Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Prostitucioni, krimi ndaj femres shqiptare!
Anton Ashta

Postuar mė 9-9-2002 nė 07:48 Edit Post Reply With Quote
"Nje politikan shqiptar thithte fitimet e mia"

"Nje politikan shqiptar thithte fitimet e mia"
Ne qendren "Vatra" akomodohen dhe rehabilitohen vajza e gra te dhunuara per vite te tera, te shfrytezuara si prostituta jashte vendit. Goditja e trafikut dhe siguria e krijuar i ka afruar ato me teper dhe u ka dhene kurajon e madhe per te denoncuar tutoret. Vetem dy vajza kane vene nen pranga 13 tutore, ndersa numri i te akomoduarave ne qender sa vjen e zbret. Autoritetet shqiptare, ne bashkepunim me vendet perendimore, u sigurojne jeten dhe punen ne keto shtete ne shkembim te deshmise

Vlore- Dy prostituta vene ne pranga 13 tutore. Policia shqiptare ka arrestuar 13 trafikante te mishit te bardhe, ndersa shteti shqiptar ne bashkepunim me diplomacine e huaj, ka siguruar jeten e tyre ne vende te ndryshme te botes. Nderkohe qe njera nga vajzat e perdorura per trafikim prostitucioni dhe me pas e shfrytezuar per pese vjet me radhe ne Itali, ben deklaraten "bombe", duke u shprehur se siguria qe i eshte krijuar nga shteti ka bere qe ajo te deshmoje se nje pjese te fitimeve qe nxirrte me profesionin e vjeter shkonin ne xhepin e nje politikani, sot deputet i parlamentit. Kjo eshte e dhena me e fundit qe eshte deklaruar nga qendra akomoduese "Vatra" ne Vlore. Rritet kurajoja e vajzave per te denoncuar tutoret, bie trafiku i mishit te bardhe, kurse prostitutat rikthehen ne familjet e tyre. Te gjitha keto fakte e te tjera, po tregojne se me goditjen e trafikut nga shteti shqiptar, eshte "plagosur" rende edhe fenomeni i trafikimit te femres shqiptare. Ato kane patur kurajon qe te flasin pas ngjarjeve dhe te rrefejne kalvarin e tyre ne vite te mashtruara e te perdhosura.

Prostituta qe "pergezon" shtetin: "Fitimet e mia ne xhepin e pushtetarit"

Ka ushtruar prostitucion pergjate 5 vjeteve ne Itali dhe eshte rikthyer ne familje nga qendra akomoduese "Vatra" ne Vlore. T.H nga nje fshat i Librazhdit, eshte rikthyer ne jeten familjare, edhe pse ka ushtruar per 5 vjet me radhe prostitucion ne nje qytet verior te Italise. Familjaret e kane falur, por edhe ajo ka dhene besen se nuk do te rikthehet me kurre prane semaforeve, ku punonte per te tjeret dhe te vetmen gje qe i perkiste asaj, ishte dhuna nga tutoret. E takuar ne nje ambjent publik, ne nje dasme te qytetit bregdetar, ajo eshte shprehur se duhet pergezuar shteti shqiptar qe po godet ashper trafikun, ku nje vend te rendesishem ka zene trafiku i mishit te bardhe. "Kemi denoncuar edhe me pare tutoret, por policia nuk i arrestonte, gjykata nuk i denonte. Tani i ben te dyja, madje u sigurohet jeta atyre vajzave prostituta qe dnoncojne. Nese vazhdohet keshtu, nuk do te kete me trafik te vajzave shqiptare, qe ne 80 per qind te rasteve behet jashte deshires se tyre", u shpreh vajza nga Librazhdi per gazeten.

"Dua te flas hapur me policine dhe nese ajo ruan sekretin dhe me mbron jeten, do te them edhe ate fakt qe eshte thene rralle e qe duket i pabesueshem. Nga puna ime, pergjate 5 vjeteve si prostitute, ka marre pjesen e tij edhe nje politikan, qe se fundi eshte bere deputet. Flas nga pervoja ime, duhet arritur ne perfundimin se nese nuk do policia, nese godet shteti, do te minimizohet prostitucioni dhe kjo po shihet kohet e fundit. Ky fenomen i padeshiruar nga femra shqiptare ka lulezuar aq shume, pasi ka marre pjesen e vet edhe strukturat te caktuara te shtetit. Ndoshta do te vije nje dite qe ne te deshmojme te verteten lakuriq, duke bindur opinionin me fakte se ky trafik eshte drejtuar e ndihmuar nga struktura te shtetit", ka perfunduar vajza.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-10-2002 nė 19:55 Edit Post Reply With Quote
Prostitucioni, krimi ndaj femres shqiptare!

Bie numri i prostitutave, nga 30 mije ne 8 mije
Zenepe Luka Vlore - Ne te gjithe boten ka vetem 8162 prostituta shqiptare nga 30 mije qe kane qene ne vitin 1996. Shifra me e ulet ne 12 vite tranzicion, eshte dhene dje nga Drejtori i Drejtorise se Antitrafiqeve Avni Jasharllari ne nje seminar te zhvilluar ne qytetin e Vlores nga Ambasada Amerikane dhe Komiteti per Mundesi te Barabarta. Per gjashte ore rresht eshte debatuar sidomos per faktin se shteti duhet te jete me potent ne luften ndaj ketij trafiku. Por, me kryesorja eshte fakti se brenda pak viteve ka nje ulje te ndjeshme te numrit te prostitutave shqiptare. Keshtu, "pikun" ky numer e ka arritur ne vitin 1996. Sipas nje raporti te Qendres se Interpolit ne Lion te Frances ne te gjithe boten ne ate vit kishte 30 mije prostituta. Por duket se kjo shifer do ti mbetet vetem historise. Nje sere shkaqesh kane cuar ne ate qe quhet frenim i fenomenit dhe qe ne takimin e djeshem eshte theksuar me te madhe. Ne seminar kane folur kryetari i bashkise Niko Veizaj, kryeprokurori i Vlores Petrit Cano, drejtori i drejtorise se luftes kunder trafiqeve ne Ministrine e Rendit Avni Jasharllari, perfaqesues te medias etj. Me vemendje u ndoq edhe diskutimi konkret i drejtores ekzekutive te qendres se akomodimit ne Vlore, Vera Lesko.

"Te ndergjegjesojme vehte, por edhe te mos fryhen shifrat"

Ne debatin e organizuar, eshte synuar qe cdo pjesmarres te shtoje pergjegjesine e tij, por edhe te ndergjegjesohet vete e me pas te ndikoje tek komuniteti per luften e ashper qe i duhet bere fenomenit te trafikut te femrave e femijve. Jasharllari shpalosi punen e bere nga policia e shtetit poer te goditur fenomenin, duke paraqitur statistika konkrete. Nder te tjera eshte shprehur se tashme eshte bere nje studim me policite e vendeve fqinj dhe rezulton se ne te gjitha vendet e botes kemi 8162 femra shqiptare qe jane prostituta, nga te cilat 1190 jane ne Greqi, 2997 ne Itali, 580 ne Belgjike, 169 ne France etj. 80 perqind e ketij numri jane derguar me dhune dhe vetem 20 perqind e tyre kane shkuar me deshiren e tyre. Me tej ai ka analizuar shkaqet e ketij fenomeni, rrezikeshmerine e larte te trafikanteve shqiptare dhe goditjen qe iu ka bere policia e shtetit. Keshtu jane ndjekur penalisht per vitin 2000-2001 235 raste me 130 autore, 8 raste kane qene per trafik femijesh. Jane identifikuar 497 autore te inkuadruar ne 28 grupe kriminale. "9 muajt e ketij viti, eshte ulur ndjeshem trafiku dhe goditja eshte bere me e ashper, por ai nuk gjen rruge te sofistikuara per shkuar ne destinacion", ka thene Jasharllari dhe per kete duhet te jemi vigjilente te gjithe. Debati ka percaktuar edhe rruget qe duhen ndjekur per sensibilizimin e opinionit nga organeet e pushtetit vendore e OJQ-se per punesimin e kontigjentit te rikthyer ne jeten normale, si dhe nxjerrjen e shpejte te ligjeve per mbrojtjen e deshmitarit,per ti marre ne mbrojtje denoncueset e tutoreve. Ne perfundim Lavdie Ruci, kryetare e forumit per mundesi te barabarta, eshte shprehur per "KJ" se, ky seminar

synoi ne ndergjegjesimin e publikut, te institucioneve shteterore, pushtetit vendor, OJQ e medias, per te luftuar trafikun. Ky debat, qe startoi ketu, do te vazhdoje neper shkolla, lagje, ne mase te gjere, qe tashme te ndergjegjesohet e tere shoqeria, familja, per punen qe duhet te beje, ne radhe te pare per parandalimin e ketij trafiku dhe me pas, per te marre ne mbrojtje e kontribuar ne rikthimin ne jeten normale te vajzave te trafikuara. Ishte nje shqetesim i perbashket me ambasaden amerikane, qe mundesoi kete seminar, qe u vleresua maksimalisht dhe i a arriti qellimit. Kryetari i Bashkise Niko Veizaj, tha se "ne kete ballafaqim, ne radhe te pare u ndergjegjesuam per vehten tone, madje nxorrem pergjegjesine, per ta pare te gjetur rruget per sherimin e kesaj plage te rende te shoqerise shqiptare. Ne kete kendveshtrim bashkia e Vlores do te shikoje edhe projekte financiare ne ndihme te viktimave te trafikut.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2002 nė 09:16 Edit Post Reply With Quote
Pranga, çoi prostitutë shitësen e qumështit

BERAT -Arrestohet nën akuzën e trafikut të prostitucionit një 33-vjeçar nga Kuçova. Kujtim Zdrava, banor në Kuçovë, u arrestua në një lokal në qendër të qytetit të Beratit, gjatë një aksioni të drejtuar nga kolonel Milto Kordha. Burime të policisë thanë për gazetën se Zdrava u arrestua në bazë të një denoncimi të bërë nga 30-vjeçarja N.F, nënë e 4 fëmijëve, më i madhi 12 vjeç. Denoncuesja është banore e fshatit Dushnik, 3 km në veri të qytetit. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në prill të vitit '99. N.F kishte të pajtuara disa familje që i furnizonte dhe u shiste qumësht në pallatin ku banonte edhe 33-vjeçari Kujtim Zdrava. "Në një nga këto ditë Kujtimi më tha se puna që bën të jep pak para.
Ndaj ai më propozoi që të kalonim detin dhe të punonim në Itali, ku unë do të punoja në një lokal",- mësohet të ketë thënë 30- vjeçarja në denoncimin e saj. Më pas N.F është takuar disa herë me tutorin dhe pasi kanë lënë ditën e caktuar janë nisur drejt Vlorës dhe pas një nate udhëtimi janë gjendur në brigjet e Italisë. "Përfundova pa dëshirën time në semaforët e qytetit të Torinos dhe këtë aktivitet e kreva për 4 vjet",- mësohet të ketë thënë N.F. Ajo ka thënë se ka mbetur e zhgënjyer që në Vlorë, në momentin kur është shitur nga K.Z, përkundrejt një shume të majme parash. Një muaj më parë, policia italiane e riatdhesoi 30-vjeçaren. Me të mbërritur N.F ka bërë kallëzim në polici për 33-vjeçarin K.Z, i cili jo vetëm e mashtroi, por edhe e shiti në tregun e prostitutave.
Sulo Gozhina

shek

Sa thjeshte e cfare historie elementare!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 09:47 Edit Post Reply With Quote
Riatdhesohet prostituta: Dy vitet e mia në semafor


--------------------------------------------------------------------------------

Zylyftar Plaku

BERAT

Pas dy vjetëve prostitutë rrugëve të Milanos, dje nëna e katër fëmijëve është kthyer në shtëpinë e burrit të saj në fshatin Dushnik të Beratit.

Përmes një ankthi dhe dhimbjeje të pafund, 40-vjeçarja Nafije Prendi ka treguar para bluve gjithë dramën e saj, e cila ka vënë në pranga shtetasin Kujtim Zdrava. "Kam hequr një torturë të vërtetë. Më mirë bukë e kripë në shtëpi sesa prostitutë në Itali", thotë Prendi duke kujtuar atë të shkuar të zezë përtej Adriatikut. Historia e Prendit është një copëz nga ato historitë e pafund të femrave fatkeqe. Një shitëse qumështi e cila bridhte gjithë ditën për bukën e fëmijëve, pa pritur ka përfunduar në trotuaret e vendit fqinj. Burime nga Policia e Beratit pohojnë se Prendi, nënë e katër fëmijëve, është riatdhesuar dje sapo ka mbërritur në Rinas. Sipas bluve, viktima ka denoncuar tutorin e saj, Kujtim Zdrava, i cili në vitin 1999 e ka shfrytëzuar dhe pastaj e ka shitur për dy milionë lekë të vjetra te kushëriri i tij Bedri Zdrava në Kuçovë.

Ky i fundit (ish polic në degën e rendit në Kuçovë, i çmobilizuar pasi dyshohej si i implikuar në trafikun e prostitucionit) e ka shoqëruar viktimën në Itali ku e ka detyruar që të punonte prostitutë në Milano. Sipas denoncimit të vetë viktimës, gjatë dy vjetëve që ajo ka punuar prostitutë në Milano është torturuar rregullisht dhe është detyruar që të dorëzonte gdo natë tek Bedriu jo më pak se një milion lireta. Nga 350 milionë lireta të fituara me prostituim, shtetasja Prendi pohon se nuk ka marrë asnjë lek. Tani pas kthimit në Shqipëri ajo ka denoncuar të dy kushërinjtë, të cilët e shkëputën nga bashkëshorti dhe fëmijët e saj dhe e dërguan prostitutë në Itali. E ndihmuar nga një tjetër fatkeqe e rrugëve në Lion të Francës, nëna e katër fëmijëve, Nafije Prendi, ka trokitur në derën e burrit. Ajo këmmbëngul se është mashtruar nga Kujtimi, i cili i ka premtuar martesë.

gsh

E fala gruan se dua të rris fëmijët


--------------------------------------------------------------------------------

"E kam falur nënën e fëmijëve të mi. Kam tre vajza dhe një djalë për të rritur si dhe nënën pleqëri, sot për nesër, ndaj dua që ime shoqe t'i kthehet jetës normale". Kështu është shprehur dje për Gazeta Shqiptare, bashkëshorti i Nafije Goxhajt, Vangjel Prendi, banor i fshatit Dushnik të Beratit. Ndërkohë Vangjeli tregon për peripecitë që ka hequr pasi është larguar nga shtëpia e shoqja, Nafija, e cila i ka lënë fëmijët rrugëve. Sipas tij i është dashur që të vuaj shumë për t'u shërbyer atyre, pasi si familje merrte një pension prej 3 000 lekësh në muaj. "Në këto kushte, kur na mungonte dhe buka e gojës, ma kanë gënjyer gruan", thotë Vangjeli, duke shtuar se pas largimit të gruas nga shtëpia, komuna e Otllakut i ka dhënë ndihmë ekonomike 3 000 lekë për fëmijët. Ndërsa fal gruan, bashkëshorti i pafat kërkon që ajo t'u përkushtohet fëmijëve me qëllim që ata të shkollohen dhe të edukohen më mirë. Vangjel Prendi ka guxuar dje të dalë dhe mbi opinonin mbytës që e rrethon, duke pranuar në shtëpi bashkëshorten, vetëm e vetëm që të ketë një vatër të ngrohtë familjare.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2003 nė 10:34 Edit Post Reply With Quote
"IZOLONI PROSTITUTEN, ESHTE ME AIDS!"

Dilaver Xhelili Berat - "Te izolohet prostituta qe i dha virusin e AIDS-it Gentian Cilit". Pas vdekjes nga virusi i Gentian Cilit, jane dhjetera banore te lagjes "Guri i Bardhe" i Ures Vajgurore, te cilet e shikojne shume te rrezikshme faktin qe 18-vjecarja eshte e lire. Sipas tyre, ajo mund te beje viktime djemte e qytetit. Kete e perforcon edhe vete e ema e vajzes, Shaqe Dako, e cila konfirmon se analizat e kane nxjerre vajzen e saj me virusin vdekjeprures. Po vete e ema shton me tej se vajza i ka thene se virusin e ka marre nga Gentiani, i cili vdiq pak dite me pare. Me te marre vesh per kete, ajo si fillim e kishte paditur ne polici. Nderkohe qe vazhdimi do te ishte "dhurimi" i virusit per nje sere djemsh. Disa banore shkojne me tej kur shprehen se 18-vjecarja shkon ne motele dhe hotele ne Tirane, Durres dhe Berat, por edhe ne qytetin e Ures Vajgurore. Dako ka me se 3 vjet qe e ushtron kete aktivitet. 2 vjet ne Itali dhe nje vit ne Greqi. Pasi ajo eshte njohur me 26-vjecarin Gentian Cili jane nisur se bashku ne Greqi. Mesohet t'i kete thene 26-vjecarit qe te shkojne ne Greqi, te mbledhe disa leke qe te shkoje tek motra ne Itali. Pasi ka ushtruar zanatin e prostitutes ne Athine prej 6 muajsh, eshte kapur nga policia greke se bashku me 26-vjecarin, e eshte shoqeruar per ne Uren Vajgurore. Ne momentin qe 18-vjecarja ka mesuar se 26-vjecari ka qene infektuar nga virusi AIDS eshte shqetesuar tej mase. Madje, ajo i eshte drejtuar gjykates duke bere denoncimin ndaj 26-vjecarit. Situata qe e ka shfrytezuar si prostitute per interesa fitimesh. Megjithe nderhyrjen e familjareve, 18-vjecarja nuk e ka terhequr denoncimin dhe si shkak ka qene pikerisht fakti se virusin ia kishte injektuar edhe asaj.

Ne keto momente 26-vjecares te larguar jashte vendit duke i shpetuar prangosjes se uniformave blu. Gjykata tashme eshte dhene dhe denimin per te me 8 vjet burg ne mungese me 17 dhjetor 2002.

Flet Shaqe Dako, nena e 18-vjecares

Vajzen e kisha te fejuar ne nje nga lagjet e qytetit. Pasi ajo eshte kthyer nga Italia, Gentian Cili ma mashtroi se do te fejohej me te dhe ma coi ne Greqi 6 muaj. Pasi e kapi policia, ajo u rikthye ne shtepi. Une jam e shqetesuar dhe vajza ime eshte me virusin AIDS. Kete e them se analizat e kryera ne qendren e rehabilitimit ne Tirane i kane dale me kete virus. Ajo tashme eshte bere e papermbajtshme ne shenje hakmarrje duke menduar se nje dite do te kete fatin e 26-vjecarit Gentian Cili. Une nuk e izoloj dot ate. Ajo e derrmuar nga virusi AIDS, te injektuar nga 26-vjecari, kerkon te hakmerret ndaj meshkujve te cdo lloj moshe.

Flet Xhaferr Cili, 56 vjec, babai i Gentian Cilit

Djali yne ne fillim ka shkuar emigrant ekonomik ne Itali, 5 vjet rresht. 1 vit me pare, kur ai eshte kthyer nga Italia ishte shume i shqetesuar. Ne kuptuam dicka se ne trupin e djalit kish ndodhur dicka, por ai s'tregonte. Nje vit me pare djali yne eshte shoqeruar me 18-vjecaren, duke i thene se ta conte ne Greqi per te grumbulluar disa para, e me pas ajo te shkonte tek motra ne Itali. Pasi u kapen ne Greqi nga policia greke jane shoqeruar per ne Uren Vajguroe. Me ardhjen ne Uren Vajgurore djali ka kryer analizat ku ka dale me virusin e AIDS. Ne keto momente vajza pasi ka marre vesh per kete semundje e ka denoncuar ne gjykate se ai ka mashtruar e me pas e ka derguar si prostitute ne Greqi. Ne keto momente djali eshte larguar. I ndodhur per balle situates renduar ai rikthehet ne shtepi i mbushur me pucra ne fytyre. Dy jave para vdekjes ai nuk hante. Atij para vdekjes i ka ikur dhe goja, nuk fliste dhe u tret nga djerset e shumta qe i dilnin gjate gjithe kohes.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 30-3-2003 nė 00:48 Edit Post Reply With Quote
Tirane, shtepi publike prane Komisariatit 1
Policia dhe Prokuroria kane nderhyre ne shoqerimin dhe me pas arrestimin e nje prostitute si dhe pronares se nje lokali dhe banese ne rrugen "Hoxha Tasim", te shnderruar ne qender prostitucioni. Ne te njejten banese kishte "punuar" edhe vajza e vrare nga dhunimet, Erjola Shehi. Priten masa per police te rendit dhe te krimeve, qe mbulonin zonen

Artan SHEHU

Shtepi publike nen hunden e policise se Komisariatit 1 te Tiranes. Pikerisht te kryqezimi i rruges "Hoxha Tasim", atje ku futen me zhurme furgonat e grupeve te gatshme te policise dhe ku "shullehen" neper kafene te gjithe policet e ketij komisariati, lartohej nje shtepi publike, qe ekzistonte prej vitesh. Por duket nuhatja prane strofulles ishte jashte loje. Gjithsesi rreth ores 14.30 te dites se djeshme nderhyrja e policise kishte qene potente, madje e perforcuar nga njeri prej zv/prokuroreve te Tiranes, shoqeruar nga ai dezhurn.

Arrestimi i pronares dhe nje vajze-prostitute

Pasi kane depertuar ne lokalin e katit te dyte, policet kane mesuar per ekzistencen e tre dhomave te mobiluara, qe sherbenin pikerisht per kontaktet mes prostitutave dhe klienteve. Duke qene te qarte, fale disa hetimeve paraprake, policet kane shoqeruar menjehere ne ambientet e Komisariatit 1 dhe me pas ne Prokurorine e Tiranes, pronaren e baneses Lutfie P. si dhe nje vajze te re, te kapur ne njeren nga 3 dhomat, Teuta K. Por policet nuk jane larguar menjehere. Ne vendngjarje kane mberritur edhe ekspertet, te cilet jane marre per nje kohe te gjate me grumbullimin e provave materiale dhe hetimin e ambienteve. Ne Prokurorine e Tiranes, pas marrjes ne pyetje per nje kohe te gjate, eshte vendosur masa e arrestit per pronaren e nderteses Lutfien, nderkohe qe deri ne oret e vona te mbremjes, ende nuk ishte vendosur per fatin e vajzes-prostitute. Sipas nje shpjegimi nga nje burim hetimor, skema e funksionimit te shtepise publike ishte e tille: Tutoret sillnin vajzat-prostituta dhe vete rrinin ne lokalet prane, per te kontrolluar te gjitha levizjet, qofte te klienteve, qofte te personave te dyshimte, qe mund te ishin agjente policie. Nderkohe qe per cdo klient, pronarja merrte nga 5 mije leke te vjetra. Sipas te njejtit burim, per nje kontakt seksual klientet linin mesatarisht 20 mije leke te vjetra.

Misteri i policit te Ambasades Amerikane dhe masat per policet e zones

Nje nga policet e toges, qe ruajne Ambsaden Amerikane, eshte marre ne pyetje nga Prokuroria menjehere pas ndalimimeve ne "shtepine publike". I hutuar, ai ishte futur ne Prokurori, duke dale prej andej pas rreth 2 oresh, edhe me i zvogeluar. Pas interesimit te "Korrieri" u pohua se polici nuk kishte lidhje, qe te cojne perpara pergjegjesise penale me "shtepine publike", por thjesht ai kishte ...nje lidhje pasionante personale, qe u mbajt sekret nga hetimi. Nderkohe, pas zbulimit te "shtepise publike", krere te policise se Tiranes u shprehen, se kishte te ngjare, qe ndaj policeve, te cilet mbulonin zonen, te merreshin masa ndeshkimore.

Shtepia qe frekuentonte Eriola Sheshi

Vajza 22 vjecare nga Korca, Eriola Sheshi, e cila para nje viti dha shpirt ne spital si pasoje e plageve nga te rrahurat, kishte frekuentuar pikerisht kete banese. Burime policore pohuan se Eriola kishte qene nje nga vajzat qe detyroheshin te prostituonin ne keto ambiente kundrjet pagesave fikse qe "vileshin" nga tutoret e saj. Nje prej tyre, Roland Kosova, u arrestua dhe akuzua si tutori i vajzes dhe njeriu qe e kishte rrahur deri ne vdekje. Erjola ishte pranuar ne Spitalin Ushtarak ne gjendje kome dhe me demtime serioze ne pjese te ndryshme te trupit, te shkaktuara si pasoje e keqtrajtimit te rende fizik. Me gjithe nderhyrjen e mjekeve, 22 vjecarja nuk arriti ti shpetoje vdekjes, duke nderruar jete diten e neserme. Si autor te tortures, policia arrestoi nje jave me pas 28 vjecarin Roland Kosova, i cili akuzohet edhe per favorizim prostitucioni ndaj viktimes Sheshi. Nderkohe mbrojtja kishte hedhur nje hipoteze sipas se ciles, mjeket ishin fajtore per vdekjen e vajzes, pasi ne momentin e paraqitjes se saj ne spital, e kishin lene pas dore.




--------------------------------------------------------------------------------
29/03/2003

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2003 nė 08:37 Edit Post Reply With Quote
Une, 16 vjecarja qe me shiten tre here
Ona K, nga Tirana dje ka depozituar ne Prokurorine e Tiranes nje denoncim ndaj nje liste te gjate personash, qe e kishin shitur e blere ne vitet 2001-2002, ne disa qytete te vendit me qellimin final, ta dergonin te prostituonte per llogari te tyre, ne Itali dhe Greqi. Si i kishte shpetuar tortuareve te shtetve fqinje, edhe duke u hedhur nga treni ne ecje e siper, dhe pse akuzon shoqen e saj me te ngushte

Trashgim SOKOLAJ

Per tre vjet, Ona K, nuk ka shkelur ne shtepine e saj. Gjithsesi16 vjecarja ka shpetuar pa e derguar jashte shtetit "ne misionin e semaforeve", pasi ka denoncuar ne polici. Guxim kishte pasi dikur ishte hedhur edhe nga treni, kur nuk ka pare zgjidhje tjeter. Historia fillon ne vitin 2001 kur me nje shoqen e saj kishin marre leje per ne disko. Shoqja Eda, e prezanton me disa shoke te saj. (Adrian U.) Adi qe ate nate filloi t'i qendronte afer. Pine se bashku, biseduan. Eda, u zhduk sikur nuk kishte qene fare aty. Paskesaj Adi, tenton te lidhet me vajzen. "Do te marr per nuse" i thote. Pasi deshton ne ngacmimet e tij, Adi e prezanton me nje "mik" tjeter te ri, Gezim V. Pastaj e prezanton e le vetem me Gezimin dhe iken. Te dehur ky e merr dhe niset me te per ne Lac. "Kur iku Adi dhe me la me Gezimin, une e pashe qe Adi mori disa leke nga ai", pohon 16 vjecarja. Ajo qendron me Gezimin per rreth 6 muaj, me pas ai e braktis. Pasi qendron disa dite tek nje familje ne Lac, ajo merr trenin dhe niset per ne Tirane. "Gjate rruges, me ngacmuan disa djem", pohon ajo. "Me pane qe isha vetem dhe deshen te me mbyllin ne nje dhome". Pasi e kupton se nuk kishte rruge tjter Ona hidhet nga dritarja e trenit, kur kishin arritur ne afersi te Milotit. Mbetet pa ndjenja, derisa policia e gjen dhe e kthen ne shtepi ne tetor 2001. Mirepo sprova e pare, nuk e kishte ndare perfundimisht 16 vjecaren nga shoqja e saj Eda. Skena e diskos riperseritet, me te njejtet protagoniste. Takohet serish me Adin dhe ky tanime e merr me force ne nje makine dhe e dergon ne Vlore. Ketu ia shet vajzen nje vlonjati me emrin Aleko. Por vajza arrin te largohet me ndihmen e nje te moshuari. Pas ikjes nga hoteli, 16 vjecarja dorezohet ne polici. Policia e dergon ne afersi te Fierit ne nje shoqate rehabilitimi me kohe tre muaj. E lajmeruar e ema, Resmia, e merr vajzen ne shtepi. Pas vitit te Ri, Resmia del me vajzen shetitje. "Jam merzitur brenda" i kishte thene se emes vajza. Dalin dhe vajza i kerkon se emes t'i bleje cigare. "Atehere kuptova cfare i kishte ndoshur" thote Resmia. "I Kishin dhene duhan, alkool madje edhe droge" pohon ajo. "Dua te hyjme ne Pub" kishte kembengulur disa here vazja dhe e ema nga frika e kishte shoqeruar. Hyjne tek pub "San Paolo", por megjithe kujdesin e nenes, vajzen e nxjerr njeri nga rojat, Pajtim D, nga nje dalje e pasme dhe e mban te izoluar nje nate. Vajzen e merr vellai i Edes dhe e shet ne Berat te nje fare Kici. Kici e con 16 vjecaren ne Gjirokaster, ku i ben nje pasaporte false dhe e nis per Greqi. Me 10 mars 2002, ajo hyn ne nje supermarket, sapo tenton te vjedhe dicka arrestohet nga policia greke dhe perfundon ne paraburgim. Pak dite me pas eshte ne Gjirokaster. Aty vajza tregon emrin e sakte dhe policia e dergon ne Korce, vendin e origjines se saj. Resmia me te bijen u paraqiten para dy ditesh per denoncim ne Prokurorine e Tiranes. "Dua te denoncoj shoqen time Een qe me shkaterroi jeten dhe te gjithe ata qe me trajtuan si qenie jo njerezore" pohon 16 vjecarja.




--------------------------------------------------------------------------------
29/04/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-4-2003 nė 01:50 Edit Post Reply With Quote
A rruget dhe sheshet ku ushtrojne prostitucionin vajzat me tutore shqiptare ,tani kane filluar te quhen me emrat e politikaneve qe mbrojne klanet mafioze.P.sh ka rruge ne Rome apo Paris qe mbajne emerat Gjinushi,Nano,Ruci apo Rama ky eshte shembulli konkret qe qeveritaret e sotem nuk ka lume ti laje.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2003 nė 06:41 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria, shkollë prostitucioni

Bëhet evident edhe korrupsioni nëpër komisariatet e disa rretheve, ku individë të veçantë (policë), i rishesin vajzat tek protektorët e tyre kundrejt shumave të mëdha

Ligji për shfrytëzim prostitucioni nuk zbatohet siç duhet nga gjykatat tona. 36 nga vajzat e akomoduara, kanë denoncuar protektorët, por vetëm pak prej tyre janë dënuar

Në një studim të ri të qendrës psiko-sociale "Vatra", mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2002, janë dhënë shifra të reja tronditëse përsa u përket vajzave dhe grave shqiptare të trafikuara. Sipas këtij studimi, numri total i vajzave që shfrytëzohen për qëllime prostitucioni në shtetet e Bashkimit europian, Itali, Francë, Belgjikë, Angli etj, është 6 000 (shifër e dhënë edhe nga Sektori i Luftës Kundër Trafiqeve ilegale në Ministrinë e Rendit Publik). Numri i vajzave të trafikuara që kalojnë nga Vlora me destinacion Italinë dhe shtete të tjera (për vitet 1999-2002) është gjithsej 1202. Por vlen të theksohet fakti se Vlora është vetëm njëra prej pikave të kalimit të këtij trafiku, ndërkohë që në Shqipëri ekzistojnë edhe 4 pika të tjera kalimi: Pogradec - Ohër - Maqedoni; Korçë - Kapshticë - Greqi; Gjirokastër - Kakavijë - Greqi; Tre Urat - Përmet - Greqi.

Një dukuri e re e vërejtur këtë vit dhe e pohuar nga shumë viktima të akomoduara në strehëzën pritëse "Vatra", është ajo që trafikantët në pritje të gjetjes së rrugëve të tjera për t'i nisur vajzat në destinacion, i kanë "punësuar" ato në hotelet dhe motelet e qyteteve të mëdha dhe, veçanërisht në qytetet bregdetare të vendit. Ajo që e dallon Shqipërinë nga shtetet e tjera të origjinës së këtij fenomeni si Moldavia, Rumania, Rusia etj., qëndron në faktin që viktimat shqiptare ushtrimin e prostitucionit nuk e kanë pjesë të moralit të tyre dhe nuk e shohin atë si profesion, por si ushtrim të detyruar nga nevojat ekonomike ose nga të tjerët. Por, duke marrë parasysh se trafikantët vazhdojnë të shfrytëzojnë viktimat nëpër motele dhe hotele dhe se shteti shqiptar nuk po merr masa të rrepta për t'i kontrolluar këto dhe vënë para ligjit pronarët dhe trafikantët, ka shumë gjasa që në një të ardhme jo të largët, do të shndërrohemi në një vend ku prostitucioni do të jetë dukuri morale e ditës; pra edhe në një vend destinacioni të këtij fenomeni. Sipas nenit 114 të kodit penal shfrytëzimi i prostitucionit dënohet me gjobë deri në 5 vjet burg, mbajtja e lokaleve për prostitucion gjobë deri në 10 vjet burg, shfrytëzimi në rrethana rënduese 7-15 vjet burgim, trafik me pasojë vdekjen e së dëmturës - burgim të përjetshëm; por për fat të keq evidentohet se ky ligj zbatohet shumë pak nga policia, prokuroritë dhe gjykatat tona. Kështu, 36 nga vajzat e akomoduara në Strehëz, kanë denoncuar protektorët, por vetëm shumë pak prej tyre janë dënuar. Numri i vajzave që denoncojnë trafikuesit e tyre mund të ishte më i lartë, në qoftë se do të kishte një procedurë më të përshpejtuar të zgjidhjes së çështjeve. Zgjatja në kohë e procedurave nga prokuroritë për sigurimin e provës së dëshmisë nga viktimat deri në tre muaj, ka bërë që një pjesë e vajzave të tërheqin denoncimet. Gjithashtu, ky studim bën evident edhe korrupsionin mjaft të dukshëm nëpër komisariatet e disa rretheve, ku individë të veçantë (policë), i rishisnin vajzat tek protektorët e tyre kundrejt shumave të mëdha



Viti 2002, 371 vajza të përfshira në trafik

Shqiptare: 358 gra dhe vajza

Të huaja: 13 vajza

Të kthyera me traget nga policia italiane: 174 vajza e gra

Të kapura nga policia jonë: 115 vajza e gra

Të dhëna nga pikat e kontaktit: 82 vajza



Grupmosha

13 - 18 vjeç - 78 vajza

18 - 25 vjeç - 131

25 - 35 vjeç - 80

Në vitin 2001 minorenet zinin 60% të numrit total të vajzave të trafikuara. Ky raport ka ndryshuar në 2002-in: janë vajzat e moshave të mëdha ato që mbizotërojnë. Kështu, 30% e viktimave të trafikut janë të moshave nga 13-18 vjeç dhe 70% e tyre janë të moshave 20-35 vjeç. Megjithatë, është për t'u theksuar fakti që 65% e vajzave maxhorene, gjatë intervistimit, kanë pohuar se janë rekrutuar nga trafikantët në moshat 14-18 vjeç. Ky ndryshim raporti midis vajzave minorene dhe atyre maxhorene, ka ardhur si rezultat i kthimit masiv nga policia italiane të viktimave me moshë të madhe.



Mënyrat e rekrutimit

Dihet që "ushqimi" kryesor i këtij trafiku janë viktimat dhe këto mund t'i sigurosh vetëm nëpërmjet mënyrave të rekrutimit, të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra, por që në thelb kanë të përbashkët mashtrimin dhe shfrytëzimin seksual, për të nxjerrë të ardhura maksimale. Gjatë vitit 2002 vajzat janë përfshirë në trafik nëpërmjet këtyre mënyrave të rekrutimit:

me dëshirë - 102

me martesë të rreme - 84

premtim për punë - 72

të shitura nga familjet - 10

me fejesë të rreme - 18

të rrëmbyera me forcë - 3



Zonat dhe rrethet prej nga vijnë

Nga viti 1999 deri në vitin 2001, 68% e numrit total të viktimave të përfshira në trafik vinin nga zonat rurale. Gjatë vitit 2002 edhe ky tregues ka pësuar ndryshim. Ka ndryshuar raporti midis vajzave që vijnë nga zonat rurale, me ato të zonave urbane.

zonat urbane - 172 vajza e gra

zonat rurale - 104 vajza e gra

Qarkullimi i lirë dhe i pakontrolluar i popullsisë në Shqipëri gjatë këtij 10-vjeçari ka bërë që shumë banorë të zonave rurale të zhvendosen në qytetet përreth. Gjatë intervistave të marra nga vajzat e akomoduara shumë prej tyre thonë se janë nga qytetet kur realisht janë lindur dhe rritur në zona rurale. Ato mbartin në vetvete nivelin e ulët arsimor dhe kulturor, mentalitetin patriarkal të trashëguar, zakone dhe elementë të tjerë karakteristikë të zonave nga vijnë, të cilat kanë ndikuar në karakterin e dobët dhe të lëkundur të viktimave.

Të dhëna

Vajza të trafikuara me dokumenta - 36

Pa dokumenta - 253

Të punësuara - 34

Pa eksperiencë pune - 255

Beqare - 40

Të martuara - 196

Të divorcuara - 53

Me fëmijë - 59

Pa fëmijë - 230



Nga jeta e vajzave të përfshira në trafik

26 vjeçe, nga një fshat i largët i rrethit të Vlorës, e trafikuar që në moshë të re. Rrjedh nga një familje numerike, me prindër të divorcuar e të martuar disa herë, të cilët e detyrojnë që në moshën 14-vjeçare të martohet me mblesëri. Nga kjo martesë ajo ka tre fëmijë, të cilët tani jetojnë me ish-bashkëshortin e saj, pasi është divorcuar. E ndodhur në kushte shumë të vështira ekonomike, kërkon ndihmë te një i afërm i saj, i cili e përdhunon në mënyrën më çnjerëzore dhe e shet. Nis kështu historia e dhimbshme e trafikimit të kësaj gruaje-vajzë 17-vjeçare, përmes shitjeve, keqtrajtimeve dhe përdhunimeve të vazhdueshme.

Brenda 3 vjetësh ajo shitet 3 herë. Trafikohet në Shqipëri dhe më pas në Itali. Për rreth 6 vjet ajo shfrytëzohet në Itali nga trafikanti i saj, agresiv dhe i dhunshëm, i cili e torturonte nëse nuk i sillte shumën e kërkuar. Pas shumë vuajtjesh ajo gjen mënyrën për t'u larguar nga ai, duke u rikthyer në shtëpi.

Alida Beqiri

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2003 nė 07:36 Edit Post Reply With Quote
"NDIHMOMENI! KAM NEVOJE PER JU."

Xhoi eshte nje e mitur nga nje qytet jug-perendimor i Shqiperise. Ndjehet e pashprese per jeten e saj, por nuk pranon te dekurajohet. Ka nje besim te zbehte se diku nje drite do te filloje te ndricoje edhe per te, t'i jape kuptimin qe meriton jetes se saj qe filloi keqas me nje rrembim e perdhunim ne moshen 15-vjecare dhe u pasua me mbylljen e dyerve ne fytyre nga te afermit. Quhet Xhoi dhe eshte vetem 17 vjec. "Xhoi si Xhoana e kryeministrit" - thote me te vetmen buzeqeshje ne buze qe i shkeputet nga fytyra qe tregon moshen e saj te njome. Pak dite me pare ka pesuar dhunimin seksual te radhes qe shpreson te jete i fundit pasi ka qene shume i rende dhe tejet sfilites per te. Ka frike nga policet me uniforme, por mund t'i shohe krejt ndryshe nese do te ishin te veshur si civile. Te denoncoje ata qe kane abuzuar me te, e kane trafikuar, dhunuar fizikisht dhe seksualisht, nuk eshte nje zgjidhje. Ata jane te shumte dhe denoncimi mund t'i sillte te tjera pasoja. "Ndoshta dhe vdekjen." Ka tentuar disa here te beje vetevrasje, por eshte ende ne jete dhe nuk do kurrsesi te perfundoje si e ema qe disa muaj me pare kreu aktin final tragjik. Tregon historine e saj qete dhe me nje ton disi te larte, karakteristik per nje pjese te vajzave jugore. Emocionet, lotet nuk jane me pjese e saj. Jane harruar ne vuajtjet e dy viteve te fundit. Jane mbyllur ne nje kuti, celesin e se ciles Xhoi nuk dihet ku e ka flakur. Ndjeshmerine e saj te humbur ne te shprehurit e drejtperdrejte e kupton vetem nga besimi qe te jep gjithmone me shpresen se t'i mund te jesh njeriu te i cili mund te besoje per ndihme. Ndjeshmerine e saj e kupton dhe ne vargjet e poezive qe shkruan, ne te perqafuarit feminor qe di te dhuroje per ata qe perpiqen ta ndihmojne sado pak. Nuk ka ku te strehohet dhe kerkon nje strehe, nje dore te ngrohte qe t'i zgjatet dhe ta ndihmoje per te jetuar. Kerkon dhe te gjeje nje pune qe te siguroje jetesen e saj te mepasshme dhe mundesine per te paguar qirane e nje dhome banimi. Nuk do te jete barre e askujt. Ajo e di se qe te jetosh sot duhet patjeter te punosh. Ideale do te ishte te vazhdonte dhe shkollen, endrren per t'u arsimuar qe ia nderprene barbarisht ne nje dite prilli ndersa kthehej nga shkolla. Keto jane deshirat, por sot ajo me shume se kurre ka nevojen e nje dore te ngrohte. Te dikujt qe mund ta strehoje dhe ta ndihmoje per te filluar jeten e re, larg dhunes, larg shtreterve ku dhunohen endrrat dhe thyhen shpresat vajzerore.

...

-Adoleshence e djegur mes epshesh te dhunshme dhe ushtaresh

Ka tre jave qe eshte kthyer nga Kosova, ku e kane shfrytezuar si prostitute, ndersa e detyronin te punonte dhe si kamariere per te shmangur dyshimet mbi punen e vertete te saj, por policia e kap dhe e kthen. Kthehet ne Durres dhe vazhdon te vuaje fatin e hidhur te saj, teksa nuk harron te vleresoje ata pak njerez qe e kane ndihmuar dhe po e ndihmojne me aq sa kane mundesi.

...Rrembimi ne 2001-n

heta e saj mori kthesen tragjike nje dite prilli te vitit 2001, kur ishte nxenese e vitit te pare te shkolles se mesme. Po kthehej nga shkolla kur e rrembejne me nje makine ne mes te qytetit dhe pasi e perdhunojne e mbyllin ne nje hotel te njohur ne qytet ne pritje te trafikimit per 10 mije euro ne Bari te Italise. Nje aksion i policise ne hotelin ku rrinte e shmang nga trafikimi, por nuk e shpeton perfundimisht. Policia e kthen ne shtepi te e ema, por detyrohet te largohet. Ishte vetem 15 vjec por u perball me mosbesimin e njerezve te dashur dhe te sharat. Largohet nga shtepia pa e ditur se ku. Te pakten, kjo eshte historia qe Xhoi tregon teksa gjendet mes kater rrugeve. Policia e kap dhe njehere tjeter ne Qafe Thane me pasaporte te falsifikuar kur po e trafikonin. Perfundon ne muajin maj ne Qendren e IOM-it per vajzat e trafikuara. Vlereson kujdesin qe iu kushtua aty, por thote se eshte i vetmi vend ku nuk do te kthehet. Aty ka tentuar disa here te vrase veten. "Aty jane rreth 70 goca, secila me historine e vet dhe nuk mund te shpetoja nga streset. Une dua te harroj problemet e mia, jo te degjoj edhe te te tjerave." E dergojne per kurim ne spitalin 5 pas renies ne nje gjendje tejet te rende depresive. E dergojne dhe ne Rome per ta kuruar. Kthehet perseri, por pa ditur se ku. Ata te IOM-it vendosin qe ajo te kthehet prane familjes dhe kontaktojne me te motren e saj nga nena. Xhoi e fajeson ate si shkaktare te fatkeqesise se saj dhe thote se e motra eshte ne Itali me "cunin" e saj. Merr nje taksi dhe pas disa ndalesash mberrin ne Durres. Taksisti e njeh me nje shokun e tij ne Durres dhe ajo qendron ne banesen e tij per disa dite. Ky i prezanton me pas Gjergjin, i cili "do ta merrte per grua". Nje tjeter vajze e pashprese qe mashtrohet dhe perfundon ne nje repart ushtarak jo larg qytetit te Durresit. Aty mbahet e fshehur dhe dhunohet cdo nate nga afro 30 ushtare. Nje skandal ky i pazbardhur nga autoritetet ushtarake te repartit.

Jeta e Xhoit, ne keta dy vjet, ka qene shume e ngjeshur me abuzime, vende dhe persona te ndryshem qe e dhunojne dhe nxjerrin fitime nga trupi i saj, kurse ajo ndjehet gjithmone e vetme pa nje njeri qe ta kete ne krah.

Poezite pas vdekjes se te atit

Ka filluar te shkruaje poezi kur i vdiq i ati, 7 vjet te shkuara, pasi ra nga kati i katert i nje ndertese ku po punonte si murator. Xhoi kujton me nostalgji femijerine e saj kur kishte prane te atin, i cili ndonese ishte i alkoolizuar e donte shume. "Kam qene e lumtur sa kam pasur babin gjalle. Nga merzitja e madhe qe provova kur humba babain fillova te shkruaj. Deri me sot kam shkruar 3600 poezi dhe disa drama, nje prej tyre eshte vene dhe ne skene. Une isha dhe aktore ne dramen time "Mos u zhgenje!" qe u vu ne skene nga qendra e IOM-it per vajzat e trafikuara ne Tirane." Ajo tregon se shkrimtaret Dhimiter Janku, Ferhat Cakerri dhe Odhise Grillo ia kane vleresuar krijimet dhe ajo shpreson qe nje dite ato do e shohin driten e botimit. I gezohet dhe bashkepunimit me aktoret e rinj Arben Derhemi dhe Eni Jani.

Xhoi ne interviste

-Kane qene kater veta kur me perdhunuan heren e pare. Me ka bere shume pershtypje qe nga perdhunimi i fundit qe pata, ndoshta nga forca qe ushtruan ndaj meje, a nuk e di, por kam nje hemoragji shume te rende. Kjo me ka lene te dyshoj qe dicka nuk shkon, por nuk kam shkuar te bej nje kontroll ndoshta sepse kam frike. Ata ishin 4 veta. Eshte nje histori shume e dhimbshme. Ndoshta per te tjeret eshte e pabesueshme, por une e kam jetuar vete dhe e kam shume te veshtire ta them.

-Kur ndodhi abuzimi i fundit seksual me ty?

- Para pese ditesh. Jane disa djem qe une i njoh shume mire, por qe s'mund t'i denoncoj. Njeri prej tyre e ka dajen ne polici dhe vazhdimisht ma ka perseritur kete. Ata me detyronin te pija dhe hashash bashke me ta.

-Ke pasur ndonjehere gjate ketyre dy viteve marredhenie dashurie me dike?

- Vetem njehere, ne Kosove. Ishte nje djale nga Kacaniku, i cili, sa me pa per here te pare, kur vinte si klient ne kafenene ku une punoja si kamariere, me ftoi per kafe dhe me njohu me familjen e vet. Ai kishte ndermend te fejohej me mua, por une nuk mund t'i thoja asnje lloj gjeje mbi dhunen qe pesoja. Kisha ndermend ta beja, por me ktheu policia dhe nuk kam pasur mundesi ta kontaktoj. Me ka thene qe ta marr ne telefon dhe se ai do te vinte te me merrte, mjafton qe te kem nje pasaporte te rregullt.

-Si ndjeheshe para se te te dergonin per kurim ne Tirane dhe Rome?

- Vetem qaja dhe cdo gje qe shikoja me dukej se do me bente keq. Vetem qaja dhe me kujtohej momenti i perdhunimit te pare. Doja vetem te vrisja veten. Nuk doja te flisja me askend, as nuk haja. Vetem pija cigare dhe uje. Kur me perdhunuan per here te pare, atehere kur me rrembyen per te me trafikuar ndjeva shume frike, dhimbje dhe nje merzitje shume te madhe.

-Si e shikon te ardhmen tende?

- E vetmja gje qe kerkoj nga kjo jete eshte nje vend pune dhe nje dhome me qira.

-Ke menduar se kur do ta krijosh familjen tende?

- Jo, asnjehere. E para, nuk mund t'i ze bese njerezve me ato pervoja qe kam hequr. E dyta, njerezit kane nje mentalitet shume te mbyllur dhe duke e marre vesh te kaluaren time do te thone: "C'e dua une ate..." Dhe keshtu do te ngelem prape vetem. Nuk kam tentuar asnjehere te mendoj te krijoj familje. Do doja t'i kthehem shkolles. E kam pasur enderr gazetarine ose mjekesine. E kam fiksim shkollen.

-Kujt do te doje t'i drejtoheshe nepermjet gazetes?

- Se pari, shtetit, qe duhet t'ua zgjase doren atyre femrave qe kane nevoje per ngrohtesi, afrimitet dhe t'u jape nje mundesi per te vazhduar jeten, te mos i braktise ne fatin e tyre, qe ato nuk e zgjodhen vete, por ua imponuan. Se dyti, dua t'i drejtohem shoqerise dhe shoqatave ne mbeshtetje te vajzave dhe njerezve ne nevoje qe te mos gjykojne pa reflektuar dhe te ndihmojne vertet ata qe kane nevoje. Kam trokitur ne shume dyer dhe ato pervec fjaleve te mira me jane mbyllur te pafuqishme apo te frikesuara per te me ndihmuar. Une isha vetem 15 vjec kur me rrembyen dhe kam kaluar dy vite te hidhura qe dua t'i hedh pas. Nuk kerkoj asgje vetem ndihme. Mos me lini te braktisur ne fatin tim!!!

Vali Qyrfyci

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2003 nė 10:36 Edit Post Reply With Quote
Sekreti i parrëfyer i shqiptares Xheni

E dëshiruar për t'u larguar prej jetës së dhunshme në Shqipëri, Xheni ikën në mënyrë klandestine në Britani. Por menjëherë këtu adoleshentja rrihet, dhunohet dhe detyrohet të prostituojë. Ndërsa historia e saj është mjaft e njohur nga policia shqiptare që po përpiqet të përmbajë shpërthimin e trafikut të qenieve njerëzore.

Sophie Arie, The Guardian

Xheni është një vajzë trupvogël, e këndshme, 20 vjeçare, me sy të shndritshëm, me xhinse të shtrënguara fort dhe me një rrip përreth belit me një tokëz të dukshme. I pëlqen shoqëria deri ku nuk mban më. Por asaj nuk i ka rënë rasti të dalë këto kohët e fundit. Në të vërtetë asaj i është dashur të qëndrojë e mbyllur në qytetin e saj të ndyrë në Shqipëri larg prej detit dhe qyteteve të tjera, ndarë prej maleve të ashpra. Ndërsa një fashë drite bie mbi dhomën e qetë e familjare, ajo ndez pafundësisht cigare dhe bubrron me mua në anglisht me një theks të rëndë, përballë mamasë me fytyrë të hequr nga lodhja. "Nuk mundem të dal jashtë. Nuk kam mundësi", thotë ajo ndërsa motra e saj drejton gotat me raki nga miqtë anglezë. "Njerëzit të shikojnë. Ata mund të thonë se kam qënë jashtë. Ata e dinë se çfarë kam bërë."

Që kur u kthye nga Britania në fillim të këtij viti pa asnjë dokument, Xheni (kështu i pëlqen asaj ta quajnë) nuk ka guxuar t'i thotë familjes së saj se ajo ka qenë e detyruar të punojë si prostitutë. "Ata do të turpëroheshin. Ata do të më përzinin", tregon ajo e sigurt se mamaja dhe motrat e saj të strukura ndanë nesh në divan, nuk kuptonin qoftë dhe një fjalë. Ata vazhdojnë të mendojnë se ajo pati fat duke fituar afro 45 dollarë në ditë në një bar kafe si kamariere në Londër, punë që në të vërtetë ajo e kishte bërë pasi iu arratis kodoshit. Familja e saj krenohet. Është e vetmja e afërt që ia ka arritur. Xheni është një prej qindra vajzave shqiptare të çoroditura, të traumatizuara që i janë rikthyer vendit të tyre të ashpër, pasi janë detyruar t'iu shërbejnë qindra burrave në Perëndim përpara se të kthehen mbrapsht. Më vonë duart e saj dridhen ndërsa sytë i lëngëzohen kur më tregon larg prej syve kureshtarë të familjes së saj dhe e ndihmuar nga një gotë verë shqiptare, atë që i kishte ndodhur në të vërtetë.

Në moshën 15 vjeçare, Xheni, njëra prej shtatë fëmijëve të një babai të vrarë nga fqinji pas një sherri për një rrip toke, iku me mamanë e saj tek shtëpia e motrës më të madhe. Por burri i motrës i shtrënguar prej shumë gojëve që i duhej për të ushqyer, filloi të rrihte vajzën e re. Fqinjët mund të shikonin sherrin dhe shpesh asaj i duhej të mos shkonte në shkollë ngaqë ishte shumë e rrahur. Një përpjekje e dështuar për të marrë një overdozë e rriti më shumë zemërimin e kunatit të saj. Por një ditë një fqinj erdhi në shtëpinë e shpëtimtarit të saj, i tha se kishte rënë në dashuuri me të dhe dëshironte ta ndihmonte. Ai pagoi "taksinë" që i nxori ata kontrabandë nëpërmjet kufirit me Greqinë ku ai i kishte premtuar asaj se do të gjenin punë dhe një jetë më të mirë. "Ai më tha se do të martoheshim. Por sapo hymë në Greqi ai nuk e përmendi më një gjë të tillë," tha ajo. "Ne morëm pasaporta false dhe i hypëm tragetit për në Itali". Në Itali "i dashuri" i Xhenit - të cilit ajo ka frikë t'ia përmendë emrin se mos ndonjë ditë ai mund ta zbulojë - u lidh me ca shokë të tij në një apartament në Torino. Ata filluan të rrihnin adoleshenten e tmerruar, derisa ajo ra dakord të punonte në rrugë. Ajo u mbyll në një apartament pa mundësi komunikimi me telefon dhe e kërcënuar me vdekje, nëse nuk do të dorëzonte fitimet e përditshme. "Gjithë kohës iu thoja se doja të kthehesha tek mamaja ime. Por ata më kërkonin vazhdimisht që të punoja. Isha kaq e frikësuar. Më kishte ardhur shpirti në majë të hundës", thotë ajo. "Doja vetëm të vdisja". Biznesi filloi të bjerë dhe kodoshët ishin të shqetësuar se kishin dëgjuar për rritjen e efektivitetit të aksioneve të policisë. "Na duhet të lëvizim për në Angli. Atje është më lehtë," tha 'i dashuri' i saj një ditë. "Ka sauna dhe masazhiste, ndërsa klientët kanë më shumë parà".

Xhenin e rrasën në një veturë që u nis në drejtim të një tjetër apartamenti-burg në Bruksel. Atje, thotë ajo, "i dashuri" e rrahu aq keq sa policia dëgjoi ulurimat, gjeti çiftin dhe arrestoi kodoshin. Xhenit iu dha strehim si azilkërkuese, por, - tha ajo, - ishte e frikësuar të shkonte në shtëpi nga frika se prindërit e saj do ta përbuznin atë. Në vend të kësaj ajo u drejtua për në Britani, e fshehur, pa dijeninë e shoferit, në një kamion së bashku me 15 të tjerë. Ajo u kap nga policia sapo kamioni zbarkoi në tokë ndërsa shërbimi social i dha asaj strehim në pritje të statusit të saj. Ndërsa punonte në një kafe "djemtë shqiptarë vinin rrotull" thotë ajo duke i kërkuar të kthehej në apartamentin e tyre. "Shqiptarët më vendosën në një shtëpi në Paddington," thotë ajo duke mbajtur frymën në çdo fjali që shqipton.

"Ishin pleq. Klientët ishin pleq. Ne ishim tre. Na duhej të vishnim T-shirts të gjata dhe të bardha. Vetëm kaq. Ngjante si një uniformë infermieresh". Për afro tre muaj Xheni punoi në bordellin e zymtë në Paddington, duke u rraskapitur në më shumë se 16 orë seksi në ditë, ndërsa njerëzit vetëm disa rrugë më tutje shkonin e vinin në punë të tyre. Klientët paguanin nga 30 deri në 50 stërlina për çdo gjysëm ore "varej nga çfarë ata donin". Ata të gjithë përdornin profilaktikë, thotë ajo e bindur se nuk kishte marrë asnjë sëmundje. "Një natë kam patur 26 klientë," thotë ajo duke ngulur vështrimin mbi mbulesën e tavolinës. "Do të doja të bëja seks një ditë me atë që dashuroj. Por nuk ma merr mendja se do të arrij të bëj një gjë të tillë, pa më shkuar mendja tek gjithë ata burra." Pas pune kodoshët mund ta përdhunonin atë njëri pas tjetrit duke e lidhur dhe duke përdorur mesin e saj të zhveshur për të thithur kokainë. Një ditë, një prej vajzave që qau shumë duke larguar klientët, i thyen gishtërinjtë e dorës me derë, ndërsa ia rruan edhe flokët si dënim. "Nuk kishim njeri me kë të këmbenim dy fjalë. Nuk kishim ku të shkonim. Njeri pa njeri. Nuk kishim kujt t'i besonim", thotë ajo. Xheni u gjet disa herë e rrahur ndanë rrugëve nga patrullat policore gjatë natës, por për të mbrojtur kodoshët që e kishin kërcënuar me vdekje, ajo kurrë nuk e hapi gojën për të thënë se ishte e detyruar të prostituonte. Ajo ia arriti të largohej nga bordelli pas një aksioni të policisë duke u zhdukur për ca kohë në turmën masive të kryeqytetit, teksa gjeti punë në një kafene londineze. Ajo u kthye në fillim të këtij viti. Me të mbërritur në Shqipëri, Xheni ia tregoi gjithë historinë e saj, për herë të parë, policisë së qytetit të saj. Ajo thotë se nuk e di çfarë ka ndodhur me "të dashurin" e saj dhe jeton me frikën se ai do të kthehet e do ta gjejë. Me aq sa di ajo, kodoshët e saj në Londër kanë skllavëruar vajza të tjera. "Ndihem fajtore", thotë ajo e kthyer në qytetin e saj. "U miklova në moshën 15 vjeçare. Kisha nevojë për dikë të kujdesej për mua. Por duhej të kisha qendruar dhe të duroja kunatin tim të më rrihte. Nuk ma merr mendja se do të kishte qenë më keq se kaq".

Xheni është një rast klasik i një brezi vajzash pak të arsimuara të Shqipërisë së varfër që përbëjnë lëndën e parë për trafikantët për të ushqyer shpërthimin e industrisë së seksit në Evropë sa më shumë të jetë e mundur. Përfitimet nga skllavëria e seksit janë shumë më të mëdha dhe rreziqet tejet më të ulëta se trafikimi i drogës apo i armëve. Qeveria amerikane llogarit se janë më shumë se 700 mijë njerëz të trafikuar për qëllime shfrytëzimi në të gjithë botën gjatë vitit.

Dhe ndërsa Italia ka vënë përposhtë me sukses vërshimin e gomoneve nëpërmjet Adriatikut, kodoshët shqiptarë janë drejtuar për në veri, duke synuar Britaninë dhe vendet e tjera evropiane. "Rruga italiane tashmë është ndërprerë. Dhjetëra gangsterë kanë lëvizur në drejtim të Britanisë së Madhe, Hollandës, Suedisë dhe Norvegjisë", thotë Avni Jasharllari, që drejton njësinë qeveritare antitrafik, e krijuar dy vjet më parë. "Ne kemi dijeni për 330 kriminelë të fshehur në Britani. Ata janë më të lirshëm të merren me aktivitetet e tyre atje". Ka filluar bashkëpunimi midis policisë shqiptare dhe asaj britanike, por mesazhet është e vështirë të transmetohen shpejt, për shkak të linjave telefonike mjaft të dobëta dhe fakseve që mungojnë. Policia shqiptare ndjen se përpjekjet e saj "në luftën kundër trafikut" janë të rrudhura për shkak se Britania thonë ata "e ka injoruar industrinë e seksit". Ndërsa klubet e Londrës po përballen me çështjet e trafikut gjithkund në Britani problemi kuptohet fare pak. Kodoshët shqiptarë po "zotërojnë arenën evropiane" të trafikut të qenieve njerëzore sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), pjesërisht sepse ata po punojnë në grupe të vogla familjare dhe vënë në lojë emocionet për t'iu mbushur mendjen vajzave të largohen njëherë e mirë. Vajzat e trafikuara shumica prej Evropës Lindore, Afrikës Perëndimore dhe Azisë tashmë gjenden që nga Napoli në Nottingham dhe afro 65 për qind e atyre që kanë ardhur nga Shqipëria, janë nën moshën 18 vjeç. Ministria e Brendshme numëron 1,420 çështje më 1998, por ekspertët në terren të thonë se kjo "është maja e ajsbergut" përderisa biznesi po shkulmon dhe pjesa më e madhe e vajzave të skllavëruara janë aq të tmeruara sa nuk shkëputen dot. Shumica e vendeve evropiane edhe sot nuk kanë ligjin për të ndaluar këtë formë moderne të skllavërisë. Në Britani projektligji për shfrytëzimin seksual është ende në parlament dhe duhet të aprovohet përpara mbarimit të vitit që do të thotë se trafikantët do të përballen me një dënim që shkon deri në 14 vjet heqje lirie. Ndërkohë Shqipëria po lufton të rregullojë vërshimin e vajzave që kanë dalë apo kanë rrëshqitur në industrinë e trafikut. Ato postohen nëpër shtëpira kur ka vende bosh nëpër linjat ajrore, por kur ato arrijnë atje, nuk është se gjejnë familjarët e tyre që mezi i presin krahëhapur në aeroport. Prostituimi është krimi më i rëndë që mund të bëjë një grua në këtë vend musliman me madhësinë e Uellsit.

3.1 pothuaj e njohin njeri tjetrin ndërsa në zonat rurale sipas kodeve sociale të lashta vetëm gjaku i hasmit mund ta paguajë shkeljen në nder. Kthimi në një jetë normale për një ish prostitutë është pothuaj e pamundur. Në veriun e pashtet e të drobitur, agjencitë e ndihmave iu mësojnë nënave si të mbrojnë vajzat e tyre nga miklimi i trafikantëve, ndërsa të tjerë afrojnë strehim për gratë që nuk duan të dalin në publik dhe refuzojnë shtëpi apo punë për shkak të turpërimit të tyre në të kaluarën. Shumë prej tyre e gjejnë një shteg në ndonjë qytet tjetër, disa largohen sërish në ndonjë vend tjetër të huaj dhe shumica bien sërish në duart e kodoshëve të tyre. "Opinioni publik është gjëja më e vështirë për këto vajza", thotë Krenar Kasi, skuadra antitrafik e të cilit në qytetin e Beratit ka pritur më shumë se 200 vajza të trafikuara nëpër Evropë gjatë 18 muajve të fundit. "Shumica e tyre e gjejnë një zgjidhje. Ato vendosen në një qytet tjetër ku nuk i njeh kush. Ose dhe ndoshta largohen në ndonjë vend tjetër të huaj sërish. Kjo është e vetmja mënyrë për të gjetur atë që iu mungon këtu- normalitetin".

Policia shqiptare ia ka arritur të bindë gjithmonë e më shumë vajzat e kthyera të tregojnë emrat e kodoshëve duke i ruajtur vetë ato fillimisht dhe më pas duke ia dorëzuar IOM dhe shërbimeve të tjera mbështetëse me kalimin e muajve. Rojet iu rrinë gati kodoshëve që vërdallosen nëpër strehëzat e vogla të IOM-it për ish prostituta në Tiranë, që shpresojnë të bindin apo të tmerrojnë ish skllavet e tyre për të tërhequr denoncimet.

"Një vajzë që denoncoi kodoshin e saj, na u desh ta shoqëronim atë në disa qytete të ndryshme me truproja dhe me dritare të qarkuara me hekura", thotë Spartak Guma, shef i policisë së antitrafikut në Tiranë. "Kur ajo u kthye më së fundi në qytetin e saj të lindjes në Fier, mbi derën e shtëpisë së saj qe shkruar një parrullë e madhe në mur "prostitutë".

Ndërsa trafikimi është një plagë për Moldavinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, për Shqipërinë ajo është krejt gjë tjetër. Në fundin e regjimit gjysëm shekullor stalinist, kriminelët shpërthyen ndërsa policia vetëm tashmë ka filluar të merret me ta. Pothuaj gjysma e numrit të viktimave të identifikuara në rajon janë shqiptare, thuhet në një raport të botuar në muajin korrik nga IOM-i dhe Komisioni Ndërkombëtar i Migracionit Katolik. Që nga janari 2000, janë numëruar 2.241, por ekspertët thonë se të dhënat e vërteta janë shumë më të mëdha. Me thënë të drejtën Xheni tashmë është shumë më e zgjuar - pasi ka mësuar si të merret vesh me të gjithë llojet e burrave - por ajo është gjithashtu me një fëmijëri të lënë përgjysëm që i gëzohej ëndrrës se një ditë do të bëhej një modele apo një yll opera, kur u kthye në Britani.

"Tashmë Anglia është shtëpia ime", thotë ajo pasi ka kaluar disa ditë në pritje të një vize në konsullatën britanike në Tiranë. "Një minutë pasi mbërrita këtu u ndjeva e drobitur. Më merr malli për EastEnders. Mezi më zë gjumi gjatë natës.



Copyright © Media Enter 2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-5-2004 nė 08:59 Edit Post Reply With Quote
KTHEHEN PROSTITUTAT PLAKA

Pas 10 vjetesh aktivitet neper shtete te Evropes, policia e ketyre vendeve ka riatdhesuar nje numer te konsiderueshem vajzash shqiptare. Lajmin e beri te ditur nje burim prane qendres se akomodimit te vajzave te trafikuara ne Vlore. Ai thote se nga janari dhe deri ne fund te prillit, jane riatdhesuar 10 vajza, te cilat kane pasur nje aktivitet mbi 10 vjet. Ato kane ardhur ne linje ajrore nga Anglia, Hollanda, Belgjika dhe ju perkasin rretheve te Beratit, Vlores, Fierit, Elbasanit, Gramshit, etj. Sipas deklarimeve qe kane bere vete ato, mesohet se kane ushtruar prostitucion ne keto vende me shume se 10 vjet, duke e filluar aktivitetin ne moshen 15-20 vjece. Tashme, ne moshen mbi 28 vjece, ato quhen te plakura dhe jane te detyruara te largohen, duke ua lene vendin te rejave, - nje pjese e mire e te cilave jane shqiptare. Mesohet se me shume se gjysma e ketij kontigjenti te ardhur kete vit, kane ushtruar prostitucion neper shtepi publike legale, duke u shnderruar ne profesioniste te verteta. Te riatdhesuarat, pas disa ditesh qendrimi ne qendren e akomodimit, jane larguar me ndihmen e drejtuesve te kesaj qendre, por edhe duke kerkuar ndihmen e komisariateve te policise ne rrethet perkatese neper familjet e tyre, qe i kane braktisur prej 10 vjetesh.

FLET PER "KJ" F.HILA NGA GRAMSHI

Jam shitur nga i fejuari im nga Elbasani ne Itali ne vitin

1992, duke kaluar me skaf nga Vlora. Pas dy vjetesh qendrimi ne Milano, ku nuk sigurova asnje te ardhur, pse fitimet i merrte i fejuari qe ishte njeheresh edhe tutori im, jemi larguar ne Hollande. Punova ne nje shtepi publike dhe isha shume e kerkuar nga klientet. Per gjate 8 vjeteve qendrimi atje, kam fituar te holla sa per te bere nje shtepi dykateshe. Do te blej edhe nje makine

per te levizur nga Gramshi ne Tirane, e ku te me linde nevoja. Tani synoj te ndertoj jeten ketu, do te krijoj familje dhe te nis jeten nga e para, tashme si grua dhe me pas si nene. Sidoqe jam nga nje fshat i Gramshit, dua te them se te jesh prostitute ne nje shtepi publike, eshte nje profesion, nje pune, qe te sjell para. Eshte njesoj si te kryesh nje pune tjeter dhe me kete mentalitet te ri, duhet te mesohen tashme edhe shqiptaret.

Zenepe Luka

kj

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-5-2004 nė 09:07 Edit Post Reply With Quote
Disa jave me pare kam pare ne televizion nje dokumentar te BBC permbi organizimin e prostitucionit nga shqiptare ne Londer.

Dhe aty pashe tendenca e disa fatkeqeve per tu pajtuar me fatin e tyre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 12-9-2004 nė 20:07 Edit Post Reply With Quote
"Kanun”- operacioni i majit 2002

Operacioni "Kanun" u bë me 24 maj 2002, ku u firmosën 1004 urdhërarreste për shqiptarët, nën akuzën e trafikut të femrave dhe të lëndëve narkotike.

Në maj 2002, 104 shqiptarë janë përfshirë në listën e të kërkuarve dhe të arrestuarve gjatë një operacioni të mbiquajtur “Kanun”, të drejtuar nga policia e Gjenovas, i cili ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë italiane, bëhet fjalë për një supergrup me akuza tepër të rënda, prej të cilëve 70 janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë në kërkim. Disa mendohet se fshihen po në Shqipëri. Kapoja i tyre dyshohet se është shqiptari Haki Aleksi, 37 vjeç. Të gjithë janë të akuzuar për vepra penale mafioze dhe për favorizimin e emigracionit klandestin. Por ka edhe akuza për shfrytëzimin e prostitucionit të vajzave të reja, mes të cilave ka edhe minorene. Ndërsa akuzat e tjera që janë edhe më të rënda kanë të bëjnë me trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, lëvizje ilegale armësh e municionesh. Të arrestuarit kanë kryer vrasje, përdhunime mbi vajzat-prostituta dhe akte të tjera dhune, duke i detyruar të abortojnë disa prej vajzave. Të akuzuarit trafikonin edhe heroinë dhe kokainë. Kapo i kësaj bande është zbuluar se jetonte në Arezzo, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë i kishte në zonën e Ligurias. Por kishte lidhje në gjithë Italinë si në Lombardi, Toscana, Veneto, Friuli, Emilia Romagna, Campania dhe Marche. Organizata shfrytëzonte rreth 60 prostituta në qytete të ndryshme, secila prej tyre 20-25 vjeçe dhe i siguronin nga 10-12 milionë në muaj për secilën.






Kapoja Haki Aleksi, 37 vjeç

Janë sekuestruar 10 kg heroinë dhe kokainë, janë trafikuar 50 vajza, 10 prej vajzave kanë bashkëpunuar me policinë.

Akuzohen për katër vrasje ku 3 janë në Itali dhe 1 në Shqipëri që

është vajzë 12-vjeçare . Ruhen në masa të rrepta. Në kërkim 70 të tjerë.

LOBI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 1-11-2004 nė 04:56 Edit Post Reply With Quote
SHERR PROSTITUTASH PER DOMINIM ZONE

Dy prostituta shqiptare në Itali plagosen nga një e tretë, për çështje territori

Prostituta plagos dy “kolege” në Pontekanjano

ITALI (Pontekanjano)- Theren për çështje territori. Protagoniste të ngjarjes janë tri prostituta në rrethinat e Pontekanjanos. Në natën mes të premtes dhe të shtunës, dy prostituta me origjinë shqiptare, G.L. 26 vjeçe, dhe D.N., 23, po prisnin klientë, kur u është afruar një grua e tretë, ndoshta shqiptare, por ende e paidentifikuar, e cila i ka sulmuar me thikë. Duke u bazuar në deklaratat e dhëna nga G.L., e cila dje në mëngjes është marrë në pyetje nga karabinierët për të bërë denoncimin, sulmi ka ardhur si pasojë e motiveve të dobëta, lidhur me territorin në të cilin do të ushtrohej profesioni.

Ngjarja

Ka qenë natë e errët kur G.L. e D.N. po shëtisnin në pritje të klientëve. Në një moment dy grave u është afruar një e tretë, e cila nga veshja dukej se ishte një prostitutë. Pa asnjë arsye dhe pa folur, ajo i ka goditur me një thikë dy rivalet e saj, duke u shkaktuar plagë të ndryshme. Gratë janë shtruar pranë spitalit të Salernos. 26-vjeçarja ka mjekuar një plagë thike në brinjë dhe më pas ka dalë nga spitali me një recetë mjekësore gjashtëditëshe. Por nuk ka ndodhur kështu edhe me 23-vjeçaren. Ajo është shtruar në San- Leonardo dhe përveç plagëve në brinjë, ka edhe një të çarë shumë të madhe në këmbën e djathtë, e cila është me rrezik. Për këtë të fundit karabinierët kanë filluar kontrollet për të verifikuar nëse qëndrimi i saj në Itali është i rregullt. Ndërkohë po kërkohet të zbulohet autorja e sulmit.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 20-2-2005 nė 02:01 Edit Post Reply With Quote
Kronika e zezė e “mishit tė bardhė”

Prostitucionin e krijon varfëria dhe disfavoret shoqërore të femrave


Shqipëria është vendi i prostitucionit të paligjëruar. Pavarësisht se kanë qënë një lloj biznesi ilegal, shtëpitë publike, megjithë trajtesat e shumta publike, të bëra për ekzistencën dhe hapjen e tyre, duket se nuk kanë fituar të drejtën e qytetarisë, për të qënë edhe një liri e pakufizuar për shqiptarët. Ky bllokazh fizik i njohjes ligjore të tyre, ka patur dhe ka lidhje me psikologjinë dhe traditën e mbyllur të familjes së shqiptarëve, për të mos e pranuar këtë hop shoqëror, të cilin bota e ka hedhur shumë vite më parë.

Denoncimi: 470 banorë, njoftojnë policinë të ndërhyjë

Krahas bizneseve të tjera, si kafene, restorante, kanceleri, shërbime zyrtare, veprimtari shoqatash etj, në qendër të Tiranës, kishte kohë që “punohej” pa më të voglin shqetësim edhe në biznsin e njohur të prostituimit. Dhe kjo bëhej në “zemër” të kryeqytetit, në Rruga “Urani Pano”, në një prej mjediseve më të ekspozuara në sy të policisë e të opinionit. Mirëpo në derën e kësaj shtëpie publike, kishte 13 vjet që nuk kishte trokitur asnjëherë “dora” e ligjit. Atë që duhej ta bënte sektori i anti-trafikut e kanë bërë më së fundi, në mënyrë anonime, 470 banorët e pallateve rrotull kësaj shtëpie të njohur publike.
Dy ditë më parë, pas telefonatave të shumta e të shpeshta, të përcjella për afro 7 vjet nga familjarët e pallateve rrotull kësaj “selie prostuticioni”, skuadrat e sektorit të anti-krimit, kanë lënë mënjanë heshtjen dhe mospërfilljen ndaj zërit shqetësues të banorëve, duke shkelmuar derën e një shtëpie prej qerpiçi në “Bulevardin Zog I”, për të ndërprerë aktivitetin e njerës prej qendrave aktive të prostituimit. Si ekzekutes ligjor, me adresën në dorë, forcat e policisë trokitën në portën e kësaj shtëpie të mirënjohur në bllokun në qendër të Tiranës dhe arrestuan në flagrancë prostitutat që ndodheshin brenda dhomave të saj, pronartë e banesës dhe tutorët.
Realiteti: Tirana, shtëpi publike, në sy të publikut

Problemi i shtëpive publike ilegale, nuk ka nis e nuk ka përfunduar dy ditë më parë, me zbulimin dhe asgjësimin e shtëpisë publike vetëm 100 metra larg qendrës së kryeqytetit. Kjo veprimtari e paligjshme deri tani, ka fituar lirinë e veprimit pas vitit 1991 dhe po vazhdon me intensitet. Këto të ashtuquajtura “shtëpi publike” janë të tipit hyrje të marra me qera, ose garsoniere, apo edhe shtëpi private, të cilat shfrytëzohen prej poseduesve të tyre në mënyrë aktive e të rregullt, madje edhe me prenotim paraprak. Në të shumtën e rasteve, këto qendra prostitucioni, pavarësisht “madhësisë” së tyre, veprojnë pa asnjë shqetësim. Shpesh sulmet publike kundër “qendrave të qejfit”, siç quhen në terminologjinë popullore, bëhen ose me porosi, ose me fushata, me sa duket, për të patur edhe një statistikë në luftën këtij lloj krimi, që në vendin tonë ka marrë popullaritet në 13 vitet e fundit.

Ndëshkimi: goditjet bëhen kur jepet urdhër, ose informacion

Teorikisht, nëpër seminare e takime shoqërore, prostitucioni është “luftuar” me kumtesa, seminare, thirrje, programe e projekte OJF-sh. Në fakt, ai ka lulëzuar dhe vazhdon të jetë prezent në jetën publike të shqiptarëve, madje jo vetëm në banesa të shkëputura e të veçuara, por edhe brenda pallateve e hoteleve në qendër të qyteteve. Sipas raporteve që disponon Ministria e Rendit Publik, vetëm në 5 vitet e fundit, janë goditur 23 qendra të tilla problematike në Durrës, Fier, Elbasan, Berat, Korçë, Shkodër, Vlorë etj, në të cilat janë arrestuar 47 persona, por që janë dënuar vetëm 17 prej tyre. Por në fakt, ato janë më shumë dhe kjo tashmë dihet, aq më tepër, kur po nga burime tona brenda policisë, deklarohet se ky aktivitet është shtuar dhe po veprojnë rregullisht e me “rendiment” fitimprurës për kontrolluesit.

* * *
Edhe pse në Shqipëri, mungon një ligj i posaçëm për lejimin, ose moslejimin e veprimtarisë së prostitucionit, ky aktivitet është edhe publik edhe reklamues, madje edhe me liçensë, që paguan tatime e taksa të tjera për fitimet që nxjerr. Sipas statistikës, në shkallë vendi, brenda qendrave urbane, por edhe anës rrugëve nacionale, janë 178 motele në veprimtari të lirë. Kjo tregon qartë, se krahas qendrave ilegale ku ushtrohet prostitucion, ka edhe një veprimtari legale, madje të liçensuar nga shteti e cila zhvillohet brenda moteleve, emri të cilëve tashmë dihet nga shqiptarët, se çfarë nënkupton. Vetëm një shifër: policia ka zbuluar 33 raste prostitucioni nëpër motele.

BALLKAN

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 1-2-2006 nė 16:19 Edit Post Reply With Quote
PROSTITUCIONI, TRAFIKOHEN 400 FEMRA

Berat- Fenomeni i dhimbshem i prostitucionit qe perfshiu vendin tone kryesisht gjate 15 viteve te tranzicionit llogarit rreth 400 femra vetem ne prefekturen e Beratit, te cilat jane trafikuar jashte shtetit. Nen hijen e mashtrimit, premtimeve e genjeshtres, por disa prej tyre edhe nga deshira, femrat shqiptare jane detyruar te shesin trupin e tyre rrugeve te ndryshme te Evropes si ne Itali, Greqi, Gjermani, etj., per para te cilat kryesisht perfundojne ne xhepat e tutoreve bashkekombas apo te huaj. Vajzat e larguara i perkasin kryesisht moshes se re dhe sipas burimeve te policise se Beratit mesohet se pjesa me e madhe e tyre jane nga zonat rurale, ndersa vajzat e qytetit ne pergjithesi konstatohet se jane larguar me deshire, apo te detyruara nga kushtet ekonomike.

Shifra dhe fakte

Burime nga policia e Beratit bejne te ditur se ne shkalle prefekture llogaritet qe gjate 15 viteve te fundit te jene larguar jashte vendit per qellime prostitucioni rreth 400 femra. Ndersa nga anketat e OJQ-ve dhe shoqatave te grave mesohet se rreth 15 per qind te ketij numri e perben mosha minorene (nuk e kane mbushur moshen 18 vjec), ndersa rreth 11 per qind jane femra te divorcuara. Sipas statistikave te ketyre qendrave rezulton se afro 63 per qind e viktimave te trafikuara u perkasin zonave rurale. Ne kete perqindje te larte, shkaqet kryesore qe ndikojne ketu jane niveli i ulet arsimor dhe varferia. Sipas burimeve te policise, vajzat e trafikuara qe ushtrojne kete profesion fitimprures qe kryesisht vilet nga te tjeret e jo dretperdrejt nga vete ato, jane te moshes 15-25 vjec, por ka edhe te moshave me te medha te cilat kane braktisur familjet e femijet e tyre nga shkaqe te ndryshme si ndarja nga burri, gjendja e veshtire ekonomike, etj. Megjithate, me te rrezikuarat ndaj ketij fenomeni mbeten minorenet, te cilat duket se per shkak te moshes se tyre genjehen me lehte dhe shpresojne me shume tek premtimet per martese dhe jetese me te lumtur jashte vendit, duke mos e ditur se atje ne te vertete i pret "ferri" nga i cili e kane shume te veshtire te dalin. Shumat e parave qe fitojne vajzat e trafikuara jane marramendese por ne fakt ato perfundojne ne llogarite e tutoreve qe rriten nga dita ne dite. Rruga e tyre drejt vendeve te huaja kalon neper mijera peripeci ashtu si shitja e tyre nga cmimi ne cmim, e nga personi ne person. Ne fund ato jane te njerit, ose te nje grupi te caktuar te cilet perdorin menyra nga me monstruozet, si forcen, presionin, dhunen fizike e psikologjike e deri edhe vrasjen, per te arritur bindjen totale te vajzave qe te mos largohen prej tyre apo nga zanati i perfituar me force, zanat ky qe per ata do te thote, miliona leke ne banka te ndryshme e nje jete me komode pa e vrare mendjen se kush i fiton ne te vertete dhe kush i vuan pasojat e kesaj pune.

KOHA JONE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5036740 sekonda, 41 pyetje