Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Sistemi i taksave ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 30-12-2009 nė 12:10 Edit Post Reply With Quote
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka dërguar të gjitha degëve nëpër rrethe procedurën e plotë rreth mënyrës së kalimit të biznesit të vogël me TVSH. Në udhëzimin e lëshuar në datën 24 dhjetor 2009, janë të përcaktuar qartë edhe hapat që duhet të ndjekë biznesi që e kapërcen xhiron vjetore me 5 milionë lekë. Sipas qarkores, brenda datës 15 janar bizneset që kalojnë pragun 5 dhe 8 milionë lekë të xhiros vjetore duhet të regjistrohen pranë tatimeve për deklarimin e TVSH-së. Pas datës 1 janar nis periudha e verifikimit dhe nëse kalohet pragu subjektet me TVSH-së do të hyjnë në një regjim tjetër taksimi. Drejtoria e Përgjithshme sqaron në udhëzim se bizneset me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë do të vijojnë subjekte të taksës vendore, kurse mbi 5 milionë lekë do të duhet të regjistrohen për faturat e TVSH-së.
Kategoritë dhe taksat

Çdo person fizik apo juridik që zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i të cilit për vitin 2009 tejkalon ose parashikohet të tejkalojë 8 milionë lekë për këtë vit kalendarik, janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen për TVSH-në që nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 ditëve. Drejtoria Rajonale Tatimore për këtë kategori tatimpaguesish do të ndryshojë përgjegjësinë tatimore, pra do të aktivizojë këta tatimpagues për llojet e tatimeve: TVSH, tatim-fitimi, sigurime shoqërore e shëndetësore dhe TAP (sipas rastit). Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, detyrimi për deklarim për këta tatimpagues do të ndryshojë nga çdo 3 muaj në çdo muaj. Sa u takon bizneseve që tejkalon ose parashikohet të tejkalojë 5 milionë lekë për këtë vit kalendarik, janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen për TVSH-në që nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 ditëve. Drejtoria Rajonale Tatimore për këtë kategori tatimpaguesish do të ndryshojë përgjegjësinë tatimore, pra do të aktivizojë këta tatimpagues për llojin e tatimit TVSH. “Kjo kategori tatimpaguesish do të vazhdojë të jetë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale për biznesin e vogël, taksës vendore pranë bashkive apo komunave dhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe TAP-in, detyrimin për deklarim do të vazhdojë të jetë çdo 3 muaj”, nënvizon qarkorja. Këto biznese duhet të bëjnë kujdes për çështjen e faturës me TVSH. Sipas qarkores së lëshuar nga drejtori i përgjithshëm Artur Papajani, “të dyja kategoritë (8 dhe 5 milionë lekë), do të pajisen me faturë tatimore me TVSH pranë drejtorive rajonale tatimore në momentin e regjistrimit si tatimpagues të TVSH-së (momenti i ndryshimit të përgjegjësisë tatimore) dhe duhet të lëshojnë faturë me TVSH apo të llogarisin TVSH-në mbi furnizimet e tyre që nga momenti i regjistrimit. Deklarimi i parë për TVSH-në për tatimpaguesit e regjistruar në janar 2010 do të jetë më 1-14 shkurt 2010.
Regjistrimi me TVSH

Sipas ligjit “Për TVSH-në”, subjektet që kalojnë kufirin e xhiros janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen nga data 1-15 janar 2010. Drejtoria e Tatimeve do t’i marrë të gjitha masat për përmbushjen e detyrimit për regjistrim të kësaj kategorie tatimpaguesish duke filluar që nga data 01 janar 2010. “Edhe pse ndryshon status, biznesi që kalon me TVSH do të vazhdojë të mbajë të njëjtin numër identifikimi të personit të tatueshëm (NIPT)”, udhëzon Drejtoria e Përgjithshme. Pas ndryshimit të statusit nga vetë subjekti apo nga Drejtoria e Tatimeve, administrata e njofton biznesin për situatën e re ku ndodhet, duke e vënë në dijeni edhe për taksat e reja që duhet të paguajë. Pas kësaj, bizneset që kalojnë me TVSH, qoftë me 8 apo me 5 milionë lekë xhiro, kanë detyrimin ligjor për mbajtjen e librave të blerjes dhe shitjes për TVSH-në e plotësimin e tyre. Tjetër detyrim është plotësimi i deklaratës mujore për TVSH-në, duke specifikuar periudhën e parë tatimore me qëllim shmangien e penalizimeve, si edhe deklarimin e saj brenda datës 14 të muajit pasardhës. Pra, për periudhën tatimore janar 2010, këto biznese do të deklarojnë për TVSH-në nga 1-14 shkurt 2010. Mënyra e deklarimit, afati për periudhën tatimore për deklarimin e sigurimeve shoqërore nga çdo tre muaj bëhet në çdo muaj, si edhe formularët që duhet të plotësojë, modelin e formularit për deklarimin e punonjësve, si edhe afatin brenda të cilit duhet të deklarojë, me qëllim shmangien e penalizimeve, janë disa nga kushtet e reja fiskale. Biznesi duhet të ketë parasysh edhe pagesën e kësteve mujore paraprake për tatimin mbi fitimin dhe afatin e pagesës. Përcaktimi i kësteve paraprake të tatim-fitimit do të kryhet sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” (vlen për subjektet mbi 8 milionë lekë).
Detyrimet

Pavarësisht ndryshimit, biznesi i vogël që kalon me TVSH duhet të paguajë detyrimet tatimore për llojin e tatimit që ka qenë i regjistruar, si deklarimin e sigurimeve shoqërore për 3-mujorin e fundit të vitit 2009 deri më 20 janar 2010 dhe deklaratën vjetore të të ardhurave personale si biznes i vogël. Po ashtu, çdo person fizik apo juridik që do të regjistrohet për TVSH-në dhe për tatimin mbi fitimin (biznesi i madh), sipas kategorisë A (qarkullimi 8 milionë lekë), prej datës së ndryshimit të përgjegjësisë është i detyruar të dorëzojë inventarin e mallit gjendje në datën 31.12.2009, inventarin e aktiveve afatgjata materiale e jomateriale nëse ka etj. Këto deklarata do të depozitohen në dosjen e tatimpaguesit dhe do të jenë të vlefshme për përllogaritjen e saktë të detyrimeve të tatimpaguesit për periudhat që do të vijojnë për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin.

shqip





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-1-2010 nė 07:17 Edit Post Reply With Quote
Drejtoria e Tatimeve vendos afatet për shlyerjen e detyrimeve nga 1-14 shkurt

Sipas xhiros do të vendoset edeh fatura tatimore

Bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë dhe 8 milionë lekë në vit do të pajisen me faturë tatimore me TVSH pranë Drejtorive Rajonale Tatimore në momentin e regjistrimit si tatimpagues të TVSH-së, si dhe duhet të lëshojnë faturë me TVSH apo të llogarisin TVSH mbi furnizimet e tyre që nga momenti i regjistrimit për TVSH-në. Në këtë mënyrë, burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur për gazetën se deklarimi i parë për TVSH-në për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar në janar 2010 do të jetë më 1-14 shkurt 2010. Siç tashmë është pohuar, prej datës 1 janar ka hyrë në fuqi ligji për futjen në skemën e TVSH-së të bizneseve që realizojnë një qarkullim vjetor më të madh se 5 milionë lekë në vit. Ata janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen për TVSH-në që nga 1 janari i vitit 2010 brenda 15 ditëve. Me anën e një qarkoreje të veçantë, administrata tatimore ka përcaktuar procedurat për të gjitha këto biznese dhe si do të rregullohen rastet e veçanta. Për këtë kategori tatimpaguesish do të ndryshojë përgjegjësia tatimore, pra do të aktivizohen për llojin e tatimit TVSH. Kjo kategori tatimpaguesish do të vazhdojë të jetë subjekt i Tatimit mbi të Ardhurat Personale për biznesin e vogël, taksës vendore pranë bashkive apo komunave dhe për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe Tatimin e të Ardhurave Personale, deklarimi i të cilit do të vazhdojë të jetë çdo 3 muaj. Në këtë mënyrë, bizneset që për vitin 2009 tejkalojnë qarkullimin 8 milionë lekë janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen për TVSH-në që nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 ditëve. Drejtoria Rajonale Tatimore për këtë kategori tatimpaguesish do të ndryshojë përgjegjësinë tatimore, pra do të aktivizojë këta tatimpagues për llojet e tatimeve: TVSH, Tatim Fitimi, Sigurime Shoqërore e Shëndetësore dhe TAP. Për kontributet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe TAP detyrimi për deklarim për këta tatimpagues do të ndryshojë nga çdo 3 muaj në çdo muaj. Qarkorja detyron këto subjekte të ndryshojnë përgjegjësinë tatimore, por do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin numër identifikimi të personit të tatueshëm. Mënyra e deklarimit, afati për periudhën tatimore për deklarimin e sigurimeve shoqërore që bëhet nga çdo tre muaj në çdo muaj, formularët që duhet të plotësojnë, modeli i formularit për deklarimin e punonjësve si dhe afati brenda të cilit duhet të deklarojnë me qëllim shmangien e penalizimeve do të bëhen të njohura nga administrata tatimore.

Mbyllje aktiviteti

Nëse një biznes ka bërë kërkesë në QKR për mbyllje aktiviteti dhe është klasifikuar si person i tatueshëm me qarkullim të kryer apo parashikuar 5.000.000 lekë e sipër, Drejtoria rajonale Tatimore të kryejë të gjitha procedurat që i kërkon ligji përveç detyrimeve aktuale të papaguara që tatimpaguesi mund të ketë ose jo, të bëjë kujdes që ai tatimpagues të ketë përmbushur dhe detyrimin tatimor për deklarim, pra të ketë kryer deklarimin e sigurimeve për 3-mujorin e fundit 2009 si dhe deklaratën vjetore për Tatimin mbi të Ardhurat Personale për biznesin e vogël për vitin 2009, si dhe përpara se t'i konfirmojë QKR-së situatën e tatimpaguesit të verifikojë në vendin e kryerjes së biznesit të tij nëse ky tatimpagues realisht ka mbyllur apo jo aktivitetin në përputhje me kërkesën e bërë. Nëse konstatohet e kundërta duhet të njoftohet QKR-ja brenda afateve dhe procedurave sipas ligjit për procedurat tatimore që të mos ekzekutojë mbylljen e personit të tatueshëm si dhe shmangien e ndonjë regjistrimi të ri nga tatimpaguesit me të njëjtin emër apo me emër të ndryshëm në të njëjtin vend të veprimtarisë për të njëjtin aktivitet që ka qenë i regjistruar. Këto raste do të mbahen nën kontroll nga Drejtoria e Kontrollit Tatimor, Hetimit Tatimor dhe Drejtoria e Investigimit.

Bizneset e mëdha

Për deklarimin e TVSH-së, personat e tatueshëm të kategorisë A (TVSH Biznes i Madh), të cilët e ndryshojnë përgjegjësinë pas periudhës së parë janar 2010 e në vijim, p.sh. 1 shkurt 2010 në deklaratën e shkurtit për TVSH-në do të deklarojë vetëm transaksionet e kryera në muajin shkurt 2010. Për janarin 2010 do të kenë detyrimin për dorëzimin e deklaratës vjetore për tatimin mbi të ardhurat personale si biznes i vogël dhe për vitin 2010.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0821080 sekonda, 26 pyetje