Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Kriza energjitike ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2002 nė 08:35 Edit Post Reply With Quote
Kriza energjitike ne RSH

Ja si zgjidhet kriza e dritave


--------------------------------------------------------------------------------

Dritan Prifti

Nuk do të ketë zgjidhje të krizës energjitike bazuar mbi iniciativa dhe mendime personale të një Ministri apo një tjetri. Kriza energjitike do të zgjidhet vetëm atëherë kur këtë çështje ta marrë në dorë Parlamenti duke aprovuar një strategji kombëtare për zgjidhjen e kësaj krize dhe një plan aksionesh të detajuar i cili të votohet në Parlament dhe të ketë konsensus të gjithë forcave politike. Në qoftë se zgjidhja e krizës energjitike nuk shihet si një çështje jashtë lojës politike dhe nuk ka mbështetjen dhe kontrollin e të gjitha palëve, ne do të jemi gjithmonë në krizë. Unë mendoj që kjo qeveri ka kohë që brenda këtij mandati ta zgjidhë krizën energjitike. Kriza mund të zgjidhet në 2-3 vjet, por me kushtin që puna të filloj urgjent dhe mos të humbet kohë. Sot në drejtim të këtij sektori nuk ka mendim, por vetëm bajraktarizëm. KESH është traumatizuar nga prokurorët, ndërhyrjet e dikasterit përkatës dhe shkarkimet pa kriter të kuadrove të aftë. Atje çoroditja dhe klientelizmi politik po shkatërrojnë jo vetëm ndërmarrjen por për mendimin tim të ardhmen e Shqipërisë. Duket sikur zoti Nano e kishte kuptuar këtë kur i bënte oponencë qeverisë Meta, por tashmë duket i paaftë për të vepruar. Unë gjatë këtyre javëve kam punuar për një draft dokument për zgjidhjen e krizës energjitike dhe kur të kthehem në Shqiperi do t'ja propozoj qeverisë dhe parlamentit. Banka Botërore dhe USAID kanë bërë një punë kolosale për të treguar rrugët e zgjidhjes së krizës, por studimet e tyre kalben sirtareve. Kur do të marrë fund kjo neglizhencë kriminale! Para disa javësh një konsulent Gjerman që e njeh mirë sitemin tonë energjitik më tha :"në qoftë se ju nuk filloni punë sot natën për të përmirësuar sistemin tuaj energjitik, për 10 vjet Shqipëria do jetë në errësirë dhe ju nuk do keni mundësi të bëni gjë". Për ne është shumë me e lehtë që në mes të krizës të shkarkojmë një drejtor ose një Ministër për të bërë një shoW politik dhe për tu shtirur si qeveri e shqetësuar, se sa të mendojmë me seriozitet për të zgjidhur problemin më të vështirë që ka sot vendi. Ky problem ka potencial të asgjesoj gjithë arritjet tona të deritanishme. Ky asgjeson arritjet e rendit publik, të privatizimit, por dhe frenon rritjen e ekonomisë. Ky problem kërcënon sot më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen e vendit dhe të shqiptarëve. Lufta për integrimin Europian sot është politikë e pastër që ka shumë pak lidhje me standartin e afërm të jetesës së shqipëtarëve. Unë jam shumë dakord të merremi me këtë temë, por jo në kuriz të çështjeve urgjente të ditës. Ne kemi 20 vjet kohë për të hyrë në Europë dhe ju garantoj unë që pa një sistem energjitik të fortë nuk mund të mendojmë për hyrje në Europë. Negociatat e Asocim Stabilizimit do të hapen sepse vendimi për hapjen e tyre është politik dhe kushtet ishin politike, kurse vendimi për anëtarësim në BE është mbi të gjitha ekonomik. Të merremi më shumë me ekonominë. Unë trishtohem shumë kur fshatarët e komunës së Libofshës duhet të bëjnë 5km rrugë për të mbushur një shishe ujë ose duhet të shesin 2kg qumësht për të blerë një shishe ujë. Më vjen turp që fshatarët e komunës së Topojës duhet të zhyten 1 metër në baltë për të çuar në varreza të afërmit e tyre të vdekur. Këta njerëz meritojnë më shumë, jo vetëm se votojnë mbi 80 për qind për Partinë Socialiste, por sepse janë mbi të gjitha njerëz.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2002 nė 15:31 Edit Post Reply With Quote
Essegei", koncesion pėr 25 HEC-e vendorė

Essegei", koncesion për 25 HEC-e vendorë

Kompania italiane do të investojë në katër vitet e para rreth 8 milionë dollarë

TIRANE - Kompania italiane "Essegei" s.r.l. ka marrë tashmë përfundimisht me koncesion 25 nga 83 hidrocentralët e vegjël në Shqipëri. Qeveria miratoi dy ditë më parë kontratën koncesionare të formës "Rot", ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës dhe Ministrisë së Ekonomisë, nga njëra anë dhe shoqërisë italiane "Essegei",s.r.1, nga ana tjetër për hidrocentralet vendore. Sipas specialistëve të energjitikës, ky vendim i jep përparësi investimit për rehabilitimin dhe ristrukturimin e objekteve, duke synuar prodhimin e energjisë elektrike në parametrat nominalë, nisur nga fakti që në tërësi këto objekte aktualisht janë degraduar ose nuk funksionojnë. "Investimi prej 8 milionë dollarë gjatë periudhës kohore 2002-2006, do të sigurojë një prodhim vjetor prej 38 milionë kilovat/orë", -shtojnë specialistët e këtij sektori.
Rreth një vit më parë, kompania italiane "Essegei" ka marrë me koncesion hidrocentralin vendor të Smokthinës në rrethin e Vlorës dhe spias specialistëve të Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës, rezultatet e deritanishme nga ky koncesion janë mjaft pozitive, falë investimit prej 1 milion dollarë. Kështu, prodhimi i energjisë elektrike në këtë hidrocentral është rritur nga 30 kilovat/orë në ditë, në 700 mijë kilovat/orë në ditë, ku banorët e kësaj zone janë përfituesit e drejtpërdrejtë të rritjes së prodhimit. Aktualisht, Shqipëria ka rreth 70 % të burimeve ujore të pashfrytëzuara për prodhim energjie, ku lumenjtë lokalë zënë vendin kryesor. Ndërkohë, brenda këtij viti pritet të përfundojë privatizimi i të gjithë hidrocentraleve vendorë në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e tyre do të shiten me ankand, sipas ligjit specifik për privatizimin e hidrocentraleve vendorë. Burime nga Ministria e Energjitikës, theksojnë se në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit (AKP) ndodhen dosjet e 30 hidrocentralave vendore që janë gati për privatizim, ndërsa mësohet se 15 hidrocentrale të tjerë të vegjël janë në gjendje shumë të rëndë dhe praktikisht jashtë përdorimit. Një ndër objektivat e ministrisë përkatëse është rivendosja në punë e këtyre hidrocentraleve çka do të ndihmojë në lehtësimin e furnizimit me energji të popullatës, nëpërmjet hidrocentraleve të mëdhenj kombëtarë.
Dorian Koça





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-10-2002 nė 09:58 Edit Post Reply With Quote
Doda në Bruksel, takim me donatorët

TIRANE - Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Viktor Doda, do të shkojë sot në Bruksel për një takim pune me donatorët e sektorit të energjisë. Burime nga Ministria e Energjitikës thanë dje për gazetën se që ditën e mërkurë ministri Doda do të zhvillojë një takim me donatorët, ku do të bëjë një rezyme të situatës së fundit elektroenergjitike në vend. Gjithashtu, kreu i energjitikës shqiptare do të publikojë përpara donatorëve edhe një studim të hartuar nga specialistët vendas në lidhje me investime të mundshme që duhet të kryhen në kaskadën e lumit Drin ku janë ngritur hidrocentralet më të rëndësishëm në Shqipëri.
Ndërkohë, niveli i lartë i arkëtimeve, ulja e humbjeve gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti të arritura nga KESH-i, si dhe detyrat e realizuara për zbatimin aktual të dokumentit të Politikave të Zhvillimit të sektorit të Energjitikës, do të jenë ndër temat e diskutimeve në takimin e Brukselit me donatorët e huaj. Ky takim vjen pas atij të zhvilluar në muajin prill të po këtij viti me përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës gjermane KfW, BERZH-it dhe donatorë të tjerë, ku pala shqiptare diskutoi për draftin ligjor me të gjitha politikat që duhej të ndërmerrte qeveria për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë në sektorin energjitik. Gjatë kësaj periudhe kohore, rezultatet vlerësohen pozitive në sektorin energjitik, ku niveli i arkëtimeve për 8-mujorin arriti në 91 %, ndërkohë që objektivat e qeverisë shqiptare dhe donatorëve për këtë qëllim ishin 86 %. Niveli i arkëtimeve për konsumatorët familjarë ishte në masën 77 %, ndërsa objektivat e vendosura ishin në masën 66 %. Konsumatorët privatë arkëtuan 96 % të energjisë së konsumuar, kur objektivi ishte 93 %. Aktualisht, konsumi i energjisë në Shqipëri ka arritur në 16,784 milionë kilovat/orë në ditë, ku 16,704 milionë kilovat/orë sigurohet nga hidrocentralet e Komanit, Vaut të Dejës, Ulzës dhe Shkopetit. Ndërkohë, që dje kanë rifilluar ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2002 nė 19:48 Edit Post Reply With Quote
Kriza energjikitike

Energjia, sot diskutohet ne Bruksel
Sot do te mbahet ne Bruksel, takimi i radhes i te gjithe donatoreve qe investojne ne sistemin elektro-energjitik shqitar, per monitorimin e treguesve te arritura deri tani nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sipas Planit te Aksioneve te miratuar nga Qeveria Shqiptare dhe donatoret. Ne kete takim do te marre pjese dhe nje delegacion shqiptar i kryesuar nga ministri i Industrise dhe Energjitikes, Viktor Doda, Drejtori i Peergjithshem i KESH-it Andis Harasani ku do te jene edhe perfaqesues nga Banka Boterore, BERZH-i, BEI, Kooperacioni Italian, Qeveria Zvicerane, ajo Austriake, Banka Japoneze (JBIC), USAID, KE-ja etj. Problemet qe do te monitorohen gjate takimit, jane paraqitja e situates aktuale te furnizimit me energji elektrike si dhe vleresimi i situates se furnizimit deri ne fund te vitit 2002 dhe programi per 2003, situata financiare e KESH-it per kete vit dhe projektimi per vitin 2003 si dhe progresi i arritur ne zbatimin e Planit te Masave dhe Dokumentit te Politikave te Sektorit te Energjise Elektrike.






--------------------------------------------------------------------------------
16/10/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 17-10-2002 nė 08:44 Edit Post Reply With Quote
kam nje shqetesim, shumica dermuese e prodhuesve te energjise sone, vjen nga hidrocentralet,pra jane ne varesi te ujit.

A ka mundesi qe pervec burimeve hidrore te kete nje tjeter alternative te pershtatshme per vendin tone,pasi keshtu mendoj se asnjehere nuk eshte i zgjidhur problemi i energjise elektrike, se do jemi gjithnje te varuar ne tekat e natyres, pra ne sasine e paket te rreshjve e tj.

Cilat jane alternativat e tjera ne prodhimin e energjise qe mund te kene sukses per Shqiperine ?





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2002 nė 08:08 Edit Post Reply With Quote
Donatoret, "po" investimeve ne energji
Autoritetet e energjitikes kane marre pergjigje pozitive nga donatoret per vazhdimesine ne financimin e projekteve te ketij sektori ne takimin e mbajtur dje ne Bruksel. Lajmin e dha dje Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, duke sqaruar se donatoret jane dakord me zbatimin e Planit te Aksioneve nga Qeveria Shqiptare. Kerkesat kryesore te donatoreve (BB, BERZH, BEI, Kooperacioni Italian, Qeveria Zvicerrane, Austriake, Banka Japoneze, USAID dhe KE) lidhen mbi realizimin e dy treguesve kryesore qe kane te bejne me nivelin e humbjeve dhe te arketimeve. Realizimi i arketimeve, sipas donatoreve nuk duhet te ishte 87 per qind, perndryshe nje shifer me e vogel ne lidhje me kete tregues do te ndikonte ne disbursimin e donacioneve te huaja per investime ne sistemin elektroenergjitik shqiptar. Ndersa treguesi i humbjeve ne rrjet deri ne fund te vitit duhet te arrije ne 35,5 per qind, nga 36 per qind qe ka qene per periudhen janar-shtator 2002. Ministri i Energjitikes Viktor Doda dhe drejtori i KESH, Andis Harasani, jane shprehur para donatoreve se do te angazhohen per realizimin e te gjithe treguesve edhe per 6 mujorin e ardhshem, me qellim permiresimin e situates ekonomike ne KESH dhe thithjen e investimeve te huaja.




--------------------------------------------------------------------------------
18/10/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-10-2002 nė 16:43 Edit Post Reply With Quote
Doda: Ja ç'thanë donatorët
"Projektet për dritat i kërkuan të sakta"


--------------------------------------------------------------------------------

Aurora Sulçe

TIRANE

Kërkesa e qeverisë shqiptare për mbështetje në ndërtimin e burimeve të reja termike nuk është përkrahur nga donatorët në takimin e Brukselit. Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Viktor Doda, ka deklaruar për "Gazetën Shqiptare", se propozimi për një shfrytëzim më të madh të rezervave ujore në vend është pranuar vetëm parimisht.

"Donatorët kanë qenë dakord vetëm në parim për çështjen e ndërtimit të burimeve të reja hidrike. Ata kanë kërkuar që studimet e fizibilitetit lidhur me këto projekte të jenë plotësisht të argumentuara dhe të mos çalojnë në asnjë pikë", është shprehur Doda.

Ndërkohë, përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtarë dhe shteteve që mbështesin me investime sistemin elektroenergjitik vendas, kanë shprehur përkra-hjen ndaj një tjetër kërkese të paraqitur nga ministri Doda dhe drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Harasani. Drejtuesit e energjitikës shqiptare kanë këmbëngulur në mbështetjen e donatorëve në procesin e pajisjes me matës të energjisë elektrike të popullsisë. "Na dhanë të drejtë dhe na premtuan përkrahje në këtë proces", është shprehur Doda. Por që donatorët të akordojnë fonde për sistemin e energjitik, vendi ynë duhet të realizojë edhe disa kushte të tjera, të cilat kanë të bëjnë me nivelin e arkëtimeve, të humbjeve, përmirësimin e situatës ekono-miko-financiare të KESH sh.a, si dhe zbatimin e Planit të Masave dhe Dokumentit të Politikave të Sektorit të Energjisë Elektrike.

Kështu, në bazë të objektivave të vendosur nga donatorët, Shqipëria deri në fund të këtij viti duhet të ketë realizuar një nivel arkëtimesh në masën 90 për qind, ndërkohë që niveli i humbjeve duhet të zbresë deri më 35.5 për qind. Në takimin e Brukselit, Doda dhe Harasani kanë diskutuar edhe lidhur me projektin e kaskadës së Drinit. "Kemi pasur disa probleme me kontraktorët, por tani projekti është në fazën e zhbllokimit", ka komentuar ministri.

TEC-i i Vlorës
Banka Botërore ka rikonfirmuar përkrahjen e saj për TEC-in e ri, i cili është parashikuar të ndërtohet në qytetin e Vlorës. Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Viktor Doda, ka deklaruar se përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë shprehur aprovimin e tyre për krijimin e një burimi termik të energjisë elektrike edhe në takimin e Brukselit. "Banka Botërore është shprehur në Bruksel se në vendin tonë nevojitet një burim termik për të balancuar burimet hidrike", ka thënë ai.

Një qëndrim i tillë është shfaqur edhe nga drejtori i Bankës Botërore për Ballkanin, Iftikar Khalil, gjatë takimit të zhvilluar dje me ministrin Doda. Khalili ka garantuar edhe një herë financimin e fazës së parë të ndërtimit të TEC-it të Vlorës nga donatorët, kundrejt një shume prej 100 milionë dollarësh. Ndërkohë faza e dytë e projektit do të financohet nga një investitor privat, me një vlerë prej 200 milionë dollarësh. Deri tani për këtë fazë ka shfaqur interes vetëm një shoqëri e huaj. Studimi i fizibilitetit për TEC-in e Vlorës po kryhet nga kompania "Harza" dhe po financohet nga Agjencia Amerikane e Zhvillimit (TDA), kundrejt një shume prej 720 mijë dollarësh. Projekti i fizibilitetit pritet të jetë gati në muajin janar të vitit të ardhshëm.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2002 nė 09:03 Edit Post Reply With Quote
Qeveria 2,5 miliarde leke borxh ne KESH
Detyrimet financiare te institucioneve buxhetore ndaj koorporates elektroenergjitike arriten ne fund te muajit gusht ne rreth 2,5 miliarde leke ose rreth 18 milione dollare.

KESH njoftoi dje, se Policia Elektrike shkeputi energjine ndaj rreth 25 mije abonenteve ne te gjithe vendin vetem per muajin tetor. Borxhi i privateve ndaj KESH per tetemujorin arrin ne rreth 14 milione leke

Blerina Hoxha

Detyrimi i institucioneve buxhetore ndaj KESH arriti ne fund te tetemujorit ne rreth 2,5 miliarde leke, ndersa policia elektrike vetem gjate muajit tetor ka nderprere energjine elektrike ndaj rreth 25 mije subjekteve te sektorit privat. Nga te dhenat shifrore te KESH, borxhi qe familjaret dhe subjekte te tjera te sektorit privat i kane KESH eshte shume here me i vogel se vlera e detyrimit qe institucione te tjera shteterore duke perfshire ketu pjesen derrmuese te ministrive, i kane koorporates. Ministri i Energjitikes Viktor Doda, ne nje shkrese derguar ministrit te Financave Kastriot Islamit, ministrit per Integrimin Blendi Klosit dhe per dijeni kryeministrit Fatos Nano, i ka lajmeruar atose totali i borxhit qe ministrite e qeverise shqiptare kane ndaj KESH e kalonte vleren e 2,5 miliarde lekeve ose rreth 18 milione dollareve amerikane. Kjo shume eshte e barbarte me grantin italian prej 20 milione eurosh qe do te jepet per importin e energjise elektrike per nje periudhe rreth 6 mujore. Nderkohe, qe po sipas te dhenave mbi debitin per periudhen 8 mujore, mesohet se familjaret dhe jo buxhetoret te kene nje borxh ndaj korporates elektroeneregjitike ne rreth 14 milione leke. Pjesen e "luanit" ne borxhet ndaj KESH e ze Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit ku jane te perfshira edhe ndermarrjet e ujesjellesit me rreth 2,1 miliarde leke, duke zene keshtu me shume se 90 per qind te totalit te detyrimeve te institucioneve shteterore ndaj KESH-it. Pastaj ne rradhe vijne Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit me 115,4 milione leke, Ministria e Arsimit me 111, 7 milione leke, Ministria e Bujqesise me 98 milione dhe Radio Televizioni Shqiptar me 30,4 milione leke. Burime nga Ministria e Industrise dhe Energjitikes thane se nderprerja e energjise elektrike ndaj ketyre debitoreve e sidomos ndaj ndermarrjeve te ujesjellesit eshte e pamundur per shkak te pasojave qe mund te krijohen ne furnizmin me uje te popullates. Deri tani autoritetet e energjitikes kane perdorur te gjitha menyrat zyrtare per grumbullimin e borxheve ndaj ministrive homologe, porse gjithcka ne kete drejtim ka rezultuar e pamundur. Nderhyrja e policise elektrike ndaj tyre deri tani nuk eshte aplikuar. Ndryshe nga kjo javen e kaluar Koorporata Elektroenergjitike e Kosoves (KEK) la ne erresire seline e misionit te OSBE per faktin e thjeshte se nuk ishte paguar fatura e energjise se harxhuar nga selia e misionit.

Ndersa, pagesa jo e rregullt e faturave te energjise elektrike nga konsumatoret e sidomos nga institucionet buxhetore, te cilat kane borxhin me te larte ndaj koorporates eshte shnderruar ne faktor kryesor per krizen energjitike qe kosumatoret shqiptare kane perjetuar dekaden e fundit. Per te mbuluar hendekun financiar te krijuar ne KESH institucionet financiare nderkombetare FMN dhe BB keshilluan qeverine shqiptare nje vit me pare qe te dyfishonte cmimin e enrgjise elektrike per konsumatoret mbi 300 kilovatore ne muaj. Kjo praktike, vleresohet te mos jete shume eficente, pasi te dhenat per konsumin e energjise ne krahasim me nje vit me pare tregojne per nje rritje rreth 15 per qind, nga rreth 8 per qind qe jane parashikimet e dikasterit te energjitikes. Sakaq, donatoret ne Bruksel ne takimin per Shqiperine javen qe shkoi, i kane bere te ditur ministrit te Energjitikes Viktor Doda se nuk mund te akordohen fonde per investime ne sektorin e energjitikes nese arketimet nuk realizohen ne masen 90 per qind.




--------------------------------------------------------------------------------
22/10/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 09:43 Edit Post Reply With Quote
Gati privatizimi i HC-ve lokale


--------------------------------------------------------------------------------

e.sh

GJIROKASTER

Biznesmenët e qarkut të Gjirokastrës kërkojnë që të investonë në fushën e energjitikës. Konkretisht, duan që të privatizojnë hidrocentralet e vogla që ka kjo zonë. Kjo është bërë e ditur nga Burime të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës. Sipas të njëjtit burim, i pari në listën e privatizimeve pritet të jetë hidrocentrali i Çarshovës, në rrethin e Përmetit, i cili ka ngjallur mjaft interesin e biznesmenëve të zonës në fjalë. Siç është bërë e ditur, kërkesa e një grupi biznesmenësh synon që ta rikthejë atë në gjëndjen e mëparshme të prodhimit të energjisë. Hidrocentrali i vogël i Çarshovës e ka mbyllur aktivitetin e tij prodhues energjitik në fillim të viteve '90, si një pjesë e mirë e hidrocentraleve të tjera të këtij lloji. Sipas njërit prej biznesmenëve të interesuar për blerjen e këtij hidrocentrali, Paqësor Malaj, duhen rreth 1 milion dollarë për rehabilitimin e plotë të tij dhe me këtë investim bëhet i mundur prodhimi i 300 kilovat/orëve energji elektrike. Ndërkohë, burime nga Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës kanë bërë të ditur se ka nisur bashkëpunimi me shoqërinë italiane VSP, për përgatitjen e terrenit në privatizimin e njërit prej hidrocentraleve lokale të jugut, rajon ky i cili ka 11 të tillë.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-10-2002 nė 10:22 Edit Post Reply With Quote
1 janar 2003, cmimi mesatar i energjise rritet 60 %
Duke filluar qe na dita e pare e vitit te ri, cmimi mesatar i nje kilovator energji elektrike do te jete rreth 7,5 leke nga rreth 4,7 qe eshte aktualisht, bene ditur burimet ne Ministrine e Energjitikes. Kryetari i Entit Rregullator te Energjise, Engjell Cuci: Nuk do te lejojme qe tarifa te kaloje cmimim tavan te percaktuar me ligj

Blerina Hoxha

Duke filluar qe nga 1 janari 2003, cmimi i energjise elektrike do te rritet me rreth 60 per qind, ku mesatarja e 1 kilovator nga 4,7 leke qe eshte aktualisht pritet te shkoje ne rreth 7,5 leke, bene te ditur dje per "Korrieri"-n, burime nga Ministria e Industrise dhe Energjitikes. Nje grup monitorimi i ngritur me perfaqesues te te gjitha ministrive, KESH dhe institucioneve te tjera qe merren me menaxhimin e situates energjitike ne vend po bejne gati nje studim ne lidhje me cmimet e reja te energjise, i cili pritet te hyje ne fuqi me 1 janar te vitit te ardhshem. Studimi do te miratohet nga qeveria dhe struktura te tjera brenda dhjetorit. Rritja e cmimit e parashikuar per ne vitin 2003 edhe ne Dokumentin e Politikave Energjitike i miratuar nga qeveria kete vit u nxit edhe nga nje mision i Fondit Monetar Nderkombetar qe vizitoi keto dite Sqiperine. Ekspertet e FMN-se, gjate takimeve ne Ministrise e Financave, Banken e Shqiperise dhe Ministrine e Energjitikese mesohet te kene keshilluar ndryshimin e tarifave te energjise me tendence rritje 2 here vitin qe vjen, por pala shqiptare gjate bisedave paraprake ka pranuar te shmange rritjen e rekomanduar nga FMN gjate muajit shtator te 2003.

Keshtu konform Dokumentit te Politikave Energjitike eshte ngritur rreth 4 muaj me pare nje grup monitorimi me perfaqesues nga pjesa me e madhe e ministrive dhe institucioneve qe merren me menaxhimin e situates energjitike. Ky grup pritet te studioje vleren e tarifes duke patur parasysh gjendjen ekonomike te shtresave sociale. Studimi do te nise duke marre ne konsiderate zonat e varfera te vendit kryesisht ato verilindore me qellim qe ndryshimi i tarifes se energjise te mos ndikoje ne thellimin e varferise. Keshtu peshen me te madhe ne vendosjen e cmimeve te reja pritet ta mbajne bizneset. Rritja e cmimeve ndaj kesaj shtrese do te niveloje pjesen qe do paguajne shtresat e varfera duke e nivelin mesatar te nje kilovatori energji ne rreth 7,5 leke. FMN e rekomandoi forcerisht edhe kete vit rritjen e cmimit te energjise me qellim minimizimin e kostove ne buxhetin e shtetit qe krijohen nga blerja e saj. Gjate vitit 2003, per shkak te mbajtjes se importit te energjise elektrike ne kuoten e 2,5 miliarde kilovatoreve, do te akordohen nga buxheti i shtetit si subvensione per energjine rreth 3.4 miliarde leke, nderkohe qe faturat e detyrimeve te prapambetuara te garantuara nga buxheti arriten ne 1,6 miliarde leke. Nje vit me pare, FMN rekomandoi rritjen e tarifes se energjise me dy nivele. Qe nga 1 dhjetori 2001 per konsumatoret mbi 300 kilovatore ne muaj cmimi i energjise u dyfishua, duke arritur nga 4,5 leke per kilovatore ne 9, 6 leke. Ekspertet e ketij sektori thane se rritja e cmimeve, nuk ka dhene ndikimin e duhur ne te ardhurat e KESH pasi rreth 85 per qind e popullates nuk e ka kaluar konsumin mbi 300 kilovatore ne muaj.

Keshtu, rritja e cmimit te energjise elektrike pervec kostove qe sjell tek bleresit dhe rritjes se cmimeve ne linjat e tjera te tregjeve pritet te shkurtoje konsumin e energjise elektrike dhe t'i siguroje KESH te ardhura te mjaftueshme per blerjen e energjise elektrike.




--------------------------------------------------------------------------------
29/10/2002

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2002 nė 09:23 Edit Post Reply With Quote
Energjia, Britania "zbarkon" ne Shqiperi
Kompanite me te medha te sektorit energjitik ne Britanine e Madhe, EFT, AGGREKO, SOONER jane keto dite ne Shqiperi per te lancuar projektet e tyre per investime. Drejtori i EFT, James Nye: Riciklimi i ujit ne hidrocentrale me ane te tubacioneve do te siguronte prodhimin e energjise edhe ne kushtet e thatesires se madhe

Blerina Hoxha

Kompanite britanike te energjitikes kane mberritur keto dite ne vendin tone per te investuar ne burime te reja te prodhimit te energjise. Drejtore dhe menaxhere te EFT, AGGREKO, SOONER etj, bene publike, dje planet e tyre per te investuar ne Shqiperi ne sektorin e energjitik, gjate nje takimi te organizuar nga Dhoma e Tregtise, Britani-Shqiperi.

"Kompanite britanike jane eksportueset me te medha ne Ballkan dhe si rezultat i ketij bashkepunimi interesi eshte mjaft i madh edhe per te investuar" tha drejtori i EFT, James Nye. Prej kesaj kompanie, Shqiperia realizon prej vitesh pjesen derrmuese te importit te energjise, ku aktualisht eshte ne fuqi nje kontrate. Duke njohur nga afer tregjet ballkanike, perfaqesuesit e kompanive britanike thane se, ne nje te ardhme te afert deshirojne te kene ne pronesi burime te prodhimit te energjise ne rajon. Duke perfshire ketu, burimet hidrike e deri te gazi, nafta dhe energjia elektronike qe ofrohet nepermjet baterive. Ne dallim nga kompani te tjera investitore ne kete fushe britaniket ofrojne gjate procesit te investimit specifika te vecanta. Ndertimin e vepres per prodhim energjie ato e realizojne me fonde vetjake, ndersa shpenzimet i kompensojne me shitjen e energjise se prodhuar nga objektet e ndertuara nga vete ata. Per te realizuar gjithe kete proces, ata kane kerkuar ndihmen e qeverise shqiptare dhe te strukturave te energjitikes, pasi tregu shqiptar ka potenciale energjitike te pashfrytezuara, aktivizimi i te cilave nuk e le vendin te determinoje ne krize. Sipas tyre, KESH ne cdo lloj situate nuk ka mundesi te siguroje furnizim te mjaftueshem me energji. Kompanite Britanike arriten ne kete konkluzion duke thene se jane te gatshme te bashkepunojne per te realizuar ne vend prodhimin e energjise edhe nga burimet diellore. Per kete duhet te liberalizohet tregu i energjise dhe te filloje licensimi i operatoreve te rinj te prodhimit. Dokumenti i Politikave Energjitike i miratuar nga qeveria kete vit parashikon fillimin e liberalizimit te tregut, ku kompanite e licensuara do te shesin energjine e prodhuar ndaj Koorporates Elektroenergjitike. Aktualisht nje kontrate te tille e ka lidhur me KESH kompania italiane "Essegei", e cila ka marre me koncension 25 hidrocentrale te vegjel dhe energjine e prodhuar do t'ia shese koorporates

Ndersa kompanite britanike do te fillojne investimet ne Shqiperi pasi me pare te kene bere nje analize te hollsishme mbi kapacitetet prodhuese ne vend dhe nevojat e konsumatoreve dhe po keshtu te kene rene dakord me qeverine shqiptare dhe strukturat e saj.

Kompanite britanike e interesuara per tregun shqiptar

-EFT, kompani nje nder me te medhate ne Angli ne prodhimin dhe eksportin e energjise elektrike. Shqiperia pjesen me te madhe te importit e siguron nga kjo kompani

-AGGREKO, kompani e prodhimit dhe skportit te gjeneratoreve

- SOONER, kompani e prodhimit te tubacioneve te naftes dhe te gazit

- REM SDAQ, pajisje elektronike per prodhimin e energjise




--------------------------------------------------------------------------------
06/11/2002

Riqarkullimi ujit, drite edhe ne thatesire
Sistemi i riqarkullimit te ujit, projekt i ofruar nga kompania britanike EFT, synon prodhimin e energjise elektrike nga hidrocentralet edhe kur nuk ka reshje te bollshme shiu. James Nye, drejtori i kompanise tha, se kjo realizohet duke riderdhur ne kaskadat e hidrocentraleve ujin qe ka dale nga turbinat. Keshtu me ane te disa tubacioneve te fuqishme dhe tuneleve, uji qe njehere ka sherbyer per prodhimin e energjise mund te rikthehet serish ne mjet per prodhimin e saj, pambarimisht. Ky projekt, tha drejtuesi i EFT, po realizohet ne Bosnje. Kompania Britanike po hap atje nje tunel te gjate prej rreth 5 kilometrash, qe synon prodhimin me fuqi te plote te nje prej hidrocentraleve me te medhenj ne Bosnjes. Ky projekt, sipas tij, mund te realizohet edhe ne HEC-et mbi lumin Drin dhe prodhimi i energjise elektrike nga keto objekte mundesohet edhe ne situata te mungeses se reshjeve. Po keshtu nje kompani italiane ka ofruar gjithashtu ndertimin e hidrocentralit te Skavices, i cili vec kontributit ne prodhimin e energjise elektrike shnderrohet ne rregullator te venjes ne pune te HEC-ve te tjera mbi lumin Drin.




--------------------------------------------------------------------------------
06/11/2002

korrieri

[Edituar më 6-11-2002 nga Anton Ashta]





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-11-2002 nė 10:54 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria i thotë "po" tregut rajonal të energjitikës

Nënshkruhet "Memorandumi i Mirëkuptimit për Tregun Rajonal të Energjisë". Ky treg është edhe një nga kushtet për integrimin në Europë në marrëveshjet për asocim&#8209;stabilizim

Tetë vendet e rajonit të Ballkanit, mes të cilëve edhe Shqipëria nënshkruan në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, "Memorandumin e Mirëkuptimit" për krijimin e tregut rajonal të energjisë, nën patronazhin e BE-së, në kuadër të projekteve të Paktit të Stabilitetit. Për qeverinë shqiptare, marrëveshjen e nënshkroi ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Viktor Doda. Në qendër të takimit u diskutuan problemet që kërkojnë zgjidhje për krijimin e tregut rajonal të energjisë, si një nga tregjet e shkëmbimit të energjisë elektrike mes vendeve të Ballkanit. Çdo vendi i krijohet mundësia që të zgjedhë tregun ku do të blejë energjinë elektrike, në bazë të ofertës së çmimit. I rëndësishëm është fakti që pas krijimit të tregut rajonal të energjisë, të vijohet me lidhjen dhe unifikimin e rrjetit elektrik ballkanik me atë europian, UCTPE.

Zhvillimi i energjitikës, që përsa i përket mënyrës së zhvillimit në secilin vend ka ndryshime të dukshme, ka tërhequr kohët e fundit vëmendjen e Bashkimit Europian. Ky i fundit u ka kërkuar vendeve të rajonit të Europës Juglindore, krijimin e tregut rajonal të energjisë. Ky treg është edhe një nga kushtet për integrimin e tyre në Europë në marreveshjet për asocim&#8209;stabilizim. Hapi i parë për krijimin e tregut rajonal të energjisë u hodh në shtator të vitit 1999, kur u nënshkrua për herë të parë në Selanik "Marrëveshja e Mirëkuptimit" mes ministrave të Energjisë të vendeve të Ballkanit. Në fund të muajit mars 2002 në Samitin e vendeve të SEECP, u rikonfirmua angazhimi i pjesëmarrësve për forcimin e sektorit energjitik rajonal. Të dhëna nga Ministria e Industrisë dhe Energjitikës, bëjnë të ditur se të gjitha projektet që kanë vendet e rajonit të Ballkanit në energjitikë, në kuader të Paktit të Stabilitetit, po monitorohen nga BE. Përafrimi i kushteve të sistemeve elektro-energjitike do të kërkojë hartimin e një strategjie të përbashkët rajonale në sektorin elektro-energjitik. Por më parë duhet të hartohen strategjitë e veçanta afatgjata nga secili shtet pjesemarrës në vendet e Europës Juglindore. Pjesëmarrësit e të gjitha vendeve, kanë rënë dakord për fillimin e punës, me qëllim krijimin e tregut rajonal të energjisë. Në këtë kuader, do të përgatiten aktet ligjore dhe projekte teknike të përbashkëta mes shteteve te Europës Juglindore. Banka Botërore është angazhuar të përfundojë për të gjitha vendet juglindore të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë, studimin afatgjatë për zhvillimin e sektorit elektro-energjitik. Harmonizimi i burimeve energjitike gjithëpërfshirëse sipas lëndëve të para, si dhe rrjeteve të transmetimit mes vendeve të rajonit, vlerësohet i rendesishëm, pasi mbi këtë bazë, pritet të zhvillohet tregu rajonal i energjisë. Brenda vitit 2003, vendet e Europës Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë, do të kenë studimin afatgjatë për zhvillimin e sektorit elektro-energjitik në plan vendi dhe rajoni.

Po Shqipëria nga do t'ia fillojë?

Sa në gjendje do të jetë Shqipëria të përballojë këtë projekt, kur nuk është në gjendje të verë në zbatim projekte të parametrave të tillë, për të përballuar tre muaj dimër edhe kur rreshjet dhe importi janë në një nivel optimal?

Është nënshkruar dje në kryeqytetin helen, "Memorandumi i Mirëkuptimit" për krijimin e tregut rajonal të energjisë, nën patronazhin e BE-së, në kuadër të projekteve të Paktit të Stabilitetit, ku ka marrë pjesë edhe vendi ynë i përfaqësuar nga kreu i energjitikës shqiptare, Viktor Doda.

Pjesëmarrësit e të gjitha vendeve, kanë rënë dakord për fillimin e punës, me qëllim krijimin e tregut rajonal të energjisë. Në këtë kuader, do të përgatiten aktet ligjore dhe projekte teknike të përbashkëta mes shteteve te Europës Juglindore. Gjithashtu, ky nënshkrim e më pas zbatimi rigoroz i marrëveshjes përbëjnë edhe një ndër kushtet kryesore të integrimit në BE, për ato shtete që gjenden akoma larg këtij organizmi. Po Shqipëria nga do t'ia fillojë?

Natyrisht që kjo marrëveshje do t'i paraprijë zgjidhjes njëherë e mirë të çështjes së energjitikës në mbarë rajonin, ku vendi më problematik është Shqipëria. Sa në gjendje do të jetë Shqipëria të përballojë një projekt të tillë, kur nuk është në gjendje të verë në zbatim projekte të parametrave të tillë, për të përballuar tre muaj dimër edhe kur reshjet dhe importi janë në një nivel optimal? Sa në gjendje është vendi ynë t'i bëjë ballë këtij projekti, kur nuk është në gjendje qoftë dhe të menaxhojë si duhet atë energji që prodhon dhe importon, për të shpëtuar popullin nga këto katastrofa tashmë të përsëritura të energjitikës? Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë, ato organe kompetente duhet të ndërgjegjësohen se nuk mund të kalohen dhjetë shkallë njëherazi. Duhet bërë pak që të bësh shumë! Por edhe projektet e hartuara nga qeveria socialiste për zgjidhjen e këtij problemi-gangrenë për shoqërinë, nuk flasin aspak për situata aktuale të krijuara. Të gjithë projektet janë afatgjata dhe asnjë nuk mund t'i përgjigjet këtij realiteti. Ato flasin për 2003-04-05, etj, por asnjë për këtë dimër, kur energjia mungon deri në mbi dhjetë orë në ditë. Në këto kushte natyrshëm lind pyetja:

Po Shqipëria nga do t'ia fillojë? Sa do të jetë në gjendje të shkojë përkrah atyre vendeve me të cilat nënshkroi këtë marrëveshje, duke qenë se është shumë hapa larg tyre?

gazeta55





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-11-2002 nė 10:57 Edit Post Reply With Quote
18.11.2002


Ministri i Energjetikës Prifiti: "Shqipërisë i mungon strategjia afatgjatë e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike"
Shqipërisë i mungon një strategji afatgjatë për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, c´ka do të vazhdojë t´i japë goditje ekonomisë dhe do t´ia vëhstirësojë jetën qytetarëve vecanërisht tani në përiudhën e dimrit. Këtë shqetësim e shprehu sot ministri i energjetikës Dritan Prifti, i cili i ka drejtuar edhe një letër të hapur kryeministrit Fatos Nano. Dritan Prifti deputet i PS mendon, se keqmenazhimi i korporatës elektroenegjertike mund të sjellë edhe anullimin e kredive dhe invesitmeve që kanë planifikuar Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare në sektorin energjetik të Shqipërisë.

DW2002





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2003 nė 11:35 Edit Post Reply With Quote
NJE KRIZE PAFUND

Nga Dr. Alfred Paloka/ U bene disa vite qe diskutohet per "Krizen Energjetike", madje jane hartuar dhe strategji e jane dhene premtime per zgjidhjen e saj, por rezultatet nuk po shihen. Per vete se si u zhvilluan ngjarjet, "zgjidhjet e krizes" te paraqitura nga instancat pergjegjese, moren me shume karakterin e nje loje" me KESH-in, se sa te zbatimit te politikave realiste te efektshme. Gjithe kjo periudhe me gjithe angazhimin e te tera Organeve te Shtetit, kaloi me probleme serioze ne furnizimin me energji per konsumatoret. Madje, biznesi dhe ekonomia ne teresi ka patur humbje disa here me te medha, nga vlefta e energjise se mos dhene. Ne tere literaturen moderne, qe trajton problemet e furnizimit me energji elektrike, pranohet se humbja qe i shkaktohet ekonomise nga mos dhenia e 1 KW/ore eshte sa 20 fishi i vleftes se kesaj energjie. Ne alternativat "strategjike" te zgjidhjes se krizes edhe per shkak te mosperfilljes se mendimeve ndryshe te mjaft specialisteve te fushes, jane bere gabime me pasoja te renda per zhvillimin ekonomik te vendit. Pa pretenduar qe po jap zgjidhjen me te mire e perfundimtare, po perpiqem te paraqis disa verejtje dhe mendime, ne mbeshtetje te zgjidhjes sa me shpejt e me mire te kesaj "krize". Gabimi i pare i rendesishem i politikes se zbatuar per zgjidhjen e krizes brenda vitit 2003, lidhet me realizimin e importeve te medha, permes dyfishimit te kapacitetit te N/Stacionit 400 KV dhe ndertimi per kete qellim, te linjes 220 KV qe lidh dy N/Stacionet e Elbasanit. Per kete projekt u shpenzuan rreth 12 milion USD. Pervec asaj qe vendosja e ketij transformatori me nje defekt shume serioz, qe kufizon ndjeshem aftesite importuese te nenstacionit, per vetem rreth 70 % te tij; mos efektshmeria e ketij "fuqizimi", ka te beje me faktin se: qe nga koha e fuqizimit" ky N/Stacion, jo vetem qe nuk ka punuar me kapacitetin e importit te parashikuar prej 12 milion KW/ore ne dite, por as me kapacitetin e ekzistuesit prej 6 milion KW/ore ne dite. Pra rezulton se investimi, te pakten ishte krejt i parakohshem dhe pa rezultat e per pasoje situata e krizes jo vetem qe nuk u zgjidh, por u rendua me teper.

Gabimi i dyte i rendesishem, ka te beje me "ndryshimin" e pa motivuar te politikes qe filloi te zbatonte Qeveria Majko, per heqjen e kufizimeve te energjise, mbeshtetur ne nje shfrytezim me te mire te prodhimit vendas ne kombinim me importin. Madje me heqjen e kufizimeve gjate periudhes (Prill-Korrik, 2002), nuk pati rritje te ndjeshme te konsumit te energjise. Se bashku me rinisjen e kufizimeve te energjise, u propogandua si zgjidhje e krizes per energji, marrja me qera e Termocentraleve te "levizshem", madje per kete u nenshkrua dhe nje marreveshje nga Ministria e Industrise. Qe rezultoi nje bllof i radhes, sepse sipas kesaj zgjidhje, ne nentor 2002 keto "centrale" do te fillonin nga puna, per pasoje kriza do te perballohej!?. Me gjithese organeve kompetente te shtetit, iu be e qarte se kjo "zgjidhje", ishte e gabuar dhe me nje kosto shume te larte (rreth 3 here me e larte nga importi), u vazhdua te ngulej kembe perseri ne "zbatimin" e saj ne forma te tjera. E parashikuar nga ata qe e kundershtuan, kjo zgjidhje ra e u harrua kur u kerkua te zbatohej ne menyre private. Gabimi i trete ka te beje me zgjidhjen qe percakton plani i masave per sketorin e energjise elektrike 2003-2005", hartuar nga KESH ne bashkepunim me specialiste te ENEL. Sipas ketij plani parashikohet qe gjate ketyre viteve, prodhimi vendas i energjise, do te jete 3,1 miliard KW/ore ne vit. Per pasoje si zgjidhje me e pershtatshme e situates qe kalojme, u gjet importi i energjise elektrike, ne sasira te medha e me afate dy vjecare. Mbi kete baze u zhvillua dhe tenderi per importimin e rreth 5 miliard KW/ore. Pa patur qellim komentimin e tenderit, bie ne sy fakti, se pjesemarresit nuk ishin ne gjendje te ofronin energji per te tere periudhen dy vjecare. Perfundimi ne kete menyre i kesaj zgjidhje, i sherben mbajtjes "gjalle" te psikologjise se krizes dhe jo perballimit te saj. Me sqarimet e me poshtme, kushdo mund te bindet se ne se do te kete vullnet, problemet e realizimit te furnizimit me te sigurte me energji elektrike, te perdoruesve perfshire dhe konsumatoret familjare, megjithese jane te shumta, jane te zgjidhshme. Per kete nuk duhet te vazhdohet te spekullohet, me nevojen per hartimin e strategjive te sofistikuara. Strategjia e energjetikes duhet te jete pjese e Strategjise se Zhvillimit Ekonomik te Vendit, ne kuptimin qe ne perputhje me rezervat energjetike qe kemi dhe aftesive investuese, te percaktohet se c'fare industrie e biznesi duhet inkurajuar. Ne kete kendveshtrim, nuk duhet te perkrahen bizneset, qe kerkojne shume energji si elektrometalurgjia (duke i dhene shteti para per kompesimin e cmimit te energjise qe perdorojne), por te perkrahen ato biznese qe kerkojne pak energji; sic jane industrite elektronike, te lehta si ato ushqimore, tekstili etj. Problemet qe kemi aktualisht, per furnizimin me energji elektrike, mund te zgjidhen ne perputhje me kerkesat per energji, duke percaktuar menyrat dhe mjetet me te pershtatshme per plotesimin e tyre. Ne kete kuader, duhet te shihen jo vetem problemet e burimeve per energji, por dhe gjendja teknike dhe menaxhimi tekniko-ekonomik i tere Sistemit Energjetik. Keshtu nuk duhet te ndodhin situata te tilla, si disa here kete dimer, ku per mos qenie ne gadishmeri teknike te agregateve, eshte derdhur uje ne hidrocentralet e Vaut te Dejes dhe Ulzes, pa dhene prodhim energjie. Per me teper, ne te njejten kohe, vazhdohej qe qytetareve tu nderpriteshin "dritat". Po keshtu nuk mund te justifikohet, futja ne rihabilitim e agregateve te HEC-eve te Vaut te Dejes dhe Ulzes ne periudhen me shume uje, sepse cdo dite nga mos dhenia prodhim e ketyre dy agregateve me fuqi 62,5 MW humbasin rreth 50000 USD. Demtimet e fundit te disa pajisjeve kryesore te sistemit elektrik, perfshire dhe autotransformatoret e N/Stacioneve 220 KV te Tiranes e Vaut te Dejes, te prodhuar e montuar para me pak se 5 vjetesh, flasin jo vetem per keqadministrimin e tyre, por dhe per demet e medha qe shkaktojne ne pajisjet, kycjet dhe shkycjet ne ngarkese, per qellim te kufizimeve. Kjo sepse si po ndodh aktualisht me Rajonin e Shkodres edhe kur ka energji ne sistem, nuk mud tu japesh konsumatoreve. Per situaten qe po kalojme, zgjidhja e prblemit te furnizimit pa nderprerje me energji te vendit, duhet te trajtohet: per nje afat te shkurter, vitet 2003 e 2004 dhe per nje afat me te gjate, e cila do te perfshinte vitet 2005-2010 e me tej. Sipas alternatives sone, per vitet 2003-2004 problemi i furnizimit pa kufizime me energji mund te zgjidhet me burimet e vendit dhe te shumten, gjysmen e importit te planifikuar. Situata shume e mire hidrologjike ne gjashtemujorin e dyte te vitit 2002 dhe ne fillim te 2003-it, si dhe parashikimet per tere kete vit, rezulton se ky vit eshte i favorshem per sigurimin e nje prodhimi te larte dhe mund te sherbeje per te lehtesuar punen per zgjidhjen perfundimtare te "Krizes" per energji. Shifrat e caktuara per vitet 2003 deri 2005", qe prodhimi vendas i energjise elektrike te jete 3,1 miliard kilovatore ne vit, sidomos per kete vit, jane te papranueshme, sepse bien ne kundershtim me treguesit e projektimit dhe operimit te hidrocentraleve, perfshire dhe ato te ndertuara edhe ne vendin tone. Me kete plan prodhimi, kur kuota ne Fierze ne fund te janarit eshte ne nivele maksimale (rreth 292 m), rezulton se hidrocentralet duhet te punojne me kapacitetin normal per me pak se 2000 ore ne vit, kur dihet qe keto hidrocentrale jane ndertuar per te punuar me ngarkese te plote per mbi 4000 ore ne vit, qe i pergjigjet nje prodhim total i rendit 5-6 miliard KWore ne vit, c'ka eshte e provuar dhe nga praktika e shfrytezimit. Keshtu ne periudha te tilla hidroenergjetike si kjo qe po kalojme, prodhimi i vendit ka arritur ne rreth 6,5 miliard KWore, pra mbi dyfishin e asaj te "planifikuar", ndersa ne periudha me mungesa te theksuara te reshjeve, si ishin vitet 1998 dhe 1999, prodhimi i vendit ka qene per mbi 5 miliard KWore ne vit. Me sasi te tilla prodhimi dhe nje import te rendit 1-1,5 miliard KWore, mund te garantohet furnizimi pa kufizime i konsumatoreve. Kjo sepse kerkesa per energji per vitin 2003 ne shkalle vendi, e planifikuar e rendit 6-6,5 miliard KWore mbulohet me nje prodhim e importi te rendit 6,5-7,5 miliard KWore. Natyrisht kjo arrihet jo duke shperdoruar rezervat ujore, dhe as duke shperdoruar energjine si po ndodh aktualisht. Politika e zgjidhjes se krizes per energji me nderprerje per ore te tera te saj ka shkatuar nje gjendje anormale madje shkaterrimtare dhe per vete Sistemin Kombetar te Energjise. Keshtu pervec ankesave te konsumatorve per demtime te makinerive e pajisjeve duhet theksuar se demin me te madh e ka pesuar vete Sistemit Kombetar i Elektro-Energjise. Nga moszbatimi i rregullave te shfrytezimit, perfshire praktiken e shkycje-kycjeve te vazhdueshme ne ngarkese te pajisjeve te N/stacioneve, eshte rritur sasia dhe shkalla e demtimeve te pajisjeve kryesore, ne tere rrjetin Elektrik, me pasoje vec lenies masive pa energji dhe te detyrimit per kryerjen e shpenzimeve te konsiderueshme per riparim ose zevendesimin e tyre. Shpezimet prej qindra miliona USD, per rehabilitime, zgjerime dhe ndertimin e objekteve te reja si linja TL, Nenstacione, Kabina transformacioni etj, nuk kane sjelle perfitimet e premtuara; sepse vec sa u permend edhe humbjet ne Sistemin Elektrik, vazhdojne te jene rreth 40% (nga te cilat 25% teknike) te energjise se dhene ne rrjet. Demtimet serioze te autotransformatoreve te N/stacioneve te Elbasanit, Burrelit, te Librazhdit, te Tiranes dhe se fundi atij te Vaut te Dejes etj, perkatesisht ne anet ku kryhen kufizimet e energjise, pervec te tjerave provojne se nuk eshte frytdhenes vazhdimi i praktikes se "kufizimeve" te energjise.

Deklarimet ebera, se demtimet e ndodhura ne N/Stacionet, kane ardhur si pasoje e mbingarkesave, apo nga cilesia jo mire e prodhimit te transformatoreve, jane te pabaza dhe thjesht per te shmangur ndonje pergjegjesi, sepse ato konsiderohen si makinat elektrike me te sigurta. Ato pajisen me mbrojtje te posacme, per te gjitha llojet e demtimeve te mundshme, perfshire mbingarkimin. Pra nuk mund te pranohet, se autotransformatori i Tiranes u demtua nga cilesia e dobet e rregullatorit te tensionit, ndersa ai i Vaut te Dejes nga mbingarkimi, kur dihet se ne oren 5.30 te mengjezit, ngarkesa eshte afer minimales. Pa zbatimin e rregullave dhe te disiplines teknike, ne tere hallkat e sistemit dhe parealizuar nje menaxhim me efikas te burimeve ujore sidomos ne Kaskaden e Drinit, nuk mund te arrihet me shpenzime optimale, menjanimi i situates se krizes. Ne uljen e shkalles se abuzimeve me energjine nga konsumatore te pa pergjegjshem, pervec te tjerave kane rendesi dhe marredheniet korrekte mes KESH dhe konsumatoreve, sidomos ne kryerjen e matjeve dhe faturimeve nga KESH dhe ne pagesen ne kohe nga klientet. Ne keto marredhenie ka rendesi dhe vendosja e cmimeve sa me reale per energjine e konsumuar. Duke qene ne parim pro liberalizimit te cmimit te energjise, theksoj se kjo duhet bere ne kohen e duhur, e detyrimisht kur ne tregun e energjise, te veprojne dhe disa operatore te tjere te pavarur me peshe. Aktualisht do te ishte me efektive, nje rritje graduale e arsyeshme teresore e cmimit te energjise, e shoqeruar me kontrolle te mire perdorimit te saj. Per kete mendoj se nuk eshte i pershtatshem, aplikimi per popullaten i cmimit me dy shkalle (nen e mbi 300 KWore). Kjo pervec se le shteg per abuzime, nga se nuk dallohet nga matesi por nga faturuesi, por pengon konsumatorin te zgjedhe sipas leverdise se tij llojin e energjise qe do te perdore. Si alternative per te zgjidhur perfundimisht problemin e krizes energjitike ne perputhje me gjendjen dhe te mangesive, ku kryesore jane: mungesa e balances se nevojshme, ndermjet prodhimit me HEC-e e TEC-e. Gje qe duhet rregulluar edhe per faktin se lumenjte e Shqiperise kane karakter te theksuar malor. Duke vendosur nje raport te duhur e shkencor te prodhimit te energjise me HEC-e dhe TEC-e, do te behet e mundur gjithashtu, qe te shfrytezohen me mire se gjer me sot dhe hidrocentralet ekzistuese dhe te tjere qe mund te ndertohen me vone. Ne kete kendveshtrim ndertimi pa humbur kohe, i nje termocentrali me tregues te larte teknikoekonomik, sic jane TEC-et me cikel te kombinuar, me fuqi te rendit 300 MW, ne jug te vendit eshte perparesi e kesaj alternative. Per nje te ardhme me te larget (pas vitit 2006), si zgjidhjeve me e pershtatshme, eshte lidhja ne paralel per pune te perbashket me Sistemin Energjetik te Kosoves e me gjere. Per kete qellim duhet te ndertohet nje linje 400 KV, PRISHTINE (Obeliq)- TIRANE (Kashar). Nuk mund te kuptohet, pervecse me mungese te vizionit per te ardhmen, qe disa nga Sektoret me kryesore te Sistemit Energjetik si ai i studimeve e projektimeve, apo ato te sherbimeve kryesore, si ato te izolacionit, mbrojtjeve rele, qendrueshmerise se Sistemit (nga ku jane larguar e po largohen shume specialiste te kualifikuar), etj. jane bere thuajse inekzistent.

Ne kemi dhe pervojen e pasuksesshme te hartimit te Strategjise Energjetike" ne vitin 1998, nga nje kompani e huaj qe nuk dha rezultatin e pritur. Ne nuk vuajme per "Stategji zhvillimi" por realizim investimesh fisibel, sidomos ne fushen e prodhimi te energjise. Keshtu ndertimi i nje TEC-i ne Vlore dhe lidhja me Sistemin Energjetik te Kosoves, se bashku me masat tashme te programuara per fuqizimin e rrjetit te Transmetim-Shperndarjes, jane zgjidhjet me efektive te furnizimit normal me energji elektrike.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 27-1-2003 nė 13:18 Edit Post Reply With Quote
RRITJA E CMIMIT TE ENERGJISE, NJE GODITJE TJETER NDAJ SHQIPTAREVE

Nga Albin TIRANA

Rritja e cmimit te energjise dhe te ujit nuk ka diskutim se do te jete shkaterruese per ekonomite e vogla familjare. Po ne shqiptareve na behet shume mire. E rriten para disa muajsh, cmimin e energjise, asnje nuk u ndie. Shtrenguam rripin dhe duruam. Tani po e rrisin prape, prape ne nuk ndihemi. Tashme, keshtu sic po duken bathet, te jemi te sigurte se pas disa koheve do ta rrisin edhe nje cike.
Gjejne shesh e bejne pershesh.
Na tha FMN-ja,-thone keta te qeverise sone. A ka pranim me te qarte te paaftesise per te qeverisur e menaxhuar kete popull kaq te vogel? Si ka mundesi xhanem qe ne nje varferi te tille te skajshme, te mendohet serish per rritje cmimesh?
Ne fakt nje ndikim aspak te favorshem per qytetaret e thjeshte po luajne edhe nje pjese e mediave te perditshme, prone e pronareve te medhenj te cilet duke perqendruar pasuri te pallogariteshme ne duart e tyre nuk duan t'ia dijne si jeton ne realitet qytetari shqiptar. Po t'i hedhesh nje sy titujve te disa prej gazetave te medha, qe per hir te se vertetes duhet thene se ngjajne shume prane qeverise, ate dite qe qeveria shpalli projektin e saj per kete rritje lajmi, ne vend qe te ishte me germa te medha e sterr te zeza nuk ishte fare as ne faqe te pare, ndersa ne disa te tjera ishte derguar andej nga fundi. Mos valle qenkan me te rendesishme brockullat e iks apo ypsilon politikani sesa xhepat tane te shpuar?
Shtypi duhet te tregoje ate sensibilitet qe ka treguar se fundi ne disa raste duke u bere zedhenes i halleve te shtresave te varfra, aktualisht te paperfaqesuara e te braktisura.

Kjo puna e dritave me kujton nje histori te vjeter: Ne nje shkolle te huaj ne Tirane, shume vite me pare, administratori vendosi te shkurtoje racionin e mishit ne vaftin e drekes. Me frike ne zemer nga ndonje revolte e mundshme prej nxenesve shqiptare ai urdheroi kuzhinen te kryente kete veprim. Racioni u shkurtua, nuk pati asnje reagim. Pas ca ditesh, administratori urdheroi nje shkurtim te dyte. Prape, nuk u ndie asnje. Atehere i shtyre me teper nga kureshtja sesa nga nevoja, ai urdheroi heqjen e mishit nga vafti i ngrenies. Serish, asnje shqiptar nuk u ndie. Atehere i huaji tha: Lum, kush do ta qeverise kete popullsi.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-2-2003 nė 09:32 Edit Post Reply With Quote
Përse s'na vlen energjia nga era


--------------------------------------------------------------------------------

Gjergj SIMAKU*

Të gjithë e kuptojmë se energjia e erës nuk është gjë tjetër, veçse shfrytëzimi i shpejtësisë së saj nga aerogjeneratorët. Studimet kanë treguar se shpejtësia më e mirë për të marrë maksimumin e fuqisë është 7m/sek, shpejtësi, fuqia e së cilës reduktohet në 35 deri 40 për qind të energjisë kinetike të erës. Studimet tregojë se për të vendosur aerogjeneratorë deri në 50MW, është i domosdoshëm një terren fushor, ku të mund të shfrytëzohen të gjitha drejtimet e erës. Nëse do të dëshirojmë të vendosim këta eoliene në një gryke mali, sigurisht që do të humbasim shansin e shfrytëzimit të erës nga të gjitha drejtimet. Ky është edhe rasti i vendit tonë.

Forca e erës
Për të prodhuar 1MW energji elektrike nga këta aerogjeneratorë në kushtet më ekonomike, është e domosdoshme të vendosim turbina të erës me diametër, të paktën, 30 deri 40m, të kemi një shpejtësi mesatare mbi 5 m/sek. Eshtë e vërtetuar se një zonë me erëra të "forta", të shënuara historikisht, shpëjtësia 1 deri 3m/sek është e pranishme në 46 për qind të kohës dhe 5 deri në 7-8m/sek vetëm në 25-30 për qind të kohës. Kjo do të thote se është "pa leverdi" shfrytëzimi i energjisë eoliene në të paktën 70 për qind të kohës në këto vende me erë të fortë. Kjo do të thotë gjithashtu se rendimenti i aerogjeneratorit bie të paktën dy herë nëse era kapërcen nga vlera më e mirë në vlera më të ulëta. Në Shqipëri, për shembull, zona e Milotit dhe Gryka e Cangonjit mund të quhen zona që e gëzojnë këtë nivel gjykimi.

Leverdia
Në një zonë të favorshme (V>6 m/s), prodhimtaria vjetore për një material të provuar dhe në gjendje pune është rreth 800 deri në 1000 këh/m2 sipërfaqe e rrethit të helikës. Çmimi i një makine shkon në 1400 deri në 2000$ për kw të instaluar. Kjo kosto varion në funksion të madhësisë së aerogjeneratorëve dhe shpërndarjes. Kosto e një instalimi komplet mund të arrijë dyfishin e kësaj vlere. Me makina të vogla mund të arrihet 4000 deri në 12000$/kë të instaluar. Për makinat me fuqi mesatare kostoja mund të jetë më e vogël se 2000$/kw të instaluar. Çmimi i një këh eolien është nga 12 UScent deri më 30UScent, sipas dimensionit dhe tipit të instalimit. Për një përqindje interesi deri 10 për qind dhe për një periudhë të vetëshlyerjes të investimit 20 vjet, aerogjeneratori me një diametër të helikës 30m, kosto afatgjatë e gjenerimit do të ishte 9UScent/kwh për një prodhim vjetor 570. 000kwh; për një diametër 40m të helikës, kosto afatgjatë e gjenerimit do të ishte 8,3US cent/kwh për një prodhim vjetor 1.096. 000kwh.

Shqipëria
Për të krahasuar të dhënat e mësipërme është e domomosdoshme të shqyrtohen disa nga propozimet e bëra deri më sot për prodhimin me termocentrale të energjise elektrike në Shqipëri. Duket se të gjitha propozimet e bëra gjatë vitit 2000 deri më sot janë nga 400 deri 600 USD/kw, të instaluar, dhe me vlera të kostos afatgjatë të gjenerimit nga 4,45Uscent/këh në 8,99Uscent/kwh. Këto, të krahasuara me koston e aerogjeneratorëve, janë në nivele 4-5 herë më të larta për investimin fillestar dhe 1.5 deri 3 herë më të larta si kosto afatgjatë gjenerimi për një kwh. Lind pyetja: Pse këto sisteme janë sot "në modë"? Siç përmenda më lart, aerogjeneratorët janë instaluar në vendet e zhvilluara, që janë në gjendje ta subvencionojne energjinë e pastër.

Energjia e pastër
Aerogjeneratorët nuk janë të pranishëm në Greqinë fqinje, por janë shumë të përhapur në Gjermani, Austri dhe në vendet e ulëta. Për vendet e Europës Juglindore është e vështirë të gjesh instalime të tilla. Këto vende, ashtu sikurse edhe Shqipëria, vuajnë nga tranzicioni në problemet e energjisë dhe sidomos me humbjet. Vendi ynë sapo ka miratuar një ligj për ruajtjen e ngrohtësisë në banesa. Shqipëra nuk është vend që prodhon energji me djegie. Nga kjo pikëpamje sjellja me mjedisin në këtë rast është maksimalisht e pëlqyeshme. Hidrocentralet e vendit tonë kanë një vlerë të pallogaritshme nga kjo pikëpamje, duke përfaqësuar një pasuri të pallogaritshme për vendin tone. Lidhur me energjinë elektrike të prodhuar nga energjia e erës në vendin tonë, jam në pozicion tepër skeptik, sepse qytetari shqiptar nuk ka nevojë të shohë "mullinjtë me erë" dhe dikush tjeter t'i tregojë "se nga vjen uji", por ka nevojë të ketë dritë më koston minimale të mundshme.

*Ish-kryetar i Komitetit të energjetikës

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-2-2003 nė 09:31 Edit Post Reply With Quote
Energjia me erë dhe skepticizmi i pavend
Është e tepër t’i kujtoj publikut se cilët janë mjeshtrit e territ energjitik. E puna më lehtësohet pasi së fundi disa prej tyre po përdorin mjeshtërinë për të hedhur dhe terr mediatik. Më konkretisht e kam fjalën për kundërshtarët e prodhimit të energjisë elektrike nga turbinat e erës, që për fatin tonë të keq janë ata që duhet t’i kishin dhënë dritë vendit a së paku t’i kishin shtruar rrugën drejt një arritjeje të tillë. Sikur të ishte hedhur lopata e parë e punës në një TEC a HEC, sikur të ishte i plotë një studim, a projekt që të vinte në peshore nga njëra anë koston shqiptare të energjisë prej erës dhe nga tjetër me sa e blejmë sot dhe sa do ta blejmë nesër energjinë elektrike, pra sikur të kishte dritë dhe jo tym nuk do të kisha shkruar. Po ndalem më konkretisht në ato pika ku ka më tepër tymnajë.
Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (Internacional Energy Agency) kostoja e prodhimit nga viti 1981 kur turbinat u përdorën deri në 1998 është pjestuar me katër. Kostoja në zona të mira është 4.7 cent/kWh. Kostoja e projektuar për vitin 2020 është 2.5 cent/kWh. Në këtë agjenci që ka për qëllim zbatimin e marrëveshjeve për bashkëpunimin në kërkimin dhe zhvillimin e sistemit të turbinave me erë janë 23 antarë vendesh të zhvilluara përfshi dhe Greqinë fqinje, e cila ndryshe nga ç'pretendohet vetëm prej shoqërisë “Nordex” ka 37 turbina 600 kW dhe 8 800 kW. Ajo që mungon është Shqipëria ndonëse kemi një Agjenci Kombëtare të Energjisë, sikur ne nuk kemi nevojë për këmbimin e dijeve apo të mësimit nga të tjerët, apo kemi aq shumë energji sa nuk dimë çfarë ta bëjmë. Sipas të dhënave të Shoqatës Britanike të Energjisë së Erës (British Wind Energy Association) kostoja e prodhimit për një turbinë 600kW që mbulon 375 shtëpi angleze ka këtë strukturë në përqindje: turbina 64%, fuqia punëtore 13%, infrastruktura elektrike 8%, lidhjet e rrjetit 6%, drejtimi i projektit dhe instalimi 2%, kosto legale, bankare, interesa etj 6%. Me këtë strrukturë kostoje të dhënat për Britaninë janë rreth 4 pence/kWh. Asaj që ne nuk mund t’i shmangemi hë për hë është 64% i çmimit të turbinës, për gjithë të tjerat do ketë një ulje e cila mund të jetë 10% ose më shumë. Kjo e fundit do të rritej nëse do të përputhnim vendosjen e turbinave si në zona me erë të fortë ashtu dhe pranë nënstacioneve elektrike. Një shembull i tillë mund të jetë Gryka e Cangonjit, me nënstacionin e Zëmblakut, për më tepër dhe si një zonë fundore e sistemit tonë, dhe më duhet të kujtoj se turbinat e sotme kanë një pajisje që i pozicionon automatikisht drejt erës.
Turbinat e erës vendosen si në tokë ashtu dhe në det kështu të qënit e Shqipërisë përgjithësisht vend malor nuk është argument që i ve kapakun gjërave. Fakte: sistemi më i madh tokësor i turbinave me erë është King Mountain në Teksasin naftëprodhues të Shteteve të Bashkuara; porosia e fundit vjen nga Egjipti 117 copë prodhim i Vestas Wind System; Danimarka plotëson 20% të nevojave të saj nga trubinat e erës. Sa për shifrat e kostës së prodhimit nga karburet, në 1979 OPEC rriti çmimin e nafëts me 14.5%, në 1980 e rriti 15%, e po t’ju shtosh këtyre rritjet e viteve 90 apo të sotmet si pasojë luftërash, të ftohti të madh apo rritje ekonomike të mundshme askush nuk mund të pretendojë për një kosto stabël dhe të favorshme për ne qe blejmë nga kompani greke apo italiane. Në Shqipëri turbinat e erës nuk mund të bëjnë mrekullinë, por ato mund të plotësojnë prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, apo TEC - et, mund të përshtaten në strategjinë e turizmit.
Nëse Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara ka objektiv 5% e energjisë të vijë nga era në 2020 (mendoni që faturat e shtëpisë time të energjisë janë 100 USD/muaj), po kështu dhe Europa ka objektiva të ngjashme, pse ne duhet të bëjmë ndryshe? Pse duhet të harrojmë se për të ndërtuar aty dy hidrocentralet dhe një termocentral me projekte të gatshme ne duhet të bëjmë zero të gjithë rezervën valutore apo të zhytemi dhe më në borxhe apo kredi të huaja, ndërkohë me turbinat me erë investimi është gradual dhe mund të nisë me shuma të vogla. Pse duhet të harrojmë kryesoren, se energjia elektrike, po mban peng zhvillimin e industrisë së vendit, dhe rrjedhimisht punësimin dhe mirëqënien e popullit, futjen tonë në BE. Shqiptarët kanë pritur e po presin energji por në vend të saj kanë marrë vezë të kuqe apo të arta në letër, në vend të merrnin një vezë sot ju premtohet një pulë mot. Nuk marr përsipër t’ju mbush mendjen "skeptikëve" e të harxhoj kohë me sofizmat e pavend, as të bind klanet e lidhura me naftën, gjeneratorët zhurmëmëdhenj, apo me keq tenderxhinjtë që janë gati ta nxjerrin në ankand Shqipërinë, por po ju kujtoj shqiptarëve të ndershëm një shprehje nga shekujt: E megjithatë ato rrotullohen!

Ylli Stefanllari
yllialto@juno.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2003 nė 15:18 Edit Post Reply With Quote
Si te shfrytezojme eren
Ne koken e studjuesve shqiptare ka fryre gjithmone kjo mundesi, qe tashme eshte parapare per t'u perdorur nga qeveritaret shqiptare. Nje studjues shqiptar, i vdekur kohe me pare, ne studimin e tij te jetes, merret me te gjithe "Rregjimet e ererave ne Shqiperi", si edhe me mundesine e perdorimit te saj, per te fituar energjine



Energjia qe ve ne levizje nje mulli ere eshte nje nga shembujt me te zakonshem, qe u shkon ndermend njerezve, kur flitet per shfrytezimin e eres. Ndersa, ata qe njohin dhe Servantesin, mund te shkojne edhe me tej ne perfytyrimin e tyre. Gjithsesi, ajo qe duam qe te themi per Shqiperine, eshte se per eren eshte folur gjithmone. Kjo eshte fale njerezve te Sherbimit Meteorologjik ne Shqiperi, madje menjehere pas Luftes se Dyte Boterore. Por, pa menjanuar edhe ata, qe kane kontribuar para tij. Ndersa, vecanerisht, kur shkruajme per energjine, qe mund t'i shfrytezojme eres, nuk mund te lihet pa permendur, nje nga njerezit qe eshte marre gjithe jeten e tij me kete problem, Dr. Robert Nacit. Eshte nje emer 'modest' ne shoqeri, por teper i respektuar ne disiplinen e meteorologjise shqiptare per kontributin e tij te jashtezakonshem ne kete fushe. Dhe, sikur te jetonte ne ditet tona, ai ndoshta do te mund qe te vinte vete ne zbatim punimin e tij "Mbi regjimin e ererave ne Shqiperi". Ne kete punim shkencor, autori shpjegon jo vetem regjimin e ererave ne Shqiperi, por edhe shkaqet, qe e krijojne ate ne cdo periudhe te vitit. Ndersa, objekti kryesor i punimit te tij, eshte studimi i karakteristikave te drejtimeve dhe shpejtesive te ererave ne pergjithesi. Ndoshta, ky punim do te flinte, ashtu si ka vite, qe fle pas vdekjes se shkencetarit te njohur, nese keto dite nuk do te trajtohesh si "Problem UFO", ashtu si eshte duke u trajtuar problemi i madh i shfrytezimit te energjise se eres.

Ate, qe dikur shkencetari e shikonte si imazh dhe i vinte keq per pamundesine e potencialit te shfrytezimit , duket se ka dale si imperativ nga qeveria shqiptare, pas mungeses se vazhdueshme te energjise. "Investimet amerikane do te vijne ne Shqiperi, perfshire edhe prodhimin e energjise elektrike nga turbinat me ere", eshte thene nga qeveria shqiptare. Dhe kjo eshte arsyeja qe ne Shqiperi gjendet edhe nje grup i "General Electric" te SHBA-se, qe permes organizatave te saj qe operojne ne Europe, pritet kete fillimjave qe te percaktoje hapat perfundimtare dhe marredheniet kontraktuale me qeverine e Shqiperise. "Ne sektorin e energjise, - vijon mesazhi i "General Elektric", - do te ngreme nje sistem nga me ekologjiket, me kosto efektive, dhe me burime eficente energjie te bazuara ne teknologjine e turbinave me ere. Kjo do te na lejoje ne te kemi burime me te qendrueshme dhe te afta te energjise ne Shqiperi ne vitet e ardhshme".

Ne fakt, kjo edhe e shpluhrosi dosjen e studimit te profesorit, sepse per shfrytezimin e eres ishte folur edhe here tjeter. Duket se kete here qeveria shqiptare ka qene e interesuar direkt per realizimin e ketij projekti te madh. I cili mund te liroje Shqiperine, nga nje prej problemeve te saj me te medha, qe ka lidhje me energjine.

Ja pse njerezit e familjes se Dr Nacit, ju kujtua studjuesi i apasionuar dhe punimi i tij prej 400 faqesh, te cilave permblidhnin nje jete te tere, e cila ka shkuar per gjetjen e kesaj energjie.

Nga ana tjeter, ky eshte edhe nje kontribut, qe shkencetari dhe Institucioni ku ai ka punuar, Instituti Hidrometeorologjik ka bere per vendin. Nje studim si shume studime te tjera te profesionisteve, te Akademise se Shkencave qe flene, neper sirtare, apo ne rafte te braktisura institucionesh. "Duhet te kuptojne autoritetet, se Shqiperia i ka gati studimet e duhura, per kete problem", kane thene njerezit e Robertit. Duke kujtuar si epilog qe pak dite me pare, ne nje artikull te nje doktori shkencash, per te njejtin fenomen ishin marre te dhenat meteorologjike te Brindizit, si nje pike e afert me Shqiperine?! B.an




--------------------------------------------------------------------------------
10/02/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2003 nė 15:19 Edit Post Reply With Quote
Mbi rregjimin e ererave ne Shqiperi
Zonat per shfrytezimin energjitik te eres

Nga Dr. Robert Naci

Problemi i studiuar me siper tregon aspekte te vecanta te rregjimit te ererave ne vendin tone, qe kane rendesi si per njohjen e rregjimit te shpejtesive te ererave, ashtu dhe per shfrytezimin energjitik te tyre.

Karakteri i shperndarjes te shpejtesive te eres neper territor eshte i lidhur me shume faktore: me qarkullimin e pergjithshem te atmosferes, me ndikimin e relievit, me ndikimin e detit Adriatik e Jon, te bimesise etj. Ne pjeset malore te territorit, levizja e rrjedhjeve ajrore behet sipas orientimeve te relievit. Barierat malore pengojne levizjen e ajrit ose bejne kalimin e detyruar te tyre duke ndruar karakterin e shpejtesive dhe drejtimin. Brizat dhe ererat malore-luginore, si dhe ato shpatore ndikojne gjeresisht si ne karakterin e qarkullimit te ajrit neper territor ashtu dhe ne karakterin e shpejtesive te eres.

Autore te ndryshem kane percaktuar koeficentet korrigjues te eres ne forma te ndryshme te relievit. Keta koeficente, sipas Saposhnikoves, ne vendet e sheshta jane 1.0, ne majat e kodrave te larta jane afersisht 1.5 ;ne qytet midis ndertesash 0.7-0.8 etj.(57)

Koeficentet jane te perdorshem per cdo zone qe studiohet dhe per cdo periudhe te vitit.

Koeficentet jane verifikuar per kushtet konkrete te vendit tone. Duke shfrytezuar vrojtimet ekspedicionale ne zonen e Divjakes dhe te Kryekuqit (Lushnje) te vitit 1965 percaktuam koeficentet korrigjues. Zona ku u krye ekspedita paraqet forma te ndryshme relievi : vende te sheshta, maja kodre, shpate me orientime te ndryshme, sisteme luginore, vende te mbrojtura ne pyll. (Keta koeficente jepen ne kapitullin e peste, paragrafi 5-2).

Duke u nisur, nga sa me siper, ne majat e sistemeve kodrinore shpejtesite e eres duhet te jene ne masen 30-50% me te medha nga ato ne fushe. Kjo vecori e rregjimit te shpejtesive te eres na jep mundesi te nxjerrim perfundimin se koha e punes se aeromotorave eshte me e madhe ne keto forma relievi.

Ne pjeset e brendshme te territorit, aeromotorat duhet te vendosen ne maja kodrash, mundesisht ne sisteme kodrash te vecuara. Zonat prane bregdetit jane te pershtatshme per shfrytezimin energjitik, per shkak te egzistences se kontrasteve te theksuara dhe te vazhdueshme termike, midis detit e tokes.

Marrja parasysh e faktoreve te mesiperm ka rendesi te vecante per nje shfrytezim sa me me te plote te aeromotorave. Studimi me kompleks i shpejtesive te eres ne territorin e vendit tone, ne vartesi me kushtet e relievit, ecuria ditore e vjetore e tyre, shperndarja neper territor e shpejtesive te ererave, vazhdueshmeria e tyre > 3 m/s, krijuan mundesine e nje zonimi te territorit nga pikpamja e shfrytezimit energjitik. Nje zonim i tille ka vlere praktike dhe tregon mundesite per shfrytezimin e energjise se ererave ne vendin tone (figura perkatese).

Harta tregon se me shume se gjysma e territorit te vendit tone ka rezerva te medha energjitike. Kjo nuk do te thote, qe per qellime te vecanta nuk mund te shfrytezohen pjeset e tjera te tij e sidomos vendet e ngritura (kodrat e larta).

Shfrytezimi me i mire i ketyre te fundit mund te behet nepermjet perdorimit te aeromotoreve me fuqi te vogel, te cilet si cak te fillimit te punes nuk kane shpejtesine > 3 m/s ; por ato nen 3 m/s. Ne kete rast ata vendosen ne grup sipas nje metodike te vecante [Metodika parashtrim ].

Per shpejtesite 5, 6, 7, 8 m/s, ne vartesi te konstruksionit te tyre, aeromotorat prodhojne sasite mesatare te energjise elektrike. Per kete arsye u be dhe zonimi i territorit ne baze te sasive vjetore te oreve me shpejtesi ere > 5 m/s, qe paraqitet ne fig.2.23, nga ku del qe zona jugore paraqiten si te vecanta. Ne keto vende ka mesatarisht 4500-5250 ore me shpejtesi ere > 5 m/s.

Duke u bazuar ne hartat (jepen hartat) dalin si zona me te pershtatshme per shfrytezimin e eres ne sherbim te ekonomise :

-Gjitha vija bregdetare si zona e kontrasteve termike (det-toke) ne cdo periudhe te vitit.

-Zona e Alpeve.

-Zona e Vargmalit Qendror Malor

-Zona Jugore.

Rezerva energjitike te eres ne territorin e vendit tone jane te medha, ato perbejne nje pasuri qe duhet shfrytezuar per zhvillimin e metejshem te ekonomise

Kush eshte

Robert Naci

Do te ishim me te sakte po te shkruanim se kush ishte. Shkencetari Robert Naci eshte ndare nga jeta ne vitin 1993. Ishte nje periudhe, kur institucionet shkencore shqiptare po jetonin kllapine e tyre dhe mes tyre edhe Institucioni i tij, Instituti Hidrometeorologjik. Nga kjo kllapi shkencetari nuk mund te jetonte me tej. Vdiq nje dite prilli, papritur ne shtepine e tij ne Tirane. Ne fund te jetes ndoshta i ka shkuar para syve, se si u prishen stacione te shumta, qe i kishte ndertuar vete. Dhe qe puna e njerezve si ai po braktisej masivisht.

I lindur ne vitin 1934, Robert Naci kishte mbaruar Liceun e Korces ne vitin 1954 dhe nga ky vit ai kishte studjuar ne Bashkimin Sovjetik, per inxhinjeri meteorologjike. Pa asnje shkeputje, pas pese vitesh studimesh kthehet ne Tirane dhe fillon punen ne Institutin Hidrometeorologjik. Ne kete vend do te vazhdonte ne detyra te ndryshme deri ne fund te jetes. Per shume kohe, ai ka drejtuar Departamentin e Meteorologjise. Fryt i punes se tij ishte dhe zgjedhja si anetar i Organizates Boterore te Meteorologjise. Ne karrieren e gjate profesionale ka "Cmimin e Dyte te Republikes: per vitet 1979 dhe 1985. Ne vitin 1989 ka marre "Cmimin e Republikes" te shkalles se trete. Nuk arriti qe te mbronte titullin e larte te Profesorit, ku udheheqes kishte profesor Rexhep Meidanin, sepse u nda nga jeta.

Punimi i tij kryesor, nga ku kemi shkeputur edhe pjesen per botim eshte "Mi rregjimin e ererave ne Shqiperi". Permes pese kapitujve te tij shtrihet i gjithe punimi. Ku ne kapitullin e pare shqyrtohen Drejtimet e Eres; ne te dytin Shpejtesite e Eres dhe Shperndarja e tyre ne Territor; e treta ku studiohen ererat lokale periodike; ne te katerten proceset makroskopike te daljes se ererave te forta; ne kapitulllin e peste studjohen ererat ne kushtet e makrorelievit te zonave te ndryshme dhe nxirren ligjesi per ndikimet e tij.

Nje jete kushtuar eres, qe kur shikon interesin e sotem duket se ka "shkuar" ne ere.




--------------------------------------------------------------------------------
10/02/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 11:28 Edit Post Reply With Quote
"General Elektric" fillon matjet për hartën e erës


--------------------------------------------------------------------------------

Aurora Sulçe

TIRANE

General Elektic" fillon matjet në Shqipëri. Përfaqësuesit e kompanisë amerikane kanë nisur të studiojnë zonat e mundshme për ndërtimin e mullinjve të erës.

"Teknikët e 'General Elektric' po bëjnë matjen e erës, me qëllim evidentimin e saktë të zonave në të cilat era ka një shpejtësi më të madhe", shprehet për "Gazetën Shqiptare" drejtori i KESH-it, Andis Harasani. Ndërkohë gjatë takimit që të dërguarit e kompanisë amerikane zhvilluan para disa ditësh me ministrin e Industrisë dhe Energjetikës, Viktor Doda, hodhën e idenë e instalimit të turbinave në Durrës, Sarandë, Korçë dhe Milot, si zonat më të përshtatshme. Por, pavarësisht nga propozimet paraprake, pritet që "General Elektric" të hartojë një studim të plotë, në të cilët të jetë përcaktuar përfundimisht edhe vendi i ndërtimit të mullinjve të erës. Kjo nisur edhe nga fakti se në vendin tonë nuk ka studime fizibiliteti dhe matjet e vetme janë ato të kryera nga stacionet hidrologjike. Madje Shqipëria nuk ka as një hartë të shpejtësisë dhe të frekuencës së erës.

Çmimi
Sipas kreut të KESH-it, energjia e prodhuar nga era do të jetë më e leverisshme sesa ajo e prodhuar nga hidrocentralet. "Kostoja e energjisë elektrike të prodhuar nga era nuk do t'i kalojë 5 centët, përfshi këtu humbjet teknike gjatë shpërndarjes", ka deklaruar Harasani. Ndërkohë kostoja aktuale e energjisë llogaritet 6.2 cent për kilovat/orë. Por ky fakt kundërshtohet nga specialistët e energjetikës, të cilët pohojnë se çmimi që do të ofrohet nga ky burim energjie, do të jetë gati dyfishi i atij ekzistues. "Kostoja e energjisë së prodhur nga era në kushtet optimale llogaritet në 9 cent për kilovat/orë. Për Shqipërinë ajo mund të arrijë deri në 10 cent", shprehet Gjergj Simaku, ish-kryetar i Agjencisë Kombëtare të Energjisë.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 11:28 Edit Post Reply With Quote
Energjia, 17.8 milionë euro kredi për Jugun


--------------------------------------------------------------------------------

a.s.

TIRANE

Gjermania e krediton me 17.8 milionë euro rrjetin elektrik të Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës dhe Përmetit. Komisioni parlamentar i ekonomisë dhe financave ka ratifikuar në mbledhjen e djeshme marrëveshjen shtesë të huasë mes qeverisë shqiptare, KESH-it dhe KfW-së për projektin e furnizimit me energji eletrike të Shqipërisë Jugore. Shtesa e kredisë do të përdoret për rehabilitimin e hidrocentralit të Bistricës, ndërtimin e linjës 110 kilovolt Bistricë-Sarandë, rehabilitimin e rrjetit shpërndarës dhe ndërhyrjen në rrjetin matës. Ndërkohë projekti për furnizimin me energji të Jugut arrin një vlerë të përgjithshme prej rreth 40 milionë eurosh dhe do të përfundojnë për dy vjet.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 14-2-2003 nė 10:52 Edit Post Reply With Quote
Shėnon rekord prodhimi vendės i energjisė elektrike.

Rritja me 5 milionë kvh është përdorur për furnizimin e popullatës

Rekord për prodhimin e energjisë, 28 milionë kvh


--------------------------------------------------------------------------------

Aurora Sulçe

TIRANE

Gjatë ditës së djeshme sasia e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet dhe termocentralet ka arritur në rreth 28 milionë kilovat/orë, duke pësuar një rritje prej rreth 5 milionë kilovat/orë kundrejt një dite më parë.

Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, prodhimi është rritur me rreth 12 milionë kilovat/orë. Burime nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës bëjnë të ditur se rritja e prodhimit vendas është shoqëruar me rritjen e konsumit. Kështu, sasia e energjisë së shpenzuar në shkallë vendi ka shënuar dje rreth 23 milionë kilovat/orë nga 18 milionë kilovat/orë që ishte një ditë më parë. Ndërkohë i pandryshueshëm ka mbetur shkëmbimi i energjisë që realizon Shqipëria me Kosovën dhe me Maqedoninë. Një sasi prej 5 milionë kilovat/orë energji përdoret çdo ditë për shlyerjen e borxheve dhe depozitimin me këto vende. Rritja e prodhimit vendës të energjisë ka pakësuar edhe orët pa drita. Gjatë ditës së djeshme kufizimet janë reduktuar krahasuar me një ditë më parë. Kjo për shkak të shtimit të kuotave të energjisë nga ana e KESH-it, pavarësisht nivelit të arkëtimeve të realizuara nga çdo qytet. Sipas burimeve të mësipërme, kufizimet kanë ardhur si pasojë e defekteve nga mbingarkesa në rrjet.

Situata
Situata hidroenergjetike në vend vlerësohet si më e mira e dhjetëvjeçarit të fundit. Niveli dhe prurjet në liqene mundësojnë funksionimin e hidrocentraleve me kapacitete të plota. Kështu, gjatë ditës së djeshme Fierza arriti në 292,6 metra ose 2,4 metra larg kuotës maksimale të lejuar, Komani shënoi 172,3 metra dhe Vau i Dejës arriti në 74,7 metra.

Ndërkohë sot, ministri i Industrisë dhe Energjetikës, Viktor Doda dhe Ambasadori italian, Mario Bova do të firmosin marrëveshjen për ristrukturimin teknik e administrativ të KESH-i dhe për fuqizimin e sistemit elektrik shqiptar. Kjo marrëveshje kap një shumë të përgjithshme prej 52 milionë eurosh, nga të cilat mbi 42.5 milionë euro janë dhënë nga pala italiane.


SITUATA HIDROENERGJETIKE NE VEND

HEC-et - Kuota ditore - Kuota max

Fierzë - 292,6 metra - 295 metra
Koman - 172,3 metra - 175 metra
Vau i Dejës - 74,4 metra - 76 metra

Prodhimi - 28 milionë kilovat/orë
Konsumi - 23 milionë kilovat/orë
Shkëmbimi - 5 milionë kilovat/orë


gsh





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-3-2003 nė 22:24 Edit Post Reply With Quote
Energjia e erës dhe Shqipëria
Nga Dr.Edmond Ismaili*

Shtimi i interesit të investuesve strategjikë në sektorin e energjisë, dhe veçanërisht në industrinë e shfrytëzimit të energjisë së erës, ka sjellë edhe rritjen e ndjeshmërisë të opinionit publik në lidhje me faktin se sa e dobishme dhe ekonomikisht e leverdisshme është energjia e erës. Duke pasur parasysh moshën relativisht të re të industrisë së shfrytëzimit të energjisë së erës si dhe përparimin teknologjik të shpejtë, mungesa e informacionit bashkëkohor në Shqipëri mund të çojë në keqinterpretimin apo dizinformimin e opinionit publik në lidhje me dobinë e energjisë së erës.
Kriza e naftës e viteve ‘70, bëri që vëmendja të përqëndrohej në shfrytëzimin e burimeve energjetike të rinovueshme, ku vendin kryesor e zuri industria e shfrytëzimit të energjisë së erës. Zhvillimi i fermave të erës në Kaliforni, në vitet ‘80, shërbyen si kthesa vendimtare në hopin cilësor që pësoi industria e energjisë së erës. Përmirësimi i teknologjisë së prodhimit të turbinave të erës dhe rritja e diametrit mesatar të tyre, bëri të mundur uljen drastike të kostos së prodhimit. Nëse në vitet ‘80 fuqia mesatare e instaluar ishte afërsisht 100kW dhe kostoja për kW të instaluar në kufijtë e 4000 USD, aktualisht fuqia mesatare e turbinave të erës në treg është ndërmjet 750 kW-1500kW me një kosto mesatare për kW të instaluar në kufijtë e 750-1000 euro.
Nga eksperienca e studimit dhe zbatimit të projekteve të kohëve të fundit, pranohet se kostoja e një kWh energji elektrike të prodhuar nga turbinat e erës është e krahasueshme ( madje, më e lirë) me atë të prodhuar nga burimet tradicionale të energjisë elektrike.
Zhvillimin më të suksesshëm në Evropë, industria e shfytëzimit të energjisë së erës e ka njohur në Gjermani (10900MW), Spanjë (4079MW) dhe Danimarkë (2889MW). Arsyeja kryesore e këtij zhvillimi në këto vende është aplikimi i tarifave fikse ( afërsisht në kufijtë e 70-90% të çmimit të shitjes me pakicë të një kWh) në blerjen e energjisë elektrike të prodhuar nga energjia e erës, si dhe përfitimi i kredive të buta me afat të gjatë shlyerjeje. Ndërkohë që Italia dhe Greqia, aktualisht janë ndërmjet 10 vendeve kryesuese në përdorimin e energjisë së erës (respektivisht në vend të katërt (755MWW) dhe të tetë (276MW), duke lënë mbrapa vende si Franca, Holanda apo Austria.
Në vendet e Europës lindore dhe republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, meqenëse arrihet plotësimi i nevojave të brendshme dhe gjithashtu prodhimi për eksport duke përdorur centralet ekzistues (nukleare, me qymyr, gaz apo hidrocentralet) si dhe shkalla e ulët e ndjeshmërisë së publikut ndaj ndotjes së ambientit, nuk ka dalë si nevojë e domosdoshme zëvendësimi i burimeve tradicionale të energjisë me ato të pastra.
Realiteti shqiptar
Mosplotësimi i nevojave të konsumatorit me energji, liberalizimi i çmimit të energjisë elektrike, si dhe krijimi i hapësirës së nevojshme ligjore për nxitjen e investimeve në sektorin e energjisë, janë premtuese për tërheqjen e investitorëve të rëndësishëm në treg. Gjithë Ultësira Perëndimore e Shqipërisë në anë të detit Adriatik si dhe kodrat apo vargmalet përgjatë saj janë me mundësi potenciale jashtëzakonisht të mira për shfrytëzimin e energjisë së erës. Megjithëse nuk ekzistojnë harta apo atlase të regjimeve të erës mbi vendin tonë, eksperienca e vendeve që lagen nga Adriatiku, konkretisht eksperienca italiane dhe ajo kroate tregon se shpejtësia e erës në nivelin e 25m mbi sipërfaqen e tokës është afërsisht në vlerën e 7.3m/s (në lartësinë 50m do të jetë afërsisht 8m/s). Nuk përjashtohet mundësia që edhe në brendësi të vendit të ekzistojnë zona me mundësi mjaft të mira potenciale energjie nga era. Eksperienca greke e provon këtë fakt, ku aktualisht në malet Rodop, në kufi me Bullgarinë, ka filluar ndërtimi i një fermë ere me fuqi 31.2MW.
Harmonizimi i burimeve të ndryshme energjetike rrit sigurinë e furnizimit të konsumatorit me energji dhe përmirëson bilancet energjetike të vendit. Përmirësimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor dhe nxitja e politikave favorizuese për thithjen e investimeve në sektorin energjetik në përgjithësi, si dhe menaxhimi efiçent i të gjitha burimeve energjetike, do të bëjë të mundur që në periudha afatshkurtra, Shqipëria jo vetëm të plotësojë në mënyrë të sigurt nevojat e brendshme për energji, por edhe të eksportojë një pjesë të konsiderueshme.

*Autori është doktor i shkencave në fushën e energjisë së erës në Universitetin e Mie, Japoni

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-4-2003 nė 08:52 Edit Post Reply With Quote
Energjia, bilanc negativ për vitin 2002

Humbjet e energjisë në rrjet shkojnë në 4.8 milionë kwh, ose sa 35 për qind e furnizimit total

Florian Papa
Importi i energjisë elektrike (përfshirë këmbimet) vazhdon të shënojë rritje të konsiderueshme në tre vitet e fundit. Kjo është një nga të dhënat e fundit në bilancin e energjisë elektrike të vitit 2002 publikuar nga INSTAT. Përveç rritjes së vazhdueshme në sasinë e importuar duket se viti 2002 ka shënuar dhe rezultate të tjera negative, atë të prodhimit të energjisë elektrike në vend, i cili ka qenë më i ulëti në këto dhjetë vjet, dhe në furnizimin me energji elektrike. Prodhimi i energjisë në vend gjatë vitit 2002 ka qenë nën prodhimin mesatar vjetor të realizuar në dhjetë vitet e fundit. Shifrat e të dhënat e nxjerra nga punonjësit e INSTAT-it për sektorin energjitik të vitit të shkuar duket se nuk janë në favor të KESH-it dhe konsumatorëve, pavarësisht nga citimi i Institutit të Statistikës, i cili tregon për një punë të mirë të KESH-it, por vetëm në disa sektorë. Sipas shifrave të shprehura në përqindje nga INSTAT, furnizimi me energji elektrike gjatë vitit 2002 është realizuar me 99 për qind krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, nga KESH është furnizuar mesatarisht çdo muaj me rreth 454.9 milionë kwh, shifër kjo e barabartë me 14.9 milionë kwh në ditë. Këto shifra janë të ulëta po të krahasohen me nevojat ditore të cilat variojnë nga 18 deri në 20 milionë kwh. Ky nivel furnizimi me energji elektrike nga KESH ka shkaktuar ndërprerje disaorëshe në ditë në furnizimin ritmik të konsumatorëve pothuajse gjatë gjithë vitit të shkuar. INSTAT në bilancin e nxjerrë për vitin 2002 thotë se në muajt janar e tre muajt e fundit të vitit, furnizimi ka qenë mbi nivelin mesatar mujor e vjetor. Gjatë vitit 2002 KESH ka përmirësuar punën e tij në disa sektorë, si në masat që ka marrë për zvogëlimin e humbjeve në rrjet, në kontrollin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, ashtu edhe në drejtim të arkëtimit të energjisë së faturuar përdoruesve të ndryshëm. Sipas INSTAT, në disfavor të konsumatorëve ka qenë dhe rritja e ndjeshme e energjisë së përdorur në vend. Me rritje të ndjeshme në konsum paraqitet sektori familjar, i cili konsumon rreth 57 për qind të energjisë elektrike të përdorur në vend. Ky konsum, për vitin 2002 rezulton 2.6 herë më i lartë se në vitin 1993.

Importi
INSTAT në shifrat e tij në lidhje me sasinë e energjisë së importuar gjatë vitit 2002, bën të ditur se sasia e importuar (përfshirë dhe këmbimet) rezulton në nivelin më të lartë të arritur deri tani. Çdo muaj gjatë vitit të kaluar është importuar mesatarisht 189.9 mln kwh energji elektrike. Qershori ka qenë muaji në të cilin sasia e energjisë së importuar ka kapur maksimumin për vitin 2002. Kjo sasi, është rreth 37.9 për qind mbi nivelin mesatar mujor të importit.

Prodhimi në vend.
Përbën rreth 58.2 për qind të furnizimit nga rreth 67 për qind që ishte në vitin 2001. Ndërsa, sipas INSTAT, importi (përfshirë dhe këmbimet) zuri afër 41.8 për qind të furnizimit nga 33 për qind që zuri në vitin 2001. Gjatë vitit 2002, importi i energjisë elektrike ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 1998, vit në të cilin filloi kriza energjitike në vend. Importi i energjisë elektrike nga KESH për vitin 2002 është rritur rreth 16 herë krahasuar me vitin 1995 dhe rreth 2.1 herë krahasuar me vitin 1998.

Humbjet në rrjet
Humbjet në rrjet shënuan një kthesë të ndjeshme po t’i krahasojmë me vitin 1995. Çdo muaj, për vitin 2002, kanë humbur mesatarisht 157 milionë kwh energji elektrike ose 34.5 për qind e furnizimit mesatar mujor të vitit. INSTAT ka nxjerrë dhe muajt e vitit 2002 në të cilat shifrat e humbjes kanë qenë më të larta. Në muajin janar dhe dhjetor, niveli i humbjeve në rrjet ka qenë përkatësisht, 21 dhe 41 për qind më i lartë se mesatarja mujore e vitit.

Konsumi total
Paraqet një rritje të ndjeshme duke arritur nivelin më të lartë të realizuar deri tani. Çdo muaj është konsumuar mesatarisht 291.1 milionë kwh energji elektrike, shifër kjo rreth 6.5 për qind mbi mesataren mujore të vitit 2001 dhe 48 për qind mbi konsumin mesatar mujor të periudhës 1993 – 2000.

Konsumi familjar
Konsumi familjar ka qenë gjithmonë në rritje duke arritur nivelin më të lartë në vitin 2002. Nga popullata është konsumuar mesatarisht rreth 170 milionë kwh në muaj, ose 2.2 për qind më shumë se një vit më parë. Nga sektori i sipërpërmendur, konsumi më i lartë ( mbi mesataren mujore) është arritur gjatë muajve janar, nëntor e dhjetor që janë dhe muajt më të ftohtë të vitit.

Borxhi
KESH, gjatë katër muajve të parë të këtij viti ka shlyer të gjitha borxhet që ka pasur ndaj firmave të huaja nga të cilat ka importuar energji elektrike. Borxhi që ka pasur KESH ndaj firmave të huaja ka qenë në formën e energjisë elektrike dhe kapte vlerën prej 4.4 miliardë lekësh, shumë kjo e regjistruar në shtator të vitit që lamë pas. Borxhi prej 4.4 miliardë lekësh është krijuar gjatë viteve të krizës elektroenergjitike dhe është mbartur deri në muajin shtator të vitit 2002, muaj në të cilin filloi dhe shlyerja e borxhit nga ana e KESH. Me shlyerjen e borxhit pritet që KESH me fondet e veta të investojë seriozisht në fushën e energjitikës. Gjatë këtij viti nga ana e KESH-it pritet që të bëhet plotësimi i të gjithë konsumatorëve të energjisë elektrike me matësa.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2004 nė 08:06 Edit Post Reply With Quote
Domosdoshmeria e transparences

Gjergj Buxhuku - 05/10/2004

Sa kushtoi borxhi i TEC-it të Vlorës?

E vërteta tronditëse qëndron në faktin se në mjaft raste kemi paguar deri këshilla të konsulentëve të huaj, që në fakt kanë qenë në kundërshtim me interesat e zhvillimit të vendit


Para disa ditësh u publikua në media fakti i nënshkrimit të marrjes së kredisë së re prej 40 milionë dollarësh nga KESH-i për ndërtimin e fazës së parë të TEC-it të Vlorës dhe investime të tjera në fushën e energjisë elektrike. Huadhënia u sigurua nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Natyrisht është për tu gëzuar fillimi i ndërtimit të veprës në fjalë, që është një domosdoshmëri për të sotmen dhe të ardhmen e sigurimit të energjisë elektrike të vendit. Por ceremonia e marrjes së kredisë me garanci shtetërore do të ishte në interes të të gjithëve që të shoqërohej me njohjen publike me termat e saj. E kërkojmë transparencën publike pikërisht, sepse përvoja jonë e deritanishme ka treguar se në shumë e shumë raste termat e kredive të institucioneve të huaja dhe kushtet e ekzekutimit të tyre në terrenin shqiptar kanë qenë të tilla që na e kanë lënë buzëqeshjen e tavolinave dhe fjalimeve qeveritare në ditën e firmosjes të ngrirë në buzë dhe të ngarkuar në shpinë për ta paguar pa efektivitet. E kam fjalën këtu për qytetarët e thjeshtë dhe jo qeveritarët që shpesh herë kanë firmosur ose për mosdije, ose për bashkëpjesëmarrje në korrupsionin ndërkombëtar të politikës së borxheve. Padashur që të paragjykojmë marrëveshjen e fundit, përvoja jonë është e pasur me shembuj të tillë negativë.
E vërteta tronditëse
Në mbi 1 miliard e 200 milionë dollarë borxh që shqiptarët tashmë u kanë të huajve, disa qindra milionë janë shpenzuar dhe futur përsëri në xhepat nga kanë dalë. Tashmë ka filluar pagesa sistematike dhe gjithmonë në rritje e borxheve që kemi marrë. Do të na duhet t’i paguajmë në breza paratë që janë marrë, janë përdorur dhe në një pjesë shumë të madhe janë kthyer përsëri andej nga kanë ardhur pa mundur të prekin për asnjë çast tokën shqiptare. Nëse do të gjykosh faktin nëse është e drejtë apo jo për nga madhësia qindra milionë dollarët e konsulentëve, krahësimisht kontributit që ata kanë dhënë për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, kjo është një çështje që kërkon kohë të analizohet. Realiteti i sotëm shqiptar flet qartë se edhe sikur kjo shumë parash, ashtu siç është e qartë nga të gjithë, është mjaft më e lartë se puna e tyre kjo do të ishte e keqja më e vogël. E keqja e madhe dhe e vërteta tronditëse qëndron në faktin se në mjaft raste kemi paguar deri këshilla të konsulentëve të huaj, që në fakt kanë qenë në kundërshtim me interesat e zhvillimit të vendit. Natyrisht, jo për të gjithë duhet përgjithësuar një përfundim i tillë, por fatkeqësisht në mjaft raste dhe politika të rëndësishme këshillat e të huajve në thelb kanë qenë formula të mashtrimit në shpinën e qytetarëve shqiptarë. Disa prej tyre edhe shumë të rënda.
Precedentet e zhgënjimit nga të huajt
Shembulli i parë që duhet të përmendet për rolin dhe pasojat e këshillave të huaja në fatet e Shqipërisë është rasti i krijimit dhe lulëzimit të sistemit të piramidave shkatërrimtare. Ende sot është e pashpjegueshme se si konsulentë dhe përfaqësues të shumtë të Bankës Botërore dhe sidomos të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që në thelbin e misionit të tyre në vende në zhvillim, siç ishte dhe është Shqipëria, kanë pikërisht garantin e politikave financiare dhe monetare, nuk e kryen rolin e tyre zyrtar. Sepse fenomeni piramidal në Shqipëri nuk lindi dhe u zhvillua në mënyrë të rrufeshme prej disa ditësh ose disa muajsh. Gjatë gjithë atyre viteve procesi zhvillohej në dritën e diellit, haptas për të gjithë, qofshin edhe qytetarë të thjeshtë të vendit. Është praktikisht e pamundur që konsulentët profesionistë të FMN-së dhe të Bankës Botërore të mos kishin parë dhe vlerësuar fenomenin. As edhe të mos kishin parashikuar se si do të ishte fati i sistemit piramidal dhe pasojat që ai do të kishte mbi të gjithë jetën politike, ekonomike, psikologjike dhe shoqërore të Shqipërisë. Aq më tepër se shembuj të ngjashëm kishin ndodhur edhe më parë në vende dhe periudha të ndryshme. Megjithatë, asnjë veprim nuk u ndërmor për të paralajmëruar qeverinë shqiptare të kohës dhe për ta detyruar të kundërvepronte për të mbyllur ose kufizuar përhapjen e fenomenit shkatërrimtar për vendin dhe qytetarët.
Si shembull tjetër domethënës për profesorët e huaj të mashtrimit, përmendim rastin e Hotel Tiranës. Ishte Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që kërkuan të drejtën dhe u pranua nga qeveria shqiptare e kohës për të marrë pjesë në rolin e aksionerit të Hotel Tiranës. Kushtet që përfaqësuesit e bankës në fjalë vunë përpara autoriteteve vendore ishin të tilla që, pavarësisht se do të ishin aksionerë në minorancë, do të kishin të drejtën e menaxhimit të kompanisë hoteliere më të madhe dhe pothuaj e vetme për një kohë të gjatë në kryeqytetin e vendit. Argumentimi ishte standard dhe bindës për shqiptarët e përulur të kohës: si institucione të rëndësishme ndërkombëtare bankare do të përmirësonin menaxhimin e kompanisë. Përfundimisht, lavdia e pjesëmarrjes së BERZH-it në kapitalin e kompanisë së Hotel Tiranës dhe menaxhimi prej saj përmblidhet në rrënimin ekonomik dhe financiar deri në pothuaj shpalljen e falimentit prej kompanisë.
Përgjegjësia e munguar
Përfitimet financiare të konsulentëve të huaj për rastet e mësipërme të mashtrimit nuk janë vetëm shumat e majme të pagesës, por mbi të gjitha bashkëpërfshirja në korrupsion. Si përfaqësues të institucioneve publike ata nuk e kanë problem të përfshihen në afera të pastra korruptive në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm të institucioneve shtetërore shqiptare dhe përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të oligarkisë financiare dhe tregtare të huaja, kuptohet në shpinë të qytetarëve dhe brezave në afatgjatë. Urojmë që marrëveshjet e fundit të nënshkruara për marrjen e kredive të energjisë elektrike të kenë shpëtuar nga simptomat e rasteve të mësipërme. Prandaj kërkohet që jo vetëm të njihen mediatikisht hedhësit e firmave të marrjes së borxheve, por edhe të njihen me hollësi dhe trasparencë publike edhe kushtet e marrjes së tyre. Në rastin e TEC-t të Vlorës ne duhet të dimë se sa ditë, muaj apo vite prodhim do të shkojnë për pagimin e borxhit.


biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.4348509 sekonda, 49 pyetje