Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Arsimi ne RSH, probleme te pergjithshme
burimuji

Postuar mė 9-10-2002 nė 14:26 Edit Post Reply With Quote
Arsimi ne RSH, probleme te pergjithshme

"http://www.reportazh.com/TEXTET/SPECIALE/speciale1.htm"

Prof. Refik KADIJA: Arsimi ka nevojë për përvojën amerikane

Ka mëse një dekadë që Shqipëria i është nënshtruar një procesi të gjatë e të vështirë tranzicioni që pasqyrohet dhe në institucionet e saj arsimore dhe tek profesionistët arsimorë, faktikisht si në çdo aspekt tjetër të jetës shqiptare sot. Këto kohët e fundit po flitet nëpër mjediset universitare për implementimin e Traktatit të Bolonjës në strukturimin e sistemit të lartë arsimor në Shqipëri, për sistemin e ri të krediteve, për ekuivalentim të diplomave, etj. Sipas mendimit tim, ajo që kërkohet nga Traktati i Bolonjës është në thelb ajo që karakterizon sistemin arsimor anglo-sakson, veçanërisht atë amerikan. E vërteta është se gjërat po lëvizin shumë ngadalë dhe në një terren të mjergullt e amorf. Dëshira është e përgjithshme por pengesat janë të shumta. Mendoj se pengesat burojnë kryeisht nga mendësia dhe rutina e instancave eprore.

Situata e tanishme e universiteteve, veçanërisht e fakulteteve e departamenteve të shkencave shoqërore, është nën efektin e një procesi ristrukturues të ngadalshëm e të vështirë; ata po çajnë me mundim nëpër një labirinth shtigjesh në përpjekje për t'iu përshtatur kushteve të reja të ekonomisë së tregut. Deri tani ky ka qenë një proces i sëmurë. Shka për këtë nuk kanë qenë vetëm fondet e pamjaftueshme, por gjithashtu dhe në mënyrë të veçantë konceptet zyrtare sunduese të centralizimit. Ato mbijnë e nxjerrin krye në trungun e në degët parësore e dytësore të shkollës së lartë.

- Jeta e sotme administrative e universiteteve shqiptare është ende mjaft e centralizuar.
- Veprimtaria e sotme financiare e fakulteteve të universiteteve shqiptare është realisht e privuar nga autonomia. Ato varen nga urdhëra eprore që vendosin sanksione të tepruara e bile të padrejta për menaxhimin e mjeteve të tyre financiare. Dhe këtu bëhet fjalë jo vetëm për buxhetin shtetëror për arsimin por dhe për të ardhurat që sigurojnë ata nga shërbimet që ofrojnë jashtë procesit mësimor.
- Liria akademike është vetëm formale, e izoluar nga autonomia institucionale që mungon. Eshtë e paimagjinueshme për një shoqëri demokratike që pushteti qëndror të ushtrojë një kontroll të tillë të rreptë dhe autoritet ekskluziv të tillë mbi personelin akademik dhe institucionet e arsimit të lartë. Arsimi i lartë pengon ende nën një centralizëm kontrollues e frenues dhe do të vazhdojë të jetë kështu derisa liria akademike të mos jetë e shoqëruar nga autonomia e trefishtë institucionale-strukturore, administrative dhe financiare.

Decentralizimi është "reaktori" thelbësor për realizimin e një reforme rrënjësore në arsimin e lartë. Decentralizim do të thotë të menduar, të vepruar, organizim e funksionim në më shumë se një mënyrë.

Koncepti zyrtar i reformës, i cili bazohet në "krijimin e një fizionomie të qartë të një sistemi arsimor funksional e uniform", është faktikisht një koncept centralizues. Në një shoqëri demokratike me ekonomi tregu arsimin nuk duhet ta karakterizojë "uniformiteti" por larmia dhe konkurenca të bazuara në cilësi të garantuar.

Alumnët (ish-studentët e diplomuar) deri tani kanë qenë krejtësisht të përjashtuar nga e drejta e votës dhe e anëtarësimit në Këshillat e fakulteteve dhe në Senatet e universiteteve. Kurse, siç dëshmon përvoja e kolegjeve amerikane, në një shoqëri demokratike ekziston një pjesëmarrje e vazhdueshme, efektive dhe konkrete e alumnëve në administrimin dhe aktivitetet e universitetit. Roli i tyre është i rëndësishëm në strategjitë e investimeve dhe në përcaktimin e politikave arsimore, në pranimin e studentëve, dhe në emërimin e personelit akademik e administrativ. Ata duhet të jenë anëtarë të rëndësiëhm të Bordit Manaxhues (Board of Trustees) si në universitetet private ashtu dhe në institucionet publike të arsimit të lartë. Në strukturën tipike të kolegjeve e universiteteve amerikane "burrat dhe gratë që përbëjnë bordin manaxhues janë shpesh alumna të institucionit përkatës, të cilët janë shquar në jetën e tyre profesionale… Këta zyrtarë manaxhimi vendosin për politikat që ndikojnë mbi institucionin në tërësi. Ata drejtojnë strategjitë e investimeve; ata miratojnë buxhetet për implementimin e politikave; ata shpesh vendosin për emërimet kyçe të personelit" ("Freedom Paper Series", Nr.5).

Liberalizimi dhe decentralizimi i sistemit arsimor, krijimi i universiteteve private, e lehtëson dhe e dobëson kontrollin administrativ mbi kontigjentin akademik, inkurajon konkurencën për cilësi akademike, krijon mundësi e alternativa si për studentët ashtu dhe për pedagogët. Rrjedhimisht një proces i tillë demokratik do ta çlironte Universitetin e Tiranës nga mitizimi e fetishizimi me ngjyrosje politike.

Koncepte të vjetëruara e flagrante të centralizmit përshkojnë edhe Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.8461, datë 25.02.1999 të 25, 27, 28, 29, 31, 34, 41. Detyra e koordinimit dhe e vlerësimit të arsimit të lartë është një funksion i autoritetetit qëndror në Shqipëri, siç është në shumë vende, me përjashtim të sistemit tejet të decentralizuar e të pavarur që ekziston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (me rreth 600 institute publike të arsimit të lartë dhe me rreth 1550 institucione të tilla private). Por në Shqipëri janë nën kontrollin e plotë të autoritetit qëndror dhe strukturimi dhe ristrukturimi dhe funksionimi i institucioneve të arsimit të lartë.

Neni 10 i Ligjit të mësipërm të Arsimit të Lartë thotë:"Vlerësimi i cilësisë së shkollave të larta dhe akreditimi akademik kryhen nga Agjensia e Akreditimit dhe Këshilli i Akreditimit. Krijimi dhe kompetencat e tyre përcaktohen nga Këshilli i Ministrave". Ky është një rast i qartë i centralizmit ekstrem. Në SHBA është krejt ndryshe: "Institucionet e arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara vlerësohen nga një sistem akreditimi privat në shkallë kombëtare" (C. Colgan, "Sistemet e Akreditimit", 1994).

Sipas Nenit 6, Ligji i tanishëm për Arsimin e Lartë ofron jo vetëm liri akademike formale por edhe me një kufizim të skajshëm, të mbyllur vetëm brenda kornizës së "mësimdhënies dhe kërkimit shkencor". Ai lë jashtë krejtësisht diskutimin e hapur midis pedagogëve e studentëve, shprehjen e lirë dhe pikëpamjet e hapura mbi racat, etnicitetin, politikën e seksualitetin. Në universitetet perëndimore debatet e hapura shepsh zhvillohen nëpër radio, "gazeta e revista që nxirren nga studentët, ku bile as presidenti (nënkupto:rektori) i universitetit nuk i shpëton sulmeve". Ndërsa ai Nen formulon në mënyrë të mjergullt e dogmatike se "Liria akademike qëndron në respektimin e opinioneve, të ideve e metodave dhe në garantimin e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të mësimdhënies e të kërkimit shkencor, në përputhje me planet e programet përkatëse", ai praktikisht injoron etikën akademike, e cila është "përgjegjësia parësore e stafit akademik në shoqërinë demokratike" dhe e cila do të thotë "të japësh mësim me përkushtim ndaj të vërtetës dhe ta mbështetësh këtë të vërtetë në dëshmi, argument racional dhe hulumtim të paanshëm" (Celeste Colgan, "Preserving Academic Freedom").

Neni 13 është një rast tjetër i qartë i centralizmit në institucionet e arsimit të lartë. Sipas tij, kurset e studimit happen pasi të jetë marrë miratimi nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës; departamentet e seksionet e reja mund të happen vetëm "pasi të jetë marrë miratimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës". "Mbyllja e kurseve të studimit, e departamenteve dhe e seksioneve bëhet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës". Më tej, hapja dhe mbyllja e universiteteve, fakulteteve dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë bëhet vetëm "me vendim të Këshillit të Ministrave, në bazë të propozimit dhe procedurat për dhënien e lejes për hapjen e shkollave të larta jopublike përcaktohen me këtë ligj dhe me akte nënligjore të nxjerra nga Këshilli i Ministrave për zbatimin e tij". Neni 31 shpalos katërcipërisht konceptin centralizues në pranimin e studentëve. Ai bën fjalë për "kuota kryesore dhe kuota dytësore… të pranimit në shkollat e larta… që propozohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave… Kuotat dytësore mund të shkojnë deri në 10 për qind të kuotave kryesore. Përcaktimi i këtyre kuotave dhe i mënyrave të pranimit sipas tyre bëhen nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës". Pranimi i studentëve të huaj gjithashtu "bëhet në bazë të kuotave që miraton Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kriteret e pranimit përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës". Së këndejmi mund të nxirret lehtë përfundimi se kriteret për pranimin e studentëve janë jo vetëm tejet të centralizuara por dhe se ato bazohen thjesht në kriterin e kuotave sasiore. Në fakt politikat e pranimit të studentëve në institucionet e arsimit të lartë, si në ato publike ashtu dhe në ato private, duhet të mbështeten vetëm e vetëm në kuotat cilësore dhe në konkurencë.

Për shembull, pranimi në Kolegjin Maunt Holiuoki, një institucion arsimor privat i shkencave humane në Amerikë, "bazohet në rezultatet e shkollës së lartë të kandidatit, në rezultatet e tij në testet kombëtare,në rekomandimet nga mësuesit e shkollës së mesme dhe, ajo që ka sidomos rëndësi, në intervistën personale që zhvillohet në mjediset e universitetit ose me një alumn afër vendit ku jeton aplikanti. Procesi i pranimit i nënshtrohet një konkurence shumë të fortë". Cilësia përmirësohet kur konkurenca është e fortë. Kurse në Shqipëri kuotat sasiore "kryesore" rriten artificialisht nga Ministria kur e do interesi për të mos ulur numrin e stafit mësimdhënës. Kjo në fakt e dobëson konkurencën për studentë cilësorë. Nga ana tjetër, kuotat sasiore "dytësore" kufizohen gjithashtu artificialisht gjoja për shkak të mungesës së mjediseve të mësimdhënies. Kjo po përballet çdo ditë me sfidën e sipërmarrjeve private dhe individëve privatë që nuk ankohen kurrë se kanë mjedise të pamjaftueshme; përkundrazi. Të mos flasim pastaj për të ashtuquajturat "shtesa" që janë monopol i titullarëve të lartë dhe lënë shteg për abuzime e korrupsion dhe e ulin ndjeshëm cilësinë e pranimeve.

Problemi i "kuotave" të SHPU-së është një aspekt tjetër i centralizmit në arsimin e lartë, i cili favorizon Universitetin e Tiranës dhe diskriminon universitetet e rretheve, dhe i cili në tërësi është frenues në mënyrë absurde. Për kualifikimin pasuniversitar nuk duhet të ketë kufizim, por vetëm kritere. Mendoj se të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret cilësore të pranimit duhet të kenë shanse të barabarta. Një gjë e tillë do të sigurohej, për shembull, në qoftë se të gjithë kandidatët do ta ndiqnin SHPU-në me pagesë. Le të kemi sa më shumë intelektualë që duan t'i nënshtrohen kualifikimin pasuniversitar, të japin provime pasuniversitare, të bëjnë studime në fushat e tyre, të mbrojnë disertacione, tëmarrin tituj e grada shkencore, sepse kjo është në dobi të pasurimit të trurit të kombit. Le të jenë dyert e SHPU-së të hapura dhe për intelektualët shqiptarë të trojeve shqiptare përtej kufinjve, për shqiptarët nga diaspora dhe bile, pse jo, për intelektualët e çdo kombësie qofshin, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët dëshirojnë të ndjekin SHPU-në pranë universiteteve shqiptare. Eshtë e kuptueshme se regjistrimi i kandidatëve në SHPU kushtëzohet nga mundësitë për udhëheqje që disponojnë stafet e departamenteve për njësi kohore. Sigurisht kjo varet dhe nga fushat që janë në gjendje të mbulojnë departamentet me staf të kualifikuar shkencor. E rëndësishme është që rruga për në SHPU të qëndrojë përherë e hapur. Ndodh që për një njësi kohore të caktuar një profesor të jetë i ngarkuar, por është më i lirë më vonë, ose ndërkohë është më i lirë një profesor tjetër. Një dobi të madhe në këtë drejtim do të sillte bashkëpunimi midis universiteteve brenda dhe jashtë vendit. Thuhet se para ca kohësh Ministria e Arsimit dhe Shkencës paska bërë një shkresë për liralizimin e pranimeve në SHPU, por këtë nuk e paska miratuar qeveria ende për shkak të ndërrimit të shpeshtë të ministrave të kësaj Ministrie (!). Kjo është vërtetë absurde dhe irracionale! Ku janë kompetencat e autoriteti i Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe i hallave të tjera të kësaj Ministrie? Po i KKSH-së dhe i Konferencës së Rektorëve? Pse u dashka që ministri të lexojë e të firmosë patjetër vetëm ai çdo shkresë? Ja pra dhe një shembull tjetër i qartë i koncepteve centralizuese.

Shumë çështje mbeten pa përgjigje dhe të pazgjidhura me Ligjin ekzistues të Arsimit të Lartë, si përkrahja financiare për studentët, tarifat e shkollimit, garantimi i nivelit cilësor, përkrahja e obligimi i shtetit për arsimin privat, transferimi i studentëve nga një kolegj (universitet) në një tjetër (brenda dhe jashtë vendit).

(Vijon)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2002 nė 08:15 Edit Post Reply With Quote
"Çorganizimi i organizuar i arsimit tonë"
Izedin Hajdari
mësues, Berat

Rrugët për përmirësimin e arsimit dihen moj e dashur redaksi. Ato i di edhe mësuesi më i thjeshtë, por këtu në vendin tonë ato nuk ndiqen. Disa për shkak të gjendjes së dobët ekonomike dhe disa për arsye të indiferencës së politikbërësve shqiptarë. E theksoj jo indiferencës së popullit shqiptar, por të politikanëve tanë. Analizojmë treguesin më formal të shkollës, por më të rëndësishëm. Pajisjen e nxënësve me libra për fillimin e mbarë të shkollës. Kanë kaluar kaq ditë dhe s'duket gjë për shkollën e mesme. Atëherë ky fakt nuk është pak që ministri i Arsimit të japë dorëheqjen. Këtu nuk duhet llogaritur asnjë lloj arsye për justifikim. Në Berat mbetet rreth 1 muaj pa u emëruar drejtori i arsimit. Një fillim viti i paorganizuar dhe i demoralizuar. A nuk është politika që prodhon këto çorganizime të organizuara në mënyrën më të organizuar? Unë mendoj se në krye të arsimit duhet të jenë njerëz për të cilët ora e mësimit është e shenjtë. Ta ndiejnë vërtet këtë. Së dyti, drejtuesit e arsimit në rrethe nuk duhet të kenë funksione partiake; së treti, deri tek mësuesi më i thjeshtë duhet kuptuar se shkolla pa disiplinë është si mulliri pa ujë; së katërti, duhen praktikuar masa disiplinore për mësuesit që kanë rezultatet të dobëta në fund të vitit shkollor. Sigurisht që, veç këtyre, është shumë e rëndësishme ajo që tashmë e thonë të gjithë: rritja e pagës së mësuesve.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-10-2002 nė 16:27 Edit Post Reply With Quote
Pse jane te prapambetur universitetet

Prof.dr. Marenglen Gjonaj

Universitetet ne misonin e tyre te saksionuar ne ligj, kane detyren e formimit te specialisteve te larte dhe te çuarjes perpara te shkencave kombetare. Keto misione jane te nje rendesie te veçante per zhvillimin e shoqerise shqiptare. Duhet nenvizuar se realizimi i sukseshem apo jo i tyre le gjurme pozitive e negative qe nuk shlyhen lehte per nje kohe te gjate, disa dekadashe.

Por si ju pergjigjen ketyre detyrave institucionet tona qe nuk jane pak dhe kane tashme nje tradite. A jane realisht kushtet dhe mundesite e formimit normal te specialisteve te larte per fushat me te rendesishme te jetes sociale dhe ekonomike te vendit? A garantojne ato gjithashtu per formime e aftesime te mireazhornuara me dije fondamentale e speciale qe te mund t'i qendrojne konkurrences ne kohe per jo me pak se tre dekada? A u mundesohen atyre azhornimet per zhvillimet ne shkencat boterore respektive?

Pa patur nevoje te teorizohet, mjafton te njihen mundesite qe kane ne punen e tyre njesite dhe individet direkt pergjegjes. Kjo do te thote ne se i kane realisht departamentet dhe profesorati i universiteteve tona mundesite e ndjekjes se mire nga ana e tyre e sukseseve te shkencave qe ata pastaj aplikojne si ne karakterin akademik te pergatitjes se njerzve te rinj ashtu dhe ne realitetet ekonomike respektive.

Pa perdorur doreza duhet thene se ne stadin e sotem, megjithe mjaft ndryshime pozitive te arritura nga me pare, rezultantja eshte per nje tendence qe sjell prapambetje dhe regres qe sa vjen e me shume behet dominues ne veprimtarite e shkollave te larta.

Duhet nenvizuar se mundesite reale te profesoratit dhe te njesive baze te organizimit te tyre, departamentet, jane pothuajse minimale kundrejt atyre qe u nevojitet te posedojne. Per nevojen me elementare, ate te informimit dhe te azhornimit, mundesite sot jane nga me te paktat ose se shumti te natyrave spontane. Nuk jane mundesite e perdorimit te revistave si shkencore ashtu dhe ato te teknologjive te reja. Ne formen e vetme te çentralizuar tek ne, kete detyre e kane vetem bibliotekat dhe ato nuk sigurojne dot as ndjekjen me minimale te ketyre publikimeve apo dhe te botimeve te tjera. Fondet e tyre jane te mbushura me botime tejet te vjeteruara dhe mundesite e tyre financiare jane fare minimale per rinovime. Kjo krijon pengesen e pare dhe kjo per nevojen me te domosdoshme per figuren e nje punonjesi te shkences.

Duke i shtuar kesaj dhe faktet e tjera per mundesite tejet te kufizuara te komunikimeve dhe te shkembimeve te informacioneve me kolege te universiteteve te huaja, mund te thuash se per ta eshte njelloj nje izolim ne kontaktet me boten europiane akademike. As qe mund te mendohen lehtesi per profesoratin te komunikimeve individuale telefonike qe ne pergjithesi ose jane tejet te kufizuara ose jane te mundeshme vetem per funksionare te larte te universitetit.

Me te njejtat permasa trishtuese jane dhe mundesite e perdorimit te postave elektronike dhe te kontakteve nepermjet autostrades boterore te informinit sic quhet Interneti. Pas nje dhurate pak vjecare te ketyre sherbimeve nga Soros‑i, tani per shkollat e larta eshte nje izolim i ri dhe me fatal. Pamundesia e perdorimit te ketyre formave moderne te informimit dhe komunikimit e ve shkollen e larte ne paradoksin me te paimagjinueshem dhe per vete realitetet shqiptare ku keto sherbime kane hyre ne çdo celule shoqerore sadopak te emancipuar.

Po te shkosh me tej konstaton se per pak shkence te domosdoshme qe nevojitet te behet, mundesite qe ofrohen nga shteti jane aq minimale sa nuk njihen as si ze i veçante ne buxhetet e shkollave te larta.

Prapambetja ne laboratoret eshte tashme e permasave tragjiko‑komike. Ne jo pak raste takon te demostrohen dhe me teknika te para luftes se dyte boterore, apo me matrikullime ruse dhe deri me krenarine e prodhimeve kineze nga nje ekspozite e para rreth 4 dekadave. Ndersa per jo pak nga ato teknika me te reja qe jane futur nga projekte europiane, ka pengesa financiare te rinovimit te pjeseve shoqeruese te kembimit e arsye te tjera, sa qe faktikisht dhe ato jane me pak eficence.

Permiresimet e pjesshme me teknika kompjuterike ne jo pak raste jane fare te pamjaftueshme ne numer dhe ne raste te tjera perfaqsojne tashme laboratore te prapambetura.

Po te vrojtosh me tej ne vemendjen qe ka per formimin e shkencetareve te rinj, takon dhe ketu realitete deri te çuditshme. Ligji kerkon pergatitje te doktoratave me nivele konkuruese deri te shkencave boterore por me shpenzime te nevojshme fare minimale. Nje rendiment ky ne shkence aq i paimagjinueshem sa qe eshte per t'u patur zili dhe nga vende me rentabilitet te larte te shpenzimeve per kerkim.

Paralel, shkolla e larte nuk mund te financoje asnje nga udhetimet per pjesmarrje dhe kontakte normale ne evenimente akademike dhe shkencore.

Ky eshte nje pasqyrim jo i plote i realiteve ne ambjentet universitare. Pavaresisht nje lustre dhe shpesh te nje shkelqimi te rreme, eshte se paku momenti te kete qofte dhe vetem nje reflektim se si mund te shpetohet dhe ajo qe me veshtiresi qendron ne kembe. Dhe reforme sado radikale te mendohet per ta permbysur gjendjen, ajo qe duhet nenvizuar eshte se nuk stonojne vetem modelet qe perdoren, por mbi te gjitha reforma ka nevoje per mbeshtetje financiare te konsiderueshme. Menyrat gjysmake te reformave vetem ne ligje dhe pa shpenzime e keqesojne dhe me tej gjendjen.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-10-2002 nė 20:09 Edit Post Reply With Quote
"Lëvizja demografike dhe dëmet në arsim"
Çik Buka
mësues Shijak

Lëvizja demografike e popullsisë pa studim, po i bën dëm të madh arsimit të detyruar 8-vjeçar. Dëmi është vështirë të kompensohet, pasi do kohë dhe ligje të forta të një shteti demokratik. Pasi largohen mësuesit profesionistë nga fshati, u lihet vendi veteranëve apo agronomëve si mësues, pasi ata kanë mbetur më të shkolluarit e fshatit dhe patjetër ky duhet të japë mësim. Mësuesit kanë shitur shtëpitë dhe tokat në fshat dhe u janë drejtuar qytetit, duke blerë hyrje në qytet. Siç ka mediokër që kundërshtojnë shkencën ose rregulsinë e jetës normale ka edhe mediokër në arsim. U bë një farë reforme në arsim duke bërë lëvizje drejtorësh në drejtorinë arsimore të Durrësit. Pse? Ku u dalluan këta drejtorë të rinj? Po n/drejtorët që kanë mbi 20 vjet në drejtim, pse nuk u lëvizën? Apo kanë imunitet. Pse nuk ngrihen më lart? Pse nuk i marrin në ministri? Ja si ka filluar të reformohet arsimi.



shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-11-2002 nė 03:46 Edit Post Reply With Quote
Abuzimet me shitjen e librave për punë jashtë klase
Për problemin e mëposhtëm jemi të detyruar t'i drejtohemi shtypit, sepse e kemi ngritur zërin në drejtorinë e shkollave, në drejtorinë arsimore e më lart, por asnjë përgjigje. Në fillimin e vitit shkollor një ndër detyrat e mësuesve dhe të prindërve ëahtë pajisja e fëmijëve me libra shkollorë. Kush punon në shkollë e dinë që kjo nuk është një detyrë e lehtë për shumë arsye. Në radhë të parë për arsye të gjendjes financiare të familjeve. Sidomos për familjet që kanë 2-3 fëmijë në shkollë, plotësimi i tyre me libra është mjaft i vështirë. Kjo vështirëson edhe punën tonë si mësues. Por ka disa vjet që kësaj vështirësie po i shtohen edhe disa vështirësi të tjera. Shumë persona (të cilët nuk mund të quhen të gjithë shkrimtarë) kanë botuar vepra "letrare". Të gjithë ato pretendojnë se këto vepra të tyre janë shumë të përshtatshme për t'u përdorur si lexime jashtë klase në shkollën tetëvjeçare. Dhe këto autorë hyjnë në bisedime, pazarllëqe me punonjës së arsimit për t'jua shitur këto vepra në shkolla. Kjo pa dyshim kundrejt një shpërblimi financiar nga autori. Me qëllim që të evitohen këto, është hartuar një listë me këto libra artistë që mund të përdoren. Por sot këto tituj janë bërë shumë rreth 400 apo më shumë sepse Ministria e Arsimit miraton vazhdimisht libra të tillë. Nisur nga titujt e shumtë, përsëri është e mundur që të abuzohet. Prandaj është e nevojshme reduktimi i këtij numri dhe ministria të bëjë vetë caktimin e titujve që do të përdoren. Sepse drejtori i shkollës rekomandon një titull, inspektori një tjetër, e kështu me radhë e të gjitha këto bjenë mbi ne mësuesit e gjorë që nuk dimë kujt t'ia prishim e kujt t'ia ndreqim. Është e vështirë të gjendet se sa subjektivizon, çfarë interesash janë mbas këtyre rekomandimeve që na japin drejtuesit tanë. Një listë kaq e zgjeruar me tituj për lexime është njësoj sikurse mos të ishte, sepse ndërhyrjet janë përsëri të shumta si dikur kur nuk kishte listë të miratuar. Në vitet e fundit vërejmë edhe një dukuri tjetër. Janë botuar libra dhe fletore pune për lëndë të ndryshme, libra për përdorim jashtë klase si histori, gjeografi, matematikë, kimi, biologji, edukim shëndetësor, libra për prindër etj. Do të ishte normale që këto libra të shiten nëpër librari dhe ato nxënës e prindër që dëshirojnë le t'i blejnë. Këto shiten nëpër shkolla me çmime shumë të larta, 2500 lekë të vjetër e më sipër. Shitja e tyre në shkollë është antiligjore, sepse ato nuk gjenden në katalogun e librave shkollorë, i cili thotë se ndalohet shitja e teksteve që nuk janë në katalog. Po të shikoni emrat e autorëve të tyre pjesa më e madhe e tyre janë inspektorë të Ministrisë së Arsimit. Këto libra vijnë nëpër drejtoritë arsimore, që ua japin mësuesve për t'i shitur. Ndonjë inspektor me sinqeritet na thotë: "Aman të kam xhan shiti këto libra, sepse m'i ka dhënë inspektori i ministrisë e s'kam çfarë të bëj". Ne jemi të detyruar t'i shesim e të vihemi në pozitë të vështirë me nxënësit e prindërit që nuk kanë mundësi t'i blejnë ato. Të gjithë e dimë që niveli i tetëvjeçares është i ulët e ne vështirësi po realizojmë disa ushtrime e pyetjeve të teksteve shkollore, pa le më të bëjmë edhe më tepër. Ato pak nxënës shumë të mirë le t'i blejnë me dëshirë e të punojnë vetë apo në punën jashtë klase. (I lutemi ministrit që të verifikojë autorët e këtyre teksteve). Para disa kohësh ne e ngritëm zërin për një test fizik në tetëvjeçare që na erdhi. Testi ishte një fletë e cila për t'u fotokopjuar kushton 50 lekë të vjetra. Po kjo fletë e fotokopjuar ne na u shit me 300 lekë të vjetra copën. Nga del ky çmim? Mund të na dërgosh një fletë dhe e fotokopjojmë vetë. Ne kështu fotokopjojmë testin e provimit të fundit të vitit, pa lëre një test gjatë vitit shkollor. Në qoftë se këto materiale janë të domosdoshme ato le të futen në katalogun e librave, të shiten bashkë me librat me çmime si librat e tjerë. Po kështu kemi vërejtje edhe për pakot e librave. Nuk është e drejtë që në pako të ketë fletore. Ato le t'i blejë vetë nxënësi. Fletoret e pakove janë të një cilësie të dobë, fleta e ashpër, lidhja jo e mire, mbas dy javësh fletorja shkarkiste në dhjetë copa. Si përfundim ne kërkojmë që tekstet që janë për përdorim jashtë klase të shiten në mënyre fakultative dhe atje ku është vendi: në librari. Shpresojmë të gjejmë përkrahjen edhe të "Shekullit" që të sensibilizojmë problemin e t'i presim udhën korrupsionit në kurrizin e nxënësve dhe që në fund të fundit na bën edhe ne mësuesve me fjalë, sepse ne jemi në kontakt direkt me nxënësin dhe prindërit

Stavri Dhamo
Arben Imeri
Mësues, Durrës

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-11-2002 nė 03:47 Edit Post Reply With Quote
Mësues fshati
Tiranë
Shkak për të shkruar këto radhë u bë një urdhër i Drejtorisë Arsimore të rrethit Tiranë, lëshuar drejtorive të shkollave, me postën e datës 04. 11 . 2002, ku thuhet: "Asnjë mësues të mos largohet nga shkolla para ardhjes së automjetit të caktuar nga Drejtoria Arsimore". (Pra edhe pse ai mund ta ketë mbaruar mësimin). Një urdhër absurd dhe me tendecë nënshtrimin e mësuesve, mbajtjen e tyre nën tutelë. Dukuria - reminishencë e së kaluarës - na kujton kohën e diktaturës, kur mësuesi, edhe pse kishte mbaruar orët e mësimit, duhet të qëndronte në fshat, "të njihej me bazën", "të ulej këmbëkryq me popullin" dhe të propagandonte vijën e partisë. Ç'do të bëjë Mësuesi në shkollë, pasi ka mbaruar orët e mësimit, kur në shumicën e shkollave nuk ka as bibioteka dhe as laboratorë?! Drejtuesit dritëshkurtër të arsimit harrojnë se kjo kohë ka perënduar. Ata harrojnë se mësuesi është njeri i lirë, që ka interesa më të gjera për dituri e zgjerim horizonti, sesa ata. Harrojnë se puna në shkollë s'është më veç mësim, ditar, forma edukimi marksist, por edhe lexime në gjuhë të huaj, kompjuter, panair libri, internet, integrim .... E këto nuk arrihen me klishe, norma e praktika të vjetëruara. Natyrisht, duke i bërë oponencë këtij urdhri, askush nuk i kundërvihet kërkesës së arsyeshme për punë të kualifikuar e rregull në shkollë. Mësuesi do të qëndrojë në shkollë derisa të mbarojë procesin mësimor dhe edukativ, punën me bibliotekën, konkurset dhe veprimtaritë e tjera jashtëshkollore, të planifikuara në planin edukativ. Por urdhri i lëshuar na bën të mendojmë se drejtuesit e sotëm të arsimit nuk kanë të njëjtën gjatësi vale me parametrat që kërkon koha; ata nuk marrin kontakt me atë çka bëhet në arsimin evropian, ku ne synojmë të shkojmë.




shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-11-2002 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
"Kurbin-stani dhe mësuesit e thjeshtë"

Aleksandër Ilia
Mësues, Mamurras

Kurbini, besoj se nuk do të gaboj në përcaktim, sot për sot është një nga rrethet më të prapambetura në republikë. Kur them i prapambetur kam parasysh në të gjitha drejtimet, në ekonomi, mentalitet, kulturë dhe arsim. Por natyrshëm lind pyetja, pse gjithë kjo diferencim me rrethet e tjera, nga na mbiu gjithë kjo prapambetje e madhe kur jo shumë kohë më përpara por para 12 vjetësh qyteti i Laçit ishte ose quhej ndryshe qytet industrial. Për mendimin tim ka një arsye fondamentale që nuk është shumë e vështirë për ta dalluar. Eshtë pikërisht arsimi që prej më shumë se një dekade po e diskriminon dhe denigron këtë vend, duke nxjerrë vit pas viti analfabetë dhe rrugaçë. Mënyra bajraktare dhe primitive e të drejtuarit në arsim nis që nga drejtoria arsimore dhe manifestohet te drejtoritë e shkollave, te ndarja e mësuesve në klane etj. Ky zinxhir bën që mësuesit të dalin para nxënësve me një moral imoral dhe të përdhosur, të pamotivuar për punën dhe mësimin, neglizhent dhe të papërgjegjshëm për punën selektive e sistematike me nxënësit. Si në shumë sektorë edhe në arsim, disa kanë bërë "privatizimin" e punës shtetërore duke vënë një fare hegjemonie dhe vetoje të paparë në administratë. Emërimet, shkakimet, lëvizjet e kuadrove vendosen rrugëve nëpër kafene me shtrëngime duarsh të dyshimta apo në bazë thashethemesh emocionale, për të mos përmendur këtu ndonjë ryshfet që edhe po mos ta thuash, njerëzit do ta mendojnë. Egoizmin e tyre për një gjithëpushtet imagjinar këta njerëz cinikë e meskinë e realizojnë duke kërcitur dhëmbët para arsimtarit të thjeshtë që i mungojnë dhe gjërat elementare për të zhvilluar mësimin, që për më tepër dhe atëherë kur vijnë nuk mbërrijnë nga pengesat e tyre dinosuarve provincialë të sajuar. Duhet të vemë dorë sa më parë në shkollat tona.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 10:48 Edit Post Reply With Quote
Nxënësit, 30 për qind nuk kanë libra


--------------------------------------------------------------------------------

o.h

Mungesë e theksuar tekstesh, ndërsa u bënë pothuaj dy muaj nga fillimi i vitit shkollor. Kjo është ajo çfarë kanë konstatuar specialistët e Arsimit gjatë inspektimit të tyre në mjaft rrethe të vendit. Korça, Gjirokastra, Saranda, Kukësi, Mirdita…nga veriu në jug të vendit, ekipi i kontrollorëve me në krye drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Tetëvjeçar, Eduard Osmani, kanë evidentuar një sërë problemesh. "Në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme të përgjithshme, librat shkollorë mungojnë në masën 30 për qind", thotë Ismail Hala, specialist në sektorin e Arsimit Profesional në Ministrinë e Arsimit dhe njëkohësisht një nga anëtarët e ekipit. Sipas tij, kjo ka ardhur sepse shpërndarja e teksteve në shkolla nuk është menaxhuar si duhet. "Ky problem bëhet më i dukshëm në shkollat e fshatrave të thella, ku shifrat tregojnë se më shumë se gjysma e nxënësve nuk ka blerë asnjë libër për këtë vit mësimor", vazhdon inspektori. Ndërsa shumë më e theksuar është kjo mungesë e teksteve në shkollat e mesme profesionale. "Në këto institucione ka mungesë totale të teksteve të kulturës profesionale", thotë më tej specialisti. Nxënësit vazhdojnë të mësojnë me fashikuj, me tekste të vjetra, të fotokopjuara, me shënime nga shpjegimet e arsimtarëve. Specialistët e Arsimit pohojnë se probleme të kësaj natyre, sidomos në shkollat profesionale, janë hasur dhe në eksperiencat e inspektimeve gjatë viteve të kaluara. Ndërkohë nuk ka përfunduar ende kontrolli i sivjetshëm, që do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit. Janë inspektuar deri tani rrethet që mendohet se janë më problematiket.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-11-2002 nė 22:16 Edit Post Reply With Quote
Bursë nga shteti për çdo student të matematikës.

Shteti ka akorduar bursa mujore prej 75 mijë lekësh të vjetra për studentët e degëve matematikë fizikë.Në të katër vitet e degëve të matematikës dhe fizikës në Fakultetin e Shkencave të natyrës studjojnë rreth 500 studentë , të cilët do të përfitojnë një bursë mujore prej 75 mijë lekësh të vjetra .Ky privilegj iu është bërë atyre për ti stimuluar , që pasi të përfundojnë studimet këta studentë të punojnë si mësues.

Megjithë bursën e akorduar nga shteti , nga eksperienca e deritanishme është vënë re se fare pak prej këtyre studentëve përfundojnë në këtë profesin.Arsyeja pse këta studentë iu largohen degëve të mësuesisë janë pagat e uleta të këtij profesioni.Por dhe një arsye tjetër është dhe shkalla e vështirësisë së këtyre degëve dhe niveli jo i kënaqshëm i këtyre studentëve mjaftojnë që të shyhet për disa vjet marrja e diplomës e më pas punësimi i tyre.Me anë të mekanizmave ligjore dhe ekonomike MASH mundohet të detyrojë studentët të punojnë në profesionin per të cilin kanë ndjekur studimet . Në këtë mënyrë mendohet të justifikohen dhe shpenzimet e bëra nga shteti për këtë masë të konsiderueshme studentësh. Po këto kohët e fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin"Për kuotat financiare të ushqimit në mencat e konvikteve ,bursat e shtetit dhe pagesat e familjeve të nxënësve e studentëve, fëmijët që pranohen në shtëpitë e fëmijës, në Institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë , në Institutin e femijëve që nuk shikojnë dhe në Institutin e fëmijëve me prapambetje të lehtë mendore ."Kategoria e fëmijëve të pambrojtur , do të trajtohet me bursë të plotë nga shteti.

Ky projektvendim duket sikur krijon hapesirat e nevojshme për shkollimin e nxënësve dhe studentëve të familjeve me të ardhura të pakta ekonomike.Kriteret ekonomike të përfitimit të burses kanë mbetur po ato të mëparshmet .

Sipas të dhënave të drejtorisë ekonomike në ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës rreth 60%e studentëve , që arsimohen në 11 universitetet e vendit , përfitojnë bursë nga shteti.

Përsa i përket studentëve, që vazhdojnë studimet me pagesë , në projektvendimin e ri ,për këtë kategori studentësh është përcaktuar në menyrë të prerë se nuk do të përfitojnë bursë.


(po kush rri te jape mesim matematike per 100 euro ne muaj ne Shqiperi, nejse kjo bursa eshte gje shume e mire, problemi eshte tek reforma qe duhet bere ne sistemin arsimor, sidomos ne ate qe formon mesues!)













--------------------------------------------------------------------------------

Nxënësit shtohen, shkolla ska .

Ka qënë befasues fluksi i madh i nxënësve që kalojnë nga shkolla 8 vecare në vitin e parë shkolla e mesme. Për ta përballuar këtë presion pozitiv , në Elbasan janë hapur disa klasa të reja në Shkollat pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja , ndërkohë që në rrethe të tjera kërkohen investime për zgjerimin e kapaciteteve egzistuese , apo në ndërtimin e godinave të reja shkollore.Që në fillim të këtij viti shkollor , Drejtoritë Arsimore të rretheve të Elbasanit , Korçes e Gjirokastrës, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin , ndoqën me përparësi problemet e frekuentimit të shkollës . Si rrjedhojë e kësaj pune është arritur , që të ulet ndjeshëm numri i nxënësve , që nuk frekuentojnë rregullisht arsimin e detyrueshëm 8 vecar .Sipas përfundimeve të kontrollit të MASH në disa rrethe të vendit ka rezultuar se rritja e numrit të nxënësve që kalojnë nga shkolla 8 vjecare në vitin e parë arsimi i mesëm ka sjellë vështirësi në perfshirjen e nxënësve në vitet e para. Në zonën e Devollit , është arritur që në vitet e para të shkollave të mesme të përfshihen 90 % e nxënësve Por nuk është arritur e njëjta gjë në shumë rrethe të tjera .Sipas të dhënave të zyrën së statistikave, në shkallë vendi treguesi i përfshirjes të nxënësve në shkollat e mesme është 69% Duke kapëcyer një problem sic është ai i frekuentimit të nxënësve në arsimin e detyruar 8 vjecar, një fluks i madh nxënësish befason specialistet e MASH e cila si rrjedhoje kërkon shtrimin e një tjetër problemi "ndërtimin e godinave të reja shkollore"Nga përfundimet e e kontrollit të MASH në këto rrethe u vërejt se duheshin bërë përpjekje për pajisjen e shkollave me laboratore e mjete didaktike . U vërejt mangesia përsa i takon dërgimit në kohë të paketave të teksteve shkollore, kjo si pasojë e mosbashkërendimit të mirë rë punës në mes Drejtorive Arsimore dhe Drejtorisë së Nderrmarjes së shpërndarjes së librave . MASH ka nisur një tur të dytë për të kontrolluar Drejtoritë Arsimore e shkollat e Beratit ,Kuçovës, Skraparit ,Dibrës etj nga ku me siguri ka për tu përballur me të njëjtën situatë. Do të qeshë e qajë njëherësh .Objektivat arrihen por ndërkohë të tjera akoma më të vështira do ti shtrohen përpara.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-11-2002 nė 21:15 Edit Post Reply With Quote
"Nëna dhe mësuesi, dy kryenëpunësit e shtetit"
Roli i mësuesit në një shoqëri është shumë i madh, i padiskutueshëm dhe vendimtar. Hygo ka thënë se dy janë nëpunësit kryesorë të shtetit: nëna dhe mësuesi. Po si është mësuesi shqiptar sot? Ai është i harruar, i diskriminuar me një rrogë simbolike sa rroga e një pastrueseje administrate, rroga e një viti akademik mësimor, (dhjetë muaj) e barabartë me rrogën mujore të një deputeti. Rroga simbolike e ka detyruar mësuesin sot të bëjë punën e fermerit të rëndomtë, të bariut, të shitësit ambulant krahas punës si mësues. Ai është i pambrojtur, pa një status të veçantë. Krahas mësuesve që e duan dhe e respektojnë profesionin e tyre, të cilët kanë përvojën dhe përgatitjen e duhur, shkollat shqiptare janë të dyndura edhe me mësues të marrë nga rruga, pa arsim përkatës, ruajna zot, edhe me arsim 8-vjeçar, sidomos në zonat rurale. Por e keqja nuk mbaron këtu. Ka shumë mësues me diploma false pa bërë as edhe një ditë shkollë të lartë, të cilët janë turpi dhe njolla e arsimit shqiptar, edhe para këtij fenomeni jo pak shqetësues shteti është shumë indiferent dhe moskokëçarës. Së pesti, që të realizohet reformimi i shkollës sonë duhet që tekstet dhe programet mësimore të kenë nivelin e duhur shkencor dhe pedagogjik, pasi në to vihen re mangësi jo të pakta. Tekstet janë të mbingarkuara, shpesh me koncepte jo të drejta shkencore, me përsëritje të panevojshme me uniformitete të rëndomta, siç janë tekstet e gjuhës shqipe (II-VIII) etj. Hartimi i tyre nuk duhet të jetë monopol i një grupi autorësh a specialistësh. Për hartimin e tyre duhet të bëhet një diskutim i gjerë para se të hartohen, me mësues, studiues, pedagogë, psikologë, pse jo edhe me nxënës të talentuar, si dhe të paraqiten dy-tre projekte dhe të fitojë ai që të jetë më i miri. Kështu do t'u jepej mundësia teksteve e programeve të kenë jetëgjatësi, t'i qëndrojnë kohës dhe të jenë në funksion të saj. Këto dhe shumë probleme të tjera si këto janë bërë shqetësuese dhe të mprehta në arsimin shqiptar. Në rast se nuk fillojnë të zgjidhen shpejt, mirë dhe duke u mbështetur në ligj ato shtohen, trashen ngulin rrënjë, e më pas bëhet edhe më e vështirë të shuhen.
Petrit Zeneli
Mësues, Tropojë

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-12-2002 nė 10:09 Edit Post Reply With Quote
Shkolla pasuniversitare me 15 profile të reja
Kryeministri firmos hapjen e 15 degëve të reja të nivelit pasuniversitar. Degët e reja janë përqëndruar në universitetet e kryeqytetit dhe synojnë që me anë të tyre studentët të studiojnë në degë specifike. Lajmin e konfirmon departamenti i arsimit pasuniversitar në MASH, duke deklaruar se pritet që së shpejti të hapen edhe disa degë të reja sidomos në fakultete që nuk janë përfshirë ende në nivelin pasuniversitar. Sipas statistikave të MASH-it, numri i degëve pasuniversitare është 450 dhe të gjitha janë përqëndruar në kryeqytet. “Me vendim të Këshillit të Ministrave numër 519, 15 degët e reja pasuniversitare do të hapen në fakultetin e Shkencave të Natyrës, atë Filologjik, Universitetin Bujqësor si dhe në Akademinë e Arteve të Bukura”,-shpjegon specialisti i Miti Koçi. Sipas specialistit për herë të parë në Akademinë e Arteve të Bukura pritet të hapen disa degë pasuniversitare. Kështu në fakultetin e Muzikës do të hapen degët pasuniversitare në etnomuzikologji, Teoria dhe Historia e Muzikës si dhe Kritika dhe Estetika e Muzikës. Vendimi i kryeministrit i ka dhënë prioritet edhe degëve të reja të cilat janë futur në universitetet e Tiranës. Kështu dy degë të reja do të hapen në Fakultetin Ekonimik, 1 në Fakultetin e Shkencave Sociale, 2 në Fakultetin e Gjeologjisë si dhe tre në Fakultetin e Elektrik. “Degët janë përzgjedhur sipas problematikës së studimeve evropiane, ndër të cilat bëjnë pjesë studimet juridike, historike, letrare dhe bujqësore, duke iu afruar shumë interesave që kanë studentët shqiptarë për të kryer sistemin pasuniversitar”,-shprehet zëdhënësi i MASH-it Ilir Resnja.
O. Kolami

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-1-2003 nė 20:37 Edit Post Reply With Quote
E ardhmja e rrezikuar e Arsimit dhe Arsimi Publik

Nga Mustafa Nano

Shkolla e mesme “Perikli Ikonomi” është një nga tri të tilla në qytetin e Fierit. Eshtë një gjimnaz i zakonshëm që nuk dallon nga dhjetëra gjimnazet e Republikës sonë. Së jashtmi është një godinë e rëndomtë trikatëshe e shtrirë për së gjeri sipas gustove të një arkitekture të thjeshtë e banale. Brenda, lëvizja kuturú nëpër kate e nga kati në kat i qindra nxënësve çuditërisht nuk e cënonte idenë e rregullit e të disiplinës, për të cilën na foli drejtoresha Aleksandra Shkëmbi e nëndrejtori Vladimir Lamçe. Tek këta të fundit munda të vija re me gëzim atë entuziazmin e zellin e mësuesve të mij të gjimnazit të atyre kohëve, që sot duken më të largëta se kurrë. Këto vitet e fundit kanë tentuar t’u vrasin në mënyra të ndryshme dashurinë për profesionin, këto vite u kanë prishur herë pas here ritmin e punës, të jetës e të jetesës, por ata, së bashku me shumë të tjerë sigurisht, kanë mbetur po njësoj të armatosur me atë shqetësimin pedagogjik e qytetar, të cilin brezi im ka patur rast ta shquajë tek edukatorët e vet. Biseda me ta dukej sikur këmbëngulte të më hiqte nga koka atë imazhin e një sistemi arsimor të shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme, të cilin (këtë imazh) e kemi krijuar më së pari ne njerëzit e medias e të shtypit. Sigurisht, po të duash të shohësh përmasën e shkatërrimit të këtij sistemi, mund të gjesh dëshmi sa të duash, ndonjëherë edhe alarmante, por ka edhe një optikë gjithsesi pozitive shikimi, të cilën ta ofron më së shumti puna e atyre profesionistëve të kësaj fushe. Arsimtarët janë pjesa më e diskriminuar e gjithë asaj mase të madhe shqiptarësh të diplomuar gjatë regjimit komunist, e si për të sfiduar këtë realitet, ata vazhdojnë ta kryejnë pa pushim e me përunjësi misionin e tyre. Ndoshta nuk kanë zgjidhje tjetër, por kur sheh se ata e ruajnë të pabjerrur atë pasionin e zellin e njohur pedagogjik, të vjen të besosh se përtej pamundësisë për të zgjedhur ndryshe në këtë jetë, një pjesë e madhe syresh ndihen të motivuar përveç të tjerash edhe nga ato gjërat demode, të cilat quhen përkushtim e ndershmëri. Për fat të keq, kaq gjë nuk mjafton e nuk mund të shihet si garanci për të ardhmen. Sistemi i arsimit publik në Shqipëri duhet të jetë një nga të parët, që duhet t’i nënshtrohet një aksioni reformues. Eshtë koha të besohet mirëfilltazi se korpusi i madh i arsimtarëve shqiptarë në sistemin publik, sado idealistë e të ndershëm të jenë këta të fundit, nuk mund të mbajë më këmbë një ngrehinë që është e dënuar të mos e përballojë dot konkurrencën e garën me sistemet konkurruese që kanë zënë të lindin. E them këtë, pasi dalëngadalë arsimtarëve, ashtu si gjithë të tjerëve, po u jepet mundësia të zgjedhin në funksion të ushtrimit sa më dinjitoz të profesionit të tyre. E kam fjalën për lindjen e shkollave private, të cilat po shtohen e po fuqizohen, e të cilat janë të gatshme të thithin kontingjentin më të kualifikuar të mësimdhënësve e pedagogëve. Dhe nuk është ndonjë mëkat as fuqizimi i këtyre shkollave, as prirja e mësuesve për të punuar në to. U binda për këtë, ndërsa po dje bëra një vizitë edhe në një shkollë jo publike të Fierit, e cila, siç mund të merret me mend, nuk mbante emrin e ndonjë dëshmori a ndonjë mësuesi të merituar. Kish një emër tepër poetik: Flatrat e dijes. Së jashtmi, ishte një shkollë që të linte gojëhapur me pastërtinë, me pamjen e gjimnazistëve të kollarisur, me sistemin “air conditioned”, me pajisjet laboratorike, me kompjuterizimin, me palestrën, me gjithçka. Veç në Perëndim më kishin zënë sytë një mjedis të tillë shkollor. Shkollat publike janë një mjerim i vërtetë krahasuar me çfarë pashë tek “Flatrat e dijes”, gjë që s’ka pse të krijojë domosdoshmërisht e në të gjitha rastet idenë e një diference thelbësore midis sistemit publik e atij jopublik të arsimit. Modernizimi nuk duhet të përkthehet në të gjitha rastet me efektivitet. Ky nuk është rasti i shkollës “Flatrat e dijes”, pasi një nga drejtuesit e saj, Frederik Jorgaqi, më bindi se atje gjithçka ishte ok. Ata që duhet të ndërmarrin reformimin e sistemit arsimor duhet së pari të qartësojnë se ç’kanë ndërmend të bëjnë me sistemin publik. Ai nuk mund të zhbëhet, por kështu si është nuk mund të funksionojë. Në fakultetet universitare që përgatisin mësuesit e ardhshëm shkojnë nxënësit më të dobët. E pse do të donte një nxënës i mirë të diplomohej mësues? A mos vallë dikush i garanton një trajtim dinjitoz financiar? A mos vallë dikush i garanton se mjediset e punës do të jenë po aq të mira sa ato të shkollave private? Askush nuk e ka këtë garanci, pasi askush nuk e ka dhënë hë për hë. Kjo është çështja, dhe në Ministrinë e Arsimit shqiptar duhet të ketë burokratë që ta njohin këtë gjë. Ndryshe, ndoshta pa e dashur e pa e ditur, janë duke përgatitur rrënimin e sistemit publik të arsimit shqiptar, i cili të paktën edhe për disa dekada do të përbëjë zemrën e gjithë sistemit arsimor shqiptar.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2003 nė 11:58 Edit Post Reply With Quote
Kush e bën reformën universitare
Nga Edmond Cata*

Një numër artikujsh mbi reformën universitare nga M. Spiro, E. Bozdo, K. Çela, M. Tafaj, N. Pojani etj, kanë zgjeruar rrethin e emrave edhe kanë intensifikuar debatin përmes prekjes së problemeve e aspekteve të veçanta të reformës, ose kritikimit të kontributit të aktorëve politikë. Vetë ky artikull, vijon një numër artikujsh të mi shkruar gjatë vitit të fundit. Po ashtu, paralelisht me deklaratat e pozicionimet e titullarëve të MASH-it, kokurruesit ne zgjedhjet nëpër universitete kanë artikuluar jo pak premtime për reformimin.
Ndonëse pozitive, kjo atmosferë jo domosdoshmërisht konfirmon se ka rezultate konkrete, se politika apo universitetet po e luajnë siç duhet rolin që ju bie të luajnë brënda reformës. Zhurma për reformën është e madhe, por ndryshimet ose janë të pakta e vetëm në formë ose mungojnë. Mjafton krahasimi i funksionimit strukturës, përmbajtjes, menaxhimit të universitetit tonë me një në perëndim, për të parë hendekun real.
Në disa artikuj, nisur nga modeli amerikan i arsimit të lartë universitar e pasuniversitar të njohur nga afër gjatë 3-4 viteve të mia të studimit në Universitetin e Nebraska-Lincoln, jam përpjekur të ofroj vizionin tim ç’ndryshime kërkon arsimi ynë i lartë që të mund të flasim për një universitet shqiptar të perëndimorizuar. Kam diskutuar nisur mbi tre bindje personale: Së pari, se është e domosdoshme të qartësohet çfarë kërkohet të bëhet, kush duhet të bëjë çfarë, cilat janë problemet me kontributin e politikës apo universitetit brënda reformës. Së dyti, se problemet duhen parë jo të shkëputura, por të lidhura me njëri tjetrin në zgjidhjen e tyre, si pjesë të një ndryshimi rrënjësor që do ti zgjidhte natyrshëm ato nëse universitetit do ti instalohej një filozofi perëndimore funksionimi krejt të ndryshme nga egzistuesja. Dhe së treti, se një reformë perëndimorizuese do të ishte e tillë vetëm nëse “demi kapej nga brirët”. Pra, nëse funksionimi i universitetit do të konceptohej mbi parime te reja, reformë rrënjësore, dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse. Gjendja aktuale dëshmon se ndryshimet e deritanishme janë kozmetike, se demi-reformë nuk është “kapur nga brirët.” Dmth filozofia mbi të cilën funksionon aktualisht universiteti nuk është atakuar e ndryshuar rrënjësisht. Pasoja? Mungesë rezultatesh dhe një atmosferë kriticizmi.
Në diskutimet e mia kam kritikuar jo pak rolin e politikës. Kam bërë kështu jo sepse përgjegjësia për mungesën e rezultateve bie ekskluzivisht vetëm mbi politikën. Jo sepse përfaqësuesit e universiteteve nuk mund të kritikohen për rolin e tyre. Kam bërë kështu sepse politika ka pjesën e vet me rëndësi jetike si në dhënien shtytje, edhe në mbështetjen e një reforme rrënjësore. Mirpo gjendja aktuale e universitetit shqiptar do të justifikonte kritikën ndaj politikës por jo larjen e duarve nga përgjegjësia të përfaqësuesve të universiteve. Vërtet që pavarësia financiare ka rëndësi për reformimin e universitet shqiptar, që arritja e saj kërkon vullnet politik, që politika ka rol parësor, e që çdo mungesë rezultati në këtë pikë bën përgjegjëse vetëm politikën. Por reforma nuk është produkt vetëm i politikës. As mund të barazohet vetëm me pavarësinë financiare. Që të pretendojë reformim, universiteti shqiptar kërkon ndryshime rrënjësore edhe në aspektet akademike, shkencore, profesionale, strukturore të funksionimit të tij. Të cilat iu takon ti bëjnë përfaqësuesit e universiteteve dhe mungesa e të cilave bën përgjegjës vetëm ata. Gjendja aktuale flet se jo vetëm tek politika por edhe tek përfaqësuesit e universitetit egziston një kuptim asimetrik për rolin e secilit brënda reformës. Ky kuptim asimetrik mund të ndjehet më i fuqishëm tek politika, por që të kemi rezultate, përfaqësuesve të universiteteve iu kërkohet të kuptojnë:
1. Universiteti dhe Politika për Reformën: Marrdhënie Bashkëpunimi apo Kundërvënieje?
Sepse përfaqësuesit e universiteteve kanë treguar jo pak herë se e shohin politikën më shumë me syrin e kundërshtarit sesa të bashkëpuntorit. M. Spiro psh (Për një politikë të përshtatshme universitare” Koha Jonë, 29 prill 2002), ka artikuluar jo pak ankesa ndaj rolit të politikës brënda reformës. Po ashtu, çështja e parave të mbajtura nga MF, apo gjuha e përdorur për zgjidhjen e konfliktit, dëshmojnë për praninë e diçkaje më shumë se thjesht mungesë partneriteti mes politikës e universitetit brënda reformës. Nuk ka dyshim që vizioni i munguar i politikës për reformën, mosbesimi e mbështetja e munguar për reformën, do të ishte një shkas i maftueshëm për tu ankuar, irrituar e bërë pesimist. Por rezultate me ankesa nuk ka! Në duam vërtet rezultate dhe mbështetje reale nga politika, për përfaqësuesit e universiteteve ka vetëm një rrugë: bërjen e një “lobing”-u të fuqishëm. Pra, artikulimin jo të qarjeve por të argumeneve e rrugëve konkrete; jo të zgjidhjeve të vockla por një vizioni të qartë që i sheh problemet të lidhura me njëra tjetrën dhe pjesë të një ndryshimi themelor e të gjithanshëm. Vetëm ky “lobing” mund të arrijë zgjerimin e vizionit të politikës për reformën dhe fitojë mbështetjen e saj. E kanë bërë këtë përfaqësuesit e universiteteve? Sepse bie fjala, vërtet është e drejtë ti kërkosh MF të mos të të mbajë paratë (madje nuk duhet të mbajë as dhe atë 10%-in), por më e rëndësishme se kjo mbetet destinacioni i përdorimit të tyre: do të shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës së universitetit, apo për mbushjen vetëm të xhepave të “profesorëve” egzistencialistë e mediokër që vegjetojnë me shumicë universiteteve tona?
2. Reforma dhe Përfaqësuesit e Universiteteve: Cila e bën Reformën? Kritika apo Veprimi?
Sepse në prononcimet e përfaqësuesve të universiteteve dallohen tre gjëra: Bëhen kritika të “forta” e përshkruhen problemet por nuk ofrohen modele ndryshimi; Flitet për probleme, por mungon vështrimi i zgjidhjes së tyre si pjesë e një zgjidhjeje rrënjësore; Thuhet se mungon strategjia por hartimi i saj ose shihet si detyrë e të tjerëve (atyre që kanë pushtet?!?) ose pritet të bjerë nga qielli! Mungon pra pyetja ndaj vetes: “A jam unë njëri nga ata që duhet të kontribuoj në ravijëzimin e kësaj strategjie? Ajo që duhet të kuptojnë përfaqësuesit e universiteteve për reformën përmbledh tre gjëra: Se pohimi apo ripohimi se universiteti vuan nga këto e ato probleme, nuk përbën më ndonjë lajm të ri. “Lajm i ri” do të përbënte diskutimi, ravijëzimi, dhe shpallja e një vizioni që të mbartë të shprehur qartë: “Ky është plani reformues, kjo është filozofia e re, ky është model-referimi i reformës sonë, këta janë aktorët përgjegjës, përgjegjësitë-role janë këto, rezultatet që priten janë këto, realizimi ha kaq kohë, impakti i ndryshimit do të ndjehet në kaq kohë!”; Se reforma do të prodhojë vërtet rezultate vetëm nëse do të jetë rrënjësore, gjithëpërfshirëse dhe jo arnime këtu e riarnime atje; Dhe se, nëse duhet një strategji për mungesën e së cilës ankohen të gjithë, ajo nuk duhet pritur të hartohet as nga politika, as nga Drejtoria e Arsimit të Lartë në MASH, as vetëm nga rektorët, ca më tepër të bjerë e gatshme nga qielli. Ajo është rezultat i pjesëmarrjes dhe punës të të gjithë atyre që njohin nga afër modelin e funksionimit të universitetit në perëndim. Thjesht duke thënë “na duhet strategji” por pa impenjim që ti jepet fytyrë reale asaj, do të mbetet e paqartë çfarë kërkohet, ku do të shkohet, le më të kemi rezultate. Për ata që mund të thonë: “po pse, artikujt tanë a nuk janë një referencë me çfarë duhet të merret e bëjë reforma?” ka vetëm një përgjigje: Ndryshimet nuk maten as me artikuj, as me deklarime! Maten me veprim e vepra konkrete! Pa vepra, fjalët janë pa vlerë!
3. Reforma dhe Rezultatet: Produkt i një Individi apo Bashkëpunimi në Ekip?
Sepse brënda komunitetit universitar reformimi shihet i varur nga ç’arrijnë të bëjnë apo mos bëjnë rektorët apo dekanët. Media e trajtoi jo pa vëmëndje faktin që në garën për Rektor të UT, Shezai Rrokaj ishte i vetmi që shpalosi një platformë (Shekulli, 29 Janar 2003). Vetë z. Rrokaj ka premtuar një rol personal aktiv. Ish profesorit tim i uroj rezultate, por përfaqësuesit e universiteteve – në të cilët përfshij edhe pedagogët e thjeshtë - duhet të kenë të qartë se ndonëse ç’vizion ka një rektor ka rëndësi, reformimi nuk arrihet me një ushtar. Qoftë ky edhe gjeneral. Ish rektori i UT Marenglen Spiro nuk mund të “akuzohet” për mungesë dëshire, vullneti apo vizioni për reformim. Nëse ndryshimet në UT nën rektoratin e tij kanë mbetur vetëm të formës dhe nuk kanë qënë rrënjësore, një pjesë e përgjigjes mund të gjendet tek pyetja: A ka patur z. Spiro mbështetjen aktive dhe me vepra, jo me fjalë të dekanëve apo edhe pedagogëve ne bazë? Nëse këtu i mëshoj rëndësisë që ka për reformimin jo lufta apo puna individuale por ajo “në ekip” kjo vjen dy arsye: për shkak të progresit më cilësor e më të gjërë që garanton për reformën pasja e një baze të gjërë; dhe, për shkak të mbështetjes apo sabotimit që reforma dhe reformatorët mund të ndeshin jo vetëm tek pedagogët e thjeshtë por edhe në nivelet e tjera drejtuese brënda universiteve. Për ta mbyllur: çdo përmirësim në të tre këto elementë, do ta bënte rolin e përfaqësuesve të universiteteve veç më të plotë e rezultativ.


*M.A. SHKENCA POLITIKE.
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2003 nė 20:37 Edit Post Reply With Quote
Projekti, arsimi i detyrueshëm bëhet 9 vjet


TIRANË- Qeveria do të rrisë në një vit arsimin e detyrueshëm shkollor. Arsimi i detyrueshëm në shkolla do të jetë deri në 9 klasa, duke përfshirë edhe një vit nga shkolla e mesme. Një vendim i tillë pritet të merret nga qeveria në kuadër të zbatimit të reformës së pritshme në sistemin arsimor parauniversitar. “Në zbatim të reformës së pritshme në arsimin parauniversitar është menduar që arsimi i detyrueshëm të zgjatë nga 8 në 9 klasë dhe do të ristrukturohet nga skema 4+4+4 në skemën 5+4 +3. Sipas kësaj skeme, tekstet e klasës së parë dhe të gjashtë do të përdoren vetëm për një vit, sepse në vitin shkollor 2004-2005 do të hartohen tekste të reja për këto klasa”,-thuhet në njoftimin e qeverisë. Nisur nga ky ndryshim i pritshëm, e cila pritet të aplikohet gjatë vitit 2004-2005, qeveria shqiptare miratoi dje vendimin për shpërndarjen e teksteve mësimore falas, me të drejtë rikthimi, për këtë fazë të arsimimit të detyrueshëm. Vendimi “Për shpërndarjen e teksteve shkollore të arsimit parauniversitar” të merren ne perdorim falas në bibliotekën e shkollës, duke filluar nga viti shkollor 2003-2004, tekstet shkollore nga të gjithë nxënësit e arsimit të detyruar, me detyrimin që t’i dorëzojnë në fund të vitit mesimor. Këto tekste, sipas vendimit, janë pronë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe do të përdoren për një periudhë prej tre vjetësh. Kjo skemë e re lidhet me Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik e Social, është në ndihmë të familjeve nevojtare, duke synuar rritjen aksesit për arsimin, si dhe në përmirësimin e cilësisë së teksteve dhe ndikon në pakësimin e subvencionit të përvitshëm në këtë zë. Kjo reformë në sistemin e botimeve të arsimit të detyrueshëm nuk prek tekstet e shkollave të mesme, por skema falas e teksteve të arsimit të detyrueshëm nuk bëhet duke rritur çmimet e teksteve të tjera. Kjo skemë nuk do të aplikohet për fletoret e punës së nxënësve të arsimit të detyrueshëm.
B.Hoti

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-6-2003 nė 10:09 Edit Post Reply With Quote
Mos e shkatërroni shkollën!

Nga Aleksandër Kocani

Ka kohë që nëpër “rrugicat e thashethemnajës kryeqytetase” (kanalet e zakonshme të përhapjes së informacionit në një shoqëri me parametra të ulëta të zhvillimit qytetar) qarkullon në një formë të papërcaktuar idea e një rikthimi të mekanizmit të notës mesatare në skemën e pranimeve në shkollat e larta të vendit. E tani së fundi me një njoftim zyrtar vetë Ministri i Arsimit dhe i Shkencës bëri të ditur se po punohet që të hiqet testi i përgjithshëm dhe në vend të tij të futet mekanizmi i notës mesatare. Siç ka ndodhur edhe më parë, njoftohet për një ndryshim në mekanizmin e pranimeve në shkollat e larta të vendit disa muaj përpara se ai të vihet në funksionim. Qëndron apo nuk qëndron ky mekanizëm i ri, apo e përmirëson ose jo ai këtë skemë pranimi, kjo është një çështje më vete. Por nuk ka kurrfarë morali që të ndryshohen “rregullat e lojës” në “ndeshjen finale”! Domethënë një gjeneratë maturantësh që kanë bërë llogaritë përkatëse, si një e drejtë legjitime e tyre, që kanë ndërtuar punën e tyre vetjake për t'u përgatitur që të përballojnë sfidën e pranimeve në shkollën e lartë, në rastin konkret, që nuk kanë luftuar shumë për notat, por për të marrë dijet, sepse këto do t'u duheshin me skemën e pranimeve me test të përgjithshëm dhe special, e ndiejnë veten të “tradhtuar” nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, që në finalen e përgatitjes për konkurrim me papërgjegjshmëri i ndryshon kushtet e këtij konkurrimi. Me këtë veprim maturantët e kuptojnë që përpjekja e tyre disavjeçare nuk do të japë frytet që ishin llogaritur po të mbetej në fuqi skema ekzistuese e pranimeve në shkollat e larta. Ata kishin një “kontratë” qytetare me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, një kontratë që “nënshkruhet” në çdo vend të qytetëruar: rregullat e pranimeve në shkollat e larta që do të kurorëzonin përpjekjet e tyre 4 -vjeçare në shkollën e mesme. E moralshme dhe dinjitoze (çfarë fjalë pa kuptim dhe arkaike për një takëm njerëzish me pushtet sot!) do të ishte që të mbyllej kjo kontratë me cikël 4 -vjeçar dhe pastaj të mund të hapej një tjetër, e cila, e theksoj, do të fillonte të vepronte pikërisht mbas 4 vjetësh, kur brezi i nxënësve që do ta “firmoste” atë do të ishte në maturë. Kështu bëhen punët me qytetari, me dinjitet dhe me moralitet! Nëse bëhen ndryshe, pavarësish nga efikasiteti i skemës që propozohet, kemi mungesë qytetarie, dinjiteti dhe moraliteti! I theksoj këto me ndjenjën qytetare të përgjegjësisë profesionale për të sensibilizuar një opinion qytetar dhe intelektual që të mos lejojë më të tallen me shkollën, të nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarëve të ardhshëm të këtij vendi.
Kur kërkohet “gjurma dhe jo ujku”!
Mekanizmi i notës mesatare nuk përbën tashmë kurrfarë risie as edhe për vendin tonë. Gjithkush, që nuk e ka lënë ende kujtesa, e di se ky ishte krahas kriterit politik, mekanizmi që realizonte pranimet në shkollat e larta në kohën e monizmit. Dhe ky mekanizëm u eksperimentua gjerësisht për më shumë se 20 vjet në atë periudhë, duke nxjerrë plotësisht në pah shterimin e mundësive dhe defekteve të tij. Tashmë është thënë dhe dihet gjerësisht që ky eksperiment dështoi plotësisht në të gjitha drejtimet. Sidomos dështoi në konceptimin strategjik të përqëndrimit të “baterive” në drejtim të gabuar: në kërkimin e notës, në vend të kërkimit të shkallës së njohurive. Domethënë, në kërkesën për kapjen pas “gjurmës”, kur aty pranë ishte “ujku”! Por nota tregon shkallën e dijeve, mund të ngutet dhe të thotë dikush. Kjo nuk është e thënë gjithnjë dhe, për më tepër, që të realizohet një funksion i tillë matës, kërkohen një sërë kushtesh objektive dhe subjektive, të cilat mungonin në tërësi në kohën e monizmit dhe aq më tepër mungojnë sidomos sot! Nuk u arrit që të kishte një zhvillim të tillë të arsimit që të formalizonte e standardizonte procedurat e matjes së njohurive me sistem pikësh apo notash, duke lejuar kështu që të kishim vlerësim pothuaj të njëjësuar në rang vendi për çdo lëndë. Kjo nuk u arrit madje për lëndë të tilla si matematika dhe fizika, për të cilat është më e lehtë që të ndërtohen procedura të tilla unike të parametrizimit të vlerësimit të njohurive të nxënësve të të gjithë shkollave të vendit. Aq më pak mund të arrihet kjo gjë sot, kur dihet se, përveç disa specialistëve të përkushtuar kryesisht në Institutin Pedagogjik, askush tjetër nuk mendon dhe kontribuon në këtë drejtim. Për më tepër, tashmë dihet se ka rënë në mënyrë të ndjeshme niveli i përgatitjes së mësuesve, sidomos i atyre të disiplinave ekzakte, gjë që do ta bënte jo efikase në veprim çfarëdo skeme parametrizimi të vlerësimit në shkollën e mesme. Midis të tjerave, zbatimi i kësaj skeme (me korrektesë dhe pa dukurinë e trafikut të notës që e shoqëron në shoqëritë e tipit si kjo e jona) do të kishte si pasojë minimale që në shkollën e lartë do të na vinin më shumë nxënës me mesatare vërtet më të lartë, por me formim më të dobët. Edhe sikur të mos kishte trafik të notës (një çudi të madhe në kushtet e profilit vleror kryesisht materialist të shoqërisë aktuale shqiptare!), do të përfitonin më shumë nga ky mekanizëm nxënësit që do të vinin nga shkollat ku kërkesa është më e ulët. Sot do të dilnin më humbës në shkollat ku eksperimentohen ndarjet shkencore dhe shoqërore, ata nxënës që kanë hyrë në ndarjen e parë, ndonëse ata pa dyshim kanë formim shumë më solid se të dytët, të cilët kuptohet që e kanë patur relativisht më të lehtë që siguronin nota më të larta në lëndët e zhvilluara. Nesër “humbës” të tillë do të ishin nxënësit që do të kishin mësues të ndërgjegjshëm dhe kërkues, sepse nuk do të mernin në përgjithësi vlerësimet maksimale në çdo lëndë dhe do të konkurroheshin kështu padrejtësisht nga mbajtësit e mesatareve të larta të pamerituara.

Përse shqetësohemi?
Për kushtet ekzistuese të formimit profesional relativisht jo të lartë të shumicës së mësuesve, për faktin që mësuesit tanë jetojnë në një shoqëri ku zyrtarisht nuk nxiten e vlerësohen njerëzit me vlera shpirtërore, vendosja e mekanizmit të notës mesatare, qoftë edhe pjesërisht do të ushtrojë një presion social që do të degjenerojë kryesisht në presion për trafikim note. Nëse ky mekanizëm bën presion tek nxënësit dhe familjet e tyre tashmë jo drejtpërdrejt për fitim dijesh, por vetëm për notë sa më të lartë (në fakt do të kërkohet e do të vihet çmim për dhjetat!), atëherë ky presion do të fokusohet i tëri mbi mësuesit, duke i vënë ata nën një trysni të fuqishme që të tolerojnë për të dhënë vlerësime maksimale të pamerituara. Kryesorja tani nuk do të ishte që nxënësit të dinin sa më shumë, por që ata të merrnin sa më shumë dhjeta që të ishin fitues në garën absurde të kandidatëve dhjetaxhinj për shkollën e lartë. Kështu që mbi mësuesit dhe nxënësit presioni do të ishte kryesisht për formën, notën dhe jo përmbajtjen, dijen. Gjë që do të thotë që nuk do të ketë motivim që të jepen dhe të merren njohuri solide, domethënë të realizohet proces formimi në shkollë. Për më tepër, ky presion i devijuar (nota e lartë me çdo kusht!) do të edukonte shtrembër brezat e qytetarëve të ardhshëm (marrja e vlerësimeve të pamerituara dhe në rrugë të pamoralshme) dhe do ta kthente shkollën në një vend ku jepen antivlera qytetare. Ky do të ishte fundi i vërtetë i saj!
Nëse një eksperiment dështon, e pakta që mund të thuhet është se u bë një gabim. Nëse një eksperiment që tashmë ka dështuar përsëritet, në këtë ose atë shkallë (hapi i dytë do të ishte që nota mesatare të zëvendësonte dhe testin special në konkursin e pranimeve në shkollat e larta), atëherë e pakta që mund të thuhet është se ata që po e bëjnë këtë veprim tani po kryejnë një faj! Dhe në këtë rast, faji do të qëndronte në synimin për të shkatërruar shkollën e mesme dhe të lartë në vendin tonë. A mund ta lejojmë një shkatërrim të tillë? A mund të lejojmë që për hirë të interesave partiake në kuadrin e fushatave elektorale të “kthejmë në nivelin zero” të vetmen arritje të shoqërisë shqiptare që na ka mbetur nga kohët e mëparshme? Nuk mjafton që shkatërruam një pasuri të tërë (uzina, fabrika, sera, e gjithshka) në emër të një teorie jokombëtare, por na duhet të pranojmë edhe shkatërrimin e shkollës që përfundimisht ky vend të mos ketë më të ardhme!


shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 26-9-2004 nė 19:58 Edit Post Reply With Quote
Princi i ri Leka, pėruron shkollėn jopublike

BURREL - Trashgimtari i familjes mbretërore, Princi i ri Leka, ka prerë shiritin e përurimit të shkollës së parë jopublike në Burrel. Kjo është, njëkohësisht, dhe shkolla e parë private në zonën e Veriut, dhe mban emrin e Geraldinës, Nënës Mbretëreshë. Shkolla e ngritur rishtas, e tëra e re që nga themeli, është inicuar nga biznesmeni matjan Lik Gjoni.

Deri tani aty numërohen 100 nxënës të regjistruar që nga sistemi parashkollor deri në arsimin e mesëm të përgjithshëm, ndërsa është e pajisur me kabinete bashkëkohore, si të biologjisë, fizikës, matematikës, informatikë, gjuhëve të huaja etj. Personeli mësimor është përzgjedhur nga mësuesit më të mirë të rajonit.

Sipas drejtuesit Gjoni, edhe pse Burreli mbetet në skajshmërinë e varfërisë, si qytet dhe si zonë, sërish banorët e atyshëm arsimdashës, kanë kërkuar t’i regjistrojnë fëmijët në një shkollë të tillë jopublike të parametrave të kohës, dhe se gjithë këtij interesimi po i paraprihet me një punë organizuese të standardeve të larta, për të qenë konkurues në tregun e arsimimit. Pasi është mbajtur një ceremonial i shkurtër, princi Leka ka prerë shiritin e përurimit dhe ka zbuluar pllakatin ku shkruhej emri i nënës mbretëreshë, ndërsa së bashku me Ekrem Spahinë, kryetar i PLL, dhe deputetin e PD-së, Gani Hoxha, kanë vizituar klasat dhe kabinetet mësimore, duke mbetur të kënaqur nga puna e bërë.

PANORAMA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 19-11-2004 nė 00:03 Edit Post Reply With Quote
TRADHETIA NDAJ SHOQERISE CIVILE

Mund te thuhet hapur se ishte Fatos Nano qe e futi ne temen e dites, kohe me pare, termin shoqeri civile. Ne ditet e para te qeverisjes, pas '97, Nano e kishte celesin e propagandes, ftesen per shoqerine civile. Per afrimin e saj u porositen te gjithe, qe nga Ulqini, e deri tek kryetari i deges se PS-se se Hasit. Fakti eshte se ky kurs gjate kalimit te kohes nderroi kryekeput. Me te njejten simpati, ndoshta me me shume pathos, Nano po i drejtohet sot komunitetit te biznesit dhe te tregtareve. Eshte e qarte se me shoqerine civile, eshte nenshkruar me kohe divorci. Edhe ata pak elemente te kesaj bote qe jane akoma afer Kryeministrit, kane lulezuar nga ana financiare, pra jane me shume biznesmene. Ndoshta kjo manover e Nanos erdhi pas nje prove qe u be ne zgjedhje. Rezultoi se tregtaret jane me te suksesshem se intelektualet, dhe kjo dihet se perse. Nje prove shume e qarte e asaj qe Kryeministri e mbylli historine me ate qe quhet inteligjenca e vendit, eshte pikerisht rasti i pedagogeve. Padyshim qe bota universitare eshte pjesa me e madhe dhe e qenesishme e asaj qe quhet shoqeri civile. Qe nga viti '97, e ketej, asnjehere nuk u ndoq nje politike e vecante per te zgjidhur problemet e tyre dhe per t'u permiresuar statusin. Universitaret kane arsye bindese qe jane sot ne greve. Nga ana tjeter, ky hendek nuk po shfrytezohet si duhet nga opozita. Berisha qe eshte i magjepsur nga universitaret duhet t'i pergjigjet sot kesaj pjese te shoqerise civile me nje kontrate te besueshme se cka ai ndermend te beje per ta neser, kur te vije ne pushtet.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-12-2004 nė 14:35 Edit Post Reply With Quote
Londo: Kriza është evidente në të gjitha hallkat e arsimit

• Qeveria, në vend të kërcënimeve bajate, duhet të ulet me përfaqësues të grevistëve dhe të mendojë për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Në fund të fundit, nuk janë thjesht kërkesa të pedagogëve, të arsimtarëve apo qoftë dhe të sindikatës së tyre, ato janë kërkesa të të gjithë shoqërisë shqiptare që kanë të bëjnëme gjithë zhvillimin, me gjithë emancipimin e saj

• Memushi dhe qeveria që përfaqëson duhet ta dijë se nuk jemi më në atë kohë kur mund të qeverisësh me dorë të hekurt apo të bësh gjithçka si të duash. Tashmë është koha kur herë më shumë e herë më pak, por gjithmonë duke u forcuar, do të dëgjohen zërat e atyre që kanë të drejtë dhe jo të atyre që kanë pushtetin, dhe që duan t'iu imponojnë të tjerëve vullnetin e tyre, edhe atëherë kur ai nuk është i drejtë

- Sindikata e Pavarur e Arsimit Parauniversitar ka paralajmëruar përshkallëzimin e protestave, duke kaluar në një grevë një ditore të mësuesve në të gjithë vendin. Ç'përbën kjo për kreun e Komisionit parlamentar të Arsimit e Kulturës, deputetin Bardhyl Londo?

Në fakt nuk kemi të bëjmë thjesht me një paralajmërim të kësaj sindikate, pasi ajo grevën paralajmëruese një orëshe e ka zhvilluar më datën 13 dhjetor. Tashmë ajo po kalon në grevë të përgjithshme një ditore. Dihet që në rast se qeveria do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim injorues ndaj kërkesave të Sindikatës së Arsimit, greva do të vazhdojë, çka do të thotë se mund të pritet një paralizë totale e arsimit në gjithë vendin.

Që kur filloi greva e pedagogëve të UT, shenjat ishin të qarta ose më mirë pamja ishte fare e dukshme se kriza është evidente në të gjitha hallkat e arsimit, duke filluar që nga arsimi i lartë deri tek ai parashkollor.

Kështu që grevat janë fare të natyrshme dhe askush nuk mund t'i gjykojë ato dhe të thotë se pse u ngritën në grevë pedagogët dhe mësuesit.

Qeveria, në vend të kërcënimeve bajate, duhet të ulet me përfaqësues të grevistëve dhe të mendojë për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Në fund të fundit, nuk janë thjesht kërkesa të pedagogëve, të arsimtarëve apo qoftë dhe të sindikatës së tyre, ato janë kërkesa të të gjithë shoqërisë shqiptare dhe kanë të bëjnë me gjithë zhvillimin, me gjithë emancipimin e saj. Qeverisë, përpara kësaj vale grevash, i duhet që t'i zgjidhë menjëherë dhe të mos i zvarrisë apo t'i shtyjë për në kalendat greke kërkesat e arsimtarëve, siç veproi me grevën e pedagogëve të universiteteve dhe të stafeve akedemike.

Përse i la për afro një muaj universitetet mbyllur dhe më në fund u detyrua të pranojë të gjitha kërkesat e pedagogëve? Përse nuk i pranoi ato që në ditën apo javën e parë të grevës së tyre?! Prandaj, nisur dhe nga ky fakt, është mirë që qeveria të mos gjykojë nga pozitat e të fortit, nga pozita se shtetasit duhet t'i binden asaj, por të mendojë dhe ta vendosë veten tamam në atë pozicion që duhet të jetë, në pozicionin që duhet të qeverisë dhe jo të urdhërojë apo të sundojë me forcë. Prandaj, kërkesat e arsimtarëve janë plotësisht të drejta. Ata janë shtresa më e diskriminuar e shoqërisë shqiptare; ata edhe pensionistët. Për më tepër, kërkesat e sistemit parauniversitar nuk janë thjesht kërkesa për rritje pagash ashtu siç i njollos propaganda zyrtare, por janë kërkesa për t'i kthyer shkollës sonë dinjitetin, ashtu siç ia kthyen deri diku pedagogët dhe stafet akademike, janë kërkesa për të përmbushur nevojat e njeriut, për një shtresë jo të vogël njerëzish që punojnë si në qytet edhe në fshatrat më të largëta të Shqipërisë, duke sakrifikuar gjithçka.


- Megjithatë, ministri i Arsimit, Memushi, vazhdon ta konsiderojë të paligjshme grevën e sistemit parauniversitar dhe të mos pranojë kërkesën për rritjen e pagave në masën 12%. Komenti juaj?

Ministri i Arsimit kështu ka deklaruar edhe për pedagogët, por Memushi dhe qeveria që përfaqëson duhet ta dijë se nuk jemi më në atë kohë kur mund të qeverisësh me dorë të hekurt apo të bësh gjithçka si të duash. Tashmë është koha kur herë më shumë e herë më pak, por gjithmonë duke u forcuar, do të dëgjohen zërat e atyre që kanë të drejtë dhe jo të atyre që kanë pushtetin, dhe që duan t'iu imponojnë të tjerëve vullnetin e tyre, edhe atëherë kur ai nuk është i drejtë. Kështu që ministri i Arsimit të mos nxitohet me grevën e arsimtarëve si me grevën e pedagogëve, sepse përderisa kërkesat e tyre janë të drejta, ai është i detyruar që t'i zgjidhë ato dhe jo t'i shtypë ato kërkesa. Për më tepër, Memushi deklaron një gjë të çuditshme, pasi sipas tij, greva të tilla bëhen kudo në botë. Natyrisht që mund të bëhen kudo greva, por unë nuk kam dëgjuar deri më sot të bëjnë grevë stafet akademike të universiteteve pesë javë dhe pas pesë javësh, qeveria të detyrohet t'ua zgjidhë kërkesat. I bëj thirrje ministrit dhe qeverisë që të mos nisen kurrsesi nga fakti që meqë u bëkan greva kudo, le të bëhen edhe në vendin tonë, dhe sipas kësaj logjike absurde të qeveritarëve aktualë, ne të mbyllim shkollat një apo dy muaj dhe pastaj t'ua zgjidhim kërkesat. Ajo që është mundshme të realizohet le të bëhet që javën e parë, madje që ditën e parë të grevës.


- Së fundi, a do të ketë një reagim të Komisionit parlamentar të Arsimit dhe Kulturës në mbështetje të grevës së Sindikatës së Sistemit Parauniversitar?

Natyrisht që çështjet e shtruara për zgjidhje nga Sindikata e Pavarur e Arsimit janë të lidhura me njëra-tjetrën, janë një hallkë zinxhir, por kryesorja është që kur bien topat, nuk dëgjohen pushkët dhe në këtë rast topat është greva që ka shpërthyer në gjithë Shqipërinë. Në këtë këndvështrim mendoj se nuk ka nevojë për sensibilitete të tjera. Kush ka sy e shikon, kush ka veshë i dëgjon këmbanat. Ai që do të mbyllë sytë dhe veshët, aq më keq për të. E rëndësishme është që situata të mos lihet të agravojë deri atje sa të aktivizohen të gjitha hallkat, por të zgjidhen kërkesat e arsimtarëve menjëherë dhe jo të lihen për t'u zgjidhur pas pesë javësh greve të përgjithshme, siç u veprua me grevën e pedagogëve.

Bisedoi: Halil RAMA

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 4-1-2005 nė 17:14 Edit Post Reply With Quote
Reformimi i vėshtirė i vetvetes

Një ndjenjë paqartësie vërtitet këto kohë në masën e njerëzve. Eshtë një nga paqartësitë e shumta të tranzicionit shqiptar. E mënjanuar herë-herë nga greva arsimtarësh, kërkesa ekonomike, llogari politike, ajo prapë ngre kryet dhe bëhet e dukshme. Diçka po ndodh në arsimin shqiptar! Gjithçka tingëllon e çuditshme sepse arsimi, më shumë se çdo sektor tjetër, lidhet me të gjithë: prej fëmijëve dhe familjeve të tyre e deri tek të rinjtë me të cilët lidhen shpresa dhe detyrime të shumta. Kur duhej të ishim qartësuar më shumë, ndodh që humbasim në shifra dhe fjalë ende të paqarta: 3+2+3, decentralizim, autonomi, karta e Bolonjës.
Në fakt transformimi i sistemit arsimor është ndër më të mëdhenjtë e më të thellët e gjithë zhvillimeve që po kryhen në shoqërinë shqiptare pas viteve ’90. Si i tillë ai duhej të ishte shoqëruar me një debat të madh, të hapur me dikasteret përkatëse, arsimtarët në sistemin parauniversitar dhe pedagogët, studentët, shoqërinë civile, grupet e prindërve, organizmat ndërkombëtarë, botën e biznezit e shumë aktorë të tjerë të interesuar në këtë proces. Vetëm në këtë mënyrë do të ishte rritur mirëkutimi dhe pjesëmarrja në këtë proces tejet të vështirë. Pikënisja, koha e pakët, zhvillimet shpeshherë të paparashikuara, pa përjashtuar këtu elementë subjektivizmi, bënë të pjesshëm realizimin e një debati të tillë.
Gjërat po ndryshojnë por mbetet shumë për t’u bërë veçanërisht në të kuptuarit e edukimit jo vetëm të lidhur me nevojat imediate, por si një investim afatgjatë. Tregu i ardhshëm i punës, investimet e huaja, reformat e shumta demokratike, konkurrenca e ekonomive dhe shoqërive më të zhvilluar perëndimore do të rrisin kërkesën për punonjës të kualifikuar. Ky është një vështrim krejt tjetër nga ai i zakonshmi që jemi mësuar të kemi për arsimin, kryesisht të lidhur me probleme financiare. Nëse nuk e bëjmë tonin edhe këtë vizion rrezikojmë të vështirësojmë si jo pak herë të ardhmen.
Duke nisur nga fundi
Në qershor të 1999 ministrat e arsimit nga 29 vende evropiane u takuan dhe nënshkruan “Deklaratën e Bolonjës”. Kjo e fundit bënte thirrje për krijimin e një hapësire evropiane të arsimit të lartë brenda viti 2010. Ndryshe nga sa mendohet, ky akt nuk ishte pikënisja por vazhdimi i një procesi të nisur më parë me një varg takimesh ku veçojmë ndër të tjera atë të Sorbonës, në maj 1998, midis Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. ”Universitetet lindën në Evropë, rreth 700 vjetë më parë. – thuhet në deklaratën respektive të këtij takimi - Katër vendet tona krenohen se kanë disa nga universitetet më të vjetra, që janë duke kremtuar përvjetorë të rëndësishëm, sikundërse Universiteti i Parisit është duke bërë sot…”.
Pas përmirësimit të ligjit mbi Arsimin e Lartë të vitit 1999 me një ligj tjetër më të ri në korrik të 2003, pak muaj më vonë, në shtator të 2003, Shqipëria nënshkroi zyrtarisht Deklaratën e Bolonjës. Ajo nuk mund të vazhdonte të qëndronte e mbyllur ndaj përvojave dhe zhvillimeve dinamike që ndodhnin përreth saj. Kështu nëse gjërat do të ecnin ashtu siç ishin parashikuar, asaj nuk i mbetej shumë kohë për të reformuar në legjislacion dhe praktikë në pamje të parë nivelin universitar, por në të vërtetë, duke ndjekur logjikën e thjeshtë të lidhjes së ngushtë midis hallkave të arsimit, tërë sistemin e vet arsimor.
Një sërë faktorësh kushtëzuan në Evropë lindjen e procesit të Bolonjës: Nevoja për t’u përballur me konkurrencën e sistemit amerikan që mbetet më i zhdërvjellët dhe dinamik; Profilizimi gjithnjë e më i madh i tregut të punës që kërkon punojës cilësisht të specializuar në sektorë të caktuar; Rritja e ndërgjegjësimit të botës politike, akademike dhe të një pjese të madhe të opinionit publik për ndërtimin e një Evropë më të plotë, për zgjerimin dhe konsolidimin e dimensioneve të saj intelektuale, kulturore, shoqërore, shkencore dhe teknologjike.
Ndonëse i gjithë procesi i krijimit të hapësirës evropiane ruan në thelb diversitetin, flet për përafrim të sistemeve arsimore dhe asnjëherë për zëvendësim të tyre e sigurisht që nuk përfundon në 2010, prapë pikënisja dhe afatet kohore përbëjnë vështirësitë e para për shndrrimin e arsimit shqiptar. Do të ishte e pamundur të zëvëndësohej brenda ditës një sistem me një tjetër, ndaj edhe për një farë kohe në të ardhmen do të bashkëjetojnë pjesë sistemesh të ndryshme deri në krijimin e një profili arsimor më të konsoliduar.
Arsimi i lartë nuk është aktualisht kompetencë e Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës nuk ndërhyn drejtpërdrejtë në arsimin e lartë të shteteve anëtare. Në këtë mënyrë Procesi i Bolonjës është një krijesë e rrallë, një marrëveshje multilaterale vullnetare, pa mundësira sanksionesh kundër vendeve që e shkelin. Në Greqi nuk ka reformë konkrete lidhur me objektivat e Procesit të Bolonjës, me përjashtim të strukturimit të integruar të arsimit të lartë. Në Bullgari disa reforma të lidhura me Procesin e Bolonjës kanë nisur që nga viti 2001. Por struktura e gradave bazuar në dy cikle kryesore, gati e përfshirë në Ligjin e Arsimit të Lartë të 1995 (sipas modelit 4+1), në këtë vend nuk pati nevojë të rishikohej.
Proces mirëbesimi
Në Shqipëri është formuluar tashmë dhe po zbatohet platforma e ndërhyrjeve për përshtatjen e arsimit të lartë me atë evropian sipas standardeve të Deklaratës së Bolonjës. Procesi është gjithpërfshirës dhe parashikon plotësimin e detyrimeve në përputhje me kalendarin kohor të strukturave evropiane. Mbi bazën e mendimeve të tërhequra nga shkollat e larta u përgatitën nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës një varg udhëzimesh lidhur me standartet e strukturave akademike, ngarkesën mësimore dhe mbi organizimin e studimeve në shkollat e larta duke i hapur në këtë mënyrë rrugë ristrukturimit të arsimit të lartë. Përparësi i është dhënë: Konsolidimit të autonomisë financiare; Zbatimit të reformës në kërkimin shkencor; Zbatimit të kartës së studentit; Përmirësimit të proçesit të njohjes së diplomave. Për herë të parë, universitetet shqiptare po synojnë të kthehen në tetë vjet studimi. Tre vitet e para do të jenë studime të shkallës së parë, dy vite Master, si dhe tre vite të tjera Doktoraturë. (3+ 2 + 3).
Krijimi i Këshillit të Akreditimit është një hap tjetër i rëndësishëm. Me këtë, krijohet për herë të parë një sistem i plotë akreditimi i arsimit të lartë që do të lejojë përshpejtimin e ritmeve dhe rritjen e efektivitetit të përpjekjeve gjatë procesit të përshtatjes me Deklaratën e Bolonjës. Në universitetet shqiptare po i jepet përparësi futjes së Sistemit Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS). Ai realizon matjen e arritjeve të të mësuarit si dhe transferimin e tyre nga njëri universitet në tjetrin. Studentët shqiptarë që marrin pjesë në këtë sistem marrin kredite për punën vjetore akademike të kryer në çdo universitet partner dhe mund t’i transferojnë ato nga një universitet pjesëmarrës në një tjetër mbi bazën e marrëveshjeve midis institucioneve.
Lëvizja e studentëve është konsideruar nga Komuniteti Evropian si një aspekt thelbësor i bashkëpunimit ndëruniversitar. E rëndësishme është njohja e viteve të studimit ose të provimeve të kryera për lëndë të veçanta pranë shkollave të larta të huaja nga shtetas shqiptarë që vijnë në Shqipëri dhe kërkojnë të përfundojnë studimet. Suplementi i Diplomës është gjithashtu një koncept dhe praktikë e re në arsimin tonë të lartë. Si një dokument që i bashkëngjitet diplomës ai do të provojë “transparencën” ndërkombëtrare dhe do të ndihmojë në njohjen akademike e profesionale të kualifikimeve të marra.
Do të kishte qënë më e arsyeshme që ndryshimet në arsimin e lartë të ishin bërë shkallë-shkallë, ku universiteteve në kryeqytet apo jashtë tij, fakulteteve apo departamenteve të caktuara brenda tyre t’u ishin kaluar dora-dorës kompetenca më të mëdha se të tjerët e mbi bazën e rezultateve të ecej më tej. Por sikundërse ndodh shpesh tek ne, për një mijë e një arsye, politikat institucionale shpesh nuk arrijnë t’u praprijnë zhvillimeve të bazës por tërhiqen vrullshëm prej tyre. Sidoqoftë stafet universitare do ta kenë tejet të vështirë në realizimin e një reforme të tillë komplekse nëse nuk krijojnë një besim reciprok dhe nuk gjejne një mbështetje të gjithanshme nga tërë palët e intersuara në këtë proces.
Dy pjesë të së tërës
Asgjë nuk mund të bëhet në arsimin e lartë pa transformimin e arsimit parauniversitar. Janë dy pjesë të një të tëre. Çdo reformë në njerën prej tyre mbetet e përgjysmuar pa shndrruar edhe pjesën tjetër. Sigurisht që reforma nuk është vetëm llaç e tulla, por ajo është edhe e tillë po të kihet parasysh se rreth 35% e shkollave janë ndërtuar përpara viti 1960 si dhe amortizimi apo dëmtimet e mëdha të vitit 1997. Banka Botërore vlerëson se rehabilitimi deri në një nivel të kënaqshëm i shkollave shqiptare kërkon rreth 300 milionë euro.
Duke qenë se kurrikula dhe procesi mësimor përfaqësojnë bazën e sistemit arsimor, përmirësimet e sistemit arsimor nisën pikërisht me rishikimin e kurrikulës dhe modernizimin e procesit mësimor. Qysh nga viti 1993, kurrikula e arsimit parauniversitar, procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies u bënë dhe vazhdojnë të jenë objekt ndryshimesh të vazhdueshme.Për të rritur nivelin e arsimimit të qytetarëve ka nisur të zbatohet një strukturë të re: 5 vite arsim fillor, 4 vite arsim i mesëm i ulët dhe 3 vite arsim i mesëm i lartë (5+4+3). Arsimi i detyrueshëm falas do të zgjasë 9 vjetë nga 8 që ka qenë deri tani.
Pas një periudhe jo të lehtë përgatitore këtë vit u miratuan “Strategjia kombëtare e zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2004 - 2015” si dhe dokumenti tjetër “Për politikat e decentralizimit në sektorin e Arsimit Parauniversitar”. Strukturimi dhe funksionimi i sitemit arsimor kërkon reformimin e të gjitha hallkave të tij, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila ka përgatitur tashmë një program të detajuar veprimi. Mbetet për t’u ndjekur me vëmëndje veprimi dhe bashkëpunimi i shkollave, Drejtorive Arsimore Rajonale, pushtetit vendor, ministrive përkatëse gjatë zbatimit të decentralizmit të arsimit parauniversitar.
Reformimi i vetvetes
Reforma e sistemit arsimor nuk mund të kuptohet vetëm si përgatitje strategjish, zëvendësim programesh, përkthim tekstesh, apo hapje departamentesh të reja. Kjo është njera anë. Ana tjetër është njeriu qoftë ai objekt apo subjekt i një kohe realiteti apo procesi te caktuar. Na duhet një reformë për njeriun shqiptar, brenda realitetit shqiptar që i fuqizon dhe zhvillon të dy sipas drejtimit më të mirë. Në këtë vështrim transformimi i arsimit shqiptar merr dimension ekonomik, politik, shoqëror, kulturor, intelektual, shkencor, teknologjik. Ai është pjesë e një shndrrimi të thellë e të gjithanshëm të shoqërisë sonë ku përfshihemi edhe vetë.

ballkan

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 5-4-2005 nė 20:39 Edit Post Reply With Quote
Poshtė injoranca?!

“Pranë dijes i panxënë”

Një varg i poetit Fan Noli, i cili më së miri përshkruan gjendjen aktuale të arsimit shqiptar (mësimdhënies dhe mësimnxënies), pavarësisht se është shkruar dhjetëra vite më parë. Renditemi ndër vendet e fundit në lexim, matematikë e shkenca, me rritje të numrit të analfabetëve dhe duke u arsimuar gjithsej vetëm 9.5 vjet. Kjo ndodh në një kohë kur globi është përfshirë në një lëvizje të përgjithshme për më shumë dije dhe shkencë. Ndërsa Shqipëria në këto vite tranzicioni lëvizi mbrapsht. Dhe e gjitha kjo sepse, siç konkludon Banka Botërore, qeveria shqiptare e ka konsideruar arsimin si luks dhe për pasojë ka akorduar fonde të pakta për zhvillimin e tij.
Duhet ta pranojmë se jemi të paarsimuar mjaftueshëm dhe në mënyrë të përshtatshme për të përballuar me sukses sfidën e ekonomisë së tregut. Një masë e konsiderueshme të shkolluarish janë larguar duke tkurrur edhe atë “masë truri të krijuar në Shqipëri për gati gjysëm shekulli”. Në këtë mënyrë, nuk po krijohen dot specialistët të cilët do të mund të jenë përdorues të teknologjisë së përparuar; të cilët do të mund të prezantojnë ide e projekte që të ndihmojnë zhvillimin e vendit; apo të aftë për t’u ballafaquar e negociuar në proceset e integrimit dhe të përafrimit me standarded ndërkombëtare. Mungesa e arsimimit përkthehet në zgjatjen e varfërisë dhe të prapambetjes. Po humbasin, në mos e kemi humbur tashmë, avantazhin konkurrues të vënë në dukje në fillim të tranzicionit për Shqipërinë; atë të pasjes së një fuqie punëtore të arsimuar e të kualifikuar. Me këto ritme ç’arsimimi do të humbet edhe mundësia për të takuar e punuar me partnerët ndërkombëtarë. Sepse askush nuk do të dojë të ulë injorantët në tryeza.
Prandaj çështja e reformës në sistemin arsimor duhet të jetë në krye të çdo lloj axhende që përgatisin forcat politike apo qeverisëse. Sepse nga masat e tanishme varet zhvillimi i ardhshëm. “Arsimi nuk është kurrë një shpenzim, por një investim”, thotë një i ditur (sepse i tillë është një person që arrin në këtë konkluzion edhe nëse atij i mungojnë titujt profesor apo doktor). Aq më shumë është e vërtetë kjo thënie për Shqipërinë. Asnjë fond buxhetor apo privat i destinuar për arsimin nuk është humbje apo shpenzim. Vetëm përfitime do të sigurojmë, afatshkurtra dhe afatgjata. Dhe sigurisht duhet punuar për një arsim të lirë nga korrupsioni, që të mos edukojmë mbrapsht fëmijët. Mësimdhënies në Shqipëri i duhet kthyer dinjiteti. Nuk duhet t’i mohohet konsensusi dhe përkrahja çdo nisme që zhvillon arsimin.

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5860901 sekonda, 44 pyetje