Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Masakra e 26 shkurtit 1951
Ago Basha

Postuar mė 30-6-2002 nė 18:50 Edit Post Reply With Quote
Masakra e 26 shkurtit 1951

Shperthimi nje granate ne Ambasaden Sovietike aty nga fundi i shkurtit te vitit 1951 nuk shkaktoi ndonje dem te madh ne muret apo fasaden e Ambasades,por i kushtoi popullit Shqiptar humbjen e 22 intelektualeve qe u akuzuan dhe ekzekutuan pa te drejte nga Sigurimi Shqiptar.Themi pa te drejte sepse akuza e ngritur anjehere nuk u vertetua dhe gjithcka mendohet te jete vecse nje prapaskene e Sigurimit te fshtehte Shqiptar.Ja cilat ishin viktimat e verteta te ketij kurthi te ulet te Sigurimit te atehershme Shqiptar ne kuzir te Kombit:


1) Sabiha Kasimati
2) Pjerin Gurakuqi
3) Andon Delhysa
4) Zhydi Heri
5) Gafur Jeheni
6) Jonuz Kaceli
7) Manush Peshkepia
8) Mehmet Shkupi
9) Niko Laza
10) Lluka Rashkovic
11) Haki Kodra
12) Reiz Selfo
13) Myftar Jegeri
14) Thoma Katundi
15) Hekuran Troka
16) Qemal Kasaruho
17) Tefik Shehu
18) Gjon Temali
19 Fadil Dizdari
20)Petro Komi
21) Pandeli Nova
22) Ali Qoraliu


Ago Basha ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Ago Basha

Postuar mė 30-6-2002 nė 18:58 Edit Post Reply With Quote
te tjere

mare nga libri "Fundi i udhes se gjate" me autor Tomor Aliko

[Edited on 30-6-2002 by Ago Basha]

Ago Basha ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Eni_P

Postuar mė 1-7-2002 nė 07:47 Edit Post Reply With Quote
Faleminderit Ago per paraqitjen ketu te ketij informacioni me kaq vlere.

Listes se 22 intelektualeve do i shtohej dhe emri i tim gjyshi,te cilin e arrestuan, mbajten ne birruce per 2 dite dhe me pas, vetem ne saj te nje miqesie te vjeter te tijen, krijuar prej vitesh qysh ne Korçen e para luftes se dyte boterore, ate e liruan.
Familja ime akoma kur vjen data e bombes ne Ambasaden Ruse dritherohet nga kujtimi se nder ta mund te kish qene dhe im gjysh.

Menxyrat qe kane bere ne Shqiperi komunistet duhen nxjerr ne pah dhe tere bota duhet te mesoje se holokaust a dicka te perfaert s'ka patur vetem ne vitet e L.II.B. nga nazistet.

Por masakra te tmerrshme, qe mendja e viktimave apo te tjereve kurre nuk do i heqi nga mendja, jane zhvilluar ne Shqiperine komuniste dhe akoma ekziston nje varferi ne informimin e publikut.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-2-2011 nė 12:06 Edit Post Reply With Quote
Trondit pas 60 vjetësh/ Diti Biçaku: Dëshmia ime në natën e masakrës së 26 shkurtit
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
Violeta Murati 27/02/2011 12:19:00
image

“Ndarja e dhunshme, duarshtrënguar, me shoqen time, makina e pushkatimit, egërsia e Mehmet Shehut - ja dëshmia e masakrës, natë 26 shkurt”



Ndërkohë që Bashkia e Tiranës, dje, në një qendër të ngritur nga zhdukja e një prej kinemave më të vjetra ekspozon enët e përditshme si hante një pjesë e shqiptarëve në diktaturë, në Muzeun Historik Kombëtar të rrethuar nga gropa, hekura, baltë, beton, një grup shumë i pakët që i kanë mbijetuar regjimit, rrëfenin në zgrip jetën e përditshme në diktaturë, në internim, burgje, si dhe masakrën e 26 shkurtit ku u pushkatuan 22 intelektualë. Njëri rrëfente se ishte në moshën 18 vjeç kur iu dha lajmi për pushkatimin e babait, tjetri rrëfeu se ishte në barkun e nënës kur dhe atij iu pushkatua ati dhe me të dalë në jetë, direkt internim, me t’u bërë adoleshent, direkt burg – mund të bënte edhe një vit, pas rënies së diktaturës. Aq ishte dënuar.

Ndërsa dëshminë e të vetmes intelektuale mes 22 të pushkatuarave të ’51-shit do ta sillte shoqja e saj në momentin fatal, duke kujtuar çastin e shtrëngimit të duarve, kur Sabiha Kasimati ngjiste makinën për t’u hedhur në lumin Erzen, ku janë gjetur në një gropë masive vetëm pesë vjet më parë!

E njohur si historia e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike, si pretekst për të shpallur terrorin në vend, me pushkatimin e 22 intelektualëve të pafajshëm, kjo ditë ka shënuar dje edhe tubimin e parë të Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojat e Komunizmit.

Çfarë nuk shkonte te himni që u këndua dje, sigurisht në audio, që nuk bëri të hapte gojën asnjë në sallën dje? Ndërsa 1 minutë heshtje për të pushkatuarit në diktaturë rëndonte dhe prekte vetëm në një arsye: asgjë nuk është dënuar nga krimet komuniste, ndërsa në sallë në të njëjtën kohë binte një zile celulari! Teksti i himnit: “...Kush është burrë nuk frikohet, por vdes, por vdes si një dëshmor...”, një kontekst që më shumë duket se i ka shërbyer evokimit të luftës partizane sesa dhunës diktatoriale mbi shqiptarët. Ndoshta edhe kjo arsye!

Nëse këto krime nuk do të dëshmohen, nuk do të zbulohen, nuk do të njihen jashtë izolimit ku vazhdojnë të qëndrojnë, duke qarkulluar vetëm tek ajo pjesë e vuajtur - pra këto krime, dhuna dhe terrori do të përsëriten - ky ishte mesazhi i ditës së djeshme!



***

Historia e bombës në Ambasadën Sovjetike është: Hidhet një bombë dhe thyhen dy-tre xhama; pushkatohen 22 intelektualë. Kjo është masakra e njohur e 26 shkurtit 1951 mbi intelektualët pothuaj e njëjta fjali e përsëritur, e përsëritur dje si dëshmi nga më tronditëset në diktaturë që shënoi shpalljen e terrorit dhe dhunës. Dje, në tubimin e mbledhur në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, dukej gati një izolim dhe pakësim njerëzish për të dëshmuar si specie që vuajtën në diktaturë, edhe pse kanë kaluar 20 vjet në demokraci, mbahet peng procesi i dekomunistizimit. Uran Butka në fjalën e tij, “Masakra me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike, krim tipik i sistemit komunist”, ka thënë se është e paprecedentë e gjithë kjo histori me legjislacionin, ku të 22 intelektualët u pushkatuan pa njohur asnjë procedurë ligjore, duke u shfaqur një pushtet terrorist.

Listat ishin gati, 150 vetë u arrestuan, dhe u pushkatuan pa gjyq. Enver Hoxha, - tha Butka, - shkeli edhe ligjin e vet, duke e cilësuar këtë një gjenocid të pastër shtetëror. Butka i referohet një dëshmie, prokurorit të diktaturës me mbiemrin Çarçani, i cili kishte dëshmuar se për të pushkatuarit nuk ka pasur dosje hetimi, nuk ka parë procesverbale, marrje në pyetje dhe se për dijeninë e tij nuk është zhvilluar gjyq. Butka tregon sërish një tjetër fakt antiligjor: një tjetër xhelat i diktaturës, drejtor i Sigurimit të Shtetit, ka dëshmuar në ‘90-n (i padënuar për ekzekutimet e tij) se nuk është bërë gjyq.

Kjo histori ka bërë mjaft bujë edhe jashtë vendit ndaj regjimi për të fshehur gjurmët e një vendimi shtetëror të paligjshëm nis procedurat pas pushkatimit, me procesverbale të rreme. Anëtari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, që kryen ekzekutimin e intelektualëve, Vangjel Kocani, ka dëshmuar se është thirrur nga kryetari, ekzekutori i shquar, Shuaip Panariti, për të firmosur letrat formale, si urdhër i lëshuar nga udhëheqësi, dhe se duhej të mbyllte gojën, pasi ishte sekret shtetëror!

Këtu Butka ka ndalur frymën për t’u kërkuar ndjesë të pranishme se nuk mund të lexonte këtë dëshmi më tutje “se është një masakër”! Një tjetër anëtar i gjykatës Nonda Papuli ka dëshmuar më ‘90, kur ishte gjallë, gjithçka kundërthënëse; ka qenë gjithçka e falsifikuar, letrat, procesi, datat etj.; njëri vdiq gjatë torturave dhe e hodhën nga dritarja, duke thënë se u hodh vetë, dhe ashtu të vdekur e kanë hipur në makinë me të tjerët, të gjallë, që u pushkatuan më pas!

Kjo është ngjarje më tipike e komunizmit, ka thënë Butka, dhe e pashembullt në historinë botërore. Më 27 shkurt është nxjerrë një dekret, dokument tjetër për të justifikuar krimet e mëpasme. Pas 50 vjetësh u gjet varri ku ishin groposur 22 intelektualët dhe Butka e mbyll fjalën e tij se nuk mund të jemi në Evropë, pa u distancuar nga dhuna dhe krimi!

Ndërgjegjja e këtij intelektuali dëshmohet me veprat, kontributin në këto 20 vite për të zbuluar të vërtetën mbi krimet komuniste në studime e punime, ndaj Butkës dje i është dhënë edhe nderimi, medalje nga Presidenti.

Listat e zeza, ligjet enkas për ushtrimin e terrorit, kasaphana për të vrarë e dyfishuar numrin e të vrarëve se kështu mbërrihet pushteti - Agron Tufa, kryetari i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i ka përmendur si model sovjetik, stalinist, të cilit iu referua dhe pati për model Enver Hoxha dhe sistemi diktatorial që ngriti. Në kumtesën “Importimi i modelit të terrorit sovjetik mbi intelektualët shqiptarë”, Tufa ka dëshmuar paralelen me modelin stalinist të diktaturës së cilës iu referuar Enver Hoxha. Logjika e terrorit të madh dhe listat e zeza të spastrimit ishte një frymë që u ndoq prej stalinizmit në vitin 1934. Tufa ka marrë për dëshmi librin e Butkës “Dekreti i zi”, ku tregon flagrancën shtetërore, dekret që doli një ditë më vonë nga pushkatimi i 22 intelektualëve. Ministria e Brendshme dhe të gjitha ministrisë e Enverit u mbushën me sovjetikë, duke zbatuar praktikat staliniste. Tufa ka zbuluar se libri i Butkës u referohet

kontradiktave të diktaturës; së pari hetime të parregullta, duke iu referuar një neni, ligjit të 1 dhjetor 1934, marrë copy-paste sipas sovjetikëve; gjyq në letër, pa prokuror; pa marrë parasysh procedurat e animimit për falje nga ekzekutimi; si dhe vendimi për pushkatim i zbatuar menjëherë. Edhe pse ishte 15 vjet me vonesë diktatura në Shqipëri kopjoi ligjin sovjetik të vitit 1934 duke dhënë dënime me vdekje pa kaluar në procedura “burokratike” ligjore. Tufa tha se nga historia sovjetike e kopjuar në sistemin tonë diktatorial shihen dy gjëra paralele; vendime për pushkatime, ku listat i shihte vetë Stalini, si dhe zbatimi i përpiktë për të zhdukur gjurmët e dokumentacioneve. Dhe çfarë prodhoi diktatura: intelektualin e nënshtruar, intelektuali i këtij tipi që lindej e rritej me besnikëri qeni, duke prekur breza! Tufa e ka mbyllur kumtesën e tij me sensibilitetin e intelektualit të sotëm, ndjeshmërinë për t’u çliruar nga e vërteta duke u shprehur se: asnjë prej xhelatëve nuk rrëfeu dhe na tha fjalët lehtësuese: Na falni! Por vazhdon terrori i kur dëgjojmë nga ekrani, thirrje “politikani të sotëm”; se janë pak tre të vrarë, por nuk mjaftojnë as 13 mijë!

Kolec Topalli, kryetar i bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve për Pasojat e Komunizmit, me fjalën e tij “Vrasja e intelektualëve, synimi kryesor i masakrës së 26 shkurtit 1951”, ka risjellë dëshminë në momentin më delikat të historisë, kur ministri i Brendshëm, urdhëroi arrestimin e 150 intelektualëve dhe u bë gjykimi pa hetim! Asnjëri nuk kishte gisht në incidentin e ambasadës dhe askush nuk e njihte njëri-tjetrin, tha Topalli. Sigurimi i Shtetit vendosi natën, sipas listave... pse kjo? Të shpallte terrorin dhe të dëshmonte besnikërinë ndaj sovjetikëve! Gjuhëtar dhe kontribuues në zbardhjen e historisë së diktaturës në Shqipëri, Kolec Topalli bëri tregimin e secilit intelektual, cilët ishin ata që u pushkatuan pa asnjë lloj faji, vetëm se kishin dhënë sinjale, e shfaqur kundërshtime të hapura ndaj diktaturës!

“Enver Hoxha nuk kënaqej vetëm duke prerë kokat e kundërshtarëve të tij”, por Topalli kujton si historia e Makbethit që u bë mbret me vrasje, duke dhënë njëkohësisht sensibilitetin se fantazma e komunizmit po sillet ende nëpër këmbë. Kumti final i intelektualit: Të mos i harrojmë krimet nëse nuk e duam të përsëritet e kaluara komuniste!

Ishte 18 vjeç kur i pushkatuan babain, në ngjarjen e 26 shkurtit, Amik Kasoruho i pranishëm dje, me fjalën e tij “Filozofia dhe praktika kriminale në regjimet totalitare” ka rrëfyer gjendjen e tij emocionale, se sa e zorshme, e vështirë të flasësh për prindërit, “që e lanë me gjak, por e kemi për detyrë të flasim”. “Diktaturat kanë nevojë për armiq për të mbajtur në këmbë aparatin e dhunës, duhet t’i stigmatizojmë për të mos harruar”, - tha Kasoruho. Përkthyesi tha se Enver Hoxha predikonte dy të kundërta: demokracinë dhe diktaturën, kur thonë se diktatura e proletariatit është demokracia e vërtetë! Të gjitha ndodhën në emër të njeriut të ri; u quajt marksizëm-leninizmi, si shkencë e shkencave; nëse vitet e para u vranë pa bujë, më vonë vrasjet u sanksionuan me ligj; ka familje që nuk dinë ku janë eshtrat e familjarëve; ndodhi izolimi më i egër me një shtet që nuk i përfaqësonte; diskriminimi na shoqëroi për 50 vjet; shpërngulja e detyruar konsistoi në ngritjen e sistemit të frikës, krimit dhe pasigurisë; nuk pati risi në mendim, por zbatim i verbër i politikës sovjetike; për të ardhur në pushtet të paaftët përdorin çdo çmenduri; paranojën e Stalinit e ndoqi edhe Enveri... këto ishin shenjat më fatale të diktaturës praktike, kriminale që u aplikua nga kopjimi i stalinizmit, edhe në filozofi të përmendur nga Kasoruho. Por në gjithë këtë vështrim përkthyesi tregon më të thjeshtën në ironi se e keqja është se është dëmtuar psikologjia jonë! Janë zhdukur njerëz, ndërsa sot përkujtohen krime të padënuara. “E kujtojmë me dhimbje dhe vetëdije si borxh për të mos u përsëritur më. Por shohim se forca e ligësisë nuk është zhdukur, ngre krye në greva dhe protesta, duke na shkaktuar sërish terror!”, - i njëjti ton dhe nga Kasoruho, me pak shpresë pse mbahet vendi kaq i lidhur me trashëgiminë dhe mentalitetin komunist! Zilet e celularit dhe zërat në fund të sallës, herë si psherëtima nga ç’po dëgjojnë veshët, herë si takime njerëzish që nuk ishin parë kushedi se kur me njëri-tjetrin, e detyrojnë moderatorin e takimit, Pjetër Pepën të thotë: Të lutem telefonat mund t’i fikni! Edhe publicisti Gëzim Peshkëpia është një nga djemtë e intelektualëve të pushkatuar, më 26 shkurt 1951, i cili e nis fjalën e tij se drejtësia nuk duhet të konfondohet me hakmarrjen. Në konferencë ai është thirrur për të dhënë kujtime “Persekutimi i familjeve”, ku shprehet: “Ne jemi për katarsis që duhet të fillojë në drejtësi, dhe në organet shtetërore, dhe me ligjin për kriminelët që nuk kanë dhënë llogari për krimet”.

Duhej bërë procesi i Nurembergut dhe vetëm një ligj do dënojë gjenocidin e pastër të diktaturës, dhe vetëm atëherë do marrë rrugë demokracia, - tha Peshkëpia, që jo pak herë ka qenë polemizues, dhe dëshmues i komunizmit. Peshkëpia ka dëshmuar se prokurori me emrin Skënder, i ka dhënë plumb babait të tij, dhe pas ‘90-s, është dekoruar! Por, Peshkëpia ka ndalur më shumë në anën tjetër të dëshmisë së 26 shkurtit, se si familjarët u internuan, dhunuan, diskriminuan. “Jam dëshmitar i persekutimit, kam njohur burgun, internimin dhe depërtimin”, - ka deklaruar Peshkëpia. Ai ka kujtuar se si janë hipur në kamion tre familje, me tre gra, tre plaka, dhe një tufë fëmijësh. “Oficeri i mori pallton gjyshes sime, dhe ja hodhi përtokë duke i thënë: mjaft e ke mbajt borgjeze. Nëna dridhej dhe Hanko Omari solli një batanije të gjelbër, por policia ja hoqi. Ajo e hodhi prapë dhe gjyshja na mbështolli me të ne fëmijëve. Ishte shkurt, binin cikla bore, dhe nga i ftohti të gjithë dridheshim. Afër Rrogozhinës, u ndal makina që fëmijët të kryenin nevojat personale; policët ruanin me armë fëmijët të përhapur ferrave. Ata kishin vendimin me vete; të na sistemonin sa për të siguruar bukën e gojës”. Jeta e vështirë - ka thënë publicisti, duke kujtuar dhe momentin final, në ’75 kur e arrestuan, një e kaluar që pati fundin një vit para se të lirohej nga burgu!

Pyetja a gjendet rast i ngjashëm, Peshkëpia thotë jo! Ishte persekucion unikal! Ndërsa kujton se gruaja e diktatorit deklaronte në të njëjtën kohë nga tribuna e plenumit se; “fëmijët e armiqve do t’i persekutojmë 7 breza. Do t’i lëmë pamartuar”! Prapë dy-tre celularë njëkohësisht prishën rrëfimin në sallë; ndërsa Peshkëpia po thoshte: Donin të na zhduknin gjenetikisht. Kam kuptuar se rrota e historisë nuk të kthehet as me bomba Molotov, as me dhunë. Ne, do u themi persekutorëve kurrë më! Simon Miraka, drejtor i Institutit për Integrimin e ish-të Përndjekurve, e pati fjalën më revoltuese, duke thënë se shumë familjeve u janë zhdukur të afërmit në diktaturë, ndërsa sot po shfaqen fëmijët e kriminelëve, familjet fisnike të këmbëngulin në drejtësi. Hysen Shehu, ishte tjetri në barkun e nënës kur i ati u pushkatua në natën e 26 shkurtit ‘51 dhe fjala e tij ishte shumë shkurt: Nëse më kërkojnë ndihmë me gjet eshtrat e familjarëve të zhdukur, jam gati! Ndoshta ka qenë më tronditës rrëfimi i Diti Biçakut dje në sallën e muzeut. Dëshmitarja e vetme okulare që ka dëshmuar momentet e fundit kur është ndarë me shoqen e saj, femra e vetme në mes 22 burrave, Sabiha Kasimatin, por dhe intelektualët e tjerë që i kanë hipur dhunshëm në makinë për t’i pushkatuar në mbrëmjen e 26 shkurtit. Në moshë shumë të thyer, Diti është ngritur në podium, ku në krah të saj ishin 22 emrat e intelektualëve me qirinj të ndezur, dhe fjalë për fjalë ka dëshmuar: “Kjo ditë dhe ajo natë nuk harrohet. Jam arrestuar më 23 shkurt dhe Sabihaja më 24 në orën 12 të natës. Na morën me duar të lidhura. Rrugët ishin të mbushura me plot të arrestuar, që po na çonin drejt burgut të madh. Ishte errësirë e madhe. Na futën në kaush dhe u bë një dritë, sa një fije shkrepëse kur pashë edhe Sabihanë. Ajo ishte mbledhur dhe po dridhej nga të ftohtit. Binte si cika bore. Ishim shumë të trishtuar. Ishte e trishtueshme. Nuk e di! U futëm bashkë me Sabihanë në një dyshek për t’u ngrohur. Hapën dyert, nën hekura na pyetën, ishim izoluar. Se ditë a natë, nuk e dinim, kur na çuan në një sallë ku ishte Mehmet Shehu që bërtiste: Këta janë armiqtë, do t’i godasim pa mëshirë. Mehmeti ishte plot egërsi. Mbërriti makina ku po fusnin të gjithë: Sabihaja nuk ma lëshonte dorën. Ajo donte të më merrte me vete, ngaqë kishte frikë se do të më pushkatonin se isha vetëm. Kur ato hipën në makinë, kujtova se do shpëtonin, meqë po i largonin. Por nuk ishte ashtu. Sabihaja ishte jashtëzakonisht inteligjente. Me Sabihanë u ndamë me dorë shtrënguar, ajo duke hipur në makinë dhe unë për t’u mbyllur në qeli”. Kjo ka qenë dëshmia e Diti Biçakut, shoqes së Sabihasë që e morën për ta pushkatuar bashkë me 21 intelektualët. Një dëshmi që trondit edhe pas 60 vjetësh. Dje kanë pranuar se krimi zgjohet, pa dyshimin nëse është një rrezik real, qoftë trashëgimia komuniste, ashtu dhe mentaliteti. Rastet e përsëritura të dhunës, kaosi që vjen herë pas herë pa shkak në politikën shqiptare, e dëshmon këtë si ekzistencë komuniste, ja pse vazhdon këmbëngulja për ligjin ose lustracionin dhe nisjen të menjëhershme të procesit të dekomunistizimit në institucionet shtetërore dhe politikë. Mbyllja e tubimit të djeshëm për Pjetër Pepën ka moral: 60 vjet janë shumë, 40 vjet masakër, 20 vjet për t’i gjetur eshtrat dhe për t’i ngritur në piedestal. Lavdi që shkoi për ata që e meritojnë, paralel 22 intelektualë, fisnikë se donin lirinë dhe njeriun e mirë!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1798949 sekonda, 30 pyetje