Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Sektori i bankave ne Evropen Juglindore
Eni_P

Postuar mė 16-10-2002 nė 09:47 Edit Post Reply With Quote
Sektori i bankave ne Evropen Juglindore

Fondacioni i bankave të kursimit për bashkëpunimin ndërkombëtar" mbështet sektorin e bankave në Evropën Juglindore

Stefani Streloke


Nëse dikush dëshrion të marrë kredi, ose të hapë një llogari kursimi duhet të ketë afër një bankë. Por në vendet e tranzicionit në Evropën Juglindore rrjetet ekzistuese të filiave të bankave dhe arkave të kursimit dikur shtetërore janë reduktuar në valën e privatizimit. Fondacioni i bankave të kursimit për bashkëpunimin ndërkombëtar" me seli në Bon synon të ndihmojë në këtë drejtim.

Në Evropën Juglindore vecanërisht rajonet e fshatrave pothuajse e kanë humbur aksesin në shërbimet bankare. Ish bankat shtetërore nuk interesohen për këto rajone, sepse ato janë kthyer tashmë në banka të mëdha private dhe preferojnë klientë të mëdhenj. Ndërmarrjet e vogla dhe klientët që duan të kenë libreza kursimi në bankë konsiderohen prej tyre si klientelë jofitimprurëse. Por një biznes me këtë grup klientele mund të jetë mjaft fitimprurës, thotë Ferdinand Feldgen, drejtor seksioni në fondacionin e "bankave të kursimit për bashkëpunimin ndërkombëtar":

"Nga njëra anë ky është një biznes mjaft i sigurtë, shumë më i sigurtë se sa preferenca për klientë të madhe. Madje biznesi me klientelën e vogël është edhe shumë fitimprurës dhe si rjedhojë edhe i këshillueshëm në aspektin e ekonomisë së ndërmarrjes. Një tjetër epërsi është edhe se me këtë mbulohet një nevojë që ka tregu; fjala është për nxitjen e ndërmarrjeve të nivelit të mesëm duke mos u përqëndruar vetëm tek koncerne apo ndërmarrje të mëdha. Nisur nga përvoja gjermane kjo është shumë pozitive për të gjithë ekonominë."

Nëse ka banka që mbledhin kursimet dhe i japin ato si kredi, atëherë mund të realizohet edhe zhvillimi ekonomik. Ky është roli klasik i bankave gjermane të kursimit.

Fondacioni i bankave të kursimit me seli në Bon për këtë arësye nxit krijimin e bankave të kursimit si dhe bashkëpunimin midis shoqatave lokale të arkave të kursimit. Projektet kryesisht financohen me para të Paktit të Stabilitetit si dhe nëpërmjet programeve të qeverisë federale të Gjermanisë dhe të BE-së.

Jugosllavia u pranua në këtë program në vjeshtën e vitit 2001. Në këtë periudhë fondacioni i bankave të kursimit merrte pjesë në planifikimin dhe zbatimin e ligjit të ri për bankat, thotë Niclaus Bergman, drejtor seksioni në këtë fondacion:

"Mund të them se në përgjithësi kushtet ne Serbi aktualisht janë shumë pozitive. Kjo do të thotë, se qeveria e re serbe është angazhuar në sektorin e financave për të stabilizuar situatën, duke filluar që nga kushtet e ekonomisë, e cila shënon tani një nivel shumë të ulët të inflacionit, dhe ripërtëritja e sektorit bankar. Në këtë drejtim nuk është ngurruar madje as rikuperimi i bankave të mëdha, të cilat fillimisht dukej se nuk do të shpëtonin dot nga falimentimi. Pra në Serbi ne kemi kushte mjaft të mira për fillimin e projektit."

Më 14 janar të vitit 2002 në Beograd u hapën dy zyrat e para të "Bankës Kombëtare Jugosllave të Kursimeve" që sapo ishte themeluar. Në mbarë vendin kjo bankë do të mbështetet në 160 degët ekzistuese të "Bankës Kombëtare të BRJ" në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë. Biznesi kryesor i Bankës Kombëtare të Jugosllavisë është këmbimi i valutës dhe pagesat e pensioneve të ish-punëtorëve në Perëndim - që të dyja këto biznese i sigurojnë bankës së kursimeve të ardhura nga komisionet përkatëse. Paralelisht është duke u punuar edhe për kualifikimin e personelit në drejtim të etikës së marrëdhënieve me klientelën. Ajo që i bie në sy fondacionit gjerman të bankave të kursimit është fakti, se në vendet e Evropës Juglindore nuk i kushtohet rëndësi shërbimit. Shumica e bankave dhe e arkave të kursimit nuk e konsiderojnë veten si ofrues shërbimesh. Kjo vërehet vecanërisht tek nëpunësit e vjetër të bankave, të cilët janë kualifikuar në kohën e komunizimit dhe i kushtojnë më shumë rëndësi burokracisë se sa sjelljes miqësore me klientët. Por edhe nëse shumë banka ofrojnë ndërkohë produkte interesante, pa një konsulencë kompetente gama e ofertës nuk u sjell atyre asgjë.

Pikërisht në këtë drejtim është përqëdnruar oferta e seminareve dhe e kurseve të fondacionit të bankave të kursimit, vë në dukje zoti Bergamn:

"E rëndësishme është që personeli i bankës jo vetëm t´i njohë produktet, por ai duhet edhe të jetë në gjendje t´ua ofrojë ato klientëve dhe t´i konsultojë ata me kompetencë. Për këtë është e nevojshme now how profesional si dhe etika e komunikimit. Nëpunësi i bankës duhet edhe t´i shërbejë klientit dhe të mos qëndrojë i ulur vetëm pas banakut e të presë që klienti të hyjë brenda e të kërkojë dicka."

Kurse e seminare për ekipet menazhuese të bankave lidhur me mënyrën e konsultimit të klientit janë organizuar ndërkohë në Maqedoni dhe në Kroaci. Pothuajse të gjitha institutet e mëdha bankare të Kroacisë ndërkohë u janë shitur institucioneve të huaja. Banka italiane e austriake posedojnë pjesën në të madhe të tregut të biznesit bankar krahasuar me institutet kroate.

Në Bullgari fondacioni i bankave gjermane të kursimit është aktiv që nga viti 1993 me synim rigjallërimin e biznesit me fondet e kursimeve për ndërtime. Në Bullgari ndryshe nga shumë vende të tjera socialiste kursimet për ndërtime kanë qenë traditë që përpara Luftës së Dytë Botërore thotë Niclaus Bergman:

"Ky sistem u shpërbë në fillim të viteve 90, ndërsa falimentoi i gjithë ky rrjet në valën e ndryshimeve të sistemit monetar dhe të ndryshimit të të gjithë sistemit të ekonomisë. Por ne jemi aktivizuar për ta rindërtuar këtë sistem dhe për ta shndërruar të gjithë atë në një formë moderne duke u orinetuar sipas sistemit gjerman të fondeve të kursimit për ndërtime."

Fondacioni i bankave gjermane të kursimit është aktiv edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe në Rumani. Deri tani ky fondacion ka financuar me mbi 6 milionë euro ndërtimin e rrjetit të filialeve në vendet e Evropës Juglindore. Gjatë vitit 2002 pothuajse në të gjitha vendet e tranzicionit në këtë rajon do të zbatohen programet përkatëse.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2009 nė 07:47 Edit Post Reply With Quote
BSH: Transfertat, dërgesat e parave nga 1 qershori me kosto më të lirë
Të dërgosh para nga Shqipëria në një vend tjetër apo anasjelltas, do të kushtojë më lirë, duke nisur nga data 1 qershor 2009. Duke filluar që nga data 1 qershor 2009 të gjitha transfertat bankare nga njeri vend në tjetrin do të kushtojnë më lirë. Kjo, për shkak të vënies në funksionim të numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare Iban. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se të gjithë numrat e llogarive bankare të klientëve, që përdoren për të kryer transferta brenda apo jashtë vendit, do të këtë formatin Iban, një lloj sistemi i cili shmang gabimet e mundshme në transferta, si dhe shërbimi ofrohet brenda një kohe rekord. Por mbi të gjitha, ky sistem ul kostot e transaksioneve. Bankat aplikojnë një pagesë që nis prej 10 eurosh për çdo transfertë që bëhet nga llogaritë bankare, që nuk janë pjesë e kodit Iban. Aplikimi i këtij kodi do të kryhet nga cilido që bën një transfertë bankare, por në rastin e Shqipërisë, ky kod do të ndihmonte emigrantët shqiptare që të sillnin para me një kosto edhe më të ulët. Kodi Iban, ose numri ndërkombëtar i llogarisë bankare, aplikohet në 44 shtete. Çdo transfertë që kryhet nga një vend në tjetrin është me kosto minimale, pasi vendet janë pjesë e këtij sistemi të përbashkët.




19/05/2009

standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-5-2009 nė 07:53 Edit Post Reply With Quote
Avantazhet e IBAN, karakteristikat shqiptare

E Hene, 25 Maj 2009

Me 1 qershor transfertat nga jashte vendit per ne ekonomine shqiptare, do te kushtojne me lire per shkak se edhe Shqiperia tashme do te jete perdoruese e numrit IBAN, (International Bank Account Number. IBAN-i perdoret si nje informacion bankar nderkombetar, qe ne menyre unike identifikon llogarine e klientit prane nje institucioni financiar dhe aktualisht eshte zbatuar dhe perdoret ne 46 vende te ndryshme te botes, kryesisht shtete anetare te BE-se, por edhe vende te tjera te rajonit si Kroaci, Maqedoni, Turqi, Serbi, etj. Informacioni mbi IBAN-in shqiptar eshte publikuar ne regjistrin nderkombetar te IBAN-it, publikuar nga SWIFT ne muajin prill 2009. Nisur nga fakti qe pas dates 1 janar 2010, bankat do te kerkojne nga klientet perdorimin e detyrueshem te IBAN-it. Eshte e rendesishme te theksohet domosdoshmeria e sensibilizimit te publikut ne lidhje me perdorimin e IBAN-it. Nese brenda dates 1 qershor 2009 nuk kane marre njoftim me shkrim nga banka, te gjithe klientet e bankave individe apo biznese, qe kane llogari bankare ne lek apo ne valute te huaj, ne nje apo me shume banka ne Shqiperi, duhet te paraqiten prane sporteleve te bankes perkatese, per t'u pajisur me numrin IBAN si dhe perdorimin e tij. IBAN-i shqiptar ka keto karakteristika. Permban 28 karaktere: 2 shkronja - kodi i vendit "AL" + 2 numra - shifra kontrolli "check digits" + 8 numra - kodi i identifikimit te bankes/deges "KIB" + 16 karaktere - numri ekzistues i llogarise se klientit. IBAN-i shqiptar ne format leter do te paraqitet: IBAN AL47 2121 1009 0000 0002 3569 8741. IBAN-i perben nje risi ne Shqiperi nen presionin e vazhdueshem per permiresimin e eficences se transfertave nderkombetare, perkatesisht reduktimin e kostos dhe te kohes se kryerjes se tyre si dhe rritjes se cilesise se sherbimit. Ky standard u dizenjua fillimisht per te zgjidhur problemin e pagesave nderkufitare, me qellim kryerjen e transferimeve mes bankave ne shtete te ndryshme, por gjen zbatim edhe per pagesat brenda vendit, per sa kohe sektori bankar ne Shqiperi nuk ka nje standard baze, per numrin e llogarive.

Avantazhet

- standardizim i numrave te llogarive bankare

- identifikim dhe verifikim i saktesise se llogarive bankare te klienteve

- permiresim i sherbimit ndaj klientit;

- automatizim i procesimit te transfertave.

- reduktim te kostove te kryerjes se transfertave;

- shpejtesi ne kryerjen e transfertave;

- reduktim te gabimeve humane.

kj


perfekt





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1293159 sekonda, 27 pyetje