Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Kriza energjitike ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 14-9-2008 nė 16:07 Edit Post Reply With Quote
"Eine Zukunft ohne Öl ist möglich"
Experten plädieren für Elektroautos, Energiewälder und Sonnenenergie

Buch: "Zukunft ohne Öl" - erschienen im Stocker-Verlag
Wien ( R E Z E N S I O N ) (pte/13.09.2008/13:55) - Können erneuerbare Energien die fossilen Energieträger ersetzen, ohne dass es zu einem massiven Wohlstandsverlust kommt und die Agrarpreise explodieren? Diese Frage stellen sich die beiden Autoren August Raggam und Klaus Faißner in ihrem aktuellen Buch "Zukunft ohne Öl - Lösungen für Verkehr, Wärme und Strom", das im Leopold-Stocker-Verlag http://www.stocker-verlag.com erschienen ist. Als Prämisse ihrer Überlegungen und Schlussfolgerungen dient die Tatsache, dass die Menschen so viel Energie verbrauchen wie nie zuvor. Im Jahr 2003 waren es weltweit 10.723 Mio. Tonnen Rohöleinheiten, das sind um drei Viertel mehr als noch vor 30 Jahren.

Weltweit sind die Unterschiede des Energieverbrauchs enorm. Ein Sechstel der Erdbevölkerung verbraucht gleich viel Energie wie der Rest der Welt. Ein US-Bürger hat etwa den 50-fachen Energiebedarf eines Bangla-Deschi. Würde ein US-Amerikaner gleich viel Energie verbrauchen wie ein Deutscher, würde der Energieverbrauch weltweit um zehn Prozent sinken. Der Spargedanke ist zwar vorhanden, aber in Zahlen ausgedrückt, sieht es völlig anders aus: Von 2003 auf 2004 gab es einen weiteren Zuwachs von 4,7 Prozent.

In der Studie kommen die Autoren zum Schluss, dass der durchschnittliche Mitteleuropäer, der pro Kopf vier Kilowattstunden verbraucht, auf rund die Hälfte ohne Komfortverlust verzichten könnte. Die restlichen zwei Kilowattstunden könnten einfach aus erneuerbaren Energie erzeugt werden. "Eine Grundbedingung bei der Nutzung nachwachsender Rohstoffe muss allerdings gelten, fordern die Experten: Die Versorgung mit Lebensmitteln darf in keiner Weise eingeschränkt werden." Schließe man eine Flächenkonkurrenz zwischen der Erzeugung von Lebensmitteln und der von Energie aus, könnten nach einer vom Land Steiermark in Auftrag gegebenen Studie 29 Prozent aller Haushalte mit Strom und Wärme aus Biogas versorgt werden. Eine klare Absage erteilen die Buchautoren dem "Kahlschlag-Diesel" aus tropischem Palmöl oder Soja. Die einzige Lösungsvariante wären daher Produkte, die lokale Kreisläufe schließen und daher auch sozial und umweltverträglich seien.

Auch der Biodiesel-Erzeugung erteilen die Autoren eine klare Absage: Die Erzeugung sei energieaufwändig und alleine zur Erreichung des 5,75-Prozent-Ziels bis 2010 müssten 32 Prozent der gesamten Ackerfläche nur für die Erzeugung von Raps herhalten. Am besten schneide reines Pflanzenöl ab, das mit 9,2 Kilowattstunden pro Liter eine höhere Energiedichte als Biodiesel hat und zudem in der Herstellung nur die Hälfte des Energieaufwandes benötigt.

Die Zukunft gehöre allerdings ohnehin den Hybrid- oder reinen Elektrofahrzeugen, kommen die Autoren schließlich zum Schluss. Bis 2020 sollen in den USA 20 bis 30 Prozent der Fahrzeuge mit Plug-In-Hybrid fahren. Dabei wird das Auto nur bei größeren Geschwindigkeiten mit Treibstoff betrieben, im Stadtverkehr jedoch elektrisch. Auch reine Elektrofahrzeuge wären konkurrenzfähig. Ein kalifornischer Sportwagen mit elektrischen Antrieb ist bei Beschleunigungswerten und Höchstgeschwindigkeit mit einem Benzinwagen konkurrenzfähig.

Der größte Vorteil des Elektroautos sei aber der Wirkungsgrad des Motors - je nach Fahrleistung liegt er bei 50 bis 68 Prozent. Mit einer 40 Quadratmeter Photovoltaikanlage könne bereits jetzt ein komfortabler Kleinwagen 25.000 Kilometer im Jahr fahren. Ein US-Hersteller hat einen Elektro-Pickup mit 160 Kilometern Reichweite und 150 km/h Höchstgeschwindigkeit entwickelt, dessen Batterien mit einem Spezialgerät in zehn Minuten zu 95 Prozent aufladbar sind.
Die Autoren kommen zum Schluss, dass sich mit der Umstellung des Verkehrs auf Elektro- oder Hybridfahrzeuge, einem Anbau von Energiewäldern und anderen Energiepflanzen sowie der flächendeckenden Nutzung von Sonnenlicht durch Photovoltaik bzw. Biogas zur Strom- und Wärmerzeugung der gesamte Energiebedarf aus erneuerbarer Energie gewinnen lasse. (Ende)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2008 nė 07:36 Edit Post Reply With Quote
Energjia, fillon studimi i kapaciteteve te lumenjve

E Enjte, 16 Tetor 2008

Nje grup ekspertesh te kompanise franceze Soregah nisen punen per projektin e studimit te fizibilitetit ne vleresimin e potencialeve hidroenergjetike te lumenjve tona. Ky eshte hapi i pare konkret ne identifikimin e sajteve me te pershtatshme per ndertimin ne te ardhmen te veprave energjetike. Studimi do te fokusohet ne pellgjet ujembledhese te lumit Vjose, Drin dhe Seman. Ky projekt studimi, per gjetjen dhe venien ne eficence te potencialeve hidrike perben nje hap te rendesishem ne fushen e ndertimit te burimeve energjetike. Ne Shqiperi aktualisht vetem 35 per qind e rezervave potenciale hidroenergjetike te vendit shfrytezohen. Ne objektivin e ketij studimi eshte analizimi i kushteve hidrologjike, meteorologjike, gjeologjike dhe sizmike. Po keshtu rendesie do t'i jepet edhe vleresimit te impaktit ambiental dhe zhvillimit social te ketyre zonave me qellim qe te identifikoje kapacitetet gjeneruese. Projekti do te kushtoje 550 mije dollare dhe financohet me kredi te Bankes Boterore. Aktualisht, qeveria shqiptare ka ndermarre nje sere nismash per shfrytezimin ne maksimum te kapaciteteve hidrike te vendit. Vetem pak dite me pare u firmos dhenia me koncesion e Hidrocentralit te Ashtes, nderkohe qe vazhdojne punimet edhe per nje sere veprash te tjera energjetike. Gjithashtu, po vazhdojne procedurat per dhenien me koncesion te HEC-eve lokale dhe sipas Ministrise se Energjetikes jane rreth 25 te tille qe pritet te pajisen me dokumentacion dhe te fillojne prodhimin e energjise.

kj


ca ta besh kete lajm?!

Tani filloi studimi!?

Me mire vone se kurre.

Sa hidrocentrale jane dhene me koncesion?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-11-2008 nė 16:45 Edit Post Reply With Quote
http://www.hyperionpowergeneration.com/

Shume interesante.

Ama materiali berthamor eshte thjesht i fundem e nuk e zgjidh problemin.
Problemin e zgjidhin vetem zgjidhjet e riperteritshme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-12-2008 nė 12:03 Edit Post Reply With Quote
Financial Times zbulon arsyet e vizitës së Berluskonit në Tiranë
Një projekt i madh energjetik që përfshin një faturë të madhe është në tavolinë për tu nënshkruar kur Silvio Berluskonoi Kryeministër i Italisë të takojë nesër në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha

Financial Times
Hene, 01 Dhjetor 2008 11:29:00

Një projekt i madh energjetik që përfshin një faturë të madhe është në tavolinë për tu nënshkruar kur Silvio Berluskonoi Kryeministër i Italisë të takojë nesër në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Kriza energjetike kronike në Shqipëri dhe ambicia e zotit Berisha për të ngritur një park energjetik në qendër të Europës, por në një shtet të varfër, ka hapur një treg të ri për shumë kompani italiane.

Një arsye tjetër urgjente për zotin Berisha janë zgjedhjet elektorale të qershorit 2009-të. Shiptarët të lodhur me “black out” mund ta shohin si zgjedhje projektin e parkut energjetik. Po kështu Z. Berisha ka bërë edhe një ftesë joshëse për investitorët “Shqipëria një euro”.

Zoti Berisha po ofron kushte tërheqëse për investitorët por njerëzit e përfshirë në projekte, thonë se firmat e huaja mund të përballen me vështirësi. Ata japin paralajmërimin se vendi është i përfshirë nga korrupsioni, mungesa e transparence në procedurat e aprovimit, mosmarrëveshje për tokën dhe rezistencë nga ambjentalistët shqiptarë.

Programi sipas ministrit të Energjetikës Genc Ruli është për të firomosur dy projekte energjetike me vlerë 1 dhe 1.5 miliard euro duke kontraktuar Falcone group dhe Micanden, firmë ndërtuese siciliane.

Këtu kosnsiston edhe vizita e Berluskonit në Tiranë për nënshkrimin e dy kontrateve. Njëra me vlerë 1 miliardë euro, kontratë që shkon për grupin Falcone të Italisë për ndërtimin e një uzine rigazifikimi pranë Fierit dhe një tubacion gazi nën det për në Itali. Marrëveshje e dytë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane me vlerë 1.5 miliardë euro shkon për Mocandën, firmë ndërtuese siciliane për projektin e prodhimit të energjisë me anë të erës, në gadishullin e Karaburunit si dhe një kabëll energjie që do të shkojë nga Adriatiku në Itali. Projekti për sigurimin e energjisë me anë të erës nga Moncada do të përfshijë 260 turbina duke e bërë këtë një nga projektet më të mëdha në Europë.

Defiçiti energjetik i Italisë dhe problemet ndërkombëtare e bëjnë Shqipërinë një opsion atraktiv për burimet energjertike. Por pritet që Mocanda energji të përballet me rivalin ASG Poëer dhe me Sëiss-based, kompani që 75 për qind të aksioneve i ka një shqiptar i Kosovës me emrin Agim Gjinali. Shkruar nga: Guy Dinmore në Romë dhe Kerin Hope në Athinë


http://www.moncadaenergy.com/

dhe

ndoshta

http://www.falconegroup.info/

po te jene keta me cudisin!?

Se nuk merren me energji





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-1-2009 nė 14:09 Edit Post Reply With Quote
Per sa energji ka nevoje Shqypnia?

E di kush?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-1-2009 nė 09:36 Edit Post Reply With Quote
Kaskada e Devollit një investim 1 miliard euro parashikon ndërtimin e tre hidrocentraleve

Qeveria miraton koncesionin për projektin më të madh energjetik

Qeveria hedh një hap të rëndësishëm në synimin e saj për shndërrimin e Shqipërisë në një superfuqi të vogël energjetike në Ballkan. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Këshilli i Ministrave miratoi kontratën për dhënien me koncesion të Kaskadës së Devollit, projekt i cili parashikon ndërtimin e tre hidrocentraleve mbi lumin Devoll. Kryeministri Berisha vlerësoi se, projekti përfshin investimin prej 1 miliard euro dhe do të jetë një burim i madh ujor energjetik për vendin. "Kjo mbledhje ka për kryefjalë të saj miratimin e disa kontratave të mëdha të koncesioneve. Së pari, ne sot miratojmë kontratën e koncesionit për Kaskadën e Devollit, projektit më të madh në Europë në fushën e energjisë elektrike ujore aktualisht. Projekti synon ndërtimin e tre hidrocentraleve, përfshi edhe Banjën, në kaskadën e lumit Devoll, sipas një sistemi që bazohet në ndërtimit e 60 km tunel, në mënyrë që të shmangen pasojat e sendimenteve të shumta që sjell ky lum. Investimi është i madh, është rreth 1 miliard euro, por me shfrytëzimin më racional dhe më afatgjatë që i bëhet këtij burimi të madh ujor për vendin", tha kryeministri. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se ndërtimi i 60 kilometrave tunel është një nga epërsitë më të mëdha të projektit dhe është një arritje e rëndësishme për objektivat e qeverisë shqiptare. "Nëqoftëse dita ka një gjatësi dekadash, tuneli jetëgjatësinë e ka në shekuj dhe kjo është një epërsi e jashtëzakonshme e këtij projekti. Ndaj dhe shpreh bindjen se kjo përbën një arritje madhore të Shqipërisë në këtë fushë. Nuk është kjo një arritje e izoluar në fushën e energjetikës, por me projektin, me vizionin tim 'Shqipëria, superfuqi e vogël energjetike në Ballkan', ky është një hap në atë drejtim", tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Projekti do të punësojë mbi 5 mijë punëtorë

Realizimi i projektit për ndërtimin e tre hidrocentraleve mbi lumin Devoll do të bëjë të mundur dhe punësimin e më shumë se 5 mijë punëtorëve. Në vlerësimin e tij lidhur me këtë projekt, kryeministri Berisha nënvizoi për këtë vepër të madhe, në ndërtimin e së cilës do të angazhohen mbi 5 mijë punëtorë direkt në frontin e punës dhe 2500 të tjerë ndihmës, se është një kryevepër e ndërtimit në llojin e vet, pasi parashikon 62 kilometra tunele. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka theksuar se koncesioni me dy këto kompani, me eksperiencë të madhe në ndërtimin, menaxhimin dhe mbrojtjen e mjedisit në fushën energjetike, përbën garanci të madhe që ky projekt të jetë shumë i suksesshëm në të gjitha fushat, miqësor ndaj ambientit dhe i bazuar në tunele, ai nuk është më projekt dekadash, por shekujsh, sepse ka teknologjinë më të mirë për t'i shpëtuar potencialet nga ezaurimet e sedimenteve. Ndër të tjera, kreu i ekzekutivit shqiptar vuri në dukje se nga ky projekt përfitimi i Shqipërisë do të jetë edhe disa miliardë të tjerë, për shkak të grishjes së investitorëve, nga lajmi i një projekti që bazohet në 62 kilometra tunele dhe nga dy kompanitë më të mira të Europës në fushën e energjisë.

Tre hidrocentralet mbi lumin Devoll

Kapaciteti: ~320 MW

Prodhimi: ~1.000 MWh

Tunele: ~62 km

Investime: ~950 milion EUR

Në fillim të vitit 2008, qeveria shqiptare i dha kompanisë "EVN Austria" kontratën e koncesionit për shfrytëzimin e potencialit hidroenergjetik të Lumit Devoll, që ndodhet në qendër të Shqipërisë, 50 km në jug të Tiranës. Projekti përbëhet nga një koncesion i formës BOT për tre hidrocentrale përgjatë lumit Devoll, dy prej të cilëve do të ndërtohen dhe i treti, HEC i Banjës do të përfundohet mbi punimet e mëparshme të ndërtimit që janë nisur gjatë fundit të viteve '80-të nga qeveria shqiptare. Në total, vëllimi i investimit për zbatimin e projektit vlerësohet të jetë më shumë se 900 milionë euro dhe më shumë se 30 000 persona në vit do të punësohen gjatë periudhës së planifikimit dhe ndërtimit. Qeveria do të siguronte në total një shumë prej 1 miliard eurosh, përmes taksimit të projektit, si dhe veprimtarive të tjera të lidhura me të.

Përmirësim i sigurisë së furnizimit me energji

Sektori i energjisë elektrike në Shqipëri do të jetë një përfitues i drejtpërdrejtë i Projektit të Devollit, duke qenë se ndërtimi i tij do të sillte një përmirësim të sigurisë së furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë. Vlerësohet se prodhimi mesatar vjetor i energjisë në këtë projekt mund të arrijë deri në nivelin 1 Tv/h, një sasi kjo mbi nivelet maksimalë vjetorë të ndërprerjeve të energjisë që janë regjistruar në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Ndërtimi i Projektit të Devollit do të rriste stabilitetin e sistemit, për shkak të pozicionit të tij strategjik pranë kryeqytetit, i cili është konsumatori kryesor në vend si për familjarë ashtu edhe për industrinë, por është gjithashtu edhe pranë Elbasanit, që është qyteti më i afërt dhe në të njëjtën kohë një qendër industriale e rëndësishme (shumë industri të rëndësishme dhe konsumatorë të mëdhenj të energjisë e kanë vendndodhjen në Elbasan, si Uzina e Ferrokromit, e Çelikut, Fabrika e Çimentos etj), si dhe një nyjë e rëndësishme energjetike për Shqipërinë (linja 400 kV e transmetimit nga Greqia përfundon në transformatorin 400 kV të Elbasanit). E gjithë kjo, do të mundësonte akses dhe shpërndarje pa probleme për konsumatorët. Projekti i Devollit, me tri hidrocentralë shumë fleksibël, të cilët do të jenë në punë gjatë orëve të pikut do të mundësonte më shumë eksporte të energjisë elektrike të shpërndarë në rrjet e si pasojë, do të kontribuonte në përmirësimin e funksionimit të tregut të energjisë elektrike.

Zhvillim i tregut të energjisë elektrike

Një hyrje e re private në tregun e prodhimit të energjisë elektrike, siç është Projekti i Devollit, do të kërkonte një mekanizëm të përshtatshëm të funksionimit të tregut, i cili mundëson zgjidhje dhe alternativa të orientuara nga biznesi, të cilat garantojnë vazhdueshmërinë e investimeve në sistemin e energjisë elektrike dhe eficencën në menaxhimin e burimeve të disponueshme. Implementimi i Projektit të Devollit në tërësinë e tij nga të njëjtat kompani, ka në vetvete avantazhin e madh të optimizimit të plotë të kaskadës së lumit Devoll përmes tre hidrocentralëve të planifikuar, gjë që do të ishte e vështirë të sigurohej në një tjetër skenar, pra të ndërtimit të secilit hidrocentral nga tre kompani të ndryshme. Kapaciteti i projektit në funksionim të plotë do të ishte mesatarisht një GWh në vit, që me çmimin mesatar me shumicë në momente piku prej 80 euro/MWh do të gjeneronte 80 milion euro në vit, ose 1% e GDP. Projekti i Devollit ka një rol të rëndësishëm e të trefishtë në nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Projekti i Devollit, si suksesi i parë madhor si një investim privat në sektorin e energjisë, do të ndihmonte për nxitjen e investimeve të tjerë në sektorin energjetik, të cilët janë shumë të nevojshëm për përmirësimin e sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri. Sipas legjislacionit shqiptar, Marrëveshjet e Koncesionit të Formës BOOT parashikojnë transferimin e plotë për tek shteti të aseteve të koncesionit pas përfundimit të periudhës së koncesionit. Rritja e sasisë së energjisë elektrike në sistemin shqiptar të energjisë elektrike do të krijonte shanse më të mëdha për shkëmbime të energjisë elektrike brenda tregut rajonal.

Përfitimet ekonomike për Shqipërinë

Rritje e punësimit:

Faza e ndërtimit

Direkt: 5 000 vetë në 6 vjet

Indirekt: Të paktën 2500 vetë për 6 vite

Paga direkt: 120 milion euro

Paga indirekt: 60 milion euro

Faza Operative

300 vende të përhershëm pune për kompaninë joint-venture dhe furnizuesit

Pagat (vlerësuar në terma realë): 50 milion euro

Mundësi vaditjeje në rrjedhën e poshtme të Banjës

Përfitime ekonomikë për shtetin

Përfitimet financiarë për shtetin në një nivel prej minimumi 1 miliard euro, përmes rritjes së të ardhurave të qeverisë

Të ardhura nga taksat mbi fitimin

Të ardhurat nga taksa të tjera

Tarifa e koncesionit

Të ardhurat në rrjetin e shpërndarjes

Të ardhura nga taksimi i veprimtarive të lidhura me projektin / efekti shumëfishues

Të ardhura nga taksimi i veprimtarive jo të lidhura me projektin / efekti shumëfishues

Përfitimet e përgjithshme ekonomike

Rritje e normës së rritjes së GDP prej 2%

Rritje e sigurisë së furnizimit - një sistem i qëndrueshëm i energjisë elektrike

Përfitimet financiare:

Të ardhurat nga taksa mbi fitimin

Të ardhurat nga tarifa e koncesionit

Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës, blerja e tokës, ripyllëzimi

Të ardhura nga taksa të tjera

Blerina TOSLLUKU

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-3-2009 nė 09:34 Edit Post Reply With Quote
Sa eurocent kushton nje kilovatore ne RSH?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-4-2009 nė 06:37 Edit Post Reply With Quote
HEC-et e rinj, KESH studim për kapacitetet prodhuese
TEUTA SHAMKU




Shqipëria ka burime hidrike për të prodhuar energji të mjaftueshme, për të furnizuar normalisht konsumatorët me energji elektrike, madje edhe për të eksportuar në mënyrë të vazhdueshme. Për herë të parë pas 20 vitesh, KESH ka kryer një studim të plotë për mundësitë e ndërtimit të hidrocentraleve të reja në lumenjtë e Vjosës, Drinit të Zi dhe Semanit. Ky studim ka nxjerrë të dhënat mbi kapacitet e lumenjve shqiptarë për të prodhuar energji. KESH ka bërë publike dje të dhënat e këtij studimi, i cili është kryer nga kompania franceze “Sogra”, studimi i së cilës është financuar nga vetë KESH, me rreth 1 milion euro. Kjo kompani ka punuar për rreth 8 muaj, duke kryer të gjitha matjet e duhura rreth hidro-energjetikës, sizmikës dhe mjedisit. Drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë studim, pasi ai siguron të dhënat për investimin që do të kryhet në kaskadat e këtyre lumenjve, të cilët do të kenë rëndësi për nga fuqia prodhuese, duke rritur kështu sasinë e energjisë së prodhuar në vend. Bojaxhiu vlerësoi se vetëm në kaskadën e Vjosës, sipas studimit, mund të ndërtohen tre hidrocentrale të rinj, të cilët do të arrijnë të prodhojnë rreth 30-40 për qind të energjisë në vend. "Në qoftë se këto studime do të realizohen në projekte konkrete, kaskada e Vjosës do të bëhet e dyta për nga rëndësia për prodhimin energjetik në Shqipëri dhe do të prodhojë 30-40 për qind të energjisë, që prodhohet sot nga kaskada e Drinit. Ky është studimi i parë i plotë dhe shumë i integruar sidomos mbi lumin Vjosë”, - ka deklaruar dje Bojaxhiu. Sipas drejtorit të KESH-it, Bojaxhi, vlera e shtuar e këtij studimi në mënyrë të veçantë është se ky studim integron jo vetëm aspektet hidrometrike, gjeologjike dhe sizmike, që kanë qenë standarde në studimet shqiptare më parë, por bën dhe një integrim të aspekteve sociale, ekonomike dhe mjedisore, që këto hidrocentrale mund të kenë në zonat që mund të ndërtohen. Bojaxhiu bëri me dije se në zonat që janë shpallur monumente kulture nuk do të aplikohet teknologjia e digave, ndërsa për tokat bujqësore që mund të përmbyten, do të bëhet një llogaritje e mirë mbi përfitimet ekonomike.





BOX

Sa energji do të prodhohet në tre lumenjtë sipas studimit



Studimi i kryer nga francezët ka matur kapacitetin prodhues për të tre lumenjtë, nëse në kaskadat e tyre do të ndërtohen hidrocentrale të rinj. Vetëm në kaskadën e lumit Vjosë parashikohen të ndërtohen 3 hidrocentrale të rinj, duke e kthyer atë për nga rëndësia të dytën, pas kaskadës së lumit Drin. Sipas studimit të kryer, rezulton se

në total mbi këta lumenj mund të instalohet një fuqi prej 721 megavatësh, ndërsa kapaciteti prodhues arrin deri në 2.8 miliardë kilovat/orë. Ndërtimi i këtyre hidrocentraleve të rinj dhe vënia e tyre në funksion do të rrisë ndjeshëm kapacitetin prodhues të energjisë në vend, duke garantuar një herë e përgjithmonë furnizimin e konsumatorëve me energji pa ndërprerje, pa qenë nevoja që të importohet nga vendet fqinje. Madje, pas ndërtimit të këtyre burimeve të reja prodhuese, Shqipëria mund të kthehet në një nga vendet kryesore në rajon që do të eksportojë energji, jo vetëm vendeve fqinje, por pse jo edhe në vendet e Evropës Perëndimore.





KESH, në 2009 fiton 12 milionë euro nga eksporti i energjisë



Situata e mirë hidrike jo vetëm i ka siguruar energji pa ndërprerje konsumatorëve shqiptarë, por ka ndikuar në përmirësimin e treguesve të eksport-importit të ekonomisë. Duke nisur nga fillimi i këtij viti, KESH nisi të eksportojë energji, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetin fqinj në Greqi. Vetëm për këto afro katër muaj, KESH ka arritur të sigurojë rreth 12 milionë euro nga eksporti i energjisë. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, deklaroi dje se eksporti i energjisë po vazhdon drejt Kosovës dhe Greqisë. KESH po eksporton energji elektrike që prej datës 4 prill në Kosovë dhe në Greqi, kjo falë përmirësimit të ndjeshëm të situatës hidrike në vend, për shkak të reshjeve të bollshme dhe shkrirjes së dëborës. Falë situatës së mirë hidrike, korporata ka ndërprerë që në fillim të muajit importin dhe falë reshjeve të bollshme po furnizon të gjithë vendin me energji nëpërmjet prodhimit vendas. “Situata hidrike paraqitet shumë e mirë, KESH për momentin po furnizon me energji të gjithë konsumin shqiptarë dhe është duke eksportuar energji në Greqi dhe në Kosovë në kohë piku, si dhe përmirësimin e bilancit eksport-import të ekonomisë shqiptare. Gjithashtu ndihmon edhe KESH-in nga ana financiare”, - tha Bojaxhi. Drejtori i KESH-it, Bojaxhi, theksoi se "të ardhurat nga shitja e energjisë elektrike përmirësojnë edhe bilancin eksport-import të ekonomisë shqiptare, por ndihmojnë edhe KESH-in nga ana financiare, duke marrë parasysh gjendjen e vështirë financiare, e cila doli nga thatësira e dy viteve të kaluara".


22/04/2009





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2010 nė 06:44 Edit Post Reply With Quote
Humbjet e energjisë në rrjet dhe humbjet nga arkëtimet kanë sjellë rritje të cmimeve të energjisë elektrike.

Bujar Nepravishta, drejtor i ERE, gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2009 në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese, tha se për cdo 100 kilovat orë energji të hedhur në treg, paguhet vetëm për 50 kilovat orë.

“Humbjet më të mëdha dhe arkëtimet më të vogla ne i kemi pasur tek OSSH-ja, ato kanë qenë 49.34%. Gjithashtu, niveli i arkëtimeve prej 76.4% gjatë vitit 2009 janë një tregues i një eficence shumë të ulët të konsumit të energjisë elektrike”, ka pohuar Nepravishta.

Nepravishta tha se nese do të rekuperoheshin një pjesë e këtyre humbjeve, shqiptarët do të mund të paguanin energjinë elektrike me cmime më të ulëta.

Sipas Nepravishtës, as Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, tashmë i privatizuar, nuk po arrin të ulë numrin e abonentëve të cilët nuk paguajnë.

Ndërkohë, Nevpravishta, duke iu referuar tec-it të Vlorës, një burim i ri i energjisë në vend, tha se prodhimi i energjisë nga ky impiant është me kosto të lartë.

“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për futjen e Shqipërisë në rrjedhën ndërkombëtare të gazit. Tec-i i Vlorës është i detyruar të punojë me naftë diesel me cmim të lartë”, ka saktësuar ai.

Sipas raportit, për vitin 2009 prodhimi i energjisë në vend ka qenë në nivele të larta, përkatësisht rreth 5,2 miliardë kilovat orë, nga të cilat 90 milionë janë siguruar nga sektori privat.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3027709 sekonda, 33 pyetje