Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  2    3    4    5  >>
Autori: Subjekti: Mjerimi i te djathteve
kole arapi

Postuar mė 19-9-2005 nė 14:22 Edit Post Reply With Quote
Perse jemi ne kete gjendje eshte pune tjeter. Mjerimi eshte pune tjeter.

Qe komunizmi 50 vjecare e beri detyren e tij dhe shume mire eshte e padiskutueshme.

Pa kerkuar nje ndarje politike nga Pd , votat e mbeshtetja jone jane te padiskutueshme per Pd. Dhe fakti qe fitoi zgjedhjet e verteton.

Por nuk duhet te ngelemi vetem ne stadin e pare te nje force antikomuniste e demokrate. Ku o me Pd o me Ps
Nje force me Pd por me prirje te mirefillta te djathta. Kjo gje eshte e mundur pa penguar nje zhvillim te Pd dhe te madateve te mundshme te saj per qeverisje.
Por mjerimi jone ngelet ne kete deshire te nje force te djathte qe ngelet deshire.

Nuk e realizojme dot ka 15 vjet qe nuk e realizojme dot. Ky eshte faji e mjerimi yne.

K.A.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2005 nė 06:45 Edit Post Reply With Quote
Te nderuar,

mendimi i im eshte qe ne te djathtet jemi te mjere, jo per faj te komunizmit dhe te viteve te sundimit te tij, por sot me 2005 e kemi fajin vete.

Sa do te doja te kisha kohe qe ta qartesoja dhe argumentoja sakte ate pohim.

Por po mundohem shkrurt:

Mjerimi i jone qendron ne faktin qe nuk mund ta mohoje askush:

Nuk ka asnje parti te djathte qe merr me shume vota se 3%!

Ka 15 vjet, asnjera.

Mjerimi i jone qendron ne faktin qe akoma nuk kemi bere te pakten dokumentimin e plote te krimeve komuniste.

Mjerimi i jone qendron ne faktin se sot ka te pakten 3 shoqata te te burgosurve politike qe nuk kane asnje ndikim dhe nuk kryejne asnje veprimtari.

Mjerimi i jone qendron ne faktin se kemi ( as dime sakte) disa shoqata ish-pronaresh qe nuk kane asnje ndikim dhe pervec disa veprimeve spontane nuk bejne asgje.

A jemi dakort?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2005 nė 06:58 Edit Post Reply With Quote
Bledi thote se nuk ka rruge tjeter pervec se te djathtesojme PD-ne.

Te djathtet i ndan nga thelbi i PD-s nje ceshtje shume themelore.

Qendrimi ndaj prones


Qendrimi i im ndaj prones eshte:

http://www.anton-ashta.de/mendime/perse.htm

Si mund te behem une anetar i PD-s?

Eshte e pamundur.

Ju lutem lexojeni dhe nje here kete shkrim:

http://www.edsh.net/kombi/repshqiperise/pronat.htm

( do te isha shume mirenjohes qe dikush te me vinte ne kontakt me zotni Boçarin)


Ky qendrim vjen tek une, jo se kam prona qe nuk i kam marre.

(eshte teme me vete historia e prones se familjes time qe si prone eshte krejt e vogel, nje histori shume kuptimplote)

Ky qendrim eshte per mua thelbesor, ne kuptimin:

Vetem me kete zgjidhje (jo zgjidhjen teorike, por zgjidhjen konkrete te pershkruar http://www.anton-ashta.de/mendime/perse.htm) te ceshtjes se pronesise do te mund te vihet themeli i nje shteti demokratik ne Shqypni dhe i jepet mundesia e zhvillimit normal te Kombit.

PS

e kam dhene dhe e them:

Sot

Cdo i djathte duhet te punoje qe PD-ja te rri te pakten 16 vjet ne pushtet.
Une patjeter, aq sa do mundem.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 20-9-2005 nė 11:12 Edit Post Reply With Quote
KUJTESE PER FANATIKET E BERISHES...

Per pluralizmin e komanduar.....

“Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës madje, do t’i nxisim edhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne. Për këtë edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë....Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurt që e ardhmja do të jetë e jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme gjithnjë e sigurt sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë NE dhe pasardhësit tanë”

( Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike 1989)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2005 nė 11:42 Edit Post Reply With Quote
1. Ne kete kuvend nuk ka asnje fanatik te zotni Berishes

2. Permbi kete strategji kemi lexuar te gjithe vite me pare:

http://www.edsh.net/diskutime/viewthread.php?tid=462

http://www.edsh.net/diskutime/viewthread.php?tid=373


http://www.edsh.net/kombi/repshqiperise/jakush.htm


Problemi qendron se kjo fraze nuk e provon aspak se psh Nikolle Lesi eshte pjestar i kesaj strategjie.

Duhen fakte, argumentim.


Dhe kjo metoda qe te perlyejme te gjithe e ne cdo kohe eshte nje metode e mjere.

Dhe pas kaq vjetesh nuk po ka asnje njeri guximin ti pergjigjet publikisht pyetjes:

Perse jam une i djathte:

http://www.edsh.net//diskutime/viewthread.php?tid=1604





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 20-9-2005 nė 12:19 Edit Post Reply With Quote
Pikerisht nga ajo fraze duhet te filloje puna jone si te djathte dhe si klasa armike e Ramizit dhe e komunistave.
Pra me 1989 komunistat kishin strategjine e tyre dhe sot akoma funksionon.

Po ne?
Cila eshte strategjia jone?
Cila ishte me 1991 po sot.
Dardan Peja cila eshte strategjia jote per ne klasen armike?
Apo muhabet per te kalu kohen.

K.A.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-9-2005 nė 11:49 Edit Post Reply With Quote
Pjese nga fjalimi i Ramiz Alise,kur "nderrohej " pushteti.

“Strategjia jonë e re: ne komunistët reformatorë....kemi përcaktuar rrugët për zbatim të qëllimit dhe të misionit tonë në një propagandë ekstreme kundër komunizmit. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin (komunist, shënimi im), por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste”

Ketu duhet filluar,dhe te operohet mbi bazen qe ofrojne strategjite e demokracise se dhuruar,apo kaosit te pafundem.Pa ndeshkuar mashtrimin 15 vjecar nuk mund te kete progres dhe zhvillim.Komunistet dine vetem te ecin prapa.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-9-2005 nė 10:02 Edit Post Reply With Quote
Ama jo me llafe, por me:

1. DEKOMUNISTIFIKIMIN

e shoqerise shqiptare

http://www.alb-shkenca.org/index.php?option=com_content&task=view&id=165&Itemid=2

Ketu ne kuvendin tone e kam publikuar me kohe.

Cila parti e djathte shqiptare e ka ne program te vetin:

DEKOMUNISTIFIKIMIN e shoqerise shqiptare?

ASNJE





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-9-2005 nė 19:42 Edit Post Reply With Quote
Dekomunistifikim,dakort 1000 here.Po Berisha ku hyn.....!?Mos valle dekomunistifikimi nuk mund t'a preke liderin blu....!Ku dhe kur duhet te aplikohet kjo inisiative.Sepse po humbim shume kohe.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2008 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
Stef Staku ne 07 May, 2008 01:42:30

... nje analize qe vlen te duartrokitet per shembujt e modeleve botrore qe i pershtate shume mire realitetit Shqiptar...
...une desha te marr ne analize nje model baba dhe djale te nje familjeje shume te njohur ne Shqipri. Prof. Stefanaq Pollo dhe i biri Genc Pollo. Zhvillimet ne dekada dhe situata te ndryshme politike kane bere qe keto dy persona te marrin edukata dhe nivele te ndryshme arsimimi, dhe ne fund te rrezultojne dy njerez mjafte te ndryshem ne punen e tyre...
Stefanaq Pollo per aftesite e tija i jepet mundesia qe te kryeje universitetin ne Bashkimin Sovjetik, Moske. Ne qendren e komunizmit botror. Diplomimi i tij eshte i veçante : Shkencat Politike. Nje profil shume delikat dhe padiskutim me te mirat dhe keqijat e tija. 1953 diplomohet. Eshte e veshtire te thuhet me saktesi se cili ka qene roli i Stefanaq Pollos ne krijimin e ligjit famekeq nr. 55 te diktatures qe eleminonte kundershtaret politik. Agjitacion e propogande neni nr. 55 ka derguar ne burg te gjithe eliten e intelektualve te Shqiprise te diplomuar ne shtetet e Europes Perendimore si dhe linte te hapur mundesine per denimin e atyre te krijuar ne universitetet Europes Lindore.
Eshte veshtire te percaktohet per dy arsye 1.- Ky ligj ekzistonte ne BRSS dhe PKSH i mjaftonte perkthimi i ligjit pasi modeli dhe praktika egzistonin.
2.- Denimet per agjitacione propogande kane filloar para vitit 1953.
Por nje gje eshte e sigurte qe Stefanaq Pollo ka qene Drejtori i Drejtorise se Agjitacionit e Propogandes prane KQ. te PPSH nga viti 1955 - 1967. Pikrisht periudha qe eshte bere kerdia nder intelektuale. Megjithese ne kahun e se keqes Stefanaq Pollo ka patur sensin e ndertimit te institucioneve. Vertete kane qene institucionet baze mbi te cilat u ndertua sistemi i diktatures por nje gje eshte e qarte ai ndertoi nje maqine e mire apo e keqe ajo funksionoi per vite te tera. Dhe atyre qe ishin brenda ketij sistemi i krijoji privilegje e mbrojtje te pakufishme. Roli i Stefanaq Pollos une e kam shkruar dhe me pare eshte i njejti me ate te Joseph Gebelsit ne Qeverine e Hitlerit. Ai ndertoi gjithe maqinen e axhitacionit e Propogandes Naziste. Kur e pau se kishte deshtuar plotsisht vrau veten me gjithe femijet e tij. Pa diskutim nje fund tragjik per familjen e tij dhe te te gjithe familjeve Gjermane qe e pagujten shume shtrejte gabimet fatale te ketij personi.
Stefanaq Pollo ka dhe merita te tjera mesa duket ai besonte sinçerisht ne ndertimin e nje shoqerie te re. Eshte ne ekipin baze qe ka kriju Akademine e Shkencave Shqiptare. Nje institucion i rendesishem per çdo shtet Europian. Stefanaq pollo pas 1967 ka qene Dekani i Fakultetit te Historise ne UT. Pa asnje diskutim eshte personi kryesor qe e ka pershkru historine e Shqiprise dhe ate Botrore sipas nje modeli te ri. Ne favor te diktatures. Pra ky person mund te thuhet me plot bindjen se ka patur sensin e nderimit. Pavmarsisht se ai ndertoi nje maqine qe do te shkatrronte me vone gjithçka. Dhe Lenini ka qene nje ri i shkolluar dhe ai besonte ne idene e Komunizmit pavarsisht se praktika njerzore vertetoi se ajo ishte nje ide e gabuar....
Nje nder veprimet e rendesishme te Stefanaq Pollos eshte dhe krijimi i nje modeli te ri njeriu... Siper ne tarracen e nderteses se KP te Rrethit te Shodres ka qene e shkruar " Njeriu yne i ri vepra me e shkelqyer e Partise ". kjo nuk ka qene nje perralle apo trillim ky ka qene nje realitet i trishte te cilin ne po e paguajme per dite me brezin e ri te politikaneve...
Nje nder keto modele eshte padyshim dhe i biri i prof. Stefanaq Pollo, ministri i MASH z. Genc Pollo. Po cilat jane ndryshimet mes tyre ?
1.- Genc Pollo eshte i diplomuar ne Shqipri.
2.- Genc Pollo nuk e ka sensin e ndertimit siç e kishte babai i tij.
3.- Megjithe perkrahjen e te gjithve ai deshtoi ne krijimin e nje partie PDR.
4.- Sapo u be minister i MASH beri nje veprim monstruoz dhe kunder çdo logjike intelektuale Europiane, veprim dhe kunder edukates se babait te tij. Mbylli universitet e Durresit e Elbasanit.
5.- Shkatrroi me themel Institutet e Kerkimit Shkencor me vlera te pallogaritshme kombetare. Te pakta gjera te mira qe kemi trasheguar nga diktatura.
6.- Paralizoi Akademin e Shkencave duke e quar drejt nje shkatrrimi te plote. Ne nje kohe kur i ati ishte nje nder krijuesit e Akademise se Shkencave.
7.- Ka bloku sistemin e reformave ne sistemin universitar nepermje bllokimit te sistemit te zgjelljeve.

Te gjitha keto duhet te merren me seriozisht nga media. Cila eshte jeta private e drejtuesve kryesore te Shtetit Shqiptar , pasi pasojat jane te pallogaritshme si per mire ashtu dhe per keç. Media Europiane dhe amerikane nuk te fal ne keto probleme...te gjurmon deri ne bir te murit...

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-8-2008 nė 09:02 Edit Post Reply With Quote
PËRSËRI MBI TË MAJTËN DHE TË DJATHTËN

RESHAT KRIPA

Para gati një viti botova në gazetën “Standard” shkrimin “E majta dhe e djathta”. Në këtë shkrim bëja një analizë të së majtës dhe të së djathtës në Shqipëri. Mendoja se me këtë do të ndikoja sadopak në reflektimin që mund të bënin partitë politike në Shqipëri. Por duke parë se asnjë prej tyre nuk reflektoi, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i bie daulles përsëri për të njëjtin problem, pavarësisht nëse kjo mund të bjerë në vesh të shurdhër.

Pyetja e parë që më bie ndër mend në këto çaste është: A ka të djathtë dhe të majtë në Shqipëri? Vështirë se mund t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje. Sot demagogjia e partive politike e ka mbërthyer aq fort jetën shoqërore të vendit, sa duket se zor mund të gjendet një zgjidhje optimale e këtij problemi. Sot dëgjon parti të majta që predikojnë opsione plotësisht të djathta dhe parti të djathta që dalin me teza të majta. Dhe një gjë e tillë ndodh se gjithçka shkon sipas oreksit të liderëve të tyre, që mbështeten nga një turmë servilësh pa princip dhe moral, që për interesa personale janë të gatshëm të pranojnë çdo lloj pazari.

Një gjë e tillë reflektohet në shumë fenomene të ndodhura në vendin tonë. Këtu, si në asnjë vend tjetër të botës së qytetëruar, dëgjon për anëtarë të një partie të ndërrojnë dy apo më shumë parti të tjera, për deputetë të një partie të rreshtohen në grupe parlamentare të partive kundërshtare të tyre apo të kalojnë në “të pavarur”, dhe plot raste të tjera. Natyrisht, çdo njeri ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij në jetë dhe për këtë mund edhe të eksperimentojë. Por, për mendimin tim, është e pamoralshme që pasi ke vendosur të pozicionohesh në një krah, papritur dhe pakujtuar të kthehesh në krahun tjetër. Kjo është një mungesë karakteri që tregon se shkaqet që të shtynë të pozicionohesh në një drejtim, kanë qenë të interesit të ngushtë personal dhe kur ky interes u prish, atëherë si pa të keq, hidhesh në krahun tjetër.

Në fillim të këtij shkrimi shtrova pyetjen nëse ka të majtë apo të djathtë në Shqipëri. Le t’i analizojmë këta dy krahë të politikës shqiptare.

Po e filloj me të majtën. Dihet se ajo e filloi jetën e saj politike si një fraksion i Partisë së Punës të Shqipërisë. Vetë përbërja e elementëve të saj e vërteton një gjë të tillë. Në gjirin e saj edhe sot e kësaj dite militojnë personalitete politike të regjimit të përmbysur. Në vitin 1991 u bë vetëm ndërrimi i emrit të saj, kurse programi politik mbeti ai që ishte. Me ndryshimin e lidershipit të saj u duk sikur diçka do të ndryshonte. U duk sikur Partia Socialiste po futej në rrugën e partive socialiste evropiane. Kjo për faktin se lideri i ri nuk i përkiste elitës së Partisë Komuniste. Në të vërtetë, ky ishte vetëm një iluzion. Lidershipi i saj, me anarkizmin e tij që e karakterizon, e ka futur këtë parti në një rrugë pa krye, prej së cilës zor se mund të dalë. Çudia më e madhe e kësaj partie është se si anëtarët e saj zgjodhën për lider të tyre një person që fillimet e jetës së tij politike i pati me Partinë Demokratike, për të mos zënë me gojë periudhën e diktaturës? Ky lidership nuk është as demokrat, as socialist dhe as i ndonjë partie tjetër. Ai është vetëm një karrierist që kërkon me çdo kusht të dalë në krye. Me veprimet e tij ngjason me Musolinin që fillimet e karrierës së tij i pati në Partinë Socialiste Italiane dhe në fund, si rezultat i kontradiktave me krerët e saj, përfundoi si lider i Partisë Fashiste.

Po fraksioni i kësaj partie, Lëvizja Socialiste për Integrim, si po vepron? Në këto çaste m’u kujtua një barcaletë. Dikush donte të blinte një shejtan. Pasi i pagoi paret, iu drejtua tregtarit të tyre:

- Ju lutem më zgjidhni një shejtan të mirë.

Tregtari iu përgjigj aty për aty:

- Fut dorën në thes dhe merr cilin të duash se të gjithë shejtanët njësoj janë.

Edhe këto dy forca të majta janë si figurat e letrave të bixhozit, një trup me dy koka dhe këto dy koka krekosen si gjelat me njëri-tjetrin. Lideri i socialistëve për integrim përdor kartën “Berisha” në propagandën e tij, me shpresë se me këtë mënyrë do të tërheqë rreth vetes pjesën më fanatike të socialistëve. Thirrjet histerike të tij për të ashtuquajturën “Marrëveshje Nano-Berisha”, apo tani së fundi “Rama-Berisha”, nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e këtij skenari.

Sa për partitë e tjera të majta ato janë inekzistente dhe liderët e tyre përdoren si papagaj për politikën e dy partive të mësipërme. Në këtë mënyrë, e majta e sotme ndodhet në një çast kritik. Një gjë të tillë e vërtetojnë edhe zgjedhjet e pjesshme për deputet dhe kryetar bashkie apo komune të zhvilluara gjatë këtyre viteve në pesë zona, ku ajo nuk mundi të fitonte asnjë.

Tani le të kthehemi nga e djathta. Personalisht, i përkas këtij krahu. Jam anëtar i Partisë Demokratike qysh nga janari i vitit 1991. U bashkova me këtë parti se i besova programit të saj. Kam mendimet dhe personalitetin tim dhe qenia në këtë parti nuk më ka penguar t’i shpreh ato hapur, qoftë edhe nëpërmjet shtypit.

Por në këtë shkrim unë dua të ndalem në defektet e qeverisë demokratike dhe këtë e bëj me qëllimin e mirë që ato të korrigjohen sa nuk është vonë. Ku qëndrojnë këto defekte?

Këmbëngulja për zbatimin e ligjit 7501 mendoj se është një nga gabimet e saj. Kjo ka ndeshur në rezistencën e ish-pronarëve, por edhe në veprimet spekulative të disa prej autoriteteve që ishin ngarkuar për ndarjen e saj apo të organeve të drejtësisë që kanë çuar në ngjalljen e pakënaqësisë në qytetarët. Kompensimi financiar është një barrë shumë e rëndë për buxhetin e vendit tonë, pothuajse i pamundur për t’u realizuar. Kështu që ky kompensim do të mund të përfundojë të paktën mbas pesëdhjetë vjetësh, në mos më shumë. Kthimi i pronave ish-pronarëve duhet të jetë A-ja për një parti të djathtë.

Përmbushja e detyrimit ligjor ndaj ish-të përndjekurve politikë është një pikë tjetër që ndan të majtën me të djathtën. Por çfarë është bërë gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të vendosjes së sistemit demokratik në këtë drejtim? Në të vërtetë, shumë pak. Përveç një sasie të vogël të hollash kesh dhe disa miliona lekë në letra me vlerë, që në të vërtetë mbetën pa vlerë, apo dhënia falas e disa banesave, që tani kërkohet t’u mbahet vlefta e tyre, nuk shohim ndonjë iniciativë tjetër në këtë drejtim. Më falni, dua të theksoj se e vetmja fushë, ku është kryer diçka serioze, është ajo e arsimimit të tyre. Kohët e fundit u bë i mundur miratimi i ligjit mbi dëmshpërblimin material të tyre. Me gjithë avantazhet që ka ky ligj, në krahasim me atë të miratuar në vitin 2004 nga Parlamenti me shumicë socialiste, përsëri mangësitë janë të shumta. Padrejtësisht janë përjashtuar nga e drejta e përfitimit të vrarët para nëntorit 1944, të vrarët pas nëntorit 1944 në përpjekje me organet e sigurimit komunist, apo nga masakrat e ushtruara nga regjimi mbi popullsinë civile, të internuarit që nuk mundin të sigurojnë një dokument të lëshuar para vitit 1991, gjë që është praktikisht e pamundur, vëllezërit dhe motrat e të ekzekutuarve apo të dënuarve klerikë apo beqarë që nuk kanë lënë fëmijë, moskalimi i trashëgimisë nga brezi i parë në të dytin, kur trashëgimtari i brezit të parë nuk jeton dhe plot e plot raste të tjera.

Në tetorin e vitit 2006 u miratua rezoluta mbi dënimin e krimeve të komunizmit. Po mbushen dy vjet dhe nga të gjitha pikat e kësaj rezolute është zbatuar vetëm një, caktimi i 21 majit si dita kombëtare e përndjekjes komuniste, bile edhe për kremtimin e saj nga autoritetet shtetërore nuk merret asnjë masë. Në këtë rezolutë hapja e dosjeve është njëra nga pikat kryesore të saj. Çfarë është bërë? Asgjë. Miratimi i projektligjit u shty për në shtator dhe nuk dihet se kur do të përfundojë dhe si do të përfundojë.

Mund të vazhdoja edhe më tej me argumente të tilla, por mendoj se për sot mjaftojnë. Janë këto shkaqet që më shtynë të bëj pyetjen nëse ka të majtë dhe të djathtë në Shqipëri, pasi unë nuk shoh një parti me të vërtetë të tillë, si ato që funksionojnë në botën demokratike.




24/08/2008

standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-7-2009 nė 15:57 Edit Post Reply With Quote
Keto zgjedhje kane nje mesim themelor per te djathtet shqiptar:

Pa Berishen nuk do te mund te ishin ne pushtet KURRE.
Te falem nderit zotni Berisha!





Tjeter themelore:

Kush eshte me i djathte se PD duhet te riorganizohet ne nje parti tjeter te re te paster nga sigurimi, sepse te gjitha partite me djathtas se PD jane te deshtuara totalisht, dmth nuk marrin mbi 2,5% te votave ne shkalle kombetare.
Kush e ka pasion politiken dhe eshte me i djathte se PD e ka mundesine tani ta tregoje veten. Duhet ta filloje tani punen per zgjedhjet e 2013 e jo si Aleksander Meksi qe katapultohet ne krye te nje koalicioni 1 dite para zgjdhjeve dhe thjesht ngaterrohet me vetveten. Duhet parti e re, pa asnje lidhje me sigurimin e me ish-at.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-7-2009 nė 09:36 Edit Post Reply With Quote
http://de.wikipedia.org/wiki/GERB_(Partei)

Para 3 vjeteve e formuar sot ne pushtet





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  2    3    4    5  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6623020 sekonda, 37 pyetje