Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Mjerimi i te djathteve
agron rumi

Postuar mė 13-10-2002 nė 21:55 Edit Post Reply With Quote
Alkoli dhe Rroqi nuk mund te mendojne per camerine.

Eshte fatkeqsi kombetare,qe individe te alkolizuar,sic eshte rasti i pseudoballistit Roqi pretendojne te mbrojne ceshtejen tone kombetare.Jam i sigurte se per Rroqin me teper vlera ka nje gote pije alkolike, se sa atdheu ku jeton.Prandaj duke njohur vlerat e Rroqit,lideret e PD-se nuk mund te besojne realisht ne bemat e nje te degraduari prej alkolit.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 13-10-2002 nė 23:08 Edit Post Reply With Quote
agron rrumi, apo agron rhumi?

Kush je mor ti qe flet ne emer te lidereve te PD-se, ose qe ua dike aq sakte, mire e bukur opinionin atyre? Mos je Edi Paloka?

Mos e ke rhumin pije te preferuar? Per cfare lideresh e ke fjalen zotrote, kur aty vetem Sala "knon", e te tjeret vetem sa kakarisin kot?

Po perse na e bere ceshtjen came muhabet rakije, rroqi, e lideresh te pd-se?

Cameria eshte ceshtje mbarekombetare.

[Edited on 13-10-2002 by burimuji]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2002 nė 10:16 Edit Post Reply With Quote
Mjerimi i te djathteve

Tiranë, Konferenca e Ballit përfundon në grushta e karrige


--------------------------------------------------------------------------------

Konferenca e Ballit Kombëtar për zgjedhjen e delegatëve për ne Kongresin kombëtar dështoi sërish dje. Madje kësaj here pati dhe ushtrim dhune ndaj disa anëtarëve dhe ndaj kryetarit të komisionit Artur Roshi, si dhe është kërcënuar me jetë dhe deputeti i kësaj partie, Alfred Cako. Ndryshe nga dita e premte konferencën e kishte marrë përsipër ta drejtonte kryesia e partisë, meqenëse dega kishte probleme. Por as ata nuk kanë arritur që të zgjidhin problemin. Dy ditë më parë në këtë konferencë morën pjesë persona të cilët nuk kishin mandat për shkak të postit zyrtar në polici. Ndërkohë ky problem u mundua të zgjidhej duke plotësuar numrin e anëtarëve me njerëz të afërt apo që bënin pjesë në shoqërinë e një grupi të caktuar. Kjo ka çuar në acarimin e gjendjes. Disa persona kanë filluar të zihen me grushta dhe karrige. Nga mbledhja janë larguar të tmerruar dy të deleguarit e kryesisë, Fatbardh Hushi dhe Alfred Kreta. Edhe dy ditë më parë kjo konferencë dështoi për të njëjtat probleme. Deputeti i kësaj partie dhe një pjesë e madhe e të pranishmëve. Kjo konferencë tregoi edhe një herë përplasjet që kanë nisur në parti në prag të zgjedhjeve të delegatëve në rrethe për në Kongresin kombëtar. Ky është dështimi i dytë brenda dy ditësh në degën e Tiranës.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 14-10-2002 nė 15:30 Edit Post Reply With Quote
Grishti dhe Karrigja

E Anton vella ku ke pare ndonje konference apo kongres te ndonje partie ne Shqiperi mos perfundopje me Grushta dhe Karrike ne kuriz

E kane si tek ato filmat ne karate, kur e shohin se s'ka me koka-kola dhe bileta avjoni, zere se jua e ka marre sushin nga goja dhe plas sherri.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 15-10-2002 nė 02:51 Edit Post Reply With Quote
Politike e paster si uji burimit apo si e kenetes.

Mendoj dhe besoj se e verteta sado te mbulohet,vjen nje dite dhe del ne shesh.Per sa i perket vlerave qe kane politikanet e sotem ne Shqiperi,tregojne qarte shifrat ne zbritje te votuesve.Kjo tragjedi u shkon per shtat te majteve sepse elektorati i djathe nuk i ze me bese bilbilave si puna e Berishes,Rroqit,Lacos apo dhe i <te djathtit> te fundit, Imamit.E djathta kerkon vlera te tjera dhe jo figura te dala boje,sepse realisht sot ne Shqiperi nuk ka me opozite te djathte,por vetem zvarranike mocali.Duhet te jemi realiste vlerat nuk rriten duke perdorur pseudonime te pastra,rendesi ka te jemi realisht si uji burimit dhe jo te hiqemi te tille.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 15-10-2002 nė 03:07 Edit Post Reply With Quote
Balli i Ermenjit nuk eshte parti por bande dallaverexhijsh.

Balli Ermenjit qe pej qershorit te ketij viti e ne vazhdim, nuk po organizon dot kongresin dhe kjo joper faj te elektoratit.Kryesia aktuale pasi urzupoi dhunshem para kater vjetesh,fale ndihmes se pa kursyer te bandave te Fatos Klosit,tashme ndodhet ne dileme.kush do jete sherbetori me i bindur i socialisteve pas Ermenjit.Banda e rrugaceve ka nisur te haje veten e saj,duke krijuar skena te njejta me 1Qershori e vitit 1998-te,sepse kjo eshte rruga me e mire per te shkaterruar vlerat e partise me te vjeter ne Shqiperi.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-10-2002 nė 09:12 Edit Post Reply With Quote
I dashur Agron,

po te jete keshtu si thua ti atehere kjo eshte nje tragjedi per te djathten e per te vraret e Ballit.

Une mendoj se nuk e kane merituar ata nje gje te tille.

Te gjithe ballistat e ndershem duhet te mobilizohen paperjashtim qe te bashkojne Ballin dhe te zhdukin te gjithe ngaterrestaret e te poshtrit.

Kjo duhet te behet ne menyre te qyteteruar e demokratike e jo me grushta.

Jam shume i deshperuar e dhe i indinjuar.

Komunistet ferkojne duart mbas shpine e kenaqen ne zihemi me grushta.

Turp e faqja e zeze.

Kush di e cfare di duhet te flase hapur e jo me akuza te pabazuara e me grushta.

Grushtat ti ruajme per te tjere kemi pune boll!

Une per vete i bej thirrje te gjithe atyre qe i thone vetes ballista qe te bashkohen. Nuk eshte zgjidhja ndarje e kujt i takon vula.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-10-2002 nė 09:30 Edit Post Reply With Quote
I dashur Agron,

ka nje problem shume te madh nder ne te djathtet.

Ne nuk po arrijme te kuptojme qe kritika nuk eshte urrejte.

Berisha ka bere gabime sa te duash dhe mendimet e mija jane ne forum, por kjo nuk do te thote qe ta urrejme.

Rroqin nuk e njof dhe nuk kam lexuar as biografine e tij as ndonje artikull te tij,(kjo tregon mjerimin tim si i djathte) por ne rast se ai ben nje REZOLUTE per CAMERINE une e MBESHTES e nuk filloj ti numeroj gotat.

Pra i dashur Agron,

te lutem ne trego zgjidhjet e tua?

Te mos behet rezoluta per Camerine se e ka bere Rroqi?

Une jam prorezolutes dhe kush deputet i djathte qe nuk e perkrah ai nuk e meriton qe te quhet i djathte me mire te shkoje e te behet prape kooperativist.

Diskutimi per Rroqin si person eshte krejt tjeter.

A mundet kush te na sjelle biografine e tij?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 15-10-2002 nė 16:54 Edit Post Reply With Quote
Mos valle edhe sot i ka fajet Berisha kur rrihen ballistet nder vete ?
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
agron rumi

Postuar mė 16-10-2002 nė 00:47 Edit Post Reply With Quote
Berisha eshte shkaterruesi te djathtes.

Ata qe rrihen sot neper konferencat e Ballit Kombetar dhe para kater vjetesh ne kongresin e 9-te te saj,jane njerezit e Berishes dhe te Nanos.Ermenji njeriu me negativ dhe qe ka punuar fshehtas dhe hapur kunder Ballit,Rroqi element pro Berishe njihet nga te tere per bemat e tij,Metko zetoristi qe na u gdhi diplomat pa mbaruar shkollen e mesme,Cako njihet ne tere Shqiperine si trafikant vizash dhe bashkepunon ngushte me Angjelin e PS-se ne kete fushe.Per cfare ballistesh beni fjale,kush te bashkohen,realiteti flet ndryshe.Balli Kombetar nuk mund te shpetohet nga antishqiptaret qe kane urzurpuar dhunshem partine e nacionalisteve.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2002 nė 10:29 Edit Post Reply With Quote
Atehere lum Agroni,

conju ne kambe ju ballistat e vertete se me mjerimin tuaj po mjeroni KOMBIN.


Keto akuza duhet te behen publike dhe ju duhet te punoni me te gjithe anetaret e Ballit nga jugu ne veri.

Si more ju paskane azurpuar partine e keni qe ne 1997 qe nuk kemi degjuar nje akuze publike?

Ne rast se ai eshte trafikant vizash o burra gjeni faktet e drejt e ne prokurori.

Pse nuk mblidhni ju ballistat e ndershem kongresin Kombetar?


Sa anetar ka balli kombetar?




Ju duhet per mendimin tim ose te rrini ne partine e ballit dhe te perpiqeni qe te ndryshoni ate nga brenda sipas statutit te saj.

Ose te dilni parti me vete dhe keshtu qe te gjithe ballistat e ndershem do te vine tek ju.

Mendimi i im eshte shume i thjeshte:

Kush i djathte nuk lejon tia rrembejne partine as nuk iken nga partia sepse disa sigurimsa apo te paafte apo kriminele i uzurpojne partine, por lufton brenda partise se vet per parimet e tij dhe idealet e te vrareve e te pushkatuarve te torturuarve.

Mesa di une programi i partise nuk ka ndryshuar!


Ne jemi te djathte e jo njesite guerrile,

kush eshte kriminel duhet te gjejme fakte dhe ta perjashtojme nga partia,

kush eshte i paafte duhet qe te bindim bazen qe te mos ta votoje.


Kush deshiron te ndryshoje BOTEN duhet ta filloje nga VETJA (Aristoteli)


Cudi e madhe vetem ne te djathteve na i marrin partite!?

(balli, legaliteti, PDr te gjitha jane ndare, per te mos kujtuar sa parti kane lindur nga PD)

Cfare beme me ate te djathten e bashkuar shkodrane?

(jam vete shkodran)

Vume kryetar bashkie ne Shkoder nje qofte, nje hic me familje te mire.

Ne duhet te jemi vetkritik, por jo vetshkaterrues!!!!!!!


E DJATHTA SHQIPTARE KA VETEM NJE RRUGE PER TE MBIJETUAR:

BASHKIM

BASHKIM

BASHKIM




Pershendetje vllazerore,

Anton.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 16-10-2002 nė 13:28 Edit Post Reply With Quote
Bashkimi apo shkaterrimi Ballit!?

I nderuari Anton,

Ballistet e vertete me qe nuk e dini, mbeshtesin BALLIN KOMBETAR DEMOKRAT,parti qe mblodhi rreth vetes 23 dege nga gjithe vendi,plus deget nga diaspora,SH.B.A-ja,ZVICRA,GJERMANIA,KANDAJA,AUSTRALIAdhe ITALIA.Te gjitha keto dege qe perbejne me shume se 75% te anetaresise denoncuan shkeljet flagrante qe u bene ne kongresin e 9-te te Ballit.Cdo shtet ka kushtetuten e tij,cdo parti ka statutin e saj por jashte cdo llogjike ne forumet drejtuese te Ballit, Ermenji emeroi individe te cilet nuk qene aspak anetare te partise.Nuk e di, por si mund ta suportoje elektorati ballist, nje lider qe merr teseren e partise pasi zgjidhet nenkryetar apo sekretar.Jam dakort me bashkimin por jo per hir te tij,te veteshkaterrojme Ballin,sepse 62 vjet te ekzistences se saj do te rendojne mbi supe dhe nuk dote na e falin gabimin.I nderuari Anton,per sa i perket te djathtes ne pergjithesi duhet te jini me realist,Berisha e pati shansin historik te forconte te djathten por kete gje nuk e beri,gjate qeverisjes se tij e djathta ,jo vetem qe u godit por dhe nuk u lejua te gjallerohej.Hidh nje veshtrim ne keto 12-te vjet postdiktature dhe do te shohesh se veprimet e Berishes dhe te servileve qe rrine pas tij, nuk jane vetem gabime por faje qe nuk i lan dot as oqeani.Prandaj e gjykoj te arsyeshme. qe bashkimi mos te jete thjesht mekanik,sepse duhet,ai duhet te vije si rrjedhim llogjik bazuar mbi nje platforme realisht te djathte.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2002 nė 15:47 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Agron,

une jam dhe po perpiqem qe te jem sa me realist.

Pra tani u qartesuam qe Balli Kombetar

dhe

Balli Kombetar Demokrat


jane dy parti te ndryshme tashme.


Une do te doja qe Balli te mos ishte ndare por ata 75% te kishin fituar mbi uzupatoret.

Megjithate per te sqaruar te gjithe te djathtet a mund te na sjellish te dhena per historine e Ballit?

Une ne kujtimet e nje ish-te burgosuri kam lexuar:

"A u angazhuat në partitë politike të mërgatës antikomuniste që vepronte në SHBA?
"Që kur shkova atje pashë se mërgata antikomuniste shqiptare ishte shumë e përçarë dhe kishte tre parti të Ballit Kombëtar, tre të Legalitetit dhe një të Bllokut Indipendent. Ndonëse pata shumë oferta nga krerët e tyre për të aderuar në ato parti, si fillim unë qëndrova disi i mënjanuar prej tyre"."

1962"

A mund te na tregoni dicka per aktivitetin e Ballit te mbas luftes?

Po per aktivitetin e Ballit mbas 1990?

A mund te na tregoni me saktesi si ndodhi ndarja?

Abaz Ermenji akuzohet shpesh here nenze se ka qene i sigurimit si eshte e mundur qe u be kryetar i Ballit mbas 1990 apo ishte qe perpara?

Ku mbeshten akuzat e tilla?

Pra i nderuar Agron te me falesh per injorancen time, por une askund nuk kam mundur te gjej deshmi apo sqarime permbi keto pyetje.

Tani sa per Berishen, dihet qe une jam shume kritik ndaj tij, por te lutem shume:

Si shpjegohet qe Berisha me 1991-2 arriti qe te ndertoje partine me te madhe te djathte?

Cfare bene ne ate kohe deget e Ballit ne Bote?

Pse nuk cuan njerezit me te mire qe te punonin per ndertimin e nje te djathte moderne reale e te sfidonin Berishen?

Sa kandidate per deputete kishte Balli Kombetar me 1991?

A kishte nje gazete sado elementare qe ne ate kohe?

A nuk kishin punuar deget ne Diaspore per nje strategji se cfare do te benin mbas plularizmit ne Shqiperi mbasi duke qene ne perendim ata e kishin te qarte qe ne vitet 80 qe dita nuk ishte e larget?

Vertet Berisha ka bere deri faje ndaj te djathteve sic ishte mos pritja e respektimi i Arshi Pipes apo nxjerrja me dhune nga greva e urise, por te lutem mos tia harrojme se dhe i ka ndihmuar.

Nuk kane qene te pakte njerezit e shtreses sone qe paten poste ne administraten e shteterore.


Berisha sfidohet me pune mendoj une.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 16-10-2002 nė 17:34 Edit Post Reply With Quote
Balli Kombetar dhe e djathta.

I nderuari Anton,

Balli Kombetar eshte rikrijuar ne Shqiperi ne fund te vitit 1991.Arsyet perne vonese te tille disa mujore, nga shpallja e PD-se mendoj se duhet kuptuar.Rregjimi Hoxhes per 50 vjet anatemoi Ballin Kombetar si simbolin e se keqes dhe si trathtare te kombit,lufta ndaj partise se Mithat Frasherit ka qene ne rend te dites per komunistet shqiptar,madje dhe ju keni degjuar te pakten rreth kesaj.Pse balli nuk u shfaq qysh ne fillim?Katovica qe fillimi per nje ere ndryshimesh ne vendet e lendjes komuniste,por ky ndryshim duhej te behej vetem nga komunistet qe tashme do te nderronin lekure.Te lutem njihu me mire me vendimet e saj.Pra Katovica percaktoi qe kapitalizmin ne lindje(perfshi Shqiperine) do ta benin vetem komunistet te cilet morren lejen e pare per te shpallur partite,keshtu qe privilegjet jo vetem nuk do te humbnin por do te mbroheshin dhe do te shtoheshin me tej.Nga arkivat kam lexuar nje fragment,kur Berisha ne vitin -91 ndodhej per nje vizite ne SH.B.A si i ftuar i opozites se atehershme,nje zyrar i larte amerikan shprehu mendimin qe ne Shqiperi duheshin lejuar parti te tjera.Ndersa Berisha ja kthen,mos valle te lejojme dhe Ballin me Legalitetin.Ky fragment nuk ka nevoje per koment.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2002 nė 10:57 Edit Post Reply With Quote
Ballistet, te qete drejt kongresit
Ballistet do te votojne te qete me daten 22 tetor ne kongresin e tyre. Kryetari i PBK, Shpetim Rroqi, deklaroi dje se incidenti i ndodhur disa dite me pare ne degen e PBK Tirane, tashme eshte mbyllur dhe gjithcka funksionon ne baze te statutit. Rroqi tha se, te tilla incidente do t'i nenshtrohen shqyrtimit te nje analize te mevonshme pas zhvillimit te kongresit.

"Eshte e vertete qe ndodhen disa incidente, por keto do t'i mbeten nje analize te mevonshme. Tashme Tirana ka nje kryesi te re, kryetarin dhe sekretarin e saj, qe jane tre njerez shume te nderuar ne parti. Kryetari eshte Adriatik Alimadhi, nenkryetari Adrian Kello, ndersa sekretar eshte Ilir Nezha. Zgjedhja e tyre eshte nje tentative per te rritur kualitetin. Probleme ka gjithmone para kongreseve, rriten emocionet, por keto duhen permbajtur per hir te ruajtjes se ekuilibrave ne parti", tha Rroqi. Disa dite me pare, brenda deges se Tiranes se PBK, ndodhi nje incident qe perfundoi me cuarjen ne spital te njerit prej anetareve te kryesise se kesaj dege, Artur Roshi. Dje, kryetari i PBK, Rroqi sqaroi se tashme jane qartesuar ujerat dhe cdo gje po funksionon ashtu sic duhet. "Ne mendojme se e kemi gjetur gjuhen edhe me ata qe ndoshta u akuan pa te drejte, sepse ne e denojme dhunen ngado qe te vije. Problemet emocionale mendoj se jane shuar tashme. Tirana ka nje kryesi te dale nga nje konference, e cila zgjodhi anetaret e Keshillit Kombetar, zgjodhi ekzekutivin e vet dhe nuk mendoj se do te kete me probleme. E them kete, sepse cdo gje u arrit me ane te logjikes se kompromisit, pa te cilen nuk mund te funksionoje politika", shtoi ai. Kryetari i ballisteve sqaroi se incidenti qe ndodhi ne degen e PBK Tirane eshte rasti i pare dhe i fundit gjate kesaj fushate te gjate zgjedhjesh te strukturave te partise. Ndersa i sapozgjedhuri ne postin e kryetarit te kryesise se PBK dega Tirane, Adriatik Alimadhi, tha se, aktiviteti i tij do te ishte ne funksion te bashkimit te ballisteve dhe jo percarjes mes tyre.

N.P

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 17-10-2002 nė 12:02 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Agron,

Ju mund te jeni anetar i Ballit Kombetar por ne te vertete ju nuk e njihni as historine dhe as qendrimet e Ballit.

Balli Kombetar qe ne krijimin e saj (ne Shqiperi), ka qene nje aleate e natyrshme e Partise Demokrtatike. Ishte Partia Demokratike ajo qe i'u ka dhurruar disa here deputete kesaj partie me qellim qe kjo te behej nje parti parlamentare, por ishin vete drejtuesit e Ballit Kombetar (Abaz Ermenji me njerezit e tij) qe e shkaterrruan Ballin duke akuzuar nenkryatarin e saj Selfo per bashkepunim me Berishen, sikur Berisha te ishte shef i se majtes shqipetare. Ne vend te tij emeroi zoti Rroqi, i cili çfare nuk la pa thene per Berishen dhe PD-ne.

Nese nuk e njihni mire se kush Abaz Ermenji, pyesni emigrantet e vjeter sdhqipetar ne France dhe mendoj se do te gjesh edhe pergjigjen e pyetjeve te Antonit mbi marredheniet e ngushta te Ermenjit me ata qe jane vertete te interesuar per te shkaterruar te djathten.

Shkaterrimi i Ballit Kombetarka filluar qe para krijimit te kesaj partie ne Shqiperi dhe kjo eshte bere nga punonjesit "speciale" te ambasadave shqipetare ne vendet e ndryshme te Europes dhe Amerikes.

Berisha dhe PD-ja jane munduar vazhdimisht te ndihmojne aleatet e tyre natyrale, Ballin dhe Legalitetin, por kur dikush nuk di se si te ndihmoje veten si mund te ndihmojne te tjeret.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
agron rumi

Postuar mė 17-10-2002 nė 12:47 Edit Post Reply With Quote
Sa per njohurite e mija per BALLIN KOMBETAR, mendoj qe askush pervec meje nuk mund te paragjykoj.Mjafton t'u kujtoj se jam nder 300 anetaret e pare qe legalizuam Ballin,ne nje moment kur cdokush do te terhiqej sepse e tille ka qene propaganda e Hoxhes.Kete veprim e bera jo se isha trim,por se lidhjet e mija me Ballin fillojne shume heret.Sa per Abas Ermenjin besoj se e njoh me mire se ju,dhe qedrimi karshi tij ka qene jo kritik,por realist.Ermenji dhe servilet e tij nuk kane asgje te perbashket me Ballin,ata kane qene dhe mbeten shkaterruesit e shqiptarizmes.Sa per qetesine e Rroqit,mjafton te shkosh ne seline e tyre dhe te shohesh njerez qe goditen dhe shahen pa te keq.Per Ballin mendoj qe kjo eshte tragjedi.Ndihma e Berishes ka qene jo per balliste por per njerzit e tij te futur kontrabande tek Balli,sepse me listen e PD-se ne parlament ka hyre Rroqi dhe miqt e tij.Ne kete rast Berisha tek keta sheh levat per te zgjatur jeten e tij ne skenen politike.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2002 nė 14:45 Edit Post Reply With Quote
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=220

I nderuar Agron,

per te kuptuar disa mendime te mijat te lutem te lexosh pak temen e mesiperme.

Une mendoj se duhet te ndajme diskutimin per Ballin me ate per PD.



A mund ti pergjigjesh disa pyetjeve qe kam bere me siper?

Sepse ka shume rendesi per te gjithe te djathtet qe te dime me shume rreth Ballit dhe rrjedhen e ngjarjeve.

A mund te na sjellish programin e Ballit Kombetar Demokrat?
(deshirojme ta vendosim ne faqe ashtu si dhe lusim te gjithe anetaret e partive te tjera te djathta qe te na nisin programet informacione sa me te gjera per partite e tyre, sepse kjo faqe eshte e te gjithe te djathteve, pavaresisht nga ndryshimet)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-10-2002 nė 17:46 Edit Post Reply With Quote
Në dt. 27/10/2002 u mbajt në Tiranë Kongresi i X-të i Ballit Kombëtar.
Shpëtim Roqi arrin të zgjidhet kryetar i BK me 103 vota duke lënë pas
kandidatët e tjerë Alfred Cako, Mentor Quku, Uran Metko dhe më në fund
ish-Kryetarin Abas Ermenji me 25 vota.
Abas Ermenji ka drejtuar Ballin Kombëtar të rikrijuar në Shqipëri
qysh prej vitit 1992 duke u zgjedhur dy herë Kryetar i tij në vitet
1994 dhe 1998. Në Kongresin e X-të Abas Ermenji nuk mori pjesë për
arësye shëndetësore.
Largimi i Abas Ermenjit nga Kryesia e Ballit Kombëtar, pret çdo
lidhje të kësaj partie me Ballin Kombëtar historik të krijuar në kohën
e Luftës.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 29-10-2002 nė 02:17 Edit Post Reply With Quote
Komedia groteske e sgurimsave me nacionalizmin vazhdon.Maskarada e individeve te degraduar,kerkon te fshije cdo shenje te nacionalizmit shqiptar.Rroqi miku i Foto Camit,ka mbajtur nje kongres me lypsaret e Tiranes,dhe eshte shpallur kryetar mes te pangreneve te paguar nga parate e trafiqeve.Mjere Balli dhe e e djadhta per mjekeroshet e tipit leninist.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 29-10-2002 nė 02:36 Edit Post Reply With Quote
Rrenimi i se djathtes vazhdon.

Me 27 tetor eshte mbajtur ne Tirane kongresi i <Ballisteve> te Rroqit,dhe kane zgjedhur po ate kryetar te partise.perpara se te marre emertimin <kongres> kjo shfaqje,meriton te hyje pa as me te voglin dyshim ne historine tragjike te humorit politik shqiptar.Ne salle kane marre pjese te gjithe familjaret e kandidateve,te papunet e kinema <Partizanit>(keta per te treguar bashkimin e individeve me bindje te ndryshme),servilet e Berishes dhe disa kureshtare apolitike.Binte ne sy mungesa e ish-anetarit te byrose politike Foto Camit,si nje nga miqte kryesor te <kryetarit> alla marksist.Zija Xholi profesori vjeter i marksizmit dhe njekohesisht vjerri i <te djathtit> Rroqi, ndiqte nepermjet celularit ne shtepine e Nexhmije Hoxhes,shfaqjen ku me ne fund dhe Balli u pronesua nga kelyshet e diktatures komuniste.Ky nuk mund te quhet mjerim i se djathtes,por vrasja perfundimtare e saj.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-11-2002 nė 08:35 Edit Post Reply With Quote
Ballistët, polemikat për Rroqin shtyjnë edhe zgjedhjen e nënkryetarit

TIRANË - Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Balli Kombëtar nuk arriti dje të zgjidhte nënkryetarin dhe sekretarin e ri të kësaj partie. Mbledhja e dytë e këtij këshilli u vendos që të mbahej pas dy javësh derisa të sqaroheshin kontestimet. Arsye kryesore e moszhvillimit të këtij procesi zgjedhor ishin debatet dhe kontestimet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për mënyrën se si u zgjodh kryetari i Ballit Kombëtar në Kongresin e dhjetë të kësaj partie, ku ka pasur probleme serioze, të cilat kanë shkuar deri në konfrontime trup më trup mes klaneve mbështetësve të kandidatëve për kryetar partie. Pas shumë përplasjesh kryetar i partisë u zgjodh Shpëtim Rroqi. Dje në garë për nënkryetar të Ballit Kombëtar ishin, Majlinda Toro, kryetari i Ballit Kombëtar dega Durrës, Arian Traka dhe Fran Matushi, aktualisht kryetar i kryesisë së kësaj partie, ndërsa për postin e sekretarit të përgjithshëm ka rikandiduar pa asnjë rival Uran Metko. Kryetari i ri i Ballit, Rroqi theksoi dje se moszgjedhja e nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të partisë u bë për shkak të disa kundërshtive që kishin disa anëtarë të Këshillit Kombëtar për parregullsi në procesin e zgjedhjes së kryetarit. "Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u bë një analizë e gjithë procesit zgjedhor në Kongres pasi kishte edhe të pakënaqur, mendoj se deri në mbledhjen tjetër të Këshillit do të mblidhen strukturat e tjera të partisë për të sqaruar këto pakënaqësi",- tha dje Rroqi. Sipas tij, kontestimet për zgjedhjen e kryetarit u bënë vetëm për procesin e numërimit të votave, që shkoi deri në mëngjes, ku disa kandidatë kanë aluduar për manipulim të këtij procesi. "Pati kontestime edhe për kryesinë dhe përbërjen e saj, por gjithçka është normale në një parti me demokraci të brendshme",- u shpreh kryetari i ballistëve. Ai thekson se i kupton këto kundërshti, pasi në garën për kryetar partie ishin pesë kandidatura, gjë që vështirësonte procesin e numërimit të votave. Rroqi vuri në dukje se dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar janë diskutuar edhe probleme të statutit që priten të zgjidhen në mbledhjen e ardhshme pas dy javësh.
G.Bushati

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 13-11-2002 nė 17:04 Edit Post Reply With Quote
Shihet qarte se ky fraksion i Ballit eshte teresisht ne pronesi te komunisteve,madje te sekretareve te PP-se.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 14-11-2002 nė 15:55 Edit Post Reply With Quote
Balli Kombetar

Ka shume probleme ne kete diskutim.

Se pari, sepse nuk ka kritike ndertuese, ka sharje, ofendime dhe larje hesepash.

Dua te vij ne dy pika. Tek Abaz Ermenji, gjithkush e di qe ai njeri dhe gjithe jeten e tij e ka vene ne sherbim te kombit dhe anti-komunist i bindur. Te gjitha materjelet qe kam lexuar ne France, e qe jane jo shqipetare, tregojne implikimin e tij personal dhe luften kunder pushtetit te Hoxhes. Agron ti duhet ta dish se ka qene nje nga organizatoret e komitetit 4000, qe benin aksione kunder pushtetit te Hoxhes.

Une nuk e mbroj Ermenjin, si njeri nuk e njoh, por e mbroj per faktin se nuk e quajme dot komunist.

Se dyti flitet per Rroqin dhe Berishen, se njihen e jane miq e se Rroqi, qenka servil. Kete argumentoje me fakte Agron jo me shkrime dhe thashetheme kafesh.

Balli Kombetar Demokrat, sinqerisht e di qe kishte nje frakson ne BK, por nuk e di se ishte ndare, kjo injorance e imja.
Ka nje problem sa here ndahet nje parti tek ne oburra shajet dhe ofendimet per pale tjeter. Balli, eshte nje parti e vjeter por njekohesisht e re. Ajo po rindertohej tani po shkaterrohet.
Eshte me vertet gjynah sepse eshte nje parti opozitare ndoishta me e vjeter ne historin e eshtetit tone 90 vjecar.

Eshte gjynah se nje parti e tille futet ne larje hesapesh.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 15-11-2002 nė 03:34 Edit Post Reply With Quote
Problemet ne Ballin Kombetar,datojne qysh kur nderroi jete,themeluesi dhe lideri i BK-se,MITHAT FRASHERI.Ky moment eshte teper domethenes,sepse sipas deshmitareve okulare te asaj kohe,Mithati eshte helmuar nga individe qe pretendonin te ishin nacionaliste dhe realisht i sherbenin KGB-se.Ndersa per Ermenjin eshte e skte qe ka qene nje prej kryesuesve te batalionit 4000,por e gjithe kjo nderrmarje shkoi kot sepse Kim Filbi dhe KGB-ja merrnin informacionet e sakta,nga agjentet brenda atij organizimi.Dhe dihet se kjo tentative deshtoi.Ata qe helmuan Mithatin,bashkepunuan me komunistet dhe shkelen parimet baze te shqiptarizmit,nuk kane te drejte morale te shpallen lidere historik te nacionalizmit.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.4770310 sekonda, 52 pyetje