Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ligji 7501 ja jep grekut Vorio Epirin me tapi
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2002 nė 08:32 Edit Post Reply With Quote
Ligji 7501 ja jep grekut Vorio Epirin me tapi

Ligji 7501 ja jep grekut Vorio Epirin me tapi

Shpronëson të gjithë shqiptarët etnik të Shqipërisë së Jugut si pronar të ligjshëm, duke i kthyer ata në emigrantë në atdhe të tyre dhe bën pronar emigrantët grekofon si ardhacak që janë.

Nuk e dinë deputetët socialistë historinë e Shqipërisë, që nuk duan të çfuqizojnë ligjin 7501?

Greku bën harta për Vorio Epirin dhe i boton në disa gjuhë, duke kërkuar trojet e Shqipërisë së Jugut, cakton bile edhe kufijtë, duke ndarë Shqipërinë në dy pjesë në të cilën njërën për vehte dhe tjetrën për Serbinë.

Megjithëse shumë historianë në SHBA dhe gjetkë e kanë shkruajtur dhe e shkruajnë vërtetësinë e trojeve shqiptare. Lexo librin e fundit të botuar në SHBA nga znj.Edith Pierpont Stikkney (Sacramento Junion College) me titullin "Shqipëria jugore ose Vorio Epiri i veriut" në çështjen europiane ndërkombëtare të vitit 1912-1923.

Serbi e merr me dhunë pjesën e tij duke vrarë, prerë, djegur, e deri në përzënien masive të popullit shqiptar në krahinën e Kosovës. Të njëjtën gjë bëjnë edhe maqedonasit e malazezët për të shuar fare ekzistencën e kombit shqiptar, i cili është kombi më i vjetër në Ballkan dhe në Evropë.

Qeveritarët tanë social-komunistë si agjentë të grekut e serbit të udhëhequr nga kryebanditi grekofil yzmeqar shekullor Vangjel Zhapës, shoku i Nehatit nëpërmjet të cilëve mori pushtetin jo me drejtësi e vota, por me çetat e dhunshme e tanke të telekomanduara nga greku, njerëz që përfaqësojnë llumin e proletariatit shqiptar, jo vetëm që privatizuan të gjithë pasurinë kombëtare në favor të grekut, të italianëve dhe asnjë privatizim për popullin shqiptar. Por përpiqen që dhe Shqipërinë e Jugut ta kalojnë në favor e në duart e emigrantëve grekofonë që kanë qenë punëtor, bujqër, argat të pronarëve të ligjshëm etnik shqiptar, këta grekofon përveçse krahëve të tyre nuk kanë pasur as kasolle për të jetuar, por kanë banuar te ndërtesat e quajtura "Hause" të ndërtuara posaçërisht për ta nga pronarët e tyre e jo në toka e kullotje etj. Tani, grekofonët me ligjin 7501 kanë marrë tokat e shqiptarëve, duke u kthyer ata në pronar dhe shqiptarët në emigrantë në atdheun e tyre.

Kështu që greku e ka marrë Vorio Epirin më tapi me anën e ligjit 7501. Kjo është arsyeja që grekofili Fatos nuk do që të anullohet ky ligj, që greku ta marr Vorio Epirin me tapi nga deputetët socialistë, që janë qorra nga trutë e jo nga sytë, siç është Fatosi. Grekofonët duke u bërë pronarë të tokave shqiptare këtu brenda në Shqipëri, shkojnë dhe i hipotekojnë tokat tona në hipotekat e Zvicrës si pasuri të dhuruara nga shteti shqiptar.

Sepse kushtetuta në nenin nr.41 pika 2 thotë:

(Prona fitohet me dhurim), pra grekofonët e kanë marrë pronën në bazë të kushtetutës që bëri Janullatosi me Imamin dhe Sabri Godon që nuk janë veçse injorantë dhe jo jurista, të cilët duhet të ishin jurist dhe të shquar në fushën e juridiksionit. Këto leshko u vendosën në qeverinë socialiste nga Greqia, e cila i shpërblen dhe e bën ligjin (petë e byrek si do vetë, Janullatosi).

Jemi ne shqiptarët etnikë, den-babaden pronar të ligjshëm të këtyre trojeve, dhe disponojmë dokumenta e tapitë origjinale të shtëpive, trojeve, tokave, kullotave, livadheve, pyjeve dhe jo yzmeqarët grekofonë.

I kemi mbrojtur me gjak në shekuj nga greku, po ashtu edhe nga turku, që nuk na lejonte të hapnim shkolla shqipe dhe nuk paguanim Taksidare dhe nuk pranonim të jepnim djemtë tonë për ushtrinë turke.

Kjo mbrojtje shekullore nuk është bërë nga qeveria, por nga lidhja besa-besë që nga jugu i Çamërisë deri në skajet më veriorë të Kosovës. Neve i kemi mbrojtur dhe do t'i mbrojmë deri në vdekje trojet tona etnike të trashëguara nga të parët tanë.

Nuk do të pranojmë kurrë që neve të punojmë tokat tona e prindërve tanë si argatë dhe pronar të jetë grekofoni, vllahu, rumuni apo bullgari. Prindërit, gjyshërit e stërgjyshërit tanë nuk kanë pranuar kurrë ta shesin tokën apo truallin grekëve sikur edhe dhjetëfishin e çmimit t'i jepnin grekërit me flori në dorë, prandaj edhe neve nuk do ta pranojmë kompesimin që afrojnë deputetët socialistë për të cunguar trojet shqiptare për ta katandisur Shqipërinë siç thuhet shqip (ta katandisësh kokoshin një thelë).

Lind pyetja e drejtë: Ku zbatohen ligjet e të drejtave të njeriut për shqiptarët, si zbatohen ato duke çpronësuar shqiptarin etnik dhe pronën e tij ja jep grekofonit.

Ndërsa në Greqi, fëmijët tanë që shkojnë si emigrantë nuk i lejojnë as emrin ta mbajnë shqiptar, por ta kthejnë në ultra ortodoks grek.

Ky ligj 7501, nuk ka shpronësuar vetëm shoqatën e të shpronësuarve apo shoqatën e kulakëve, por ka shpronësuar krejt shqiptarët që nga veriu deri në jug dhe ka pronësuar të gjithë grekofonët dhe emigrantët e tjerë, që kanë ardhur nga vendet fqinje këtu në Shqipëri. Ligji 7501, duke mos i dhënë pronarëve qytetarë e fshatarë tokën apo pronë e tyre ka krijuar përçarje, grindje e vrasje ndërmjet shqiptarëve, me mijëra familje janë në ngujim.

Shqiptarët kanë kërkuar shpërndarjen e tokës, sipas pronarëve të ligjshëm, por agjentura greke ka Lufter Xhuvelin ish komunistin injorant që bën politikën e grekut, aq sa kërcënon fshatarësinë shqiptare, duke i thënë në qoftë se nuk zbaton ligjin 7501 të shpërndarjes së tokës, unë nuk ju jap asnjë pëllëmbë tokë.

Prandaj kur vijnë delegacione greke e përgëzojnë shokun Lufter dhe e shoqërojnë gjithë buzagaz në televizionet shqiptare. Kështu, ai vërteton thënien e Konicës që shqiptarët si Xhuveli janë ata që shkatërrojnë Shqipërinë si dhe shoku Arben Puto që mbron të drejtat e njeriut grek me një nxënës, një mësues grek dhe shqiptarëve duke i vendosur në shkolla greke, ndërsa për shqiptarët e trojet shqiptare që po i merr greku nuk i vjen zëri, megjithëse vetë e kam takuar dhe ja kam shpjeguar këto që po shkruaj.

Lind pyetja tjetër: Pse nuk ikin minoritarët grekofonë nga Shqipëria? Kur politika është e keqe, ekonomia po ashtu e keqe, shqiptarët sipas tyre janë të ligj, përse nuk shkojnë në Greqi, pse rrinë këtu?

Kur vet shqiptarët largohen, pyetja merr përgjigjen, sepse ata bëhen pronarë të trojeve shqiptare, pa luftë, pa grindje, pa përpjekje dhe shumë kollaj me qeverisjen lokale ata kërkojnë të shkëputen nga Tirana e të lidhen me grekun, duke shkëputur trojet shqiptare në favor të Vorio Epirit.

Prandaj, deputetët demokratë si të gjithë deputetët e "Bashkimit për Fitore" që e njohin veten si shqiptarë atdhetarë, nuk duhet të pranojnë që të bëhet kompesimi i trojeve shqiptare, sepse nuk është as gabim, as faj, por është tradhëti t'i marri greku trojet tona etnike me kompesim.

Pra, Shqipëria duhet të kthehet në identitet, se çdo shqiptar ka qënë pronar, kush më shumë e kush më pak, ka qënë pronar i një prone se me atë ka jetuar, në Shqipëri nuk ka pasur industri, pra çdo shqiptar të marrë pronën e tij, ta shesi dhe të ndërtojë ku të dëshiroj ai. Por jo t'i nxjerrë automatikun vëllait shqiptar që i ka zënë tokën dhe t'i thotë: ik se të vras në tokën tënde. Kjo nuk është veprim i shqiptarizmit, por i armiqve të Shqipërisë, veprim i grekut, serbit, italianit etj.

Duke anulluar ligjin 7501, menjëherë gjendja stabilizohet dhe kompesimi bëhet vetëm për trojet brenda vijës së verdhë, duke kthyer çdo shqiptar në vendin e tij dhe Shqipëria kthehet në identitet.

Kështu, do të ngrihet bujqësia, investimet, kanalizimet dhe modernizimi i bujqësisë në shkallën e duhur. Tokat tona në Shqipërinë e Jugut kanë mbi 10 vjet që nuk punohen, ashtu i len pa punuar dhe neve nuk na i kthejnë.

Çfarë ndryshimi do të kishte marrë bujqësia sikur të kishte marrë pronari tokën e tij.

Që Shqipëria të kthehet në identitet, duhet të çfuqizohet ligji 7501.

Shqipëria e Shqiptarëve

Ekonomist

Llazar Xhelili


55

Jam plotesisht dakort dhe kam qene ne ne 1992 kunder reformes agrare te Sali Berishes.

Tani mendoj eshte shume vone dhe as PD as Berisha nuk do te mund ta s´fuqizojne ndonje here.

Ku ja mban Berishes qe te deklaroje para zgjedhjeve se do te shfuqizoje ate ligj!

Katundaria shqiptare megjithese Berisha ja fali token qe nuk i takon nuk ja jep voten 100% perkundrazi.

Ne keto kushte


te djathtet duhet te veprojne krejt ndryshe ne keto kushte, por me duket se jam i vetmi qe mendoj ne keto kategori.

Ideja ime eshte sa e thjeshte dhe praktike, por nuk mund te realizohet ne rast se te djathtit ne diaspore nuk kane asnje organizimin minimal elementar.

Te djathtet ne RSH kane shume probleme mbijetese e nuk do te mund te arrijne qe te bejne dicka.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 10-12-2002 nė 11:13 Edit Post Reply With Quote
"http://www.kohajone.com/arshive/2002/12/10/lajmi07.htm"

Ceshtja Came ne Parlament
Nevila Perndoj

Ballistet heqin dore nga tratativat me kryetarin e demokrateve Sali Berisha per zgjidhjen e ceshtjes se popullsise came.

Pas takimit Berisha-Gage kryetari i ballisteve, Shpetim Rroqi deklaroi dje per "KJ" se rruga e vetme per te miratuar projekt-rezoluten do te jete paraqitja e ketij dokumenti ne byrone parlamentare. Ai shprehet se takimi mes Berishes dhe Gage i ka shuar edhe shpresat per nje mbeshtetje te mundshme te kesaj ceshtje nga grupi parlamentar i Partise Demokratike. Disa dite me pare, Nikolas Gage eshte treguar mjaft kritik ne lidhje me popullsine came. Ne deklarimet per shtyp, Gage u shpreh se ne Shqiperi nuk ka asnje ceshtje came dhe nuk mund te behet nje paralelizem midis minoritetit grek dhe problemit cam. Perfaqesuesi i lobit grek ne Amerike u shpreh se camet kane komunikuar me fashizmin prandaj dhe ai e quan te logjikshme persekutimin dhe spastrimin etnik te popullise came ne vitet _44-'45. Menjehere pas deklarates se Gage reaguan perfaqesuesit e shoqates "Cameria". "Ne rrezikojme te humbasim te gjithe ate mbeshtetje qe arritem te merrnim ne momentin qe ceshtja jone u be prezente ne Kongresin amerikan. Nese qeveria nuk sqaron pozicionin lidhur me qendrimin e perfaqesueve te lobit grek, atehere asnje nga shqiptaret qe ka ndihmuar ne publikimin e ceshtjes sone nuk do te kete garancine per ta vazhduar ate", thuhej ne deklaraten e hartuar disa dite me pare nga Shoqata "Cameria". Keshtu, nisur nga konfliktet e hapura mes Gage dhe cameve dhe takimit qe Berisha zhvilloi me te, ballistet e kane pare te udhes miratimin e projekt-rezolutes ne Kuvend. Projekt-rezoluta per mbrojtjen e popullsise came eshte firmosur nga 60 deputete. Per rrjedhoje ky dokument do te kaloje ne Kuvend me procedure te pershpejtuar. Projekt-rezoluta pritet t'i dergohet edhe perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar.

Rroqi: Gage, "non grata" nga Kuvendi

Kryetari i ballisteve, Shpetim Rroqi u shpreh dje se ai do te ndjeke procedurat parlamentare ne menyre qe Kuvendi te shpalle "non grata" perfaqesuesin e lobit grek ne Amerike, Nikolas Gage. Brenda kesaj jave, Rroqi do ta depozitoje kerkesen prane byrose parlamentare per te vazhduar me pas te gjitha procedurat e nevojshme. Ne kete menyre, Nikolas Gage duket se do te gjendet perballe nje kerkese te dyte per shpalljen e tij si qytetar "non grata" ne Shqiperi. Ne vitin 1994, Berisha e kishte shpallur greko-amerikanin person "non-grata", sepse sipas akuzave te atehershme Gage kishte financuar nje organizate terroriste greke MAVI per vrasjen e kater ushtareve shqiptare ne fshatin Peshkepi te Gjirokastres.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 12-4-2003 nė 02:30 Edit Post Reply With Quote
Qeverisja e PD-se pati shansin historik te ndalonte ligjin 7501,por nuk e beri.Mendoj se ketu duhet filluar per te qartesuar realisht se kush eshte i djathte.Sa per Rroqin eshte me mire te mos ja permendim emrin,sepse individe si ai nuk mund te na mbrojne nga Gage.Nje fakt eshte domethenes,Rroqi eshte person nongrata per SH.B.A sepse akuzohet per trafik klandestinesh,pasaporta e tij eshte kapur disa here me identitete te tjera nga autoritetet amerikane.Mos Rroqi ben lojen e kungulleshkave apo kerkon te na vetshpallet hero.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2790999 sekonda, 27 pyetje