësit e kufirit. Që këtej e tutje për ta nuk do të kishte plumba, por pak muaj burg. Po kjo nuk ndodhi në asnjë rast. Dekreti cinik i Ramiz Alisë, mbeti i destinuar vetëm për konsum politik. Askush nuk e çoi te njerëzit që përgjigjeshin për zbatimin e tij. Përkundrazi, tek ta, aty në postat e kufirit shtoheshin dyzinat e kontrollorëve me thirrjet për t’i treguar vendin çdo shkelësi. Mesazhi i tyre ishte i hapur: Askush mos të mbërrinte i gjallë në tokën e huaj! Apeli për të shtrënguar radhët e vigjilecën në këtë rast, nënkuptonte rreptësi e plumba ndaj shkelësve. Vetëm në zonën kufitare të Kolonjës gjatë verës së vitit 90 janë vrarë mbi 30 të tillë. Një pjesë e tyre madje pa paralajmërim.


panorama

e askush nuk heton e askush nuk denohet!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-11-2008 nė 17:16 Edit Post Reply With Quote
“Çlirohet” Qafë-Gjashta, Prokuroria vërteton masakrën
ELTON QYNO
12/11/2008 Vrasja makabër e oficerit Gjergj Mehmeti ka 10 autorë, rrjedha e plotë e ngjarjes

TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet për masakrën e “Qafë Gjashtës” ku mbeti i vrarë ish-efektivi i komisariatit të Vlorës Gjergj Mehmeti. Hetimi profesional i kryer nga prokurori i çështjes Adnan Xholi, ka provuar se dhjetë të pandehurit e procedimit penal me nr. 198, kanë konsumuar plotësisht veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” të shtetasit Gjergj Mehmeti si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alija, dhe Myzafer Blushit. Nga hetimet e kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje rezulton se me urdhër të ish-zv/ministrit të Brendshëm njëkohësisht edhe Drejtor i përgjithshëm i Policisë Agim Shehu, në datën 4 mars 1997 të sipërcituarit janë nisur në drejtim të drejtim të Sarandës, me qëllim ringritjen e komisariatit, pasi ky i fundit ishte shkatërruar dhe djegur nga trazirat e asaj kohe.

Përleshja me armë

Sapo kanë mbërritur në Sarandë, efektivët e policisë së Vlorës kanë konstatuar se zyrat e komisariatit ishin të djegur plotësisht dhe rreth tyre nuk ka pasur asnjë punonjës policie. Pas këtij momenti katër efektivët kanë komunikuar me telefon me Agim Shehun, të cilit i kanë përcjellë mesazhin se komisariati nuk mund të riorganizohej. Menjëherë pas kësaj telefonate, efektivët kanë vendosur të largohen nga Saranda. Por gjatë daljes nga qyteti, një automjet tip Mercedes-Benz 190 me ngjyrë jeshile, i ka prerë rrugën punonjësve të policisë, nga i cili ka dalë i pandehuri Edmond Sejko ose “bubeqi”, i cili në dorë mbante një kallashnikov. Pasi e kanë çarmatosur, kanë reaguar shokët e Seikos, me disa të shtëna armësh. Nisur nga kjo përplasje që ndodhi në dalje të qytetit, efektivët kanë menduar që të marrin me vete Edmond Seikon dhe dëshmitarin Fatos Mahmutaj, në mënyrë që të siguronin kalimin e tyre pa probleme nga Saranda. Mirëpo nga hetimet mësohet se në momentin kur Benzi 190 ka mbërritur në “Qafë Gjashtë”, shtetasi Armand Hysi i ka komunikuar grupit të personave të armatosur, se disa persona kanë marrë peng Edmond Sejkon dhe kunatin e tij Fatosin. Menjëherë pas këtij lajmi grupi i personave të armatosur janë pozicionuar, në pritje të autoveturës me targa Vlore. Kur makina është afruar rreth 50 m para pikës së karburantit të vëllezërve “Vaso”, katër efektivët e policisë janë gjendur përballë një sulmi me armë zjarri, pikërisht nga dhjetë të pandehurit që ishin të pozicionuar rreth karburantit. Të ndodhur në këtë situatë, nga makina ka dalë Sokol Bizhga, i cili i është drejtuar grupit të armatosur me fjalët... “Jam shefi i Policisë Kriminale të Vlorës, jemi lebër, jemi vëllezër prandaj mos qëlloni. Në këtë kohë, dy shtetasit Sejko dhe Mahmutaj i janë bashkuar grupit të armatosur, ku pasi ka mbërritur afër pozicioneve Sejko ju ka thënë banditëve fjalën “Tufjani”, të cilët kanë intensifikuar breshëritë në drejtim të punonjësve të policisë. Pas këtyre të shtënash ka mbetur i vrarë polici Gjergj Mehmeti, ndërkohë që Myzafer Blushi dhe Sokol Bizhga, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë të pandehurit i kanë vënë zjarrin makinës dhe më pas kanë kapur peng policin Eduart Aliaj, i cili është keqtrajtuar për disa ditë në qytetin e Sarandës.

Të arrestuar:

Vladimir Sinani

Nestor Sinani

Alqi Paguni

Edmond Sejko

Eduart Çipa

Në kërkim:

Arben Këndezi

Mikel Këndezi

Aleksandër Bala

Agron Qurku

Ristan Lapa

metropol





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2036750 sekonda, 34 pyetje