Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Patriotizem, nacionalizem, primitiv, apo ndjenje nacionale.
Olsi Baze

Postuar mė 15-10-2002 nė 16:17 Edit Post Reply With Quote
Patriotizem, nacionalizem, primitiv, apo ndjenje nacionale.

Mbas 50 vjet komunizem dhe ideologjise komuniste se te gjithe kombet komuniste ishin vellezer, shqipetaret ne vitet 90 zbuluan nje realitet krejt tjeter.

Madje kulmi arriti deri aty se disa shqipetare, nuk mund te kuptonin se shume vllezer te tyre nga Kosova e idelaizonin aq shume shtetin ame.
Megjithese shqipetaret ende se kishin kuptuar ndjenjen kombetare te madhe te krijuar ne kosoves sidomos mbas levizjes studentore te 1981 ne Prishtine.

Shtet,e toke e premtuar per njeren pale, , shtet e toke e mallkuar per palen tjeter shqipetaret ne Shqiperi.

Ja qe levizja e dhjetorit te 1990 i dha nje hov te ri ndenjes kombetare. Nje shprehje e nje lideri te levizjes studentore ne tribunen e qytetit te Studentit studenti " Bashke me ne, ne kete dite gezoje edhe vllezerit tane te Kosoves martire" filloi te ndergjegjesoje disa njerez dhe t'ju jape nje shprese me te madhe atyre qe jetonin pertej e Kosoven Martire.

Por ka me vone emigracion, perbuzja, fakti i te qenit shqipetar rrahjet tortura; zgjenjimi ndaj Europes, solli tek shqipetaret emiragrante ne Shqiperi nje lloj nacionalizmi primitivo-modern, lufta ne Kosove rriti pa dyshim temperaturen e naciolalizmit dhe te ndenjes kombetare ne te gjithe moshat e gjinite.
Shihni ne stadium njerezit kur luan skuadra kombetare, pervec tifozafe, do te shihni sllogane, makiazhe me ngjyrenb kuq e zi.

Mbas 12 vjtesh nuk mund te shoh te kunderten e vitit 1990, nje pale tani eshte mbushur me ndjenje kombatere, ndersa tjetera pale nuk idealizon si me perapa shtetin Shqipetar te toke te premtura, sepse toka e tyre e premtuar me te drejte sot behet Kosova, per te cilen ata duhet ta punojne et te korrin frutet e para prej saj.

E ndersa ne Shqiperi, nje lloj i ri nacionalizmi po lind ne Kosove vetedija kopmbetare eshte kthyer ne identitet kombetar.
Ndenja kombetare eshte e rendesishme per nje popull, por nacionalizmi este vetem burim konlikti.

Pres mendimet tuaja

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
aman

Postuar mė 16-10-2002 nė 14:22 Edit Post Reply With Quote
olis meqe nise ti kete teme une te drejtohem ty.desha te te them qe tema e mire ishte shume edhe mire e kishe paraqitur punen ndjenjes kombetare,por ama une do kisha thene qe edhe nacionalizmi na eshte dashur ne shqiptarve aq me teper ne qe kemi mbetur jashte shqiperise.pervec asaj ndjenje kombetare qe kemi pasur ne,dhe nacionalizmin,une sot do kisha pasur emrin Jovanka,Biljana etj etj.une dua te them pervec asaj ndjenje kombetare qe kemi te gjithe,deri sa nuk e mohojme veten,na eshte dashur edhe nje cik nacionalizmi per te mbrojtur ate qe jane munduar me cdo kusht te na shuajne.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-7-2004 nė 22:21 Edit Post Reply With Quote
Nacionalizmi dhe Shteti, intervistë me Dr. Shinasi Rama
Arben Xhixho
28 maj 2004


Shinasi Rama, një nga studentët aktivë të lëvizjeve për demokraci në Shqipëri, në vitet 90, sot jep lëndën e shkencave politike në universitetin e Nju Jorkut. Zoti Rama para disa ditësh mori titullin Doktor i Shkencave Politike. Dizertacioni i tij, ishte për një temë intriguese: “Në Kërkim të një Shteti Efektiv: Evolucioni i Nacionalizmave Shqiptarë.”
Intervistë e Dr. Shinasi Rama për Zërin e Amerikës.


Zëri i Amerikës: Zoti Rama, para se të ndalemi tek tema juaj e dizertacionit, ndoshta do të ishte me interes të na tregonit se sa e vështirë ishte për ju, të mbronit gradën Doktor i Shkencave në Amerikë.


Dr. Shinasi Rama: Po, me ardhë si emigrant politik në Amerikë dhe me gjet një sistem të tillë, të hapur, i cili të lejon ty, të hysh me të drejta të barabarta, si çdo qytetar tjetër, ka qënë një favor i pakrahasueshëm. Por nga ana tjetër, mua më është dashur me vështirësi shumë të mëdha ekonomike, me mbështetjen e familjes time këtu dhe në shtetin shqiptar, për të arritur deri në këtë gradë. Për më tepër mandej, gjatë fazës së dizertacionit, ka qënë shumë e vështirë për të gjetur materialet e nevojshme, në mënyrë që të kisha mundësi të kompletoja një temë të tillë, për të cilën është folur shumë, por ka shumë pak të vërteta të dokumentuara.



Zëri i Amerikës: Zoti Rama, tema juaj është ngacmuese, po të kemi parasysh gjendjen e shqiptarëve në Ballkan, Kosovën drejt rrugës së saj për pavarësi, ose përpjekjet e Shqipërisë për të gjetur vetveten, si të thuash, identitetin e saj pas një izolimi komunist 50 vjeçar. Në çfarë forme shprehen sot nacionalizmat shqiptarë?


Dr. Shinasi Rama: Sot ka praktikisht dy lloj nacionalizmash shqiptarë. Njeri është nacionalizmi i cili i kthehet gjithmonë nacionalizmit etnik të rilindjes kombëtare, i cili kërkon që gjithë shqiptarët, të jetojnë në të njejtin shtet, në bazë të një elementi të identitetit të tyre, që është gjaku, edhe për disa edhe gjuha. Nacionalizmi i dytë është nacionalizmi i udhëheqësve politikë shqiptarë në të gjitha kontekstet, të cilat kërkojnë që shqiptarët të transferojnë besnikërinë e tyre prej kombit të cilit i përkasin, kombit etnik, tek shteti, në të cilin jetojnë. Këto janë kontekstet përkatëse në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Mirëpo tensioni midis këtyre dy nacionalizmave është i jashtëzakonshëm, siç u pa gjatë luftës së Kosovës, siç u pa dhe gjatë luftës në Maqedoni. Këto janë në thelb nacionalizmat, që janë dominante në realitetin shqiptar.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, gjatë periudhës së izolimit, shteti komunist trumbetonte me të madhe patriotizmin, por kritikët thonë se shpesh kjo sillte efektin e kundërt, duke i ulur ndjenjat patriotike dhe nacionaliste. A qëndron një kritikë e tillë dhe si është gjendja sot?

Dr. Shinasi Rama: E vërteta është që një kritikë e tillë qëndron. Mirëpo njerëzit harrojnë se Enver Hoxha dhe partia-shtet që ai krijoi, e defermoi idenë e nacionalizmit etnik shqiptar, duke kërkuar që njerëzit t’i ishin besnikë atij vetë dhe shtetit 28 mijë kilometrash katrorë. Gjatë asaj kohe, gjatë sistemit, njerëzit e identifikuan këtë ide të sistemit komunist me idenë e nacionalizmit tradicional të rilindjes. Megjithatë kjo nuk mundi të penetronte totalisht në të gjitha shtresat e shoqërisë. Studentat, për shembull, u ngritën në dhjetor të vitit 1990 me parrullat dhe me këngët e rilindjes. Kjo ishte një shenjë se njerëzit e kërkonin këtë gjë. Nga ana tjetër, ky soj nacionalizmi etnik, nuk mundi me gjetë rrënjë në Shqipëri, pasi me Evropën në anën tjetër të Adriatikut, me sukseset e saj, me shtetet e tyre të suksesshme, shqiptarët kërkuan pikërisht atë gjë, që u ishte ndaluar gjatë atyre 50 vjetëve komunizëm. Ata kërkuan të gjenin suksesin në jetë, një jetë më të lumtur, kërkuan një shtet i cili do të mbronte të drejtat e tyre. Por, për fat të keq, shumë prej njerëzve u zhgënjyen veçanërisht gjatë kësaj periudhe të tranzicionit. Tani gjendja është e tillë, që në thelb lufta politike zhvillohet midis dy grupimeve politike në Shqipëri. Njeri është një grupim elite, i cili kërkon që shteti shqiptar të jetë parësor në identifikimin e njerëzve dhe grupi tjetër, kërkon identifikimin e gjithë shqiptarëve në një komb-shtet të tyren. Këto tensione nuk janë zhdukur, këto tensione vazhdojnë. Gjithshka do të varet nga e ardhmja që Shqipëria do të ketë në Evropë. Në qoftë se shpresa e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe tranzicioni përmbushet dhe në se kjo bëhet shpejt, pasi gjendja është shumë kritike, atëhere dikush mund të shpresojë se nacionalizmi do të mund të evitohet. Përndryshe, në mungesë të një të adhmeje të lumtur dhe të një shprese, në mungesë të një integrimi të mirëfilltë dhe të vërtetë në Evropë, shanset janë, që gjithë shqiptarët, do t’u drejtohen atyre formave të organizimit, të cilat do t’u japin atyre mundësinë, që të kenë një jetë më të mirë dhe siguri. Nacionalizmi është i gatshëm dhe është aty.


zeri "i jone"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-7-2004 nė 22:22 Edit Post Reply With Quote
Kurioz do te isha shume, ta lexoja punimin.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 17-8-2004 nė 21:52 Edit Post Reply With Quote
Gjergj Fishta

28 NANDUER 1913

*******************************
Oj Zanë, t'kendojm... t'vajtojm, deshta me thane;
Pse sot dite kanget s'asht per mue e tye.
Po ç'gzim kjo dite ne mundet me na dhanë,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pelqye
Europes shqiptarin zot n'shpi t'vet me lane
E kujt pose Hyut, n'kete jete mos me i sherbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...

................................................

Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' per Atdhe!
E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet,
As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për nje zallote...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
Perse ktu vete me fue nuk due kerkendin,
E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s'don vendin,
A prej se tjerëve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Jude? Po, kambe e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po per ata qi detyre e nder harrue,
Qi marre e turp kahere flakerues mbas shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas frankut rrejte, kush mbas stërlinet
Kush pse dinari teper i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinet,
Thue edhe per ta ndokuj do t'i vije çuda,
Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?...
Po, Juda janë e gjinde janë tradhtare.
Mori
M'kamë kryekungujt prej si u vune,
Duel padija n'krye të vendit;
Njerzt e kenuen u poshtnune,
Meten t'urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t'bardhe trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuleten;
U ndeshkue pa dhimë Shqyptari,
Qi per fis nep gjan e jetën.
Shqynis zani atbotë i humi,
T'huejt mi qafe i a vunë themren,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnurën zemren.
E Shqyptaret jo veç s'e nisen
Per kto punë përjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonë me ndërue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendë e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2544470 sekonda, 29 pyetje