Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Shqiptaret ne Greqi, skllever moderne
Anton Ashta

Postuar mė 6-7-2003 nė 05:04 Edit Post Reply With Quote
EMIGRANTI TURIST NGA GREQIA.

Nga Mitro Cela

Ne prag te sezonit turistik, skena dhe prapaskene luhen ne kurriz te emigranteve shqiptare ne Greqi. Vjet mijera shqiptare, per dite me radhe, u “ngujuan” para trarit te postave kufitare ne Kakavije e Kapshtice. Sivjet kemi nje tjeter skenar. Ne fillim u shperda nje lajm ne shtyp: “Lejeqendrimet e emigranteve shqiptare shtyhen per muajin tetor.” Pas dytre diteve zuri vend nje “haber” qeverie: Emigrantet nuk mund te kalojne kufirin.Vizat kane skaduar!

MORALI I NJE FABULE

Majmuni mbriti ne brigjet e nje lumi te rrembyer. Kur vendosi njeren kembe ne uje, degjon nje ze te dobet. Veshtron perreth dhe dallon nje akrep: “A do te me marresh edhe mua me vete?” Majmuni I pergjigjet: “ As qe me shkon neper mend. Me ate thumb qe ke ti, mund te me sulmosh dhe te me mbysesh ne lume.” I thote akrepi: “ Po pse duhet ta bej nje gje te tille? Ne qofte se do te mbysja ty, do te ngordhja edhe une ne uje.” Majmunit qe ju duke arsyetim me mend I thote: “Betohu qe nuk do te me helmosh!”. “Te betohem!” Dhe akrepi ngjitet mbi koken e majmunit. Kur ishin ne mes te lumit, ndjeu pa pritur nje thumbim ne qafe. “Perse e bere?” I therret majmuni. “Tani do te ngordhim te dy!” I pergjigjet akrepi: “Me fal, nuk mund te rrija pa e bere. E kam ne gjak, ne matyre. Pickimi eshte instikti im!”

Morali I fabules: Ne keto 10 vjetet e fundit, qendrimi grek ndaj emigranteve shqiptare te kujton instiktin e agrepit. Ne fillim ne plan te pare ishte politika. Sa here qe eshte shfaqur “meria” mes Tiranes dhe Athines, ka rene “fshesa” mbi emigrantet. Me e ashper kjo “fshese” ne vitin 1994: u perzune rreth 70 mije emigrante. Kur ndonje kryeminister socialist ka tentuar te afrohet me shume me Romen, eshte ngritur “barometri” rrugeve te Greqise ne dem te emigranteve. Vitet e fundit na plan te pare ka dale ekonomia. Sa here qe ndonje banke a kompani nafte ka hasur pengesa per te fituar nje tender a per te marre nje lience ne Shqiperi, mbi “kurrizin” e emigrantit ka “kercitur” shkopi I policit. Sa here turizmi grek, ka ndjerre rrezikun e humbjeve nga turizmi I emigranteve ne Shqiperi, jane vene ne levizje te gjithe istrumentet per te penguar “eksodin” e “vakancave” ne bregdetin e vendit tone.

LOBET GREKE DHE EMIGRANTI.

Ne Greqi “lobet” e bujqesise, turizmit a ndertimit jane teper te fuqishme. Ndikimi I tyre eshte I madh ne parlament, ne qeverine, bile deri ne Bruksel. Skenari eshte I njohur. Ekonomia ka nevoje per fuqi punetore. Greqia radhitet sot nder vendet e para me te plakura ne kontinet. Ka dy rruge per te siguruar fuqi puntore. Klandestine, domethene te lire. Legale, domethene te shtrenjte.Pse rritet kostua e emigrantit kur eshte legal? Greqia ben pjese ne Bashkimin Evropian. Po u legalizuan eigrantet, nuk mund te shmanget ligji. Kjo do te thote se duhet te rriten pagat ne kufijte e rrogave te punetoreve greke. Ne vazhdim nisin derivatet. Afendikoje duhet te paguaj: Per siguracione. Per leje te zakonshme. Per leje lindje. Per aksidente ne pune. Plotesimi I ketyre te drejtave kerkon miliona euro nga punedhenesit.

Ne keto rrethana “syte” drejtohen nga puna e zeze, symbol I emigracionit klandestin. Punetoret qe bejne pune te zeze ne Greqi, nuk mund te gjenden me lehte se sa ne Shqiperi per dy arsye. Se pari, “ngacmimet” e qeverise moter shqiptare per legalizimin e emigraneve jane pa zarar. Se dyti, eshte me lehte qe klandestinet te “peshkohen” ne nje vend kufitar se sa te “shkarkohen” nga vaporret neper portet e Greqise, qe jane nen kontrollin e rrepte edhe te evropianeve.

“EMIGRIMI” I VALUTES.

Mes ketyre radheve ka vend per nje dyshim. Eshte I njohur fakti se vitin e fundit qeveria greke ka bere legalizimin e nje pjese te emigranteve. Ndoshta avash avash, mund te vije nje dite qe te gjithe emigrantet do te jene te legalizuar. Nje arsyetim I tille eshte I drejte. Qeveria greke, fale edhe presionit qe vjen nga Brukseli, nuk mund te “notoje” per jete mes emigranteve klandesitine, qe ve puneve te zeza qe bejne, “mbartin” me vete edhe bime narkotike, prostitucion, kontrabande dhe kriminalitet. Ne kete pikpamje kostua e tyre eshte e larte.

Pikerisht ketu nis te thuret nje skenar ekonomik qe ben presion mbi politiken per te ruajtur “statukone” ne pikat doganore dhe ne dhenien e vizave. Cfare ndodhi keto dy vitet e fundit? Emigrantet qe jane legalizuar, lane Greqine dhe moren rrugen drejt Shqiperise gjate sezonit te veres. Duke bere nje “riplay” me radhet e gjata te veturave ne Kapshtice dhe Kakavije, kujtoni dy stinet ’91dimer+pranvere kur mijra shqiptare, si ne eksodet biblike u dynden drejt Greqise. Te xhveshur, te reckosur, te lodhur, ta uritur, te katosur “pushtuan” qytetet dhe fshatrat helene. Sot kemi tjeter tablo. Nje pjese e emigranteve shqiptare kane pesuar metamorfoze. Nga emigrante te varfer jane kthyer ne turiste me leverdi per ekonomine dhe turizmin. Shumica e qytetareve shqiptare nuk qarkullojne me kembe. Nuk levizin me autobuze. Ne sherbim te tyre jane makinat private, bile te markave te njohura. Nje pjese e mire e emigranteve “shtegetare” duke qene te pajisur me dokumenta dhe te sigurte se nuk do te kene pengesa per tu rikthyer ne vendet e tyre te punes, nuk kane ardhur ne Shqiperi vetem per tu shmallur me te afermit a per te “puthur” balten e vatanit. Ne radhe te pare ata vine ne Shqiperi per turizem.

Po permendem fjalen turist, bizesmenet greke, te rrahur me vaj e uthul nga “industria” turistike, me norme te larte fitimi, u vjen “festia” verdall. Menaxheret e dine se u shkasin nga duart miliona euro. Le te bejme pak arithmetike. Sipas kompjuterit ne doganat greke, beharin e kaluar ne Shqiperi kane ardhur rreth 130 mije emigrante. Po te shtojme ketu edhe shqiptaret qe kane udhetuar me traget dhe aeroplan, numeri rritet. Nga gjithe kjo mori emigrantesh, sipas mendimit tim te pakten 100 mije kane kaluar disa dite si turiste. Po te kemi parasysh mimet e kripura ne Sarande, Vlore, Himare, Durres a Vlore, mesatarisht do turist ka harxhuar te pakten 1000 euro. (Dikush mund te thoe se shifra eshte e larte. Per te bindur skeptiket se shifra eshte e sakte po permend edhe disa fakte Nje pjese e mire e emigranteve kane qarkulluar me makina, domethane kane harxhuar euro per karburant. Ne “torbe” duhen future edhe shpenzimet per cigare, mallra industriale etj.) Te gjitha se bashku bejne rreth 100 milione euro.

Ne qofte se “portat” e doganes mbahen te mbyllura sepse nuk “punon vegla e kompjuterit” a se jane doganieret ne greve, atehere emigranti, keto para do ti harxhonte ne plazhet e Greqise. Dikush mund te thote qe kaqe euro per Greqine turistike nuk “ngrejne kandar”. Une nuk jam dakort. Plani grek per rindertimin e Ballkanit nga viti 20022007 ka ne “themel” vetem 500 milione euro. Nga keto para, per Shqiperine jane parashikuar rreth 49 milione! Dy here me pak se te ardhurat nga emigrantet turiste vitin e kaluar! Kete vit llogarite jane bere per me shume “emigranteturiste”. Duke ndjere “evazionin” e valutes, ne plan te pare del politika: Nje “mal” me pengesa burokratike per levizjen e lire te emigranteve shqiptare!


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-7-2003 nė 08:00 Edit Post Reply With Quote
SHPERTHEJNE PROTESTAT E EMIGRANTEVE NE GREQI

NGA AGIM JAZAJ

Athine

Prefekti i Athines, Z. Janis Sguros thot: “Nderkaq, problemi me i rendesishem , i cili me berite humbas edhe gjumin neteve, ishin radhet e gjata perpara qendrave te sherbimit te Prefekturave. Ishte nje SHOK i vertete”. Citonte gazeta “CITI PRES”

Emigrante shqiptare, madje gjithe komuniteti i te huajve rezident ne Greqine fqinje eshte i mbuluar nga deshperimi dhe i shoqeruar nga diskriminimi, e pasiguria sidomos kete vere prej burokracise shteterore. Ata gjenden te privuar, kane humbur edhe te drejten per te shkuar ne vendin e tyre, prane familjeve, dikush prane femijeve, per t’u shmallur me njerezit. Pushimet e veres nuk mund t’i kalojne ne atdhe, por ne emigracion. Kjo nje llogari e holle. Rreth ketij diskriminimi jane artikuluar keto dite perfaqesite e emigranteve, sindikatat dhe shoqatat, ne nje kor, ndoshta per te ngacmuar ndjeshmerine e politikes vendase. Nje dergate perfaqsuesish te emigranteve, ka mundur te kontaktohet dhe me sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Pushteti Lokal, pa mundur te zhbllokoje situaten. Madje kane shpallur qendrimin e tyre se do te tubohen masivisht duke trokitur edhe ne portat e kancelarive Europiane dhe atyre nderkombetare.

Por si e cileson administrata vendase kete kalvar per te huajt ?

Prefekti i Athines, Janis Sguros deklaron: “Qellimi yne eshte qe te ndryshojme sa me shpejt situaten, e cila nuk nderon aspak qytetaret dhe as punonjesit e Prefektures.” Duke vijuar: “ Nderkaq, problemi me i rendesishem, i cili me beri te HUMBAS EDHE GJUMIN e neteve, ishin radhet e gjata perpara qendrave te sherbimit te Prefektures. Ishte nje SHOK i vertete”...

Tabloja ne Greqine fqinje, jane te huajt, pasqyra reale, “kampionet per te futur epruveten”, duke percaktuar parametrat e zhvillimit te demokracise dhe te drejtave te Njeriut.

EMIGRANTET LEGALe, APO ILEGALe

Emigrantet shqiptare ne Greqine fqinje te lene ne meshiren e fatit.

Ata gjenden ç’do dite te ligjshem dhe ç’do çast te paligjshem. Me “lejet” poseduese (kuponat) edhe pas shtyrjes se trete, nuk u mundesua asnjeri te paisesh, pas tri shtyrjeve me dokumentin e “arte Lejen me pikatore 6 mujore”. Arsyetimi; Te gjithe te huajt nuk mund t’i dorezonin ne afat dokumentat per te fituar te drejten e qendrimi dhe te levizjes per ne vendin e tyre. Eshte sa i papranueshem , aq dhe shokues per emigrantet. Per keto arsye alogjike, emigrantet shqiptare qe zene 65 perqind te emigracionit, kane humbur te drejten e kalimit te pushimeve verore ne vendet e tyre. Shume prej tyre kane mbushur afatin prej 10 vjetesh qendrim ne Greqi. Sipas ligjit vendor duhet te paiseshin me pasaporta vendase., pa bere asnje perzgjedhje, qofte dhe per te fituar te drejten e dy nenshtetesise te perfolur kohet e fundit nga te dyja anet.Kjo e drejte eshte e ligjeruar, per te huajt, por e pa aplikuar, per te huajt. Askush nuk ka gezuar te drejten e perfitimit te pasaportes. Por te ligjshem siç e percakton ligji, eshte shume e veshtire te percaktohet çdokush. Sepse emigrantet ketu edhe pse kane poseduar dokumenta ata evidencohen si te paligjshem. I gjithe procesi i legalizimit vlersohet se fundi ilegal. Emigrantet kujtojne kalvarin me lejet e shtyra te vitit te kaluar, ku u stopuan ne pikat e (mos) kalimit, ku u ngriten edhe çadrat, e fushimit, kaluan dite te veshtira, u shenuan dhe humbje jete njerezore. Ata jane me shtet dhe pa shtet. Presin perpara televizioneve me vale satelitore, se mos shteti i tyre, qofte edhe formalisht angazhohet per kete pjese te kombit.

PERBUZJA SHTETERORE NDAJ EMIGRANTEVE

Gazeta ILIRIA, organ i emigranteve shqiptare publikon deklaraten e kyqeveritarit, Nano ne kongresin e Pasok:.. “Per emigrantet shqiptar, nuk ka kthim prapa, pasi po punohet me kujdes nje program i veçante midis dy vendeve”. Ndersa perkunder ketij deklarimi po kryministri Nano, shpall “programin” duke “i kerkuar Europes ndihme ekonomike per emigrantet, qe do te kthehen nga Greqia”! Jo pak,”por rreth 500 mije shqiptare flitet per t’u kthyer ne atdhe”, pasi te kalojne dhe pushimet e veres ne kurbet! Nga fushata e legalizimit publikohet shifra e para 10 diteve te mbylljes se: 10 perqind kane mundur te perfitojne leje qendrimi, 30 perqind kane arritur te rifusin dokumentat ne pritje per te marre karten e “arte” 6 mujore. Ndersa 60 perqind nuk munden te ridorezojne kerkesat. Bilanci flet: Rreth 500 000 mije emigrante shqiptare jane mashtruar prej deklaratave te kryeministrit Nano. Prej marreveshjes thote emigranti Arben Hishkaj do te jene peng vetem emigrantet.

STOP DISKRIMINIMIT

Perfaqesuesit e emigranteve ne sindikata dhe shoqata, duket se kane “garuar” edhe ne kete ndermarrje, jo per te perfituar privilegjin e iniciatorit, por per te perfituar privilegjin e promotorit. Ata kane shpalosur, thirrjet e “veçanta” qe jane te njejta. I bashkon qellimi, komuniteti i emigranteve shqiptare, te diskriminuar dhe te sorollatur kaq gjate. Lefter Marta dhe Diamand Kodra, kane shpalosur, perkrah simotrave thirrjen per t’i thene “STOP” diskriminimit dhe sorrollatjeve te emigranteve, per paisjen e te gjithjeve me Leje qendrimi dhe Leje pune, e jo si deri me tani me afat 6 mujor dhe pa i marre ato kurresesi, ku nuk i aplikon asnje vend i Bashkimit Europan. Perderisa Qeveria greke nuk eshte e gateshme per t’i paisur emigrantet me dokumenta perkatese, do te protestojme dhe te kerkojme; Te drejten e shkuarjes ne Vendin Tone dhe rikthim ketu pa asnje pengese. Ftohen ne kete mitingproteste paqesore gjithe emigrantet shqiptare me dhe pa leje, gjithe emigrantet e huaj, per te kontribuar ne masivizimin dhe shkallezimin e protestes ne rruge paqesore per te perfituar ne kete rast minimalisht te drejten qe ka nje emigrant rezident ne vendin e komunitetit Europian. Emigrantet ne kete rast kerkojne te zbatohet ligji i shtetir grek me nr 2910, sepse shteti nuk po zbaton as ligjin e vet shprehen perfaqesuesit e protestes ne formulimin e kerkesave te publikuara. Perfaqesuesit e protestes kane marre konfirmim edhe nga komunitetet e tjera te emigranteve, nga kontinentet e Europes, Azise, Afrikes dhe Amerikes per te qene bashke ne protesten ndaj ketij diskriminimi. Vend te veçante ne kete tubim do te kene personalitetet publike, me ne ze t- emigracionit, shprehet nje perfaqesues i Shoqates “Vllazerimi”. Kerkesat zyrtare drejtuar dite me pare krereve me te larte te shtetit, dhe takimet me perfaqesues te organeve perkatese, kane detyruar perfaqesuesit e emigranteve per te ushtruar te drejten e tyre, ligjore duke protestuar publikisht dhe duke ju drejtuar Kancelarive Europiane dhe atyre Boterore perfundojne thirrjet e organizatoreve. “Te Bashkohemi per te fituar”, citohet ne krye te thirrjeve te shumta drejtuar emigranteve, dhe gjithe te huajve, ne gjuhen vendase.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-7-2003 nė 05:22 Edit Post Reply With Quote
GREQIA ZYRTARE, LOJA E TURPSHME ME EMIGRATET SHQIPTARE TE PAS VITEVE _90

Nga Theodhor Theodhorou

Universiteti "Humbolde" i Berlinit

Avokat ne Gjykaten e Apelit

Ish kryetar i Bashkise te Kimit

Si qytetar grek dhe sidomos grek, qe kam njohuri dhe respekt per historine, luftrat (kombetare, shoqerore, politike) te popullit qe rron e krijon ne shtetin e sotem grek, si njeri se pari dhe se dyti si avokat dhe shkrimtar qe ka vetedije per dinjitet te te gjitheve pa perjashtim, si dhe te vleres e nevojes per respektin, per te drejtat e njeriut dhe drejtesine nuk mudem vecse te ndjej intensivisht nevojen qe te ngre zerin per sjelljen qe rezervojne qeveria dhe pushtetaret greke e ne pergjithesi administrata, karshi emigranteve, sjellje, e cila ofendon thellesisht humanizmin, traditat tona dhe sedren tone ndaj tyre.

Greqia zyrtare dhe fillesat e emigrimit

Qeverite greke te meparshme te prejardhura nga diktatura lejuan haptazi te vijne ne vendin tone emigrante ekonomike-sherbetore pakistaneze,filipineze-ze qe nga 1990 e me vone si dhe me inkurajime te ministrit te jashtem te atehershem Antoni Samara qe te hapen kufijte, erdhen ne vendin tone shume qytetare shqiptare, por dhe te kombesive te tjera. Qeverite greke deri ne fund te 1997 mbanin si peng te gjithe emigrantet ekonomike, jo nga naiviteti sigurisht, por me nje qellim te caktuar, krahe pune i lire ne interes te pronareve te medhenj, te mesem e te vegjel, por qe ne cdo moment keta emigrante mund te beheshin dhe sic shume here nje objekt debimi me dhune, vecanerisht shqiptare. Keto ndodhnin si pasoje e divergjencave ndermjet qeverive te vendeve nga ku vinin keta emigratne me qeverine greke. Kush nuk mban mend operacionet e herepashershme te dhunes ndaj shqiptareve, qe ofendon brutalisht humanizmin e qyteterimin grek? Apo kush nuk njeh kercenime nga punedhenesit e ulet e te pacipe (sigurisht te gjithe) per denoncimet e emigranteve te atehershem te paligjshem ne polici, per pranine e tyre ketu, kur keta te fundit plotesonin marreveshjen per diten e punes dhe vleren e saj? Valle, nuk arriten kur ne veshet e kompetenteve persa degjoheshin e shkrruheshin madje ne gazetat shqiptare?! Po jo korrupsionin e paskrupullt per marrjen e vizave ne konsullatat greke qe nuk mund vecse te mbuloje me turp greket?

Administrata luan me dinjitetin e emigrantit

I njejte eshte edhe qendrimi i sotem i administrates publike karshi emigranteve ekonomik te cilet ligjerisht jetojne e punojne ne Greqi, tatohen e sigurohen ne sigurimet shoqerore duke kontribuar keshtu me ritmet e zhvillimit ekonomise dhe prodhimit te vendit. Megjithese te gjitha keto i kane njohur administrata publike e sigurimeve si dhe ministrat e qeverise se saj greke, pergjegjesiae kesaj te fundit per shkeljen e te drejtave te njeriut, perdhosjen e dinjitetit te tyre dhe degradimin e tyre si njerez dhe madje si njerez qe paguajne siguracione e tatime si emigrante ndaj shtetit, eshte shume e madhe. Edhe vete shoqata e avokateve greke, ka shprehur kundershtimin e saj te ligjshem sepse shteti grek shkel te drejtat vetiake te emigranteve dhe kerkon nga qeveria greke se pari- te zgjase afatin e legalizimit, se dyti - te thjeshtezoje procedurat pasi ato ekzistuese jane shume te nderlikuara dhe se treti-te siguroje punonjesit me bazen materiale ne menyre qe procedura e legalizimit te ece ne menyre graduale e te perfundoje me sukses (gje e cila nuk ndodh).

Historia e nje ligji abuziv

Shkurtimisht dua te parashtroj si me poshte: Kur ne nentor 1997 doli ligji i pare i legalizimit per punesimin e qendrimin e ligjshem ne Greqi te emigranteve ekonomik, qe te merrnin te ashtuquajturen e kartes jeshile qe presupozon leje qendrimi e pune, krryesisht ne te gjithe proceduren qe kerkohej per kete.

Se pari, verejtja per kete: Disa nga keto dokumenta qe kerkoheshin per kete qellim ishin te veshtira per te siguruar dhe shpesh ishin te teperta.

Se dyti: Aparati i shtetit grek nuk ishte i pergatitur qe te kryej kete procedure. Perfundimi ishte qe krijoheshin probleme te mosfunksionimit te ketij aparati, kundershti ndermjet aparateve. Keshtu emigrantet ekonomike mbeten e u sorollaten tej mase me nje procedure te tille terkuze kur mund te ishte me e thjeshte. Radhet e gjata qe nga mesdita e deri dhe nga darka ne disa qytete te medha ishin te tmerrshme e cfilitese.

Ligji edhe sot i papermiresuar

Por c'ndodh sot, jo vetem qe nuk u mor asnje mase permiresimi por gjerat duket se jane nderlikuar. Ajo karte qe moren atehere emigrantet ishte e perkohshme ose me afat te shkurter, sot nuk njihet fare e procedura fillon nga e para duke fshire gjithe punen qe u be per sigurimin e tyre. Eshte se pari interesante sepse atehere ministri i brendshem i qeverise se PS dhe sot ministri i puneve publike Vaso Papandreu, ne vend qe te bente me te thjeshte proceduren e legalizimit, e nderlikoi ate sikur te kishte per qellim qe emigrantet te mos mund te legalizoheshin dhe te mbeshteteshin ne duart e shtetit apo te punedhenesve. Tani, sherbimet publike per dhenien e lejeve nga nje qe ishte u bene dy: Ne bashki per marrjen e lejes se qendrimit dhe e dyta ne prefekture per marrjen e lejes se punes. Dhe ne vend qe cdo emigrant te shkoje ne bashki qe te marre lejen e qendrimit, ajo nuk i jepet pasi nuk ka dhene akoma lejen e punes prefektura. Keshtu gjerat behen te nderlikuara e kontradiktore. Bashkite nuk japin asnje lloj leje vetem se transporton kerkesat, pra letrave per nje prefekture te cilat perseri nuk japin asnje lloj leje nqs emigranti nuk verteton se qendrimi ligjerisht, punen e eshte i siguruar. Keshtu, me keto sherbime (ne vend te njeres qe ishte ne fillim) qe ngjajne me dy duart qe nuk njohin se c'ben nje e c'ben tjetra, gjerat ngaterrohen e behen lemsh a terrkuze aq me teper qe lejet e qendrimit e te punes jane vetem per nje vit. Cdo vit pra emigrantet, le te kene edhe shume vjet ne Greqi, qe punojne, jane te siguruar e paguajne taksen e emigrantit, duhet te fillojne nga e para proceduren e legalizmit.

Emigrantet, me ligjin e vitit 2001, vec tatimeve qe paguajne nqs plotesojne te ardhurat nje sasi te ardhurash si edhe greket, paguajne edhe nje tatim shtese, si emigrante ekonomik, gje e cila nga vendet e bashkimit evropian ndodh vetem ne Greqi. Kjo takse ngjan me taksen e skllavit qe sulltanet otoman vuren mbi popujt qe kishin pushtuar nje takse "per koke" sic quhej. Tatimi 150 Euro per cdo vit per riperteritjen e lejes se qendrimit qe e ka vene ngga viti 2001 e ketej, s'mund vecse te jete nje turp per te vemtin shtet te bashkise evropiane. Por, megjithekete, ne vend qe t'iu sherbeje emigranteve, gje e cila te pakten duhej te ndodhte, perkundrazi i lodh ata ne menyre te paimagjinueshme. Lejet e punes e te qendrimit mberrijne ne duart e emigranteve shpesh here kur ato mund te kene dhe 1-2 muaj afat ose fare, megjithese dokumentat jane dorezuar ne kohe ne bashki e prefekture.

Greqia mosmirenjohese ndaj emigranteve

Sivjet, sidomos, lodhja e mundimi i emigranteve ishin shume me te medha pasi edhe deri me 30 qershor qe ishte dhene shfyrrja nuk kishin dale lejet e punes e me pas te qendrimit ose per me te vjetrat qe kishin pasur karta dhe qe kishin dorezuar ne kohe dokumentacionin e duhur, qe nga janari e shkurti. Keshtu, 2 dite para se te mbaronte ky afat u hap lajmi goje me goje nga emigrantet, pasi autoritetet nuk u be asnje lajmerim, qe te vrapoje te shtypeshin ne radhe ne prefekture per te marre nje vvertetim qe ke depozituar kerkesen per pune e ta dorezoje kete ne bashki, perndryshe pushoje te ishte i ligjshem. Pra, ngarko rrecka e ik andej nga ke ardhur. Behet e qarte se shteti grek do me cdo kusht qe eshte e mundur qe te mbaje emigrantet ne nje gjendje te pasigurte agonie e peng. Keshtu, emigrantet, nuk mund te ushtrojne te drejtat e tyre vetjake ekonomike e shoqerore ne nje kohe qe edhe kur jane te ligjshem, jane vetem per nje vitt pikerisht se kane vvite ne Greqi, femijet e tyre ndjekin rregullisht shkollat e arsimimit grek, me punen e tyre teper te rende qe vendasit nuk preferojne, kane dhene kontributin e tyre te cmuar ne rritjen e prodhimit e te ekonomise greke ne pergjithesi.

Ky vleresim i emigranteve nga shteti grek eshte padyshim nje turp i madh per kete shtet, eshte gjithashtu rracist e fashist, gje e cila ofendon popullin grek, humanizmin e civilizimin e tij. Sigurisht do te mundej cdo njeri te vertente qe kur shteti grek nuk respekton qytetaret e tij gje te cilen vete qytetaret greke e dine shume me mire pasi e provojne ne lekuren e tyre e jetojne cdo dite si eshte e mundur pra, qe ky shtet te mos shkele te drejtat vetiake, ekonomike e shoqerore te emigranteve, te mos tregoje edhe tek ata fytyren e tij!?

Pra, duke shprehur kundershtimin tim te hapur e te forte, e bashke me timin edhe te mijera qytetareve te tjere greke, per keto shkelje te renda e per kete sjellje te shtetit grek ndaj emigranteve, shpreh gjithashtu edhe kundershtimin tim per sa ben e nuk ben ky shtet per qytetaret grek, sepse kur te pushoje se qeni fashist e racist ndaj te huajve, do te mundemi te shpresojme qe nuk do te jete me kaq i ulet me sjelljen e tij sa c'eshte sot edhe ndaj qytetareve te tij.

Theodhor Theodhorou

Universiteti "Humbolde" i Berlinit

Avokat neGjykaten e Apelit

Ish-kryetar i Bashkise te Kimit

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-9-2003 nė 08:43 Edit Post Reply With Quote
PETICION - Presidentit te Republikes, z. Alfred Moisiu
Kryetarit te Keshillit te Ministrave, z. Fatos Nano

Kryetarit te Parlamentit, z. Servet Pellumbi

Partive politike parlamentare

Ne, emigrantet shqiptare ne Greqi protestojme pasi rrezikojme legalizimin ketu. Shteti shqiptar po behet vete pengese ne kete drejtim. Pranadaj kerkojme:

1. Certifikata qe dalin nga zyrat e Gjendjes Civile te mos vulosen nga prefekturat, sepse veshtiresojne dhe pengojne plotesimin e dokumentave ne kohen e caktuar nga bashkite e shtetit grek per legalizimin tone.

2. Duke mos qene te informuar emigrantet per kete proces, pergjegjesia bie mbi shtetin shqiptar dhe Ambasaden shqiptare ketu. Ndaj kerkojme te vazhdoje si deri me tani legalizimi i certifikatave nga ambasada ketu.

3. Para Ambasades ne Athine ka radhe te gjata emigrantesh. Edhe me shtimin e personelit dhe zhvendosjen e Ambasades ne nje ambjent luksoz, sherbimi kunsulor le per te deshiruar. Radhet e gjata krijohen vet me qellim fitimi, me sekseret te cilet bashkepunojne, duke legalizuar nje certifikate me 150 euro, pesefishin.

4. Ambasadori shqiptar, z. Zeneli, ka pergjegjesi, pasi interesohet vetem per familjarizimin e Ambasades dhe jo per keto dukuri qe i ve re cdo dite.

5. Kerkojme largimin e konsullit, z. Andi Mahila, pasi gjate gjithe kohes, me sjelljet e tij te pahijshme ka provokuar, penguar e sorrollatur emigrantet, duke mos kryer detyren e tij funksionale, per te cilen paguhet. Per keto sjellje ndaj emigranteve eshte kritikuar edhe nga shtypi i emigracionit, si "Iliria" dhe "Rilindja XXI".

6. Kerkojme te ulen tarifat konsullore ne Ambasaden shqiptare per legalizimin e dokumentave, pasi ato jane shume te larta. Nje certifikate e legalizuar ne Ambasaden shqiptare kushton 30 euro, ndersa ne organet greke kushtojne 0.30 cent.

7. Kerkojme qe certifikatat te kene afat NJE vjecar dhe jo tremujor.

Ju lutemi! Merrni parasysh kete peticion dhe mos na detyroni te fillojme protestat dhe te informojme institucionet nderkombetare.

Shqiperine nuk duhet te na e largoje nje grup i vogel njerezish.

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 17-9-2003 nė 11:02 Edit Post Reply With Quote
Sot dëgjova në TV.

Desh e mbytën një Shqiptar grekët sikur të ishte kafshë dhe jo njeri porsi ata.

O kush na mallkoi kaq keq.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2003 nė 12:18 Edit Post Reply With Quote
Krijohet Lidhja e Shoqatave të Shtetasve Shqiptarë në Greqi

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Athinë, Bashkim Zeneli, priti në selinë e ambasadës, përfaqësuesit e shoqatave të emigrantëve, me rastin e krijimit të Lidhjes së Shoqatave të Shtetasve Shqiptarë në Greqi.Ai vlerësoi krijimin e Lidhjes dhe u shpreh për integrimin sa më mirë të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke, duke vënë në dukje kontributin dhe rolin e tyre në ekonominë vendase dhe në fusha të ndryshme të jetës në Greqi.Lidhja e Shoqatave të Shtetasve Shqiptarë u krijua nga përfaqësuesit e 15 shoqatave të ndryshme të emigrantëve shqiptarë që veprojnë në Greqi. Kryetar i saj u zgjodh z.Rudi Mezini, nënkryetarë u zgjodhën znj.Mimoza Dako dhe z.Eduard Tafaj.Lidhja po harton statusin e saj, ku pasqyrohen të drejtat dhe detyrat e anëtarëve. Ajo ka për qëllim të bashkërendojë veprimtarinë e nismat e ndryshme të shoqatave, të rekomandojë rrugët më të efektshme për zgjidhjen e problemeve që kanë dhe shqetësojnë emigrantët shqiptarë në Greqi.Ajo, gjithashtu, do të punojë për realizimin më të mirë dhe më të shpejtë të nismave që shoqatat, apo ajo, mund të ndërmarrin për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të emigracionit shqiptar në Greqi, si në marrëdhëniet me shtetin grek dhe atë shqiptar.Lidhja e Shoqatave të Shtetasve Shqiptarë në Greqi, do të synojë gjithashtu, të rrisë e të forcojë traditat patriotike, të nxisë dhe mbajë gjallë traditat dhe vlerat kulturore dhe arsimore të vendit të vet.

55

Nje lajm i mire.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 4-12-2003 nė 12:51 Edit Post Reply With Quote
Jakob Philip Fallmerayer - “Elementi Shqiptar nė Greqi”

Një vepër që është konsideruar si e para “histori tërësore” e shqiptarëve. Ashtu si Tunmani dhe Hani, edhe Falmerajeri e mbrojti autoktoninë e shqiptarëve dhe, me një vrull që do ta kishte merituar një objekt edhe më dinjitoz. Pjesë e parathënies shkruar nga albanologu Peter Bartl, e botimit që në shqip vjen pas 140 vjetësh




Peter Bartl*

Falmerajeri lindi më 10 dhjetor 1790 në Vajler Pairdorf, komuna e Çëçit në Briksen, në Tirolin Jugor të sotëm, ku u rrit në kushte të mjerueshme. Më 1809-1811 studioi teologji dhe filozofi në Salcburgun që dikur i përkiste Bavarisë, por shumë shpejt tregoi më tepër interes për historinë dhe gjuhët semitike. Pasi kishte hequr dorë nga dëshira për t’u bërë prift, më 1812 Falmerajeri shkoi në Landshut për të studiuar jurisprudencë. Vendos të bëjë karrierë ushtarake, prandaj hyn në ushtrinë bavareze si nëntoger. Mori pjesë në fushatën e Francës ku edhe u shqua. Më 1818 u shkëput nga ushtria, ndërsa më 1821 dha mësim në gjimnazin e Landshutit, ku u bë përfundimisht “mendimtar i lirë liberal”.
I nxitur nga çmimi i Shoqërisë Mbretërore Daneze për Shkencat në Kopenhagë, më 1822 filloi të merrej me historinë e Perandorisë së Trapezundës, e cila në atë kohë ende nuk ishte hulumtuar plotësisht. Më 1827, në Mynih doli nga shtypi “Historia e Perandorisë së Trapezundës” (Geschichte des Kaiserthums von Trapezunt). Kjo vepër edhe sot e kësaj dite vlen si bazë për historinë e mbretërisë së Komnenëve të famshëm. Me historinë e Trapezundës u përcaktua edhe drejtimi themelor i përpjekjeve shkencore të Falmerajerit në vitet e mëvonshme.
Në parathënien e veprës “Historia e Perandorisë së Trapezundës” ai kishte shkruar se “kombi i famshëm i helenëve është zhdukur nga radhët e popujve dhe është zhytur në errësirën e një nate katërshekullore”. Kjo tezë u zhvillua më tej në veprën tjetër të Falmerajerit “Historia e gadishullit të Moresë gjatë Mesjetës”, vëllimi i parë i së cilës doli në Shtutgart më 1830. Sërisht në parathënie gjejmë informacion për idetë e autorit. Ajo fillon me tezën provokuese: “Fisi i helenëve është asgjësuar në Europë. Bukuria e trupave, fluturimi diellor i shpirtit, harmonia dhe thjeshtësia e zakoneve, arti, pista e vrapit, qyteti, fshati, madhështia e kolonave dhe tempujt, madje edhe emri i tyre thuajse është zhdukur fare nga sipërfaqja e kontinentit grek”.
Grekët e sotëm janë një popullsi e përzier sllavësh, “sepse në dejet e popullit të krishterë të Greqisë së sotme nuk rrjedh asnjë pikë e vetme gjaku të pastër helen”. Tani atje “jeton një fis i ri i vëllazëruar me fisin e madh të sllavëve”. Si element i dytë i popullsisë së atjeshme janë për t’u përmendur shqiptarët: “Dhe një revolucion i dytë, ndoshta jo më pak i rëndësishëm, i sendërtuar nëpërmjet dyndjes së shqiptarëve në Greqi e plotësoi skenën e asgjësimit. Sllavët skithikë, arnautët ilirë, fëmijët e vendeve veriore, të një gjaku me serbët e bullgarët, dalmatët e moskovitët (rusët) janë ata që ne sot i quajmë helenë”.
Kundër teorisë së Falmerajerit për grekët shpërthyen menjëherë protesta e kundërshtime. Por, prapëseprapë, ajo teori ua hoqi filohelenëve objektin e admirimit të tyre. Për njerëz si mbreti i Bajernit, Ludvig I, vetëkuptohej që grekët rebelë ishin pasardhësit e drejtpërdrejtë të helenëve antikë. Megjithatë, më 1830 Falmerajeri u pranua në Akademinë Mbretërore Bavareze të Shkencave si anëtar korrespondent. Gjatë viteve 1831-1834 shoqëroi gjeneralin rus, kontin Aleksandër Ivanoviç Osterman – Tolstoj në një udhëtim të gjatë drejt Orientit: në Aleksandri, Kajro, Siri, Jeruzalem, Kostandinopojë, Peloponez e Atikë. Gjatë qëndrimit në Greqi ai ndeshi vërtetësinë e tezave të tij, sidomos të atyre për karakterin shqiptar të popullsisë së Atikës dhe të Beotisë. Në një letër të 11 shkurtit 1834, ai thotë se “e tërë Atika është e populluar nga njerëz shqipfolës dhe në kryeqytet gjejmë njerëz që e dinë greqishten vetëm se u nevojitet. Në Beoti, përjashtuar tre lokalitete, vihet re e njëjta gjendje”.
Më 1835, botoi në Shtutgart një tjetër studim, me anë të të cilit synonte të përforconte teorinë e tij për grekët. Ai titullohej: “Ç’ndikim pati për fatin e qytetit të Athinës dhe të krahinës së Atikës pushtimi i Greqisë nga sllavët?”. Studiuesi konstaton se popullsia e famshme e athinasve të lashtë, ashtu si grekët klasikë të Peloponezit, është shkatërruar nga dyndjet e fiseve barbare. Në rastin e Athinës pasardhës të grekëve paskëshin qenë sidomos shqiptarët. Shqipja atje paska qenë gjuhë zotëruese. Më 1836, në Shtutgart doli vëllimi i dytë i “Historisë së gadishullit të Moresë gjatë Mesjetës” ku Falmerajeri sjell informacion edhe për shqiptarizimin e Greqisë. Sipas tij, dy të tretat e Moresë kanë qenë të populluara nga shqiptarë; Atikën ai e quan “Shqipëria e Re”. Ky vend nuk ka asnjë lidhje të afërt me helenizmin ashtu si nuk kishin as Skocia apo distriktet afgane Kandahar dhe Kabuli.
Sidomos pasi u bë korrespondent i gazetës së rëndësishme “Algemajne Cajtung” (Allgemeine Zeitung), më 1839, Falmerajeri nuk u mor më me temat politike. Ai shkroi mbi 200 artikuj që merreshin kryesisht me Greqinë, Turqinë dhe Rusinë dhe e shoqëronin me komente zhvillimin e çështjes orientale. Më 1840 Falmerajeri u nis për të dytën herë drejt Lindjes.
Në tetor 1840 ai shkoi në Kostandinopojë ku kaloi një vit të tërë, të cilin e shfrytëzoi për të përvetësuar më mirë turqishten dhe për të shkruar reportazhe udhëtimesh për “Algemajne Cajtungun” e Augsburgut. Më vonë këto do të krijonin bazën për veprën e tij më të famshme “Fragmente nga Lindja” (Fragmente aus dem Orient). Pas qëndrimit në Athos, Maqedoni e Thesali, u nis për në Athinë, ku mësoi se tezat e tij për grekët i kishin rënë në vesh një publiku të gjerë. Ardhja e tij atje shkaktoi një fushatë shtypi dhe sulme të pandërprera verbale kundër tij.
Në botimin origjinal të “Fragmenteve”, jo në atë që kam përdorur, gjendet edhe një paragraf, i cili merret edhe një herë me elementin sllav në Greqi. Ky paragraf është me interes, sepse Falmerajeri vë disi në dyshim teorinë e tij për grekët: “Ndoshta do të kishte qenë diçka më e zgjuar nëse që në fillim e vërteta e pakëndshme të ishte thënë më me kujdes dhe ajo të përdorej vetëm pjesërisht dhe në një formë më të kursyer për opinionin publik dhe për interesat e së tashmes”. Pra, çështja greke ndahet në dy pjesë, në pjesën shqiptare dhe në atë sllave. Te pjesa e parë nuk ka asnjë problem, sepse çdonjëri bindet që kudo në Greqi ende flitet shqip. Ndërsa te pjesa sllave është disi më e vështirë, sepse vetëm në një zonë të vogël të Greqisë së Vjetër u flitka sllavishtja si gjuhë amtare. Pra, del se elementi sllav është asimiluar gjerësisht nga grekët bizantinë. Për të ngushëlluar përfaqësuesit e helenizimit të ri, Falmerajeri thotë se elementi i pashkolluar shqiptar u zhduk me përhapjen e avancuar të arsimimit dhe shkencës në mbretërinë greke, pra ashtu siç kishte ndodhur më parë me elementin sllav. Duke marrë parasysh një zgjidhje politike të çështjes greke, Falmerajeri propozon se besimi në mundësinë e një rimëkëmbjeje të Heladhës së lashtë i duhet lënë fëmijëve dhe pedagogëve dashamirë të vetëzhgënjyer dhe të hiqet dorë nga plani i rimëkëmbjes së Bizantit.
Më 1 qershor 1849, Falmerajeri shkoi në mërgim në Zvicër. Në Mynih ai u detyrua të dilte në pension si profesor dhe madje u kërkua për tradhti të lartë nëpërmjet një shpalljeje, ku përshkruhej si kriminel. Pas një amnistie në prill të vitit 1850, ai u kthye sërish në kryeqytetin e Bajernit, ku jetoi si një dijetar privat, që mbahej me një pension të thjeshtë.
Pas luftës së Krimesë, vepra e fundit shkencore e Falmerajerit është punimi që kemi përpara i përkthyer në shqip për herë të parë “Elementi shqiptar në Greqi” (Das Albanesische Element in Griechenland), i cili u botua në vitet 1857, 1860 dhe 1861 nga Akademia e Shkencave e Bavarisë. Vetëm pak kohë para vdekjes ai mundi të lexonte korrekturat e pjesës së fundit. Vdiq në të gdhirë të 26 prillit 1861.



Shqiptarët e Falmerajerit

Studimi i fundit i Falmerajerit ndahet në tri pjesë:
Mbi prejardhjen dhe lashtësinë e shqiptarëve.
II-III.
Çfarë mund të dihet me siguri për bëmat dhe fatin e popullit shqiptar që kur u shfaq për herë të parë në histori deri në rënien e tij në zgjedhën e turqve mbas vdekjes së Skëndërbeut. Falmerajeri merret më shumë me etnogjenezën e shqiptarëve dhe historinë e tyre deri në fillimin e periudhës nën sundimin turk. Njëkohësisht, shkrimi është edhe vazhdim i studimeve të tij për çështjen greke, gjatë shqyrtimit të së cilës dolën dy kampe, ai i “idealistëve”, që marrin shkas nga Heladha antike dhe sipas të cilëve grekët, falë “superioritetit të lindur”, së shpejti do të rivendosen në krye të popujve, dhe kampi i “realistëve” (ku ai pa dyshim bënte pjesë), sipas të cilëve duhej të arsyetoje në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të mos bashkoheshe me Heladhën, por me Bizantin. Këtu nuk mjaftonte të pranoje vetëm ekzistencën e një periudhe të sllavëve bizantinë; e nevojshme qenkej edhe një sakrificë e dytë: Duhej pranuar edhe se thuajse gjysma e perandorisë së re greke do të popullohej nga pasardhësit e shqiptarëve të ardhur nga Epiri dhe Iliria.
Ashtu si Tunmani dhe Hani, edhe Falmerajeri e mbrojti autoktoninë e shqiptarëve dhe, me një vrull që do ta kishte merituar një objekt edhe më dinjitoz, iu kundërvu tezave të grekut Nikolaos Georgios Nikokles, i cili në disertacionin e tij “De Albanensium sive Schkipitar Origine et Prosapia” (Mbi autoktoninë e albanëve, d.m.th. shqiptarëve. Prejardhja dhe fisi) (Goettingen 1855) kishte pretenduar se shqiptarët qenkëshin dyndur nga Transkaukazi në Europë vetëm pas shek. VII, pak para magjarëve. Kjo çështje nuk ishte krejt e re, sepse prej kohësh dihej që në lashtësi dhe Mesjetën e hershme, në Kaukazin Lindor ekzistonte një vend, i cili nga grekët dhe romakët quhej Albania. Banorët e tij, albanoi përfaqësonin një konglomerat fisesh të ndryshme, pak a shumë të afërm midis tyre, prej të cilëve çdonjëri fliste një dialekt të veçantë. Mbetjet e këtyre dialekteve duhet të jenë ruajtur në gjuhën e udëve. Duke u nisur nga ky fakt, më 1703 Vinçens Zmajeviç, kryepeshkopi i Tivarit, pranoi një dyndje të shqiptarëve nga Kaukazi. Teza e prejardhjes kaukaziane të shqiptarëve në Ballkan sipas Nikoklesit ruhet ende. I fundmi mund ta ketë përqafuar këtë tezë Francesco Tajani. Falmerajeri e qorton zellin e njëanshëm të Nikoklesit dhe “ndjenjën kombëtare të kuptuar gabim”.
Në pjesët II e III Falmerajeri sjell një vështrim të përgjithshëm të historisë shqiptare që kur populli shqiptar përmendet për herë të parë në burimet historike deri në vdekjen e Skënderbeut. Ai u mbështet kryesisht në kronikat bizantine, në analet e Raguzës dhe në literaturën e pakët të dorës së dytë të botuar deri atëherë. Biografisë së Skënderbeut të Marin Barletit, të cilën e quan një “libër heronjsh”, ai ia mohon vlerën më të madhe të burimeve dhe në këtë drejtim nuk mbetet krejt vetëm, sepse edhe historianë të tjerë e kanë kritikuar Barletin.

Veprat e Falmerajerit dhe veçanërisht “Fragmentet”, edhe sot kanë vlerë historiko-shkencore. Por, për teorinë e tij mbi grekët janë shprehur edhe vetë dy nga biografët dashamirë të Falmerajerit. Historiani Ernst Molden shkruan: “Më në fund, si rezultat i të gjitha hulumtimeve më të reja për tërë kompleksitetin e kësaj çështjeje deri në një shkallë të lartë sigurie mund të shprehet ideja se teoria e Falmerajerit mund të pretendojë për saktësi vetëm në një masë shumë të kufizuar”.

Shqiptarëve u takon të këmbëngulin se Falmerajeri ka qenë autori i dytë gjerman, që u përpoq të bënte një përmbledhje të historisë shqiptare nga fillimi i saj deri te vdekja e Skënderbeut. Ai nuk e ka shkelur vetë kurrë vendbanimin e shqiptarëve, megjithatë çështjen shqiptare e ka konceptuar si një pjesë të asaj greke. Për fat të keq, ai ka të drejtë kur parashikon se elementi shqiptar në Greqi, me kalimin e kohës, do të asimilohej nga elementi grek. Lidhur me këtë para pak kohësh një gjuhëtar gjerman shkruante: “Dialektet shqiptare gjenden në fazën e fundit të ekzistencës së tyre”.


(Botohet e Shkurtuar)
*Prof. Dr. phil. Peter Bartl është albanolog gjerman me një veprimtari të gjërë shkencore e cila përfshin një sërë fushash që kanë të bëjnë më historinë e shqiptarëve gjatë Perandorisë Osmane, me marrëdhëniet shqiptaro-venedikase, me ngulimet arbëreshe në Itali etj. Ai e zhvillon veprimtarinë e tij pranë Universitetit Ludwig-Maximilians në Mynih të Gjermanisë.

*Kjo vepër është përkthyer nga origjinali gjermanisht nga Nestor Nepravishta.
Botues “Saraçi”.



shekulli
04/12/2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 8-1-2004 nė 18:18 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Eni_P
Një vepër që është konsideruar si e para “histori tërësore” e shqiptarëve. Ashtu si Tunmani dhe Hani, edhe Falmerajeri e mbrojti autoktoninë e shqiptarëve dhe, me një vrull që do ta kishte merituar një objekt edhe më dinjitoz. Pjesë e parathënies shkruar nga albanologu Peter Bartl, e botimit që në shqip vjen pas 140 vjetësh




....*Prof. Dr. phil. Peter Bartl është albanolog gjerman me një veprimtari të gjërë shkencore e cila përfshin një sërë fushash që kanë të bëjnë më historinë e shqiptarëve gjatë Perandorisë Osmane, me marrëdhëniet shqiptaro-venedikase, me ngulimet arbëreshe në Itali etj. Ai e zhvillon veprimtarinë e tij pranë Universitetit Ludwig-Maximilians në Mynih të Gjermanisë.

*Kjo vepër është përkthyer nga origjinali gjermanisht nga Nestor Nepravishta.
Botues “Saraçi”.



shekulli
04/12/2003




Peter Bartl eshte eshte sllavist dhe jo albanolog.
Ne librin e tij Albanien; Vom Mittelalter bis zur Gegenwart, 1995, ai jo vetem qe mbeshtet tezat diskriminuese serbe mbi shqiptaret por injoron me dashje fakte historike, linguistike etj. qe deshmojne per autoktonine e Shqiptarve.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 9-1-2004 nė 09:34 Edit Post Reply With Quote
Pershendetje Kastriot

quote:
Peter Bartl eshte eshte sllavist dhe jo albanolog.
Ne librin e tij Albanien; Vom Mittelalter bis zur Gegenwart, 1995, ai jo vetem qe mbeshtet tezat diskriminuese serbe mbi shqiptaret por injoron me dashje fakte historike, linguistike etj. qe deshmojne per autoktonine e Shqiptarve.



P.sh.?





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 9-1-2004 nė 23:24 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Eni_P
quote:
Peter Bartl eshte eshte sllavist dhe jo albanolog.
Ne librin e tij Albanien; Vom Mittelalter bis zur Gegenwart, 1995, ai jo vetem qe mbeshtet tezat diskriminuese serbe mbi shqiptaret por injoron me dashje fakte historike, linguistike etj. qe deshmojne per autoktonine e Shqiptarve.



P.sh.?


Psh. injorohet komplet fakti qe Shqiptaret permenden qysh prej Ptolemeut te Aleksandrise si nje fis ilir qe jetonte diku ne kufijte e Shqiperise se mesme. Megjithse Bartl permend shkencetare per te cilet autoktonia e Shqiptarve eshte e pa diskutueshme si psh. Johan Thunmann, Johan Georg von Hahn ose Georg Stadmüller qe interpretohet ne menyre te tille qe mund ti shkoje per shtat cdo serbi.
Kritika e tij kunder Albanologjise shqiptare eshte komplet tendenziose dhe e pathemelte. (shif Faqe 21)
Megjithse ai nuk eshte Historia i kohes se vjeter dhe as Linguist, ai ngre pretendime absurde kur shkruan se: "Der sprachliche Nachweis für eine illyrisch - albanische Verwandschaft konnte bisher nicht erbracht werden"(Po aty)
Une kam patur ne dore tani se fundi librin e Hans Krahe " Die Sprache der Illyrer" ne dy Vellime ose "Die indogermanisierung Griechenlands und Italiens" si edhe ate te Anton Mayer "Die Sprache der alten Illyrer" ku edhe qorri e shikon lidhjen midis shqipes dhe ilirishtes. Edhe vete autoret as qe e vene ne dyshim nje gje te tille.
Si "albanolog" Bartl duhet ti njihte patjeter Krahe, Mayer, Jokl,Kleinschmitt etj.

Trajtimi i historise shqiptare (te pakten ne kohen e vjeter) prej Bartl eshte tendenzios dhe i pa mbeshtetur ne baza shkencore.

Pershendetje
:)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 9-1-2004 nė 23:46 Edit Post Reply With Quote
Edhe persa i perket tezes se Fallmerayer mbi dyndjen e vone te Shqiptareve ne Greqine une sjell si kunder argument Herodotin dhe Krahe ose edhe Hansjörg Frommer.

"Ohne Illyrer kein Rom und kein Römertum- und ohne die Illyrer kein Sparta und kein Doriertum." (Krahe Hans; Die indogermanisierung Griechenlands und Italien, Carl Winter Verlag, Heidelberg 1949, Faqe14)

" Diese Orakel aber, welche Mardonis auf die Perser bezogen hatte, bezog sich, wie ich bestimmt weiß, auf die Illyrer und das Heer der Encheleer[...]" (Herodot, IX, 43)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 17:45 Edit Post Reply With Quote
Minoriteti shqiptar ne Greqi

Përse arvanitasit dhe çamët në Greqi nuk konsiderohen minoritet

Luan Kondi

Sherif Delvina, studiuesi dhe hulumtuesi në fushën e historisë, tregon se përse sot shteti fqinjë Greqia mohon ekzistencën e arvanitasve dhe çamëve. Ai shpjegon se qëllimisht këto dy minoritete duhet të ishin minoritete kombëtarë, ndërsa ata nuk gëzojnë asnjë të drejtë, duke filluar që nga gjuha. Më pas, historiani dëshmon edhe për refuzimin që iu bë nga shumë intelektualë dhe studiues shqiptarë atlasit të “Minoriteteve” në Shqipëri apo dhe studimit më të fundit që “fryn” minoritetet në vendin tonë.

Ashtu si edhe më parë, në një numër të gazetës “Panorama”, Delvina shpjegon edhe disa nga tezat greke rreth çështjes së minoritetit në Shqipëri. Ai shprehet, gjithashtu, se historianët tanë janë tashmë të përgatitur mirë për ballafaqime me përfaqësuesit e shtetit fqinjë për këtë çështje. Studiuesi shprehet se arvanitasit, që thuhet se janë 2-3 milionë, duhet të konsiderohen nga grekët të paktën minoritet gjuhësor, por, deri tani, ata as që kanë dashur t´ia dinë edhe për rekomandimet e Evropës, që, nëpërmjet delegacionit të saj, vizitoi dhe ndoqi nga afër këtë problem në vitin 1957. Sherif Delvina deklaron në këtë shkrim, se përpjekjet e fundit nga ndonjë gjeo-demograf shqiptar, për t´i paraqitur minoritetet të zmadhuar dhe se ata përbëjnë 11,6 për qind të popullsisë së vendit tonë, janë antikombëtare dhe “çojnë ujë”, në “mullirin” e nacionalistëve ekstremistë grekë, që duan ta paraqesin përpara botës Shqipërinë si shtet multietnik. Këto dhe të tjera rrëfime interesante mund t´i mësoni nga intervista në vijim e historianit Sherif Delvina.

Sa thuhet se janë sot arvanitasit në Greqi?
Nuk bëj gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi. Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, në Eubea, Morea e zona të tjera, që, megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtën të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Kam pasur kontakte të vazhdueshme me Aristidh Kolën. Më ka ardhur disa herë në shtëpi, dhe shpesh bisedonim për problemin e arvanitasve. Një herë, më kujtohet se kishte një problem me botimin e revistës “Besa”, kur i kërkoi qeverisë greke që ta shkruante atë me shkronja latine, por nuk u lejua. Më bëri përshtypje mentaliteti mesjetar grek se, nëse gjuha shkruhet me shkronja latine, ajo myslimanizohet ose katolicizohet. Kjo ishte një marrëzi e grekëve, ashtu si shumë të tjera. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Heladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Për numrin e popullsisë arvanitase në Greqi, At Belushi shkruan: “Politika e Athinës vazhdon të mohojë ekzistencën e mëse 2000000 arvanitasve në Greqi. Atje, dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitetet arbërore, kurse qeveria greke nuk njeh kulturën shqiptare në Greqi. (“Lidhja”, nr.25, viti 1991). Arvanitasit duhet të jenë një minoritet kombëtar. Grekët nuk pranojnë t’i njohin as si minoritet gjuhësor. Në vijim për të mësuar më shumë rreth aktualitetit të minoriteteve në Shqipëri dhe Greqi lexoni intervistën e Sherif Delvinës.

Përse çamët nuk përmenden fare nga shteti fqinj?
Për sa i përket minoritetit çam ortodoks, fqinjët jugorë nuk pranojnë kurrsesi se ata ekzistojnë. Për këtë patëm një debat me profesoreshën greke Karakasidu. Në kohën kur fillova të referoja për popullsinë çame, në vitin 1994, profesoresha greke më ndërpreu me të padrejtë, duke më pyetur se a kishin bërë vrasje çamët në Greqi? Iu përgjigja se këtë ua sqaron referati im dhe vijova: Gjatë pushtimit nazi-fashist të Greqisë, një pjesë e njerëzve politikë dhe oficerëve në Greqi hynë në shërbim të pushtuesit. Edhe kleri i lartë grek, me në krye kryepeshkopin e Athinës e të Greqisë, i shërbeu pushtuesve, duke respektuar kështu një traditë të hershme të kishës greke, e cila në shumicën dërrmuese të rasteve i ka pritur me lule pushtuesit, që kanë shkelur tokën greke. Nuk është rastësi që ish-komandanti i armatës në Shqipëri, në luftën italo-greke, Çolakoglu u bë më vonë kryeministër i qeverisë kuislinge. Ishin po ato forca ushtarake që kryen masakrat kundër popullsisë të pafajshme çame, e cila u masakrua dhe u dëbua me dhunë nga vatrat amtare. Ishin repartet e gjeneralit Zerva me shokë, që vranë 2300 çamë të pafajshëm dhe 450 burra i vdiqën në tortura. Prandaj, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë e ka shpallur 27 qershorin si dita e genocidit të çamëve. Se kush ka bashkëpunuar me okupatorin nazist e sqaron A.Vakalopulos në “Historinë e Greqisë Moderne”, botim i Horvathit 1991, për këtë çështje ky akademik grek, në faqen 275 të librit të sipërcituar, shkruan: “Gjermanët ditën të përfitonin nga kundërshtitë dhe rivalitetet ndërmjet grekëve. Duke studiuar me gjakftohtësi situatën psikologjike, vuajtjet, pasionet, ambiciet, të disa personaliteteve greke vunë në zbatim me shumë shkathtësi të pavdekshmen “përça e sundo”, duke shtuar kështu mosmarrëveshjet ndërmjet grekëve, në dobi të tyre. Populli grek u nda, njera palë denonconte palën tjetër si tradhtare dhe kështu u çfarosën grekët, në çastin kur dukej në horizont fitorja dhe pushtuesi bëhej gati të linte vendin tonë“. Pra, se kush është fajtor për bashkëpunimin me gjermanët, na e sqaron ky historian i dëgjuar grek. Në fq.270, A.Vakalopulos pohon: “N.Plastiras, sapo mori fuqinë, vuri në veprim Traktatin e Varkizës (12 shkurt 1945), që shpallte armëpushimin dhe lejonte kthimin e vendit në jetën normale. Në Greqi, shumë bashkëpunëtorë të armikut u bënë spekullatorë të popullit grek, duke qenë përgjegjës para tij. Ata gjetën rast dhe u bënë nacionalistë dhe shtylla të regjimit”. Rivendikimet e popullit u asgjësuan. Më 18 maj të vitit 1945, në Athinë, në gjyqin e Kryeministrit grek Ralis, Çolakoglu dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë në shërbim të nazifashistëve, prokurori Papradakis vuri në dukje gjatë pretencës së tij, se pushtuesit kishin pushkatuar në Greqi 10000 vetë, shkatërruar 70000 shtëpi dhe 883 katunde. Me fakte të pamohueshme u provua se batalionet e sigurimit të Kryeministrit kuisling, Ralis, shokët e tij dhe organet që kishin krijuar për të famshme mbrojtje të vendit, kishin luftuar pa mëshirë kundër rezistencës greke, Ralis dhe Tavularis, ky i fundit, ministër i Brendshëm i asaj kohe në qeverinë e Ralisit, nënshkruan urdhrin e turpshëm, ku thuhej: “Policia dhe xhandarmëria greke të vihen nën urdhrin e nazistëve gjermanë”.

A mendoni se është arritur qëllimi kombëtar në konferencat ndërkombëtare?
Po. Madje, them se më së miri e vërteta historike, rreth shqiptarëve dhe Shqipërisë, është dhënë qartë sidomos në konferencën e Ankarasë. Atje dëshmuam me fakte, dokumente dhe treguam se cila ishte e vërteta e minoriteteve në të dy vendet, në Greqi dhe në Shqipëri. Hodhëm poshtë shumë teza të mykura tashmë, të fqinjëve dhe sqaruam pjesëmarrësit se jemi në gjendje të konkurrojmë me ide bashkëkohore.

Cili është koncepti juaj për minoritetin grek në Shqipëri?
Për të sqaruar këtë, duhet t´i referohem një studimi të profesor A.Bërxholit, ku klasifikon minoritetet. Sipas këtij studimi, minoriteti grek në Shqipëri nuk është minoritet komb, që duhet të jetë mbi një milion, nuk është as minoritet i fuqishëm, që duhet të jetë rreth 1 milion, as minoritet i ngushtë, që duhet të ketë disa qindramijë anëtarë. Personaliteti shkencor z.Grosman, drejtor në Ministrinë Federale Gjermane, e përcakton minoritetin etnik kështu: “Minoritete etnike quhen ato grupe njerëzish, që flasin gjuhë të ndryshme nga ajo zyrtare, që janë autoktonë dhe që jetojne tradicionalisht prej disa shekujsh në një vend, ku ata përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë”. Këto kushte minoriteti grek nuk i plotëson. Ky mionoritet është krijuar nga disa argatë grekë të ardhur në Shqipëri. Këta minoritarë kanë ardhur në fshatrat e Delvinës në fillim të shekullit të XIX. Dhe dokumentet tregojnë se në regjistrat kadastrorë të vitit 1690 të rretheve të sotme të Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës, nuk ekzistonte asnjë minoritar në Shqipëri. Edhe Pukëvili, në librin e tij “Udhëtime në Greqi”, thotë: “U nisëm që nga Saranda e deri në Delvinaq, të gjithë fshatrat rrugës ishin shqiptar녔. Kjo tregon se në fillim të shekullit të XIX, ende nuk kishin ardhur grekët në rrethin e Sarandës e të Delvinës. Ndërsa në zonën e Dropullit, grekët u vendosën në fund të shekullit të XVIII. Duhen tërhequr regjistrat e tjerë kadastrorë të popullsisë shqiptare nga arkivi i Kryeministrirë të Republikës Turke, se mendoj se kështu do të plotësohet me mjaft fakte historia e Shqipërisë. Më vjen keq për një gjë që regjistrat kadastrore që morëm, të fshatrave të Delvinës, Gjirokastrës, Sarandës dhe të Himarës, nuk janë botuar akoma. Dokumentet që u morën prej andej u bënë në disa kopje, një është në Institutin e Historisë, tjetrën ia çuam Arkivit të Ministrisë së Jashtme e tjetrën Drejtorisë së Ballkanit në MJ. Këto mareriale, pra regjistrat e vitit 1690, me gjithë insistimin e vazhdueshëm të shumë studiuesve, nuk janë përkthyer e botuar në shqip. Ndërhyra deri te zoti Gramos Ruçi, pasi Akademia e Shkencave pretendonte se nuk kishte para për botim, dhe ai bëri të mundur sigurimin e fondit për botimin e tyre. Tashmë, nuk e kuptoj përse nuk botohen. Aty ka edhe të dhëna për popullsinë e Himarës dhe të fshatrave përreth, me të cilat po merret akademiku Shaban Demiraj. E dini pse ndodh kështu? Dua t´u kujtoj se qarqe të caktuara greke bëjnë ç´është e mundur për të botuar gjëra që janë në interes të tyre. Ne kemi me se t´u përgjigjemi dhe nuk e bëjmë një gjë të tillë. Kujt i intereson kjo? Qëllimi i qarqeve shoviniste greke është që ta shndërrojnë Shqipërinë në një shtet multietnik, prandaj duhet të ndërgjegjësohemi e të punojmë seriozisht.

Kohët e fundit u fol për një atlas të popullsisë, çfarë mund të thoni për të?
Për këtë atlas është folur e diskutuar. Media e shkruar dhe ajo vizive ka prezantuar debatet e diskutimet për një hartë të rëndësishme të këtij atlasi - harta e pakicave etnike. Kam qenë dhe pjesëmarrës (i paftuar) në Konferencën Ndërkombëtare organizuar mbi atlasin e popullsisë së Shqipërisë. Mua më çudit fakti se si një njeri i vetëm (A.Bërxholi) merr guximin të përpilojë të dhënat për një vepër kaq të madhe dhe të rëndësishme. Dhe ç’është më e keqja, zoti Bërxholi, duke qenë dhe drejtor i Institutit të Gjeografisë së A.Sh., merr përsipër të na japë shifra mbi pakicat etnike në Shqipëri, ndërkohë kur në të gjitha vendet e tjera, këto shifra janë zyrtare dhe jepen nga institucione të specializuara, pasi duhet shumë kohë, fonde e njerëz për t’i saktësuar ato. Numri i minoritarëve përcaktohet saktë kur kryhet regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë. Z.Bërxholi, nuk ka të drejtë të japë shifra për pakicat etnike as personalisht, as në emër të A.Shkencave. Z.Bërxholi, kur përmend shifrën 10.6 për qind për pakicat etnike gabon, dhe gabon rëndë. Së pari, ai gabimisht fut në kategorinë e pakicave etnike romët dhe arumunët dhe së dyti, ai jep shifra të stërzmadhuara për këto pakica. Duhet të theksoj më tej se z.Bërxholi ka botuar dhe një libër me titull “Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë - vepër shkencore solide me interes teorik e praktik” nën siglën e Akademisë së Shkencave të RSh. Të çudit fakti që Berxholi, pretendon se ka përdorur metoda më të arrira shkencore për të përcaktuar pakicat etnike. Nuk e di kush janë këto metoda? Detyra e një studiuesi është që shifrat për minoritetet, të marra nga burime të ndryshme, t´i analizojë dhe t´i seleksionojë për të dhënë shifrat sa më afër së vërtetës. Nuk mund të quhen më të sakta shifrat e dhëna nga shoqatat apo anketimet sesa ato të dhëna nga regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë i kryer nga strukturat shtetërore. (Psh. z.Berxholi, për minoritetin grek jep shifrën 65869, ndërsa në librin “Minoritetet në Shqipëri”, Tiranë 2003, përgatitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shkruhet se “siç rezulton nga studimi INSTAT-it, ka një ulje të ndjeshme të numrit të minoritarëve, krahasuar me atë që rezulton nga regjistrimi i popullsisë i vitit 1989” etj.) Konkretisht, sipas të dhënave zyrtare, është zvogëluar numri i minoritarëve grekë, serbo-malazezë etj. Këtu dua të ndalem në dy probleme, që unë i konsideroj madhore: Së pari, nuk u mor vesh se kush e organizonte Konferencën Ndërkombëtare mbi Atlasin në nëntor 2003. Pse nuk morën pjesë në këtë konferencë titullarët e Universitetit dhe pedagogët e Katedrës së Gjeografisë (kur sipas shtypit të shkruar në dhjetor 2003, atlasi, në kuadër të një projekti, është i Katedrës së Gjeografisë të UT-së). Së dyti, kush ia jep të drejtën z.Berxholi të dalë në emër të A.Shkencave, me shifra personale, në kundërshtim me shifrat zyrtare, për minoritetet? Çfarë qëndrimi ka mbajtur Akademia e Shkencave për shifrat e pavërteta e të dhënat antishkencore nga z.Berxholi? Me heshtjen e saj, kryesia e A.Shkencave, tregon se pajtohet me ato çka shkruan A.Bërxholi në lidhje me minoritetet.

Të gjitha të dhënat, studimet dhe regjistrimet e të gjitha kohëve tregojnë se minoritetet në Shqipëri nuk janë më shumë se 3 për qind dhe gjithçka shkruan Bërxholi them se nuk është e vërtetë. Ne nuk pajtohemi me atë çka shkruan z.Omari: “...se Akademia nuk ndërhyn kurrë në punën e studiuesve”. Mendojmë se Akademia duhet të mbajë një qëndrim, dhe jo të marrë përsipër paudhësitë e z.A.Bërxholi, i cili gjithçka shkruan, mbi të dhënat e Atlasit etj., i ka shkruar nën siglën e Akademisë së Shkencave. Unë habitem, se si autori i ka ndërruar bindjet brenda një viti. Në Gjeografinë e Shqipërisë (për shkollat e mesme), tekst për shkollat e mesme eksperimentale, viti 2002, pof.dr. A.Berxholi pohon se Shqipëria është një shtet homogjen, rreth 98 për qind e popullsisë është e kombësisë shqiptare. Pakicat kombëtare përbëjnë 2 për qind të popullsisë, prej të cilave 1.8 janë minoritarë grek, 0.2 janë minoritete të tjera. Si thoni a i duhet zënë besë këtij Atlasi Gjeografik të popullsisë të Shqipërisë me pakica kombëtare të mbipesëfishuara brenda dy vjetësh? I kujtojmë autorit të këtij atlasi se “dr.Milan Shuflaj në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët”, në faqen 105 shkruan: “Prej shekullit XVII, u serbizuan dhe morlakët (vllehët e Dalmacisë). Sot, në viset e thjeshta sllave gjendet një sasi e vogël arumunësh (vllehësh), të cilët, si psh., në Bosnje u asimiluan qysh prej kohës që u dyndën. Po ky fakt priti dhe maqedono-rumunët, që mbetën të shpërndarë në jug, përqark Selanikut e Seresit, përqark Velesës dhe Prizrenit u shndërruan në serbë, ndërsa rrotull Elbasanit, Beratit, Tiranës u kthyen në shqiptarë”. Për sa thamë më sipër dokumentohet te “Calendario Atlante de Agostini 2003, Instituto Geografico de Agostini Novara”, i cili jep të dhëna demografike për grupet etnike. Në zërin Sllovenia, faqja 867 arumunë nuk ka, shifrat më të vogla të popullsisë i përkasin shqiptarëve, 0.2 për qind, italianëve, 0.2 për qind, hungarezëve 0.2 për qind dhe maqedonasit 0.2 për qind. Në zërin Kroacia, faqja 405, arumunë nuk gjinden fare, shifra më e vogël i përket popullsisë shqiptare 0.3 për qind. Në zërin Jugosllavia, faqe 611, arumunë nuk ka, mund të përfshihen te zëri të tjerë. Për sa i përket Maqedonisë, po citojmë sasinë e vllehëve, nxjerrë nga regjistrimi i popullsisë shpallur më 1 dhjetor 2003, rumunë (arumunë) 1.78 për qind. Te zëri Bullgaria, faqja 299, rumunët (arumunët) mund të përfshihen te të tjerë 1.2 për qind. Në zërin Greqia arumunët nuk përfshihen fare.



Kush është Sherif Delvina

Është lindur në vitin 1933, në Delvinë. Rrjedh nga një familje patriotësh. Prej kohësh është marrë me studime historike dhe është edhe autor i një sërë librash e studimesh në këtë fushë. Dy veprat e tij më të arrira janë “Epiri”, në gjuhën angleze, dhe tragjedia “Genti”, që ka fituar çmim të parë në konkursin e Shkupit, një vit më parë. Delvina ka qenë në përbërje të delegacionit shqiptar në Konferencën Ndërkombëtare “Për minoritetet”, që u mbajt në Ankara të Turqisë, nga 27 deri më 29 tetor të vitit 1994. Ai ka hulumtuar në disa nga arkivat e Turqisë, Francës, nga ku ka sjellë në Shqipëri dokumente me vlerë dhe në shërbim të çështjes kombëtare. Nga Arkivi i Sulltanit, në Turqi, Sherif Delvina solli në Institutin e Historisë, regjistrat e viteve 1500-1600, realizuar nga turqit, ku jepen të gjithë banorët e Shqipërisë, me emra dhe mbiemra. Ajo që ka më tepër rëndësi në këto regjistrime është se deri në vitin 1690, në regjistrat turq, nuk figuronte të kishte asnjë minoritar në Shqipëri.

panorama

Ju ftoj qe ne kete teme te mbledhim te gjitha materialet qe mund te gjenden permbi kete teme.

Kam nje pyetje themelore (artikullin e mesiperm nuk e kam lexuar akoma, ndoshta pergjigjja eshte aty)

Pse nuk jane camet arvanitas?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 17:48 Edit Post Reply With Quote
Pse perdoret arvanites dhe arberesh?

"Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Heladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Për numrin e popullsisë arvanitase në Greqi, At Belushi shkruan: “Politika e Athinës vazhdon të mohojë ekzistencën e mëse 2000000 arvanitasve në Greqi. Atje, dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitetet arbërore, kurse qeveria greke nuk njeh kulturën shqiptare në Greqi. (“Lidhja”, nr.25, viti 1991)."

Kush e njeh At Anton Belushin?

Kush di te na tregoje dicka me shume permbi te?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 18:06 Edit Post Reply With Quote
Gjuha shqipe, shqiptaret ne Greqi & greket ne Shqiperi

Gjuha shqipe, shqiptarët në Greqi
dhe grekët në Shqipëri

Pjesët shqipfolëse të popullsisë në Greqi në këndvështrimin gjuhësor, historik dhe atë të vetëdijes nuk përbëjnë një grup homogjen. Lidhur me këtë dhe emërtimi i tyre, i rëndomtë nga grekët si “ arvanitas” po ashtu është i gabuar. Shkenca ndërkombëtare përcakton si “arvanitas” vetëm pasardhësit e popullsisë së emigruar nga zonat jugore të Shqipërisë. Vala e parë e emigrimit të kësaj popullsie nga jugu i Shqipërisë kryesisht ka ndodhur gjatë shekujve, XIII, XIV dhe XV me ftesë të sunduesit vendas.
Qysh atëherë arvanitasit janë të vendosur në rreth 300 vende në Jug të Greqisë, si në Beoti, në Atikën Lindore, në disa ishuj të Egjeut ( p.sh. në Eube, Hydra) dhe në Pelopones. Vetë kjo popullsi si emërtim përdor një etnonim të vjetër, “arbërorë”, dhe si rrjedhim dhe gjuha quhet “arbërisht” Por shumica gjithashtu ka marrë dhe emërtimin grek (arvanitika – për gjuhën). Numri i arvanitasve sot mbi bazën e kritereve gjuhësorë apo atyre të vetëdijes vlerësohet në 150.000 – 200.000 vetë. Megjithëatë gjuha arvanitase nuk është shpërndarë vetëm gojarisht, por folësit e saj janë persona dygjuhësorë, me një tendencë të fortë drejt të folurës vetëm greqisht, kryesisht ky fenomen duket tek të rinjtë.
Asimilimin gjuhësor e ndihmon dhe fakti se kultura arvanitase është kryesisht një kulturë rurale. Ndërsa shoqëria greke në përgjithësi është një kulturë urbane, “një model jo arvanitas, por një model grek”. Qytetarizimi, migrimi dhe levizja sociale kanë patur dhe ndryshime të gjuhës dhe si rrjedhim një ndryshim të identitetit. Madje dhe arvanitas të ndërgjegjshëm sot e shikojnë veten sa grekë aq edhe arvanitas, d.m.th. nuk ka një identitet të politizuar etnik. Pjesa nacionale greke nga ana e vetë propagandon mundësinë e të qënit njëkohësisht si arvanitas ashtu dhe grek. Kërkesa e munguar për një gjuhë dhe kulturë arvanitase si dhe mënjanimi dhjetra vjeçar dhe ulja e prestigjit i gjuhës së pakicave kombëtare, në të gjitha fushat si në institucionet shtetërore po ashtu dhe në Kishën greke – ortodokse (të cilës i përkasin dhe arvanitasit), tregojnë se pajtueshmëria (përputhmëria) do të mund të pranohet për aq kohë sa gjuha arvanitase të mund të kuptohet si një fazë kalimtare për barazimin total me ambjentin grek. Kjo dhe ndenja armiqsore ndaj shqiptarëve ne vitet ’90-të kanë çuar në atë që shoqatat arvanitase të orientohen drejt idesë së “shqiptarizmës”. Shoqatat u krijuan kryesisht nga fundi i viteve ‘70-të.
Një grup të dytë të vogël shqipfolës përbëjnë dhe banorët e disa fshatrave në zonën kufitare greko-bullgaro-turke në Trakë. Ato janë pjesa e mbetur e një përqëndrimi të madh deri në vitet 1922 / 23 në atë kënd të tre vendeve, ndërkohë që gjurmimi gjuhësor shkon mbrapa deri në shek.XVI. Në fillim të shek. XX në këto zona erdhën dhe disa përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ndërsa sot në anën greke akoma është e përhapur gjuha shqipe ndër të rinjtë, e cila kuptohet që është e “arvanitizuar” dhe greqisht.
Një grup i tretë shqipfolës ekziston sot vetëm pjesërisht: Çamët, në një zonë të ngushtë kryesisht në Veri të vendit, në kufi me Shqipërinë, në zonën e Epirit. Ndryshe nga dy grupet e tjera, këto janë pjesë e historike dhe gjuhësore e një zone të mbyllur shqipfolëse dhe kanë patur dhe kanë dhe sot një vetëdije etnike shqiptare. Emertimi që i bëjnë gjuhës së tyre, p.sh. është si në Shqipëri “shqipja” Pas caktimit kufijve në vitin 1913, u krijua ky minoritet gjysëm me popullsi myslimane e gjysëm e krishterë – ortodokse, pjesa myslimane u bë objekt i shkëmbimit greko – turk i popullsive, dhe në fakt kjo popullsi myslimane ka qenë subjekt i diskriminimeve. Si rrjedhim i bashkëpunimit të supozuar me italianët, sidomos me trupat pushtuese gjermane, dhe nga krijimi i administratës civile shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat greke përzunë për në Shqipëri rreth 20.000 shqiptarë myslimanë. Pjesa e mbetur e krishterë çame, sipas versionit grek nuk ekziston më. Ato janë pak të hulumtuar, por duket se shfaqin një vetëdije të veçantë dhe kanë gjuhën e tyre dhe ndjejnë një trysni administrative të madhe. Por nuk shprehen publikisht. Në përgjithësi shteti grek nuk ka përkrahur grupet e popullsisë shqipfolëse, apo të këtë pranuar veçoritë e tyre kulturore. Në disa vende myslimane çame, vetëm në vitet 1936 deri në 1939 pati përpjekje gjysmake për të ofruar mësimin në gjuhën amtare. Deri më sot Greqia për shkak të politikës së saj të gabuar nuk ka kontribuar në mirëkuptimet tejkufitare në Evropën Juglindore.

Grekët në Shqipëri


Pakicat kombëtare greke në Shqipëri dhe ato shqiptare në Epirin verioro-lindor grek trajtohen në mënyrë të pavarur nga këndvështrimet plot ngjyra nacionale. Në fakt që të dyja janë rezultat i së njëjtës çështje. Si rezultat i luftrave ballkanike të viteve 1912-1913 u caktuan kufijtë përmes territorit të njësuar osman. Kështu liindi një pakicë kobëtare greke në Shqipërinë Jugore, e cila sot jeton disi kompakte (në jug të Gjirokastrës) dhe disi e përzier me popullsinë shqiptare (në zonat bregdetare fqinje të Sarandës dhe Himarës). Përmes migrimeve grekët u vendosën dhe në qytetet e Gjirokastrës dhe Tiranës. dhe këtu bëhet fjale kryesisht për pjesëtarë të formuar të pakicave kombëtare, të cilët janë të rëndësishëm për përfaqësimin e interesave të tyre. Që gjatë regjimin komunist u përkufizua territori i pakicave që përfshin përveç Himarës të gjithë rajonin greqishtfolës. Mbrojtja e pakicave kombëtare atëherë u kufizua kryesisht në arsimin fillor në gjuhën amtare. Ndërsa shkolla të tjera greqishtfolëse u krijuan vetëm në këto vitet e fundit.


*Dr. Konrad Clewig është historian në Südostinstitut në Mynih dhe specialist i shqiptarëve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 2-3-2004 nė 10:13 Edit Post Reply With Quote
Arbėreshėt e Greqisė dhe Karl Reinholdi

ARDIAN KLOSI

Në ndryshim nga arbëreshët e Italisë arbëreshët e Greqisë patën, në pikëpamje kulturore si dhe në lëvizjen e përgjithshme të Rilindjes shqiptare, një peshë fare të vogël. Kjo është e çuditshme dhe e pashpjegueshme në vështrim të parë, kur merr parasysh numrin e madh të tyre. Sikundër e kanë vënë re autorë të ndryshëm (Fallmerayer, Stadtmueller, Philippson etj.), në Mesjetën e vonë dhe në fillim të kohës së re arbëreshët përbënin gati gjysmën e popullsisë që banonte sterën e Greqisë, sidomos në krahinat e Peloponezit, Atikës, Beotisë, Eubesë etj. Natyrisht që, një vështrim më i kujdesshëm i fenomenit e shpjegon përse këta banorë shqipfolës të Greqisë nuk patën asnjëherë shkollat e tyre, gazetat, shoqatat dhe as nuk mundën të kontribuojnë në zgjimin e kombëtarësisë shqiptare sikundër bënin De Rada, Camarda, Dara, Skiroi e të tjerë në anën tjetër të detit Jon.
Shqiptarët kanë filluar të zbresin në mënyrë masive në Greqi aty në të dalë të Mesjetës, konkretisht prej shekullit të 14, që quhet në histori edhe si koha e ekspansionit shqiptar drejt Jugut. Princi grek Manuel Kantakuzenos mori në shërbim të tij ushtarë shqiptarë, të cilët i vendosi më pas si bujq në Arkadi dhe në Lakoni, aty ku ndodheshin kufijtë e zotërimeve të tij në jug të Peloponezit. Kolonë të tjerë i ndoqën këta ardhës të parë, në një valë që mund të quhet ekonomike pas valës së parë ushtarake. Zotërinjtë feudalë kërkonin bujq për të punuar tokat e tyre; kjo përkon me një periudhë shkretimi të Peloponezit dhe Greqisë qendrore si rrjedhim i fushatave të shumta ushtarake dhe epidemive të ndryshme që pllakosën në ato treva, më e rënda prej të cilave qe ajo e vitit 1345. Po kështu erdhën shqiptarë të shumtë në Peloponez me shtrirjen jugore të mbretërisë serbe të Stefan Dushanit.
Por edhe katalanët prunë shqiptarë në Atikë në vitin 1382 për t’u punuar tokat që kishin shtënë nën sundim. Këta kolonë u vendosën sidomos në rrethinat e Athinës, gjithashtu në Beotinë jugore dhe lindore. Diçka të ngjashme me katalanët bëri edhe sundimtari Nerio Acciajuoli i Korintit; kështu u krijuan koloni arbëreshësh në Korint dhe në Argolis (shih për këto të dhëna ndër të tjerë Alfred Philippson “Mbi etnografinë e Peloponezit” Petermanns Mitteilungen 36, Berlin 1890 dhe Ferdinand Gregorovius “Historia e Athinës në Mesjetë”, Shtutgart 1889). Vërshimi më i madh shqiptar drejt Greqisë mund të quhet i mbyllur aty rreth mesit të shekullit të 15; prej kësaj kohe e tutje shqiptarët e këtushëm kanë jetuar praktikisht të shkëputur prej dheut të origjinës.
Faktor i rëndësishëm i bashkëjetesës me elementin grek duke mos përfaqësuar prej tij një dallim të prerë ka qenë feja e përbashkët ortodokse. Por ndërsa në shekujt e sundimit osman ky faktor bashkues nuk ishte njëkohësisht faktor asmiliues – pasi kisha ortodokse nuk kishte ndonjë peshë në rrafshin social e politik, shqiptarët ndiheshin në çdo pikëpamje të barabartë – me mbërritjen e pavarsisë së Greqisë më 1828 gjendja dalëngadalë do të ndryshonte. Nën flamurin e kryqit u ndez kryengritja kundër Turqisë e po nën flamurin e ortodoksizmit do të bëhej helenizimi gradual i popullatave jogreqishtfolëse sipas barazimit të njohur: ortodoksi = helenizëm = gjuhë greke, që ka qenë edhe forca shtytëse kryesore, edhe pse jo fort logjike, e nacionalizmit te fqinjët tanë jugorë. (Ndryshe ndodhte në katundet arbëreshe të Italisë që e kishin ruajtur veçanësinë e tyre duke i shpëtuar asimilimit pikërisht nëpërmjet ruajtjes së ortodoksisë në kishë, si kontrast ndaj latinitetit të mjedisit italian). Shqiptarët nuk i bënë ndonjë rezistencë këtij helenizimi të ngadaltë, pra nuk ngulmuan ndonjëherë për shkolla, gazeta të tyre etj.; ata kishin qenë ndër të parët që luftuan prej 1821-shit nën flamurin e kryqit dhe me sa duket nuk ndjenë më në vijim ndonjë tërheqje drejt vendeve që mbeteshin nën sundimin e gjysmëhënës, sadoqë këto ishin viset e të parëve. Ka të ngjarë që në këtë mungesë magnetizmi të ketë luajtur rolin e vet pjesëmarrja shqiptare në krahun e kundërt, atëherë kur bashkëkombas luftonin nën pashallarë si Ismail Pashoja ose Omer Vrioni në raprezaljet famëkëqia që këta kryen për shtypjen e kryengritjes së Greqisë.
E megjithatë shqipja jetoi edhe për dhjetëvjeçarë të tjerë në vazhdim, sikundër jeton edhe sot në formë të tkurrur, në fshatra të tërë arbëreshë të Atikës, Peloponezit, Beotisë, Eubesë si dhe një numri ishujsh grekë. Porse, sikurse e vë re Hahni qysh në vitet 1850, kjo gjuhë po bëhej gjithmonë e më tepër gjuhë shtëpie dhe gjithmonë e më pak gjuhë e takimit shoqëror. Për kishën dhe shtetin shqipje ishte kthyer, ndoshta më shumë nënkuptuarazi sesa hapur e me dhunë, në një gjuhë të padëshiruar. Gratë e ulnin zërin te sheshi i fshatit kur afrohej ndonjë i huaj, për të mos u dëgjuar që flisnin shqip. “Po të vazhdojë ky zhvillim me ritmet e sotme, përfundon Hahni, brenda tre brezash shqip do të flitet veç në katundet më të largëta dhe në një kohë sa dyfishi i kësaj, ajo do të jetë zhdukur krejt (“Studime shqiptare”, I, Jena 1855, f. 223).

Në ato kohë arbërisht nuk flitej vetëm në fshatra, në Athinë e në qytete të tjera, por sidomos në detrat e Greqisë: një pjesë e madhe e flotës së shtetit të ri përbëhej nga të ashtuquajturit arvanitas (që në të vërtetë e kanë quajtur veten arbëresh dhe gjuhën e tyre arbërisht deri nga fillimi i shekullit 20). Dhe në këtë flotë ishte emëruar kryemjek Karl Teodor Reinholdi, bashkëkohës i Hahnit, i cili u dashurua pas këtyre marinarëve dhe e mësoi gjuhën e tyre brenda një kohe të shkurtër. Më 1855 Reinholdi botoi një libërth me titullin „Noctes pelasgicae“ – Netët pelazgjike, i përbërë kryesisht prej këngësh të mbledhura nga banorët e ishujve Specias dhe Poros. Ky libër bëri menjëherë përshtypje në rrethet e albanologëve dhe të apasionuarve të gjuhës shqipe, jo aq për vëllimin e materialit gjuhësor, sesa për bukurinë e këngëve. U kujtojmë lexuesve vargje si:

Ah, i ndari si të bënj,
ndë shtëpi çë të të vinj,
Afër, pranë të të bie,
Krerëtë ndë nënëkrie.
Faqia faqenë të puthnjë
Dora dorënë të tundnjë,
Buzëzitë me të tua, -
ohu, shpirto, sa të dua!
Sa të dua, të më deje,
Fjalë t’ëmbëlë të na theje,
Të më theje, „ea mbrëma,
Të më theje: qasu, puthmë!
Puth, fërkomë dhe ea mbrëmë!
Vashëzo, për ti do therem!
Dë mos u thersh, ashtu do terem!


Reinholdi “botoi” edhe një vit më pas një libërth të dytë me titullin “Pelasgica 2”, i cili në të vërtetë ishte i shkruar me dorë dhe shumëfishuar në pak kopje, prej të cilave sot njihen vetëm tre në biblioteka të Gracit, Mynihut dhe Venecies.
Botimet e Reinholdit ishin vetëm një pjesë e vogël e asaj që ai kishte mbledhur dhe po mblidhte në të vërtetë. Në pak vite, që shkojnë deri më 1857, edhe pse ndonjë tekst është edhe i mëvontë, ai arriti të regjistronte me qindra faqe tekste arbëreshe, dhe jo vetëm t’i mblidhte, por edhe t’i transkriptonte me një alfabet kryesisht latin, fort praktik dhe të ngjashëm me alfabetin që përdorim ne sot (ndoshta edhe më të arsyeshëm përsa u takon gërmave dyshe si nj, sh etj.), dhe t’i pajiste me shënime gramatikore e leksikore fort të thelluara.
Me vdekjen e tij këto fletore, gjithsej 25 në numër, do të ndiqnin një odise të tërë. Prej nipit të tij ato ranë në dorë të albanologut të madh Gustav Meyer, i cili botoi vetëm një pjesë të vogël syresh në librin e tij “Tekste shqipe V” në vitin 1888. Pas vdekjes së tij fletoret e Reinholdit ranë në dorë të albanologut tjetër Gustav Weigand, i cili, pasi botoi prej tyre vetëm dy përralla, ia dorëzoi ato më 1928 Bibliotekës Kombëtare të shtetit të ri shqiptar.
Në gjithë autorët e mëpasëm adresa e këtyre jepet pikërisht ajo e kësaj biblioteke. Pas një kërkimi të pafrytshëm, para disa vjetësh më në fund arrita të gjej vendstrehimin e fletoreve reinholdiane: ato ndodheshin në Arkivin e Shtetit, në gjendje të paprekur e të plotë. Një pjesë tjetër e këtyre fletoreve u mor në formë të mikrofilmuar nga Biblioteka Marciane e Venecies. Gjatë këtyre viteve kam arritur ta rendis, ta dëshifroj e kompjuterizoj gjithë atë lëndë të pasur, e cila sheh në një të ardhme të afërt dritën e botimit.
Tekstet e Reinholdit janë të një rëndësie të tillë, saqë po të ishin botuar e popullarizuar në kohën kur u mblodhën, padyshim që do ta kishin bërë arbërishten e Greqisë po aq të njohur sa dhe atë të Italisë. Mirëpo vetë fakti që mbledhësi i tyre nuk arriti dot në një botim, tregon për fatalitetin që qëndronte mbi një gjuhë, e cila kishte gjëlluar për kaq shekuj, praktikisht e pandryshuar, me fare pak greqizma, në toka helene, por që tashmë kishte zbritur në rangun e gjuhës së padëshiruar “të dorës së dytë”, duke u shtytur përherë e më ngushtë në vatrën familjare.
Gjuha e Reinholdit është një shqipe e moçme, e afërt në mjaft pika me shqipen e Buzukut e të Budit, por sidomos, e natyrisht, me toskërishten e Matrëngës. Ndërsa një krahasim me autorët italo-arbëreshë të po asaj kohe na tregon se është shumë më pak e kontaminuar dhe shumë më pranë toskërishtes së Shqipërisë, sadoqë për të dyja këto koine supozohet shkëputje prej truallit mëmë.
Sikurse del nga letërkëmbimi i Reinholdit me priftin e Porosit, Vasil Saqelaridhin, shumica e teksteve i janë dërguar mjekut-filolog nga ky prift, i cili i hidhte ato më së pari në letër me gërma greke. Tekstet janë përkthime të Biblës, të fabulave të Ezopit, të përrallave nga 1001 net, e sidomos pjesë origjinale: rrëfime, përralla, gjëagjëza, poezi, këngë popullore dhe dialogje. Dialogjet janë pjesa më tërheqëse dhe origjinale e gjithë materialit: Kemi të bëjmë me një numër situatash të improvizuara që krijojnë tablo mjaft të gjalla për jetesën e bujqve, zotërinjve e marinarëve shqiptarë të asaj kohe.

Një fragment nga dialogu me titull:

Di vétë zihenë edhe shahenë. Konstantiu edhe Nikoloi

K. Vre, Nikolo! ce vajte e më mbove arënë çe mua m'e ka dhënë mbretëria për të shërbierë çë kam bërë në Rumeli dhe në More!
N. Ce? Ponde e ke nga it atë, Konstani, çe ishtë e jotea? - Ce? ti vetëmë shërbeve e të tierëtë nëkë shërbienë?
K. Nikolo! vizhdo mirë, ce u vesha armët e vura krietë tim ndë trastë...: - e të më marësh arënë mua, sikur nëk e honeps; po nxerri ka mënt e tua! copazë sa veshi të bënhemi, arënë s'ta lë, e gjegje e?
N. Edhe më të vogëla akom copazë të bëhnhemi, arënë më prapë s'e merr ti: po hajde, flij!
K. Vré, hajdut!, ti do më thesh mua të vete të flë? Nestrë t'i veshnjësh armëtë e të dalmë jashtë të të dëftonj qysh janë trimatë.
N. I ngratë Konstanti, çë do të të hanë shqipetë: mua mos më frikëto, e gjegje?
K. Vré, maskara!, lanet, nde mua do të dëftosh ti trimëresë? - ndë mos pifsha gjak u ka ti, Konstanti të mos më thenë, por të më thenë Ali.
N. Po desh, zihemi, edhe me armë, edhe me grosh: si të desh, t'i nxjerr sitë.
K. Vré bafushqar, vré plëndës! i kalpëtë njeri! mua m'i thua ti ato kshillie? - Vré, mbahè ce je edhe ti njeri i vërtetë, kasidh, mut i dosësë?
N. Të mbledhësh fjalët e mua siu s'më ngordhë me kshiliet tënd, shklar, gjidi gomar!: m'u mbëliodhtë ka bitha e punentit e më erdhtë këtu e rrëmbiet tuti vëntet e mirë e donjie edhe të flisni akoma, kusarët e Rumelisë? - : të mos të dalie frimë ka bitha... gjidi kusarët e ethnosit...
K. T'i këltonjësh, vre, tuti ato sa më thashe.
N. Nestrë pra ta fërkonj kasidhenë, pse shoh, shumë e ngrite bishtinë lartazë, mor i ngordhurë. Çë the me mënt e tua, pse jeshë donjë i vdekurë? Të zë si sardhele e të shqierr, po mos më qasesh afrë, gjidi kalpësirë. Vre, po na bënë plehë, vre, nëkë sheh?
K. I ndarë, i ndarë, çë të ha gjaku: e sikur do hash krietë tënt me dhrom që ke zëruarë. Kaqie vitëra çë i kam u ata mulqe [pasuri] ku jeshe ti, vre, çë na erdhe karë-friturë nani e na dëfton kurmarenë? Sa kam parë si ti, a i kuq, edhe sa kam shtrirë përdhe si qe e, ndë ta mba bitha, ea nestrë ce do të vemi ndë vreshtë e atie i ndajmë hudhëratë, po s'erdhe pa hundë edhe pa këmbë, emëri të mos më gjendetë.
N. Vré, Konstanti, kafš' e trash"! cilit ia the ata kshilie? - mua? na! munxëtë të kesh ti edhe trimëres e ote, vre, ka i palëpim... etj. etj.


29/02/2004
shekulli


_______________________________________________

Nje sqarim:

Ardian Klosi ne shkrimin e tij te mesiperm nder te tjera dikiu thote se; Nën flamurin e kryqit u ndez kryengritja kundër Turqisë e po nën flamurin e ortodoksizmit do të bëhej helenizimi gradual i popullatave jogreqishtfolëse sipas barazimit të njohur: ortodoksi = helenizëm = gjuhë greke, që ka qenë edhe forca shtytëse kryesore, edhe pse jo fort logjike, e nacionalizmit te fqinjët tanë jugorë.

Dua te saktesoj se ne histori nuk njihet vetem Greqia te kete barazuar ortodokeset shqiptare me grek, sikurse katoliket = latin dhe myslymanet = turq. Jo, ky sistem "barazimi" feje me kombesine e ka shpjegimin e vet tek sistemi i Miletit, ekzistues ne Perandorine Osmane sipas te cili i vihej shenja e barazimit fese me kombesine.
Prandaj n.q.s. Klosi merret me shkrime historike duhet t'i permbahej objektivitetit historik dhe jo te gjeje argumenta qe nuk qendrojne per t'ia atavuar Greqise, kur fare mire per te treguar veten patriot, mund te gjehen te tjera argumenta pro-shqiptare, te cilat ekzistojne teresisht ne Greqi e tek arvaniatasit apo shqiptaret e Greqise dhe mohimi qe shteti grek u ka bere atyre.

Gjithesesi shkrimi i tij m'u duk ne pergjithesi intersant





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2004 nė 08:28 Edit Post Reply With Quote
"PSE NUK REAGON TIRANA ZYRTARE?"

Emigrantet shqiptare ne Greqi, nepermjet shoqates se tyre percjellin tek kreret e shteti shqiptar shqetesimin e tyre lidhur me shperndarjen e disa fletushkave per transferten e parave, por qe ne fakt kane paraqitur nje harte te cuditshme ne kete fletepalosje. Harta e Shqiperise eshte ndare ne tre pjese, ku nje pjese e veriut dhe e jugut jane paraqitur me ngjyre portokalli, ndersa vetem qendra e kesaj harte eshte ne ngjyre te kuqe. Lidhur me kete shqetesim, emigrantet i kane kerkuar ndihme Presidentit te vendit z.Alfred Moisiu, Kryeministrit z.Fatos Nano, Ministrit te Jashtem z.Kastriot Islami dhe Ministrit te Rendit z.Igli Toska. Ata kerkojne reagimin e Tiranes zyrtare, lidhur me kete nenkuptim te copetimit te Shqiperise. Madje emigrantet shqiptare ne Greqi, e kane bere te ditur shqetesimin e tyre edhe prane kryeministrit aktual te Greqise, z.Karamanlis si dhe prane Parlamentit Evropian

Shoqata jone ndjek nga afer cdo situate qe ndodh ne Shqiperi dhe ne shtetin grek. I ndjekim pasi jemi shqiptare me zemer shqiptari dhe jemi emigrante ne dhe te huaj. Ju keni shkruar ne vazhdimesi, por na keni nenvleftesuar shume ku cdo leter e jona eshte hedhur ne koshin e pleherave dhe mos me keq. Si nuk e mori guximin shteti yne qe te na shohe njehere c'halle kemi qe kerkojme kaq shume? Kush eshte ky antishqiptar qe po ben kaq llogaritje te sterholluara e misterioze per uljen drastike te ekonomise shqiptare ne gjithe drejtimet. Zoti President, mjaft me na coptuan komshinjte tane. Sot qe po shkruajme jemi teper teper te indinjuar per padrejtesite qe po behen ndaj popullit shqiptar dhe ju keni heshtur, qe nuk po degjojme njehere nje proteste qeveritare ndaj vrasjeve te femijeve shqiptare ne kufijte grek, tortures cnjerezore ne rruge, ne pune, ne kafe dhe ne disa raste ne shtepi me titullin shqiptare, aksidentet ne pune qe ju humb e drejta e pageses e tjera e tjera.

Zoti President! A e kuptoni se nga qetesia juaj, po ndikon dikush ne dem te Shqiperise, ku dhe ekonomine bankare ia keni dhene Greqise. Sot po ju shkruajme, pasi kemi protestuar dhe prane institucioneve greke dhe ato evropiane sa poshte do shkruajme dhe po u paraqesim fletushken e coptimit te Shqiperise nga tregtaret greke ku teper i sterholluar ka shperndare nder shqiptare fletushka gjoja per dergim parash, por me motive politike. Shikojeni dhe vleresojeni vete me institucionet perkatese tuajat. Me date 29.03.2004 ne zyren tone erdhi nje i ri shqiptar qe shperndante te tilla fletushka, une e pyeta se cfare jane keto dhe ai me tha qe pronari im grek i prodhon me nje vajze shqiptare ne Itali dhe i shperndan neper shqiptaret e Italise dhe te Greqise. E pyeta po kjo ngjyra e portokallit a e kupton se cdo te thote?

-Ai djale mu pergjigj se pronari me ka thene se e kemi bere qe te jete e bukur. Une i thashe, se ajo e verdha portokalli eshte coptimi i truallit shqiptar dhe po te jeshshqiptar i vertete nuk shperndan me nga keto sikur te te jape edhe 10 mije euro ne dite. Z.President!, Zoterinj qeveritare, populli dhe emigrantet po ju sjellin shume informata per cdo problem, por juve nuk po na perfillni dhe po na ofendoni me kete mosperfillje?

Zoterinj! Mbetet per t'u falenderuar vetem media dhe sidomos Tv.Top Channel qe cdo dite po i prin nje ngjarjeje tragjike qe me vone do ju ngjaje, perse zoterinj te shtetit tone nuk merrni masa te pakten kur ju informon media cdo dite dhe Top Channel cdo mengjes e darke? Respektojeni popullin, respektojini emigrantet se me vone dhe Zoti do t'ju ndeshkoje. Cfare shtron prindi do gjeje femija, thote ungjilli dhe kurani???... Po ju dergojme fletushkat qe greket po duan ta coptojne te heshtur kombin tone se akoma nuk jane te ngopur, plus protesten qe i kemi derguar shtetit grek dhe Europes. Ngrijeni zerin o njerez te mire qe ju zgjodhi populli dhe sot po e lini ne mes kater rrugesh. Presim nga ju ose do te organizojme nje greve masive urie per mosmbrojtjen e emigranteve shqiptare nga tortura raciste greke duke na pire gjakun me pambuk ku ndertojne Greqine me gjakun tone.

Respekt Keshilli i Shoqates

Kryetari Hider Buci

N/Kryetari Zef Paci

Sekretarja Kristina Prenga

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-5-2004 nė 08:51 Edit Post Reply With Quote
E Hene, 03 Maj 2004


SHQIPTARET I JAPIN FRYME ARKES SE SHTETIT GREK



"Shqiptaret jane shume miqesore dhe shpirtpaster. Greket u bene te gjithe afendikonj prej shqiptareve. Shqiptaret kane aftesi dh fantazi per cdo lloj pune. Ndaj dhe i kane inat, sepse niveli i nje punetori shqiptar, eshte shume me i larte se afendikoi vendas", shprehej Manxuranis.

Institucione te specializuara, serioze vendase, kane kryer studime te shumta te pranise se emigranteve te huaj dhe perfitimet e vendit te tyre prej emigracionit. Universiteti i Patras dhe ai i Janines ka cuar ne perfundimin se prania e te huajve, sidomos e shqiptareve qe perbejne dhe shumicen "65 per qind e numrit te pranise se te huajve), mban gjalle frymen e bujqesise dhe blegtorise, ruan jeten demografike ne pjeset rurale te vendit, mban shkollat e hapura, etj. Prania e emigranteve shqiptare eshte gjithashtu dhe bumi ekonomiko-financiar i vendit. Depozitat me te medha ne bankat e kursimeve i perbejne depozitat e shqiptareve. Ky fakt eshte publikuar nga "Alfa Bank".

Eshte i njohur kontributi i emigranteve shqiptare ne Greqine fqinje. Keto te verteta jane pranuar dhe ekspozuar nga organizma te specializuara, madje jane bere publike nga mediat vizive dhe te shkruara prestigjoze vendore. Perkunder ketij kontributi, emigrantet shqiptare nuk kane perfituar as ne perqindje te vogel te ketij kontributi. Ky eshte opinioni i vete emigranteve. Kontributi i emigranteve shqiptare, ne fuqizimin e ekonomise se vendit fqinj eshte publikuar vazhdimisht. 243 000 mije emigrante shqiptare eshte numri i regjistruar si kontribues ne siguracionet e Greqise, IKA, pa perfituar asgje deri me tani me ligjet ekzistuese, dhe marreveshjet e "pa) nenshkruara. Pas publikimit te klienteles se rendesishme te depozitave ne bankat e vendit kohe me pare prej shqiptareve, edhe ky publikim i radhes rezulton per kontributin e rendesishem te ekonomise vendase prej emigranteve fqinj. "Shqiptaret i japin fryme arkes se shtetit grek", citonte komentin e saj gazeta "Tanea". "Te huajte nuk ua vjedhin vendet e punes vendasve". Vecanerisht shqiptaret perballojne punet e papreferuara nga vendasit si; bujqesia, ndertimi, blegtoria; te papelqyera edhe nga te huajte e tjere ne Greqi. Emigrantet shqiptare jane kliente te rendesishem dhe kontribues me te medhenj ne siguracionet e vendit. 500 000 mije kliente te rregullt te siguruar ne IKA, ose me siguracione shteterore jane te huaj. Gjysma e tyre rezultojne te jene emigrante shqiptare. Nga bilanci i pergjithshem i publikuar keto dite nga gazeta me e madhe e vendit, e perditshmja "Tanea", mesohet se nga 1.900 000 kliente te te siguruarve ne IKA, 500 000 jane emigrante. 243 000 mije rezultojne emigrante shqiptare, pa perfshire numrin jo te vogel te emigracionit qe eshte i detyruar te punoje ne te "zeze" per shkaqe te njohura tashme. Nje rezultat tjeter i publikuar pas atij te depozitave ne bankat e kursimeve te Greqise eshte se klientet me te shumte ne numer dhe ne te ardhura e zene emigrantet shqiptare. Sipas te perditshmes "Tanea", "Shqiptaret i japin fryme arkes se shtetit grek". Gjithashtu, hyrja e te huajve ne Greqine fqinje per ekonomine vendase "Nuk u shoqerua me lekundje te rendesishme te tregut te punes". Kjo sepse te huajte ne pergjthesi punesohen ne punet qe nuk jane ne preferencen e grekeve. Nje detaj tjeter i botuar eshte se; "U lejua shtyrja e perballimit te ekonomise greke. Vecanerisht shqiptaret shfaqen 10-vjecarin e fundit se japin kontributin e tyre per ekonomine vendase si: "Frena per te pasigurtit". E rendesishme mbetet ngritja edhe me e numrit te te huajve ne 10-vjecarin e fundit, numri i te cileve evidencohet si kliente te rregullt te sigurimeve shoqerore ne kete vend. Ndoshta kjo pjese evidencohet dhe ndihet kontributi i tyre ne ekonomine, aktualisht me perfitime, nga keto kontribute nuk ndihen aspak deri me tani per efekte perfitim pensionesh ne favor te kontribuesve, emigranteve. Ne disa axhenda bisedimesh eshte perfshire kjo pike, por ende ka mbetur ne rruge, mos dhe pa shprese per kontribuesit. Axhendat qeveritare jane publikuar, per perfundimin e marreveshjeve te siguracioneve, pensioneve mes dy paleve, por ndonese jane publikuar me pompozitet prej pales tone kane mbetur te parealizuara! Satistikat kane publikuar se ne vitin 2001, numrin e ngritur ne 797 093 te te huajve, kontribues te siguracioneve, ka rezultuar nje baze e shendoshe per te ardhurat kombetare te vendit, perkundrejt numrit te vitit 1991, i cili shenonte 167 276 kliente te huaj. Sipas te dhenave parashihet se deri ne vitin 2015, nje nder kater banor, do te jene te huaj. "Te huajte nuk vjedhin vendet e punes nga greket". Vleresimi i profesor Savas Robolis: "Te huajte nuk zune vendet e puneve grekeve". Sipas te dhenave te publikuara, punesimi i te huajve, ne punet si bujqesia, ndertimi, ne zonat e papreferuara nga vendasit, ka influencuar ne favorin e vendoreve, dhe nuk ka asnje lidhje me papunesine vendase, citon gazeta. Perfundimi: "Nese ulet numri i te huajve, do te kete dhe ulje te forces punetore dhe te te ardhurave kombetare, perfundonte komentin ne fjale gazeta "Tanea". Por, me perfundimin e Lojerave Olimpike, Athina 2004 qe hapen me 13 gusht te vitit, emigrantet shqiptare, te cilet kane perballuar punet me te veshtira, e kane ngritur memorialin: "Made in Emigranti Shqiptar", te "paperuruar" gjenden ne ankth.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-8-2004 nė 23:28 Edit Post Reply With Quote
KUR MOHON ATDHEUN,NUK MUND TE KESH MBARESI

Leonidha Sabanis, "tradhti e dyfishtë"




I merret medalja e bronztë shqiptarit tashmë grek, Luan Shabani, peshëngritësi që garoi në Lojërat Olimpike "Athina 2004" dhe që pas dy testeve rezultoi doping pozitiv. Sipas kontrollove, kjo do të thotë që ai ka përdorur substanca të ndalura.



Sasia e testosteronit ishte e dyfishtë në organizmin e lojëtarit. Zyrtarë grekë propozuan t'ia hiqnin të gjitha medaljet e fituara në të gjitha aktivitet sportive, ndërsa u ndalua qarkullimi i 136 mijë pullave olimpike me fytyrën e tij. Ky është fakti, pjesë e një të vërtete të madhe që nisi vite më parë, atëherë kur Luan Shabani vendosi të bëhej grek.

Të fliste greqisht e të falënderonte për fitoren e arritur popullin helen. Ti harrove, Leonidhas, që asnjëherë nuk do të mundësh ta fshish, edhe sikur të duash, fëmijërinë tënde shqiptare, adoleshencën tënde, fillimet e sportit dhe rezultatet e para, fitoret e para për të cilat grekët të bënë helen. Ti, Leonidhas, je Luan Shabani ynë. Nuk do të kisha shkruar për një zgjedhje në kushte të tjera, megjithëse i kam parë me një sy tjetër ata që nuk e pranojnë origjinën. Kam frikë se do të thotë përbuzje të afërmish e justifikime mbijetese. Dhe ti nuk e ke mësuar ende, Leonidhas. Ndoshta tani që ti kishe më shumë nevojë që "engjëjt e tu" të rriteshin ndryshe, ata, grekët, të braktisën. Dhe jam e bindur se kur fitoje për ta, ishe një grek i denjë, ndërsa tani humbja jote është shqiptare, prej një shqiptari. E nuk e di çfarë na shtynte t'ju ndiqnim e t'ju shihnim në gara e të theksonim me forcë që ju, ti dhe Pirro jeni shqiptarë, jeni tanët. Zërin tonë grekët nuk e dëgjojnë. Kam frikë se as tuajin.

Më erdhi keq që humbe. U rrëzove nga një prej majave më të larta të malit. Ti humbe dyfish, Luan! Ndoshta dikush do të më thoshte: "E ku di ti çfarë kemi vuajtur për të mbijetuar?" Unë do të besoja siç besoj Strakoshën që luan në Greqi, por nuk është një grek. Vesh bluzën e Kombëtares e luan për Shqipërinë. Unë do të besoja, siç besoj Ronaldon që luan në Spanjë dhe është një brazilian. Siç shikoj vëllezërit Trasha të përfaqësojnë ekipin tonë olimpik në Athinë, atje ku ti u rrëzove, ku të morën nga qafa medaljet e fitoreve, ku të përbuzën. Luan!

Ndoshta pa dashur i tradhtove edhe ata, grekët, sepse nisi me tradhti marrëdhënia juaj. Ndoshta kështu do t'i vinte fundi. Më vjen keq. Në sy të të gjithëve ti mbete greku Sabanis pas Kenteris dhe Thanut që rezultuan doping pozitiv (megjithëse atyre nuk u kërkuan t'i dorëzonin medaljet e tjera të fituara pastër). Të paktën more mbi vete dënimin publik. Asgjë nuk ikën pa u vënë re edhe në momentin kur pe të ngrihej flamuri grek e në qafë mbaje medaljen e bronztë. Ti sërish humbe, Luan Shabani! Humbja e madhe në vendin e helenëve, në Lojërat Olimpike "Athinë 2004"! Megjithatë, siç thotë një shprehje e mençur, Shqiptari i keq është yni, i miri është shumë i mirë e shumë i miri, i shkëlqyer.

Gazeta Shqiptare

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 16-9-2004 nė 20:20 Edit Post Reply With Quote
"Fshesa" greke,fshin shqiptaret

Greket debojne edhe 200 shqiptare

Te "ngarkuar" ne 5 autobuze, emigrantet pjesa me e madhe te rinj, u kthyen ne Kapshtice dje ne mengjes, pasi u mblodhen ne qendra pune dhe ne rruget e greqise, nga policia vendase. Deshmite e te debuarve: "Na mbajten 2-3 dite ne qeli derisa te mbusheshin autoburgjet, duke mos na dhene as uje dhe kur u luteshim, na hidhnin shkelma"



Fshesa greke, godet serish mbi emigrantet shqiptare. Dje jane kthyer forcerisht ne piken kufitare te Kapshtices rreth 200 emigrante, te cilet udhetonin ne pese autobuse. Ata kane rrefyer per gazeten "Korrieri", se policet greke i kane kapur ne rruge, me pas i kane rrahur dhe i kane derguar neper qeli. I kane masakruar duke i lene me nga dy-tre dite pa buke. Nuk kane guxuar qe te kerkojne as uje per te lagur buzet, pasi greket i kane gotiur me shkelma ne trup duke i lene te shtrire ne toke. Dje, ata jane vendosur ne ne ambientet e Komisariatit te Devollit te cilet kane mbushur pese autobuze te linjave te ndryshme te cilet kane udhetuar drejt vendbanimeve te tyre. Njeri nga pese autobuzet ka qene i mbushur plot me te rinj te cilet te revoltuar trgojne keqtrajtimet ne dhomat e izolimeve prane policive te shtetit fqinj. Te rinjte qe kane pranuar te japin emrat jane Gjik Jaza 17 vjec nga Vlora, Bledar Shehu 18 vjec nga Kamza, Besmir Boduri 18 vjec nga Elbasani, Dritan Tollumi 17 vjec nga Elbasani, Sokol Gjaci 19 vjec nga Librazhdi, Ardit Hoku 18 vjec nga Kukesi, Gjini Ibrahimi 18 vjec nga Puka, Mem Nika 17 vjec nga Shkodra, Hasan Laco 16 vjec nga Tirana, Klodian Gero 15 vjec nga Shkodra, Xhek Nika 19 vjec nga Shkodra, Murat Gjoka 26 vjec nga Bulqiza, Azem Elezi 14 vjec nga Vorasi dhe Ervin Lila 17 vjec Tirane. Ketyre emrave u shtohen dhe dhjetera te tjere, qe te gjithe kane mare rrugen e mundimshme te refugjatit vetem per te siguruar, buken e perditshme. E ne kerkim te kesaj te fundit ata hasen jo rralle here me shkopinjte e gomes dhe me shkelmat e policeve greke. Shumica e te kthyerve eshte kapur gjate kohes kur po udhetonin per ne pune. 19 vjecari Sokol Gjoci pohoi per "Korrierin" se ishte duke ikur per ne pune ne Selanik kur nje patrulle policie e kishte kapur dhe duke e terhequr zvarre ne mes te autobuzit, pasi e kishte gjetur pa dokumentat e duhura dhe e kishte perfunduar ne nje nga policite e qytetit ku ishte mbajtur dy dite pa buke."Kur u kerkova per te ngrene ata mu pergjigjen me shkelma". 16 vjecari Hasan Laco nga Tirana tregon per gazeten se kishte kerkuar uje ne dhomat e izolimit, pas dy dite etjeje dhe ne vend te ujit, ai ishte rrahur me shkelma dhe grushta. E ndersa autobuzi plot me refugjate po merrte rrugen e kthimit drejt qyteteve te Shqiperise dhe emigrantet, mezi prisnin te rehatonin kockat ne shtepite e tyre, rruges, jane dhjetera te tjere qe, mundohen te kalojne kufirin shqiptar per t'u hedhur drejt Greqise.

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 17-9-2004 nė 17:56 Edit Post Reply With Quote
Zhduken 300 emigrantė nga Elbasani

Nisi dje në Selanik procesi gjyqësor, në ngarkim të ushtarëve grekë, që plagosën një të moshuar 2 vjet më parë




“Qindra trupa janë tretur në tokën greke dhe sot u kanë mbetur vetëm kockat . Janë emigrantë fatkeqë të eleminuar nga policia dhe ushtria greke, vetëm e vetëm se kanë emrin shqiptar.
Politika ka qenë e tillë që gjërat të minimizohen, por faktet janë vërtetë tronditëse. Vetëm në rrethin e Elbasanit rezultojnë se janë rreth 300 emigrantë të zhdukur. Nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Dikush ka vdekur në mënyrë aksidentale, dikush tjetër nga kushtet atmosferike, por akoma më keq, shumica kanë mbyllur sytë në tokën helene, si rezultat i plumbave të marrë nga ushtria dhe policia greke”. Ky fakt tronditës pohohet nga drejtori i Qendrës Shqiptare të Reabilitimit të Traumës dhe Torturës, Adrian Kati. Kreu i këtij institucionit tregon se vijnë me dhjetra qytetarë, të cilët në kërkim të një fati më të mirë, janë keqtrajtuar sapo kanë shkelur në tokën e shtetit helen. Një fije shprese ka ngjalluar për dhjetra emigrantët shqiptarë që janë keqtrajtuar dhe dhunuar në mënyrë çnjerëzore nga policia greke, nisja e procesit të parë gjyqësor në Selanik, në ngarkim të disa ushtarëve grekë, që dy vjet më parë plagosën për vdekje një të moshuar shqiptar. Ferhat Ceka, 69 vjeç, nga Tirana është përballuar dje në Gjykatën e Selanikut në një seancë gjyqësore me njeriun që e qëlloi me armë, por vetëm fati e shpëtoi nga vdekja e sigurt. Në Greqi ai është shoqëruar nga mjeku i Qendrës Shqiptare të Reabilitimit të Traumës dhe Torturës, Izedin Çela. Raporti mjekoligjor, takimet me psikologët, foto pas ngjarjes dhe një mori dokumentash ndodhen në dosjen “Ceka”. Kjo është hera e parë që emigrantët shqiptarë marrin pjesë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në një seancë gjyqësore, me mbështetjen e organizmave të huaja. Në një intervistë eksluzive për gazetën “Ballkan”, drejtori i Qendrës Shqiptare të Reabilitimit të Traumës dhe të Torturës, Adrian Kati, tregon të gjithë peripecitë, që dalin pas ankimit të dhjetra emigrantëve në këtë qendër.
Aktualisht po zhvillohet gjyqi në Selanik për Ferhat Cekën, i cili është plagosur rëndë dhe torturuar nga një ushtar grek. A keni pasur raste të tjera të denoncuara nga emigrantët për ushtrimin e dhunës dhe që janë trajtuar nga qendra juaj dhe organizmat e tjera evropiane?
Përveç Ferhat Cekës, kemi pasur raste të tjera që janë mbajtur në vëzhgim dhe më pas diagnostikuar nga mjekët e qendrës, lidhur me traumën fizike dhe psikike. Ne, për të gjitha rastet e paraqitura, i jemi drejtuar organizmave të tjerë për të bërë publike faktet tronditëse. Traumat e emigrantëve kanë filluar që në vitet e para të demokracisë. Kemi dëgjuar shumë raste në rrugë gojore për humbjen e jetës së qindra emigrantëve. Pretendohet se janë dhjetra të vrarë dhe shumë prej tyre mbeten ende të paidentifikuar. Një pjesë e vdekjeve janë edhe aksidentale. Por, sipas shpjegimeve, gjithmonë gojore, mjaft prej viktimave janë shkaktuar nga policia dhe ushtria greke. Në Elbasan është krijuar një shoqatë në ndihmë të të zhdukurve dhe bëhet fjalë për rreth 300 emigrantë që kanë marrë rrugët për në Greqi para disa vitesh dhe familjet e tyre edhe sot e kësaj dite nuk kanë asnjë të dhënë. Keqtrajtime të tjera janë trajtuar nga punonjësit e zyrës sonë. Disa prej tyre kanë pasuar trauma të mëdha psikologjike, si rezultat i dhunës së ushtruar nga strukturat policore të shtetit helen.
Përveç Organizatës Botërore të Luftës Kundër Dhunës dhe Torturës, a keni marrëdhënie me institucione të tjera që merren me ndjekjen ligjore të problemeve të lindura?
Kemi marrëdhënie me Grupin e Helsinkit grek “Helsinki Monytor”, që drejtohet nga Panayotis Dimitras. Por, mund ta them me plot bindje se bashkëpunëtorja më aktive në bërjen publike dhe trajtimin e rasteve të emigrantëve të dhunuar, është Melani Anderson, që drejton “Amnesty International” në Londër. Ajo është një nga inciuset kryesore që mori të dhëna mbi keqtrajtimin e Ferhat Cekës dhe e bëri atë publike në institucionet ndërkombëtare. Kemi pasur kontakte me qendra të tilla në Kosovë dhe në Tetovë në mbrojtje të vlerave mbarëkombëtare.

Ballkan

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 20-9-2004 nė 23:40 Edit Post Reply With Quote
GREQIA NE VAZHDIMESI MERR JETE SHQIPTARESH

JAVA E KUFOMAVE NE KAPSHTICE

Kapshtice - Emigrante te vrare ose shtetas shqiptare te aksidentuar jane kthyer pothuajse cdo dite te javes qe kaloi ne doganen e Kapshtices. Nese te kthyerit nga policia greke jane te vazhdueshem sepse kapen ata emigrante klandestine qe kalojne kufirin ilegalisht apo nuk kane dokumente te rregullta qendrimi ne shtetin fqinj, kohet e fundit jane bere te perditshme edhe mberritjet e arkivoleve nga Greqia. Pese shtetas shqiptare jane njoftuar nga policia e rrethit te Devollit per javen qe kaloi, si viktima te krimeve apo aksidenteve ne vendin ku punonin si emigrante. Policia greke, ka kthyer dhe dorezuar tek autoritetet e policise kufitare ne Kapshtice kufomat e shtetasve shqiptare Ylber Stemja, rreth 19 vjec nga Dibra dhe dhe Lavdie Mile, 34 vjec nga Lapraka e Tiranes qe te dy te vrare me arme gjahu nga bashkeshorti i kesaj te fundit ne Selanik. Nderkaq, jane bere te ditura nga policia rajonale edhe tre viktima aksidentesh ne Greqi, qe te tre banore te rrethit te Korces. Pas vdekjes se dy te rinjve ne aksidente automobilistike, tani ne fundjave eshte regjistruar nje tjeter ngjarje tragjike me nje taksist korcar. Sali Ustalli, nje 36-vjecar baba i tre femijeve me banim ne qytetin e Korces, ka gjetur vdekjen ne fundjave ne afersi te qytetit te Kozanit ne Greqi. Burime te pakonfirmuara thane se taksisti korcar qe shkonte shpesh ne Greqi me pasagjere, u perplas me nje mjet te tonazhit te rende ndersa kthehej pa transportuar asnjeri per ne doganen e Kapshtices.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 17-10-2004 nė 19:48 Edit Post Reply With Quote
Grekėt protestė ndaj flamurtares shqiptare

Ngjarja përsëritet: Sonila Metushi, ashtu si Odise Cenaj, persekutohet nga ksenofobia greke


PELOPONEZ - Shqiptarët përsëri në qendër të vëmendjes greke. Këtë vit përsëritet sërish ksenofobia e një viti më parë. Nxënësja e shkëlqyer shqiptare nuk lejohet të mbajë flamurin grek në ditën kombëtare të Greqisë. Kështu shkruan agjencia greke e lajme “ANA”.
Një festë kombëtare dhe një herë ka ripërtërirë debate të tilla se çdo të thotë të jesh grek dhe domethënien e simboleve kombëtare. Një festë kombëtare dhe një herë tjetër ka qenë shkak i ndarjes dhe jo i bashkimit, duke ngjallur debate mbi natyrën e identitetit të grekëve dhe kuptimin e simboleve kombëtare. Në të njëjtën kohë, zhurma për të drejtën e të huajve që të mbajnë flamurin grek në paradat kombëtare, e cila duket se është manifestimi lokal i një përleshjeje, e cila po merr përmasa dhe forma të ndryshme dhe në vende të tjera europiane, ka vënë në dukje se Greqia është një vështirësi e parpanueshme dhe shoqëria nuk mund të ndryshojë. Grekët janë të përbetuar të bëjnë gjithçka për të mos lejuar asnjë shqiptar të prekë flamurin e tyre. Ashtu si edhe një vit më parë, një nxënëse shqiptare që mëson në një gjimnaz në Akaia të Peloponezit është përballur ditën e premte me protestat e grekëve kundër mbajtjes së flamurit nga vajza në ditën e festës kombëtare greke.
Kundërshtimet
Solina Metushi, e cila jeton prej dhjetë vjetesh në Greqi, është caktuar pak ditë më parë nga këshilli drejtues i shkollës për të mbajtur flamurin grek në ditën e paradës më 28 tetor. Por nuk kanë qenë aspak dakord me këtë bashkëmoshatarët e saj, të cilët kanë protestuar, e madje kanë ndërprerë edhe mësimin për të kërkuar heqjen e “privilegjit”. Nxënësit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që një shqiptare të mbajë flamurin grek pasi të afërmit e tyre kanë derdhur gjak në lufte me ta. Ata kanë pohuar se do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin në rast se nuk do të merret një vendim i ri për të rrëzuar atë të publikuar tashmë. Ky nuk është rasti i parë i ksenofobisë në Greqinë fqinje.
Ngjarja përsëritet
Vetëm një vit më parë, 15-vjeçari shqiptar Odise Cenaj u përball gjithashtu me protestat e bashkëmoshatarëve të tij greke për të mos mbajtur flamurin në ditën e festës kombëtare. Cenaj u detyrua të hiqte dorë nga mbajtja e flamurit gjatë paradës pas presioneve të shumta nga shokët e shkollës. Ndërsa një situatë edhe më e keqe u krijua vjet në një gjimnaz në Kalithea të Athinës, ku 16-vjeçarja Maria Kendella parakaloi me flamurin helen, por u sulmua nga një grup ekstremistësh greke të organizatës “Agimi i Artë”. Ndaj ngjarjes së fundit ka reaguar edhe ministrja e Arsimit e Greqisë, Marieta Ianaku, e cila ka deklaruar se “flamuri nderon flamurtarin dhe jo flamurtari flamurin”. Çështja e Cenajt u bë shumë e diskutuar dhe vetë qeveritarët reaguan ndaj një ngjarjeje të tillë të hidhur.
Situata
Por si Odise Cenaj dhe Sonila Metushi ka dhe shumë të tjerë që kanë bërë emër dhe po bëjnë emër në shkollat greke. Por a nuk ka ardhur koha t’i jepet fund ksenofobisë dhe racizmit dhe këta emigrantë të marrin të drejtat që iu takojnë? Shumë pikëpyetje kanë mbetur për t’u zgjidhur. Politikanët dhe vetë qeveria greke është angazhuar në luftimin e racizmit dhe në ndryshimin e politikës kundrejt emigrantëve, megjithatë duhet punë derisa të shikohet në terren drita jeshile. Deri atëherë emigrantëve iu duhet të durojnë dhe pak, të durojnë racizmin në shoqërinë greke dhe keqtrajtimin e emigrantëve në kufijtë me tokën helene.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 3-11-2004 nė 01:56 Edit Post Reply With Quote
KEQTRAJTIMET NDAJ EMIGRANTEVE VAZHDOJNE....

21-vjeçari nga Kukësi tregon keqtrajtimin dhe kërcënimet e policëve grekë, deri në rikthimin e tij

Policia greke keqtrajton emigrantët

KORÇË- Ditën e martë, në doganën e Kapshticës janë kthyer disa emigrantë të keqtrajtuar. Më i lënduari prej tyre ka qenë Artan Kaculi, 21 vjeç, lindur në fshatin Shtiqën të Kukësit dhe banues në Rushkull të Durrësit. Sipas burimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, 21-vjeçari ka denoncuar dhunën e uniformave blu të shtetit fqinj, Greqisë, duke deklaruar se ishin kapur nga policia në afërsi të qytetit të Follorinës. Sipas tij, që në çastin e parë, forcat e policisë greke kishin ushtruar dhunë mbi emigrantët. Madje, mësohet se shqiptarët ishin qëlluar me grushta, shkelma dhe shkopinj gome. Në këtë gjendje të rënduar është kthyer në Kapshticë emigranti, 21-vjeçari Kaculi. Lidhur me këtë ngjarje, policia e Kapshticës bëri të ditur se kjo çështje i ka kaluar prokurorisë së rrethit, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Por, në denoncimet e tyre, emigrantët në fjalë kanë vënë në dukje se, pasi janë kapur nga policia greke, janë shoqëruar për në burgun e Kosturit. Gjithashtu, siç kanë nënvizuar emigrantët, gjatë gjithë kohës kanë qenë nën terror dhe të goditur nga policia greke. Vetëm pasi kanë kaluar një natë në burgun e Kosturit, janë nisur për në atdhe. Emigrantët kishin shpresuar se, ndërsa ishin nisur drejt Kapshticës, i kishin shpëtuar tronditjes dhe terrorit, por në të vërtetë nuk kishte ndodhur kështu. Kaculi tregon se nga policët grekë ishin kërcënuar me vrasje, nëse ata do të tentonin të hynin sërish në Greqi. Gjithë historia tragjike e tyre është bërë e njohur që në çastin e parë të mbërritjes në Kapshticë. Madje 21-vjeçari ka deklaruar se kishte nevojë të ngutshme për ndihmë mjekësore. Shkopinjtë e gomës që kishin qëlluar mbi trupin e tij, kishin bërë që të mos ndihej mirë dhe të kishte vshtirësi në lëvizje. Madje, kjo ka qenë arsyeja që ka kërkuar të denoncojë dhunën greke të ushtruar në kufi. Më pas, emigrantët e mbërritur në doganën e Kapshticës, janë nisur drej vendlindjeve të tyre.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 3-11-2004 nė 20:10 Edit Post Reply With Quote
Amnesty kėrkon drejtėsi, Tirana zyrtare hesht

Lexova tek Zëri i Amerikës në versionin on-line se grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International i bëri thirrje dje Greqisë të sigurojë një proces të drejtë gjykimi, në përputhje me standardet ndërkombëtare për oficerin e policisë që vrau pak muaj më parë emigrantin shqiptar Vullnet Bytyçi. Më duket një çudi e madhe që për të disatën herë organizata të huaja i bëjnë thirrje të tilla Athinës, kurse qeveria e Tiranës, shtetas të të cilës janë Vullneti dhe viktimat e tjera, hesht dhe nuk i kërkon Greqisë atë që është më minimalja: drejtësi për vrasësit. Kushedi sa duhet të habiten edhe vetë përfaqësuesit e këtyre organizatave që mbrojnë të drejtat e disa shtetasve për të cilët nuk ka reagime nga qeveria që i mbulon. Me sa duket ata nuk e dinë se çfarë pelivanësh kemi ne për politikanë, dhe çfarë kryepelivani kemi për kryeministër. Zoti ju shoftë, more politikanë shqiptarë se na helmuat gjakun. Një herë të vetme nuk na bëtë të ndiejmë një gram ngushëllim për gjithë atë dhimbje që na shkaktojnë këto viktima të njëpasnjëshme të një racizmi vrasës.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-11-2004 nė 00:30 Edit Post Reply With Quote
KE: Qeveria greke, racizėm ndaj emigrantėve

Greqia duhet të marrë masa drastike për të zhdukur fenomenet e racizmit. Raporti i Këshillit të Evropës për betejën kundër racizmit dhe ksenofobisë, ka qenë një shuplakë e vërtetë për Greqinë. Sipas raportit, emigrantët dhe grupe të tjera minoritetesh kanë probleme të shumta përsa i përket zbatimit të të drejtave të tyre. Raporti arrin deri aty sa të kërkojë marrjen e masave drastike për goditjen e fenomeneve të racizmit që lindin. Më konkretisht, të jepen dënime për punonjës të administratës shtetërore, të cilët bëjnë deklarata raciste si dhe ndaj organeve të pushtetit lokal, të cilat në kundërshtim me ligjet nuk pranojnë t´u shërbejnë emigrantëve.

Sipas raportit, procesi i legalizimit të emigrantëve kryhet me probleme. ,- thuhet në raport. Procesi i dhënies së lejeve të qëndrimit <është i vonuar>, ndërkohë që . Gjithashtu shuma e lekëve që paguan një emigrant për ta marrë Lejen e Qëndrimit konsiderohet tepër e lartë dhe Këshilli sugjeron që kjo shumë duhet të ulet menjëherë, pasi kërkohen 150 euro nga njerëz me të ardhura të ulëta ose pa të ardhura. Nga ana tjetër, po sipas raportit, mungojnë ende masat e duhura për përfshirjen e emigrantëve në jetën politike dhe shoqërore të vendit siç është e drejta e zgjedhjes dhe e të zgjedhurit në zgjedhjet lokale për emigrantët, të cilët jetojnë prej vitesh në vend. Probleme sipas raportit, ka edhe në dhënien e azilit dhe megjithë rritjen e numrit të kërkesave vetëm 1% e tyre e fitojnë atë.

KE propozon ngritjen e një komisioni, i cili të shqyrtojë rastet e dhunës policore ndaj të huajve, duke kërkuar që të dënohen të gjithë ata policë të cilët ushtrojnë dhunë ndaj emigrantëve. Në raport tërhiqet vëmendja se ushtrohet dhunë ndaj emigrantëve nga policë, të cilët mbajnë poste në polici dhe bëhen dëbime masive në kohën kur është duke u zhvilluar procesi i legalizimit. Përsa u përket organeve të drejtësisë, sipas raportit, gjykatësit në shumicën e rasteve nuk kërkojnë përkthyes, megjithë vështirësinë që mund të ketë i pandehuri për të kuptuar greqisht. Gjithashtu shpeshherë gjykatat greke bëjnë diferencime gjatë dhënies së dënimit ndërmjet vendasve dhe të huajve. Kështu për të njëjtën vepër penale një i huaj dënohet më shumë se një vendas. Raportit të Këshillit të Europës nuk i ka shpëtuar as Kisha Ortodokse Greke. . Gjithashtu raporti thekson se grupe të ndryshme fetare nuk kanë mundësi të ushtrojnë besimin e tyre, pasi nuk ekzistojnë objektet e kultit.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7096908 sekonda, 49 pyetje