Kuvend-eDSH
Aktiv për herë të fundit: Aktiv për herë të fundit : Kurrë
Nuk keni hyrë [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshëm | Dërgo për një shok
Nënshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Nacionalizmi - Teme Polemizimi
burimuji

Postuar më 11-10-2002 në 12:52 Edit Post Reply With Quote
Nacionalizmi - Teme Polemizimi

BISEDË JOPOETIKE ME POETIN PODRIMJA PËR NACIONALIZMIN

NACIONALIZMI si temë e përhershme polemikash

Një frikë gati e pashpjegueshme është rrënjosur në një pjesë të madhe të elitës intelektuale shqiptare për të pranuar nacionalizmin si koncept dhe dukuri normale në mendimin politik dhe në jetën politiko-shoqërore të kombeve, si dhe në marrëdhëniet midis tyre.

Për këtë frikë të papërligjur dhe për spekullimet që bëhen në transmetimin e kësaj frike si sëmundje ngjitëse gjithë shqiptarëve kemi shkruar disa herë. Me sa duket do të jemi të detyruar t’i kthehemi kësaj teme shumë herë të tjera, sepse nga penat e politikanëve, publicistëve, gazetarëve, propagandistëve e deri shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë burojnë e do të burojnë shkrime të dëmshme politikisht dhe të pabazuara shkencërisht për nocionin dhe dukurinë e quajtur NACIONALIZËM.

Do t’i kthehemi kësaj teme sa herë që dikush me qëllim të caktuar të mbrapsht, ose për paqartësinë e tij do të lëshojë në publik mendime që e përshkruajnë ose e paraqesin NACIONALIMIN si një murtajë prej të cilës shqiptarët duhet të ikin nga sytë këmbët. Do t’i kthehemi kësaj teme sepse kemi bindjen se shqiptarët kanë nevojë të ngutëshme për shumë më tepër NACIONALIZËM se sa vihet re tani, sepse çdo ditë shohim më qartë se vetëm NACIONALIZMI mund të shpëtojë kombin shqiptar nga fatkeqësitë që i kanë rënë dhe nga kurthet që i përgatisin ata që nuk ia duan të mirën.

Si po e mbush Ali Podrimja boshllëkun e lënë nga Rexhep Qosja në gazetat e Tiranës?

Për këtë artikull, që e konceptoj si “bisedë jopoetike me poetin”, u bënë shkas tre shkrime të poetit të mirënjohur e të adhuruar kombëtar shqiptar nga Kosova, Ali Podrimja, të botuara në gazetën “Albania” në Tiranë në datat 14, 26 shtator dhe 3 tetor 2002.

Shkrimet, për të cilat nuk mund të them se në cilën gjini letrare ose publicistike duhen radhitur, mbajnë titujt “Kur mungon atdheu”, “ Morbiditeti përmes pamjeve” dhe “Nacionalizmi dhe çështja çame”. Në fakt bëhet fjalë për dy shkrime. Është e pakuptueshme përse shkrimi i dytë është ribotuar nga e njëjta gazetë pas pak ditësh me titull tjetër “Nacionalizmi dhe çështja çame”. Ka qenë dëshira e autorit apo është një “numër shpejtësie” ( papërgjegjësie) që bëjnë nganjëherë gazetat?! “Albania” ndoshta duke ribotuar më 3 tetor shkrimin e poetit, ku prekej shkarazi edhe çështja çame, ka dashur të kompensojë mungesën e guximit për të njoftuar lexuesit se më 31 shtator 2002 u mbajt në Tiranë Kuvendi i VII i Shoqatës Politike Atdhetare Çamëria. Për këtë kuvend që duhej të ishte ngjarje për të cilën të mbusheshin faqet e gazetave disa ditë me radhë, gati të gjitha gazetat mbajtën një heshtje të turpshme sfiduese duke na bërë të besojmë se pushteti i ambasadës greke mbi shtypin në Shqipëri është shumë i madh.

Kur shkrimtarët e poetët marrin penën të trajtojnë probleme si ai i nacionalizmit e vënë lexuesin në vështirësi të madhe për të reaguar, sidomos kur janë shkrimtarë e poetë të njohur. Ali Podrimja jo vetëm është i njohur, por kohët e fundit ai, bashkë me Kim Mehmetin nga Shqipëria Lindore, janë letrarët më të pranishëm në shtypin e Tiranës nga trojet jashtë Shqipërisë londineze, madje mund të thuhet se kanë mbushur boshllëkun që ka lënë tërheqja e Rexhep Qosjes apo e Agim Vincës që për shumë kohë ishin në plan të parë. Rexhep Qosja për shumë vite me radhë ka qenë i më përkëdheluri nga shkrimtarët politikanë të Kosovës në gazetate Shqipërisë. Ylli i tiij është zbehur shumë pas dështimeve politike në Kosovë, por sidomos pas ndryshimeve në modën politike në Tiranë.

Pas shkrimit krejtësisht dështak “Të rizgjidhet Meidani. Kjo do ta lironte vendin prej barrës së luftës për pushtet”, botuar në “Shekulli” më 26 maj 2002, nuk kemi parë më shkrime të Qosjes në gazetat tiranase. Duket se nga zjarmia e pajtimit Nano-Berisha nuk janë shkrirë akujt midis Rexhepit e Saliut, por ka avulluar interesi i nanoistëve për Qosjen. Kjo besoj të jetë arsyeja kryesore që shtypi i Tiranës nuk tregon më interesim si më parë për të, ose që ai vet çmon se duhet të qëndrojë larg tij. Kurse poeti Podrimja po bëhet shumë i pranishëm jo vetëm me poetikën e tij atdhetare, por dhe me prozën politike si “antipoetikë nacionaliste”. Në shkrimet e Qosjes nuk vihej re antipoetikë nacionaliste edhe pse të shumtën e herëve atdhetarizmin apo nacionalizmin e tij e vinte në shërbim të politikave dhe të forcave antikombëtare në Shqipëri. Kurse Ali Podrimes sikur po i shijon që atdhetarizmin në shkrimet e të tij ta servirë të spërkatur me antinacionalizëm të markës “Soros”, gjë për të cilën shqiptarët në Shqipëri nuk kanë aspak nevojë sepse këtu ka plot grosistë e tregtarë ambulantë të “antinacionalizmit soroist”.

Pse poeti atdhetar të priret drejt “antipoetikës së NACIONALIZMIT”?!

Në dy shkrimet ( të bëra artificialisht tre) e Ali Podrimes ka mjaft ide të bukura për të cilat “nuk guxojmë” të hyjmë në bashkëbisedim publik sepse janë të sferës ku letrarët e studiuesit e letërsisë mbeten kompetentët kryesorë. Në këto shkrime ka mesazhe politike e patriotike të paqortueshme ose që meritojnë pajtim të plotë me to. Por ka edhe konsiderata të diskutueshme për të cilat e vlen të bisedohet me qëllimin e mirë.

Në shkrimin e titulluar “Morbiditeti përmes pamjeve ( alias “Nacionalizmi dhe çështja çame”) figuron shprehja :”Nacionalizmi është gjaku i zi nga i cili duhet liruar edhe për hir të vetvetes”. Unë nuk besoj se një vlerësim i tillë përligjet nga pikëpamja letrare, politike apo filozofike, veçanërisht kur është fjala për shqiptarët. Unë nuk besoj dhe nuk mund të pranoj ( siç e pohon edhe vet Podrimja) se shqiptarët i ka zënë ndonjëherë ky “gjaku i zi i nacionalizmit” dhe më duket një absurditet të mendohet se shqiptarëve u duhen vënë ushujzat e politikës, letërsisë, poetikës që t’u thithin këtë “gjak të zi” e t’i lirojnë prej tij, për hir të vet shqiptarëve dhe të tjerëve. Unë mendoj se shqiptarët po vuajnë nga një anemi e hemofoli e theksuar nacionaliste dhe po nuk u morën masat e duhura energjike me kohë organizmi kombëtar i shqiptarëve do kalojë në faza ta pakthyeshme të sëmundjeve shkatërruese. Teorikisht NACIONALIZMI në jetën e kombit e të shoqërisë nuk është “gjak i zi”, por lëngu jetëushqyes, shëndetdhënës dhe imunizues ndaj infeksioneve që i bartin dhe i sjellin të huajt.

Në shkrimin e poetit janë renditur edhe të tilla mendime e fjalë : “ Për ne, shqiptarët përkufizimi mbi nacionalizmin mbete i paqartë. E kuptojmë shpesh siç na etiketojnë gllabëruesit tanë”. Jo, i nderuar poet. Përkufizimi i nacionalizmit nuk ka përse të jetë i paqartë për të gjithë shqiptarët, as nuk kemi përse këtë përkufizim ta marrim nga etiketimet e armiqve tanë. Është i paqartë për ata që kanë arsye të tjera ta shpërfytyrojnë përkufizimin e nacionalizmit, për ata që edhe kur shkruajnë për NACIONALIZMIN nuk marrin mundimin të qartësojnë sëpari idetë për vete dhe sigurisht për ata që për përtaci intelektuale, konformizëm politik ose ndonjë arsye edhe më të errët “e kuptojnë nacionalizmin siç na etiketojnë gllabëruesit tanë”, ose sipas pallavrave që bëjnë ata që në diskutimet për nacionalizmin mbajnë qëndrime të dyzuara, dyfytyrshe, hipokrite, mashtruese. Tek disa kategori intelektualësh shqiptarë bie me të vërtetë në sy se nacionalizmin e konceptojnë dhe e paraqesin ashtu siç akuzohen shqiptarët nga armiqët e tyre, ose ashtu siç manifestohet tek armiqtë e shqiptarëve duke mos pasur fare të bëjë me nacionalizmin shqiptar, për shembull edhe nacionalizmin shqiptar e konceptojnë me të njëjtat tipare si nacional-shovinizmin serb ( të quajtur jo fort saktë nacionalizëm).

Në shkrimin e Podrimes theksophet : “ Dhe të ngresh zërin për atë që të kanë rrëmbyer dhe larë me gjak nuk mund të vendoset brenda kornizave të nacionalizmit”. Kur ngre një zë të tillë kjo jo vetëm mund por edhe duhet të vendoset brenda kornizave të nacionalizmit tënd. Nëse mundohesh ta përligjësh në emër të internacionalizmit apo të altruizmit ngritjen e zërit tënd për padrejtësitë që të janë bërë ty, atëherë vetëm bëhesh qesharak. Në qoftë se del e thua se po e ngre zërin kundër barbarive serbe në Kosovë jo në emër të nacionalizmit shqiptar por që të shpëtojnë serbët nga turpi e vrasja e mëvonshme e ndërgjegjes, atëherë bota me siguri të merr për një mazohist të çmendur.

Në shkrimin e Podrimes gjejmë paragrafin vijues : “ Të mbrosh tënden dhe të mos e cënosh të huajën nuk ka kurrfarë lidhjeje me nacionalizmin të cilin e kultivojnë fqinjët tanë”. Por, ama ka dhe duhet të ketë një lidhje të ngushtë e të pashkëputëshme me nacionalizmin shqiptar. Podrimja e ka vënë re mirë dhe ka vënë në dukje edhe më mirë se : “ Heshtja jonë ndaj forcave ultranacionaliste të fqinjëve disi aprovon genocidin e tyre ndaj qenies sonë...”. Megjithatë edhe në këtë vlerësim ka dy defekte. Sëpari nuk duhet folur vetëm për “heshtje ndaj forcave ultranacionaliste të fqinjëve” por ndaj politikës ultrashoviniste të fqinëjve, siç është ajo në të vërtetë, edhe kur e bëjnë të quajtur “të moderuar”. Së dyti si kur heshtim, si kur qaravitemi dëshmojmë se kemi mangësi në formimin nacionalist.

Mesazhet e Zonjës Klinton për shqiptarët janë shtytje drejt nacionalizmit

Bukur e ka thënë poeti : “ Guximi intelektual dhe njerëzor i zonjës Hillari Klinton ndaj çështjes së pazgjidhur çame i jep guxim dinjitetit njerëzor”. Në shkallë botërore është pikërisht kështu. Kurse për ne shqiptarët kjo është edhe diçka më shumë se për banorët e Kiribatit, Seishelleve, Tongës, Sao Tomes e Principes etj territoreve të vendosura nëpër hapësirat e pafundme oqeanike.

Qëndrimet dhe fjalët e drejta dhe fisnike të zonjës Klinton ne shqiptarëve na japin në radhë të parë më shumë guxim për dinjitet kombëtar se për dinjitet njerëzor në përgjithësi. Ato janë fjalë të thëna për një çështje tonën të dhimshme, për një pjesë të pazgjidhur të çështjes sonë kombëtare të nëpërkëmbur. Këto fjalë duhet t’i shtyjnë e motivojnë shqiptarët për më shumë nacionalizëm, për më shumë vendosmëri në çështjen kombëtare, jo thjesht t’u gudulisin ose ngacmojnë instiktin e“guximit njerëzor”. Ato fjalë nuk thuhen me qëllim që nga organizmi ynë kombëtar të thithet me shiringë “ gjaku i zi i nacionalizmit”, por që të bëhet transfuzion gjaku të shëndetshëm për nacionalizmin shqiptar.

Këto mospërputhje në mendime rreth nacionalizmit me poetin vijnë mbase ( mua kështu më pëlqen të besoj) vetëm për shak se poeti dhe unë kemi perceptime të ndryshme për përkufizimin, natyrën dhe rëndësinë e dukurisë së nacionalizmit. Jo vetëm në kuadrin e kësaj bisede jopoetike me poetin, por edhe të përpjekjeve që aspektet teorike të nacionalizmit të bëhen sa më të njohura në opinionin e lexuesve po u referohem disa mendimve, tezave e vlerësimeve që i gjejmë në literaturë, duke u kufizuar në pak botime nga ajo mori veprash që janë shkruar nga studiuesit e problemit të nacionalizmit.

Ripërtëritja e debateve për nacionalizmin përgënjeshtron “antipoetikën e NACIONALIZMIT”

Nacionalizmit tradicionalisht i është bërë trajtim mohues, denigrues nga doktrinat e veprimtaritë politike të prirura drejt universalizmit dhe intenacionalizmit të skajshëm. Kështu, prej kohësh vihet re mohimi “a priori” i vlerave të nacionalizmit nga doktrinat politike të intenacionalizmit ideologjik e fetar, nga doktrinat e praktikat e integralizmit politik shtetomadh në ndërtimin e shteteve dhe imperializmi e hegjemonizmi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto prirje vihen re edhe sot në rrymat politike që janë surrogato të strategjive neokolonialiste, globaliste, të ushqeyra kryesisht nga shumëkombëshet, apo lëvizje si sionizmi, universalizmi i krishterë vatikanas, panislamizmi, panortodoksizmi, eurocentrizmi, pansllavizmi etj.

E përsëris edhe një herë mendimin që e kam ndeshur gjatë leximeve të mia se uria dhe nacionalizmi kanë qenë dy forcat lëvizëse kryesore për ndryshimet më të thella në historinë e njerëzimit, d.m.th. kanë qenë fitili i luftrave e revolucioneve, tronditjeve dhe përmbysjeve. Profesori zviceran Urs Altermatt librin e tij të titulluar “Etnonacionalizmi në Europë” ( botuar në shqip në Tiranë në vitin 2002 nën kujdesin e Fondacionit Soros, botim i parë gjermanisht në Zyrik në vitin 1996), e ka nisur me vlerësimin : “ Nacionalizmi përfaqëson fuqinë më të pushtetshme politike të shekujve XIX e XX. Historiani amerikan me origjinë hungareze Xhon Lukash e ka cilësuar atë si e vetmja fe popullore e kohës sonë”.

Edhe studiuesi iranian dr. Ali Muhamed Nakavi, që e trajton nocionin e nacionalizmit me një armiqësi të veçantë duke u nisur nga konceptet e tij mbi universalizmin islamik dhe panislamizmin në librin “Islami dhe nacionalizmi” e përmend mendimin e sudiuesit perëndimor Hans Kohn se “Shekulli XIX u quajt koha e artë e nacionalizmit” ( botim shqip nga Rumi Tetovë, f 14). Nakavi në libërthin e tij ka bërë një histori interesante të zhvillimit të mendimit për nacionalizmin duke e lidhur deri me teoritë e Darvinit. Nakavi i përforcon në kahjen negative mendimet që përmend Altermatt kur nacionalizmin e shpall si antife dhe si burim të luftrave botërore, burim të mosmarrëveshjeve midis shteteve, të kolonializmit e neokolonializmit.

Pra, dukuria e nacionalizmit as mund të mohohet, as mund të nënvleftësohet në jetën e popujve, kombeve, shoqërive dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Literatura e huaj, veçanërisht ajo e vendeve perëndimore, për problemet e nacionalizmit është shumë e pasur dhe po shtohet e përshtatet vazhdimisht me zhvillimet e reja. Shumë autorë në Perëndim po i përpunojnë me tej teorikisht problemet e nacionalizmit në përputhje edhe me ndryshimet që kanë ndodhur në botë e në Europë pas “mbarimit” të Luftës së Ftohtë. Pra, ka një qëndrim të kundërt me mallkimet që lëshohen shpesh nëpër gazetat shqiptare kundër nacionalizmit si dukuri dhe si terminologji.

“Studimi i kombeve, i procesit të kombformimit, i strukturave kombëtare dhe i nacionalizmit është bërë një nga industritë me rritjen më të madhe në vitet 1980 e më pas. Ky vërshim në mënyrë të pashmangshme ka prodhuar edhe analiza të dobëta, theksime të dyshimta, keqkuptime, dobësi në vlerësimin e politikave të udhëhequra nga kultura, madje dhe mashtrime të mirëfillta”. Këto i shkruan jo ndonjë “nacionalist primitiv” shqiptar, por studiuesi britanik Xhorxh Shëflin në veprën e tij “Kombet, identiteti, pushteti. Politikat e reja në Europë” ( botim në gjuhën angleze në Londër në vitin 2000). Ky libër është i mbushur me vlerësime e përfundime shkencore që i davarisin pa lënë kurrfarë gjurme shqetësimet e dyshimet që shpreh poeti ynë për nacionalizmin.

Shëflin sqaron se “Midis debateve të mëdha që janë bërë në Europë qysh nga shekulli XVIII ka qenë edhe ai nëse pushteti duhet organizuar në bazë të arsyes apo të identitetit” (f.9) Ky debat është bërë edhe për natyrën, vendin e rëndësinë e nacionalizmit në ndërtimin e pushtetit e të marrëdhënieve midis shteteve e kombeve. Shëflin ka vërejtur se “ Kombinimi i shtetit me etnicitetin kur përdoret kundër shoqërisë civile zakonisht thekson ekseset nacionaliste - kalimin në etnicizim të politikës- ku i gjithë pushteti,ose pothuajse i gjithi, ushtrohet në bazë të kriterit etnik’ (f43).

Në debatin për nacionalizmin prej kohësh janë përfshirë edhe komunizmi e liberalizmi (demokracia). Sipas Shëflin “Komunizmi ( marksizmi) dhe liberalizmi janë paraqitur si trashëgimtarët e iluminizmit. Grindja midis komunizmit dhe demokracisë perëndimore mbështeste pretendimet hegjemoniste të mendimit racional mbi identitetin. Por as liberalizmi, as marksizëm-leninizmi nuk ka ofruar shpjegime të qëndrueshme për pyetjen përse identiteti kolektiv vazhdon të ekzistoje dhe të ushejë politikën” ( f.14)”. Ai thekson se historianëte majtë asimilimin etnik ( lëre më atë qytetar) e kanë shikuar si të dëshirueshëm e përparimtar dhe shton se megjithatë as në shoqëritë e vendet perëndimore etniciteti nuk është zhdukur. “Ai vetëm fshihet nga vëzhgimi”.

Demonizimi i nacionalizmit goditje për identitetin

Shëflin tërheq vemendjen në një aspekt shumë të mprehtë të debateve për nacionalizmin, sidomos të arsyeve për të denigruar nacionalizmin në tërsi nga disa rryma të mendimit politik. Sipas tij “ Dështimi i fashizmit dhe i nazizmit u interpretua gjërësisht edhe si dështim i nacionalizmit, me fjalë të tjera nazizmi shihej dhe ende shihet në disa qarqe si zgjatje logjike e nacionalizmit, ndërsa nacionalizmi si rrjedhojë logjike e plotikave të identitetit. Atëherë më mirë të flakej ai... Alternativa e kësaj ishte integrimi europian që vihej në lëvizje nga trashëgimia e tmerrshme e tri luftrave franko-gjermane brenda 70 viteve dhe nga vendosmëria që kjo të mos ndodhë më kurrë. Në këtë proces identitetet kombëtare dhe interesat e shteteve kombëtarë duheshin riformuluar në emër të një identiteti më të lartë europian dhe intersat e shtetit kombëtar të shihen si të paligjshme për njëfarë kohe. Për shumë vetë nacionalizmi ishte një kategori negative, një mbeturinë ku mund të hidhej çdo gjë e lidhur në mënyrë të papërcaktuar me përkufizimin e mjegullt të kombit “. Pas këytyre konstatrimeve Shërflin thekson “ megjithatë në fund të viteve 1970 e fillim të viteve 1980 nodhi një ndryshim i madh. Ishte fillimi i asaj që mund ta quajmë Debat i madh për nacionalizmin”. ( ff 1-5)

Mirëpo për shumë shqiptarë duket se ky “Debat i madh për nacionalizmin” është një gjë e panjohur ende dhe ata vazhdojnë të mbeten në stade të kapërcyera tashmë në mendimin politik të Europës Perëndimore, vazhdojnë të jenë robër të “paradigmës së Zhan Monesë”( të krijohen institucione që të vihen mbi identitetet e kombeve europiane e të bëjnë luftën të pamundshme), për të cilën Shëflin thotë se “tashmë i është mbaruar karburanti”. Duke mbetur ende në të vjetërn jo vetëm ata që veprojnë dukshëm për të kryer detyra si ato që u vë Fondacioni Soros, por edhe poetë që u këndojnë ndjenjave atdhetare bien në “antipoetikë nacionaliste”.

Nga ana tjetër në publicitikën e gazetarinë shqiptare, madje dhe në mjedise politike dalin shpesh individë që pa qenë të njohur e të mësuar me “Debatin e madh” që ka filluar në fillim të viteve 1980 për nacionalizmin në Perëndim, pa njohur thelbin e këtij debati kapen pas një bishti të tij dhe bëhen tellallë të “nacionalizmit qytetar” si i vetmi varietet i nacionalizmit që qenka i lejueshëm dhe i rekomandueshëm edhe për shqiptarët. Këta piësëpari nuk mbajnë parasysh se shqiptarët ende nuk kanë zgjidhur çështjen kombëtare dhe nacionalizmi është i domosdoshëm për ta jo thjesht për të mbrojtur interesat kombëtare të realizuara me kohë si në vendet perëndimore.

Pse është intensifikuar “Debati i madh për nacionalizmin” në Perëndim?

Ndryshimet në Europën Qendrore e Lindore i shtrënguan politikanët e studiuesit perëndimorë të mobilizohne shumë për të kuptuar efektet dhe vlerat e nacionalizmit, i shkundër nga disa iluzione që kishin përhapur po vet ata më parë.

Në këtë kuadër përpjekjesh filluan të sajohen edhe spekullime të reja për të shpërfytyruar disa mendime mbi nacionalizmin. Shëflin përmend rrymën që e emërton “hanskohnizmi” ( sipas pikëpamjeve të Hans Kohn, autorit të librit “Ideja e nacionalizmit: studim mbi prejardhjen e tij”Nju Jork 1944) i cili dallon “një nacionalizëm të mirë perëndimor ( qytetar, demokratik e paqedashës) dhe një nacionalizëm të keq lindor ( i urryer, brutal”). Një ndarje të tillë Shëflin e quan “përtaci intelektuale”. Në këtë përtaci intelektuale bien me shumë qejf e kënaqësi edhe shumë shkrues shqiptarë. Tani kësaj ndarje i është dhënë emërtimi “ nacionalizëm qytetar” për atë perëndimor dhe “etnonacionalizëm” për atë lindor. E gjithë ndërtesa e kësaj ndarjeje ngrihet përsëri mbi diskutimin se cili duhet të jetë raporti i elemntit “qytetar “ me “etnik”, pra i “ mendimit racioinal” me “identitetin”, përkatësinë etnike. Është ai diskutimi i madh i bërë qysh në shekullin XVIII nëse pushteti duhej organizuar mbib bazën e arsyes, mendimit racional apo të të identitetit etnik.

Shëflin për këtë debat jep këto mendime : “ Në thelb kur i drejtohesh arsyes kjo të jep qartësi në kuptimin e veprimit, qëndrueshmëri, përgjegjësi, përshtatshmëri dhe aftësi për të shqyrtuar motivet dhe për t’i vendosur ato në kornizën e referimit. Në të kundërt identiteti i ofron individit garanci nëpëmjet bashkimit, solidaritetit, tipareve e kuptimit të përbashkët në një botë ku lidhesh me të tjerë si ti. Po të përjashtohet arsyeja ose identiteti krijohen bezdi. I xhveshur nga arsyeja pushttei bëhet autoritar, krijon çrregullim, frikë. Por duke e mbështetur pushtetin vetëm në arsyen e duke mohuar identitetin e lë individin të izoluar, e hedh në dyshime, i heq premisën morale. Duhet sinteza e të dyjave”. (F.10).

Midis shqiptarëve ka mjaft nga ata që kur flasin e shkruajnë për nacionalizmin i kushtojnë vemendje vetëm elementit”arsye”, madje këtë e bëjnë me një pragmatizëm shumë të dyshimtë dhe neglizhojnë osee etiketojnë si primitiv identitetin. Janë këta bëjnë zhurmë të kotë për “nacionalizmin qytetar” dhe e etiketojnë nacionalizmin me lloj lloj fjalsh përçmuese e dyshimnxitëse. Në fakt të gjithë këta që kërkojnë rrugë e mënyra veprimi për të larguar shqiptarërt nga nacionalizmi në rastin më të mirë për ta analizat i bëjnë duke u nisur nga pozicionet ideologjike e politike majtiste, komuniste dhe fshihen pas atij liberalizmit perëndimor që Shëflin e quan “hanskohnizëm”.

Shëflin thekson se “marksizmi kurrë nuk përpunoi një teori serioze bindëse në pikëpamje sociologjike për kombin. Ai nuk kishte nevojë për këtë. Ai thjesht i etiketonte etnicitetin e ndjenjën kombëtare si “vetëdije fallso”. Ai punën në rrafshin politik e bënte me shtrëngim. Kur shtrëngimi dështoi marksizmi mbeti zbuluar në pikëpamje inteklektuale. Për këtë ndodhi dështimi në BS, në Jugosllavi. Ndryshimi midis Milosheviçit e Gorbaçovit është se i pari e kuptoi nacionalizmin, kurse i dyti jo”. Shëfin është i mendimit se edhe austromarksizmi në qendër të arsyetimit vendoste idenë e kapërcimit mbi identitetet dhe zgjidhjen shihte në mënjanimine rreziqeve për kërkesa politike nga popullsitë me identitete të ndryshme etnike vetëm nëpëmjet zhvillimit ekonomik. Sipas tij edhe universalizmi liberal ka një funksion ekuivalent me atë të austro-markz.sizmit në trajtimn e çështjes së nacionalizmit. Prandaj në Europë për shumë kohë u përhap mendimi se nazizmi është pasojë e politikës së bazuar në identitete të ndryshme se identiteti etnik e nacionalizmi çojnë në nazizëm.

Antinacionalizmi shqiptar zvarritet pas austromarksizmit dhe avnojizmit titist

Është me interes të thuhet se midis shqiptarëve që shkruajnë për nacionalizmin këto mendime kanë gjetur shumë hapësirrë. Shkruesit edhe kur duan të tregojnë se janë shkëputur nga mësimet e marksizëm-lemninizmit me të cilat janë bombarduar nuk shkojnë përtej kornizave të përpunuara nga

austromarksizmi dhe “universalizmi liberal’.

Prandaj e quajnë si mënyrë më të mirë të veprimit të damkosin nacionalizmin në tërësi, ose të pajtohen vetëm me një kultivar të tij si “nacionalizmi qytetar”. Kjo duket fare qartë jo vetëm në shkrimet publicistike, por edhe në qëndrimet e veprimet politike, sidomos tani në Kosovë e Shqipërinë Lindore, ku po ringjallet me vrull midis shqiptarëve politika titiste e AVNOJ-it në trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare. Dihet se kjo politikë e AVNOJ-it ka qenë një hibridizim i keq i modeleve të zgjidhjes sipas atij sovjeto-bolshevik dhe austro-marksist, me anim në thelb nga modeli i parë, por me veshjen e huazuar nga modeli i dytë.

Shqiptarëve në ish-Jugosllavi për një kohë të gjatë u është bërë një shpëlarje e tmerrshme truri me etiketime të egra kundër nacionalizmit, u është ngulitur ideja se nacionalizmi është vetëm ai gogol me pamjen e të cilit u është shfaqur nacionalizmi serb. Edhe në shkrimin e poetit Podrimja vihet re qartë se ai nacionalizmin e koncepton vetëm sipas modelit që ka parë tek serbët dhe është krejt i gatshëm të mohojë domosdoshmërinë e nacionalizmit shqiptar dhe të mbyllë sytë para dukurisë së nacionalizmit ashtu siç e paraqesin studiues perëndimorë me autoritet shkencor.

Intelektualë e politikanë shqiptarë në ish-Jugossllavi që nuk kishin përqafuar idenë irredentiste të bashkimit të trojeve etnike shqiptare me Shqipërinë londineze ( pra jo ata që quheshin enveristë e qëndronin në pozita irredentiste) si pikësynim përfundimtar maksimalist kanë pas shpallur “Republikën e Kosovës” ( as Republikën shqiptare) në përbërje të ish-federatës së sllavëve të jugut. Këta kujtonin se merrnin në dorë një argument të fortë kur i referoheshin modelit të federatës zvicerane ( Zvicra quhet konfedertaë, por në të vërtetë është federatë) ku janë harmonizuar popullsi me identitete etnike të ndryshme që kanë të gjitha lidhje të ngushta me identitetin e fqinjëve. Megjithatë një argument i tillë asnjëherë nuk piu ujë tek sllavët, të cilët identitetet e tyre kombëtare i vunë edhe me lart se prejardhja e përbashkët etnike, vunë identitetin e tyre etnologjik mbi identitetin politiko-ideologjik socialist, nacionalizmin mbi jugosllavizmin si “identitet i ri më i lartë” dhe e shkatërruan federatën.

Kur ndodhi kjo dhe nga federata u shkëputën sllavët që mund të qëndronin më lehtë në të dhe mbeten të kapur për këmbësh shqiptarët, që kishin të gjitha arsyet për të qenë të parët që duhej të dilnin prej saj, intelektualët shqiptarë, jo vetënm të krahut titist-avnojist, por edhte ata të krahut “enverist-irredentist”, mbetën krejt të zbuluar nga pikëppamja intelektuale dhe të hutuar sepse nuk kishin formimin e duhur teorik e politik nacionalist. Çoroditja u shpreh qysh në fillim të viteve 1990 në tre opcionet që paraqiti Lidhja Demokratike e Kosovës për statusin e ardhshëm të Kosovës së ngushtë, duke filluar nga njësi federative e një “Jugosllavie të re”, ( pra nga një korigjim i vonuar i vendimeve të AVNOJ-it), deri tek një shtet i pavarur si nyje lidhëse midis Serbisë e Shqipërisë londineze ( Kosova sovrane e hapur për Shqipërinë e Serbinë), deri tek zgjidhja irredentiste e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Tani vihet re se politika dhe shumë intelektualë në Kosovë kanë bërë tërheqje edhe nga kjo skemë dhe nuk shkohet më larg se kërkesa për variantin e dytë, por në fakt ende lihet njëfarë shtegu për rikthim edhe në varinatin e parë. Kur edhe në kushtet tejet të favorshme të krijuara pas dëbimit të Serbisë nga Kosova, në saje të luftës që bënë NATO dhe UÇK-ja, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, del e kërkon që Kosova të ndahet nga Serbia si Sllovakia nga Çekia ( ringjall në fakt një formulë të Sali Berishës që e kemi kundërshtuar qysh në vitin1996) ai në fakt pranon e pohon se e quan ende Kosovën pjesë të Serbisë, pra flet për Serbokosovinë. Po kështu edhe në Kosovën Lindore, Mal të Zi, Maqedoni politika dhe shumë intelektualë mbeten të gozhduar pas skemës së AVNOJ-it dhe kërkojnë vetëm disa ndreqje të saj. Politika dhe një mendim i gjërë intelektual në Shqipërinë londineze janë edhe më të zellshëm të predikojnë e rekomandojnë vetëm zgjidhje avnojiste për pjesët e ndara të kombit shqiptar në ish-Jugosllavi.

Të gjitha këto janë rrjedhojë fatkeqe e dëmprurëse e nivelit të ulët të nacionalizmit në mendimin politik shqiptar ( mungesës së “gjakut të zi” nacionalist në damarët e politikës shqiptare pas thithjes nga ushujzat e internacionalizmit dhe të universalizmit liberal) dhe të antionacionalizmit. Tani vihen re edhe përpjekje të neveritshme që modeli zviceran të bëhet i përdorshëm në një mënyrë krejt të çuditshme vetëm për shqiptarët duke e kthyer atë kjokëposhtë. Në vend të leksioneve për zgjidhjen zvicerane të problemeve shqiptare në ish-federatën jugosllave tani shqiptarëve u bëhen leksione për për zgjidhjen e çështjes shqiptare në kuadër të një konfederate kulturore të të ashtuquajturave “shoqërira shqiptare” që në pikëpamje të jetës shtetërore duhet të mbeten pjesë e shteteve të tjera ballkanike, ose të kenë ndonjë status të veçantë “principate moderne” ( në rastin e Kosovës).

Për reduktimin e çështjes kombëtare shqiptare vetën në një çështje të ruajtjes së një identiteti kulturor e bashkëpunimi ndërshqiptar, sipas rregullave të shkëmbënmit të njerëzve ideve e mallrave, kanë shkruar disa publicistë e historianë shqiptarë me të cilët kemi polemizuar disa herë, posaçërisht me Moikom Zeqon, Fatos Lubonjën. Tani po na imponohet një polemikë e tilëa edhe nga Veton Surroi, icili duke bërë një përbmysje kokëposhtë të modelit zviceran ka dalë kohët efundit para opinionit publik në Tiranë me teza estravagante për dekretimin e zhbërjes së identitetit të përbashkët kombëtar të shqiptarëve. Veton Surroi po përpiqet që identitetin etnik e kombëtar unik të shqiptarëve, të formuar e të afirmuar në një proces të gjatë historik etniologjik, ta kthejë mbrapsht drejt fazave historikisht të kapërcyera, drejt një tribalizmi të ri shqiptar, nën maskën e të ashjtuquajturave “ shoqërira shqiptare” në Ballkan. Më një fjalë ai synon ta kthejë përsëri kombin shqiptar në etnos, në “fise ilire”, ndërsa nga pikëpamja e shteformimit t’i kthejë trojet shqiptare në principatëzimin e dikurshëm feudal, në një fazë edhe mëtë hershme se vilajetet brenda Perndorisë Osmane. Ai po rekomandon me mënyrën e tij të maskuar të krijojë principata shqiptare që mund të jenë vasale të shteteve të ndryshme ballkanike ose jashtëballkanike. Në pseudoteorira të tilla të çon gëlltitja pa pushim e ushqimeve soroiste për mondializmin e europianizmin, mohimi i nacionalizmit për hir të nostalgjive dhe lidhjeve të vjetra avnojiste të kastave të caktuara politike shqiptare edhe në brezninë e tyre të dytë.

Tezat e Surroi që i dëgjuan pothuajse në të njëjtën kohë me përkujdesjen e BID për integrimin e konsolidimin e Maqedonisë së AVNOJ-it, me deklaratat më të fundit të shefave të diplomacisë zyrtare të Tiranës për rigjallërimin e qëndrimeve antikombëtare enveriste për Kosovën, me çoroditjen që po shkaktojnë deklaratat e kryeministrit e të politikanëve të Kosovës për bisedime shqiptaro-serbe që Kosova të ndahet nga Serbia si Sllovakia nga Çekia, (kur këtë ndarje e kanë bërë tashmë armët e NATOS dhe lufta e saj kundër Serbisë), si dhe mosmarrëveshjet midis grupeve parlamentare të partive shqiptare të Kosovës më presidentin e qeverinë e Kosvë lidhur me planin e Shtajnerit për Mitrovicën imponojnë analiza të posaçme që nuk hyjnë në objektin e këtij shkrimi.Këtu ka vend të theksohet se kur poetët bien pa dashje në antipoetikën nacionaliste ata objektivisht bëhen ushtarë të skalioneve të tilla që e bëjnë luftën në frontin antishqiptar.

Lëvizje shpërfytyruese shqiptare në paralele të anti-nacionalizmit me kahje të kundërt

Mund të vihet re shumë lehtë një paralelizëm midis dy qëndrimesh nga pikënisje të kundërta e synime të ndryshme por që japin të njëjtën tablo të gabuar në konceptimin, refuzimin dhe mallkimin e nacionalizmit.

Iraniani Nakavi në librin “Islami dhe nacionalizmi” ,pasi bën pyetjen retorike “ a është e mundur që individi njëkohësisht të jetë besimtar mysliman dhe nacinalist i rryer” (f.9), për të dhë argumentuar përgjigjen e tij negative rreshton një sërë ideshë që nacionalizmin e barazojnë me dukurinë ideo-politike më të keqe në këtë dynja. Sipas tij kjo e keqe nis me faktin që “Komunizmi dhe nacionalizmi janë dy shkolla të Perëndimit bashkëkohor, Sot Islami nuk konfrontohet me idhujtarinë, me krishterimin apo zaraostrianizmin; ai në të vërtetë konfrontohet me komunizmin dhe nacionalizmin”.

Është një ekuivalent nga skaji i kundërt i teroive katolikocentriste që i përkrahin shumë intelektualë shqiptarë, që kanë shkruar se liberalizmi perëndimor me bazë krishterimin është konfrontuar me dy armiq, komunizmin bolshevik e myslimanizmin dhe tani me fondamentalizmin e terrorizmin islamik. Të dy palët janë kundër nacionalizmit. Nakavi thotë se “ krishterimi sot është bër coftinë e ka mbetur nëpër kisha”. Nga ana e kundërt bëhen pohimet se ”komunizmi sot është bërë relike muzeumesh politike dhe ka mbetur armik vetëm myslimanizmi” ( Falaçi. Hantington, Fukujama e të tjerë deri tek katolikocentristët shqiptarë, midis të cilëve figuron si pseudonim kolektiv edhe emri i ndonjë gjysmë-analfabeti që as telat e elektrikur nuk kishte mësuar t’i lidhte mirë kur ushtronte zanatin e elektriçistit).

Për Nakavin “nacionalizmi është një komplot i ri i kurdisur nga “imperializmi i kryqit” me qëllim të goditjes së Islamit...Me përhapjen e shpejtuar të nacionalizmit imeprializmi ka arritur të përçajë botën islame në pjesë të vogla e pastaj të gëlltitë njërën pas tjetërs...Ekspansioni i ideologjive të tilla siç janë nacionalizmi, liberalizmi apo komunizmi e mohon vet thelbin e Revolucionit Islamik”. Për komunizmin nacionalizmi ka qenë armik e pengesë për revolucionin dhe internacionalizmin proletar dhe triumfin e socializmit në botë. Edhe për demokracinë liberale nacionalizmi barazohet me nazizmin dhe shihet si pengesë për krijimin e identiteve të reja mbinacionale e të globalizmit.

Nakavi nacionalizmin e barazon edhe me kolonializmin e neokolonializmin. Pra duke i dhënë nacionalizmit imazhin e të gjithë armiqëve me të cilët ndeshen vendet ish-koloniale, të shfrytëzuara, ose të kërcënuara sot nga më të fuqishmit, nacionalizmi paraqitet ashtu siç nuk është dhe mallkohet. Të njëjtën gjë bëjnë edhe shumë shqiptarë kur nacionalizmin e përfytyrojnë vetëm në imazhin e armiqëve të demokracisë, të përparimit, si nazizëm ose në imazhin e shoivinistëve serbë. Duke bërë kështu të dy palët, si ata që mendojnë si Nakavi dhe shqiptarët antinacionalistë dëmtojnë pikërisht çështjen e tyre sepse në themmel të ndërtimit të botës sot e për shumë kohë në t’ardhmen qëndrojnë bashkësitë kombëtare dhe nacionalizmi është shprehës, përfaqëuses e mbrojtës i interesave të këtyre bashkësive.

Edhe ata që që ssulen më me tërbinm kundër nacionalizmit e ndiejnë se nuk bëjën dot pa të, dhe përpiqen që atë që është e quhet nacionalizëm edhe në mendimete veprimet e tyre ta maskojnë me emra të tjerë, në radhë të parë me termin me të mjegullt “patriotizëm. Nakavi ka shkruar : “ patriotizmi është ndienjë natyrore dhe instiktive e njeriut, kurse nacionalizmi nuk është ndienjë, por ai paraqet si ideologji. I pari është sentimental, kurse i dyti është pseudoreligjion, në të cilin mbështeten ndienjat dhe instikti patriotik”. Sipas tij “nacionalizmi mbështtet në instiktin shtazarak”. ( f.57)

Në vitin 1992 në shkrimin “Shqiptarët nuk përçahen, por i përçajnë” kam polemizuar me shkrimtarin Kiço Blushi që nacionalizmin e barazonte vetëm me ideologjinë. Në atë shkrim të botuar të gazetën “Patrioti” pastaj në një përmbledhje shkrimesh nëvitin 1995, janë edhe shtjellohen edhe çështjet “Kombi nuk përfaqësohet nga ideologjia”, “ Shqiptarizmi nuk është as fe as ideologji”. Fundamentalisti ortodoks shqiptar, Kiço Blushi dhe fundamentalisti islamik iranian Nakavi ( në rrafshin teorik) bashkohen në shpalljen e nacionalizmit si ideologji , pra edhe si “fe-antife”. Ato mendime që kam shprehur për të kundërshtuar të parin i ruaj edhe tani që të theksoj se nuk pajtohem as me të dytin. Nacionalizmi midis elementëve të shumtë e të larmishëm ka edhe tipare që të kujtojnë ideologjinë apo fenë, në përmasën e besimit dhe të përkusshtimit në një çështje. Në këtë vështrim naciinalistin shqiptar duhet ta frymëzojë dhe udhëheqë shprehja e Pashko Vassës “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kjo porosi nuk mund të merret si ideologji, por është një theksim i pëparësisë së nacionalizmit mbi çdo gjë tjetër në jetën e përbashkët kombëtare të shqiptarëve. Pra, nacionalizmi është diçka shumë më komplekse se një fe apo ideologji.

Asshtu si Nakavi që i vërsulet me tërbim naciuonalizmit, por e ka të domosdoshëm patriotizmin, veprojënë shumë politikanë e intelektalë shqiptarë. Edhet këta kanë parullëm “patriotizmi i mirë, nacionalizmi i keq”, kur dihet se patriotizmi ( dashuria, përkushtimi shjpirtëror e politik për atdheun) mbetet fjalë boshe, rrenë me bisht, demagogji e shëmtuar nëse nuk pranon nacionalizmin( dashurinë dhe përkushtimin për kombin). Është e pamundur dhe pa dobi të përpiqesh për Atdheun dhe të mos çash kokënm për kombin. Atdheu pa kombin në botën e sotme është vështirë të konceptohet. Edhe amerikanët flasin për interesa kombëtare, ndonëse vendi i tyre është përzierja më e madhe etnike në botë. Frika nga nacionalizmi, qoftë ashtu siç e shpreh Nakavi, apo siç e shprehin “atdhetarët” antinacionalistë shqiptarë është e papërligjur në pikëpammje shkencore e praktike politike. Kjo frikë ose shpreh mangësi në kuptimin e nacionalizmit, ose spekullim për qëllime nga më të ndryshmet, ose nënshtrim ndaj një nacionalizmi tjetër.

Frika nga nacionalizmi shqiptar që e vërejmë edhe në prozën e poetit Podrimja të botuar në “Albania” besojmë se është rrjedhojë e trajtimit përciptas të dukurisë së nacionalizmit.

Nga kush mund të mësojmë për përkufizimin e nacionalizmit

Në veprën e tyre “ Fjalor i marrëdhënieve ndërkombëtare” (botim i katërt 1998, i pari 1969) autorët amerikanë Xhek C. Plano dhe Roi Olton këtë çështje e kanë trajtuar në kapitullin “Nacionalizmi, imperializmi dhe kolonializmi”. Ata shpjegojnë këtu kuptimin e nocioneve të tilla si “etnocentrizmi”, “imperializmi kulturor, ekonomik”, “kombi”. Nocionin “nacionalizëm” e shpjegojnë me fjalët “ Fryma e përkaëtsisë së përbashkët ose vullneti popullor që përpiqet të ruajë identitetin e grupit duke e institucionalizuar atë në formën e shtetit. Nacionalizmi mund të intensifikohet nga lidhjet e përbashkëta racore, gjuhësore, historike e fetare. Ai zakonisht është i lidhur me një territor të veçantë...Nacionalizmi si emocion masiv është forca më e madhe politike vepruese në botë. Ai e bën shtetin pikësynimin përfundimtar të besnikërisë individulae...” Ata shpjegojnë edhe rëndësinë që kanë simbolet për nacionalizmin. Ata sqarojnë gjithëashtu raportet e nacionalizmit me shovinizmin, me vetvendosjen, ksenofobinë, irredentizmin. Ata bëjnë fjalë për “nacionalizmin integral, liberal”, për lëvizjet nacionaliste, për sionizmin. Por nuk bëjnë fare fjalë për nocionet që përdoren tani vonë të “etnonacionalizmit” apo “ nacionalizmit qytetar”.

Studiuesi shqiptar Hysamedin Feraj në veprën vet “Skicë e mendimit politik shqiptar”, e para e këtij lloji në literaturën në gjuhën shqipe të krijuar nga shqiptarë, që e trajton problemin e nacionalizmit në përgjithësi e në Shqipëri në në bazë parametrash e kriteresh rreptësisht shknecor, ka vënë në qëndër të shtjellimeve të tij tezën e studiuesit të njohur Ernest Gellner se “nacionalizmi në radhë të parë është një parim politik i cili thotë se njësia politike dhe kombëtare do të duhej të jenë të përputhura” (kongruent). ( botim i parë “Koha” 1998 f, 9).

Njëri nga studiuesit më në zë të gjithë aspeketeve teorike të nacionalizmit, britaniku Antoni D. Smith, në veprëne tij më të re të rtitulluar “Nationalism. Key concepts” ( “Nacionalizmi. Konceptet themelore”). Londër 2001, qysh në fjalinë e parë thekson “Në qoftë se ka ndonjë pikë për të cilën ekziston marrëveshje është ajo se termi nacionalizëm është shumë modern”. (F.5). Do të mjaftonte kjo për t’u thënë dissa soroistëve në Tiranë se janë të paditur kur flasin për “nacionalizmin primitiv” dhe kujtojnë se i shpëtojnë kësaj padijenie duke u kapur vetëm par termit “modernist” “nacionalizëm qytetar”. Smith në kuptimin e”Nacionalizmit” përfshin : 1. Procesin e formimit të kombeve, 2. Vetëdijen dhe ndienjën kombëtare, ( ai thekson se “ mund të kesh një ndienjë të konsiderueshme kombëtare edhe në mungesë të plotë të një simbolike, lëvizjeje, madje edhe të ndonjë ideologjie në emër të kombit”) 3. Lëvizjen politiko-shoqërore që nuk ndryshon në parim nga lëvizjet tjera përsa i përket organizimit, mënyrave të veprimit dhe 4. Gjuhën dhe simbolikën kombëtare të nacionalizmit, të cilës thotë se në libër ai i kushton më shumë vemendje. (Ff5-7).

Kur merret me përkufizimin e “Nacionalizmit” Smith niset nga ideja se “nacionalizmi është një ideologji ( përkthimi më i saktë mbase do të ishte “një doktrinë politike”) që e vendos kombin në qendër të shqetësimeve të saj dhe përpiqet të çojë përpara mirëqenin e kombit”. Çfarë duhet thënë më shumë që shqiptarët të jenë të bindur se nacionalizmi është vetë jeta e tyre kombëtare e nuk ka nevojë për tjerrje të gjata fjalësh për të pranuar se nacionalizmi është ajo që duhet përqafuar dhe përvetësuar në radhë të parë?! Asnjë antipoetikë nacionaliste nuk mund të përmbysë këtë të vërtetë shkencore.

Por fjalia e mësipërme vet Smithhit i duket ende mjaft e papërcaktuar dhe ai e quan të domosdosshme të përcaktojë tre qëllimet e përgjithëshme e kryesore në doktrinën mbi nacionalizmin : 1. Autonomia (Pavarësia) kombëtare, 2.Uniteti kombëtar ( ta kuptojmë në dy aspkete si kompaktësi dhe bashkim A B) dhe 3. Identiteti kombëtar. Sipas tij një komb nuk mund të mbijetojë pa arritur njëfarë niveli të të tri këtyre përbërsve. Prej këndej Smith kalon në përkufizimin e nacionalizmit si “ një lëvizje ideologjike ( do të pëlqej termin ideore-politike AB) për të arritur e ruajtur pavarësinë, kompaktësinë dhe identitetin e një popullsie disa anëtarë të të cilës duket që përbëjnë një komb real ose potencial”. Sudiuesi pra ka formuluar përfundimin e tij shkencor në atë mënyrë që e lë rrugën të hapur për vazhdimin e procesit të kombformimit dhr afirmimit të kombeve.

Është përsëri Smith që vëren vet se koncepti i nacionalizmit nuk mund të ngushtohet vetëm në një lidhje të tillë të ideologjisë me një lëvizje drejt qëllimit. Ai sugjeron që përkufizimi i nacionalizmit të shihet në lidhje të ngushtë me atë të kombit sepse nacionalizmi “nxjerr në dritë ndiesitë popullore që përmban ideja e kombit”. Ai vlerëson si elementë objektivë të përkufizimit të kombit ato që i përmban përkufizimi i njohur i bërë nga Stalini, por që duhen plotësuar edhe me elementët subjektivë që i kanë përcaktuar shumë studiues jo marksistë.

Natyra e këtij shkrimi nul lejon të shtrihemi më gjatë në konsiderata të tilla teorike që paraqet Smith. Por kaq sa përmenda besoj sse mjafton që të kuptohet se nuk ka vend për :”antipoetikë nacionaliste” tek shqiptarët dhe se cilësimet “nacionalist” shqiptarët nuk kanë përsse t’i marrin si mjerim për ta, por vetë të afirmojnë e mbrojnë nacionalizmin e tyre. Mbi të gjitha shqiptarët duhet të ruhen të mos bien në grackat teorike e pastaj politike e diplomatike që u ngrenë të tjerët duke spekulluar me shtrembërimet e kuptimit të nacionalizmit. Për të mos ndodhur kjo duhet të përpiqemi të nbjohim sa më mirë teorizimet që bëhen nga anë të ndryshme për të gjjtha aspektet e nacionalizmit, jo vetëm të përsërisim disa formula të gatshme që na i servirin denigruesit e nocionit të nacionalizmit.

Pa u shtrirë në shumë vepra të tjera që përkufizojnë nacionalizmin mund të themi me siguri se për shqiptarët nuk ka përse të dalin paqartësi të pakapërcyeshme për përkufizimin e nacionalizmit dhe as që mund të çohet nëpër mend se nacionalizmi qenka “gjaku i zi” në rremat e tyre që u dashka lënë të ikë sa më parë.

Për nacionalizmin shqiptarëve u është folur me kohë. Veprimtaria e rilindasve në radhët të parë ka qenë veprimtari nacionaliste dhe në pikëpamje teorike. Intelektualë, poetë, fetarë, politikanë kanë shkruar shpesh për nacionalizmin. Pashko Vasa qysh në shekullin XIX la formulën e famshme që për shqiptarëte vë nacionalizmin mbi fetë. Kleriku tjetër katolik dhe poeti kombëtar Fishta ka shkruar epopenë e nacionalizmit shqiptar “Lahuta e Malcis”. Asdreni ka renditur fjalët magjepëse e të magjishme të “Himnit të Flamurit”. Shkrimtari e poeti Mitrush Kuteli ka shkruar të mrekullueshmin “Poem kosovar”, një himn i nacionalizmit, Kleriku i njohur dhe luftëtar me armë për pavarësinë e Shqipërisë, Hafiz Ali Korça, qysh në vitin 1923 ka botuar poezinë e mrekullueshme “ Myslimanizma dhe nacionalizma”, ku tregon se për shqiptarin nuk mund të ketë hendek midis fesë e nacionalizmit. Kjo poezi vlen shumë sot edhe për të kundërshtuar pallavrat e fëlliqaura që bëjnë katolikocentristët e disa pseudointelektualë për “komunizmin islamik” apo “nacionalizmin islamik” në Shqipëri, edhe për të mos u pajtuar me “mallkimet islamike” kundër islamizmit që i gjejmë në botime si ai i iranianit Nakavi, ”Islami dhe nacionalizmi”, i cili përmban edhe vlera të shumta.

Në periudhën e quajtur zogiste të shtetit shqiptar shkrime me vlera të padiskutueshme teorike për kombin e nacionalizmin ka bërë Branko Merxhani. Pastaj edrdhi periudha e sundimit komunist kur nacionalizmi pësoi inkuzicionin ideologjik në teori dhe policor në praktikë. Pas vitit 1991 ka një bum shkrimesh për nacionalizmin në shtypin shqiptar dhe në botime të tjera. Tashmë shqiptarët kanë në dispozicion edhe literaturë të mirëfilltë shkencore nga autorë të huaj dhe nga autorë vendës. Nën kujdesin Fondacionit Soros janë botuar dy punime të mirëfillta për nacionalizmin nga autorë perëndimrë Erik Hobzbaum dhe tani edhe libri i zviceranit Urs Altermatt. Kurse nga autorët shqiptarë duhet veçuar libri që u përmend i Hysamedin Ferajt.

Me një fjalë vetëm ai që nuk do të vrasë mendjen mund të ankohet se shqiptarët i ka gjetur belaja se nuk dinë si të hyjnë të fshehtat e përkufizimit për nacionalizmin.

6 tetor 2002 Abdi Baleta

"http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/message/255"

ALI PODRIMJES I PASKA HUMBUR NACIONALIZMI

Në gazetën “Albania” të datës 3 tetor lexova artikullin e zotit Ali Podrimja me titull “Nacionalizmi dhe çështja çame”. E fillova leximin me një etje të madhe, aq më tepër që ishte shkruar nga një personalitet i shquar i kulturës shqiptare. Por shumë shpejt u befasova kur në paragrafin e dytë lexova të zezën mbi të bardhë: “Nacionalizmi është gjaku i zi, nga i cili duhet liruar edhe për hir të vetes më parë”.

O Zot!Si mund të shkruajë kësisoj një penë e njohur e letrave shqipe, aq më tepër edhe bir i Kosovës, i kësaj treve që ka qëndruar në shekuj në pararojë të mbrojtjes së kombit shqiptar për mbijetesë kombëtare?

Termit nacionalizëm i janë bërë përkufizime të përafërta në fjalorë dhe enciklopedi të ndryshme. Gjithsesi, këto përkufizime, me gjithë nuancat e ndryshme, takohen në një pikë: nacionalizmi është “qëndrim, ndjenjë ose besim, i karakterizuar nga një vetëdije kombëtare” (Webster’s Third Neë International Dictionary of the English Language, 1988).

Por në mendësinë e zotit Podrimja termi nacionalizëm u identifikoka me gjakun e zi, nga i cili u dashka liruar, demek, për hir të vetvetes më parë. Dhe për të na mbushur mendjen për gjëmën që na shkaktuaka nacionalizmi, zoti Podrimja na thotë se atë e kultivokan fqinjët tanë. Interesante! Nacionalizmi u dashka urryer se ai qenka një ideologji dhe politikë, e praktikuar nga fqinjët, armiq shekullorë të kombit shqiptar. Prandaj, meqënëse nacionalizmi na qenka atribut vetëm i fqinjëve tanë, që na kanë vrarë dhe masakruar dhe që na kanë zhvatur territore të tëra, ai u dashka urryer domosdo.

Një arsyetim tepër i çuditshëm ky i zotit Podrimja. Unë nuk di që fqinjët tanë të jenë munduar ndonjëherë të na imponohen me nacionalizmin e tyre për të na treguar forcën e vetëdijes së tyre kombëtare. Në qëndrimin e tyre ndaj nesh nuk është vërejtur asgjë nacionaliste. Përkundrazi, në marrëdhëniet me kombin shqiptar në shekuj, ata kanë manifestuar një shovinizëm të kulluar, një politikë pushtuese dhe shfarosëse që është e pashembullt në praktikën e komunikimit mes fqinjëve në asnjë zonë të globit tokësor. Të maskosh shovinizmin e egër të fqinjëve tanë me mantelin e nacionalizmit do të thotë t’i mohosh kombit tënd të drejtën për të kërkuar zgjidhjen e padrejtësive që janë luajtur në kurriz të tij nga e ashtuquajtura Europë e qytetëruar.

Me një qëndrim të tillë ndaj çështjes kombëtare zoti Podrimja renditet denjësisht në taborrin e intelektualëve kozmopolitë, të paatdhe, të cilët janë shtuar si kërpudhat pas shiut në Tiranë dhe në Prishtinë. Kurse zoti Abdi Baleta thotë: “........ fqinjët tanë janë zhelozë që nacionalizmi ynë shqiptar, ndryshe nga ai i tyre, ..... është i ngritur.... mbi etnokulturën, gjuhën e autoktoninë që janë shtylla normale të formimit e të mbrojtes së nacionalizmit e të kombit” (“Rimëkëmbja”, 23 prill 2002).

Më poshtë zoti Podrimja deklaron: “Për ne, shqiptarët, përkufizimi mbi nacionalizmin mbetet i paqartë”. Sigurisht, për një intelektual, si puna e zotit Podrimja, nacionalizmi shqiptar mbetet jo vetëm i paqartë, por shndërrohet edhe në një nocion të urryer, derisa ai na e servir si një atribut të fqinjëve tanë shovinistë.

Që zotit Podrimja t’i kthjellohet truri dhe të kuptojë se ç’është nacionalizmi, dëshiroj t’i rekomandoj t’i bjerë Kosovës kryq e tërthor, të takohet me pleq dhe njomëzakë, duke filluar nga plaku i nderuar shtatëdhjetë e ca vjeçar, Azem Canaj, në fshatin Grejkoc të komunës së Prizrenit, e deri te adoleshenti Kreshnik Hoti, ish - nxënës i shkollës “Azem Galica” të Pejës. Do të ishte mirë sikur zoti Podrimja të binte në trans hipnotik për të konkuruar me botën e përtejme pranë varreve masive në mbarë Kosovën, që të mësonte prej të vdekurve të masakruar se ç’është nacionalizmi shqiptar, të ndalej pranë varrezave të dëshmorëve të UÇK-së dhe t’i pyeste të rënët e kombit se ç’është nacionalizmi shqiptar.

E këshilloj zotin Podrimja të takojë zotin Esat Polleshi nga Tetova, invalid që prej vitit 1975, ish – nxënës i shkollës “Iliria”, të cilin mësuesja maqedonase me emrin Zhivka e pat qëlluar aq fort me vizore në kokë, saqë u shtrua një muaj në spitalë. Që prej asaj kohe ai pësoi një tronditje të rendë në vetdije, prej së cilës nuk ka shpëtuar edhe sot e kësaj dite. Ai do t’ia shpjegojë fort bukur zotit Podrimja se ç’është nacionalizmi shqiptar.
Që zoti Podrimja të kthjellohet edhe më shumë për të kuptuar se ç’është nacionalizmi shqiptar, le të lexojë zotin Baleta, kalorësin e këtij nacionalizmi. “Nacionalizmi, - thotë zoti Baleta, - shpreh, përfaqëson, përpiqet të realizojë e të mbrojë ato që janë interesa, të drejta e aspirata objektive të kombit.... Forma më e përsosur e këtij..... realizimi politik të interesave e të të drejtave kombëtare është krijimi i shtetit kombëtar sipas parimit që kufijtë etnikë të përputhen me kufijtë politikë” (Po aty).
Nuk e besoj që zoti Xhelal Shaqiri nga Gjilani (ish-emigrant katër vjet në Zvicër, i cili në korrik të vitit 1999 u kthye në Kosovë dhe filloi punë si kamarier në restorantin e Hotelit Grand) të jetë këshilluar paraprakisht me zotin Abdi Baleta për problemet e nacionalizmit shqiptar, kur deklaronte në Prishtinë më 24 korrik 1999: “Trojet shqiptarë gradualisht duhet të bashkohen në një shtet të vetëm, me vullnet të lirë të vetë shqiptarëve, dhe për këtë askush s’mund të na bëhet pengesë” (Gazeta “55”, 26 gusht 1999).

Prandaj jo më kot zoti Baleta nënvizon se “Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për nacionalizëm..... Nacionalizmi shqiptar duhet të kultivojë krenarinë e sedrën kombëtare. Po u vranë këto, dëmtohet kombi” (“Shqiptarët përballë shovinizmit serbo-grek” “KOHA”, Tiranë 1995, fq. 20).

Diku më poshtë zoti Podrimja vazhdon: “Edhe gjykimi në Hagë i kasapit të Ballkanit, S. Millosheviçit, nxjerr në dritë edukatën e primitivizmit ballkanik”. Mos u ngut, or zoti Podrimja, se në Ballkan ekziston edhe një komb shqiptar, të cilin ju, në artikullin tuaj, nuk e përmendi si term as edhe një herë të vetme, ashtu si edhe zoti Veton Surroj, i cili në pelegrinazhin e paradokohshëm nëpër Tiranë na fliste për shoqëritë shqiptare në Ballkan, duke u larguar prej termit “komb shqiptar”, sikur ky të ishte mbartës i virusit të kolerës. Dhe ky komb shqiptar nuk ka të bëjë aspak me primitivizmin ballkanik. Primitivizmi në Ballkan është atribut tërësisht i sllavëve dhe i grekëve, i konkretizuar lakuriq në qëndrimet e tyre shoviniste ndaj kombit shqiptar. Prandaj, specifikoi gjërat, zoti Podrimja.

Në fund të artikullit të vet Podrimja na jep edhe një këshillë interesante: “Gjërat prekëse duhet të kujtohen që të mos përsëriten kurrë më”. Kësisoj, zoti Podrimja u këshillon shqiptarëve të mjaftohen me kujtimin e tragjizmit të tyre, i cili burimin e ka te shovinizmi i tërbuar i fqinjëve sllavo-grekë dhe harron qëllimisht që në Europën Juglindore ka një komb shqiptar, të masakruar nga diplomacia kriminale europiane dhe shovinizmi sllavo-grek dhe të hallakatur në pesë shtete, paçka se ai përbën një kompaktësi territoriale dhe etnike në këtë zonë.

Harron që këtij kombi i takon plotësisht e drejta të ketë shtetin e vet të unifikuar etnikisht, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera të botës.

Sa për Çamërinë, të cilën mendova se çoç do të lexoja në këtë artikull, zoti Podrimja e ka nisur mbarë dhe e ka mbaruar shtarë.

Në mbyllje të artikullit të tij zoti Podrimja na kujton të shfletojmë “Letra mikut gjerman” të Albert Kamy-së, të shkruara në prill të vitit 1944. Nuk mund të bëhen krahasime mes marrëdhënieve të kombit francez me kombin gjerman dhe të kombit sllav e grek me kombin shqiptar. Ju e kuptoni vet zoti Podrimja, që paralele të tilla nuk shkojnë. Përse i bëni këto paralele atëhere?

Çdo komb nxjerr nga gjiri i vet figura të tij të shquara, të cilat kanë bërë emër në mbrojtje të etnokulturës dhe të identitetit të tij kombëtar. Prandaj edhe kombi u rezervon vendin e merituar në panteonin e historisë së vet.

Veçse çdo komb, krahas panteonit për bijtë e tij të shquar, ruan diku mënjanë edhe koshin e historisë së vet për të gjithë ata që braktisin interesat e larta kombëtare. E kanë në dorë vetë figurat e shquara të kombit se ku dëshirojnë ta mbyllin jetën e tyre, në panteon, apo në koshin e historisë së tij.

Eshref Ymeri

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar më 17-1-2006 në 22:40 Edit Post Reply With Quote
Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve

Historia e ngatërruar keqaz e popujve të ballkanit, ka qënë dhe mbetet histori përpjekjesh mbi realitetet egzistues. Ç’prej ngulimeve të para në këtë gadishull problematik e deri në ditët e sotme, për shkak të përzierjeve të tyre, është vështirë të shkëputesh dhe analizosh me gjakftohtësi shkaqet hitorik,gjeografik,politikë apo ekonomikë, në konteksin kohor. Vështirësia bëhet akoma më e pranishme, kur megjithëse flitet për teori sociale që bashkëudhëtojnë me të drejtat elementare të njeriut në milleniumin e ri, ende mitet e rrejshme të heroizmave të dikurshëm nuk flenë. Ata sakaq e nxitin dhe rebelojnë kujtesën kolektive, duke shndruar nacionalshovenizmin ballkanik, në një fenomen tejet të rëndësishëm, me dimesionet e veta teorike, politike dhe pse jo dramatike njëherësh.Si një rajon multinacional, Gadishulli Ballkanik është ngërthyer jo vetëm prej miteve të shkuara, por edhe realiteteve politike. Përpjekjet e historisë si për të përcjellë mitet e dikurshme, ashtu edhe për të sqaruar realitetet e sotme politike, jo rrallë kanë hasur në vështirësi serioze. Dhe kjo ka arësyet e veta. Kombe të ndryshëm të këtij rajoni, të cilët sot i kalojnë të 100 milionë banorët, kanë patur thuajse të njëjtin fat nën sundimin shekullorë të perandorisë osmane dhe asaj hasburgase. Luftrat e gjata që këta popuj, kanë zhvilluar kundër dy perandorive, tek e mbramja rrëfejnë një trajektore të guximshme të aspiratave të tyre për vetvendosje nacionale,ndërsa disa popuj të tjerë , për pushtime të reja dhe zgjerime territoresh. Fakti është që në ag të shekullit të njëzet, disa prej këtyre kombeve e panë vehten të çliruar prej sundimit të gjatë , përndryshe në një liri të kufizuar.


Shkruan Eugen Shehu

Teatri i Luftës së Parë Botërore, duke ulur siparin, do të ristrukturonte idetë e kufijve të gadishullit ballkanik, çka do të nxiste nacionalshovenizmat të ngarendnin për t’i shndruar në protagonistë të realiteteve politikë. Ndonëse traktati i Versajës i vitit 1919, do të merrte parasysh ambiciet e këtij nacionalizmi ekspansionist, ai do të dominohej në hesapet e veta, në mënyrë të dukshme në lidhjet e hapura ose të fshehta të nacionalshovenizmave të kombeve ballkanik me Fuqitë e Mëdha.Pamvarësisht nuk është ky qëllimi i këtij punimi, nuk mund të rri pa përmendur se si në Versajë, korentet e ortodoksizmit pansllav u rrekën të shkatërronin vizionin e bashkëjetesë së kombeve, sipas modeleve perëndimorë, nisur nga gjykime e paranoja ballkanike. Zbatimi i traktatit të Versajës, sigurisht që do të linte në mëshirë të fatit miliona njerëz, të ndarë apo të veçuar prej kombeve të tyre, të urryer prej kombeve dhe qeverive me të cilët do të bashkëjetonin.

Vetëm prej një konteksti të tillë mund të kuptosh lehtë dëshirën e një kombi, i cili kërkon të ruajë dhe të zhvilloj të ardhmen e vet brenda një territori ku rreziqet mund të jenë sa më të pakta. Ose përkundrazi të rrethohet prej vëllezërve të një gjaku, duke patur kurdoherë si suport edhe shtetin e vet. Këto mund të merren si fillesa të një nacionalizmi të natyrshëm, pamvarësisht profilet që përftojnë në situatë të veçanta. Dhe ideja që bashkon filozofët e këtij shekulli, është që nacionalizmi i kësaj periudhe përndryshe mund të shihej si një lëvizje e njëmendtë për të çuar më përpara dhe në mënyrë sa më të sigurt, integrinitetin e kombit në shoqërinë e kohës. Filozofi i shquar Ernest Renan, në veprën e vet “ Çfarë është kombi” ( 1996 faqe 42, botuar në Nju – Jork ) midis të tjerave kumton: “ Kombi është një shpirt, një parim shpirtëror. Njeriu nuk i përket as gjuhës dhe as racës së tij. Çfarë e karakterizon një komb, nuk është fakti se flasin të njëjtën gjuhë, apo i përkasin të njejtin grupi etnografik. Në racën njerëzore ka diçka që qëndron më lart se gjuha; ajo është dëshira.”

Thirja e miteve dhe ringjallja shoveniste sllave

Nacionalizmi ballkanik u vu sërish në provë, në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Pa përjashtim, të gjitha kombet në gadishullin e trazuar, u rreshtuan në formacione të qarta luftimi për të përfshirë brenda territoreve të tyre, çdo pakicë etnike të mbetur jashtë, për arësye të ndryshme gjithfarësh. Në thelb, duke përfituar prej koniunkturave politike madhore, nacionalizmat e popujve të ballkanit u rrekën të formojnë prapavija ideologjike për krijimin e shteteve të mëdha etnonacionale, në kurriz të lirisë dhe të drejtave të grupeve më të vegjël etnik apo kulturor. Fenomeni nacional u ngrit rrëmbimthi në nivelin e aspiratave shekullore, madje në disa raste i tejkaloi ato, anipse mund të nëpërkëmbte të drejtat më elementare dhe njerëzore të kombeve fqinj, apo pakicave të tyre. Sidoqoftë një varg konferencash me rëndësi vendimtare për ardhmërinë e Evropës, siç ishin ato të Maltës dhe Teheranit, ndarja përfundimtare në dy kampe të mëdhenj, duket se qetësuan në një farë mënyre shpirtrat e ndezur nacionalshoveniste.

Të udhëhequr nga doktrina e ortodoksisë ruse, pothuaj të gjithë udhëheqësit e Evropës Lindore, nga vitet 1946 e në vazhdim, deklaruan me forcë idenë e internacionalizmit proletar. Brenda kampit të madh çdo gjë duhej të ishte solide, pa të çara, ndaj dhe terminologjia që përmblidhte në vetvete nacionalizmat pothuaj u shpall herezi. Më duket shumë me vend, lidhur me këtë, të sjell në këto faqe edhe mendimin e studiueses shqiptare E. Tafili, e cila posaçërisht për këtë, në punimin “ Nacionalizmi në Ballkanin postkomunist” midis të tjerave shkruan tekstualisht: “ Për shumicën e vendeve të Ballkanit, parimi i internacionalizmit zbatohej në tërë përmbajtjen e tij. Sipas këtij parimi, atje ku ishin të nevojshme kompromiset, duhej ruajtur një zbatim i rregullave të marksizmit, për një “ ripozicionim”. Nga kjo mbeteshin të kënaqur si anëtarët e bllokut sovjetik, ashtu edhe komunistët e thjeshtë.”

Natyrisht nacionalizmi ballkanik nuk mund ta kishte të përjetshëm gjumin e tij. Me rënien e Murit të Berlinit dhe rrëzimin e pashmangshëm të ideologjive dhe praktikave komuniste, në mënyrë të veçantë, ky nacionalizëm nuk mund të rrinte i heshtur. Për më tepër plagët që ai kishte marrë gati në pesë decenie, duheshin mjekuar. Për këtë, përpara se të gjenin udhëheqësit, format, mjetet apo turmat, nacionalizmat ballkanikë thirrën në ndihmë mitet. Vetëm duke njohur dhe duke u bazuar në to, vetëdija nacionale do të udhëhiqej drejt sistemeve të reja, pamvarësisht se kush mund të ishte çmimi i këtyre rapoteve me fqinjët, pakicat etnike, apo kombe me të cilat padrejtësisht patën bashkëjetuar për decine të tëra.
Shëmbulli më simbolik, i faktit se si nacionalizmi thërret në ndihmë mitet e veta, padyshim mbetet Serbia. Të gjithë e dimë se janë me mijra faqe të shkruara dhe të kënduara për betejën e Fushë Kosovës, në fund të shekullit XIV, atehere kur Turqia mundi Serbinë dhe aleatet e saja të krishtera. Anipse serbët lanë mijra të vrarë, në memorien historike dhe kolektive të tyre, është ngulitur thellë ideja se vrasja e Car Llazarit, në këtë betejë është futur në analet e “ lavdishëm “ të historisë serbe.Pra,shihet qarte se i vetmi popull dhe shtet në botë që di të festojë edhe humbjet,madje i shënon si datat të rëndësisë së tyre historike mbetet çmenduria nacional shovene serbe Sikur legjendat të ishin vetëm për të venë fëmijët serbë në gjumë, besoj se nuk do të ishte ndonjë hata e madhe. Ajo çka ngjau në Kosovë pas viteve 80 të shekullit që lamë pas, provon egërsinë dhe verbërinë e nacionalshovenizmit serb. Shqiptarët autoktonë aty, u përballën me dhunën e paparë të makinës policore dhe ushtarake serbe, e cila drejtohej nga ultranacionalistët e Beogradit. Mitet e Serbisë së vjetër, të rigjallëruara tanimë prej Akademisë së Shkencave të Beogradit, të përcjella çuditërisht me një ftohtësi klasike prej klasës intelektuale serbe, po fitonin dimensione të mëdha në ndjeshmërinë kulturore dhe politike të serbëve të thjeshtë. Brenda pak kohësh ishin këta serb të thjeshtë, të cilët u shndërruan në protagonistë të masakrës së madhe etnike si ndaj shqiptarëve, ashtu edhe ndaj popujve të tjerë jo sllavë në territoret e ish Jugosllavisë.
Në fillim të viteve 90, Jugosllavia u gjend e dyzuar midis një realiteti konkret dhe morisë së miteve të risjella prej nacionalshovenizmit serb. Natyrisht jo gjithçka pati ndodhur sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë. Tërmetet e nëndheshëm, ata që po paralajmëronin shpërbërjen totale të ish Jugosllavisë Avnojiste, patën paralajmëruar prej kohësh sizmikën në Beograd. Dhe kjo ishte plotësisht e paraparë pasi themelet mbi të cilat lulëzuan mitet e nacionalshovenizmit serb po shkatërroheshin prej të drejtave universale të mohuara, të kombeve sllavë apo jo të tillë.

Kroacia

Kështu nacionalizmi kroat, gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, gjithesi nuk kishte qenë përgjumshëm. Në mendimin e intelektualve kroatë të këtyre viteve, veprimi mbytës i nacionalshovenizmit serb, përcaktohej saktësisht si hegjemonizëm. Ka qënë ndofta ky ndikim intelektual, i cili çoi në lëvizjen e ustashëve, lëvizje e cila kërkonte një orë e më parë shkatërrimin e godinës së ndërtuar artificialisht të shtetit serb.Duhet thënë se lëvizja e ustashëve me në krye Pavleviqin, është shfaqur në fillim të viteve 30 të shekullit që lamë pas, si kundërshti e hapur ndaj mbretërisë Serbo – Kroato- Sllovene. Por në fillim të viteve 80, pikërisht pas vdekjes së Titos, atehere kur Beogradi po qeveriste me dorë të hekurt në Kroaci, lëvizja në fjalë u ngrit në nivele të reja përgjegjësish. Kthesa e madhe e ngjarjeve që ndodhën në këtë vend, pas zgjedhjeve të vitit 1990, me fitoren e koalicionit të forcave demokratike, i dha impulse të reja gjallërimit të nacionalizmit kroat. Për më tej, vlen të mos harrohet fakti se ky nacionalizëm kërkonte të merrte revanshin në aktin e miratimit të Kushtetutës së Republikës Kroate në dhjetorin e vitit 1990, ku serbët nuk ishin më në pozicionin “e të fortit”, gjithashtu nuk parshihte klauzola për autonomi politike në ato enklava ku serbët përbënin shumicën. Konfliktet me armë midis Kroacisë dhe Beogradit në vitin 1991, tek e mbramja janë pos të tjerave shprehje e nacionalizmit,për ringjallje dhe pavarsi kombëtare Kroate.

IRJM

Një ekzaltim të dukshëm nacional përjetoi në fillimtë viteve 90 të shekullit që lamë pas edhe kinse elita intelektuale maqedonase. Trajtat e këtij nacionalizmi agresiv, në të vërtet janë shfaqur në IRJM qysh me shfaqjen në skenë të LSDM-së,si vazhdimësi e ish PKM-së me lidhje të thellë e të pashkëputshme me Serbinë dhe politikat e saja. Por orekset e këtij nacionalshovenizmi u shtuan falë edhe ustallarëve të tyre të Beogradit. Më 1989 Maqedonia u bë “ Shtet Kombëtar i Kombit Maqedonas” dhe kërkoi prej shteteve ballkanikë njohjen e menjëhershme të saj. Lufta në planin diplomatik qe mjaftë e efekshme. Shkupi po përkrahej në kancelaritë evropiane, falë lidhjeve të hapura apo të fshehta të tij me faktorë determinatë të politikës evropiane,e në veçanti, të asaj Franceze.IRJM,është e vetmja republikë sllave nga ish gjiotina jugosllave e cila ashtë antare e shteteve frankofone !!!!

Nacionalshovenizmi sllavomaqedonas kërkoi të rrëfente qartë dhe hapur pozicionin e vet në rrjedhën e ngjarjeve, ndaj dhe brenda pak kohësh arriti të institucionalizojë forcën e pushtetit qendrorë.Duke vënë në lëvizje aparatin e dhunës fizike e kulturore ndaj pjestarëve të kombeve tjerë në këtë ish republikë Lëvizja politike në fjalë do të shërbente si kushtrim i të parëve, në sfondin e një shteti kinse demokratik dhe multinacional. Që në ditët e para të saj, kjo lëvizje iu drejtua vetëdijes nacionale të maqedonasve, duke u kujtuar atyre se janë përgjegjës, jo vetëm për fatet e Maqedonisë, por edhe të atyre dhjetra mijra maqedonas që jetojnë në Bullgari, Greqi, Shqipëri apo Serbi. Ngjarjet që kanë ndodhur në këta 15 vitet e fundit, midis sllavomaqedonasve dhe shqiptarëve etnik aty, rrëfejnë më së miri për agresivitetin e nacionalshovenizmit sllavomaqedonas, tipar ky i dallueshëm dhe i shprehur mënxyrshëm deri në ditët e sotme. Genocidi etnik, kulturor dhe gjuhësor, genocid social, maltretimet dhe dhuna fizike, mospasja kurajë e dëshirë për përmbushjen e kërkesave të Marrëveshjes së Ohrit, dëshmojnë tek e mbramja se sllavomaqedonasit i ka mbërthyer për fyti nacionalshovenizmi agresiv, duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre, në ILIRIDË. Për sa kohë që ky nacionalshoveneizëm pervers do të nxisë meritë e vjetra, të fryra prej miteve të “Maqedonisë të Aleksadrit”, trazirat etnike, politike dhe ushtarake do të jenë sigurisht të pranishme në këtë vend.

Greqia

Shumë interesant ka gjasa të jetë studimi rreth nacionalizmit grek, nepër vite. Është i njohur fakti që grekët e sotëm përbëhen prej tri grupeve të mëdhenj banorësh, të cilët nuk kishin asnjë lidhje gjenetike apo etnike me njeri – tjetrin. Arvanitasit, shqiptarë të dikurshëm, sllavët dhe endacakët romanë, patën një ndikim të vazhdueshëm jo vetëm për krijimin e kombit grek, por edhe për konsolidimin e luftrave çlirimtare kundër sundimit të Portës së Lartë. Duke u bashkuar me idenë e disa studiuesve se në vendet me etni të ndryshëm, mbizotëron mendimi për të shkuarën historike, gjykoj se nacionalizmi helen nuk ka mundur asesi të shpëtoj nga grackat e miteve të dikurshëm.

Dihet tanimë se në gadishullin ballkanik, grekët kanë qënë të parët që shfaqën shenjat e nacionalizmit. Kjo ndenjë u artikulua përgjatë shekujve duke hyjnizuar racën e grekëve antikë, përkundër “barbarëve”, atyre që më pas ndikuan drejtpësëdrejti në formimin e kombit dhe të shtetit helen. Duke u ushqyer me hyjni dhe mite të tilla, nacionalizmi grek, i cili rëndom thirret nga studiues të huaj si nacionalizëm modern, gjithmonë ka vepruar me imazhin e Perandorisë së Bizantit, në sy. Ky imazh, për një komb ortodoks si grekët, në mënyrë ndoshta të pavullnetshme, është shndruar në një ikonë, së cilës i falen të gjithë helenët, përpara se t’i falen asaj të Krishtit. E shoh të panevojshme të përmend këtu mardhëniet e tensionuara në dekada të tyre me bullgarët, ndërsa për mardhëniet me maqedonasit, profesori B. Deniç, në veprën e tij “ Nacionalizmi etnik grek dhe Maqedonia” shprehet tekstualisht: “ Çështja maqedonase vazhdon të jetë shqetësuese për grekët edhe sot”.

Ndërkaq nuk mendoj se them diçka të re, kur përmend faktin që nacionalshovenizmi grek ndaj shqiptarëve merr formën e plotë të racizmit. I përçudnuar prej propagandës grekomadhe të Vorio Epirit, greku i sotëm e sheh fqiun e vet si armik. Atë e irriton gjuha shqipe, e turbullon kënga shqipe dhe për më tej e tmerron flamuri ynë kuqezi. Ende e kemi të freskët në kujtesë se si u shqyen flamujt tanë kombëtar në prag të një ndeshje futbolli, ashtu siç nuk do të na shqitet nga mendja imazhi i shqiptarit të therur me thika vetëm e vetëm pse mbante në duar flamurin e kombit të vet. Një racizëm i tillë turbullues, i cili domosdoshmërisht ka ardhur prej një nacionalizmi të skajshëm, asesi nuk mund të përbëjë një shpresë për fqinjësi të mirë, përkundrazi ai mund të gjenerojë vetëm konflikte.

Pesha e Nacionalizmit Shqiptar

Pa dashur të zgjatem në zikzaket e nacionalizmave të tjerë ballkanikë, siç janë ata malazias,bullgarë, rumunë, sllovenë etj, mendoj se pavarësisht etapave që kanë kaluar, agresiviteti dhe histerizmi, ka qënë dhe mbeten tipari i përbashkët i tyre.

Së fundmi mund të themi se braktisja që disa shtete ballkanike i bënë sistemit totalitar komunist, në një farë mënyre koiçidoi me kërkesën për një ideologji të re. Ky mentalitet i rrënjosur duhet kuptuar jo vetëm brenda faktorit historik por edhe të tjerëve, politikë, social, regjional etj. Përpjekjet instiktive për integrim kombëtar, në kuadrin e hartës së re politike ballkanike, bënë që këta popuj të mbështeteshin të sigurtë, në nacionalizmin e tyre.

Dhe jo rrallë, në rastet kur mitet u thirrën duke u shndëruar në vegla të verbëra të politikës, nacionalizmat u paraprinë rreshtave të luftëtarëve nga të gjitha kombet ballkanikë, të cilët paradoksalisht ndajnë pikpamjen se janë viktima të kohrave të kalura,ose janë aq të fuqishëm për ekspansione të reja.Për dallim nga Kosova e brumosur me një patriotizëm dhe atdhetarizëm të fuqishëm dhe të shëndoshë,nga ana tjetër.Në Fyrom,nacionalizmi i ndershëm shqiptar mbetet ende i goditur,madje edhe nga vetë forcat politike shqiptare,dhe e cenzuruar nga mediat e shkruara të saja, me ndikimin e politikës qeveritare.

Dhe përgjersa shqiptarët dhe atdheu i tyre etnik është dhe më tej i ekspozuar rreziqeve shovene dhe ekspanzioniste sllavo greke,duhet ruajtur dhe mbështetur me fanatizëm nacionalizmin e ndershëm shqiptar, i cili më së miri di të japi përgjigjen ndaj rreziqeve.Një komb i shëndoshë dhe me traditë të lashtë historike e kulturë të pasur kombëtare,është i vetëdijshëm ,që Kombi dhe Atdheu mbijetojnë duke qenë fuqia e Nacionalizmit,dhe shqiptarëve më shumë se kujdo tjetër u duhet për mbijetesë në sfidat e kohës Nacionalizmi Shqiptar.

Bern- Zvicër

LAJMI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer në 0.1173880 sekonda, 25 pyetje