Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Infrastruktura ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 7-10-2004 nė 07:57 Edit Post Reply With Quote
Aeroporti i Sarandes, nis studimi i leverditshmerise
E Enjte, 07 Tetor 2004
Ndertimi i nje Aeroporti ne Sarande eshte vene ne qender te objektivave te Ministrise se Transporteve per ringritjen e linjave te brendshme te transportit ajror. Per kete qellim ministri, Spartak Poci, ka shkuar ne Sarande dhe Gjirokaster per te pare nga afer investimet qe do te kryhen ne keto qytete ne rruge, Porte dhe Aeroporte. Aeroporti I Sarandes eshte ne fazen e studimit te fizibilitetit. Aktualisht, po percaktohen tre variante per vendin e ndertimit te Aeroportit. Njeri variant ka te beje me Aeroportin ekzistues, i cili deri tani ka funksionuar per avionet e bujqesise apo helikopteret. Nje variant tjeter eshte ne fushen e Vurgut dhe tjetri ne fushen e Vrionit. Jane grumbulluar te gjitha te dhenat dhe eshte bere gati projektideja. Studimi i fizibilitetit do te perfundoje ne dhjetor. Me perfundimin e ketij studimi, do te konkludohet se kush do te jete tipi i aeroportit, permasat e tij, vendi ku do te ndertohet, kapaciteti, trafiku i pasagjereve, numri i avioneve qe do te ulen e do te ngrihen, terminali, zona kombetare ku do te perfshihet etj. Ky Aeroport, synon te perfshije transportin e brendshem, levizjet turistike, etj.

korrieri

Sa aeroporte ka ne RSH?

Mesa di une ka nje civil:

Aeroporti Nene Tereza ne Rinas

Dhe mendohet te ndertohet nje ne Kukes.

Tani ky ne Sarande.

Aeroporte ushtarake di qe ka ne Gjader, diku afer Shkoderes dhe diku afer Vlores ( sakte nuk e di).

PS

Rasti me solli te jem prape ne aeroportin e München, jam mrekulluar nga ndryshimet qe ishin bere.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-10-2004 nė 07:59 Edit Post Reply With Quote
Sa porte detare ka RSH?

Une di:

Porti i Shengjinit

Porti i Durresit

Porti i Vlores

Porti i Sarandes





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-10-2004 nė 09:04 Edit Post Reply With Quote
Besim Djaloshi - 07/10/2004

Hekurudhat, 36 milionë lekë humbje në gjashtë muaj

Humbjet në hekurudha kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Kështu, këtë vit humbjet rezultojnë 1 milion më të mëdha se viti i kaluar


Në mbyllje të rezultateve financiare të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave rezulton me 36 milionë lekë humbje. Prej këtyre, 27.3 milionë lekë rezultojnë të jenë humbje të shkaktuara nga të ardhurat në nivel më të ulët se ato të parashikuara, ndërsa pjesa tjetër vjen nga shpenzimet të cilat kanë qenë në nivele më të mëdha se ato të parashikuara nga ana e drejtuesve të hekurudhës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Një fakt të tillë e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i hekurudhave, Leonard Jani. Megjithatë, sipas tij, rezultatet e këtij viti janë shumë më premtuese se ato të vitit të kaluar. Këtë ai e argumenton me faktin se gjatë këtij gjashtëmujori është punuar vetëm 162 ditë kalendarike, nga 182 që duhej të ishte punuar. Pra është punuar vetëm 89 për qind të ditëve të mundshme. Kjo pasi në fillim të vitit nga punonjësit e hekurudhës është zhvilluar një grevë e cila ka zgjatur për rreth 20 ditë. Greva në fjalë u organizua nga punonjësit e hekurudhave të cilët kërkuan rritje të pagave të tyre.


Të ardhurat
Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti hekurudhat kanë grumbulluar vetëm 457.6 milionë lekë, ndërkohë që parshikimet ishin për të grumbulluar minimalisht 464.8 milionë lekë, duke realizuar kështu vetëm 98.2 për qind të planit gjashtëmujor. Ndërsa krahasuar me të ardhurat e mbledhura për të njëjtën periudhë të një viti më parë, këtë vit të ardhurat janë rritur me 3.6 milionë lekë, ose 0.8 për qind. Sipas Leonard Janit, të ardhurat kanë ardhur gjithnjë e në rritje por me një ritëm të ndikuar nga ekonomia dhe kjo jo vetëm në transportin e mallrave.


Shpenzimet
Treguesit e shpenzimeve për këtë vit në krahasim me planin e parashikimeve kanë qenë më të larta. Kështu, sipas planit të hartuar në fillim të vitit kjo ndërmarrje parashikonte shpenzimin e rreth 492.1 milionë lekëve, ndërsa në përfundim të saj ajo rezolton të ketë shpenzuar 493.6 milionë lekë, duke tejkaluar kufijtë e parashikuar megjithëse në nivele të ulëta. Megjithatë, sipas specialistëve të kësaj fushe, një element tepër shqetësues përbën edhe fakti se treguesit e shpenzimeve nga viti në vit rriten në mënyrë të ndjeshme, ndërsa nuk ndodh e njëjta gjë me të ardhurat. Por kjo sipas tyre tregon se shkalla e amortizimit të mjeteve është në treguesit më të skajshëm të mundshëm dhe se duhet të merren masa të menjëhershme për zëvëndësimin e tyre me mjete më cilësore dhe të kohës. Vëmendja, sipas Leonard Janit, është përqëndrur në ndjekjen serioze të shpenzimeve. Kjo pasi, sipas tij, rritja graduale e pagave dhe kërkesat për përmirësim të gjendjes së mjeteve kryesore janë bërë të domosdoshme në kushtet konkrete.


Transporti i mallrave
Gjatë këtij gjashtëmujori janë transportuar gjithsej 237 mijë tonë, nga 250 mijë që ishin parashikuar, thënë ndryshe është realizuar 94.5 për qind e planit të parashikuar. Tarifa mesatare e transportit të mallit u realizua ofro 8 lekë për ton/kilometër nga 7.4 që ishin parashikimet. Distanca mesatare e transportit për këtë peruidhë rezulton 67.7 nga 67.6 kilometër që ishin planifikuar. Ndërsa të ardhurat në lekë rezultojnë të jenë 134.2 nga 134.1 që ishin parashikimet, thënë ndryshe është realizuar 100.5 për qind e planifikimit.


Transporti i udhëtarëve
Përsa i përket transportit të udhëtarëve, ai vazhdon të jetë në tregues jo të mirë financiarë. Kështu, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti të ardhurat në këtë lloj transporti janë realizuar në masën 78 për qind të parashikimeve. Por, sipas Janit, edhe përse është i njëjti tregues me atë të vitit të kaluar, këtë vit ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve që kanë zgjedhur trenin për të udhëtuar. Kjo nëse merret parasysh se numri i planifikuar për këtë vit ka qenë më i lartë se ai i vitit të kaluar dhe nuk është punuar për 20 ditë.



Transporti ndërkombëtar i mallrave, burimi kryesor i të ardhurave të hekurudhës
Transporti ndërkombëtar i mallrave është zhvilluar me hapa të shpejta pas vendimit të qeverisë për përjashtimin nga TVSH-ja të të gjithë mallrave që futen me hekurudhë në vendin tonë


Transporti ndërkombëtarë i mallrave përbën aktualisht një ndër burimet kryesore të të ardhurave për hekurudhat shqiptare. Megjithëse ky transport ka rifilluar vetëm dy vite më parë, pas një investimi një milion dollarësh, ai ka pësuar një rritje të ndjeshme. Kështu, vetëm gjatë muajit gusht u transportuan rreth 12 mijë tonë mall duke i sjellë 72.8 mijë euro të ardhura hekurudhës. Kjo rritje, sipas Leonard Janit, erdhi si pasojë e fillimit të transportit të grurit nga hekurudha ku u transportuan rreth 9.3 tonë grurë brenda këtij muaji. Ndërsa për shtatëmujorin e parë, mesatarja e mallit të transportuar llogaritet të jetë rreth tre mijë tonë në muaj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, fluksi i transportuar nga hekurudha rezulton të jetë rritur me rreth dy herë. Për shtatë muaj me radhë malli më i transportuar nga hekurudhat rezulton të jetë gruri, megjithëse transporti i tij është kryer vetëm në një muaj. Sipas Janit, në rast të vazhdimësisë së transportit të grurit në një sasi të tillë atëherë të ardhurat do të rriten në mënyrë të ndjeshme, madje edhe duke e nxjerrë hekurudhën me fitim nga rezultatet vjetore. I dyti në listën e mallrave më të transportuar rezulton të jetë vaji ushqimor me 5200 tonë, i ndjekur nga gazi me 3500 tonë e kështu me radhë. Megjithatë, sipas drejtuesve të hekurudhave, faktori kryesor që ka bërë që transporti ndërkombëtar i mallrave të zhvillohet me hapa të shpejtë është vendimi i qeverisë për të përjashtuar nga TVSH-ja të gjitha mallrat që futen me hekurudhë në vendin tonë.

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2004 nė 18:21 Edit Post Reply With Quote
Transporti

Bashkim Shala - 12/11/2004

Aeroporti i Kukësit del jashtë loje, reagon komuniteti

Kryebashkiaku Osmani: ”Në rast së marrëveshja qëndron siç është paraqitur në media, kjo është fatkeqësi për Veriun e Shqipërisë dhe Kosovën”. Aeroporti përfundon në gusht të 2005, janë investuar 14.3 milionë dollarë


KUKËS - Marrëveshja e shumëpërfolur që ka si qëllim dhënien me koncesion të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, ku për pasojë nxirret jashtë loje aeroporti i Kukesit, është pritur me reagime nga opinioni, por edhe nga drejtuesit vendorë socialistë si dhe nga donatori, në rastin konkret, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe. Një ndër pikat e marëveshjes midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane “Tirana Airoport Partners” thotë se të gjitha fluturimet ndërkombëtare për një periudhë 20- vjeçare do te realizohen vetëm në aeroportin e Rinasit. Kjo pikë e kësaj marëveshje nxjerr jashtë loje aeroportin ndërkombëtar të Kukësit për ndërtimin e të cilit janë dhënë 14.2 milionë dollarë falas nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndërkohë punimet kanë përfunduar në masën 60 për qind dhe aeroporti pritet të përfundojë në gushtin e vitit të ardhshëm. “ Është absurde të përjashtohen fluturimet ndërkombëtare në këtë aeroport. Aeroporti i Kukësit është projektuar dhe po zbatohet si një aeroport ndërkombëtar ku do të ulen avionë nga e gjithë bota. Ky aeroport është planifikuar t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë por edhe Kosovës”, shprehen përfaqësuesit e donatorit që kryejnë rolin e supervizorit. Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Kukësit Osman Elezi e ka cilësuar pikën e marëveshjes që nxjerr jashtë loje aeroportin e Kukësit si një fatkeqësi të madhe për të gjithë rajonin e Veriut të Shqipërisë dhe për Kosovën. Në përfundim janë ndërtimi i terminalit, kulla e kontrollit, ndërtesa e zjarrfikësve, magazinat, rrethimi etj. Superizorët sqarojnë se asfaltimi i pistës do të fillojë pranverën e ardhshme, ndërkohë që përfundimi i punimeve në aeroport pritet të përfundojnë në gushtin e vitit të ardhshëm. Zbatimi i projektit po realizohet nga firma e njohur kuvajtiane “AL-KHARAFI”, me përfaqësuesin e saj në Shqipëri “ MAK-ALBANIA”. Sipas projektit dhe standardeve mdërkombëtare, aeroporti i Kukesit do të jetë i kategorisë C, me gjatësi të pistës 1900 metra dhe gjerësi 70 metra. Aeroporti do të përbëhet nga terminali i pasagjerëve, kulla e drejtimit, pistë ulje e ngritje, brezi anësor jeshil i pistës, rrugët lidhëse, vendqëndrimi i avinëve për 6-7 avionë të tipeve të ndryshme, sistemi i ndriçimit, sistemi i ndriçimit të ulje-ngritjeve, rrethimi i aeroportit me një gjatësi afërsisht 5000 metra si dhe vendparkimi i mjeteve private. Kryeministri Nano gjatë inagurimit të fillimit të punimeve është shprehur:”Aeroporti i Kukesit do të jetë një portë e hapur për të gjithë shqiptarët si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, një portë tjetër e hapur për miqtë ndërkombëtarë, një portë tjetër e hapur për integrimin e Shqipërisë dhe të Kukësit me botën moderne”.

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-11-2004 nė 10:39 Edit Post Reply With Quote
E Merkure, 17 Nentor 2004


"LINJE HEKURUDHORE VETEM NE TIRANE-DURRES"

Cfare parashikon masterplani:

-Mbyllja e te gjitha linjave hekurudhore ne vend, si pasoje e humbjeve kolosale ne buxhetin e shtetit

-Mbajtja ne funskionim dhe miremenaxhimi i linjes hekurudhore per

udhetaret dhe mallrat, Elbasan-Tirane-Durres

-Aktualisht ka rreth 18 mije km rruge, ku vetem nje pjese e vogel,

vetem 3,13 km jane rruge kombetare

-68 % rruge kombetare, 55 % rruge rurale dhe 60 % rruge urbane jane ne kushte teper te keqija

-264 mije mjete transporti ne 2003 me nje shkalle mesatare vjetore

rritjeje prej 13 per qind ne vit qe nga 1997

- 170 mije udhetime te brendshme te distancave te largeta per dite, ku fluksi kryesor Tirane-Durres me afro 64 mije udhetime/dite

-39 % e totalit e udhetareve rrugore perdorin makina private dhe 61 per qind perdorin transportin publik

- brenda viti 2008 duhen permiresuar rreth 672 km rruge me nje kosto financiare prej rreth 82 milione euro

Teuta Shamku

Qytetaret shqiptare mund te udhetojne me trena vetem ne zonat metropolitane Tirane-Durres. Te gjitha linjat e tjera hekurudhore per te periudhe afatshkurter do te dalin jashte funksionit. Kjo eshte keshilla e rekomanduar nga eksperte te Bashkimit Europian, te cilet kane hartuar masterplanin e transportit kombetar. Situata e mjerueshme ne te cilen ndodhen sot hekurudhat shqiptare kane ndikuar per nje vendim te tille. Plani i hartuar nga Louis Berger, ekspert i BE-se, rekomandon mbylljen ne nje periudhe afatshkurter te linjave hekurudhore. Plani "urdheron" nderprerjen afatshkurter te te gjithe sherbimeve, pervecse ne zonen metropolitane Tirane-Durres. Linja Tirane-Durres-Kavaje do te jete e vetmja ne te gjithe vendin qe do te funksionoje per transportin e udhetareve, nderkohe qe per mallrat do te jete e hapur vetem linja Elbasan-Durres-Tirane. Nje vendim i tille eshte marre nga hartuesit e masterplanit, si pasoje e gjendjes dramatike financiare, ne te cilen gjenden sot hekurudhat shqiptare. Megjithe ndihmen e madhe financiare shteterore, rreth 3 milione euro subvencione vetem ne 2002, hekurudhat krijojne vetem humbje ne buxhetin e shtetit. Mbyllja per nje periudhe kohore e te gjitha linjave, pervecse dy, eshte e vetmja menyre per te reduktuar humbjet e vazhdueshme qe shkakton sherbimi hekurudhor ne "xhepat" e qeverise. Vlera e humbjeve llogaritet te kete arritur ne 1,19 milione euro. Aktualisht, sipas Berger, hekurudhat perbejne nje rrezik te vazhdueshem per udhetaret, per vete kushtet e veshtira ne te cilat ndodhen. Te gjitha keto te dhena u bene dje publike gjate prezantimit dhe diskutimeve te drafit perfundimtar te raportit te planit kombetar te transportit shqiptar. Ne kete takim moren pjese zv/kryeministri Namik Dokle, ambasadori i BE-s-_uitz Salzman, si dhe Ministri i Transporteve, Spartak Poci.

Linja Tirane-Durres do te zhvillohet me tej

E vetmja linje hekurudhore, ne te cilen do te investohet per zhvillimin e metejshem eshte ajo Tirane-Durres. Masterplani i ekspertit te BE-se percakton se e vetmja nyje qe ofron perspektive per zhvillimin e hekurudhave eshte zona metropolitane Tirane-Durres. "Nevojitet nje linje e tipit nderqytetese per te lehtesuar ngarkesen e parashikuar te trafikut rrugor, me afro 505 mije udhetare ne dite", thekson hartuesi i masterplanit.

Sipas te dhenave te studimit, rruga mbetet aktualisht linja me e

preferuar nga udhetaret, ku rreth 97 per qind e tyre e zgjedhin dhe vetem 3 per qind rezulton te udhetojne permes hekurudhave.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-2-2005 nė 14:54 Edit Post Reply With Quote
Genc Kondi - 11/02/2005

Të papriturat që nxjerrin probleme të vjetra

Disa ngjarje të vogla tregojnë nivelin e ulët të kujdesit për rrjetin ekzistues të inflastrukturës. Sakaq, këto “probleme të vogla” po shtohen gjithnjë e më shumë, duke rrezikuar funksionimin e transportit dhe ekonomisë


Moti i keq i këtyre viteve të fundit përmbysi një situatë tepër të zgjatur thatësire në vendin tonë. Kjo pati ndikimin e vet pozitiv mbi bilancin energjetik shqiptar, por, nga ana tjetër, nuk mundi të mos krijonte edhe një problematikë jo të vogël. Përveç përmbytjeve–të pritshme–me përmasa të frikshme në zonat bregdetare veriperëndimore të vendit, ato nuk lanë pa prekur një pjesë të mirë të rrjetit rrugor, duke sjellë një pikëpyetje të re, lidhur me efikasitetin e funksionimit të infrastrukturës-bazë në Shqipëri. Në një pjesë të mirë syresh pati rrëshqitje masive dherash; në një pjesë tjetër urat pësuan të tilla dëmtime saqë kalimi mbi to u bë i pamundur. Problemet u pasqyruan në akset kryesore të kalimit në vend, pa folur këtu për defektet shumë më të mprehta, por jo aq të dukshme, të infrastrukturës lokale.
Kjo situatë nuk bëri gjë tjetër veçse “shpëlau” dhe nxorri qartë para syve të të gjithëve një problem të mbuluar nga shtresat e neglixhencës sistematike, mungesës së fondeve, por edhe të vëmendjes nga ana e shtetit, që rrezikon të paralizojë, të paktën pjesërisht dhe përkohësisht, jetën normale të vendit; kjo e ka zanafillën vite më parë.
Sikurse ndodhi edhe në rastin e furnizimit të vendit me energji elektrike, situata e infrastrukturës rrugore, të paktën deri nga viti 1999, u la në mëshirë të fatit. Paralelizmi me energjinë elektrike është evident, duke pasur parasysh situatën e vitit 1991-1992, kur rrjetet e qyteteve të mëdha, veçanërisht Tiranës, dolën të papërgatitura për ta përballuar fluksin e madh e të menjëhershëm të migracionit të brendshëm drejt metropolit dhe rritjen e jashtëzakonshme të përdorimit të pajisjeve elektroshtëpijake, duke sjellë djegie kabinash e transformatorësh, e deri te situata kaotike e furnizimeve dhe pagesave që vazhdon sot e kësaj dite. Po kështu, dëshira e vjetër e shqiptarëve për të pasur makinë personale solli një mbipopullim të rrugëve të vendit me vetura e furgonë, ndërkohë që lumi i mauneve në të gjitha arteriet tregon qartë atë që burimi kryesor i furnizimeve me prodhime të të gjitha llojeve vazhdon të mbetet importi.
Në këtë situatë, me të drejtë, nisi puna–më vonesë e theksuar– për përmirësimin e arterieve të komunikacionit. Me të drejtë, gjithashtu, u mendua për një ndërtim nga e para e jo për një rregullim të tyre, që nuk do ta zgjidhte problemin, por vetëm do të arnonte. Megjithatë, pas një starti të mirë, premtues e me ritme të shpejta, vitet e fundit tabloja po shfaqet tepër pesimiste. Nuk mund të thuhet se nuk po bëhet asnjë punim nëpër rrugët e vendit; praktikisht po punohet në segmentet Elbasan-Librazhd, Rrogozhinë-Elbasan, në segmentin e parë të magjistrales Durrës-Kukës etj. Por, po të flasim për probleme të mëdha, këto kanë të bëjnë me gjithë pjesën tjetër të infrastrukturës rrugore.
Rrugët e ndërtuara që në vitet 20 të shekullit të kaluar e të planifikuara për të mbartur një trafik krejt të ndryshëm, në sasi e cilësi, po shfaqin krisje masive në shkallë kombëtare. Mbase vetëm pak specialistë e kuptuan shenjën fillestare që dha Ura e Peshkatarit në Tiranë, faji për të cilën iu vu me të shpejtë shfrytëzuesve mizorë të inerteve lumore. Por, pas kësaj erdhi ura e Shkodrës, ajo e Fierit, hekurudhorja pranë kryeqytetit dhe sa e sa të tjera “po bëjnë bark”, ndërkohë që kjo i mbahet e fshehtë publikut për të mos ngjallur panik. Kjo u pasua nga rrëshqitjet e dherave në Qafë-Krrabë, Mat, Kukës etj., që sollën dëmtimin afatgjatë të rrugëve. Pra, ideja e superstradave nuk është e keqe, por ajo po realizohet kryesisht atje ku është më e lehtë për të ndërtuar.
Nga ana tjetër, të mos harrojmë se segmenti Elbasan-Peqin u la krejtësisht në harresë, ndërkohë që kalimi nëpër të është një torturë e vërtetë, me pasoja për ata, të cilëve u kërkohet rregullisht taksa e rrugëve. Ndërsa zona mbi Ballsh është bërë, gjithashtu, gati e pakalueshme.
Ajo që është evidentuar qartë gjatë këtyre viteve të fundit është se nuk ka pasur asnjëherë një orientim mbarëkombëtar, mbipartiak e të bazuar mbi fjalën e specialistëve përkatës. Kështu, ndërkohë që urat bëhen gati për t’u shembur, ushtria hidhet me vrull për të ndërtuar një segment fare të shkurtër mbi Llogara; me zell të madh, gjithashtu, përpiqemi të bëjmë një lidhje të kushtueshme me Kosovën dhe Verilindjen, që të mos flasim më tej për nismat e çuditshme për autostrada me pagesë Rrogozhinë-Tiranë, aeroporte në Kukës, që më tepër duket se do të realizojnë interesa të ngushta të segmenteve të caktuara në pushtet apo miqve të tyre të huaj të çastit. Batalionet e xhenjos do të ishte më mirë të përdoreshin, në radhë të parë, për të rindërtuar urat e kohës së Zogut, apo për të përforcuar e zgjeruar ato më të rejat në moshë, sesa të përqendroheshin tërësisht në Milot apo Qafë-Prush. Me sa është vërejtur kohët e fundit, autoritetet tona e kanë shumë të vështirë të veprojnë me rregullat e daljes para problemeve, por shumë më të lehtë me ato të faktit të kryer.
Sidoqoftë, ashtu si edhe në rastin e fillimeve të rregullimit të infrastrukturës bashkiake në kryeqytet, dikush pati guximin ta fillojë punën në “hauret e Augiasit”, në rrëmujën e pashembullt të problematikës infrastrukturore së rrugëve kombëtare. Rishikimi i planit të veprimeve, në përputhje me situatat e brendshme (të ardhurave buxhetore, paqendrueshmërisë politike) dhe orientimet e ndryshueshme të partnerëve ndërkombëtarë (“e ka kush e ka” me korridoret europiane), në këto kushte është më i lehtë pasi një pjesë e punës është bërë, apo është filluar. Një konferencë kombëtare për këtë qëllim do të ishte imperative.



biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 21:19 Edit Post Reply With Quote
Firma daneze zgjidhet për rimodelimin e Tiranës
08/02/2005

Një ndërtesë e bardhë 85-metra e lartë, në formën e një tulipani, një kompleks urban nëntë-katesh, parqe dhe një kompleks kinemaje janë midis atyre që dalin në pah në një rinovim të planifikuar të qendrës së Tiranës.
Nga Ardi Pulaj për Southeast European Times në Tiranë -- 08/02/05


Shqiptarët kanë përshëndetur rinovimin e planifikuar të qendrës së Tiranës si një mënyrë për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar të vendit. [HLT]

Në një konkurs ndërkombëtar mbajtur në mes të janarit, studjoja daneze Henning Larsens Tegnestue (HLT) u zgjodh për të ndërmarrë një rinovim të madh të qendrës së Tiranës, bazuar në një plan hartuar nga një firmë franceze. Projekti do të përfshijë ndërtimin e një godine të bardhë, të lartë 85 metra, në formën e një luleje tulipani, të lidhur me një kompleks urban prej nëntë-katesh, me një fasadë 12 metra të lartë.

Të dy godinat e reja do të lidhen me sheshin Skënderbej nëpërmjet urash dhe një nënkalimi. Parqe, një pishinë dhe një kompleks kinemaje janë planifikuar gjithashtu si pjesë e rinovimit.

"Vendosja e kullave është përcaktuar si një këmbim në të dy anët e sheshit Skënderbej për të liruar sheshin dhe për të krijuar një pamje të bukur," tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Në verën e vitit 2003, firma franceze Architecture Studio fitoi një konkurs ndërkombëtar për një plan për riprojektimin e qendrës së qytetit me synimin e futjes s një stili më modern e europian në Tiranë.

Një tjetër konkurs u mbajt pastaj për të përcaktuar se kush do ta zbatonte planin. Kishte katër ofrues: arkitekti hollandez Eric Van Egeraat, studjoja spanjolle MAP, Edil al-il e Shqipërisë dhe HLT. Një juri ndërkombëtare ekspertësh në arkitekturën bashkëkohore zgjodhi kompaninë fituese.

Themeluar më 1959, HTL ka ndërmarrë projekte në Norvegji, Gjermani, Hollandë, Mbretërinë e Bashkuar, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Për kryeqytetin shqiptar, ajo paraqitit një projekt të titulluar "Sytë e Tiranës"

Emri është zgjedhur kështu sepse godina qendrore do të ofrojë një pamje të sheshit, maleve rrethuese dhe qiellit, spjegoi një përfaqësues i firmës.

Pas rënies së komunizmit më 1990, në Tiranë godinat u ngritën në mënyrë të parregullt dhe askush nuk pati kujdes për rrugët, kabllot elektrikë dhe sistemin e shkarkimit të ujrave. Autoritetet lokale, të kryesuar nga Rama, pastruan bulevardet dhe riparuan rrugët dhe godinat publike. Godinat e qytetit u bojatisën me modele gjeometrke shumëngjyrëshe ndërsa strukturat e paligjshme u hoqën nga parqet dhe brigjet e lumit. Një projekt është në proces për emrat e rrugëve.

Shqiptarët kanë përshëndetur atë që e shohin si një hap të domosdoshëm për të përmirësuar imazhin e vendit në botë. "Është e rëndësishme t'i bëjmë të huajt të mendojnë se Tirana është si çdo kryeqytet tjetër perëndimor. Është e rëndësishme që të huajt të shohin pjesët më të mira të saj," i tha një student Southeast European Times.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2005 nė 10:54 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria kërkon të zhvillojë transportin e brendshëm ajror
22/02/2005

Ngritja e një sistemi ajror në të gjithë Shqipërinë do të ndihmojë në tërheqjen e investimeve të huaja dhe do të nxisë zhvillimin, thonë zyrtarët. Një aeroport i ri po ngrihet ndërkohë në Kukës dhe janë në udhë negociatat për të ndërtuar struktura në Vlorë e Sarandë.
Nga Ardi Pulaj për Southeast European Times në Tiranë -- 22/02/05


Aktualisht, aeroporti Nënë Tereza në Tiranë është aeroporti i vetëm i Shqipërisë. [AFP]

Autoritetet në Shqipëri po punojnë për ringritjen e rrjetit të transportit ajror të vendit, si pjesë e një strategjie të përgjithëshme që inkurajon biznesin dhe turizmin. Në qytetin verilindor të Kukësit, ndërtimi i një aeroporti të brendshëm është në proces, me 13.6 milion euro financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai do të përfundohet në qershor.

Aeroporti i Kukësit do të përdoret kryesisht për transportin e mallrave. Por autoritetet po negociojnë me disa kompani ndërkombëtare për një marrëveshje të mundëshme koncesionare për të ndërtuar dy aeroporte në jugë, në qytetet bregdetare të Vlorës e Sarandës, që të përdoren kryesisht për turizëm.

"Ne po mendojmë seriozisht rreth zhvillimit të transportit ajror të brendshëm duke e parë atë si një mundësi për të rritur zhvillimin e ekonomisë në këto zona të veçanta të vendit, jo vetëm me veprimtari biznesi por gjithashtu edhe të turizmit kulturor," thotë ministri shqiptar i transporteve, Spartak Poçi.

Aktualisht, aeroporti Nënë Tereza në Tiranë është i vetmi aeroport i vendit. Gjatë 20 vjetëve të ardhshëm ai pritet të zgjerohet e të modernizohet. Në nëntor 2004, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje koncensionare me vlerë 82 milion euro me konsorciumin SHBA-gjerman, Tirana Airport Partners për të kryer detyrën.

Poçi thotë se projekti në vazhdim, për aeroportin Nënë Tereza është një shembull i mirë i përpjekjeve për të zhvilluar transportin ajror. Bazuar në rrjetin dukshëm të dobët të rrugëve, udhëtimi ajror i brendshëm është parë si vendimtar për tërheqjen e investimit më të madh të huaj.

Ndërtimi i aeroporteve në Vlorë e Sarandë do të hapë udhë për ndërtimin dhe zhvillimin e strukturave të planifikuara për Gjirokastrën, Korçën dhe Shkodrën, thonë zyrtarët.

Trafiku ajror në Shqipëri nisi në vitet 1930. deri në 1944 kishte aeroporte në Tiranë, Vlorë dhe Kuçovë, ndërsa ndërtimi ishte në proces në Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Shkodër. Në atë kohë, trafiku ajror i brendshëm përbëhej nga aeroplanë të lehtë, zotëruasr e operuar nga të jashtëm, të aftë të transportonin deri në dhjetë pasagjerë si edhe postën. Gjatë komunizmit, fluturimet e brendëshme u ndërprenë, me përjashtim të fluturimeve ushtarake.

Sot Shqipëria është e lidhur me një numër destinacionesh europiane, Romë, Milano, Athinë, Frankfurt, Vienë, Budapest, Beograd, Sofje, Stamboll, duke ofruar lidhje me pjesën tjetër të botës.

Sipas të dhënave të ministrisë së transportit, numri i pasagjerëve vitin e kaluar u rrit me 13 përqind në krahasim me 2003 dhe numri i fluturimeve u rrit me 18 përqind.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-3-2005 nė 14:37 Edit Post Reply With Quote
• BB: Vetëm 8% e rrugëve në gjendje të mirë
Infrastruktura vazhdon të verësohet si një indikator mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Por, edhe pse shumë herë është deklaruar se në çfarë gjendje ndodhen rrugët në vendin tonë, përsëri shifrat që jepen janë alarmante. Sipas publikmit më të fundit të një raporti të çdo katërmuajve, Banka Botërore shprehet se “vetëm 8% e rrjetit rugor shqiptar ndodhet në gjendje të mirë, dhe rreth 80% e rrugëve ndodhen në kushte shumë të vështira”. Nëse kjo situatë krahasohet me vendet e Rajonit, me të cila Shqipëria ka pak a shumë të njëjtën të kaluar, treguesit e nxjerrin vendin tonë si më “të shkatëruarin” përsa i përket infrastrukturës.Rrugët e mira në Bosnje dhe Herzegovinë përbëjnë 21% të totalit, në Bullgari 30%, në Kroaci 32%, në Maqedoni 33%, në Rumani po 33%, dhe në Serbi & Mali i Zi 25%. Nga shifrat Shqipëria i bie të jetë as sa gjysma e vendit që cilësohet si më i varfëri në këtë drejtim. Edhe në një drejtim tjetër vendi ynë është i pari nga fundi. “Shqipëria cilësohet si vendi me numrin më të vogël të automjeteve për numër popullsie, dhe në të njëtën kohë edhe për kilometra rrugë, në krahasim me vendet e tjera të Europës Juglindore”, thotë Banka Botërore. Investimet fillestare u përqendruan tek rrjeti kryesor rrugor që kishte edhe fluksin më të madh të trafikut. Megjithatë, rrugët sekondare dhe terciare që lidhin fshatrat me rrjetin kryesor rrugor ende kanë shumë probleme.
Si banorët e zonave rurale, ashtu edhe vetë drejtuesit bien dakort se një sistem i përshtatshëm rrugor pengon dhe vonon zhvillimin ekonomik. Fermerët kanë vështirësi përsa i takon aksesit në tregjet lokale, gjë që ose i përjashtin ata nga shitja e prodhimit dhe bagëtive të tyre në treg, ose i bën ato më të shtrenjta. Mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës tjetër rurale kontribon gjithashtu edhe në migrimin nga zonat rurale drejt atyre urbane dhe ka një ndikim negativ në ofrimin e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore. Në një raport tjetër, po kjo Bankë thotë se “nuk ka fonde të mjaftueshme për financimin e rrugëve lokale dhe urbane”. Rrugët që nuk janë në përgjithësi në përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve menaxhohen nga 34 këshillat e rrethit që janë njësi të zgjedhura lokale, me mundësinë për të deleguar përgjegjësinë në një komunë apo në një këshill bashkiak. Megjithëse përgjegjësitë janë të qarta nga ana juridike, as rrethet dhe as komunat nuk kanë burime të mjaftueshme buxhetore apo ekspertizën teknike për të zbatuar përgjegjësitë e tyre.
Në vitin 1999, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit mori 1800 punonjës dhe iu kalua afërsisht 40% e burimeve buxhetore që dikur i takonin Drejtorisë së përgjithshme të rrugëve, por kjo ishte e pamjfatueshme për të mirëmbajtur 4,200 km rrugë rurale dhe 1,000 km rrugë urbane për të cilat kjo ministri përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë, madje as 7,800 km rrugë të tjera që janë rrugët terciare kryesisht lokale. Banka shprehet se “ndërsa ka patur ecuri pozitive në derregullimin e veprimtarive të transportit (privatizimi i ndërmarrjes së transportit urban, transformi i Portit të Durrësit në një port thuajse Pronar, hapja e aviacionit civil për sektorin privat) ende mbetet shumë për t’u bërë për të përfunduar edhe zbatuar legjislaconin aktual si dhe për të përfunduar privatizimin”. Një element thelbësor që ka penguar këtë proces ka të bëjë me faktin që qeveria ka pësuar ndryshime të vazhdueshme politike. Në Shqipëri, numri i vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore ende mbetet ndër më të lartët në Evropë. Në vitin 2002, Shqipëria numëronte 11.0 vdekje për 10.000 automjete në krahasim me 24.1 që ishte kjo shifër në vitin 1996. Aksidentet rrugore në fillim ishin të shumta për shkak të mungesës së eksperiencës së shqiptarëve në drejtimin e makinave dhe për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve dhe të makinave bashkë.

sot

Vetem as nuk ka date as nuk ka burim te sakte te raportit, nga merren te dhenat.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-3-2005 nė 15:04 Edit Post Reply With Quote
• Autostrada kthehet në superstradë
Prej kohësh në mjediset politike dhe administrative të Koplikut, qëndrës së rrethit Malësi e Madhe po shtohen “qejf-mbetjet” kundrejt Shkodrës dhe prepotencës së saj në “likuidimin” e autostradës Shkodër-Hani i Hotit. E biseduar çështja në fjalë edhe në ambjentet e Prefekturës së Shkodrës dhe Bashkisë së këtij qyteti. Gjithashtu edhe e kontestuar si projekt disa herë unaza e Shkodrës apo “bai-passi”i quajtur unazë, po bëhet një “mollë sherri” për një vepër të madhe e cila kushton 26 milion euro që praktikisht janë gati. Problemi i kalimit të Shkodrës është më i madh se vetë autostrada Shkodër-Hani i Hotit.Që në fillim duhet sqaruar se askush nuk është i qartë në qarqet thjesht politike në se me të vërtetë lekët janë për një autostradë të mirëfilltë që lidh Shkodrën me kufirin e Malit të Zi. Dihet se një kilometër autosradë kushton 1 milion euro për të qënë brënda nivelit europian. Mirëpo distanca Shkodër- Hani i Hotit i kalon të 26 km dhe kjo dëshmon se plani nuk është plotësisht për një autostradë të vërtetë. Nga zoti Lekë Çukaj është deklaruar se tashmë kalimi i Shkodrës do të “hajë”disa milionë dhe saktësisht sipas tij rreth 6 milion euro. Gjithashtu fillimi për këtë vepër do të jetë mbas zgjedhjeve sepse të huajt janë dorështrënguar para zgjedhjeve. Sipas tij problemet e Shkodrës e shtrëngojnë disi këtë vepër e cila nuk mundet të jetë më një autostradë, por një superstradë dhe pikërisht si ajo Lezhë-Shkodër. Nga kjo ide kuptohet se kjo superstradë apo autostradë nuk do të fillojë tani dhe me këtë qeveri, por me qeverinë që do të dalë nga zgjedhjet. Megjithatë nuk kuptohet se pse rruga deri në Shkodër vinte si superstradë dhe kur dilte nga Shkodra duhej bërë një autostradë e mirëfilltë.


sot

pa date


Eshte krejt idote dhe absolutisht penguese mos ndertimi i autostradave qe lidhin RSH me vendet fqinje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-7-2005 nė 08:08 Edit Post Reply With Quote
Specialistët: Jo ndërtimit të urës së re të Bunës


A. Dushi

SHKODËR- Specialistë të mbrojtjes ekologjike shprehen kundër projektit të miratuar për ndërtimin e urës së re të Bunës në qytetin e Shkodrës. Sipas tyre, ky projekt nuk ka marrë parasysh interesat e komunitetit dhe nuk është hartuar si një vepër komplekse që t’i shërbejë jo vetëm infrastrukturës rrugore, por dhe mjedisit, peshkimit, turizmit etj. Projekti i miratuar në KRRTSH paraqet mjaft probleme, kjo pasi nuk janë marrë mendimet e specialistëve. Projektimi është bërë nga bashkia Shkodër dhe pse kjo urë është pjesë e një aksi rrugor ndërkombëtar që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, përmes Muriqan- Sukobinës. Inxhinjerët Ali Hoxha e Karlo Kamsi thonë për gazetën se ky projekt duhet ndryshuar pa nisur zbatimi i tij. Për këtë detyrë projektimi nuk është tërhequr mendimi i specialistëve të fushave të tilla si urbanistë, arkitektë, gjeologë, topografë, ekonomistë, specialistë të porteve e të lundrimit, gjeografë etj. Sipas specialistëve, ky projekt paraqet disa probleme. Kështu ura e re e Bunës nuk lejon kalimin e anijeve me tonazh të vogël në lumin Buna, i vetmi lumë i lundrueshëm në vendin tonë dhe në liqenin e Shkodrës. Kjo do të ndikonte në lëvizjen e njerëzve e mallrave, pasi thuhet se së shpejti do të hapet pikëkalimi kufitar Shkodër- Vier Pazar përmes liqenit të Shkodrës. Por këto anije nuk mund të lundrojnë, pasi projekti nuk ka parashikuar hapjen e urës, ndërkohë që ura ekzistuese, e ndërtuar në vitin 1916 nga austriakët ka qenë e tillë. Projekti i miratuar, sipas specialistëve, nuk ka marrë parasysh luhatjet e nivelit të lumit dhe të liqenit. Sipas Karlo Kamsit, në verë lumi Buna ka kuotë maksimale 9.64 m dhe minimale 4.28 m. Këto luhatje ndikojnë negativisht në peshkim, duke mos e lejuar peshkun të qarkullojë lirshëm. Specialistët biologë theksojnë se vetëm gjuhca, një peshk ky mjaft i përqendruar në këtë zonë, humbet 20%. Për të evituar këtë ndikim negativ, specialistët shkodranë propozojnë që ura e re mbi lumin Buna të bëhet me porta, duke ndërtuar lëshues anësorë, vepra hidroteknike të njohura në botë. Kjo nuk do të lejonte futjen në Bunë dhe në liqen të ujërave të turbullta të lumenjve Kir e Gjadër, që dëmtojnë peshkimin. Këto porta evitojnë dhe rritjen e nivelit të ujit nga hapja e portave të hidrocentralit. Një tjetër problem i projektit aktual është dhe vendosja e kësaj ure, financimi i së cilës është marrë përsipër nga Banka Islamike.Ura e re, theksojnë specialistët, nuk duhet të ndërtohet më larg se 200 m nga ajo ekzistuese, dhe jo aty ku është parashikuar në projekt. Këtë ata e shpjegojnë me faktin se në projektin e miratuar, ura ka një gjatësi 325 m dhe kostoja e saj është sa dyfishi. Ura aktuale është 165 m e gjatë. Po të ndërtohet ura e re, jo larg saj , lidhen tre rrugë, ajo rrëzë kalasë Rozafa, ajo e Molës dhe rruga e pazarit, duke krijuar kështu më shumë mundësi lëvizjeje. Ndërtimi i urës së re në vendin e parashikuar dëmton ishullin e Dajlanit dhe hyn në një zonë arkeologjike të pazbuluar të qytetit të vjetër. Përveç kësaj, kjo zgjat me 2 km rrugën drejt pikave turistike të Zogajt e Shirokës, duke rritur dhe koston e udhëtimit.Ajo pengon dhe kullimin e tokave tek pazari dhe lagjet aty pranë.Të gjitha këto, thonë specialistët, duhen të merren parasysh. Projekti, edhe pse është miratuar, mund të rishikohet dhe të plotësohet. Një vepër e tillë ndërtohet shumë rrallë, një here në 100 apo 200 vjet dhe duhet të kihet kujdes dhe të merren parasysh shumë faktorë. Ndërtimi i urës aty ku është parashikuar dëmton ekologjinë dhe mjedisin, pasi stimulon daljen e bimësisë dhe ndikon negativisht në faunën e florën e lumit e liqenit. Specialistët shkodranë kanë drejtuar letra dhe kërkesa në institutin e projektimit të rrugëve në Ministrinë e Transporteve, por ato nuk janë marrë parasysh. E rëndësishme është që projekti të rishikohet dhe plotësohet pa nisur ndërtimi i urës, thotë Karlo Kamsi.




03/07/2005
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 27-2-2007 nė 13:58 Edit Post Reply With Quote
Ku eshte Ura e Bunes

A ka dikush dijeni se kur mund te fillohet ky projekt? Ky eshte artikulli i fundit qe e gjeta dhe plotsisht jam dakord se Buna duhet te jet e lundrushme dhe elementet ekologjike duhet te respektohen.
Besoj se ka ndonji perparmin tash dy vjet, si thoni?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-2-2007 nė 07:37 Edit Post Reply With Quote
Po, ka kaluar dhe marreveshja e financimit me vendim qeverie.

Nuk di te kene filluar punimet dhe nuk di a jane marre parasysh dhe veretjet e mesiperme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2008 nė 07:33 Edit Post Reply With Quote
Rruga Thumanë-Rrogozhinë, projekt ambicioz i qeverisë

Autostrada Thumanë-Rrogozhinë do të jetë rruga tjetër më e re, e cila për këtë vit do të jepet me koncesion nga Ministria e Transporteve. Burime nga kjo ministri bëjnë të ditur se firma kroate Konstruktor-Inzenjering d.d-Split ka shprehur vetë interesin për ta marrë këtë rrugë me koncesion. Kështu, MPPTT dhe Ministria e Ekonomisë kanë bërë gati dhe studimin e fizibilitetit. Në parim, kjo firmë tashmë ka marrë OK, por është kërkuar që kjo e fundit të sjellë një studim më të plotë për mënyrën e financimit, realizimit dhe ndërtimit të këtij projekti. Sipas studimit fillestar mendohet që ndërtimi i rrugës të kushtojë rreth 350 milion euro për variantin e parë 65 km dhe rreth 320 milion euro për variantin e dytë prej 62 km. MPPTT bën të ditur se ky segment rrugor paraqitet si e vetmja mundësi për të shkarkuar trafikun e jashtëzakonshëm të segmentit Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë, në të cilët duke iu referuar studimit të Masterplanit të Transportit, rreth vitit 2023 mund të arrijë në seksione të veçanta një trafik deri në 60 000 (trafik total vjetor). Segmenti Thumanë-Rrogozhinë është quajtur shtylla kurrizore e të gjithë infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. Ai do të lehtësojë trafikun e të gjithë Shqipërisë qendrore, ku praktikisht zhvillohet 80 deri 85% e gjithë volumit të trafikut të vendit, ku jeton dhe zhvillohet 4/5 e popullsisë dhe ekonomisë së vendit. Kjo ministri bën gjithashtu të ditur se vetëm pasi kjo firmë të ketë gati studimin dhe pasi ky të jetë i plotë, ministria do të shpallë tenderin për përzgjedhjen e firmës. Ndërkohë, firma kroate, sipas Ligjit "Për koncesionet" hyn në tender me një bonus prej 10 pikësh, por që nuk mund të përjashtohet fakti që firmat e tjera mund të japin oferta dhe zgjidhje më të mira.

rd


Dhe kjo rruge duhet te kishte mbaruar.
Bile kjo rruge eshte shume me e rendesishme se te gjitha te tjerat, perjashto rrugen e Bashkimit qe amerikanet na e ndertuan dhe qe eshte suksesi me i madh i te djathteve shqiptare mbas 80 vjeteve lufte civile.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-8-2008 nė 08:07 Edit Post Reply With Quote
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të autostradës Thumanë-Rrogozhinë dhe miratimin e bonusit të procedurës përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë. Kryeministri Berisha e konsideroi vendimin një zhvillim shumë të rëndësishëm në fushën e transportit. “Një kompani serioze kroate, - bëri të ditur Kryeministri - ka bërë gati të gjithë dokumentacionin dhe kërkon të marrë me koncesion këtë rrugë, por ligji shqiptar nuk e lejon koncesionin direkt.Ndaj edhe kërkesa e kompanisë, duke u kuotuar me një bonos, paraqitet në tregun ndërkombëtar, ku mund të marrin pjesë edhe kompani të tjera. Urojmë që ky proces të kurorëzohet me sukses, sepse ky aks është jetik për transportin.” Kryeministri përgëzoi Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për punën serioze për përgatitjen e dosjes për miratimin e bonusit.

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2008 nė 15:37 Edit Post Reply With Quote
Ministria e Transportit publikon të dhëna të reja për ecurinë e punimeve

Nis asfaltimi në një prej segmenteve të Rrëshen-Kalimash

Të dhëna të reja dhe optimiste publikohen nga Ministria e Transporteve lidhur me ecurinë e punimeve në rrugën "Rrëshen-Kalimash. Burime zyrtare nga kjo ministri kanë bërë dje të ditur se kompania Bechtel-Enka po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës, 60 km. Po sipas këtyre burimeve mësohet se puna vazhdon në të 27 urat. Deri tani nga 2 impiante prodhimi janë prodhuar 385 trarë, ndërsa 190 prej tyre janë tashmë instaluar. 7 ura kanë përfunduar dhe ato tashmë përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun. Janë ndërtuar bazamentet dhe këmbët mbajtëse edhe për 15 ura të tjera. Më 23 shtator ka filluar vendosja e trarëve në urën më të lartë në këtë aks (80 metra). Deri tani janë gërmuar 25 milion metër kub material duke përdorur 9 milion metër kub material mbushës, si dhe janë vendosur 151.000 metra kub struktura betoni. Vetëm dy ditë më parë kjo kompani ka njoftuar përfundimin e asfaltimit në një seksion provë, në afërsi të portalit verior të tunelit. Mbas testeve të nevojshme të kryera, BEJV do të vazhdojë asfaltimin në seksionin 3 (nga portali verior i tunelit deri në Kalimash) të projektit. Në të njëjtën kohë, BEJV po punon njëkohësisht në të dy tunelet - në të dy hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar në të dy galeritë e tunelit është 6.8 km deri më datë 22 shtator 2008. Për të arritur një progres të tillë punimesh po përdoren rreth 1300 makineri të tipeve të ndryshme. Në pajisjet e mëdha përfshihen dy nyje asfalti (një në Klos dhe një në Kukës), 5 sonda për të hapur tunelet, dy lancera për trarët e urave, 2 impiante të prodhimit të trarëve të paranderur të urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinça të lartësive dhe peshave të mëdha, 380 kamiona, 92 ekskavatorë. Aktualisht, janë 3.700 punëtorë që punojnë në projekt. Në fund të muajit gusht, projekti arriti në total 13.4 milion orë punë. E gjithë rruga në fjalë kalon në Durrës - Vorë - Fushë-Krujë -Milot - Rrëshen - Reps - Thirrë - Kalimash - Kukës -Morinë. Gjatësia totale e saj është 170 kilometër, prej të cilave 59 kilometra janë ekzistuese, ndërsa 111 kilometra janë për t'u ndërtuar. Segmenti Durrës-Vorë - Fushë-Krujë - Milot, gjithsej 59 km, konsiderohet ekzistuese dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug. Segmenti Milot - Rrëshen, 26 km i gjatë dhe sipas Ministrisë së Transporteve kushton rreth 40 milion dollarë. Në bazë të projektit të zbatimit të financuar nga qeveria shqiptare dhe të rishikuar nga Banka Botërore, janë kryer punime në lotin 1 Milot - Skurraj, 9 km, sipas një kontrate të lidhur në shkurt të 2007 me kompaninë sllovene "SCT Ljublijana" dhe të financuar nga Banka Botërore. Në shtator kanë filluar punimet edhe për 2 lotet e tjera Skurraj - Rubik dhe Rubik - Rrëshen të financuara përkatësisht nga BB dhe fondi OPEC. Rruga e re Milot - Rubik - Rrëshen - Reps - Thirrë - Kalimash - Kukës - Morinë shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese dhe krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë, duke realizuar lidhjen e Morinës me Durrësin.

Për 2009, fonde të reja për përfundimin e punimeve

Rrëshen - Kalimash konsiderohet si projekti më i rëndësishëm i inxhinierisë civile i realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Vetëm disa ditë më parë numri një i financave shqiptare, Ridvan Bode, ka deklaruar se për vitin e ardhshëm qeveria shqiptare ka planifikuar që të vërë në dispozicion edhe 30 miliard lekë të reja të tjera për përfundimin e kësaj rruge. Nga ana tjetër, ministri Bode ka thënë gjithashtu se projekti më i rëndësishëm do të përfundojë brenda të gjitha afateve të përcaktuara. Segmenti Rrëshen - Kalimash, rreth 60 km i gjatë, do të ndërtohet nga fituesi i tenderit të shpallur në një nga mediat e mëdha ndërkombëtare. Segmenti Rrëshen - Reps 18 km i gjatë, Reps - Thirre 27 km i gjatë dhe Thirre - Kalimash, 13 km i gjatë, po ndërtohet sipas projektit të zbatimit të hartuar nga qeveria shqiptare. Ndërkohë, për këtë pjesë të vitit në buxhetin shtesë Ministria e Financave bën të ditur se tërë rrugët e jugut që nisin që nga Lushnja po financohen nga buxheti shtesë. Kësisoj, rruga Levan - Tepelenë do të marrë mbi 20 milion dollarë, rruga e bregut të detit do të marrë një vlerë parash prej mbi 18 milion dollarësh. Veç rrugëve që përfshijnë aksin Lushnjë - Fier - Levan - Tepelenë dhe bregdetin, Ministria e Financave ka pasqyruar në buxhetin e ri shtesë edhe fonde për rrugën Korçë - Qafë Plloçë dhe Bllatë - Bulqizë. Respektivisht parashikohet që për këto rrugë të jepen nga 8 deri në 9 milion dollarë për secilën. Veç këtyre financimeve të mëdha, në buxhetin shtesë janë dhënë fonde edhe për projekte të tjera të vogla si për ujësjellës apo shkolla dhe spitale.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2008 nė 16:06 Edit Post Reply With Quote
http://zumaxag.com/index.html

Nje projekt gjigand





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2008 nė 13:44 Edit Post Reply With Quote
Qeveria, 24 rruget qe do ndertojme ne tre vjet

E Shtune, 18 Tetor 2008

Ndertimi i rrugeve eshte percaktuar nga ana e kryeministrit Berisha, si axhende madhore te punes se qeverise ne keto tre vite, qe perfshin nje vit te ketij mandati dhe dy vitet e mandatit te ardhshem qe pretendon te fitoje me 2009. "Ky mandat dhe se paku, dy vitet e para te mandatit tjeter, ne rast se shqiptaret do te votojne kete mazhorance, rruget do te jene axhenda madhore e kesaj qeverie. Ne kemi perqendruar dhe do te perqendrojme te gjitha potencialet per perfundimin sa me shpejt te tyre", deklaroi Berisha. I cili ka percaktuar dhe te gjitha segmentet rrugore ku do te vihet dore. Sipas kreut te qeverise performanca fiskale, mbledhja e te ardhurave, privatizimet e suksesshme i japin mundesi qeverise qe brenda ketij viti te hape tendera dhe te nisin punimet per akse rrugore shume te rendesishme per vendin. Ne mbledhjen e djeshme kreu i qeverise beri edhe nje ekspoze te plote te se gjitha rrugeve te cilat pritet te ndertohen ne vend dhe te atyre rrugeve te cilat jane ne perfundim e siper.



Rruget qe do te ndertohen ne tre vjet

Shnderrimin ne 4 korsi te autostrades Fushe Kruje-Milot.

Tenderim per 4 korsi, by pass-i plepave-Kavaje-Rrogozhine,

Morine-Vlore do te jete ne 4 korsi

Vazhdimi i autostrades Korce-Qafe Thane.

Ndertimi i Qafe plloce-Qukes

Ndertimi i rruges se Arbrit

Perfundimi i Delvine-Kardhiq

Tendera te hapur per segmentet e rruges se Bregut

Asfaltim i rruges Vau i Dejes-Koman

Ndertim i rruges Kucove-Belsh-Cerrik

Ndertim i rruges rruga Pajove-Sheze-Pekisht-Belsh.

Sistemimi dhe asfaltimi i rruges Fushe Arrez-Iballe.

Rruga Himare-Potam,

Rruga Kuc-Borsh,

Rruga Ftere-Borsh

Rruga e Voskopojes

Asfaltimi i rruges Fushe Kruje-Kruje.

Rruga Fierze-Lekbibaj

Asfaltimi i rruges Bujan-Ura e Fierzes

Asfaltimi i rruges Fierze-zona e tragetit.

Rruga qe bashkon Valbonen me Thethin

Rruget hyrese te Beratit, Kavajes, Sarandes, Fierit

Asfaltimi i rruges Klos-Bulqize

Rruga Aleksander Goga-shkolla ish ndermarrja kimike e Durresit

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-11-2008 nė 16:58 Edit Post Reply With Quote
Punimet për ndërtimin e Urës së re të Bunës po ecin me ritme të kënaqshme

Ura mbi Bunë, një ndërtim me rëndësi edhe për komunikimin me Malin e Zi

Ura e re që po ndërtohet në hyrje të qytetit të Shkodrës, mbi Bunë, është një ndërtim me rëndësi edhe për komunikimin me Malin e Zi. Kjo urë ndodhet në hyrje të qytetit të Shkodrës, sapo del nga Ura e Bahçallëkut mbi lumin Drin, në të majtë të kishës së "Zojës së Shkodrës" rrëzë Kalasë së lashtë Rozafat. Ajo është 270 metra e gjatë dhe 14 metra e gjerë - nga të cilat 10 metra do t'i zërë rruga me dy korsi, ndërsa trotuaret në të dy anët e saj do të jenë dy metra. Ura do të ketë ndriçim në të gjithë hapësirën e saj, si dhe elementë të tjerë funksionalë. Sipas projektit, ura ka në qendër një pjesë të rrotullueshme, e cila krijon mundësinë e hapjes, për të lejuar kalimin e mjeteve lundruese, ndërsa në të dy anët e saj do të ndërtohen edhe dy kryqëzime të vogla që do të shërbejnë për orientimin dhe disiplinimin e mjeteve lundruese në të dy krahët e saj. Punimet e ndërtimit po kryhen nga firma Contractor Combined Group Contracting Compani, nga Kuvajti, janë në procesin e shpimit të pilotave në katër akse nga nëntë që ka e gjithë ura. Drejtori i punimeve të këtij objekti, Dritan Peshtani, i tha ATSH-së se, punimet për ndërtimin e Urës së re të Bunës po ecin me ritme të kënaqshme dhe se paralelisht me punën që po bëhet në kantierin e ngritur pranë bregut të këtij lumi, po punohet edhe në kantieret e tjera për prodhimin e elementëve parafabrikat që do të vendosen në objekt. "Ecuria e punimeve është normale, sepse vetë rrethanat në të cilët po ndërtohet objekti nuk lejojnë të punosh në shumë fronte. Këtu ka një radhë të detyrueshme pune që nuk mund të anashkalohet", thotë drejtori i kantierit, Peshtani. Ai bën të ditur se, faza e parë parashikohet të mbyllet në fund të këtij viti, me vendosjen e gjashtë pilotave, ndërsa më pas duhet të kalohet në anën tjetër të lumit për të bërë devijmin e tij në pjesën që sot është e mbyllur. "Kjo pjesë ku po punojmë aktualisht përbën dy të tretat e urës, ndërsa andej është një e treta. Me ardhjen e stinës së dimrit, që sjell dhe fryrjen e ujrave të Bunës, firma do të jetë e detyruar të përqëndrohet kryesisht në punimet sipërfaqësore, dhe pasi të përfundojë njëra anë, nga maji i vitit të ardhshëm do të kalohet në anën tjetër për të vijuar bashkimin e të dy pjesëve", tha Peshtani. Për ndërtimin e kësaj ure, Banka Islamike dhe Banka e Shqipërisë kanë akorduar 7 185 675 dollarë amerikanë. Ajo duhet të përfundojë në marsin e vitit 2010, por, sipas drejtorit të punimeve të këtij objekti, Peshtani, ritmi i mirë i deritanishëm hap shpresat që punimet të mbyllen më shpejt.

G.Marku

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-1-2009 nė 17:34 Edit Post Reply With Quote
Berisha: Në 2009-ën, rruga Tiranë-Berat-Tepelenë

Projekti prioritar i ardhshëm i qeverisë
për 2009-ën është boshti jugor Tiranë-
Berat-Tepelenë, që do të bëhen
me financim nga buxheti i shtetit. Kryeministri
kërkoi nga Ministria e Transporteve
hapjen menjëherë të tenderit për projektin
e ndërtimit të boshtit të jugut, duke theksuar
se për këtë projekt nuk mund të priten financimet
e partnerëve ndërkombëtarë, por do
të financohet nga buxheti i shtetit. "Ne do të
informojmë miqtë dhe partnerët tanë se ky
projekt ka përparësi absolute dhe duhet ta
realizojmë me fondet tona. Fondet e tjera të
dhëna prej tyre do t‘i përdorim sigurisht në
projekte të tjera. I gjithë potenciali ynë në infrastrukturë
duhet të përqendrohet në
ndërtimin e këtij boshti, Tiranë - Berat - Tepelenë",
u shpreh Kryeministri.
Kryeministri theksoi se fizibiliteti i këtij
boshti është tërësisht i justifikuar, pasi në këtë
zonë të vendit janë 3 pika kufitare, Qafëbotë,
Kakavijë dhe Tri Urat, pika këto që përbëjnë
një fluks të madh komunikimi me Greqinë,
një nga partnerët kryesorë në Shqipërisë.

shqip





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-1-2009 nė 11:49 Edit Post Reply With Quote
Koncensioni i autostradës Thumanë-Rrogozhinë, gati dokumentat e tenderit

Firma kroate Konstruktor-Inzenjering d.d-Split ka shprehur vetë interesin për të marrë këtë rrugë me konçension

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit po përgatit dokumentacionin për zhvillimin e tenderit për ndërtimin me konçension të autostradës Thumanë-Rrogozhinë, me një gjatësi prej 66 kilometrash. Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, (MPPTT), thanë dje për ATSH-në se firma kroate "Konstruktor-Inzenjering" d.d-Split, ka shprehur interesin për të marrë me konçension ndërtimin e autostradës Thumanë-Rrogozhinë. "Firma kroate Konstruktor-Inzenjering d.d-Split ka shprehur vetë interesin për të marrë këtë rrugë me konçension dhe MPPTT dhe e Ekonomisë, e kanë pritur kërkesën e tyre", thanë burimet. Sipas tyre, firma kroate ka përgatitur studimin e fizibilitetit, projekt-idenë, analizën financiare, studimin mjedisor, preventivin përkatës për zbatimin dhe shfrytëzimin, ndërsa një grup pune, i ngritur në MPPTT ka shqyrtuar vërtetësinë dhe ligjshmërinë e gjithë dokumentacionit. Referuar studimit fillestar që ka sjellë kjo kompani, thanë burimet zyrtare të MPPTT-së, mendohet që ndërtimi i rrugës të kushtojë rreth 620 milion euro. "Qeveria i ka dhënë 4 pikë nga 10 pikët e mundshme dhe aktualisht jemi në fazën e përgatitjes së dokumentacionit për të dalë më pas në tender", shtuan burimet zyrtare. Nga studimet e kryera deri më sot, ku më kryesoret janë dy: studimi i aksit Veri-Jug dhe Masterplani i Transportit të Shqipërisë, kryer nga kompania "Louis Berger" në 2005, rezulton se pjesa më e rëndësishme, që zgjidh problemet e mbingopjes të trafikut automobilistik në Shqipërinë Qendrore, shkurton distancat e transportit Jug-Veri dhe anasjelltas dhe realizon lidhjet e tyre me Tiranën dhe Aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, është pikërisht segmenti rrugor vertikal Thumanë-Rrogozhinë. Në të njëjtën kohë, sipas burimeve të MPPTT-së, ky segment rrugor mbetet e vetmja mundësi për të shkarkuar trafikun e jashtëzakonshëm të segmentit Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë, që sipas studimit të Masterplanit të Transportit, rreth vitit 2023 mund të arrijë në seksione të veçanta, në një trafik deri në 60.000 automjete në vit. Segmenti Thumanë-Rrogozhinë vlerësohet si "shtylla kurrizore" për gjithë infrastrukturës rrugore të vendit, pasi ndërtimi i tij lehtëson trafikun e Shqipërisë Qendrore, në të cilën zhvillohet 80-85% e gjithë volumit të trafikut të vendit, ku jeton 4/5 e popullsisë dhe ekonomisë së vendit. Një nga drejtimet më të rëndësishme të trafikut është edhe aksi rrugor Tiranë-Jugu i Shqipërisë, që përfshin Rrogozhinë-Lushnjë-Fier-Vlorë-Gjirokastër. Me ndërtimin e lotit Pezë-Rrogozhinë, ky segment shkurton distancat me rreth 25 km dhe kohën e udhëtimit me rreth 30 minuta për të gjithë lëvizjet nga Jugu, drejt kryeqytetit, Aeroportit Ndërkombëtar dhe Veriut të vendit, duke rezultuar me kursime të konsiderueshme.

A.Gjonaj





Investimet janë fokusuar në projekte madhore si rruga Durrës-Kukës-Morinë, korridoret Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim

Në punët publike, transport dhe telekomunikacion do të investohen 56.65 miliard lekë

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit vazhdon të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve të parashikuara për investime publike. Kështu, gjatë vitit 2009 ajo do të përfitojë 56.65 miliard lekë ose 72 përqind të totalit të investimeve publike. Këto investime janë fokusuar në projekte madhore si rruga Durrës-Kukës-Morinë, korridoret Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim (Korridori 8-të), si dhe rrugët turistike.

Fondet në total për vitin 2009 për MPPTT arrijnë në 61.55 miliard lekë ose 5 përqind të PBB-së.

Subvencionet gjatë 2009-ës arrijnë 2 miliard lekë

Në buxhetin e shtetit për vitin 2009 është planifikuar një rritje për subvencionet me 2.8 përqind në krahasim me buxhetin suplementar të vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë në masën 2 miliard lekë. Fushat e financimit të subvencioneve do të vazhdojnë të jenë uji i pijshëm, hekurudhat, librat shkollore, ndërmarrjet e trajtimit të studentëve, etj. Këto shpenzime parashikohen në masën 2 miliard lekë për vitin 2009. Sipas ekspertëve të financave publike në Ministrinë e Financave, në përputhje edhe me rekomandimet nga Banka Botërore për një ulje të subvencioneve, të gjitha institucioneve u është kërkuar të ndërmarrin reforma në menaxhimin më të mirë të sektorit dhe përmirësimin e performacës financiare të tyre.

rd

Me rruget ne fakt, pervec rruges Milot-Morine dhe Lushnje-Fier, asnjera nuk mbaron sakte.

Eshte deshtim i madh qe nuk mbaron dhe Fier-Vlore.

Kush e ka ta mbaje pergjegjesine.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-1-2009 nė 10:39 Edit Post Reply With Quote
Durres-Rrogozhine, me kater korsi

E Premte, 16 Janar 2009

Durres- Ministria e Transporteve investon per ndertimin dhe zgjerimin e autostrades ne segmentin Durres-Kavaje-Rrogozhine. Prej dy ditesh ka nisur puna per venien ne zbatim te nje prej projekteve qe perfshin zgjerimin e segmentit kombetar te aksit rrugor Plepa-Kavaje-Rrogozhine. Punimet e nisura dy dite me pare pritet te perfundojne ne qershor te po ketij viti. Fondi i akorduar nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit per rehabilitimin e aksit rrugor prej 35 kilometrash te gjate, kap vleren e rreth 460 milione lekeve. Projekti qe perfshin zgjerimin e rruges eshte ndare ne 3 lote, ku puna ka nisur nga te tria firmat realizuese njekohesisht. Per lotin e pare po punon kompania "Salillari", e njohur ne fushen e ndertimeve, kurse ne lotin e dyte eshte angazhuar "Albavia" dhe ne te tretin grupi "Kirchberger Albania" & "Albashpresa" & "Mela". Rruga pritet te kete parametrat e nje superstrade me nje gjeresi prej 24-55 deri ne 26-55 metrash, ndersa zgjerimi do te behet ne te dy kahet, ne ate te majte dhe ne ate djathte. Zgjerimi i rruges eshte kerkuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, per shkak se kjo arterie e rendesishme lidhese paraqitet si nje nder akset rrugore me problematike per shkak te trafikut te renduar, vecanerisht ne sezonin turistik. Aktualisht segmenti rrugor funksionon me dy korsi, por me venien ne zbatimi te projektit do te funksionoje me kater korsi. Autoritete vendore te bashkive, Durres dhe Kavaje konfirmuan kete lajme duke u shprehur se eshte nje investim qe i sherben qytetareve qe udhetojne me mjete ne periudhat me trafik te renduar. Pritet qe investimi te perfundoje ne afatin e caktuar dhe te lehtesoje qarkullimin ne kete aks kombetar qe lidh qytetet e Shqiperise se mesme dhe te Jugut me Durresin, Tiranen dhe pjesen tjeter te vendit. Por ky aks shpesh eshte kthyer ne makthin e shofereve, pasi per shkak te trafikut te renduar ndodhin edhe shume aksidente. Kjo dukuri vihet re gjate periudhes se pushimeve verore dhe atyre dimerore, kur fluksi i emigranteve dhe pushuesve dyfishohet.

E.Arapi

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-1-2009 nė 09:49 Edit Post Reply With Quote
Investimi, 80 milionë lekë për hekurudhën nga buxheti
29/01/2009 “Plaken” 24 lokomotivat

Fondi i investimit për vitin 2009 nga buxheti i shtetit për Drejtorinë e përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare është 80 milionë lekë. Kjo shumë do të shpenzohet në investime për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore si dhe në rritjen e disponitetit të mjeteve. Sipas drejtorit Zamir Ramadani, krahasuar me një vit më parë hekurudha ka marrë 12 për qind më shumë fonde. “Nga kjo shumë, 60 milionë lekë do të përdoret për të mbyllur projektet kryesore në infrastrukturën hekurudhore, kurse 20 milionë lekë për rritjen e disponitetit të mjeteve”, - tha drejtori. Sipas tij, kjo drejtori mbikëqyr dhe administron plotësisht shërbimin hekurudhor në një gjatësi prej 450 km linjë kryesore dhe rreth 2 300 km të tjera në linjë dytësore. Ramadani theksoi se hekurudha ka nevojë të ngutshme për të blerë lokomotiva dhe vagonë si për mallra edhe për udhëtarë. Edhe pse inventari i saj në këtë drejtim është deri diku i pasur, një pjesë e konsideruar e këtij inventari është i amortizuar nga përdorimi në vite. Konkretisht hekurudha ka 60 vagonë për udhëtarë dhe 220 vagonë të tjerë për mallra, por në gjendje të mirë teknike. Po kështu 24 lokomotivat kanë nevojë për kapital, ndërkohë që disa prej tyre tashmë kanë mbushur “moshën”. Fakti se hekurudha dhe shërbimi kryesisht i linjës së udhëtarëve është deklaruar me humbje dhe mbahet me subvencione shteti, e ka vënë hekurudhën në kushte vështirësi për të mbijetuar me numrin e punonjësve që ka pasur. Sipas shifrave që ka ofruar Drejtoria e HSH sh.a mësohet se subvencioni ka kapur shifrën 4 milionë dollarë e ka shtyrë administratën të kërkojë rrugë ndryshme për të mbijetuar.


metropol

Eshte normale qe hekurrudhat te dalin me humbje dhe eshte normale qe shteti ti ndihmoje.

Ajo qe te cudit ne Shqypni eshte se hekurudhat jane krejtesisht jashtestandarteve minimale dhe as qe ka naj strategji per to.

Nje cudi dhe nje marri.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-2-2009 nė 11:04 Edit Post Reply With Quote
Pas 15 qershorit, turistët që do të shkojnë nga Vlora në Sarandë, do të përjetojnë një udhëtim ndryshe

Ndërtimi i rrugës së Bregdetit ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare

Dhimitrulla, një 57-vjeçare nga Vlora, emigrante prej vitesh në Korfuz (Greqi), kthehej pak javë më parë në vendlindje. Kishte më shumë se një vit, që nuk vinte në qytetin e saj dhe udhëtoi përmes rrugës së bregdetit, duke u nisur nga Saranda. "Është rrugë e bukur. Tani udhëton rehat. Njësoj si 'andej'. Vjen në Vlorë shumë shpejt" - më thoshte teksa shijonte disa ditë pushimi në qytetin e vet. Në fakt, përshkrimi i saj përcakton me pak fjalë dimensionet e rëndësisë së rrugës së Bregdetit, që nis nga Vlora e përfundon në Sarandë. Nuk janë përmasa thjesht fizike të një rruge me gjatësi 140 kilometra, por shumë më tepër. Rëndësia e projektit të kësaj rruge që financohet nga qeveria shqiptare, është shumëdimensionale. Me përfundimin e saj, standardet e infrastrukturës rrugore në një nga pjesët më të bukura dhe të mrekullueshme të vendit, do të jenë të njëjta me ato të vendeve të zhvilluara. Rruga e re përgjysmon kohën e udhëtimit dhe krijon komoditet të lartë për udhëtarët. Kjo rrugë do t'i japë një shtytje të fuqishme zhvillimit të turizmit në perlën e bregdetit shqiptar. Me përfundimin e rrugës do të ketë standarde të tjera turizmi në Himarë. Ndërkohë, bëhet e ditur se këtij investimi madhor që krijon një hapje për turistët, i shtohen dhe investime po kaq madhore të financuara po nga qeveria shqiptare në qytetin e Himarës, me vlerë 9 milion USD. Janë projekte që në unitet me njëra-tjetrën do ta shndërrojnë Himarën në zonë turistike me standarde bashkëkohore dhe turizëm për gjithë vitin", nënvizon kreu i Bashkisë.

Në këto muaj dimërorë, qyteti i Himarës dhe një pjesë e bregdetit, deri në Sarandë, janë shndërruar në kantier ndërtimi. Janë muaj intensivë që i paraprijnë një sezoni veror, në prag të të cilit parashikohet të përfundojnë të gjitha këto punë. Prej disa javësh, kanë nisur punimet edhe në segmentet e mbetura, nga "Kthesa e kampit", në Dhërmi, deri tek "Kthesa e Jalës", një rrugë 10 kilometra me kosto financiare 1.1 miliard lekë.

Edi Gjikuria, një nga drejtuesit e kompanisë me të njëjtin emër që po punon në pjesën e parë, me gjatësi 5 kilometra, thotë për ATSH-në se rruga këtu kërkon zgjidhje të veçanta inxhinierike, sidomos në segmentin që përshkon fshatin Dhërmi.

"Do të bëhet zgjerimi i saj, me kolona betoni me lartësi 10-15 metra e do të ndërtohen dhe trotuarë. Prishjet do të jenë minimale. Vetëm 10 banesa në fshatrat Dhërmi dhe Vuno do të shkatërrohen, për t'ia lënë vendin rrugës. Edhe në pjesë të tjera do të ketë zgjidhje të veçanta inxhinierike", thotë Gjikuria. Ai sqaroi se në të gjitha qendrat e banuara projekti parashikon ndriçimin, ndërtimin e trotuareve, linjave të ujësjellësit dhe sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza.

Në segmentin prej 10 kilometrash punon edhe kompania TRISS. Në afërsi të fshatit Vuno, makineritë e rënda të saj po çajnë shkëmbin. E gërryejnë, për të hapur trasenë e rrugës, në një gjerësi 13-15 metra. Është punë e vështirë, sepse dhe terreni i thyer nuk lë shumë hapësirë. Për të realizuar këtë proces është angazhuar firma "Eneida", me administrator Kastriot Gjokën, i cili drejton vetë një nga ekskavatorët e rëndë, çekiçi i të cilit thërmon shkëmbin, duke u futur në brendësi të tij. Gjoka, 53 vjeç, shkëputet për pak momente nga makineria dhe drejtimin e saj ia lë ndihmësit, një djaloshi të ri. "Siç e sheh, punojmë me intensitet. E filluam para 10 ditësh dhe deri tani kemi kryer 20 përqind të volumit të gërmimeve. Mendojmë që për rreth 1 muaj e gjysëm ta përfundojmë gërmimin në të gjithë këtë pjesë", thotë Gjoka. Gërmimi dhe zgjerimi i trasesë është një nga proceset më të vështira, ku angazhohen firma të njohura dhe me përvojë. Kastrioti, me origjinë nga Himara, ka punuar edhe në segmente të tjera të rrugës Vlorë-Sarandë, si dhe në projekte të tjera në Shqipëri. Makineritë e firmës së tij punojnë me teknologjinë e kohës dhe janë të markave më të njohura që përdoren sot në procese të ngjashme në vendet më të zhvilluara. Për thërmimin e shkëmbit zbatohen herë-herë dhe shpërthimet me eksploziv, ose "me mina", siç i emërtojnë rëndom këtu. Asllan Avdyli, zjarrmëtari i minave, vjen nga qyteti i Memaliajt. E ushtron këtë profesion prej më shumë se 22 vjetësh. Fillimisht ka punuar në minierën e qytetit të tij të lindjes, më pas kaloi në projekte të tjera, si ato të ndërtimit të rrugëve. Kudo ka nevojë për profesionin e tij, që mbart edhe rrezikun. "Sigurisht, zanati i zjarrmëtarit të minave ka edhe riskun brenda, por po të respektosh rregullat e sigurimit teknik, asgjë nuk mund të ndodhë", thotë Asllani, ndërsa shkëputet paksa, për të orientuar një punonjës më të ri në moshë. Janë dhjetra punonjës të kompanive TRISS e "Gjikuria", nga qytete të ndryshme të vendit, që punojnë këtu. Vijnë nga Tirana, nga Fieri, nga Vlora. Punojnë shpesh edhe jashtë orarit, por edhe shpërblehen mirë. Pagat shkojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë, sipas profesionit dhe punës që kryhet. Veç kësaj është ushqimi dhe akomodimi në hotele apo apartamente, që ofrohen të gjitha falas nga kompanitë, bashkë me transportin. "Jemi mjaft të kënaqur, punojmë, por edhe shpërblehemi për djersën tonë", thotë Berti, një punonjës nga Fieri.

Rruga e Bregdetit, investimi më i rëndësishëm që është bërë në këtë pjesë të vendit, po merr formën e saj të plotë. Në një ditë dimri, kur dielli shfaqet herë-herë mes reve, ajo duket edhe më e bukur. Rruga gjarpëron mes maleve dhe kodrave, pastaj thyhet deri poshtë, pranë ujit. Virgjëria e natyrës së mrekullueshme dhe dora e njeriut, krijojnë këtu një unitet vlerash. Në gushtin e kaluar, një turist polak, Viktor Pjeçilsni, më thoshte se bregdeti i Himarës është i mrekullueshëm, por një rrugë e mirë do të shtonte bukurinë e tij. Në këtë vështrim, pesha e këtij investimi rritet edhe më tepër. Banorët e Himarës, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj rruge, janë bërë pjesë e projektit. Shpesh kanë "sakrifikuar" dhe ndonjë cep të oborrit, pa shpërblim, vetëm që rruga të përparojë sa më shpejt. Madje, drejtuesit e punimeve thonë se, jo vetëm nuk hasin pengesa në qendrat e banuara, por gjejnë dhe gatishmërinë e banorëve, edhe kur skrepi i ekskavatorit duhet të prishë ndonjë gardh, një cep muri apo të ngushtojë paksa ndonjë oborr. Kjo ndodhi në të patën 10 raste në hyrje të qytetit të Himarës, në fshatin Dhërmi, etj. Androniqi Duni, një 70-vjeçare, banore e Dhërmiut, thotë se "është mirë" që Bregu të ketë një rrugë të tillë.

"Ja, jet-o, tani shkojmë shumë shpejt dhe rehat në Vlorë", thotë ajo me atë dialektin tipik të grave të bregut të Himarës. Ndërtimi i rrugës së Bregdetit ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare. Pas 15 qershorit, shqiptarët dhe të huajt që do të shkojnë nga Vlora në Sarandë, do të përjetojnë një udhëtim ndryshe.

Qeveria, 9 milion dollarë për pesë projekte të infrastrukturës së Himarës

Qeveria shqiptare ka akorduar 9 milion USD për zbatimin e pesë projekteve të infrastrukturës në qytetin e Himarës (70 kilometra në jug të Vlorës). Në projekte përfshihen ndërtimi i tubacioneve kryesore të ujësjellësit, i kolektorit të ujërave të zeza, ndërtimi i rrugës që përshkon mespërmes qytetin, nga Himara e Vjetër deri në daljen jugore të tij, me gjatësi 4.5 kilometra, pajisja me trotuare dhe ndriçimi si dhe ndërtimi i shëtitores së lagjes Potam dhe asfaltimi i plotë i të gjitha mjediseve publike të saj. "Projektet e mësipërme do të transformojnë tërësisht Himarën dhe do ta shndërrojnë në një qytet me standarde bashkëkohore në infrastrukturë. Janë investime mjaft të rëndësishme për qytetin dhe komunitetin e banorëve, të cilat janë financuar nga Qeveria shqiptare", tha kreu i Bashkisë së Himarës, duke shtuar se ato janë mirëpritur dhe vlerësuar nga banorët. Qytetarët e Himarës shohin tek këto investime vëmendjen e qeverisë për këtë pjesë të vendit". Ai vërejti gjithashtu se, "deri pak vite më parë mbështetja me projekte për Himarën ka qene minimale". Kristaqi, një 58-vjeçar banor i Himarës, thotë se në këtë qytet punohet ngado. "Po punohet për rrugët, për ujin e pijshëm, për ndriçimin, dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër, me sa mbaj mend unë", shprehet ai teksa priste të merrte një çertifikatë familjare në zyrat e shërbimit të gjendjes civile të Bashkisë. Këto projekte, të cilat kanë nisur prej disa muajsh, kanë hyrë në një fazë të rëndësishme të zbatimit dhe pritet të përfundojnë në qershor, në prag të sezonit turistik. Punimet po kryhen nga kompanitë TRISS, "Gjikuria", "Albstar", "Elkri". Me përfundimin e tyre për Himarën do të jetë krijuar baza e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithashtu do të zgjerohen dhe perspektivat e saj. Këto janë dhe investimi më i madh i realizuar ndonjëherë në qytetin e Himarës. Paralelisht me këto projekte janë në proces dhe po zbatohen edhe një sërë investimesh të tjera, të cilat janë shtrirë në të gjithë territorin e kësaj bashkie. Mes tyre është ndërtimi i rrugës kombëtare të bregdetit, me fondet e qeverisë, e cila shkurton distancën e Himarës nga pjesa tjetër e vendit dhe përmirëson kushtet e udhëtimit.

Harilla Koçi

RD

Po del vertet shume kendshem e cilesore.

Vjet e kam bere disa here nga Vlora ne Sarande andej. Probleme jane disa segmente qe kalojne midis fshatrave qe jane shume te ngushte dhe si kudo ne Shqypni kaosi urbanistik ne cdo fshat,

qofte Himare, qofte Dhermi, qofte Borsh etj

Te vjen keq qe ato vende te mrekullueshme menaxhohen nga kafshe!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2009 nė 09:44 Edit Post Reply With Quote
Tiranë-Elbasan, prezantohet projekti i rrugës me tunel
Shoqëria anonime “Kërraba 2007”, ideuese e projektit të ri të rrugës me tunel Elbasan-Kërrabë-Tiranë, prezantoi dje projektin e saj teknik. Në ceremoninë prezantuese ishin të pranishëm autoritetet më të larta vendore si dhe zëvendësministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Ernest Noka. Fatbardh Doko, kryetari i bordit të shoqërisë “Kërraba 2007”, u tha të pranishmeve se kjo rrugë e re, me gjatësi 31,5 km, prej të cilave 2,5 km tunel, e konceptuar si autostrade me 4 korsi, do ta integrojë qytetin e Elbasanit në hartën e rajonit me treguesit më të lartë të zhvillimit njerëzor në Shqipëri. “Ky segment, - tha Doko, - bashkon Tiranën dhe Elbasanin në një kornizë ekonomike të përbashkët dhe komplementare, rrit efektivitetin e zonës industriale të Elbasanit, rrit vlerën e pasurive së paluajtshme të krejt qarkut, forcon arsyet e ndërtimit në Elbasan të zonës së lirë ekonomike, zgjeron shanset për burimet njerëzore aktuale dhe forcon prirjen për thithje investimesh”. Zv.ministri i Transportit, Ernest Noka, nënvizoi në takim angazhimin e qeverisë për të zhvilluar infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, duke e konsideruar këtë një premisë reale për zhvillimin e balancuar rajonal dhe për përparimin ekonomik - sidomos në sektorët prodhues. Rruga aktuale që bashkon Elbasanin me Tiranën është 54 km dhe është projektuar sipas standardeve të pas-Luftës së Dytë Botërore. Sipas ekspertëve, ajo është e paaftë të përballoje trafikun e mallrave që lëvizin kryesisht në trajlera apo mjete të rënda motorike. Projekti i prezantuar nga shoqëria “Kërraba 2007” sh.a. arrin një kosto maksimale prej afro 170 milionë eurosh. Segmenti i ri që propozohet, ka një gjatësi prej 31.5 km dhe është një autostradë 15 metra e gjerë, me katër korsi dhe me një korsi emergjence. Një tunel prej 2,5 km përbën zgjidhjen kryesore të tij dhe pa dyshim edhe koston reale. Rruga e re zhvillohet pothuajse paralel me atë ekzistuese dhe jo shumë larg prej saj, por mbi koncepte krejt të ndryshme: ndërsa rruga ekzistuese është konceptuar dhe trasuar në kurrizin e formacioneve kodrinore-malore, traseja e rrugës së re bazohet në kalimin në luginat ekzistuese dhe trasimin me tunel të formacioneve malore.

Bazuar në rezultatet e modelimit të trafikut, si dhe trafikun ekzistues në segmentin Tiranë-Elbasan, trafiku mesatar ditor për 25 vitet e ardhshme parashikohet të arrijë në 8,503 mjete në vitin 2011 (konsideruar si data e përfundimit të veprës). Ndërsa deri në vitin 2035 trafiku parashikohet të arrijë në 80,000 mjete në ditë.


07/06/2009





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.8780448 sekonda, 49 pyetje