Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Mitrovica
Ajet Nuro

Postuar mė 20-10-2002 nė 05:37 Edit Post Reply With Quote
Mitrovica

Mitrovica, plaga e dhimbjes së shqiptarëve

Zëdhënësja e UNMIK‑ut Suzan Manuel, tha dje se serbët e Kosovës duke marrë pjesë në zgjedhjet lokale mund ta përmirësojnë gjendjen e tyre. Ajo theksoi se deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës nuk duhet të votojnë si një grup etnik, por si kosovarë.

Nga ana tjetër serbët kërkojnë mbrojtje nga institucionet dhe të mos ndihen si të diskriminuar. Por të diskriminuar nuk ndihen vetëm serbët por edhe shqiptarët, sidomos në Mitrovicë.

Lufta në Kosovë ka mëse tre vjet që ka mbaruar po plagët e luftës e pasojat e saj duken ende. Ngjarjet e dhunshme që po ndodhin aty herë pas here e kanë shqetësuar komunitetin ndërkombëtar. Përleshjet, vrasjet, kërëcënimet janë bërë të zakonshme, megjithë ndërhyrjen korretke të KFOR-it. Nga burgjet dhe kampet serbe janë kthyer me qindra kosovarë e me dhjetra të tjerë figurojnë të zhdukur që nga koha e luftës.

Një pjesë jo e vogël kosovarësh gjenden edhe në Shqipëri. Ca kanë humbur të afëmrit e tyre dhe kthimi në Kosovë për ta është një mundim i madh, pasi lidhet me kujtime të hidhura, ca të tjerë nuk kanë se ku të shkojnë pasi gjithçka u është shkatërruar. Në qytetin e Durrësit, prej mëse afro 3 vjetësh jeton edhe një çift pleqsh nga Mitrovica. Nënë Jemja i ka ende me lotë sytë e sa herë që zihet në gojë lufta, mendja i shkon tek vajza e saj, Bega, e zhdukur prej mëse 3 vjetësdh së bashku me të shoqin Qemalin si dhe fëmijët e tyre, Jetmiri dhe Irena. Ajo, me lotë në sy thotë se që nga shtatori i vitit 1999 nuk i ka barë më njerëzit e saj, U nda me ta në Maqedoni për herë të fundit. Ata nuk mund të ktheheshin në Mitrovicë, jo vetëm se lufta vazhdonte, por se midis shqiptarëve kishte lindur një luftë tjetër vëllavrasëse. Nënë Meja kujton se burri i çupës së saj, Qemali, nuk mund të kthehej në Mitrovicë, në lagjen e Minatorëve, ku banotne prej vitesh.

Qemali ka qënë i burgosuir dy herë nga serbët, një herë në vjeshtën e 96-s e herën e dytë pas 2 vjetësh në nëtor 1998.

"Gjatë periudhës që ka qenë i burgosur, kujton nënë Meja, Qemalit për mëse një muaj e gjysëm i janë bërë shumë tortura çnjerëzore."

Qemali, sipas nënës, është detruar të japë disa të dhëna të vërteta për të dalë nga burgu, në të kundërt do të qe vrarë si disa shokë të tij. "Si e liruan nga burgu ka qëndruar një muaj i sëmurë në krevat në shtëpi, pastaj u detyrua të largohet në mal. Por si doli nga burgu të gjithë e shikonin me sy të keq dhe të gjithë shokët e tij e pyesin pse të liruan serbët nga burgu mbase ke dhënë ndonjë të dhënë për UCK-në.

Gjatë kohës që ai qe larguar në mal policët serbë erdhën në shtëpinë tonë për kontroll. Pothuajse vinin çdo natë e ditë.

Një natë të errët aty nga janari i 1999 në shtëpi erdhën 4 policë serbë të armatosur, në orën 12 të natës. Thyen derën me forcë dhe u futën brenda, kur dy fëmijët dhe vajza ishin në gjumë, duke u ngritur të tmerruar nga frika. Njeri nga policët serbë e kapi vajzën për flokësh dhe i vuri thikën në fyt, për t'i treguar se ku ishte strehuar burri, ndryshe do ju preste kokën fëmijëve. Vajza u tregoi se ku ishte strehuar i shoqi. Po atë ditë në mëngjes ushtarët serbë vranë 4 shqiptarë, ushtarë të UÇK-së. Por më vonë u muar vesh se vajza kishte treguar vendndodhjen e ushtarëve, ku u vranë katër burra në mëngjes herët nga serbët një nga Mitrovica dhe 3 nga komuna Skënderaj. Por njerëzit e familjeve e të 4 të vrarëve nga serbët nuk duan ta dinin për presionet që i ishin bërë vajzës dhe fëmijëve. Ata kërkonin të marrin hak. Nga tmerri, nga frika, u larguam nga Mitrovica. Pas luftës nuk u kthyem në në Mitrovicë. Që nga shtatori i 1999-s, kur u ndava me vajzën, burrin dhe fëmijët e saj nuk jemi parë më. Kam tre vjet që nuk i shon me sy."

Nëna kosovare kërkon që nëpërmjet gazetës, që të gjithve shqiptarëve kudo që ndodhen, të cilët kanë dijeni për fatin e familjes së Qemal e Bega Bajramit të lajmërojnë në këtë adresë: Jeme Koxhaj, Lagjia 12, rruga "Mujo Ulqinaku", p.102, ose në numrin telefonit 0382295313. Fate të tilla përjetojnë vetëm shqiptarët në këtë fundshekulli.

Petrit Ademi


--------------------------------------------------------------------------------

Presidenti Alfred Moisiu u zgjodh, me votim unanim, Anëtar i Komitetit të Patronëve të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut,

Nga data 9-13 tetor 2002, në Stamboll zhvilloi punimet Sesioni i 48-të i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut. Në mbledhjen e Këshillit të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, të mbajtur me 9 tetor 2002, u miratua në mënyrë unanime një Mocion i paraqitur nga Shoqata Franceze për Bashkësinë Atlantike, në të cilin shprehej gëzimi dhe krenaria që "... njeri prej anëtarëve të tij më të vjetër, Gjenerali Alfred Moisiu u ngjit në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë". Në këtë mocion, ndër të tjera, nënvizohej fakti se Presidenti Shqiptar Alfred Moisiu "... kishte qenë i pari i burrë Shteti i vendit të tij që kuptoi me kthjelltësi e vendosmëri rëndësinë që kishte për Shqipërinë që të forconte lidhjet e saj me vlerat që ndodhen në themel të Aleancës Atlantike që në fillim të një periudhe të re demokratike e cila vinte pas vitesh të tmerrshme dhe duke deklaruar nga fjalët në vepra, krijoi së bashku me disa nismëtarë të lirisë Shoqatën Shqiptare të Atlantikut, e cila e ka treguar veten në mënyrë të pandërprerë se është një anëtare vepruese dhe konstruktive e Shoqatës së Traktatit Atlantik".

Me propozim të Këshillit, ky tekst ju propozua Asamblesë së Përgjithshme me urimet më të mira për Presidentin Moisiu dhe Shqipërinë. Kjo Asamble e votoi Mocionin unanimisht.

Në mbledhjen e Këshillit dhe të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Traktatit Atlantik, Presidenti Alfred Moisiu u zgjodh, me votim unanim, Anëtar i Komitetit të Patronëve të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, në vlerësim të punës dhe kontributin e tij në promovimin dhe konsolidimin e vlerave atlantike në vendin e tij dhe më gjerë.

Botuar tek gazeta 55

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 9-1-2003 nė 17:25 Edit Post Reply With Quote
Nuk po ju ze shum bese ketyre,UNMIK-ut ne at pjes te mitrovices

Administrata e UNMIK-ut ka filluar edhe zyrtarisht punën në pjesën veriore të Mitrovicës

Mitrovicë, 9 janar - Administrata e UNMIK-ut ka filluar edhe zyrtarisht punën në pjesën veriore të Mitrovicës me staf të kompletuar, kanë njoftuar burimet e Misionit të OKB-së në këtë qytet. Faza e parë e punësimit gati është kompletuar, ngase 54 punëtorë lokalë kanë nënshkruar kontratat dhe kanë filluar punën së bashku me ndërkombëtarët, ka thënë zëdhënësi i UNMIK-ut në Mitrovicë, Xhorxhi Kakuk. Sipas tij për dhjetë vendet e punës konkursi do të përsëritet për shkak se nuk janë gjetur njerëz të duhur për ato poste. Zyrtarët e UNMIK-ut përsëriten edhe njëherë se nuk bëhet fjalë për ndarjen e Mitrovicës, por për administrim të veriut nga Misioni i OKB-së.


MUA personalisht po me duket se te gjitha keto jan si thot populli,"Akull kres(kokes)"nuk po ju besoj hiq gjitha ketyre veprimeve qe po i bejne ne at pjes te Mitrovices.

Ti pyesim njeher se kush jan keto te punsuarit lokal,54 vet te gjith serb, shumica te atij formacionit "rojet e ures "Dhe ne dim se per qfar punojn ato njerze!!!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 27-2-2003 nė 20:40 Edit Post Reply With Quote
Serbet mbillin faren e ndarjes ndersa unmiku e ujite.

Blerim Vokshi ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 13-4-2003 nė 18:36 Edit Post Reply With Quote
Mitrovica, Steineri dhe Çoviqi

Apo: tregimi mbi ngreh e mos këput?

YLBER HYSA
Këto ditë, mbase brenda paketës së presioneve që vijnë nga Beogradi lidhur me bartjen e kompetencave nga UNMIK-u tek institucionet kosovare, u hap edhe çështja e Mitrovicës. Në fakt, është fjala për themelimin e një institucioni reprezentues për Mitrovicën e veriut, në bazë të një marrëveshjeje që citohet pa pra nga burime të ndryshme serbe, sipas së cilës është dashur që të vendoset një lloj institucioni përkatës për këtë pjesë të Mitrovicës, si një aneks i marrëveshjes së njohur për qytetin e ndarë verior, të cilën në atë kohë UNMIK-u e kishte propaganduar si një sukses të madh. Serbët e kanë paramenduar që fjala është për një lloj këshilli 6- anëtarësh, i cili do të duhej të merrte mbi vete kompetencat ekzekutive në pjesën e veriut, si kundërshpërblim për marrëveshjen që duhet t’i zhbënte institucionet paralele në Mitrovicë. Eshtë e qartë se kjo është pjesë e një ofensive të re politike serbe e inspiruar nga kompleksi i transferit të kompetencave, i cili tashmë ka filluar që të preokupojë vëmendjen e disa liderëve dhe organizatave serbe. Në këtë aspekt, presioni për realizimin e premtimit, apo të marrëveshjes, të cilën e përmendin serbët, u shërben atyre si një xhoker që kanë vendosur ta fusin në lojë për përfitimin në bazë të hapjes aktuale të pakos së bartjes së kompetencave.

Stieneri duhet të reprezentojë spektrin e një larmie në veri

Duke e deklaruar këtë gjë, Steineri ua ka hedhur topin serbëve në veri, por ai me këtë mbase ka hapur disa pika principiele me rëndësi. Së pari, nëse Steineri ka vendosur që ta mbrojë pozicionin e tij në bazë të një principi të proklamuar të UNMIK-ut për ndërtimin e institucioneve multietnike, ai me këtë ka mundur të kundërshtojë një presion nga veriu. Por, në anën tjetër, me këtë përgjigje diplomatike mbesin të pambuluara një varg çështjesh. Cilën përbërje demografike e mendon Steineri kur flet për pjesën veriore të Mitrovicës. Atë të para luftës, të pas luftës, apo atë në momentin kur është bërë marrëveshja të cilën e citojnë burimet serbe? Çfarë mandatesh do të ketë ai? Pastaj, si do të kalohet mbi principin e reprezentimit demokratik, kur dihet se në zgjedhjet e fundit në Mitrovicë kanë votuar jo më shumë se 50 qytetarë? Për sa kohë do të mund të qeveriste kjo pjesë e komunës së ndarë të Mitrovicës dhe në çfarë relacioni do të ishte ajo me pjesën jugore të saj, të zgjedhur në mënyrë demokratike përmes zgjedhjeve të lira? Së dyti, akuzat e Çoviqit se transferi i kompetencave do të bëhet në institucionet që nuk janë multinacionale është falso. Pa marrë parasysh gjendjen e vështirë në terren të serbëve kosovarë, principet mbi të cilat janë ndërtuar institucionet demokaratike në Kosovë janë mbështetur në mosmohimin e përbërjes etnike të para luftës, madje ato janë ndërtuar në bazë të një modeli të avancuar të diskriminimit pozitiv. Së treti, iniciativa e serbëve kosovarë për të rregulluar administrimin lokal dhe përfaqësimin në institucione në bazë të ndarjes dhe jointegrimit, përveç se është një manovër për pengimin e bartjes së kompetencave është edhe një përpjekje për të federalizuar, kantonizuar apo thënë më thjesht ndarë Kosovën. Së katërti, paraljmërimi i shkuarjes së Çoviqit nga shefi i grupit koordinativ për Kosovën, hap një fazë të re të relacioneve në mes të Beogradit, serbëve kosovarë dhe UNMIK-ut. Në një mënyrë kjo mund të sjellë edhe zhbërjen e të gjitha marrëveshjeve që Çoviqi i ka bërë me Steinerin. Dhe kjo bie mu në kohën e debatit mbi bartjen e kompetencave. Paralajmërimi i Gojko Saviqit se serbët do të lidhen drejpërdrejt me Beogradin, në rast të ndonjë marrëveshjeje të pafavorshme për ta, tregon se tashmë kërcënimi serb për bojkotin e institucioneve kosovare dhe shkaktimin e krizës është një taktikë e re me të cilën do të ballafaqohen UNMIK-u dhe Kosova. Në këtë aspekt, hapja e çfarëdo bisede për formimin e ndonjë institucioni përfaqësues në veri të Mitrovicës, është më shumë se marrëveshje interne e Steinerit me këdo në Beograd.

(Autori është drejtor i KACI-t)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 13-5-2003 nė 22:30 Edit Post Reply With Quote
12.05.2003
Serbët shesin pasuritë në Mitrovicë - kjo mund t’i përfshijë edhe shqiptarët në veri

Sipas të dhënave të Gjykatës Komunale në Mitrovicë dhe burimeve të tjera

IZEDIN KRASNIQI E EMUSAMUSTAFA
MITROVICË, 11 MAJ-Nga viti 200 e këndej në Gjykatën Komunale të Mitrovicës janë vërtetuar 559 kontrata të shitblerjës së pasurive midis serbëve dhe shqiptarëve, kanë thënë zyrtarë të Gjykatës Komunale në Mitrovicë. Rreth 560 kontrata të shitblerjes së patundshmërive ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve janë vërtetuar në Gjykatën Komunale të Mitrovicës, që nga viti 2000 e këndej ku shitës kanë qenë serbët ndërsa blerës shqiptarët, ka thënë kryetari i kësaj gjykate Gani Rexha. Duke thënë nje specifikacion të këtyre transakcioneve, kryetari i Rexha, thotë se gjatë vitit 2000 në këtë gjykatë janë vërtetuar 82 shitblerje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ku objekt i transakcioneve kanë qenë banesat, shtëpitë, toka apo lokalet afariste, pra me një fjalë patundshmëritë e ndryshme, ku në të gjitha rastet shitës kanë qenë serbët, ndërkaq blerës shqiptarët.

Kanë qenë 209 kontrata, kurse janë shtuar në 228 sosh

Në vitin 2001 numri i kontratave të vërtetuara ka qenë 209 në këtë gjykatë ndërmjet palëve ka qënë 209 raste, ndërkaq në vitin 2002 numri i kontratave të shitblerjes së patundshmërive midis serbëve dhe shqiptarëve është shtuar në 228 sish. Ndërkaq vetëm në tre muajt e parë të këtij viti në këtë gjykatë janë vërtetuar së paku 40 raste të shitblerjes së patundshmërive ku blerës kanë qenë shqiptarët, ndërkaq shitës serbët. Sipas një avokati, emri i të cilit ai nuk ka dashur t’i përmendet në gazetë, pothuaj ka përfunduar shitja e pronave të serbëve në pjesën jugore të qytetit, duke mbetur të pashitura vetëm disa sosh në të cilat ka konteste të ndryshme. Ai thotë se kontratat bëhen në bazë të shprehjës së vullnetit të palëve kontraktuese, tani kur nuk ekzistojnë ligje diskriminuese që kufizojnë shitblerjet në mes nacionaliteteve të ndryshme në Kosovë, përkatësisht në mes serbëve dhe shqiptarëve, ashtu si kishte instaluar regjimi i Milosheviqit, ndërkaq zyrtarët e gjykatës vetë legalizimin e kontratave përmes këtij institucioni e konsiderojnë me fuqi ligjore dhe legjitime.

Shitblerja dhe dokumentet burimore

Sipas zyrtarëve për të realizuar shitblerjen duhet të ofrohen dokumentet burimore që vertetojnë pasurinë e patundshme si lista poseduese, trashëgëmia, kontratat mbi shitblerjen e banesës etj, që edhe mundëson një transakcion legal të shitblerjes së patundshmërive. Sado që nuk ka statistika të sakta vlerësohet se numri i familjeve të serbëve që kanë jetuar në pjesën jugore të qytetit nuk ka qenë mbi 400 sish dhe shumica e tyre tani më e kanë shitur pasurinë e tyre. Përmes kësaj gjykate shitblerjen e pasurisë së tyre e kanë bërë edhe serbët nga komuna të tjera të Rajonit të Mitrovicës si Vushtrrisë dhe Skënderajt si edhe nga komunat e tjera të Kosovës meqenëse objekti i Gjykatës është i vendosur në pjesën veriore të qytetit, që ka krijuar edhe lehtësi të kontakteve mes palëve të interesuar për shitblerje. Zyrtarët nga kjo gjykatë nuk kanë përmendur ndonjë rast të transakcioneve ku pronari ka shitur më shumë herë pronën e tyre blerësve të ndryshëm, si ka pasur raste në komuna të ndryshme të Kosovës.

Një pjesë e qytetit nuk përfshihet...

Derisa këto transakcione të shitblerjes së patundshmërive kanë të bëjnë me pjesën jugore të Mitrovicës, pjesa tjetër e qytetit nuk është përfshirë ende nga sindromi i shitblerjeve të pasurive të patundshme sado që ka indikacione se kjo mund të bëhet, por që tani shitës do të jenë shqiptarët dhe blerës serbët, por me mjete të ndara të Qeverisë së Serbisë. Sipas burimeve të ndryshme vlerësohet se prej 8000-12.000 banorë shqiptarë, por edhe boshnjakë, turq etj. pas lufte janë detyruar t’i lëshonin shtëpitë e banesat e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës. Konsiderohet se një numër simbolik kanë bërë ndërrimin e banesave me serbët, ndërkaq dukuria e shitblerjes ku shqiptarët do të jenë shitës vetëm se është paraqitur. Në një mbledhje të KK-së muajin e kaluar, Ismet Syla, këshilltar komunal ka parashtruar pyetje lidhur me këtë problem. Ai ka thënë se kohët e fundit ka informata se disa persona nga Qeveria e Serbisë po u drejtohen qytetarëve shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës me kërkesë që ata t’i shesin pasuritë e tyre të patundshme me çmime që i ofrojnë ata. Këshilltari komunal Syla ka kërkuar përgjigje nga udhëheqja komunale se sa janë të informuar ata për këtë dukuri si edhe informatë nga admisistrata e UNMIK-ut se sa është kjo mënyrë ligjore pasi që mjetet janë nga Qeveria e Serbisë, por që ende nuk ka marrë përgjigje nga asnjëra palë. Derisa zyrtarë të Gjykatës Komunale në Mitrovicë thonë se nuk kanë ndonjë rast të tillë të evidentuar përmes gjykatës, një burim tjetër ka konfirmuar se është bërë një shitblerje e tillë. Ndërkaq dihet se një pjesën veriore për nevoja të funksionimit të të ashtuquajturit Universitetit serb në veri të Mitrovicës nga Fondi i Qeverisë së Serbisë është blerë një banesë, i cili transakcion i është konfirmuar gazetës edhe nga zyrtarë të Gjykatës Komunale dhe nga rektori i këtij universiteti.

-------------------------------------------------------

Duhet te reagohet ne njefar menyre ,ne shtyp apo media tjera qe tju ipet nje mesazh shqiptarve te veriut te mitrovices qe mos ti shesin pronat e tyre,se me ket akt e perligjin tamam ndarjen e atij qyteti,do te ishte mekat qe ti blejn tokat tona ato(serbet)me ket akt i biem kokes vetit.(Blerimi).

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 30-7-2004 nė 18:32 Edit Post Reply With Quote
Lajmet.com, 30 Jul 2004

Ditë zie në Mitrovicë, u varrosën nëntë viktima të identifikuara në morgun e Rahovecit Kosovë

U bë rivarrimi i nëntë viktimave të terrorit serb nga komuna e Mitrovicës, të identifikuar ditë më parë në morgun e Rahovecit. ...


Ceremonia mortore e rivarrimit të viktimave Azem Zeneli, Lulzim Peci, Selman Sejdiu, Luan Balaj, Fazile Zeneli, Florid Salihu, Gjylazim Zeneli, Ferki Ujkani dhe Muharrem Haziri, filloi me ekspozimin e trupave të të ndjerëve, në sheshin “Mehë Uka”.

Varrimi i tyre u bë në varrezat e Shipolit, Mazhiqit dhe Lubovecit të Skënderajt. Në shenjë nderimi për viktimat, Kuvendi komunal i Mitrovicës ditën e sotme e ka shpallur ditë zie.

/F.F./Liria

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 18-10-2005 nė 00:12 Edit Post Reply With Quote
Ndërtimi i urave në Mitrovicën e ndarë
Raporti për Evropë Nº165
13 September 2005

This report is also available in English.

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIME

Komuniteti ndërkombëtar me të drejtë ka deklaruar që statusi përfundimtar i Kosovës nuk duhet të përfshijë si mundësi ndarjen e territorit të saj. Mirëpo, ky deklarim nuk është mbështetur me veprime të mjaftueshme. Politika e Beogradit për të kërkuar një formë të ndarjes, është edhe më e fuqishme në qytetin e padëgjueshëm dhe të pa qetë verior të Mitrovicës dhe në brendësinë e saj. Për të shpëtuar apo evituar këtë situatë nevojitet një përpjekje e madhe politike, financiare dhe e sigurisë. Kapacitetet e nevojshme duhen ndërtuar menjëherë, dhe implementimi i tyre duhet të fillojë sapo Grupi i Kontaktit të deklarojë mbështetjen e vet për të ardhmen e Kosovës si shtet funksional me pavarësi të kushtëzuar brenda kufijve ekzistues.

Ruajtja e integritetit territorial është një politikë e drejtë sepse ndarja do të provokonte dyndje dhe shkëmbime të mëtutjeshme të popullatës brenda Kosovës dhe jostabilitet gjetiu në Ballkan, posaçërisht në Maqedoninë fqinje. Mirpo, ndarja mbetet një çështje aktuale, jo vetëm për faktin se ne Mitrovicë, Kosova është e ndarë në lumin Ibër dhe po ndahet gjithnjë e më shumë, por ngase misioni i KB-së (UNMIK-u) dhe forca e sigurisë e udhëhequr nga NATO (KFOR-i) kanë dështuar në zbatimin e mandatit të tyre. Në veriun e Mitrovicës dhe në komunitetet fqinje deri në kufi, hapësirë kjo që përmban ndoshta një të tretën e të gjithë serbëve të mbetur në Kosovë, Beogradi përpiqet që të ushtrojë ndikimin e vet përmes strukturave paralele qeverisëse, përfshirë këtu edhe prezencën e një policie që është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Zgjidhja e çështjes së Mitrovicës në fazën e hershme të procesit të zgjidhjes së statusit përfundimtar presupozon paraprakisht kahjen e përgjithshme në të cilën shkon Kosova. Por, tani është koha që shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit të ndalen së foluri për statusin përfundimtar si një proces i hapur me shumë opcione. Në fakt, prapa dyerve të mbyllura konsensusi ndërkombëtar tashmë po merr formë. Fillimi i manifestimit të këtij koncensusi, dhe forcimi i tij në Mitrovicë, do t'i kontribuonte një cikli të drejtë të stabilitetit dhe vizionit. Të lejohet që Mitrovica të shmanget nga kursi i paraparë rrezikon që çështja të realizohet ndyshe nga koncensusi i arritur.

Pavarësisht se për gjashtë vjet me radhë nuk është shënuar asnjë progres, Mitrovica nuk është e mbyllur ndaj transformime, transformimet mund te depërtojnë, të cilat do të rrisnin mundësitë për bashkimin e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare do të duhej që të investonte kapital dhe energji për mbështetjen e një programi të qartë dhe të artikuluar për kompromis midis kërkesave maksimale të të dyja palëve. Hapi i parë do të duhej që, për periudhën përcaktuese për statusin, të emërohet një Përfaqësues Special për Mitrovicën, në rang të njëjtë me Zëvendës Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe me kompetencë të plotë që të koordinojë përpjekjet e nevojshme.

UNMIK-u dhe KFOR-i duhet që, nën drejtimin e Komisionerit special, të rimarrin me shpejtësi iniciativën për siguri në veri të lumit Ibër duke rritur nivelin e forcave dhe nivelin e sigurisë. KFOR-i në mënyrë të qartë duhet që Mitrovicën dhe veriun e saj ta vendos në fokus të operacioneve primare dhe të bëjë ristrukturimin e vet në përputhje me rrethanat atje. Stacionet ilegale të policisë së Beogradit duhet të largohen nga veriu i Kosovës, dhe Përfaqësuesi Special i zgjedhur duhet të negociojë zëvendësimin e radikalistëve obstrutiv (pengues) që udhëheqin atje me spitalin rajonal dhe me universitetin. Planet që komanda e brishtë policore rajonale e qytetit të Mitrovicës së ndarë etnikisht të transferohet në kontrollin vendor duhet të shtyhet derisa Përfaqësuesi Special të sigurojë një konsensus të zbatueshëm të sigurisë midis shqiptarëve dhe serbëve për veriun që barazpeshon ruajtjen e integritetit territorial me frikën e serbëve nga mbidominimi.

Me mbajtjen e gjendjes së sigurisë nën një kontroll më të mirë, korniza e zgjidhjes e cila duhet të ndiqet me përkushtim dhe me ngulm më të madh do të mund të përfshinte krijimin e një autoriteti komunal të ri për veriun e Mitrovicës. Ky autoritet do të ofronte siguri dhe përgjegjësi në adresimin e çështjes së kthimit të shqiptarëve, si dhe në krijimin e një qarku administrativ qëndror i cili do të përdorej bashkarisht nga komuna e tashme e Mitrovicës dhe nga njësia e re e veriut të Mitrovicës ku do të vendosej bordi i përbashkët i qytetit për të pranuar nga donatorët fonde për zhvillimin e qytetit.

Nevojë strategjike është inkurajimi i serbëve të veriut të Kosovës -- dhe i Beogradit -- për të menduar më shumë për veriun e Mitrovicës që ajo pjesë të bëhet qendër e një përpjekjeje për të ofruar shërbime për të gjithë serbët e Kosovës. Qëllimi i bashkimit të anëve të lumit me një shtrirje të gjërë në qarkun qendror do të mund të reflektohej me bartjen e dy apo tre ministrive nga kryeqyteti; vendosjen atje të Gjykatës Supreme; mundësisht hapjen e një stacioni televiziv në gjuhën serbe që do të mbulonte tërë Kosovën; si dhe me vendosjen e disa elementeve të qeverisë qendrore të Kosovës të cilat do të përshtatmërisht do të ofrojnë një sistem autonom arsimor, shëndetësor, dhe të shërbimeve tjera sociale për serbët. Bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria e Kosovës duhet të synojnë që brenda një kornize të caktuar kohore të inkorporojnë në këtë sistem strukturat paralele të Beogradit duke ofruar fonde të përshtatshme dhe një rol bashkëpunues dhe të garantuar për qeverinë e Serbisë.

Pa e njohur statusin e tij zyrtar të entitetit sipas modelit të Bosnës dhe Hercegovinës, veriut serb duhet t'i ofrohen elemente të autonomisë, përfshirë kompetencat e transferuara për komunat, liri për komunat që të lidhen në bazë vullnetare, si dhe rol koordinues dhe resourse të mudësuara dhe ofruara përmes njësive të propozuara serbe të ministrive të Qeverisë së Kosovës. Shqiptarët të bindur se mbështetja për pjesëmarrje në këto iniciativa, për t'iu dhënë shansë për sukses komunave të reja me shumicë serbe edhe në pjesë tjera të Kosovës, do të shuanin presionin për ndarje në vijën e lumit Ibër.

Thënë shkurt, nëse faktet nga terreni në Mitrovicë dhe madje edhe nëse dhuna do të përëritej nuk do të shkatërronte perspektivën për një zgjidhje stabile të statusit të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë edhe më shumë dhe në mënyrë kreative për të ndryshuar të menduarit strategjik të serbëve si dhe t'jua bëjë të njohur shqiptarëve nevojën për të marr pjesë në një ofertë konstruktive. Deklaratat kundër ndarjes, fatkeqësisht, nuk janë të vetërealizueshme.

REKOMANDIMET

Hapat paraprakë, deri në fund të tetorit të vitit 2005

Për Grupin e Kontaktit dhe shtetet e tij anëtare si dhe për Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së:

1. Të emërohet një Përfaqësues Special për Mitrovicën, në rangun e Zëvendës Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së që të mbajë detyrën së paku deri në fund të vitit 2006, dhe i preferuar për këtë do të ishte dikush me të kaluar ushtarake dhe me përvojë implementuese në rrafshin civil.

2. Të përforcohen dhe të rikonfigurohen forcat ndërkombëtare të sigurisë në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës duke zëvendësuar brigadën shumëkombëshe të veri-lindjes të komanduar nga KFOR-i francez me një forcë të dizenjuar që nga afër të mbështes Komisionerin Special, dhe duke formuar një njësi policore speciale ndërkombëtare paraushtarake siç është Forca e re e Xhandarmërisë Evropiane, e cila do të ishte nën kontrollin e drejtpërdrejt të Komisionerit Special.

3. Të përcaktohet platforma për zgjidhje të çështjes së Mitrovicës duke deklaruar qartë dhe publikisht se zgjidhja e preferuar e Grupit të Kontaktit për Kosovën është shtet funksional me pavarësi të kushtëzuar.

4. Të ftohet Beogradi që të marr pjesë në negociatat midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës për decentralizim me mbështejtejn dhe nën patronazhin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, me kusht që ai të pranojë deklaratën paraprirëse të Grupit të Kontaktit.

5. Të alokojnë, së bashku me BE-në, fonde për një program investimi në shumë aspekte në Mitrovicë.

Për UNMIK-un:

6. Të ketë qasje më të matur në transferimin e komandave policore tek Shërbimi Policor i Kosovës në rajonin e Mitrovicës gjatë kohës së pritjes së zgjidhjes së statusit përfundimtar, të vendos policë ndërkombëtar dhe zyrtarë doganorë në kalimet kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe të formojë një zinxhir komandues të modifikuar, duke i dhënë kështu Komisionerit Special kontroll mbi forcat e reja policore ndërkombëtare paraushtarake që do të vendoseshin në rajonin e Mitrovicës.

7. Të aktivizojë grupet punuese të partive shqiptare për statusin përfundimtar të Kosovës që të fillojnë të zhvillojnë një kornizë për zgjidhjen e problemit të Mitrovicës dhe të veriut të Kosovës brenda parametrave që përjashtojnë ndarjen, që kushtëzojnë decentralizimin e vërtetë dhe që inkurajojnë kthime të sigurta të banorëve të mëparshëm në shtëpitë e tyre në të dy anët e lumit Ibër. Paralelisht me këtë, e njëjta gjë të bëhet me serbët përmes kryebashkiakëve të të tre komunave veriore, lidershipit të Listës serbe për Kosovë dhe Metohi, dhe (ndoshta në mënyrë indirekte) me Këshillin nacional serb.

8. Të bëhen përpjekje më të përkushtuara për edukimin e serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë lidhur me zhvillimet dhe kushtet ekzistuese në anën tjetër të lumit Ibër të ndarë duke mbështetur programe të reja për informimin e publikut dhe duke inkurajuar lajme relevante në mediat e tyre përkatëse lidhur me pjesën tjetër.

Për Institucionet e Përkohshme të Vet-Qeverisjes (IPVQ) në Prishtinë:

9. Përmes grupeve punuese për statusin përfundimtar, në frymë konstruktive, të studiohet dhe përgatitet opinioni publik në Mitrovicë dhe kudo në Kosovë për opcionet e ndryshme të riorganizimit të Mitrovicës.

10. Të mundësohet krijimi i më shumë njësive komunale me shumicë serbe në jug të Ibrit, veçanërisht një komunë më e madhe e Graçanicës, që do të vepronte si kundërpeshë ndaj presionin e serbëve për ndarje.

Për Beogradin:

11. Të bashkëpunojë me Komisionerin Special në identifikimin e kandidatëve të besueshëm për të udhëhequr universitetin dhe spitalin rajonal të Mitrovicës.

12. Të përgatisë mbylljen e stacioneve policore dhe gjykatave paralele në veriun e Kosovës, duke përfshirë negocijimin me Komisionerin Special për ofrimin e një sigurie të besueshme dhe plotësimin e vendeve të zbrazëta që mund të sjell largimi i tyre.

13. Të fillojë me dizajnimin e një strukture e cila bashkarisht me IPVQ-të do të merte përgjegjësi që, për të gjithë serbët e Kosovës, të mbështeste një skeme joterritoriale për shërbime autonome shëndetësore, arsimore dhe sociale autonome për të gjithë serbët e Kosovës.

Hapat e negociatave, nga nëntori i vitit 2005

Për IPVQ-në/Grupet Punuese për Statusin Përfundimtar të Kosovës:

14. T'ju bëjnë serbëve një ofertë fisnike, përfshirë:

(a) Gatishmërinë për të negociuar lidhur me mekanizmat për demilitarizim dhe mbikëqyrjen e përbashkët me serbët të sigurisë në rajonin e Mitrovicës, si dhe pajtueshmërinë se komunat e serbëve do të kenë fjalën e fundit në emërimin e shefave të tyre të policisë;

(b) Gatishmërinë për të pranuar një komunë serbe në Mitrovicë e cila do të udhëhiqej nga një bord i përbashkët koordinues i qytetit që do të luante një rol unifikues për qytetin e Kosovës, dhe cili do të punonte për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve të zhvendosur brenda vendit;

(c) Gatishmërinë që serbëve t'ju jipet hapësirë në qeverinë dhe institucionet qendrore, si p.sh duke zhvendosur disa prej tyre nga Prishtina në Mitrovicë (dhe në Graçanicë), dhe duke iu ofruar serbëve një post të zëvendës kryeministrit; dhe

(d) Garancionet si shtetësia e dyfishtë, kufiri i hapur me Serbinë, dhe lidhjet telefonike me Serbinë të jenë me tarifa lokale (tarifa jo ndërkomëtare)

Për Komisionerin Special për Mitrovicë:

15. Të konsultohet hollësisht dhe gjerësisht dhe të vendos deri në fund të vitit 2005 lidhur me modelet e administrimit dhe rolin e ardhshëm të qytetit:

(a) nëse veriu i Mitrovicës duhet të jetë komunë më vete apo e kombinuar me Zveçanin;

(b) lidhur me territorin e një qarku qendror ndërkomunal; dhe

(c) lidhur me të drejtat zgjedhore të banorëve të saj, dhe të formës së ndonjë bordi të përbashkët të qytetit.

16. Të krijohet një trup koordinues për siguri serbo-shqiptaro-ndërkombëtar, me seli në qendër të Mitrovicës, i cili do të kërkonte konsensus lidhur me konceptin e sigurisë në rajonin e Mitrovicës dhe përfundimisht do të mbikëqyrte procesin e demilitarizimit.

17. Të mbikëqyrë dhe nëse është e nevojshme të përcaktojë si dhe (me ndihmën e KFOR-it) të zbatojë, deri në nëntor të vitit 2005, përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të universitetit dhe spitalit rajonal.

Hapat për implementim, nga fillimi deri në fund të vitit 2006

Për Komisionerin Special:

18. Të dizenjojë në veriun e Mitrovicës një komunë të re me shumicë serbe, një qark qendror ndërkomunal dhe një bord koordinues të qytetit; të themelojë një sistem automatik të financimit për administratën dhe projektet e bordit të përbashkët në kuadër të buxheteve të komunave të veriut dhe të jugut të Mitrovicës; dhe të vendosë nëse në veri, fillimisht, të emërojë këshilltarët apo të fillojë menjëherë me zgjedhje komunale.

19. Të mbikëqyrë kthimin e shqipëtarëve në veri të Mitrovicës.

20. Të mbikëqyrë krijimin e fondeve përcjellëse për institucionet shërbyese të vendosura në Mitrovicë, përfshirë këtu spitalin rajonal, unversitetin, një kanal të ri televiziv publik në gjuhën serbe (RTK-2), dhe krijimin e një njësie të përbashkët Qendër Koordinuese/Ministri e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës për rregullimin e strukturave paralele serbe në tërë Kosovën si një sistem autonom joterritorial për të ofruar shërbime arsimore, shëndetësore dhe sociale për serbët.

21. Të përgatisë terrenin për një marrëveshje midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës për menaxhimin e sigurisë në veri duke mbikëqyrë shpërbërjen e detyrueshme të stacioneve policore të Beogradit (MUP) në veri të Kosovës dhe implementimin e çdo lloj vendimi të arritur nga trupi i përbashkët koordinues për siguri lidhur me komandën rajonale të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës që ndodhet në jug të Mitrovicës.

22. Të mbikëqyrë futjen në përdorim dhe në fuqi të targave të Kosovës në veri të lumit Ibër.

Për IPVQ/Grupet Punuese për Statusin Përfundimtar të Kosovës:

23. Të kërkojë partnerë serbë në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës me të cilët do të arrihej pajtimi mbi menaxhimin e sigurisë së veriut, dhe të marrin në konsideratë mekanizma dhe teknika të caktuara si trupa të përbashkët mbikëqyrës, skema të rregullta të rotacionit, dhe personelit ndëkombëtar t'i lihen disa përgjegjësi ashtu që sovraniteti i Kosovës të mund të ushtrohet në përputhshmëri me brengat e serbëve që kanë ne lidhje me dominimin e mundshëm shquiptar.

24. Të krijojë njësi të reja të ministrive me personel shumicë serbë -- në Mitrovicë, Graçanicë dhe Prishtinë -- për të administruar sistemin e ri autonom të arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale për serbët në tërë Kosovën dhe t'i ofrohen Qeverisë së Serbisë mundësi për bashkëpunim në këtë sistem shërbimesh.

25. Të transferojë disa institucione qendrore të Kosovës në qarkun qendror të Mitrovicës, si p.sh. dy apo tri ministri dhe Gjykatën Supreme, si dhe të mbështetet krijimin i një kanali televiziv në gjuhën serbe (RTK-2) atje duke u mundësuar transmetimi i tij në tërë Kosovën.

26. Të ofrojë dispozita kushtetuese që, pa pranuar statusin zyrtar të entitetit, do t'iu lejonte zonave serbe që të ndërtojnë de facto autonominë, duke përfshirë transferimin domethënës të kompetencave tek komunat; liri për komunat që të bashkëpunojnë në baza vullnetare; si dhe rol koordinues dhe të resurseve të ofruara nga njësitë e reja serbe të krijuara si pjesë e ministrive qeveritare për të administruar sistemin arsimor, shëndetësor dhe shërbimet sociale.

Prishtinë/Beograd/Bruksel, 13 shtator 2005

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3683059 sekonda, 31 pyetje