Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Gjyqi special
Ago Basha

Postuar mė 29-6-2002 nė 13:42 Edit Post Reply With Quote
Gjyqi special

Eshte mbajtur ne Mars te vitit 1945 ne Tirane.Pasi komunistet burgosen inteligjencen Shqiptare qe nga nentori i 44 deri ne Mars te 45,atehere ata filluan ekzekutimin e tyre.

Ja lista e te vrareve dhe disa fotografi origjinale:

Fejzi Alizoti
Javer Hurshiti
Kole Tromara
Kosandin Kote
Hilmi Leka
Reshit Merlika
Ismail Golemi
Tahsim Bishqemi
Terenc Toci
Zef kadare
Shyqyri Borshi
Beqir Valteri
Bahri Omari
Dik Cami


Daut Carcani
Aqif Permeti
Gustav Mirdashi


Me burgime te renda:
Xhavit Leskoviku
Koco Tasi (vdes ne burg)
Ibrahim Bicaku
Koco Kota
Bajram Pustina
Shuk Gurakuqi
Refat Begolli
Anton Kozmaci
Qemal Vrioni
Tefik Mbroja
Sami Koka
Akile Tasi
Sokrat Dodbiba (vdes ne burg)
Mihal Zallari
Fiqri Llagani
Ethem Cara
Sulejman Vuciterni (vdes ne keneten e Maliqit)
Ismet Kryeziu
Bilal Nivica
Jakov Milaj
Nedin kokona
Gjergj Bubani
Xhevat Korca (vdes ne burgun e Burelit ne greve urije)

Ago Basha ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Ago Basha

Postuar mė 29-6-2002 nė 13:44 Edit Post Reply With Quote
foto te tjera

vijon

Ago Basha ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 19-10-2008 nė 10:01 Edit Post Reply With Quote
Dossier/ Si e pushkatoi Enver Hoxha kunatin e tij, Bahri Omarin
DORELA PACI
“Ky vrau kunatin e tij”. Ky ishte argumenti më i përdorur për të treguar sadizmin dhe tiraninë e diktatorit Enver Hoxha. Historia e pushkatimit të Bahri Omarit, burrit të motrës së E. Hoxhës, ka qenë gjithnjë një ngjarje intriguese për publikun. Në dosierin e sotëm po sjellim me fakte e dokumente ngjarjen që çoi në pushkatimin dhe dënimin e 60 prej figurave më intelektuale e patriotike të vendit, në vitin 1945, ku përveç Bahri Omarit ishin edhe figura të njohura të nacionalizmit shqiptar, si firmosësi i deklaratës së pavarësisë, Fejzi Alizoti, Ibrahim Biçaku djali i firmosësit tjetër të pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani, patrioti i njohur Ismail Golemi e të tjerë.

Personalitetet më të larta të kupolës së diktaturës si Hysni Kapo, Bedri Spahiu, Medar Shtylla, Beqir Balluku Billbil Klosi e të tjerë kanë firmosur pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në një prej krimeve me të bujshme të diktaturës. E veçojmë si titull vrasjen e kunatit të E. Hoxhës, jo për të ulur rëndësinë e viktimave të tjera të krimit komunist, por për të theksuar mungesën e kufijve në atë që mund të bënte diktatura dhe kupola e saj kriminale në ruajtjen e pushtetit. Disa prej firmosësve të krimit shtetëror në këtë dosier, si Bedri Spahiu dhe Beqir Balluku, më vonë do të pësonin të njëjtin fat me viktimat e tyre. Më poshtë po sjellim të plotë seancën e gjyqit farsë, që çoi në pushkatim dhe burgime të rënda 60 pjesëtarë të shquar të elitës sonë kombëtare.



Përgatiti: Dorela Paci

Vendim

N’emër të popullit shqiptar

Gjykata speciale e Tiranës, e formuar prej:

Koci Xoxe kryetar, gjeneral lejtnant

Halim Bodo, anëtar, gjyqtar

Gaqo Floqi, anëtar, gjyqtar

Hysni Kapo, anëtar, kolonel

Beqir Balluku, anëtar, n/kolonel

Dr. Medar Shtylla, anëtar

Faik Shehu, anëtar

Bilbil Klosi, anëtar, n/kolonel

Gjon Banushi, anëtar, major



Me asistencën e sekretarëve Kozma Toçi dhe Mustafa Çizme, duke qenë prezent prokurori i popullit, gjeneral-major Bedri Spahiu, u mblodhën në sallën e gjykimeve për të gjykuar të pandehurit:



Fejzi Alizoti

Terenc Toçi

Aqif Përmeti

Gustav Myrdacz

Hilmi Leka

Reshit Merlika

Janver Hurshiti

Beqir Valteri

Zef Kadareja

Kol Tromara

Bahri Omari

Dik Cami

Daut Çarçani

Ismail Golemi

Tahsim Bishqemi

Kostandin Kote

Shyqyri Borshi

Xhevat Korça

Qemal Vrioni

Ibrahim Biçakçiu

Bajram Pustina

Rifat Begolli

Shuk Gurakuqi

Xhavit Leskoviku

Koço Tasi

Koço Kota

Sokrat Dodbiba

Et’hem Cara

Sulejman Vuçiterni

Lazër Radi

Ndoc Naraçi

Mihal Zallari

Sami Koka

Fiqiri Llagami

Andon Kozmaçi

Akile Tasi

Teufik Mboroja

Gjergj Bubani

Jakov Nilaj

Rrok Kolaj

Bilal Nivica

Ismet Kryeziu

Nedim Kokona

Rifat Tatari

Rrok Ger

Vangjel Goxhami

Ihsan Libohova

Zef Banuesi

Mahmut Golemi

Zija Bejleri

Emin Toro

Manush Peshkëpia

Ded Jakova

Zejnel Prodani

Sami Visoka

Abedin Xhiku

Zef Shiroka

Luigj Filaj

Abuduhrraman Telqiu





Përfaqësuar prej avokatëve Kristo Çevi, Kristaç Nice, Muzafer Pipa, Ilia Çipi, Haki Karapici, Spiro Stringa, Suat Asllani, Vasil Bidoshi, Aristidh Totazani, Vasil Xhaji, të cilët sipas akuzave të veçanta të komisionit qendror për zbulimin e krimeve e kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit dhe akt-akuzës së përgjithshme të prokurorit të popullit, akuzohen, në bazë të neneve 15 e 16 të Ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, si kriminelë lufte ose armiq të popullit.

Në rrjedhimin të gjyqit, botërisht dhe faqësisht prokurori i popullit në pretencën e tij përfundimtare, duke ekspozuar veprimtarinë antikombëtare e antipopullore të të pandehurve të lartpërmendur, si para datës 7 prill në përgatitjen e terrenit për okupacionin e Shqipërisë prej forcave të Italisë fashiste, ashtu dhe gjatë okupacionit të huaj italian e gjerman, duke vënë në dukje vijën politike të klikave reaksionare e tradhtare të vendit në bashkëpunim me okupatorin dhe në luftë kundër lëvizjes së popullit shqiptar, duke radhitur provat dhe faktet e njohura botërisht dhe të provuara me një seri dokumentesh të ndodhura dhe me deponimet e dëshmitarëve të dëgjuar para gjyqit, duke prekur mbrojtjen e njëllojtë të të pandehurve dhe vënë përballë fakte se pohimet dhe kundërshtimet e tyre në lidhje me njëri-tjetrin ose me deponimet e tyre të bëra para komisionit hetues, duke rrëzuar deponimet e dëshmitarëve të mbrojtjes, që konsistojnë në tregimin e disa shërbimeve ose ndihmave që të pandehurit kanë bërë për shumë arsye personave të ndryshëm, kërkoi deklarimin e fajtorësisë të 58 të pandehurve të parë si kriminelë lufte, ose armiq të popullit dhe ndëshkimin kapital ndaj të pandehurve.

Në këtë kërkesë përfshiheshin të gjithë emrat e thënë më lart, duke përjashtuar vetëm dy nga të pandehurit, që i liruan për mungesë provash, Abdurrahman Telqiu dhe Luigji Filajn.

Avokatët mbrojtës në përgjithësi kërkuan pafajësinë e të pandehurve, ose në rast të kundërt, lehtësimin e ndëshkimeve.



Gjykata



Mbasi studiojë proceset e mbajtura prej komisionit hetues të krimineleve të luftës, mbasi dëgjoi apologjinë e të pandehurve;

Mbasi studioi dokumentet me karakter të përgjithshëm;

Mbasi mori parasysh para komisionit hetues dhe apologjinë e të pandehurve, si dhe të gjitha faktet dhe arsyet që përmbahen hollësisht për çdo të pandehur në pjesë ankese të këtij vendimi;

Mbasi dëgjoi pretencën e prokurorit;

Mbasi dëgjoi mbrojtjen e avokatëve, si dhe fjalën e fundit të të pandehurve.



Konstaton:

Se të pandehurit Kol Tromara, Fejzi Alizoti, Terenc Toci, Jever Hurshiti, Bahri Omari, Kostandin Kote, Qemal Vrioni, Xhevat Korça, Tefik Mboroja, Reshit Merlika, Jakov Vilaj, Shuk Gurakuqi, kanë përgatitur e lehtësuar ose ndihmuar okupacionin fashist më 7 prill 1939, nga brenda me lidhjen e akordeve politike (akordi i Tiranës etj), ekonomike (koncesione të ndryshme si shoqëria SVEA, AGIP, minierat e Kuçovës, Selenicës, Banka Kombëtare etj.), me lejimin e penetracionit të organizatave të ndryshme, si në ushtri ashtu edhe në organizatat jashtëshkollore, me lënien fushë të lirë propagandës fashiste, nga jashtë dhe marrëveshjen e 1939-s, lidhur ndërmjet Mustafa Krujës dhe delegatëve të Bashkimit Kombëtar (Ali Këlcyra e Qazim Koculi) për vendosjen e një pushteti fashist në Shqipëri, dhe zëvendësimin e Zogut me një princ italian prej shtëpisë Savoja, kjo marrëveshje është përfundimi logjik i vijës së tyre politike.

Se të pandehurit Fejzi Alizoti, Terenc Toci, Jever Hurshiti, Bahri Omari, Kostandin Kote, Qemal Vrioni, Xhevat Korça, Tefik Mboroja, Reshit Merlika, Jakov Vilaj, Shuk Gurakuqi, Koç Kote, Hilmi Leka, Shqyqyri Borshi, Tahsim Bishqemi, Gustav Mirdashi, Aqif Permeti, Bajram Pustina, Sulejman Vuçitermi, Sami Koka, Bilal Nivica, kanë sabotuar rezistencën e popullit shqiptar kundër okupatorit fashist në ditët e para të prillit 1939. Mbasi nuk morën vendim për rezistencë ose nuk organizuan rezistencën, sabotuan direkt rezistencën e popullit, duke lëshuar parulla disfatiste e ç’organizuar njësitë ushtarake, si dhe duke i refuzuar armë popullit, pritë okupatorit fashist, si forcë çlirimtare. Disa prej tyre duke qenë oficerë të lartë nuk kanë bërë detyrën që u takonte për mbrojtjen e atdheut. Se të pandehurit:

Fejzi Alizoti

Terenc Toçi

Aqif Përmeti

Hilmi Leka

Reshit Merlika

Janver Hurshiti

Beqir Valteri

Zef Kadareja

Kol Tromara

Bahri Omari

Daut Çarçani

Ismail Golemi

Tahsim Bishqemi

Kostandin Kote

Shyqyri Borshi

Xhevat Korça

Qemal Vrioni

Bajram Pustina

Rifat Begolli

Shuk Gurakuqi

Koço Tasi

Koço Kota

Et’hem Cara

Sulejman Vuçiterni

Lazër Radi

Ndoc Naraçi

Mihal Zallari

Sami Koka

Rifat Tatari

Rrok Ger

Vangjel Goxhami

Ihsan Libohova

Zef Banuesi

Mahmut Golemi

Zija Bejleri

Emin Toro

Manush Peshkëpia

Ded Jakova

Zejnel Prodani

Sami Visoka

Abedin Xhiku

Zef Shiroka

Luigj Filaj

Abuduhrraman Telqiu

Kol Tromara



Pas datës 7 prill 1939 kanë bashkëpunuar aktivisht me okupatorin fashist italian, pranuan aneksimin e Shqipërisë nën formën e unionit personal, krijuan qeveritë kukulla, fashistizuan vendin, në mënyra të ndryshme (agjitacionin e propagandë etj.), vunë në dispozicion të armikut gjithë forcat shqiptare, mobilizuan popullin shqiptar në luftë kundër shteteve fqinje dhe demokracive të mëdha. Të pandehurit e lartpërmendur sa më shumë zgjerohej lufta nacional-çlirimtare, sa më shumë populli kish nevojë për bashkim në luftë kundër okupatorit, aq më tepër këta shtrëngojnë radhët me okupatorin dhe së bashku me të aq më të egër bëhen kundër popullit dhe ushtrisë së tij. Krijuan organizatën tradhtare “Balli Kombëtar”, përçanë popullin dhe shkaktuan vëlla-vrasje, sabotuan luftën dhe bashkëpunuan ushtarakisht me armikun kundër lëvizjes dhe ushtrisë nacional-çlirimtare, bënë vrasje, varje, masakrime, internime, burgime, shpërngulje në masë, djegie, shkatërrime dhe plaçkitje.

Se kur populli shqiptar dhe ushtria e tij nacional-çlirimtare gjendej në përleshje me një okupator të ri më të egër.



(Vijon nesër)


07/12/2007





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1197951 sekonda, 29 pyetje