Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Shqiptaret ne Greqi, skllever moderne
Eni_P

Postuar mė 7-10-2002 nė 09:43 Edit Post Reply With Quote
Shqiptaret ne Greqi, skllever moderne

Qendrimi i Greqisë ndaj Pakicave Kombëtare*

nga Eqerem Mete**
eqerem@gis.net





Nga fillimi i vitit 2001, sipas agjencisë Rojter, Bashkimi Evropian do të dërgojë në Shqipëri "një komision për të diskutuar rreth një marreveshjeje bashkëpunimi." Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme greke i deklaroi kryeministrit shqiptar gjatë vizitës së tij kohët e fundit në Shqipëri se "legjislacioni për pakicat duhet të rishikohet "në qoftë se Tirana dëshiron t’i afrohet Bashkimit Evropian," kurse kyeministri shqiptar paska shprehur bindjen se "Shqipëria do të përpilojë një legjislacion të avancuar, nje nga më të përparuarit në Evropën Juglindore."

Nisma e BE-së për t’iu mësuar autoriteteve shqiptare se si të sillen me të ashtuquajturën pakicë greke, që numëron rreth 30 - 40 mijë frymë, ultimatumi i të dërguarit të kryeministrit grek, si dhe deklarata e kryeministrit shqiptar të krijojnë përshtypjen se në legjislacionin shqiptar për pakicat kombëtare paska të meta serioze. Për të sqaruar këtë çështje, për të parë se ku janë dhe për hir të argumenteve, autoritetet përkatëse shqiptare e kanë obligim të studiojnë ligjet dhe praktikat e vendeve të tjera, natyrisht edhe të Greqisë, madje edhe të vendeve, që mbahen si më të përparuarit në këtë drejtim.

A ka legjislacion më të avancuar dhe praktikë kaq absurde në vendet e tjera sesa çka vërehet në vendin tonë për të ashtuquajturat pakica kombëtare? Në vend që nxënësi ta kërkojë e të vejë atje ku është shkolla, në Shqipëri shkolla (greke) i ndjek nga mbrapa nxënësit e diasporës greke, kudo ata ndodhen edhe kur ky numër bie në kundërshtim flagrant me ligjin.

Nga ana e tyre, autoritetet greke nuk e kanë marrë mundimin deri më sot të lejojnë zyrtarisht hapjen edhe të një shkollë të vetme fillore për fëmijët e qindra mijë emigrantëve shqiptarë. Greqisë as nuk i shkon ndërmend të ndërmarrë një veprim të tillë zyrtar, që do të kishte sadopak nuancën e njohjes së të drejtave të një elementi nacional që nuk është e nuk e quan veten grek. Në mentalitetin grek, një hap i tillë do të ishte precedent i rrezikshëm që do të minonte teoritë rreth të ashtuquajturit homogjenitet të shtetit grek dhe do t’u shtonte oreksin pakicave nacionale për arsimim në gjuhët e veta kombëtare. Ky hap do të rriste edhe presionin nga brenda e jashtë ndaj Greqisë. Ai do të bënte gjithashtu të shkonin kot mundimet e autoriteteve greke gjatë shumë dekadave për të asimiluar shqiptarët e vjetër, qoftë autoktonë apo të vajtur gjatë shekujve, në Greqi. Përpjekjet për t’i çkombëtarizuar emigrantët e rinj shqiptarë nëpërmjet shkollimit në greqisht dhe me ndihmën e kishës ortodokse greke duke u ndërruar fenë, si dhe diktati i autoriteteve greke, duke shfrytëzuar praninë e tyre në Greqi, ndaj shtetit shqiptar, do të bëheshin gjithmonë e më të paefektshëm.

Një politikë e tillë e brendshme e shtetit grek ndikon fuqishëm edhe politikën e tij të jashtme ndaj fqinjëve pavarësisht nga mballomat e garniturat evopiane që e shoqërojnë atë. Ndaj Shqipërisë, në vend të reciprocitet të paktën për hir të qëndrimit të qeverisë së sotme shqiptare, Greqia e ka rritur intensitetin dhe diapazonin e presionit.

Greqia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë. Për të shmangur një akuzë të tillë, por edhe për ta mbajtur situatën në tension, tani për tani, qeveria greke ua ka lenë të ashtuquajturëve qarqe ultranacionaliste detyrën për të ngritur hapur kërkesa territoriale, kurse në cilësinë si qeveri po këto kërkesa ajo i kamuflon me parullën për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të normave demokratike.

Në takime zyrtare të nivelit të lartë midis të dyja palëve, pala greke i bën palës shqiptare kërkesa ultimatum, që flasin për imponim të raporteve pronar-vasal. Në parlamentin grek bëhen debate lidhur me "rritjen e nacionalizmit shqiptar, zgjerimin e rolit destabilizues të grupeve të armatosura shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Serbinë jugore" pavarësisht se lufta e shqiptarëve kunder nacionalizmit agresiv serb u mbështet dhe mbështetet, natyrisht me përjashtim të grekëve, nga gjithë bota demokratike. Një gjë është më se e qartë në këtë kontekst. Sa më afër i afrohet zgjidhjes çështja e Kosovës, aq më shumë irritohen autoritetet greke dhe aq më shumë i mëshojnë paralelizmit absurd që ata bëjnë me këtë çështje.

Eurodeputetët grekë, të Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut, kërkojnë që Shqipërisë t’i ndërpritet ndihma makrofinanciare dhe ajo të përjashtohet nga tratativat për fillimin e bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes së asosacionit e stabilitetit. Edhe ministri i Jashtëm Xhorxh Papandreu ka hipur në skenë për të atakuar Shqipërinë. Ai i shkruan Komisionerit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë Kris Patten duke e bërë problem "mungesën e të drejtave të ‘pakicës greke.’"

Edhe pse midis të dy vendeve është nënshkruar Traktati i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit, Ligji i Gjendjes së Luftës me Shqipërinë ende nuk është hequr nga Greqia në një kohë kur me Italinë ajo e ka abroguar një ligj të tillë pavarësisht se ishte Italia fashiste ajo që kreu agresion ndaj saj në vitin 1940 dhe jo Shqipëria. Pasuritë e shqiptarëve në Greqi janë bllokuar nën pretekstin e këtij ligji absurd, kurse për pasuritë e popullsisë shqiptrare që u masakrua dhe u detyrua me forcën e armëve të largohej nga Çamëria, jepen argumente nga më absurdet për të mos ua kthyer ato pronarëve të ligjshëm.

Duke parë një politikë e veprimtari të tillë greke kundër Shqipërisë, kushdo mund të nxjerrë konkluzionin se Greqia akoma jeton në të kaluarën. Që të jetojë në të tashmen, asaj i duhet të zbatojë proverbin e vjetër, që thotë se "të njohësh të tjerët është dituri, të njohësh vetveten do të thotë të pastrosh mendjen." Pikërisht këtë të fundit nuk kanë bërë fqinjët tanë.

Megjithatë, pikërisht në këtë sfond aktiviteti politik nga ana e Greqisë kundër Shqipërisë, qeveria e sotme shqiptare marrëdhëniet me fqinjën jugore i trajton në kuadrin e "partneritetit strategjik midis dy partive, dy qeverive e dy vendeve" me shpresë se rruga për Evropë do të shkojë nga Athina ashtu si dikur rruga për Moskë shkonte nga Beogradi.

Me përjashtim të atyre që ia kanë lidhur këmbët e duart vetes, zor se ka nga ata të cilët kanë mend në kokë e sy në ballë, që nuk kuptojnë e nuk shikojnë se ku e ka hallin pala greke.

Po të kthehemi përsëri në temën e fillimit, atë të pakicave kombëtare, do të thosha se kushdo do të bëhej kurreshtar të mësonte se çfarë thonë vetë personalitetet greke për këtë çështje. Materiali i mëposhtëm, i bazuar në burime nga Greqia dhe Komuniteti Evropian, i botuar me shkurtime në gazetën Illyria (Nju Jork, SHBA) mund të hedhë pak dritë mbi përvojën e shtetit helen në këtë drejtim.



x

x x



Apeli drejtuar kryetarit të parlamentit grek dhe drejtuesve të partive në vigjilje të 25 vjetorit të rivendosjes së demokracisë në Greqi më solli ndërmend një raport mbi shqiptarët e Greqisë, përpiluar nga një grup hulumtues të Komunitetit Evropian në vitin 1987.

I nënshkruar nga tre deputetë turq të pakicës turke, shtatë organizata turke dhe tri organizata maqedone per minoritetet përfshirë edhe Grupin grek të Helsinkit për Monitorizimin dhe të Drejtat e Pakicave në Greqi, Apeli thekson se republika e Greqisë ka një dobesi të theksuar: Ajo nuk njeh praninë e pakicave kombëtare në territorin e vet.

Nënshkruesit i bëjnë thirrje shtetit grek që të njohë ekzistencën e pakicave maqedone dhe turke, të ratifikojë Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës pa kushte për zbatimin e saj dhe të zbatojë parimet e Konventës si dhe të dokumenteve përkatëse të OSBE-së me qëllim ndërprerjen e gjithë formave të diskriminimit apo persekutimit të pjesemarrësëve të këtyre pakicave dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Eshtë e vërtetë se autoritetet greke, që gjithmonë kanë luajtur rolin e strucit, si dhe publiku grek, i cili është indoktrinuar si duhet dekada me radhë, refuzojnë në mënyrë kategorike të njohin praninë e pakicave kombëtare në territorin grek. Parimi te cilit grekët gjithmonë i janë përmbajtur është se kushdo që jeton në Greqi është grek. Gjithë ata që nuk janë grekë duhet të largohen. Ky është mentaliteti mbizotërues në Greqi, anëtare e Kombeve të Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Nuk u shkon ndër mend grekëve se në qoftë se vendet fqinjë do të kishin zbatuar të njëjtin parim, tashmë nuk do të kishte më grekë jashtë kufijve të shtetit grek.

Të citojmë shkurtimisht përgjigjet e disa autoriteteve greke ndaj Apelit sipas burimeve greke.

Kryetari i parlamentit Apostolos Kaklamanis: "Në Greqi nuk ka as pakicë turke, as maqedone. Ekziston vetëm një pakicë fetare myslimane. Çdo sajesë, sidomos në këtë moment, u shërben qëllimeve të tjera dhe me të do të merremi në mënyrën e duhur."

Ministri për Shtypin Dimitris Reppas: "Sajesat antihistorike dhe jorealiste do të dështojnë."

Ministri i Jashtëm grek Xhorxh Papandreu: "Greqia, që ndodhet në një rajon të vështirë, ndjek një politikë shëmbullore në drejtim të pakicave."

Kurse ish ministri i Maqedonisë dhe Thrakës Stelios Papathemelis deklaroi: "Me duhet t’ua them në gjuhën e tyre ‘Ai sihtir’ [P...!]." Udhëheqësi i KKE i shtoi një version tjetër motivit të Apelit. Ai theksoi: "Besojmë se publikimii një deklarate të tillë ka më pak lidhje me përvjetorin e rivendosjes së demokracisë sesa me dialogun që po zhvillohet midis Greqisë dhe Turqisë. Ajo i krijon mundësinë Amerikës të imponojë kushtet e veta për dialog. Ata që guxuan të ndërmarrin një veprim të tillë mund të gjenden jo vetëm në Greqi."

Gazeta Eleftherotypia botoi një artikull shkruar nga profesor Nikolas Stavru, grekoamerikan në lidhje me Shtetet e Bashkuara që qëndrojnë mbrapa peripecive ballkanike. Stavru shkruan se mbrapa Apelit fshihen Ankaraja dhe padronët e vet në Uashington me mbështetjen e "industrisë" së të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara dhe filialet e saj në Greqi. Kjo deklaratë, e cila ua hedh fajin Shteteve të Bashkuara i ngjan deklarimit të kryetarit të parlamentit Kaklamanis rreth sulmeve ajrore të NATO-s kundër Sërbisë. "Sulmet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara e kthejnë Evropën në kohën e Luftës së Ftohtë," deklamoi ai. "Duhet t’i japim fund qënies sonë pre e një fuqie [SHBA] e cila nuk do që Evropa të qëndrojë me këmbët e veta."

Çka tërheq në veçanti vëmendjen është ngjashmëria e madhe e reagimeve të autoriteteve dhe përfqësuesve të partive politike ndaj Apelit dhe deklaratrave që përmban raporti për shqiptarët e Greqisë. Përfundimi që mund të nxirret nga përmbajtja e Apelit është se politika e pushtetarëve grekë sot për të njëjtën çështje është e njëjtë me atë të vitit 1987, kur u përpilua raporti i sipërpërmendur, përmbledhja e të cilit vijon.





Raport rreth Shqiptarëve të Greqisë

nga Komisioni i Komunitetit Evropian



Nje grup hulumtues i Komunitetit Evropian vizitoi Greqinë nga 4 deri 10 tetor 1987 për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike e gjuhës.

Udhëtimi u organizua nga Buroja Evropiane për Studimin e Gjuhëve pak të përdorura, nën mbikqyrjen e Komisionit të Komunitetit Evropian.





Përbërja e Grupit:



Antonio Belushi Itali

Ricardo Alvares Spanjë

E. Angel Francë

Kolom Anget Spanjë

Havier Boski Spanjë

Onom Falkona Hollandë

Volfgang Jeniges Belgjikë

Robert Marti Francë

Stefan Moal Francë

Kol O’Cinseala Irlandë

Joseph San Sokasao Spanjë





Objekti i udhëtimit: Hulumtime në 300 komunitete shqiptare në Greqi.



Synimi: Tu mundësohet përfaqësuesve evropianë gjatë vizitës së tyre të bien në kontakt me popullin shqiptar në Greqi, ku aktualisht flet gjuhën shqipe, e cila nuk mësohet në shkollat greke.

Për të vlerësuar reagimin e partive dhe institucioneve të ndryshme ndaj çështjes së mbrojtjes s’ pakicave linguistike që ekzistojnë në Greqi, të cilat aktualisht nuk njihen madje edhe nën kriterin minimal siç është rasti i shqiptarëeve e i të tjerëve.

Pikëpamjet e partive kryesore:

Partia "Demokracia e Re":

Biseduam me Mihal Papakonstantinu, Efstakios Paguhos, Nikola Martis, Joanis Vulfefis dhe Kaeti Papannastision. Vijojnë disa nga përgjgjet e tyre:

"Problemi i gjuhës shqipe ne Greqi nuk ekziston. Po të hedhim probleme gjuhësh në tavolinë, do të krijonim probleme shumë të mëdha për shtetin grek.

Në qoftë se gjuha shqipe flitet, ajo flitet vetëm në familje. Nuk mund të jepet opinion i plotë për këtë çështje.

Kurrë nuk ka pasur vend për shqiptarët në problemet tona. Misioni juaj është shumë delikat. Mos i komplikoni punët.

Kujdes! Çështjet e pakicave do të çojnë në luftë në Evropë. Nuk mund tëju ndohmojmë në asnjë mënyrë në këto momente. Gjithashtu, nuk duam të krijojmë përshtypjen se ka prani shqiptare në Greqi. Ky problem për ne nuk ekziston."

Partia "PASOK":

Pyetjet iu bënë Dr. Jorgos Sklavunas dhe Manolis Azimakis.

Përgjigjet e tyre:

"Nuk e konsiderojmë të domosdoshme që shqiptarët dhe pakicat e tjera të mësojnë gjuhët e tyre amtare sepse gjuha që ata flasin nuk është gjuhë.

Nuk ka tokë shqiptare ne Greqi. Ka vetëm territore greke ku mund të flitet edhe shqip.

Kushdo që nuk e flet gjuhën tonë, nuk i përket racës dhe vendit tonë.

Ministria e Kultures

Mbasi dëgjoi pyetjet, Doc. Athina Sipirianti u përgjigh:

Për të zgjidhur një problem duhet gjithmonë të ngrihet një komision. Ne nuk kemi mundësi të merremi me problemin që ngreni ju. Përvoja tuaj do të nda duhet për çka do të bëjmë në të ardhmen. Vizita juaj është një stimul i madh për ne.



Departamenti Pedagogjik

Përgjigja e Dr. Trinnidafilotis ishte shumë e ftohtë:

Nuk ka mësim të shqipes. Kjo që thoni ju është më shumë problem politik sesa kulturor. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar.

Komisioni i revistës së pavarur Anti u përgjigj:

"Kufijtë midis shteteve nuk janë të drejta. Ky interesim për minoritetet në Greqi mund të fshehë interesa dominimi nga shtete të tjerë. Pakicat linguistike, pra, pakica shqiptare, nuk ka fare të drejta. Në Greqi ka vetem grekë."

Deklaratat e mësipërme dhe Apeli drejtuar kryetarit të parlamentit dhe drejtuesve të partive greke janë provë e qartë e pranisë së shqiptarëve, turqëve dhe sllavëve maqedonë në Greqi, të cilët vazhdojnë të flasin gjuhët e tyre amtare. Sipas studimeve të kryera nga dijetarë, ne Greqi ndodhen rreth 700 fshatra shqiptare, kombësinë shqiptare të të cilëve grekët e mohojnë. Eshtë fakt i njohur se gjithë pjesëmarrësit e pakicave kombëtare në Greqi i janë nënshtruar një asimilimi intensiv dhe të organizuar, të cilin grekët, ndërsa mohojnë kombësinë e tyre të ndryshme, e justifikojnë duke iu referruar fesë së tyre ortodokse, sikur feja të ishte kriteri për të përcaktuar kombësinë. Megjithatë, pretendimeve absurde të autoriteteve greke iu janë kundërvënë edhe vetë grekët. Në një studim për të njëjtën çështje, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe zëvendës president i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut Kristos Rozakis e pranon karakterin etnik të pakicave në Greqi.

Për sa i përket politikës së brendshme greke ndaj pakicave kombëtare, është për të ardhur keq të konstatosh që një anëtare e Bashkimit Evropian siç është Greqia nuk ka mundur të bëhet model për vendet e tjera ballkanike në kuadrin e çështjes së pakicave kombëtare, që shembulli i saj në këtë fushë i shtohet imazhit tashmë të njollosur të Ballkanit për shkak të politikës së Sërbisë, që megjithëse anëtare e NATO-s, pavarësisht nga "përpjekjet" e qeverisë për të mbajtur një të ashtuquajtur ekuilibër, Greqia iu kundërvu sulmeve ajrore të NATOs kundër Sërbisë nën pretekstin fallco të lidhjeve tradicionale historike dhe fetare me Serbët dhe heshtazi mbështeti politikën e Milosheviçit për spastrimin etnik të Kosovës prej shqiptarëve.

Në këtë fushatë solidariteti me Milosheviçin kur filluan bombardimet ajrore të NATO-s, kryepeshkopi i Athinës Kristodulos nxitoi të mbështesë patriarkun e Moskës Aleksi, kreu i Kishës Ortodokse Ruse duke bërë thirrje për të përkrahur Serbinë.

Eshtë gjithashtu për të ardhur keq se asgjë nuk ka ndryshuar deri sot në politikën nacionaliste dhe teokratike të Greqisë që nga periudha 1944-1945 kur grekët ishin të parët në Evropën Juglindore mbas Luftës së Dytë Botërore që kryen vrasje masive në Çamëri, rajon i banuar nga shqiptarë, në veri-perëndim të shtetit të sotëm grek, dhe që e spastruan atë etnikisht nga shqiptarët, që nuk kishin fenë e grekëve.

Eshtë e logjikshme që vëllezërit e tyre të fesë, Serbët, të përfitonin natyrshëm nga përvoja greke e viteve 1944-1945 në spastrimin etnik të shqiptarëve dhe ta përdornin atë në shkallë të gjerë kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Mënyra si reagojnë grekët ndaj çështjes së pakicave kombëtare flet për një tendencë të fortë nacionaliste, të sëmurë, e ngritur në nivelin e politikës shtetërore dhe që bie ndesh me tendencën e përgjithshme në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas regjistrimit zyrtar të vitit 1951 në Greqi pakicat etnike në vend përbënin 2.6 deri 3.8 të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Si edhe në rastin e jogrekëve të tjerë, edhe numri i shqiptarëve ishte mjaft i zvogëluar në regjistrim. Sipas burimeve të tjera, në atë kohë të paktën kanë qenë 350, 000 shqiptarë. Folës sllavë në Greqi sot numërohen deri në 300 mijë megjithëse shumica e tyre u detyrua të largohej gjatë dhe mbas luftës së dytë botërore e luftës civile. Megjithëse fakti mbetet, edhe këto të dhëna të zvogëluara tej mase janë mohuar nga autoritetet greke sa herë që dikush iu është referuar. Vetë dy fakte, që janë prova të padiskutueshme të mungesës së tolerancës greke ndaj pakicave kombëtare: Pak vite më parë, Anastasia Karakasidou, e diplomuar në Universitetin e Harvardit, iu bënë kërcënime për ta vrarë së pari nga komuniteti grek në Shtetet e Bashkuara dhe më vonë në Greqi për shkak se ajo kishte folur për praninë e një komuniteti maqedon slllavofolës në Greqi në librin e vet "Fusha me Grurë, Kodra me Shkurre..." Pothuajse në të njëjtën kohë, Kristo Sideropulos, drejtues i "Lëvizjes së të Drejtave të Njeriut në Maqedoni" u hodh në gjyq me akuzën se "kishte përhapur të dhëna jo të vërteta që mund të sillnim shqetësime në marrëdhëniet e Greqisë me jashtë." Faji i tij ishte një deklaratë që ai kishte bërë për maqedonasit që shteti, i cili u mohonte ekzistencën, u krijonte pengesa në ushtrimin e gjuhës dhe kulturës së tyre.

Megjithëse nuk mund të mohohet fakti se Greqia është anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, sjellja e saj, në të kaluarën dhe sot, që shumë pak ka të bëjë me vlerat perëndimore, po ndihmon gjithmonë e më shumë njerëz të kuptojnë se ky vend është shumë larg nga anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian për sa u përket mentalitetit, kulturës, si dhe tolerancës fetare dhe nacionale. Greqia dallohet nga vendet e tjera anëtare të BE-së edhe për sa i përket legjislacionit të brendshëm. Për shembull, shtetësia, kombësia dhe feja ngatërrohen me qëllim në Greqi. Kushtetuta greke e ndalon proselitizmin. Ka dispozita, sidomos Neni 20 i Ligjit për Shtetësinë në Greqi, sipas të cilit imponohen sanksione, denime me burg dhe mohim të shtetësisë greke ndaj pjesemarrësve të pakicave fetare, që akuzohen për pjesëmarrje në të ashtuquajtura veprimtari kundër helenizmit. Pavarësisht nga fakti se Neni 19 të i Ligjit për Shtetësinë Greke është abroguar si rezultat i presionit ndërkombëtar, në bazë të të cilit qeveria kishte të drejtë tu hiqte shtetësinë greke personave të quajtur alogjenë [banorë vendas me origjinë jogreke], Greqia nuk e ka bërë heqjen e Nenit prapaveprues për t’ua kthyer shtetësinë personave që me pa të drejtë e kanë humbur atë.

Gazeta britanike Financial Times citon Takis Michas, specialist për çështjet sociale në gazeten e Athinës Eleftherotypia, të ketë thënë se "Greqia përfaqëson një shoqëri të mbyllur në vetvete. Vlerat e ortodoksisë e përforcojnë këtë mentalitet. Ortodoksia e shikon Perëndimin si rrezik, si vend ku kurdisen komplote kundër saj," mentalitet i grekëve dhe serbëve ky, i cili e ka origjinën në sizmën e hershme midis kristianizmit perëndimor dhe lindor. Kurse historiani britanik Norman Davies shkruan në librin e tij "Evropa, nje Histori": Që nga koha e kryqëzatave, ortodoksia e ka konsideruar Perëndimin si burim i një shtypjeje më të keqe se ajo e të pafeve." Ky mentalitet shfaqet edhe ne radhet e klerikëve greke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas shtypit amerikan, kryepeshkopi Spiridon, kreu i Kishës Ortodokse greke në Shtetet e Bashkuara është akuzuar se është përpjekur që frekuentimin e kishës tua ndalojë ortodoksëve që ndjehen më shumë amerikanë se grekë. Spiridon, i pari udhëheqës i lindur në SHBA i kishës ortodokse greke, deklaron se veprimtaria e tij synon të mbrojë traditat bizantine të kishës, duke provuar kështu se është një nga grekët qe kujtojnë se akoma jetojnë në perandorinë bizantine. Jeane Karthner i gazetës Liberacion shkruan: "Para pak vitesh, grekët ishin në armiqësi me shqiptarët, maqedonët dhe bullgarët. Ata janë armiq të përhershëm të turqëve, kurse tani janë bërë armiq të amerikanëve, britanikëve, francezëve, gjermanëve dhe pjesës tjetër të botës." "Perëndimi është plot me armiq", është cituar të ketë thënë presidenti i Greqisë, Kostis Stefanopolus. Analistët theksojnë se këto deklarata të kujtojnë "një gjendje të brendshme emotive, që ende ka rrenjë të thella në Ballkanin Lindor, dhe se nyja e përbashkët është tradita fetare. Kjo nyje e çimenton aleancën me Serbinë..." Ky mentalitet që ka çuar në fanatizëm nacionalist dhe fetar i ka shtyrë gjithashtu analistët të nxjerrin konkluzionin e logjikshëm se prania greke në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe organizata të tjera është anomali dhe paradoks. Greqia vazhdon të jetë jetë partner i vështirë, bile edhe sot e kësaj dite është delja e zezë në Bashkimin Evropian, që herë pas here i nxjerr probleme të sajuara Evropës për shkak të qëndrimit të saj kapriçioz ndaj fqinjëve. Ky konkluzion nuk është diçka që i takon së kaluarës, apo fillimit të viteve 1990, siç thotë një tjetër grek, Lukas Cukalis, i Institutit Evropian të Shkollës Ekonomike të Londrës.

Pra, është e gabuar, të paktën për të ardhmen e afërt, ta konsiderosh Greqinë si urë që do të lidhë vendet fqinj me Evropën. Kjo anëtare e Bashkimit Evropian që e konsideron çdo kritikë ndaj mënyrës se si ajo i trajton çështjet e saj të brendshme, sidomos çështjen e pakicave kombëtare, si veprim armiqësor të frymëzuar nga Perëndimi për të destabilizuar vendin, nuk mund ta luajë një rol të tillë pa përmirësuar imazhin e vet ende në nivel të ulët në krahasim me standartet evropiane, dhe pa hequr dorë nga mbjellja e farrës së intolerancës fetare dhe kombëtare.

Greqia duhet të mësojë si të sillet në shtëpinë e vet dhe jo ta kërkojë fajtorin jashtë.



-------------------



* Artikulli është botuar në gazetën shqiptare "Albania" në dhjetor 2000

** Shkruesi i këtij artikulli ka qenë drejtor politik për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 1992-1996


[Edited on 7-10-2002 by Eni_P]

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 16-10-2002 nė 10:20 Edit Post Reply With Quote
Rinovim ndoshtane janar 2003 i lejeqendrimit te emigranteve ne Greqi

Greqia pritet të rinovojë në janar të vitit të ardhshëm lejet e qëndrimit për emigrantët.

Rreth 700 mijë emigrantë duhet që të paktën dy muaj para skadimit të lejeve të tanishme të paraqesin kërkesën për rinovim shoqëruar nga një mori dokumentesh.

Autoritetet kanë bërë thirrje që në muajin shtator për fillimin e dorëzimit të dokumenteve të nevojshme, por ato druhen se shumica e emigrantëve do t'i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në momentin e fundit, çka do të krijonte një volum të madh pune për shërbimet kompetente dhe vonesa në pajisjen me lejet e reja të qëndrimit.

Zëvendësministri i Brendshëm grek, i ngarkuar me problemet e emigracionit, Llambros Papadhimas, tha për BBC-në se emigrantët nuk do të kenë asnjë pasojë për vonesat që do të shkaktohen nga shërbimet publike.

"Kemi frikë se dorëzimi i dokumenteve do të bëhet nga fundi i vitit, çka do të ketë si pasojë grumbullimin e një volumi kolosal pune, e të mos arrihen afatet optimale," tha ai për BBC-në.

"Gjithsesi, kjo nuk do të ketë asnjë pasojë për vetë emigrantët, dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje që çdo gjë të bëhet normalisht," shtoi zoti Papadhimas.

Vonesa në aplikim

Zoti Papadhimas thotë se deri tani nuk është përgjigjur ai numër emigrantësh që parashikohej.

Zyrtari i lartë grek thotë se nuk do të ketë shtyrje të afatit të pranimit të dokumentacionit, megjithatë ai tha se do të tregohet tolerancë për emigrantët për një periudhë dy ose tre javore derisa të marrë në dorë lejen e qëndrimit.

"Nëse emigrantët nuk i kanë dorëzuar brenda afatit dokumentet, atëherë me siguri që do të kenë probleme, pse nuk është e mundur që ligji të mos zbatohet," tha ai.

Sipas ligjit, lejet e qëndrimit do të merren në zyrat e posaçme që janë krijuar në të gjitha prefekturat e Greqisë.

Por qeveria po shqyrton edhe mundësinë që lejet e qëndrimit të dorëzohen edhe nga bashkitë, me qëllim që, siç i tha BBC-së zëvendësministri i brendshëm grek Papadhimas, "emigranti të mos sorrollatet dhe ta marrë lejen e qëndrimit në bashkinë e vendbanimit të tij".

BBC ne shqip

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-10-2002 nė 20:50 Edit Post Reply With Quote
Emigrantet ne Greqi

"Do të nisim kurs falas për mësimin e shqipes"
Evis Qaja
evis777@hotmail.com

Është shumë i drejtë shqetësimi për harresën e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, veçanërisht këtu në Greqi. Shoqata "Shqiptarët e Selanikut" ju bën të ditur se duke nisur nga data 6 tetor do të fillojë kursi i gjuhës shqipe falas për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Kursi drejtohet nga mësues të gjuhës shqipe të diplomuar në Shqipëri. Nëpërmjet "Shekullit" ne duam të ftojmë të gjithë mësuesit që të japin kontributin e tyre në këtë mision të rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2002 nė 09:45 Edit Post Reply With Quote
Ministria e Brendshme: Shqiptaret pas 10 vjetesh - 2 milione
ATHINE - Minstria e Brendshme greke beri te ditur se numri i emigranteve ne kete vend per 10 vjet do te arrije ne 3,5 milione. Shqiptaret qe aktualisht perbejne 70% te numrit te pergjithshem, do te jene keshtu mbi 2 milione. Fakti eshte se per here te pare edhe kisha ne nje sesion te saj te posacem u shpreh ne favor te emigracionit. Por ajo qe calon eshte drejtesia greke, gje per te cilen prokurori i gjykates se larte te shtetit u drejtoi nje leter gjithe prokuroreve te republikes dhe kerkon dhenien fund te diskriminit te emigranteve. Prokurori i ketij vendi nenvizoi keqtrajtimin e te huajve si nje problem qe duhet zgjidhur.

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-11-2002 nė 11:59 Edit Post Reply With Quote
Fenomeni i flamurit
Nga Marko Caka

Ka dy vjet që 28-tetori i rezistencës greke kundër pushtuesve italian nuk kalon pa incidente të vogla, nga një festë madhështore, përcillet në një debat politik.
Kush të drejtojë parakalimin, greku apo i huaji?!..Eshtë një "hemorragji"e pashmangshme për organizatorët e festës.
Shqiptari fiton të drejtën e mbajtjes së flamurit, por nuk gjen mbështetje tek banorët vendas. Si rregull, nxënësi më i shkëlqyer i shkollës duhet të jetë në pararojë të nxënësve, pra fiton të drejtën e mbajtjes së flamurit. Por kur nxënësi është i nacionalitetit shqiptar, atëherë gjërat, nisin e vështirësohen. Mësuesi, i cili njeh nga afër nivelin e nxënësve të tij, pa dallime racore, respekton traditën e përvitshme në caktimin e nxënësit më të dalluar të shkollës. Por një gjë e tillë kundërshtohet nga individë, me mentalitete të vjetra ultranacionaliste, që janë bërë një rrezik për shoqërinë multietnike greke. Ishte shkodrani Odise Cenaj, që para dy vjetësh u bë personazhi më i rëndësishëm i mediave greke, si shqiptari i parë që marshoi në krye të shkollave të qytetit më të madh grek, të Selanikut. Ky nxënës i shkëlqyer i qytetit u godit shpirtërisht nga fryma raciste e disa banorëve, që nuk pranuan të ngrinte flamurin e tyre. Shkodrani Cenaj refuzoi daljen e tij si flamurtar, jo se donte të ofendonte flamurin e nacionalitetit të huaj, por krenaria e tij prej malësori, nuk ia lejonte një veprim të tillë jashtë dëshirës së atyre që trashëgojnë ndjenjën e ksenofobisë dhe që kanë shkelur mbi kulturën e lashtë greke.U desh të prononcohej edhe presidenti grek, Stefanopullos- se mbajtësi i flamurit te jetë i çfarëdolloj nacionaliteti, mjafton të jetë nxënësi më i shkëlqyer i shkollës. Ndërhyrja e presidentit si dhe e autoriteteve më të larta greke nuk arriten të shmangnin sadopak incidentin - apo "fenomenin Cenaj", që u komentua në mediat e shumë vendeve të botës si një skllavërim të civilizimit të shoqërisë greke. Në këtë incident nuk mungoi edhe deklarata e kryeministrit Simitis, i cili e cilësoi ngjarjen, si një njollë historike, që godet frymën e bashkëjetesës multietnike, dhe thellon ndjenjën e racizmit në Greqi. Eshtë për t'u habitur se shqiptari Cenaj, u bë figura më kryesore e pasqyrës informative greke, dhe arriti të adhurohej jo vetëm nga mediat greke, por edhe nga shumica e popullsisë të cilët dinë të çmojnë kontributin e shqiptarëve. Gazetari më i njohur dhe më popullori në ekranin e televizionit grek, Makis Triandafillopullos dha shembullin moral, duke e afruar Odisenë e lënduar nga gjesti, dhe kumbarëzohet me familjen Cenaj.
Çdo vit grekët i tremben një incidenti te tillë,për faktin se në qindra shkolla, nxënësit shqiptarë janë më të dalluarit. Fatkeqësisht, nacionalistët e veçantë nuk mund t'i shmangen kësaj "tragjedie" morale, të paktën të pengojnë, që shqiptarët të dalin të dytët në klasë. Edhe këtë vit, një "fenomen" i tillë preku qytetin verior grek të Vollosit, ku 11 -vjeçari, Indriti nga Shqipëria, u refuzua të parakalonte përpara banorëve vendas, të cilët nuk kishin lejuar femijët e tyre të parakalonin pas tij. Por shqiptari i vogël me një ndryshim nga Odisea, parakaloi ballëlart duke u dhënë mesazhin gjithë atyre antishqiptarëve, se historia e luftrave greke njeh me një krenari të madhe kontributin e arvanitasve që dhanë edhe jetën e tyre për idealin e madh të pavarësisë.
Por këta a mjaftojnë për të gjithë atë pjesë verbërore, që pengojnë ecjen e shoqërisë përpara?
Një fjalë e urtë thotë -Qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Me këtë moto,- ecën brezi i ri i emigrantëve shqiptarë, me notat e tyre të mira, tregojnë nivelin e tyre të lartë. Në të gjitha shkollat greke, shqiptarët janë më të dalluarit, sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit. Përveç kësaj, pjesëmarrja e shqiptarëve në bankat e shkollave greke është më e larta nga të gjitha kombet e tjera, dhe që e bëjnë Greqinë të marrë pikë pozitive në statistikat e përgjithshme arsimore të Komitetit Europian. Por kjo nuk ka mjaftuar që Greqia t'i shmanget fundit të renditjes me analfabetizmin më të lartë në zonën e Komunitetit Europian me shifrën -ndër pesë të rinj, një është analfabet. Megjithatë, kjo nuk i shqetëson fare, të gjithë ata ksenofobistë apo ekstremistë, që merren me karvanin e të dalluarve shqiptarë dhe lënë prapa veten e tyre.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-11-2002 nė 16:10 Edit Post Reply With Quote
"Premtimet e pambajtura për Ambasadën në Athinë"
Lefter Marta
Bari Zani
Astrit Korra *
Gjatë qeverisë së z.Majko u takuam në selinë e Ambasadës shqiptare në Athinë me zv/ministrin e Punëve të Jashtme Luan Hajdaraga. Në takim si përfaqësues të emigrantëve, ne kërkuam uljen e tarifave konsullore dhe z.Hajdaraga premtoi se kjo ulje do të bëhej në masën 15 për qind dhe se kërkesat e tjera do të zgjidheshin deri në datën 15 prill. Por ndodhi e kundërta. Nëse më parë, një familje emigrantësh për 3 copë çertifikata paguante 30 dollarë (për të tria) tani duhet të paguajë 30 dollarë për secilën. Po të shtojmë edhe tarifat e tjera të disa dokumenteve që lidhen me këtë ambasadë dhe që janë të nevojshme për ne emigrantët në procesin e legalizimit, shuma shkon në rreth 190 dollarë ose 260 mijë lekë të vjetër, për të njëjtën punë për të cilën në Shqipëri një qytetar paguan 2 mijë lekë të vjetër. Për mendimin tonë ky është diskriminim i emigrantëve nga vetë shteti ynë. Një tjetër premtim o parealizuar është përmirësimi i shërbimit konsullor në Ambasadë. Por edhe sot aty vazhdojnë radhë të stërgjata. Për një vulë duhet të zësh radhën në orën 24.00 që të mund ta marrësh ditën tjetër, nëse të vjen radha. Ne mendojmë se shkaktar i kësaj gjendjeje në ambasadën tonë në Athinë është korrupsioni i trashëguar aty prej vitesh. Konfederata e Sindikatave Shqiptare, Athinë



shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 10-11-2002 nė 17:38 Edit Post Reply With Quote
Arberore, themelues te shtetit grek (eskluzive)

Arberoret kryeministra te Greqise se RE


Kjo paraqitje biografike e kryeministrave te Greqise se re arberore ne kete dokument synon te ndricoje rolin historik qe luajten arberoret ne krijimin dhe qeverisjen e shtetit grek. Ka me shume kryeministra te Greqise ae ishin arberore por nuk ka te dhene te mmjaftueshme. Arberoret keta luftetetare trime dhe heronj te revolucionit te vitit 1821 jo vetem qe luftuan me arme ne dore per pavaresine e Greqise por ishin kryetaret e pare te shtetit te ri grek qe e cuann Greqine drejt ndertimit te jetes evropjane.

Ne vitin 1850 kur arberori Andoni Kryeziu ishte kryeminister e shpalli kishin Autoqefale greke duke e shkeputur ppergjithmmone nga vartesia e Fannarit te Stambollit.

Kur aberori Dimiter Vulgari ishte kryeminister i Greqise u be e mundur bashkimi i shtate ishujve me Greqine. Gjate kohes qe Tedor pangallo ishte President i Greqise me 1925 u arriten shume marreveshje ne fushen e politiikes dhe te kultures me Shqiperine.
Po ky President me 1926 do te deklaronte ne lidhjen e kombeve ne Gjeneve se Republika Greke njihte minorittetin shqipetar qe jetonte ne Greqi.


1-Gjergjio Kundrioti (1772-1858), lindi me 1772 ne ishullin e Hidres. I takon familjes se Kundrioteve qe dhane shume ne luften e 1821, Me vellain e tij Llazarin dhane 1.948.158 franga ari 4/5 pasurise se tyre per mbeshtetjen e Revolucionit. Kryetar Ekzekutivi nga 11/10/24 deri me 6/2/25 dhe kryetar i Komisionit drejtues me 1823, kryetar i mbledhjes se pare, se dyte dhe te trete se Pleqerise 1884-1847. Me 1844 kryeminister dhe minister i marines. Serish kryeminister me 1848 jep doreheqjen pas problemeve me mbretin Othon. Deputet i parlamentit dhe me pas kryetar i saj me 1856. Vdiq ne Hidra.
,
2-Andoni Kryeziu (1796-1865), Lindi ne Hider. Rrenjet e familjes Kryeziu gjenden ne fshatin arbersh Krieza te Eubese jugore. Qe ne fillim te luftes me 1821 duke luftura ne vije te pare dhe si dore e djathte e admiralit Miaulit.Me 1836 Minister i Marines dhe me vone kujdestar i obborrit te mbretit Othon dhe kryeminister nnga viti 1849-1854. Gjate kesaj kohe zgjidh problemin e madh kishtar te asaj kohe duke shpallur Kishen greke autoqefale me 1850. I pari nen/admiral i Marines u caktua me vone adjutant i mbretit Gjeorgji i Pare.


3-Dhimiter Vulgari (1801-1877), lind ne ishullin e Hidres, i biri i beut te Hidres Gjergjio Vulgarit. 17 vjec eshte anetar i Keshillit te Hidres me 1822 kryetar i perfaqesise se Hidres dhe drejtues i anijes luftarake ne ishull. Me 1826 eshte prokuror i Hidres dhe me 1848 minister i ekonomise. Ishte kryeminister nga viti 1855-1857, 1862-1864, 1868-1869, 1871-1872 dhe nga 1874-1875. Gjate kohes qe ishte kryeminister u be bashkimi i 7 ishujve me Greqine dhe mbbeshteti fuqishem kryengritjne e Kretes. Vdiq ne Athine.

4-Athanasio Miauli (1815-1867), lind ne Hidra me 1815 ishte djali i te lavdishmit Andrea Miauli. U rrit prane te jatit ne nje fregate lufte dhe mesoi shkrim e kendim nga Filip Joanu. Mbaroi fakultetin ushtarak te Mynihut ne Gjermani dhe sherbeu si oficer i Marines Greke. U be adjutant i mbretit Othon dhe minister i Marines me 1855. Kryeminister u zgjodh nga viti 1857-1867.


5-Dhimiter Qiriakos (1811-1869), lind ne ishullin e Specias. Familja Qiriako i dha shume revolucionit te 1821. Vellai i tij jani ishte admiral i flotes se ishullit te Specias dhe u vra ne luften e Misologjise. Beri studimet per drejtesi ne universitetin e Pisez dhe Parisit. 1835 Prokuror i gjygjit te shkalles se pare ne 1840 eshte i plotefuqishem i ishullit te Specias. Ishte redaktor kryesor i Kushtetutes se vitit 1843 dhe 1851 profesor i te Drejtes Kushtetuese. Ishte minister i fese dhe arsimit dhe nga 18/3/63-29/4/63 kryeminister. Ishte autor i shume librave historike me permbajtje juridike. Vdiq ne Itali.

6-Emanuil Repili ( 1863-1924), lindi ne Kranidhi stuudoi drejtesine dhe ishte gazetar. Dhe kryeredaktor i revistes Akropol. Minister i Jashtem me 1910 dhe 1913 ne krah te kryeministrit Venizeljos. Mori administrimin e pergjitheshem dhe organizimin e Greqise se Veriut. Me 1925 minister i ekonomise dhe 1916 minister i puneve te jashtme dhe n/kryetar i qeverise. Beri te mundur votimin e ligjit per Bashkite dhe Komunat qe paraqiste sistemin e drejtimit te bashkive dhe komunnave. Kryeminister per shate dite nga 21/8/1917 – 28/8/1917 dhe nga 19/10/17 – 3/1/18. Vdiq ne Kranidhi.


7-Pavlo Kundrioti (1855-1935), lindi ne Hidra, nipi i pavllo Kundriotit dhe ishte oficer karriere ne marine. Adjutant i mbretit Gjeorgjio te pare dhe me 1912 komandat i flotes se Egjeut dhe ne vazhdim nen/admiral. Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Sarnothraqis, Psara, Mitilini dhe mundi floten turke ne dhjetor te 1912. 1917 minister i marines.1920 eshte mekembes i mbretit dhe me 1923 President i Greqise deri me 1926. Me 1929 rizgjidhet president i Greqiese dhe ne fund te vitit 1929 shendeti e detyron te jape doreheqje.


8-Teodor Pangalo (1878-1952) lindi ne Salamine, mbaron shkollen e kadeteve dhe me pas akademine e luftes se Parisit. Me 1909 ne shtepine e tij mbahet mbledhja e oficereve jomadhore qe perbenin berthamen e “lidhjes se Ushtarakeve” qe kryen me vone revolucionin e 1909. Kryetar shtabi te pergjitheshem te ushtrise me 1922 ishte kryetar komisionim per katastrofen ne Azine e Vogel. “Megali cathastrapie” Minsiter i ushtarakeve ne qeveriine e Gonates dhe kryegjeneral i armates se Evros. Me 1925 me ushtrine e tijj permbysi qeverine dhe u be kryeminister pasi mori votbesim nga parlemmenti. 18/04/26 - 21/8/26 ishte President i Republikes greke. Vdiq ne Athine.


9-Aleksander Koriziu(1885-1941), lindi ne Poro, studoi drejtesine dhe me 1903 u emerua ne Banken Kombetare Greke. Drejtor i saj me 1921 deri me 1928. me 1929 krijoi banken buqesore duke qene drejtor i saj. Minister i Komunikacionit me 1936 dhe me 1939 drejtor i Bankes Kombetare. Pas vdekjes se kryeministrit Metaksa behet kryeminister me 19/1/1941 deri me 18/4/41, dhe mbas nje mbledhje te rende te keshillit te ministrave kthehet ne shtepi dhe vret veten.


10-Petro Vulgari (1884-1957), lind ne Hider ishte oficer i Marines Greke ne luftart ballkanike dhe mik i ngushte i Pavllo Kundriotit, Gjate viteve 1925-1926 kryemandant i pergjitheshem i aviacionit te marines, komandat i nendetesve dhe atashe ushtarak ne Turqi. Minister i avacionit ne Qeverine e Lindjes se Mesme dhe nga prilli i 45 deri me tetor te po ketij viti ishte kryeminister. Vdiq ne Athine ne 1957.

11-Aleksander Diomid Qiriako (1874-1951), lindi ne Athine. Ishte nipi i Diomond Qiriakos dhe im biri i Nikoll Qiriakos. Studjoi juriprudence dhe ekonomi ne Univesritetin e Vajmarit dhe te Parisit dhe pedagog ne universitet te Berlinit. Me 1905 rektor ne Univeristetin e Athines ne fushen e te drejtes publike. 1910 deputet i partise libarale te djathte ne ishullin e Specias dhe me 1912 minister i Ekonomise. Me 1923 u be drejtor i Bankes Kombetare, me 1949 dhe 1950 ishte kryeminister i aleances qeveritare. La nje krijmtari te bolleshme. Vdiq me Athine.

12-Kico Xhavella (18001-1855), nese s’eshte me i rendesishmi i fisit Suljot te Xhavellajve eshte ai me i rendesihmi qe mori pjese ne revolucionin 1821. U rrit ne Korfuz ku ishin shperngulur suljotet pas pushtimit te Sulit nga Ali Pasha, dhe pas vdekjes se tij turqit nuk i lane te kthehen ne Sul por i shperngulen serish ne Korfuz. Merr pjese ne te gjitha betejat e krahines edhe bashkohet me Marko Bocarin. 1835 Mbreti Othron e beri n/gjeneral dhe mbikqyres i pergjitheshem i ushtrise. Ishte prokuror, kryegjeneral minister i mbrojtjes me 1844. Gjate viteve 1847-1848 ishte kryeminister. Vidq ne Mesologji.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-11-2002 nė 08:32 Edit Post Reply With Quote
Emigrantet ne Greqi ..."europianizohen"
Duke filluar nga data 15 nentor 2002 emigrantet e ligjshem qe ndodhen ne Greqi (midis tyre rreth 350.000 emigrante shqiptare) do te _europianizohen'. Duke nisur nga kjo date Lejet e Qendrimit me te cilet emigrantet do te pajisen do te mbajne _vulen' e Bashkimit Europian. Greqia, ne kete menyre, zbaton direktiven e Bashkimit Europian per nje tip te njejte Leje Qendrimi ne te gjithe hapesiren Shengen. Kjo eshte edhe masa e pare per zbatimin e nje politike te perbashket per emigraconin e cila, sipas llogarive, duhet te marre forme perfundimtare ne maj te vitit 2004. Leja e re e Qendrimit (e cila sherben edhe si Leje Pune) qe do marrin emigrantet ne Greqi, do te jete nje lloj pulle me permasa te medha (qe kujton pak a shume vizen), e cila do te ngjitet ne pasaporten e emigranteve. Me kete Leje Qendrimi emigrantet behen tashme emigrante te Bashkimit Europian, duke fituar te drejten e levizjes se lire ne te gjithe hapesiren Shengen.

Por ketu mbarojne lajmet e mira dhe fillojne _kokecarjet'. E para vjen prej faktit se Bashkite dhe Prefektuarat greke do te vonojne mjaft qe te pajisin emigrantet me Lejen e re te Qendrimit. Madj, ne kete moment, ne Greqi shumica e emigranteve ndodhen me nje status gjysme-qendrimi per shkak te vonesave te medha te administrates greke t'u pergjigjet ne kohe kerkesave te shumta per Leje Qendrimi. Organizatat e emigranteve dhe Ombudsmani grek shpesh kane stigmatizuar gjendjen kaotike te administrates dhe vonesat skandaloze, te cilat, pervecese rraskapisin me mijera emigrante, u krijojne atyre shume probleme ne pune, spitale dhe dogana. Ne cdo rast Ministria e Brendshme Greke deklaron se deri ne tremujorin e pare te vitit 2003 do te jene ndare te gjitha Lejet Europiane te Qendrimit.

Kujtojme gjithashtu qe cdo emigrant ne Greqi paguan 150 euro ne vit si takse per Lejen e Qendrimi. Pervec kesaj Ministria e Brendshme Greke nuk ka qartesuar akoma nese emigrantet do te jene te detyruar te paguajne 150 euro me shume per Lejen Europiane te Qendrimit.

Problemi i dyte eshte se askush nga emigrantet qe nuk disponon pashaporte - ose ajo ka skaduar - nuk do mund te pajiset me Lejen Europiane te Qendrimit. Ky eshte nje problem akut per emigrantet pakistaneze dhe indiane dhe akoma me akut per emigrantet nga Shqiperia. Emigrantet tane kane probleme te medha me pasaportat per arsye sepse kane skaduar ose skadojne ne muajt qe vijne. Gjithashtu probleme te medha perballin ata qe duhet te pajisen per here te pare me pasaporta. Per te nxjerre nje pasaporte nje emigrant shqiptar duhet te lere punen te pakten nje jave dhe te shkoje ne Shqiperi per te bere kerkese, duke qene se ne kete moment Ambasada Shqiptare nuk mund t'i pajise qytetaret e saj ne Greqi me pasaporta. E gjithe procedura per marrjen e nje pasaporte (duke perfshire edhe "bakshishet") i kushton nje emigranti te pakten 1000 euro (sigurisht ekzistojne shume mundesi qe megjithese ka lene punen dhe eshte rraskapitur ne udhetime dhe radha ne fund te mos munde te nxjerre as pasaporten!). Per sa i perket Ambasades pakistaneze dhe indiane ato i qetesuan dje ne mbremje qytetaret e tyre duke thene se duke filluar nga fundi i nentorit do te nxjerrin pasaporta. Ambasada shqiptare, nga ana e saj, nuk dihet akoma kur do te filloje pajisjen e emgiranteve shqiptare me pasaporta. Keshtu shume emigrante, ne vend qe te gezohen nga haberi se po "europianizohen" pyesin me ankth nese do mund te "pasaportizohen"...

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2002 nė 08:09 Edit Post Reply With Quote
Greqia: Leje qendrimi pa afat per emigrantet
Emigrantet qe jetojne me dokumenta te rregullta ne Greqi, qe prej 5 vjetesh, te cilet cdo vit kane rinovuar lejen e tyre te qendrimit, shume shpejt do te marrin lejen e qendrimit pa afat skadence. Keshtu deklaroi ministri i Brendshem grek Kostas Skandalidhis. Flitet per nje veprim, qe se shpejti do ta miratoje edhe Bashkimi Evropian, ndersa Greqia, sipas ministrit, do t'ua shperndaje emigranteve lejet e qendrimit pa afat pas rreth dy vjetesh. Sipas ministrit do te thjeshtohen edhe procedurat e bashkimit te familjeve. Direktiva e BE do te shqyrtohet gjate presidences greke te BE-se ne gjashtemujorin e pare te vitit 2003. Per ministrin Skandalidhis, Greqia do te kujdeset edhe per lehtesirat ne marrjen e lejeve te qendrimit nga ana e viktimave te trafikut te qenieve njerezore, grave e femijeve.

Aktualisht ne Greqi numerohen rreth 500 mije emigrante dhe pjesa me e madhe e tyre jane legalizuar me leje qendrimi te leshuara nga autoritetet greke.




--------------------------------------------------------------------------------
06/12/2002

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2002 nė 08:18 Edit Post Reply With Quote
Topalli: Sa shqiptarë kanë ndryshuar emrat në Greqi
TIRANË – Nënkryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, i drejton disa pyetje publike ministrit të Jashtëm Ilir Meta, pyetje që kanë lidhje sa respektohen liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Këto pyetje ajo i drejton për shkak se mendon se qeveria shqiptare nuk ka hartuar ende një plan konkret për t’u njohur me gjendjen e shqiptarëve në vendet e tjera të botës, veçanërisht ato të rajonit, ku një pjesë e shqiptarëve u nënshtrohen diskriminimeve të ndryshme. Ja disa nga pyetjet që bëri dje nënkryetarja e Parlamentit dhe e PD-së: “Sa është përpjekur qeveria shqiptare për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, si trajtohen ata në vendet ku jetojnë dhe cila është politika e qeverisë për këto çështje të rëndësishme; cili është numri i shqiptarëve që janë detyruar të kthejnë emrin e tyre nga shqiptarë në grekë, jo vetëm në kufijtë e Shqipërisë, por edhe nëpër bashkitë e qyteteve të ndryshme të Jugut; a ka ndonjë shkollë shqipe në Greqi ku jetojnë dhe punojnë rreth 400 mijë shqiptarë dhe sa janë në numër këto shkolla”. Sipas saj, këto pyetje mund të përbëjnë objektin edhe të ndonjë interpelance me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Por e rëndësishme për Topallin është që qytetarët shqiptarë duhet të njihen me politikën e qeverisë shqiptare për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Ajo thekson se, përveçse ka një lloj diskriminimi ndaj shqiptarëve nga shteti që i pret, ata diskriminohen edhe nga ambasadat shqiptare në vende të ndryshme, të cilat për një dokument të thjeshtë i lënë të presin me ditë. Ky reagim i Topallit vjen menjëherë pas vizitës së përfaqësuesit të lobit grek në Amerikë, Nikolas Geixh, i cili u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të bëjnë edhe njëherë regjistrimin e popullsisë, pasi, sipas tij, vetëm 30 për qind janë minoritarë grekë.
Gilmana Bushati

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2002 nė 08:19 Edit Post Reply With Quote
Athinë, kaos para Ambasadës shqiptar

Formularët s’kanë mbërritur. Vetëm 3 punonjës për rreth 2 mijë emigrantë në ditë

Marko Caka/Athinë
ATHINË - Nuk kanë mbërritur ende pranë ambasadës shqiptare në Athinë formularët e premtuar nga ministri i jashtëm Meta dhe ai i brendshëm Rama. Reagimi i qeverisë dhe personalisht i zv.kryeministrit Meta për shpërndarjen e 500 mijë formularëve në ambasadat e Greqisë dhe të Italisë, për emigrantët që kanë nevojë për pasaporta në procesin e rinovimit të lejeve të qëndrimit, është pritur me entuziazëm. Dhënja e pasaportave në këto pika do t’i ndihmonte në paisjen e lejes së re të qëndrimit, duke i lehtësuar njëkohësisht nga një rrugë e gjatë e plot shpenzime deri në atdhe. Ndoshta në administratën e Tiranës përgatiten ende për të dërguar formularët, por në kryeqytetin helen situata përpara derës së ambasadës ishte gjatë ditës së djeshme. Ajo ishte tepër e rënduar. Shqiptarë të të gjitha moshave gjenden (disa edhe prej tre ditësh) rreth ndërtesës ku ndodhet ambasada e tyre. Të lodhur dhe të raskapitur ata presin që të paktën të sigurojnë numrin “magjik”, i cili ka marrë vlerën e një llotarie. Është vërtet prekëse situata që është krijuar përpara këtij institucioni diplomatik. Aty ka shumë pak personel për të përballuar rreth 2 mijë emigrantë në ditë që kërkojnë ndihmën e ambasadës për dokumentacionin e tyre. Kanë mbetur edhe rreth tre javë nga skadimi Iiafatit për rinovimin e lejeve të qëndrimit dhe punës. “Herën e fundit, kam votuar për socialistët, por me këtë që po ndodh ndaj emigrantëve këtë vit, ndihem tepër e zhgënjyer”, - thote Mimoza Hasani nga Tirana. Një i ri shkodran, Arben Veroshi, kërkon gjithashtu përshpejtim të procedurave: “Afati per rinovimin e kartave të reja është i shkurtër, por përsëri kam besim se ndikimi i ministrit Meta do ta zgjidhë këtë problem emergjent”, - shpreson Veroshi. Mënyra e dhënies së pasaportave akoma nuk dihet se në ç’formë do të kryhet, në një kohë kur të gjithë i tremben radhëve të gjata. Çdo ditë numri i emigrantëve shqiptarë që paraqitet përpara ambasadës e kalon shifrën e 1500-2000 vetëve, me pasojë që të lënë ditën e punës dhe të rivijnë përsëri të nesërmen. Ka nga ata emigrante qe mundohen te japin edhe ata një formulë të shpërndarjes, në mënyrë që të lehtësojnë nga pak marrjen e pasaportës. “Zyra e vetme që shërben në ambasadën e Athinës është tepër qesharake ndaj ketij fluksi të madh, prandaj Tirana duhet të sjellë një numër më të madh punonjësish në mënyrë që emigrantët të mos presin në rradhë” - shprehet i shqetësuar emigranti Kastriot Protopapa. Jorgji Shtëmbari nga Fieri shton se “ka shqiptarë që vijnë nga zona shumë të largëta dhe vetëm shpenzimet janë të pallogaritshme. Prandaj do të ishte më mirë që qeveria të hapte një zyrë të perkohshme në një vend që mbledh këto zona, në mënyrë që puna me dokumentacionin tonë dhe shpërndarja e pasaportave të reja të mos ketë probleme, shprehet për “Shekullin”, i moshuari Shtëmbari. Megjithëse pagesat që kërkohen nga ambasada jonë janë të konsiderueshme, asnjë prej emigrantëve nuk tregohet i kursyer. Gjithë shqetësimi është “epidemia” në rritje e rradhëve të gjata. Numri i emigrantëve rritet çdo ditë dhe në sportelin e ambasadës punojnë vetëm 3 vetë. Leonora Myrtezaj nga Skrapari, mendon se rritja e numrit të personave që u shërbejnë emigrantëve në këtë ambasadë duhet të jetë masa më e parë: “Meqënëse paguaj shumën si për të nxjerrë pasaportën e re si dhe për të legalizuar çertifikatën, prandaj përse mos të më shërbehet sa më shpejt dhe mos të rri në rradhë e të humbas punët e tjera”.- shprehet Myrtezaj. Aq më tepër që atë që nuk ka bërë ambasada jonë, e ka bërë policia greke. Duke parë fluksin në rritje të këtyre ditëve, forcat e rendit pranë ndërtesës së ambasadës sonë janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Në disa raste ka momente tensioni, pasi këta policë nuk përtojnë të përdorin edhe forcën për të ruajtur rregullin.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-12-2002 nė 10:10 Edit Post Reply With Quote
Irma dhe Eranda Libohova
Lot dhe këngë me emigrantët e Athinës
Nga e dërguara jonë në Athinë, Zefina Hasani
Ato u shfaqën në gjysmë-errësirë të shoqëruara nga tingujt e parë të muzikës shqiptare, që i mbartën me vete nga Tirana për në Athinë. Ato u ngjitën në skenën e ndërtuar në pallatin e sportit “Sporting”, aty ku orkestrantët përshëndesnin me duar gjithë emigrantët shqiptarë që kishin ardhur për të dëgjuar, për të kënduar e kërcyer së bashku me ta. Ndërsa të gjithë therrisnin me të madhe emrin e tyre, ato u çorientuan. Sepse në atë gjysmë-errësirë, ato ua panë lotët shqiptarëve, ua dëgjuan zërin e dridhur ndërsa thërrisnin. Ndaj nuk mundën të flisnin menjëherë përpara atij mikrofoni. Pastaj vendosën të mos i hidhin më sytë, në sytë e lotuar të atij publiku. Vendosën të mos e mendonin se ku ishin. I thanë vetes-“Jemi në një koncert të zakonshëm dhe kaq.” Vetëm kështu Irma Libohova do të mund të qetësohej e të arrinte të nxirrte nga shpirti –“Mirëmbrëma. Ju përshëndesim të gjithë juve bashkatdhetarë të dashur. Jemi këtu për të kënduar e për të kërcyer me ju. Ju atje ku jeni në vendet tuaja dhe ne këtu në skenën tonë. Kemi sjellë për ju këngët shqiptare të të gjitha trevave të Shqipërisë, nga veriu në jug”. Duartokitjet dhe thirrjet e emigrantëve nuk kishin të sosur. Flamurët lëkundeshin me forcë në atë pallat sporti të Athinës ndërsa Eranda Libohova u dha emigrantëve përshëndetjen e saj. Pak, fare pak zgjati përshëndetja sepse ishte muzika mbreti i asaj nate.
* * *
Ishte kjo një natë që nisi me… “O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë/fusha të gjera me lule që ju kam ndërmend ditë e nat녔. Gra e burra të thinjur, djem e vajza të reja këndonin këngën shumë të njohur dhe qanin me dënesë. Nënat u këndonin në vesh fëmijëve të tyre të vegjël (atyre që kishin lindur në Greqi), për t’ua mësuar këngën shqiptare, atë që kurrë më parë s’e kishin dëgjuar. Aparatet fotografike shkrepeshin papushim, ndërsa kamerat e vogla fiksonin emocionet e atij koncerti. Dukej si një himn i dytë shqiptar ajo këngë, në gojën e të gjithë emigrantëve të cilët ishin ngritur të gjithë në këmbë duke shtrënguar duart e njëri-tjetrit e duke valëvitur flamurin e kuq me shkabën e zezë.
Pastaj kur kënga mbaroi, motrat Libohova e ndyshuan atmosferën. Nisën të këndonin të tjera këmgë, gazmore e ritmike. E jo pa qëllim programi ishte ndërtuar i tillë. Nuk donin që koncerti i tyre të mbytej me lot ndaj dhe nisnë menjëherë të këndonin “Lule borë”. Dhe vërtet, nën tingujt e muzikës shkodrane sytë e emigrantëve të malluar u çelën dhe atmosfera u bë më e qetë. Të tjera potpuri nisën të kërceheshin në vendet e mbetura bosh. Një grup djemsh të rinj u zunë dorë për dore dhe nisën të kërcenin pogonishten shqiptare duke kaluar në të gjithë hapësirën e sallës. Vargu që u nis me gjashtë djem u mor dorë më dorë derisa u bë i gjatë aq sa rrethoi gjithë sallën e sportit. Në krye të këtij vargu valëvitej flamuri shqiptar. Të tjerët që nuk hynin dot në atë varg, kërcenin në vendin e tyre. E bashkë me to, pogonishten e kërcenin dhe motrat Libohova të kapura dorë për dore me njëra-tjetrën. Pas pogonishtes, Irma Libohova e la për pak minuta skenën dhe la Erandën në këngët e saj.. . “Hajde hajde pije”, “Vetëm pesë minuta” e dy potpuri me këngë popullore. Ritmi i këngëve e ndezi edhe më shumë publikun. Eranda u ndie e mbushur në shpirt brenda atij entuziazmi ndaj dhe zbriti në sheshin e pallatit të sportit, për t’u shkuar më afër njerëzve që po këndonin bashkë me të. Ndërsa ajo i afrohej kangjellave, me dhjetëra duar zgjateshin për ta prekur. E fotografonin nga afër dhe e puthnin me dorë dhe këndonin me sa fuqi që kishin këngët e saj. Nuk qëndroi shumë përballë këtij ngacmimi sepse ndieu se zëri po i dilte jashtë kontrollit ndaj u ngjit menjëherë në skenë, për ta vazhduar atje këngën. Pas saj, Irma Libohova, e ulur këmbëkryq në skenë, bëri një rrëfim të shkurtër. Do të këndonte këngën e vajzave që janë sherbet për bakllava-“Dua t’ju them diçka,-nisi ajo rrëfimin.-Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e kam shkruar vete sepse unë kam vetëm një djalë dhe jam e dëshiruar për një vajzë. Do ta doja shumë ta kisha sepse ato janë vërtet sherbet për bakllava. Por ju djemtë mos u mërzisni se edhe për ju do ta bëj një këngë”-Të gjithë qeshën dhe efekti që Irma kishte menduar, u dha. E kishte menduar këtë thyerje të programit, për ta bërë sa më familjare atmosferën. Ndërsa këndonte këtë këngë, edhe ajo zbriti në shesh. Më shumë se fjalët e këngës, dëgjoheshin të thirrurat e publikut… “Irma, Irma,Irma”. Pastaj kënduan të gjithë. Shumë të tjerë dridhnin belin duke kërcyer napolonin. Këngës së vajzave iu bashkua edhe Eranda, e cila hyri në sallë me një veshje tjetër, krejt sportive. Të dyja së bashku kënduan serenatat korçare, potpuri këngësh nga veriu dhe nga Shqipëria e Mesme. E në fund kishin lënë “Xhixhilen딅me këtë këngë e ndezën së fundmi sallën. Ora kishte shënuar 18 e 30 minuta dhe motrat Libohova dhanë dhe përshëndetjen e fundit për atë publik, duke mbyllur kështu koncertin e parë të 8 dhjetorit. Akush nuk donte të ikte nga ajo sallë dhe të thirrurat kërkonin dhe një këngë më shumë. Por ishte e pamundur të zgjastë më shumë se aq. Programi i kishte kaluar kufijtë e përcaktuar. Koncerti i parë zgjati më shumë se dy orët e menduara. Duke ngritur supet me keqardhje, motrat Libohova u larguan nga salla…për t’u rikthyer vetëm dy orë më pas mbi të njëjtën skenë.


Në mbrëmjen e së dielës
Në portën kryesore të pallatit të sportit “Sporting”, me qindra shqiptarë shtyheshin për të marrë në duar të fundit bileta që kishin mbetur për koncertin. Nuk kishin mundur që të vinin në koncertin e parë (atë të orës 16.00) pasi kishin qenë në punë edhe atë të diel. Ashtu të rraskapitur kishin rendur nga lagjet më të largëta të Athinës, për të parë motrat Libohova. Me fytyra të vrenjtura i afroheshin sportelit, të frikuar se mos biletat ishin mbaruar. U qeshte buza kur shtrengonin në duar atë copëz me të cilën futeshin në pakëz botë shqiptare (vetëm për dy orë). Të tjerët, që e kishin siguruar me kohë këtë biletë, ishin më së shumti nga qytete të tjera. Kishin ardhur një ditë më parë në Athinë. Kishin qëndruar te miqtë e tyre duke pritur orën e koncertit. Disa të tjerë, të pangopur me koncertin e parë, blenë edhe nga një biletë tjetër…për të kënduar edhe një herë më shumë e për të kërcyer me muzikën shqiptare që motrat Libohova po ua servirnin atë natë, bashkë me orkestrantët e ardhur nga Tirana. Në këtë gjullurulldi kaluan dy orët që ndanin koncertin e parë nga i dyti. Aty në dhomën e ndenjies Eranda dhe Irma dëgjonin copëza të kësaj zhurme, të këtij etuziazmi. Dëgjonin hapat e qindra emigrantëve që po mbushnin sërish sallën e pallatit të sportit. Ritmi i këtyre hapava nuk rreshti derisa ora shënoi 8 e 30 minuta. Koncerti nisi më vonesë, për t’u dhënë pak kohë emigrantëve të gjenin vend për parkimin e makinave. Dyndja ishte shumë më e madhe në koncertin e mbrëmjes.
* * *
Me të njëjtën këngë u hap edhe ky koncert. Flamujt shqiptarë ishin më të shumtë në numër. Dhe njerëzit gjithashtu. Dhe thirrjet gjithashtu. Lotët aq më shumë. Ndërsa vetë motrat Libohova ishin më të qeta këtë herë. E kishin gëlltitur në herën e parë lotin e tyre. Gjithsesi zërin nuk e ndienin dhe aq të sigurt, si në koncertet e tjera. Sytë e tyre shkëlqenin. Këtë herë jo nga loti por nga kënaqësia që u ngjallte ajo atmosferë e ndezur. Thirrjet nuk i linin të flisnin. Për ndoshta 10 minuta ato qëndruan mbi skenë duke përshëndetur me dorë të gjithë emigrantët shqiptarë…pastaj nisën këngët, në të njëjtën rrjedhë si në koncertin e parë, mes lotëve dhe valleve të emigrantëve të malluar. Artistet shqiptare nuk harruan të përshëndesnin në koncertin e tyre Marian dhe Fotin e televizionin grek “Mega” të cilët u krijuan hapësirën në emisionin e tyre, për të kënduar muzikën shqiptarë e për të njoftuar shqiptarët për këtë koncert të madh. Për nder të tyre, artistet shqiptare kënduan dhe këngë greke. Më pas Eranda mbeti e vetme në skenë. Disi e frikësuar ajo tha-“Nuk e di se sa më mbani mend se shumëkush nga ju ka kohë që ka ikur nga Shqipëria. Nuk e di se sa në kontakt keni qenë me karrierën time artitike ndaj unë po këndoj sot për ju këngën e festivalit të fundit të Tiranës”.-pastaj ia nisi këngës. Zbriti sërish në shesh ndërsa këndonte “Vetëm pesë minuta”. Preku sërish duart që zgjateshin drejt saj. Mori lulet që i dhuroheshin. E bashkë me to, mori dhe një flamur. E hodhi mbi supe dhe e mbuluar me të lëzivi në gjithë sheshin. Shqiptarët shpërthyen në duartrokitje e brohorima. Një kulm të tillë koncerti nuk e kishte arritur herën e parë. Ashtu e mbuluar me flamurin e kuq, e me sytë e mbushur me lot, Eranda Libohova u largua nga ai shesh, duke i lënë radhën Irma Libohovës. Ritmi i gëzuar i këngëve popullore e prishi këtë çast prekës e mahnitës. Por nuk do të zgjaste shumë kjo “qetësi e rreme”. Një tjetër flamur u var në supet e Irma Libohovës. Një tjetër ndezje u shkaktua në atë mori emigrantësh të djegur nga malli. Ndërsa çapkënia Irmë u shkonte pranë duke u lënë në duar mikrofonin. Shqiptarët këndonin me gjithë forcën e shpirtit…derisa motrat Libohova kënduan dhe të fundit këngë. Me “Dua më shumë Shqipërinë” e mbyllën koncertin e dytë dhe të fundit në pallatin e sportit “Sporting” të Athinës në sheshin e të cilit kishin hapur flamurin shqiptar.


Në “shtëpinë” e grekëve
Kamerat televizive ishin gati për të përcjellë në të gjithë Greqinë muzikën shqiptare, portretet e artistëve shqiptarë, mesazhet që ata sillnin nga vendi fqinj. Në studion e madhe të televizionit “Mega”, ishte ngritur një kënd enkas për këta mysafirë. Filxhanet e kafesë dhe embëlsirat ishin vendosur në tryezën e “shtëpisë” së madhe. Duheshin dhe pak minuta për t’u hapur në sytë e të gjithëve ajo shtëpi mikpritëse greke. Në atë pak kohë të mbetur miqtë e ardhur nga Shqipëria bënin provat…për t’u shfaqur sa më të denjë në atë ekran televiziv grek. Ndërsa orkestrantët akordonin veglat e tyre, Eranda dhe Irma Libohova shkruanin në një copë letër tekstet e këngëve greke me të cilat do të përshëndesnin të zotët e shtëpisë. E kur gjithçka ishte vënë në vijë, artistët ndien emocionin që i kishte kapur si një ngërç i keq. Vetëm Irma ndihej e qetë. E kishte shkelur edhe më parë atë shtëpi. I kishte takuar të zotët e saj, Marian dhe Fotin (personazhet më simpatikë në audiencën greke). Vetëm pak ditë më parë, kishte bashkëbiseduar me ta, pikërisht në ato kolltukë e në atë tryezë. Ishte ftesa e tyre që e kishte sjellë sërish në “Mega televizion”, në emisionin “Si në shtëpinë tënde”. Këtë herë bashkë me motrën e saj Erandën dhe me grupin e saj të punës me Selim Ishmakun, Armando Volajn, Igli Tugën, Fatmir Lelën dhe bashkëshortin e saj Besnikun (i cili qëndron gjithmonë pas kuintave e koncerteve të tyre). Ashtu, të gjithë së bashku ata u shfaqën në ekranin e televizionit “Mega”, në emisionin “Si në shtëpinë tënde”. Ndërsa mysafirët shqiptarë zunë vend në këndin e tyre, Maria (prezantuesja greke) i përshëndeti shqip -“Mirëdita”. Maria dhe Foti bënë edhe një herë prezantimin e artistëve shqiptarë e më pas pyetën Erandën-“Ku ishte ti kur Irma ishte këtu në shtëpinë tonë”. Në të qeshurën e saj lozonjare Eranda u përgjigj se vërtet kishte qenë në Tiranë por kishte mësuar gjithçka për emisionin e tyre-“Unë e njoh Marian dhe Fotin edhe Sotirin (qenin e emisionit i cili është një personazh më vete). Pas këtij bashkëbisedimi të shkurtër, të zotët e shtëpisë u lanë artistëve shqiptarë radhën për të kënduar disa këngë të repertorit të koncertit të 8 dhjetorit… “Lule borë”, “Xhixhile”, “Mora rrugën për Janinë” etj. Pas çdo kënge, Maria dhe Foti kërkonin të dinin mesazhin që përcillnin tekstet shqiptare. Mbanin me duartokitje ritmet shqiptare dhe jepnin përgëzimet. Kur artistet shqiptare u servirën pakëz nga muzika greke, ata qeshnin. Kamera fokusonte qartë kënaqësinë e tyre. Pas atyre kamerave një shqiptar kërcente dhe ishin gati në të fyshkëllyer. Punonte që prej tre vjetësh në atë televizion dhe ndihej i privilegjuar që ndodhej aty në ato momente. –“Kurrë s’e kisha menduar se në këtë studio do të vinin artistë shqiptarë e do të këndonin këngë popullore. Më duket ende e pabesueshme-rrefehet mes lotësh Jorgo Musta-“Gjithmonë jam përpjekur t’ua bëja të qartë grekëve me të cilët punoj se ne kemi një art të përkryer por asnjëherë nuk më kanë besuar. Edhe tani që po e shohin me sytë e tyre se çfarë janë të zotët të krijojnë artistët shqiptarë, prapë po ngrenë supet e më thonë-Pse paska dhe të tillë muzikë Shqipëria”? Këtë të vërtetë, Maria dhe Foti e kishin pasur më të lehtë për ta besuar ndaj ua hapën portat këtyre artistëve. Dhe jo vetëm Eranda dhe Irma Libohovës por dhe një vajze 17- vjeçare, Era Rusit. Po atë ditë, ajo ishte e ftuara e Marias dhe Fotit, bashkë me motrat Libohova. Vetëm pak ditë më parë ajo ishte shpallur si fituesja e konkursit të talenteve të reja që zhvillohet në Athinë. Juria i kishte dhënë Era Rusit të gjitha pikët maksimale për këngët që ajo kishte kënduar. Vajza, në krah të artisteve të mirënjohura shqiptare Eranda dhe Irma Libohova ka treguar e emocionuar se jeton prej tre vitesh në Athinë por pasionin për këngën e ka mbartur nga Tirana, nga skenat e festivaleve për fëmijë. Në këtë bashkëbisedim mes grekëve dhe shqiptarëve, prej atij ekrani televiziv u përcoll e vërteta që nuk besohej…se Shqipëria ka kulturën e saj tradicionale, ka telentet e saj, ka artin e saj me të cilët mund të prezantohet denjësisht në të gjithë botën. Kjo e vërtetë u përcoll nga vetë të zotët e asaj shtëpie greke, nga “Mega televizion”.
Kur emisioni mbaroi, shumë të entuziazmuar Maria dhe Foti përgëzuan edhe një herë artistët shqiptarë për minutat e këndshme që i dhanë emisionit të tyre-“Sa herë të vini këtu, do të jeni të ftuarit tanë specialë”,-u thanë ata motrave Libohova. Me sytë ende të qeshur Foti pohoi se i pëlqeu shumë muzika që Eranda dhe Irma sollën në emisionin e tij-“Më vjen mirë që kjo muzikë u përcoll nga ekrani i televizionit tonë, nga studioja e emisionit tonë. Pse jo, do dëshiroja t’i kisha përsëri motrat Libohova këtu”. Ndërsa ai ikën me nxitim, Irma thotë se vërtet Foti dhe Maria i kishin pranuar në studion e tyre pa më të voglin hezitim. “Ata i thyen kufijtë e ngurtë që janë ngritur mes dy popujve tanë dhe këtë do ta them edhe në koncert sepse kjo duhet bërë nga të gjithë grekët.”. –thotë ajo në ecje e sipër. Pas saj nxitonin dhe të tjerët. Ikën të gjithë…ndërsa këndi i musafirëve shqiptarë mbeti bosh.


Dritare

Dy muaj më parë nisi puna për të realizuar këtë koncert. Gjithçka nisi fare rastësisht, pas një bisede mes miqsh. Pas kësaj bisede, Ardi Kujunxhi (i cili ka 10 vjet që jeton e punon në Athinë, tashmë i angazhuar me teatrot e Athinës) mori situatën në duar. Kur punët ishin vënë në vijë, kur “Wester union” ia kishte dhënë “ok” e ndihmës me sponsorizim, nisi të ngjisë rrugëve të Athinës posterat e mëdha në të cilat njoftoheshin dy koncerte në një ditë të Eranda dhe Irma Libohovës. Që në fillim kishte hasur vështirësitë e kësaj pune. Posterat që viheshin ditën, hiqeshin natën. Dyert ku trokiste herë i mbylleshin e herë i hapeshin. Shumëkush as që donte t’ia dinte për këtë koncert shqiptar. Por nuk u tërhoq, gjithsesi. Edhe pse shumë postera u hoqën nga rrugët e Athinës, shumë e shumë të tjera mbetën…deri në ditën kur do të jepej koncerti. Në krah të artistëve grekë që reklamonin koncertet ose teatrot e tyre, buzëqeshnin dhe artistet shqiptare, motrat Libohova. Ndërsa lëviznin me makinë në këto rrugë, Adi u tregonte Irmës dhe Erandës, posterat e mbetura. U tregonte dhe historinë e “sabotimit”. Motrat nuk çuditeshin. Mbi tokën e huaj nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Përballë atyre posterave, ato ndienin edhe më shumë përgjegjësinë për ta bërë sa më bukur atë koncert. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Kur koncerti mbaroi, ato ishin të bindura se gjithçka kishte shkuar për mrekulli-“Ky është koncerti më i bukur që ne kemi organizuar jashtë Shqipërisë. Asnjëherë nuk jam prekur kaq shumë nga entuziazmi i publikut.”-Eranda, në fakt, të tillë e kishte parashikuar koncertin sepse-“Në vitin 2000 bashkë me Irmën dhe Ardit Gjebrenë ishin në Selanik në festivalin ballkanik të folkut dhe përfaqësuam Shqipërinë. Aty e ndiem për herë të parë emocionin e emigrantëve shqiptarë këtu në Greqi. Duke ruajtur në kujtesë atë koncert mendoja se po kaq i ngrohtë do të bëhej dhe ky koncert”. Po kaq e bindur ka qenë dhe Irma. Ishte kjo një bindje në mendjen e saj që e bëri të ishte shumë e qetë në minutat e fundit, para fillimit të koncerteve.-“Këtë herë ndodhi krejt ndryshe. Isha shumë e qetë pas kuintave siç i themi ne por kur u ngjita në atë skenë e humba fare. Sytë e lotuar më tronditën”.\-Ishin ata lot që u derdhën më së shumti ndërsa ajo këndonte …pikë e lotit kur të bjerë moj nëna ime/haber nga unë do të sjellë moj nëna ime/ nënë moj që më dhe gjinë/apo vallë a do ma shohësh synë moj nëna ime…Ishte një shfryrje e mallit të cilin Irma nuk e mbajti gjatë në atë sallë-“Në fakt koncerti i donte edhe këngët e trishtuara edhe këngët e gëzuara. Ndonjëherë edhe trishtimi ka lezetin e vet. Por u përpoqa që të mos e tepronim me këngët e trishtuara dhe bëmë shumë thyerje në program”. Eshtë e bindur se asgjë nuk i ka munguar atij koncerti. Të të njëjtit mendim ishin dhe gjithë të tjerët…Selim Ishmaku, Armando Volaj, Fatmir Lela, Igli Tuga…Kur koncerti mbaroi, ata pohuan se sytë u ishin mbushur me lot, se asnjëherë më parë nuk u kishte ndodhur kështu.


Dritare
Autografet
Ato u strukën në dhomën e tyre të zhveshjes ndërsa korridoret u zaptuan nga njerëzit e shumtë që kërkonin të merrnin një autograf nga motrat Libohova. Policët grekë më kot mundoheshin t’i ndalonin. Ata u zbrazën para derës së dhomës së vogël. Në fillim Irma dhe Eranda hezituan ta hapnin derën. Ishin kaq shumë njerëz dhe aty mund të shkaktohej rrëmujë e papërballueshme. Por nuk mundën t’i linin pas dere fansat e tyre, kurrsesi. Dera u hap dhe letrat e bardha vërshuan para duarve të tyre. Lëshonin autografe pafund për Eglën, Anin, Lindën, Selimin, Ardianin….Linin të puthurat në ato fletë, pozonin krah tyre, përballë aparateve fotografikë. Dëgjonin përshtypjet e atyre njerëzve, emocionet që kishin mbartur nga koncerti dhe mbusheshin me frymë. Sytë e artisteve e tregonin qartë kënaqësinë. Eranda Libohova kuptoi se më kot ishte frikësuar se ndoshta njerëzit nuk e mbanin mend, se ndoshta njerëzit nuk dinin asgjë për karrierën e saj. Fansat që i zgjasnin letrën për autograf i tregonin se është krejt ndryshe…Emigrantët e ikur vite më parë e mbanin mend Erandën 17- vjeçare, Erandën e ndrojtur në krah të motrës së madhe, atëherë në festivalin e dhjetorit, ë kur morën çmimin e parë. Sigurisht që nuk e dinin ç’kishte ndodhur më pas me të. Nuk e dinin se ajo kishte vazhduar karrierën e saj në vende të tjera, jashtë Shqipërisë, se u rishfaq në skenën e festivalit ca vite më pas. Por këngët e reja të saj ia kishin dëgjuar në kasetat e mbartura nga Shqipëria. Edhe i kishin mësuar madje, ato këngë. Ata e njohën Erandën në atë skenë, edhe pse ajo në fakt kishte ndryshuar shumë që nga ajo kohë.
Disa vajza i thanë se nuk e kishin njohur më parë por se në atë koncert ishin mahnitur nga “look”-u dhe zëri i saj. Të tjerë kishin ardhur nga shumë larg për t’i parë nga afër motrat Libohova ndaj nuk donin të iknin kurrsesi pa i takuar. Ndaj shtynin me forcë derën kur polici i pengonte. Hynin njëri-pas tjetrit të gjithë me radhë derisa kaloi pothuajse një orë më nënshkrimin e atyre atografeve. E mes fansave, në atë dhomë ishte dhe një përfaqësuese e një prej shtëpive më të mëdha diskografike në Athinë “Heaven”. Ajo kërkonte të dinte më shumë për artistet shqiptare të cilat e kishin mahnitur. Ajo premtoi bashkëpunimin për të tjera koncerte në Athinë.





shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-12-2002 nė 23:16 Edit Post Reply With Quote
Emigrantet, Viti i Ri jashte Shqiperise
Ndricim Nero Gjirokaster - Me 31 dhjetor skadon afati i lejeqendrimeve te emigranteve shqiptare ne Greqi, qe me fjale te tjera do te thote kremtim i Krishtlindjeve dhe i festes se Vitit te Ri larg vendlindjes. Burime diplomatike shqiptare nga kryeqyteti grek thane per gazeten "Koha Jone" se nuk kane marre asnje njoftim zyrtar mbi mundesine e shtyrjes se afatit te perfundimit te lejeqendrimeve. Sipas burimeve, duhet se paku te njihen emigrantet me menyren sesi do te procedohet ne te ardhmen, ose te shtyhet deri ne ditet e para te janarit rifillimi i procedurave te legalizimit te fazes se trete. Nga ana tjeter, eshte per t'u cuditur se si shteti grek eshte pak ose aspak i interesuar per fatin e qendrimit ne Greqi te disa qindra-mije emigranteve te huaj (jo vetem shqiptare), ndersa njihen kontributet e punes se emigranteve ne frymemarrjen e ekonomise vendase. Perkundrazi, lajmi i padeshiruar, por jo i papritur, ai i riberjes nga e para i te gjithe dokumentacionit te legalizimit, sikunder eshte vepruar ne fazen fillestare te tij, eshte tashme nje fakt i pamohueshem. "Eshte fare e kuptueshme pse ndodh kjo", pohoi per gazeten "KJ" nje emigrant shqiptar i punesuar ne Athine. Sipas tij, ne kete menyre mbushet arka e shtetit grek me te ardhurat e emigranteve. Per emigrantet, riplotesimi i dokumentacionit per me shume se 6 here gjate gjithe viteve te qendrimit te tyre ne Greqi, ua ka bere atyre te padurueshme jeten atje. Ndryshe nga vendet e tjera si Italia apo Gjermania, ku dokumentet paraqiten njehere te vetme, ne Greqi ndodh krejt e kunderta dhe kjo nuk mund te shpjegohet ndryshe pervec perfitimeve qidra milioneshe ne favor te shtetit grek. Problemin me te madh me sigurimin e dokumentacionit e kane grate emigrante. Veshtiresite lidhen me pamundesine e sigurimit te lejes se punes. Sipas burimeve jozyrtare nga kryeqyteti helen, jane te pakten 85 per qind e femrave te punesuara ne sektore te punesimit privat, kryesisht ne pastrim banesash, apo perkujdesje te te pamundurve. Mesohet se per shtyrjen e afatit te lejeqendrimeve jane edhe shoqerite e transportit urban. Ne raste festash ata arketojne miliona nga transporti i emigranteve drejt Shqiperise. Masat e marra nga policite e te dy vendeve ne pikekalimet kufitare, lene shteg te hapur per mundesine e shtyrjes se kohes se lejeqendrimit.

Ja cilat jane disa nga te keqijat e riplotesimit te dokumentacionit:

1. Shqiptaret nuk mund te sigurojne "ikat" (sigurimet shoqerore nga pronaret)

2. Emigrantet nuk mund te sigurojne dot as lejen e punes pa afat qe me fjale te tjera do te thote se ata e shohin veten ne cdo rast si pjese jo integrale e shoqerise greke.

3. Pagesat qe duhet te kryhen per sigurimin e nje cope kartoni te plastifikuar, mendohet se do te jete dyfishi i takses se meparshme. Nga 50 mije dhrahmi shkon ne 100 mije dhrahmi per person.

4. Ekzistenca ne Athine e vetem tri qendrave te pranimit te dokumenteve rikthen edhe njehere radhet e gjata para zyave te emigracionit, dite te tera te humbura kot dhe kerbacin e rojtareve te ligjit mbi turmat e emigranteve te paduruar.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Urata

Postuar mė 15-12-2002 nė 15:36 Edit Post Reply With Quote
Pse mos tu rinovoj lejeqendrimin!!????

Greqia arriti qellimin e saj, sa veteve u kushtezoj te ndrrojne religjion, emer e mbiemer, i shtyri te shlyejne ne leter identitetin e tyre, e shqiptaret e uritur edhe ne shpirt u shlyen!

Greku, na ngopi barkun me buke,nuk ka me te mire se grekerit thot A**** e cila mbas fitim te statusit ne Canada, solli grekun "ta ndihmoj" gjoja, jo mor jo A**** ndihmon epshet e saj qoroditese!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 27-1-2003 nė 14:52 Edit Post Reply With Quote
Një simpozium mbi problemet e emigrantëve dhe zvarritjet e pafundme burokratike në dokumentacione
Gratë, të heshturat dinjitoze të kurbetit

Në 12 vjet, devotshmërinë karakteristike ua kanë falur të moshuarve dhe fëmijëve grekë

Marko Caka/ Athinë
Ato janë pjesa më e panjohur dhe në mënyrë paradoksale më përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Greqi. Njëkohësisht, pjesa më e dhimbshme e tij. Askush nuk mund të mohojë kontributin që kanë dhënë gratë shqiptare emigrante në shërbimet e ndryshme publike, në kujdesin e të moshuarve dhe të fëmijëve të vegjël. Në të gjithë këtë 12-vjeçar, gratë shërbyese kanë punuar, madje edhe me orë të zgjatura, por asnjëherë nuk i kanë marrë pullat siguruese (ensimat), pa të cilat rrezikojnë të mos u njihet vjetërsia e punës. Gjatë rinovimit të lejeve të qëndrimit, si grave shërbëtore, ashtu dhe grave baby-sitters, u kërkohej marrëveshja e punës me pronarët e tyre si dhe pullat siguruese, për të përmbushur dokumentacionin, por një gjë e tillë është e pamundur. Punëdhënësit nuk paguajnë sigurime duke e quajtur shërbimin një punë sezonale.
Këto ditë në qytetin e Naplios organizohet takimi i ministrave të Punës së BE-së, nën kryesimin e Presidencës greke dhe aty duhet të diskutohen edhe të drejtat e grave shqiptare, në kuadrin e të drejtave të punëtoreve emigrante, që jetojnë në Bashkimin Evropian.
Simpozium
Këto ditë në Athinë u organizua një simpozium nga Instituti i Punës dhe i Emigrimit, ku u parashtruan të gjitha problemet që ndeshen emigrantët në legalizimin e tyre. Me temën kryesore “Tendencat emigruese dhe politika evropiane e emigrimit”, Presidenti i këtij instituti, Kristos Polizogopullos, tha se “Greqia përpara disa dekadash zinte vendin e parë për emigrantët grekë që shkonin drejt vendeve të tjera të Evropës, por tani jemi një ndër vendet që përballojnë një nivel të lartë emigracioni nga jashtë. Politika jonë duhet të jetë një politikë e afrimit dhe e bashkëpunimit, në mënyrë që emigrantët të ndjehen si në atdheun e tyre dhe të trajtohen të barabartë”,- shtoi më tej Polizogopullos. Në raportin i ministrit të Brendshëm, Kostas Skandalidhis, u njoftua program-platforma që ka përcaktuar qeveria greke në lidhje me trajtimin e emigracionit, një nga iniciativat e para që do të ndërmarrë BE-ja në këtë 6-mujor të parë. “Ne kërkojmë të vihet një ligj i përbashkët për të gjithë emigrantët e BE-së, pra një zbatim i politikës emigruese evropiane”,- tha në këtë takim z. Skandalidhis.
Në këtë simpozium dyditor morën pjesë shumë përfaqësues të shoqatave të emigrantëve të huaj që punojnë dhe jetojnë në Greqi, të cilët trajtuan shumë probleme serioze, ende pa zgjidhje nga organet drejtuese vendore. Me interes u ndoq raporti i mbajtur nga përfaqësuesi i komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që u kryesua nga presidenti i konfederatës së punëtorëve, Lefter Marta. Ai theksoi se emigrantët shqiptarë janë pjesa më ë madhe dhe më e dobishme në Greqi, por njëkohësisht edhe komuniteti i përballur me ndjenjat më të shpeshta të racizimit. Marta numëroi disa raste kur dokumentacioni i dhënë nga zyrat e emigrimit nuk njihet nga përfaqësues të policisë greke. “Dezinformimi dhe zvarritjet burokratike bënë që shumica e shqiptarëve që shkuar për festa të bllokohen në kufi”, -shtoi z.Marta.
U ngrit edhe shqetësimi i rinovimit të “librit të shëndetit” nga ana e emigrantëve. Kjo procedurë pengohet nga udhëresa te veçanta burokratike. Shtyrja e librit të shëndetit duhet bërë duke dërguar pullën në adresën e emigrantit, por kjo e fundit vonohet se tepërmi. Në shumë raste rinovimi i këtij libri nuk kryhet, pasi koincidon me skadimin e lejes së qëndrimit.


Evropës së plakur, i duhen emigrantët

Sipas një raporti që nxori Instituti i Kërkimeve të Ambientit Civil dhe të Kapacitetit Njerëzor, për llogari të Ministrisë së Jashtme greke, mësohet se në zonën e BE-së llogaritet se deri në vitin 2025 duhet të sistemohen 150 milionë emigrantë, që të zëvendësohet ulja e fuqisë punëtore, pra të balancohet raporti mes të punësuarve dhe pensionistëve. Për shembull, Gjermania, që të ruajë raportin e punëtorëve me pensionistët, duhet të pranojë ose, më mirë, të fusë brenda territorit të saj 500 mijë emigrantë në vit, gjithashtu të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Italia, e cila ka moshën më të vjetër të popullsisë në Evropë dhe i duhet t’u hapë kufinjtë rreth 300 mijë emigrantëve në vit. Siç rezulton në kërkimet e kryera nga pedagogu i Universitetit Padiu të Athinës, z.Angelo Cigris, në vitin 1998 , 3,5% e popullsisë së BE-së, pra, rreth 13 milionë banorë, ishin shtetas të vendeve të treta. Përqindja është më lartë në shtetet e Evropës Qendrore, p.sh. Austria 9,3%, Gjermania 6,7% dhe më e ulët në shtetet e Mesdheut, si Spanja, Italia dhe Greqia. Pastaj lufta në Jugosllavi dhe në përgjithësi gjendja në Ballkan, solli dyndjen më të madhe të emigrantëve të paligjshëm dhe të ligjshëm, sidomos nga ish-shtetet e Jugosllavisë dhe të Shqipërisë. Njëkohësisht e rëndësishme ishte edhe ardhja e emigrantëve nga kontinentet e tjera të Azisë dhe asaj të Afrikes Veriore nga faktorët ekonomikë, politikë dhe demografikë të saj.


TABELA

Të huajt
Në vitin 1981 gjatë regjistrimit të popullsisë, u shënuan 176.119 të huaj, ndërsa në atë të vitit 2001 numri i të huajve shkoi në 797.093. Të huaj të regjistruar rezultojnë në 7,2 % të popullsisë vendase greke, por në vërtetë janë më tepër, duke ditur se shumë emigrantë janë të paligjshëm dhe nuk e kanë deklaruar praninë e tyre.

Lindjet
Në bazë të të dhënave statistikore, nga 100.000 lindje në vit, 15.000 prej tyre janë nga familjet e emigrantëve. Shtetet të cilat kanë sjellë numrin më të madh të emigrantëve janë: Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania, të cilët përbëjnë 76% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve që u legalizuan dhe që tani jetojnë në tokën greke. Nga shtetet e ish-B.Sovjetik, numri i grave emigrante është shumë më i lartë se ai i burrave, si Ukrania me 86% gra, Moldavia me 74,4% gra dhe Gjeorgjia me 63,8% gra.

Arsimi
Lëvizjet demografike, që lëkunden për hir të emigracionit, kanë sjellë ndryshime të dukshme edhe në periferi të Greqisë. Në shumë shkolla të fshatrave greke numri nxënësve të huaj është më madh se i atyre vendas. Në vitin shkollor 1995-‘96 në shkollat fillore dhe tetëvjeçare mësuan 47.700 fëmijë të huaj dhe në vitin 1997-‘98 mësuan 67.200 fëmijë të huaj, domethënë 4,6% i numrit të përgjitshëm të nxënësve në tërë Greqinë.

Legalizimi
Sipas tabelës së statistikave, që referohen nga Instituti Kombëtar i Punës Greke rrjedh se 369.629 të huaj në vitin 1999 dorëzuan dokumentacionet në zyrat e emigrimit për kartën jeshile (leje qëndrimi) në Greqi. Nga ky numër, 267.502 ishin të seksit mashkull dhe 93.482 të seksit femër, ndërsa 8.645 veta nuk e deklaruan seksin e tyre.

Përqindjet
Shqiptarët përbëjnë përqindjen më të madhe dhe radhiten në vend të parë me 65%, pastaj radhiten bullgarët me 6,7% dhe me radhë: rumunët me 4.5%, pakistanezët me 2,9%, ukrainasit me 2,7%, polakët me 2,3%, gjeorgjanët me 2,0%, indianë e egjiptianë me 1,7%, filipinezë me 1,5%, moldavianë me 1,2% sirianë 0,9%, rusë me 0,8% etj.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-1-2003 nė 17:38 Edit Post Reply With Quote
I lumte !

Greqi, 100 shqiptarë në qeli se ngritën flamurin


--------------------------------------------------------------------------------

ANSA

ATHINE

Përfitojnë nga rasti dhe ngrenë flamurin shqiptar në një kishë ortodokse. Rreth 100 shqiptarë emigrantë që punojnë dhe jetojnë në ishullin e Siros (Greqi), që ndodhet në detin Egje, janë shoqëruar dhe pyetur në drejtorinë e policisë së këtij ishulli, për të zbuluar autorët e vërtetë të veprimit në fjalë.

Ndërkohë tre prej shqiptarëve të shoqëruar vazhdojnë të qëndrojnë në qelitë e drejtorisë së policisë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që i referohet burimeve nga policia lokale, tre shqiptarët akoma nuk janë liruar.

Ngjarja që i ka "tërbuar" grekët ka ndodhur mbrëmjen e së martës në ishullin Siros në Greqi. Të nesërmen në mëngjes përpara kishës ortodokse, në shtizën ku zakonisht valëvitej flamuri grek dhe flamuri i kishës, tani valëvitej një flamur shqiptar. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, autorët e këtij veprimi kishin përfituar nga pakujdesia e priftit lokal. Atë natë kënduesi i meshës në kishën e ishullit, nuk kishte ngritur dy flamujt. Shkak për këtë kishte qenë furtuna dhe era e fortë që kishte pushtuar ishullin grek, i cili bën pjesë në arkipelagun e Çikladit. Kur autorët e kësaj vepre, kur kanë parë që flamujt grekë nuk kanë qenë të ngritur, kanë vendosur të ngrenë flamurin e mëmëdheut të tyre. Ky gjest duket se i ka irituar shumë fqinjët. Menjëherë policia ka nisur operacionin për shoqërimin në komisariat të 100 emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishullin Siros.

Janë qindra e mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët shpesh përplasen me paragjykimet e popullsisë greke. Feja ortodokse është feja kombëtare dhe simboli i identitetit kombëtar të shtetasve helenë.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-2-2003 nė 10:22 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarët si realitet dhe pezmi i mediave greke

Diana Ibrahimi / Athinë

Eshtë bërë e natyrshme tashmë, që pothuajse çdo ditë nëpër
kanalet televizive greke të flitet për shqiptarët. Mesa duket, duan
apo nuk duan grekët, ne jemi bërë pjesë e jetës së tyre. Nuk ka
familje greke që të paktën një herë gjatë 10-vjeçarit të fundit të mos
kenë pasur në familjen e tyre lidhje me shqiptarët, qofshin këto
lidhje pune apo familjare. Opinioni që ekziston për shqiptarët
sigurisht që ndryshon në radhët e grekëve. Pjesa më e madhe e
grekëve arritën ta kuptojnë që ne shqiptarët jemi popull familjar e
punëtor. Këtë e tregon numri i madh i emigrantëve shqiptarë që
kanë blerë shtëpi e kanë hapur bizneset e tyre pothuajse në çdo
cep të Greqisë. Por ka plot prej tyre që akoma nuk e kuptojnë se
me ardhjen e shqiptarëve, Greqia ka fituar ekonomikisht. Ka prej
tyre që flasin se në vend është shtuar papunësia, që kur erdhën
shqiptarët, se janë shtuar krimet etj. Të vjen çudi që nga goja e
gazetarëve komentohemi si një popull jodashamirës. Nuk është më i
habitshëm fakti, që pas përfundimit të lojës televizive, “Farma” që
zgjati 3 muaj, një gazetar tepër i njohur i mediave greke, akuzon
tepër i revoltuar se kandidati fitues ishte shqiptar. Dhe po i irrituar
vazhdon me fyerje të mëdha, se përse duhet të merrte pjesë një
shqiptar në një lojë televizive tepër të rëndësishme si ajo e
“Farmes”. Sigurisht që çështja do të kishte zgjatur më tej, nqs. nuk
do të ndërhynte vetë pjesëmarrësi në lojën televizive, Jani Massala
dhe me dokumente të tregonte se ishte grek i lindur dhe nuk kishte
lidhje gjaku me shqiptarët. Jo pak i tronditshëm është fakti sesi në
lajmet televizive greke komentohet si lajm i rëndësishëm, ajo që
ndodhi në ishullin Siros, ku një flamur shqiptar në krye të të cilit
ishte shkruar UÇK dhe CHAMERIA, u ngrit në një kishë bizantine.
Pjesa më madhe e intervistuesve të thjeshtë, flisnin tepër të
revoltuar kundër shqiptarëve. Çfarë mund të themi ne për dhjetëra
flamuj grekë që valëviten në pika të ndryshme tregtare nën pronësi
greke në qytetet shqiptare, (pika karburanti, lokale etj) sidomos në
jug të vendit. Kohët e fundit, stacioni televiziv “Antena” çdo të
premte transmeton një nga telenovelat më të suksesshme greke me
temë shqiptare. “Dashuria erdhi që nga larg” është telenovela që
ndiqet nga të gjithë teleshikuesit. Në qendër të saj është një i ri
shqiptar që dashurohet me bashkëshorten e pronarit. Ngjarjet janë
tepër reale e të goditura saqë shumëkush e kupton të vërtetën mbi
ne shqiptarët. Nuk është e çuditshme që aktori kryesor me origjinë
gjermane, i quajtur Alvanos, flet herë pas herë në telenovelë shqip.
Po ashtu, në një intervistë televizive flet me krenari se i pëlqen ta
thërrasin Alvanos dhe kënaqet kur dëgjon të flitet shqip. Pra duan
apo nuk duan grekët, ne jemi pjesë e jetës dhe jo një pjesë e
parëndësishme.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 10-2-2003 nė 15:07 Edit Post Reply With Quote
ky artikull do rilexuar





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-2-2003 nė 10:25 Edit Post Reply With Quote
KALVARI I NJE EMIGRANTI

Leter ne redaksi

Quhem Ramazan Sinan Deva, lindur e banues ne fshatin Hurdh-Muhurr, Diber. Me 24 nentor jam nisur per ne Veria te Greqise me autobus, linja "Skenderbeu". Me daten 25 nentor 2000 me mbajten te gjitha dokumentat, karten jeshile me dy pasaporta, te vjetren me numer 0036558 dhe te rene 1663449 dhe karta jeshile 407 dhe me kthyen ne Kapshtice, duke me thene qe te paraqitesha te nesermen ne mengjes. Ne mengjes shkova, por nuk m'i dhane me. U ktheva ne Shqiperi dhe mbas tete muajsh kam kaluar me skaf ne Greqi nepermjet detit nga Saranda. Bera dokumentat e tjera per gjashte muaj. Me daten 2 mars 2002 erdhi ne Shqiperi sepse kisha babane semure, me zemer. Me pas u nisa me 24 mars dhe ne Korfuz policia greke me mbajti karten jeshile. Karta jeshile ishte per gjashte muaj me numer 2614 dhe numri i pasaportes 1859496. Mbasi me mbajten dokumentat kam shkuar shtate here me kembe ne Veria te Greqise dhe me kane kthyer te gjithaheret. U kerkoj autoriteteve te shtetit te me ndihmojne per te me kthyer dokumentet.

Nga Ramazan Deva, Tapize, Kruje


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2003 nė 17:08 Edit Post Reply With Quote
Bujqësia e Greqisë në dorën e emigrantëve shqiptarëve


--------------------------------------------------------------------------------

Marrë nga BBC-ja

Grekët nuk preferojnë ta punojnë vetë tokën e tyre dhe këtë detyrë ua lënë shqiptarëve. Prandaj nuk është aspak e habitshme që në fshatrat helene dëgjohet rëndom shprehja "bujqësia greke ka mbetur në duart e shqiptarëve". Kështu, sipas një studimi, 70 për qind e ekonomive bujqësore greke kanë punësuar emigrantë, shumica dërrmuese e të cilëve janë shqiptarë. Për një pjesë të madhe të fermerëve vendës, kjo është një zgjidhje e detyruar, teksa, siç pohojnë vetë grekët, nuk patapëlqejnë të punojnë në bujqësi. Specialistët vënë në dukje se kontributi i emigrantëve në ekonominë bujqësore është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për jetën ekonomike të zonave rurale, por edhe për mbështetjen demografike dhe shoqërore të popullsisë.

Para pesë vjetësh, kur policia greke kishte nisur një nga operacionet e zakonshme për kapjen dhe deportimin e emigrantëve shqiptarë, kryetari i bashkisë së një zone të rëndësishme bujqësore i kishte dërgyuar një letër ministrit të Rendit, ku kërkonte pezullimin e këtryre operacioneve. Arsyeja shpjegohej në përfundim të letrës, ku ministrit i premtohej se sapo të përfundonte fushata e mbledhjes së asparagusit, fermerët do t'i dorëzonin vetë në polici emigrantët shqiptarë. Si për t'u plotësuar edhe më shumë paradoksi, drejtues të pushtetit lokal të zonës i kishin pohuar atëherë BBC-së, se ndërsa papunësia në të gjithë qarkun kapte 47 për qind, ftesës për të punuar në punët e stinës në bujqësi i ishin përgjigjur vetëm dy të papunë vendës.

Studimi
Eshtë thënë vazhdimisht gjatë këtyre dhjetë vjetëve, edhe nga anëtarë të Këshillit të Ministrave, se pa kontributin e emigrantëve të huaj, bujqësia greke do të kishte vdekur me plot kuptimin e fjalës. Ky pohim përfshihet edhe në studimin më të fundit të zhvilluar nga universitetet greke të Patras dhe të Janinës, ku shqyrtohet kontributi i emigrantëve në sektorin e bujqësisë. Sipas studimit, 70 për qind e ekonomive bujqësore greke mbijetojnë vetëm në sajë të punësimit të emigrantëve. Shumica e tyre, për saktësi 90 për qind, janë shtetas shqiptarë dhe ky fakt i ka shtyrë gazetarët vendës që me një fjali të vetme të kumtojnë: "Bujqësia greke ndodhet në duart e shqiptarëve". Gati gjysma e fermerëve grekë e konsiderojnë si tepër pozitiv punësimin e emigrantëve në sektorin bujqësor, ndërsa më shumë se një e treta e të pyeturve thonë se pa aktivizimin e emigrantëve, nuk do t'i mbanin ekono-mitë e tyre bujqësore.

Përsa i përket përzgjedhjes së krahut të huaj të punës, kjo duket se ka një zgjidhje emergjente, teksa 60 për qind e fermerëve deklarojnë se për sektorin në fjalë gjenden vetëm emigrantë. Ndërsa 40 për qind pohojnë se nuk mund të bëjnë ndryshe, përderisa grekët nuk pranojnë të punojnë në bujqësi.

Të tjera kontribute
Kontributi i emigrantëve ka qenë i rëndësishëm jo vetëm në jetën ekonomike të zonave rurale, por edhe për mbështetjen demografike dhe shoqërore të popullsisë. Në të vërtetë, një fakt që është vënë në dukje është, p.sh, se shumë prej shkollave nëpër fshatra nuk do të mund të funksiononin po të mos ishin fëmijët e emigrantëve. Madje autorët e studimit theksuan se prania e emigrantëve përbën një rilindje të vërtetë të zonave rurale.

SHIFRAT

4 70 për qind e fermave greke kanë të punësuar shqiptarë
4 90 për qind e bujqëve janë shqiptarë
4 60 për qind e fermerëve preferojnë emigrantët
4 1/10 e punëtorëve në Greqi janë shqiptarë
4 64.9 për qind e emigrantëve në Greqi janë shqiptarë
4 Në Greqi ka 800 mijë emigrantë që kërkojnë leje qëndrimi

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 19-3-2003 nė 11:59 Edit Post Reply With Quote
Sakat prej Burgut Grek

"http://www.reportazh.com/TEXTET/aktualitet/aktualitet3.htm"

“Si më bënë sakat në burgjet greke” - HISTORIA E THOMA DESTILES, QE U PARALIZUA NGA TORTURAT

Gazetar Fatmir POPJA

Burgjet e shteteve europiane ku dyndja e shqiptarëve pas shembjes së sistemit komunist ka qenë mjaft e madhe, kanë në dhomat e tyre dhe plot shtetas nga vendi ynë. Në burgjet e këtyre vendeve edhe pse qeveritë e tyre pretendojnë, se respektohen të drejtat e njeriut raste të panumërta me protagonistë shtetas nga Shqipëria flasin për të kundërtën. Një nga ata shqiptarë që ka pësuar ndëshkimin nga policia dhe drejtësia greke është edhe 43-vjeçari nga Gjinari i Elbasanit, Thoma Derstila. Ai ka shkuar në Greqi së bashku me të shoqen, Pranvera qysh në vitin 1991 si emigrant klandestin. Në Shqipëri deri në vitin 1990 kishte punuar si punonjës policie në repartin e forcave speciale 326 në Tiranë dhe në Minierën e Krrabës, si punëtor. Deri në vitin 1997, në Greqi çifti Thoma dhe Pranvera Derstila kanë qëndruar me leje të përkohshme dhe vetëm gjatë 1997 kanë marrë kartat e emigrantit të ligjshëm. Gjatë kësaj kohe, në shtetin grek çifti elbasanas ka lindur dy fëmijë. Në vitin 1992 u ka lindur vajza Adonia dhe pesë vjet më vonë djali, të cilit i kanë vënë emrin Valerian. Gjatë gjithë këtyre viteve, çifti elbasanas ka jetuar e punuar në Zaqinthos, në ishullin e Patras rreth 300 km larg Athinës. Thomai kryesisht ka punuar si shofer transporti me kamion, ndërsa Pranvera ka shërbyer si kujdestare për të moshuarit në familjet aristokrate greke. “Jemi treguar të kujdesshëm lidhur me respektimin e rregullave e të ligjit në këtë vend, sepse na pëlqen zbatimi i tyre por si shpërblim kemi marrë gjithmonë poshtërimin”, thonë ata.

Shqiptarët hallexhinj shpesh bëhen edhe viktima të mafias shqiptaro-greke. Kësaj nuk ka mundur t’i shpëtojë as çifti elbasanas nga Gjinari. Thoma Derstila tregon për “Reportazh”, se kur përfitoi kartën e emigrantit s’kishte pasaportë dhe për ta siguruar atë për vete, kunatin dhe dy të tjerë të afërm të tij, i premton një gjirokastrit se do ta ndihmonte. “Në këmbim të kësaj pune J.Rabi dhe një shok i tij nga Gjirokastra na kërkuan 1 milion dhrahmi, të cilat ia dhanë. Kur kishin kaluar 3 muaj, të dy gjirokastritët na thanë që nuk arritën të na e zgjidhnin hallin dhe na kthyen dhrahmitë. Ata ja dorëzuan kunatit tim Andrea Topalli, tregon elbasanasi Derstila, dhe prej tyre mora 100 mijë dhrahmi për të bërë pazar dhe për të shlyer disa borxhe në dyqanet ku kisha blerë pa paguar, sepse nuk mundesha financiarisht ta përballoja atë periudhë. Kur po kthehesha për në shtëpi, në rrugë më ndalon policia. Shtatë prej tyre mu sulën si egërsira dhe më shqyen pa më treguar se përse. Pasi u përmenda, më thanë se do të përfundoja në burg, sepse dhrahmitë që kisha blerë ushqimet ishin false. E kuptova që hilen na e kishin bërë gjirokastritët e pasaportave. Policisë i thashë, që këto para m’i kishin dhënë dy shqiptarë të tjerë, të cilët njiheshin si njerëz me potencë te policët grekë, që zgjidhnin çdo hall të shtetasve tanë me ta. Policia i sekuestroi dhrahmitë dhe rezultoi, se që të gjitha ishin false. Përfundova në birucë dhe dola që andej pas afro 14 muajsh, me kusht që të paraqitesha një herë në muaj në polici. Deri në 31.01.2001 më kërkuan që të mos largohesha nga Greqia. Për të më hequr dënimin me kusht, më kërkuan që të paguaja 1 milion dhrahmi gjë që e bëra. Ju ktheva sërish punës në port dhe më pas në një gurore, ku paguhesha mjaft mirë, duke u përpjekur të hiqja nga mendja burgosjen e torturat edhe pse isha viktimë e të tjerëve, të cilëve nuk iu hyri gjemb në këmbë edhe pse i denoncuam të gjithë. Derstilës i faturohet shpërndarja e të gjitha valutave fallso në Greqi. Pas shumë kohësh, në nëntor të vitit 2001 për disa ditë isha në Shqipëri dhe pas çmalljes me të afërmit u ktheva për në Greqi me makinën personale, “Opel” me targa greke, HE 4727. Por, sapo mbërrita në Zaqinthos ku banoja, policia më vuri prangat. Më thanë, se dyshohesha që kisha shpërndarë valutë false në të gjithë Greqinë. Nuk më kontrolluan as mua as banesën këtë herë, por direkt e në qeli. Nga Patra më transferuan në burgun e sigurisë së lartë në Selanik, ku vuajnë dënime të rënda qindra shqiptarë. Gjatë hetimit, m’u tha nga akuza, se kisha shpërndarë dhrahmi fals në të gjithë vendin dhe kisha arritur të depozitoja edhe nëpër banka, një pretendim ky sa qesharak edhe absurd. Të gjithë dëshmimtarët në gjyq i mohuan lidhjet me mua, por pa e fituar lirinë për rreth 14.5 muaj. “Në burgjet greke jam torturar, sikurse tregojnë për torturat që kanë kryer nazistët gjermanë në kohën e luftës së dytë botërore”, shton Thoma Derstila. Sipas tij, me urdhër të komandantit të burgut të Dhiavata-Selanik, të gjithë shqiptarët keqtrajtoheshin sistematikisht në mënyrë ç’njerëzore dhe të pabesueshme.

“Realiteti i të burgosurve shqiptarë është i llahtarshëm. Ata jo vetëm që keqtrajtohen, por edhe përdhunohen e poshtërohen në forma primitive. Drejtësia greke, jo rrallë u ka kthyer lirinë e vjedhur me dhunë qytetarëve shqiptarë gjatë këtyre viteve, por asnjëherë nuk i ka dëmshpërblyer të burgosurit që kanë fituar pafajësinë”. Çështjen e Derstilës i akuzuar si supershpërndarës i valutave false në Greqi, e kanë mbrojtur dy avokatët grekë Jorgos Nikolakopulos dhe Kostandinos Argjiropos. Mosvërtetimi i akuzave ndaj klientit të tyre të paimplikuar në trafikimin dhe shpërndarjen e valutave false, në të dyja rastet i ka kthyer lirinë Thoma Derstilës nëpërmjet pafajësisë me dokumenta zyrtare nga shteti grek. Por, ajo që do ta lodhë tani atë do të jetë dëmshpërblimi qindramilionësh që i përket me ligj. Për ta fituar atë, tani Derstila duhet të zhvillojë gjyqe të tjera në Greqi, por nuk është çudi që çështja e tij e bujshme të përfundojë deri në Hagë. “Këtë do ta bëj, sepse nga torturat në burgjet greke kam mbetur i paralizuar, gjysëm shurdh e gjysëm memec, duke i lënë në mes të katër rrugëve gruan dhe dy fëmijët, thotë Thoma Derstila, me të cilët edhe pse pa faj më ndau për së gjalli drejtësia e një shteti ku vetëm si drejtësi nuk mund të pranohet”.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-4-2003 nė 05:58 Edit Post Reply With Quote
EMIGRANTET SHQIPTARE TE GREQISE DREJT NJE BASHKIMI

Nga gjithe territori i Greqise me dt.22.3.2003, u mblodhen Shoqatat e Emigranteve shqiptare, te cilet perkrahen iniciativen patriotike te Shoqates Punetore te drejtuar nga zoti Rudi Mezini. Ne kete takim moren pjese kryesite e shumices te ketyre shoqatave. Ky bashkim tregon me se miri mbrojtjen e plotfuqishme te te drejtave te emigranteve shqiptare ne Greqi, te cilet kane qene te diskriminuar nga racizmi i vjeter grek si politikisht, ekonomikisht, te cileve u ka humbur mundi dhe djersa e atyre deri me sot. Ky bashkim do te nxjerre ne drite nje te vertete te kombit shqiptar si kulturen, politiken, gjuhesine dhe te qenurit me punetoret e puneve te renda dhe specialistet me te mire kudo qe ndodhen neer bote. Shoqata jone pershendet punen e palodhshme te shoqates punetore me kryetarin e saj zotin Rudi Mezini dhe ne te njejten kohe pergezon te gjithe stafin e Ambasades shqiptare ne Athine qe ka perkrahur kete nisem dhe gjithmone na ka qene prane ne problemet tona. Grupi i punes i caktuar nga takimi i dt.22.3.2003, po pergatit programin e ketij bashkimi pa cenuar statutin e seciles shoqate. Pa dallime politike, feje, race dhe konjuktura perrsonale, Shoqata jone ju ben thirrje te gjithe shqiptareve emigrante te Greqise qe te perkrahin kete nisme, pasi, aty do te gjejne te drejtat e tyre. Pa bashkim ligjor nuk ka fitim. Shoqatat qe moren pjese ne kete nisem: Shoqata punetore, Shoqataemigranteve shqiptare, Shoqata Iliria Volos, Shoqata shqiptare e Selanikut, Shoqata Hanja Krete, Shoqata Laberija, Shoqata Vllezerim, Shoqata Tripoli, Shoqata Megara, Shoqata Arberija Larisa, Forumi i emigranteve rrethimo Krete, Shoqata aktoreve Athine, Shoqata Lushnje, Shoqata Zakinthos, Shoqata Paros, plus disa te tjera pershendeten kete nisme me telegrame. Shoqata jone do te jete gjithmone prane ketij bashkimi kombetar dhe propozojme qe te marrim shembull tek shoqatat kosovare qe jane me te perparuarat ne bote.

Keshilli i Shoqates

Kryetari Hider Buci

Sekretari Arben Cani


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-6-2003 nė 07:55 Edit Post Reply With Quote
INTERVISTA/QEJFI I POLITIKANIT TE POPULLIT TE VARFER, ESHTE KRIM

Intervistoi: Abdurahim Ashiku

Gazetar-Athine

Ne vizionin optik ikanak shqiptar Gazmend Kapllani perfytyrohet si nje i ri qe kapton male me nje cante me pak buke e shume libra. A mund ta zgjeroni paksa kete vizion?

Imazhi qe jepni ju eshte pak a shume epiko-heroik. E verteta eshte qe un kam kaluar kufirin para me shume se 12 vjeteve duke mos patur asnje cante buke me vehte por vetem nje metode per mesimin e anglishtes... Ajo qe kisha me shumice eshte e perbashket me te gjithe Shqiptaret e tjere: ne kishim me vehte barren e padurueshme te jetimit dhe t hicit. Dinim qe po iknim nga nje atdhe i cili ishte kthyer ne nje burg te tmerrshem por nuk dinim se ku po shkonim, nuk dinim se cfare na priste, ndoshta nuk dinim edhe se cfare kekonim. Shkonim drejt nje bote e cila ishte shnderruar per ne pak a shume ne nje planet tjeter. Mendonim se po te kaloje kufirin te gjitha problemet tona do zgjidheshin. Me vjen keq qe letrat shqipe nuk jane marre shume me kete moment eksodi te Shqiptareve drejt Perendimit sepse esht nje nga momentet me te dhembshme te Shqiptareve...

Nejse qe te kthehemi tek pyetja juaj, nje nga mijera Shqiptaret qe kalonin kufirin ne fillim te vitit 1991 isha edhe une. Dhe kuptova qe ne ditet e para qe bota ku kishim shkuar nuk ishte bota "engj-llore qe kishim kujtuar se do gjenim. Se edhe kjo bota ketu, bota e lirise, kur behet fjale per te skamurit sic ishim ne perdor pa teklif shkopin e gomes, arrogancen policore dhe autobuzin e policise per te te kthyer andej nga ke ardhur.

Mbaj mend qe kam qendruar ne nje stadium te kthyer ne kamp refugjatesh ne Filiat per nje jave, ne kushte te tmerrshme, pa buke dhe pa uje. Autoritetet vendosen te aplikonin metoden: "trajtoji sa me keq qe te kthehen andej nga erdhen".

Mbaj mend qe kisha shume kersheri te shihja nje librari "perendimore". Dhe vertet ne Filiat kishte nje librari te vogel por qe mua me dukej dicka e jashtezakonshme sepse kishte mjaft libra ne gjuhe te huaj. Isha duke pare librarine bashke me nje shok kur ndjeva nje dore te me mbertheje ne zverk, nje ze t* ulerije dhe une te terhiqem zvarre. Ishte nje polic qe me nxirrte me dhune nga libraria duke me cuar tek autobuzi i policise. Ata qe ishin brenda ne librari u llahtarisen nga kjo pamje. Ate nate policet vendosen qe mos te linin me askend te levizte i lire ne qytet. Me sa me mesova me vone vendosen te kthenin pas gjihe refugjatet Shqiptare.

Une jam "arratisur" nga ky kamp fal ndihmes se disa kineasteve greke. Nje kineast grek, Lefteris Haronitis, kishte ardhur ne kamp qe te filmonte ardhjen e Shqiptareve. I duhej dikush qe te fliste anglisht dhe t'a ndihmonte ne komunikimin me disa prej emigranteve qe gjendeshin ne kamp. U gjeta une dhe ndersa operatori xhironte filluam te bisedonim me Lefteri Haronitin per gjera te ndryshme. Lefteri ishte i deshperuar tek shihte pamjet e emigranteve.

A e di qe une kam besuar dikur tek idealet e atdheut tuaj?" - me pyeti.

Shih rezultatin" - ju pergjegja une.

Duke pare pamjen e emigranteve Lefteri kishte pamjen e nje njeriu qe kishte pesuar disfaten me te madhe te jetes se tij.

E pabesueshme, e pabesueshme. Por cfare bete 50 vjet? Punuat vetem per te shkaterruar vehten tuaj?' - me pyeti.

Nuk kisha cfare t_i pergjigjesha dhe ngrita shpatullat. Pas pak Lefteri me propozon te me marre me vehte ne Athine, te me mbaje ne shtepine e tij deri sa te gjej pune, deri sa te rregullohem. Por policet nuk linin askend te dilte prej kampit sepse kishin urdher te rrepte t'i kthenin pas te gjithe Shqiptaret.

Keshtu qe me te vertete jam arratisur nga nje prej bashkepunetoreve te Lefterit i cili i tha policise qe do me merrte te shkoja tek minibusi i xhirimit t'a ndihmoja qe te merrte dicka. Keshtu u futa ne minibus dhe me mbuluan me nje batanije derisa te kalonim postoblloqet e policise rreth kampit..

Kjo ishte nje far soj arratisja e dyte: e para ishte ajo nga ushtaret Shqiptare te cilet ishin ende me kallashnikove. E dyta ishte nga policet greke. Ketu kuptova se lame kufinje te vjeter por ,kufinj*" te rinj ngrihen para nesh. Per kufinjte e rinj ne ishim te padeshiruar dhe te percmuar..

Keshtu pak a shume filloi jeta ime greke. Qendrova 3 muaj ne shtepine e Lefterit, mesova me shume zell greqishten nderkohe, per te mbijetuar, fillova te beja te gjitha punet: ndertim, larje pjatash, pastrim pallatesh, hamall ne nje fabrike plastike etj.

Nje dite prej ditesh me lindi deshira te hyja ne Universitet. Fale Perendise u gjene*n njerez qe me ndihmuan dhe keshtu ne Shtator te vitit 1991 hyra ne fakultetin e filozofise. I lashe punet e renda sepse nuk ishte e mundur te studjoja dhe fillova te punoj ne nje kioske..

Kjo pak a shume eshte historia ime personale dhe "praktike".



Para disa vitesh Ju kam bere nje fotografi ne krye te nje demonstrimi masiv antiracist. Cfare penelatash do t'i shtonit sot portretit te njohur te racizmit ketu?

Racizmi eshte nje fenomen i njohur. Vete greket e kane provuar mbi vetvehten sepse jane nje popull qe ka provuar momente te dhembshme dhe emigrime te medha. si nje aksident Une mendoj se shoqeria greke, pavaresisht nga kontradiktat dhe fobite po fillon pak nga pak te mesohet me fenomenin e emigracionit. Problem i madh jane institucionet. Ato e konsiderojne emigracionin si aksident historik. Prandaj ne Greqi sot ndodh nje prej fenomeneve me skandaloze ne te gjithe Europen: ne Greqi nuk ekzistojne emigrante te pa ligjshem dhe te ligjshem por emigrante te paligjshem dhe gjysem te ligjshem. Kjo behet qe emigrantet mos te ndjehen kurre te sigurte, qe te kalojne me lehtesi nga gjendja e emigrantit te ligjshem tek ai i paligjshem, qe te perdoren si te duan punedhen`sit e tyre dhe policia. Qe t'a themi me pak fjale qe te jene qytetare te dores se katert, pa te drejta dhe pa te ardhme. Mos te jene subjekte por objekte.

Per sa i perket racizmit popullor do thosha se ai pasqyrohet ne britmat e prinderve te cilet behen xhinde kur shohin nje nxenes shqiptar qe del me i miri i shkolles dhe duhet te mbaje flamurin grek. Dikur racizmi ne Greqi, si gjithkund ne Ballkan, shprehej nepermjet asimilimit te dhunshem, ndersa sot shprehet nepermjet perjashtimit te dhunshem. Racizmi sot nuk do qe Shqiptari te ndjehet e barabarte me grekun, do te ruaj stereotipin e emigrantit i cili eshte i destinuar te luaj rolin e skllavit dhe jo ate te qytetarit. Kjo perben sot sfiden me te madhe per shoqerine greke dhe emigrantet.

Gazmend Kapllani; filozof, poet, publicist, nje intelektual i ri shqiptar me formim te gjithanshem befas u ndodh ne syrin e ciklonit te zi: Si dhe pse?

Kjo eshte nje pyetje shume e gjate. Sic ndoshta e keni mesuar nje mengjez lajmerohem prej Zyres se Emigracionit qe Leja ime e Qendrimit nuk riperterihet sepse policia greke me konsideron si te rrezikshem per sigurine kombetare te Greqise. Sipas kesaj une duhet te largohesha nga Greqia madje me nje damke kaq te rende. Gjendja behej akoma me problematike sepse policia refuzonte te jepte cdo lloj shpjegimi dhe ende refuzon te jape cdo lloj shpjegimi. Keshtu une u gjenda befas ne nje bote kafkiane. Kulmi arriti kur u arrestova vetem kater dite pas nje takimi qe pata me sekretarin e pergjithshem te Ministrise se Rendit. U dergova ne burgun e te huajve. Tashme eshte gjithcka e qarte pse u be kjo. Arrestimi u be diten e Shtune dhe une isha ne ate moment i paligjshem dhe u be me qellim qe te me perzene nga Greqia shpejt e shpejt duke me futur ne listen e personave te rrezikshem. Pra ata qe sajuan persekutimin ndaj meje mendonin se keshtu do mbyllnin ceshtjen. Pas nderhyrjeve shume dinamike nga gazeta TA NEA dhe nga Universiteti i Pandios u lashe i lire ndersa ,eproret" e justifikuan arrestimin duke thene se une nuk kisha paguar nje gjobe ne vitin 1997! Komentin bejeni vete... E kam te veshtire te shpjegoj armiqesine primitive qe personi im u ngjall disa segmenteve te mekanizmave represive ne Greqi. Ndoshta nepermjet meje duan t'i japin nje mesazh te gjithe emigranteve Shqiptare qe ata do te tolerohen ne Greqi vetem ne se pranojne te behen qytetare te dores se katert? Nga ana tjeter rasti im tregon se ne mekanizmat represive ne Greqi mbijetojne doza shqetesuese te nje nacionalizmi ballkanik qe te kujton shekullin e XIX-te. Problemi eshte se ky mentalitet tolerohet.

Pa dyshim qe veprimtaria ime, ato qe kam shkruajtur dhe ato qe kam thene kane ngacmuar disa segmente brenda mekanizmave represive. Por kur ne nje vend institucionet fillojne dhe bezdisen apo friken prej fjales, atehere duhet bere shume zhurme sepse gjerat kane mberritur ne nje pike shume te rrezikshme dhe kritike.

Nga ana tjeter rasti im perben nje sfide per demokracine greke. Metoda te tilla te kujtojne regjimet diktatoriale prandaj edhe reagimi i shoqerise greke pro meje qe i menjehershem.

Ne personin tim shoqeria greke mbronte principet demokratike per te cilat ka luftuar shume qe t'i fitoje dhe t'i konsolidoje. Reagimi i shoqerise greke pro meje me dha rastin te zbuloj edhe nje here, Greqine tjeter, e cila eshte edhe Greqia ime, Greqine e demokracise dhe te bashke-ekzistences dhe jo ate te ksenofobise primitive dhe te totalitarizmit nacionalist. Eshte per t'u cuditur qe ne nj kohe q shoqeria greke ecen perpara, qe emigrantet ecin perpara, segmentet te caktuara brenda mekanizmave represive kthehen shekuj pas. Prandaj edhe konflikti nuk eshte mes meje dhe shoqerise greke por mes shoqerise greke dhe ketyre segmenteve te cilat perbejne rrezik serioz per demokracine ne Greqi. Une i bezdis keto segmente sepse nuk i korrespondoj stereotipit qe ata duan te mbizoteroje per emigrantet Shqiptare, sepse nuk i korrespondoj stereotipit te tyre nacionalist. Une jam Shqiptar dhe jam shume krenar per kete por ne te njejten kohe ndjehem anetar i shoqerise Greke dhe dua me pasion te miren e Greqise ashtu sic dua me pasion edhe te miren e Shqip*rise. Kete e bej duke qendruar larg nacionalizmave primitive, madje shpesh duke u ndeshur me ta. Kjo besoj se i shqeteson pa mase segmentet nacionaliste.

Une besoj se rasti im perben nje skandal te vertete politik prandaj edhe jam i vendosur t'a promovoj ceshtjen - pavaresisht ne se ajo zgjidhet - brenda dhe jashte Greqise, ne menyre qe te sensibilizoje opinionin per gjendjen e emigranteve ne Greqi.

Kur keto gjera ndodhin me mua qe nje far soji perbej nje person publik dhe te njohur ne Greqi, cfare ndodh valle me emigrantet anonime? Rrenqethem vetem kur i bej pyetjen vehtes...

Mendoj se testi i vertete, banko prova per demokracine greke jane emigrantet, eshte trajtimi i tyre, respektimi i te drejtave te tyre dhe intregrimi i tyre ne shoqeri. Ketu do duket ne se Greqia eshte bere me te vertete nje vend Europian apo eshte peng e segmenteve nacionaliste, ksenofobe te cilat jetojne ne nje epoke tjeter.

Edhe dicka tjeter dua te shtoj. Nje prej arsyeve qe nguroja t'a beja publik rastin tim ishte edhe fakti se mos emigrantet friksoheshin, se mos fillonin dhe thonin kur ia bejne Gazmend Kapllanit kete, mendo cfare mund te na bejne neve . Por ndodhi e kunderta.

Jam prekur shume nga emigrantet qe me telefononin ose me ndalonin ne rruge dhe me thoshin: Gazi na ke pas. T'a bejne ty kete sepse duan qe ne te tjeret te ulim koken, por ne nuk do t'a ulim koken...".

Nga ana tjeter reagimi i shoqerise greke pro meje duhet t'u jape rastin emigranteve shqiptare te kuptojne se nje pjese e mire e shoqerise greke kerkon te bashkekzistoje me ta, eshte aleate e tyre. Prandaj edhe emigrantet Shqiptare duhet te organizohen me mire qe te komunikojne ne menyre me efikase me shoqerine greke. Duhet te kuptojme se bashke, emigrante dhe greke mund te krijojme nje shoqeri me njerezore, me me pak racizem, me me pak histeri nacionaliste.

Ne takimin e Kryeministrit Nano me nje grup te vogel intelektualesh ne Greqi Gazmend Kapllani nuk foli, preferoi heshtjen, ne nje kohe kur heshtja eshte larg natyres se tij. Keni ndonje koment ?

Besoj se nuk jam nga ata qe kam nevoje te flas per te folur. Kuptova se s'kisha gje per te thene ose ishte e kote te thoshe di*ka ne ate takim prandaj nuk fola.

Ne cdo rast, prej qeveritareve tane une do kerkoja gjera shume minimale.

E para : pashaporta per emigrantet dhe

E dyta : te ndalet kjo torture e pamase neper radhat e ambasades e konsulatave. Shqiptaret ndjehen te huaj edhe kur kane te bejne me shtetin e tyre. Radh-_-_efektuara, radhe ne dogana, radhe ne ambasade, kudo radhe ofenduese, kudo bakshishe per gjera minimale, kudo humbje e dinjitetit njerezor.

Une kam arritur ne konkluzionin se politikanet tane, te cilet gufojne prej patriotizmes, nuk i duan emigrantet. Emigrantet per ta jane persona non grata. E para sepse emigrantet kane perfutar, qofte edhe ne kushte minimale, nje kulture politike demokratike.

E dyta sepse jane te pavarur nga ana ekonomike dhe politikanet tane nuk i fusin dot ne sistemin e tyre te korruptuar mafioz dhe klientalist.

Prandaj ata do donin qe emigrantet te qendronin sa me larg Shqiperise. Prandaj edhe emigrantet nuk duhet t'ua plotesojne deshiren.

Emigrantet qe gjenden ne vendet fqinje, Greqi dhe Itali, duhet te jene te pranishem ne Shqiperi, mund te behen lokomotive per zhvillimin demokratik dhe ekonomik te Shqiperise. Ata duhet te kuptojne se jane nje force e madhe.

Ketu eshte pergjegjesia e vendeve Europiane: ato duhet te krijojne kushtet qe emigrantet Shqiptare te ndjehen qytetare te vendeve te tyre dhe jo t'i lene ne kete gjendje gjysem te paligjshem sic ndodh ne menyre skandaloze ne Greqi. Emigratet duhet te kene mundesine te levizin me lehtesi maksimale sepse keshtu mund te ndikojne shume pozitivisht ne ekonomine dhe politiken Shqiptare. Kjo eshte ne interesin e Shqiperise por edhe te vete Europes.

Edhe dicka tjeter kerkoj prej qeveritareve tane: mos te na bejne te skuqemi. Sepse personalisht skuqem kur gazetare apo politikane greke me thone qe qeveritaret tane kalojne tre cerekun e kohes se tyre ne Greqi duke u zabrahinosur neper stritize dhe qendra defrimi popullake ku harxhojne shuma marramendese.

Te besh kaq qejf kur ke nje popull kaq te varfer nuk eshte vetem skandal, por edhe krim...

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-6-2003 nė 21:16 Edit Post Reply With Quote
Grekët e masakrojnë, përfundon në spital


--------------------------------------------------------------------------------



ELBASAN

Një emigrant beratas është masakruar dy ditë më parë nga policia greke. Lefter Kalivaçi nga fshati Bistrovicë e Beratit është shtruar dje në spitalin e Elbasanit, pasi është tortururar nga policia greke që ndodhet në doganën e Kakavijës. Madje në gjendje të rëndë shëndetsore ai është shtruar në pavionin e kirurigjisë të spitalit të Elbasanit. "Isha nisur për në Greqi, pasi isha pajisur me një vizë të rregullt. Por për ironi të fatit policia greke më vendosi një kundërvulë në pasaportë dhe më pas filluan që të më keqtrajtonin", kështu tregon emigranti shqiptar për dhunën e ushtruar ndaj tij. Më pas ai tregon se ushtarët grekë kanë nisur ta qëllojnë me shkopinj gome, gjurmët e të cilave dukeshin ende në trupin e tij. "Nga goditjet më humbën ndjenjat dhe më pas nuk mbaj mend momentin kur jam përmendur. Më kujtohet se më kishin futur në një fuçi me ujë", vazhdon më tej rrëfimin e tij Lefter Kalivaçi. Ai vazhdon të tregojë se ushtarët grekë e kanë dëbuar dhe atë e ka marrë në makinën e tij një taksist elbasanas. Ndërkaq ai vazhdon të jetë në spital në gjendje të rëndë për shkak të plagëve dhe godi-tjeve që ka marrë. Sipas mjekëve, ai duhet ti nënshtrohet një operacioni të specializuar. I dëmtuari ka pohuar se shumë shpejt do të ankohet edhe tek shoqatat e mbrojtjes të së drejtave të njeriut për këtë çështje.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-7-2003 nė 07:41 Edit Post Reply With Quote
DRAMA E EMIGRANTEVE NE GREQI

E padurueshme eshte bere gjendja e emigranteve ne Greqi, perderisa procedura e legalizimit e cila u premtonte emgranteve ligjesim ka deshtuar plotesisht. Mediat greke i referohen me reportazhe te gjata gjendjes se krijuar te cilen ato e cilesojne si tragjike dhe te turpshme.

Per dy vite rresht emigrantet u enden neper labirinthin e burokracise greke dhe me ne fund akoma nuk kane zgjidhur problemin e qendrimit te tyre ne Greqi. Ne Bashkite dhe Prefekturat e Greqise dhe sidomos ne Athine ku ekziston edhe numri me i madh i emigranteve, jane krijuar radha te jashtezakoneshme sepse dje skadonte edhe afati per dorezimin e dokumenteve per ligjesim. Sipas mediave greke dhe deshmive te emigranteve situata ka ikur nga cdo lloj kontrolli dhe mbizoteron nje kaos i plote. Emigrantet zene radhen qe ne oret e para te mengjezit por jane shume te pakte ata qe arrijne te dorezojne dokumentat. Gjendja eshte aq e rende sa ne disa reportazhe gazetaret greke shenojne se e kane te veshtire t'a pershkruajne dhe se ajo qe po ndodh me emigrantet i kalon edhe kufijte e fantazise. Megjithe situaten e krijuar Ministria e Brendshme deklaron se nuk do te jape asnje lloj shtyrje, madje zevendesministri i Brendshem, z.Papadimas deklaroi para disa ditesh se "faji eshte i emigranteve te cilet u kujtuan momentin e fundit te dorezonin dokumentat". Kjo deklarate shkaktoi reagime te ashpra dhe ironike prej medias greke perderisa eshte e njohur se emigrantet rropaten ketu e dy vjet duke humbur me dhjetra dite pune dhe duke paguar shuma e bakshishe pa fund por burokracia dhe "qarkoret" e ndryshme qe dalin here pas here, anulojne cdo perpjekje te tyre per t'u ligjesuar.

Si u arrit deri ketu?

Ne vitin 2001 ne Greqi u votua ligji 2910/2001 i cili percaktonte kushtet per nje emigrant qe te qendronte ne menyre te ligjshme ne Greqi. Prej fillimit shume eksperte te emigracionit dhe organizata emigrantesh e konsideruan ligjin si te pazbatueshem perderisa procedurat burokratike nga te cilat duhet te kalonin emigrantet ishin te paplotesueshme. Gjithashtu pergatitja e administrates greke per zbatimin e nje procedure kaq te nderlikuar dhe te turbullt ishte e pamjaftueshme, duke patur parasysh paaftesine, burokracine dhe korrupsionin qe mbizoteron ne administraten greke.

Do mundohemi t'a veme vehten tone ne poziten e nje emigranti i cili kerkon te behet i ligjshem ose te riperterije lejen e tij te qendrimit, per te kuptuar se cilat jane "stadet" nga duhet te kaloje. Emigranti duhet te beje dy kerkesa: nje per leje pune dhe nje tjeter per leje qendrimi. Kerkesa e pare behet ne Prefekture, kerkesa e dyte ne Bashki. Pra qe ne fillim kemi dy radha. Por kjo nuk eshte asgje. Emigranti eshte i detyruar te dorezoje te njejtat dokumente ne te dy rastet, te cilat gjithmone duhet te jene te cikluara. Pra para se te arrije ne radhet e Bashkise dhe Prefektures duhet te ciloje dokumentat e tij ne polici, ne zyren e taksave, ne zyren e sigurimeve shoqerore, te shkoje ne spital (cdo vit!) te beje nje sere analizash qe te marre vertetim qe nuk vuan nga semundje e rende ngjitese, te kete edhe nje kontrate pune me punedhenesin. E zeme se emigranti i mblodhi te gjitha keto, mban radhen dhe po qe me fat pas dhjete ditesh mberrin tek sporteli i Prefektures per te nxjerre lejen e punes. Po ja qe nderkohe ka mbrritur nje "qarkore" nga nje prej gjashte ministrive (!) qe jane bashke-pergjegjese per ligjin e cila thote se duhen edhe dokumenta te tjera. Nje nga keto qarkore caktonte qe per te marre lejen e punes nuk mjaftojne 150 ensima (pulla qe ngjitet per ditet qe ka punuar emigranti) por 300! Pra nje emigrant qe te behet i ligjshem ne Greqi duhet te kete punuar cdo dite te vitit sikur te jete nepunes shteti... Madje nuk llogaritet as qe nje emigrant te ndaloje punen dhe te shkoje per pushime! Por e zeme se emigranti ne Greqi eshte nje skllav i vertete qe punon 300 dite ne vit. I duhet te shkoje serish ne zyren e sigurimeve shoqerore te mbaje radhen dhe te cikloje dokumentin. Por ja qe zyra e sigurimeve shoqerore nuk i ngjit pullat menjehere por duhet te kalojne dy muaj! E zeme megjithate se emigranti paguan bakshish te majme dhe e merr dokumentin nga zyra e punes, shkon perseri ne radhe dhe pas disa ditesh i vjen radha. Nderkohe ka arritur nje tjeter qarkore e cila thote se nuk mjafton kontrata e punes por duhet vete punedhenesi te shkoje ne polici dhe te marre vertetim qe e firmosi kontraten para policit! E zeme se punedhenesi do futet ne radhe dhe do t'a firmose kontraten e punes para policit. Emigranti futet serish ne radhe dhe pas disa diteve arrin me ne fund tek sporteli i Prefektures, dorezon dokumentat pasi paguan edhe 150 euro. Por ja qe tani ka dale qarkore tjeter e cila thote se para se te nxjerresh lejen e punes duhet te kesh nxjerre lejen e qendrimit! Nese ne kete pike emigranti nuk vret vehten ose nepunesen dhe ne se paguan nje bakshish te majme dhe zgjidhet "keqkuptimi" i dorezon dokumentat me ne fund dhe merr lejen e punes... pas dy muajsh (nese eshte me fat). Tani kjo eshte faza e pare sepse tani duhet te nxjerre lejen e qendrimit. Radhe tjeter pra para Bashkise. Atje do t'i kerkojne te njejtat dokumenta dhe emigranti duhet te kaloje perseri nga zyrat e sigurimeve shoqerore, nga policia, nga zyra e taksave, nga ambasada qe te cikloje dokumentat. Pasi rropatet mire e mire dhe paguan bakshishe majtas e djathtas i ciklon, pasi rropatet mire e mire ne radhen e Bashkise i dorezon dokumentat me ne fund ne Bashki. Tani Bashkia duhet t'ja dergoje pas nje muaji dokumentat Zyres se emigracionit. Zyra e emigracionit do nja tre muaj t'i protokolloje dokumentat e emigrantit dhe ne rastin me te mire i shqyrton ne muajin e katert. Pasi i shqyrton duhet t'i dergoje ne polici qe policia te jape pergjigje qe emigranti ne fjale nuk `eshte i rrezikshem per rendin dhe sigurine kombetare' te Greqise. Policia do te pakten kater muaj t'i kthej pergjigje Zyres se emigracionit e cila pasi e merr pergjigjen e policise do edhe ajo nje muaj qe t'a aprovoje lejen e qendrimit. Aprovimi dhe leja e qendrimit per nje vit dergohet perseri pas ne Bashki qe te lajmerohet emigranti. Por me gjithe keto muaj qe kane kaluar emigranti ose merr leje qendrimi te skaduar (sepse leja e qendrimit fillon nga data qe ka dorezuar dokumentat) ose leja e qendimit skadon pas disa ditesh apo javesh dhe emigranti duhet te nis kalvarin e tij nga fillimi!

Kjo eshte pra politika e emigracionit te shtetit grek, nje shteti ne Bashkimin Europian dhe qe pretendon te luaj rol udheheqes ne Ballkan!

Por nuk mbaron ketu!

Rasti qe thame ishte nga rastet me me fat. Shumica megjithate nuk e kane kete fat dhe mbeten krejtesisht te paligjshem ose... paksa te ligjshem. Ketu nuk po flasim se cfare behet me te ashtequajturat bashkime familjare sepse per to as qe diskutohet fare... Ne te njejten kohe qe endet neper radha emigranti duke mos patur dokumenta te rregullta 100% nuk shtrohet dot ne spital, nuk merr dot shtepi me qira, nuk hap dot nje llogari banke etj. Tani, pas refuzimit nga qeveria greke te jape shtyrje te afatit, emigranti nuk do mund te shkoj dot ne vendin e tij per pushime apo per t'a vizituar...

Odiseja e emigranteve nuk mbaron megjithate ketu. Emigrantet duhet te kalojne nga e njera procedure cdo vit perderisa lejet e punes dhe qendrimit ne Greqi jepen vetem per nje vit. Megjithese direktiva e Bashkimit Europian thote qe pas tre vjeteve qendrimi te ligjshem emigranti ka te drejte te marre menjehere leje qendrimi me afat te pakufizuar, Greqia nuk e zbaton. Sipas ligjit grek te emigracionit, vetem pas gjashte vjeteve qendrimi te ligjshem emigranti ka te drejte jo te marre leje qendrimi me afat te pakufizuar por thjesht te beje kerkese per dicka te tille... Dhe (vini re, vini re!) provimi i kerkeses se tij varet nga deshira e Ministrit te Brendshem i cili do e aprovon do nuk e aprovon. E njejta gje ndodh edhe me nenshtetesine. Megjithese ne vendet e Bashkimit Europian zakonisht pas dhjete vitesh qendrimi te rregullt jepet nenshtetesia, ne Greqi nuk e merr nenshtetesine ne jete te jeteve. Ligji parashikon formalisht qe ke te drejte te besh kerkese per nenshtetesi pas 12 vjeteve qendrimi te rregullt por dihet nga te gjithe qe kerkesa per nenshtetesi nuk aprovohet kurre. Madje per te dekurajuar emigrantet te bejne kerkese per nenshtetesi shteti grek percakton se qe te kesh thjesht te drejten te besh kerkese duhet te paguash 1500 euro pa te drejte kthimi! Kerkesa nuk aprovohet dhe te interesuarit nuk i jepen kurre shpjegime pse nuk aprovohet perderisa aprovimi eshte ne autoritetin ekzkluziv te Ministrit te Brendshem.

Dhe tani?

Ne kete situate askush nuk e di se cila eshte e ardhmja e emigranteve ne Greqi. Sic shkruan gazeta greke "Eleftherotipia": "10 vjete rresht shteti nuk arriti te formuloje nje politike efikase emigracioni per emigrantet qe i shtyu varferia te gjenden ne Greqi dhe te punojne. Dhe jo vetem punojne por kane kontribuar me djersen dhe gjakun e tyre ne ekonomine greke. Eshte detyrimi me elementar i ketij shteti te respektoje te drejtat njerezore dhe shoqerore te emigranteve. T'i ligjesoje menjehere, duke thjeshtezuar procedurat". Te shpresojme qe thirrja e gazetes greke do degjohet? Cfare te thuash, perderisa sic thote populli shpresa vdes e fundit. Megjithate sic u shprehen per KJ anetaret e shume organizatave emigrantesh eshte e qarte se emigrantet jane viktima te paaftesise se njohur te administrates greke te cilen shpesh e provojne ne kurrizin e tyre edhe qytetaret greke. Por ne rastin e emigranteve eshte akoma me e qarte se nuk behet fjale vetem per paaftesi por per zbatimin e nj` mentaliteti mbizoterues ne shtetin grek i cili do qe emigrantet te jene sa me te pasigurt, sa me te perkohshem, me sa me pak te drejta qe te mbeten gjithmone ne meshiren e `operacioneve fshesa'. Shtuan gjithashtu se emigrantet duhet te gjejne forca te organizohen dhe te shprehin indinjaten e tyre ndaj kesaj gjendje te padurueshme.

Ketu fatkeqesisht dhe fatmiresisht nuk patem kohe te flasim edhe per radhat qe duhet te mbajne emigrantet Shqiptare ne ambasadat dhe konsulatat tona ne Greqi. Per oret e pafunda neper keto radha duke humbur dite te tera pune, per bakshishet qe paguajne per nje ciklim (pervec 30 euro qe jane me ligj) apo per nje pashaporte, per sjelljen shpesh kafsherore te nepunesve te ambasades dhe konsulatave, sjellje qe i ben shume emigrante te thone _me mire te diskriminuar ne Greqi se sa te huaj dhe te keqtrajtuar ne Shqiperi'.

"10 vjete rresht shteti nuk arriti te formuloje nje politike efikase emigracioni per emigrantet qe i shtyu varferia te gjenden ne Greqi dhe te punojne. Dhe jo vetem punojne por kane kontribuar me djersen dhe gjakun e tyre ne ekonomine greke. Eshte detyrimi me elementar i ketij shteti te respektoje te drejtat njerezore dhe shoqerore te emigranteve. T'i ligjesoje menjehere, duke thjeshtezuar procedurat"

Gazeta greke "Eleftherotipia":





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7919028 sekonda, 49 pyetje