DARDAN PEJA
|
Postuar mė 29-11-2004 nė 17:11 |
|
|
Greqi: ja si dhunohen shqiptaret
Raporti i 6 organizatave për të drejtat e njeriut në shtetin fqinj i lexuar në Bruksel. Një pyetësor tregon se policia
helene i diskriminon fqinjët. Për herë të parë organizatat greke të të drejtave të njeriut kanë denoncuar
publikisht dhunën dhe mosrespektimin e shqiptarëve në vendin e tyre. Më shumë se 50 raste shqiptarësh të dhunuar,
janë paraqitur në një raport të lexuar pak ditë më parë në Gjenevë.
Raporti është bërë nga 5 shoqata joqeveritare greke dhe Organizata Botërore kundër Dhunës dhe Torturës (OMCT).
Dhuna deri në vrasje, fyerjet, trajtimi diskriminues në gjyqësorë dhe neglizhimi i denoncimeve të tyre, madje dhe tolerimi i
dhunës së ushtruar nga të tretët, kanë qenë pikat kryesore ku është mbështetur raporti i OMCT-së dhe
5 shoqatave greke për të drejtat e njeriut. Në raport përfshihet një periudhë kohore që nga viti 1998, deri dhe
një pjesë e vitit 2004. Në faqen e parë të raportit thuhet se ai "Përpiqet ta shohë situatën sa më
objektivisht dhe të kritikojë ato vendime dhe veprime të pushtetit që përmbajnë dhunë, torturë, apo trajtime
të tjera jo njerëzore dhe jo të drejta". Organizatat që kanë punuar në ndërtimin e këtij raporti
janë: Qendra për Kërkimet dhe Veprimin për Paqen në Greqi (KEDE), Organizata e Koordinimit për të Drejtat e
Romëve në Greqi (SOKADRE), Komuniteti Grek i Helsinkit (GHM), Grupi për të Drejtat e Minoriteteve në Greqi, Qendra për
Përkrahjen e Fëmijëve dhe Organizata Botërore Kundër Torturës (OMCT).
"Kanë qenë të shumta rastet kur është folur për shqiptarë dhe emigrantë të tjerë, të
cilët janë viktima të policisë në Greqi", kështu thuhet në raportin e 6 organizatave. Në raport thuhet se
ishte bërë një pyetësor në policinë greke, ku pjesa më e madhe e efektivave ishin shprehur me tone fyese dhe
diskriminuese ndaj shqiptarëve. Duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Rendit të shtetit grek, raporti
thotë se në ligje vendi fqinj duhej të respektonte të drejtat e njeriut dhe se dhuna e tortura janë forma të
papërceptueshme të hetimit dhe nuk mund të përdoren në Greqi. Por, në rastin e Anesti Nestos, një shqiptari
emigrant i paligjshëm në vendin fqinj, policia e ka detyruar duke e rrahur që të shkruajë një deklaratë ku njihte
veten fajtor për disa krime. "Në shumë raste policia ka dhunuar, ka rrahur apo ka përdorur dhe mjete të tjera denigruese
gjatë hetimeve, sidomos për krime të rënda", thuhet në raport, ku flitet edhe për mungesën e përkthyesve
gjatë marrjes në pyetje të shqiptarëve e emigrantëve të tjerë. Kuptohet që në raportin e 6 organizatave
nuk flitet vetëm për shqiptarët, por edhe për vetë shtetasit grekë, si dhe një numër të madh
emigrantësh të huaj.
Shqiptarët, sipas shifrave të raportit, duket se përbëjnë numrin më të madh të të huajve të dhunuar
nga policia. Ndërkohë që Greqia, nga ana e saj, ka nënshkruar një pjesë të mirë të konventave kundër
dhunës dhe torturës. E me gjithë këtë një pjesë e mirë e policëve grekë, të cilët nuk
janë sjellë në mënyrë korrekte apo më keq akoma kanë rrahur dhe dhunuar mjaft shqiptarë, nuk janë
dënuar për shkelje të këtyre konventave. Kështu, në raport flitet për rastin e tre shqiptarëve të rrahur
në kufi nga një grup policësh. Helsinki Grek i kishte kërkuar dhe bërë me dije Ministrisë së Rendit, për
të mësuar nëse kishte ndonjë polic të penalizuar. Në fakt, ministria iu përgjigj se kishte një të ndaluar
në lidhje me këtë rast, por më vonë asnjë polic nuk u dënua për krimin. Madje ka raste edhe më të
rënda, kur "Hellenic Police" (policia greke), ka përjashtuar nga detyra oficerë që janë gjetur me 1/5 gram hashash,
ndërsa ka lënë në detyrë policin që qëlloi dhe vrau 20-vjeçarin nga Shqipëria, Gentian
Çelniku.
Nuk është vetëm policia greke ajo që ka ushtruar dhunë apo ka diskriminuar shqiptarët. Gjatë një shqyrtimi
të organizuar në shumë nivele të drejtësisë greke, është parë se mjaft denoncime të bëra nga
shqiptarët nuk ishin pranuar dhe as nuk ishin marrë parasysh. Duke përfshirë këtu raste të vajzave minorene nga
Shqipëria që shfrytëzoheshin si prostituta, por që edhe pse shkelje e ligjit neglizhohej nga policia. Ndërsa rasti më i
rëndë është neglizhenca e treguar në hetimin për zhdukjen e më shumë se 500 fëmijëve, pjesa më
e madhe shqiptarë në një jetimore greke.
PIKAT E RAPORTIT PËR SHQIPTARËT
Më shumë se 50 shqiptarë të dhunuar në Greqi, e kanë denoncuar atë, në organizatat e të drejtave të
njeriut.
Policia kufitare greke është ajo që ka rastet më të shumta të keqtrajtimit të shqiptarëve.
Ndaj policëve që kanë dhunuar shqiptarët nuk janë marrë asnjëherë masa të rënda nga ana e
eprorëve.
Denoncimet e të dhunuarve në prokurori apo në gjykatat greke nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë hetuar.
Drejtësia greke nuk ka marrë seriozisht dhe nuk ka hetuar zhdukjen e 500 fëmijëve pjesa më e madhe shqiptarë.
Prokuroria e policia e vendit fqinj nuk ka hetuar dhe nuk ka marrë përsipër hetimin e shqiptareve minorene të shfrytëzuara si
prostituta.
Një delegacion i të drejtave të njeriut në burgje vuri re se policët e burgjeve shfaqnin mungesë respekti ndaj të
dënuarve sidomos kur këta ishin shqiptarë.
Greqi duhet të respektojë dekretin presidencial për të kthyer në atdhe fëmijët e trafikuar që
shfrytëzohen në rrugët e saj.
EDHE PROKURORIA GREKE DISKRIMINUESE
Jo vetëm policët, por edhe prokurorët grekë kanë qenë, sipas raportit, shpesh pjesë e dhunës dhe e
diskriminimit ndaj shqiptarëve. Raporti bën një paralelizëm mes tre rasteve dhe akuzave të ndryshme që ka vendosur
prokuroria, për tre raste vrasjesh nga ana e policisë greke. Kështu, për Georgios Tylliannakis, i cili qëlloi një rom,
Ioannis Rizopoulos, i cili qëlloi një shqiptar dhe Theodoros Katsas, i cili qëlloi një grek, u dhanë tre akuza të
ndryshme. Megjithëse, edhe në dy rastet e para u vendos akuza e vrasjes, ndaj policit të tretë ajo ishte më e
rëndë. Ndërkohë, që në fund polici që kishte vrarë shqiptarin nuk u dënua dhe e vetmja diferencë
në këto raste dukej se ishte përkatësia etnike.
HISTORIA E EMIGRANTIT SHQIPTAR NË GREQI
Më 15 prill 2002, Arnesto Nesto, një emigrant pa dokumente nga Shqipëria, u ndoq nga policët afër Megaras, vend në
perëndim të Athinës, pasi nuk u ndal pas sinjalizimit nga policët. Pas arrestimit, ai u keqtrajtua nga policët. Madje,
gjatë marrjes në pyetje nuk ka pasur asnjë përkthyes, as avokatë. Ai është pyetur për krime të tjera,
që Nesto ka mohuar t´i ketë kryer. Nesto ka denoncuar në prokurori keqtrajtimet, por kjo e fundit nuk ka urdhëruar nisjen e
hetimeve apo ekzaminimin mjeko-ligjor, megjithëse, sipas ligit, kjo gjë duhet të kërkohet.
SI KEQTRAJTOHEN TË MITURIT SHQIPTARË NGA GREKËRIT
Sipas raportit të hartuar nga OMCT-ja së bashku me pesë organizata joqeveritare greke, rreth 40 për qind e të miturve që
kryejnë krime në Greqi janë të huaj dhe nga këta, 80 për qind kanë kombësi shqiptare. Në raport thuhet se
ky numër i lartë tregon një sinjalizim të qartë të diskriminimit të mundshëm të tyre. "Kjo do
të thotë se të miturit që nuk kanë kombësi greke janë të përfaqësuar në mënyë jo
të barabartë në sistemin penal të të rinjve" shpjegohet në raport. Kështu, duke iu referuar një studimi
të vitit 2003, nga 177 raste që kanë kaluar në Gjykatën e të Rinjve në Athinë, 46.2 për qind të
të dënuarëve ishin të kombësive të huaja prej të cilëve, 86.1 për qind ishin shqiptarë.
Ndërkohë, nga 97 minorenë të dënuar, vetëm 29 ishin grekë dhe një ishte gjerman, ndërkohë 67 të
tjerët ishin shqiptarë. Përveç diskriminimit të të miturve në gjykatë, raporti flet edhe për
dhunën ndaj tyre. Tri raste të shqyrtuara nga organizatat joqeveritare të të drejtave të njeriut, flasin për torturat e
ushtruara nga policia greke dhe forcat kufitare ndaj të miturve shqiptarë. Bëhet fjalë për rastin e Refat Tafilit, të
Afrim Sallës dhe Kreshnik Shenajt.
AFRIM SALLA
Afrim Salla ishte 14 vjeç, kur në 4 korrik të vitit 2001 mori rrugën për Greqi. Ai ishte në një grup prej 12
vetësh dhe ndërsa po kalonin kufirin në mënyrë klandestine, rojet kufitare i dalluan. Këto të fundit i
thërritën "stop", por shqiptarët u shpërndanë duke tentuar të largoheshin. Rojet kufitare qëlluan drejt
tyre dhe një plumb zuri në shpinë 14-vjeçarin nga fshati Plangaricë i Elbasanit. Rojet e gjetën atë së
bashku me një anëtar tjetër të grupit që po i qëndronte pranë. Ata i shoqëruan për në spitalin e
Kastorias. Por plaga që kishte shkaktuar arma e zjarrit, kishte dëmtuar shtyllën kurrizore, duke e lënë 14-vjeçarin
të paralizuar përjetë. Familja e tij e fitoi gjyqin për dëmshpërblimin, por prokurori tha se nuk kishte prova të
qarta që të ngarkonin penalisht ndonjë roje kufitare.
REFAT TAFILI
Refat Tafili, ishtye vetëm 16 vjeç, kur emigroi për në Greqi, në mënyrë ilegale. Ai arriti në Greqi në
dhjetor të vitit 2000, ku me ndihmën e të afërmve gjeti një punë. Sipas dëshmisë së tij, në
orën 9.30 të mbrëmjes së 8 shkurtit të vitit 2001, tre persona të veshur si oficerë policie e kanë
nxjerrë me forcë. "Kur u ktheva nga puna, hëngra darkë dhe po përgatitesha për të fjetur, kur befas
erdhën policët. Ata hapën derën dhe hynë brenda. Më kapën dhe më nxorën jashtë. Më rrëzuan
përdhe dhe filluan të më qëllonin me shkelma në stomak dhe në këmbë. Më folën në greqisht, por
unë nuk i kuptoja." Refat Tafili gjatë këtij arrestimi, pësoi disa thyerje në trup, ai bëri një operacion, por
për të kishte dalë një urdhër arresti dhe nuk e lanë të qëndronte në spital, më pas e deportuan pa i
dhënë asnjë mundësi mjekimi. Për këtë rast, zyrtarët e rendit morën masa për policët.
Njëri prej tyre duhej të pushohej nga puna, ndërkohë që për një tjetër u mor masa e pezullimit. Por sipas
raportit, nga të dhëna jozyrtare disa kohë më pas, rekomandimi u la mënjanë dhe policët morën
pafajësinë.
KRESHNIK SHENAJ
Një nga rastet e përmendura në raport është edhe ai i Kreshnik Shenajt. Sipas raportit, 17-vjeçari është
qëlluar nga rojet kufitare, pak minuta pasi është futur në brendësi të tokës helene. Pas dhunës së
ushtruar nga rojet kufitare, Shenaj është traumatizuar. Në gjendje shoku ai është dërguar në spitalin e
Gjirokastrës. Sipas raportit, autoritetet greke nuk ndërmorën asnjë hetim për këtë çështje,
ndërkohë që sipas ligjit duhet të merreshin masa.
SHTETI TË HETOJË PËR AGIA VARVARA
Në raportin e koalicionit të OJQ, trajtohet edhe zhdukja e fëmijëve në institutin "Agia Varvara". Në të
thuhet se ende në Greqi mungojnë të dhënat e sakta të rreth 500 fëmijëve shqiptarë të zhdukur nga
jetimorja. Madje, në raport, te pjesa e rekomandimeve kërkohet që shteti grek të hetojë për çështjen.
TË KEQTRAJTUARIT
Astrit Lleshi
Kastriot Rrapi
Dashamir Troshku
Blerina Meçe
Luftim Krosi
Arjan Hodi
Refat Talili
Gentjan Çelniku
Ferhat Çeka
Afrim Salla
Kreshnik Shenaj
Bledar Quoshku
Arensto Nesto
Ligor Halimi
Mili Halimi
Rahman Pashollari
Vullnet Bytyçi
Luan Metaliaj
Leonard Shëmbilko
Dashamir Brakolli
Sokol Hallko
Gani Ibrahim Rama
Sokol Allkja
Ardian Allkja
Edmond Sula
Arjan Torka
Halim Munga
Ramiz Saliaj
Luan Bërdëllima
Leonard Shimka
Dashamir Brekolli
Shpëtim Shabani
Alfred Metaliaj
Emir Metaliaj
Beqir Metaliaj
Bilbil Metaliaj
Albert Prifti
Vetiak Mema
Orges Osmani
Sulejman Gjana
PANORAMA 29-11-2004
|
|
AGRON RUMI
|
Postuar mė 2-12-2004 nė 15:51 |
|
|
ANTISHQIPTARIZMI GREK NUK KURSEN DHE FEMIJET
OKB-ja i kërkon Greqisë të hetojë lidhur me fatin e 500 fëmijëve shqiptarë të zhdukur nga një institucion
athinas
Komiteti i OKB-së kundër torturës i kërkoi Greqisë të hetojë mbi fatin e 500 fëmijëve të
rrugës, në pjesën më të madhe shqiptarë, "të zhdukur" nga një institucion athinas, ku ishin vendosur
që nga viti 1998-2002 dhe për të cilët autoritetet nuk dinë asgjë që prej asaj kohe. Komiteti që shqyrtoi
javën e kaluar një raport grek mbi këtë çështje, e kritikon Greqinë "për marrjen e masave të
papërshtatshme për mbrojtjen e fëmijëve të gjetur nga policia dhe të marrë në ngarkim nga shteti gjatë
periudhës 1998-2003",
sipas konkluzioneve, një kopje të të cilave e siguroi AFP-ja. Duke theksuar se 500 prej tyre, të vendosur në qendrën
athinase "Aghia Varvara" pas operacioenve policore, "janë zhdukur", Komiteti vë në dyshim "mungesën e
një hetimi të shpejtë nga drejtësia" mbi këtë çështje. Ai "e nxit" qeverinë të
"marrë
masat e nevojshme për të parandaluar një fenomen të tillë dhe të sigurojë që drejtësia po kryen hetimet e
duhura". Zhdukja e këtyre fëmijëve u zbulua në vitin 2003 nga një OJQ zvicerane "Toka e Njerëzve" në
një raport lidhur me trajtimin e minorenëve shqiptarë në Greqi. Sipas kësaj OJQ-je, fëmijët ishin larguar nga
institucioni dhe shpesh ishin rimarrë nga tutorë që i shfrytëzonin, për mungesë të një kujdestarie të
vazhdueshme dhe të një mbikqyrjeje nga ana e policisë
24 ORE
|
|
Valter bejkova
|
Postuar mė 24-12-2004 nė 04:15 |
|
|
GREKET VAZHDOJNE SKENARET KUNDER SHQIPTAREVE
Avokati grek: Pengmarrësit u parapaguan
Në një intervistë vetem për gazetën Panorama, juristi i njohur ka deklaruar se gjithçka ndodhi në këtë
ngjarje në kryeqytetin helen ka qenë e stisur dhe, madje, e paguar. Sipas tij, këtë ia ka deklaruar menjëherë pas
arrestimit klienti Murati. Avokati, nisur nga të dhënat e mjaftueshme që ka mundur të mbledhë prej pyetjes së
dëshmitarëve dhe kontakteve me Muratajn, tregon se si klienti i tij është përfshirë në këtë ngjarje i
shtyrë nga një grup shqiptarësh. Madje, sipas tij, këta të fundit kanë paguar për këtë veprim, vetëm
e vetëm që policia greke të dilte profesionale nga kjo histori, pasi më parë ishte akuzuar nga mediat evopiane si e
paaftë për t´i siguruar Lojërat Olimpike. Pikat ku avokati hedh dyshimet e tij për ngjarjen janë disa, por si më
të spikaturat ai përmend skenarin e rrrëmbimit të autobusit, zgjedhjen e autobusit me shofer të stërvitur, trajtimin e
mirë që u është bërë pengjeve, lirimin paqësor të tyre dhe izolimin në një hotel kur nuk kishin
kaluar keq me pengmarrësit.
Përse deklaruan se janë rusë?
E thanë një gjë të tillë thjesht se e ndienin veten shumë keq po të pohonin se janë shqiptarë, ngaqë
nuk donin të prishnin emrin e shqiptarëve. Ata nuk donin t´i plagosnin zemrat e bashkatdhetarëve të tyre. Këtë
veprim nuk e bënë për të ngatërruar policinë, por e dinin se me gjestin e shëmtuar do të prishej imazhi i
vendit të tyre. Deklarimin se janë rusë e ka bërë Resuli.
Përse policia mbajti të fshehtë identitetin dhe të dhënat e pengmarrësve deri në minutat e fundit?
Të dhënat e sakta, sipas policisë, janë marrë më parë nga autoritetet përkatëse shqiptare, pastaj ato
janë publikuar në media. Që ata të dinin për identitetin e pengmarrësve, për këtë nuk kam dijeni fare,
sepse nuk publikohen. Madje, në disa raste mediat greke, duke interpretuar informacionet nga burimet policore, deklaronin se klienti im, Leonard
Murataj, është me dosje të zezë, pra i denuar dhe herë tjetër. Në realitet, ai nuk është dënuar
asnjëherë, përkundrazi, sipas dëshmive të fqinjëve ku banonte dhe atyre që e kanë njohur në punë,
pra atje ku ka qenë i punësuar, del se ai ka qenë një djalë tepër i urtë dhe me një sjellje shumë të
kultuaruar.
Përse zgjodhën atë autobus ku, siç flitet, shoferi ishte një nga të 200-ët e përgatitur për të
vepruar në raste rrëmbimesh në prag të Lojërave Olimpike. A nuk mund të ndodhte një gjë e tillë në
një nga 3000 autobusët e tjerë që qarkullojnë në Athinë?
Sipas klientit tim, autobusi ishte zgjedhur rastësisht, sepse ishte afër zonës ku banonin ata, dhe se nuk mund të shkonin në
një lagje tjetër kur kishin për të kryer të njëjtin mision.
Përse e filluan misonin nga fundi i autobusit dhe jo nga fillimi, duke i dhënë mundësi shoferit të merrte arratinë?
Sheferi iku menjëherë, sapo kuptoi se ka pengmarrje, dhe ata nuk arritën ta mbanin. Më pas autobusi nuk mund të lëvizte
dot. Pastaj shoferi ka lënë çelësat, por kishte shtypur një buton poshtë këmbëve të tij, i cili ishte
siguresa që bllokonte autobusin. Por, unë kam idenë se djemtë ishin penduar për veprimin që kishin kryer, prandaj dhe u
dorëzuan paqësisht. Ky akt muk ka asnjë lidhje me pengmarrjet e tjera, të cilat shënuan dhe viktima, sidomos ajo e Elbasanit.
Pra, kjo që ndodhi ishte një pengmarrje joserioze, më tepër një lojë.
Prandaj dhe thonë se ishte një pengmarrje me kruasan e ujë?
Po, vërtet është ashtu siç thoni. Po ta kishin seriozisht, ata do të kishin në çantën e tyre
lëndë eksplozive dhe jeta e njerëzve do të ishte vërtet në rrezik, por në vend të saj pengmarrësit mbanin
sanduiç dhe ujë që ua dhanë pengjeve. Ky veprim është humanizëm e nuk është parë të veprohet
kështu nga terroristët. Madje, ata, kur panë se gjendja e pengjeve ishte keqësuar, i liriuan. Ky është një
tjetër gjest human. Pra ata nuk dëmtuan asnjërin, dhe nuk qëlluan askënd, vetëm dy herë në ajër për
të trembur policinë. Kështu që unë besoj se i gjithë misioni i tyre ishte të merrnin ca para nga shteti grek. Ata
janë penduar për këtë zgjidhje të gabuar. Ata kurrë nuk e kishin menduar që në misionin e tyre të kishte
gjakderdhje, dhe ashtu ndodhi.
Pra, cili ishte qëllimi i vërtetë i tyre, ngaqë në opinionin publik dhe në medja përdoren shumë skenare, aq
për më tepër që arsyeja e 1 milion dollarëve, të kërkuar në mes të ditës nuk të bind fare.
Skenare ka shumë, por nga ato që të pandehurit më shprehën mua del se disa shqiptarë u kishin propozuar të
veprojnë kështu, dhe se u kishin ofruar para, domethënë i kanë paguar për të bërë këtë. Ata u
kishin propozuar që vepronin kështu, në mënyrë që policia ta kishte shumë të lehtë arrstimin e tyre dhe
që të dukej se operacioni ishte shumë i suksesshëm. Kësisoj do të dukej hapur suksesi i qeverisë dhe pastaj i
policisë greke. Kjo u bë për të dëshmuar se më parë qeveria e Simitisit kishte probleme, ndërsa këta tani
ia dolën mbanë me një sukses të plotë dhe pa gjakderdhje. Në qoftë se do të kishim demtime dhe viktima,
atëherë do të kishte probleme policia dhe sheti grek. Prandaj kjo u bë për të treguar se ne ishim shumë të
përgatitur në masat e sigurisë së lartë për Lojërat Olimpike. Unë e them hapur se rrjeti shqiptar i ka
armatosur klientët e mi vetëm për të bërë bujë e për të nxjerrë në pah punën e mirë
të policisë dhe të qeverisë së Karamanlisit, duke provuar se Simitisi nuk e arriti këtë. Unë i kam të
gjitha denoncimet e pengjeve dhe asnjë nuk është ankuar ndaj tyre, përkundrazi ata flasin për djem që u sollën
shumë mirë dhe që ishin mjaft njerëzorë.
Nuk na thatë më qartë se sa para u kanë ofruar, pra sa janë paguar që të kryejnë këtë veprim?
Këtë nuk e di fare, pasi klienti im nuk di gjë për këtë, dhe nuk më ka shpjeguar fare për pagesën,
ngaqë të gjtha veprimet kryheshin nga Resulaj, ndërsa klienti im ishte vetëm një vegël e tia, pra ishte thjesht
ekzekutues i urdhrave të tij. Madje, Resuli i ka thënë se vetëm unë do të jap komandë për të gjitha.
Sapo mbaroi operacioni dhe pengmarrësit u dorëzuan, të gjthë pengjet atë natë janë strehuar në një hotel
dhe nuk janë shpërndarë në shtëpitë e tyre, apo jo?
Këtë nuk e di, por, sipas policisë, pengjet ishin të tronditur dhe kishin nevojë të qetësoheshin. Për mua nuk
ishte aq serioze që ata të shoqëroheshin në hotel të izoluar, sepse nuk kishin pësuar dëmtime, thjesht një
dëmtim psikologjik.
A janë penduar shqiptarët për veprimin që kanë bërë?
Patjetër, që të dy janë të penduar dhe kanë kërkuar falje. Murataj nuk ka kryer asnjë veprim, sepse kapoja
ishte Resuli. Drejtimi është marrë nga ai, gjithashtu komunikimi është kryer po nga ai. Ata nuk kishin asnjë qëllim
për të vrarë njerëzit, ata i kishin vënë për të kryer një mision.
Sa mendoni ju se mund të dënohet klienti juaj?
Sipas Kodit Penal, Murataj do të dënohet me 10 - 12 vjet burg. Pra, mbi të do të rëndojë vetëm tentativa për
pengmarrje. Duke llogaritur edhe rrethanat lehtësuese si vetëdorëzimi dhe pendimi, me uljen e 1/3 së dënimit, mendoj se pas
gjashtë vjetësh klienti im, Murataj, do të jetë i lirë.
Marko Caka
Panorama 23-12-2004
|
|
Valter bejkova
|
Postuar mė 24-12-2004 nė 23:40 |
|
|
Deponimi i pengmarrėsit: Armėt na i dhanė grekėt
ATHINË - Përçahen me njëri-tjetrin dy shqiptarët që morën peng autobuzin me 23 pasagjerë në Athinë
një javë më parë. Nga deklarimet që ka dhënë në polici, Leonard Resulaj ka bërë përgjegjës
për organizimin e rrëmbimit të autobusit shokun e tij Elton (Njazi) Resulajn. Klienti im është vetëm një
vegël e Elton Resulit; ishte thjeshtë një ekzekutues i urdhrave të tij. Kështu ka deklaruar avokati i Leonard Muratit.
Ndërsa hetimet kanë sjellë edhe një fakt të ri, që armët ia blenë një greku me ngjyrë në
një lagje të Athinës. Por, deklarimi më i rëndësishëm për drejtësinë greke mbetet dëshmia e
Leonard Muratajt, i cili ka akuzuar shokun e tij, pasi ishte ai që e çoi drejt këtij veprimi. Gazeta Ballkan ka mundur të
sigurojë dëshminë e plotë të Elton Resulajt, që ka dhënë në policinë greke, fill pas arrestimit.
Dëshmia
Elton Njazi Resulin e njoh që në Shqipëri, sepse ishim në një shkollë. Ishim shokë edhe këtu në Greqi
gati një vit. Jam në Greqi që nga janari i 1998-ës. Dhjetë ditë para se të kryenim rrëmbimin e autobuzit,
Eltoni më tha që të merrnim peng një autobuz dhe të kërkonim lekë nga shteti grek dhe pastaj të shkonim
në Shqipëri. Në fillim unë kundërshtova, duke i thënë se do të na vrasin, ose do të vemi në burg.
Nejse, u binda se edhe unë kisha nevojë për lekë se kisha edhe 6 muaj pa punë, këtu. Nuk kishim rënë dakort se
sa lekë do të kërkonim. Madje, Eltoni më tha që ai do të bëjë komando, ai do të flasë në
telefon dhe do të bëjë bisedimet. Armët i morëm nga një evgjit grek në Luca. Më 14 dhjetor morëm
autobuzin nga Piqerni dhe zbritëm në Jeraka. Në fillim u tremba dhe i thashë Eltonit që ta lëmë, por ai më tha
ta bëjmë. Ditën tjetër e bëmë. Kur hipëm në autobus, shtiem një herë në ajër pë ti
trembur pasagjerët. Kur mbërriti policia, unë i thashë Eltonit që erdhi policia dhe ai shtiu, po nuk e di në
çdrejtim. Pastaj shtiva edhe unë, por në ajër e jo në drejtim të policëve. Kur iku shoferi, të gjitha
bisedimet dhe marrëveshjet i bëri Eltoni. Një moment, dikur, i thashë Eltonit që dua të iki, por ai më tha rri
këtu se tani jemi ngatërruar. Kur erdhën të afërmit tanë dhe na lutën të dorëzohemi, vendosëm
të dorëzohemi. Me vete kishim një çantë me bukë e sanduiç, shumicën e tyre ia dhamë pasagjerëve
pengje. E di që do të vete në burg, por dua që drejtësia greke ta dijë që jam penduar thellë për
këtë që bëra dhe që torturova gjithë ata pasagjerë për orë të tëra. Dhe do të pranoj
të gjithë peshën e dënimit, por të merren parasysh edhe faktorët e lehtësimit të pendimit dhe që nuk u
sollëm keq ndaj njerëzve. Në autobuz nuk prekëm asnjë. Nuk kam më asgjë që të them.
Greku
Në lojën e rrezikshme të pengjeve duket se nuk janë të implikuar vetëm dy shqiptarët, por edhe një grek.
Në bazë të dëshmisë së dhënë nga Leonard Murataj, rezulton se një shtetas grek u ka shituar armët me
të cilët morën peng autobusin. Tashmë për prokurorinë e shtetit helen ka dalë një tjetër fakt i
rëndësishëm. Zbardhja e emrit të personit që u shiti armët dy të rinjve nga Mallkastra dhe arrestimin e tij. Sipas
burimeve, ende nuk është zbuluar nëse shtetasi grek kishte ose jo dijeni se për çfarë do i përdorinin armët
dy emigrantët shqiptarë. Por, tashmë e rëndësishme mbetet edhe fakti se kush ishte organizatori i kësaj pengmarrje
që tronditi jo vetëm opinionin grek, por edhe atë shqiptar. Kjo, pasi të gjithë emigrantët që pas ndodhjes së
kësaj ngjarje trajtohen me një lloj urrejtje nga të gjithë qytetarët e shtetit helen.
BALLKAN
|
|
Valter bejkova
|
Postuar mė 25-12-2004 nė 23:11 |
|
|
Qindra emigrantė e gdhijnė natėn nė doganėn greke
Kapshticë
Radhë të gjata udhëtarësh në të dyja anët e doganës së Kapshticës, gjatë 24 orëve të
fundit. Emigrantët që vijnë në atdhe, për festat e fundvitit, por dhe udhëtarë të tjerë, kanë
thënë se kanë qëndruar deri 10 orë në radhë në doganën greke, pasi atje punohet me ritme shumë
të ngadalta, në ato pak sportele, dhe se doganierët grekë bëjnë pushime të gjata gjatë kohës së
punës. Sipas emigrantëve, nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të së enjtes, tre sportelet greke nuk punuan dhe ashtu si
herët e tjera ky fakt u justifikua me prishjen e kompjuterave. Gjatë mbrëmjes punuan tre sportele, ndërkohë që radha e
emigrantëve ishte kilometrike. Ndërsa gjatë natës, siç kanë bërë të ditur punonjës të
policisë shqiptare në Kapshticë, në doganën greke u punua vetëm në një sportel. Vetëm gjatë
natës duke u gdhirë dita e djeshme hynë apo mbetën në radhë deri në mesditën e djeshme rreth 6.000 vetë.
Edhe në doganën shqiptare, gjatë natës dhe ditës së djeshme është punuar vetëm në tre sportele,
çka ka krijuar dhe aty radhë.
DITA
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 29-12-2004 nė 19:10 |
|
|
http://www.albnet.gr/
Me se fundi!
I pergezoj krijuesit dhe jam i gatshem ti ndihmoj.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Valter bejkova
|
Postuar mė 8-1-2005 nė 20:04 |
|
|
GREKET NUK FALIN AS FEMIJET SHQIPTARE
Zhdukja e 502 fëmijëve, nisin hetimet
Skandali i zhdukjes së rreth 500 fëmijëve shqiptarë në qendrën Agia Varvara po hetohet nga prokuroria e Athinës,
vetëm pas këmbënguljes së komitetit grek të Helsinkit. Prokuroria e Athinës filloi hetimet për zhdukjen e 502
fëmijëve shqiptarë nga qendra e Agia Varvaras, por momentalish askush nuk është konsideruar përgjegjës për
këtë skandal. Zhdukja e fëmijëve ka ndodhur nga viti 1998 deri në vitin 2002 dhe deri më sot, autoritetet greke nuk
kishin bërë asnjë veprim për të zbuluar të vërtetën. Në fund të vitit që sapo kaloi, Komiteti
Grek i Helsinkit dhe shoqata të tjera kërkuan me ngulm fillimin e hetimeve dhe pak ditë më pas, prokuroria greke hapi një
çështje për këtë skandal. Duke qenë se policia greke mund të jetë e përfshirë në
këtë skandal, për hetimin e paanshëm të çështjes është caktuar një gjykatës. Lajmi
është pohuar me anë të një komunikate për shtyp, dy ditë më parë, nga Komiteti Grek i Helsinkit, e cila i
ka mbërritur për dijeni edhe Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani.
Zhdukja e fëmijëve
Çështja e zhdukjes së 502 fëmijëve nga qendra e Agia Varvaras është denoncuar rreth një vit më
parë nga shoqata Terre des Hommes. Kjo shoqatë e të drejtave të të miturve kishte zbuluar se policia greke kishte
bërë kontrolle të shumta në të gjitha qytetet dhe kishte mbledhur të gjithë minorenët që endeshin
rrugëve. Këta minorenë, mbi 90% e të cilëve shqiptarë, janë grumbulluar në qendrën e Aghia Varvaras dhe
Filoxenias. Në total, numri i minorenëve shqiptarë që ishin mbledhur në këtë qendër nga viti 1998 e deri
në atë 2002 kishte arritur shifrën e 600 fëmijëve. Nga verifikimet e kryera prej shoqatave të ndryshme në
këtë qendër të ngritur nga strukturat e shtetit grek ka rezultuar se nga 600 fëmijët shqiptarë që ishin
grumbulluar, vetëm 98 prej tyre ndodheshin ende në qendër. 502 fëmijë ishin zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Të miturit e rrugës ishin sistemuar në këto qendra, pas një vendimi të marrë në dhjetor të vitit 1998 nga
ministri grek i Shëndetësisë, Theodore Kotsonis. Ai kishte hartuar një plan për të mbledhur fëmijët e
rrugës dhe për t´i sistemuar në qendra të veçanta. Qendra e Agia Varvaras u zgjodh nga ministria greke si më e
përshtatshmja, për t´u dhënë një strehë fëmijëve të rrugës. Ajo kishte qenë një
qendër për mbrojtjen e vajzave jetime, por stafi i saj i kualifikuar mund të ndihmonte edhe fëmijët e tjerë. Edhe pse u
ngrit kjo qendër dhe numri i fëmijëve që do të qendronin në të ishte shumë i madh, autoritetet greke nuk
akorduan asnjë fond të veçantë, për programin e nisur.
Skandali
Sipas raportit të Komitetit Grek të Helsinkit, autoritetet vendase nuk kishin bërë asnjë përpjekje për të
zbuluar mënyrën se si ishin zhdukur, apo vendndodhjen e 502 minorenëve shqiptarë. Në këtë raport u kërkohej
autoriteteve greke që të rishikonin procedurat dhe t´u jepnin më shumë mbrojtje fëmijëve të rrugës
që ishin grumbulluar në qendra të ndryshme. Ndërkohë fondacioni tjetër Terres des Hommes akuzonte se nga kjo qendër
ishin zhdukur edhe më shumë se 502 fëmijë të moshës nën 14 vjeç. Edhe pas këtyre deklarimeve që
ishin bërë nga shoqatat, asnjë nga autoritetet greke nuk kishte reaguar. As Ministria e Shëndetësisë dhe as Prokuroria
nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për të zbardhur të vërtetën. Në fillim të vitit 2004, institucioni
i Avokatit të Popullit i ka dërguar një ankesë homologut të tij grek për këtë çështje. Në
mars 2004, avokati grek i popullit publikoi raportin e tij ku tregoheshin mangësi të shumta të këtij programi të
Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Rendit. Madje sipas të dhënave të grumbulluara, ai nuk mund
të quhej asnjë program i vërtetë, por thjesht një grumbullim i fëmijëve të rrugës. Në këtë
qendër mungonte siguria e nevojshme dhe fëmijët mund të largoheshin prej saj, pa hasur as edhe një problem. Në
dokumentin zyrtar që autoritetet greke i dërguan Avokatit grek të Popullit rezultonte se nga 661 fëmijët e Agia Varvaras, 502
prej tyre rezultonin zyrtarisht të humbur.
502
Kaq është numri i fëmijëve të rrugës, të zhdukur nga qendrat e Agia Varvaras dhe Filoxenias në Greqi. Zhdukja
e fëmijëve ndodhi pas programit për rehabilitimin e tyre
90
Sipas raportit të fondacionit që zbuloi skandalin Terre des Hommes, më shumë se 90% e fëmijëve të zhdukur në
qendrat greke kishin kombësi shqiptare. S´dihet asgjë për fatin e tyre
98
Ministria greke e Shëndetësisë dhe ajo e Rendit Publik grumbulluan 600 fëmijë të rrugës. Në këto qendra
janë gjetur vetëm 98 fëmijë, ndërkohë që 502 të tjerë janë zhdukur pa lënë asnjë
gjurmë
SHEKULLI
|
|
Valter bejkova
|
Postuar mė 12-1-2005 nė 00:01 |
|
|
OKB: Greqia tė gjejė se ēndodhi me 502 fėmijėt e zhdukur nė Agia Varvara"
Aris: U shfrytëzuan seksualisht
Fëmijët e zhdukur në Greqi, viktima të abuzimeve seksuale
ATHINË-Fëmijët shqiptarë të zhdukur nga qendra Agia Varvara në Athinë janë kthyer në viktima të
abuzimeve seksuale. Alarmi vjen nga organizata greke për të drejtat e fëmijëve, Aris. Kjo organizatë ka marrë
pjesë në kërkimet e ndërmarra nga Terre des Hommes për 502 fëmijët e zhdukur nga qendrat e rehabilitimit. Nuk
mund të themi një numër të saktë të fëmijëve që janë shfrytëzuar seksualisht, pasi ne nuk mund
të bëhemi dedektivë. Por ka të dhëna që një pjesë e fëmijëve të zhdukur, janë
bërë viktima të abuzimeve seksuale,-thotë z.Haralambidhis, bashkëpunëtori i organizatës Aris. Pas presioneve
të ushtruara nga OKB-ja, Avokati i Popullit dhe disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në
kërkim të të miturve të zhdukur janë vënë edhe autoritetet policore greke. Por deri më tash, asgjë nuk
dihet për fatin e 502 fëmijëve të zhdukur në qendrën e ngritur nga qeveria greke për fëmijët e
rrugës.
Presioni i OKB-së
Greqia duhet të gjejë se çka ndodhur në të vërtetë me 502 fëmijët e zhdukur, gjatë
periudhës 1998-2001. Kështu thuhet në një raport të OKB-së, dhënë autoriteteve greke në fund të
dhjetorit të vitit të kaluar. Komisioni i OKB-së kundër dhunës ka cilësuar palën greke si fajtore për zhdukjen
misterioze të fëmijëve. Sipas raportit, drejtësia greke duhet të veprojë menjëherë, që të zbulohet
fati i fëmijëve të zhdukur, e njëkohësisht duhet të marrë masa urgjente, për zhdukjen e fenomenit të
fëmijëve që lypin nëpër rrugët e Greqisë. Po në këtë kuadër ka qenë edhe takimi i
zhvilluar në Gjenevë, midis përfaqësuesve të Komisionit të OKB-së kundër dhunës dhe
përfaqësuesve greke të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Drejtësisë. Sipas përfaqësuesve të
OKB-së, mungesa e kontrollit dhe e përkujdesit të autoriteteve greke sollën zhdukjen e 502 fëmijëve nga streha Agia
Varvara. Nga ana e tyre, përfaqësuesit grekë u justifikuan me masat e dobëta të sigurisë dhe mungesën e kontrollit
në këtë qendër. Asnjë nga fëmijët nuk ishte i dënuar nga ndonjë vepër penale dhe qendra ka pasur si
qëllim vetëm strehimin e tyre,-janë justifikuar në takim përfaqësuesit e shtetit grek.
Vazhdon trafiku i fëmijëve
Sipas të dhënave të policisë greke, edhe gjatë tre viteve të fundit, ka pasur një fluks të lartë
fëmijësh shqiptarë të pashoqëruar, që hyjnë në Greqi. Në vitin 2002, policia greke ka grumbulluar
rrugëve të qyteteve më të mëdha 194 fëmijë shqiptarë, në vitin 2003, 169 fëmijë dhe vitin e
kaluar, 105 fëmijë shqiptarë. Shifrat e larta të fëmijëve shqiptarë, të trafikuar në Greqi për
qëllime përfitimi konfirmohen edhe nga organizata Aris. Sipas saj, fluksi më i madh i fëmijëve shqiptarë të
trafikuar në Greqi ka qënë gjatë Lojërave Olimpike. Gjatë Olimpiadës, në Greqi u futën 136
fëmijë, pjesa më e madhe e të cilëve nga Shqipëria. Nga këta, 75% ishin të moshës 6-10 vjeç dhe
25% të moshës 11-15 vjeç,-shton bashkëpunëtori i Aris. Sipas Haralambidhis mësohet se gjatë periudhës
shtator 2003-nëntor 2004 kanë hyrë në Greqi 173 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar, nga të cilët
118 janë dërguar në qendra të ndryshme nga policia e Selanikut. Një numër i madh minorenësh vazhdojnë të
hyjnë në Greqi të pashoqëruar,-përfundon bashkëpunëtori i organizatës Aris.
98-01
502 fëmijë janë zhdukur nga qendra Agia Varvara. Asgjë nuk dihet për fatin e tyre
2002
Policia greke ka grumbulluar rrugëve 194 fëmijë shqiptarë, të pashoqëruar
2003
Janë 169 fëmijë shqiptarë, të grumbulluar rrugëve të Greqisë nga policia
2004
Numri i fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar, të kapur nga policia greke është 105
OLIMPIADA
Gjatë Lojërave Olimpike, në Greqi u futën 136 fëmijë shqiptarë për tu shfrytëzuar.
SHEKULLI
|
|
AGRON RUMI
|
Postuar mė 13-1-2005 nė 16:45 |
|
|
GREKET MBYTEN NE PRIMITIVIZMIN E TYRE
Një seminar i zhvilluar në Selanik mbi arsimin, jep shifra tronditëse për opinionin grek
Greqi, një në tre grekë është analfabet
50% e grekëve nuk kanë mbaruar arsimin e detyruar (9 vjet). Emigrantët, më të arsimuar se vendasit
Një në tre grekë është analfabet ose 37,5 % e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Shifrat e
dhëna në një seminar të zhvilluar në Selanik mbi arsimin dhe ecurinë e tij, ku është diskutuar edhe gjetja e
rrugëve për të patur një arsim për të gjithë, ka tronditur opinionin grek. Sipas shifrave të dhëna
në këtë seminar, 6% e nxënësve nuk mbarojnë fazën e dytë të studimeve, por i ndërpresin ato në
gjimnaz ose lice, ndërsa 50 % e popullsisë greke nuk ka përfunduar arsimin e detyruar prej 9 vjetësh.
Nxënësit, të cilët ndërpresin studimet në gjimnaz ose lice, sipas studimit vijnë prej familjeve me nivel të
ulët ekonomik dhe social, nga zona të mbipopulluara, nga minoritetet dhe nga ishujt e largët të Greqisë. Ndërkohë
që gjatë vitit shkollor 2003-2004 në gjimnazet greke numri i fëmijëve emigrantë, që frekuentojnë gjimnazin u
rrit 6,9 % dhe i atyre që frekuentojnë liceun u rrit me 3,2%.
Nxënësit e huaj në shkollat greke
Numri i nxënësve të huaj që janë ulur këtë vit në bangat e shkollave greke kap shifrën e 130 mijëve
ose një në dhjetë nxënës është i huaj. Në lidhje me vazhdueshmërinë e studimeve pas shkollës
së mesme, studimi tregon se nga 8,5 % e fëmijëve të emigrantëve, vetëm 3,8 % e tyre vazhdojnë liceun pas mbarimit
të gjimnazit. Kategoria, e cila nuk vazhdon sipas studimit, del shpejt në tregun e punës dhe punon në punët më të
rënda dhe të vështira si ndërtimi, servis makinash, ndërmarrje mekanike etj.
Emigrantët kanë nivel më të lartë arsimor se vendasit
Sipas të dhënave të dala, pjesa dërrmuese e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nivel
të lartë arsimor. Kështu rreth 8,3 % janë diplomuar në një universitet dhe 28% kanë mbaruar shkollën e mesme.
Këtë tregon një studim i Institutit të Punës të Sindikatës së Pavarur Greke. Sipas studimit, në Greqi
jetojnë aktualisht 762 191 emigrantë nga të cilët 54,5 % (419 1510) janë burra dhe 45,5 % (346 639) janë gra.
Emigrantët nga Shqipëria përbëjnë shumicën me 57,5 %. Sipas studimit emigrantët në përgjithësi
përbëjnë 7 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë greke.
Edhe pse 28 % e emigrantëve kanë përfunduar një shkollë të mesme dhe 8 % kanë përfunduar universitetin ose
disponojnë tituj shkencorë, janë të punësuar si punëtorë të pakualifikuar. Sipas studimit 90 % e
emigrantëve janë rrogëtarë, 6,5 % punojnë të pavarur, 1,7% ndihmojnë pa pagesë dhe vetëm 2,8 % e tyre
kontrollojnë biznese private.
SHEKULLI
|
|
DARDAN PEJA
|
Postuar mė 31-1-2005 nė 18:22 |
|
|
Ēudia greke e rradhės
Ka ditë që në të gjithë shtypin mbarë shqiptar po flitet për marrjen e shtetësis greke nga sportistët
shqiptar të peshëngritjes vëllezërit Theohari dhe Gerti Trasha. Në deklarimet në shtypin shqiptar që ka
bërë Gerti Trasha thotë se: "Familja e tij ka një trashëgimi të konsiderueshme nga ana nënës në
Greqi dhe kjo i paska lehtësuar së tepërmi përfitimin e pasaportës greke". Duhet thënë se familja Trasha
është me origjinë vllahe ortodokse. Me vëllezërit Trasha jam njohur në Kupën Aleksandri në nëntor të
vitit 2003. Kupa Aleksandri në peshëngritje zhvillohet çdo vit në qytetin e Selanikut. Vitet e fundit shteti grek ka shfaqur
nxitim të veçantë që mijëra familje ortodokse shqiptare t´i pajisi me dokumenta si popullsi me kombësi greke
(karta homogjenis elenas), duke rritur kështu artificialisht numrin e pakicës greke në Shqipëri.
Në nëntor të vitit 2003 u zhvillua takimi sportiv për Kupën Aleksandri dhe në këtë kupë merrnin
pjesë sportistë femra dhe meshkuj peshëngritës nga vendet si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Ukraina, Kazakistani, Uzakistani,
Gjeorgjia, Qiproja-greke, Greqia dhe Rusia. Në Kupën e Aleksandrit të zhvilluar në nëntor të vitit 2003 Shqipëria
përfaqësohej nga tre sportistë peshëngritës nga ekipi i Elbasanit. Në këtë takim sportiv sportistët nga
Shqipëria morën medalje ari, argjendi, bronci dhe zunë vend nderi si ekip kombëtar. Në atë vitë
përfaqësuesit e ekipit të Qipros shfaqën interesim për sportistët elbasanas dhe i ftuan në Qipro për nji garim
miqësor me ekipin e Qipros. Ndërkohë, për vëllezërit Trasha u fol se po interesoheshin edhe përfaqësuesit e
peshëngritjes greke me anë njerëzve të fisit Trasha, të cilët kishin vite që jetonin dhe punonin në Greqi me
leje qëndrimi nën emërtesën si pjestar i pakicës greke nga Shqipëria. Ndërmjetsues i këtyre bisedimeve ishte
një ish-sportist shqiptar tashmë përfaqësues i peshngritjes kombëtare greke.
KUSH KANË SHTETËSI GREKE NGA JOGREKËRIT?
Shtetësi greke marrin të huajt që kanë mbi 15 vite leje të rregullt qëndrimi në Greqi dhe mbasi kanë punuar
rregullisht me leje të rregullt pune, flasin gjuhën greke dhe kanë kulturë greke. Këta huaj që duan të
përfitojnë shtetësinë greke duhet të paraqesin një kërkesë dhe vërtetim që kanë këto gjera
dhe duhet të paguajnë rreth 1500 euro për person për marrjen e shtetësisë greke. Gjatë 15 vitet të fundit
kanë marrë shtetësi greke edhe mijëra Gjeorgjianë, Rusë dhe Ukrainas që kanë origjinë greke. Ndërsa
pjestarëve të pakicës greke që jetojnë në Shqipëri u është kundërshtuar shtetësia greke nga
shteti grek dhe janë pajisur me një dokument të veçantë në formë letërnjoftimi që quhet Karta
Homogjenis Elenas (Karta me Kombësi Greke) e cila është e vleshme vetëm për tre vjet. Rreth vitit 1999 në Athinë u
mblodhën mbi 3000 pjestarë të pakicës greke nga Shqipëria që jetonin dhe punonin në Greqi për të
demostruar para ministrisë së jashtme greke për mohimin nga shteti grek të marrjes të shtetësisë greke. Një
demostratë e ngjashme u bë edhe në qytetin e Selanikut.
Në vitin 1992, dy ditë para fillimit të Lojrave Olimpike që zhvilloheshin në Barcelonë të Spanjës
ish-peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima u pajis shpejt e shpejt me pasaportë greke për të përfaqësuar ekipin grek
të peshëngritjes në Lojrat Olimpike. Në këto Lojra, Pirro Dhima fitoi medalje të artë në garat që garoi
duke nderuar Greqinë. Pirro Dhima kishte një vit që jetonte dhe punonte në Greqi dhe e fitoi shtetësinë greke
shumë, shumë shpejt. Me pasaportë greke do të pajiseshin në vitin 1994 dhe disa ish-sportistë shqiptar të
peshëngritjes si Luan Shabani (Leonidhas Sabanis), Agim Xhelili (Jorgos Xhelilis), Leonidha Koka, etj. Në fillim të vitit 1997, u pajis
me pasaportë greke edhe ish-sportisja shqiptare e hedhjes së shtizës Mirela Majami. Greqia është një ndër të
paktë shtete që i vlerson shumë sportistët që marrin medalje në garat Ndërkombëtare. Këtu të
gjithë ish-sportistët shqiptarë, tashmë shtetas grek që kanë përfaqësuar Greqinë, kanë grada
ushtarake dhe policie dhe mund të kenë pasuri të patundëshme mbi 2 milion euro. U fol në vitin 2001 se iu afrua
pasaportë greke dhe qipriote edhe peshngritësit shqiptar Ilir Suli i cili e kundërshtoi pajisjen me pasaportë joshqiptare.
Tani ish-sportistët shqiptarë, përfaqësues të Greqisë, u shtrydhën dhe e mbyllën karierrën sportive me
turp dhe Pirro Dhima la këpucët në garat e Athinës duke zënë vendin e tretë, Luan Shabanit iu mor medalja e
bronctë në Olimpiadën e Athinës dhe është në proçes gjyqësor për përdorim droge, kurse Jorgo
Xhelili nuk u paraqit në gara fare se kishte probleme me shtyllën kurrizore. Dhe tani ndodh çudia e rradhës: gjendet në
Greqi "pasuria e madhe" e familjes Trasha për të arsyetuar që këta sportistë shqiptarë të ngrenë
flamurin grek në veprimtaritë sportive ndërkomëtare. Greqia shpesh herë është qortuar nga organizatat e ndryshme
botërore dhe Europiane për përqindjen më të ulët (4-5% të të huajve që plotësojnë kushtet dhe
bëjnë kërkesë që të marrin shtetësi greke) të dhënies së shtetsisë greke të huajve që
plotësojnë kushtet e parapara me ligj të Bashkimit Europian dhe Kushtetutës greke.
Arben Llalla
ish-kryetar i Forumit të Emigrantëve Shqiptarë në Selanik
Gazeta FAKTI
|
|
Valter bejkova
|
Postuar mė 2-2-2005 nė 04:58 |
|
|
Policet greke gjymtojne emigrantin
ELBASAN - Policia greke gjymton nje emigrant shqiptar me banim ne Cengelaj te Peqinit. Reshit Bullari 27 vjec emigrant i pajisur me pasaporte te
rregullt, deklaroi dje se ka perfunduar ne spitalin kirurgjik te Elbasanit pas dhunes barbare te ushtruar ndaj tij ne Janine te Greqise. 27 vjecari
eshte nisur drejt shtetit fqinj me 25 janar te ketij viti. Por gjate nje kontrolli te zakonshem te policise Greke ne Janine eshte dashur te perballet
me nje dhune te papare te njohur tashme nga te gjithe emigrantet shqiptare qe punojne ne kete vend. Edhe pse ka treguar pasaporten me vize te
rregullt, emigranti shqiptar eshte keqtrajtuar, fyer e poshteruar. Ai eshte munduar t'i mbushe mendjen policit grek se nuk ishte nje njeri
ordiner dhe se kishte ardhur te punonte ndershmerisht, por ka hasur ne urrejtjen e policit i cili eshte shprehur se "ju na merrni peng, ju jeni
nacionaliste etj". Pas goditjeve te pesuara ne kembe, gjendja shendetesore e emigrantit rendohet dhe pa mbushur 24 ore policia e debon ne
Shqiperi pa i dhene ndihmen e pare mjekesore. Me 26 janar Reshit Bullari kalon piken kufitare te Kakavijes. Kemba i enjtet dhe dhimbjet i shtohen
gjate rruges. Ne pamundesi per te arritur ne shtepi, merr ndihmen e pare ne spitalin e Lushnjes. Prej andej niset per ne Elbasan. Mjeket e Elbasanit e
kane trajtuar me kujdes dhe 27 vjecari nga Pajova e Peqinit eshte jashte rrezikut.
Reshit Bullari tregon se sapo ishte fejuar dhe enderronte te ndertonte nje jete te bukur me te dashuren e tij. Me ndihmen e pronarit grek siguron
dokumentat e qendrimit ne Greqi. Qe nga viti 2001 ka hyre e ka dale dhjetra here ne shtetin fqinje. "Me 25 dhjetor u nisa nga Gjirokastra. Brenda
dites arritem ne Janine, por aty na kontrollon policia vendase. Ne makine isha bashke me dy emigrante nga Gjirokastra. Udhetonim me makinen me shofer
grek. I tregova dokumentat policise, por ata nuk me besuan. Madje njeri nga policet me qelloi me nje shkop prej druri te cilin e mbante ne duar.
Ndjeva dhimbje dhe rashe pertoke. Degjova policin qe mermeriste neper dhembe "ju jeni ata qe na merrni peng". Pas kesaj me goditi edhe 2
here te tjera me shume urrejtje ne te njejtin vend. Thashe se mu keput kemba. Qelluan dhe shoferin grek. Mua me moren dhe me derguan ne burg pa me
dhene asnje spjegim. Gjate nates kemba mu enjt se tepermi dhe kerkova ndihmen e mjekut. Gardianet nuk me ndihmuan. Te nesermen gjendja ime
shendetesore u rendua ndaj e pane te arsyeshme te me debonin drejt Kakavijes". Reshit Bullari eshte nje nder rastet e shumta te keqtrajtimit te
emigranteve shqitare ne shtetin Helen. Vitin e kaluar nje emigrant nga ky rreth humbi shpretken si pasoje e rrahjes barbare nga policet greke. Fatos
Salliu
BALLKAN WEB
|
|
DARDAN PEJA
|
Postuar mė 6-2-2005 nė 03:39 |
|
|
EMIGRANTET, LETER PARLAMENTIT EVROPIAN
ATHINE- Shoqata e emigranteve shqiptare ne Greqi nis nje note proteste per Parlamentin Evropian. Denoncohet dhune, zhdukjet, vrasjet dhe humbjet e
femijeve e personave te tjere, si dhe qendrimi i autoriteteve greke. Shoqata ka nenshkruar dokumentin ku denoncohen autoritetet e vendit fqinj per
dhunen, neglizhencen dhe akuzohen per humbjen e qindra femijeve e emigranteve bashkeatdhetare, te cilet shpesh bien viktime e furive te ndeshkimit
grek. Ata kane vene theksin ne denimet e shqiptareve, shpesh me gjyqe te inskenuara, apo thjesht pa avokate. Shoqata ka denoncuar edhe indiferencen e
shtetit shqiptar, persa i perket kujdesit te treguar per emigrantet ne Greqi. Shoqata ka sjelle si shembull nisjen mjaft te vonuar te hetimeve per
zhdukjen e 500 femijeve, te cilet mendohet se jane te rekrutuar si lypes ne Greqi. Shoqata e emigranteve ka denoncuar fuqishem dhunen qe ushtrohet nga
policia greke, ndaj emigranteve dhe akuzat e pabaza qe behen per krime te ndryshme, ku duhet te paguash "vetem pse je shqiptar". Ata nuk
kane harruar te permendin ne protesten e tyre edhe rastin ku ksenofobia greke ka arritur kulmin. Ne leter kujtohet vrasja e Gramoz Palushit, i cili u
ekzekutua vetem sepse ishte shqiptar dhe mbante ne shpatulla flemurin e vendit te tij. Sipas kryesise se shoqates, "shteti grek nuk ka ndermarre
asnje hetim per dhunen e ushtruar nga policia naten e ndeshjes kunder Greqise". Ata kane kerkuar nga Parlaenti Evropian te nderhyje per zbardhjen
e plote te ksenofobise greke dhe per eleminimin e rasteve ku shqiptaret bien pre e ketij dhunimi. "Theksojme se nuk eshte marre asnje mase ndaj
policeve, apo ushtreve greke, te cilet kane ekzekutuar barbarisht ne kufi dhjetra shqiptare qe kerkonin thjesht nje jete me te mire ne vendin
fqinj", citohet ne letren e firmosur nga shtate drejtuesit e shoqates se emigranteve te Greqise, e legalizuar nga gjykata vite me pare. Akuza per
humbjen e dhjetra femijeve ne rruget e Greqise dhe per skandalin e "Agia Varvares", ku 500 minorene shqiptare u zhduken pa gjurme dhe nuk
dihet ku jane. Po keshtu vrasjet ne kufi dhe eleminimet e emigranteve gjate udhetimeve pergjate kufirit, duke shkelur hapur konventat e te drejtave te
njeriut. Te gjendur perballe indiferences se vendit te tyre dhe Athines, perfaqesuesit e shoqates i jane drejtuar per ndihme parlamentit Europian, qe
te vendose drejtesine.
KOHA JONE
|
|
AGRON RUMI
|
Postuar mė 11-2-2005 nė 03:36 |
|
|
Greket flakin 30 emigrante, njeri masakrohet
Autoritetet kufitare helene ne vendkalimin e Kapshtices, riatdhesuan dje 30 qytetare shqiptare nen argumentin se nuk kishin leje-qendrimi. Njeri prej
tyre, Ardion Danaj nga Peshkopia, kthehet i keqtrajtuar eger, nga forcat policore greke. I kishin nxjerre edhe shpatullen. Denoncimi i 31-vjecarit ne
polici dhe perpjekjet, per t'u rikthyer serish ne Greqi
DEVOLL - Policia greke riatdheson mes 30 te kthyerve ne Kapshtice, edhe nje te ri me shpatull te nxjerre nga perdorimi i dhunes fizike. Qytetari
shqiptar i keqtrajtuar nga policia greke, eshte 31-vjecari nga Peshkopia, Ardion Danaj, i cili prej pak kohesh jetonte ne Kamez prane Tiranes. Ai
kishte ikur emigrant ne Greqi, ne perpjekje per nje jete me te mire. Dhuna policore greke behet keshtu serish e pranishme ne denoncimet prane policise
se qarkut te Korces. I riu nga Peshkopia ka hyre ne doganen shqiptare me shpatull te nxjerre, ndersa ka mundur te lere vetem nje denoncim ne
komisariatin e Policise se Devollit per te vazhduar serish kalvarin e mundimshem per te hyre ilegalisht ne territorin e shtetit fqinje, per shkak te
veshtiresive te njohura ekonomike ne vendlindje.
Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Kosturit ne Greqi, nje zone kufitare pak kilometra larg Shqiperise dhe konkretisht ne fshatin Mesapotami, rreth 10 km
larg doganes se Kapshtices. 31 vjecari nga Peshkopia me banim ne Kamez te Tiranes Ardion Danaj eshte mbajtur per pese dite i izoluar ne policine e
Kosturit per t'u kthyer me pas me shpatull te nxjerre dhe shenja te tjera te mavijosura ne trupin e vet. Burime te policise se Devollit bejne te
ditur per "Korrierin", se Ardion Danaj eshte riatdhesuar dje ne Kapshtice, bashke me 30 klandestine te tjere te kapur disa dite me pare ne
kufirin mes dy shteteve. Sipas deshmise te lene ne policine shqiptare, i riu ka mundur te hyje ne Greqi ne nje nga ditet me te ftohta te janarit 2005,
kur temeperatura ka regjistruar -17 grade, duke menduar se eshte ulur edhe kontrolli nga policet dhe ushtaret greke. Por eshte kapur nga nje patrulle
policie ne zonen e Mesapotamise dhe me pas eshte zhdepur ne dru. "Ishim gati te kallkanosur, deklaroi ne policine e devollit, 31 vjecari Danaj.
"Ndersa po mundoheshim te ndiznim nje zjarr jemi kapur ne befasi. Disa shpetuan ndersa une me tre shoket e mi qendruam pasi e menduam zgjidhjen
me te mire per t'i shpetuar edhe te ftohtit nga i cili mund te vdisnim".
Ne keto caste, dy police greke kane nisur te ushtrojne dhune megjithe gjendjen deshperuese ne te cilen ndodheshin klandestinet e ardhur nga Shqiperia.
Shkelmat ne trup dhe shkopinjte e gomes i kane nxjerre jashte shpatullen shtetasit shqiptar, ndersa shenjat e nxira nga dhuna kane qene te dukshme
edhe ne pjeset e vitheve. Mbas qendrimit te zgjatur ne policine greke, emigranti i paligjshem eshte kthyer ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices
bashke me 30 shtetas te tjere shqiptare te kapur perreth kesaj zone. Mbas denoncimit te marre, policia e Devollit ka nisur hetimet, ndersa rasti i
pare i dhunes per kete vit do te trajtohet ne nje takim te kerkuar per kete qellim, takim i cili do te zhvillohet te henen, ne piken greke te
Kapshtices. Megjithese kalimet e paligjshme te kufrit dukeshin se ishin harruar, vazhdojne te jene te pranishme edhe ne keto dite te veshtira dimri,
me temperatura tejet te uleta dhe permes nje debore te jashtezakonshme ne malet qe rrethojne zonen mes Shqiperise dhe Greqise, ne rrethin e Devollit.
KORRIERI
|
|
AGRON RUMI
|
Postuar mė 19-2-2005 nė 18:59 |
|
|
Grekėt mashtrojnė emigrantėt
Korçë - Rifreskimi i dokumentave të punësimit nga emigrantët tanë në Greqi është kthyer në
një ferr të vërtetë, pasi, gjithnjë e më shumë, administrata dhe organet e drejtësisë greke po i
rrjepin, duke u shkëputur nga xhepi edhe qindarkën e fundit. Për rrjedhojë shumë familje shqiptare, që nga koha e
fillimit të plotësimit të dokumentacionit dhe deri në mbarim të tyre, përjetojnë vështirësi të
shumta ekonomike, ankth dhe frikë, sepse shumë herë humbasin entuziazmin se mund tia dalin mbanë këtij problemi me
njëqind të panjohura. Ashtu si administrata greke, që nxjerr probleme të njëpasnjëshme, në të njëtën
mënyrë veprojnë edhe avokatët, të cilët presin pas dyerve të zyrave për të zhvatur edhe ata pjesën e
tyre.Në lidhje me këtë çështje, që sa vjen dhe rritet, Arben Kosturi, banor i qytetit të Korçës, ka
deklaruar për gazetën SOT se vëllai i tij, i quajtur Kostaq Kosturi, po heq të zitë e ullirit për plotësimin e
dokumentave dhe se në të njëjtën kohë jo vetëm që po e rrjepin, por nuk po u shpëton dot as mashtrimeve.
Ndërkohë informohemi se Kostaq Kosturi ka punuar në qytetin e Follorinës, por ndërsa është paraqitur në
bashkinë e këtij qyteti për plotësimin e dokumentave ka vënë re se kanë filluar njëherësh edhe hallet e
tij. Sipas Kosturit, në Bashkinë e Folorinës, i kishin kërkuar të plotësonte disa dokumenta, ashtu siç
veprojnë me të gjithë emigrantët. Por ndërsa ka plotësuar gjithçka që i ishte kërkuar, papritur dhe pa
kujtuar, drejtues të administratës së bashkisë Follorinë, i kishin thënë se, tashmë të ka skaduar afati
i qëndrimit në Greqi. Këtë lajm të tillë kanë fatin ta marrin atëherë kur duhet shumë
emigrantë të tjerë, sepse, siç shprehet Kosturi, ai nuk ka qenë viktima e vetme e zhvatjes greke. Por loja helene nuk
mbaron këtu. Pasi të tregojnë afatin e skaduar, të sqarojnë se këtë çështje mund ta zgjidhë
vetëm avokati, madje duke të rekomanduar edhe emra të tillë me shumë dashamirësi, por duke të njoftuar në
të njëjtën kohë se shuma e derdhur në zyrat e bashkisë nuk kthehet më mbrapsht.
Për rrjedhojë avokati mbetet e vetmja shpresë. Si shumë emigrantë të tjerë edhe Kostaq Kosturi kishte gjetur
një avokat, pa e ditur se ky i fundit do të ishte më i tmerrshëm se punonjësit e bashkisë. Sipas emigrantit në
fjalë, avokati jo vetëm që mundi ti hiqte nga xhepi 500 euro, por u soll me të sikur nuk ishin njohur kurrë, madje duke u
përpjekur ti nxirrte probleme të paqëna. Edhe avokati, tregon Kosturi, nuk kishte ndonjë ndryshim të madh nga administrata
greke, pasi edhe avokati kishte përdorur të njëjtën shprehje: Lekët nuk kthehen më mbrapsht. Kjo është
historia e emigrantit Kostaq Kosturi nga Korça, por ky i fundit ka deklaruar për gazetën SOT se si ai janë të shumtë
ata që humbasin lekë sa në bashki sa tek avokati, me shpresën se do të zgjidhin hallet e tyre, por në të
vërtetë përballen me një mashtrim të sofistikuar, ku hallka të administratës greke, që merren me legalizimin e
emigrantëve shqiptarë, ngjajnë shumë me njëra-tjetrën në grabitjen e shqiptarëve.
SOT
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 8-3-2005 nė 10:45 |
|
|
Shqiptarët janë grupi më i madh i banorëve të huaj ligjorë në Greqi
21/02/2005
ATHINË, Greqi -- Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve ligjorë në Greqi, duke
formuar 63.3 përqind të të gjithë banorëve të huaj, sipas një raporti nga instituti i politikës së
emigracionit, lëshuar të djelën (20 shkurt). Bullgarët vijnë të dytët me 9.8 përqind, rumunët të
tretët, me 4.3 përqind. Raporti thotë se numri i shtetasve të huaj me banim në Greqi është rritur katër
herë që nga 1991. (ANA - 20/02/05)
A e gjen njeri faqen e internetit te ketij institutit?
Mire perqindja, po sa jane absolutisht emigrante ne Greqi?
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
DARDAN PEJA
|
Postuar mė 27-5-2005 nė 17:24 |
|
|
Nė Greqi 834 mijė emigrantė shqiptarė
Ndërkohë, 31.5% kërkojnë riatdhesimin e tyre dhe 32.5% thonë mos t'u jepen të drejta politike - "Të
huajt, 84.7% e grekëve i konsiderojnë kërcënim".
Nga z.Paul Hockenos
KORCE - Në një rrugicë pas konsullatës greke në Korçë, në juglindje të Shqipërisë, një
radhë e gjatë njerëzish me sy të dëshpëruar, presin në sheshin gjithë pluhur pranë kishës ortodokse.
Djem të rinj, kryesisht nga fshatrat përreth Korçës, shpresojnë të gjejnë emrat e tyre në listën e
konsullatës, që konfirmon miratimin e aplikimeve të tyre për viza për të punuar në Greqi.
Ata që janë më me fat do të shkojnë menjëherë në zonat urbane dhe rurtale të ndërtimit në Greqi
për të punuar. Thuajse të gjithë kanë punuar më parë në Greqi, disa prej tyre aq shumë saqë nuk e
mbajnë mend sa here kanë qenë atje. "dhjetë ndopdhta dymbëdhjetë herë", thotë Enveri, një
fshatar nga Voskopoja kur e pyet. Në vitin 1992 dhe 1993 kam punuar pa leje të ligjshme në fushat përreth Kozanit dhe pastaj
në Selanik, për t'i dërguar para familjes time derisa autoritetet greke më përzunë, thotë ai. Katër verat
e para ai ka punuar ligjërisht në Greqi me vizë sezonale tremujore që punëdhënësi i tij ia kishte zgjatur disa
herë.
Lëvizja e punëtorëve mes Shqipërisë dhe Greqisë, vendit të saj të vetëm kufoitart që është
anëtar i BE-së, ka ndryshuar shumë që prej viteve '90. Gjatë kësaj dekade, qindra mijëra shqiptarë shkuan
në Greqi për t'i shpëtuar varfërisë së vendit të tyre të përfshirë nga një krizë e
përgjithshme. Eksodi ishte i pakontrolluar, në pjesën më të madhe të rasteve ishte i lidhur me tregun e zi dhe
shumë punëtorë i bëri të vareshin nga mëshira e punëdhënësve të paskrupujt. Në vitin 1997,
rreth 800,000 shqiptarë ndopdheshin në Greqi pa leje të rregullta qëndrimi. Sot, fluksi është shumë i ndryshëm
në përmasa dhe karakter. Greqia ka nisur të përmirësojë rolin e saj të ri si vend që kujdeset për
emigracionin, pas disa gjeneratash emigracioni grek në vendet e tjera perëndimorer për punë më të mira.
Në vitin 1998 dhe në vitin 2001, Athina u dha 500 mijë shtetasve shqiptarë leje te rregullta qëndrimi dhe pune në Greqi.
Burimet zyrtare greke thonë se 634,000 shtetas shqiptarë tashmë jetojnë në Greqi në mënyrë të ligjshme.
Ekspertët e emigracionit thonë se ky mund të mos jetë numri i saktë, pasi ata besojnë se në vend jetojnë edhe
150-200,000 shqiptarë në mënyrë të paligjshme. Pjesa më e madhe e emigraciopnit për arsye pune në Greqi,
është sezonale dhe e ligjshme, si pasojë e rregullave europiane dhe ligjeve greke të miratuara në vitin 2001 që
përcaktuan edhe skemën e dhënies së vizave për aysre pune, përforcuan masat në menaxhimin e kufinjve dhe
kontrolleve kufitare. Të ardhurat vjetore nga Greqia i kalojnë 55 milionë euro dhe përbëjnë një burim të
rëndësishëm për zhvillimin e rajonit të Korçës, që në Greqi dërgon një numër shumë
të madh punëtorësh çdo vit. Punëtorët i vijnë në ndihmë këtij rrethi për të
përballur varfërinë. "Gati çdokush në fshatin tonë ka një djalë, burrë apo të afërm
jashtë shtetit", thotë Saimir Dervishi, një mësues anglishteje nga fshati Cangonj, në lindje të Korçës.
Ndryshe nga më parë, të ardhurat tashmë qarkullojnë përmes bankave dhe kanaleve të tjera zyrtare më tepër
se nëpërmjet lidhjeve të tjera dhe njerëzve të tretë.
Më shumë para investohen për biznese. Studimet e fundit tregojnë se shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi
janë integruar në shoqërinë greke duke ngjitur shkallën ekonomiko-shoqërore. Edhe pse lejet e qëndrimit për
grekët joetnikë nga Shqipëria zgjasin vetëm dy vjet, shumë prej tyre kanë marrë edhe familjen dhe fëmijët
në Greqi. Këta fëmijë flasin greqisht dhe shkojnë në shkiolla greke. Mariela Stefanllari, drejtoreshë e Institutit
për Kërkim dhe Zhvillim Rajonal thotë se proceset ligjore për bashkimet familjare zgjasin gati një vit dhe shpesh duhen
përdorur ryshfetet për t'i përshpejtuar ato. "Disa familje thjesht heqin dorë dhe gjejnë mënyra të tjera
për të shkuar atje", thotë ajo. Të afërmit më të moshuar të cilët nuk mund të shkojnë
në mënyrë të paligjshme në Greqi thonë se kufizimi i lëvizjes tregon se marrëdhëniet janë të
vështira. Shumë thonë se nuk mudn të marrin viza për të parë nipërit dhe mbesat dhe familjet e tyre në
Greqi. "Eshtë shumë e vështirë për ne", thotë Luan Dervishi, një pensionist nga Korça që
në Greqi ka një fjalë një vajzë dhe dy nipër.
Ai dhe gruaja e tij kanë qenë në Greqi vetëm një herë në shtatë vjet. Ata thonë se për të
marrë një vizë u duhet një ftesë dhe garanci fianciare nga një shtetas grek. "Në duam të shkojmë
më shpesh por nuk është e lehtë", thotë Dervishi, duke iu referuar letrës dhe garancive. Julie Vullnetari, e cila
punon në Qendrën Sussex Centre për kërkimin për Emigracionin beson se pengesat për të moshuarit janë krejt
të panevojshme. "Këta njerëz nuk duan të rrinë në Greqi. Shtëpia e tyre është në fshat",
thotë ajo. Vullnetari thotë se do të donte një regjim të ri vizash, që do tu lejonte shqiptarëve mbi 55 vjeç
të merrnin viza lehtësisht. Një tjetër problem janë të burgosurit shqiptarë në Greqi, pasi ështe e
pamundur që të afërmit të shkojnë atje për t;i vizituar ata. Athina ka refuzuar të transferojë të
burgosurit në Greqi ku ata do të mund të vuanin dënimin. Ndërsa reformat e fundit kanë përmirësuar
marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ato nuk kanë ndihmuar shumë për të ç'rrënjosur
paragjykimet e grekëve për punëtorët e huaj. Sipas një studimi të publikuar nga Qendra Europiane për Monitorimin e
Racizmit dhe Ksenofobisë, 84.7 për qind e grekëve i konsiderojnë emigratët si kërcënim. Ndërkohë, 31.5
për qind kërkojnë riatdhesimin e tyre dhe 32.5 për qind thonë se atyre nuk duhet t'u jepen të drejta politike.
Marrë nga Instituti për Raportimin e Luftës dhe Paqes, IWPR
Mbetet pezull transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Greqia Planet e qeverisë greke për të ndërtuar një burg
në Shqipëri për të transferuar të burgosurit shqiptarë që janë dënuar në Greqi po hasin në
vështirësi, deklaroi Ministri i Drejtësisë Anastassis Papaligouras, ndërsa paraqiti gjendjen aktuale të burgjeve greke
të superpopulluara, shkruan gazeta greke Kathimerini. Në greqi janë rreth 2 mijë shqiptarë që vuajnë dënimet
në burgjet greke me akuza të ndryshme. Ideja e ndërtimit të një burgu të ri me financim grek u propozua shtatorin e
kaluar, por Papaligouras pranoi dje se biseidmet me Tiranën kanë mbetur në vend. Në burgjet greke me kapacitet prej 5 mijë
personazh ndodhen rreth 9500 të burgosur. 42 përqind e të dënuarve janë të huaj dhe gjysma e tyre janë
shqiptarë. Një burg i ri do të ndërtohet në fund të vitit pranë Dramas në veri të Greqisë, ku do
të dërgohen 400 të burgosur, tha Papaligouras.
Dy persona mbërijnë me not nga Shqipëria në Korfuz
Dy persona me nacionalitet të paqartë janë arrestuar dje nga rojet bregdetare greke pasi mbëritën me not në një nga
plazhet e Korfuzit. Të dy personat duhet të kenë mbëritur me not nga Shqipëria rreth 14 kolimetra larg. Kjo është
bërë e ditur dje nga zëdhënësi i ministrisë së Marinës tregëtare greke, ai ka shtuar gjithashtu se dje
autoritetet e ishullit Lesbo arrestuan 21 emigrantë klandestinë mes të cilëve edhe skafisti. Kalimi i kufirit me not nga Saranda
në Greqi është bërë legjendë para vitit 1990. Në disa raste të rinj shqiptarë arratiseshin nga
Shqipëria komuniste duke kaluar me not kanalin e Korfuzit.
GAZETA SHQIPTARE
|
|
|