Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Sistemi i taksave ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2002 nė 08:08 Edit Post Reply With Quote
Sistemi i taksave ne RSH

2003, TVSH nuk do te ulet
Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH) perfundimisht ngelet i pandryshuar edhe per vitin e ri fiskal 2003. Zyra e shtypit ne Ministrine e Financave, beri te ditur dje se misioni i FMN ka dhene mendimin perfundmitar, i cili pritet te ndikoje tek qeveriia dhe insitucionet fiskale per te lene te pandryshuar nivelin prej 20 per qind te TVSH. Ulja e kesaj takse me rreth 5 per qind eshte kerkesa kryesore qe komuniteti biznesit ka bere ndaj qeverise gjate diskutimit te paketes fiskale. Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise, ka kerkuar uljen me 5 per qind te kesaj takse per mallrat e konsumit te pervitshem, me qellim uljen cmimeve ne kete grup mallrash. Po keshtu biznesi ka kerkuar qe TVSH te ulet ne 10 per qind per lendet e para dhe makineri te ndryshme dhe te gelet e pandryshuar per disa mallra luksi. Luan Bregasi, President i Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise e argumentoi kete kerkese me zgjerimin e bazes tatimpagusve dhe sjelljen pozitive qe do te kene tatimpaguesit ndaj institucioneve fiskale, ne rast te uljes se nivelit te taskes. Ulja e TVSH ka qene kerkesa kryesore qe komuniteti i biznesit beri nje vit me pare gjate diskutimit te paketes fiskale. Por FMN e keshilloi qeverine shqiptare qe te merrte ne shqyrtim uljen e saj gjate viteve te mevonshme, pasi e vleresoi ecurine e mbledhjes se saj te dobishme.




--------------------------------------------------------------------------------
18/10/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 20-10-2002 nė 14:54 Edit Post Reply With Quote
Ndjekja e "keshillave" te FMN-se eshte nje gabim i madh ne kete rast. Burokratet e FMN-se duan qe te vjelin sa me shume taksa ne nje kohe sa me te shkurter ne menyre qe te marrin borxhet qe i kane dhene Shqiperise. Dhe Shqiperia perfundon me nje nga TVSH-te me te larta ne te gjithe Evropen (ose me e larta).

Efektet negative te taksave te larta jane disa. Ne rradhe te pare i marrin frymen zhvillimit te ekonomise sepse ato para qe i jepen shtetit, kompanite mund t'i perdorin qe te zgjerojne biznesin duke investuar me tej, gje qe rrit aktivitetin e tyre ekonomik dhe u jep mundesine per te punesuar njerez te tjere (ul papunesine).

Efekti tjeter negative eshte krijimi (apo vazhdimi) i korrupsionit, pasi askush nuk do qe te paguaje taksa aq te larta dhe detyrimisht do mashtrojne qe te mos i paguajne.

Burokratet e FMN-se dhe Qeverise Shqiptare harrojne qe duke ulur taksat, e tere ekonomia zhvillohet dhe rriten te ardhurat nga taksat (zgjerohet baza takse-paguese)!

E keqja eshte qe kujt t'ia shpjegosh keto! Kujtojme se cdo gje qe thote FMN eshte e drejte.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 21-10-2002 nė 10:56 Edit Post Reply With Quote
E keqja eshte qe kujt t'ia shpjegosh keto! Kujtojme se cdo gje qe thote FMN eshte e drejte.


Shqipo,

Nuk besoj se qeveria e ka fajin se eshte shume besuese ndaj FMN-se, apo aq naive sa t'i bindet verberisht cdo keshille te saj. Asaj i duhet te plotesoje parametrat qe i kerkon FMN-ja ne menyre qe te arrije creditworthiness per te tashmen dhe te ardhmen. Pastaj, mos harro se qeveria shqiptare ka me vite qe i "ndjek keshillat" e FMN-se. Tek nje liber qe ka botuar se fundmi analisti ekonomik Mitro Cela, perfshihet edhe nje kapitull per FMN dhe marredheniet e qeverise shqiptare me te.

Jam dakord me ato qe ke paraqitur si efekte negative nga taksat.

Por ne lidhje me:

Burokratet e FMN-se dhe Qeverise Shqiptare harrojne qe duke ulur taksat, e tere ekonomia zhvillohet dhe rriten te ardhurat nga taksat (zgjerohet baza takse-paguese)!

Besoj se ata veprojne duke mbajtur ne mend periudhen Reagan ne ekonomine amerikane qe u zhvillua bazuar ne sa permend me lart. Baza taksa paguese nuk u arrit te ishte aq e larte sa te kompesonte uljen e nivelit te taksave. Te ardhurat qe u siguruan nuk qene te njejta me ato me pare. Ndaj ndoshta iu duket si mase me e drejte mosndryshimi i masave ne politiken fiskale.

Ajo qe behet sikur harrohet eshte evazioni fiskal. Kete ti e permend fare mire.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 23-10-2002 nė 01:45 Edit Post Reply With Quote
Faleminderit konservatore!

Ke shume te drejte qe qeveria Shqiptare (cilado qofte ajo) duhet t'u perulet kushteve te IMF/FMN per shkak te "creditworthness" apo, me mire, per te qene ne gjendje te marre keto borxhe nga FMN.

Problemi eshte qe FMN nuk eshte rruga e vetme, dhe cdo gje nuk eshte fikse, mund te behet "pazar" per kushtet ne vend qe t'i marrin bllok ashtu sic ua servir FMN.

Pa dashur te permend shembuj, ka vende qe, duke ndjekur kushtet e FMN-se kane marre te tatepjeten ne vend te te perpjetes.

Nuk mund te them me saktesi nese niveli i te ardhurave nga taksat ne kohen e Reagan u rrit apo u ul - thjesht sepse nuk i di statistikat. Por..., fatkeqesisht, disa analyste (Amerikane) e thone kete, madje lavderojne Clinton dhe i japin, me te padrejte, vlerat e heroit per arritjet e larta te ekonomise Amerikane gjate kohes se tij (Clinton). "Kyci" i vogel qe harrohet eshte qe ketu ne Amerike, per shkak te madhesise se ekonomise, pasojat e politikes ekonomike te Reagan nuk munden te ndiheshin gjate kohes se Reaganit (apo edhe te Bushit Sr.) por dhane frute gjate kohes se Clinton. Rrjedhimisht, frutet e politikes ekonomike te Clinton (nese kishte ndonje...) do i ndjejme pak me vone.

Une s'jam ekonomist (ne kuptimin e mirefillte te fjales) nga profesioni apo shkollimi (jam i nje niveli me te ulet: biznes), por besoj shume me teper ne Friedman sesa ne Engels (apo cilindo ekonomist tjeter qe predikon planet 5-vjecare). Ndonese nuk ka formule te magjikte (apo te arte), mendoj qe nje grup si "Chicago Boys" do te sillte shume te mira per Shqiperine, te cilat, sigurisht, duan disa vite qe te tregojne rezultatet e verteta.

Duke iu kthyer asaj qe thashe me pare, kam shume besim se nje nivel me i ulet taksash do te kishte shume me teper vlera pozitive ne "long run" sesa taksat e larta - per te gjithe. Taksat e larta vertete mund te mbushin arkat e shtetit por historia e ka vertetuar tashme qe individi (kompanite private) mund t'a administrojne parane shume me mire sesa qeveria.

Me kaq po e perfundoj fjalimin tim per sonte:-)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 23-10-2002 nė 16:19 Edit Post Reply With Quote
Fjalimi eshte shume i mire shqipo. do te kerkoj per ndonje statistike me te sakte dhe do ta sjell ketu.

Gje tjeter, politika e asaj qe quhet qeveri shqiptare eshte ajo e yes-man-ve, pra yes FMN, yes ketu e yes aty. Ata nuk mund te dalin prej hendekut ku kane precipituar. Qe prej vitit 1997 e ketej, nuk kane bere gje tjeter vecse kane marre projekt-idete e FMN-se dhe i kane vene ne zbatim.


Kthehem edhe njehere tek premtimi mbi statistikat :)

Pershendetje!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 25-10-2002 nė 11:38 Edit Post Reply With Quote
Shqipo,

kerkova ashtu sic shkrova tek mesazhi me lart. Fillimisht me dolen ca faqe anti-Reagan, qe vetem ulje te politikes fiskale te ndjekur ne ate kohe tentonin te arrinin.

POr besoj se gjeta nje artikull te mire me neutral, botuar kete vit ne fillim te shkurtit ne National Center of Policy Analysis. Autor Bruce Bartlett, senior fellow ne kete institucion.

PIkat baze te artikullit te tij jane:

- argumentimi me kurben e Laffer-it

- dhe arritja ne perfundimin se per mossuksesin ne deficitin buxhetor faktor nuk ishte deshtimi i idese qe bazohej mbi funksionimin e kesaj kurbe, por:

1. se shpenzimet u rriten me shpejt sec ishin pritur

2. Inflacioni ra shume me shpejt sec ishte pritur nga ekonomistet amerikane ne vitin 1981.

Ai permend dhe dicka. Perkunder miteve qe ekzistojne mbi qellimin e uljes se nivelit te taksave, administrata Regan nuk pretendoi se kjo mase do ta shperbelnte veten.


Artikullin e gjen tek kjo faqe:

"http://www.ncpa.org/edo/bb/2002/bb020402.html"


Statistike per te ardhurat e taksave gjeta ne kete faqe:

"http://reagan.webteamone.com/revenues.cfm"

PO te shikosh ne kater vitet: 1982,1983,1984,1985 te ardhurat e arritura qene me te uleta se ato te vitit 1981.

POr ke te drejte ne dicka qe ke shkruar me pare, nje mase e tille uljesh taksash fillon t'i tregoje efektet vetem disa vjet me vone, dhe perfitimi per administraten Clinton patjeter qe ka qene i madh.

Per kurben e Laffer-it:

"http://www.chez.com/economie2000/courbelaffer-gb.htm"


Pershendetje!


[Edituar më 25-10-2002 nga Anton Ashta]





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 25-10-2002 nė 15:04 Edit Post Reply With Quote
wow! shume faleminderit per kete info!
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-10-2002 nė 10:06 Edit Post Reply With Quote
Mes FMN-se dhe biznesit shqiptar
Nga Fatos Cocoli/ Ne dymbedhjete vitet e fundit, nje nga organizatat nderkombetare me fuqi gati absolute ne vendin tone ka qene dhe eshte Fondi Monetar Nderkombetar (FMN). Me sakte, duhet shprehur se "mbreter" te padiskutueshem te financave shqiptare jane treguar nepunesit e saj te ketushem (nje perfaqesues i perhershem) dhe nepunesit qe vijne ne perberje te misioneve te saj te herepashershme. Misioni i fundit i saj ka qene kunder vullnetit te shprehur nga disa perfaqesues te qeverise sone per te ulur taksen mbi vleren e shtuar(TVSH) nga 20% ne 15%, gjate bisedimeve per paketen fiskale te vitit 2003.

Shtate vjet me pare, me 1996, po perfaqesuesit e FMN-se ishin te mendimit se banka me e madhe e vendit tone, Banka e Kursimeve, duhej te nderpriste dhenien e kredive per ekonomine. Arsyet e kredive te pakthyera (te keqija) qendronin, por jo aq te forta sa te justifikonin mosaktivitetin e kesaj banke me nderrimin e viteve. Ka kaluar e gjithe kjo kohe dhe Banka e Kursimeve nuk ka dhene deri tani asnje kacidhe per biznesin dhe mundesine e hapjes se vendeve te reja te punes ne ekonomi. Ajo ka perbere kolektorin me te madh te bllokuar, qe ka sjelle permbytjen e cdo shansi per zhvillim te shpejte te industrise prodhuese dhe turizmit ne Shqiperi.

Nderkohe, mbajtja e ngarkeses se forte fiskale mbi ekonomi (taksat e larta ndaj sipermarrjes) mund te kete po ashtu justifikime te bazuara. Mungesa e privatizimeve te Bankes se Kursimeve dhe Telekomit, rritja e cmimit te naftes ne tregun boteror, demet kolosale te permbytjeve te medha te vjeshtes ne shume zona te Shqiperise jane qe te gjitha arsye te shendosha per te menduar se parate ne buxhetin e shtetit duhet te vijne me shumice nepermjet taksave. Mirepo, rruga e mbajtjes se TVSH-se ne nivelin 20% ndoshta nuk eshte ajo me e pershtatshmja.

Biznesi, sipermarrja e lire ka kohe qe ndjen nje si lloj ndrydhjeje dhe gati mungese oksigjeni. Nuk mjaftojne vetem kostot e pagesave te korrupsionit per administraten publike, arbitrariteti dhe pangopesia e nepunesve te saj. Kushtet e kryerjes se biznesit jane veshtiresuar. Krahas konkurences shume te forte nga jashte, ngopja e tregjeve brenda vendit dhe rritja e kerkesave te konsumatoreve kane ulur fitimin e biznesit. Ai tashme mund te mbijetoje e te zhvillohet vetem nepermjet nje rinovimi te plote te kapaciteteve te tij prodhuese e tregtare. Mirepo, per kete i duhet nje "armepushim" me detyrimet e larta ndaj shtetit. Ndryshe ai do te vijoje te perjetoje nje agoni "rritjeje". Kjo agoni nuk mund te mirepritet vecse nga kompanite importuese greke e italiane, te cilat kane filluar ta konstatojne me shqetesim rritjen e ofertes se prodhimit te biznesit vendas ne tregun shqiptar.

Mbajtja e takses mbi vleren e shtuar ne nivelin qe eshte sot nuk i leverdis as edhe vete interesave te buxhetit te shtetit per periudh-n afatmesme, pse me uljen e TVSH-se pa diskutim qe do te marre hov aktiviteti i biznesit dhe do te rritet numri i firmave sipermarrese, pra edhe i subjekteve qe i paguajne taksa shtetit.

Nentor-dhjetori, ky dymuajsh fundviti eshte nje periudhe e veshtire per qeverine shqiptare. Ajo eshte ne prag presionesh te forta mbi inflacionin. Ajo ka pak gjasa qe t'i dale ndesh opinionit-vullnet te FMN-se, pra te vendose me koken e saj te ule TVSH-ne. Acarimi, aq me pak, divorci me kete agjensi nderkombetare financimesh as qe mund te gjeje vend ne mendesine e qeveritareve tane. Ndoshta qeveria jone do te perpiqet te gjeje nje breg me te ceket, duke kerkuar qe te pakten ta ule TVSH-ne ne gjysmen e dyte te vitit qe vjen. Per kete, presioni pozitiv e inkurajues per ndryshime nga ana e komunitetit te biznesit duhet te funksionoje ne apogjeun e tij dhe shoqatat qe ky biznes financon duhet ta tregojne veten se nuk dine te bejne vetem seminare apo fjalime te bukura, por edhe lobing te mirefillte per interesat e biznesit.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 10:10 Edit Post Reply With Quote
Grope e zeze ne buxhet
Dy javet e fundit drejtoret kryesore te Ministrise se Financave, ai i Tatimeve dhe ai i Doganave, i kane raportuar medias perkatesisht nje aksion show qe rezultoi me nje shkelje (nese vertetohet) prej 120 mije USD ne Vlore (!) dhe nje bisedim me kryedoganierin e UNMIK-ut ne Kosove, ne kuadrin e marredhenieve mes homologesh. Nuk eshte raportuar asgje gje tjeter. Nuk eshte deklaruar asnje shifer. Nuk eshte permendur asnje rezultat.

A mund te jete nje harrese mosdalja me asnje njoftim shtypi e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per rreth tre muaj? Ku jane konferencat tradicionale mujore te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, te realizuara, si rregull, ne Hotelin e shtrenjte Rogner Europapark?

Pergjigjja eshte e thjeshte: Dy drejtorite me te rendesishme qe sigurojne te ardhurat kryesore ne buxhetin e shtetit nuk kane mundur te realizojne detyrimet ligjore te tyre. Madje, shifrat e realizimit jane shume me te uleta edhe se premtimet e koheve te fundit te z. Islami, Minister i Financave.

Ne konferencen e fundit per shtyp (ministri Islami ne fakt i zhvillon konferencat ne ministri, ne ndryshim nga Kraja qe i zhvillon tek Rogner) shefi aktual i Financave deklaroi se te ardhurat fiskale nga tatimet dhe doganat ne fund te vitit pritet te kapin shifren prej 104 miliarde lekesh, qe do te thote nje rritje prej 12,5 miliarde lekesh, ose 14 % me te larta se viti i kaluar. Nje fakt edhe ky i "pritshem", i deklaruar nga Islami, eshte shume me i ndryshem nga ai i fiksuar ne Ligjin Organik te Buxhetit 2002, miratuar ne Kuvendin e Shqiperise. Sipas ligjit te mesiperm, te ardhurat tatimore gjithsej do te duhej te rriteshin 16,9 %, ose ne shume absolute saktesisht 15,8 miliarde lekesh. Kjo as qe mund te ndodhe! Dhe as pritet te ndodhe, pas gjendjes faktike ne tatime dhe dogana!

Pavaresisht mungeses se plote te transparences se organeve zyrtare (ku futet edhe heshtja olimpike e drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve dhe atij te Doganave) shifrat flasin per nje grope te zeze qe do te krijohet buxhetit te ketij viti. Plani nuk do te realizohet me shume se 92-93 %, diferenca ne te ardhura do te jete jo me pak se 9 miliarde leke, ndersa shpenzimet qeveritare nuk do ta kalojne 70 % te planifikimit vjetor. Kjo do te thote qe kontratave qe jane nenshkruar me drejtuesit kryesore te ministrise se Financave, ai qe i ka nenshkruar, "t'u pije lengun"!

Shifrat do te jene te tilla, te ulta, edhe pse Ministria e Financave ka perfshire ne te ardhurat tatimore gjithsej edhe taksen "Majko", disa dhjetera milione dollareshe, qe ka disa muaj qe mblidhet ne dogana, (1 % e importeve te taksueshme) tek "300 te medhenjte" (30 mije leke per te gjithe ata qe paguajne TVSH) dhe tek distributoret e karburanteve (3 leke/liter te zhdoganuar).

Kjo gjendje aspak e mire e taksambledhesve shqiptare dhe e Ministrise se Financave vjen menjehere pas rrahjes se gjoksit per bllokim te kontrabandes, rritje te luftes kunder evazionit fiskal, rritje te te ardhurave nga tatimet e taksat etj. Asgje nuk ka ndodhur ne te vertete. Jane hartuar e miratuar vetem matrica, jane nenshkruar kontrata me kryeministrin me detyrime reciproke dhe "penalitete" administrative, ndersa rezultatet jane me te uleta edhe se sa kane qene erpara konsensualitetit. C'kuptim kishin kontratat e bujshme te para 100 diteve?

Bardhi Sejdarasi

kj

Anjehere nuk e kam kuptuar aspak, por askund nuk kam pare qofte dhe nje artikull inforumues permbi sistemin e taksava ne RSH.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 13-11-2002 nė 13:51 Edit Post Reply With Quote
Ligji per sistemin e taksave

Per sistemin e taksave ne Shqiperi!


Permes nje kerkimi ne internet gjeta ligjin per sistemin e taksave ne RSH te dates 28.12.1998 ne faqen e meposhtme.


http://www.i-une.com/cgi-bin/go.cgi?URL=http://eduart0.tripod.com

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-12-2002 nė 09:28 Edit Post Reply With Quote
Te falenderoj per info

Taksë e re për shtëpitë tona

Mbi popullin shqiptar, përveç taksave të mëparshme do të rëndojnë edhe taksat e reja, me të cilat pretendohet të rritet buxheti i shtetit. Bëhet fjalë për taksën e shtëpisë, e cila do të aplikohet për herë të parë nga në Shqipëri, ku çdo kryefamiljar do t'i paguajë në vit një shumë të caktuar bashkisë apo komunës në të cilën jeton.

Projekt-ligji mbi "sistemin e tatimeve, taksave dhe tarifave vendore" parashikon përveç taksës së tokës, edhe taksën e shtëpisë, e cila vihet për herë të parë në vendin tonë. Ky projekt-ligj do të diskutohet në Kuvend, së bashku me projekt- buxhetin e vitit të ardhshëm.

Nga burimet e brendshme tek Ministria e Financave, mësojmë se projekt-ligji klasifikon banesat, sipas vitit të ndërtimit dhe sipas qyteteve apo krahinave ku gjenden. Përshembull, një qytetar në Tiranë që zotëron një shtëpi të ndërtuar pas vitit 1993, duhet të paguajë në bashki 70 lekë të reja për metër katror në vit. Kurse më pak do të paguajnë poseduesit e shtëpive të ndërtuara para vitit 1993, pasi do të paguajnë vetëm 30 lekë për metër katror.

Kjo gjë do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri dhe kjo taksë pritet të përmirësojë ndjeshëm buxhetin e bashkive dhe komunave e më pas, buxhetin e shtetit.

Për tregtarin taksa të reja

Do t'i nënshtrohen kësaj takse edhe ndërtesat, të cilat shërbejnë për tregti dhe shërbime përfitimi. Pronarët e këtyre ndërtesave do të paguajnë plot pesë qind lekë për metër katror në vit, në qytetet si Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Saranda.

Në zonat rurale taksimi i shtëpisë do të kryhet në masën tridhjetë për qind të vlerës së taksimit për rrethin përkatës. Bashkitë e rretheve kanë të drejtë që tarifat e këtyre taksave të përcaktuara me ligj mund t'i ulin, ose mund t'i rrisin me pesëdhjetë përqind. Bashkitë dhe komunat kanë të drejtë të lehtësojnë ose të përjashtojnë nga ky detyrim familjet e varfra, të cilësuara sipas kritereve përkatëse.

Nga taksat e banesës nuk përjashtohen as bodrumet, por vetëm ndërtesat nën pronësi publike dhe fetare.

Hotelet, taksë sipas klientit

Projekt-ligji i ri përmban dhe një ndryshim të rëndësishëm në taksimin e hoteleve. Hotelet më përpara kanë paguar tek bashkitë dhe komunat një dollar për çdo krevat lëshuar me qera. Kjo taksë tani është caktuar deri në dhjetë për qind të çmimit të paguar nga klienti. Rritje është vendosur edhe për taksën e efektit në infrastrukturë, për ndërtimet e reja që më parë kanë qenë dy për qind e vlerës së investimit, ndërsa duke filluar nga viti i ardhshëm do të jetë tre për qind e vlerës së investimit.

Taksa të reja do të vihen edhe për aktet e kalimit të pronësisë. Mbledhja e këtyre taksave do të kryhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Këto zyra do të mbajnë për vete tre për qind të shumës së arkëtuar, duke kryer rolin e agjentit tatimor.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-12-2002 nė 09:29 Edit Post Reply With Quote
Shteti rëndon me taksa agrobiznesin e ri

Agrobiznesi, kjo industri e re po ndeshet me taksa të larta të papërballueshme. Burime të brendshme nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar konfirmojnë, se ky këshill kërkon nga shteti uljen e taksave. Kjo industri e re e krijuar me mundime nga kapitale private të derdhura në linja e fabrika bashkëkohore kërkon të zgjerojë kapacitetin e vet, por ndeshet me taksa të larta të papërballueshme, siç janë taksat e TVSH-së, tatimi mbi të ardhurat, akcizat. Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar i nevojitet ndërhyrja e shtetit në dy elementë kryesore: 1-Heqja e TVSH-së për imputet bujqësore, si dhe 2- të njihet TVSH e rimbursuar për lëndët e para që industria e agrobiznesit përpunon. Këto janë pengesat kryesore që po frenojnë zgjerimin e investimeve në këtë sektor, megjithëse në vend janë të favorshme kushtet për të rritur investimin e kapitaleve të grumbulluara në industrinë agropërpunuese.

Deri në vitin 1997, TVSH ishte e ulët dhe dogana për disa sektorë të agrobiznesit nuk paguhej. Pas vitit 1997, u rrit TVSH me afro njëzet përqind, u vendos taksa doganore plus dhe taksa të tjera. Kjo politikë nuk ndihmoi aspak në rritjen e të ardhurave në buxhet, nuk u arrit as qëllimi pozitiv për të cilin u aplikua, dhe as u reflektua në kohë për t'u ndrequr gabimi.

Megjithatë lëndë e parë për agrobiznesin mbetet importi. Përshembull, tre industritë përpunuese kryesore të agrobiznesit që janë industria e prodhimit të vezëve, vajit ushqimor dhe prodhimi i birrës, janë ato që kanë investimet më të mëdha në vend, por që ndeshen edhe më tepër me organizmat shtetërore, për arsyen e thjeshtë, sepse këto industri kërkojnë lehtësitë fiskale për importin e lëndëve të para që kërkon industria e tyre.

Industria e vezëve që plotëson krejt nevojat e konsumatorëve në vend, është e varur, ndërkohë nga lënda e parë ushqimore për shpendët, të cilën e importon. E njëjta situatë paraqitet dhe për industrinë e vajit ushqimor, ku lënda e parë merret nga jashtë dhe pastaj përpunohet, sepse në vend nuk prodhohen bimë eterovajore. Edhe industria e birrës përveç ujit të cilin e gjen me shumicë në vend, dy elementët e tjerë, alkoolin dhe majanë, është e detyruar t'i importojë. Të tre këto industri të agrobiznesit kanë arritur pothuajse të eliminojnë nga tregu vendas prodhimet e importit, duke i garantuar tregut një sukses deri diku të arrirë, atë të prodhimit vendas. Por shteti ende nuk po bën ndonjë lëvizje për lehtësimin fiskal që kërkojnë këta sektorë për importimin e lëndës së parë, që është mëse e domosdoshme. Duke mos patur uljen e tarifave të importit të lëndëve të para, këto industri nuk arrijnë dot të planifikojnë edhe hedhjen e bazave për të siguruar vetë lëndën e parë në vend. .

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 4-12-2002 nė 08:44 Edit Post Reply With Quote
Nje forme e re taksimi ne sistemin fiskal

Për herë të parë në Shqipëri për vitin e ardhshëm do të vendoset një taksë e re për tokën bujqësore
Taksa e tokës pritet të rrisë prodhimin

Por, vështirësi në vjeljen e të ardhurave nga taksa mund të jenë problemet e pronësisë së tokës

TIRANE -
Në projektbuxhetin 2003 parashikohet edhe një taksë mbi tokën bujqësore. Është hera e parë që bujqësia përfshihet në sistemin fiskal dhe pritet që detyrimet e reja të stimulojnë një përdorim më efikas të tokës bujqësore. Kjo taksë do të aplikohet për sipërfaqet e punueshme mbi 1 hektarë. Mendohet që taksa të mos jetë fikse, por të bëhet një diferencim në vlerën e saj sipas kategorive të tokës. Lidhur me këtë çështje Instituti i Studimit të Tokave ka zhvilluar një studim për vlerësimin e tokës bujqësore sipas pjellorisë së saj.
Duke patur parasysh që një nga objektivat e qeverisë për vitin e ardhshëm është decentralizimi i pushtetit, është menduar që kjo taksë të kalohet nën administrimin e pushtetit vendor. Ndërkohë, që më tepër se për të zgjeruar “zonën e influencës” së këtij pushteti, taksa duhet të shërbejë për rritjen e prodhimit vendas. Fermerët janë të detyruar të paguajnë taksën, e punojnë apo jo tokën, prodhojnë apo jo. Ndaj teorikisht, të paktën për të mbuluar shpenzimet e taksës, ata shtrëngohen të rrisin investimet, e prej këtej edhe prodhimin. Mirëpo vlera e vogël e saj ka të ngjarë të mos ushtrojë presionin e duhur tek fermerët shqiptarë, të cilët kufizohen të thonë se nga halli do e paguajnë taksën, pa përmendur një rritje të shumëpritur të shërbimeve e investimeve mbi tokën nga vetë pronarët. Ndërsa, hartuesit e kësaj politike parashikojnë një migrim të popullsisë rurale, si dhe një zhvendosje të investimeve nga jashtë–brenda vendit, megjithëse vlera e taksës nuk premton për diçka të tillë. Një vështirësi që pritet të ndeshet në vjeljen e të ardhurave nga taksa janë edhe problemet e pronësisë së tokës. Gjithashtu, nuk dihet nëse administrata lokale do të jetë në gjendje ta realizojë me efikasitet mbledhjen e taksës, duke pasur parasysh edhe faktin që ajo përfshihet për herë të parë në paketën fiskale të vitit 2003. Megjithëse, bujqësia zë peshën kryesore në GDP (produkti kombëtar) dhe vazhdimisht është përcaktuar si prioritet i qeverive të mëparshme, vëmendja dhe investimet ndaj këtij sektori kanë qenë tepër modeste, krahasuar me problemet dhe nevojat e tij. Në projektbuxhetin e vitit 2003, bujqësisë i janë akorduar 7 miliardë lekë, që në fakt janë vetëm 1 % e totalit të buxhetit, çka dëshmon sërish për një vlerësim jo të drejtë të këtij sektori. Ndaj edhe taksa e re, vështirë se mund të trajtohet jashtë të njëjtës kornizë. Specialistët e trajtojnë taksën mbi tokën bujqësore në dy aspekte; së pari, si një taksë mbi tokën si pasuri e patundshme e aq më tepër duke e parë si mjet prodhimi, dhe së dyti, si pjesë e një politike agrare për të stimuluar shfrytëzimin intensiv të tokës, duke u orientuar drejt kulturave që konsiderohen më të nevojshme në nivel kombëtar. Gjithsesi, ata shprehen skeptikë dhe druajnë për një trajtim sipërfaqësor të taksës nga qeveria, duke pasur parasysh mungesën e një politike afatgjatë për bujqësinë. “Kjo taksë nuk duhet konsideruar thjesht si një rritje të ardhurash në buxhetin e shtetit”, -thotë Prof. Ass. Adrian Civici, “por, dhe si mjet për arritjen e objektivave të politikave agrare për shfrytëzimin e tokës”. Sipas tij, një praktikë e përdorur në vendet e huaja dhe që duhet shfrytëzuar edhe tek ne, është ulja e taksës në raport me investimet që i bëhen tokës bujqësore. Pra, sa më shumë investohet, aq më pak paguhet. Është e rëndësishme që me kalimin e kohës, kjo taksë realisht të stimulojë realizimin e objektivave të politikave agrare dhe të shërbejë si rregullator për tregun e tokës. “Është e udhës, shton Civici, që kjo të mos bëhet në mënyrë partizane, sot për nesër, por në një formë të studiuar që të mund të parashikohen efektet”.
Ervin QAFMOLLA
Altin XHIKNELI
Aida KORKUTI


(shekulli)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-12-2002 nė 09:51 Edit Post Reply With Quote
Deputetet ulin taksen e shtepise
Ja taksat e reja qe u caktuan per shtepite:

Zona e pare

Tirane, Durres, Vlore, Lezhe, Sarande = 15 l/m2

Zona e dyte

Pogradec, Korce, Elbasan, Lushnje, Gjirokaster, Shkoder = 10 l/m2

Zona e trete

Te gjitha qytetet e tjera = 5 l/m2

Bufi: "Ne u perpoqem te vendosim taksa te cilat nuk ndryshojne shume nga ato ekzistuese. Do t'i cojme parlamentit shifra, te cilat jane pak a shume sa te tanishmet. Kjo jo vetem per shtepite, por edhe per ndertesat qe japin firmat e ndertimit"

Eglantina Nasi

Deputetet e komisionit parlamentar te ekonomise ulen dje taksat e shtepive dhe te ndertesave. Shifrat qe kishte paraqitur qeveria ne projektligjin per taksimin e shtepive thuajse i ka alarmuar. Per kete arsye, ata kane menduar t'i ulin ato dhe t'i perafrojne me nivelin ekzistues te tyre. "Nje gje te tille duhet ta bejme jo vetem per kategorine e shtepive, por edhe per zona te vecanta ne te cilen ato ndodhen. Sepse tarifat qe na ka sjelle qeveria jane teper te larta" jane shprehur mjaft deputete te komisionit. Sipas projektligjit te paraqitur nga ana e qeverise, taksat e shtepive leviznin nga kuotat 10 l/m2 deri ne 70 l/m2. Tarifat me te larta kane qene te regjistruara per banesat, te cilat jane ndertuar pas vitit 1993. Por edhe per kategorine e qyteteve, te cilat gjenden ne zona te rendesishme te vendit si Tirana, Durresi, Saranda, Vlora, te cilat perbejne edhe zonen e pare te taksimit per shtepite e qytetareve. "Por nuk jane me te uleta edhe pagesat per rrethet e tjera ne te cilat shumica e njerezve vuajne nga papunesia dhe largesia ndaj zonave te zgjedhura", thane deputetet e opozites. Behet fjale per kategorine e zones se trete ku futen rrethe te tilla si Puka, Permeti, Hasi, Malesia e Madhe, Kurbini etj, vende per te cilat qeveria kishte ofruar nje taksa shtepie teper te larta. Konkretisht, ne projektligjin e paraqitur nga ana e qeverise, ato ishin 10 l/m2 per shtepite e ngritura para vitit 1993 dhe 25 l/m2 per ato pas ketij viti. Taksimi i shtepise do te filloje te zbatohet ne fillim te vitit te ardhshem. Ajo perben nje nga taksat shtese ne paketen e re fiskale qe po harton qeveria shqiptare ne kuadrin e projektbuxhetit 2003.

Ulen taksat edhe per firmat e ndertimit

Deputetet e komisionit parlamentar dje kane menduar edhe per firmat e ndertimit, te cilat pronesine e ndertimeve te tyre ua kalojne te tjereve. Sipas kryetarit te komisionit parlamentar te ekonomise, Ylli Bufi, taksat qe permbante projektligji per shtepite ishin te larta edhe per keto lloj ndertimesh. "Ne u perpoqem qe te vendosim taksa te cilat nuk jane hume te ndryshme nga ato ekzistueset. Do t'i paraqesim parlamentit nje projektligj i cili brenda tij nuk do te kete shume ndryshime nga ai aktuali" u shpreh Bufi dje per median. Pas shume diskutimesh, deputetet e komisionit te ekonomise vendosen qe tarifa e taksimit te baneses per zonen e pare te behet nga 30-70 l/m2 qe e permban projektligji i qeverise, ne nje vlere vetem prej 15 l/m2. Ndersa per zonen e dyte u realizua ndryshimi nga 20-50 l/m2 qe ishte ne projektligj, deri ne 10 l/m2. Zona e rretheve me pak te zhvilluara kane perfituar nga deputetet nje zbritje te takses se shtepise nga 10-25 l/m2 qe ishte paraqitur ne projektligjin e qeverise, vetem ne 5 l/m2.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2005 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
Zv.ministri i Financave, Florjon Mima, thotë gjatë një interviste për ‘TemA’ se ka përfunduar paketa e reduktimit të taksave për biznesin e vogël
Gati përgjysmimi i taksave të biznesit të vogël
Paketa për përgjysmimin e taksave të vogla është pregatitur dhe së shpejti do të kalojë në qeveri për miratim. Zv.ministri i Financave, Florjon Mima tha në një intervistë për ‘Tema’ se paketa për reduktimin e tatim-taksave për biznesin e vogël është gati, por shtyrja e krijimit të qeverisë së re mund të bëjë që ajo të hyjë në fuqi me 1 janar të vitit të ardhshëm. Zv.ministri Mima thotë se reforma fiskale e propozuar është mjaft më e detajuar, sesa pjesa që përfshihet në programin politik të qeverisë, për faktin se mjaft nga masat e propozuara janë tejet administrativo-teknike dhe dalin nga natyra e një programi politik qeverisës. Zv.ministri garanton se të gjitha premtimet për reformën fiskale janë të përfshirë në paketën fiskale. “Ato konsistojnë në disa drejtime te cilat po i përmendim shkurtimisht: synohet reduktimi ndjeshem i numrit te tatimeve e taksave te aplikueshme ne Shqipëri; synohet thjeshtimi e modernizimi i çdo tatimi e takse te veçante, duke i sjelle ato ne linje me praktikat me te mira botërore; synohet te ulet barra e tatimeve indirekte çka do të japë impakt te ndjeshem ne çmimet e mallrave e sherbimeve për popullaten; synohet te reformohet rrenjesisht sistemi i tatimeve direkte duke e bere ate me te lehte, me miqesor e me nxites për investimet, eksportin dhe punesimin e njekohesisht duke reformuar pjesen e taksimit te te ardhurave personale te individeve; synohet te reformohet rrenjesisht administrimi tatimor duke e kthyer ate ne një sherbim te vertete ndaj tatimpaguesve nga një trup represiv, i korruptuar e i prapambetur,” thotë zv.ministri Mima
Berisha ka ngarkuar Ministrin e Financave me përgatitjen e paketes për përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël. Ne çfazë është puna dhe kur mund të hyjë në fuqi vendimi?
Përgatitja e paketes se reduktimit te tatimeve e taksave te biznesit te vogel ka përfunduar dhe ajo pritet te shqyrtohet ne një nga mbledhjet e afërta të Qeverisë për t’u lënë rrugë hapave të mëtejshëm te ratifikimit parlamentar. Siç edhe jeni ne dijeni, është premtuar qe keto ndryshime do te preknin tremujorin e trete për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe gjashtemujorin e dyte për taksen vendore mbi biznesin e vogel. Fatkeqesisht, pas përfundimit te zgjedhjeve, u humb shume kohe për formimin e qeverisë dhe kjo humbje kohe mund te kthehet ne faktor pengues për miratimin dhe zbatimin ne afatet e mesipërme te ndyshimeve. Gjithsesi te gjithe hapat e duhur do te ndermerren për te bere te mundur reduktimin e premtuar dhe nese kjo nuk do te arrihet për arsye objektive te zbatohet gjate vitit 2005, te filloje menjehere nga 1 Janari 2006.
Ku konsiston reforma fiskale e propozuar nga Partia Demokratike dhe a janë pasqyruar të gjitha premtimet elektorale në programin qeverisës të PD-së?
Reforma e propozuar është mjaft me e detajuar sesa pjesa qe përfshihet ne programin politik te qeverisë, për faktin e thjeshtë se mjaft nga masat e propozuara jane tejet administrativo-teknike dhe dalin nga natyra e një programi politik qeverisës. Por përsa i përket masave qe do te reformojnë politikat tatimore e për te cilat kerkohen amendime ligjore, po! Shumica e tyre është e përfshire ne program dhe ato konsistojnë ne disa drejtime te cilat po i përmendim shkurtimisht: synohet reduktimi ndjeshem i numrit te tatimeve e taksave te aplikueshme ne Shqipëri; synohet thjeshtimi e modernizimi i çdo tatimi e takse te veçante, duke i sjelle ato ne linje me praktikat me te mira botërore; synohet te ulet barra e tatimeve indirekte çka do të japë impakt te ndjeshem ne çmimet e mallrave e sherbimeve për popullaten; synohet te reformohet rrenjesisht sistemi i tatimeve direkte duke e bere ate me te lehte, me miqesor e me nxites për investimet, eksportin dhe punesimin e njekohesisht duke refomuar pjesen e taksimit te te ardhurave personale të individëve; synohet te reformohet rrenjesisht administrimi tatimor duke e kthyer ate ne një sherbim te vertete ndaj tatimpaguesve nga një trup represiv, i korruptuar e i prapambetur, që gjoja synon vetëm mbushjen me çdo mjet të arkes së shtetit, por që shpesh rezulton se mbush vetëm xhepat e inspektoreve të korruptuar të tij.
Reforma fiskale e parashikuar nga Partia Demokratike, mund të ndikojë në krijimin e destabilitetit ekonomik?
Në të gjitha vendet ne zhvillim ka arsye qe reformat të shihen me skepticizem e te priten me hezitim. Eshtë e vertete qe edhe platforma e reformave fiskale ka ngjallur reagime por duhet të kuptojme një gje: reforma e propozuar nuk synon t’i vërë kazmen çdo gjeje te mire të krijuar me mund e djerse nga shqiptaret e partnerët ndërkombëtarë në këta 15 vjet. Në të kundert vizioni yne është dhe do te jete ruajtja dhe forcimi i çdo arritjeje duke shmangur, riparuar e ndrequr çdo mangësi te verejtur e qe ka penguar ngritjen e një sistemi tatimor te drejte, fair e transparent. Hezitimi më i madh qendron rreth faktit se masat e propozuara mund te cenojnë ecurinë e të hyrave publike. Fakti qe te hyrat publike janë parashikuar te njohin rritje qe ne vitin e pare te reformave nga rreth 23.5% e PBB ne rreth 25% e PBB e zhvlefteson kete shqetesim. Hezitim ka edhe nga një pjese e administratave ekzistuese, nga njerez qe kane arritur te penetrojnë ne sistem vetem për te zhvatur e abuzuar me detyren. Keta te fundit siç edhe e prisnim nuk mund te jene ne favor te reformave qe synojnë shmangien e kontakteve me tatimpaguesit, zhdukjen e fenomenit te bakshisheve e rryshfeteve, venien e tatimpaguesit ne qender të sistemit etj.; këta nuk mund te mirepresin filozofinë e re të sherbimit ndaj parajsa e tyre përfundon me fillimin e reformave të propozuara.
Bisedoi: Adi Shkëmbi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-9-2005 nė 07:32 Edit Post Reply With Quote
Ulja e taksave, zbardhet vendimi i qeverisë


Nevila Perndoj

TIRANË - Projektligji për përgjysmimin e taksave për biznesin e vogël që pritet të hyjë në fuqi së shpejti, përmban dy nene të rëndësishme që lidhen pikërisht me disa ndryshime në Ligjin ”Për Taksën Vendore për Biznesin e Vogël”. Në këtë projektligj, që përfundoi së përgatituri dy ditë më parë nga Ministria e Financave, thuhet se në mbështetje të neneve 78, 83/1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave, është miratuar edhe ndryshimi i ligjit për efekt të llogaritjes se këstit të dytë të taksës vendore mbi biznesin e vogël, për përiudhën tatimore 2005. Kështu, për shitjen me pakicë, për kategorinë e parë, ku përfshihet Bashkia Tiranë dhe Durrës, nga 60 mijë lekë taksa do të përgjysmohet në 30 mijë lekë, pra 50% më pak. Për këtë tip biznesi, por për kategorinë e dytë që përfshin bashkitë: Shkodër, Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Lushnjë, Pogradec, Berat, Lezhë, Kavajë, do të paguajnë 10 mijë nga 20 mijë që paguanin deri tani, ndërsa për katëgorinë e tretë që përfshihen bashkitë e tjera, për të njëtin tip biznesi do të paguhet vetëm 7 mije e 500 lekë nga 15 000 që ishte më parë. Për tipin e biznesit shitje me shumicë për kategorinë e parë taksa bëhet 30 mijë lekë nga 60 mijë lekë që ishte vendosur nga qeveria e PS-së. Për kategorinë e dytë të bashkive kjo taksë do të jetë 10 mijë lekë, ndërsa për kategorine e tretë të të njëjtit tip biznesi, do të paguhet nga 7,5 mijë lekë.


Bizneset prodhuese
Për biznesin e prodhimit për bashkitë e kategorisë së parë taksa do të ulet nga 35 në 17,5 mije lekë. Për bashkitë e rangut të dytë nga 15 mijë lekë bëhet 7,5 mijë lekë, ndërsa për bashkitë e vogla 5 mijë lekë. Për shërbimet, taksat do të ulen nga 20 në 10 mijë lekë për Tiranën dhe Durrësin. Për kategorinë e dytë nga 10 në 5 mijë lekë që është e njëjtë edhe për kategorinë e tretë. Për profesionet e lira, taksa do të bëhet 22,5 mijë lekë. Për qytetet e mëdha po jo të kategorisë së Tiranës dhe Durrësit, nga 30 në 15 mijë lekë, ndërsa kategoria e tretë nga 15 në 7,5 mijë lekë. Për transportet janë radhitur disa lloje transportesh, ku taksat luhaten nga më të ndryshmet. Për transportin e pasagjerëve, automjetet deri në 5 vende nga 35 mijë lekë në muaj do të paguhet 17,5 mijë lekë. Automjetet 6-9 vende nga 70 në 35 mijë lekë. Automjetet 10-25 vende nga 80 ne 40 mijë lekë. Për automjetet 26-42 vende nga 90-45 mijë lekë. Ndërsa për automjetet mbi 42 vende nga 95-47,5 mijë lekë. Për tipin e transporteve të mallrave, automjetet deri në 2 tonë do të taksohen tashmë 27,5 mijë lekë. Për automjetet 2-5 tonë taskat do të ulen nga 80 mijë ne 40 mijë lekë. Për automjetet 5-10 tonë taksat do të ulen nga 95 mijë në 47,5 mije lekë. Ndërsa për automjetet 10-16 tonë, taksat do të jetë vetem 50 mijë lekë në muaj. Për transportin detar brenda vendit në muaj do të paguhet 55 mijë lekë, ndërsa për transportin në liqene brenda vendit do të përgjysmohet taksa nga 95 në 47,5 mijë lekë. Taksapaguesit, të cilët mund të kenë bërë pagesën e këstit të dytë të vitit 2005, në avancë sipas kuotave të përcaktuara në Ligjin Nr. 8 977, datë 12.12.20002, me përfundimin e periudhës tatimore 2005, do të dorëzojnë një deklaratë përmbledhëse, e cila do të ketë si detyrim vjetor tatimor totalin e ½ të kuotës, sipas tabelës së vjetër dhe ½ të kuotës, sipas ndryshimit të parashikuar tashmë në ligj. Ky detyrim do të kreditohet me pagesat e kryera.





21/09/2005

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-9-2005 nė 06:35 Edit Post Reply With Quote
Kundertheniet fiskale dhe shpresat e biznesit -Nga Fatos COCOLI

Po afron dita kur qeveria e re do te pergatise dhe sjelle ne Kuvend teresine e ligjeve ekonomike per buxhetin e shtetit te vitit 2006. Bizneset, qofte ato vendase apo te huaja, kane nisur te levizin. Kane shprese per ndryshime cilesore, te nxitura nga vendimi i tre diteve me pare per pergjysmimin e takses mbi biznesin e vogel. Edhe pse Fondi Monetar Nderkombetar shprehu shqetesime per kete pergjysmim, sipermarresit serish shpresojne se kesaj rradhe do te degjohet zeri dhe lobimi i tyre. Prandaj dhe nxitojne te japin propozimet e tyre si duhet te jene politikat e vjeljes se parave shteterore.

Edhe pse disa nga keto propozime mund te jene teknikisht jo ne nivelin e duhur, ato ia vlen te degjohen me kujdes nga hartuesit e sjelljes se re te administrates fiskale(asaj tatimore dhe doganore). Sidomos cilesore paraqiten propozimet e ardhura nga komuniteti i investuesve italiane ne Shqiperi. Keta investues, nje pjese e te cileve zoterojne nje njohje jo te pakte te praktikave tatimore ne shume vende te botes, kerkojne ndryshime thelbesore. Keshtu, ata propozojne qe parapagimi i tatimit mujor per fitimin per bizneset e reja te mos ekzistoje te pakten per muajt e pare te fillimit te aktivitetit. Po ashtu, ata thone me te drejte qe taksa per fitimin te jete e ndryshme ne vartesi te aktivitetit: tregtar, prodhues apo sherbimesh te tjera. Kjo pse edhe norma(sasia) e fitimit ne aktivitete te ndryshme nuk eshte e barabarte. Prandaj ndodh rendom tek ne qe goditet ajo firme me fitim te paket dhe vegjetojne e majmen firma me fitime perrallore, por qe paguajne nje takse pleshti.

Po ashtu, firmat qe investojne ne zonat e varfera duhen favorizuar me nje nivel me te ulet te takses per fitimin. Ne mos me heqjen e saj te plote. Keshtu shume inisiativa biznesi mund te lindin ne zonat e varfera verilindore te vendit. Dhe ndoshta me qindra e mijera vende pune mund te hapen aty. Ne kete menyre, realisht ndihmohet perdorimi i pasurive natyrore te rretheve te veriut dhe shmanget disi dyndja gati deshperuese e asaj popullsie qe ka mbetur ne veri, per ne qytetet kryesore. Ndoshta arka e shtetit fillimisht mund te humbe dicka si 2 ose 3 milion euro ne takse me te pakte apo ne mungese mbledhjeje takse fitimi per bizneset ne keto zona, por ama vendi ka fituar me qindra e mijera vete te punesuar dhe ne pakesim te ndjeshem te varferise.

Eshte koha qe qeveria e re te mendoje te beje keto "sakrifica" ne magjen e parave te shtetit. Po ashtu, taksa mbi xhiron e biznesit te vogel mund te diferencohet sipas kategorive: dyqan i thjeshte tregtar, aktivitete artizanale, bar-restorant, profesione, etj. Per me teper, mbledhja e takses mbi biznesin e vogel mund fare mire t'u kaloje 100 perqind bashkive e komunave. Keshtu ndihmohet rimekembja e financave te tyre praktikisht bosh. Dhe prej forcimit te qeverive vendore(bashkive dhe komunave) ka dobi i gjithe vendi. Administrata qendrore lirohet per te bere detyren kryesore te saj: hartimin e politikave nxitese per biznesin e zhvillimin. Ndersa mbledhesit e tatimeve neper bashki e komuna do te vjelin shume me teper para ne kete menyre, pse njohin bizneset e komunitetit te tyre fare mire dhe nuk u shpeton gje dot kollaj. Shperqendrimi i detyrimeve tatimore do te sjelle pa dyshim me pak subjektivizem e arbitraritet tek administrata pergjegjese shteterore. Deri tani sjellja e administrates shteterore per mbledhjen e parave te te gjitheve (detyrimet e firmave dhe shtetasve qe kryejne biznes ose edhe thjesht aktivitet fitimprures) ka lene shume per te deshiruar.

Shume praktika moderne dhe efikase te marrjes se ketyre parave jane shmangur me justifikime si:"jane shume te veshtira per t'u administruar" ose "do te kete abuzime me oke". Mirepo kjo sjellje e vjetruar, e stilit "shteti eshte nje sfinks qe duhet vetem t'i bindesh verberisht" ka penguar shume biznese te reja. Ne rradhe te pare, shume nisma investuesish te huaj: italiane, greke, gjermane, angleze e me rradhe. Keta, te pamesuar me psikologjine feudale te nje shteti fodull, e cila ende gjallon ne kokat e shume taksidareve tane- drejtues e punonjes tatimesh apo doganash-, kane preferuar me mire te braktisin Shqiperine. Kane thene:"me mire sikter nga ky vend, se sa te nxjerim para nga xhepi per nje sere detyrimesh absurde te takses mbi fitimin, te cilat duhen parapaguar(?!)". Nje sipermarres i huaj ende s'ka vene mire kembet ne token shqiptare dhe sapo nis aktivitetin, i kerkojne te parapaguaje takse per fitimin qe do te realizoje ne fund te vitit! Po sikur te dale me humbje?! Me paradokse te tilla eshte e mbushur sa dhe derdhet, varka e detyrimeve fiskale. Sa me shume te degjohet zeri i sipermarrjeve apo komuniteteve serioze te biznesit ne Shqiperi, aq me pak paradokse do te kemi dhe aq me shume para do te futen ne buxhet per investime publike.


gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-1-2007 nė 08:54 Edit Post Reply With Quote
Maqedonia fut taksën më të ulët të rrafshtë në Evropë

02/01/2007

SHKUP, Maqedoni -- Që nga e hëna (1 janar). Maqedonia futi një taksë të rrafshtë 12% për taksat e korporatave dhe për të ardhurat personale. Ligjet e reformës së taksave qenë miratuar nga parlamenti së bashku me ligjin e buxhetit të 2007, të premten. Deri tani, norma e taksës së fitimit qëndronte në 15% ndërsa shkalla dhe nivelet e taksave të të ardhurave personale qenë 15%, 18% dhe 24%. Taksa e re 12% është më e ulta në Evropë dhe kabineti thotë se mund ta reduktojë atë bile deri në 10%.

Në lajme të tjera, nënkryeministri Zoran Stavrevski tha të premten se përparësia në 2007do të ishte goditja e burokracisë dhe përmirësimi i punës së administratës publike. Pjesa kryesore e punës është ajo që ai e quajti projekti i "Gijotinës rregulluese" që parashikon shkurtimin e numrit të rregullave të panevojëshme lidhur me administratën publike dhe sektorin e korporatës. (Makfax, Telma TV - 01/01/07; Makfax - 29/12/06)

I lumte maqedonasve dhe ky eshte shembulli qe duhet te ndjekim ne sot sa me shpejt!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2008 nė 07:27 Edit Post Reply With Quote
http://www.tatime.gov.al/gdt/default.aspx





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-10-2008 nė 07:38 Edit Post Reply With Quote
Gati ndryshimi i udhëzimit për tatimin të shtëpive
Drejtoresha e Politikave Fiskale, Arjana Dyrmishi: “Ministria nuk ka ndër mend të ndryshojë mënyrën e taksimit


Autori i Lajmit: Denisa Kona
“Tatimi i dhurimit mund të hiqej vetëm për rastet e dhurimit nga prindi. Por, për këtë duhej ndërhyrë më parë në ligj, pasi udhëzimi nuk mund të dalë mbi ligjin”...

Tatimi 10% i apartamenteve, shtëpive me oborr, zyrave dhe pronave të tjera të patundshme nuk do të lëvizë, së paku deri në fund të këtij viti. Megjithëse qytetarët, pas kontakteve me zyrat noteriale kishin shpresuar të korrigjohej masa e tatimit dhe vetë noterët kishin treguar për “Ballkan” se presin që udhëzimi të rishikohet, pasi vlera e lartë e tatimit ka penguar ose ulur transaksionet në tregun e banesave, një gjë e tillë nuk është parashikuar as në draftin më të ri që po përgatitin dy grupet e punës të ngritura për të shqyrtuar disa momente të udhëzimit Nr.9, Datë 26/ 02/2008 “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së paluajtshme”. Drejtoresha e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Arjana Dyrmishi thotë: 10% e fitimit kapital të realizuar është e caktuar në ligjin që është bërë vjet dhe Ministria e Financave nuk ka ndër mend të ndryshojë këtë ligj, për të riparë mënyrën e taksimit gjatë shitblerjes së pasurive të paluajtshme.”

-Ministria e Financave i është rikthyer përsëri udhëzimit për tatimimin 10% të fitimit nga shitja e pasurive të palujtshme. Flitet se janë ngritur dy grupe pune dhe po shqyrtojnë momentet e paqarta apo difektet e Udhëzimit të Shkurtit. Çfarë ndryshimesh paraqet konkretisht drafti juaj i ri?
Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me detajimin e mënyrës se si do të funksionojë udhëzimi që është në fuqi që nga shkurti, pra, si do të aplikohet në çdo rast, tatimi 10% i kalimit të pronësisë si për ndërtesat ashtu edhe për trojet, tokat bujqësore etj. Gjatë zbatimit të skemës së re, ne konstatuam se kanë dalë disa probleme gjatë zbatimit në praktikë, për shkak se nuk janë të mirëadresuara ose janë lënë jashtë udhëzimit. Kur e bëmë udhëzimin, na u duk se nuk ishte shumë e nevojshme me qenë kaq specifikë në një udhëzim, por më pas na doli se ishte e nevojshme, pasi zyrat qendrore dhe vendore nuk kryenin akte të kalimit të pronësisë, duke na thënë se nuk ishin të shprehura disa momente në udhëzim.
Pra, janë detajuar disa momente.
E dyta ka të bëjë me faktin se në udhëzimin aktual kemi çmimet e shitjes për 2008-n të ndërtesave që i referohen çmimeve të qyteteve kryesore, ndërsa për bashkitë e vogla nuk ishte shprehur udhëzimi. P.sh, si do të trajtohet Vora? 60% si komunë e Tiranës apo si Tirana? Por ajo është bashki më vete. Kur ne vendosëm çmimet e 2008-s, kjo u bë në bazë të marrëveshjes me shoqatën e ndërtuesve.
Çmimet e shitjes që ne kemi punuar si grup pune në këtë projektligj, janë çmimet e shitjes së vlerës së tregut të 2008-s, të nxjerra nga Enti Kombëtar i Banesave (për të cilin doli edhe vendimi i qeverisë). Sepse Enti Kombëtar i Banesave është për momentin i vetmi institucion, që ka një metodologji të mirëpërcaktuar, të pandryshuar në kohë për të 62 qytetet. Pra, këtë problem e kemi të ezauruar; tashmë të gjitha lokalitetet kanë çmimet e tyre të veçanta, sepse të themi të vërtetën, nuk mund të kishin të njëjtin çmim bie fjala Vora me Tiranën.

-Po për shtëpitë e vjetra, të ndërtuara kohë përpara, si p.sh. në kohën e Mbretërisë, a është parashikuar saktësisht në draftin e ri se si do të trajtohen?
Shtëpitë që janë blerë në franga floriri, napolona, etj, të trashëguara nga gjyshërit, nuk kanë çmim në blerje. Në këto raste, udhëzimi adreson që do të tatohen duke marrë për bazë çmimin minimal fiskal të vitit 1995.

-Vihet re që ka njëfarë rënie të transaksioneve të shitblerjes së pronave të patundshme, që sipas noterëve i detyrohet aplikimit të tatimit 10% mbi fitimin. A mendohet të lëvizë kjo vlerë tatimi në draftin e ri?
Jo, jo, absolutisht. 10% e fitimit kapital të realizuar është e caktuar në ligjin që është bërë vjet dhe Ministria e Financave nuk ka ndër mend të ndryshojë këtë ligj, për të riparë mënyrën e taksimit gjatë shitblerjes së pasurive të paluajtshme. Ne vetëm po preçizojmë udhëzimin.

-Noterët shprehen se në zona të caktuara të Tiranës, çmimi minimal fiskal e kapërcen hera-herës çmimin real të tregut. Plus rasteve të shtëpive të amortizuara, që mund të ndodhen në zona të lakmuara dhe ku çmimet referencë janë shumë të larta, por që këto mund të shiten vetëm për vlerën e truallit...Gjithashtu, për rastet e shtëpive të rikonstruktuara, ku tek këto të fundit, kur llogaritet fitimi nuk zbriten investimet që qytetarët kanë bërë për banesën (dhe një ndër arsyet e shtrenjtimit të banesave janë edhe rikonstruksionet e pjesshme ose tërësore të tyre masivisht nga qytetarët...). Pra, a është parë udhëzimi edhe me syrin për të bërë detajime të tilla, në mënyrë që secili të tatohet për një çmim sa më real?
-Kjo është arsyeja, që ne për të gjitha zonat e Tiranës dhe për të gjitha qytetet, madje edhe lokalitetet, i kemi riparë çmimet me Entin Kombëtar të Banesave, në sensin për të mos pasur çmime joreale. Përsa i takon pjesës së noterit, secili ka shtojcën e udhëzimit dhe lidh kontrata, që u përmbahen çmimeve fiskale. Nën këto çmime, noterët nuk mund të lidhin kontratë.

-Ideja është që çdo ligj apo udhëzim që del, të jetë sa më funksional, i drejtë dhe t u shërbejë sa më tepër njerëzve. Sepse që kur doli udhëzimi për tatimin mbi fitimin, ka një rritje artificiale të çmimeve të shtëpive dhe një frenim të transaksioneve.
Rritja e çmimeve të shtëpive nuk ka të bëjë fare me tatimin mbi fitimin nga shitja e tyre. Janë faktorë të tjerë. Nuk flas vetëm si drejtore e politikave fiskale, pasi ju mund të merrni edhe mendime të tjera specialistësh, por zakonisht, atë 10%-sh tatim, shitësi e ndan edhe me blerësin. Nga kontaktet që kemi me qytetarët, nuk na rezulton të ketë rritje çmimi prej tatimit.

-Cilat janë kontaktet tuaja me qytetarët, që ju shërbejnë si indikatorë për të matur se nga niset një qytetar kur shtrenjton banesën dhe pse frenohet një qytetar, që të blejë një banesë?
Deri tani, kontakti që ne kemi me qytetarët, është thjesht mbi mënyrën e zbatimit të udhëzimit. Ne na vijnë letrat e qytetarëve, p.sh., Bashkia e Delvinës na shkruan se nuk mund të jetë çmimi i pronave atje i njëjtë me të Sarandës. Dikush thotë se e ka blerë shtëpinë në franga dhe nuk mund të konvertohet me vlerën e sotme. Atëherë, ne u detyruam që, këto momente t i shohim në draftin e ri.

-Eshtë një moment në udhëzim që flet edhe për zyrat, duke u llogaritur njësoj tatimin dhe duke pasur të njëjtin çmim fiskal me apartamentet. Mirëpo një pjesë e madhe e zyrave janë aktivitete biznesi dhe ato na duket se nuk mund të tatohen njëlloj me një qytetar.
Po, këto trajtohen njëlloj për efekt fiskal nga Ministria, përderisa konsiderohet që fitim realizohet edhe nga shitja e një shtëpie. Ligji taton gjithnjë fitimin, prandaj dhe nuk ka diferenca.

-Udhëzimi ekzistues flet për tatim edhe të dhurimit, pra, tatim fitimi mbi dhurimin. Mendoni se ka një problem në konsiderimin e dhurimit si një transaksion që sjell fitim? Shumë njerëz e kanë shtruar pyetjen: pse tatohet dhurimi? Dhe a është trajtuar ky moment në draftin e ri?
Kjo është një nga diskutimet kryesore, çështja e dhurimit, mirëpo përjashtimet nga tatimi bëhen në ligj dhe ato mungojnë. Në ligj përjashtohen vetëm rastet e shkëmbimit.

-Por ka edhe një ligj më të vjetër, që parashikon përjashtim nga tatimi për rastet e dhurimit institucioneve të shtetit etj. A është parashikuar në draft, propozimi që të shtohen edhe rastet e tjera të dhurimit tek përjashtimet?
Jo, jo. Rikthimi i këtij momenti do të bëhet vetëm nëse do të ketë ndryshime në ligj. Sepse një udhëzim nuk del dot mbi ligjin. Përsa i përket pjesës së dhurimit, kemi pasur opinione të ndryshme për pjesën që të hiqet tatimi kur dhurohet nga prindi. Por, nëse ne do ta përjashtojmë dhurimin nga tatimi, unë ju garantoj se shumica e transaksioneve do të bëhen me dhurim, do të jetë një mënyrë devijimi për t i shpëtuar tatimit. Realisht nuk e kontrollon dot, sepse janë zyrat që e zbatojnë në praktikë.

-Pamundësia apo paaftësia e shtetit që nuk gjen dot mekanizmat për të kontrolluar zbatimin e ligjit, nuk duhet të bëhet shkak “për të penalizuar” ato raste, kur qytetarët vërtet dhurojnë.
Ky problem do të shihet në një moment tjetër, por nëse do të ndryshohet, ndryshimi do të bëhet më së pari në ligj. Eshtë diskutuar dhe e dimë këtë problem, por për sa kohë ligji nuk e ka të shprehur tek përjashtimet, ne nuk kemi tagër që të dalim mbi ligjin.

Toka bujqësore, ja si do të tatohet me ndryshimet në draftin e ri
Një moment tjetër i rëndësishëm i parë në draft janë transaksionet e shitblerjes së tokës bujqësore. Në udhëzimin e shkurtit tatimi është 10% mbi çmimin e shitjes (pra, jo mbi fitimin). Por, për të ofruar një lehtësi fiskale për fermerët, sipas drejtoreshës së politikave fiskale në Ministrinë e Financave, do të bëhet një ndërhyrje. “Fermeri e ka marrë tokën me ligjin 7501, pra e ka marrë tokën falas, nuk ka paguar dhe për këtë arsye, u vendos tatimi mbi shitjen dhe jo mbi fitimin, si në rastin e pasurive të tjera të patundshme. Por, në kuadrin e tatimit fiskal të këtij koeficienti fiskal të transaksioneve të tokës bujqësore, kemi vendosur që çmim në blerje do të merret indeksimi i inflacionit të fundvitit. Meqenëse kur ka marrë tokën, ai nuk e ka blerë, ne kemi marrë indeksin i inflacionit për t i vënë një çmim minimal në blerje dhe për rrjedhim, pjesa e tatimit për kalim pronësie të ngushtohet disi, pra të ngrihet dyshemeja për të qenë më afër tavanit”.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008

ballkan





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-7-2009 nė 09:46 Edit Post Reply With Quote
Tatimet bëjnë gati "librin" për të drejtat dhe detyrimet fiskale për sipërmarrjet në shkallë vendi

Sistemi i ri fiskal, një "kushtetutë" për të gjitha bizneset nga Tatimet

Të drejtat dhe detyrimet fiskale për të gjitha llojet e sipërmarrjeve në vend do të funksionojnë sipas modelit të librit fiskal francez. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se shumë shpejt të gjitha bizneset do të kenë "Kushtetutën" e tyre. Drejtoria e Tatimeve po përgatit një libër, në të cilin jepen detaje për të gjitha të drejtat dhe detyrimet fiskale që ka sipërmarrja. Burimet theksojnë gjithashtu se shumë shpejt pritet të nisë shpërndarja e këtij libri. Ideja për vënien në jetë të këtij sistemi fiskal vjen sipas një modeli francez dhe kjo do të krijojë mundësi që personat që ushtrojnë aktivitet privat të kenë sa më shumë informacion për detyrimet dhe të drejtat e tyre. Nëse do të hapësh një biznes, nëse të mungon një informacion për taksat që duhet t'i paguash shtetit, apo kur mendon se policia apo administrata tatimore po abuzon në kurriz të biznesit tënd; tani përgjigjen e parë mund të mos e marrësh edhe tek tatimet. Një libër me të gjitha rregullat dhe detyrimet, mund të të vijë në ndihmë për momentin. Duke lexuar informacionin, ke mundësi të shohësh nëse vijueshmëria e biznesit dhe shlyerja e taksave është konform ligjit ose jo. Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shprehen se tatimpaguesit do të posedojnë deri në fundin e muajit maj një broshurë, e cila ka synim që të informojë, edukojë dhe sqarojë në lidhje me të gjitha procedurat dhe hallkat e funksionimit të një raporti me administratën. Zyra e Shërbimit të Taksave pranë Drejtorisë së Përgjithshme pohon se broshura për tatimpaguesit do të shërbejë si një mjet i drejtpërdrejtë informues dhe orientues, duke lehtësuar gjithnjë e më shumë marrëdhëniet mes palëve. Në këtë libër flitet për herë të parë për "Kartën e të drejtave". Për përgatitjen e tij po punojnë ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ajo do të jetë bashkë me pjesën tjetër, e gatshme për t'u shpërndarë deri në fund të majit. Shpërndarja e kësaj "karte" do të bëhet në mënyrë të ngjashme me çdo publikim tjetër, që harton dhe publikon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke u vënë në dispozicion të tatimpaguesve, qoftë në formë libri, qoftë edhe në faqen zyrtare të internetit të DPTT. Ky dokument shërben si orientues, rregullore praktike, e cila është përgatitur duke u bazuar te legjislacioni në fuqi.

Shërbimet për biznesin

Drejtoria e Tatimeve ka ndërmarrë një sërë shërbimesh për biznesin. Më i fundit ishte ai për deklarimin tatimor online. Në bazë të një marrëveshjeje që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë para pak kohësh me Ministrinë e Financave, tatimpaguesit që kanë deklaruar dhe paguar tatimet në mënyrë elektronike, do të kenë mundësinë të marrin konfirmimin e pagesës së detyrimeve të tyre tatimore brenda 24 orëve. Duke nisur që nga ky muaj, të gjithë këta taksapagues kanë mundësinë që të verifikojnë të dhënat e tyre tatimore në rrugë elektronike, në të njëjtat procedura si ato bankare.

Ndryshon mënyra e pagesës së taksave

Për të shmangur gjobat e vendosura nga administrata tatimore bizneset duhet të kenë parasysh se ka ndryshuar mënyra e pagesës së taksave. Pas ndryshimeve ligjore që ka bërë qeveria, qoftë për bizneset e vogla, ashtu edhe për bizneset e mëdha, pagesa e sigurimeve mbi pagën do të jetë e ndryshme për muajin maj dhe qershor, ndërsa për muajin prill do të vijojë të paguhet me të njëjtin nivel. "Dallimi që duhet bërë nga biznesi është se 1 620 lekë zbatohet për të vetëpunësuarit, ndërsa 18 mijë lekë meqë është një pagë e detyrueshme në shkallë vendi për marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës, kjo mbetet të jetë edhe paga mbi të cilën do të paguhen kontributet", shprehen përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Pjesë e ndryshimeve është edhe ulja me 5 përqind e nivelit të kontributeve për biznesin e madh. Ndërkohë, nëse plotësoni gabim dokumentacionin do të keni një muaj kohë për korrigjim. "Nëse gabimet kapen nga tatimpaguesit kanë të drejtë që të bëhet korrigjimi brenda një muaji. Në të kundërt, do të vendosen gjoba sipas legjislacionit në fuqi", thekson ai. Këto ndryshime në nivelin e kontributeve nuk përfshijnë punëmarrësit, por vetëm punëdhënësit.

Projektligji, një kapitull për të drejtat e informimit

Më në fund, edhe të drejtat e taksapaguesve përcaktohen me ligj. Në draftin për "Procedurat tatimore", i ndryshuar, përcaktohen një numër të drejtash, të cilat i japin atij mbrojtje ligjore, qoftë nga veprimet abuzime të administratës tatimore, qoftë edhe në aspekte të tjera. Më poshtë jepen në mënyrë të përmbledhur të gjitha të drejtat.

rd


se per cfare maji behet fjale, idioti i RD nuk e tregon.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-12-2009 nė 20:48 Edit Post Reply With Quote
Konfindustria, variant te ri per reformen e TVSH-se

E Shtune, 05 Dhjetor 2009

Konfindustria ka nje variant te ri per reformen e TVSH. Per kete qellim organizata e biznesit ka paraqitur zyrtarisht kerkesen ministrit Dritan Prifti me cilesine e Kryetarit te Keshillit Konsultativ te Biznesit (KKB) ne mbledhjen e djeshme. Konfindustria ne thelbin e kerkeses se saj ka kerkuar, qe perfshirja ne skemen e TVSH te mos vazhdoj te behet bazuar ne pragun e xhiros vjetore, sikurse perseri kerkohet ne projektligjin e paraqitur nga qeveria shqiptare, por te jete e detyrueshme per te gjithe subjektet ku do te vendosen "kasa fiskale" dhe ku perjashtim mund te bejne vetem kategoria e biznesit te "tregtareve ambulante". Konfindustria arsyeton se ulja e pragut te perfshirjes se bizneseve ne skemen e pageses se TVSH nga 8 milione ne 5 milione leke nuk mund te arrij qellimin e mire te uljes se evazionit fiskal. Eshte mjaft e mundur, qe nga ana e bizneseve te vogla te kemi trysni te shtuar per te ulur shkallen e deklarimeve nen pragun e ri prej 5 milion lekesh/vit duke shtuar ndjeshem evazionin fiskal. Te dhenat e deritashme, qe vine prane Konfindustrise tregojne, se eshte rritur shkalla e veshtiresise ne leshimin e faturave fiskale nga bizneset e vogla, qe kerkojne te qendrojne nen pragun e ri te shpallur prej 5 milione lek/vit, shoqeruar dhe me vetembyllje ose falimentin te sforcuar te mjaft subjekteve me qellim vazhdimin e punes si subjekte te reja te pakontrolluara me pare nga institucionet fiskale. Dukuria ne fjale tregon, se ende pa hyre ne fuqi varianti i ri i propozuar nga qeveria shqiptare kemi shtim te trysnise per evazion fiskal nga biznesi i vogel, qe ne menyre te detyrueshme do te shfaqet ne te gjithe hallkat e siperme te sistemit tregtar shqiptar. Konfindustria me verejtjet dhe propozimin e saj profesional, shpreh vullnetin e saj per bashkepunim institucional per permiresimin e thelle dhe te qendrueshem te sistemit fiskal te vendit.

kj

Krejt logjike

Te gjithe duhet te paguajne TVSH





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-12-2009 nė 08:20 Edit Post Reply With Quote
Le të rikthehemi tek seanca e fundit, e cila do të jetë të mërkurën pasdite dhe do të jetë një seancë e rëndësishme. Në këtë seancë ne miratojmë disa ndërhyrje në Kodin e Procedurave Doganore, për të cilat unë dua të qartësoj edhe një herë se nuk do të ketë lëvizje të kufirit të biznesit të vogël. Kufiri ka qenë 8 milionë dhe do të mbetet 8 milionë. Kufiri nuk do të zbresë. Pas disa konsultimeve të gjera, në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj konfuzioni dhe asnjë lloj spekulimi, pragu i biznesit të vogël mbetet deri në 8 milionë lekë qarkullimi vjetor. Ajo ç’ka i gjithë ky biznes do të paguajë, pa asnjë përjashtim, në bashki dhe në komuna është taksa e biznesit të vogël. Ne po shqyrtonim dy variantet dhe njëri ishte që t’ua kompensonim ne, por meqenëse vendosëm të mos lëvizim kufirin e biznesit të vogël, atëherë, në raport me bashkitë dhe komunat situata mbetet pa asnjë ndryshim.

Së dyti, në mënyrë që të mbrohet biznesi i vogël, të luftohet evazioni, TVSH-ja do të zbresë për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë. Por edhe këtu do të ketë një dallim, në rast se biznesit të madh i kërkohet një rigorozitet i përmuajshëm në të gjitha llogaritjet dhe librat, atëherë këtij biznesi, i cili është sërish i vogël, por që TVSH-ja do të përfshijë të gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milionë, do t’u kërkohet diçka më e thjeshtuar. Përndryshe, evazioni nuk mund të luftohet.

Së treti, çdo biznes, i cili gjykon se autoriteti tatimor ka arbitraritet në përcaktimin dhe në përzgjedhjen e tij për TVSH-në, është i ftuar të paraqitet, të ankimojë pranë autoritetit tatimor, pranë zëvendësministrit, pranë ministrit e deri tek Kryeministri në telefonin e tij të hapur për mesazhe, sepse në mënyrë absolute kjo që bëhet nuk ka asnjë synim tjetër përveç se mbrojtjes së biznesit të vogël dhe luftës së evazionit. Përgjigjen biznesi që do të ankohet se autoriteti tatimor ka qëndrim arbitrar në vlerësimin e tij do t’a marrë 5-7 ditëve. Unë kam besim të madh se me këto masa ne jo vetëm që nuk kemi cenuar, por kemi mbështetur fuqishëm bizneset nga 5 milionë e sipër do të fitojnë automatikisht të drejtën e rimbursimit të TVSH-së, të drejtë që nuk e kanë tani. Për të gjitha blerjet e tyre, për të gjitha shpenzimet e tyre, TVSh-ja tani këtyre do tu’ rimbursohet. Por në këto raste duhet të jemi të sinqertë se nga njëra anë ai që është fare i vogël ndihmohet, nuk ndodh ajo e famshmja që “peshku i madh e ha të voglin”, nga ana tjetër edhe informaliteti luftohet. Zotërinj nuk po kërkojmë asgjë tjetër veçse të punosh në transparencë. Shumica e tyre mund t’u takojë të marrin me tepër se sa japin sot, por për ne ka rëndësi transparenca dhe qëndrimi transparent ndaj biznesit. Me këto modifikime, besoj se i kemi dhënë një mbështetje të re të fuqishme biznesit të vogël. Dua të theksoj këtu se lufta kundër informalitetit është leva e Arkimedit për të garantuar dhe për të zgjeruar liritë ekonomike. Pa këtë luftë, nuk ka liri të vërtetë, ka liri të cunguar ndaj dhe ne jemi të vendosur që të bëjmë çdo përpjeke se pa luftë kundër informalitetit nuk ka konkurrencë të ndershme. Fjala konkurrencë e ndershme, fjala shanse të barabarta bëhen tërësisht fiktive.

Berisha





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-12-2009 nė 08:26 Edit Post Reply With Quote
Nuk kuptoj fare pse e nderlikojme sistemin e taksave.

Une them duhet te paguajne te gjithe TVSH, une them duhet te punojme te gjithe me fatura.
Une them se nuk duhet te kemi taksa te dyfishta sic jane taksa mbi fitimin dhe taksa mbi dividentin.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-12-2009 nė 10:58 Edit Post Reply With Quote
Lufta ndaj informalitetit eshte shume e thjeshte.

Po u kap kush pa kupon denohet si klienti si shitesi e kaq.

Per 6 muaj i ke te gjithe te rregullt.

Nuk e kuptoj pse bejme" tufezime" akoma, pra zgjidhje ala" tufezim", kur kemi zgjidhje qe te tjeret i kane bere 50 vjet me pare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6396880 sekonda, 49 pyetje