Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Infrastruktura ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2002 nė 15:33 Edit Post Reply With Quote
Infrastruktura ne RSH

Cfare kuptojme me termin infrastruktura?

Une po fus ( ne injorance ) rruget, hekurudhat, portet detare dhe aeroportet.

Di dikush sakte?







Ura e Bunës dhe një projekt i papublikuar

Mbase ajo që pritej ndodhi: Ura hapëse-mbyllëse e Bunës, unikale e vendit tonë, u shemb. Tani të mos të vajtojmë, por të mendojmë për diçka të madhe, jetëgjatë, monumentale dhe ta ndërtojmë. Dihet se ajo urë metalike e njëkalimshme, me gjatësi rreth 165 metra, u ndërtua në mesin e periudhës së Luftës së Parë Botërore, në vitet 1916 -18. Shteti austriak mund ta ndërtonte atë urë edhe si gjysmëprovizore (sa për luftën) por e realizoi edhe për diçka të madhe funksionale: që ajo urë të hapej e të mbyllej për kalimin e anijeve qindratonëshe, për të lidhur detin Adriatik, nëpërmjet lumit Bunës të lundrueshëm, fatmirësi natyrale kjo, me liqenin e famshëm të Shkodrës. Flitet se ekziston një projekt konstruktimi për këtë urë, por i papublikuar. Por unë gjetkë e kam fjalën: Si qytetar shkodran e shqiptar, i bëj thirrje popullit të Shkodrës e Shqipërisë sidomos biznesmenëve, njerëzve të kamur e dashamirës, qeverisë shqiptare, shqiptarëve nëpër botë, bashkësisë ndërkombëtare, e kushdo i mundur e i vullnetshëm, që të kontribuojë për ndërtimin e kësaj ure madhështore, monumentale e funksionale hapëse -mbyllëse për lëvizjen e anijeve lundruese, sepse ajo urë është e bekuar dhe do të jetë edhe një risi e zhvillim mbarësie për Shkodrën e rajonin gjithandej, deri në thellësi të Kosovës. Të mos punojmë e të mos ndërtojmë më (kurrë) "sot për sot", por sot për mot e për shekuj, madje të arrijmë deri në kryevepra monumentale shekullore, sikurse mbarë bota. Pra kjo urë e re, të mos ndërtohet e mbyllur, sepse vdes lidhja e lundrimit: det-lumë-liqen. Madje hapja e mbyllja e saj të arrihet sa më funksionale e moderne me një teknologji bashkëkohore. Në fund të fundit edhe ura e Bunës për e të mos jetë simotra binjake, qoftë edhe si ura karakteristike e Londrës mbi lumin Tamixh. Le të hyjmë edhe ne, shqiptarët, me guxim e kurajo ndërtuese në botën moderne edhe me monumentet madhështore. Brezat e ardhshëm le të gëzojnë mbi sakrificën tonë
Nikë Pavaci
Shkodër





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-10-2002 nė 07:04 Edit Post Reply With Quote
Ura e Bunës e kalueshme, me ndihmën e Italisë


SHKODËR - Në orën 15.15 të ditës së djeshme, ura e Bunës është bërë e kalueshme. Pasi përfundoi montimi i pjesës metalike dhe shtrimi me dërrasa (27 metër), që zëvendësuan pjesën e shembur, së pari aty kaluan mjetet e ushtrisë që ndodheshin në anën tjetër pranë malit të Taraboshit. Sipas komandantit të xhenios, kolonel Lirim Salillarit duhet falenderuar dhe pala malazeze që bëri të mundur kalimin dhe shoqërimin nëpër territorin e saj të mjeteve të ushtrisë shqiptare të ngarkuara me pjesët e urës. Ura do ruhet nga ushtria dhe policia.Ndërkohë montimi i përfunduar i pjesës së urës mbi lumim Buna dëshmon dhe njëherë për bashkëpunim shumë të ngushtë midis qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare. Punimet u drejtuan nga Brigada e Xhenios shqiptare me konsulencën teknike të ushtarakëve të delegacionit italian të ekspertëve (DIE). Materiali për urën e tipit "Baley" u dhurua nga qeveria italiane dhe është pjesë e sasisë prej 200 metra, të përdorur në territorin shqiptar për ndërhyrjet e emergjencës dhe për rehabilitimin e rrugëve të komunikimit. Rehabilitimi i urës ishte një ndërhyrje shumë komplekse për shkak të vështirësive teknike dhe të situatës meteorologjike, por që u krye me një koordinim perfekt midis xhenios shqiptare dhe ushtarakëve italianë të DIE-s. Brenda një kohe të shkurtër, pritet ardhja nga Italia e materialeve të tjera që do t'i dhurohen Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare për zevëndësimin e pjesës tjetër të urës së vjetër. Delegacioni italian i ekspertëve vazhdon të sigurojë të gjithën konsulencën dhe bashkëpunimin e duhur në favor të Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare.
Anila Dushi

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2002 nė 23:01 Edit Post Reply With Quote
Poēi: Ja gjendja e hekurudhave shqiptare

Poçi: Ja gjendja e hekurudhave shqiptare


--------------------------------------------------------------------------------

Gjendje e vështirë e hekurudhave shqiptare. Amortizimi i rrjetit kryesor dhe sekondar, dëmtimi i sistemit të sinjalizimit dhe telekomunikacionit kanë bërë që hekurudhat të jenë pika e dobët e infrastrukturës në vend.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi në konferencën ndërkombëtare "Për infrastrukturën në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Jugosllavi, Kroaci, Maqedoni dhe Rumani", zhvilluar në Vjenë. Sipas tij, infrastruktura hekurudhore është në parametra të ulët në të gjithë treguesit e saj. Kjo për shkak të mungesës së investimeve për rikonstruksione dhe të fondeve të pamjaftueshme për mirëmbajtjen e hekurudhave. "Në rrjetin kryesor hekurudhor prej 447 km dhe në 230 km linja sekondare shpejtësia aktuale e lëvizjes së trenave është 35-40 km/orë dhe në zona të veçanta është edhe më e ulët. Sistemi i sinjalizimit dhe telekomunikacionit është i dëmtuar, ndërsa mjetet lëvizëse janë të amortizuara me një moshë mesatare prej rreth 35 vjetësh", ka deklaruar Poçi. Ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve ka shpjeguar në konferencën e Vjenës edhe faktorët që kanë çuar dëmtimin e infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri. Sipas tij, pas vitit 1990 ulja e ndjeshme e prodhimit të përgjithshëm bruto në tërësi, liberalizimi dhe privatizimi i transportit rrugor, si dhe importi masiv i automjeteve, bëri që hekurudha të humbasë partnerët e saj kryesorë prodhues. Si rrjedhim, vëllimet e trafikut kanë shënuar rënie të theksuar si në transportin e udhëtarëve, ashtu edhe në atë të mallrave. "Kjo është shoqëruar me një përkeqësim të thellë të treguesve ekonomikë dhe financiarë e për pasojë me një mungesë të theksuar të fondeve për mirëmbajtjen e rrjetit", ka theksuar Poçi në fjalën e tij. Ai ka shtuar gjithashtu, se sipas studimeve të kryera nga specialistë te hekurudhave, në prespektivën afatshkurtër dhe afatmesme është parashikuar përmirësimi i gjendjes së infrastrukturës dhe të shërbimit në linjën Tiranë-Durrës. Pasi në këtë të fundit është përqëndruar rreth 40 për qind e popullsisë dhe e ndërmarrjeve kryesore prodhuese. Nga ana tjetër, është programuar edhe lidhja e rrjetit tonë hekurudhor me atë ndërkombëtar, rikonstruksioni i linjës hekurudhore në Korridorin e 8-të dhe mbështetja e transporteve multimodale. "Të gjitha këto do të shoqërohen me ristrukturimin e hekurudhave, me riaktivizimin e biznesit hekurudhor, me rritjen e shpejtësisë së trenave si dhe me përmirësimin e sistemeve të kontrollit e të telekomunikacionit", ka thënë ministri Poçi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2002 nė 23:11 Edit Post Reply With Quote
"Si do të rikonstruktohet plotësisht Ura e Bunës"


--------------------------------------------------------------------------------

SHKODER

Një ditë pas rifillimit të kalimit mbi Urën e Bunës, në pamje të parë duket se gjërat vazhdojnë normalisht. Nje-rëz që shkojnë e vijnë, dhe po kështu edhe automjete.

Por, në fakt, problemet janë të pranishme. Para shëmbjes, kapaciteti i peshës që mbante ura ishte 10 tonë ndërsa, pas shëmbjes e rikonstruksionit, kjo peshë ka zbritur në 5 tonë, gjë që ka bërë që edhe lëvizjet mbi të të kufizohen. Ata që e kanë të lidhur jetën me këtë urë, kryesisht biznesmenët që sjelln dhe dërgojnë mallra me automjete të rënda duken të pakënaqur, përfaqësuesit e pushtetit vendor duken optimistë. Prefekti i Shkodrës, Gjergj Liqejza, ka bërë të ditur për Gazetën Shqiptare se "për pak ditë dhe çdo gjë do të shkojë në vendin e saj, madje do të bëhet edhe më mirë".

Megjithëse është bërë ndërhyrja në Urë, në të mund të kalohet vetëm një ngarkesë 5-tonëshe. A bie kjo në kundërshtim me atë çfarë u deklarua në fillim?
Në kushtet aktuale të Urës, ajo është bërë e kalueshme vetëm për 5 tonë. Problemin ura e ka pasur gjithnjë në mes të saj, si pika më e dëmtuar dhe që pritej të shëmbej, ndërkohë që ajo u shëmb në anë. Në këto kushte, është bërë forcimi në pjesën e shëmbur dhe jo atje ku ishte rreziku më i madh. Derisa kjo ndërhyrje të bëhet edhe në mes të urës, kalimi do të jetë vetëm për 5 tonë.

A mund të jepet një afat i përafërt i kthimit në normalitet të Urës së Bunës?
Dje është hedhur për diskutim miratimi i dy projekteve për këtë urë. Njëri për rikonstruksionin e saj dhe tjetri për ndërtimin e urës së re me 2 kalime. E rëndësishme është që fondi për rikonstruksionin, me vlerë 15 milionë lekë, është miratuar nga qeveria. Me miratimin e projektit do të ndërhyhet menjëherë.

Ministria e Mbrojtjes ka qenë e gatshme me forcat e saj në riparimin e Urës. Do të jetë kjo gatishmëri edhe në fazat e tjera?
Me ndërhyrjen e ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko, për rikonstruksionin e urës, çka do të thotë ndërhyrje në të gjithë aksin, do të përfshihen forcat italiane, të cilat janë të përfshira në strukturat e NATO-s në Shqipëri. Brënda një jave, në bazë të takimeve që kemi bërë, do të saktësohet edhe plani i punës. Sigurisht që do të kemi një kombinim të punës së të gjitha palëve. Eshtë tepër i rëndësishëm dhe pozitiv fakti që në rikonstruksionin e urës po marrin pjesë forcat italiane, të përfshira në strukturat e NATO-s, të cilat janë të specializuara dhe kjo ka ardhur pas kontakteve që ka pasur ministri i Mbrojtjes, Majko. Në këto kushte, çdo gjë do të bëhet shumë shpejt dhe me cilësi të lartë.

Shkodra ka qenë e shpallur zonë e emergjencës, që me përmbytjet. Ka kaluar kjo fazë?
Jo. Ne jemi akoma në emergjencë. Kjo për shkak të përmbytjeve nga reshjet, si dhe për shkak të urës së shëmbur. Unë, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet kjo zonë, i kërkova qeverisë që ky status të vazhdojë akoma dhe Ekzekutivi e pranoi kërkesën time. Kjo do të thotë që ndihmat drejt Shkodrës do të vazhdojnë.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-10-2002 nė 20:14 Edit Post Reply With Quote
Roma i dhuron Urës së Bunës 1.75 milionë euro


--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE

Qeveria italiane i ka dhuruar qeverisë shqiptare një sasi të konsiderueshme materialesh të nevo-jshme për të kompletuar rikonstruksionin e lumit Buna, në Shkodër. Kjo urë u shemb 2 javë më parë. Sot do të mbërrijë në portin e Durrësit anija "Romea", e cila do të transportojë 22 konteinerë me materiale për urën tip beili. Kjo urë do të zëvendësojë atë që është shembur, pra urën 100-vjeçare të Bunës. Përveç materialeve për urën, do të mbërrijnë edhe 10 autoblinda mesatarë, 7 autoblinda të rënda, 1 ekskavator, 1 auto-ofiçinë, 3 automjete, 19 kuzhina për ambiente të hapura dhe 7 konteinerë të tjerë e pjesë të ndryshme ndërrimi. Vlera e përgjithshme e këtyre ndihmave arrin në 1.750.000 euro. Gjithë materiali do t'u dorëzohet forcave të armatosura shqiptare në kuadrin e aktivitetti që po zhvillohet nga delegacioni i ekspertëve italianë, i cili drejtohet nga gjenerali Luixhi Kantone, e vepron te ne që nga viti 1997.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 23-10-2002 nė 02:14 Edit Post Reply With Quote
Me erdhi edhe mua shume keq kur degjova per shembjen e ures. Ndonse nuk jam nga Shkodra, kam patur rastin te kaloj siper saj disa here.

Por me vjen edhe me keq kur degjoj qe tregtaret qe sjellin automjetet e renda (qe do ia kene shkurtuar jeten disi ures), presin qe cdo gje t'a beje shteti dhe madj edhe merziten qe pse ura provizore eshte vetem 5 tone!

Si nuk doli njeri te thonte "ore miq, ne bejme pare duke kaluar perdite mallin tone mbi kete ure qe eshte rruga e vetme. Hajdeni te mbledhim ca pare e t'a ndertojme." Por ne vend te kesaj, presin qe t'a ndertoje qeveria, sikur e ka qeveria fajin (apo detyre)! Me e keqja eshte qe i shtrijme doren dhe te tjereve (qeverise Italiane) per kete! Kjo nuk eshte aspak e ndershme apo "burrnore" - gjithmone sipas mendimit tim.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 09:22 Edit Post Reply With Quote
Infrastruktura shqiptare

Te dashur miq deshiroj qe ne kete teme te diskutimit te mbledhim materiale dhe te diskutojme permbi infrastrukturen ne Atdhe.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 09:22 Edit Post Reply With Quote
Ura mbi Mat, sot pritet shiriti
Ura mbi lumin Mat, qe lidh autostraden Fushe Kruje-Lezhe me qytetin e Lezhes, do te perurohet sot ne oren 10 nga Kryeministri Fatos Nano dhe homologu i tij italian Silvio Berluskoni, njoftoi dje zyra e shtypit ne Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit. Me mbarimin e saj, rruga Tirane-Lezhe e deri ne Shkoder shkurtohet me rreth 20 kilometer, ndersa me mbarimin e rruges Lezhe-Shkoder shkurtohen edhe rreth 15 kilometra te tjere. Kjo ure dhe segmenti rrugor Tapize-Fushe Kruje, jane realizuar nga nje kredi e qeverise italiane prej rreth 6,5 milione euro. Punimet jane kryer nga firma italiane "Falcione/Rizzani de Echer" dhe eshte vleresuar nga Ministria e Transporteve si nje nder veprat me te rendesishme dhe me bashkekohore te infrastruktures rrugore ne Shqiperi ne keto 20 vitet e fundit.

Ura eshte rreth 650 meter e gjate dhe lidh seksionet rrugore Fushe Kruje- Milot dhe Milot-Lezhe. Gjeresia e saj eshte 12,5 metra, ndersa gjeresia e asfaltuar eshte 10.5 meter. Kjo shenon vepren e pare te ketij lloji qe per nga teknika e ndertimit eshte nje kombinim i vecante i betonit me celikun, e shoqeruar me nje kosto prej me shume se 4 milione euro. Gjate perurimit te saj sot do te jene te pranishem Kryeministrat Nano e Berluskoni dhe ministri i Transportit, Poci.




--------------------------------------------------------------------------------
23/10/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 23-10-2002 nė 12:40 Edit Post Reply With Quote
Me falni per pyetjen, por ngaqe nuk jam ne Shqiperi ma kuriozitet: a eshte kjo ure prane Milotit, aty ky kane qene edhe dy ura ekzistuese (njera e ndertuar nga Zogu tjetra me vone)?
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2002 nė 14:26 Edit Post Reply With Quote
I nderuar une mendoj se ndertimi dhe mirembatje a infrastruktures eshte nje detyrat paresore te qeverise.

Ura e Bunes pati mbetur ashtu sic e paten ndertuar austriket?!

Ndersa per idene qe te mblidhemi e te mbledhim para per rruge mendoj se duhet ta bejme per rrugen Durres-Prishtine.

Duhen rreth 250 milione $ thuhet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-10-2002 nė 11:11 Edit Post Reply With Quote
Do të rrafshohen 700 ndërtime
KRTSH: Janë ndërtuar pa leje në bregdet


--------------------------------------------------------------------------------

Rezarta Delisula

TIRANE

Do të rrafshohen 700 ndërtime të paligjshme përgjatë vijës së bregdetit shqiptar. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë (KRTSH).

Objektivi i mbledhjes lidhet pikërisht me zhvillimin turistik të vendit. Në bregdetin tonë janë ngritur 3000 ndërtime të paligjshme, mes të cilave, 2500 janë pa leje ndërtimi ose nuk i kanë respektuar rregullat e zhvillimit urban, sanksionuar në lejet e ndërtimit. Sipas kryeministrit Nano, që është dhe kryetar i KRTSH-së, ka ardhur momenti për ndërhyrje të programuar dhe të qendrueshme, që i hap rrugën prespektivës së industrisë së turizmit. "Unë dua të theksoj për të gjithë pjesëmarrësit angazhimin e qeverisë që, në mënyrë të programuar, do të vazhdojë të ndërmarrë hapa konkretë në zhvillimin e industrisë së turizmit", u tha kryeministri anëtarëve të KRTSH-së. Ministri i Pushtetit Lokal, Ben Blushi, në cilësinë e anëtarit, këmbënguli për përcaktimin e afateve të prishjes së këtyre ndërtimeve. Sipas tij, kanë mbetur vetëm pak muaj nga nisja e sezonit turistik dhe duhet të merren të gjitha masat për prishjen e ndërtimeve dhe pastrimin e tyre. Kështu, u vendos unanimisht prishja e 700 ndërtimeve të paligjshme në zonën ranore, ekzekutimi i të cilave do të nisë shumë shpejt. Nga ana e ministrave ka pasur sugjerime për zhvillimin e turizmit. Ministrja e Kulturës, Arta Dade, është shprehur se për të rritur zhvillimin e turizmit, duhet të investohet për monumentet e kulturës. Ministri i Mjedisit, Xhuveli, ka kërkuar që ujërat e ndotura të mos derdhen në det, ndërsa nga projektuesit e ndërtuesit ka pasur mendime të cilat u morën në konsideratë nga KRTSH-ja. Një prej pikave të tjera të diskutimit në mbledhjen e KRTSH-së ishte edhe përcaktimi i bregdeteve. Kështu, u propozua që bregdeti adriatik të jetë masiv, ndërsa Joni të jetë bregdet elitar, çka do të thotë më shumë rregulla për ndërtimin. Shpresa Leka, një nga specialistet më të mira të Urbanistikës, tha se "turizëm elitar do të thotë nivel i lartë, për të cilin parametrat përcaktues nuk mungojnë". "Në kompensim për zhvillimin e një turizmi standard të niveleve moderne europiane dhe veçanërisht të pellgut të Mesdheut, qeveria do të krijojë një mbështetje të kësaj vendimarrjeje të KRTSH-së të gjitha hapësirat e nevojshme ligjore, urbanistike, infrastrukture, mbështetjen ekzekutive financiare dhe logjistike që sipërmarrja vendase dhe e huaj të kryejë investime të menjëhershme për përballimin e fluksit në rritje të sezonit të ardhshëm turistik", premtoi kryeministri Nano.


SHIFRAT E NJE KATASTROFE

¨ Në bregdetin shqiptar janë ngritur 3000 ndërtime.
¨ 2500 prej tyre janë të paligjshme ose i kanë shkelur kushtet urbanistike
¨ Nano deklaron se 90 për qind e ndërtimeve janë krejtësisht pa leje
¨ KRTSH-ja vendos prishjen e 700 ndërtimeve pa leje apo 30 për qind e ndërtimeve në total
¨ Këtë vit vetëm nga Kosova kanë ardhur për pushime në vendin tonë 230 mijë pushues, ndërsa shuma që ka hyrë, është 100 milionë euro
¨ Në buxhetin e shtetit nuk ka hyrë asnjë lek nga të ardhurat e turizmit
¨ Në Velipojë janë 417 ndërtime, prej të cilave, 414 janë pa leje
¨ Në Gjirin e Lalësit janë 17 ndërtime, të gjitha të paligjshme
¨ Në Golem janë 664 ndërtime, prej të cilave, 421 të paligjshme

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-10-2002 nė 12:20 Edit Post Reply With Quote
Prishen hotelet e bregdetit
Fatos Nano, kryeminister dhe kryetar i KRT-se:

- Situata kur nga 3000 ndertimet e kryera ne zonat bregdetare, 2500 jane pa leje, ose ndertime qe nuk kane respektuar rregullat e zhvillimit urban sanksionuar ne lejet e ndertimit, nuk mund te tolerohet me! U kerkoj publikisht prefekteve ne zonat e

mbrojtura turistike qe te hyjme ne autoritetin e ligjit per te

ndaluar perfundimisht perseritjen e ketyre fenomeneve dhe per te nxitur zhvillimin e turizmit qe po programojme. Sepse shkejlet e ligjit kane lejuar, ne mos nxitur masakren qe po fillojme ta kurojme sot!

Farudin Hoxha, specialist dhe anetar i KRT-se:

- C'do behet me plazhet tona kur te zbarkojne mbi 240 mije kosovare qe ishin sivjet? Sepse ne nuk kemi siguruar nje sistem te furnizimit me uje. Bregdetet tona kane potencialitet, por kane nje siguri shume te ulet. Puset e ujit nuk mund te behen me shpime. Nuk mund te presim turiste ne keto kushte, kur edhe ate uje qe eshte e marrin padrejtesisht ndertimet pa leje. Ndertimi i HEC-eve prane bregdeteve kane shkaterruar shume plazhe, psh. Patokun.

Artan Lame, zv/minister i Rregullimit te Territorit e Turizmit

- Aty ku ndertimet duhet te prishen, le te behet! Sepse vertet shteti i solli turistet kete vit, por faktikisht ai nuk perfitoi asgje per vete. Kjo ngaqe shumica e subjekteve ishin te paregjistruara. Nuk duhet te trembemi nga pasojat, por bregdetit i duhet nje pastrim i tille. Vecse duhen percaktuar kufij te caktuar kohore per shembjen e ndertimeve pa leje, ne menyre qe te jemi gati per sezonin e ardhshem turistik.

Spiro Peci, minister i Drejtesise, anetar i KRT-se:

- Te mos lejohet me te behen ndertime pa leje ne zonat turistike! Duhen prishur edhe keto qe jane, megjithese e dime qe do te krijohen mjaft probleme sociale. Por te pakten do te parandalojme kete masaker te vertete qe po u ndodh zonave turistike. Nese ne marrim vendim per rrezimin e 30 % te ndertimeve, do ta clirojme zonen. Duhet te ndodhe, sepse ne ketemenyre i hapet rruga edhe perspektives qe kemi per projekte ne zonat turistike.

Eglantina Nasi

Do te rrafshohen 700 ndertime pa leje ne zonen bregdetare te Adriatikut dhe Jonit! Kjo shifer perkon me rreth 30 % te sasise totale te ndertimeve qe jane ngritur ne zonat turistike te vendit tone. Ky eshte vendimi qe kane marre dje ministrat e Keshillit te Rregullimit te Territorit. "Konkludojme se bashku ne prishjen e detyruar te rreth 700 ndertimeve pa leje ne gjithe zonen ranore te bregdetit", deklaroi kryeministri Nano. Sipas tij, masakra urbanistike qe po ndodh ne zonat e Adrikatikut dhe Jonit nga ndertimet pa leje nuk mund te tolerohet me. "Situata kur nga 3000 ndertimet e kryera ne zonat bregdetare, 2500 jane pa leje ose ndertime qe nuk kane respektuar rregullat e zhvillimit urban sanksionuar ne lejet e ndertimit, nuk mund te tolerohet me!" eshte shprehur nder te tjera ai. Ai u ka kerkuar prefekteve te ketyre zonave qe te nderhyjne sipas ligjit te urbanistikes, ne lidhje me te gjitha kundershtimet flagrante qe i jane bere ketij ligji gjate viteve te fundit. Ne kete menyre, vendimi i djeshem i Keshillit te Rregullimit te Territorit pecaktoi qarte ne menyre

perfundimtare zhvillimin e bregdetit te Adriatikut si zone turistike masive. Ndersa bregdetin e Jonit, pervec specifikave te tij natyrore dhe historike, e percaktoi si nje zone per zhvillimin e turizmit elitar. Anetaret e KRT-se kane qene te vetedijshem per kostot qe do te kete nje vendim i tille. Por ata kane qene te mendimit se ia vlen te behet nje sakrifice e tille ne emer te zhvillimit te ketij sektori te rendesishem per ekonomine shqiptare. "Megjithese e dime qe do te krijohen mjaft probleme sociale me ane te zbatimit te ketij vendimi, ne do te arrijme qe te clirojme zonat turistike nga ato qe u kane zene frymen per dhjete vjet." eshte shprehur ministri i Drejtesise, Peci. Nje mendim te tille e kane perkrahur te gjithe anetaret e KRT-se. sipas tyre, meghithe koston qe ka nje aksion i tille per shembjen e 30 % te ndertesave pa leje ne bregdet, eshte nje hap qe duhet ndermarre patjeter. "Sepse ne kete menyre, ne po shkaterojme me duart tona turizmin. Eshte e vertete qe kete vit ne brigjet tona erdhen te pushojne mbi 240 mije kosovare. Po faktikisht, shteti nuk mundi te nxjerre asnje perfitim prej tyre. Dhe kjo vetem sepse pjesa me e madhe e njesive akomoduese dhe restoranteve jane te paregjistruara dhe ne kete menyre nuk i paguajne shtetit asnje lloj detyrimi fiskal" ka pohuar ne takimin e KRT-se, zv/ministri i Rregullimit te Territorit, Artan Lame. Sipas tij, shteti nese keto subjekte do te ishin te regjistruar do te arrinte te perfitonte te pakten nje tarife prej 20 % te shpenzimeve ditore te nje turisti. Me vendimin e marre nga Keshilli i Rregullimit te Territorit kete radhe kane qene dakord edhe vete ndertuesit. "Une jam dakord me te gjitha sa u thane ketu ne kete takim" ka pohuar vete kryetari i Shoqates se Ndertuesve, Shkelqim Bumci. Por ai ka theksuar nevojen e ndihmes se institucioneve te shtetit ne lidhje me projektete apo studimet qe pelqehen nga organet e urbanistikes. "Keto projekte nuk duhet te vonohen, por te perkrahen me qellim zhvillimin e zonave turistike te vendit tone" ka theksuar nder te tjera Bumci.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2002 nė 05:05 Edit Post Reply With Quote
Durres-Golem, 800 ndertime pa leje
Ndertime te paligjshme te evidentuara zyrtarisht:

Ne zonen e Gjirit te Lalzit, 27 ndertime

Ne zonen e Currilave, 58 ndertime

Ne plazhin e Durresit, 271 ndertime

Ne plazhin e Golemit, 421 ndertime

Durres - Vendimi me i fundit i marre nga kryeministri Fatos Nano per prishjen e 700 ndertimeve pa leje pergjate bregdetit shqiptar ka lene nje shije jo te mire te durrsaket e vecanerisht tek ata qe kane ndertuar ne bregdet. Jane qindra ndertime te paligjshme qe kane pushtuar prej vitesh zonen bregdetare ne Durres qe nga Gjiri i Lalezit, Currilat, shetitorja bregdetare dhe plazhi i madh. Numri i ndertimeve i kalon shifrat e deklaruara zyrtarisht nga qeveria, pasi vetem dy vjet me pare bashkia e qytetit te Durresit deklaronte si te paligjshem afro 3000 ndertime ne zonen e plazhit. Nderkohe dy vitet e fundit ndertimet ne kete zone nuk kane reshtur aspak duke i shkeputur territoreve te destinuara per turizem siperfaqe te tjera. Sasia e ndertimeve ilegale e percaktuar per prishje ne te gjithe bregdetin eshte e vogel ne krahasim me perhapjen e fenomenit te njohur qe i ka hequr bregdetit shqiptar mundesine e zhvillimit te nje turizmi normal per vendasit dhe turistet e ardhur nga pertej kufijve. Duke iu permbajtur konstatimeve per ndertimet pa leje te bera vetem ne brezin ranor ne bregdetin e Durresit dhe ate te Golemit zyrtarisht njihen si ndertime te paligjshme te deklaruara afro 800 te tilla. Pra me teper sesa sasia e percaktuar per prishje brenda gjashtemujorit te pare te vitit te ardhshem ne te gjithe bregdetin shqiptar. Qytetaret menjehere kane reaguar dje duke thene se edhe kete here do te perseritet gjendja e krijuar ne marsin e vitit 2000 ne plazhin e Durresit, kur gjate aksionit kunder ndertimeve te paligjshme u prishen vetem disa prej tyre, ndersa te tjerat u lane ne aktivitet te plote pasi i perkisnin emrave te njohur per publikun. Durrsaket jane te bindur se nuk jepet urdher per prishjen e te gjitha ndertimeve pa leje dhe urdhri kryeministror do te zbatohet mbi bazen e thenies se vertetuar tashme: "Ca te nenes, ca te njerkes." Dhe te njerkes mbeten "te paemrit", te pafuqishmit per te paguar ne shumat e kerkuara per te menjanuar ndertimin e tyre nga lista e prishjes. Opinionet e ndryshme qytetare kane pushtuar mengjesin e djeshem dhe ekranin e Teuta TV gjate emisionit "Koha per t'u zgjuar". Megjithe diversitetin e mendimeve qytetare per kete vendim kryeministror qe ende nuk ka zbardhur kriteret qe do te percaktojne ndertimet qe do te prishen ne kuadrin e ketij urdhri, prefekti i ri i Durresit Gezim Agasi ka nisur nga puna se bashku me administraten e tij per te analizuar situaten dhe veprimet apo mosveprimet favorizuese te pushtetit lokal qe kane cuar ne kete gjendje te mbirenduar ne beton te perpunuar ne zonen bregdetare te qarkut te Durresit, si dhe marrjen e masave per te ndaluar perfundimisht vazhdimin e shkaterrimit te zonave turistike.

V.Qyrfyci

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2002 nė 05:06 Edit Post Reply With Quote
Velipoje, 413 godina pa leje
Shkoder - Ceshtja e ndertimeve ne zonen bregdetare nuk eshte e re per zonen turistike te Velipojes. Masterplani qe pritet te miratohet keto dite nga Keshilli Rregullues i Territorit do t'i vere fshesen pjeses me te madhe te ndertimeve ne Velipoje. Vetem kater ndertime rezultojne te jene me leje ne 417 ndertesa ne te gjithe bregdetin e Velipojes. Shprehur me logjiken e shifrave nga 417 ndertime 413 jane pa leje, cka do te thote se te gjithe ndertimet duhet te jene te gatshme te presin fadromat. Shifra qe eshte bere e ditur dhe publike ne mbledhjen e fundit te KRRTRSH-se ne Shkoder ka kohe qe dihet. Pjesa derrmuese e ndertimeve ne gjithe bregdetin verior te Adriatikut, ne gjatesi 15 km nga Gryka e Bunes deri ne Reren e Hedhur ne drejtim te Ulqinit, kane vazhduar prej vitesh ekzistencen e tyre ne vite, pa pasur asnje nga ato letrat qe quhen leje ndertimi dhe per me teper te ndertuara jashte te gjitha kritereve strategjike ndertimore ne nje zone ndertimi. Me vendimin me te fundit te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes ndertimet pa leje do te prishen. Ne kete amulli pjese perberese jane edhe ndertimet e Velipojes. Ne policine ndertimore te Shkodres nuk eshte dhene nje pergjigje perfundimtare dhe definitive per problemin ne fjale. "Nuk do te perjashtohen edhe ndertesat e Velipojes, madje, ata do te jene te parat ne listat e prishjes te ndertimeve pa leje, por duhet marre nje urdher i firmosur". Kjo eshte e vetmja deklarate e drejtuesve te Policise Ndertimore te Shkodres. Nderkohe qe burime nga Prefektura kane bere te ditur se jane pezulluar te gjitha ndertimet e paperfunduara. Prefekti i Shkodres, Gjergj Liqejza, ka bere te ditur se "Policia Ndertimore, e mbeshtetur edhe nga Drejtoria e Policise se Shkodres, do te bejne nje bllokim dhe pezullim te te gjithe ndertimeve". Gjithcka do te behet konform udhezimev, por edhe konform Masterplanit. Sipas ligjit ne fuqi dhe sipas asaj qe parashikon Masterplani rregullues per Velipojen ne nje vije 300 meter nga vija bregdetare nuk do te kete asnje ndertese. Ky masterplan qe do te kete mbeshtetjen e te gjithe strukturave qeveritare dhe te donatoreve te siguruar ne kete rast presupozon shnderrimin e Velipojes ne nje rajon turistik me te rendesishem ne te gjithe veriun shqiptar. Do te nderhyhet ne infrastrukture dhe ne gjelberim pa llogaritur edhe kanalizimet dhe problemet e elektricitetit. Ideja eshte qe Velipoja te rikthehet ne normalitetin e nje plazhi tipik bregdetar dhe te fitoje statusin e plazhit te standardeve europiane. Policia Ndertimore e Shkodres shprehet te mos kete marre urdher tjeter, pervec pezullimit te punimeve. "Por ajo qe eshte vendosur ne KRRTRSH as mund te diskutohet. Ne do te zbatojme gjithcka qe eshte vendosur," eshte shprehur per "KJ" nje nga drejtuesit e Policise Ndertimore te Shkodres.

R.Llazari

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2002 nė 05:07 Edit Post Reply With Quote
Vlore, 5144 ndertime pa leje
Vlore - Prefekti i Vlores Shpetim Gjika, duket se ka avancuar me tej se fjala e Fatos Nanos ne mbledhjen e KRTSH. Duke pare problemet qe ka Vlora, ndeshkimin qe i eshte bere qytetit te shtrire ne bregdet nga ndertimet pa leje, ka kerkuar qe pervec prishjes se ndertimeve qe kane shemtuar qytetin, ligji duhet te ndeshkoje edhe ata qe kane firmosur dhenien e lejes, sidoqe ishte e kunderligjshme. Ai eshte shprehur mbremjen e te enjtes, "se ndersa kryeministri Fatos Nano ka bere nje kerkese publike qe prefekturat ta shohin me pergjegjesi kete problem. Kesisoj ne do te hartojme nje plan te detajuar per te rrezuar per toke ndertimet pa leje dhe ndeshkimin e njerezve pergjegjes qe sollen kete katrahure urbanistike". Nga ana tjeter, zedhenesi i policise ndertimore rezulton qe vetem ne qytet te kete 5144 ndertime pa leje. Prishjet e ketyre objekteve pa leje, kane qene vazhdimisht shqetesim i policise ndertimore dhe brenda 9 muajve jane prishur 204 objekte, perfshi edhe ato 3 kateshe me rikonstruksion metalik. Por kjo mbetet nje pike uji ne oqean, duke pasur parasysh numrin e madh te ketyre ndertimeve, qe kane cenuar rende bukurine e qytetit bregdetar. Sipas te dhenave, beteja do te nise me prishjen e 23 objekteve ne qytetin e Sarandes, qe do t'iu lene vend shetitores se qytetit. Jane kioska, duqane, banesa trekateshe qe do te rrafshohen me token. "Pronaret e tyre jane lajmeruar dhe pas kalimit te 5 diteshit, do te veprohet", ka thene nje nga drejtuesit e policise ndertimore, mbremjen e se enjtes. Per kete do te vine mjete nga Tirana, por edhe me ndihmen e firmave private. Nderkaq, shume qytetare jane shprehur se pervec prishjes se ndertimeve pa leje, ndeshkimit te pushtetareve qe kane firmosur ne kundershtim me ligjin, duhen proceduar penalisht edhe arkitektet qe kane bere projektet e ketyre ndertimeve, sidoqe jane koshiente se ishin pa leje dhe jashte cdo studimi. Madje ndodh, qe ndonje arkitekt i Vlores, ka zene nje qoshe te ngrohte ne zyren e urbanistikes ne Bashki, vetem e vetem per te mbrojtur projektet e tij mbi te cilat jane ngritur ndertimet e paligjshme.

Z.Luka

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 11:01 Edit Post Reply With Quote
"Hekla" ndërton pa leje, në rrezik jeta e banorëve


--------------------------------------------------------------------------------

Rezarta Delisula

TIRANE

Rinisin punimet pa leje vetëm pak metra larg Presidencës, ndërsa jeta e banorëve në pallatet pranë është në rrezik.

E cilësuar si një ndër ndërtimet më të mëdha në kryeqytet dhe me shkelje, Bashkia i ka pezulluar që prej disa muajsh punimet. Po kështu, firmës "Hekla" ia sekuestruan edhe mjetet e punës. Ky ndërtim është pranë kryqëzimit me Tiranën e Re, pikërisht në vendin ku ndodhej më parë Ambasada kroate. Në bazë të vendimit të Urbanistikës, kjo firmë nuk duhej të punonte, por urdhri është shkelur. Banorët e pallateve nr.10 dhe 10/1 në rrugën "Abdyl Frashëri" kanë pasur sherr me punonjësit e firmës, të cilët kanë kërkuar t'u zënë qytetarëve rrugën. Banorët kanë dërguar pranë Këshillit Bashkiak, kryetarit Rama, presidentit dhe kryeministrit, një shkresë ku njoftojnë fillimin e punimeve. Ndërkohë punonjësit preferojnë orët e "vdekura" për të punuar. Gropa ka një thellësi më shumë se 7 metra. Sipas urbanistëve, gropa është mjaft pranë pallateve ekzistuese dhe kjo rrezikon rrëshqitjen e tyre. Edhe pse firma ka vënë përforcues, rreziku është fare pranë. Urbanistët shtojnë se është Policia Ndërtimore institucioni që nuk duhet të lejojë punimet pa leje. Firma "Hekla" ka marrë një leje ndërtimi në kohën e kryetarit Sali Kelmendi, leje kjo e rinovuar më pas në kohën e Brojkës. Sipas specialistëve, shkeljet janë shumë të mëdha, nga 5 deri në 7 metra. Si pasojë e gropës gjigante, shumë pranë apartamenteve të tyre banorët janë alarmuar. "Tashmë i jemi drejtuar presidentit dhe kryeministrit për ndërtimin e këtij pallati që është bllokuar nga Bashkia. Kush e di se ku i ka fijet ky ndërtues, që qenka më i fortë se shteti", thotë një banore e moshuar e pallatit nr.10, duke shtuar se punëtorët kanë dashur t'ua bllokojnë banorëve edhe rrugën. Tashmë janë të shumta rastet, kur nga ndërtimi i pallateve të larta, pa respektuar distancat pallatet e tjera, të pësojnë krisje. Konkretisht, pallatet moskati janë të kërcënuara dhe rrezikojnë shembjen.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2002 nė 09:44 Edit Post Reply With Quote
Si do te ndertohen rruget paralele me autostraden
Vendimi i KRTRSH-se parashikon ndertimin e dy rrugeve nga 12 kilometra te gjata, ne te cilat do te perqendrohet trafiku lokal. Ndertimi i tyre sjelle prishjen e nje sere objektesh industriale qe jane ndertuar buze autostrades si dhe nevojitet shpronesimi i 19 ha toke industriale

Superstrada Tirane-Durres, nje nga akset kryesore perballon fluksin me te madh te trafikut ne Shqiperi rreth 14000-15000 mjete njesi ne 24 ore. Si rruge e shpejtesise se larte ky arter kerkon qe levizja e mjeteve te behet sipas standarteve te kohes duke mos lejuar kalimin e mjeteve qe sherbejne per zonen industriale te zhvilluar ne te dy anet e superstrades si dhe duke shmangur aksidentet. Superstrada mban numrin me te madh te aksidenteve te koheve te fundit me pasoje vdekjen. Nisur nga keto arsye eshte pare e nevojshme ndertimi i rrugeve paralele me superstraden, ne segmentin Tirane -Vore. Ne kete segment rregullimi i qarkullimit eshte parashikuar te behet ne kryqezimin Kamez, Qafa e Kasharit dhe ne Vore. Ky eshte projekti me i fundit i qeverise, i cili ka mare miratim ne Qarkun e Tiranes dhe me pas vendimin e KRTRSH-se. Ky projekt zbatimi i te cilit pritet te nise se shpejti parashikon qe makinat apo urbanet e linjes do te kalojne nepermjet rrugeve paralele, te cilat ne pjesen me te madhe do te zhvillohen ne gjurme te reja. Rruget paralele do te mbledhin te gjithe trafikun motorik te zonave urbane, te zonave industriale dhe zonave rurale, per t'i sherbyer atyre. Qarkullimi i mjeteve te ndryshme qe nuk do te lejohen te kalojne ne autostrade, si makineri bujqesore, mjete e makineri te kantiereve, motorcikleta, mjete ushtarake nga njera ane e autostrades ne anen tjeter. Projekti ka mare parasysh edhe kthimin e autostrades ne dy korsi kalimi si dhe korsi emergjente ne te dy anet e rruges. Ne keto rruge do te levizet me nje shpejtesi me 40-60 km ne ore. Rruga ne ne krahun e djathe do te kete nje gjatesi prej 11.547 km dhe do te nise ne kryqezimin e rruges se Kamzes. Realizimi i ketij projekti do te kete edhe demet e tij ne ndertime industriale. Nje pjese e tyre i kane respektuar kushtet urbanistike, ndersa pjesa tjeter eshte ndertuar jashte kritereve duke arritur deri ne bankinen e superstrades. Keto ndertime jane parashikuar te prishen. Krahu i majte do te kete nje gjatesi prej 11.222 km. Edhe rruga e dyte do te filloje ne kryqezimin e rruges se Kamzes dhe kalon ne te njejtat kushte si rruga ne te djathte. Profili i rruges eshte i njejte me disa devijime te vogla per shkak te pengesave qe mund te hasen gjate rruges. Per ndertmin e rrugeve nevojiten te shpronesohen 11 ha toke bujqesore e kategoris se dyte, 8.5 ha e kategorise se trete, 23 ha toke truall, 20 objekte me siperfaqe 2500 metra katrore, 5 pika karburanti dhe 3 cope lavazhe.




--------------------------------------------------------------------------------
03/11/2002

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2002 nė 10:02 Edit Post Reply With Quote
Ndërtimet pa leje vonojnë punimet e hekurudhës


--------------------------------------------------------------------------------

Rreth 51 ndërtime pa leje vonojnë përfundimin e punimeve në aksin hekurudhor Shkodër-Bajzë. 15 nëntori, i përcaktuar si datë kur do të përfundojnë punimet, duket se do të dështojë, pasi aktualisht është realizuar vetëm 43 për qind e investimit. Alarmin e ka dhënë dje drejtori i hekurudhës së Shkodrës, Kujtim Vuçini. Ky i fundit dje ka pohuar se, pavarësisht nga vonesat, hekurudha do të vihet patjetër në punë deri në fund të vitit. Sipas Vuçinit, tashmë vështirësitë më të mëdha janë kapërcyer. I pyetur për arsyet e këtyre vonesave, drejtori i hekurudhës së Shkodrës sqaron se ato kanë ardhur për disa shkaqe: konkretisht kanë munguar aksesorët e nevojshëm për rikonstruksionin e plotë të hekurudhës, si edhe firmat fituese të tenderit nuk kanë pasur eksperiencën e duhur për zbatimin e projekteve të tilla. Ndërkohë Vuçini citon se pengesa kryesore mbeten ndërtimet pa leje. "Dy problemet e mësipërme janë kapërcyer, tani mbeten problem serioz rreth 51 ndërtime pa leje, të cilat shtrihen në të dyja anët e hekurudhës (nga lagjja 'Skënderbeg' deri në Golem)", shprehet ai. Nga të gjitha këto vonesa e fituar del hekurudha e Malit të Zi, e cila ka arritur të sigurojë fitime të kënaqshme nga homologia e saj shqiptare. Sipas drejtorit Kujtim Vuçini, që nga muaji prill kur ka nisur funksionimi i kësaj hekurudhe ndërkombëtare, pala malazeze është paguar me 15 mijë euro nga pala shqiptare. Në fakt kjo është qiraja për lokomotivën që ka dhënë Mali i Zi, pasi lokomotiva jonë nuk mund të vihet në punë, pa përfunduar hekurudha Shkodër-Bajzë.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-12-2002 nė 08:18 Edit Post Reply With Quote
Poci dhe Bova perurojne Uren mbi Drin
Ministri i Transportit Spartak Poci dhe Ambasadori italian Mario Bova peruruan dje uren e re mbi lumin Drin, kontribut i Qeverise italiane. Ura e re, e gjate 250 metra, se bashku me uren mbi lumin Mat dhe rehabilitimin e rruges Tapize-Fushe Kruje, eshte financuar nga Bashkepunimi italian me nje vlere prej me shume se 6 milione e gjysme euro. Punimet jane realizuar nga firma italiane Falcione.

Kryeministri italian Silvio Berlusconi se bashku me Kryeministrin Fatos Nano peruruan ne 23 tetorin e kaluar uren mbi lumin Mat, qe me gjatesine e saj prej 650 m perben uren me te gjate te Shqiperise dhe me modernen per tekniken e realizimit. Edhe punimet ne rrugen Tapize-Fushe Kruje inkuadrohen ne mbeshtetjen e rendesishme te Bashkepunimit italian ne ndihme te infrastrukturave dhe te sistemit te transportit shqiptar, me nje vemendje te vecante ne ehtesimin dhe promovimin e rrugeve te komunikimit midis qendres dhe zonave periferike te Shqiperise, me qellim sigurimin e nje zhvillimi te ekuilibruar te vendit. Keto tre vepra te rendesishme, te realizuara me kontributin e qeverise italiane, do te lejojne shkurtimin me me shume se 30 minuta te rruges Tirane-Shkoder dhe do ta bejne me te lehte lidhjen midis veriut dhe jugut te Shqiperise.

Bashkepunimi italian eshte shume i impenjuar ne sektorin e transporteve ne Shqiperi. Ne kuadrin e National Roads Project, ai kontribuon me 57.2 m euro. Pervec ndertimit te dy urave mbi lumenjte Mat e Drin dhe te rruges Tapize-Fushe Kruje (6.7 m euro,perfshire drejtimin e punimeve) bashkepunimi italian eshte i impenjuar edhe ne:

1.rrugen Elbasan-Librazhd (4.5 m euro), qe do te realizohet nga firma Ferrara (ne bashkefinancim me BERZH);

2.rruga Lushnje-Fier-Valona (21 m euro), ne faze projektimi;

3.rruga Scutari-Hani Hotit (25 m euro), ne faze pergatitore.

t.shamku

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-4-2003 nė 10:27 Edit Post Reply With Quote
Hekurudha me Maqedonine, gati studimi i fisibilitetit
Qeveria Shqiptare eshte ne perpjekje per riaktivizimin e rrjetit nderkombetar hekurudhor. Kompania TERA ka bere nje studim ne te cilin percaktohet se lidhja hekurudhore me kufirin maqedonas do te kerkoje ndertimin e afro 2.8 kilometra linje hekurudhore shqiptare me nje kosto rreth 4-5 milion dollare. Kjo linje pas asaj Shkoder-Bajze qe lidh Shqiperine me Malin e Zi do te jete e dyta qe synon te lidhe sistemin hekurudhor shqiptar me ate nderkombetar. Specialistet ne Ministrine e Transportit

thane se, kjo lidhje e re hekurudhore do te jete nje plotesim i kuadratit te Korridorit krahas transportit rrugor. Disa eksperte amerikane te instituteve ndertimore kane kritikuar vendet e rajonit per nje mungese kompakti ne zhvillimin e sistemit te transportit. Sipas tyre ende nuk ka studime qe te percaktojne se cilat linja duhet te kene prioritet zhvillimi, ato ta tranprotit, rrugor, hekurudhor apo detar. Ne 10 vitet e fundit transporti hekurudhor ka njohur veshtiresi, paaftesi ne menaxhim si dhe renie te treguesve te te ardhurave. Mjaft linja dhe mjedise per sherbimin e udhetareve jane demtuar, ndersa ulja e vellimeve te trafikut gjate viteve te tranzicionit u shoqerua me nje perkeqesim te treguesve ekonomike, financiare e teknike. Rivenia ne eficence e linjes Shkoder-Han i Hotit pritet te riktheje hekurudhat Shqiptare ne sistemin evropian hekurudhor, por kjo duhet te shoqerohet me permiresimin e teknologjise dhe te infrastruktures hekurudhore. Hekurudhat shqiptare perbehen nga 447 km linje hekurudhore kryesore, 230 km linje sekondare dhe 51 stacione operuese. Hekurudha shtrihet nga porti i Durresit dhe vazhdon drejt Tiranes, duke marre tre drejtime, ne veri me kufirin e Malit te Zi, ne Jug me stacionin hekurudhor te Ballshit, ne lindje ne stacionin hekurudhor te Pogradecit prane kufirit Maqedonas. Hekurudha nga pozicioni gjeografik i saj ka tre mundesi lidhje hekurudhore me jashte, me hekurudhat e Malit te Zi, me ato te Maqedonise dhe me Greqine. Nga ana tjeter Porti i Durresit si porta kryesore e Korridorit te Tete, e ben akoma me aktive hekurudhen shqiptare si nje hekurudhe tranzite per t'u integruar ne korridoret paneuropiane te transportit hekurudhor.




--------------------------------------------------------------------------------
13/04/2003

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-7-2003 nė 08:00 Edit Post Reply With Quote
NATO SHTRON RRUGET E DURRESIT

Durres- Forcat italiane te angazhuara ne misionin e NATO-s ne Shqiperi dhe ne operacione civile zhvillimi ne kete sezon turistik. Prej dy ditesh forcat italiane te dislokuara ne Plepa te Durresit kane nisur nga puna per te ndihmuar bashkine e qytetit bregdetar ne rikonstruksionin e nje prej rrugeve kryesore me te demtuara te tij. Trupat dhe mjetet e renda te forcave te Atlantikut Verior do te ndihmojne me punime germimi, zgjerimi dhe shtrimi me cakull ne nje pjese te rruges "Aleksander Goga" qe shtrihet qe nga mauzolumi i Deshmoreve deri ne Spitalle, afro 2,6 kilometra rruge. Kjo eshte nje nga rruget me te demtuara te qytetit-port dhe ndonese pergjate saj ndodhen nje varg organesh dhe objektesh te rendesishme te jetes publike, si drejtoria e policise se qarkut, spitali rajonal, varrezat e qytetit dhe dhjetra godina banimi, pushteti lokal vuri dore mbi te, vetem ne mbarim te mandatit elektoral. Fillimi i javes ka shenuar dhe fillimin e punes per forcat ushtarake dhe mjetet e tyre. Puna ka nisur ne zonen e Spitalles dhe eshte ne vazhden e bashkepunimit te vendosur midis bashkise se qytetit dhe forcave te NATO-s ne vendin tone. Bashkia e Durresit nepermjet keshillit bashkiak pati akorduar nje fond prej 28,5 milione lekesh per blerjen e materialeve qe do te sherbejne per rikontruksionin e rruges, ndersa nje pjese te mire te punimeve do te kryhen falas nga ushtaraket italiane. Nderhyrjet e bera nder vite dhe ne menyre intensive nga filiali i Albtelekomit dhe ndermarrja e Ujesjellesit, por dhe individet kane cuar ne degradimin e plote te rruges "Aleksander Goga" qe perballon nje trafik te ngarkuar automjetesh te tonazheve te ndryshme. Ndersa te shumte jane ata qe shkojne te pushojne ne plazhin e madh te Durresit, ushtaraket e NATO-s kane ndermarre nje tjeter veprim ne sherbim te komunitetit qytetar te Durresit, riparimin e nje aksi te demtuar rrugor. Pervec angazhimit, sherbimeve dhe punes falas, qytetaret durrsake besojne dhe jane te bindur se fale ushtarakeve te huaj puna qe do te behet do te jete dhe teper cilesore.

V.Qyrfyci

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-7-2003 nė 08:07 Edit Post Reply With Quote
Tirana -Metropol, linja tramvaji e kalime nentokesore
Plani Rregullues i Tiranes per dy dekadat ne vazhdim parashikon zgjatjen e Bulevardit pergjate Bregut te Lumit, ndertesa gjigande, dy linja tramvai pergjate Bulevardit kryesor dhe lumit Lana, kalime nentokesore prane Pazarit te Ri

Dy linja tramvai pergjate Bulevardit dhe Lanes, nenkalime ne zonen e Pazarit te Ri, ndertesa gjigande pergjate bregut te Lumit deri ne Paskuqan, ku do te vazhdoje Bulevardi, ky eshte perfytyrimi i arkitekteve per Tiranen e ardhshme.

Prej dy vjetesh nje grup urbanistesh, inxhinjeresh dhe arkitektesh po pergatisin Planin Rregullues te Tiranes, i cili do te percaktoje te ardhmen e infrastruktures, arkitektures dhe urbanistikes se kryeqytetit. Per kete eshte ngritur Njesia e Palnit Rregullues te Tiranes. Mendohet te jete nje pune qe mund te zgjase 3 deri 5 vjet, ku natyra njerezore do te vizatoje ne harta zhvendosjen e zhvillimit drejt periferive, kryesisht drejt veriut. Synimi i ketij procesi eshte percaktimi i nje sistemi rregullator te planifikimit, baze e te cilit per momentin eshte ligji i Urbanistikes (1998) dhe Plani rregullues i Tiranes i hartuar ne vitin 1989, i cili eshte ende ne fuqi. Plani i ri Rregullues synon te ndryshoje Tiranen nga nje qytet te shperndare me zona banimi te krijuara ne menyre te rastesishme, drejt nje qyteti kompakt. Keshtu eshte menduar te zoterohet metropoli ne 20 vjetet e ardhshme pas hartimit te Planit Rregullues.

Periferite jane ato pika ku "nxehtesia" do te marre trajta te rendesishme stimuluese. Ne kete konteks eshte menduar te zgjatet Bulevardi Deshmoret e Kombit edhe nje here sa eshte deri ne lumin e Tiranes, Bregu i Lumit. Sakaq ne kete zone do t'i meshohet ndertimit te qendrave gjigande te biznesit.

Dy parqe te medhenj do t'i shtohen kreqytetit, Parku i Paskuqanit dhe Parku i Farkes. Nga ana tjeter nje brez jeshil do te shoqeroje gjthe lumin e Tiranes i cili (ne ngjashmeri me profilin e rehabilituar te Lanes) do te zgjatet deri ne rrugen e Elbasanit per t'ju bashkengjitur unazes se madhe te qytetit (ende te pandertuar). Interesante do te jete brezi pergjate lumit te Lanes i cili sipas parashikimeve do te krijoje ishuj te gjelber dhe siperfaqe ujore ne rrugetimin e tij nga burimi i Lanes (ne Lanabregas) deri ne Berxulle aty ku derdhet. Sipas urbanisteve Lana mendohet ti bashkohet autostrades deri ne Rinas. Plani rregullues perfshin edhe krijmin e dy linjave te rendesesishme te transportit qe mendohet te pershkojne Bulevardin Deshmoret e Kombit nga Universiteti deri ne lumin e Tiranes aty ku do te ndertohet nje qender e madhe polifunksionale. Linja tjeter do te pershkoje gjithe gjatesine e Lanes ne te dy krahet e saj. Sipas Planit Rregullues per here te pare ne keto linja do te shfrytezohet transporti me tramvaj.

Deri tani ka perfunduar studimi i Selites, zones prane fushes se Aviacionit, ku kane mesymur ndertimet pa leje, nje pjese e te cilave bllokon infrastrukturen. Ne sheshin Avni Rustemi dhe Pazarin e Ri mendohet qe te kete nenkalime tokesore. D.Xh




--------------------------------------------------------------------------------
09/07/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2004 nė 09:43 Edit Post Reply With Quote
Greket ndertojne Egnatian, shqiptaret nuk kane
projekte per Korridorin 8
Shqiperia e ka braktisur ndertimin e Korridorit 8.
Firmat e huaja kane tejkaluar afatet. Ministria e
Transportit, asnje sanksion ligjor . Ndersa ne vitin
2001 shteti helen do te prese shiritin e pwrurimit te
"Odhos Egnatia", homologu shqiptar ende nuk ka filluar
punimet e paraleles shqiptare qe perben Korridorin
8-te



Gjergji Erebara

Greket kane marre mbi 450 milione Euro nga Bashkimi
Europian per ndertimin e nje autostrade nga Gumenica,
ne Detin Jon, deri ne Stamboll, duke kaluar prane
portit me te madh grek, Selanik. Athina e ka emeruar
autostraden e pare ne territorin e saj si "Odhos
Egnatia", cuditerisht dhe jo pa qellim, duke perdorur
te njwjtin emer me rrugen e vjeter romake, qe nuk ka
kaluar kurre ne territorin helen, fragmente te se
ciles jane zbuluar ne te gjithe Shqiperine e mesme.
Per me teper, fragmente te kesaj rruge u shkaterruan
pak muaj me pare prane Librazhdit nga firma Maqedone
"Mavropi", pasi "pengonin" ndertimin e autostrades.
Romaket ishin shume te interesuar per lidhjen e
dominimeve te tyre ne lindje me kryeqytetin e
perandorise. Per kete arsye, nga Durresi deri ne
Kostandinopojen e atehershme ndertuan nje rruge me
emrin "Egnatia". Rruga ishte e shtruar me kalldrem dhe
kishte gjeresi mesatare 6 metra. Ne mesjete
Venedikasit interesoheshin per rruget lidhese me
lindjen dhe per kete arsye kerkonin me cdo kusht
dominimin e porteve me te rendesishme ne bregdetin
Adriatik. Keshtu Durresi u dominua nga venecianet deri
ne fund te shekullit te 16. Por te gjitha keto i
perkasin historise. Kater muaj me pare, gjate Panairit
te dyte te Levantes ne Tirane, Komisari i panairit
Francesko Divela, dha ne menyre jozyrtare alarmin mbi
punimet per Korridorin Lindje-Perendim te njohur nga
te gjithe si Korridori 8. "E ndersa jemi duke
diskutuar Korridorin Paneuropian nr. 8, qe duhet te
lidhe detin Adriatik me detin e Zi, nepermjet rrugeve
te Shqiperise, Maqedonise dhe Bullgarise, ne Greqi
jane duke perfunduar paralelen, nga Gumenica ne
Stamboll. Duke kaluar nga porti i Selanikut,
aktualisht me i privilegjuar per levizjen nga, dhe per
ne Ballkan", ka deklaruar Divela. Ceshtja u alarmua
edhe me shume pas promemories qe qeveria Italiane i
dergoi qeverise Shqiptare nepermjet ministrit te saj
per Tregtine e Jashtme, Umberto Ranieri. "Pse i vononi
punimet per Korridorin 8", pyesnin Italianet qeverine
Shqiptare. Nepermjet gjuhes diplomatike, te njwjten
gje e kerkoi edhe Ambasadori amerikan ne Tirane. "Mos
u merrni me zgjatimet, por me Korridorin", tha
Limpreht gjate nje takimi me ministren shqiptare te
Transportit, Ingrid Shuli.
Skandali ngeci ne Tiranen zyrtare gjate veres se
kaluar me lajmin se dosja e perpiluar per ndertimin e
Korridorit 8 ka humbur. Lajmi u pergenjeshtua
zyrtarisht, por dosja, e cila mendohet te kete humbur,
nuk u be kurre publike. Ekspertet shqiptare te
Rrugeve, punonjes te Drejtorise se Pergjithshme
pohojne jozyrtarisht se ndertimi i Korridorit 8 eshte
braktisur perfundimisht. "Ne nuk drejtojme politiken e
rrugeve apo te Korridoreve, por merremi me ndertimin e
segmenteve, te cilat na i ngarkojne", thone zyrtaret
me te larte te DPR-se.

Korridoret dhe interesat ballkanike

Greqia sheh se ndertimi i Korridorit 8 do te sjelle
zhvleresimin e flotes se saj detare tregtare

Ceshtja eshte se vende te ndryshme interesohen per
ndertimin sa me pare te korridoreve te ndryshme per
lidhjen e Lindjes me Perendimin. Dy nga keto Korridore
kalojne ne vendin tone. Italia interesohet per
ndertimin e Korridorit 8 dhe zgjerimin e portit
shqiptar te Durresit, pa te cilin vete korridori nuk
ka kuptim. Greqia nga ana e saj sheh se ndertimi i
ketij Korridori do te sjelle uljen e punes ne Portin e
Selanikut, si dhe zhvleresimin e flotes se saj detare
qe konsiderohet si nje nga flotat me te rendesishme
tregtare ne detin Mesdhe. Ne kete menyre, ne plan te
pare del perplasja mes Italise dhe Greqise. Greqia nuk
mund ta perballoje Italine ne Bashkimin Europian. Kjo
sepse Italia mbulon me financim 15 per qind te arkes
se perbashket, ndersa Greqia eshte vetem perfituese.
Athina konsiderohet nga diplomacia gjithashtu si vendi
qe perfiton me shume nga Bashkimi Europian dhe i hap
me shume telashe atij.
Ne kete menyre, te dy vendet perplasen ne Tirane.
Qeverise Shqiptare i duhet te zgjedhe keshtu
prioritetin mes dy Korridoreve. Zoti Ilir Meta, ne ate
kohe nenkryeminister, deklaroi se per vendin tone te
dy Korridoret do te jene prioritare dhe se mes tyre
nuk do te kete pergjedhje. Por faktikisht vemendja e
qeverise Shqiptare eshte perqendruar ne sektoret e
autostradave jugore.
Ish-ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Gaqo
Apostoli, nenshkruajti kater marreveshje me vlere te
pergjithshme prej rreth 50 milione dollare ne tre
ditet e fundit te mandatit te tij. Tre prej tyre
kishin te benin me segmente te ndryshme te
autostradave jugore. Gjithcka vendoset ne Ministrine e
Puneve te Jashtme te drejtuar nga socialdemokrati Milo
dhe ne Ministrine e Puneve Publike dhe Transportit,
ministri e cila gjate dy viteve te fundit eshte
kontrolluar gjithashtu nga partia Socialdemokrate.
Edhe gjate ndarjes se fundit te MPPT-se ne dy
ministri, Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve kaloi ne
menyre te cuditshme nen vartesine e Ministrise se
Transportit drejtuar nga socialdemokratja Shuli.
Punimet ne Korridorin 8 ne tre vendet ku ai do te
kaloje sipas Bankes Boterore kane ecur me mire ne
Maqedoni. Per te kontrolluar cilesine e punimeve
maqedonasit kane ndjekur nje skeme te thjeshte: Firmat
sipermarrese i kane ndertuar autostradat ne baze te
kontratave te vecanta me nga pese kilometra autostrade
secila. Pasi kontrollohet cilesia e punimeve ne pese
kilometrat e para, vihet ne zbatim kontrata per pese
kilometrat e tjerw. Fillimisht e njwjta skeme u perdor
edhe ne vendin tone ne ndertimin e autostrades
Tirane-Durres, pjese e domosdoshme e Korridorit 8. Ne
Maqedoni autostradat u ndertuan me gjashte korsi, nga
dy korsi per cdo krah si dhe dy korsi ndihmese. Ne
Shqiperi plane te tilla ka vetem per autostraden
Tirane-Durres.

Pak histori mbi Korridoret

Nje samit i madh i vendeve Europiane plus atyre te
Europes lindore si dhe Turqise u mbajt ne vitin 1994
ne Helsinki. Ne te u caktuan afatet si dhe rregullat
per ndertimin e Korridoreve. Me kembenguljen e
Gjermanise dhe Italise, Korridori 8 u vu ne plan te
pare. Greqia kerkoi qe Korridori te kalonte nga
territori i saj, por kerkesa u hodh poshte pasi kjo
gje linte jashte Maqedonine. Diplomacia e sheh
Maqedonine si pike kyce per stabilitetin politik te
Ballkanit, per kete arsye ky shtet eshte me i
privilegjuari persa i perket investimeve. Te njwjten
gje Ambasadori grek ne Tirane e kerkoi ne menyre
joprotokollare ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise.
Disa nga rregullat per ndertimin e Korridoreve ishin:
. Korridoret jane rruge nderlidhese jokonkuruese mes
tyre.
. Nje korridor duhet te kaloje minimalisht ne dy
kryeqytete, (ne rastin tone Tirane dhe Shkup).
. Nevojitet nje pike karburanti per cdo 40 kilometra
korridor dhe nje qender spitalore per cdo 20
kilometra.
Persa i perket afateve u tha se Korridori me te gjitha
aspektet e tij, perfshire Gazsjellesin dhe
Naftesjellesin, ne rastin tone do te perfundoje se
ndertuari ne vitin 2020. Pervec ndertimit te linjave
automobilistike apo hekurudhore, Korridori nenkupton
edhe perafrimin e legjislacionit fiskal, apo doganor
te vendeve pjesemarrese.

Shqiperia dhe korridoret

Marreveshja e pare per te ndertuar nje Korridor ne
vendin tone u firmos ne vitin 1988 nga qeveria e
atehershme komuniste. Korridori kalonte pergjate te
gjithe bregdetit Dalmat-Ilir deri ne Greqi. Projekti u
braktis per shkak te luftes ne Ish-Jugosllavi si dhe
nga kundershtimi i qeverise italiane. Aktualisht, nuk
ka nje projekt konkret per nje Korridor te tille. Per
ndertimin e Korridorit 8 jane angazhuar me financime
nje sere vendesh ku Italia ze vendin me te rendesishem
ne grante, ndersa Banka Boterore ze vendin me te
rendesishem ne kredi. Faktikisht punimet per
Korridorin 8 kane filluar vetem ne segmentin
Tirane-Durres, ku qeveria italiane ka sponsorizuar 17
milione dollare. Te gjitha investimet e tjera per kete
Korridor, ose jane grante te qeverive te interesuara
per kete ceshtje, ose bejne pjese ne programin e
Bankes Boterore mbi Rruget Nacionale. Projekti kap
shifren e 66 milione dollareve, por deri ne muajin
tetor te vitit te kaluar jane disbursuar vetem 7,7
milione dollare. Sipas materialeve te shperndara nga
Banka Boterore, Projekti ka per qellim te rihabilitoje
dhe te ndertoje segmente te reja ne segmentin
Lindje-Perendim-Veri, pa kaluar ne Jug. Ne baze te
projektit do te rihabilitohen, apo ndertohen gjithsej
90 kilometra rruge. 60 kilometra i perkasin
Korridorit, ndersa 30 te tjera jane segmente te
ndryshme te ndertuara nga Fushe-Kruja ne Lezhe.
Segmenti Rrogozhine-Elbasan po ndertohet aktualisht
nga firma turke Behashe dhe ka gjatesine 20 kilometra
rruge. Rruga do te kete gjwresi 9,5 deri ne 11 metra
pra do te jete me dy korsi.
Segmenti Elbasan-Librazhd eshte ende ne pergjedhje te
sipermarresit, ndersa financimi eshte marre persiper
nga BERZH. Librazhd-Qukes i eshte ngarkuar firmes
maqedone Mavropi.
Marreveshja ka vleren e 15 milione dollareve. Segmenti
i fundit Qukes-Qafethane financohet nga fondi
kuvaitjan me 8,5 milione dollare. Persa i perket te
ashtuquajturit Korridor Veri-Jug, punimet per te kane
filluar gjithashtu ne Durres.
Firma Greke Sarandopullos ka marre persiper ndertimin
e segmentit Durres Rrogozhine, me kater kalime dhe
burime specialistesh dhe zyrtaresh qe s'pranojne
identifikim thone se ne vend te ndertoje Korridorin
shqiptar, ajo paguhet nga Greqia dhe qeveria
shqiptare. Nga e para per te sabotuar punimet e
ndertimit, kurse nga ajo shqiptare per tejkalimin e
afateve. Kontrata mes Qeverise Shqiptare dhe firmes ka
mbaruar me date 19 janar 2000. Ne baze te kontrates
Sarandopullos detyrohet t'i paguaje shtetit shqiptar
mbi 20 mije dollare per cdo dite vonese. Por firma
greke thote se vonesat jane shkaktuar nga puna e dobet
e shtetit shqiptar ne shpronesimet e tokes, mbi te
cilen do te kaloje autostrada. Shpronesimet per kete
arsye jane ne ngarkim te Ministrise se Bujqesise.
Segmenti tjeter Rrogozhine-Lushnje eshte nje kontrate
e nenshkruar gjithashtu ne ditet e fundit te punes se
tij si minister nga ana e zotit Gaqo Apostoli.
Kontrata ka nje vlere prej 17 milione Eurosh per 18
kilometra autostrade. Gjeresia mesatare do te jete 23
metra dhe rruga do te kete kater kalime. Marreveshje
tjeter qeveria ka nenshkruar me firmen "Mavropi" per 8
kilometra autostrade nga Kakavija ne Gjirokaster.
Ekziston edhe nje marreveshje per nje segment
autostrade nga Kapshtica ne Korce.
E gjithe kjo do te thote se punimet per Korridorin 8
nuk kane filluar ende ne vendin tone, pasi te gjitha
punimet ne gjurmet e projektit bejne pjese ne nje
program qe nuk merret posacerisht me Korridorin, por
me rruget kombetare ne pergjithesi. (Projekti i Bankes
Boterore)

Firmat ndertuese manipulojne ndertimin e rrugeve

Firmat e huaja ndertuese qe merren me ndertimin e
rrugeve ne vendin tone kane shenuar vonesa te
jashtezakonshme ne fillimin dhe perfundimin e
punimeve. Pothuajse te gjitha ato akuzohen nga
ekspertet shqiptare, por edhe nga supervizoret,
kompanite e tjera qe mbikeqyrin cilesine e punimeve,
per pune te dobet. Dhe si kane ecur ato midis
"binareve" shqiptare?
Firma greke Sarandopullos i filloi punimet vetem nje
vit pas nenshkrimit te kontrates dhe megjithwse afati
i perfundimit i ka kaluar disa here i vazhdon dhe i
nderpret ato sa here te deshiroje. Ne veren e vitit te
kaluar Sarandopulos nenshkruajti nje marreveshje
private me firmen tjeter qe merret me ndertimin e
rrugeve, italianen Falcione. Marreveshja konsistonte
ne bashkimin e makinerive me qellim shpejtimin e
punimeve. Firma greke akuzohet gjithashtu, per cilesi
te dobet te punimeve. Ekspertet shqiptare thone se
pjeset e asfaltuara te autostrades Durres-Rrogozhine
jane shtruar me nje deri ne dy shtresa asfalti me pak.
Asfalti eshte nje nga pjeset me te kushtueshme ne
ndertimin e rrugeve. Zakonisht ekspertet e llogarisin
me 51 mije leke te vjetra per cdo meter katror. Sipas
standarteve europiane shtresa e asfaltit duhet te jete
pese centimetra. Me pergjysmimin e shtreses se
asfaltit ne 20 kilometra rruge mund te fitohen 500
mije deri ne 1 milion dollare. Gjithashtu
Sarandopullos akuzohet se e ka ndertuar rrugen me
zhavorr lumi dhe jo me gure mali, gje qe shkel kushtet
teknike. "Guret e lumit per shkak te rumbullaktesise
nuk arrijne te zene vend, kwshtu qe rruga e ka jeten
deri dy here me tw shkurter se zakonisht",
argumentojne specialiste te drejtorise se rrugeve.
Nderkohe, supervizori i caktuar per mbikeqyrjen e
firmes greke ka deklaruar se eshte shume i pakenaqur
me cilesine e punimeve. Supervizori pranoi gjithashtu
se vonesat ne shumicen e rasteve jane shkaktuar nga
shteti shqiptar.
Firma turke Behashe i filloi punimet 11 muaj pas dates
se caktuar dhe vetem 9 muaj nga skadimi i kontrates,
ne fillim te vitit te ardhshem. Drejtues te kesaj
firme si dhe perfaqesues te qeverise se Ankarase
deklaruan diten e fillimit te punimeve se vonesat jane
shkaktuar nga kriza e Tiranes me 14 shtator '98, si
dhe nga lufta ne Kosove e vitit te kaluar. Ato
premtuan gjithashtu se do t'i mbaronin punimet brenda
afatit te caktuar, mirepo ky kufi eshte shkelur disa
here dhe asnje "gjemb" nuk i ka hyre firmes turke qe
se bashku me homologet e tjera vetem kerkojne te
zhvasin fonde shtese per te paguar demtimet e
"gushteve" te shtetit shqiptar.
Firma maqedone "Granit" i ka filluar gjithashtu
punimet per segmentin Rrogozhine-Lushnje me 8 muaj
vonese. Ajo akuzohet se eshte perdoruesja me e madhe e
zhavorrit qe 9 makineri perpunuese marrin nga shtrati
i lumit Shkumbin, kur shume prej shfrytezuesve te
ketij lumi nuk zoterojne lejet perkatese dhe e
shfrytezojne lumin ne menyre te jashteligjshme. Kjo
firme duhet ta dorezoje autostraden e perfunduar me 15
prill 2000. "Graniti" pergatiti edhe nje feste te
madhe peruruese me gusht te vitit te kaluar. Festa nuk
u realizua pasi disa nga qeveritaret shqiptare te
ftuar nuk pranuan te marrin pjese ne kete reklame per
shtyp.

BEI: Shqiperia s'di te thithe investimet

Disa dite me pare Banka Evropiane e Investimeve ka
dhene nje deklarate, nepermjet te ciles e konsideron
teresisht te paafte shtetin shqiptar per te thithur
investimet e huaja per korridoret dhe rruget. "Rritja
e investimeve dhe shpejtimi i ndertimit te autostrades
Tirane-Durres si dhe i Korridorit 8 varet nga
konsolidimi i shtetit shqiptar si dhe nga ekzistenca
atje e nje administrate te afte. Projektet per
Ballkanin arrijne ne rreth 9 miliarde Euro dhe
bashkesia nderkombetare eshte e gatshme ta mbeshtese
Shqiperine ne rast se qeveria e saj eshte e afte te
levize nga vendi", deklaroi Walter Cernoia, drejtor i
departamentit per Europen Qendrore dhe Lindore ne BEI,
duke sqaruar se banka ka ngritur sakaq nje grup te
posacem pune per investimet ne Ballkan. Projektet e
saj ne rrjetin energjetik shqiptar, ne rehabilitimin e
Portit te Durresit si dhe per vete Korridorin 8 kapin
shifren e 68 milione Eurove. Shuma te tjera parash
jane mbi tryeze, por per t'i terhequr ato nevojiten
projekte konkrete strategjike. Edhe me pare BEI e ka
akuzuar Shqiperine si te paafte per thithjen e fondeve
dhe mbikeqyrjen e investimeve. Per portin e Durresit
eshte interesuar njekohesisht qeveria italiane si dhe
Opec, Organizata Boterore e Naftes si edhe Shtetet e
Bashkuara te Amerikes. Te vetmit qe vazhdojne
indiferencen e tyre jane qeveritaret shqiptare, ne
dosjet e te cileve nuk duken projekte prioritare.

Projektet e rrugeve, kredite dhe sa ka thithur
Shqiperia

Projekti i Rrugeve Kombetare, 66 milione dollare. 25
milione kredi nga BB 35 milione bashkefinancime nga
Italia, Kuvajti, BERZH, Phare. Pa financim kane mbetur
6 milione dollare. Te thithura nga Shqiperia, 7,7
milione deri me tetor '99.
Projekti i Rrugeve Rurale, 33,6 milione dollare. 15
milione kredi nga BB, 16,2 milione nga Italia. Pa
financim 2,4 milione dollare. Te thithura nga
Shqiperia 12,9 milione me tetor '99.
Projekti i mirembajtjes se Rrugeve, me vlere ende te
pacaktuar. Kredia nga BB kap shifren e 25 milione
dollareve. Faza tjeter e punes fillon me maj 2000.
Projekti i Portit te Durresit, me vlere 23 milione
dollare. 10 milione jane kredi nga BB, 12 milione nga
Fondi Opek dhe Italia. Te thithura nga shteti shqiptar
1,1 milion deri me tetor '99.
Gjithsej te premtuara: 144,6 milione dollare.
Te thithura prej shtetit shqiptar: 21,7 milione
dollare.

Nuk e di burimin e ketij shkrimi!
Ka mundesi kj shkurt 2000





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2004 nė 09:48 Edit Post Reply With Quote
KOHA JONE
8.2.2000

Dy ministrat kane nenshkruar per ndertimin e "Odhos Egnatia" greke
Ish ministri Gaqo Apostoli dhe Ingrid Shuli kane vulosur mosndertimin e
Korridorit 8-te. Me firmen e hedhur pjesetaret e qeverise sone i kane dhene
Greqise 450 milione Euro per ndertimin e rruges "Egnatia", ndersa Shqiperia
nuk ka perfituar asnje kacidhe per Korridorin 8-te, qe eshte frymemarrja e
ekonomise

Gjergji Erebara

Ish Ministri i Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve, Gaqo Apostoli,
dhe kolegia e tij e dikasterit te sotem te transporteve Ingrid Shuli, kane
firmosur ndertimin e paraleles greke te Korridorit te 8-te shqiptar, qe
kalon nga Gumenica ne detin Jon dhe perfundon ne kryeqytetin turk Stamboll,
nderkohe qe punimet per segmentet e ketij korridori qe kalon ne vendin tone
ende nuk kane filluar. Akoma me tej, ndersa per marrjen e 450 milion Euro
nga shteti grek per ndertimin e rruges "Egnatia", apo sic e therrasin greket
"Odhos Egnatia", ne Bruksel ka firmosur Apostoli dhe me vone kete e ka
miratuar edhe Shuli, nuk rezultojne te kene bere te njejten gje pjesetaret e
qeverise greke per t'i akorduar fonde Shqiperise lidhur me Korridorin 8.
Nderkohe qe ne 2001 "Egnatia" greke pret shiritin e perfundimit, firma greke
"Sarandopulos" ka shkaktuar bllokimin e punimeve per ndertimin e vete
Korridorit 8, e cila duhet ta pershkoje vendin tone nga Durresi ne Elbasan
-Qafethane per te perfunduar ne Burgas te Bullgarise. Te gjitha keto i kane
deklaruar ish punonjes te kabinetit te meparshem te ministrise se Puneve
Publike dhe Ndertimin. Sipas tyre: "Ministri i meparshem Gaqo Apostoli,
gjate nje vizite ne Bruksel ne vitin 1998 ka nenshkruar per llogari te
shtetit grek ndertimin e autostrades qe greket e quajne "Odhos Egnatia",
paralele me projektin e Korridorit 8. Pas Apostolit, projekti u miratua dhe
u vulos perfundimisht nga ministrja aktuale e Transportit, zonja Ingrid
Shuli". Me deklaraten e tyre ish pjesetaret e kabineteve ministrore kane
zgjeruar gjithmone e me shume skandali per mosndertimin e Korridorit 8. Per
te paraqitur projekte me rendesi nder-rajonale ne Komisionin Europian te
Brukselit (qeveria Bashkimit Europian), nevojiten dy deri ne tre vende te
interesuara. Per kete arsye, firmes se homologut grek iu shtua edhe ajo e
ministrit Shqiptar. Me kete rruge greket arriten te fitojne nje shume te
jashtezakonshme prej 450 milione EURO me te cilat po ndertojne aktualisht
autostraden e tyre. Por, per te justifikuar firmen shqiptare perballe
donatoreve, greket ndihmuan per ndertimin e dy zgjatimeve te Korridorit, te
cilat pershkojne Shqiperine deri ne kufirin grek. Ne kete menyre Athina
caktoi "de fakto" devijimin e Korridorit 8 dhe kalimin e tij neper
territorin e tyre. Nderkohe, zgjatimet e ketij korridori qe kalojne ne
vendin tone nuk mund te vihen ne pune pa kryer dy investime te permasave te
medha sic jane, zgjerimi i portit te Durresit dhe ndertimi i segmenteve nga
kufiri shqiptar ne pikat e lidhjes me autostraden "Odhos Egnatia". Projekti
i pare per zgjerimin e portit te Durresit nuk ka ecur pothuajse fare dhe
pergjegjesite per kete bien gjithashtu mbi ministren aktuale, Ingrid Shuli.
Nga 23 milione dollare qe e ka vleren i gjithe projekti, qeveria Shqiptare
ka arritur te thithe vetem 1 milione dollare. Nga ana tjeter, funksionimi i
te ashtuquajturit Korridori 10, varet krejtesisht nga deshira greke per
ndertimin e segmenteve qe kalojne ne territorin e saj. Deri tani Athina nuk
ka hedhur asnje kacidhe per zgjerimin e rrugeve nga Kakavija dhe Kapshtica,
deri ne piketakimin me autostraden Gumenice-Stamboll. Duke qene keshtu
zhvillimi ekonomik i Shqiperise varet nga vullneti i Athines.

Sarandopullos, firma qe shkaterroi rrugen Durres-Rrogozhine

Firma greke "Sarandopullos", pak dite me pare, ka kerkuar zyrtarisht
zgjatjen e afatit te kontrates se saj me shtetin shqiptar edhe per tre muaj.
Firma greke, qe ka hyre ne territorin tone qysh ne kohen e qeverisjes se
Meksit, e ka bere kerkesen e saj dyjave pas perfundimit te kontrates me 20
janar 2000, per te bere te mundur perfundimin e punimeve per ndertimin e
autostrades. Nderkohe firma greke eshte akuzuar gjithashtu nga eksperte
shqiptare per punime jashte te gjitha normave teknike. "Ka zhvatur me ane te
shkurtimit te numrit te shtresave te rruges si dhe me hollimin e shtreses se
asfaltit", thone ekspertet. Gjithashtu firma greke ka ndryshuar vazhdimisht
grafikun e punimeve duke shkaktuar vonesa te jashtezakonshme. Guret e lumit
te perdorura per krijimin e trasese nuk ruajne dot qendrueshmerine, per kete
arsye, sipas eksperteve se shpejti do te nevojitet ndertimi i nje rruge te
re. Megjithate ekspertet thone se ne rast se qeveria do te kryeje kontrolle
te rrepta mbi firmen mundet te "rregullohet" dicka sepse vepra me e madhe,
mbikalimi i ures se Dajlanit ende nuk ka perfunduar. Ekspertet shpresojne qe
mbikalimi i Dajlanit te mos kete te njejten cilesi me uren e Rinasit prane
Vores. Mbikalimi i Rinasit u ndertua pa llogaritur as fleksibilitetin e
nevojshem te shkaktuar nga kalimi i automjeteve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-10-2004 nė 06:14 Edit Post Reply With Quote
E Hene, 04 Tetor 2004


KONCESIONI, MENYRA E RE PER TE NDERTUAR RRUGE

Teuta Shamku

Ndertimi i akseve te reja me koncesion nga firma te huaja eshte forma qe kohet e fundit po diskutohet seriozisht nga specialistet e rrugeve. Jane disa kompani te huaja te specializuara ne ndertimin e rrugeve, qe kane paraqitur kerkesat e tyre prane Ministrise se Transporteve dhe Telekomunikacioneve per te marre me koncesion akse rrugore ne vendin tone. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve bejne te ditur se keto kerkesa po studiohen nga specialistet perkates. Interesi i firmave te huaja mbetet ende ne fazen studimore, pasi Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, ende nuk ka vendosur per te dhene ndonje rruge me koncesion. Specialistet e vleresojne kete forme ndertimi te rrugeve si efikase, pasi behet fjale edhe per akse shume te rendesishme te korridoreve shqiptare.



Kompanite qe kane shprehur interes

Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve bejne te ditur se nje nga kontraktoret e huaj qe kane shprehur interes eshte kompania greke "Riviera J.V", e cila ka kerkuar marrjen me koncesion te autostrades Rrogozhine-Peze, Degezim Tirane-Vore-Thumane. Specialistet shpjegojne se per kete aks po kryhet studimi i fizibilitetit. Projekti paraprak parashikon ndertimin e 2 autostradave me kater kalime te ndara, 2 vajtje dhe 2 ardhje, sipas standardeve bashkekohore. Ndertimi i autostrades Rrogozhine-Thumane parashikon paraprakisht nje investim prej rreth 100 milione euro, ku perfshihet edhe projektimi dhe supervizioni i punimeve te zbatimit. Sipas nje gjurme paraprake, autostrada Rrogozhine- Thumane parashikohet te kete nje gjatesi rreth 60 kilometra. Autostrada do te perfshihet ne korridorin kombetar Veri-Jug, Hani i Hotit-Kakavije. Ajo kalon neper rajonin Tirane-Durres, qe aktualisht e ne te ardhmen do te jete rajoni me zhvillim me te madh

e me popullsine me te dendur te vendit. Kjo autostrade jo vetem qe do te shkurtoje distancen e aeroportit te Rinasit me Veriun dhe Verilindjen e vendit, por do te lehtesoje se tepermi levizjen e

qarkullimin e brendshem e ate nderkufitar me shtetet fqinje, si Mali i Zi e Greqi.

***

Kompania gjermane "STRABAG" do te marre me koncesion segmentin rrugor Rreshen-Kalimash, pjese e rruges Durres-Kukes-Morine. Ne nentor pritet nenshkrimi i kontrates, nderkohe qe ne fillim te vitit 2005 pritet te behet efektiv edhe koncesioni i kesaj rruge. Sipas drejtuesve te Ministrise se Transportit, aksi rrugor Rreshen-Kalimash eshte nder me te veshtiret dhe te kushtueshmit per t'u ndertuar. Po keshtu, kompania e Emirateve te Bashkuara, qe po nderton aeroportin e Kukesit, ka shprehur interes per te marre me koncesion tunelin qe kalon masivin e Kalimashit, me gjatesi 6 kilometra. Interesa per akse te rruges Durres-Kukes ka shprehur dhe nje kompani austriake. Ndersa, kompania italiane e ndertimit "Rizzni de Eccher" me seli ne Udine te Italise ka paraqitur ne Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit oferten per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, pjese e rruges Durres - Kukes-Morine. Sipas kesaj oferte, kompania italiane e

ndertimit ka gjetur dhe kredine prej 220 milione euro e cila do te jepet nga dega e Milanos, te bankes gjermane EestLB AG.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6266119 sekonda, 49 pyetje