Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: TĖ PĖRQAFOHET QĖLLIMI I SHENJTĖ PĖR NJĖ SHQIPĖRI ETNIKE...(Koment)
Besim Krasniqi

Postuar mė 22-10-2002 nė 12:19 Edit Post Reply With Quote
TĖ PĖRQAFOHET QĖLLIMI I SHENJTĖ PĖR NJĖ SHQIPĖRI ETNIKE...(Koment)

TË PËRQAFOHET QËLLIMI I SHENJTË "PËR NJË SHQIPËRI ETNIKE"

SHQIPËRIA E BASHKUAR ETNIKE - DETYRË JETËSORE PËR GJENERATAT E REJA SHQIPTARE

· Kur sot shohim se si Çamëria shqiptare po kalon nëpër rrugën e asimilimit grek, kur shohim se si shqiptarët në Mal të Zi po i lënë vatrat e tyre stërgjyshore në duar të sllavëve, kur shohim se shqiptarët në "Maqedoni" edhe sot e kësaj dite konsiderohen dhe trajtohen si njerëz të rendit të dytë, kur shohim se si vëllezërve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) iu ndalohet e drejta për vetëvendosje-bashkimi me Kosovën, atëherë si të mos shtrohet çështja e domosdoshmërisë së krijimit të një koncepti politik në përputhje me realitetet e krijuara në Ballkan, sidomos pas luftës shqiptaro-serbe në Kosovë!?

Shkruan: Besim Krasniqi

Derisa ne shqiptarët ishim të robëruar nën thundrën serbosllave e ëndërronim lirinë, ndërsa sot kur Kosova është e lire me çdo veprim tonin synojmë Evropën e bashkuar. Në shumë programe të partive politike shqiptare të Kosovës mund të hasim pika të veçanta programore, të cilat i kushtohen synimeve të integrimit të Kosovës në intancat më të larta euroatlantike, që nënkupton dëshirën e shqiptarëve për t'u inkuadruar në kuadrin e familjeve të zhvilluara të Evropës.

Mirëpo, cilat janë gjasat reale të këtyre synimeve të shqiptarëve të Kosovës derisa shqiptarët në përgjithësi janë dhe vazhdojnë (pa faj të tyre) të jenë komb i ndarë në pjesë të ndryshme territoriale, dhe si rrjedhim i kësaj ata janë komb dhe faktor i dobësuar thuaja se në të gjitha pikëpamjet si politikisht, ekonomikisht etj.!? Në këtë kontekst, ky synim i shqiptarëve shpeshherë na paraqitet vetëm si një dëshirë e shprehur zëshëm, sidomos kur kemi parasysh faktin se bashkësinë e Evropës e përbëjnë shtete të cilat kanë territore kompakte, vetëdije të lartë, dhe janë të zhvilluara ekonomikisht e industrialisht si dhe me përvoje qindravjeçare shtetërore. Pra, siç shihet shqiptarët së pari duhet të bashkohen, të forcohen dhe të kthehen në një faktor të rëndësishëm politik e ekonomik, për të arritur mundësitë reale për realizimin e synimeve integruese.

Shteti i brishtë aktual shqiptar deri më sot në praktikë nuk ka treguar ndonjë seriozitet të veçantë në plotësimin e kushteve (as të atyre elementare) për t'iu bashkangjitur Evropës së bashkuar. Përballë krizave të vazhdueshme politike e ekonomike që i ka dhe po e përcjellin Shqipërinë, frazat deklarative të politikanëve rreth kësaj çështjeje mbeten një pikë ujë në deti. Sidomos pas ngjarjeve kundërdemokratike të vitit 1997, qëkur në pushtet erdhën dhunshëm socialkomunistët, Shqipëria e ka vulosur paaftësinë e saj për t'iu përgjigjur pozitivisht rrjedhave të përgjithshme në rajon.

Politikanët e atjeshëm diletantë më tepër janë të orientuar kah politika servile ndaj Greqisë, Sërbise e Fyromit, që për shqiptarët e Kosovës dhe trojeve tjera kjo është e papranueshme mu për shkak të politikës kundërshqiptare që kane treguar këto shtete fqinje, dhe mu këtu edhe fillojnë mospajtimet kryesore të shqiptarëve rreth gjetjes së rrugëve dhe formave për integrimin e tyre në Evropë.
Bashkimi shpirtëror dhe territorial i shqiptarëve vazhdon të mbetet faktori kryesor për zhvillimin normal të shqiptarëve si komb dhe shoqëri.

Çështja e bashkimit të shqiptarëve, (përjashtuar këtu një apo dy subjekte të vogla politike pa ndikim), nuk është temë e cila zë vend të veçantë në agjendën e politikës aktuale të Shqipërise. Në Kosovë ka ekzistuar historikisht dëshira dhe ndjenja e afrisë dhe e bashkimit shpirtëror e territorial me Shqipërinë, dhe se ky qëllim kombëtar edhe sot e kësaj dite mbetet njëri ndër primatet e politikës së disa subjekteve politike me ndikim në skenën politike të Kosovës. Kjo nuk ka të bëjë me kurfarë separatizmi apo nacionalizmi të proklamuar me vite të tëra nga propaganda serbosllave, por është çështja më natyrale që mund të kërkohet nga një komb i ndarë padrejtësisht në disa pjesë.

Pavarësia e Kosovës është aktualisht synim kryesor i shumicës së shqiptarëve të Kosovës, nëpërmes së cilës pastaj (si urë kaluese), synohet të arrihet procesi i natyrshëm i bashkimit të pakapërcyeshëm kombëtar, dhe me këtë edhe inkuadrimi i shqiptarëve në mesin e familjeve të Europës së bashkuar. Për këtë shqiptarët katërçipërisht duhet të punojmë sot, në mënyrë që këto procese t'u lehtësohen edhe më shumë në të ardhmen. Prandaj, në qoftëse shqiptarëve si komb u mungon bashkimi shpirtëror e territorial, ata do ta kenë shumë të vështirë edhe arritjen e suksesshme të qëllimeve integruese në brendësi të sistemeve të bashkuara euroatlantike. Kombi shqiptar është nënçmuar, zhvlerësuar dhe martirizuar me shekuj të tërë nga gllabëruesit sllav të pangopshëm të tokës ilire. Përgjatë tërë historisë njerëzore, shtetit shqiptar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut iu janë ndryshuar kufijtë legjitim me qindra herë në mënyrën më barbare, duke e zvogëluar atë përfundimisht në një mini-shtet shqiptar në Ballkan, derisa në anën tjetër zgjeroheshin territoret e sllavëve ardhacak të Karpateve ruse dhe bëhej "sllavizimi" i Shqipërisë etnike. Si pasojë e padrejtësive historike, sot jashtë kufijve "zyrtarë" të shtetit të cunguar shqiptar kemi shqiptarë në Kosovë, "Maqedoni", Serbi, Mal të Zi dhe në Greqi.
Të gjithë pyesim me të drejtë sot: A nuk janë edhe ata shqiptarë të një gjaku? A nuk janë edhe ata shqiptarë si të gjithë shqiptarët e Shqipërisë së cunguar? Këto janë disa nga pyetjet që parashtrohen tek ne brez pas brezi! A nuk nënkupton kjo se jo çdo shqiptar e ka fatin të jetojë në ish-mbretërinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!?

Dhe si për habi, ne shqiptarët të tjerët na quajtën nacionalistë, edhe pse ne nuk kishim fuqi të kundërshtonim vendimet e qendrave vendosëse, të cilat ua dhuronin tokat tona popujve sllavë, të cilët me urrejtjen e shprehur antishqiptare tejkalonin çdo kufi të nacionalizmit. Sllavët në Kosovë thirreshin në emër të historisë së rrejshme, ndërsa shqiptarëve iu ndalohet të thirren në emër të historisë së tyre të lavdishme, edhe pse Europa e sotme do të duhej ta konsideronte fat të saj ekzistimin e popullit shqiptar si shtylla mbrojtëse e saj dhe si kombi më i vjetër në gadishullin ballkanik.

Kur sot shohim se si Çamëria shqiptare po kalon nëpër rrugën e asimilimit grek, kur shohim se si shqiptarët në Mal të Zi po i lënë vatrat e tyre stërgjyshore në duar të sllavëve, kur shohim se shqiptarët në "Maqedoni" edhe sot e kësaj dite konsiderohen dhe trajtohen si njerëz të rendit të dytë, kur shohim se si vëllezërve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) iu ndalohet e drejta për vetëvendosje-bashkimi me Kosovën, atëherë si të mos shtrohet çështja e domosdoshmërisë së krijimit të një koncepti politik në përputhje me realitetet e krijuara në Ballkan, sidomos pas luftës shqiptaro-serbe në Kosovë!?
Kthimi i Mbretit Shqiptar Leka ZOGU I-rë në Shqipërinë e tij, në mbretërinë e tij të gjymtuar, ka tronditur sllavët e jugut, dhe kjo jo krejt pa arsye, sepse ato e njohin mirë historinë, e dijnë se mbajnë me shekuj dhunshëm nën sundim të tyre pjesë të territoreve shqiptare. Pa kaluar shumë kohë nga kthimi i familjes mbretërore në Shqipëri, kuzhina e njohur propagandistike antishqiptare e sllavomaqedonasve shpiku (zbuloi) "ushtrinë" e Leka Zogut "ILIRIDEN" e cila do ta shkatërrojë Maqedoninë!? Kjo propagandë e kokave sllave ka për qëllim denigrimin e figurës së Mbretit Shqiptar para bashkësisë ndërkombëtare, duke e paraqitur atë si "esktremist" dhe trazues i gjendjes politike, derisa dihet se në "Maqedoni" veprojnë ditë e natë forcat paramilitare "Luanët" e Boshkovskit nacionalist.

Një propagandë e tillë kundërshqiptare e "shtetit hije" e ka burimin në urrejtjen sllave ndaj racës shqiptare dhe kjo ka revoltuar padyshim çdo shqiptar të vërtetë, të cilët nuk duhet pajtuar me shpifje të tilla të adresuara ndaj shqiptarëve.
Andaj, duke i përcjellur me vëmendje të gjitha veprimtaritë e sllavëve në dëm të kombit shqiptar, bashkimi i shqiptarëve në një shtet të përbashkët po bëhet dhe duhet të jetë detyrë jetësore e çdo shqiptari, veçanërisht e gjeneratave tona të reja. Është koha e fundit që "nëna t'i bëjë bashkë të gjithë bijtë e saj" në një shtet, sepse gjaku i njëjtë e ka vendin në një shtet të përbashkët shqiptar. Kur edhe shqiptari i fundit në Europën jugore të jetojë në shtetin e tij shqiptar, vetëm atëherë e kemi realizuar detyrën tonë jetësore ndaj kombit tonë të ndarë padrejtësisht dhe në mënyrë tragjike në disa pjesë.

Ne shqiptarët duhet të gjejmë fuqi dhe të veprojmë përfundimisht drejt ndryshimit të vetëdijes së krijuar politike, e cila vetëdije njeh vetëm parcializmin, rezistencën e përkohshme, ideologjizimin e kombit, idealizimin e liderëve të rrejshëm etj. Këtu duhet theksuar pa hezitim se gjeneratave tona të reja i duhet një atdhedashuri më e theksuar dhe një koncept plotësisht i ri politik ndaj çështjes globale shqiptare, i cili koncept do të arrinte të krijonte gjenerata të tëra nacionalistësh të vërtetë të ribashkimit të kombit shqiptar, të cilat do t'i jepnin fund të gjitha padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar dhe që do të ishin në gjendje t'i ribashkonin tokat shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar.

______________________________






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 24-10-2002 nė 00:21 Edit Post Reply With Quote
Dheu Shqiptar

"http://www.korrieri.com"

Rugova: I lehte i qofte dheu i Shqiperise

PRISHTINE - Shume personalitete te Kosoves i kane derguar ngushellimet e tyre pretendentit te fronit mbreteror ne Shqiperi, Leka I, me rastin e vdekjes se nenes se tij, Mbretereshes Geraldine.

Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova, me kete rast ka derguar nje telegram ne te cilin shprehen ngushellime ne emrin e tij dhe te popullit te Kosoves. "Kosovaret do ta kene ne kujtim per te mire kujdesin e saj per Kosoven, per lirine dhe pavaresine e Kosoves. I qofte i lehte Dheu i Shqiperise, qe e deshi aq shume, ku nderroi jete", thuhet ne telegramin e Presidentit te Kosoves.

Edhe Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci, i ka derguar nje telegram ngushellimi familjes se Leka Zogut, me rastin e vdekjes se Mbretereshes Geraldine. "Me dhembje e morem lajmin per vdekjen e Mbretereshes Geraldine. Familjes Suaj i shprehim ngushellimet tona me te sinqerta", thuhet ne telegram.

Ngushellime i ka derguar familjes se Leka Zogut edhe kryetari i Kryesise se Bashkesise Islame te Kosoves, Myftiu Rexhep Boja. "Lajmi per kalimin ne boten e amshueshme te Nenes Mbretereshe Geraldine, na pikelloi te gjitheve. Kontributi i saj per Shqiperine dhe shqiptaret dhe kujdesi i saj i perhershem per lirine e Kosoves ka qene tejet i madh, gje qe na ben ta kujtojme me dashuri e respekt te vecante. Nena Mbretereshe do te mbetet gjithmone ne kujtesen tone si simbol i dashurise, sinqeritetit dhe afrimit mes njerezve e brezave", thuhet ne telegramin e Myftiut te Kosoves, Rexhep Boja.

24/10/2002

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0901842 sekonda, 26 pyetje