Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Tė korrigjohen gabimet e vitit 1878
Ajet Nuro

Postuar mė 11-10-2002 nė 20:23 Edit Post Reply With Quote
Tė korrigjohen gabimet e vitit 1878

Ky artikull është botuar tek BOTA SOT më 10 tetor 2002.



Kufinjte e Ballkanit duhet te rishikohen dhe te korrigjohen gabimet e 1878-s








Ish- shefi i CIA-s për Ballkanin, profesori amerikan Stivën Majer, propozon një konferencë ndërkombëtare, e cila do t'i ndryshon-le kufijtë ekzistues politikë, duke korrigjuar ndarjet e padrejta që iu bënë shqiptarëve që në vitin 1878 dhe ku do të krijoheshin shtetet etnike. Fjala është për republikat e ish- Jugosllavisë, të cilat do të pësonin ndryshime sipas hartave etnike, ndërsa me këtë, trojet shqiptare në Maqedoni do t'i bashkangjiteshin Shqipërisë, ndërsa Kosova së bashku me shqiptarët përreth saj, do të pavarësohej.
Profesori Majer, analist shumëvjeçar në Agjencinë amerikane të zbulimit, thekson se Ballkani do të qetësohej nëse përmirësohen gabimet e Konferencës së Berlinit. Për këtë qëllim, ai kohë më parë në një konferencë në Uashington të organizuar nga qendra "Udrou Uillson ", propozoi mbajtjen e një "konference të re të Berllnit", në të cilën do të rishikoheshin kufijtë ekzistues në Ballkan.
Majer. Të përmirësohen gabimet e ndarjeve të vitit 1878

Në intervistën e sotme për të përditshmen "Dnevnik" të Shkupit, Majer sërish aktualizon propozi-min e tij dhe, sipas tij, rishikimi i kufljve të Ballkanit duhet të bëhen për cly arsye: e para, sipas tij, është zgjidhja përfundimtare e statusit të dy protektorateve, Kosovës dhe Bosnjës dhe, e dyta, tërheqja amerikane nga Ballkani kërkon një stabilizim më të madh dhe kjo mund të arrihet me një konferencë të re andërkombëtare ku do të përmirësoheshin gabimet e ndarjeve të vitit 1878.

"Në Konferencën e Berlinit të vitit 1878, forcat perandorake thjesht e ndanë Ballkanin.Unë propozoj që të mbahet një konferencë ku për herë të parë, përveç forcave të mëdha do të merrnin pjesë edhe popujt ballkanikë të cilët do të mund të thonin se çfarë dëshiro-jnë. Kësaj konference do t'i para-prinin shumë referendume, në të cilat banorët do të shprehnin vull-netin e tyre se në cilin shtet dës-hirojnë të jetojnë. Vetëm kështu do të shtroheshin lë gjitha temat në tryezën e bisedimeve dhe nuk do të kishte më tema tabu. Do të bisedohej për të gjitha çështjet", shprehet Majer.

Sipas tij, sado që të jetë e dhimbshine, Maqedonia e zvogëluar, pa pjesët ku jetojnë shqiptarët ashtu si edhe Bosnja e zvogëluar muslimane, do të mund të ekzistonin, natyrisht edhe duke nuirrë ndihma nga Bashkimi Evropian.
Pjesët tjera siç është pjesa e Bosnjës e banuar me kroatë, do t'i bashkangjltej një Kroacie me të rnadhe, ose serbët e Bosnjës do të hynin në Serbi. Kosova do të pavarësohej. Kështu, Maqedonia e zvogëluar dhe Bosnja muslimane do të mund të ekzistonin dhe zhvilloheshin duke hyrë edhe në ndonjë bashkësi ekonomike. Kjo ndarje e Maqedonisë, sipas profesorit Majer, imponohet nga shkaku se Maqedonia nuk ka arritur ndonjë zgjidhje të qëndrueshme. "Marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve aspak nuk janë zgjidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe kur herën tjetër do të krisë, kjo do ta rrezikojë ekzistimin e vetë Maqedonisë", shprehet profesori amerikan.

Sipas tij, Maqedonia edhe pas Marrëveshjes së Ohrit është problem i Evropës Juglindore. "Probletnet etnike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, zhvillimi i dobët ekonomik, krimi-naliteti, terrorizmi etj.,janë probleme të cilat mund të zgjidhen me një konferencë ballkanike të cilën unë e propozoj". Lidhur me këtë, Majer shton se ka dëgjuar që shqiptarët në Maqedoni dëshirojnë të organizojnë një referendum se ku dëshirojnë të jetojnë ata në të ardhmen. Për këtë Majer thotë se pritet të shihet se si do të përqëndrohet për këtë çështje qeveria e re.

Pozitiviteti dhe negativiteti i propozimit

Ideja për një konferencë ndërkombëtare për Maqedoninë ka lindur që gjatë konfliktil të vitit të kaluar, ndërsa kjo është përmendur si nga Londra "Rambuje për Maqedoninë", ashtu edhe nga një takim i lartë franko-gjerman i verës së kaluar. Ndërsa ideja për një konferencë më të gjerë për Ballkanin, ka qenë aktuale edhe më herët. Sipas disa burimeve të mediave perëndimore, ekziston ideja që një konferencë ndërkombëtare për Ballkanin të mund të mblidhet aty kah Krishtlindjet e këtij viti në Londër. Qendra ndërkombëtare e kanë si ide këtë konferencë, por është hezituar zyrtarizimi i këtij propozimi. Rishikimin e kufijve në Ballkan kohë më parë e ka përkrahur edhe lordi Dejvid Ouen, ashtu si edhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Realizimi i sinqertë i këtij propozimi të z. Majer do të përmirësonte jo vetëm gabimet e historisë, por do të krijonte një stabilitet të përhershëm të rajonit pasçka zhvillimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë do të ishte në interes multilateral dhe Ballkani nuk do të ishte më rajon jostabiliteti në Evropë dhe si e tillë do t'i hapej rrugë integrimit të këtij rajoni të qëndrushëm dhe pa armiqësi mes veti. Kjo do të arrihej nëse shtetet sovrane (në kuptimin e sovranitetit shtetëror) të rajonit do të mirëprisnin krijimin e shteteve etnike nëpërmjet vetëpërcaktimit të lirë (referendumit) me qëllim të arritjes së një stabiliteti të përhershëm në rajon, që më shumë kuptohet si një politikë e dëshirueshme ideale sesa real- praktike dhe nëse për këtë ide bashkësia ndërkombëtare do të jepte garancinë e praktikimit paqësor të rezultateve referendumiale të popujve të ndryshëm në Ballkan. Duke e parë këtë propozim si të dëshirueshëm- ideal dhe proces afatmesëm, efektet e këtij propozimi mund të jenë më akutë, pra çfarë pasojash do të delnin deri në realizimin praktik rë këtij proçesi pak më të gjatë.



Propozimi i Z. Majer mund të prodhojë efekte pozitive dhe negative për shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, varësisht nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të pranuar rishikimin e kufijve. Efektet negative të këtij propozimi joimediat të realizueshëm do të mund të ndikonin në zvarritjen e pavarësisë së Kosovës nëse vendet sovrane të rajonit pranojnë në mënyrë dem-agogjike si të rnirëqenë këtë propozim, duke u shfrytëzuar realizimi praktik i ketij propozimi si një alibi për zvarritjen e procesit të pavarësismit të Kosovës, pra që pavarësimi i Kosovës të bëhet të bëhet peng i zgjidhjes së kontesteve gjithëballkanikene, ndërsa, për shqiptarët në Maqedoni, zvarritjen e implementimit të barabarësisë së shqiptarëve me sllavët. Ndërsa, efeketet pozitive akute (por jo edhe ato afatgjate) do të ishin në rast të mosgatishmërisë së vendve të rajonit për përmirësimin e gabimeve të Berlinit mbi shqiptarët, nëse bashkësia ndër-kombëtare do ta shihte si jo lehtë të praktikueshme një ndarje paqësore të kufljve aktualë, atëherë do të avancohej ideja e zgjidhjes së tanishme të' proceseve tashmë të filluara. /Hasan Saliu



[Edituar më 23-10-2002 nga Anton Ashta]

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 13-10-2002 nė 18:13 Edit Post Reply With Quote
Origjinali i (perkthyer) i intervistes me z.Majer nga "DNEVNIK"

Origjinali i (perkthyer) i intervistes me z.Majer nga
"DNEVNIK"

Interviste me Stiven Majer

Kufinjte e Ballkanit duhet te ndryshohen para se te
zhduken

Eshte e mundur qe nje pjese e Maqedonise Perendimore
tí takoje Shqiperise, por nuk perjashtohet ne
referendum ndonje prej pakicave maqedonase te vendosin
qe te bashkangjiten shtetit ame, thot Majer

Profesori Stiven Majer, analizues shumevjeqar ne CIA,
i cili punonte edhe ne Ballkan, ne opinionin maqedonas
eshte bere i njohur pas propozimit qe te organizohet
nje Konference te re Ballkanike ,
ne te cilen do te percaktoheshin kufinjte e Ballkanit.
Kete qendrim ai e shfaqi ne konferencen ne Vashington
te organizuar nga qendra “Vudro Vilson”, pas se ciles
ishte sulmuar ashper nga mediat
maqedonase.

Propozoni nga rrifillimi te vizatojme kufinjte e
Ballkanit. Nuk llogaritni se me ate do te provokoni
gjakederdhje te reja ketu, posaqerisht nese e kemi
parasysh krizen e Kosoves, me perjashtim nga lufta e
Maqedonise, nuk ka patur gjakederdhje?

-Duhet te keni dy gjeja ne mend. Ajo qe sot nuk kemi
shume raste te dhunes ne Ballkan nuk don te thot se
nuk do te vije prap. A mendon ndonje se me te vertete
te gjitha pyetjet e hapura ne Ballkan jane te
zgjidhura? Ketu qendron edhe pyetja e zhvillimit
ekonomik - Kosova dhe Bosnja tash jane ne nje
kaos/haos/ ne mungesen e zhvillimit ekonomik dhe aty
eshte dicka qe nuk duhet te mbesim symbyllur. Pune
tjeter me rendesi eshte fakti se SHBA po terhiqen nga
Ballkani.

A eshte propozimi i juaj per konferencen e re te
Berlinit, ne te cilen do te hapen pyetjet per kufinjte
e protektorateve te Bosnjes dhe Kosoves,
si dhe te gjitha shteteve ballkanike, nuk e
destabilizon Ballkanin?

-Te gjitha fuqite imperialiste qe kane qene ne
Ballkan, te bashkangjitur edhe SHBA, i u kane diktuar
politiken popujve te atjeshem. Ne konferencen e
Berlinit prej 1878 fuqite imperialiste,
thjeshte, e kane ndare Ballkanin. Une propozoj qe te
mbahet nje konference ne te cilen per here te pare,
pervec fuqive te medha, te perfaqesohen edhe popujt
ballkanik qe te munden te thuan ate qe mendojne. Ne
ate konference do te paravijonin shume referendume ne
te cilat banoret do te tregonin se ne te cilin shtet
duan te jetojne. Atehere, te gjitha pyetjet do te
parashtrohen ne tavoline dhe nuk do te kete tabu-tema,
do te bisedohet per te gjitha.

Keni propozuar qe Srbija te fitoje pjesen me te madhe
te Republika Srpska, Kroacia te merr pjese nga Bosnja,
Kosova te mbetet e pavarur pas dorezimit te territoreve ne
veri te Ibrit Serbise, Shqiperia te marre pjese te
Maqedonise ku jetojne shqipetaret, kurse Maqedonasit i
permendet vetem ne kontekst te marredhnjeve tona me
Shqipetaret. Céshte me pakicat kombetare maqedonase ne
shtetet fqinje?

-Eshte e sakte qe ne disa shtete Ballkanike jetojne
shume pakica kombetare maqedonase. Gjithashtu eshte
legitime qe te hapet nje pyetje me e gjere per
maqedonasit ne tere regionin. Ashtuqe, sa do qe te
jete dhimbshem, Maqedonia e zvogeluar, pa pjeset ku
jetojne shqipetaret, , ngjajshem sikur e zvogeluara
Bosnja-muslimane, do te mundej te egzistoje. Ato do te
duheshin te marrin garancion dhe ndihme nga Unioni
Europian qe te munden te mbijetojne ekonomikisht.
Pjeset tjera, siq jane pjeset e Bosnjes te banuar me
Kroate, do te ishin pjese e Kroacise me te madhe, ose
pjeset e srbeve prej Bosnjes do te hyjshin ne Srbi, qe
me kete do te ishin pjese e shteteve ekonomikisht te
qendrueshem. Por, pjesa qendrore muslimane e Bosnjes
dhe Maqedonia e zvogeluar, do te mundeshin te
egzistojne kur do te ishin te thurosur/nderlidhur/ ne
bashkesine me te gjere regionale ekonomike. Nuk eshte
e domosdoshme qe te gjitha krijesat politike ne
Ballkan te egzistojne ne forme te shtetit klasik
sovran. Maredheniet ndermjet Maqedonasve dhe
Shqipetareve nuk jane te zgjidhura me marreveshtjen e
Ohrit, e kur prap do te plasin, ato do te demtojne
egzistimin e Maqedonise.

Kufinjte ndryshohen, edhe ne konference, ndoshta ndonje
prej pakicave kombetare maqedonase prej shteteve
fqinje do te vendosnin qe t´i bashkangjiten
Maqedonise.

Sa kohe llogaritni qe te kaloje derisa Maqedonia te
behet problem per Ballkanin dhe burim i
jostabilitetit?

-Mendoj se Maqedonia tash me eshte problem i Europes
Juglindore. Problemet etnike me shqipetaret, zhvillimi
i dobet ekonomik, kriminaliteti, terorizmi...Llogaris
qe keto probleme do te mundeshin te zgjidhen ne
konference ballkanike qe e propozoj, ne te cilen
fqinjet e Maqedonise gjithashtu duhet te i pergjigjen
saj per minoritetet maqedonase ne shtetet e veta.

Degjova per paralajmerimin se Shqipetaret ne Maqedoni
duan te organizojne referendum te ri se ku duan te
jetojne. Te shofim se cfare qendrimi do te merr
udheheqesia e re maqedonase per kete.

Cvetin Çilimanov



[Edituar më 23-10-2002 nga Anton Ashta]

Besim Krasniqi ka atashuar kėtė imazh:







View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2002 nė 10:18 Edit Post Reply With Quote
Zgjedhjet, pse fitoi nacionalizmi në Bosnjë


--------------------------------------------------------------------------------

DIPLOMATICUS

Një zhvillim negativ për rajonin mund të vlerësohen rezultatet e zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë. Në të tre nivelet, për të cilat u zhvilluan zgjedhjet më 5 tetor, fituan partitë dhe forcat nacionaliste, si në presidencën trepalëshe treetnike që drejton shtetin, në parlamentin qëndror dhe në parlamentet e njësive kroato-boshnjake dhe serbe. Kështu në Bosnjë -Hercegovinë, në shtetin më të brishtë që ndodhet në qendër të rajonit dhe që përbën në një farë mënyre edhe gjeratoren e fjetur të tensioneve në rajon, në krye të pushtetit erdhën forcat nacionaliste: Partia Demokratike Serbe, Partia boshnjake e Aksionit Demokratik dhe partia Bashkimi Demokratik Kroat. Prirjen nacionaliste të zgjedhësve nuk arritën ta frenojnë as thirrjet dramatike të komisionerit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë-Hercegovinën, Pedi Ashdaun, dhe as të personaliteteve nga më të lartat të diplomacisë ndërkombëtare. Bashkimi Evropian dhe SHBA u drejtuan mesazhe të qarta zgjedhësve se ndihma jetike e jashtëme për Bosnjë-Hercegovinën do të rrezikohet, nëse vota do të shkojë në favor të forcave nacionaliste.

* * *

Eshtë fakt se rezultati i zgjedhjeve në Bosnjë ka shkaktuar një shqetësim në të gjithë qarqet diplomatike ndërkombëtare dhe këtë e shprehu më 7 tetor përfaqësuesi i lartë i BE, H.Solana, që paralajmëroi se BE do të punojë me atë qeveri, e cila do të angazhohet qartasi për kualitetin dhe intensitetin e procesit të reformave. I vetmi zë qe u veçua nga ky qëndrim ndërkombëtar, ishte ai i presidentit të RFJ-së, V.Koshtunica, i cili më 7 tetor nxitoi të përshëndeste zgjedhësit serbë në Bosnjë, pikërisht pse i dhanë votën partisë nacionaliste të SDS, parti me të cilën Koshtunica ka mbajtur dhe mban lidhje shumë të ngushta dhe me të cilën ka një platformë të përbashkët të aneksimit të një pjese të Bosnjës nga Serbia.

Duke pasur parasysh se ajo që ndodhi në Bosnjë-Hercegovinë përbën një zhvillim të ri, që ngërthen edhe një potencial pasojash në stabilitetin dhe në politikat rajonale, është e kuptueshme se rikthimi i nacionalizmit në pushtet në Bosnjë-Hercegovinë merr një rëndësi të veçantë për të gjithë shtetet e rajonit. "Koha nuk është në anën e Bosnjës" u deklaroi me hidhërim më 9 tetor investuesve të huaj në Sarajevë P. Ashdaun, por kjo mund të merret si një shenjë jo inkurajuese edhe më tej se Sarajeva.

Del me rëndësi të kuptohen faktorët dhe arsyet, të cilat çuan në fitoren e forcave nacionaliste në tre etnitë, që përbëjnë shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Kanë fituar pikërisht ato forca nacionaliste, të cilat e shpunë vendin në një luftë të përgjakëshme jo shumë larg, por dhjetë vjet më parë, dhe ku u vranë 260 mijë vetë.

* * *

Përfundimi i parë që nxirret nga zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë është amnezia e përgjithëshme, që dominon votuesit atje, dhe që mund të quhet pa frikë një sëmundje ballkanike, e dëshmuar jo rrallë në disa vende të rajonit. Dhe që tregon se njerëzit, shtresat e ndryshme të popullsisë, forcat politike,etj.nuk zënë mend edhe pas përvojave tragjike. Kjo amnezi e përbashkët e tre grupeve etnike, që përbëjnë Bosnjë-Hercegovinën, (44 përqind boshnjakë, 31 përqind serbë dhe 17 përqind kroatë), duhet të ketë disa arsye dhe shpjegime.

Nuk duket bindëse, madje mendojmë se duhet evituar, një tezë që po qarkullon në almanakun e analizave mbi zgjedhjet boshnjake se ato ishin vote e protestës për gjendjen e vështirë ekonomike dhe për bllokimin e reformave demokratike. Eshtë e vërtetë se Bosnjë-Hercegovina ka një papunësi perj 60 përqindësh, një nivel të madh varfërie dhe një korrupsion galopant që ka mbërthyer drejtësinë dhe administratën. Por në Ballkan kjo nuk mjafton për të shpjeguar kthimin e kurrizit ndaj partive të moderuara, ndaj reformave dhe integrimit, sepse mes alternativës së varfërisë dhe asaj të një lufte të re të përgjakëshme ndëretnike, kuptohet se logjika më e thjeshtë do të zgjidhte të parën. Nuk mund të mos i japësh të drejtë editorialit të gazetës "Internejshenell Hereld Tribjun", që shkruante më 10 tetor se pas fitores së nacionalistëve në Bosnjë është koha për bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë një riekzaminim serioz të asaj që po ndodh në atë vend.

Për të kuptuar fitoren e forcave nacionaliste në Bosnjë-Hercegovinë mund të mbahen në konsideratë këto elemente:
- Lufta e përgjakë-shme në Bosnjë, 1992-1995, e shkaktuar nga Serbia e S. Millosheviçit, ende nuk ka parë Nurenbergun e saj. Shtatë vjet pas mbarimit të luftës, kriminelët e mëdhenj si Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç janë ende të lirë në Serbi dhe gëzojnë mbrojtjen e shërbimit sekret serb dhe të presidentit Koshtunica.
- Shtatë vjet pas mbarimit të luftës në Bosnjë, qytetarët po shohin se një tolerancë e pakuptueshme po u bëhet forcave nacionaliste serbe të të ashtuquajturës Serpska republika, të cilët hapur kanë shpallur prishjen e integritetit të shtetit të Bosnjës si qëllim të tyre. Madje edhe sllogani i tyre në këto zgjedhje ishte "Votoni serbshe".

* * *

- Fitorja dhe forcimi i nacionalizmit në Serbi, siç dëshmuan zgjedhjet presidenciale të 29 shtatorit, konkretisht e grupit nacionalist të presidentit të RFJ-së Koshtunica në Serbi në raundin e parë dhe siguria pothuaj e plotë e fitores së tij në raundin e dytë të 13 tetorit, ka shkaktuar jo vetëm frikë, por edhe panik në qytetarët e Bosnjë- Hercegovinës. Koshtunica po konturohet qartë si president i "hapësirave jetike serbe" dhe ai deklaroi publikisht se e quante të ashtuquajturën Serpska Republika si pjesë e shkëputur përkohësisht nga Serbia. Duhet pranuar me keqardhje se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj kësaj platforme etnike luftarake të Koshtunicës ishte shumë afër asgjësë. Ky mesazh i munguar i bashkësisë ndërkombëtare i shtoi frikat në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe në një farë mënyre i dha krahë si ultrave serbe, ashtu dhe instiktit nacionalist të mbrojtjes tek boshnjakët dhe kroatët. Kjo psikologji ndikoi tek kutia e votimit.

* * *
- Partia serbe që fitoi zgjedhjet në të ashtuquajturën Serpska republika është partia e krijuar nga krimineli i luftës Radovan Karaxhiç dhe kësaj partie menjëherë i dërgoi përshëndetjet e veta për fitoren nacionaliste presidenti Koshtunica. Kjo parti i fitoi zgjedhjet dhe e mundi partinë e moderuar serbe pikërisht me premtimin se do të bashkojë "Serpska Republikën" me Serbinë.

Në këto kondita, kur në kufijt e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, edhe pas shtatë vjet pas mbarimit të luftës, një rrezik i ndarjes së re etnike, pra edhe i luftës ndëretnike, po gatuhet në Beograd dhe në levat e tij në Bosnjë, duket si e natyrëshme që edhe zgjedhësit boshnjakë e kroatë të mos preferonin më partitë e moderuara, por të votonin për partitë e tyre nacionaliste. Përballë rrezikut të prishjes së shtetit dhe shkëputjes së një pjese të territorit të tij, rrezik që po i vjen nga Serbia, ata në një farë mënyre mendojnë se nuk mund të mos kërkojnë rifuxhio në politikat nacionaliste të partive boshnjake apo kroate. Në Ballkan ngjallja e nacionalizmit në një popull nuk ka sjellë kurrë forcimin e demokracisë në popullin tjetër. Ajo që ndodhi në Serbi më 29 shtator do të kishte një vazhdim logjik edhe në Bosnjë. Kështu që nuk duket se ka arsye për të bërë të habiturin për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Bosnjë dhe për fitoren e nacionalizmit atje.

Çështja e zgjedhjeve në Bosnjë ka një domethënie jo të vogël për rajonin. Ajo ndihmon për të identifikuar problematikat e pazgjidhura dhe forcat protagoniste të konflikteve dhe tensioneve ndëretnike në rajon. Bosnja bëhet shembull i qartë i dështimit të teorisë diplomatike, ende e preferuar në disa qarqe diplomatike evropiane, për "simetrinë e fajit" në Ballkan. Eshtë një teori e shpikur enkas për të çfajësuar regjimin kriminal të Millosheviçit dhe fajin kolektiv të Serbisë. Nuk ka simetri faji për Bosnjën, sikurse nuk ka simetri faji për Kosovën, sepse si në Bosnjë, ashtu dhe në Kosovë, faji ishte tek regjimi dhe shteti që ndërmorën masakrat dhe genocidin etnik.

Teoria e "simetrisë së fajit", duke shpërndarë fajin edhe tek agresorët, edhe tek viktimat, trimëron sot forcat nacionaliste që i shkaktuan këto luftra. Kjo bëri që në Serbi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të fitonte nacionalisti Koshtunca, dhe kjo bëri që edhe në Bosnjë të fitojnë forcat nacionaliste.

* * *

Një e keqe e madhe, që mund dhe duhet parashikuar, është reaksioni zinxhir që mund të krijojë në rajon fitorja e nacionalizmit në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Instikti i vetëmbrojtjes, i lidhur me përvojën historike, mund të detyrojë edhe popuj të tjerë në rajon, në Kosovë, në Kroaci, Mal te Zi, FYROM, etj. t'u hapin terren forcave nacionaliste drejt pushtetit.

Për t'i prerë hovin kësaj ringjallje të rrezikëshme të nacionalizmit, që ka kapur pushtetin në Beograd dhe në Sarajevë, duket se nuk mjafton vetëm mesazhi i ndërprerjes së ndihmave, gjë që është një mjet efikas, por edhe izolimi më konkret dhe më i vendosur ndërkombëtar për forcat nacionaliste, të cilat jo vetëm nuk mund të jenë bartës të proceseve dhe të reformave demokratike në shtetet e tyre, por i kërcënojnë ato procese në të gjithë rajonin.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 14:57 Edit Post Reply With Quote
Bej shume cudi sesi askush nuk interesohet per propozimet e profesorit Maier.

Mua me duken te shume te drejta. Partite shqiptare nacionaliste duhet te jene shume te interesuara qe te perkrahin idene e prof. Maier.

Une per vete jam plotesisht dakort qe popullsive te Ballkanit t´ju njihet e drejta per vetvendosje dhe ndryshimi i kufinjve nuk duhet te jete tabu.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-12-2002 nė 10:46 Edit Post Reply With Quote
Une per vete jam plotesisht dakort me propozimet e Majer!

Bile do te shkoja dhe me larg.

Une do te propozoja qe partite nacionaliste te djathta shqiptare te kerkonin hapur nje konference te re nderkombetare ku te kerkohej qarte:

"Une propozoj qe te
mbahet nje konference ne te cilen per here te pare,
pervec fuqive te medha, te perfaqesohen edhe popujt
ballkanik qe te munden te thuan ate qe mendojne. Ne
ate konference do te paravijonin shume referendume ne
te cilat banoret do te tregonin se ne te cilin shtet
duan te jetojne. Atehere, te gjitha pyetjet do te
parashtrohen ne tavoline dhe nuk do te kete tabu-tema,
do te bisedohet per te gjitha. "

Ka shkruar Majer.

Une per shqiptaret do te propozoja ata te kerkonin hapur e qarte qe atyre ti njihejte drejta e vetvendosjes me referendum, pra Konferencen e Re te Ballkanit shqiptare do te kerkonin krijimin e shtetit etnik shqiptar qe do te perfshinte RSH, Kosoven dhe tokat shqiptare ne Maqedoni.

(ndryshimi i mendimit tim me te Majer eshte se ai kerkon "Fjala është për republikat e ish- Jugosllavisë, të cilat do të pësonin ndryshime sipas hartave etnike, ndërsa me këtë, trojet shqiptare në Maqedoni do t'i bashkangjiteshin Shqipërisë, ndërsa Kosova së bashku me shqiptarët përreth saj, do të pavarësohej. " une kerkoj Bashkim te shqiptareve ne nje shtet etnik)



Ku jane partite e djathta nacionaliste shqiptare?

Pse asnje i djathte shqiptar nuk doli te perkrahe hapur kete propopzim te Majer?


Dhe nje here po e theksoj:

Une jam plotesisht dakort qe kufinjte e Ballkanit te ndryshohen dhe qe shtetet Ballkanike te jene shtete entike.

Ku jane partite shqiptare te djathta qe e kane kete pike ne program?

Une kam pritur kaq kohe qe dikush te reagonte ndaj artikullin e propozimit te Majer asnje e askush mesa kam vene re.

Por qe Rugova e shume te tjere mendojne qe rruga me e mire per ne shqiptaret eshte Pavaresi e Kosoves e me pas Bashkim kjo nuk i ben ata as tradhetare as te shootur as gje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-12-2002 nė 10:47 Edit Post Reply With Quote
Nga data 23. 10 e deri me sot 2.12 askush nuk u interesua per kete teme!!!!!!!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 3-12-2002 nė 14:48 Edit Post Reply With Quote
Se asnje politikani nuk ia mban ta beje nje mbeshtetje te tille prandaj ndodh kjo heshtje Anton, sepse kjo do te thoshte mbyllje e karrieres pa e nisur mire.

Eshte diskutuar per politiken ne Shqiperi, varesine qe ekziston nga politika e jashtme, nga ato qe vendos BE, Amerika ne rang diplomacie e FMN, Banka Boterore ne rang ekonomie.

Ndaj si mund te guxojne politikanet drejtues partish te shprehin perkrahjen per dicka te tille qe bota jo ballkanike do ta quante ekstreme. Pushtetin do ta shihnin ne enderr, ndaj kufizohen ne mosdhenien e asnje mendimi ne lidhje me deklarata te tilla.

Ajo qe mbeshtet z.Majer eshte venia ne vend e padrejtesive historike, e padrejtesive te politikes se gabuar te fuqive evropiane ne shekullin e XIX qe u vulos me ato te fillimshekullit XX.


E drejta e mbeshtet vetvendosjen e popujve, por a drejtohet politika nga e drejta Anton?

Shume rralle, vetem kur interesat e vendimmarresve te politikes boterore perputhen me ato te nje shteti apo te nje tjetri.

Ndaj e vetmja gje qe mbetet per t'u shpresuar (keshtu ka qene, eshte dhe besoj se do te jete) eshte qe te besh pjese tek ana fituese, tek ajo qe i merr vendimet.

Ne si shqiptare pas nje shekulli padrejtesish, pame per here te parne driten e mbeshtetjes ne vitin 1999, kur me te drejten tone u bene Amerika, Nato, e Evropa (megjithese me shume veshtiresi).

Por edhe ne kete rast rendesi per kete politike kishte nje zgjidhje e pjesshme dhe jo e plote se ndryshe nuk kane se si te stabilizohen ne rajon.
Nese shqiptaret do te ishin mjaftuar me me pak, me pak do te kishin arritur, por qellimi eshte madhor, arritja e pavaresise se Kosoves, e per te shmangur gjera te tjera me te medha, frikera te tilla si ideja e Shqiperise etnike ata kane per ta vonuar pavaresine e Kosoves, por si perfundim kane per ta dhene si nje zgjidhje e vetem e mundshme per te shmangur ndonje lufte tjeter.




Ndaj Anton, mbeshtetje ne forme te shkruar e te dokumentuar per ate shkrim te z.Majer te siguroj se ke per te gjetur vetem nga ndonje historian nacionalist qe ka mbetur jashte politikes.
Me goje mund te jene me te shumte ata qe e diskutojne dhe e mbeshtesin.



[Edituar më 3-12-2002 nga konservatore]

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 2-1-2003 nė 16:22 Edit Post Reply With Quote
Dakort,te permirsohen por ...

Pershendetje Anton shiqo tek faqja "Pa SHqipri ska Kosove" ke nje pergjigje per ket artikullin tende nga Blerimi me dat 19-12 2002,duke ju pergjigj Kastriotit kam dhan edhe nje pergjigje aty per ty,pasi e pash qe thojshe se nuk po interesohet askush per ket qe ke spostusr ti ne lidhje me ,'PERMIRSIMIN E GABIMEVE TE 1878 .

ME FAL QE NUK E KAM POSTU KETU DREJT PERDREJT.
MEte miraBela.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 13-1-2003 nė 11:51 Edit Post Reply With Quote
Qe mos te hapi tem te re e futa ketu,kan lidhje keto dy tema.

Shqipëri e bashkuar është nevojë e kohës






Shqipëria e bashkuar është domosdoshmëri e kohës, ndërsa arritja e këtij qëllimi madhor është detyrë për ne. Me bashkimi e Gjermanisë dhe krijimin e Bashkësisë Evropiane (BE), nuk ka mbetur rrugë tjetër pos bashkimit kombëtar shqiptar; bashkim i cili është i garantuar nga të gjitha kartat dhe dokumentet ndërkombëtare. Vullneti i popullit shqiptar për ribashkimin kombëtar duhet të shprehet edhe me anë të referendumit, e cila është mënyra më demokratike për shprehjen e vullnetit të popullit. Në rrugën për çlirimin dhe bashkimin kombëtar shqiptar duhet të radhitën i madh e i vogël; secili ka një detyrë për të bërë.

E drejta për vetëvendosje është e drejtë e garantuar për të gjitha kombët, por shumëherë kjo e drejtë i është refuzuar disa kombeve, dhe rasti më konkret është kombi shqiptar. Rrëzimi i murit të Berlinit më 1989, solli trazime politike në arenën ndërkombëtare. Franca, si armike e mëparshme e Gjermanisë, kundërshtoj bashkimin gjerman me preteksin se bashkimi gjerman do të sjell fuqi, ndërsa fuqia tragjedi, rol i ngjajshëm më atë të Greqisë, kur vjen në pyetje bashkimi kombëtar shqiptar. Edhe pse pati pengesa të mëdha për ribashkimin e dy Gjermanive: Gjermanisë Lindore dhe asaj Perendimore, ky bashkim u arrit. Më 1 Korrik të vitit 1990, bashkimi ekonomik i të dy Gjermanive u realizua dhe përfundimisht me 2 Tetor të po atij viti, Gjermania Lindore dhe ajo Perendimore u bashkuan edhe politikisht. Bashkimi i të dy Gjermanive u mirëprit nga populli shqiptar, dhe në një mënyrë u bë udhërrëfyes për rrugën që duhet të ndjekur për ribashkimin kombëtar shqiptar.

Çlirimi i trojeve të robëruara shqiptare që po rrjedhin gjak shqiptari në të katër anët duhet të arrihet përmes luftës sepse kjo është rruga e fundit dhe e vetme për çlirimin e këtyre trojeve, prandaj burra e gra shqiptare rrokni armët dhe radhituni në radhet e Armatës Kombëtare Shqiptare. Armata Kombëtare Shqiptar, si ushtri mbarkombëtare e udhëhequr nga Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar ka vizion të qartë për rrugën që duhet ndjekur për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare dhe krijimin e një shteti kombëtar shqiptar, me emrin Shqipëria e Bashkuar. Vetëvetiu shtrohet pyetje, pse disa kombe kanë të drejtë të bashkohen, kurse disa prej tyre iu ndalohet bashkimi?! Pse u lejua bashkimi i dy Gjermanive, ndërsa tani nuk lejohet bashkimi i popullit shqiptar?! Me qenë se, bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndëgjon zërin e shqiptarve për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, atëherë, ne jemi të detyruar që zërin tonë ta shprehim me anë të pushkës, formë tradicionale për të arritur qëllimet por edhe forma me efikase. Njëri me pushkë e tjetri me penë, së bashku drejtë bashkimit kombëtar!

Lufta kundër terrorrizmit global është përkrahur hapur nga populli shqiptar, prej Ulqini e deri në Prevezë janë përkujtuar viktimat e 11 Shtatorit. Populli shqiptar ndodhet pranë shteteve përparimtare por nuk duhet të hjekim dorë nga aspirata, qëllimi dhe ëndërra e mijëra dëshmorve, vetëm e vetëm të jemi pranë tyre. Mali i Zi, Serbia, IRJM, dhe Greqia kanë tokë që i takon Shqipërisë etnike, prandaj është e drejtë e jona që ta kërkojm pjesën tonë, po qe nevoja edhe të luftojme për to. Shtetet fqinje që de fakto janë artificiale duhet të kuptojne se shqiptari nuk do të hjeke dorë nga trojet e veta. Në trojet shqiptare ka vetëm një zot, e ai zot është SHQIPTAR!

O me ne ose me ata! Presidenti amerikan Bush, ka bërë një fjalim shumë të qartë lidhur me tragjedinë e 11 Shtatorit dhe pozicionet e shteteve tjera lidhur me këtë akt jo njërzor, ai tha që "ja duhet të jesh me ne, apo me ata" nuk ka vend për midis, sepse në mes do të kallesh bashkë me ata, prandej edhe për çdo shqiptar shtrohet:

O me Frontin për Bashkimin Kombëtar Shqiptar dhe kundër armikut, ose kundër Frontit për Bashkimin Kombëtar dhe me armikun.


Arritja e qëllimit kombëtar varet nga vetë shqiptarët, se a do të radhiten në radhët Frontit per Bashkimin Kombetar Shqiptar dhe Armatës Kombëtare Shqiptare. Një ushtri e fortë kombëtare është vitale për arritjen e qëllimit kombëtar. Të gjitha format e mbrojtjes janë demokratike. Në kushte të okupimit, mbrojtja e të drejtave dhe të gjitha mënyrat e çlirimit janë demokratike dhe detyrim kombëtar. Tani është koha që t'i rrokim armët e të luftojme për Shqipërinë e Bashkuar, sepse nesër do të bëhet vonë! Mos lejoni që fëmijët tuaj t'ju mallkojnë, pse na latë kështu të ndarë!

Tahir Veliu,
student i shkencave politike.


Me përshendetje atdhetare, Shqipëria e Bashkuar
.:.:.www.shqiperiaebashkuar.com.:..:.
NJË KOMB - NJË SHTET
SHQIPËRIA E BASHKUAR

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 13-1-2003 nė 11:57 Edit Post Reply With Quote
NË 90 VJETORIN E PAVARSISË SË SHQIPPRISË – DITËS SË FLAMURIT



PAVARSIA E SHQIPËRISË NUK U SHPALLË VETËM PËR SHQIPËRINË LONDINEZE


Muaji i nëntorit është muaji i formimit të shtetit të pavarur shqiptar. Marja e vendimit për të shpallur Shqiprinë të lirë e të mosvarme më 28 nëntor 1912,akt ky i shoqëruar me ngrirjen e flamurit kuq e zi i cili është i lidhur ngusht me historin e vetë popullit, simbol i të cilit është. Flamuri i pavarsisë kombëtare që u ngrit në Vlorë, u bë simbol i gjithë përpjekjeve të atdhetarëve dhe të popullit shqiptar për të fituar lirinë e pavarsin kombëtare. Ky akt do të ngulitet thellë në vetëdijen kolektive të popullit tonë si ngjarje e bukur e odiseadës kombëtare, që sublimonte përpjekjet e pareshtura, sakrificat e mijëra dëshmorëve të tjerë, të pjesës së atdheut që mbeti edhe më tej padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

Paraqitja e Lëvizjes Kombëtare është e lidhur ngusht me procesin e zgjimit kombëtarë, me ngritjen e vetëdijes së tij dhe sëkëndejmi shfaqjes së aspiratave për çlirim dhe emancipim kombëtar. Kjo aspirat doli në skenën historike të popullit shqiptar gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare, dhe kishte si objekt frymzimin e periudhës mbi një shekullore të qëndresës së popullit shqiptar kundër depërtimit Osman në krye me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Lëvizja Kombëtare Shqiptare me platformën e saj, e vetëdishme për rrethanat dhe reziqet që mbretronin në atë kohë, shtroi si kërkesë autonominë teritoriale administative të Shqiprisë, ku do të përfshiheshin katër Vilajetet të banuara me shumicë prej shqiptarëve ( Vilajeti i Shkodrës, i Kosovës, i Manastirit dhe i Janinës )dhe mundesisht me Vilajetin e Selanikut ku ishte perqendruar nje numer buker i madh i popullates shqiptare.

Çështja shqiptare do të shkëlqej me organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lidhjes së Pejës Besa-Besë, përfundimisht me organizimin e kryengritjes së përgjithshme antiosmane të vitit 1912. Zjari i saj që do të shpërthej në Kosovë në pranverën e këtij viti, për tu përhapur më pas gjithë andej viseve të Shqiprisë, kur shumica e tyre u çliruan dhe u gjendën nën kontrollin e forcave kryengritëse. Kjo kryengritje do të kulminojë më 12 gusht 1912 kur mbi 30-mijë luftëtar të udhëhequr nga B.Curi, H.Prishtina I.Boletini, I.Seferi, M.Deralla etj çliruan Shkupin, atbotë kryeqytet i vilaetit të Kosovës, ishte kjo hera e tretë radhazi që mbrenda një shekulli kryengritësit shqiptar që po e çlirojn Shkupin. Mirpo derisa kryengritësit vendosën rendin e qetësin morën masa të nevojshme për t’ia prerë rrugën anarkisë, nuk bënë asnjë përpjekje për të vendosur administatën shqipare në viset e çliruara.

Qeveria Osmane çoftë nga presioni i fuqisë kryengritëse, apo si rezultat i presionit diplomatik të Austro-Hungarisë, më 18 gusht 1912 pranoi 12 nga 14 kërkesat e shtruara shqiptare në Memorandumin e Ferizajit, të njohur me emrin Kërkesat e Hasan Prishtinës, me anë të cilave garantohej autonomija e Shqiprisë me katër Vilaetet shqiptare. Mirpo zbatimi i tyre në jetë u zvarit qëllimisht për një kohë të gjatë. Ndërkaq kryengritësit në vendë që të ngulin këmbë për vënien e tyre në jetë si dhe shpalljes së pavarsisë së Shqiprisë në Shkupin e qliruar, atëher me shumicë shqiptare, që të kurorzohej me sukses gjithë ai gjakë i derdhur për liri, gjithë ai potencial luftarak do të shpërndahet në shtëpit e tyre që ishte garancë e fuqishme për jetësimin e kësaj aspirate.

Qarqet diplomatike të vendeve ballkanike, por edhe ato të fuqive të mëdha sidomos Rusisë dhe Francës, nuk fshehën disponimin dhe rehatin e tyre kur kuptuan për tërheqjen e kryengritesve shqiptar nga Shkupi.

Shtetet ballkanike të cilat prej kohësh kishin lidhur marveshje për luftë kundër Perandoris Osmane për të grabitur pjesën e saj Europjane, nën parollën e çlirimit të “vllezërve të krishterë”, në tetor 1912 i shpallën luftë në më tepër pika strategjike. Në këto rrethana të krijuara disa udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nën drejtimin e N.Dragës mbajtën mbledhje më 14 tetor 1912 në shtëpin e Sali Gjukës në Shkup, prej nga i bënin me die fuqit e mëdha se kishin vendosur ti dilnin zot tërsisë tokësore Shqiprisë, për ti parë tokat shqiptare të bashkuara, me një formë të qeverisur e të sunduarit politik. Dhjetra mira vullnetar shqiptarë hynë në vijat e para të fronteve gjithandej viseve shqiptare, vetëm në frontin e Kumanovës kishte mbi 40000 luftar shqiptar që luftonin me fanatizëm të madhë kundër forcave serbe. Mirpo përkundër qëndresës heroike të vullnetarëve shqiptar dhe të ushtarëve turq rezistenca e tyre do të thyhet si rezultat i tradhëtis së komandës së lartë osmane si dhe epërsisë në armatin të armikut, pas rënies së Kumanovës do të bien njëra pas tjetrës Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Manastiri dhe Struga.

Udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare kundër sundimit osman, në fazën e fundit të saj, ditën të shfytzonin me mjeshtri konjukturën politike që u krijuan me shpërthimin e luftës së parë ballkanike, kur në çështjen shqiptare u ndeshën me forcë interesat e kundërta të fuqive të mëdha. Kjo është meritë e patriotëve largpamës shqiptar, që duke u mbështetur në luftën popullore për çlirimin kombëtar kundër Perandoris Osmane, zgjodhën drejt çastin e përshtatshëm për të kaluar nga platforma e deriatëhershme politike e lëvizjesn për autonomi me atë për pavarsi.

Duke i vlersuar drejt këto çaste kritike për fatin e atdheut do të ndërmarin hapin e qëlluar, duke bashkrenditur aksionet brenda dhe jashtë vendit, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi do të marin rrugën e tyre të misionit diplomatik nëpër Europë, kurse veprimtarët tjerë do të zhvillojnë aktivitet politik mbrenda vendit që konsistonte me organizimin e rezistencës së armatosur dhe përgatitjen e terenit për thirjenë e një kuvendi kombëtar ku do të vendosin për fatin e atdheut.

Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi gjatë rrugës në Vjenë do të qëndrojn në Bukuresht ku me kolonit e atjeshme shqiptare organizuan me 5 nëntor 1912 një mbledhje në të cilën u vendos të krijohej një Komitet drejtues i cili do të merte në dorë qeverisjen e vendit. Prej andej do të udhtojn në Vjenë ku do të zhvillojn aktivitet të ngjeshur diplomatik. Në takimet e veçanta që patën me përfaqsuesit e Austro-Hungarisë dhe të fuqive të mëdha u shtrua nevoja e mbështetjes diplomatike të Shqiprisë. Si rezultat më 19 nëntor 1912 delegacioni me anë të një telegrami e vinte në dijeni parin e vendit për domosdoshmërin e shpalljes së pavarsisë nga kuvendi kombëtar i cili duhej të thirej urgjentishtë.

Derisa Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi po i përballonin pengesat e peripecit të kurdisura nga armiqtë e Shqiprisë së pavarur, gjatë kthyerjes në atdhe me mendjen e prerë për veprim të mëtejshëm brenda vendit po zhvillohej aktivitet i përshpejtuar politik për organizimin e mbajtjes së kuvendit kombëtar dhe sigurimin e terenit për ardhjen e delegatëve në këtë kuvend i cili do të mbahej në Vlorë.

Delegatët e viseve të ndryshme të Shqipëris aritën në kuvendin e Vlorës, i cili punën e filloi më 28 nëntor 1912. Njëzërit për kryetar u zgjodh Ismail Qemali dhe u muar vendim historikë që Shqipria më sot të bëhet më vehte e lirë e mosvarme. Marja e këtij vendimi do të shoqërohet me ngritjen e flamurit kombëtar nga ballkoni i shtëpisë ku mbahej kuvendi, akt ky që u përcoll me gëzim të papërshkruar të vlonjarëve të shumtë të mbledhur aty për të kuptuar për fatin e atdheut. Ishte një gëzim ky gjithkombëtar sikurse ai i 28 nëntorit 1443, kur në kështjellën e Krujës u hoq flamuri turk dhe në vend tij filloi të valojë flamuri i Kastriotëve, të cilit i brohoritën me entuziazëm e gëzim të papërshkruar.

Në punimet e mëtejshme të kuvendit morën pjesë edhe përfaqsues nga Kosova, Maqedonia dhe Çamëria duke i dhënë asaj atributet e Asambles mbarshqiptare. Politikanët largpamës dhe patriotët e mdhenjë u përpoqën që mbrenda mundësive ekzistuse në qeverin e formuar të kishte përfaqsues nga të gjitha krahinat shqiptare ,qe ne ket menyr te paraqitet para faktorit te jashtem dhe te brendshem si qeveri e Shqiperis etnike .

Në qeverin e përkohshme të Vlorës përveq Isa Boletinit bënin pjes edhe personalitete të tjera si Vehmi Dibra(Agolli) kryetar i pleqsisë së kuvendit, Mehmet Pashë Deralla ministër i mbrojtjes dhe Hasan Prishtina më vonë ministër i bujqësisë.

Në Memorandumin që Ismail Qemali ia dërgoi fuqive të mëdha më 29 nëntor 1912 theksonte se shpallja e pavarsisë dhe formimi i Qeverisë së përkohshme ishte vepër e Asamblesë Kombëtare e përfaqsuar nga të gjitha viset shqipare pa dallim feje e krahine.

Shpallja e pavarsisë së Shqiprisë eshte obligative për gjitha viset etnike shqipare dhe per gjdo shqiptar mbrenda dhe jasht atdheut.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër organ i gjasht fuqive të mëdha (Franca, Anglia, Gjermania, Rusia, Italia dhe Austro-Hungaria) vendosi me 29 korrik 1913 të njohë Shqiprinë si shtet të pavarur por me kufij të cunguar (nga 93000 km2 sa kishin 4 Vilajetet shqiptare vetëm 29000 km2 hynë brenda kufijve të shtetit shqiptar ku pjesa më e madhe e viseve shqiptare iu aneksua Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Coptimi i trojeve shqiptare nga fuqitë e mëdha binte ndeshë thellsishtë me parimin historik dhe etnik.

Me krijimin e shtetit të pavarur shqiptarë, u sendërtua vetëm një pjesë e idealit. Pazarllëqet me tokat shqiptare nga ana e fuqive të mëdha, nuk lejuan që të jetë i plotë satisfakcioni historik. Në vetëdijen kolektive të pjesës së kombit të mbetur jashtë kufijve shtetror të shtetit shqiptar. 28 nëntori 1912 do të simbolizoj sot e kësaj dite ditën e shenjtë shqiptare, tek e cila do të gjendet burim i pashtershëm i energjisë më vitale të kombitë për të vazhduar më tej përpjekjet dhe luftën për bashkim e çlirim kombëtar.



Skënder ASANI
Asistent në U.T.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-1-2003 nė 12:32 Edit Post Reply With Quote
Per nje gje duhet te jemi te qarte:

Eshte tjeter puna per bashkim e tjeter, retorika per bashkim.

Bashkimi arrihet me pune e jo me thirrje te rrokim armet.

Secili qe eshte shprehet permbi kete teme qofte profesor apo kushdo duhet te shprehet qarte e sakte se cfare mendon me bashkim dhe si e mendon te arrije bashkimin.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
petritdaci

Postuar mė 13-1-2003 nė 12:41 Edit Post Reply With Quote
Ke tė drejtė Anton..

Ke të drejt per ket Anton bashkimi arrihet me punë..
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
blerim vokshi

Postuar mė 13-1-2003 nė 12:47 Edit Post Reply With Quote
Edhe un jam i nje mendje -Mjaft armet.

Ky mendim per armet nuk esht i imi po i ketij qe e ka shkruar ket artikull, Skender Asanit ,dhe harten qe ka jap aj esht pak e eksagjeruar (e tepruar).

Edhe un mendoj qe duhet te punohet e jo veq te flitet,ndersa armet ti lem se ka kaluar ma koha e tyre,nuk do te na perfill me kush nese hapim edhe ndonje front(siq po pretendojn keta te AKSH Armata Kombtare Shqiptare,qe po manevron ne teritoret shqiptare te Maqedonis)me kesi veprime veq se do i bejme dam qeshtjes ton gjithkombtare.

PS: Un vetem solla artikullin qe ta e lexojm e ta diskutojm. Bela.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 18-1-2003 nė 23:27 Edit Post Reply With Quote
Anton pse habitesh!

Nuk do të flas për historinë sepse nuk jam historian.Por do të flas pak për ato "që nuk u intereson kjo punë"!

Në Lucern të Zvicrës u mbajt kohë më parë(përpara vitit të ri) një konferencë ku mernin pjesë disa figura(tamam figura!)të politikës nga Shqipëria,IRJM,Serbia etj.

Në këtë konferencë shiqptarët kishin ardhur të hanë nga një drekë dhe darkë dhe të këthejnë në "vendet e tyre të punës".

Sali Berisha tha nje"fjalë të madhe:Sot Shqiptarët nuk janë për bashkim,Ajo parti politike që do të reklamon këtë bashkim nuk do t'i kishte fituar as 1% të elektoratit!!!

Të lutem,kur një Sali Berisha flet kështu për t'ja bërë qejfin evropjanëve dhe ballkanasve atëherë çka pret prej tyre që të japin një mendim këtu.Mirë tha dikush këtu se ato që do të shprehin një mendim mund vetëm të thuan PO ose JO por ato që duhet të vendosin nuk futen në internet o Anton,sepse uk kanë kohë.Koha për ato është profiti material,jetesa luksoze.

Te ne thonë kështu:Një herë të shkon kungulli për ujë!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-12-2003 nė 13:01 Edit Post Reply With Quote
Vertet nuk ka asnje te djathte shqiptar qe deshiron te punoje per kete zgjidhje te CESHTJES KOMBETARE?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
genti1

Postuar mė 14-1-2005 nė 19:52 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta
Nga data 23. 10 e deri me sot 2.12 askush nuk u interesua per kete teme!!!!!!!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member   genti1 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2009 nė 07:54 Edit Post Reply With Quote
Zgjidhja e lëmshit në Ballkan
Nga William Montgomery, “New York Times”

Presidenti Obama tha pak kohë më parë për Irakun: “Ajo që ne nuk duhet të bëjmë është të mos lejojmë ndjekjen e një qëndrimi korrekt sikur synimet janë qartësisht të arritshme”. Do të ishte një hap i madh përpara, nëse e njëjta qasje do të ndiqej për Kosovën dhe Bosnjën.

Në të dyja këto vende ne jemi zënë në kurthin e politikës së “kutisë”, që e bën të pamundur arritjen e stabilitetit dhe zgjidhjeve afatgjata, pavarësisht investimeve të mëdha në njerëz dhe burime për më shumë se dy dekada.

Kjo sepse ne vazhdojmë të këmbëngulim se është e mundur, me shumë presion dhe kurajë, të ngremë shoqëri multietnike funksionale në Kosovë dhe Bosnjë, pa ndryshim të kufijve. Dhe ne kemi injoruar pa ndalur çdo të dhënë për të kundërtën dhe shenjuar si obstruksionist gjithkënd që flet hapur për një qasje alternative. Realiteti është se as doza e kërcënimeve apo joshjeve, duke përfshirë anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian apo NATO, nuk do të bindin serbët e Bosnjës të heqin dorë nga një pjesë domethënëse e të drejtave dhe privilegjeve që iu janë dhënë atyre me marrëveshjen e Dayton-it në qeverinë qendrore, teksa myslimanët e Bosnjës dhe komuniteti ndërkombëtar janë të vendosur ta bëjnë këtë gjë. Serbët e Bosnjës janë të vendosur të kenë kontroll të plotë mbi fatin e tyre, dhe kanë frikë se, nëse ata vazhdojnë të transferojnë autoritet te një qeveri qendrore, më shumë myslimanë boshnjakë do të jenë në kontroll. Rezultati fundor do të jetë tension i vazhdueshëm mes dy entiteteve boshnjake, një vend jofunksional dhe përpjekje për shumë vite të tjera nga politikanët e Perëndimit - si zv/presidenti, Joseph Biden, në vizitën e tij të fundit - për të futur një kontur katror në një vrimë të rrumbullakët.

Unë e di se për çfarë jam duke folur: për më shumë se 15 vjet kam qenë një nga njerëzit që janë marrë me këto gjëra. Më së fundi arrita të kuptoj se përvoja historike në këtë rajon ka ngjizur një mendësi shumë të ndryshme nga e jona. Ne presim që njerëzit në Ballkan të mendojnë dhe të reagojnë siç duam ne: Nuk ka për të ndodhur.

Në Kosovë realiteti është se shumica e serbëve kanë ikur dhe nuk do të kthehen. Shumë prej atyre që kanë mbetur e kanë bërë këtë vetëm sepse shpresojnë ose besojnë se ata mund ta injorojnë qeverinë qendrore të Kosovës së pavarur dhe vazhdojnë të shohin nga Serbia për mbështetje politike dhe financiare. Këta serbë që jetojnë në veri të lumit Ibër sillen sikur ata të jetojnë në Serbi. Presidenti Tadiç dhe qeveria e tij e moderuar janë të zënë në çarkun e mbështetjes për serbët e Kosovës, me qëllim parandalimin e një zabullime nacionaliste, ndërsa përpiqen të lëvizin drejt BE. Këto kontradikta po bëhen gjithnjë e më të qarta. Por ky nuk është rreziku më i madh. Deri tani shqiptarët e Kosovës kanë qenë të duruar me refuzimin e serbëve të Kosovës për të njohur pavarësinë e saj duke pritur që komuniteti ndërkombëtar ta zgjidhë këtë problem. Por politikanët e opozitës në Kosovë kanë nisur të kritikojnë qeverinë e tyre për pasivitet në këtë çështje. Ky frustrim do të rritet, duke çuar në përkeqësime të mëtejshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe komunitetit ndërkombëtar dhe duke çuar edhe në rritje të dhunës ndaj serbëve të Kosovës.

Në të dyja vendet, Kosovë dhe Bosnjë, ne duhet të shqyrtojmë zgjidhje të ndryshme - zgjidhje që ne mund të mos na pëlqejnë dhe që mund të kenë komplikime, por që mund të jenë vërtet të suksesshme. Kjo është e vetmja rrugë, me të cilën komuniteti ndërkombëtar mund të përfundojë përfshirjen e tij në Ballkan.

Në Kosovë kjo mund të nënkuptojë një lloj ndarjeje të serbëve dhe shqiptarëve, të kombinuar me njohje të përbashkët, zotim për të drejta të plota ndaj pakicave dhe lloje të ndryshme karamelesh nga BE. Bosnja është më e koklavitur. Atje një zgjidhje duhet të përfshijë me shumë mundësi një qasje tjetër të marrëdhënieve brenda Bosnjës dhe duke lejuar Republika Srpska, pjesën serbe të vendit të ndarë, të mbajë referendum për pavarësi. Kjo do të duhet të përfshijë shumë garanci për marrëdhëniet në të ardhmen, që duhet të paraqiten si paketë e plotë e drejtuar dhe e përmbushur nga komuniteti ndërkombëtar.

Në të dyja rastet do të duhet të demonstrohet dëshirë dhe gatishmëri për të përdorur forcën ushtarake për të parandaluar dhunën gjatë këtij procesi.

Ka një arsye tjetër pse duhet të zgjerojmë të menduarit tonë. Ne në Perëndim veprojmë sikur kontrollojmë gjithçka ndodh në rajon. Nuk është kështu, siç në fakt u dëshmua me shpërthimin e luftës në 1990-1991 në ish-Jugosllavi dhe me rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 1997-1999.

Fakt është se në Bosnjë dhe Kosovë, forca vendore të pavarura mund t’i marrin gjërat në duart e tyre dhe në një kohë të shkurtër të nisë një dhunë e re, të cilën ne do ta kemi shumë të vështirë për ta ndalur. Dhe ne thjesht nuk mund të përballojmë që të bëhemi edhe më lëmsh në atë rajon.

Ashtu si një pijanec që për hap të parë ka njohjen e faktit që ka një problem, ne kemi nevojë të pranojmë se politikat aktuale nuk janë të efektshme. Vetëm atëherë kur të mendojmë në mënyrë konstruktive për zgjidhjet, atëherë do të ketë stabilitet afatgjatë në rajon.


* William Montgomery është ish-ambasador amerikan në Bullgari, Kroaci dhe Serbi - Mali i Zi dhe ish-këshilltar i presidentit për Bosnjën





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.8346939 sekonda, 45 pyetje