Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Abdi Baleta
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2002 nė 09:24 Edit Post Reply With Quote
Abdi Baleta

Mire apo keq Baleta eshte nje nga perfaqesuesit e deklaruar te djathte ne RSH.

Une kam pasur nje simpati te vecante per te derisa filloi te deliroje totalisht ne lidhje me fondamentalizmin katolik.

Kam vendosur te tek kjo pike te mbledh shkrimet e tij e ti komentoj pak.

Aq sa me lejon mundesia ime intelektuale.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-10-2002 nė 09:28 Edit Post Reply With Quote
Po e filloj me nje shkrim qe e lexova sot:

MISIONI I MEKSIT: TË SHKATËRROJË SHTYPIN NACIONALIST



Ka tashmë 10 muaj që ish kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë një aksion politiko-juridik për të shkatërruar nëpërmjet goditjeve financiare organet e shtypit të njohura për trajtimin e problemeve nga një kënvështrim i mirëfilltë dhe i hapur nacionalist.

Duke u hequr si viktimë fyerjesh e shpifjesh që gjoja i ishin bërë nëpërmjet revistës së ilustruar të përdymuajshme “Koha” dhe gazetës së përjavshme “Rimëkëmbja”, Aleksandër Meksi, me anë të bashkëshortes së tij Dhurata dhe një avokati të çuditshëm, ka vënë në lëvizje gjykatat kundër botuesit të revistës “Koha, Enver Bytyçit, dhe drejtuesit të gazetës “Rimëkëmbja”, Abdi Baletës që t’u xhvasë këtyre nga 100 000 dollarë amerikanë.

Një treshe gjykuese e Gjykatës së Tiranës hodhi poshtë orvatjen e Meksit kundër A. Baletës, por një treshe tjetër e një gjykate më të lartë në hierarkinë gjyqësore, asaj të Apelit, plotësoi pjesërisht kërkesën e Meksit. Një gjykatë e shkallës së parë në Tiranë plotësoi gjithashtu pjesërisht kërkesën e Meksit kundër Enver Bytyçit dhe nuk dimë si do të reagojë gjykata e shkallës së dytë, do të tregohet në shkallë më të lartë apo do të mbetet në lartësinë e së parës se më ulët nuk ka ku të shkojë.

I përmendëm këto fakte të njohura për të dalë tek çështja kryesore : Aleksandër Meksi po përpiqet shumë të instrumentalizojë gjykatat e të keqpërdorë procesin e dhënies së drejtësisë sepse kërkon të shkatëtrrojë dy organe të shtypit nacionalist në Shqipëri. Në vendin tonë ka shumë organe shtypi të përditshëm dhe periodik. Vetëm në Tiranë botohen një numër i madh gazetash me fizionomi të njëjtë e emra të ndryshëm, që mund t’i gruposh në tri tufa por që asnjëra nuk janë me prirje e funksione nacionaliste. Ka edhe organe periodike të shumta. Ka madje edhe një paçavure në Shkodër që në mënyrë spekulative mban emrin “Shqipëria Etnike”, por që është një kosh letrash për shkrime në frymë antikombëtare, për gjithafrë hithrash të Vatikanit e bëzhdilesh të katolikocentrizmit.

Ka kohë që si organe të mirëfillta nacionaliste në Shqipëri kanë vepruar gazeta “Rimëkëmbja” dhe revista “Koha” dhe është e vështirë të radhisësh pranë tyre organe të tjera. Nuk duam të nënvleftësojmë gazetat e disa partive nacionaliste, por ato për fat të keq janë të parregullta në botim, me tirazh shumë të kufizuar dhe me një ndrjotje e vetfrenim që shpesh ua ka zbehur ngjyrimin nacionalist për shak të trajtimit prej tyre të problemeve në solidaritetit me organet e lidhura me PD.

Prandaj edhe lufta për të rrënuar e shkatërruar shtypin e pakët nacionalist në Shqipëri u përqëndrua kundër gazetës “Rimëkëmbja” dhe revistës “Koha” që për nga frekuenca e botimit, tirazhi, volumi i materialit të botuar në to kurrsesi nuk mund të konkurojnë me atë shtyp të gjërë, të shpeshtë, voluminoz në shkrime dhe me mjetet e tjera të propagndës elektronike që natë ditë bombardojnë shqiptarët me antinacionalizëm, ose me nacionalizëm grek e serb.

Të gjithë antinacionalistët, antikombëtarët, “kozmpolitët” e kanë ditur me kohë që dobësia më e madhe e shtypit të pakët nacionalist është mungesa e mjetev financiare, mungesa e lokaleve, mungesa e personelit të paguar, numri i kufizuar i bashkëpunëtorëve, sepse shumë njerëz që pretendojnë se kanë ndienja nacionaliste nuk aktivizohen nga frika e raprezaljeve që mund t’u vijnë nga shumë anë, nga brenda e jashtë Shqipërisë. Megjithatë shtypi nacionalist me shpirt në dhëmbë është mbajtur. Gazeta “Rimëkëmbja” po mbyll vitin e 9 të botimit të saj të rregullt ( fillimisht quhej “E Djathta” dhe “E Djathta Kombëtare). Botimin e revistës “Koha “ e kemi parë si një mbështetje në këtë luftë.

Por janë pikërisht “Rimëkëmbja” dhe “Koha” që janë vënë egërsisht në shënjestër qysh nga fillimi i vitit 2002 për t’i shkatërruar duke përdorur kundër tyre armën e drejtësidhënies nëpëmjet instrumentalizmit të gjykatës dhe të asfiksisë financiare, duke dënuar botuesit e tyre me “ dëmshpërblime” në favor të një personi, që quhet Aleksandër Meksi, një ish-kryeminsitër i Shqipërtisë, që si papritmas është kujtuar se atë e fyekan, se kundër tij shpifkan ata që vetëm përmendin fakte të marra nga shtypi, që bëjnë shërbim publik se botojnë shkrime të atyre që nuk gjejnë rrugë për tek shtypi tjetër. Aleksandër Meksi është kujtuar që si kofini pas të vjeli të ndjehet i fyer për fakte që ka 30 vite që i dëgjon e lexon lidhur me të kaluarën profesionale të babit të tij

Por ai nuk është zemëruar, as e ka ndjerë veten të fyer nga këto. Ai e di mirë se kurrfarë dëmi moral nuk i është shkaktuar dhe se një ish-kryeministër, i pasuruar tashmë, dëmin e moral nuk duhet ta kërkojë duke e monetarizuar moralin, por duke vënë para përgjegjësisë penale ata që e sulmuakan personin e tij si ish-kryeministër.

Është njëfarë shpërdorimi detyre që Aleksandri tëkërkojë të marrë para, me pretekst se e kanë fyer si ish-kryeministër. Sëpari, fyerje për shkak detyre do të quhej sikur Aleksandri të ishtte ende kryeministër. Sëdyti po të jetë se paratë i kërkon meqenëse qenka cënuar autoriteti i shtetit duhet t’i marrë jo për vete por për shtetin. Për punën kur ishte kryeministër, përfshi edhe për shkatërrimin e shtetit, ka marrë pagesën dhe përfitimet që i ka dashur qejfi. Tani nuk ka të drejtë të kërkojë rroga suplementare nëpërmjet gjykatës për kohën kur ka qenë kryeministër. Tani le të ngopet me bizneset fitimprurëse që nuk e dimë si i ngriti. Kur ishte kryeministër një burrë i nderuar ia ka thënë në gazetë se Aleksandri do të bëhët i pasur kur t’i vijnë pensionet e babait nga Greqia për oficerllëkun e tij grek dhe me marifetet që kurdisi pushteti i Aleksandrit që pasuritë e pronarëve të ligjëshëm shqiptarë të grabiteshin nga të tjerë, që tashmë quhen “pronarë të rinj”.

Aleksandrit nuk i është dukur se e kanë dëmtuar moralisht, as si person, as si kryeministër, kur për të kanë shkruar shumë gjëra të pakëndëshme gazetat e tjera, duke e quajtur edhe “kompetenti” që qëndronte pas Sudes. Të paktën nuk kemi dëgjuar të ketë ngritur ndonjë padi kundër këtyre shkrimeve. Inati i Aleksandër Meksit ka mbërritur pikën e vlimit e të shpërthimit vetëm kur për të është shruar në “Rimëkëmbja” e “Koha”, madje në një moment të caktuar e të njëkohshëm. Meksi e ka ditur se pika e dobët e këtyre organeve nacionaliste është vështirësia financiare. Prandaj ka zgjedhur këtë armë për të goditur.

Meksi gjatë kohës që ishte kryeministër i Shqipërisë ka qenë personi i vendosur në pozicionin më të përshtatshëm për të vrojtuar, eksperimentuar e verifikuar forcën e madhe shkatërruese që ka keqpërdorimi i pushtetit të parasë si armë për të hedhur në erë njerëz, institucione e shtete. Meksi ishte kryeministër kur lulëzuan në Shqipëri piramidat e fajdexhijve financiarë. Ministri i financave i Meksit i denoncoi këto skema dhe paralajmëroi shqiptarët për rrezikun ( i shtyrë sigurisht nga FMN që donte mbylljen e piramidave financiare). Kurse Meksi dhe Berisha e detyruan ministrin Bode të lëpinte publikisht ato që kishte thënë në televizion. Berisha doli e nxiti shqiptarët të hidhnin dhe më para në thesin pa fund të piramidave, duke theksuar se paratë e shqiptarëve ishin të pastra, se ishte fjala vetëm për marrëdhënie normale të huadhënies e huamarrjes sipas Kodit Civil. Meksi nuk e kundërshtoi Berishën siç i takonte që të shpëtonte Shqipërinë, por me “heshtjen e tij bizantine” u bashkua me të.

Berisha atëherë deklaroi se paratë që kishin vënë shqiptarët në skemat piramidale ishin më të pastrat në botë. Tanie del e thotë se kryekrimineli serb Arkan paska harxhuar paratë e tij nëpër skemat piramidale të Shqipërisë. Kush duhej ta ndalonte Arkanin të bënte këtë krim që i kushtoi shumë popullit shqiptar? Në radhë të parë e kishin për detyrë presidenti Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi. Po çfarë bënë ata? I lanë dorë të lirë Arkanit të bënte punën e tij. Mos vallë Gjykata e Apelit do të më ndëshkojë përsëri mua se u jam referuar fjalëve të Berishës që i kanë dëgjuar nga emisionet televizive mijra shqiptarë dhe unë të përgjigjem sepse këto fjalë ende nuk janë vërtetuar me vendim gjyqësor?!

Kur një shtëpie i afrohet hajduti apo grabitësi për ta dëmtuar i pari ka detyrën të japë alarmin qeni i shtëpisë, duke lehur. Funksionin e “qenit nuhatës e alarmdhënës” në veprimtarinë shtetërore e ka Shërbimi sekret. Pasi të japë qeni alarmin i zoti i shtëpisë duhet të kapë armën e të dalë të mbrojë shtëpinë. Këtë detyrë në vrprimtarinë shtetërore e kanë Presidenti, Kryeministri e pastaj drejtues të tjerë pas tyre. Tani po na thuhet se “ qeni i veprimtarisë shtetërore”, kryetari i Shërbimit sekret, Gazidede, paska bërë shoqëri me ujkun Arkan që na kishte hyrë në vathë. Po të zotët e shtëpisë Berisha e Meksi ku ishin? Apo të dehur nga avujt e pushtetit bënin gjumin e madh e gërhisnin për shtatë palë qejfe të shtrirë si Ali Pashtë Tepelena në shiltet e pushtetit?! Ali Pashai vërtetë shtrihej në shilte, thithte nargjilenë dhe gudulisej me Vasiliqinë e re në moshë pleqërie, por ama punët atij shtetit të tij i bënte si duheshin për atë kohë.

Mos vallë kur shkruaj kështu, sipas atij rregullit që do të vendosë Gjykata e Apelit, duhet të dënohem të dëmshpërblej Berishën, Meksin, Boden, FMN-në Gazideden meqenëse këto gjëra ende nuk janë shpallur me një vendim gjyqësor të formës së prerë?! Për këto deklaratat e atëhershme të Berishës dhe heshtjen kriminale të Meksit ( mosveprim kur kishte detyrimin të vepronte) Berisha e Meksi që kanë sjellë dëme kolosale jo vetëm në para e pasuri për një numër të madh shqiptarësh, por edhe humbjen e shumë jetësh njerëzore, si në një genocid më vete, duhej të ishin vënë me kohë në bangën e të akuzuarve. Meksi nuk duhej të ishte tani duke bërë tangërllëk e spekuluar me gjykatat për të rrënuar edhe shtypin nacionalist, siç rrënoi shtetin shqiptar. Por le të ruajmë shpresën e kërkesën që edhe kjo të vijë për Meksin që jo vetëm i lejoi, por edhe i inkurajoi dhe i përdori skemat piramidale, pra edhe veprimtarinë e skryekriminelit serb Arkan në Shqipëri.

Tani Rrapush Xhaferri, kreu i njërës nga këto skema, po deklaron në sallën e gjyqit se ka qenë qeveria, domethënë Meksi, që e nxiti atë ta kthente “fondacionin bamirës” në skemë piramidale. Mos vallë pse po citoj këto fjalë të Rrapushit pa i vërtetuar më parë me një vendim gjyqësor Gjykata e Apelit ka ndërmend të më detyrojë t’i paguaj një shumë tjetër Meksit sepse, siç është shprehur gjykata, “po krijoj pështjellim fyes ndaj tij për ta demaskuar në opinin publik”?! Është detyrë qytetare e detyrim atdhetar që veprimtari të tilla dhe Meksë të tilla të demaskohen fort e pa ngurim në publik, edhe pse ndonjë gjykate nuk i pëleqen, ose nuk ka këtë koncept për detyrimet publike dhe atdhetare të individit, sidomos të gazetarit dhe të shtypit. Sipas bidatit të ri që paska vendosur të nxjerrë Gjykata e Apelit a do të ngrejë padi Meksi kundër gjithë gazetave e televizionene që njoftuan në publik fjalët e mësipërme të Rrapushit, pa marrë ndonjë vendim gjykata se ishte pikërsht ashtu? Mos vallë gazetarët nga salla e gjyqit duhen detyruar që të bëjnë publike vetëm ato fakte e thënie që i vendos gjykata me vendim të formës së prerë?! Pikësëpari kjo është teknikisht e pamundur se vendimet gjyqësore në themel nuk marrin formë të prerë qysh në çastin e shpalljes.

Meksi e pa se ç’bëhet me përdorimin e armës së parasë kur nën qeverisjen e tij u hodh në erë Shqipëria. Këtë përvojë duke ka vendosur ta përdorë në një operacion qesharak për të rrënuar shtypin nacionalist në Shqipëri, se si duket ky është misioni politik “patriotik” i tij, pasi kreu me sukses atë që i solli Shqipërisë vitin 1997 dhe Greqia nuk ka më nevojë për oficera nga Labova që t’i dërgojë në Azinë e Vogël si atëherë kur ndeshej me Ataturkun, ose të masakrojë banorët e Kardhiqit përkarshi vendlindjes së Meksit. Po të ishte vërtetë i fyer dhe i dëmtuar moralisht Meksi do të tentonte procese penale kundër atyre që gjoja e fyejnë dhe gjoja shpifin për të. Por Meksi pranon të vërë veten në pozitë qesharake të njeriut që monetarizon nderin e moralin e tij vetëm se ka qëllim të godasë në thembrën e Akilit shtypin nacionalist.

Revista “Koha” ka tashmë disa kohë që nuk botohet, duke e lënë të vetmuar “Rimëkëmbjen”. E kuptojmë fare mirë atmosferën mbytëse që u krijua në Shqipëri për Enver Bytyçin, si nga shërbimet sekrete, nga gjykimet e provokuara nga Meksi, nga grupimet politike dhe simotrat publicistike që e lanë në baltë kur duhej mbështetur dhe bënë që ai të mos mund të vazhdojë botimin e ‘“Kohës”, madje edhe të detyrohet të largohet nga Shqipëria e të kërkojë strehim politik në një vend demokratik europian. Është qartë se kjo është për Meksin një “fitore” nuk po them si e Pirros se më shumë është si e Janullatosit. Një organ nacionalist më pak në Shqipëri, ja kjo mund të quhet një fitore politiko-juridike për Meksin.

Tani bateritë përqëndrohen tek “Rimëkëmbja”. Dihet fare mirë se për cilët është halë në sy kjo gazetë, brenda e jashtë Shqipërisë: për grekofilinë e serbofilinë, për politikën shoviniste greko-sllave, për janullatizmin e katolikocentrizmin në Shqipëri. Janë këta që duatrokasin dhe mund të bëjnë edhe ndonjë gjë më konkrete për të ndihmuar këdo që sulmon “Rimëkëmbjen” që ajo të rrënohet e të pushojë publikimin si “Koha”. Tani këtë flamur e ka marrë Meksi me ata që i vijnë vërdallë.

Meksi me manovrimet e tij në Gjykatën e Apelit në Tiranë nuk ka lënë pa nisur shigjeta të helmatisura edhe ndaj gazetës tjetër kombëtare “Bota Sot”, ku unë bashkëpunoj. Dhe kjo ka ndodhur pak ditë para se në zyrat e redaksisë qendrore të kësaj gazete në Zyrik të Zvicrës u dërgua një pako-bombë me fuqi të madhe shkatërruese, që për fat të mirë nuk shpërtheu. Se çfarë do të zbulojë policia zvicerane në këtë rast nuk mund ta parashikojmë. Por fakti është ky. Të jetë koinçidencë që në n jë distancë të shkurtër kohore në Tiranë e në Zyrik vihet në shënjestër edhe “Bota Sot”? Ka gjëra që duken si të bashkërenduara e janë koinçidenca. Por ka edhe gjëra që duken si koinçidenca dhe janë të bashkërenduara nga mjeshtrit e së keqes. Urojmë që të mos ketë kurrfarë lidhjeje midis këtyre ndodhive gjyqësore në Tiranë dhe terroriste në Zyrik, që të mos ketë shkuar kaq larg dora e atyre që orkestrojnë veprimet kundër shtypit nacionalist shqiptar.

Meksit i “shkoftë mbarë” puna që ka nisur për të sulmuar nacionalizmin e shtypin nacionalist shqiptar. Le ta pasurojë biografinë e tij me episode të reja që mund të krijojnë edhe më shumë subjekte për gjykime me prapavijë politike më vonë. Meksi nuk do të arrijë asgjë më shumë se të shtojë një episod të ri që do të zgjasë atë vargun e mëparshëm të episodeve të veprimtarisë grekofile në Shqiëpri që lidhet me mbiemrin “Meksi”.



20 tetor 2002 Abdi Baleta



Me beri shume pershtypje ky paragraf:

"Ka madje edhe një paçavure në Shkodër që në mënyrë spekulative mban emrin “Shqipëria Etnike”, por që është një kosh letrash për shkrime në frymë antikombëtare, për gjithafrë hithrash të Vatikanit e bëzhdilesh të katolikocentrizmit."

Une lexoj dhe "Shqiperia Etnike" dhe keto akuza i quaj te poshtra te ulta dhe te denja per nje sekretar partie te ndonje kooperative bujqesore.

Nejse.

Pse nuk jep shembuj Baleta per shkrime antikombetare te kesaj reviste, por pellet?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 22-10-2002 nė 14:34 Edit Post Reply With Quote
Abdi Baleta

Anton, une mendoj se ne kushte te tilla, sic i permend me siper, do te ishte me vend nisja e nje debati te hapur me Baleten.

Me sa kujtoj une perpara se ai te reagonte ne menyre te tille eshte sulmuar disa here nga disa "katolike"(po e jap ne thonjeza se nuk kan aspak te bejne me katolizismin dhe patriotizmin e popullsise katolike shqiptare) dhe pastaj ka reaguar.





Kastriot

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 23-10-2002 nė 01:32 Edit Post Reply With Quote
Perpara se te akuzojme Baleten,duhet te ndalemi tek Berisha.Kush legjitimoi Janullatosin ne krye te kishes shqiptare ortodokse?Kush njohu Maqedonine si shtet pa per mendur faktorin shqiptar atje?Kush lejonte kontrabanden e naftes,qe mbushi depozitat e Milloshevicit?Kush liroi agjentet greke,te cilet qarte dhe prere deklaruan se punonin kunder interesave tona kombetare?Pse nuk u mbyllen qysh ne fillimet e tyre firmat piramidale?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 13:32 Edit Post Reply With Quote
Kastriot,

nuk eshte ashtu sic mendon ti.

Une jam skandalizuar shume here nga Baleta dhe vizen perfundimisht ja kam vene kur kam lexuar kete paragraf:

"...Tereza ne OKB nuk kishte vajtur si perfaqesuese shqiptare,por si perfaqesuese e Vatikanit,pra si agjente e Vatikanit.Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante te tille.
Po te mos ishte nje agjente e zellshme dhe e vyer e veprimtarise se Vatikanit,Tereza do kishte mbetur nje person i panjohur ne kete bote...
Tereza Bojaxhiun e beri te fameshme me emrin "Nene Tereza e Kalkutes" me shume propaganda e fuqishme e Vatikanit sesa perkushtimi e sakrifica e saj.."

Nuk dua akoma ta besoj qe i ka shkruar keto fjale, por jane te cituara ne nje liber.

Tani e gjeta se ku:

Eshte marre nga libri i Kastriot Myftaraj.
Poshte asht shenimi:
"Rimekembja",12 qershor 2001,f.3,shtojce.)
Pra duhet besu se e ka shkrujte me gjith mend, une nuk kam pase kohe ta
kerkoj vete ne internet, por nuk besoj kurre qe myftaraj te kete genjy ka
trashe.





[Edituar më 23-10-2002 nga Anton Ashta]





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 13:46 Edit Post Reply With Quote
Artikullin origjinal e gjeni tek:

"http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/message/143"



Pse provokon fondamentalizmi katolik?

Une deshiroj te sqaroj me saktsi dhe pa manipuluar asgje ne lidhje me shkrimin e pavlere te baletes qe si nacionalist qe pretendon se eshte nuk e nderon.

Ky eshte shkrimi origjinal i Dom Nikes.
Dom Nikë Ukgjini

Hyrje

Me rastin e vitit jubilar 2000-vjetorit të Krishterimit, ngjarje kjo, më rëndësishmja për mbarë njerëzimin, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, në bashkëpunim me Kryeipeshkvinë e Tivarit dhe Ipeshkvinë Shkup-Prizrenit, organizoi Simpoziumin Ndërkombëtar "Krishterimi ndër Shqiptarë", të mbajtur në Tiranë nga data 16-19 Nëntor 1999.

Organizimi i këtij simpoziumi me përmasa kaq të gjera në këtë kohë, për Kishën Katolike Shqiptare, të rrënuar në të kaluarën e në veçanti gjatë kohës së diktaturës komuniste, ishte një punë tepër e guximshme. Por, të nisur nga qëllimi i mirë, për të bërë diçka të madhe në këtë vit jubilar dhe të nxitur nga krenaria e jonë historike kombëtare dymijëvjeçare, me ndihmën e Zotit, ia dolëm me sukses në krye një pune të tillë fisnike, të cilën si detyrim e kishin ta bënin institucionet shtetërore.

E gjithë kjo, mund të merret si një kurorëzim i asaj veprimtarie heroike të zhvilluar nga Kisha Katolike, gjatë tërë historisë së kombit tonë, e cila, duke qenë e frymëzuar nga Jezu Krishti, me sakrifica të mëdha jete, ruajti me një fanatizëm të jashtëzakonshëm, posë fesë, edhe komponentet më të shenjta të kombit: gjenezën etnike; zhvillimin e gjuhës, shkrimit dhe letërsisë shqipe; zhvillimet e artit dhe kulturës muzikore; zhvillimet studimore, shkencore, politike etj.

Ky simpozium mbi krishterimin shqiptar do të mbetet një ngjarje e shënuar, që nuk duhet harruar, sepse për të parën herë, pa asnjë anim apo ngarkese të natyrave të ndryshme, në mënyrë objektive hodhi një rreze drite mbi të kaluarën e këtij kombi, më të vuajtur dhe më të shtypur në Ballkan.

Ky popull ilir, që ka një histori të bujshme, të veçuar nga të tjerët, ka nevojë të madhe, tashmë ta dijë lirisht, me dhimbje dhe krenari, atë çfarë ishte dje, çfarë është sot dhe çfarë duhet të jetë nesër. Ta përkujtojë e ta kuptojë mirë e mirë:

Kohën e Lavdishme - kohën ilire, pranimin e krishterimit që në shekujt e parë, Arbërinë si truall qytetërimi evropian, Gjergj Kastriotin si mbrojtës i Krishterimit europian etj. etj.

Kohën Tragjike - pushtimet e bëra nga pushtuesit barbarë, në veçanti ata sllavë dhe osmanë, të cilët e hodhën në një humnerë shkatërrimi të pafund. Gjurmët e pashlyera të këtyre pushtuesve, mbetën me përmasa tragjike, në shpirtin e këtij populli fisnik, deri sot e kësaj dite, në të gjitha trajtat e jetës: duke filluar nga mënyra e të menduarit dhe të kuptimit të botës, dokeve e zakoneve, veshmbathjes, artit muzikor, arkitekturës, mënyrës së banimit, mirëmbajtjes së shtëpisë, ushqimeve, jetës shoqërore etj.

Kohën Heroike - flijimet e mëdha të bëra gjatë pushtimeve të ndryshme shekullore dhe qëndresa stoike për Fe e Atdhe.

Ky botim, është rezultat i këtij simpoziumi treditor, të mbajtur në "Pallatin e Kongreseve" në Tiranë, ku për herë të parë emrat më të njohur të kulturës shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe nga vendet e ndryshme të Evropës: Austria, Gjermania, Italia, Polonia, Hungaria, Kroacia, Mali i Zi, paraqitën në një mënyrë të përmbledhur përfundimet më të reja për Krishterimin shqiptar në përgjithësi, si dhe atë të Arbëreshëve të Italisë, në lëmin e shkencave: histori krishterimi, arkeologji, gjeografi krishterimi, histori arti e kulture dhe aktualiteti të krishterë.

Trajtimi i këtyre temave, të botuara sipas fushave të ndryshme dhe periudhave kohore, që nga koha Apostolike e deri më sot, ka të bëjë dretjpërdrejt me çështjen kyçe të historisë së kombit tonë, me marrëdhëniet e tij kulturore e më gjerë, me Evropën e krishterë.

Me gjithë punën e bërë nuk pretendohet se me këtë vëllim është thënë e gjithë ajo që duhej thënë për një histori dymijëvjeçare krishterimi. E gjithë kjo është një pikë loti në oqeanin e madh. Por botimi i këtyre materialeve ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe nxitjen e studiuesve të rinj për ta vazhduar më tej këtë punë të madhe, të krenarisë sonë kombëtare, duke ndriçuar sa më mirë identitetin tonë të zbehur, që tash e disa shekuj jemi duke e kërkuar.




Dom Nikë Ukgjini

Citati per te cilin revoltohet baleta eshte:
"
Kohën Tragjike - pushtimet e bëra nga pushtuesit barbarë, në veçanti ata sllavë dhe osmanë, të cilët e hodhën në një humnerë shkatërrimi të pafund. Gjurmët e pashlyera të këtyre pushtuesve, mbetën me përmasa tragjike, në shpirtin e këtij populli fisnik, deri sot e kësaj dite, në të gjitha trajtat e jetës: duke filluar nga mënyra e të menduarit dhe të kuptimit të botës, dokeve e zakoneve, veshmbathjes, artit muzikor, arkitekturës, mënyrës së banimit, mirëmbajtjes së shtëpisë, ushqimeve, jetës shoqërore etj. "


Baleta:

"
Kush jeton në Shqipërinë Etnike : kombi shqiptar apo një "popull ilir" ?!


Nuk mund të jetë "lapsus" në redaktim as kur Dom Nikë Ukgjini "kohën
tragjike" të shqiptarëve e lidh kryesisht me pushtimin osman e përhapjen e
myslimanizmit për të përfunduar në konstatimin alarmues se "gjurmët e
pashlyera të këtyre pushtuesve mbeten në përmasa tragjike në shpirtin e
këtij populli fisnik deri sot e kësaj dite në të gjitha trajtat e jetës:
duke filluar nga mënyra e të menduarit dhe të kuptuarit të botës, dokeve e
zakoneve, veshmbathjes, artit muzikor, arkitekturës, mënyrës së banimit,
mirëmbajtjes së shtëpisë, ushqimeve, jetës shoqërore etj".

Nuk mund të mendohet se Dom Nikë Ukgjini nuk e di sfidën e madhe që
përmbajnë fjalët e tij ndaj gjendjes së sotme te kombit Shqiptar, dyshimin e
madh që këto fjalë lëshojnë mbi shqiptarësinë e këtij kombi, provokimi që
ato u bëjnë ndjesive kombëtare e fetare të shumicës së shqiptarëve. Nuk mund
të mendohet se Dom Nikë Ukgjini nuk e ka të qartë se, ashtu siç e përshkruan
ai gjendjen e sotme tragjike të shqiptarëve, vë në pikëpyetje të qënurit e
tyre komb. Madje prirja e Dom Nikës për të mohuar një qënie kombëtare
shqiptare sot del më në pah kur ai ka shkruar se këtë gjendje të mjeruar
duhet ta mësojë "ky popull ilir" (pra jo "popull shqiptar").

Dom Nika kështu po thotë me rastin e 2000 vjeçarit të Krishtërimit se në
trojet që sot quhen "troje etnike shqiptare" jetuaka një masë kombëtarisht
amofe njerëzish të mbërritur deri në ditët tona si "ilirë", pra ende në
gjendje fisnore, që mbakan mbi kurriz një tragjizëm shekullor sllav e
mysliman. Dom Nika gati sa nuk ka thënë hapur se përveç një grushti
"ilirësh" që ruajnë ende besimin katolik të gjithë të tjerët formojnë një
"Turqi të vogël" të bastarduar. "


Nuk deshiroj qe te bej asnje koment.




Prifti permend pushtuesit baleta thote po na shan fene.
Faktet jane keto pushtuesit e tokave shqiptare jane serbet dhe osmanet.
Baleta permend sikur i nderumi prift flet vetem per osmanet, turp.

Te thuash qe pushtuesit serbe dhe osmane kane lene gjurme te keqija nder ne nuk eshte provokim i ndonje feje, se shumti mund te jete provokim per serbet dhe perandorine osmane qe e dime te gjithe sesi perfundoi.
Akoma nuk e di Baleta se lufta per pavaresi e shqiptareve ishte kunder osmaneve apo nuk i quan osmanet pushtues?

Ketyre pyetjeve nuk duhet ta dredhi po te pergjigjet drejt.
Ne rast se shqiptaret u pushtuan nga turqit dhe heroi i tyre kombetar eshte ai qe vrau me mijera turq e kur turqit kur pushtune vrane me mijera shqiptare dhe 500 vjet pushtim e lufte per liri mohohet nga baleta le ta thote , por mos na hiqet si nacionalist pastaj.



Te quash popullin shqiptar ilir eshte fyerje kombetare e shqiptareve.

Nje marri me te madhe kam degju vetem ne psikiatri.

I nderuari prift i ka quajtur shqiptaret ilire per te treguar se sot jane nje mase amorfe.

Po jo more i nderuar Baleta qe me duket se vuan nga mania e persekutimit.

Te quash popullin shqiptar popull ilir nuk ben gje tjeter vetem se tregon rrenjet e ketij populli qe ia kane mohuar armiqte e tij.

Nuk e di a je dakort me mua por lexoi vete te dy tekstet.


Por nje gje te jesh i bindur se po te jesh i sinqerte me veten ne tekstin e priftit nuk ka asnje shenje fondamentalizmi fetar.

E vazhdojme me vone.

Shnet Anton!


[Edituar më 23-10-2002 nga Anton Ashta]





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 14:00 Edit Post Reply With Quote
Po si gjithmone i dashur Kastriot me se fundi e gjeta artikullin origjinal te Baletes:

"Marku dhe instruktorët e tij nuk dinë se unë dhe shoqëruesit e mi kur ka folur
Tereza Bojaxhiu ( për të qenë i sinqertë unë nuk e kam aspak nënë, por e përdor
termin Nënë Tereza vetëm se kështu përdoret nëpër shkrime, nuk e njoh as për
Shenjtore kur ta shpallin se feja islame nuk pranon shenjtore) nuk e kemi
braktisur sallën sepse nuk kishim hyrë qëllimisht në sallë, por kishim qëndruar
në zyrat tona disa kilometra më larg.

Marku nuk di se në librin “Shqiptarët” volumi i parë, botim shqip i vitit 1995
f.xii, autori Edvin E. Zhak shkruan : “Kur Papa Pali i VI theu çdo precedent
duke folur në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara më 1965, i
vetmi delegacion që protestoi dhe bojkotoi fjalimin ishte Shqipëria”. Pra del
që deri atëherë Vatikani bojkotonte OKB-në. Marku duhet të mësojë veç këtyre se
Tereza në OKB nuk kishte vajtur si përfaqësuese shqiptare, por si përfaqësuese
e Vatikanit, pra si agjente e Vatikanit. Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante
të tillë. Dhe Nënë Tereza nuk i ka mbajtur mëri për këtë gjë, sepse kur erdhi
në Shqipëri për herë të parë bashkë me të venë e Enverit shkoi dhe vuri lule
mbi varrin e tij.

Po të mos ishte një agjente e zellshme dhe e vyer e veprimtarisë së Vatikanit,
Tereza do të kishte mbetur një person i panjohur në këtë botë, sikurse kanë
mbetur me mijra që kanë bërë sakfica njerëzore ndoshta edhe më të mëdha. Tereza
Bojaxhiun e bëri të famshme me emrin “Nënë Tereza e Kalkutës” më shumë
propagnada e fuqishme e Vatikanit sesa përkushtimi e sakrifica e saj. Kush nuk
kupton kaq gjë kot hyn të bëjë analiza."


Tmerr Kastriot tmerr

nuk kam dashur ta besoj deri ne fund qe i ka shkruar Baleta keto fjale, por tani qe e gjeta vete jam detyruar ta besoj dhe shpresoj qe te mos me dale perpara naj here Baleta se vetem per ta peshtyre ne fytyre kam.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 14:06 Edit Post Reply With Quote
http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/message/147

Ketu e ke artikullin e Baletes:

KADAREJA DHE FRYMA E LIGËSISË NË “ORA E SHQIPËRIS˔





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 23-10-2002 nė 23:41 Edit Post Reply With Quote
Abdi Balete djali, nuk mundet te mbaje ekuiliber, si mjaft nga ne Shqiptaret.

Tipat si ai nuk e kane per asgje qe te bashkohen edhe me Enver djallin per te "argumentuar" prrallisjet e veta. Edhe ketu Baleta nuk mbetet i vetem.

Nuk mund te rrije Baleta pa u ba ithtar i kujtdo qofte, vetem e vetem qe te nxjerre ne "pllan te pare" rolin e vet; kete radhe, ai flet si ithtar i islamit, dhe nuk e njeh Nene Terezen, ndonese kete e njeh gjithe bota (pavarsisht prej besimit). Ketu Baleta behet kaloresi i ngrysur shqipetar i kalifatit. Ka shoke, nuk eshte vetem.

Abdi Baleta shfaqet nacionalist, me intonacione te theksuara fetare. Thelbi mbetet po ai

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 24-10-2002 nė 10:06 Edit Post Reply With Quote
Abdi Baleta

Anton, ti e njeh mjaft mire qendrimin tim ne lidhje me qendrimin e Baletes persa i perket Fese. Edhe une jam i mendimit se cilido debat nuk duhet zhvilluar mbi baza te perkatesise fetare. Mirepo jam gjithashtu i mendimit qe dua apo nuk dua, jam "i detyruar" te respektoj ndjenjat fetare te tjetrit.
Persa i perket Vatikanit, Papes dhe Misionareve te Kishes katolike, njihet qysh prej koheve te lashta, ose te pakten prej mesjete, nje fare roli i dyfishte .Ne kohen moderne mjafton te kujtojme
Polonine dhe "Solidarnost" me Lek Valesen.
Gjithashtu persa i perket Vatikanit dhe UNO-s duhet ta dime se aty Vatikani njihet si shtet dhe jo si mbartes i fese katolike. Pra Vatikani ne UNO ka nje funksion tjeter dhe ne nuk duhet ta ngaterrojme me ate qe njohim ne.(Une per vehte besoj ne testamentin e ri dhe ne vlerat morale qe permban dhe aspak ne Kishen katolike si Kishe). Ne kete kontekst duhet pare ndoshta edhe reagimi i Baletes plus "Muhamedanizmi" i tij.
Persa i perket trajtimit te temave te tjera si psh. periudha historike mbas Skenderbeut shihet qarte se te dy si Baleta ashtu edhe dom Marku e shikojne dhe e interpretojne Historine nga kendveshtrimet e tyre.
Cdokush qe studion per Histori meson ne "Grundstudium "se nje rendesi te vecante per interpretimin e burimeve te mundshme te informacionit, nje rol te vecante luan "das Geschichtsbild" i personit ne fjale. Meqe Baleta dhe Dom Marku ne kete rast nuk bejne thjesht hulumtime historike por vetem Interpretime historike, atehere nje rol determinat luan "Geschichtsbild"-i i sejcilit.
Sic dihet kjo teme dmth. periudha mbas Skenderbeut eshte nje teme qe ke shqiptaret interpretohet kryesisht mbi baza "fetare".
As Baleta dhe as Dom Marku nuk na japin ketu nje "Tabllo te plote" te kesaj periudhe......




Kastriot



[Edited on 24-10-2002 by kastriot]

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2002 nė 12:02 Edit Post Reply With Quote
I dashur Kastriot,

ketu nuk behet fjale per fe, por per respektin ndaj Nene Terezes.

Nje nacionalist shqiptar nuk mund kurre te shprehet ne aty menyre ndaj Nene Terezes, KURRE.

Dhe c´eshte me tragjikja:
"Marku duhet të mësojë veç këtyre se
Tereza në OKB nuk kishte vajtur si përfaqësuese shqiptare, por si përfaqësuese
e Vatikanit, pra si agjente e Vatikanit. Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante
të tillë."

Pra nje nacionalist thote se enver hoxha ka pasur te drejte qe e quante Nene Terezen agjente te Vatikanit.

Kastriot kjo eshte tragjike.

Ka tre shqitare qe jane te pakritikueshem nga ne shqiptaret:

Gjergj Kastrioti

Gjergj Fishta

Nene Tereza

Keta jane idhudhj jane rrenja e Kombit, kush nuk ka perulshmerine qe te respektoje ata nuk mund te jete shqiptar e jo me nacionalist shqiptar.





Po akuzat ndaj te nderuarit Dom Nike Ukgjini?

Ku e pate fondamentalizimin katolik tek shkrimi i tij?

Une e kam ndjekur Baleten shume me kujdes.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2002 nė 12:03 Edit Post Reply With Quote
"Në një kohë që në Manastir u vihet flaka shtëpive e dyqaneve të
shqiptarëve e të myslimanëve për të bërë spastrim etnik, ndërsa në Kumanovë
përdoret artileria e rëndë kundër fshatrave për t’i spastruar nga shqiptarët e
myslimanët, gazetarët e Zef Bushatit ngrenë fushata propagandistike kundër
Osama Bin Ladenit me emrin e të cilit ka vite që po spekullojnë shërbimet
agjenturore në Shqipëri dhe ne ende nuk dime me siguri nëse në planetin tonë
ekziston vërtetë ky njeri."

Prape Baleta!

Nuk e kam te sakte burimin por e kam gjetur vete e keshtu jam i sigurte qe e ka shkruar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2002 nė 12:18 Edit Post Reply With Quote
"se përse në Kosovë edhe presidenti i republikës mbante në mur të zyrës së tij portretin e Papës; se përse në Kosovë vihej në qarkullim parrulla “kush hyn në derën e xhamisë ka dalë jashtë Europe”; se përse Mehmet Kraja është ankuar me pezmatim që po rindërtohen më të forta e më të bukura se më parë xhamitë e shkatërruara nga serbër, sepse kjo largon shqiptarët nga Europa, pra duhej falenderuar Serbia që ua vuri zjarrin etj., etj.. Ky trakt provon përse itelektualë nga familje klerike mysimane si Sami Repsihti në SHBA e kërkojnë itegrimin e shqiptarëve në Perëndim vetëm nën drejtimi e pjesës katolike, pra pakicës së papërfillshme të kombit, përse në internet futen pa pushim sharje, fyerje, trillime të poshtra kundër Islamit e myslimanëve shqiptarë nga një taborr fanatikësh e maniakësh katolikë me mendësi inkuizicioniste mesjetare."

Baleta


Por Baleta e ka prehe shpaten perbi situaten si Enveri e ia fillon qe nga Rugova e deri tek Sami Repishti.
Po a ka gje me te poshter se te sulmosh Rugoven se paska vu fotografine e Papes ne zyre dhe me kete te tregosh se eshte perfaqesues i kryqezates katolike ndaj shqiptareve!?

"pakica e paperfillshme te Kombit" ne katoliket.
Po a ka fyerje me te madhe qe mund ti beje nje i ashtuquajturi mysliman e nacionalist 10 % te popullsise shqiptare!?

Turp e faqja e zeze!

Kjo eshte thirrje per percarje per poshterim te shqiptareve nga shqiptaret.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2002 nė 12:22 Edit Post Reply With Quote
Shembull:

"Gazeta që gati me zor dhe kundër vullnetit e shprehi kundërshtimin ndaj traktit dhe politikës së tij fondamentaliste katolikocentriste ishte gazeta e Partisë Demokratike, ‘Rilindja Demokratike’. Kështu, derisa gati gjithë gazetat i kishin kushtuar nga dy faqe ‘kundërshtimi’ rrezikut që paraqet politika e traktit, RD i kishte dhënë vetëm gjysëm faqeje dhe atë vetëm me deklarat të thata e formale të drejtuesve lokal të PD-ës. Ky qëndrim i gazetës është shprehje e politikës së Berishës për të parë falmurin shqiptar si falmur të katolicizmit."

(nuk jam i sigurte a i ka shkruar Baleta por tek "Rimekembja" jane marre dhe ai ka pergjegjesi per cfare shkruhet atje.)


Berishen e bene komunist, nazist, fondamentalist islamik dhe se fundi ne gazeten "Rimekembja" e bene fondamentalist katolik.

Ju lutem cfare ka mbetur tjeter?
A jane me te meta mendore ata qe shkruajne apo bejne nje pune mjerane ne sherbim te dikujt tjeter?

Shnet Anton!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2002 nė 12:32 Edit Post Reply With Quote
"Por është lavdithurrësi më i madh dhe më vulgar në zgjedhjen e epiteteve lavdëruese, Fahri Balliu që në librin e tij “Berisha përmes kasandrave”, të botuar qysh në vitin 1996 me paratë e Fondacionit Xhaferri, që ka sinjalizuar për frymën katolikocentriste që po shpreh e shpërndan Sali Berisha sot. Ja si ka shkruar në faqen 92 të librit të tij Fahri Balliu: “Kisha e fshirë nga shekujt në vendlindjen e tij në Prifç të Viçidollit, ishte përherë një imazh që i zgjonte atij jetën e shqiptarëve përtej mesjetës. Matanë Adriatikut, një tjetër njeri e kishte shpalosur brengën e madhe për ferrin e gjallë të shqiptarëve. Zëri i tij që u fliste miliona njerëzve në botë, zëri i tij që falte atentatorin Ali Akça, tashmë që kanë rrjedhur ujëra do të mbërrijë në Shqipëri. Ky është Papa Vojtila që vjen në Shqipëri si mik. Ndërsa ai vjen, në mesin e shqiptarëve është zgjuar tashmë mëshira dhe varfëria është në ikje....”. Balliu ka dashur të të bënte një binjakëzim Berisha-Papa në libër si ekuivalenti i binjakëzimit Rugova – Papa në zyrën e Rugovës, ku prapa këtij në mur kemi parë gjithmonë fotografinë e Papës. Dy liderë politkë shqiptarë, me emra myslimanë, të të njëjtit krah politik, me këto binjakëzime me Atin e Shenjtë të besimtarëve katolikë kanë inkurajuar së tepërmi prirjet dhe individët që u kanë rënë borive të konvertimit të myslimanëve shqiptarë në të krishterë si kusht për të hyrë në Europë. Këta po inkurajonë së tepërmi daullerrahësit e katolikocentrizmit që si në Kosovë dhe në Shqipëri po kërkojnë haptazi luftë fetare, kryqëzata, rikonkuistë spanjolle, Natë Shen Bartolomeu kundër shqiptarëve myslimanë."


Baleta prape.

E nuk eshte dashakeqese te lidhesh Berishen ,Rugoven me "luften fetare"?
Pse?

Papa ka luajtur rol themelor ne zhdukjen e komunizmit dhe kete duhet ta dije mire shume mire Abdi Baleta.

Te mbas fotografine e Papes ne zyre nuk eshte prove se je fondamentalist katolik.

Nuk ka fondamentalista katolike nder shqiptare, nuk ka.

Nder katolike ka antikomuniste e anti sllave, por jo fondamentalista.

Baleta genjen e percan!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 24-10-2002 nė 15:29 Edit Post Reply With Quote
Abdi Baleta

quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta
"Në një kohë që në Manastir u vihet flaka shtëpive e dyqaneve të
shqiptarëve e të myslimanëve për të bërë spastrim etnik, ndërsa në Kumanovë
përdoret artileria e rëndë kundër fshatrave për t’i spastruar nga shqiptarët e
myslimanët, gazetarët e Zef Bushatit ngrenë fushata propagandistike kundër
Osama Bin Ladenit me emrin e të cilit ka vite që po spekullojnë shërbimet
agjenturore në Shqipëri dhe ne ende nuk dime me siguri nëse në planetin tonë
ekziston vërtetë ky njeri."

Prape Baleta!



Shume e drejte per mendimin tim. Gjithkush e din se Serbia dhe shume te tjere ketu ne perendim por edhe Rusia ne lindje perpiqen ta inerpretonin luften ne Kosove dhe pergjithsisht perpjekejet e shqiptarve per vetvendosje si lufte me baza fetare e perkrahur nga "Islamiste" te tipit Bin Laden.
Plotesisht dakort. Ai Zef Bushati qe vetem nga emri eshte katolik, nuk kishte pse te mbeshteste nje propagande te tille si ajo qe permenda me siper.Sa per Nene Terezen eshte e vertete qe ajo nuk ka qene ne UNO si perfaqsuese e Republikes Shqiptare por si perfaqsuese e shtetit te Vatikanit. (Mirepo duke qene shqiptare ajo perfaqsonte te pakten indirekt, edhe Shqiperine si vendin e saj te lindjes.

Eshte nje fatkeqsi historike nder shqiptaret te cilet per arsye te besimit kane braktisur ose me mire kane lene ne harrese edhe vete kontributin e tyre te cmuar ne kulturen boterore, ose te pakten ne kulturen perendimore sic e njohim ne sot.

Kryesorja eshte, ajo cka e harrojne me se shumti shqiptaret, se se pari ne duhet te reagojme si SHQIPTARE dhe te leme menjeane perkatesine fetare.
Kush nuk ka mesuar nga historia kaq gje ai ose eshte gjytyrym nga trute ose e ben me dashje.

Une nuk dua te dij, dhe nuk dua te njoh ,Muslimane, katolike, ortodokse, kur eshte fjala per Shqiperine. Aty une njof vetem shqiptare.
Feja eshte nje gje personale dhe cdokush eshte i lire te besoje ku te doje.



Kastriot

[Edited on 24-10-2002 by kastriot]

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2002 nė 17:09 Edit Post Reply With Quote
I dashur Kastriot,

qe Zef Bushati, nuk e di se per fare behet fjale, ka sulmuar bin Laden kjo nuk do te thote se ai miraton djegjen qe i bejne serbet apo maqedonasit fshatrave fshatare.
Kjo analogji qe ben Baleta eshte shume e ulet.


Qe Baleta mbron bin laden kjo eshte skandaloze!

Sa per Nene Terezen si mund te perfaqesonte ajo Shqiperine kur Baleta ishte ambasadori i enverit qe kishte ndaluar fene?

Ketu behet fjale per mos respektin qe baleta tregon kundrejt Nene Terezes.

Mos respekt deri ne fyerje (agjente e Vatikanit)

Ketu behet fjale qe Baleta akuzon nje prift per fondamentalist katolik, kur prifti pohon se jemi prejardhes se ilireve!

Ketu behet fjale qe Baleta sulmon Rugoven dhe e quan nxites te fondamentalizmit katolik se mban fotografine e Papes ne zyre!

Ketu behet fjale se Baleta sulmon Berishen si "Këta po inkurajonë së tepërmi daullerrahësit e katolikocentrizmit që si në Kosovë dhe në Shqipëri po kërkojnë haptazi luftë fetare, kryqëzata, rikonkuistë spanjolle, Natë Shen Bartolomeu kundër shqiptarëve myslimanë."


Keto i dashur Kastriot jane mashtrime diabolike sepse as Nene Tereza nuk ka qene agjente, as Rugova e as Berisha nuk kane nxitur kurre ndonje fondamentalizem perkundrazi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2002 nė 17:15 Edit Post Reply With Quote
Se harrova:

Baleta ambasador i komunizmit merr guximin dhe quan katoliket shqiptare:

Pakice e paperfillshme!

Jo Kastriot, jo keto fyerje nuk i lejohen askujt dhe nuk ka guxuar tia beje askush katolikeve shqiptare mbas 1990.

Kur dihet se cfare antisllavesh e antikomunistesh kane qene gjithmone.

Kjo eshte nje percarje kombetare klasike dhe shume poshteruese per nje njeri qe hiqet si nacionalist.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2002 nė 02:11 Edit Post Reply With Quote
E mor Kastriot cfare me ke ba.

Tani ora 3 e mengjesit e une po lexoj tek gazeta e Baletes: (nuk paska fund semundja mendore e njeriut)

"Por duket sheshit se po të ishin më shumë, ta zëmë sa ortodoksët, katolikët shqiptar me kohë do ta kishin shndërruar Shqipërinë në Liban, Irlandë etj., shkurt do ta kishin shndërruar Shqipërinë në fushë kaspahanesh fetare. "


Me sinqeritetin me te madh, keto poshtersira as armiku me i madh i kombit shqiptar nuk do ti kete shkruajtur.


Nuk e di, por me duket se ky Baleta eshte lujt menc perfundimisht.

E ka humb kontaktin ne realitetin fare!

Hajde te djathte qe jemi hajde!



Se harrova shkruar 7 mars 2002.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2002 nė 02:24 Edit Post Reply With Quote
"Pse katolikocentrikët shqiptar urrejnë Fishtën?

Pra, tani mund të jepet një përgjigje në pyetjen që u shtrua më parë se, pse një pjesë e katolikëve shqiptar e urrejnë Fishtën dhe i vënë eksploziv bustit të tij. Rryma katolikocentrike që gjithnjë ka bashkëpunuar me serbët e urren Fishtën dyfish"


O ZOT falja se nuk din se c´ka ban!

Ku jane mor keta katoliket qe urrejne Fishten?

Pervec se ne koken e semure te Baletes nuk i kam pa kund?

Ky eshte delir, keto jane simptoma te qarta skizofrenie.

Katoliket i hedhin granate bustit te Fishtes dhe urrejne Fishten dyfish.

Te mos i kisha lexu vete nuk do ti besoja kurre se i ka shkru keto fjale.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2002 nė 02:49 Edit Post Reply With Quote
Ky skizofren ka guximin ti jape mend te gjithe katolikeve:

"Kështu sot katolikët mund të shqyrtojnë dy alternativa: thirrjen e katolikocentristëve për konvertim të gjithë shqiptarëve në katolik ose thirrjen e gjithë kombit drejtuar katolikëve për shqiptarizimin e kishës katolike, kryerjen e refomacionit që krijoi Evropën moderne dhe modernizimin e Shqipërisë."


Ky guxon me i tregu katolikeve qe:

"E tërmeti qe i tmerrshëm. Ai ra mbi tërë popullin shqiptar, por duke pasur epiqendër klerin katolik, i cili, mund të themi pa frikë se është kleri më i masakruar në tërë historinë botërore. U pushkatuan 31 klerikë, vdiqën në tortura 8, u mbytën pa gjyq 3, vdiqën në burgje e kampe internimi ose pak kohë mbas torturash 23, dolën nga burgu (sa gjallë) 66.

Të gjitha vitet e burgut janë afro 9 shekuj, kaluan rreth 33 vjet hetuesi të përbindshme. Këta klerikë kishin kryer rreth 450 studime në 24 universitete të Evropës. E mos të harrojmë se ishin vetëm 135, nga të cilët u martirizuan 131."





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 1-11-2002 nė 17:25 Edit Post Reply With Quote
Abdi Baleta

"....Ku jane mor keta katoliket qe urrejne Fishten?...."


Anton, katolikët që nuk duan ose urrejnë Fishtën jane te gjithë ata katolikë qe nuk veprojnë simbas frymës patriotike të Fishtës së madh. Janë të gjithë ata që janë bërë sahan-lëpirsa te bandës ordinere në fuqi si psh. Preç Zogaj me kompani.
Që Baleta i trajton gjërat simbas oreksit të tij, këtë e dimë të gjithë tashmë.

Përshëndetje

Kastriot

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2002 nė 18:07 Edit Post Reply With Quote
Kastriot,

prec zogaj ka qene spiun i sigurimit, ai gjithcka mund te jete por jo katolik.

A perfytyrohej psh Kardinali Koliqi qe te nxise "Por duket sheshit se po të ishin më shumë, ta zëmë sa ortodoksët, katolikët shqiptar me kohë do ta kishin shndërruar Shqipërinë në Liban, Irlandë etj., shkurt do ta kishin shndërruar Shqipërinë në fushë kaspahanesh fetare. "

Ai e priftat e tjere qene e jane Elita katolike e jo lesh e presh, kete e di mire dhe Baleta dhe dreqi i mallkume.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 1-11-2002 nė 18:12 Edit Post Reply With Quote
Abdi Baleta

GERALDINA HYRI NË PËRJETËSINË SHQIPTARE



Më 27 tetor 2002 në Tiranë u bënë ceremonitë e përmortshme për t’i dhënë lamtumirën e fundit Nënës Mbretëreshë Geraldinë Zogu (Aponi), e cila ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare në mbrëmjen e datës 22 tetor në spitalin ushtarak të kryeqytetit të Shqipërisë.

Mbas disa ditë vizitash ngushëlluese në selinë e Familjes Mbretërore erdhi çasti i shprehjes solemne të dhimbjeve, çasti i ceremonivet të fundit të përmortshme që filluan më nderimet para trupit të të Ndjerës, të vendosur në sallën e Shtëpisë së ushtarakëve. Mijëra vetë me dhimbje e nderim, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe diaspora, qëndruan në radhë dhe u përkulën para arkivolit me trupin e Nënës Mbretëreshë për të nderuar figurën e lartë të saj dhe historinë e Mbretërisë Zogiste, të cilës kontesha hungareze Geraldinë Aponi, e kurorërzuar Mbretëreshë e shqiptarëve në vitin 1938, i dha shkëlqim të veçantë deri ditën kur mbylli sytë dhe do t’i lërë një lavdi e bekim të përjetshëm tani që ajo kaloi në përjetësinë e jetës së përtejme, e lidhur në mënyrë të pandashme jo vetëm me historinë, por edhe me tokën e shqiptarëve, siç e kërkoi vet me kthimin e paradokoshëm në Shqipëri, pas një endjeje më të gjatë se gjysmëshekullore nëpër botë.

Pas nderimeve nga dhimbja e përgjithëshme popullore, nga pjesëtarët e familjes e të gjakut me kombësi të ndryshme, nga përfqësuesit e familjeve të shumta mbretërore, nga përfaqësues të politikës e të shoqërisë shqiptare të Ndjerës iu organizua përshpirtja fetare në Katedralen katolike të Shën Palit me meshën e celebruar nga Imzot Rrok Mirdita. Edhe në këtë rast u shfaq një tjetër mrekulli e jetës fetare, politike e shoqërore të shqiptarëve, që ua kishin dhuruar qysh në vitin 1938 Mbreti i tyre i besimit mysliman , Ahmet Zogu dhe mbretëresha e tyre e besimit katolik Geraldina, me lidhjen martesore, që ndonëse u kundërshtuar fillimisht nga Vatikani iu lejua më në fund besimtares katolike Geraldina Aponi. Besoj se u tregua i pasaktë mbajtësi i fjalimit të përmortshëm pranë varrit, Pjetër Arbnori, kur u shpreh se kjo martesë u bekua nga Papa, sepse Ahmet Zogu kur u martua nuk shpalli ndonjë konvertim të tij në fenë katolike. Edhe sot më shumë se në ditën e martesës me Mbretin e besimit mysliman, besimtarja e përkushtuar katolike, Geraldinë, meriton një respekt të veçantë që qysh para shumë dekadash u ka dhënë goditje arsyteimeve dashakeqe e ngucakeqe të disa shqiptarëve se Perëndimi nuk i dashka shqiptarët meqenëse janë në shumicë të besimit mysliman. Kjo ishte një arsye më tepër për të shprehur mirënjohje të veçantë dhe para arkivolit me trupin e Geraldinës u përkulën më shumë myslimanë se katolkë dhe ndoshta kështu ishte dhe në sallën ku u celebruar mesha katolike kushtuar shpirtit të saj të madh e të pastër.

Ishtë shumë prekëse ku arkivoli me trupin e Geraldinës, pas çdo ceremonie të veçantë, i afrohej banesës së përjetshme, që tani për paradoks dhe për turpin e politikës quhet “varrim i përkohshëm”, nën tingujt drithërues dhe frymëzues të Himnit të Flamurit, që jo më larg se dy vite më parë disa kanë propozuar publikisht ta fshijnë nga jeta kombëtare e shqiptarëve. Ky Himn gjëmoi me një madhështi të përzishme por dhe shumë ngushëlluese kur arkivolin me trupin e Geraldinës e nxorrën pas lutjeve fetare nga kisha për të përshkuar etapën dhe segmetin e fundit të udhëtimit të saj mbi tokën shqiptare që të gjente prehjen në gjirin e saj, në varrezat publike të Sharrës.Politika shqiptare është ende e tillë që edhe pas gjysmë shekulli mërgimi të detyruar larg Shqipërisë nuk mundësoi që Geraldina të varrosej përfundimisht në atë vend që i takon dhe që duhet të jetë një varrezë e Familjes Mbretërore shqiptare, ku të presë pranë edhe bashkëshortin e saj që ende është mërgimtar i vdekur dhe pret ta marrin e ta sjellin në shtëpi nga varrezat e Parisit.

Ende duket se nuk është e lehtë që shqiptarët të kuptojnë se nuk u shpëtojnë mallkimeve sjellëse të fatkeqësive për marrëzirë që kanë bërë e që bëjnë shumë prej tyre që nuk nderojnë as vlerat më të shenjta njerëzore, as veprat më të mëdha politike në dobi të kombit, por janë pre e dezekulilibrave politikë, ideologjikë, psikologjikë e shpirtërorë. Përshpirtja e priftit dhe Himni i Flamurit e shoqëruan trupin e Geraldinës, si e kërkon zakoni qyterërues, edhe në varr. Nuk i mungoi skenës së fundit lamtumirdhënëse të hedhjes së dheut mbi arkivol as fjalimi prekës politik, jo më përshpirtje për të ndarën nga bota e rreme, por një përkujtesë për të gjallët që mbeten në këtë botë të rremë të vazhdojnë punërat e tyre të mira e të liga deri sa t’u vijë radha të ballafaqohen edhe ata me atë të përtejmen. Dridhjet e zërit të Pjetër Arbnorit kur lexonte përkujtesën politike mbi varrin e Geraldinës shprehnin e mbyllnin shumë ndjenja të përbashkëta për të gjithë ata që ishin rreth atij varri të ri që po mbyllej si përkultimore në historinë shqiptare, si dhe të tjerëv që nuk ishin aty. Për fat të keq asaj përkujtese historiko-politiko, që e kishte ndërtuar me ndjenjë e mjeshtri Arbnori, i kishin rënë dhe ca hije të panevojsshme cicmicesh të politikës së ditës dhe në të kishin penetruar disa intonacione katolikocentriste të palezetshme në një rast si ky.

Por më e keqja ishte se varrimit nuk i munguan as jehonat e vdjerra të zhurmave të dezekulibreve politike shqiptare. Dikush kishte menduar që të dërgonte një zonjë veshure tëra me të zeza që të luante rolin e kukuvajkës dhe me zërin e kukuvajkës së politikës antimonarkiste, antizogiste, të lëshonte fjalë irrituese me një gjuhë shqipe tejet lokaliste dhe gërvishtje shqiptimesh të huaja. E domosdo, u dëgjuan edhe replika të izoluara karakteristike për shprehjen e psikologjisë sipas kampeve politike. Këto ishin cikërrima në atë varrim gjithë nderim për Geraldinën. Por gjithsesi edhe këto duhet të mbeten të rregjistruar në kujtesën e shqiptarëve sepsë janë dëshmi se si në gëzim e në hidhërim vazhdojnë të shfaqen ndiesitë dhe mendësitë e dy kampeve në Shqipëri.

Edhe më shumë këto mëndësi e ndiesi u shfaqën në sferën e politikës, si në rastin e kthimit të Familjes Mbretërore dhe në rastin e sëmundjes, vdekjes e varrimit të Mbretëreshës Geraldinë. Shkrimtari Ismail Kadare në një takim me shkollarë shqiptarë shprehu një zemërim që e kanë shumë vetë që mjediset e politikës zyrtare në Shqipëri dhe mjetet e propagandës nuk bënë atë që duhej të bënëin për të nderuar veten e tyre me një përkushtim më të madh për plotësimin e detyrimit kombëtar ndaj Nënës Mbretëreshë. Madje Kadare nuk u përmbajt dhe protestoi që shtypi shqiptar dalldisi pas viztës së kryeministrit italian Berluskoni dhe zbehu pasqyrimin e humbjes kombëtare, vdekjes së Nënës Mbretëreshë. Një tjetër komentues televiziv përmendi si “paradoks të hidhur” që ushtritë italiane erdhën më 7 prill 1939 dhe Shqipëria pas dy ditësh humbi Mbretin Kurse në tetor 2002 kur erdhi për vizitë kryeministri i Italisë, Shqipëria humbi dhe Mbretëreshën e asaj kohe.

Ankimet e Familjes Mbretërore dhe të Oborrit Mbretëror për interesimin e pakët shtetëror e pushtetor për të nderuar si duhet Nënën Mbretëreshë dhe plotësuar kërkesat minimale për lehtësimin e ceremonive mbeten një qortim i rëndë për ata që kishin për detyrë të tregonin seriozitet shtetëror në Shqipëri. Vizitat private si ato të kryeministrit e zëvendës-kryeministrit me bashkëshortet, të njoftuar si “ vajtje për ngushëllim në familjen Zogu”, nuk mund të kompensojnë mangësitë e vëna re në kryerjen e detyrimeve që i takojnë protokollit shtetëror, qeveritar e presidencial. Njoftmiet qeveritare në ekranet e TV-ve se “ nuk kishte ndonjë keqkuptim me familjen mbretërore” për varrimin e Geraldinës më shumë kanë shërbyer për të vërtetuar tëkundërtën. As avokatia e gazetës “55” për të zbardhur faqen e qeverisë së Nanos duke shkruar se ishte Nexhmije Hoxha që nuk lejoi një nderim shtetëror më solemn për Geraldinën nuk mund të largojnë shijen e hidhur të trashëgimisë enveriste që zë shumë vend në politikën e shtetit. Madje kjo trashëgimi enveriste u shfaq edhe në forma të tjera, deri tek përhapia paraprake e zërave irritues të komunistëve se nuk donin që Geraldina të varrosej në varrezat e dëshmorëve. Askush nuk kishte kërkuar nga Oborri Mbretëror një gjë të tillë. As nuk do të kishte kuptim të kërkohej e të bëhej një gjë e tillë, sepse vërtetë Geraldina ka një vend tjetër e një rol tjetër në historinë e Shqipërisë, si Mbretëreshë e shqiptarëve, jo si komandante çetash të luftëtarëve, as si e rënë në luftën civile midis shqiptarëve.

Për fat të keq ceremonive të varrimit të Nënës Mbretëreshë nuk u mungoi shoqëria e hipokrizisë. Ata që kur kishin pushtetin e dëbuan Mbretin Leka i parë njësoj siç e dëboi Musolini më 1939; po ata që për të ngritur në qiell revolucionin e Nolit e kanë damkosur në vitin 1994 Mbretin Zog I edhe më keq se sa e damkoste Enver Hoxha; pikërisht ata që e kanë fyer në vitin 1991 Lekën e I duke e cilësuar agjent të Beogradit, që i kanë kurdisur edhe rrengje të tjera, që i kanë mohuar edhe pronat, kësaj here ishin shumë të gatshëm të dukeshin si më të afërmit në dhimbjen që kishte Familja Mbretërore dhe gjithë shqiptarët e prekur. Këto gjëra duhen vënë re e kujtuar sepse hipokrizia i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme kombit e politikës kombëtare.

Në rastin e sëmundjes, vdekjes e varrimit të Geraldinës u panë shumë gjëra, shumë ndjenja, nga dhimbja e respekti i sinqertë, deri tek indiferenca, cinizmi, arroganca e hipokrizia midis shqiptarëve. Geraldina megjithatë u nderua aq shumë dhe në atë mënyrë sa cinikët e, hipokritët do të kenë ngrënë veten me dhëmbë. Geladina i ka bërë kombit shqiptar shërbimin e nderin më të madh që mund t’i bënte një bijë e huaj, e cila jo vetëm pranoi kurorën e Mbretëreshës së shqiptarëve në kohë shumë të vështira për Shqipërinë, por e mbajti atë dhe titullin rolin e Nënës Mbretëreshë më një përkushtim e mençuri të pashoqe. Kombi shqiptar ka ende borxhe të mëdha nderimi për Mbretëreshën e tij të parë dhe Nënën Mbretëreshë që u kthye të prehet në truallin e Shqipërisë.

Geraldinë Aponi, vajza magjepëse për nga bukuria dhe gjithçka njerëzore, e lindur nga baba hungarez dhë nënë amerikane, me lidhje gjaku me të gjitha familjet e mëdha mbretërore e fisnike të Europës, u bë e caktuara e fatit që t’i jepte madhështi, besim, siguri, shkëlqim të parës dinasti mbretërore shqiptare në të parin shtet shqiptar të kohës moderne. Fati deshi që në krah të shpëtimtarit të kombit shqiptar dhe të krijuesit e të ndërtuesit të shtetit shqiptar, burrit të rrallë Ahmet Zogut, të vihej një Mbretëreshë si Geraldina. Njeriu që i solli aq mirësi e fatbardhësi kombit e shtetit shqiptar, pinjolli i Derës së Madhe të Zogollëve të Matit, Mbreti Zog I, diti që të bënte zgjedhjen më të shkëlqyer të Mbretëreshës së shqiptarëve, si në pikëpamje politike, duke u dredhuar gjithë intrigave antishqiptare të asaj kohe dhe në pikëpamje të harmonisë midis besimeve dhe veçanësive krahinore e zakonore shekullore të shqiptarëve. Është e kuptueshme se shqiptarët duhej të kishin një Mbret si Ahmet Zogu që të fitonin një Mbretëreshë si Geraldina Aponi. Më mirë se kushdo tjetër këtë mësim na e ka dhënë Geraldina me sjelljen e saj, shpjegimet e saj dhe amanetet e saj. Madje këtë na e tha edhe me vdekjen e saj në atdheun e burrit që u bë vendi i prehjes së saj të përjetëshme. Tani është Mbretëresha e vdekur që po pret të vijë Mbreti i vdekur në dhe të huaj shumë kohë para saj.

Kombi shqiptar i ka mbetur ende shumë borxhli, ka shumë borxhe nderimi për t’i dhënë Mbretërreshës së tij të parë tën mrekullueshme, Nënës së adhuruar Mbretëreshë, që duke ndjerë afrimin e ditës së kalimit në botën e amëshuar erdhi të prehet në trullin e Shqipërisë, për të dëshmuar botës së këtë vend e ka dashur dhe do ta nderojë në të gjallë e pas vdekjes.



28 tetor 2002 Abdi Baleta

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 20-11-2002 nė 13:33 Edit Post Reply With Quote
Abdi Baleta

NGA ELBASANI ËSHTË JO VETËM KRISTOFORIDHI POR EDHE AT MARKU



(Mbresa nga një takim prej 600 sekondash)



Në Elbasan, në brëndësi të kalasë së qytetit, ndodhet prej 400 vjetësh Kisha e Shën Mërisë. Është i vetmi objekt kulti ortodoks në Shqipëri që nuk është pre e pushtimit dhjetë vjeçarë nga greku Janullatos.

Gjenerali grek, prifti Janullatos, ka përgatitur disa herë ekspedita ndëshkimore për nënshtrimin e kësaj kishe brënda pushtimit të tij. Këto formacione luftarake, me grekë e mercenarë shqiptarë, janë thyer e zmbrapsur të mundur e të turpëruar nga qytetarët patriotë të Elbasanit.

Në krye të këtyre qytetarëve elbasanas, kundërshton pushtimin grek të Autoqefalisë të Kishës Shqiptare, prifti shqiptar, patrioti At Nikolla Marku, pasardhës i denjë i atyre priftërinjve shqiptarë që me gjakun e tyre u arrit të nënshkruhet Autoqefalia e Kishës Shqiptare dhe shkëputja e saj nga ndikimi i imponuar i Kishës Greke.

Heronjtë shpesh duken të tillë sepse të tjerët preferojnë të rrinë në gjunjë. Sikur të gjithë të mundoheshin të realizonin minimumin e misionit të tyre heroik ndaj kombit, i gjithë kombi do të kishte një temperament heroik, ç’ka do të nënkuptonim ngurtësimin e së keqes dhe heroizmi individual do të ishte jo fort i dukshëm.

Për rrjedhojë, në kushtet tona, veprimi individual i shqiptarit At Nikolla Marku merr përmasa heroike në mbrojtje të pavarësisë së Kishës Autoqefale Shqiptare. Për këtë veprim tejet patriotik, At Marku është i harruari i madh nga qeveritarët tanë të vegjël, miq të Janullatosit.

Në këtë dekadën e fundit izolimi i tij tërësor nga shteti dhe nga politika shqiptare, është penalizimi më i dukshëm që i bëhet atyre patriotëve shqiptarë që nuk pranojnë mbi shpinë samarin e pushtimit të çfarëdoshëm grek. Në një nga vizitat e rralla të paradisaditëve në qytetin e Elbasanit, njeriu i parë që deshëm të vizitonin ishte At Nikolla Marku.

Për arsye të kohës së pamjaftueshme qëndruam me At Markun vetëm 10 minuta. Jeta e tij ishte e lidhur fortë me atë copë truall brenda kalasë, mbi të cilin prej 400 vjetësh jetonte Kisha e Shën Mërisë.

Ishte një krenari sfiduese e një prifti shqiptar ndaj armiqve grekë të Autoqefalisë së Kishës Shqiptare ajo ndjenjë që e ngazëllonte aq shumë At Nikolla Markun. I përkushtuar tërësisht pas atij objekti, fal qëndrimit të tij heroik ende qëndron i lirë e i pa pushtuar nga çizmja e zezë e Janullatosit.

Prifti shqiptar na paraqiti me kënaqësi një tabllo të shkurtër të Kishës Shqiptare dhe kalvarin e saj deri sa erdhi koha e pavarësisë nga Kisha Greke. Një ndjenjë patriotike e rrallë rrezatonte nga qenia e tij prej 55 vjeçari, ndjenjë e cila bënte punën e saj edhe tek ne që kishim shkuar ta takonim. S’ka si të mos të të infektojë e të mos të të frymëzojë kjo ndjenjë shumë e munguar në mes nesh.

Ne dëshironim të qëndronim gjatë me At Markun, por koha rridhte me shpejtësi na mori me vete. Gjithsesi këto raste të kësaj natyre e në një kohë tepër të kufizuar, siç e patëm ne, të bëjnë më shumë përshtypje, të lënë më shumë mbresa, të zgjojnë ndërgjegjen e dremitur kombëtare mëshumë se sa ndonjë leksion pa mbarim, larg realitetit të prekshëm konkret.

I urojmë priftit shqiptar At Nikolla Marku: suksese dhe rezultate akoma më të mëdha në misionin e tij për ruajtjen e Autoqefalisë, qoftë edhe vetëm në kishën e Shën Mërisë në Elbasan.





Shkodër 8.11.2002 Bujar Shehu



Artikulli eshte marre nga "Rilindja" e Baletes dhe te ngjall pershtypjen se Baleta nuk eshte, ashtu siç mundohen ta prezantojne disa dmth si antikristian por me shume te krijohet bindja se ai eshte kunder atyre "kristianeve" qe harrojne se jane shqiptare.




Kastriot






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.7636311 sekonda, 49 pyetje