Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Minoriteti grek ne Shqiperi
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2002 nė 09:25 Edit Post Reply With Quote
Minoriteti grek ne Shqiperi

Minoriteti grek ne Shqiperi
Nga Dimitris Hristopulos Doktor i Shkencave. Anetar i Keshillit Drejtues te Qendres se Studimit te Minoriteteve)

Hyrje e pergjithshme

Minoriteti grek ne Shqiperi eshte nje minoritet tipik ballkanik. Perqendron shumicen - ne se jo te gjitha - e tipareve qe fomojne nje minimum tipologjie te fenomenit minoritet ne Ballkan (megjithese e njejta gje ndodh edhe ne vende te tjera te Europes):

popullsi qe gjendet prane kufijve, nje shtet fqinj te cilin minoriteti percepton si atdheun e vet, nje atdhe qe konsideron se detyrimi per mbrojten e minoritetit eshte dicka qe i ngjan "ligjeve te natyres"

Megjithese minoriteti grek ne shqiperi eshte mbartes i nje ngarkese te rende historike e cila nderthuret edhe me marrdheniet midis Greqise dhe Shqiperise, nje tipar qe nuk duhet te harroje askush, kur flet per kete minoritet eshte shkalla e larte e integrimit te tij ne shoqerine shqiptare. Askush nuk mund te perkrahe me argumente serioze tezen se minoriteti grek ne Shqiperi ka qene ose eshte nga ana shoqerore apo etnike i izoluar dhe i perjashtuar. Nga ana tjeter, kur merremi me ceshtjet e minoritetit grek ne Shqiperi, shpesh ndeshemi me tezen zyrtare apo jo zyrtare qe qarkullon bollshem ne shoqerine shqiptare, sipas se ciles nen regjimin e Enver Hoxhes minoriteti grek ne Shqiperi perbente nje grup te privilegjuar. Kjo teze perforcohet akoma me shume pas vitit 1990 duke marre shkas prej te ashtequajturit trajtim te privilegjuar te grekeve te Shqiperise nga autoritetet greke. Pa hulumtuar ne se dicka e tille eshte, dhe ne cfare shkalle, e vertete, mund te themi se argumenti i grupit te privilegjuar per minoritetin grek perben sot argumentin me te zakonshem te nacionalizmit shqiptar perkundrejt ketij minoriteti.

Nje konstatim tjeter strukturor, vlefshmerine e te cilit veshtire se mund t'a kapercente kush, eshte fakti qe sot minoriteti grek esencializohet me shume si nje koncept ideologjik se sa si nje permase reale. Gjithashtu, megjithese eshte me pak i rendesishem se konstatimi i meparshem, ia vlen te theksohet fakti se pala greke vazhdon t'i jape prioritet perdorimit te termit Minoriteti Etnik Grek, i cili perputhet edhe me sterotipin mbizoterues ne Shqiperi qe perdor kriterin e "prejardhjes kombetare" per strukturimin dhe percaktimin e nje grupi. Kjo tregon gjithashtu, se sa statik dhe ideoliptik vazhdon te jete perceptimi i minoritetit nga ana greke. Ne cdo rast, duhet te theksojme se si per Shqiperine si per Greqine dhe vete minoritetin, pesha historike dhe gjeopolitike qe i atribohet pranise se minoriteti grek ne Shqiperi nuk i korrespondon peshes reale qe ajo ka ne shoqerine shqiptare, te pakten ne ditet tona.

Territori, prejardhja kombetare dhe subjektivizma

A.

Mbrojtja e minoriteteve dhe sidomos e minoritetit grek - duke nisur nga krijimi i shteti Shqiptar - eshte rezultati i drejtperdrejte i pesionit te faktoreve te jashtem dhe jo rezultat i nje strukturimi normal te shtetit te se drejtes dhe i respektimit te te drejtave te njeriut ne pergjithesi. Por do ishte dikush ne menyre univoke i padrejte ndaj Shqiperise ne se perkrahte tezen se vetem Shqiperia kalon nga ky stad zhvillimi te paekuilibrur te institucioneve dhe te mbrojtjes se minoriteteve. Dhe shtete te tjera ne rajonin tone hyjne ne te njejten kategori dhe kalojne nga te njejtat stade perceptimi te minoriteteve dhe pasojat e ketyre mangesive mund t'i konstatoje cdokush fare lehte po te hulumtojme marrdheniet qe cdo minoritet ka me administraten ne Ballkan. Nga ana tjeter, kur institucionet apo shoqeria, ne pergjithesi nuk ka nje tradite te respektimit te te drejtave (ne radhe te pare te shumices) dhe neperkembja e tyre eshte dicka e zakonshme, eshte hipokrizi apo vetem strategji e detyruar te pretendoje kush se respekton te drejtat e minoriteteve qe ndodhen ne territorin e saj. Per te kenaqur kete pretendim - se respekton te drejtat e minoriteteve - autoritetet fshihen pas nje formalizmi te padurueshem, i cili behet shume i lodhshem kur ato (autoritetet shqiptare ne rastin konkret) i referohen gjendjes se te drejtave te minoritetit ne territorin e tyre.

Ne ditet tona, ku Shqiperia ka integruar ne rendin e saj ligjor nje sere tekstesh nderkombetare, politikanet shqiptare dhe perfaqesuesit e autoriteteve konsiderojne se vendi i tyre disponon nje nga sistemet me te perparuara juridike per mbrojten e te drejtave te njeriut dhe te minoriteteve. Si rrjedhim, sipas tyre, ka perplotesuar perfundimisht te gjitha detyrimet e saj ndaj bashkesise nderkombetare dhe qytetareve te saj. Kjo menyre te menduari, pervecse injoron (mos) aplikimin e ketyre detyrimeve ne territorin Shqiptar, pretendon se aprovimi i teksteve juridike dhe adoptimi i ligjeve te rinj sipas modelit te demokracive perendimore, mjaton per perftimin e civilizimit ligjor te perendimit dhe per normalizimin demokratik. Ketu, ja vlen te theksojme se perfaqesuesit e autoriteteve shqiptare nuk e perdorin thjesht si justifikim dicka te tille, por kane filluar dhe t'a besojne seriozisht dicka te tille. Sigurisht dhe perseri, duhet te themi se do ishte e padrejte po te themi se nje sindrom i tille (keshtu besojme se eshte, prandaj duhet te jete keshtu), gjendet vetem tek perfaqesuesit e autoriteteve Shqiptare. Dicka te tille mund t'a ndeshe kushdo nga te dy anet e kufirit. Megjithate, ajo qe perben, le te themi, nje vecanti shqiptare (apo ndoshta strategji?) eshte pretendimi sipas se cilit "keto jane mundesite tona, s'bejme dot me shume", me pak fjale argumenti i "varferise shqiptare". Kur administrata shqiptare, ne dialogon per kete ceshtje me perfaqesues nderkombetare, ka nje super-perdorim te ketij pretendimi, duke nxjerre ne pah ne cdo rast veshtiresite reale socialo-ekonomike ne te cilat gjendet Shqiperia, kjo behet shpesh qe te justifikohen sjellje dhe mentalitete, ndryshimi i te cilave mbart me shume nje kosto politike se sa ekonomike. Per kete arsye, imazhi qe ekziston jashte per Shqiperine per sa i perket ceshtjes se minoritetit, eshte se ky vend eshte nje "bashkebisedues" i veshtire, i cili ne menyre alternative perdor kur argumentin super-optimist te formalizmit juridik dhe kur argumente cinike pesimiste, duke u perpjekur te mbuloje ne kete menyre paaftesine apo mos vullnetin per aplikimin thelbesor te kerkesave qe rrjedhin nga e drejta nderkmbetare.

B.

Mbrojtja e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi ka si kusht paraprak qendrimin e tyre ne zonat qe njohen si te tilla. Ne kete menyre, njohja e te drejtave te minoritetit percaktohet nga qendrimi i tij ne nje rajon te para-caktuar. Shqiperia nuk eshte vendi i vetem ku njohja e te drejtave te minoritetit eshte ne vartesi te qendrimit te tij ne nje zone te caktuar te territorit. Duhet thene, se edhe Marreveshja-kornize lidhur me mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve enike, i cili eshte edhe teksti me i perparuar i aprovuar nga qeveria Shqiptare lidhur me te drejtat e minoriteteve, permban nje formulim shume "te bute" per sa i perket te drejtave te shteteve qe te ofrojne arsimim per minoritaret, sidomos kur ky arsimim ofrohet tashme ne disa pjese te territorit te shtetit.

Autoritetet shqiptare te gjithe logjiken e mbrojtjes se minoritetit grek e strukturojne mbi sistemin e te ashtequajturave "zona minoritare" gje qe nga ana juridike eshte shume i brishte. Mungesa e percaktimit juridik te zonave minoritare vazhdon edhe ne ditet e sotme dhe konsiderohet si nje e dhene metafizike, si e pa-rishikueshme dhe e paprekshme: minoritet grek ekziston vetem ne zonat minoritare.

Perspektiva ne fjale e autoriteteve shqiptare eshte shume problematike edhe persa i perket marredhenieve me minoritetin grek dhe Greqine por edhe me rrymen juridike qe po strukturohet ne shkalle nderkombetare sipas se ciles njohja dhe mbrojtja e minoriteteve nuk nenkupton peraktimin e nje territori ne te cilin ato duhet te banojne. Nga ana tjeter, edhe minoriteti grek tregohet i pavullnetshem te clirohet nga teoria e "zonave". Kjo ndodh ndoshta sepse eshte shume i rezervuar ose ka frike te perballet me te dhenat e reja dhe reale qe rrjedhin prej tkurrjes se minoritetit, per arsye te eksodit drejt Greqise, gje e cila percakton ne menyre te konsiderueshme zhvendosjen e ekuilibreve demografike te Jug te Shqiperise.

Megjithate, kohet e fundit, Shqiperia po jep shenja se eshte e gatshme te rishikojne teorine e "zonave" dhe te vartesise absolute prej tyre, te te drejtave te minoritetit. Ne ekspozene per zbatimin e Marreveshjes-kornize nuk permendet gjekundi teoria e ekzistencse se zonave minoritare, por ne te njejten kohe nuk formulohet ndonje kriter per zbatimin e lire lokal te te drejtave te minoritetit.

C.

"Prejardhja kombetare" si kriter ose kusht paraprak per njohjen e te drejtave si minoritet, eshte e papajtueshme me perceptimin mbizoterues ne Europe per subjektet e te drejtave te minoriteteve. Pika kapitale per kete perceptim, qe fiton edhe permbajtje rregulluese me mbarimin e luftes se ftohte, eshte artikulli 32 i Tekstit Perfundimtar te OSBE-se ne Kopenhage, sipas se cilit "fakti qe dikush i perket nje minoriteti etnik perben nje ceshtje personale dhe zgjedhje te lire te subjektit dhe kjo nuk ka asnje pasoje negative per subjektin ne fjale". Gjithashtu, dekreti i Marreveshjes-kornize per mbrojtjen e minoriteteve etnike shenon se "cdo person qe i perket nje minoriteti etnik ka te drejte te zgjedhe lirisht te trajtohet ose jo si i tille dhe asnje pasoje negative nuk rrjedh nga kjo zgjedhje" (artikulli 3).

Koncepti i "prejardhjes kombetare", perben nje mbijetese te se drejtes se gjakut (jus sanguinis). Perben nje perceptim te tipit racial te subjektit njerezor, e cila vazhdon dhe mbijetonne kohen tone, megjithe perparimet e medha qe jane shenuar dhe qe tregojne se kriteri per mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve nuk perben ndonje lloj objektivizmi gjenealogjik (gjaku qe rrjedh ne venat tona, sic u pelqen te gjithe nacionalisteve, pavaresisht ne se jane anetare te shumices etnike apo te pakices etnike), por varet nga vullneti subjektiv i individit t'i perkase apo mos t'i perkase nje grupi minoritar. Para hartimit te Kushtetutes se re te Shqiperise, 17 deputete te Parlamentit shqiptar, deponuan nje propozim modifikimi te artikullit 20 per minoritetet, me te cilin kerkonin integrimin pothuajse me expressis verbis te artikullit 32 te Tekstit Perfundimtar te OSBE-se te Kopenhages. Ky propozim nuk u pranua nga Parlamenti Shqiptar. Ne Shqiperi mbizoteron kriteri i "prejardhjes kombetar". Shteti Shqiptar konsideron se "prejardhja kombetare", perben kriterin me te sigurte per akordimin e te drejtave te minoritetit per Greket e Shqiperise, duke presupozuar se vete shteti Shqiptar eshte ne gjendje te para-caktoje ata qe kane prejadhje greke. Ne kete menyre, shteti Shqiptar nuk nguron per here te pare ne historine e tij, te mos perfshije pyetjen e "perkatesise etnike" ne regjistrimin e popullsise ne vitin 2001, i shtyre nga frika e shpjegueshme dhe e qarte, mos te lere te "pakontrollueshme" permasat e atyre qe deklarojne "Greke". Ky vendim i shtetit Shqiptar, shkaktoi reagimin e perfaqesuesve te minoritetit grek, por nderkohe nuk pengoi Greqine te financonte regjistrimin ne fjale.

Nga ana tjeter, tezat greke, zyrtare, jo-zyrtare apo te organizmave private reklamojne ekuacionin "i krishtere baraz Grek", duke aplikuar nje interpretim arbitrar te rum millet-it otoman, nje shekull pas anulimit te tij. Eshte e qarte, se pas numrave fantastike ndonjehere qe shfaqen here pas here ne Greqi lidhur me numrin e minoritareve, qendron ky ekuacion arbitrar historik. Sidoqofte, ne ditet tona, nderkohe qe dinamika njerezore e minoritetit eshte tkurrur, kapitali politik qe eshte investuar per minoritetin nga organizma te ndryshem (Greqia zyrtare, organizma private, organizata te ndryshme) kerkon vazhdimin e ekzistences se minoritetit ne Shqiperi. Por ne se kjo eshte e pamundur nga ana biologjike, atehere duhet te behet ekspansion i cilesise se minoritarit me "gjak" te ri. Prandaj, edhe pika kritike nuk eshte qendrimi i Shqiperise ne lidhje me percaktimin e subjekteve te minoritetit grek por formimi i subjekteve te reja nepermjet procesit te "kalimit" ne identitetin grek per arsye te drejtperdrejta ekonomike. Anetaret e rinj te minoritetit grek "vijne" nga hapesira dinamike e "filogrekeve" te jugut te Shqiperise, kryesisht prej Vlleheve, por edhe prej te krishtereve Shqiptare. Edhe ketu, megjithate, kriteri i "prejardhjes kombetare" triumfon serish.

Ajo qe duhet te theksojme si konkluzion eshte se menyra e perceptimit te te drejtave minoritare ne Shqiperi nuk eshte nje vecanti shqiptare, nuk perben ndonje "ekzluzivitet" kombetar, por takohet ne shume shtete te tjera, fqinje dhe jo fqinje, ndermjet te cilave edhe Greqia. Nga ana tjeter, menyra e perceptimit te te drejtave te minoritetit, eshte e njejte (gje qe mund te perbente nje paradoks) si nga ana e autoriteteve shqiptare ashtu edhe nga minoriteti grek. Nderkohe, mbrojtja e minoritetit grek ne Shqiperi, shume pak ka preokupuar vemendjen e "bashkesise nderkombetare". Ceshtjet qe lidhen me te drejtat e minoriteit grek jane shume poshte ne axhenden e perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar ose qe te jemi me te sakte, ceshtja e minoritetit grek ndodhet jashte kesaj axhende. Arsyet e kesaj politike jane tre:

E para: Shqiperia tani per tani ka bindur perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare qe perben zell te tepruar ose "luks" preokupimi me te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi.

E dyta: Faktoret nderkombetare ne pergjithesi vleresojne se te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi mbrohen ne menyre te mjaftueshme edhe nepermjet presioneve qe ben Greqia ndaj Shqiperise.

E treta: Promovimi i te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi nga ana e Greqise, jo vetem qe acaron reflekset e forta nacionaliste te administrates dhe shoqerise shqiptare, por amortizon akoma me shume veprimtarine e ulet, ne cdo rast, te faktorit nderkombetar ndaj kesaj ceshtje.

Stabiliteti dhe zhvillimi i Shqiperise si kusht i domosdoshem per respektimin dhe ushtrimin e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi.

Sot, nga pothuaj te gjithe perfasuesit e spektrit politik grek, nuk vihet me ne dyshim perceptimi se qendrueshmeria gjeopolitike dhe zhvillimi i Shqiperise perbejne nje kusht paraprak te padiskutueshem per te ardhmen dhe mireqenien e minoritetit grek ne Shqiperi. Megjithese, te gjithe e dine, se akoma mbijetojne tezat e atyre qe shohin si te vetmen rrugedalje per permbushjen e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, autonomine dhe ndoshta edhe bashkimin ne te ardhmen te "Vorio Epirit" me Greqine. Perfaqesuesit e ketyre tezave sot, edhe pse nuk kane rishikuar asgje nga bindjet e tyre, kane kuptuar se nuk kane me perkrahjen e botes politike dhe te shoqerise. Eksodi masiv i minoritetit grek nga Shqiperia qe u kulmua pas krizes se rende te vitit 1997 ne Shqiperi, ka tkurrur ne menyre te konsiderueshme permasat e minoritetit. Nga ana tjeter, politika e jashtme greke ka ndryshur ne menyre rrenjesore orientimet e veta. Keto dy faktore kane neutralizuar cdo lloj strategjie tjeter politike, duke konverguar ne mendimin se vetem zhvillimi dhe stabiliteti i Shqiperise perben rrugedaljen e vetme per problemet e minoritetit grek dhe jo vetem.

Por, ndersa do te priste kush, qe tezat ekstremiste te pales greke lidhur me "ceshjen e vorioepirit" do te izoloheshin krejtesisht, rrethanat gjeopolitike te tanishme te kombit shqiptar dhe rryma te ndyshme qe shfaqen ne shoqerine shqiptare, bejne c'eshte e mundur qe te "mbajne gjalle" teza te tilla. Qe te jem me i sakte: nacionalizmi shqiptar duke riprodhuar skenare qe shkaktojne paqendrueshmeri gjeopolitike dhe ri-ndarje territoriale ne Ballkan, ne fakt ushqen nacionalizmin dhe irredentizmin grek ne Shqiperi. Ky i fundit del fare hapur here pas here, perderisa sheh se ne nje periudhe tensionesh dhe ndyshimesh te mundshme kufijsh, diku dhe disi mund te dale i fituar. Pra mund te them me pak fjale se si nacionalizmi shqiptar ne kete rast "saboton" kombin shqiptar, sic bene ne fakt te gjithe nacionalizmat qe u shfaqen ne fund te shekullit te XX ne rajonin tone.

Fakti qe brenda dhjetevjecarit 1990, udheheqja politike greke ka kuptuar se qendrueshmeria dhe zhvillimi i Shqiperise eshte ne interes te drejtperdrejte te minoritetit grek, nuk do te thote se jane amortizuar krejt te gjithe mekanizmat e "sipermarrjes" politike te ceshtjes "Vorioepirote", te cilet kjtonin se kishin monopolin e mbrojtjes se te drejtave te minoritetit, gje qe e benin shpesh me ane te "marketingut" te ideologjise irredentiste. Paaftesia e tyre per te kontrolluar tashme strategjite afatgjata te politikes Greke ndaj Shqiperise, nuk u ka privuar mundesine e nderhyrjes dhe ushtrimit te politikes ne nivele me te uleta, duke penguar aplikimin dhe ndyshimin e plote te politikes greke ne "baze". Organizatat e ndryshme "Vorioepirote" nepermjet rrjeteve qe kane ngritur dhe me ane te perforcimit te tyre nga qendra lokale dhe periferike te pushtetit ne Greqi, si edhe nga disa deputete Greke, vazhdojne te ushtrojne politike. Politika qendrore e ka te veshtire, te kufizoje hapesiren e privilegjuar te veprimtarise se ketyre organizatave, hapesire qe u krijua te pakten me tolerancen e politikes qendrore, ne fillim te viteve 1990. Prandaj nuk eshte e veshtire te konstatohet nje kontradikte, e cila nuk eshte tipar vetem i marrdhenieve greko-shqiptare, por karakterizon edhe politikat e tanishme te shtetit grek: nga nje ane udheheqja politike ne Greqi nuk humbet ansje rast per te shprehur vullnetin e saj te sinqerte per te kontribuar ne zhvillimin dhe qendrueshmerine e shtetit shqiptar. Nga ana tjeter, megjithate, mbizoterojne reagime te cilat me kalimin e kohes kane fituar nje dinamike te pavarur politike dhe ne fakt "sabotojne" dhe pengojne strategjine e politikes greke, te cilen shpreh udheheqja politike. Keto mekanizma mbijetojne sot edhe duke shfrytezuar teorine e kostos politike qe mund te sjelle zhdukja e tyre. E megjithate, kostoja politike qe do te shkaktoje shpengimi perfundimtar i politikes greke nga keto mekanizma anakroniste eshte shume e ulet. Ne fund te fundit, as qe mund te krahasohet me koston pozitive politike qe sjell konsolidimi i strategjise se re ne politiken greke ndaj Shqiperise dhe vendeve te tjera te Ballkanit. Prandaj, edhe pala greke, per te miren e saj dhe te minoritetit grek ne Shqiperi, duhet te shpengohet ne menyre perfundimtare nga mekanizmat qe ushqehen dhe ushqejne tensionin dhe polarizimin e minoritetit me shoqerine Shqiptare.

Sot, Shqiperia me nje ritem zhvillimi ekonomik vjetor 7%, ka perqendruar pjesen me te madhe te produktit dhe pasurise kombetare ne boshtin Vlore-Durres-Tirane, gje qe ka si pasoje pjesa tjeter e Shqiperise, sidomos veriu por edhe jugu te braktisen dhe shkretohen. Minoriteti grek ne Shqiperi mund te shpresoje se do mbijetoje vetem nese ringjallet nga ana ekonomike i gjithe Jugu i Shqiperise. Greqia, per te mbrojtur ne menyre afatgjate te drejtat e minoritetit grek duhet ne te njejten kohe te fitoje besimin e Shqiperise, duke bindur boten politike dhe shoqerine Shqiptare se qellimet e saj jane te sinqerta. "Realisteve" nga te dy anet e kufirit, qe nuk humbasin rastin te perserisin se eshte i pamundur qe besimi reciprok te vendoset midis dy vendeve, pergjigjia eshte se kjo perspektive eshte e vetmja rruge qe na mbetet. Sa me shpejt t'a kuptojme ne te dy anet e kufirit, aq me mire per Shqiperine, per Greqine dhe per minoritetin grek ne Shqiperi.

Perkthimi dhe perkujdesja e tekstit: Eda Gemi & Gazmend Kapllani




kj


Minoritaret kane nje parti PBDNJ dhe nje organizate "Omonia"

A dihet sa shkolla kane?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2002 nė 10:56 Edit Post Reply With Quote
Minoriteti grek ne Shqiperi nga e kaluara tek e sotmja
Nga Arben Puto/ Para se gjithash, duhet cmuar fakti se autori grek Dimitris Hristopulos ne shkrimin e tij ka marre ne disa raste, nje distance nga klishete dhe skemat e vjetra te propagandes greke dhe nga nje literature e bollshme antishqiptare. Ceshtja padyshim trajtohet ne nje fryme te re, por ka pasazhe ne kete shkrim qe perpiqen ta vene ne dyshim respektimin e plote te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi. Ato jane te pasakta dhe ne kundershtim me realitetin.

Do te terheqim vemendjen ne disa pika, pa hyre shume ne hollesira dhe duke e trajtuar ceshtjen ne menyre globale.

Se pari vihet ne dyshim fakti i qarte se pergjithesisht trajtimi i minoritetit grek ne Shqiperi eshte nje shembull i mire qe mund te sherbeje si model per te gjithe hapesiren ballkanike. Te mos harrohet se Greqia, nuk njeh kurrefare minoritetesh ne territorin e saj. Vihet re tek autori grek po ajo tendence qe shfaqet ne nje rreth te gjere jo vetem zyrtar, por edhe ne qarqe intelektuale, qe ceshtjen e minoriteteve ta trajtojne nga "pozitat e arbitrave" ne drejtim te shteteve fqinje, sikur vetem keto dhe jo Greqia kane popullsi minoritare.

Se dyti, quhet gati nje shkelje, fakti qe minoriteti grek ne Shqiperi e ndan fatin me shumicen e popullsise. Gati-gati, kerkohet qe ajo e cila quhet "varferi shqiptare" te kurseje, te lere jashte popullsine minoritare greke. Kjo eshte jashte llogjikes se mbrojtjes se te drejtave te njeriut, sepse, ashtu sic nuk duhet te kete diskriminim nuk mund te kete as privilegjim te nje pjese te popullsise vetem per faktin se eshte minoritare. Realiteti i ketij vendi eshte ai qe eshte, dhe eshte i njejte per te gjithe shtetasit, pavaresisht nga perkatesia etnike.

Ne nje vend, autori Hristopulos thote se kur behet fjale per minoritetet, Shqiperia eshte nje "bashkebisedues i veshtire" qe perdor here argumentin e nje formalizmi juridik (sic eshte regjimi i minoritetit me baze ligjore), here ato qe ai i quan "argumente cinike pesimiste" (ne te cilat si duket ai kupton perseri varferine, nje varferi gati ende mike). Shqiperia keshtu perpiqet sipas tij, te mbuloje "paaftesine apo mosvullnetin per aplikimin thelbesor te kerkesave qe rrjedhin nga e drejta nderkombetare". Kjo eshte krejt ne kundershtim si me gjendjen reale ne vend, ashtu edhe me vleresimet qe jane bere nga organizmat nderkombetare te kesaj sfere. Keto te fundit, e kane quajtur gjendjen e minoritetit ne Shqiperi "nen kontroll". Pra, ajo paraqitet ne pergjithesi ne parametra pozitive. Dhe nga kjo pikepamje, mund t- thuhet se Shqiperia ka patur se c'te tregoje, ajo nuk ka qene asnjehere nje "bashkebisedues i veshtire", por eshte treguar gjithnje e gatshme te prese verejtjet dhe vleresimet eventuale. Ajo e ka lene deren te hapur dhe eshte treguar nje "bashkebisedues" transparent per te gjitha problemet qe kane te bejne me kete ceshtje.

Nje verejtje tjeter, eshte ajo qe ka te beje me zonen e minoritetit grek. Autori e quan shkelje qe ceshtja e minoritetit eshte perqendruar ne zonen perkatese. Ai i kundevihet edhe Konventes-Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve qe thote se minoriteti eshte nje popullsi qe ka vendqendrimin e vet te dalluar nga pjesa tjeter e territorit shteteror. Ai, e ve keshtu ne dyshim dhe e quan te padrejte qe "minoriteti grek ekziston vetem ne zonen minoritare". Keshtu, autori grek behet indirekt zedhenes i tezes se shtrirjes se elementit minoritar grek ne gjithe Shqiperine Jugore. Nje pohim i tille le shkas qe te interpretohet se ky do te ishte nje variant i planit te mirenjohur te "autonomise" se Shqiperise Jugore" qe ka qene nje stratagjeme per aneksimin e saj perfundimtar nga ana e Greqise. Autori thote ne nje vend se ne Greqi "akoma mbijetojne tezat e atyre qe shohin si te vetmen rrugedalje per permbushjen e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi autonomine dhe ndoshta edhe bashkimin ne te ardhmen te "Vorio Epirit" me Greqine. Autori duket se e denoncon kete, por, ku do te na conte nje shtrirje e tille e elementit minoritar, tej zones minoritare. Ai ndoshta e ka fjalen per mbrojtjen e te drejtave te minoritetit edhe jashte kesaj zone. Por minoriteti gezon barazi te plote ne te gjithe hapesiren territoriale. Mbrojtja e "ndjek" ate kudo qe eshte, vecse nuk mund te behet fjale per te ndryshuar vete nocionin e minoritetit qe percaktohet nga Konventa - Kuader si nje popullsi qe banon ne nje pjese te caktuar te territorit te shtetit, shtetesine e te cilit ajo ka.

Autori i kushton vemendje atij qe ai e quan irredentizem dhe nacionalizem, i cili helmon marredheniet midis dy vendeve dhe mund te reflektohet negativisht edhe ne gjendjen e minoritetit grek. Ndonese nuk mund te mohohet se dhe ne kete anen tone ka here -here shprehje te kesaj dukurie, ajo merr nje dimension te pakrahasueshem ne anen greke. Artikullshkruesi flet gjeresisht per organizatat "Vorio-Epiriote" te cilat vazhdojne te jene aktive e gjejne jo rralle shprehje edhe ne nivelin e organeve qendrore konkretisht nga nje numer "deputetesh greke qe vazhdojne te ushtrojne politike". Eshte nje gje pozitive qe Histropulos e quan ekzistencen dhe veprimtarine e tyre si kunderproduktive si ne planin e marredhenieve midis dy vendeve, ashtu dhe ne ate te pozites se minoritetit grek ne Shqiperi. Ai quan politike realiste qe pala greke te clirohet perfundimisht nga "mekanizmat qe ushqehen dhe ushqejne tensionin dhe polarizimin e minoritetit ne shoqerine shqiptare. "Realizmi", nga dy anet e kufirit,-shton ai, "eshte e vetmja rruge qe na mbetet" dhe sa me shpejt ta kuptojme kete ne te dy anet e kufirit aq me mire per Shqiperine, per Greqine dhe per minoritetin grek ne Shqiperi.

Ne opinionin shqiptar qofte ne ate shoqeror, por edhe ne nivelin e organeve zyrtare kjo eshte kuptuar tanime si nje nevoje e domosdoshme. Ne kete anen tone, pershtypja eshte se gjendja eshte e kenaqshme. Mbetet qe edhe ne Greqi te kete po ate bindje. Shkrime si ky i Hristopulos ne pergjithesi, pavaresisht nga verejtjet, jane deri diku nje "mesazh" ndryshe.

Nje verejtje vecanerisht serioze eshte ajo qe ka te beje me ate qe autori quan "tkurrje te minoritetit grek" si rezultat i zhvillimeve te ketyre viteve. Ai e ka fjalen per numrin e minoritetit grek qe eshte pergjithesisht ne ulje. Ai shprehet kunder "prejardhjes kombetare" si kriter per te percaktuar perkatesine etnike. Sipas tij kjo eshte shkelje e te drejtave te minoritetit grek ne pergjithesi, por vecanerisht ne Shqiperi sepse "perben nje perceptim racial te subjektit njerezor". Sipas tij nuk eshte gjaku qe rrjedh ne venat tona ai qe percakton perkatesine minoritare, por eshte shprehja e vullnetit te individit t'i perkase ose jo nje grupi minoritar. Kjo na con teper prapa ne kohe, qe kur pretendimet territoriale greke ne Shqiperine jugore qofte para Luftes se Pare apo pas Luftes se Dyte bazoheshin pikerisht mbi "vullnetin subjektiv" pa marre parasysh kriteret objektive te gjuhes se folur, te traditave dhe vlerave kombetare. Ne Konferencen e Paqes te vitit 1919 kryeministri grek Venizellos paraqiti pikerisht kete teze, duke kerkuar shprehjen e "vullnetit subjektiv" si kriter te vetem per ndarjen e territoreve. Shprehja e vullnetit eshte vetem nje element i perkatesise etnike. Nocioni minoritetit kerkon qe te mos injorohen elementet objektiv sic jane gjuha e folur ne familje, besimi fetar dhe te dhena te tjera plotesuese te kesaj natyre. Pikerisht keto te dhena jane marre per baze ne kohen e vet per caktimin e kufijve midis Shqiperise dhe Greqise si dhe ate te zones minoritare.

Shkakton habi fakti qe Histropulos "tkurrjen e minoritetit grek" kerkon ta kompensoje me nje "dinamike te re" si kusht per vazhdimin e ekzistences se minoritetit grek ne Shqiperi. Po c'eshte kjo dinamike e re. Ajo konsiston ne "rekrutimin" e vlleheve ne popullsine minoritare. Nuk kuptohet perse kjo duhet bere vetem per vllehet e Shqiperise. Komuniteti vlleh eshte i shtrire ne te gjithe hapesiren ballkanike vecanerisht ne Shqiperi, por dhe me shume ne Greqi. Ne te dy anet e kufirit ai ka arritur nje shkalle te larte integrimi ne gjithe jeten e shoqerise ne secilin prej dy vendeve. Nuk mund te thote njeri se popullsia vllehe ne Greqi nuk ka vetedije greke. Por po aq e vertete eshte kjo per Shqiperine, ku vllehet, megjithe tiparet e tyre te vecanta jane integruar po ashtu ne shoqerine shqiptare dhe nuk ka ndodhur asnjehere qe vllehet, ketu tek ne ta kene vene veten ne radhet e "popullsise minoritare greke". Te shumte jane personalitetet me origjine vllehe qe me veprat e tyre kane zene nje vend te dores se pare ne kulturen dhe letersine shqiptare.

Pas kesaj hyrjeje ne te cilen u perpoqa te shpalos disa verejtje kritike, mua me duhet te theksoj se kete shkrimin tim nuk e kam konceptuar thjesht si nje replike. Qellimi i ketij shkrimi eshte qe te jape versionin shqiptar te ngjarjeve dhe fakteve, qe debati te mos kufizohet me arsyetime ne parim, por te ndalet edhe te faktet reale te gjendjes se minoritetit grek ne Shqiperi. Nganjehere polemikat mbeten shterpe nese nuk ballafaqohen me realitetin e gjerave.

Popullsia etnike greke jeton ne pjesen juglindore te vendit ne afersi te kufirit shteteror me Greqine. Shqiperia eshte nje vend ku jetojneedhe disa grupe te tjera minoritare, por minoriteti grek eshte grupi me i madh ne numer. Per numrin nuk mund te behet nje vleresim i sakte. Per kete disponojme vetem te dhenat e regjistrimit te popullsise qe eshte bere me 1989. Sipas tyre gjithe popullsia e Shqiperise arrinte ne ate kohe ne 3 182 400, nga te cilet 3 117 600 shqiptare dhe 58 758 greke. Sigurisht keto te dhena duhen azhornuar. Kane kaluar vite dhe kane ndodhur ndryshime. Edhe perberja e minoritetit grek nuk eshte po ajo. Ndryshimet kane ndodhur jo vetem ne nje sens. Nataliteti ketu ka qene nen mesataren e kesaj zone. Ka pasur levizje demografike dhe nje pjese jo e vogel e popullsise minoritare eshte larguar per ne Greqi. Kjo eshte ajo qe autori grek quan "tkurrje" e minoritetit grek ne Shqiperi.

Minoriteti grek ne Shqiperi ka pasur gjithnje nje status te vecante. Ai ka qene per vite me rradhe i vetmi minoritet i njohur nga shteti shqiptar. Madje, duhet thene se ceshtja minoritare ne vendin tone ka qene identifikuar per nje kohe te gjate me minoritetin grek. Ajo ka qene e pranishme dhe ka zene nje vend te vecante ne te gjitha etapat e zhvillimit te shtetit shqiptar.

Pas Luftes se Dyte Boterore, ceshtja e mbrojtjes se minoriteteve mori nje dimension te ri ne krahasim me ate te paraluftes, te Lidhjes se Kombeve. Organizata e Kombeve te Bashkuara i kushtoi vemendje te vecante mbrojtjes se te drejtave te njeriut pa dallim mbi baza etnike. Mjafton te permendet Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut e vitit 1948. Pakti Nderkombetar mbi te drejtat civile dhe politike i vitit 1966 permendte shprehimisht ceshtjen e minoriteteve duke u vene si detyre shteteve anetare te OKB te respektonin te drejtat e tyre si grupe me vete me vecorite e tyre etnike, fetare e gjuhesore.

Pa vene ne dyshim rendesine e punes qe eshte bere ne kete drejtim ne kuader te OKB, tema e te drejtave te njeriut mori nje zhvillim te metejshem e te gjithanshem ne Keshillin e Evropes. Keshilli i Evropes e ka ngritur me force ne nje shkalle te larte ceshtjen e minoriteteve. Qe ne vitin 1961 ai shtroi ceshtjen e nje protokolli, i cili t'i kushtohet posacerisht kesaj ceshtjeje. Kjo hapi rrugen per nje perpunim me te plote te ceshtjes se minoritetit. U krijua nje program i posacem dhe si rezultat u arrit ne Konventen Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve. Ajo u hap per nenshkrim nga shtetet anetare qe ne vitin 1995. Shqiperia e ka ratifikuar ate ne qershor 1999.

E beme kete hyrje per te treguar shkurtimisht rrugen qe ka ndjekur trajtimi i ceshtjes se minoriteteve ne aspektin historik. Ka qene nje rruge e gjate, e cila megjithe kujdesin qe eshte treguar ne nivel nderkombetar nuk ka shkaktuar pak veshtiresi dhe eshte bere mjaft shpesh objekt konfliktesh midis shteteve. Ajo ka shkaktuar tensione ne marredheniet midis tyre.

Por le te hapim nje faqe te re dhe te shikojme si paraqitet dhe si shtrohet kjo ceshtje ne kushtet aktuale. Nga kjo pikepamje, interes te vecante paraqet nje perqasje komparative ndaj permbajtjes se Konventes Kuader, e cila eshte nje produkt i Keshillit te Evropes. Qe ne fillim Konventa shtron ceshtjen si ne planin nderkombetar ashtu dhe ne kuadrin e marredhenieve midis shteteve fqinje. Pasi theksohet se mbrojtja e te drejtave dhe lirive te minoriteteve eshte pjese perberese e mbrojtjes se te drejtave te njeriut neshkalle nderkombetare, shtrohen detyra vec e vec per shtetet anetare. Kerkohet prej tyre qe dispozitat e Konventes te zbatohen me vullnet te mire dhe midis te tjerash ne perputhje me parimet e fqinjesise se mire. Kerkohet qe shtetet anetare te perfundojne marreveshje shumepaleshe dhe dypaleshe me shtetet e tjera "vecanerisht me shtetet fqinje per te siguruar mbrojtjen e personave qe u perkasin minoriteteve kombetare".

Ne rastin tone kjo ka nje rendesi te posacme. Shqiperia dhe Greqia i jane pergjigjur kesaj dispozite te Konventes Kuader. Ato kane lidhur Traktatin e miqesise, bashkepunimit, fqinjesise se mire dhe sigurise ne mars 1996. Statusi dhe gjendja e popullsise minoritare greke ne jug te vendit ka qene objekt kontaktesh te shpeshta midis paleve. Duhet thene se ne te kaluaren shteti shqiptar i eshte permbajtur rigorozisht detyrimit qe pati marre perpara Lidhjes se Kombeve dhe minoriteti grek ka gezuar te drejtat themelore pa asnje diskriminim. Sigurisht gjate regjimit komunist ai ka ndare fatin e tij me shumicen e popullsise me kufizimet qe impononte regjimi i asaj kohe. Por nuk ka qene objekt diskriminimi te vecante as gjate kesaj periudhe. Ne zonen e minoritetit grek ka funksionuar prej kohesh nje rrjet i gjere shkollash ne gjuhen greke.

Duhet pranuar se ne te kaluaren ceshtja ka qene objekt mosmarreveshjesh dhe ka shkaktuar tensione. Nen ndikimin e qarqeve te caktuara shoviniste ekstremiste, pala greke ka marre shpesh qendrimin e te "fortit" dhe eshte perpjekur t'i imponohet pales shqiptare. Por aktualisht ka nje atmosfere te re ne marredheniet shqiptaro-greke dhe kjo eshte reflektuar pozitivisht dhe ne poziten e minoritetit grek. Nje gur themeli per kete realitet te ri eshte Traktati i lartpermendur i marsit 1996. Ai duhet vleresuar si nje arritje e rendesishme ne interes te te dy paleve. Ne kete Traktat ceshtja e te drejtave njerezore dhe minoritare konsiderohet si pjese e "trashegimise mbareevropiane". Vec asaj ne Traktat behet fjale per minoritetin grek ne Shqiperi dhe emigracionin shqiptar ne Greqi si nje "ure e zhvillimit te vazhdueshem te marredhenieve midis dy paleve". Palet angazhohen te zhvillojne marredheniet ne baze te besimit, bashkepunimit dhe respektit te ndersjellte si dhe shpallin perkushtimin e tyre ndaj paprekshmerise se kufijve, duke shtuar se "vija kufitare midis dy vendeve do te jete nje vije kufitare paqeje dhe miqesie".

Traktati i miqesise sugjeron trajtimin e dy problemeve. Se pari, cili eshte kuadri konkret i gjendjes se minoritetit grek, i trajtimit te tij ne rrethanat e sotme. Eshte e qarte se pas ndryshimeve demokratike te dekades se fundit ne Shqiperi, regjimi i minoritetit grek eshte ngritur ne nje shkalle te re ne shume drejtime. Arsimimi ne gjuhen greke eshte perhapur gjeresisht. Ai mbulon sot te gjitha fshatrat e zonave te Gjirokastres, Sarandes dhe Delvines. Ndersa me pare shkolla ne gjuhen greke kishte vetem ne fshatrat e kesaj zone, sot shkolla te tilla jane hapur dhe ne keto qytete.

Nga vezhgimet e kryera vecanerisht keto kohet e fundit nga ekipe te Komitetit Shqiptar te Helsinkit (KSHH) mund te jepet nje tablo e pergjithshme me te dhenat e meposhtme.

Ne rrethin e Gjirokastres ndodhet grupi me i madh i minoritetit grek ne Shqiperi. Ketu jane gjithsej 33 fshatra te banuara nga popullsi minoritare. Ne Dropull cdo fshat ka kopesht per femije dhe shkolle fillore ne gjuhen greke. Ka jithashtu 4 shkolla tetevjecare dhe 1 shkolle te mesme, po ashtu ne gjuhen greke. Nje zhvillim te dukshem ka marre media e shkruar ne gjuhen greke. Keshtu ne rrethin e Gjirokastres dalin dhe qarkullojne nje numer revistash e gazetash si: "Laiko Vima", gazete qe ka dale vazhdimisht qe prej vitit 1945, "Ionis tes Omonia" (Zeri i Omonias) e perjavshme, "Romi osi mi" (Ne jemi greke) gazete ne tre gjuhe: greqisht, anglisht dhe shqip, "Oazis" reviste e ilustruar. Vec kesaj Radio Gjirokastra transmeton cdo dite 45 minuta emision ne gjuhen greke. Duhet theksuar se kjo zone ka nje zhvillim ekonomik dhe nje nivel jetese mbi mesataren e kesaj zone. Aty kane qendren disa firma te njohura dhe mjaft te suksesshme, qe kane bere emer ne shkalle kombetare.

Edhe ne rrethin e Sarandes ka nje numer te konsiderueshem fshatrash minoritare. Jane 33 (ndonese disa prej tyre kane popullsi te perzier). Edhe ketu paraqitet po ajo tablo. Shkollat greke ne fshatra si dhe ne qytetin e Sarandes funksionojne rregullisht. Vec asaj, ne rrethin e Sarandes jane ndertuar dhe rinovuar shume kisha ortodokse.

Ne rrethin e Delvines nga 37 fshatra, 18 jane pothuaj krejt minoritare. Ne cdo fshat ka shkolle tetevjecare ne gjuhen greke. Ne vete qytetin e Delvines ka po ashtu nje shkolle tetevjecare. Kjo gjendje e ka bazen ne traditen e nje bashkejetese miqesore midis pakices dhe shumices.

Minoritaret greke luajne nje rol aktiv edhe ne jeten politike te vendit. Ata jane deputete ne parlament dhe marrin pjese ne aktivitetet e partive te ndryshme politike. Ata i gjejme edhe ne qeverine qendrore ku zene poste te rendesishme.

Ne kete kuader stonojne disa tentativa qe behen edhe ne rrethanat e sotme nga qarqe greke ekstremiste per te helmuar marredheniet shqiptaro-greke. Nga keto qarqe ndahet edhe studiuesi grek e megjithate ato nuk kane pushuar veprimtarine e tyre. Ato nxjerrin krye here pas here.

Ne strukturat e Bashkimit Evropian jane degjuar zera qe shkojne teper larg. Keshtu sipas njoftimeve te shtypit nje eurodeputet i djathte grek me emrin Ksarkakos jo vetem qe i ka cuar ne qindra-mijera minoritaret greke ne Shqiperi, por ka kerkuar dhe autonomine e Shqiperise se jugut te bazuar ne "konventa nderkombetare". Ka mundesi qe ai t'i referohet "levizjes autonomiste Vorio-Epirote dhe Protokollit te Korfuzit 1914". Duke shperfillur faktet nje eurodeputet tjeter Mastorakis e akuzoi shtetin shqiptar "per shkaterrimin e pronave te minoritetit grek ne Shqiperi, per keqtrajtim te tij si dhe per mungese te shkollave greke". Vlen te theksohet se keto spekullime dhe shtremberime flagrante nuk kane gjetur jehone ne nivelin e Bashkimit Evropian. Ne lidhje me kete eshte per t'u permendur pergjigjia e komisionerit te Bashkimit Evropian Kris Paten i cili pervec qe ridimensionoi pretendimet per qindra-mijra minoritare greke ne Shqiperi, (sic ben edhe vet Hristopulos, shprehu mendimin e Komisionit Evropian se "minoritaret greke qe jetojne ne Shqiperi marrin pjese plotesisht ne jeten politike, ekonomike dhe sociale te vendit".

Duke e cmuar Traktatin e Miqesise te vitit 1996 si nje arritje te rendesishme ne fushen e te drejtave njerezore dhe minoritare nepermjet marredhenieve zyrtare direkte midis Greqise dhe Shqiperise, jane edhe dy ceshtje te tjera qe duhen shtruar.

Se pari, nuk mund te kalohet ne heshtje nje ceshtje qe ka mbetur pezull qe prej mbarimit te Luftes s- Dyte. Eshte fjala per ligjin e luftes qe shpalli Greqia kunder Shqiperise ne vitin 1940 ne kohen e Luftes Italo-Greke. Qe ne krye ky ligj nuk ka patur asnje baze juridike per faktin e thjeshte se Shqiperia ishte e okupuar dhe si e tille nuk kishte kurrfare personaliteti juridiko-kombetar. Nje shtet i okupuar nuk eshte subjekt i se drejtes nderkombetare. Ky eshte nje paradoks ne driten e marredhenieve shqiptaro-greke te vendosura zyrtarisht prej tanime gati 40 vjetesh. Jane vendosur marredhenie te rregullta diplomatike mes dy vendeve. Ka zhvillime te vazhdueshme ne marredheniet midis tyre ne fusha te ndryshme. Me ne fund vjen edhe Traktati i miqesise dhe bashkepunimit ne vitin 1996. Ai mbyll nje te kaluar dhe shenon nje etape te re ne marredheniet midis dy vendeve. Tek i ashtuquajturi Ligj i luftes e ka origjinen edhe nje ceshtje qe ka te beje me te drejtat e njeriut, ajo e nje popullsie te konsiderueshme came te debuar me force nga Greqia ne mbarim te luftes. Duhet pare si nje mangesi dhe padrejtesi qe kjo ceshtje, qe hyn ne sferen e te drejtave njerezore nuk ka gjetur ende vendin e duhur ne marredheniet midis dy vendeve. Ajo ka ndeshur ne mohimin kembengules te pales greke. Nuk eshte shtruar jo me ceshtja e ndonje pretendimi per ndryshime territoriale, por as ajo e rikthimit te kesaj popullsie ne vatrat e tyre, apo kompensim te pronave te saj te mbetura ne Greqi. Eshte per te ardhur keq qe autori grek e ka lene ne heshtje ceshtjen e gjendjes se luftes dhe ate te popullsise came.

Vec asaj, nje ceshtje tjeter qe duhet trajtuar ne kuadrin e Traktatit te vitit 1996 eshte dhe ajo e emigracionit shqiptar ne Greqi. Ne tekstin e Traktatit sikurse u pa ky emigracion trajtohet bashke me minoritetin grek si "nje ure e zhvillimit te vazhdueshem te marredhenieve midis dy paleve". Trajtimi i emigracionit shqiptar shtrohet ne kuadrin e mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Pavaresisht nga disa masa te koheve te fundit per legalizimin e emigranteve, kjo ceshtje nuk ka gjetur vemendjen dhe angazhimin e duhur nga autoritetet greke. Te shumta kane qene rastet e keqtrajtimit vecanerisht nga policia greke. Emigrantet jane shpesh objekt i paragjykimeve gati raciste dhe vuajne nga nje psikoze antishqiptare. Ka tendence per t'i kriminalizuar globalisht per vepra penale te kryera nga individe te vecante. Shume prej tyre detyrohen te nderrojne emrin dhe fene per t'i shpetuar diskriminimit si race inferiore. Kjo nuk eshte ajo qe autori grek quan shprehje te "vullnetit subjektiv". Ne adrese te KSHH kane mberritur dhe ankesa per keqtrajtime nga te denuar qe vuajne denimin ne burgjet greke.

Numri tejet i madh i emigranteve qe arrijne ne gati 400 mije dhe kontributi qe ata japin me punen e tyre ne zhvillimin e sektoreve te ndryshem te ekonomise greke e shtrojne ne nje permase te vecante trajtimin e tyre. Nje ceshtje e mprehte eshte ajo e arsimimit te femijeve te emigranteve ne shkolla ne gjuhen amtare. Nga autoritetet greke mund te pritet qe te merren masa te efektshme ne kete drejtim, ne menyre qe disa shkolla te hapura te mos kene thjesht vlere simbolike.

Me lart u pershkrua nje tablo e pergjithshme e gjendjes se minoritetit grek ne Shqiperi. Ne te kaluaren ka pasur edhe probleme, por ka tani arsye te besohet se e sotmja eshte ne nje nivel te pershtatshem. Eshte tanime nje kerkese e ngutshme qe edhe ceshtjet e mbetura pezull, si ajo '_ dhe ajo e emigracionit te gjejne nje zgjidhje te pershtatshme. Zgjidhja e ketyre ceshtjeve eshte po aq detyrim per autoritetet greke sa c'eshte dhe respektimi i te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi. Nuk eshte e rastit qe keto ceshtje kohet e fundit kane marre nje ndjeshmeri me te madhe jo vetem ne opinionin e brendshem te vendit, por edhe ne shkalle nderkombetare.

Si konkluzion kjo eshte pergjigjia qe mund t'i jepet studiuesit grek Hristopulos. Nje pergjigje qe u kundervihet formulave te dikurshme duke lene deren te hapur per debat konstruktiv. Te lihen menjane paragjykimet e se kaluares, te inkurajohet mirekuptimi midis dy paleve. Nga kjo pikepamje me rezultatet e arritura ka arsye te mendohet se e ardhmja do te jete me e mire dhe ajo mund te shikohet me optimizem.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-12-2002 nė 22:16 Edit Post Reply With Quote
Dule: Situata e tė drejtave tė minoriteteve e papranueshme

Dule: Situata e të drejtave të minoriteteve e papranueshme

“Kjo qoftë edhe për mungesën e vullnetit politik, qoftë edhe për mungesën e strukturave”

TIRANË –Kreu i PBDNJ Vangjel Dule në një intervistë për “Shekullin” tha dje se Shqipëria lë shumë për të dëshiruar në implementimin e konventave dhe marrëveshjeve për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të minoriteteve në veçanti.. “Situata e zbatimit të këtyre të drejtave është e papranueshme. Kjo qoftë edhe për mungesën e vullnetit politik shpeshherë, qoftë edhe për mungesën e strukturave implementuese ose për mosfunksionalitetin e këtyre strukturave”,-tha ai.

Zoti Dule, si e vlerësoni vizitën e kreut të lobit grek në Shqipëri, Nikolas Geixh?
Vizita e zotit Geixh mendoj se ishte një vizitë pozitive, në radhë të parë për ne si Parti Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, si parti që kemi në filozofinë dhe profilin tonë si prioritet sanksionimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Zoti Geixh njihet si një nga aktivistët dhe lobistët pranë Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve jo në hapësirën tonë të ngushtë, por edhe më gjerë. Nga ana tjetër, zoti Geixh është edhe një analist shumë i njohur. Për shumë vite ka kontribuar në gazetën më prestigjioze të SHBA, “Nju Njork Tajms” dhe rrjedhimisht është e vetëkuptueshme që mendimi i tij ka një peshë në administratën amerikane për të gjithë rajonin dhe gjeopolitikën e tij. Ai është edhe një shkrimtar shumë i njohur. Përsa i përket pranisë në Shqipëri mendoj se ka kontribuar në momente kritike të jetës politike të Shqipërisë me fjalën dhe peshën e tij pranë administratës amerikane për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve, për intensifikimin e mbështetjes ndaj demokracisë së brishtë shqiptare, për funksionimin e institucioneve, gjëra të cilat, pavarësisht se në të kaluarën ishin krijuar keqkuptime, sepse shikoheshin nga këndvështrime shumë të cunguara rajonale dhe provinciale. Por që po të shikohen nga këndvështrimi global, nga këndvështrimi i zhvillimeve të fundit politike që me vonesë erdhën në vendin tonë, këto kanë qenë shumë konstruktive dhe shumë koherente, në konformitet me frymën e re që duam të përcjellim dhe të krijojmë. Dua të theksoj se është momenti që të gjithë njerëzit që janë të interesuar për zhvillimin e rajonit dhe zhvillimin politik, i cili nuk mund të nënkuptohet pa një zhvillim të ekonomisë, të integrimit të këtyre ekonomive. Dhe besoj se kësaj radhe vizita e zotit Geixh është e mirëpritur nga shumë anë që në të kaluarën e kanë parë me dyshime ose me skepticizëm.


Zoti Geixh ka vlerësuar se roli i minoriteteve ka qenë më i madh në kohën kur vendi qeverisej nga opozita e sotme se sa gjatë qeverisjes socialiste. Ju jeni të këtij mendimi?

Ekzitojnë mentalitete të ndryshme në lidhje me trajtimin e problematikës që shqetëson minoritetet. Natyrisht këto janë vlerësime të ndryshme që mund të ketë çdo njeri. Unë do të thosha, që i thashë edhe zotit Geixh, atë që i them qoftë Nanos apo qoftë Berishës, të drejtat e njeriut duhen parë në tre aspekte dhe të drejtat e minoriteteve. Në aspektin e legjislacionit. Është e vërtetë që janë bërë hapa shumë të rëndësishëm dhe ka një tendencë shumë pozitive për sanksionimin e të gjitha standarteve më të avancuara të parashikuara në konventat ndërkombëtare për trajtimin e minoriteteve. Së dyti, kemi aspektin shumë të rëndësishëm që është ai i implementimit të këtij legjislacioni. Këtu Shqipëria lë shumë për të dëshiruar. Situata e zbatimit të këtyre të drejtave është e papranueshme. Kjo qoftë edhe për mungesën e vullnetit politik shpeshherë, qoftë edhe për mungesën e strukturave implementuese ose për mosfunksionalitetin e këtyre strukturave. Dhe së treti kemi të bëjmë me kulturën dhe mentalitetin shoqërues të gjithë këtij fenomeni rishtaz të futur në politikën tonë që janë të drejtat e njeriut apo të minoriteteve, flas pas ’90. Po krijohet një kulturë e re shumë ngadalë. Shpeshherë kemi një mentalitet që karakterizohet nga paragjykimet, nga stereotipe negative dhe që çojnë shpesh herë edhe në diferencime të qytetarëve shqiptarë me kombësi të ndryshme, gjë që duhet kapërcyer sa më shpejt të jetë e mundur. Këto janë të konstatueshme nga shumë palë ndërkombëtare më së fundi me raportet e njëpasnjëshme të Bashkimit Evropian, do të jenë në vazhdimësi në axhendën e integrimit tonë, prandaj duhet t’i kushtohet vëmendje, sepse ka ikur koha që mund të anashkalohen apo të neglizhohen.
PBDNJ-ja si e ka parë veten në qeverinë “Nano”?
Jemi në një koalicion jokondicionues. Nuk është domosdoshmëri sasiore për të formuar maxhorancë parlamentare. PS-ja e ka këtë maxhorancë. Nëse ka një arsye që ne jemi në koalicion, kjo është se jemi përpjekur të fusim disa elemente cilësore në këtë qeverisje, që është një përpjekje e sinqertë dhe konseguente për integrimin evropian. Është përfillja në një masë të konsiderueshme dhe të arsyeshme të dimensionit human dhe të drejtave të njeriut në politikat e ekzekutivit shqiptar, është lufta e pakompromistë ndaj trafiqeve, kontrabandës dhe të gjithë këtyre fenomeneve negative për të cilat përflitemi dhe shumë anë të tjera. Natyrisht që nuk jemi të kënaqur për hapësirat që janë krijuar, por që nuk kemi edhe mundësi të mëtejshme për të ndikuar në këto politika. Nëse nuk ekziston vullneti politik dhe nëse nuk ekziston një konceptim kontemporan i asaj që do të thotë koalicion, atëherë ekzistojnë kufizime objektive për partinë tonë për një ndikim më të gjerë. Madje shpesh herë po dëgjoj të qarkullojë shakaja në shumë mjedise politike “koalicioni njëpartiak”.

shek


Keta greket qe flasin shqip jane bere shume te paftyre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-4-2003 nė 06:54 Edit Post Reply With Quote
Pse heshtëm ndaj gënjeshtrës mbi minoritetin?
Në Parlamentin grek, në kohën e mbajtjes së evenimentit për pranimin e shteteve anëtare të reja në BE, zv/ministri i Jashtëm Loverdos mbështet si të vërteta pohimet në formë pyetjeje të një deputeti të partisë opozitare Demokracia e Re, se në Shqipëri po shkelen "të drejtat e 400 mijë" grekëve dhe se respektimi a sigurimi i të drejtave të tyre do të jetë kushti grek ndaj Shqipërisë për të ëndërruar edhe më tej që të bëhet anëtare e BE. Pala shqiptare nuk ka bërë as më të voglën lëvizje që në një mënyrë të ashpër, a të qullët të prononcohet për këtë pafytyrësi të zv/ministrit të Jashtëm grek. Pse po flitet me kaq armiqësi kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve në Parlamentin grek, në një kohë që në Selanik në evenimentin e pranimit të shteteve të ish- bllokut lindor, anëtarë të rinj, 75 milionë vetëve iu thuhet - mirëserdhët në familjen e bashkuar evropiane? Si ka mundësi që gënjeshtra e intriga e tyre, me përmbajtje ultimate, të jetë thënë me kaq brutalitet, pafytyrësi, kryeneçësi, agresivitet e me një kërcënim të pafshehur? Grekët kanë në Shqipëri "vizionarët" e tyre shqipfolës që nuk janë të ngarkuar me "nacionalizëm", kanë gazeta, kanë e çka nuk kanë. Ne që shqetësohemi ngaqë rrezikohemi nga planet e agresionit grek të shprehur tani në mënyrë ultimate, kemi të drejtë të mobilizohemi shpirtërisht e mentalisht për t´iu kundërvënë hapave që do të pasojnë. Vite më parë, në atë lojën e presioneve mediale kundër idesë së anëtarësimit të Turqisë në BE, redaktori i rubrikës së jashtme të gazetës më autoritative suedeze "Dagens Nyheter" bëri një analizë krahasimtare shumë objektive të kritereve negative, që janë pengesë për t´u anëtarësuar në BE, ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, që kishte si përfundim se Greqia e pa të drejtë vendin e saj në BE, duke e cilësuar si shtetin më fashizoid brenda kësaj familjeje evropiane. Po ne ç´bëjmë! Na vijnë zyrtarët grekë e na thonë se shqetësimi shqiptar për Ligjin grek të Luftës iu dukeshka e qenkësh qesharak, gazetat tona heshtin ose vetëm e regjistrojnë këtë pohim skajshmërisht cinik, me përjashtime të rralla të ndonjë individi të indinjuar që vjen me ndonjë shkrim të vetmuar që mbetet në harresë. Shqipëria zyrtare hesht, me arsyetim se po të themi dicka, grekët na hakmerren e na i dëbojnë shqiptarët që janë me punë atje. Shqiptarët, ose arvanitasit autoktonë, disa qindra mijësh atje në Greqi, kanë frikë të deklarohen se çka janë. Me sa të drejtë po ua ndërron emrat shqiptarëve Greqia zyrtare, për ta shfrytëzuar pastaj numrin e "të konvertuarve" 400 mijë se janë grekë? Me sa të drejtë i ngarkon shqiptarët "e gjakut grek" Greqia zyrtare me taksat rreth 1000 euro për një vizë? Gjërat duhet të emërohen drejt, pa patur nevojë për shtrembërime. Druajtja se po t´i përgjigjemi e kundërvihemi Greqisë me masa adekuate në mediat tona (në raportet bilaterale dhe në fushën ndërkombëtare as që mund t´ua zësh në gojë këtë ide qarqeve zyrtare shqiptare), mund të rezultojë me pasoja të padëshirueshme që do të ndikonin të keqësohej situata ndërmjet dy vendeve a në rajon, është imagjinare dhe e dëmshme. Mos duhet që vetëm ne të heshtim kur na sulmojnë nga pozicionet e tërbimeve ultranacionaliste? Cila etikë, cili parim, cili efekt, cila perspektivë e cila mbarëvajtje ndërshtetërore e rajonale mbrohet e shpëtohet me kësi heshtjesh? Heshtja është e dobishme vetëm në çaste të rralla e të shkurtra. A kemi forcë brenda për të qenë të zotët e fatit tonë?

Nexhat Kita
kita6@hotmail.com

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 22-4-2003 nė 03:17 Edit Post Reply With Quote
Historia ka provuar me mijera here se greket dhe serbet jane gjenetikisht kunder shqiptareve,cdo iluzion per miqesi apo fqinjesi te mire mund te na shkaterroje perfundimisht.Ka ardhur koha, per te mos thene po shkon,qe ne shqiptaret te ndergjegjesohemi per ate cka na kane ofruar fqinjet tane tokesore,greket dhe serbet duhen urryer perjetesisht.Si fillim duhet te ndeshkojme antishqiptare ne skenen e politikes shqiptare,sepse se pari duhet te sherojme veten ,per te perballuar denjesisht me pas,obskurantizmin bizantin te fqinjeve tokesore.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-5-2003 nė 10:15 Edit Post Reply With Quote
Minoritetet dhe të drejtat e tyre

Jonuz Kuçuku

VIJON - Në Shqipëri jetojnë pakica kombëtare që përbëjnë rreth dy për qind të popullsisë. Këta janë të kombësive fqinje, greke, maqedone, serbe e malazeze, si dhe të kombësive të tjera, të cilat kanë ardhur e janë vendosur në Shqipëri në kohë e për arsye të ndryshme. Sipas statistikës turke të vitit 1908-1909, në Shqipëri ishin 13.857 persona me kombësi greke, nga të cilët 6.872 ishin vendosur në fushën e Dropullit të Gjirokastrës dhe 6.983 ishin vendosur në fushën e Vurkut të Delvinës. Këta grekë ishin sjellë nga pronarët vendës si bujq për punimin e tokave të tyre në këto fusha, fakt ky që është i njohur historikisht. Sipas statistikës së vitit 1979, pakica me kombësi greke në Shqipëri përbëhej nga 37.282 banorë, kurse sipas regjistrimit të fundit ishin 43.807 banorë. Sipas statistikës turke të vitit 1908-1909 në Shqipëri ishin 1.267 të regjistruar me kombësi bullgare, kurse sipas regjistrimit të fundit janë të regjistruar 5.097 maqedonë dhe 100 me kombësi serbe e malazeze, si dhe 3.053 me kombësi të tjera. Kështu në Shqipëri janë, sipas regjistrimit të fundit, 51.557 qytetarë që përfshihen në kategorinë e pakicave kombëtare. Duhet theksuar gjithashtu fakti se, gjatë rreth 80 vjetëve, që kur është bërë regjistrimi i parë i popullsisë nga shteti shqiptar, gjer në regjistrimin e fundit, janë rreth 13 mijë qytetarë të pakicave që kanë kombësi të kryqëzuar nga martesat me shtetas shqiptarë.
Qeveritë dhe populli shqiptar gjithmonë i kanë trajtuar minoritarët me miqësi e bujari dhe me të drejta të barabarta me vetë vendësit. Ky është një fakt i mirënjohur. Kjo është një cilësi e shquar e popullit shqiptar, i cili i ka mirëpritur, dashur, ndihmuar e respektuar kurdoherë të huajtë dhe kurrë nuk i ka shkuar në mend të hakmerret kundrejt minoritarëve për genocidin e pashembullt që kanë kryer shtetet fqinje ndaj shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre.
Është një e vërtetë e njohur se minoritarët grekë, që banojnë në fushën e Dropullit e të Vurkut janë përkujdesur nga shteti shqiptar për të ushtruar të gjitha të drejtat dhe për të përmirësuar jetesën e tyre më mirë se zona të tjera të vendit. Kështu, për shembull, fshatrat e Dropullit u elektrifikuan dhe iu çua uji i pijshëm nga një distancë e largët më parë se zonave të tjera thjesht shqiptare. Fusha e Vurkut dhe e Dropullit u bonifikuan duke krijuar ferma, vreshta etj. U ndërtuan shkolla, kopshte, çerdhe për fëmijë, në gjuhën e tyre amtare. U ngritën ambulance e qendra shëndetësore, shtëpi kulture, klube etj. Në Universitetin e Gjirokastrës u çel katedra e gjuhës greke, ku përgatiten mësues për minoritarët. Me bursën e shtetit qindra djem e vajza minoritare kanë mbaruar dhe ndjekin arsimin e lartë në degë të ndryshme të ekonomisë, kulturës, shkencës. Shumë prej tyre punojnë në sektorë me rëndësi, gjer ministra, zëvendësministra, drejtorë, gjyqtarë, deputetë, etj. Në mentalitetin e shqiptarëve nuk ekziston dallimi midis qytetarëve me kombësi të ndryshme. Prandaj, në Shqipëri nuk është vërtetuar në asnjë periudhë dhe në asnjë rast të krijohen armiqësi midis vendësve shqiptarë dhe pakicave kombëtare. Fakti se midis tyre ka edhe mjaft lidhje martesore, tregon qartë harmoninë, dashurinë, respektin dhe mirëkuptimin që ekziston në Shqipëri midis qytetarëve me kombësi të ndryshme.Të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare në Shqipëri garantohen nga Kushtetuta e Republikës, në nenin 20.
Këto të drejta e liri për pakicat kombëtare në Shqipëri janë të realizuara plotësisht, prandaj çdo pretendim që mund të bëhet nga grupe ose persona shoviniste të shteteve fqinje, është krejt i pabazuar, provokativ dhe me qëllime politike të nacionalizmit ekstrem.
Krejt ndryshe nga trajtimi miqësor, dashamirës, duke u siguruar të gjitha të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri, shtetet fqinje i kanë persekutuar dhe u kanë mohuar të drejtat shqiptarëve që banojnë në këto shtete. Është i qartë ky problem për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë, ku shkelja e çdo të drejte për shqiptarët, provokoi luftërat që u zhvilluan në këto vende vitet e fundit. Por është problem shqetësues për qindra-mijë shqiptarë të zbuar nga vatrat e tyre në Çamëri e krahina të tjera nga shteti grek. Që nga 1913, kur shteti grek pushtoi trojet shqiptare, ushtroi genocide për t’i detyruar shqiptarët, veçanërisht të fesë muslimane, të largohen nga vatrat e tyre. Këtë fakt e thotë në shkrimet e tij edhe gjenerali Teodor Pangallos, ish -kryekomandanti dhe kryetari i shtetit grek. Ai ka shkruar:
“Menjëherë sapo erdha në krye, në qershor 1925, u gjenda para çarjes së vërtetë të marrëdhënieve tona me Shqipërinë për shkak të Çamërisë. Autoritetet greke, me dhunë dhe në kundërshtim me traktatet, shpërngulën banorët shqiptarë duke i dërguar nëpërmjet detit në Azinë e Vogël. Në Epir po realizohej një dramë e vërtetë se fshatarët, duke qarë vajtueshëm i shkëputën nga vatrat e tyre, ku lindën dhe rrojnë prej shekujsh dhe i hipnin në anije, për në Azi. Thirra menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm kompetent, i cili, çuditërisht, më tha: “Formalisht kanë të drejtë, por, për shkaqe të nevojës dhe qëllimit, është ndërmarrë shpërngulja e shqiptarëve, që të zbrazen fshatrat për vendosjen e refugjatëve, bashkombësve tanë. Nuk ia vlen të angazhohemi për palo-shqiptarët, zoti kryetar”. U përmbajta dhe nuk e flaka përjashta me shqelma diplomatin me monokël”. Teodor Pangallos, me origjinë shqiptare, ishte një ndër udhëheqësit e shumtë dhe të shquar arbëreshë, të cilët kanë lozur rol të rëndësishëm dhe kanë dhënë kontribut të madh për pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit grek.
Është shumë kuptimplotë të citojmë këtu një fragment të një letre të një bije të nderuar çame, znj.Tulla Stefanidhi, botuar në librin e saj “Margariti”, ku thotë:”Bashkudhëtar, që kthehesh nga Shqipëria, mos ke mësuar, vallë, për motrën time, si ne, çame, nga vendet tona? Asgjë nuk di pas kaqë shumë vitesh që kanë kaluar. Bashkudhëtar, ti që je kthyer para do kohe nga Shqipëria, mos vallë di në se rron motra ime e dashur?” Dhe kjo bijë çame e mbyll letrën e saj me këtë thirrje: “O zot, sa të tmerrshëm, sa të neveritshëm gjakatarët, tiranë, paranoikë, që vunë popujt të vriten dhe nuk i lënë të rrojnë me dashurinë e zemrës për njëri-tjetrin.”
Fjalët prekëse të znj.Tulla nuk janë vetëm të saj, por të një populli të tërë të qytetëruar, që nuk pajtohet me barbarinë e kryer ndaj popujve të tjerë. Popujt janë realistë dhe jo shovinistë, ata e duan njëri-tjetrin, se kanë bashkëjetuar gjatë shekujve si fqinjë të mirë.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 25-1-2004 nė 11:04 Edit Post Reply With Quote
Agjensi per mbrojtjen e "minoriteteve" ne Shqiperi.

Kryetari i Nderit të republikanëve shprehet kundër krijimit të strukturës për pakicat

Godo: Një ide e nxitur nga qarqe jashtë Shqipërisë


Anila Rama

TIRANE - Kryetari honorifik i repubikanëve Sabri Godo u shpreh dje tërësisht kundër projektit të qeverisë për ngritjen e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve. Madje sipas tij, zyrtarizimi i një strukture të posaçme për minoritetet ishte një ide e nxitur nga qarqe të caktuar jashtë Shqipërisë. Sipas Godos, në Shqipëri nuk ekziston problemi i minoriteteve. “Nuk e shoh të nevojshme ngritjen e kësaj agjencie, edhe pse thuhet se ajo është në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të Bashkimit Europian”,-theksoi Godo. Kryetari i Nderit të republikanëve kujtoi se Bashkimi Evopian herë pas here ka dërguar në Shqipëri ekipe për të ndjekur çështjen e të drejtave të pakicave, por nuk ka verifikuar shkelje të të drejtave të tyre. “Ky problem nuk ekziston në vendin tonë. Janë interesa të caktuara nga jashtë vendit që mesa sa duket e nxisin ngritjen e kësaj agjencie”, -tha Godo.


Shenim: Kjo agjensi nuk eshte tjeter vetem agjensi zbulimeve greke dhe serbe qe kerkojne qe te lene ne vazhdim shqiptaret ne minoritet ne vendin e tyre, siç eshte bere dhe vazhdon te behet qe nga '97-a.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 18:05 Edit Post Reply With Quote
Te nderuar , une sapo bera nje bashkim temash , ne menyre qe te gjithe materialein per nje teme te caktuar ta kemi bashke.

Dhe ju lutem per cdo material te jepni patjeter daten dhe burimin e tij, se perndryshe materiali nuk ka vlere.




Grekët në Shqipëri


Pakicat kombëtare greke në Shqipëri dhe ato shqiptare në Epirin verioro-lindor grek trajtohen në mënyrë të pavarur nga këndvështrimet plot ngjyra nacionale. Në fakt që të dyja janë rezultat i së njëjtës çështje. Si rezultat i luftrave ballkanike të viteve 1912-1913 u caktuan kufijtë përmes territorit të njësuar osman. Kështu liindi një pakicë kobëtare greke në Shqipërinë Jugore, e cila sot jeton disi kompakte (në jug të Gjirokastrës) dhe disi e përzier me popullsinë shqiptare (në zonat bregdetare fqinje të Sarandës dhe Himarës). Përmes migrimeve grekët u vendosën dhe në qytetet e Gjirokastrës dhe Tiranës. dhe këtu bëhet fjale kryesisht për pjesëtarë të formuar të pakicave kombëtare, të cilët janë të rëndësishëm për përfaqësimin e interesave të tyre. Që gjatë regjimin komunist u përkufizua territori i pakicave që përfshin përveç Himarës të gjithë rajonin greqishtfolës. Mbrojtja e pakicave kombëtare atëherë u kufizua kryesisht në arsimin fillor në gjuhën amtare. Ndërsa shkolla të tjera greqishtfolëse u krijuan vetëm në këto vitet e fundit.

Sa grekë ka sot në Shqipëri ?

Për periudhën midis dy luftrave botërore llogariten nga shifrat e Lidhjes së Kombeve rreth 35.000 – 40.000 grekë. Kurse rregjistrimi i fundit shqiptar i popullsisë flet për 58.758 grekë, ndërsa qeveria greke nuk ka një të dhënë zyrtare., por shpesh ndër ambentin publik grek përmenden shifra prej 300.000 – 350.000 shqiptaro-grekësh. Të dy të dhënat janë shprehje të mendimeve etno-politike: në bazë të rezultateve zgjedhore të vitit 1992 të partisë që përmbledh grupet e pakicave kombëtare “Partia e Bashkimit dhe të Drejtave të Njeriut” del një numër i zgjedhësve të saj në shifrat 100.000 – 120.000 persona (ende para fazave te emigrimit ekonomik drejt Greqisë. Vlerësimi prej 300.000 – 350.000 përfshin një pjesë të madhe të popullsisë ortodokse shqiptare dhe mbi të gjitha pakicave arumune. Ky koncept “eskpansionist” gjithashtu përqafohet dhe nga përfaqësuesit politikë të shqiptaro-grekëve dhe kontribuon kryesisht dhe në frikat shqiptare ndaj pakicave kombëtare dhe Greqisë. Rrjedhimet e mundshme janë polarizimet etno-nacionale si në rastin e zgjdhjeve lokale në zonën e Himarës në vjeshtën e 2000-shit. Për këtë arsye prandaj është për të ardhur keq dhe për thirrjet e organizatave shqiptaro – greke për bojkotimin e rregjistrimit të popullsisë në prillin e 2001-shit. Grindja për përkufizimin e pakicës kombëtare si term është për këtë të fundit një ngarkesë e madhe.

========================

*Dr. Konrad Clewig është historian në Südostinstitut në Mynih dhe specialist i shqiptarëve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 16-3-2004 nė 03:46 Edit Post Reply With Quote
DO TE BLLOKOHET RRUGA NACIONALE

Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek, OMONIA, here pas here kohet e fundit u eshte drejtuar organeve kompetente me kerkesen qe u referohet tabelave dygjuheshe pergjate aksit kombetar rrugor Kakavije - Gjirokaster. Kerkesa e fundit iu parashtrua qeverise shqiptare ne fund te muajit janar 2004. Ajo u shoqerua me nje proteste per fillimin e vendosjes se tabelave jo sipas standardeve qe parashikohen ne konventat ne kuader te Keshillit te Europes. Qeveria nuk ndermori asnje hap konkret, edhe pse u nderpre procesi i vendosjes se tabelave. Sa per sy e faqe u dergua nje perfaqesi nga ana e saj, e cila pervec premtimeve nuk ndermori asnje mase tjeter. Kjo per faktin qe me 13 mars 2004, rifilloi nga fshati Dervician vendosja e tabelave te njejta, pa asnje korrektim. "Rifillimi i vendosjes se te njejtave tabela,- na thote kryetari OMONIA-s per Gjirokastren, S.Ksera,- tregon se mungon sinqeriteti dhe vullneti i bashkepunimit konstruktiv, tregon se qeveria tallet hapur me minoritetin grek, tregon se sjelljeve civilizuese e koncepteve demokratike qe manifeston kjo etni, qeveria u pergjigjet me veprime qe e fyejne dhe denigrojne kontributin e ketij minoriteti. Ne jemi te vendosur,- vazhdon Ksera,- te pershkallezojme protestat deri ne bllokimin e rruges nacionale, qe te drejtat qe burojne nga ligjet shqiptare e kartat nderkombetare, te mos shkelen".

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-7-2004 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
SHIFRAT E DEPARTAMENTIT TE SHTETIT PER MINORITETIN

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi pak dite me pare shifrat zyrtare te minoriteteve qe jetojne ne Shqiperi. Sipas te dhenave te administrates se Bush-it, ne Shqiperi jetojne 1.17 per qind minoritare greke. Pas publikimit te deklarates se Departamentit te Shtetit reagoi menjehere lobi grek ne Amerike, i cili pretendon qe ne Shqiperi jetojne 10-15 per qind greke. Reagimi i ashper erdhi edhe nga Instituti Greko-Amerikan i drejtuar nga Nik Larigakis. Ne nje artikull te botuar ne "Nee Jork Times" ai shprehet se shifrat e Departamentit te Shtetit jane te kompromentuara nga qeveria shqiptare. Sipas tij, per te mesuar numrin e sakte te grekeve minoritare duhen pare shifrat e organizatave joqeveritare, te cilat kane hulumtuar ne "vendin e shqiponjave". Po keshtu, lobi grek ne SHBA ka kerkuar vazhdimisht qe qeveria shqiptare te inicioje regjistrimin e minoritareve qe jetojne ne kufi me Greqine.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-7-2004 nė 13:05 Edit Post Reply With Quote
Sic shihet ka nje perputhje me shifrat qe ka dhene dhe kandidati demokrat,kjo tregon se lobi grek ne SH.B.A ka ndikim ne partine qe perfaqeson z.Kerri.Shqiptaro-amerikan duhet te ndergjegjsohen per drejtimin qe duhet te marrin.A ja vlen te mbeshtesin Kerrin....?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 12-8-2004 nė 23:17 Edit Post Reply With Quote
Minoriteti grek ne Shqiperi,ben ligjin

Keshilltaret e PBDNJ bojkotojne komunen per greqishten

Keshilltaret e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne komunen e Dropullit te Poshtem dje kane bojkotuar mbledhjen e keshillit te kesaj komune. Te shtate keshilltaret te mandatuar nga PBDNJ, te cilat perbejne edhe shumicen e keshilltareve, nuk kane marre pjese ne mbledhjen e rradhes te Keshillit Komunar. Kryetari i deges se kesaj partie per rrethin e Gjirokastres, Spiro Ksera, pohoi per "Korrieri"-n, se "arsyet e bojkotit te

keshilltareve lidhen me ceshtje thelbesore te diferencimit politik". Ne kete drejtim kryetari Ksera rendit mungesen e transparences ne veprimtarine e organeve te komunes se Dropullit te Poshtem, si dhe moskolegjialitetin ne marrjen e vendimeve me pasoja

direkte ne ecurine e komunitetit dropullit. "Komuna e Dropullit te Poshtem nuk ka zbatuar praktikisht te drejten legjitime per dy gjuhesi ne aktet e mbledhjet e organeve si zbatim i Normave Kushtetuese", pohon kryetari lokal i PBDNJ. Sipas tij "ne punen e

komunes eshte verejtur neglizhence ekstreme per kerkesat e komunitetit etnik grek sidomos per problemet jetike, sikunder regjistrimi i popullsise dhe mbishkrimet publike ne gjuhen amtare greke". Kryetari aktual i komunes se Dropullit te Poshtem eshte

perfaqesues i Partise Socialiste. Per drejtuesit lokale te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne Gjirokaster elementet e mesiperm perbejne obligim te programit politik te kesaj partie. Ky qendrim do te refekletohet edhe ne njesi te tjera vendore, pohon

kryetari Ksera, derisa te behen te respektueshme kriteret qe percakton Keshilli i Europes ne "Konventen Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike". Ne kete drejtim dega e PBDNJ-shit ne Gjirokaster fton organet drejtuese te kesaj partie ne Tirane qe ne "kuadrin e rishikimit te marreveshjes nderpartiake ne aleancen per integrim te shikojne me kujdes aspekte te kesaj natyre per te ridimensionuar marredheniet me koalicionin qeverises".


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-9-2004 nė 20:15 Edit Post Reply With Quote
Minoriteti helen, thuajse tė gjithė nė Greqi

Ka mjaftuar 10-vjeçari i fundit për të ndryshuar strukturën sociale të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore në zonat jugore të Shqipërisë dhe konkretisht, në ato të minoritetit grek. Tashmë e kaluara shihet me nostalgji, ndërkohë që fshatra të tëra ku jetonin dhe punonin në paqe e harmoni pakicat kombëtare greke, sot janë të mbuluara nga një tis i zymtë shkretimi. Aty ka vetëm pleq që rrinë dhe presin ditën e fundit, ndërkohë që të rinjtë vetëm në këto tre vitet e fundit kanë filluar të shfaqen gjatë verës. Pakicat kombëtare greke kanë “avulluar” ndjeshëm pas viteve ’90 dhe fakti më i dukshëm është se ata favorizohen nga qeveria greke në marrjen e vizave deri në 5 vjet apo edhe të kartave të qëndrimit, në gjetjen e vendeve të punës, të shkollimit dhe trajtimit mjekësor. Në mjaft fshatra të pakicës greke, numri i të emigruarve shkon deri në 70%. Por pjesëtarët e tyre që kanë mbetur në asnjë rast nuk preferojnë të shesin shtëpitë apo pasuritë e tyre të paluajtshme.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 19-10-2004 nė 14:55 Edit Post Reply With Quote
Stefanopulos,mbyll ceshtjen came hap ate te" Vorio-Epirit"

Presidenti i Greqisë diskuton me përfaqësuesit e PBDNJ-së dhe të Omonia-s mbi problemet e minoritetit grek




Presidenti i Greqisë, Kostantinos Stefanopulis priti në takime të veçanta sot [e Hënë], kryetarin e
Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe atë të shoqatës "Omonia", Jani Jani, me të cilët diskutoi mbi "problemet e minoritetit grek në Shqipëri". Në një prononcim për mediat pas takimit, kryetari i PBDNJ-së, Dule, tregoi disa nga pikat e diskutimeve me presidentin grek. "Z.Stefanopulos konfirmoi pikëpamjet e Greqisë mbi problemet e minoriteteve greke në Shqipëri, të të drejtave të njeriut në përgjithësi, proceset e integrimit të vendit tonë dhe mbështetjen e Greqisë për këtë proces", tha Dule.
Kryetari i "Omonia"-s, Jani,e cilësoi takimin me Presidentin Stefanopulos si "të përzemërt" dhe vlerësoi pikëpamjet e tij në lidhje me problemet e minoritetit grek në Shqipëri.

24 ORE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 20-10-2004 nė 22:28 Edit Post Reply With Quote
OMONIA KERCENON,SHTETI HESHT

Nuk jemi urë bashkëpunimi, jemi bërthama e helenizmit

TIRANË - Rreth 4 mijë vetë, të ardhur nga të gjitha zonat e minoritetit e deri nga Himara, të organizuar me autobusë e kanë mbushur përplot sheshin Dervicianit, kryeqendrës së Dropullit. Flamuj festivë e parrulla të tilla si “Rroftë helenizmi” etj. krijuan një atmosferë të gatshme për fjalime të “forta” si nga drejtuesit e pushtetit të komunës, ashtu dhe të organizatës së minoritetit grek Omonia. Pandeli Toli, kryetar i Komunës së Dropullit tha në fjalën e tij të hapjes se “gjatë gjithë jetës ne kemi qenë të braktisur. Kohët e vështira kërkojnë bashkim. Kërkojnë mbështetje dhe prani të shtetin amë pranë nesh. Ne kërkojmë vëmendjen e shtetit grek për të mos e humbur edhe njëherë atdheun tonë të shtrenjtë”. Ovacionet e të pranishmëve ishin të tilla: ”Greqi, Greqi, e gjithë Himara është këtu” etj.

Jani Jani, kryetar i organizatës “Omonia”, i ka thënë presidentit grek se “Shpresat tona marrin përmasa të reja me praninë tuaj”. Këtu në Dervician është shprehur kreu i organizatës së vetme të minoritetit grek në Shqipëri, z. President kanë ardhur t’u dëgjojnë vorioepirotë nga Dropulli e Pogoni, nga Vurgu e Delvina nga Saranda dhe Himara heroike.

Jani ka kërkuar në diskutimin e tij mjaft të ashpër, më shumë të drejta për komunitetin e minoritarëve grekë në Shqipëri. Ai është shprehur se minoritarët po vuajnë mungesën e shkollave në gjuhën amëtare, cilësinë e ulët të kushteve nëpër shkolla si qindra probleme që pengojnë arsimimin në gjuhën amëtare të grekëve. Jani ka kërkuar hapjen e shkollës greke në Himarë, kërkesë e përsëritur kjo edhe prej kryetarit të bashkisë së Himarës z. Bollano. “Na kanë grabitur mijëra hektarë prona, toka, shtëpi e trualle. Asnjë ligj i deritanishëm nuk u ka kthyer pronat minoritarëve:, -është shprehur ai.

Jani i ka kërkuar Presidentit grek mbështetje për njohje të identitetit grek prej qeverisë shqiptare si dhe njohje të gjuhës greke, si gjuhë zyrtare në rajonet e banuara nga minoritarë.

Kjo pjesë e helenizmit, pikërisht Vorioepiri ka vijuar në deklaratën e tij kreu i organizatës “Omonia”, ka mbajtur gjallë për shekuj gjuhën e kulturën, kështu mendoj se është e padrejtë të ndihemi sot të braktisur prej shtetit nënë. Grekët e këtushëm, sipas Janit, po përpiqen të mbijetojnë dhe nuk mund të shijojnë dot frutet e një shteti me sistem demokratik, siç është Greqia.

Ne kërkojmë më tepër mbështetje edhe për bashkëkombasit tanë që jetojnë e punojnë në Greqi, të mos trajtohen si të huaj. Dhënia sa më parë e dyshtetësisë për ta do të ishte hapi i parë për integrimin sa më shpejt të tyre në shtetin amë. Minoriteti grek që jeton në Shqipëri, nuk mund të jetë ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ajo që po shihni këtu (helenizmi).


DITA

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 2-12-2004 nė 03:42 Edit Post Reply With Quote
"OMONIA" TRUPIN NE SHQIPERI,KOKEN NE GREQI

"Omonia", takime ne Athine

Ministri i Jashtem grek, Petros Moliviatis, priti dy dite me pare ne Athine, bordin drejtues dhe perfaqesues te "Omonia"-s, organizata e minoritetit grek ne Shqiperi. Shefi i diplomacise greke dhe perfaqesuesit e "Omonia"-s kane biseduar per ceshtje te lidhura me gjendjen e minoritetit grek, qe jeton ne Shqiperi, si dhe per shqiptaret qe jetojne ne Greqi. Bashkebiseduesit, sipas zyres se shtypit te Ministrise se Jashtme Greke, theksuan rendesine qe minoriteti kombetar grek ne Shqiperi te trajtohet nga te dy vendet si nje faktor i forcimit te marredhenieve dypaleshe midis Athines dhe Tiranes. Gjithashtu, Ministri i Jashtem Helen dhe perfaqesuesit e "Omonia"-s theksuan rendesine e mbrojtjes dhe respektimit te te drejtave te minoritetit, si element thelbesor ne kuader te synimeve te Shqiperise per te anetaresuar ne institucionet euroatlantike.

KORRIERI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-5-2005 nė 08:20 Edit Post Reply With Quote
Greek Myths
Gene Rossides
President
American Hellenic Institute
c/o Georgia Economou
1220 16th Street
Washington, DC

Dear Mr. Rossides,

It's amazing how you Greek gomars love to kick a weak person when he's down, and to add insult to injury, you then try to rob him of what few possessions remain. This is a perfect analogy for what the Greek chauvinist scum is trying to do to Albania. But after all, this is the Greek way. People like your pig of a friend, Nick Gage, in my opinion among the lowest form of scum on earth, continue to perpetuate myths about Albania's Greek minority. Let me state that because a person is orthodox, despite the feeble attempts of Greek chauvinists like you to twist the truth, this does not change an individual's ethnic heritage to Greek, thank God, because in my opinion, that would be a fate worse than death. Yet, you insist on trying to distort Albania's demography in a pathetic attempt to reach your reprehensible and highly transparent objectives. Fortunately, the US and EU are well aware of your games and know the true situation despite your repeated attempts to distort t
he
picture, and I am proud to say that I have contributed to these efforts. As for the conditions of Albania's Greek minority, which numbers well below 50,000, they are no worse off than the Albanians, and in many ways, in relative terms, they live under much better conditions. They have better schools, disproportionately high representation in Parliament, hold positions as ministers (even though Economy Minister Angjeli, one of your own, is a fat little pig who can't keep his hands out of the cookie jar), they have instruction in their treasured Greek tongue (in my opinion, a guttural tongue), and villages with large Greek populations have public signs in Greek. Now please tell me, for the hundreds of thousands of ethnic Albanians in Greece, where are the Albanian signs? And where are the Albanian schools in Greece? And how many Albanian ministers are there in Greece? And how many Albanians are permitted to vote in Greece? And why is it that Greeks insist on forcing
their
vulgar language and names upon Albanians with that unique Greek form of ethnic cleansing known as hellenization?

You would be well advised to be more concerned about your precious and vulgar Greek history and how your brethren massacred tens of thousands of Albanian Chams, including innocent women and children, during World War II. Then, in classic Greek style, after committing genocide, your noble Greek brethren stole the lands and homes of the Chams while their corpses rotted. And of course we can't forget how also during World War II, when Albania was under Nazi occupation, and all of the Jews who fled to Albania, many from Greece, were provided safe harbor. Those noble Albanians risked their lives to protect Jews who were visitors to their homes. This stands in stark contrast to the status of the Jews of Greece during this same period. Prior to the war, there were 72,00 Jews in Greece. Unfortunately, 60,000 of those unfortunate Jewish souls were turned over to the Nazis on a silver platter so they could be escorted to gas chambers. I hope you and your people are proud of th
is
history.

There is an old saying, "people who live in glass houses shouldn't throw stones." And there is no bigger glass house in the world than the country known as Greece. I suggest you deal with the blatant Greek racism toward Albanians and other minorities in Greece before you start throwing stones at others.

Please extend my best wishes to Nick Gage, who works against Albanians in the same Greek tradition of his brethren who massacred innocent Albanian Chams and were facilitators of the Holocaust.

Gary Kokalari



Lajme Nderkombetare
Maj 22, 2005 - 04:47
Disa shoqata greko-amerikane sulmojne Shqiperine per trajtimin e minoritetit grek
Athine
Disa shoqata greko-amerikane sulmojne ashper Shqiperine lidhur me trajtimin e minoritetit grek ne Shqiperi. Ne nje deklarate te firmosur nga Instituti greko amerikan dhe te firmosur nga nje sere shoqatash greke si Keshilli Kombetar greko-amerikan, Federata Pan Qipriote e amerikes etj, i kerkohet Sheteteve te Bashkuara te Amerikes te nderhyje qe Shqiperia te respektoje te drejtat e minoritetit grek. Lajmi eshte bere i ditur nga Presidenti i Institutit Helenik Amerikan Gene Rossides. Ne deklaraten e shoqatave greko-amerikane thuhet se: "Megjithe disa permiresime qe jane bere kohet e fundit ne kushtet e trajtimit te minoritetit grek, kane vazhduar aktet e diskriminimit dhe persekutimit te toleruar nga qeveria shqiptare kunder minoritetit grek, gje qe perben nje spastrim etnik me qellim qe te beje etniket greke te ndihen te izoluar, te pafuqishem dhe te lekundur deri ne ate pike sa te detyrohen te braktisin banesat e tyre dhe te levizin drejt Greqise".

"Siguria e minoritetit Grek ne Shqiperi,- thuhet ne deklaraten e grekeve te amerikes - eshte gjithashtu ne rrezik edhe per shkak te frikes direkte nga forcat e sigurise (rendit) dhe djegia e shkollave, kishave si dhe bisneseve nga banda te jashteligjshme qe policia i lejon te veprojne pa i ndeshkuar. Asnjehere grekeve etnike nuk i eshte bere nje numerim i ndershem. Megjithese Shqiperia ka kerkuar dhe arritur me sukses konsensusin per numurimin e minoritetit shqiptar ne fqinjin e saj (Maqedoni), qeveria e saj kundershton kerkesen e Bashkimit Europian per numurimin e minoriteteve te tyre ne vend, keshtu ata vazhdojne te deklarojne se minoriteti Greek eshte I vogel, kur perben te pakten edhe 10 % te popullsise prej 3.5 milion banoresh. Ne i bejme thirrje qeverise amerikane, ne interesat tona dhe ato te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne Balkanin jugor, te ndermarre nje dialog diplomatik intensive me qeverine e Shqiperise per tu siguruar se zbatimi i ligji do te vezhgohet dhe
se te
drejtat e minoriteit ne baze te te drejtave te njerit, do te mbrohen". Ne fund te deklarates citohet se SHBA duhet te beje te qarte se Shqiperia duhet te trajtoje minoritetet e saj ne menyre te ndershme dhe humane, ashtu sic kerkon vete minoriteti shqiptar te trajtohet ne vendet fqinje te tij.

Nuk e di burimin e sakte





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-6-2005 nė 09:03 Edit Post Reply With Quote
Kane dy parti politike:


E Premte, 10 Qershor 2005


RRAHJA E DEMOKRATIT NDAN MINORITETIN GREK

Ndasite e elektoratit sa u perket bindjeve politike kane "infektuar" dhe minoritetin grek ne Shqiperi. Te grupuar kryesisht ne dy parti, respektivisht ne Levizjen per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut dhe ne Bashkimin per te Drejtat e Njeriut dje ata kane dhene shembullin e mungeses se gjuhes se perbashket dhe brenda komunitetit te tyre. Duke manifestuar retoriken e politikes shqiptare, minoritaret greke ne LDLNJ kane akuzuar PBDNJ-ne per

dhunen e ushtruar ndaj anetarit te kryesise se PD-se, Alqi Sterio nga njerez ne stafin e kandidatit te zones 100, Thoma Mico. "E denoncojme kete akt te shemtuar. Sqarojme se arsyeja e kesaj ngjarjeje te shemtuar eshte se Sterio ben propagande qe ne mazhoritar te votohet kandidati i PD-se, Grigor Pasko, kurse ne proporcional Partia "Levizja per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut" sipas marreveshjes qe PD-ja ka bere me LDLNJ-ne. Eshte e turpshme politika aktuale qe po ndjekin drejtuesit aktuale te PBDNJ-se, te cilet po shpien ne situata te tilla konfliktuale, percarese, per te "sunduar" me cdo kusht ne zonat e caktuara", citohet shprehimisht ne deklaraten per shtyp te shperndare nga LDLNJ-ja. Ndaj mbeshtetur ne keto fakte kjo parti iu ka bere thirrje te gjithe faktoreve politike ne minoritete te gjejne gjuhen e mirekuptimit, bashkepunimit dhe te kthehen ne faktore kompromisi. "Zbatimi i ligjit ne keto raste nuk ndihmon ne zgjidhjen e problemit, por falja publike, mirekuptimi dhe angazhimi per nje fushate me etike dhe kulture demokratike do te ishte ne dobi te minoritetit grek". mbyll njoftimin e saj LDLNJ-ja. Nderkohe, Levizja per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut ka bere prezantimin e 6 kandidateve per deputete ne rrethin e Durresit. Kreu i saj, Ligoraq Karamelo, duke prezantuar kandidatet e vet theksoi se "ka ardhur koha qe jeta e cdo individi te trajtohet ne dimensionin human dhe me respektin e duhur. Larg dukurive negative si mungesa e transparences ne qeverisje dhe lulezimi i korrupsionit, mungesa e te drejtes se punes dhe zhytja ne varferi e papunesi totale".

T.Blushi

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-6-2005 nė 08:26 Edit Post Reply With Quote
Dule prezanton në greqisht kandidatin

Kryetari i PBDNJ-së prezanton në greqisht kandidatët për deputetë në zonat minoritare. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka prezantuar dje në Vrisera të Dropullit të Sipërm kandidatin për deputet, Spiro Ksera. Gjatë prezantimit ai u ka folur pjesëmarrësve në këtë takim në gjuhën greke. Gjatë fjalës së tij, Dule ka prekur disa pika të platformës, të cilat kanë të bëjnë me bashkëjetesën e minoritetit grek në shoqërinë shqiptare, si dhe kontributit që ky komunitet mund të japë në integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane. Gjithashtu Dule u ka premtuar zgjedhësve të Dropullit se, partia që ai drejton do të punojë më shumë për bashkëjetesën sa më normale të minoritetit grek me popullin shqiptar. Pak kohë më parë, Dule propozoi që fletët e votimit në zonat minoritarë të ishin në gjuhën greke. Ky propozim nuk u vlerësua nga KQZ-ja. Ndërsa duke kërkuar votat për kandidatin e PBDNJ-së në Vrisera, Dule ka premtuar më shumë për këtë zonë dhe ka deklaruar se partia e tij do të kontribuojë më shumë për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike.

© 2003 Gazeta Panorama


Me mire te mos te shkruaj!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-6-2005 nė 09:13 Edit Post Reply With Quote
Dule i PBDNJ-së, fushatë me dy deputetë grekë në Gjirokastër


Violeta Duri

GJIROKASTËR – Deputetë grekë të PASOK-ut dhe Demokracisë së Re në pushtet janë parë në fshatin Derviçan të Dropullit të Poshtëm gjatë një mitingu të organizuar nga PBDNJ-ja, ku ka prezantuar kandidatin për deputet Spiro Ksera për zonën elektorale nr. 92. Në këtë miting me një pjesëmarrje të gjerë të shtetasve me kombësi greke binte në sy edhe pjesëmarrja e deputetëve grekë të PASOK-ut, Mihalis Pandellas, deputetit të Partisë Demokracia e Re, Andonis Fushas, prefekti i Janinës, i shoqëruar me disa persona nga stafi i tij, konsulli grek në Gjirokastër, të gjithë të ftuar nga kryetari i “Omonias”, Jani Jani. Ishin të pranishëm edhe minoritarë që punojnë e jetojnë në shtetin fqinj. Pjesëmarrësit në miting mbanin në duar flamuj grekë dhe të “Omonias’, ndërkohë që flamuri ynë mungoi në këtë miting elektoral. Në mitingun elektoral të Derviçianit është kënduar himni grek, por është anashkaluar himni ynë, që nuk është kënduar. Drejtuesit e mitingut, si dhe referuesit folën gjatë gjithë kohës në gjuhën e nënës, greqisht. Kryetari i PBDNJ-së,Vangjel Dule, duke folur greqisht shpalosi edhe një herë platformën elektorale dhe programin e partisë që ai drejton, duke u bërë thirrje të gjithëve që të votojnë kandidatët e PBDNJ-së. Dule shprehu bindjen se Gjirokastra do të jetë në këtë legjislaturë e përfaqësuar denjësisht, pasi deri tani ka munguar personi i duhur, përfaqësuesi i denjë për një qytet metropol, portë e Evropës siç është Gjirokastra. Dule tha se këtë herë do të ketë tre deputetë, dy që do dalin nga votimet e 3 korrikut, kur do të votohet unanimisht për Spiro Kserën dhe Kristostom Kamberin dhe një tjetër, nga lista proporcionale, që do jetë ai vetë. Në fjalën e vet Dule ka theksuar edhe një herë faktin se vetëm PBDNJ-ja është partia e vërtetë dhe e vetme që do t’i përfaqësojë denjësisht në Parlamentin e ardhshëm. Ai ëshë shprehur edhe njëherë se nuk do të bëjë aleanca parazgjedhore. Ato bëhen nga partitë e mëdha që mendojnë vetëm për vete dhe partitë e vogla i duan si ushtarët në rresht, nën urdhërat e tyre, duke e nëpërkëmbur vullnetin e sovranit, dhe duke luftuar edhe me njëra- tjetrën nga pozitat e demonit dhe të djallit. Partitë e mëdha, PS-ja dhe PD-ja nuk prodhojnë ide, ato abuzojnë me gatishmërinë tuaj, tonën për të votuar, tha Dule. Kreu i PBDNJ-së është ndalur gjatë në nevojën e respektimit të të drejtave të minoritarëve, duke kritikuar shtetin shqiptar për mangësitë në respektimin e tyre. Dule është ndalur në fushën e arsimimit në gjuhën amtare, për pronat, duke thënë se po ju merren kullotat e livadhet me pa të drejtë, bile edhe me gjykime të shumta. Dule tha se në këto kushte minoritarëve u duhet të mbijetojnë. Ai i ka mëshuar faktit se partia që ai drejton është e vetmja që mund t’i çojë në Evropë, aq më tepër që Gjirokastra, sipas tij, është porta më pranë Evropës. Dule shprehu bindjen e plotë se më 3 korrik do të fitojë të dy kandidatët e zonave të Gjirokastrës dhe se partia që ai drejton mbetet i vetmi faktor që do të kontribuojë në rrugën drejt Evropës.




28/06/2005

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2010 nė 06:51 Edit Post Reply With Quote
Regjistrimi i popullsisë me vetëdeklarim, akti më i rëndë pas vitit 1913!
Fatbardha Demi | 23/10/2010 | Kuriozitete | komentet 553 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Duke dëgjuar emisionet e lajmeve në kanalet e ndryshme televizive, si dhe bisedat e shumta për "çështjet e ditës" në median shqiptare, vërehet qartë dukuria për të folur për gjithshka dhe për të heshtur për faktet më thelbësore, që përfshijnë jetën politiko-ekonomike dhe kombëtare të vendit tonë.

Analisti italian Marco Travaglio, e ka emërtuar këtë dukuri si: "Arti për të folur për gjëra të tjera".

Do të ishte e padrejtë që këtë "mëkat" t'ia vishnim medias dhe të mos zbulonim autorin e vërtetë që i'a dikton asaj.

"Politika, shprehej Pol Valery, është arti për të shmangur që njerëzit të interesohen për çështjet thelbësore që ju përkasin".

A iu intereson lexuesve dhe shikuesve shqiptarë se,një ish-ministër, i prekur në interesat e tij të ngushta, ka marrë në sy të demaskojë në organet e Prokurorisë, mashtrimet me karburantin (ndoshta dhe afera të tjera më vonë), që i kanë rrënjët deri në instancat e larta shtetërore? Asgjë të re nuk ka këtu! Populli i ka sytë në ballë. Jo më kot edhe Kontrolli i Shtetit çdo vit paraqet dokumenta, që dëshmojnë përvetësimet marramendëse të fondeve nga ana e institucioneve shtetërore. Edhe kur rastësisht i janë çuar organeve për gjykim, sigurisht fajtorëve të rangut të dytë apo të tretë u janë dhënë "gjoba minimale" siç vëren nenkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Por, ekzistojnë edhe "të paprekshmit", të cilët çfarëdo që të bëjnë, nuk u hyn gjëmbi në këmbë.

A ju intereson shqiptarëve se zv.Kryeministri Meta paska ngrënë një drekë "ujdie" me emigrantin e PS-së, Fatos Nano? Asnjë nuk u çudit për pazarllëqet e politikanëve, që e kanë zhvlerësuar rrënjësisht kuptimin e të qënit "lider" i një popullsie dhe mbrojtjen e interesave të zgjedhësve, apo më thelbësisht, mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, që përbën bazën e ekzistencës së një shteti.

Media e shkruar dhe ajo vizive është kthyer në një grup ndjekësish, që ashtu si "paparacët" mundohen t'iu shkëpusin politikanëve ndonjë "lajm" për lëvizjen e tyre taktike të ardhshme, apo "reagim" për ç'ka ka thënë apo bërë X-i apo Y-ni. Në asnjë media europiane, politikanët nuk reklamohen (deri në veleritje) si në vendin tonë.

Aty-këtu, intelektualët kurajozë dhe të ndergjegjshëm apo analistë profesionistë, mundohen të ndërgjegjësojnë shqiptarët se ç'ka po bëhet nën rrogoz apo dhe fare haptas, me pasoja të rënda për jetesën në vendin e tyre dhe veçmas për ardhmërinë e ekzistencës si komb, në kushtet e dukurive ekonomike dhe politike të shekullit të XXI.

Një nga këto probleme, ndoshta më i rëndësishmi për popullsinë shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve shtetërore, është regjistrimi i popullsisë.

Nuk marr përsipër t'iu kundërvihem atyre që janë lodhur dhe djersitur në shkrimet e tyre dhe bisedat televizive, për t'i emërtuar si shprehje të "frikës virtuale", "nacionalizmit romantik" apo "mosnjohjes së standardeve të BE-së" ata, që e kanë kundërshtuar regjistrimin e popullsisë me "vetëdeklarim" për përkatësinë etnike dhe fetare.

A i përmbush kriteret shkencore vetëdeklarimi i kombësisë (etnisë) në regjistrimin e popullsisë së një vendi?

Jo pa qëllim, nga ana e hartuesve zyrtarë të mënyrës së regjistrimit, e drejta individuale e njeriut për të ushtruar një besim të caktuar fetar, i bashkangjitet edhe "e drejta" për tu vetëshpallur se kujt etnie i përket. Dihet se përkatësia kombëtare (etnike) diktohet nga faktorë, që nuk varen nga dëshira e njeriut, sepse ai nuk mund t'ia ndërrojë gjuhën nënës, babait, fisit dhe të gjithë brezave paraardhës, mbiemrin e të cilëve ai mbart. Po kështu nuk mund t'iu diktojë të ndërrojnë zakonet, traditën gojore, historinë shekullore dhe emërtimet e toponimeve të krahinës ku kanë lindur dhe janë rritur. Asnjëri nuk mund të ndërrojë materialet statistikore dhe historike të viteve dhe shekujve të mëparshëm, që dëshmojnë qartazi se i ç'kombësie i përket ai dhe gjithë paraardhësit e tij.

Ndërkohë besimi fetar mund të ndryshohet individualisht, për arsye nga më të ndryshmet, dhe nuk ka pasoja direkte në fushën ekonomike dhe politike të një shteti.

Historikisht arbërorët nuk kanë qenë fanatikë të asnjë lloj besimi dhe për kushtet dhe nevojat e kohës, për mbijetesë, kanë ndryshuar disa herë besimin e tyre.

Edhe pas viteve '90, për një ndihmë ekonomike, vizë apo bursë shkollimi jashtë për fëmijët e tyre, janë konvertuar nga myslimanë në katolikë, ortodoksë apo jahovai dhe rryma të ndryshme fetare.

Thuhet, nga hartuesit e programit të regjistrimit të popullsisë, se vetëdeklarimi do të bëhet mbi baza vullnetare. Dua t'iu kujtoj, se edhe në rastet e zgjedhjeve, votuesit janë sjellë me autobuze "falas" për të hedhur votën "e fshehtë" nën presionin e ndonjë "fshese" apo vendi pune në Greqi. Po përpara syve të komisioneve, a do të ketë guxim emigranti apo familjari i tij të shprehet pa u trembur për pasojat?

Pra, "vetëdeklarimi" i kombësisë është një rrugë anti-shkencore në hartimin e materialeve, që do t'i shërbejnë shtetit shqiptar dhe të gjithë institucioneve të tjera, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për ndërtimin e programeve politike-ekonomike-kulturore. Gjithashtu, ky mashtrim statistikor do t'iu afrohet si studiuesve tanë, ashtu edhe atyre të huaj, që do të merren me analizën e shoqërisë shqiptare të shekujve 20-21 në të gjitha aspektet e saj. Nuk duhet lejuar kurrsesi që regjistrimi i popullsisë, akti themelor për ardhmërinë e një shteti, të kryhet mbi baza amatoreske dhe jo- shkencore, i frymëzuar nga pasione politike të çastit dhe interesa të ngushta të një grupi të caktuar. Regjistrimi i popullsise, i hartuar mbi baza anti-shkencore, nuk i përmbush standartet e BE-së!

Të gjithë e kanë të qartë se "thembra e Akilit" në këtë regjistrim, janë shifrat përfundimtare për numrin e popullsisë me kombësi greke dhe besim ortodoks. Duke anashkaluar ngërçin e "vërtetësisë" me "të drejtën e vetëdeklarimit", hapet rruga për kërkesat "e mohuara" dhe "padrejtesitë" që i bëhen këtij "minoriteti të madh grek" dhe do të kërkohet me këmbëngulje të shtrëngohet "nën presionin e sanksioneve" shteti shqiptar që të zbatojë konventat e BE-së mbi minoritetin.

A jemi kundër zbatimit të Konventave që marrin në mbrojtje minoritetet? Kurrsesi jo! Shqiptarët janë një popull, që më shumë se të gjithë popujt e tjerë europianë, kanë luftuar dhe janë interesuar për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Kjo për arsyen e thjeshtë se është i vetmi popull, që jo vetëm rrethohet nga bashkëkombasit e tij, por edhe se minoriteti shqiptar në shtetet fqinj është një popullsi e madhe numerike, pra minoritet shtet-formues dhe të drejtat që parashikohen nga konventat europiane, padrejtesisht iu janë mohuar. Gjithashtu, emigracioni shqiptar zë vendin e parë në Europë, për nga përqindja e popullsisë së vendit të origjinës.

Nga ana tjetër, që në krijimin e shtetit shqiptar, një nga marrëveshjet e firmosura me Lidhjen e Kombeve (2.10.1921) dhe zbatuar deri në ditët tona, pavarsisht regjimeve që janë ndëruar, ka qenë ajo e respektimit të të drejtave të minoriteteve gjuhësore dhe kulturore që ndodheshin në vendin tonë.

Siç u shpreh gjatë vizitës me Kryeministrin Berisha në Greqi, në vitin 2006, ish- Ministri i Arsimit Genc Pollo (sot kryetar i Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë. Një rastësi?): "Ne në Shqipëri kujdesemi që pakica greke të ketë arsimimin e duhur, madje edhe me anën e një diskriminimi pozitiv. Ne do bashkëpunojmë edhe në vazhdim me Greqinë në këtë drejtim". Dhe e mbajti fjalën, me nje tjeter diskriminim pozitiv për greket dhe katastrofal për shqiptaret!

Duke analizuar standardet e BE-së mbi mbrojtjen e minoriteteve fetare, etnike dhe gjuhësore dhe metodikën e regjistrimit të popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fetare të hartuar nga shteti ynë, del qartazi se si cenohen interesat ekonomike, politike dhe kombëtare të të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë.

Sipas Kartës Europiane mbi minoritetet (Strasburg, 29.06.1992) kapitulli 8, mbas marrjes së rezultateve të regjistrimit të kombësisë me vetëdeklarim, Shqipëria duhet të sigurojë mësimin në gjuhën greke në të gjitha nivelet shkollore të fëmijëve të "minoritareve", që për arsye ekonomike që i përmëndëm më lart, (mungesës së karakterit dhe njohurive për pasojat) kanë vetëshpallur veten me kombësi greke. Kjo nënkupton mbylljen apo reduktimin e shkollave dhe klasave ku do të mësojnë fëmijët shqiptarë në gjuhën e tyre dhe detyrimin për të mësuar gjuhën greke. Mësuesit do të detyrohen të japin mësim gjithashtu në greqisht, si dhe pajisjen e bibliotekave dhe botimi i teksteve shkollore, profesionale dhe artistike në këtë gjuhë.

Shteti shqiptar detyrohet të hap kurse të gjuhës greke edhe për pleqtë e "minoritarëve" të vetëdeklaruar, që të kenë mundësi të dëgjojnë dhe lexojnë median, e cila do të duhet ta përdorë këtë gjuhë, edhe pse historikisht një zonë si p.sh. Përmeti apo ndonjë tjetër, nuk ka patur kurrë grekofonë.

Deri më sot këtë punë e ka nxitur dhe realizuar privatisht shteti grek, në bashkëpunim me Kishën Ortodokse, shpesh duke shkelur edhe Kushtetutën e Shqipërisë. Mbas rezultateve të regjistrimit anti-shkencor, të gjithe këtë barrë financiare për greqizimin e vetvetes, do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Brezi i ri i jugut të vendit tonë do të mësojë historinë e Shqipërisë dhe të botës, jo në gjuhën e tyre, por në greqisht. Sa për përmbajtjen e teksteve të historisë, i ka marrë masat ish- Ministri i Arsimit, Genc Pollo, kur i premtoi ministres së Arsimit të Greqisë, Marjeta Janaku (gjatë takimit Berisha-Karamanlis më 2006-ën) për të bërë që "tekstet shkollore të dy vendeve të kenë frymë miqësore, duke evituar çdo negativizëm".

Por të drejtat e minoritarëve nuk përfshihen vetëm në procesin mësimor dhe kulturor. Mbas marrjes së rezultateve të regjistrimit të popullsisë me vetëdeklarim të kombësisë (etnisë), shtetit shqiptar do t'i duhet të sigurojë në gjykatat e zonave ku janë regjistruar me shumicë "minoritarët" shqiptarë, personel që të flasë gjuhën greke dhe të përdorë shkresa administrative po në këtë gjuhë. Vendimet gjyqësore do të shkruhen gjithashtu po greqisht.

Sipas kapitullit 10 të Kartës Europiane, shteti shqiptar duhet të sigurojë që nëpunësit e tij në këto zona (që sipas vorio-epiroteve përfshin të gjithë Jugun e Shqipërisë), që kanë lidhje me popullin, të përdorin gjuhën greke dhe dokumentacionin, si dhe formularët për përdorim për popullin të shtypen në këtë gjuhë.

Në rast se njerëzit do t'iu drejtohen në greqisht, këta nëpunës do të jenë të detyruar t'iu përgjigjen në këtë gjuhë. Kjo gjuhë do të përdoret edhe në debatet e ndryshme publike.

Është e kotë të përshkruaj detyrimin e shtetit shqiptar në fushën e medias vizive, sepse mjafton të pushosh një herë në Sarandë, që të shikosh se si kanalet greke kanë mbuluar pothuaj tërësisht hapësirën mediatike. Në shumë zona të jugut shqipfolësit janë të diskriminuar nga shteti i tyre për të drejtën e informimit në gjuhën kombëtare. Mbulimi i paligjshëm i hapësirës mediatike shqiptare, mbas regjistrimit me vetëdeklarim, do të ligjërohet duke krijuar një presion të rëndë psikologjik tek banorët autoktonë shqiptarë dhe do nëpërkëmbë të drejtat e tyre per t'u informuar në gjuhën shqipe. Këtë të drejtë në Sarandë mund ta përfitosh vetëm duke paguar një shumë të kripur firmave kabllore. Edhe për të dëgjuar programet në greqisht (që sot bëhet falas për shqiptarët), konventa europiane për minoritetet parashikon mbështetje financiare që do të vilet po nga taksapaguesit shqiptar.

Në kushtet e një krize të rëndë financiare, kur edhe "pensionet" greke po rrezikohen, regjistrimi i popullsise me vetëdeklarim mund t'i lërë pa gjë përfituesit e tyre dhe shkarkon financiarisht shtetin grek nga barra e investimeve dhe mbajtjes së një organike mësimore dhe të natyrave të tjera për të "mbajtur gjallë frymën helenike" dhe ia ngarkon këtë barrë shtetit tonë, pra taksapaguesve shqiptarë.

Një problem veçanërisht i rëndësishëm është edhe ai i regjistrimit të emigrantëve tanë, që përbëjnë afro 1/3 e popullsisë (dhe afro 5% të popullsisë së Greqisë). Duke e trajtuar këtë problem në "legjendat e tij urbane" ("Panorama", 4.02.2010) zoti Pollo shprehet: "siç bëjmë zgjedhje parlamentare një herë në 4 vjet, pa pritur që të kthehen në vendlindje gati 1 milion shqiptarë, ashtu do të bëjmë edhe regjistrimin e popullsisë". Kjo mënyrë gjykimi është aq absurde dhe krahasimi aq i pabazë, si për nga natyra, ashtu edhe qëllimi i kryerjes së tyre, sa nuk ia vlen të zgjatem në këtë pikë.

Faktikisht nuk na jepet asnjë sqarim nëse numri i qytetarëve shqiptarë, që janë emigrantë dhe që i sjellin të ardhura (me shumë se çdo emigrant i vendeve të tjera, që punon në Europë dhe që perbën një pjesë të rëndësishme të buxhetit të shtetit tonë) do të llogaritet në statistikat e popullsisë së vendit tonë? Në rast se jo, me ç'të drejte juridike dhe morale në statistikat përfundimtare do të zvogëlohet popullsia shqiptare me 1/3 e saj? Ose në të kundërt, të shpallet se po bëhet një regjistrim i pjesshëm i popullsisë.

Emigracioni i popullsisë nuk përfshin vetëm vendet e pazhvilluara, por është një e drejtë që e gëzojnë edhe qytetarët e shteteve të zhvilluara europiane. Z.Pollo do të kishte bërë mirë të na sillte përvojën e këtyre shteteve kur marrin përsipër të përllogarisin popullsinë e vendeve të tyre.

Kjo ishte vetëm një panoramë e kufizuar e zbatimit të konventave të BE-së, në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Problemi nuk qëndron në drejtësinë e këtyre normave, por në "minoritetet" që do vetëshpallen nga regjistrimi i popullsisë, i realizuar sipas metodës anti-shkencore dhe anti-kombëtare, të hartuar nga shteti ynë. Një panoramë më konkrete se ç'do të ndodhë pas këtij regjistrimi, na e ka dhënë njëri prej vetëdeklaruesve, "minoritari" lab i veshur edhe me xhaketën e nënpunësit të shtetit tonë, V.Bollano.

Në kërkesën (dt. 25.11.2008), drejtuar Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë, në emër të Omonias, kërkohet: "dhënia e autonomisë Vorio-Epirit. Tirana zyrtare të njohë si zonë minoritare pothuajse gjithë Jugun e vendit, të banuar qysh para 3 mijë vjetësh nga grekët etnikë. Të njihen zyrtarisht si zona të minoritetit ato zona, të cilat pala shqiptare nuk i njeh të tilla, si për shembull Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korça si edhe 99 fshatra përreth tyre. Të ndryshojë kuadri ligjor i Shqipërisë në një mënyrë të tillë që të lejojë bashkimin e gjithë kësaj zone në jug të Shqipërisë, që tradicionalisht banohet nga grekët, në një periferi të organizuar administrativisht në bazën e një organi që merr drejtpërdrejt vendimet nga vetë qytetarët, vendosja e gjuhës greke si gjuhë të parë zyrtare në Jug të vendit".

Pra, është mëse e qartë se ky regjistrim i popullsisë me vetëdeklarim, është në fakt një nismë e hapur e shtetarëve tanë për greqizimin e popullsisë autoktone shqiptare dhe përbën një sulm të hapur kundër kombit shqiptar, dhe për nga pasojat është goditja më e rëndë që i bëhet shqiptarëve, pas Kongresit të Berlinit të vitit 1913!


**********


Rregjistrimi fetar, premtimi i Berishës për njeriun-kyç të 'Vorio Epirit'

Arkivi i shtypit shqiptar ka nje date interesante lidhur me rregjistrimin e popullsise me baze etnike dhe fetare. Ne nje interviste me Nikolas Gejxh, njeriun simbol te perpjekjeve greke per Vorio Epirin, thuhet se regjistrimi me baze fene, i eshte premtuar atij (Gejxhit) nga Berisha.
Gejxh dhe Berisha u takuan pas 10 vitesh armiqesi reciproke, me ndermjetesine e ambasades amerikane. Gejxh ishte shpallur nga vete Berisha person non grata ne Shqiperi, por pas takimit Berisha deklaroi:
"Per hir te se vertetes, ceshtja eshte pak me ndryshe... Do respektohen dhe te garantohen plotesisht standartet nderkombetare te pakicave ne Shqiperi", tha Berisha.
Kurse Gejxh deklaroi se "Berisha ka ndryshuar dhe se te gjithe ne jete bejme gabime.."


Me poshte intervista e Gejxh nxjerre nga arkiva:

Kryetari i lobit grek në SHBA pranon se "të gjithë në jetën e tyre bëjnë gabime" në lidhje me marrëdhëniet e tendosura që ka patur me qeverinë shqiptare tetë vjet më parë, kur u shpall dhe "persona non grata" në Shqipëri. Një mbrojtës i flaktë i "çlirimit të Vorio Epirit", Gejxh u shpreh dje në një intervistë të shkurtër për gazetën se "kufijtë e Ballkanit do ndryshojë kur të gjitha vendet e rajonit do integrohen në Evropë". Me konceptin e ndryshimit të kufijve ai thotë se ka parasysh lëvizjen e lirë të njerëzve.


Takimi juaj me Berishën ishte një surprizë. Çfare u tha në atë takim?
Ne diskutuam kryesisisht për të ardhmen e Shqipërisë, si ta përmirësojmë atë, përfshi dhe situatën e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur që minoriteti grek dhe minoritetet e tjera të kenë të drejtën për të deklaruar identitetin etnik dhe fetar në një regjistrim të pritshëm. Ne nuk disktuam për të kaluarën, sepse unë mendoj se ishte një keqkuptim prej të cilit të dy kemi nxjerrë mësime.


Ish-presidentin ju e keni sulmuar për një kohë të gjatë. A keni ndryshuar mendim?
Disa nga qëndrimet e tij në të kaluarën unë i kam kritikuar fort. Por të gjithë ne bëjmë gabime në jetë. Tani ka ndryshime qëndrimesh dhe mua më duhet të pranoj qëndrimet e reja që po thonë.


Me çfarë merreni tani në Shtetet e Bashkuara?
Shkruaj libra dhe bëj filma.


A vazhdoni të merreni me organizatat e diasporës greke?
Ajo që unë përpiqem të bëj është përmirësimi i të drejtave të minoriteteve në përgjithësi, duke punuar për disa organizata të cilat nuk kanë të bëjë vetëm me minoritetin grek, si për shëmbull në Afrikën e Jugut ose në Rusi gjatë periudhës së regjimit komunist. Detyra ime si shkrimtar është të flas në emër të atyre që nuk kanë mundësi të flasin në emrin e tyre.


A mendoni se duhet të ndryshojë harta e Ballkanit?
Unë mendoj se e ardhmja e Ballkanit është në Europë. Dhe me hyrjen në Europë gjithçka ndryshon. Ndryshojnë kufijtë. Ndryshon dhe nervoziteti që ka lidhje me kufijtë. Njerëzit do të kenë mundësi të lëvizin lirisht përmes kufijve. Ju jeni i ri, por unë e mbaj mend se para Luftës së Dytë Botërore kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të kalohej pa pasur nevojë për pasaportë, vizë. Banorët e fshtatit tim shkonin në Shqipëri, shqiptarët vinin lirisht në zonën tonë. Nuk kishte asnjë problem. Dhe mendoj se integrimi në Europë do ta bëjë të mundur sërish atë realitet.

*******


Regjistrimi i fundit zyrtar në Shqipëri është bërë në vitin 1979. Të dhënat për këtë regjistrim mund të gjenden në botimet enciklopedike të vitit 1985.


Sipas këtij regjistrimi të 79-ës, në Shqipëri kishte 54.687 vetë me kombësi joshqiptare (që hyjnë tek pakicat kombëtare). Kjo shifër përbënte 2.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të asaj kohe.


Ndër ta, 49.037 vetë ishin grekë që banonin kryesisht në krahinat kufitare jugore në Gjirokastër dhe Sarandë; 4.163 ishin sllavë (pjesa kryesore e tyre, ishin maqedonas që në kohën e regjistrimit të 79-ës banonin në zonën e Prespës).


Ish-Kushtetuta e Shqipërisë (ajo që njihet si Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste) në nenin 10 të saj thoshte:


"Pakicave kombëtare në Shqipëri u sigurohet mbrojtja dhe zhvillimi i kulturës dhe traditave popullore, përdorimi i gjuhës amtare dhe mësimi i saj në shkollë, zhvillimi i barabartë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Çdo privilegj e pabarazi kombëtare dhe çdo veprim që shkel të drejtat e pakicave kombëtare është antikushtetues dhe dënohet sipas ligjit".





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2010 nė 06:53 Edit Post Reply With Quote
Në kërkesën (dt. 25.11.2008), drejtuar Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë, në emër të Omonias, kërkohet: "dhënia e autonomisë Vorio-Epirit. Tirana zyrtare të njohë si zonë minoritare pothuajse gjithë Jugun e vendit, të banuar qysh para 3 mijë vjetësh nga grekët etnikë. Të njihen zyrtarisht si zona të minoritetit ato zona, të cilat pala shqiptare nuk i njeh të tilla, si për shembull Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korça si edhe 99 fshatra përreth tyre. Të ndryshojë kuadri ligjor i Shqipërisë në një mënyrë të tillë që të lejojë bashkimin e gjithë kësaj zone në jug të Shqipërisë, që tradicionalisht banohet nga grekët, në një periferi të organizuar administrativisht në bazën e një organi që merr drejtpërdrejt vendimet nga vetë qytetarët, vendosja e gjuhës greke si gjuhë të parë zyrtare në Jug të vendit".

Akoma keta?!

Jane te pakorrigjueshem e te palodhur!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2010 nė 07:00 Edit Post Reply With Quote
Une them qe te gjithe ne te vetdeklarohemi

GJERMANE!


DANEZE!

AMERIKANE!

Si ore minj u vetdeklaroka etnia?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.0849891 sekonda, 47 pyetje