Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Kriza energjitike ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 23:03 Edit Post Reply With Quote
KFW, 13.28 MILIONE EURO PER ENERGJINE NE JUG

Teuta Shamku

Rehabilitimi i disa hidrocentraleve te vegjel, ndertimi i linjes se re te transmetimit dhe ndertimi i nenstacioneve ne Jug te vendit shume shpejt do te nisin te realizohen. Kjo do te behet e mundur fale financimit te ketyre projekteve nga Banka gjermane KfW.

Dje eshte nenshkuar marreveshja fianciare mes autoriteteve te te dy paleve. Per palen shqiptare ishte ministri i Financave, Arben Malaj, qe nenshkroi dje marreveshjen financiare per projektin "Furnizimi me Energji Elektrike i Shqiperise se Jugut" me nje vlere prej 13.28 milion euro, ne kuader te bashkepunimit financiar ndermjet Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise dhe Qeverise se Republikes se Shqiperise. Per palen gjermane marreveshja u nenshkrua nga zv.presidenti i KfW-Banken Gruppe, Klaus Gihr. Nenshkrimi i marreveshjes u parapri nga nje takim i ministrit te Financave, Arben Malaj, me zv.presidentin e KfW, Klaus Glaubitt. Biseda u fokusua ne projektet e bashkepunimit te Qeverise shqiptare me Banken KfW, kryesisht ne sektoret e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike. Pala gjermane ka shprehur deshiren qe, krahas projekteve prioritare ne fushen e energjise, te mbeshtese zhvillimin e tij duke stimuluar mbeshtetjen bankare per sektorin privat edhe ne fushen e energjise. Ministri i Financave, Arben Malaj, e vleresoi kete nisme duke shprehur edhe qendrimin e qeverise per mbeshtetjen gjithnje e me shume te sektorit privat, gje qe ben te mundur integrimin me te shpejte ne tregjet rajonale dhe rrit konkurrueshmerine.

KfW, 33.74 milione euro financime per projektet shqiptare

Se bashku me kete financim, marreveshja e se cilit u nenshkrua dje, shuma e pergjithshme e akorduar per realizimin e ketij projekti kap vleren 33.74 milion euro, nga te cilat 23.74 milion euro me interes 0.75% dhe kohe shlyerjeje 40 vjet, ndersa pjesa tjeter eshte kredi tregtare. Per sa i perket projektit ne fjale, synohet: rehabilitimi i te dy HEC-ve te Bistrices, prodhimi i energjise prej te cileve eshte ambiental; do te ndertohet linje e re transmetimi deri ne Sarande; ndertimi i nenstacioneve elektrike te reja ne Bistrice, Sarande, Gjirokaster, etj. Ky projekt ka nisur qe ne vitin 1999, nder punimet per realizimin e tij jane ne vazhdim. Keto financime i parapriu krijimi i nje Njesie Rajonale Menaxhimi (RMU) ne Sarande e cila administron furnizimin me elektricitet te Gjirokastres, Sarandes, Permetit, Tepelenes dhe Delvines.

KESH-i synon binjakezimin me kompani ameriakne

Drejtori i Pergjithshem i KESH-it, z.Andis Harasani, eshte ftuar dhe po merr pjese qe nga data 14-22 shkurt 2005, ne Konferencen e 24-t Ekzekutive te organizuar nga "Cambridge Research Associates" ne Hjuston, Teksas, qe ka ne fokus sigurimin e energjise per te ardhmen. Kjo konference eshte nje nder aktivitetet e pervitshem me prestigjioze ne fushen e industrise globale te energjise. Ne te marrinpjese kompanite me te medha energjitike te botes. Nderkohe, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare po synon te binjakezohet me kompanite amerikane, te interesuara per te vepruar ne Shqiperi ne sektorin e energjise elektrike. Ndaj, gjate dites se djeshme dhe te sotme, ne Tirane, eshte organizuar nje seminar per shkembimin e eksperiencave dhe bashkepunim ndermjet KESH-it dhe disa kompanive amerikane. Drejtori i OST-se, z.Gazmend Daci, beri te ditur se "ne takimin e djeshem jane te pranishem specialiste te tri kompanive te njohura amerikane, qe veprojne ne fushen e transmetimit, si "Operatori i Sistemit te Transmetimit" te New England, "PJM" dhe "North West", i cili ka eksperienca te vecanta persa i perket zhvillimit te tregut te energjise ne Amerike. Ne kete kuader ne po bejme hapin e pare te bashkepunimit. Seminari nuk eshte i vetmi aktivitet i parashikuar", perfundoi Daci. Ne do te kemi vazhdimisht vizita te ndersjella, vecanerisht nga specialistet tane, qe do te shkojne per te marre njohuri te ndryshme lidhur me problemin e operimit te tregut, operimin e Sistemit te Transmetimit, zhvillimet e atjeshme, por gjithmone duke ndjekur zhvillimet europiane, sepse problemi kryesor qe ka ky sektor eshte ndjekja ne menyre te vecante e direktives se Komunitetit Europian."

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2005 nė 10:21 Edit Post Reply With Quote
Klodian Tomorri - 01/04/2005

HEC-et e vegjël rrisin prodhimin e energjisë

Për momentin janë në gjendje pune 45 nga 83 hec-e, me kapacitet 5 mw. Sipas ERE-s, gjatë 2004-s prodhimi i energjisë arriti në 41 milionë kilovat/orë


Shqipëria ka gjithsej rreth 83 hec-e të vegjël e tre të mesëm, të cilët në total kanë një fuqi të instaluar prej afro 28 MW. Aktualisht, sipas të dhënave nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës (MIE), rezultojnë të dhënë me koncesion dhe në gjendje pune rreth 45 hec-e të vegjël lokalë. Sipas burimeve të mësipërme, gjatë dy viteve të fundit janë afro 13 kompani private që i kanë marrë me koncesion këto 45 hec-e me kapacitet prodhues deri në 5 mw. Ndërkohë, burime nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) bëjnë të ditur se gjatë vitit të kaluar energjia e prodhuar prej hidrocentraleve të vegjël lokalë kapi kuotën e rreth 41 milionë kilovat orëve. Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar një çmim që varion nga 3,75 deri në 4,6 lekë për energjinë e prodhuar nga këto hec-e. Ajo që vlen të theksohet është fakti se kapaciteti potencial i hec-eve të vegjël e të mesëm shkon deri në 40 mw. Gjithashtu, burimet e mësipërme bëjnë të ditur se aktualisht po punohet për rehabilitmin e një pjese të madhe të këtyre hec-eve dhe mendohet që brenda 3 vjetësh prodhimi i tyre do të arrijë në 100 milionë kilovat/orë.


Përfitimet nga investimi në hec-e
Megjithëse energjia e prodhuar prej këtyre zë një peshë thuajse fare të papërfillshme në prodhimin e përgjithshëm vendës, investimi në këto hec-e ka rezultuar shumë fitimprurës për disa kompani që merren me këtë lloj biznesi. Përveç të ardhurave të konsiderueshme që sjellin për pronarët e tyre, hec-et lokalë kanë edhe ndikime të ndjeshme sociale. Kështu, aktualisht numërohen rreth 230 persona të punësuar pranë këtyre hec-eve. Megjithatë, sipas një studimi të kompanisë së mirënjohur gjermane Decon, përfitimet që rrjedhin nga investimi në hec-e janë shumë më të mëdha, pasi ato ndikojnë edhe në uljen e nivelit të humbjeve teknike të energjisë. Sipas këtij studimi, Shqipëria mund ta ulë me 5 për qind nga 25 në 20 për qind nivelin e humbjeve teknike, nëse do të rriteshin investimet në hec-e. Duke pasur parasysh përfitimet që sjellin investimeve në hec-e, kohët e fundit atyre po u kushtohet një vëmendje gjithmonë e më e madhe. Vetëm pak kohë më parë qeveria gjermane lëvroi një kredi prej 9 milionë eurosh për rehabilitimin e 15 hidrocentraleve të vegjël. Ndërkohë, studimi i bërë nga kompania Decon ka piketuar edhe 41 vende të tjera të përshtatshme për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël e të mesëm, të cilët në total do të kishin një potencial të identifikuar prej 140 mw, gjë që do të sillte rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë në vend.



Statistika
· Në Shqipëri ka 83 hec-e të vegjël e 3 të mesëm
· Në gjendje pune janë 45, me kapacitet 5 mega/wat
· Kapaciteti potencial shkon në 40 mw
· Për 2004-n prodhimi i hec-ve arriti në 41 milionë kilovat/orë
· ERE ka përcaktuar një çmim që varion nga 3,75 deri në 4,6 lekë për energjinë e prodhuar nga këto hec-e
· Brenda tre viteve prodhimi parashikohet të arrijë në 100 milionë kilovat/orë
· Deri tani në hec-e janë punësuar 230 veta
· Kanë amortizuar me 5% humbjet e energjisë

biznesi

Cfare jane:

"Në Shqipëri ka 83 hec-e të vegjël e 3 të mesëm"

Si nuk e merr mundimin askush qe te beje nje liste te sakte e me te detyjuar?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-8-2005 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
Dy hidrocentrale të reja, me koncesion

Qeveria “Nano” miratoi dje dy kontrata koncesionare me kompaninë “Hidro Invest” për ndërtimin e HEC-eve të vogla në Librazhd

Gjergj Erebara

Dy hidrocentrale të tjera do të ndërtohen me koncesion brenda 30 muajve të ardhshëm, sipas kontratës koncesionare që u miratua dje në qeveri për llogari të kompanisë “Hidro Invest”, Shpk, Çarshovë, Përmet. Kontrata parashikon ndërtimin e hidrocentraleve në Stranik dhe Zall Tore të Komunës Stravaj, Librazhd. Marrëveshja koncesionare është e formës BOO, gjë që do të thotë se ndërtuesi do të shfrytëzojë hidrocentralin për të gjithë periudhën e operimit të tij. Zakonisht, këto vepra llogaritet se do të funksionojnë më shumë se gjysmë shekulli. Plani i investimit për të dy hidrocentralet arrin në 226 milionë lekë, ndërsa prodhimi i parashikuar arrin në 16 milionë kWh. Ky prodhim është i barabartë me konsumin aktual të Shqipërisë në një ditë vere. Sipas rregulloreve aktuale, prodhuesit privatë të energjisë elektrike ia shesin energjinë e prodhuar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka përcaktuar çmimin, në bazë të të cilit kryet transaksioni. Për vititn 2005, çmimi i përcaktuar ka qenë nga 3,75-4,46 lekë për kWh. Me këtë çmim, prodhimi vjetor i dy hidrocentraleve do të arrijë në një vlerë tregtare prej rreth 65 milionë lekësh. Shlyerja e investimit mundësohet brenda katër-pesë vitesh nga vënia në punë.
Qeveria shqiptare ka nënshkruar gjatë tri viteve të fundit rreth 30 kontrata të tilla koncesionare për dhënien me koncesion të hidrocentraleve të vegjël ekzistues apo ndërtimin e hidrocentraleve të rinj. Në Shqipëri janë ndërtuar gjatë kohës së komunizmit 84 hidrocentrale të vegjël me fuqi të instaluar nga 0,2 deri në 2 megavat. Por rreth 30 prej tyre janë vlerësuar si hidrocentrale të vlefshme. Gjithashtu, nga studimet shqiptare, në Shqipëri mund të ndërtohen edhe disa dhjetëra hidrocentrale të tjera të vogla dhe me kushtet aktuale të vendosura nga qeveria, investimi rezulton shumë fitimprurës. Në të gjitha rastet e dhënies së hidrocentraleve me koncesion, vlera e investimeve ka qenë e tillë që mund të rekuperohej brenda disa vitesh nga data e vënies në punë. Në rang kombëtar, këto hidrocentrale mund të plotësojnë në të ardhmen 5 % deri në 10 % të nevojave kombëtare. Këto janë vetëm projektet e vogla të prodhimit privat të energjisë elektrike, pasi në axhendë janë edhe disa projekte të mëdha. Kompania islandeze “Landsvikjuin” ka kërkuar koncesion për ndërtimin e një hidrocentrali pranë Gramshit, me fuqi të instaluar 70 megavat dhe me vlerë investimi 120 milionë euro. Vetëm ky hidrocentral mund të shtojë rreth 5 % të prodhimit aktual të energjisë elektrike në Shqipëri, i cili është rreth 5 miliardë kWh në vit.
Detajet e koncesioneve të reja
H/C i Stranikut është i tipit me derivacion të hapur me fuqi të instaluar 1 600 kw/h, me prodhim mesatar vjetor të energjisë në 6,5 milion kw/h me rreth 4 060 orë prodhim energjie në vit. Vlera e investimit parashikohet të jetë 128 550 000 lekë, nga të cilat vetëm 31 milionë për makineritë.
Hidrocentrali i Zall-Torres është i tipit irlandez, me fuqi të instaluar 2 600 kw/h, me prodhim vjetor të energjisë elektrike në 9,5 milionë kw/h. Vlera e investimit arrin në 97 450 000 lekë, nga të cilat 39 lekë për makineritë. Edhe ky H/C do të ndërtohet mbi lumin e Radiçenës. Në marrëveshje parashikohet që këto investime të realizohen brenda 30 muajve nga momenti i hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.




13/08/2005

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-9-2005 nė 11:46 Edit Post Reply With Quote
Agim Bejtja - 15/09/2005

Vendi në krizë elektroenergjetike

Kufizimet e energjisë elektrike janë bërë të theksuara këto ditë edhe në Tiranë. Grafiku i kufizimeve është i çrregullt. Situata pritet të përmirësohet vetëm pas tenderit të pestë për import të energjisë elektrike


Tashmë vendi ynë mund të konsiderohet plotësisht në krizë elektroenergjetike, pasi kufizimet me energji elektrike janë bërë tepër të theksuara. Pas qyteteve veriore, ndërprerjet e energjisë kanë prekur edhe qytetin e Tiranës. Grafiku i kufizimeve në kryeqytet është i çregullt, dhe kjo ka filluar të shkaktojë pakënaqësi te qytetarët e ndryshëm, sidomos te bizneset prodhuese. Këto ditë në disa zona të Tiranës mungesa e energjisë elektrike është ndier për orë të tëra.
Deri tani të katër tenderat që KESH-i ka zhvilluar për blerje të energjisë elektrike kanë dështuar. Kjo ka bërë që vendi ynë të futet në krizë energjetike. Data 12 e muajit tetor është edhe afati e fundit i dorëzimit të ofertave nga kompanitë që do të marrin pjesë në tenderin e ardhshëm për blerje të energjisë elektrike. Ky është tenderi i 5–të për këtë vit i zhvilluar nga KESH, në kuadër të importit të energjisë elektrike gjatë periudhës së dimrit. Sipas KESH-it, tenderi i radhës pritet të zhvillohet në mes të muajit tetor. Sasia e energjisë elektrike që nevojitet për import është 395 GWh; për këtë sasi është vënë në dispozicion një fond limit prej 13 milionë e 983 mijë eurosh, fond ky i vënë në dispozicion nga fondet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Në rast se edhe ky tenderim do të dështojë ashtu si paraardhësit, atëherë do të aplikohet prokurimi i drejtpërdrejtë i KESH-it me një nga kompanitë pjesëmarrëse për blerje të energjisë elektrike. Por fondet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare duket se mund të mos jenë të mjaftueshme për të blerë energji elektrike nga importi. Atëherë çdo gjë do të jetë e varur nga fondet e qeverisë, në kuadër të blerjes së energjisë elektrike. Në rast se qeveria shqiptare nuk do ta mbështesë KESH-in me fondet e nevojshme, atëherë kriza energjetike do të thellohet edhe më tepër; dhe 2 muajit e fundit të këtij viti do të kalohen në errësirë të plotë.






biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-9-2005 nė 07:23 Edit Post Reply With Quote
E Premte, 16 Shtator 2005


"VENDI RREZIKON KRIZEN ENERGJITIKE"

Teuta Shamku

Vendit i kanoset seriozisht kriza energjitike. Nese prodhimi ne vend do te vazhdoje ne keto nivele, si dhe do te vonoje importi i energjise per 3 muajt e ardhshem, kriza do te jete e pashmangshme dhe shume e veshtire per t"u kaluar. Alarmin e jep Deputeti i Partise Levizja Socialiste per Integrim, dhe ish-Drejtori i KESH-it, Dritan Prifti. Shpetimi i vetem i KESH-it, sipas Priftit, eshte blerja e energjise elektrike me prokurim te drejtperdrejte. Ai ben me dije se buxhetit te qeverise Berisha do t"i kushtoje shume blerja e energjise, pasi edhe cmimet ne tregun boteror jane rritur edhe si pasoje e rritjes se cmimit te naftes. Justifikimet e drejtuesve te KESH-it se fajin e ka ligji per prokurimet qe nuk zhvillohet sa me pare tenderi i energjise, Prifti i quan jo shume te bazuara, pasi, sipas tij, mjafton nje vullnet i mire politik dhe energjia mund te blihet edhe me nje Vendim te Keshillit te Ministrave, pa qene nevoja te ndryshoje ligji. "Te deshtoje 6 here tenderi i energjise sepse ka pasur vetem 1 oferte eshte normale ne kushtet qe ndodhet sot Ballkani, por te mos blesh energji nga ofruesi i vetem eshte krim ekonomik", thekson Prifti, duke fajesuar qeverisjen socialiste, e cila per 8 vite me radhe nuk ka bere asnje investim per vepra te reja per prodhimin e energjise.

Komenti juaj per situaten aktuale energjitike ne vend, duke ditur se oret e kufizime kane nisur te jene te pranishme ne gjithe vendin?

-Situata energjitike ne vend eshte e rende. Jemi ne prag te nje krize energjitike, e cila mund te jete shume e demshme per ekonomine dhe stabitetin tone. Oret e kufizimeve qe shkojne dhe nga 16 ore ne vende te caktuara, shprehin shqetesimin e KESH-it per situaten qe mund te mbartet ne dimer. Rezerva energjitike ne Fierze bie cdo dite me rreth 25 cm. Nese vazhdon nje periudhe e thate dhe pa rreshje per 1 muaj ne do te kemi nje situate alarmante me energjine dhe kriza e thelle energjitike do jete shume veshtire te eliminohet.

Cila eshte rrugezgjidhja qe mund te gjendet ne kete situate, per te siguruar sa me pare energjine e nevojshme?

-KESH duhet urgjentisht te bleje energji nga importi per 3 muajt e fundit te vitit dhe per mendimin tim edhe me prokurim te drejtperdrejte. Nuk duhet lejuar harxhimi i rezerves ne Fierze para fillimit te dimrit. Tregu boteror ka pasuar lekundje te medha te cmimeve te energjise, si pasoje e rritjes se cmimit te naftes, por dhe si rrjedhoje e ftohjes se kohes ne Europen Qendrore. Nqs kur kam qene une drejtues i KESH-it ne kemi blere energji maksimalisht me 31.5 USD per MW/h, ne kohen e Harasanit eshte blere me 36 Euro per MW/h. Tani nese mund te nxitojme mund te kapet cmimi 46 Euro per MW/h. Keto dite ne burse eshte shitur energji ne tregun spot me 100 Euro per MW/h. Nuk eshte cudi qe cmimi te dyfishohet per pak jae. KESH-i eshte keq me likuiditetet sepse nuk kane mbledhur parate per energjine e shitur, por, per mendimin tim, zgjidhja e momentit qendron vetem tek importi.

Vetem per muajin shtator ishte parashikuar te importohej 180 milione kWh, nderkohe qe nga deshtimi i tenderit, KESH ka mundur te siguroje vetem 50 milione kWh nga Kosova per kete muaj. A ju duket kritike kjo gjendje?

-KESH-i ka qene vegel dhe viktime e fushates elektorale keto muajt e fundit, dhe si pasoje nuk eshte menaxhuar drejte. Asnje moment nuk duhet te lejohej KESH me drejtues kukulla. Drejtori i KESH-it ka me shume peshe per vendin se nje Minister dhe ai duhet te kete autoritet dhe akses te drejtperdrejte me qeverine. Te deshtoje 6 here tenderi i energjise sepse ka pasur vetem 1 oferte eshte normale ne kushtet qe ndodhet sot Ballkani, por te mos blesh energji nga ofruesi i vetem eshte krim ekonomik. Besoj se po te krahasohet cmimi qe eshte dhene ne tenderin e pare me oferten e tenderit te fundit dallimi ne cmim duhet te kete qene 10 Euro per MW/h. Qeveria kete nuk duhet ta toleroje. Ligji prokurimeve lejon prokurimin e drejtperdrejte dhe kjo duhet bere pa vonese. Persa i perket energjise per vitin 2006 dhe 2007, une mendoj se duhet bere nje tender nderkombetar per keto 2 vjet dhe duhet siguruar energjia qe tani. Une parashikoj nje situate te veshtire ne Europe per energji. Nafta po shtrenjtohet, centralet nukleare po mbyllen, kurse ne Shqiperi nuk po behet dhe nuk do te perfundoje asnje investim ne burim te ri energjie deri ne 2007. Une gjithmone do mendoja situaten e veshtire, se ne situate te mire energjitike nuk eshte e nevojshme te kesh menaxhimin me te mire.

Drejtuesit e KESH-it kerkojne nga qeveria Berisha te ndryshoje ligjin per prokurimet publike qe te sigurohet sa me pare energjia e duhur, duke ditur se tenderi per blerjen e enrgjise ka deshtuar 6 here vetem ne 2005. Sipas jush, a mund te "fajesohet" ligji per situaten e krijuar?

-Ligji ka probleme, por qeveria mund te bleje me Vendim te Keshilllit te Ministrave pa ndryshuar ligjin. Drejtuesit e KESH kane frike t"i drejtohen qeverise dhe per te zgjidhur situaten mjaftohet te bejne fajtor ligjin.

Mendoni se nese kjo situate do te zvarritet, mungesa e energjise do te jape efekte negative ne ekonomine vendase. Shume biznese tashme nuk perballojne as koston e gjenratoreve pasi cmimi i naftes eshte

rritur?

-Efektet e nje krize enrgjitike jane shume negative. Nje krize energjitike godet biznesin vendas, dekurajon ate te huaj dhe zbraz arken e shtetit. Kjo krize rrezikon stabilitetin makro-ekonomik por edhe ate politik. Njerezit sot nuk duan t"ia dine se kush qeveris, ata duan te jetojne ne normalitet. Zemerimi i konsumatoreve nga kufizimet e thella mund te sjelle destabilitet politik dhe te perdoret politikisht nga socialistet qe jane mekatar ne trajtimin e problemeve energjitike. Eshte e pafalshme qe ne 8 vjet mos te kesh bere nje veper te re ne prodhim energjie.

Ju keni qene nje prej drejtuesve te KESH-it ne situatat me te veshtira qe kjo koorportate perballonte. Nese serish do te ishit ne te njejtin pozicion, cfare zgjidhje do te jepnit per te dale nga

kjo krize?

-Celesi magjik eshte politika qeverisese. KESH-i nuk ben politike, por vetem administron nje mall qe quhet energji elektrike. Qveria duhet te udheheqe se pari reformen e cmimeve drejt liberalizimit te plote. Pa reforme te cmimeve nuk ka zgjidhje. Vetem ne kete menyre do kemi investitore te fuqishem ne prodhim. Ne kushtet aktuale kostot e prodhimit te energjise me TEC jane shume afer cmimit mesatar te shitjes. Ne keto kushte askush nuk rrezikon te investoje ne prodhim. Politika e koncesioneve per prodhim energjie duhet aktivizuar me urgjence. Qeveria duhet te mbroje shtresat e varfera qe nuk perballojne rritjen e cmimit te energjise. Mbrojta e ketyre shtresave do jete e rende per buxhetin ne dy vitet e para, por do kompensohet nga rritja e industrise prodhuese dhe konsumit ne vitet pasardhes. Qeveria gjithashtu duhet te forcoje entet rregullatore dhe inspektoriatet. Nuk duhen diskriminuar prodhuesit e vegjel nga entet rregullatore dhe inspektoriatet duhet te punojne mire per te kontrolluar abuzimet ne tregun e gazit dhe lendeve djegese per t"i bere keto lende nje alternative te leverdisshme dhe te perdorshme per ngrohje dhe gatim. Shpresoj qe qeveria Berisha te kete guxim te bej reforme. Nese nuk do punohet me guxim dhe vendosmeri atehere ne do vazhdojme te zvarritemi duke mbajtur syte nga qielli per shi. Ekonomia nuk do gjeje nxitje dhe hapesira per t"u rritur dhe investimet e huaja do mungojne.

kj

E Premte, 16 Shtator 2005


ENERGJIA, SFIDA E QEVERISE BERISHA

Te dhena per importin:

Gjate vitit 2005 nuk eshte importuar asnje kilovat energji

Nevojitet importi i energjise per 4 muajt e fundit 2005

Sasia e nevojshme per keto 4 muaj eshte 780 milione kWh

Fondi limit per te eshte 26.9 milione euro

Per shtatorin ishte parashikuar te importohej 180 kWh

Per shtatorin eshte siguruar vetem 50 milione kWH nga Kosova. KESH kerkon nga qeveria te ndryshoje ligjin per prokurimet

Edlira Prenga

Ecuria e punes ne 100 ditet e para te qeverise Berisha tash eshte ne vemendjen e te gjitheve. Pritet hartimi i projektbuxhetit 2006, hartimi i paketes fiskale, si dhe percaktimi i prioriteteve ne sektoret me te rendesishem te jetes. Biznesi pret uljen e taksave, pronaret te marrin ate qe iu takon, te zhvendosurit nga trojet e tyre presin legalizimet. Ne pritje jane dhe qytetaret, te kene me shume uje, energji, paga e pensione me te larta. Te gjitha keto jane parashikuar ne programin e qeverise Berisha, por pritet nese do te devijohen disa nga premtimet konktrete te fushates elektorale. Stafi i Kryeministrit i eshte vene punes per te gjitha prioritet qe qeveria do perpiqet te relizoje ne keto 100 dite.

Krahu i majte politik ne pritje te oponences per mosmbajtjen e premtimeve, duket se do te kete lajtmotiv per t"ju kundervene qeverise se re demoktratike, per te cilen rrugen e kane shtruar vete gjate ketyre muajve. Mungesen e energjise elektrike. Dimri po vjen dhe Shqiperia nuk ka sasine e duhur te energjise per te furnizuar normalisht qytetaret. Importi i enrgjise elektrike eshte vene ne pikepyetje dhe vendit po i kanoset renia ne nje krize te thelle energjetike. Sic duket ne keto 100 dite sfida me e madhe e Qeverise Berisha do te jete energjia. Socialistet gjate dy viteve te fundit permiresuan ndjeshem furnizimin me energji elektrike, madje duke e trumpetuar si nje sukses te tyre, por ne ikje e siper e lane vendin pa rezervat e duhura te energjise qe duhen per kete dimer. Per gjashte here radhazi KESH deshtoi ne tenderin per blerjen e enrgjise elektrike per 4 mujorin e fundit te vitit 2006, me justifikimin se ofertuese ishte vetem nje firme. Ndersa tenderat e KESH-it deshtonin njeri pas tjetrit, edhe cmimi per 1 kWh rritej vazhdimisht ne burse, cka e bente te pashmangshme edhe reflektimin e tij ne ofertat e bera ne KESH. Nese energjia do te blihet pa u vonuar ne kohe, sipas specialisteve mund te kapet cmimi 46 Euro per MW/h, por nese procedurat e tenderimit do te vazhdojte te mbajne peng situaten, cmimi i energjise qe do te ofertohet do te rritet disa euro me shume. Socialistet padyshim qe do te ngrene zerin per terrin qe e pret vendin, duke mohuar se shkataret e vertete qe sollen kete gjendje jane pikerisht ata vete. Jo vetem per deshtimin disa heresh te tenderit, por edh mungesen e investimeve ne veprat e reja per prodhimin e energjise. Ne 8 vite nuk eshte bere asnje investim i ketij lloji nga qeverisja socialiste. Nese kriza ndodh socialistet per te justifikuar humbjen e madhe do t"u drejtohen qytetareve me plot gojen: "Berisha jua solli terrin".

KESH: Qeveria te ndryshoje ligjin e prokurimit publik

Nese qeveria nuk nxiton te ndryshoje procedurat e tenderimit per importin e energjise elektrike rreziku per furnizim normal me energjise te qytetareve duket se do te shtohet. Jane specialistet e KESH qe me nje arsyetim te tille argumentojne edhe oret e kufizimeve qe kane nisur. Ne daten 17 gusht u zhvillua tenderi per blerjen e energjise per 4 muajt e fundit te vitit 2005, por ai deshtoi se ne te u paraqit vetem nje kompani. "Kjo situate krijohet nga papershtatshmeria absurde qe ka legjislacioni yne i prokurimit publik, te cilin ne si kompani jemi te detyruar ta zbatojme me transaksionet per blerjen e energjise elektrike, gje qe megjithese dihet prej vitesh, nuk eshte korrigjuar nga organet kompetente", ka thene vetem pak dite me pare Drejtori i KESH-it, Fatmir Hoxha. Sasia qe i nevojitet KESH-it te importoje per 4 muajt e fundit te vitit 2005 eshte 780 milione kWh.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-9-2005 nė 07:24 Edit Post Reply With Quote
E Premte, 16 Shtator 2005


MINISTRI RULI I RRETHUAR NGA TERRI I PARAARDHESVE

Ceshtja me e prekshme e ketyre diteve te para te qeverisjes se re eshte mungesa e energjise elektrike. Hidrocentrale te boshatisura, kontrata te palidhura, marreveshje te tejshtyra dhe nje administrate ineficente dhe te tejfryre; keto pasurite e medha qe i ka lene qeveria Nano ministrit Genc Ruli. Ministria e Rulit ka nen varesi edhe Energjitiken, pikerisht sektorin baze te prodhimit dhe rritjes ekonomike te vendit. Por KESH duke mos qene i varur ne kohen e Nanos nga ministri, por drejtepersedrejti nga ish-kryeministri Nano, ka shenuar muajt e fundit nje renie drastike. Nuk ka me asnje rezerve uji, kontratat jane lene ne mes te udhes me nje dinakeri te pashoqe per t"i krijuar qeverise se re te Berishes dhe konkretisht ministrit Ruli nje grope te madhe ne udhen e nisur drejt zhvillimit dhe ndryshimit. Duke e ditur se njerezit e thjeshte nuk duan t"ia dine shume se kush e ka fajin tani, por ata kerkojne drita ne shtepi dhe ne pune. "Ti gjejne ! Pushtetin ua dhame ndaj duam drita!" -ishte shprehja e kudondodhur dje ne Tirane, porse keshtu duhet te jete edhe neper Shqiperi. Ne pamje te pare e drejte, por ministri Ruli duhet te dale e te sqaroje se si ia kane lene pa asnje rezerve ujore apo kontrate ne fuqi parardhesit. Nuk mundet qe terri momental dhe i sjelle nga parardhesit te mjegullojne figuren potenciale dhe me intelektuale te qeverise Berisha. Pse hesht zoti Ruli per te mos sqaruar se nuk je ti fajtori per terrin e ketyre diteve dhe atyre ne vazhdim? Natyrisht qe duhet te vazhdosh interesimin e perditshem qe po ben me shtetet fqinje per importin e energjise, por, nese per njemije e nje halle qe nuk varen nga ju dhe qeveria juaj dil e thuaj se "Nuk kemi drita per fajin e atyre qe iken, por do bejme te pamunderen qe ti sjellim".

Dil zoti minister pasi nuk eshte turpi juaj. Thuaj te verteten qe tani per te mos mbetur Ju me vone fatura e kesaj mungese energjie.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-9-2005 nė 06:25 Edit Post Reply With Quote
KESH, deshton importi i energjise nga fqinjet, Fierza edhe 15 dite nga pika kritike

Lajmi i ores 7:15 AM



arkiv
TIRANE (28 Shtator) -Platforma e aksionit te emergjences per te zgjidhur shpejt mungesen e dritave duket se po realizohet vetem ne nje drejtim: ate te nderprerjes se lidhjeve te paligjshme debitoreve. Nderkohe, thyhet heshtja e plote lidhur me rezultatin e grupeve te punes se KESH-it, qe u derguan me urgjence ne vende fqinje per te kryer nje blerje energjente, me vete fondet e KESH-it, pasi qeveria dha "carta bianca" per te perdorur prokurimin e drejtperdrejte per blerje energjie.

Burime te brendshme te Korporates Elektroenergjitike Shqiptare bene dje te ditur per "Gazeten" se nuk ka qene e veshtire te sigurohej nje sasi energjie elektrike ne vende te huaja. Per kete, kushtet me optimale jane ofruar ne Bullgari dhe Rumani, situata energjitike e te cileve lejon eksportimin ne drejtim te Shqiperise. Burimet nuk pranojne te thone se me cfare cmimi eshte siguruar kjo sasi energjie, por mjafton nje vezhgim ne bursat e lendeve te para nepermjet internetit qe te konstatosh se, ne kete stine te vitit, nje megavatore nuk mund te shitet ne Ballkan me me pak se 40 euro. Kjo eshte shume larg nga parashikimi prej 32 eurosh, qe mund te blihej. Kjo do te krijonte, nje kosto me te larte per arken e korporates, qe sapo kishte filluar te rregullonte paksa bilancin e saj dhe do te kerkoje rrijten e tarifes, qe do te rendoje mbi supat e qytetareve.

Problemi i dyte, shume me i madh, eshte ai qe ka lidhje me menyren se si do te transmetohet ne Shqiperi kjo sasi energjie. Midis Bullgarise, Rumanise dhe vendit tone nuk ka kontakt te drejtperdrejte dhe, sic ndodh ne raste te tilla, sasia dergohet nepermjet nje vendi te trete. Qe do te ishte ose Greqia, ose Maqedonia, ose Kosova, ose Federata Serbi-Mali i Zi. Ekspertet e KESH-it tregojne se, tanime Kosova dhe Maqedonia jane perjashtuar nga ky projekt per arsye te ndryshme dhe jane pare si mundesi te vetme Serbia dhe Greqia. Ne rastin e pare, problemi eshte i pakapercyeshem. Kjo, per arsyen e vetme se linjat e ketij vendi nuk perballojne kalimin e nje sasie, si ajo qe kerkon Shqiperia. Athina ka dhene "viston" politike, qe sasia e energjise elektrike te kaloje nepermjet territorit te saj, me sa duket, pas kontakteve intensive diplomatike, ne Nju Jork dhe ne dy kryeqytetet perkatese, me ane te te cilave Berisha ka arritur te siguroje angazhimin e shtetit grek. Por linja 400 kilovolt qe lidh Shqiperine me Greqine, e qe, praktikisht, ka kapacitete transmetimi per sasi te medha energjie tranzit, eshte ne nje proces riparimi. Ajo nuk eshte ne gjendje te kryeje kete transmetim tani per tani. Te pakten, kjo ka qene pergjigja e autoriteteve greke.

Nderkohe niveli i ujit ne liqenin e Fierzes, i cili njohu nje permiresim gjate diteve te para te ketij muaji, kur pati nje sasi rreshjesh ne verilindje te vendit, filloi prape te bjere ne menyre te pandalshme. Para disa diteve, ai ishte 264 metra mbi nivelin e detit, por dje ishte ne kuotet 263. Sipas burimeve nga dispeceria e hidrocentralit, tani renia e nivelit llogaritet ne 40 cm ne dite. Ne kete menyre, ne rast se thatesira do te vazhdoje, rrezikohet qe shume shpejt te afrohet momenti, i njohur me emrin "pika e vdekjes", kur uji i liqenit nuk mund te sherbeje per levizjen e turbinave, me ane te rrotullimit te te cilave perftohet energjia elektrike. db/db(GazetaShqiptare/BalkanWeb)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-10-2005 nė 11:12 Edit Post Reply With Quote
“Importi i energjisë, zgjidhja e vetme e krizës”




Mirvjena Dizdari

Kriza energjetike në vend nuk do të kishte ndodhur nëse qeveritë e ndryshme do të kishin investuar në rikonstruksionin e hidrocentraleve tona.

Farudin Hoxha, një prej ndërtuesve të hidrocentraleve, ka deklaruar se ato nuk punojnë më me kapacitet të plotë si pasojë e amortizimit. Sipas akademikut Hoxha, për zgjidhjen e krizës aktuale e vetmja mundësi është importi i energjisë. Duke iu referuar së njëjtës krizë në vitin 2000, në kohën kur Farudin Hoxha ishte në krye të KESH-it, akademiku theksoi se blerja e energjisë mbetet e vetmja alternativë. “Për aq kohë sa ne nuk jemi dot në gjendje të mbulojmë grafikun e ngarkesës 24 orë që ka Shqipëria dhe në qoftë se këtë nuk e bën me burimet e saj gjeneruese, detyrimisht duhet ta importojmë. Kjo nuk u bë dhe prandaj jemi në krizë”, ka theksuar Hoxha.

Hidrocentralet
Akademiku Farudin Hoxha ka deklaruar se vënia në punë të gjitha HEC-eve të vendit, si dhe ndërtimi i HEC-eve të vogla do të zgjidhë problemin e furnizimit me energji elektrike në vend. “T’u jepet mundësia shqiptarëve, pa u nxjerrë pengesa burokratike, si dhe të kreditojnë ata që nuk kanë mundësi financiare, që të ndërtojnë vetë HEC-et e vogla sipas ligjit, nën 5 mega, aftësia e të cilëve është mbi 1.5 miliardë kwh energji”, ka theksuar Hoxha. Po kështu, një tjetër zgjidhje është edhe ndërtimi i hidrocentraleve diellore, metodë kjo që aplikohet në shumë vende të botës. Sipas Hoxhës, kriza në hidrocentrale ka ardhur si rrjedhojë e mungesës së importit të energjisë. “Çdo ditë që kalon, dëmton nivelet e hidrocentraleve. Prandaj është e nevojshme që të importohet energji, me qëllim që hidrocentralet të punojnë pjesërisht dhe të rritet niveli në kaskadën e Drinit”, ka deklaruar Hoxha. Sipas ekspertëve, përdorimi me kapacitet të plotë i hidrocentraleve ka sjellë uljen e nivelit të liqeneve. Aktualisht, sipas të dhënave, niveli i liqenit të Fierzës është duke arritur drejt pikës së vdekjes. Furnizimi më ujë i tre hidrocentraleve ka sjellë një ulje të ndjeshme të nivelit në liqen. Sipas specialistëve, këto konsiderohen si rëniet më të mëdha të nivelit në gjithë historikun e këtij liqeni, që nga koha e ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës, që është më i madhi në vend. Akademikët theksojnë se vetëm reshjet e shumta mund të ndikojnë në përmirësimin e situatës dhe në rritjen e nivelit të liqenit.

Koncesionet
Ndërtimi i HEC-eve të vegjël në të gjithë vendin, rikonstruksioni i hidrocentraleve ekzistuese dhe vënia në punë me kapacitet të plotë i atyre HEC-ve që janë dhënë me koncesion, konsiderohet nga akademiku Farudin Hoxha si mënyra më e mirë e sigurimit të energjisë elektrike. “Shqipëria është një sistem i bazuar në hidroenergjetikë. Pra, përdorimi i HEC-eve është më i leverdishëm”, ka theksuar Hoxha. Aktualisht, Shqipëria përdor për prodhim energjie vetëm 30 për qind të kapaciteteve ujore. Nga ana tjetër edhe ato HEC-e që janë dhënë me koncesion nuk janë shfrytëzuar në nivelet e duhura. Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Gjergj Bojaxhi, ka deklaruar se do të rishikohet ligji i koncesioneve, pasi shumica e HEC-eve të vegjël nuk po përdoren për qëllimet që janë marrë nga investitorët. “Ligji i koncesionit të HEC-eve mendoj se ka qenë i dështuar, pasi shteti shqiptar gjatë viteve të fundit i privatizoi shumë HEC-e të vogla, por e dimë që shumë prej tyre nuk po punojnë”, Gjergj Bojaxhi. Prej dy muajsh, vendi ynë ndodhet në krizë energjetike, pasi nuk ka arritur të realizojë importin e energjisë. Po kështu, për mungesë të reshjeve, prodhimi nga hidrocentralet ka rënë ndjeshëm.



Deklarata
Xhepa: Skemë e re subvencioni për energjinë

Qeveria ka parashikuar që të subvencionojë diferencën mes çmimit të rritur të energjisë dhe atij aktual për familjet në nevojë, duke e vendosur atë si zë të veçantë në buxhet që nga viti i ardhshëm. Për subvencionimin e energjisë do të hartohet një skemë e re ku do të përfshihen familjet në nevojë. Këshilltari ekonomik i kryeministrit, Selami Xhepa, është shprehur se qeveria nuk e ka mbështetur rritjen e çmimit të energjisë elektrike. “Aktualisht nuk ka ndonjë përkrahje nga ana e qeverisë për rritjen e çmimit. Por në momentin që një masë e tillë do të merret, dhe ne do të shpresojmë se këtë do ta realizojmë brenda një afati 6 mujor, mund të evidentojmë plotësisht edhe implikimet e nevojshme financiare. Sidoqoftë buxheti do të marrë në konsideratë shumën e nevojshme për të kompensuar atë masë kompensimi për të cilën flasim”, ka theksuar Xhepa. Sipas tij, shifrat për familjet në nevojë janë tërësisht kontradiktore, kështu që hapi i parë në hartimin skemës së re është evidentimi dhe saktësimi i plotë dhe i drejtë i familjeve që realisht e meritojnë subvencionimin e rritjes së çmimit. Në bazë të strategjisë së Energjisë, KESH-i i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë që për vitin e ardhshëm çmimi i energjisë të rritet në nivelin 5-8 për qind. Ndërkohë, burime theksojnë se ERE mund të miratojë një rritje të çmimit të energjisë në masën 6 për qind. Aktualisht, në të gjithë vendin janë 185 mijë familje të cilat përfitojnë subvencion të energjisë.



Takimi
Ambientalistët: TEC-i të bëhet në Fier

Aleanca qytetare për mbrojtjen e gjirit të Vlorës nga ndërtimi i termocentralit ka kërkuar zhvendosjen e tij në qytetin e Fierit dhe jo anulimin e projektit. “Studimi ekziston për TEC-in e Fierit me 60 megavat. Mendoj se edhe në rast se humbasim 2 apo 3 milionë nuk është ndonjë problem”, ka deklaruar ambientalisti Lavdosh Feruni. Ndërtimin e TEC-it në Vlorë e ka kundërshtuar edhe akademiku Farudin Hoxha, duke kërkuar investime në burime aktuale hidrike dhe ndërtimin e HEC-eve të vogla lokale, për t’i shtuar vendit burime të reja energjie. “Unë mendoj që TEC-i të ndërtohet për aq sa ka nevojë Shqipëria, për 24 orë, por jo në Vlorë”, është shprehur Hoxha. Dje është zhvilluar takimi i dytë mes organeve përgjegjëse për TEC-in e Vlorës, shoqërisë civile, administratës dhe deputetëve të Vlorës. Debati është hapur pas urdhrit të kryeministrit Sali Berisha që të ngrihet një grup konsultativ për të studiuar në tërësi problematikën që lidhet me parkun energjetik të Vlorës. Komiteti i posaçëm “Për shqyrtimin dhe analizimin e aspekteve ekonomike e mjedisore të projektit të parkut energjetik të Vlorës”, brenda datës 30 tetor 2005 do të paraqesë pranë kryeministrit raportin përkatës dhe përfundimet e arritura.



© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-10-2005 nė 11:16 Edit Post Reply With Quote
EFT

kam lexuar qe kjo kompani ka si te thuash monopolin ne Ballkan dhe eshte kompani angleze, serbe.

A di kush dicka me shume?


Ne internet nuk gjeta dot gje permbi te.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-10-2005 nė 11:27 Edit Post Reply With Quote
Agim Bejtja - 28/10/2005

EFT kontrollon energjinë e Ballkanit

Sipas ish-drejtorit të KESH-it, Dritan Prifti, problemi aktual me energjinë është refuzimi i KESH-it dhe i qeverisë për të blerë energji nga një kompani private serbe EFT, e cila gjatë gjashtë viteve të fundit ka demonstruar se është e vetmja që mund të ofrojë energji në çdo kohë në Ballkan


Problemi i Shqipërisë sot, sipas ish-drejtorit të KESH-it, Dritan Prifti, është njëfarë “diskriminimi nga ana e autoriteteve shqiptare të kompanisë EFT”. Sipas Priftit, KESH-i dhe qeveria ka ndjekur një politikë “diskriminuese ndaj kësaj kompanie, sepse ajo është kompani serbe, në një kohë që kushtet nuk e lejojnë luksin e trajtimit të problemit me këto terma”. Deklarata u dha në disa televizione.
EFT është një kompani serbo-angleze, shumë e njohur në rajonin e Ballkanit për aftësinë organizative për të siguruar energji, pothuajse në çdo kohë kur ndonjë vend e kërkon. EFT është e njohur edhe për disa manipulime të jashtëzakonshme në rajon me tregtinë e energjisë elektrike.
“Në Ballkan nuk ka krizë energjetike,” tha Prifti. Thjesht se çmimi i energjisë është rritur, dhe se qeveria nuk duhet të këmbëngulë për t’i gjetur vetë edhe shitësit e energjisë, edhe rrugët e transportit”. Sipas Priftit, i cili e ka drejtuar KESH-in gjatë krizës tjetër të thellë të furnizimit, atë të vitit 2001, “në rast se problemi i lihet në dorë biznesit privat, ai është në gjendje të sigurojë qoftë energjinë, qoftë rrugët e transportit”.
“Ka një qëndrim negativ ndaj EFT-së, dhe KESH-i nuk e pranon energjinë e saj, nën argumentin se është kompani serbe,” tha Prifti, i cili theksoi gjithashtu se në situatën aktuale Shqipëria nuk e ka luksin të mbajë këtë qëndrim.
Cila është EFT-ja
Në vitin 2004, kompania EFT shiti 8,7 miliard KWh energji elektrike, e vlerësuar kjo si 19 për qind e gjithë energjisë së tregtuar në një rajon që shtrihet nga Ukraina deri në Greqi. Këtu bëhet fjalë vetëm për energjinë e shkëmbyer mes vendeve të ndryshme, dhe jo brenda vendeve. Me këtë kuotë, EFT rezulton se është kompania më e aftë për të gjetur, transmetuar dhe shitur energji në Ballkan. Sipas një deklarate për shtyp të kompanisë, EFT ka nënshkruar një kontratë me Darfo Albania, kompaninë e nxjerrjes dhe përpunimit të kromit dhe bakrit, e cila ka fituar të drejtën të importojë direkt energji elektrike, pa përdorur KESH sh.a. si ndërmjetës.
EFT ka ruajtur, pak a shumë, të njëjtin temperament më 2005-ën. Ky është një vit i dallueshëm për kontrata me klientë të rinj, përfundimi i një projekti të madh në infrastrukturë, si dhe realizim strategjish inovacioni, për t’i ndihmuar klientët e EFT-së ta përballojnë kërkesën e kostove në rritje të energjisë. Energy Financing Team është një grup i veçantë energjie dhe investimi në fushën e energjisë, i specializuar në Europën Perëndimore, Qendrore dhe atë Juglindore. EFT udhëheq zhvillimin e tregut të energjisë të Europës Juglindore, ndërsa po ndihmon në rindërtimin dhe shtrirjen e rrjetit të transmetimit dhe të burimeve të energjisë. Ndërsa tregjet liberalizohen dhe zhvillohen, kjo kompani po jep financim për t’i lidhur prodhuesit me përdoruesit, si dhe ofron kapacitete për ta thithur riskun atje ku tregjet financiare nuk janë ende të zhvilluara.
Kompania njihet minimalisht për dy spekulime të përmasave të mëdha. I pari është rasti i Bosnjes, kur në vitin 2003, administratori Pedi Eshdaun kreu një kontroll në kompaninë vendëse të prodhimit të energjisë dhe zbuloi se EFT e blinte energjinë aty për t’ia shitur Malit të Zi me dyfishin e çmimit. Rasti i dytë është po në vitin 2003, kur u zbulua se një sasi energjie që EFT po ia shiste Shqipërisë, ishte blerë fillimisht në Kosovë dhe ishte transmetuar deri në Kroaci, para se të vinte në Shkodër nëpërmjet Bosnjes dhe Malit të Zi.
EFT e humbi pozicionin e vet komod në Shqipëri gjatë viteve 2003 dhe 2004 kur, falë kushteve të mira hidrike, të krijuara nga kursimi i madh i vitit 2002, nuk qe aq emergjente importimi i energjisë. Por ndërkohë, një pjesë e autoriteteve shqiptare filluan të kenë fobi nga kjo kompani, pasi energjia e shitur prej saj kishte gjithmonë çmim të lartë.
“Edhe kur arrijmë të gjejmë energji drejtpërsëdrejti në Rumani apo vende të tjera, e kemi të vështirë ta transmetojmë atë për në Shqipëri, pa ndërmjetësimin e EFT-së,” ka deklaruar dikur një zyrtar i lartë.
Sot jemi sërish në krizë, dhe duket se EFT do të jetë e gatshme dhe e aftë sërish të gjejë energji për t’i shitur Shqipërisë. Vetëm se si zakonisht, çmimi do të jetë më i lartë.
Liberalizimi i tregut
Pas nënshkrimit të Konventës Ballkanike të Energjisë, tashmë tregu i energjisë elektrike po shkon drejt liberalizimit të tij të plotë. Lidhur me këtë fakt, disa nga kompanitë prodhuese më të mëdha në vend do të kenë mundësinë të blejnë energji elektrike direkt nga kompanitë e huaja, pa qenë të varura nga KESH-i. Kompani të tilla si KURUM International, Darfo Albania sh.p.k., janë disa nga kompanitë që do të synojnë që energjinë ta blejnë në tregun e hapur ballkanik.
Më 15 qershor të këtij viti, EFT-ja nënshkroi një kontratë me Darfo Albania Sh.p.k. Kontrata do të vazhdojë deri në fund të 2007-ës, Në bazë të kësaj kontrate, EFT-ja do ta furnizojë kompaninë Darfo me një sasi energjie prej 180 deri në 300 GW/h, në varësi të nevojave të Darfos. Darfo, e cila prodhon ferrokrom; është një nga konsumatorët më të mëdhenj në Shqipëri. Vitet e fundit EFT ka një prani të fuqishme në Shqipëri, duke qenë pjesëmarrëse në shumë tendera të organizuara nga KESH-i.

Biznesi shqiptar i EFT-së
Më 15 korrik EFT-ja nënshkroi një kontratë me Darfo Albania Sh.p.k. Kontrata që e mbulon të gjithë periudhën deri në vitin 2007, nga 180 deri në 300 GWh energji elektrike, sipas nevojave të Darfo-s. Darfo, e cila prodhon ferrokrom, është një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike në rajon, dhe ka fituar statusin e konsumatorit preferencial nga ana e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike.

Rritja e çmimit të energjisë
Në traktatin energjetik të Ballkanit, nënshkruar para pak ditësh midis vendeve të Europës Juglindore, është përcaktuar hapur se vendet e rajonit tonë duhet ta rrisin domosdoshmërisht çmimin e energjisë, që është nën kosto. Kështu, Shqipëria duhet ta rrisë domosdoshmërisht çmimin e energjisë pasi, në të kundërt, nuk do të përfitojë nga investimet e ndryshme të profilizuara në sektorin energjetik. Madje, në një nga pikat e traktatit, si mundësi për daljen nga krizat energjetike, rekomandohet ndërtimi i termocentraleve me gaz.





biznesi

Jane lujte menc kompanite e medha energjitike te Europes qe tia lene tregun e Ballkanit vetem nje kompanie?

Me duket e pabesueshme!!!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-11-2005 nė 10:43 Edit Post Reply With Quote
Energjia, Shqipëria në dorë të Greqisë

Sot përgjigjia. Greqia tranziton njëkohësisht për Maqedoninë



Dy shtete me të cilat marrëdhëniet nuk janë “të shkëlqyera” në këtë moment, po thirren për të na ndihmuar për të dalë nga kriza energjetike.

Bëhet fjalë për Greqinë, fqinjin tonë jugor dhe Serbinë, në veri të vendit. Shqipëria ka nevojë tepër urgjente që të marrë energji elektrike nga Bullgaria dhe Rumania dhe për këtë i duhet që energjia elektrike të kalojë përkatësisht, energjia e blerë në Bullgari nga Greqia dhe ajo e blerë në Rumani, nga Serbia. Ndërkaq, pasi kaluam një incident të shpejtë diplomatik me Greqinë, kërkojmë ndihmën e saj, pa u ftohur mirë deklaratat paksa të ashpra mes dy vendeve. Greqia duhet të na lejojë që për muajin nëntor, ashtu sikurse për muajin tetor, të na japë transit energjinë nga Bullgaria. Dy ditë më parë, një ekip ekspertësh të Ministrisë së Ekonomisë e Energjetikës dhe Korporatës Elektroenergjetike është nisur drejt Greqisë për të kërkuar tranzitimin e energjisë elektrike nëpërmjet Greqisë nga Bullgaria për në Shqipëri. Kriza e madhe nuk e ka lënë situatën të ftohet mes dy vendeve dhe ndihma është kërkuar menjëherë.

Biseda
Disa ditë më parë në Greqi, kur u firmos marrëveshja për energjinë në kuadër të një tregu të përbashkët energjetik, ministri Genc Ruli u takua me homologun grek, Sinfas, ku diskutuan për këto probleme. Ministri grek shprehu gatishmërinë për të na ndihmuar për të transmetuar nëpërmjet linjave greke energjinë që merret nga Bullgaria dhe për ta sjellë atë drejt e në Shqipëri. Por ndërkaq, qeveria shqiptare rikërkon negociata me Greqinë për të na lënë linjat e tranzitimit të energjisë nga Bullgaria edhe për muajin nëntor, përveç muajit tetor, gjë e cila është realizuar. Situata për tranzitim nga Bullgaria në këtë moment, është paksa më e vështirë edhe për faktin se Greqia është duke tranzituar nëpërmjet linjave të saj, energji elektrike për Maqedoninë. Kështu që do të punohet edhe në rrugë diplomatike për të mundësuar kalimin e energjisë nëpërmjet Greqisë nëpërmjet linjave edhe për Shqipërinë. Pikërisht për këtë çështje, dje ka pasur kontakte në Ministrinë e Jashtme greke për ndërhyrje politike e diplomatike pranë Ministrisë greke të Energjetikës dhe përfundimisht, Greqia do të kthejë sot një përgjigje zyrtare, nëse do të lejojë tranzitimin e energjisë nga Bullgaria në Shqipëri apo jo. Kjo do të jetë edhe zgjidhja e situatës për shqiptarët në furnizimin e tyre me energjinë e blerë në Bullgari në muajin nëntor që sapo ka filluar. Ndërkaq po punohet në rrugë diplomatike edhe në anën tjetër. Kështu energjia që është blerë në Rumani do të tranzitoret nga Serbia dhe kjo është një çështje tjetër e hapur.



Reagon ish-kryeministri
Meta për energjinë: Qeveria e vonuar, faj edhe paraardhësit

Reagimi i qeverisë aktuale është i vonuar. Por përgjegjësia për gjendjen është edhe e qeverisë më përpara, që ka ndodhur për arsye elektorale dhe për arsye të konjukturave të përkohshme që bënë që të mos administrohej energjia elektrike. Ky është mendimi i kreut të LSI. Meta, si njeriu që përballoi krizën e parë të fortë energjetike të Shqipërisë në vitin 2000-2001, e cilëson të vakët përpjekjen e qeverisë aktuale për zgjidhjen e situatës. Pasi uroi festën e Bajramit në Komunitetin Mysliman, Meta theksoi se, “kriza energjetike dhe kufizimet e thella të energjisë elektrike në të gjitha rrethet e Shqipërisë, ka sjellë probleme të mprehta sociale dhe ekonomike te komuniteti. Qeveria është përgjegjëse për thellimin e kësaj krize, pasi LSI e kishte paralajmëruar këtë gjendje që përpara dy muajve dhe kishte ftuar qeverinë që të merrte masa urgjente për të garantuar importimin e energjisë. Berisha të mos merret me 29 Nëntorin dhe historinë, por të merret me zgjidhjen e krizës energjetike që po thellohet gjithnjë e më tepër dhe po rëndon biznesin dhe çdo aktivitet ekonomik dhe familjar”. Sipas Metës, qeveria nuk po tregon vizion të qartë për zgjidhjen e shpejtë të krizës energjetike dhe deklaron disa masa që duken krejtësisht të paqarta dhe propagandistike dhe që nuk garantojnë zgjidhje të saj e furnizim me energji elektrike të qytetarëve. Meta iu përgjigj në këtë mënyrë pyetjeve të gazetarëve për krizën. Sidoqoftë deri tani asnjë nga politikanët e vendit nuk ka dhënë një zgjidhje konkrete të problemit të energjisë elektrike. Edhe qeveria nuk ka ngritur një tryezë, ku të diskutohen mënyrat e zgjidhjes.



energjia sipas shteteve

Ukraina
Ukraina është një ndër vendet që prodhon më shumë energji. Gjatë një viti llogaritet që vendi të prodhojë rreth 185 miliardë kilovat/orë drita. Ukraina e prodhon energjisë duke shfrytëzuar burimet bërthamore, pra me centrale atomikë. Sipas të dhënave Ukraina konsumon rreth 140 milionë kilovat/orë energji në vit, dhe pjesën tjetër e ka të gatshme për eksport. Kjo e bën shtetin një ndër eksportuesit më të mëdhenj në Evropë.
Bullgaria
Bullgaria, sipas të dhënave të një viti më parë, prodhon rreth 45 miliardë kilovat/orë energji elektrike në vit. Konsumi vjetor është rreth 32.7 miliardë kilovat, duke bërë që pjesa tjetër e prodhimit të eksportohet. Bullgaria prodhon energji duke përdorur edhe një central. Kompania elektrike bullgare është një ndër eksportueset më të mëdha në Ballkan. Gjatë
vitit të kaluar mendohet të jenë eksportuar rreth 10 miliardë kilovat/orë energji elektrike.
Rumania
Rumania është një tjetër shtet i Ballkanit që duket se ka të zgjidhur problemin e energjisë elektrike. Vendi prodhon drita me hidrocentrale, por ndryshe nga ne e ka të
zgjidhur problemin e ujit. Të dhënat tregojnë se Rumania prodhon 58 miliardë kilovat/orë energji në vit. Rumania konsumon vetë të gjithë energjinë e prodhuar, megjithëse gjatë vitit 2003 mësohet të ketë eksportuar rreth 3 miliardë kilovat/orë.
Greqia
Helenët fqinj konsumojnë pothuajse të gjithë energjinë që prodhojnë gjatë një viti. Megjithatë edhe Greqia ka nevojë të tregtojë energji gjatë periudhave të caktuara të vitit. Sipas të dhënave të vitit të kaluar Greqia ka prodhuar rreth 47.2 miliardë kilovat/orë energji dhe ka konsumuar një shifër të përafërt me të. Por gjatë një viti helenët kanë eksportuar rreth 1.1 miliard kilovat/orë dhe kanë importuar rreth 4 miliardë kilovat/orë energji.




Berisha: Fola me Jushçenkon. Kam dërguar Rulin të blejë drita
Energjia nga Ukraina, i pamundur importi

Për të gjetur energji elektrike, Shqipëria ka shkuar të kërkojë deri në Ukrainë. Berishës i është dashur të konsumojë edhe miqësitë e tij me presidentin e Ukrainës për të gjetur pak dritë për Shqipërinë.

Të paktën këtë e pohoi vetë kryeministri, pasi uroi besimtarët myslimanë për festën e Bajramit. “Kam telefonuar presidentin e Ukrainës, Viktor Jushçenko. Kam përfituar nga çdo lidhje miqësie që kam me presidentin e Ukrainës. Po zhvillohen tratativa të shumta”. Për këtë Berisha ka dërguar në Ukrainën e largët ministrin Ruli. Edhe zëvendësministri i Energjetikës ndodhet në Rumani për të gjetur një mundësi importi të energjisë. “Kjo po bëhet për importimin e sasive maksimale të mundshme që mund të përfitohen”, tha Berisha.
Situata
Berisha ia ka vënë fajin qeverisë së kaluar për boshatisjen e hidrocentraleve dhe përkeqësimin e situatës energjetike. “Qeveria e ka të vështirë që të kompensojë ato që duheshin kompensuar që në maj dhe në qershor. Qeveria e ka të vështirë që të kompensojë kohën e humbur gjatë këtyre muajve. Dua të siguroj të gjithë shqiptarët se po bëhen përpjekjet maksimale për të siguruar energjinë elektrike, përpjekjet më intensive”. Nuk dihet nëse për politikë apo për të paralajmëruar një nxirje totale të situatës, por kryeministri dje për herë të parë përmendi fjalën kolaps, pra fundin e keq të një krize. “Po bëhen përpjekjet më intensive për të parandaluar kolapsin që bënë ata që ikën”, theksoi dje Berisha.

Importi
Delegacioni shqiptar, i cili ka mbërritur dje në Ukrainë, ka shumë gjasa të gjejë energji atje. Ukraina është një ndër prodhueset më të mëdha të energjisë në lindje. Por ka një problem shumë teknik për të kryer importin. Në rast se Shqipëria do të sigurojë energji nuk do të ketë mundësi të importojë, ta sjellë atë deri në Shqipëri. Nga Ukraina në Shqipëri energjia duhet të kalojë nëpër disa shtete. Në rastin më të mirë nga Rumania në Serbi dhe më pas në Kosovë dhe në Shqipëri. Por linja e Kosovës aktualisht është shumë e dobët e nuk mund të përballojë energji në nivele të tilla. Aq më tepër që kjo linjë mund të përdoret për të importuar si tani nga Rumania energji elektrike, pra të jetë e zënë. E njëjta situatë është edhe me linjën tjetër të tensionit të lartë që vjen nga Mali i Zi. Edhe kjo linjë në pjesën më të madhe të kohës në remont nuk mund të përballojë sasi të mëdha energjie. E vetmja mënyrë është që energjia të vijë nga Greqia. Pra, të kalojë nga Ukraina, në Rumani, Bullgari, Maqedoni Greqi dhe në fund në Shqipëri. Por për fat të keq edhe linja nga Greqia nuk ka kapacitet të plotë. Dje pala greke lajmëroi se edhe për importin tashmë të siguruar nga Bullgaria, linja nuk do të jetë në kapacitet të plotë. Kjo pasi Greqia aktualisht eksporton energji për Maqedoninë dhe linja do të përdoret pjesërisht. Pra, energjia në Ukrainë mund të gjendet, por do të jetë e pamundur të vijë në Shqipëri. Këtë e pohojnë edhe specialistë të KESH-it. Sipas tyre, edhe gjatë viteve 2000-2001 është menduar që kriza të zgjidhej në këtë mënyrë, por u pa e pamundur që energjia të vijë në Shqipëri. Këtyre argumenteve u duhet shtuar edhe fakti tjetër që i gjithë Ballkani është në krizë energjetike. Pra, të gjitha vendet janë duke shkëmbyer energji dhe të gjitha linjat janë të zëna. Kjo nga pikëpamja teknike. Nga pikëpamja ekonomike, për importin e energjisë, çdo kalim në një shtet do t’i shtonte kostos edhe rreth 6-7cent për kilovat. Pra, do ta shtrenjtonte edhe më shumë energjinë. Sidoqoftë argumenti i fundit është më shumë ekonomik dhe në raste krizash kostot janë më të larta. Problemi mbetet në linjat e interkonjeksionit që kalojnë nga Rumania, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, Kosova, të gjitha këto duhet të jenë të lira.



Institucionet

BERAT 9 orë kufizime në qytet 15 orë kufizime fshat
SHKODER 15 orë kufizime në qytet 16 orë kufizime në fshat
VLORE 6 orë kufizime në qytet 10 orë kufizime në fshat
GJIROKASTER 6 orë kufizime në qytet 8 orë kufizime në fshat
KORÇE 11 orë kufizime në qytet 15 orë kufizime në fshat
ELBASAN 16 orë kufizime në qytet 20 orë kufizime në fshat
FIER 12 orë kufizime në qytet 14 orë kufizime në fshat
SARANDE 6 orë kufizime në qytet 10 orë kufizime në fshat
DURRES 9 orë kufizime në qytet 10 orë kufizime në fshat
LEZHE 7 orë kufizime në qytet 12 orë kufizime fshat


Ishte premtuar që në 2002
Pa drita për faj të linjave të interkonjeksionit

Për pesë vjet Shqipëria dhe i gjithë Ballkani po përjetojnë krizën e dytë energjetike. Mungojnë reshjet, mungojnë dritat. Por Shqipëria ka një veçori tjetër në krahasim me vendet e rajonit. Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria është tërësisht e varur nga uji, nga reshjet. Në rast se Maqedonia nuk do të prodhonte energji, ajo do të importonte nga fqinjët. Kjo situatë përsëritet edhe me Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë, etj. Të gjitha vendet e Ballkanit e shohin krizën energjetike si një krizë monetare. Pra, mungon energjia në vend, do të importojnë. Dhe kur nuk ka në rajon, do ta importojnë me një çmim më të lartë. Kjo e bën situatën ekonomikisht në krizë. Por asnjë nga këto vende nuk kanë ndërprerje të energjisë elektrike në shtëpi. I vetmi që bën ndryshim është Shqipëria, e cila kur nuk ka shi nuk ka as drita. Jo se kursen, por sepse nuk ka linja që ta importojë. Në vitin 2001 u fol gjatë për një linjë të gjatë interkonjeksioni nga Elbasani në Mal të Zi, që do të lidhte rrjetin shqiptar me atë botëror. Sot pas 4 vitesh, kjo linjë nuk është bërë akoma. Janë me dhjetëra arsye, por asnjëra nuk është aq e madhe sa të justifikojë krizën energjetike. Dhe si rezultat shqiptarët janë të vetmit që vuajnë krizën energjetike, jo ekonomikisht, por fizikisht, pra me errësirë.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-4-2006 nė 09:23 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria, në 2009 qendra energjetike e Ballkanit

ASG Power do të ndërtojë impiant gazifikimi me kapacitet 10 miliard metër kub në vit dhe TEC 1200 mega

Florian Papadhimitri

TIRANË-Vendi ynë, së shpejti mund të jetë një ndër qendrat më të rëndësishme të energjisë në Ballkan dhe rajon. Pas disa kohësh “përfolje nën zë”, dje është konfirmuar zbatimi i një projekti prej rreth 1.9 miliardë dollarësh, që ka si qëllim ndërtimin e një TEC-i me kapacitet 1 mijë e 200 mega vat, si dhe të një stacion rigazifikimi të gazit të lëngshëm. Dje, kryeministri i vendit Sali Berisha, si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Marsi Ris kanë përshëndetur projektin i cili parashikohet të përfundojë brenda 18 muajsh. Vetë Ris, ka organizuar një pritje për të bërë publike marrëveshjen e fillimit të punimeve për projektin e huaj, me vlerën më të lartë në vend. Nëse projekti zbatohet, vendi ynë do të jetë një ndër qendrat më të fuqishme të përpunimit të gazit në rajon, si dhe ndër prodhuesit e energjisë elektrike. Gjatë prezantimit të projektit me vlerë 1.9 miliardë dollarë, që do të shtrihet në zonën e Fierit, është bërë e ditur se kapaciteti i përpunimit të gazit, do të jetë 10 miliard metër kub gaz në vit.
Deklaratat
Ambasadorja amerikane në Tiranë, e ka vlerësuar shumë projektin, jo vetëm për vendet e punës që do të hapë dhe rritjen e sigurisë për investimet e huaja, por për faktin se me ndërtimin e këtij impianti, mund të plotësohen shumë mirë nevojat vendase për energji elektrike dhe gaz të lëngët. “Ky është projekti më i madh i ndërtimeve të huaja të bëra në Shqipëri, i cili do të arrijë në vlerën 1.9 miliardë dollarë. Ky projekt, parashikon që brenda 18 muajve të ardhshëm nga data e fillimit të punës të projektit, të mund të ofrojë energji me kosto të ulët gjatë natës, që vjen nga Evropa Perëndimore për Shqipërinë. Gjatë periudhës së ndërtimit të projektit, do të hapen 4 mijë vende pune dhe rreth 400 vende pune të përhershme, pas ndërtimit të projekti. Çka është e rëndësishme, është fakti që në përfundimin e këtij projekti mund të ofrohet energji e mjaftueshme, për të gjitha nevojat që Shqipëria ka për energji dhe për gaz”, tha dje ambasadorja Ris. Më tej, ajo ka shtuar se me ndërtimin e impiantit ku do të financohen 1.9 miliard dollarë, Shqipëria do të shihet si një vend i mirë për investimet e huaja. Pas deklaratave të Ris, kryeministri Berisha, duke falënderuar konsorciumin që ka marrë përsipër investimin, ka garantuar mbështetjen e qeverisë. “Unë siguroj përfaqësuesit e këtij konsorciumi, se qeveria do të mbështesë fuqishëm përpjekjet për të realizuar këtë projekt të madh. Unë gjithashtu i falënderoj ata, edhe për mirëkuptimin e shpejtë që gjetën me qeverinë, për vendin e ndërtimit të këtij termocentrali me gaz. Unë i siguroj se do t’i mbështesim fuqimisht, që këtë ëndërr të tyre të madhe ta bëjnë sa më shpejt realitet, duke dhënë kontribut për Shqipërinë”, tha dje Berisha.

Projekti
Impianti që do të përpunojë rreth 10 miliard metër kub gaz në vit dhe do të prodhojë 1200 mega vat energji, do të vendoset në zonën e Fierit. Parashikohet ndërtimi brenda një periudhe 18 mujore, që nga momenti i fillimit të punimeve. Për ndërtimin e këtij impianti duhet të angazhohen 3500 punonjës, ndërsa pas përfundimit parashikohet punësimi i 350 personave. Ky është një investim i fuqishëm privat prej 1.9 miliardë eurosh, një pjesë e së cilës është mbështetur nga Ex-Im Bank, dhe rreth 600 milion dollarë janë dhënë nga pala amerikane. Investimi është tërësisht privat dhe nuk ka patur nevojën e ndonjë kredie apo financimi shtetëror për t’u hedhur në zbatim. Kompania që do të zbatojë projektin, është ASG Power SA, kompani e ndërtuar posaçëm dhe e zotëruar nga një kompani zvicerane si dhe investitorë të tjerë europianë dhe amerikanë. Impianti do të ndërtohet në Fier dhe sipas specialistëve, koha më e gjatë e përfundimit të tij, do të jetë 2009. Rreth 8 miliard metra kub gaz do të transportohet nëpërmjet një tubacioni nëndetar dhe pjesa tjetër e elektro-energjisë, do të transportohet përmes një linje të rinovuar të tensionit të lartë brenda vendit, si dhe një linje të re kabllore nënujore në Itali, me kapacitet transmetimi prej 1000 mega vat.




22/04/2006

shekulli

Sikur ky projekt te jete i vertete eshte projekti me i rendesishem ekonomik i RSH ne 100 e ardhshme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-5-2007 nė 06:07 Edit Post Reply With Quote
Energjia, importi rritet 30 herë, në 2 vjet

J.Llupo
08-05-2007
Ministri i Ekonomise Genc Ruli
Ruli: Fatura e energjisë së importuar i kalon 215 mln dollarë për vitin 2007

Për vitin 2007, KESH parashikon që të blejë 5 herë më shumë energji se në 2006 dhe rreth 30 herë më shumë se në vitin 2005

Aktualisht, konsumi arrin në nivelet e 14.97 milionë kWh/ditë. Niveli i Fierzës ka arritur në 276.88 m ndërkohë që prodhimi është 6.64 milionë kWh dhe importi arrin në 8.33 milionë kWh. Fierza rritet me 14 cm në ditë, por një përmirësim i tillë i nivelit të liqenit nuk pritet që të vazhdojë gjatë. Por, megjithëse nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka pasur një deklaratë që kërkon stabilizimin e financave të KESH, ministri i Ekonomisë, Ruli ka bërë të ditur se midis blerjeve të mëdha të energjisë dhe lënien e vendit pa energji, ka një rezultat që është pozitiv në favor të furnizimit me energji, pavarësisht kostos së saj.

Energjia që Korporata Elektroenergjetike pritet që të blejë gjatë vitit 2007, shkon në rreth 215 milionë dollarë. Shifra është bërë e ditur gjatë ditës së djeshme nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. Ministri Ruli, ka bërë të ditur dje për median se, "me FMN kemi diskutuar gjatë këto ditë, për të racionalizuar impaktin në buxhet, për importin e energjisë elektrike". Ruli ka bërë të ditur se është diskutuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për shifrat e importit të energjisë që mund të përballojë vendi gjatë këtij viti. "Kemi arritur në një konsensus për një shifër të përafërt, që nuk mund të jetë fikse, pasi varet shumë edhe nga situata klimatike që do të kemi gjatë verës, për të ditur se do të kemi një impakt nga 18-20 miliardë lekësh për importin e energjisë",- ka sqaruar Ruli. Ministri Ruli shtoi se "FMN ra dakord me qëndrimin që kemi mbajtur, se për të garantuar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike gjatë gjithë vitit, e kemi të nevojshme që gati rreth 50% të energjisë elektrike ta marrim nga importi". Por edhe pse blerjet nga importi të energjisë elektrike në këto nivele dhe me konjukturën e çmimit që është sot, e rrisin mjaft koston financiare të blerjes së saj, ministri i METE-s, Ruli, u shpreh se "ato do të jenë të përballueshme. KESH, përveç të ardhurave të veta, do të ketë edhe një kontribut nga buxheti i shtetit".

***

Gjatë vitit 2006 importi i energjisë elektrike ka kapur një vlerë prej rreth 38.3 milionë dollarësh, nga 7.6 milionë dollarë që ka qenë ky tregues gjatë vitit 2005. Ndërsa për vitin 2007 parashikohet që vlera e importuar e energjisë të shkojë në 215 milionë dollarë, gati 30 herë më shumë se në vitin 2005 dhe rreth 5 herë më shumë se në vitin 2006. Importi i energjisë për vitin që lamë pas ishte i përqendruar kryesisht në muajin e fundit të vitit, ndërsa për vitin 2007 parashikohet që 50% e energjisë në çdo muaj të jetë nga importi. Për vitin 2006 plotësimi i nevojave të brendshme me energji elektrike, si dhe rritja e çmimit të energjisë kanë pesëfishuar shpenzimet në importe të kësaj kategorie, ndërkohë që sasia e importuar u rrit gjithashtu ndjeshëm, me rreth 3,5 herë, krahasuar me vitin 2005. Ndërsa, përsa i përket vitit 2007 krahasimet e treguesit të importit për energjinë sipas të gjitha parashikimeve, do të thyejnë çdo prirje të viteve të mëparshëm. Kontributi i energjisë elektrike vlerësohet rreth 8 për qind në nivelin e përgjithshëm të importeve. Por ky nivel i importit të energjisë elektrike vlerësohet që të jetë disa herë më i madh për vitin 2007. Gjatë 4 muajve të parë të këtij viti ka pasur një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për importe të energjisë, që kanë shkuar në rreth 1 milionë USD në ditë. Importimi në sasira të larta të energjisë që pritet të vazhdojë edhe gjatë gjithë këtij viti, ka bërë që Ministria e Financave të kërkojë një menaxhim më të mirë të energjisë nga ana e KESH, duke patur parasysh efektet negative të këtyre shpenzimeve në buxhet.



shekulli

Eshte qesharake sesi u harrua kaq shpejt erresira qe e linin komunistat Republiken. Pervec se e linin ne erresire dhe e vidhnin ne menyren me brutale.

Gjithsesi menyra e vetme per te zhdukur perfundimisht krizen energjitike ne Republike eshte:

Ndertimi i nje Tec te madh ne Fier
Ndertimi i disa hidrocentraleve ne Vjose
Lidhja e linjes se tensionit te larte me Italine e Jugut. Nga sa lexova as qe eshte ne plan nga komuniteti europian, por mendoj se eshte e domosdoshme per ne. Kur kemi shume energjini ja shesim Italise gjithmone, se ka gjithmone nevoje. Kur kemi nevoje e blejme gjithmone nepermjet saj se ka gjithmone.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2008 nė 13:38 Edit Post Reply With Quote
http://www.evn.at/presse/pressemeldung_lang.asp?id=7015


Jo vetëm KESH-i në tregun e energjisë

Ruli: Tregu i energjisë do të jetë i hapur

Ministri i Energjisë, Genc Ruli, tha dje në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Koncesionet se tregu i energjisë do të jetë i hapur dhe i liberalizuar. Ai shpjegoi se nuk do të jetë vetëm KESH-i prodhues i energjisë elektrike, por do të ketë edhe hidrocentrale të mëdha si dhe TEC-e që menaxhohen nga kompani private, të cilat do të futen në tregun e energjisë. Duke dhënë detaje rreth kontratës për dhënien me koncesion për ndërtimin e tre hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Devoll, Ruli tha se kjo kontratë i është dhënë një kompanie të huaj me trefishin e çmimit në pikën kulmore të krizës energjitike. Ai sqaroi se hidrocentralet e vogla do të kenë kontrata për arsye subvencionimi nga ana e shtetit. Para disa kohësh, vijoi më tej ministri i Ekonomisë, janë miratuar koncesionet për HEC-et mbi Devoll, ku EVN ka fituar tenderin për dhënien me koncesion për shfrytëzimin e potencialit hidrik të luginës së Devollit. "Ka qenë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ai që ka shpallur kompaninë austriake "EVN" fituese të tenderit për dhënien me koncesion të formës BOT, për shfrytëzimin e gjithë potencialit hidrik të luginës së Devollit. Në tenderin e zhvilluar që më 21 nëntor të vitit të kaluar, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës morën pjesë dy kompani të huaja, "EVN AG", e cila ka fituar dhe bonusin prej 10% të pikëve dhe konsorciumi "Landvirskjun & Kurum Holding", u shpreh Ruli. Sipas tij, komisioni vlerësoi përmbushjen e kritereve juridike, ekonomike dhe teknike të ofertave të paraqitura, dhe në fund shpalli fituese ofertën e "EVN"-së që i plotësonte kriteret e kërkuara. "Oferta e dhënë nga kjo firmë përfshin investim rreth 900 milion euro për ndërtimin e hidrocentraleve, me një kapacitet total të instaluar 319 MW, dhe një prodhim mesatar vjetor të energjisë 985.400 MW/h, kohë ndërtimi prej 6 vjetësh dhe respektim optimal të aspekteve ekologjike mjedisore", shpjegoi më tej ministri i Ekonomisë.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-3-2008 nė 07:46 Edit Post Reply With Quote
Privatizimi i KESH, perfundon ne gusht

E Merkure, 12 Mars 2008

Muajin e ardhshem, qeveria do te hape tenderin nderkombetar per privatizimin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, pjese e Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, deklaroi dje, ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, se privatizimi i ketij sektori eshte i menduar mire dhe si pasoje jane percaktuar dhe afatet kohore. Por, edhe dje, ashtu si dy dite me pare privatizimi i operatorit te sistemit te shperndarjes ka ngjallur debate ne Komisionin parlamentar te Ekonomise. Opozita ka kundershtuar realizimin e procesit ne kete moment. Sipas saj, privatizimi eshte i nxituar dhe po behet. pasi qeveria nuk mund ta menaxhoje me KESH-in dhe situaten energjetike ne vend. Nderkohe, sipas afateve kohore, tenderi do te celet menjehere pasi te miratohet nga parlamenti formula e privatizimit, e cila ka nisur te diskutohet ne komisionet parlamentare. Ekzekutivi parashikon qe ta perfundoje procesin e privatizimit te OSSH-se brenda pjeses se pare te ketij viti.

Afatet

Brenda muajit gusht. Operatori i Sistemit te Shperndarjes do te kaloje ne duart e privateve. "Eshte proces i programuar dhe si pasoje jane programuar edhe afatet pas miratimit te formules se privatizimit. Keshilli i Ministrave do nxjerre projektvendimin per vleresimin e investitorit strategjik qe do jene edhe termat e references se tenderit dhe si pasoje brenda muajit gusht i gjithe procesi do te jete mbyllur", deklaroi dje Ruli. Ashtu sic eshte bere e njohur. formula percakton se, paketa e aksioneve te parashikuara me siper transferohen nepermjet shitjes, me proceduren "tender i hapur nderkombetar", ku cmimi i blerjes paguhet ne euro dhe madhesia e saj percaktohet me vendim te qeverise.

Ndarja

Sipas kesaj formule, qeveria parashikon qe te vere ne dispozicion te kompanise qe do te privatizoje KESH-in nje kufi aksionesh, qe variojne qe nga 51 deri ne 76 per qind. Pjesa tjeter e aksioneve do te shkoje per kompensimin e ish-pronareve, ne trojet e te cileve jane ngritur objektet e KESH-it, si dhe punonjesit e korporates, te cilet kane mbi 5 vjet pune ne kete sektor. Ne kete menyre, sipas kesaj formule privatizimi, kompanive te interesuara per privatizimin e korporates, te cilat do te marrin pjese ne tenderin e privatizimit, do t'iu ofrohet vetem 51-76 per qind e aksioneve. Keto aksione do te vihen ne dispozicion per keta investitore strategjike, te cilet jane shoqeri apo bashkim shoqerish, qe zoterojne garanci te nevojshme financiare dhe jane te specializuar ne sektorin e energjise, ndersa pjesa tjeter do te ndahet ne aksione. sipas vleres se pronave per ish-pronaret. si dhe punonjesit.



76 Per qind eshte vlera maksimale e aksioneve te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare do te kalojne ne pronesi te investitorit qe do ta privatizoje. Formula e re pritet te miratohet nga Parlamenti per te hyre ne zbatim.

5 Vjet pune duhet te kene punonjesit e KESH-it per te perfituar aksione nga privatizimi. Pjesa e aksioneve qe nuk do te kalojne ne pronesi te investitoreve, do te perdoret per kompensimin e ish-pronareve, ne trojet e te cileve jane ngritur objektet e KESH-it, si dhe punonjesve te korporates.

370 Milione euro arrijne borxhet qe konsumatoret i detyrohen Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Me fillimin e procesit te privatizimit, jane listuar te gjithe debitoret, si dhe shumat perkatese qe i detyrohen KESH-it

Opozita: KESH, patate e nxehte per qeverine

Deputetet socialiste ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, shprehen kunder privatizimit te KESH-it, pasi qeveria nuk do te mbaje me pergjegjesi per kete sektor. Anetari socialist i ketij komisioni, theksoi dje se qeveria duhet te jape shpjegime perse kerkon qe te realizoje sa me shpejt kete proces, pasi situata nuk eshte aspak e qarte. Nga ana tjeter, ish-drejtori i KESH, Andis Harasani, deklaroi se "privatizimi eshte i qellimshem, pasi energjetika eshte nje patate e nxehte ne duart e qeverise, e cila do ta privatizoje sa me shpejt per te mos mbajtur me pergjegjesi".

kj


eshte krej absurde te kete akoma pafytyresine e te pellase harasani, por keta jane.


Sigurisht qe jam per privatizimin, vec do te perjashtoja firmat greke, serbe.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2008 nė 15:10 Edit Post Reply With Quote
Harrohet prej 3 vitesh hidrocentrali i Skavicës
( 17/04/08) Genc Kondi

Një investim prej të paktën 600 milionë eurosh mbetet gjithnjë pezull, ndonëse bëhet me financim tërësisht të huaj dhe ka të bëjë me sektorin problematik të energjetikës. Qeveria shqiptare ka lënë në harresë zhvillimin e tenderit për dhënien me konçension të HEC-it të Skavicës, ndërkohë që ka vazhduar të blejë nga importi sasira të jashtëzakonshme energjie elektrike.
Konçensioni
Në muajin maj 2005 qeveria shqiptare miratoi kërkesën për t’i dhënë koncesionin tip B.O.T. konsorciumit italian TGK për hidrocentralin e Skavicës mbi lumin Drini i Zi. Projekti i koncorciumit TGK (ku përfshihen kompanitë e njohura italiane Tassara, Geotecna dhe Kinglor) duhej të përbënte investimin më të madh të realizuar ndonjëherë nga kapitali i huaj privat në Shqipëri deri tani, me fondet e veta. Kostoja e projektit arrin në afro 600 milionë euro dhe do të përballohet tërësisht nga kompanitë italiane e partnerët e tyre bankarë. Hidrocentrali i Skavicës ishte parashikuar të prodhonte rreth 1.1 miliard kilovatorë energji elektrike në vit dhe do të shtonte edhe kapacitetin e prodhimit të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës me mbi 300 milionë kËh.
Rëndësia e kësaj vepre qëndron ndër të tjera edhe në faktin se ajo shërben edhe si rregullator i tërë kaskadës së Drinit. Kjo, për faktin se rezervuari i saj duhej të ishte më i madh se ai i Fierzës. Rëndësia e këtij projekti, në krahasim me të gjitha projektet e tjera hidroenergjetike, qëndron në faktin se ai është marrë përsipër të realizohet nga kompani të fuqishme financiare italiane siç është TASSARA Spa.
Anulimi
Kthimi i vëmendjes së Këshilllit të Ministrave mbi Devollin la të habitur pjesën më të madhe të ekspertëve të hidroteknikës në vend. Kjo, pasi shumë më me leverdi do të ishte të ecej përpara në drejtim të realizimit të projektit të ndërtimit të HEC-it të Skavicës, që është edhe vepra më e lartë e kaskadës së Drinit, që do të siguronte një rezervë të madhe ujore në shërbim të HEC-eve mbi këtë lumë. Por, ndonëse prej vitesh ishin të siguruara madje edhe fondet prej 600 milionë eurosh nga disa kompani gjigande europiane, projekti u shty për vite me rradhë. Më në fund, qeveria miratoi shpalljen nga e para të tenderit për dhënie me koncesion, ku kompanitë që kanë hartuar projektin do të kenë 10% të pikëve më shumë se të ofertues të tjerë të mundshëm, në formë bonusi. Që nga ajo ditë, firmat vazhdojnë ende të presin shpalljen e tenderit.
Në prill 2007, u zhvillua edhe një takim midis kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesve të investitorëve italianë të kompanive “Geotekna Progetti” dhe “Moncada”. Këto shprehën shqetësimin për vonesën pa asnjë justifikim, ndonëse “Geotekna” kishte paraqitur një studim të plotë për hidrocentralin e Skavicës si dhe projektidenë përkatëse, që ekonomizon terrenin. Gjithashtu, duke plotësuar edhe “meraqet” e qeverisë Berisha, me një zgjidhje origjinale; edhe pse me një liqen më të vogël, pa u shtrirë më në tokën maqedonase, jep të njëjtin rendiment si me liqen më të madh, ruan ambientin dhe konsideron veçoritë gjeologjike të tokës e zonës në përbërjen e materialeve të digës.
Pas kësaj, me një VKM është përcaktuar dhënia e një bonusi dhe përcaktimi i autoritetit, por asgjë konkrete drejt fillimit të punimeve.

gsh

po kjo?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2008 nė 15:18 Edit Post Reply With Quote
http://it.wikipedia.org/wiki/Carlo_Tassara

kjo nuk duket serioze shume.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2008 nė 15:20 Edit Post Reply With Quote
http://www.kinglor.com/

as kjo nuk duket naj gje e madhe.


Ama pse duhet te shtyhen projektet kur gjithcka eshte e miratuar?!

Me e pakta qe mendoj eshte nga idiotsia.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2008 nė 10:21 Edit Post Reply With Quote
Kontrata per ndertimin e 10 hidrocentraleve

E Enjte, 15 Maj 2008

Ne mbledhjen e tij te djeshme, Keshilli i Ministrave miratoi kontratat per ndertimin e 10 hidrocentraleve ne vend. Keshtu, dje me propozim te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, u miratuan kontratat per ndertimin e hidrocentraleve, "Lura 1", "Lura 2" dhe "Lura 3", akorduar shoqerise "Erdat", "Rapuni 1", "Rapuni 2", akorduar shoqerise "C&S" Construction", "Strelca 1", "Strelca 2" dhe "Strelca 3", akorduar shoqerise "Busa", "Suha 2", akorduar shoqerise "Albaenergiaplus", "Martanesh", akorduar shoqerise "Sigers". Nga ana tjeter, dje u percaktuan edhe autoriteti kontraktues per dhenien me koncesion dhe miratimin e bonusit ne proceduren perzgjedhese konkurruese, qe i jepet shoqerise per hidrocentralet "Menkulas", "Belesova 1", "Belesova 2", te cilat do te shkojne ne tender.

kj


Koncesione jane dhene apo a eshte ndertuar ndonje?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-5-2008 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
Ruli: Pro ndërtimit të linjave ndërkombëtare

Forumi ekonomik i Krans Montanës ka risjellë sërish në qendër të vëmendjes ndërtimin e naftësjellësit AMBO. Gjatë punimeve të forumit, Presidenti i AMBO-s, Ted Ferguson, paraqiti zhvillimin e këtij projekti të hartuar 10 vjet më parë, duke theksuar se në 6 muajt në vijim do të punohet në disa drejtime lidhur me përllogaritjet dhe studimet, si dhe për planin ekonomik dhe financiar, kostot e transportit, impaktet mjedisore dhe sociale etj. Sipas projektit, ndërtimi i këtij naftësjellësi mund të ketë edhe një degëzim në Shqipëri. Në fakt, Shqipëria është ndër të paktët vende që nuk është i lidhur me një rrjet nafte apo gazi dhe kjo në një kohë kur kërkesat për këto produkte rriten dita-ditës. Ministri i Energjetikës, Genc Ruli, është shprehur pro të gjitha projekteve energjetike që kalojnë përmes Shqipërisë. “Shqipëria mbështet të gjithë projektet që vijnë për zhvillimin e sektorëve energjetikë përmes linjave ndërkombëtare të transportit, të identifikuara në rajonin e Evropës Juglindore”, tha Ruli. Gjatë forumit të djeshëm, ai theksoi edhe nevojën e ndërtimit të linjave të gazsjellësve dhe naftës, ku Shqipëria favorizohet nga pozicioni strategjik gjeografik, si dhe nxitjen për projektet e paraqitura nga investitorë të huaj për investime në këto fusha në Shqipëri, si dhe ato që kanë nisur si nga Petrolifera në Porto Romano etj. “Duke u nisur nga fakti që tregjet energjetike evropiane dhe të Evropës Juglindore do të kenë vartësi edhe në 20-30 vitet e ardhshme nga burimet energjetike të vendeve të Lindjes, krijohet nevoja e zhvillimit të rrjeteve ndërlidhëse energjetike të naftës, gazit dhe të energjisë elektrike”, u shpreh ai.

panorama


keto per mua jane:

bla, bla, bla


o rul


cili projekt?

Kur fillon?
Kur mbaron?

Kush e financon?
Cfare te mirash ka RSH?

Keto na interesojne e jo

BLA BLA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-5-2008 nė 09:50 Edit Post Reply With Quote
Fabiola Çela

Kryeministri Berisha ka konfirmuar qëndrimin e tij pro ndërtimit të një centrali atomik.Për këtë qeveria po shikon të gjitha mundësitë që të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me qendër në Vjenë. Aktualisht, ekspertët janë duke hartuar kuadrin ligjor që i hap rrugë realizimet të këtij projekti. Sapo të përfundojë ky draft, përfaqësuesit e qeverisë demokrate do të nisin negociatat me tre vendet fqinje Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi. Gjatë hartimit të këtij projekti të përbashkët, do të përcaktohet edhe vendi se ku do të ndërtohet ky central atomik, i cili do të shërbejë si një burim i qëndrueshëm i prodhimit të energjisë për vendin tonë dhe fqinjët. Berisha ka theksuar se klima e biznesit në vend është përmirësuar ndjeshëm, gjë të cilën e ka mbështetur edhe Presidenti i forumit, Jean-Paul Carteron, por ai ka theksuar se klima e acaruar mes Serbisë dhe Kosovës përbën një rrezik për stabilitetin e investimeve në Ballkan.
Centrali
Debati për ndërtimin e një centrali atomik ka nisur muaj më parë. Por duke qenë se Shqipëria nuk ka një kuadër të posaçëm ligjor që lejon ndërtimin e tij, ekspertët e qeverisë kanë nisur punën për përgatitjen e një drafti të tillë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë punimeve të forumit ekonomik botëror të Krans Montanës. “Ne jemi të hapur edhe për centralet bërthamore dhe po shikojmë dhe duam të bashkëpunojmë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me qendër në Vjenë, po përgatisim kuadrin ligjor dhe sapo ajo të jetë gati, ne do të fillojmë negociatat me Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi në përpjekje për të hartuar një projekt të përbashkët, sepse mendojmë se ky duhet të jetë burimi më i qëndrueshëm i energjisë”, ka thënë Kryeministri Berisha. Pasi të nisin diskutimet mes palëve qeveritare, pritet të përcaktohet se në cilin nga vendet do të nisë ndërtimi i një centrali të tillë.










Në fakt, ekspertët e huaj të energjetikës kanë hedhur edhe mundësinë e zbatimit të projekteve që mundësojnë prodhimin e energjisë me anë të erës, por sipas zyrtarëve shqiptarë këto projekte janë goxha të kushtueshëm.


Gjatë forumit të djeshëm, kreu i qeverisë ka bërë një ekspoze të projekteve energjetike që janë duke u zbatuar. “Një TEC është duke u ndërtuar në Vlorë, një hidrocentral po ndërtohet në Kalivaç, por ende po bëhen përpjekje të mëdha për të gjeneruar burimet tona të energjisë, që do të thotë se burimet tona kanë një potencial shumë më të lartë se 900 megavat”, tha ai. Sipas Berishës, janë 26 kompani të kontraktuara nga Këshilli i Ministrave për hidrocentrale të përmasave të ndryshme.


Qeveria shqiptare është duke punuar me qeverinë e Kosovës për të ndërtuar një TEC së bashku në Kosovë, që është i përmasave të mesme. “Banka Botërore po kërkon bashkëpunim edhe me donatorë të mëdhenj, sepse ka një TEC të madh atje më shumë se 4400 megavat, por si qeveri ne po kërkojmë të ndërtojmë një TEC më të vogël, sepse e jep prodhimin më shpejt”, tha Berisha.



Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm, që do të rrisë kapacitetet importuese të energjisë, është edhe ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Malin e Zi. “Është një linjë që lidh Tiranën me Podgoricën, është një linjë që lidh Tiranën me Prishtinën, gjithashtu është deklaruar se do të mbështetet dhe një lidhje mes Tiranës dhe Shkupit”, theksoi kryeministri. Linja e interkonjeksionit Elbasan-Tiranë-Podgoricë, pritet të përfundojë në shtator të vitit të ardhshëm. Me ndërtimin e kësaj linje, rrjeti energjetik shqiptar do të zgjidhë një herë e mirë problemet me importin e energjisë. Ndërtimi i kësaj linje është shumë i rëndësishëm për sektorin energjetik, pasi rrit ndjeshëm kapacitetet importuese të linjave.


panorama

Mesa po shifet vetem dy projekte do te mbarojne deri me 2009:

Linja me Podgoricen

dhe

TEC i Vlores

Shume pak, shume pak.



Nuk me rrihet pa dhene dhe nje here kete ide:

Nje lidhje me ITALINE


ky per mua eshte nje projekt strategjik i nje rendesie strategjike per RSH me rendesi po aq te madhe sa rruga Durres- Prishtine.


Italia do te kete gjithmone energji dhe do te mund te blejme gjithmone.
Italia ka nevoje gjithmone per energji dhe mund ti shesim gjithmone.

Italia nuk eshte vend ballkanik qe per arsyes politike mund te na vendose ne veshtiresi furnizimi, perkundrazi eshte nje nga vendet me mike qe kemi, mbas SHBA, Austrise dhe Turqise.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-5-2008 nė 13:52 Edit Post Reply With Quote
Mendimi i Prof.As.Artan Boriçi për centralet bërthamore

Të flasësh mbi instalimin e centraleve bërthamore është njëlloj sikur të flasësh për strategjinë e mbrojtjes kombëtare. Portofoli i mbrojtjes i vendeve të Aleancës Atlantike, në të cilën kërkojmë të aderojmë, është krejt i veçantë në rast të instalimit të centraleve bërthamore në territorin e tyre. Kjo për faktin e thjeshtë se shënjestra e parë e kundërshtarëve në një përballje të mundshme janë pikërisht instalimet strategjike që shkaktojnë dëme masive.

Prandaj, pyetja qendrore e debatit mbi instalimin e centraleve bërthamore në vendin tonë duhet të jetë: Sa është në gjendje Aleanca Atlantike të mbrojë instalimet bërthamore shqiptare?

Dihet se një goditje mbi centralet bërthamore do të sillte një rrezatim radioaktiv shkatërrimtar, me një rreze veprimi prej mijëra kilometrash. Në rastin e Shqipërisë, ky skenar do të thotë në praktikë anihilim kombëtar brenda një brezi. Sado joprobabël dhe i largët të duket ky skenar, ai mund të kthehet në tepër i afërt në një goditje terroriste ndaj interesave të Aleancës Atlantike, në një situatë krejt tjetër globale praj asaj që perceptohet sot.

Është e pritshme se anëtarësimi në NATO do na lejojë të futemi në kornizën mbrojtëse antiraketore të Aleancës, në veçanti edhe të atyre që mund të instalohen në Poloni. Por sa është probabiliteti i mos dështimit të sistemit mbrojtës antiraketore, në rast të goditjeve të njëkohshme edhe ndaj vendeve të tjera të Aleancës? Këtë e dinë ekspertët përkatës, por ajo që dimë ne, është se nuk mund të arrijë vlerën 100%! Shqipëria nuk mund të pranojë një vlerë mbrojtjeje më të vogël sesa kjo, në rastin kur diskutohet për të mbajtur apo jo në kurriz një kërcënim që nuk është i pranishëm sot!

Natyrisht, anëtarësimi në Aleancë përveç përfitimit, ka edhe çmimin e vet. Por, a mund të jetë çmimi më i lartë se vetë jeta? Në qoftë se jo, cili është çmimi që jemi të përgatitur për të paguar?

Në rast se një vend mik, fqinjë dhe aleat i NATO-s, i cili aq më tepër ndan edhe përgjegjësi historike mbi vendin tonë, kërkon që ekspozimin ndaj rrezikut bërthamor ta mbartë në një vend tjetër aleat, atëherë lindin disa pyetje. Pyetja më e thjeshtë, është përse një vend më i madh i Aleancës, me strukturë shumë të përparuar mbrojtjeje, nuk lobon tek populli i vet për një referendum të ri për praninë e centraleve bërthamore?

Shqipëria është e ndërgjegjshme se, për shkak të pozicionit gjeografik, duhet të luajë një rol të veçantë në NATO. Dhe ofertat nuk mungojnë: ajo ka ofruar kalimin e naftësjellësit AMBO në territorin e saj, naftësjellës, që edhe ky është në shënjestër të goditjeve të mundshme terroriste. Por në këtë rast, çmimi i këtij risku është proporcional me përfitimin. Përfituese e parë e këtij naftësjellësi, do të jetë padyshim Italia. Së dyti, Shqipëria po sakrifikon Gjirin e Vlorës, në emër të vendit fqinj. Së treti, Shqipëria është shprehur e gatshme të ndërtojë një TEC të madh në Fier, për t'iu përgjigjur nevojave për energji të vendit fqinj. Por, Shqipëria nuk mund të ekspozohet ndaj një risku, të cilin vendi fqinj nuk është në gjendje ta mbulojë për veten e vet!
shek

Une per vete as qe e diskutoj qe nje nga idiotsite me te medha qe diskutohet sot ne RSH eshte ideja e centralit berthamor.

Psh nje RSH nuk regjitrohen as femijet(kur e kam lexuar ate lajm!?) e jo me te sigurohet nje central berthamor nga sulmet terroriste.


RSH ka

lumenj

vende ku fryn era (energji me ere)

diell

pak nafte

toka bujqesore (biomasa)


Kur te kete mbaruar potenciale i tyre atehere do te jemi te detyruar per te kerkuar zgjidhje te tjera.


Italianet, pra vendi i 6 apo i 7 i industrializuar ne bote dhe zor se e ndertojne dot me nje central te tille se nuk kane mundesi njerezore e jo me vendi qaraman e qyrrash qe i plasin predhat kineze e vdesin 25 vete.
Kryeministri thote nuk di gje, shefi i sherbimit sekret eshte akoma ne post, ministri i mbrotjes akoma nuk eshte arrestuar.

Keshilltaret energjitike te Berishes jane me pak se idiote.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-8-2008 nė 08:52 Edit Post Reply With Quote
http://www.ere.gov.al/index.php?idr=173&lang=AL





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2008 nė 07:07 Edit Post Reply With Quote
Privatizimi i KESH, çmimi element dytësor
Privatizimi i KESH ka futur në “halle” qeverinë, për vetë historinë që të tilla procese kanë patur në vende të tjera. Për këtë arsye, çmimi i ofruar nga ana e kompanive private për të blerë Operatorin Shqiptar të Shpërndarjes

Julian Llupo
Shtune, 19 Korrik 2008 08:18:00



Qeveria i trembet risqeve që mbart privatizimi më i rëndësishëm i 18 viteve për popullatën

Privatizimi i KESH ka futur në “halle” qeverinë, për vetë historinë që të tilla procese kanë patur në vende të tjera. Për këtë arsye, çmimi i ofruar nga ana e kompanive private për të blerë Operatorin Shqiptar të Shpërndarjes do të jetë një element dytësor në këtë privatizim. Për ministrin e Ekonomisë dhe Energjitikës, më i rëndësishëm në këtë proces është plani i biznesit i kompanisë, në të cilin përcaktohen edhe objektivat për arkëtimet dhe humbjet e energjisë. “Ky është një privatizim tejet i vështirë, për shkak se energjia është një produkt jetik, por edhe sepse në Shqipëri është krijuar një marrëdhënie tejet e vështirë midis Sektorit të Shpërndarjes dhe konsumatorëve. Një pjesë e madhe e energjisë vidhet, ndërsa pjesa tjetër humbet në rrjet”,- tha Ruli.

***

Dega e shpërndarjes në KESH, e cila mbetet edhe pjesa më e rëndësishme e kësaj kompanie, do të ketë një pronar të ri brenda vitit 2008. Administrimi i shpërndarjes nga kompania e re, nëse qeveria do të japë “Ok” për ofertën, do të jetë në fillim të vitit 2009. Ndërsa ofertat e 4 kompanive që janë në garë pritet që të bëhen publike në 1 Shtator të këtij viti. KESH, ka aktualisht një nivel humbjesh që shkon në 35 për qind. Ndarja e tyre midis vjedhjeve dhe humbjeve teknike, sipas specialistëve të KESH është thuajse e barabartë, pavarësisht se për këtë analizë nuk ka të dhëna tërësisht të besueshme. KESH prej vitesh është në një krizë financiare për shkak të arkëtimeve të ulëta dhe njëkohësisht edhe të çmimeve të larta të energjisë. Por sfida e këtij privatizimi mbeten humbjet e mëdha në rrjet dhe vjedhjet.

***

Gjatë 18 viteve të fundit, KESH ka vazhduar që të jetë një kompani ku pjesa më e madhe e energjisë vidhet dhe dallimi në arkëtime midis drejtuesve të korporatës nuk ka qenë më shumë se 2-3 për qind në vit. Por kompania që do të marrë nën pronësi Sektorin e Shpërndarjes nuk do të jetë e pavarur në aktivitetin e saj. Kontrata e saj e shitjes, do të ketë gjithashtu një pjesë të saj ku qeveria shqiptare del garant që të furnizojë vendin me energji në raste emergjence. Raste të tilla mund të jenë situata krizash që mund të vijnë nga mungesa totale e reshjeve, apo mosrealizimi i kontratave në importet e energjisë.

shek

Si eshte e mundur qe nuk mund te ulin vjedhjet?

harasni dihet se i vodhi vete, por mbas 2005 pse?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2008 nė 07:22 Edit Post Reply With Quote
Humbjet e energjisë shtohen me 50 milionë euro
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes planifikon të arkëtojë 28 miliardë lekë. Qeveria pati shpresuar për 34 miliardë lekë

Gjergj Erebara
Diel, 27 Korrik 2008 09:13:00



Sistemi energjetik pritet ta mbyllë vitin 2008 me sëpaku 11 miliardë lekë humbje

Humbjet e sektorit të energjisë elektrike në këtë vit pritet të jenë shumë më të larta nga programi i qeverisë, bëhet e ditur nga ballafaqimi i Planit të Tetë të Masave me deklaratat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Javën e kaluar, OSSH deklaroi në prezantimin e saj të parë publik se të ardhurat e kompanisë pritet të arrijnë në 28 miliardë lekë për vitin 2008. Gjashtëmujori i parë i këtij viti u mbyll me të ardhura në masën e 14.6 miliardë lekëve. Ndryshe nga OSSH, qeveria në dokumentin e Planit të Masave, ka planifikuar të ardhura në nivelin e 34.2 miliardë lekëve për këtë vit. Shpenzimet e sektorit të energjisë elektrike ku aktualisht veprojnë tre kompani nën pronësi publike, janë planifikuar në 39 miliardë lekë për këtë vit, por burime nga sektori, bëjnë të ditur se ky planifikim është tepër optimist duke pasur parasysh rritjen e mëtejshme të kostos së importit të energjisë. Plani i të ardhurave, i përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë, parashikonte rritje të shitjeve të energjisë me 19% gjatë këtij viti si dhe rritje të çmimit me 13.4%.

Nuk ka mekanizëm për mbulimin e humbjeve

Humbjet e energjisë elektrike vitin e kaluar u mbuluan nga buxheti i shtetit, i cili akordoi 5 miliardë lekë në fund të vitit për këtë qëllim, duke i hequr këto para nga investimet publike. Por këtë vit, buxheti suplementar i miratuar javën e kaluar, nuk ka parashikuar subvencionime për sektorin e energjisë. Humbjet nga sektori i energjisë janë bërë makthi i ekspertëve të Ministrisë së Financave, të cilët e shohin këtë sektor si rrezikun më të madh për buxhetin. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar shumë herë për rrezikun që vjen nga humbjet në sektorin e energjisë. Vetëm dy ditë më parë, përfaqësuesja e përhershme e FMN-së në Shqipëri, Ann-Margaret Westin, përsëriti kërkesën për disiplinë financiare. FMN ka kërkuar uljen e shpenzimeve të sektorit si e vetmja mënyrë për të ulur humbjet financiare, përballë faktit se qeveria refuzon të rrisë më tej çmimin e energjisë. Por nga totali i shpenzimeve, fatura e importit zë më shumë se gjysmën dhe ulja e shpenzimeve në këtë zë duket operacion i pamundur. Tenderi i fundit i energjisë elektrike solli çmime importi 16.5% më të larta sesa vitin e kaluar, shifër kjo më e lartë sesa rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes thotë se kriminalizimi i vjedhjes së energjisë është në shqyrtim

OSSH: Burgu për vjedhësit, tani thjeshtë ide

“Ideja e ndjekjes penale për vjedhësit e energjisë elektrike është në shqyrtim dhe propozimi për masën e dënimit nuk është përcaktuar ende”, - deklaroi dje drejtori i përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Sahit Dollapi. Z.Dollapi tha se projekti është ende në shqyrtim te Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë dhe se propozimi final mbi masën e dënimit, nuk është hartuar ende.

OSSH deklaroi dje gjithashtu se ka përmirësuar ndjeshëm treguesit teknikë të kompanisë gjatë tre muajve të fundit. Humbjet në rrjet u ulën në 29.5% në qershor, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Z.Dollapi deklaroi gjithashtu se gjatë kësaj kohe është rritur faturimi i energjisë elektrike për konsumatorët biznes, si dhe janë rritur ndjeshëm arkëtimet nga konsumatorët familjarë.
Kriminalizimi i vjedhjes së energjisë elektrike është hapi i dytë i ndërmarrë nga shteti në përpjekje për të detyruar konsumatorin të paguajë energjinë që konsumon. Në vitin 2002, fatura e energjisë elektrike u shpall me ligj të veçantë Titull Ekzekutiv, gjë që i jepte të drejtë KESH të sekuestronte pajisje e mallra në rast se konsumatorët refuzonin të paguanin faturën. Kjo masë duket se nuk dha shumë rezultat. Vlerësohet se në Shqipëri rreth 20% e konsumatorëve të energjisë elektrike nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar faturën. Një plan për të subvencionuar pjesërisht faturën e energjisë për të varfrit, duket se nuk ka dhënë shumë rezultat. Kompensimi duket se është përfituar nga ata që e paguanin edhe më herët faturën e energjisë.


shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7997730 sekonda, 49 pyetje