Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Infrastruktura ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2010 nė 17:12 Edit Post Reply With Quote
Infrastruktura/Rreth 320 milionë euro është kostoja e kësaj rruge, interes financimi kanë shprehur BERZH e BEI
Brenda këtij viti pritet të nisin punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Në muajin qershor do të zhvillohet tenderi për firmën që do ta ndërtojë këtë rrugë, ndërsa qeveria mbetet në pritje për të gjetur fondet për financimin e saj. Kjo rrugë është llogaritur të ketë një kosto rreth 320 milionë euro. Interes për financimin e kësaj rrugë kanë shprehur BERZH dhe BEI, dy bankat prestigjioze evropiane. Pas autostradës Durrës-Kukës, autostrada Tiranë-Elbasan dhe Rruga e Arbrit mbeten prioritetet e qeverisë Autostrada Tiranë-Elbasan brenda muajit qershor do të zhvillojë tenderin për ndërtimin e saj. Në këtë tender do të shpallet firma ndërtuese, që do të realizojë këtë projekt tepër të rëndësishëm për infrastrukturën shqiptare. Në garë do të marrin pjesë firma të huaja, por mundësi do t’u lihet edhe firmave shqiptare. Një fakt i tillë është pranuar nga zëvendësministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka, i cili i kontaktuar nga gazeta “standard”, ka bërë me dije se tenderi i autostradës Tiranë-Elbasan do të jetë gati në fillim të muajit qershor. Pak kohë më parë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se tashmë prioritet i qeverisë mbeten tre rrugë, autostrada Tiranë, Elbasan, Rruga e Arbrit dhe boshti i Jugut. Por mbetet sigurimi i financimit të tyre hapi i fundit për të realizuar këto projekte madhore. Lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan, Noka thotë se kostoja e kësaj rruge pritet të shkojë në rreth 320 milionë euro. Sipas tij, dy banka prestigjioze ndërkombëtare, BERZH dhe BEI janë shprehur pozitivisht për financimin e tyre. Tashmë qeveria shqiptare, duke nisur me rrugën Durrës-Kukës, ka nisur të aplikojë kreditë tregtare për ndërtimin e veprave madhore që i shërbejnë komunitetit. Kanë qenë disa projektet e paraqitura në ministri dhe në drejtorinë e rrugëve për variantin dhe gjurmët e kësaj rruge. Një prej varianteve ka qenë ajo e firmës shqiptare “Kraba” apo e firmës italiane "Bonifica". Kompania italiane paraqiti katër variante, ndër të cilat është përzgjedhur alternativa që kalon Qafën e Kërrabës nëpërmjet një tuneli 2.2 km. Rruga do të ketë 14 nënkalime dhe mbikalime. Sipas zëvendësministrit Noka, projekti i paraqitur nga kompania italiane "Bonifica" u përmirësua nga qeveria shqiptare për ta përshtatur me zonën në të cilën kalon, duke pasur parasysh zhvillimin e vrullshëm ekonomiko-turistik të zonës. Autostrada Tiranë-Elbasan do të jetë rreth 31 kilometra, do të udhëtohet në të me një shpejtësi 100-120 kilometra në orë, do të ketë katër korsi dhe do mjaftojnë vetëm 15-20 minuta për të arritur në Tiranë, apo në të kundërt për të shkuar në Elbasan, me pikënisje kryeqytetin. Efektet pozitive nga rruga e re Tiranë-Elbasan: -Shkurton rrugën rreth 20 kilometra -Rrit parametrat e sigurisë -Zhvillon turizmin -Rrit numrin e të punësuarve -Eliminon rrezikshmërinë që ka rruga tani -Elbasani do të jetë lagje e Tiranës -Tokës në këtë zonë do t’i rritet vlera


standard


ok shume mire ne teori ne praktike a mund te me thote kush kur do te mbaroje fier-vlore





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-12-2010 nė 13:56 Edit Post Reply With Quote
Risi në projektet e qeverisë, ndërtimi me 4 korsi i autostradës Shkodër-Vlorë dhe Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë

Hapen tenderat për 8 autostradat e mëdha

Ndërtimi i akseve rrugorë në Shqipëri ka qenë një temë e rëndësishme ku është ndalur Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave. Në këtë konteks qeveria autorizoi dje Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për të hapur tenderat për tunelin Tiranë-Elbasan, Rrugën e Arbrit, nga Ura e Vashës, loti i 3-të dhe lotin e 8-të të By Pass-it Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, si dhe nisjen e studimit të projektimit për disa segmente të tjera rrugore: Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë, zgjerimit të rrugës Sukth-Hamallaj; aksit Qafë Plloçë-hyrje e Pogradecit dhe Unaza e Pogradecit. Kryeministri Berisha, ndërsa siguroi qytetarët se investimet në infrastukturë nuk janë partiake, dënoi qëndrimin e deputetëve socialistë kundër buxhetit, i cili parashikon ndërtimin e shumë akseve rrugore në vend. "Ne duhet të ecim me alternativën tonë, duke e konkretizuar çdo ditë. Dua t'u them të gjithë qytetarëve shqiptarë se të gjitha këto investime janë absolutisht apartiake. Por do të mbetet e paharruar në memorien time, se ku gjetën forcë deputetët e opozitës për të votuar kundër këtij buxheti, sesi mund të shkojnë ata në Elbasan, madje edhe ata që janë nga Elbasani, sesi mund t'i justifikojnë qytetarët e Elbasanit me votën e tyre kundër tunelit, pasi ata nuk votuan kundër Sali Berishës, por kundër tunelit", u shpreh Berisha. Jo vetëm qëndrimin kundër ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, por edhe një sërë qëndrimesh kundër opozitës, si vizat sipas Berishës tregojnë qartë interesin për karrige të kryetarit të PS-së Rama. "Unë nuk do të doja kurrë të mos kisha vota kundër, se ky është ligji, rregulli i artë, por të votosh kundër tunelit dhe të jesh i ulur në Parlament me votën e qytetarëve të Elbasanit, të Librazhdit, Pogradecit, Gramshit, tregon se nuk ke interes tjetër mbi tokë, përveç karriges së kryetarit dhe ky është vajtim i vërtetë. Ku e gjen forcën? Aty ku e gjen forcën për të vazhduar protestat kundër vizave. Ky është i gjithë problemi", theksoi Berisha. Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e ndërtimit të infrastukturës në zonat malore, që sipas tij do ta bëjnë Shqipërinë disponibël për turizmin malor. "Në qëndrimin tonë që këto zona, me malet më të virgjëra të Europës, t'i bëjmë disponibël për turizmin shqiptar, europian e botëror, gjatë këtij mandati, ne do të plotësojmë infrastrukturën drejt të gjitha maleve e majave të tyre", theksoi Berisha.

Ndërtimi i tunelit Tiranë-Elbasan brenda 18 muajsh

Tuneli Tiranë-Elbasan, i cili do të lidhë këto dy qytete dhe do të shkurtojë ndjeshëm distancën kohore midis tyre do të përfundojë brenda 18-muajve nga dita kur do të nënshkruhet kontrata e ndërtimit të tij. Gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë Kryeministri Berisha, duke e konsideruar tunelin Tiranë-Elbasan një ndër veprat madhore e më fizibël të ndërtimeve të derisotme, tha se tuneli do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit, ndërsa u shpreh se ky tunel shndërron në realitet një ëndërr shekullore të të gjithë qytetarëve dhe udhëtarëve që nga zonat juglindore e lindore të Shqipërisë. "Në rendin e ditës kemi një vendim kryesor, vendimi për autorizimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për të çelur tenderin për tunelin e Tiranë-Elbasan, tunelin e Boshtit të Jugut, tunelin e Korridorit të 8-të. Ky tunel shndërron në realitet një ëndërr shekullore të të gjithë qytetarëve dhe udhëtarëve që nga zonat juglindore e lindore të Shqipërisë e më tej që kanë udhëtuar për në Tiranë, duke kaptuar malet e Krrabës. Tuneli do të financohet kryekëput me paratë e buxhetit të shtetit dhe nga dita e nënshkrimit të kontratës, afati i dorëzimit të tij do të jetë 18-të muaj. Tenderi do të jetë tender i hapur ndërkombëtar. Tuneli përbën një ndër veprat madhore e më fizibël të të gjitha ndërtimeve të derisotme", u shpreh Berisha. Gjithashtu kreu i qeverisë shprehu kënaqësinë e avantazheve që krijon ndërtimi i këtij tuneli, ku më kryesori është shkurtimi me 70% të distancës midis Tiranës dhe Elbasanit. "Shpreh kënaqësinë që vendosim sot për këtë projekt, që shkurton me 70 përqind distancën midis Tiranës dhe Elbasanit dhe e bën Elbasanin qytetin me një distancë pak më të madhe se Fushë Kruja e më të afërt se Durrësi, por që shkurton në mënyrë të ndjeshme edhe distancën e udhëtimit për në Tiranë, për të gjithë qytetarët që nisen nga Leskoviku, Gramshi dhe së shpejti, me fillimin e punimeve të tjera, nga i tërë jugu i Shqipërisë", theksoi Berisha.

Rruga e Arbrit do finalizohet brenda këtij mandati

Kryeministri Berisha, ndërsa e cilësoi Rrugën e Arbrit, si rrugën e dytë të kombit, garantoi se kjo rrugë, nga Ura e Vashës, do të përfundojë brenda këtij mandati. Kështu kreu i qeverisë hodhi poshtë zërat e opozitës, të cilët mashtrojnë sipas Berishës qytetarët e Dibrës, duke u thënë se qeveria nuk do të sjellë deri në Tiranë këtë segment. "Gjithashtu, ne vendosim për të autorizuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të tenderojë ndërtimin e Rrugës së Arbrit, segmenti nga Ura e Vashës, loti i 3-të. Rruga e Arbrit është rruga e dytë e kombit. Ne do ta bëjmë rrugën, ndërsa atyre, të cilët në klandestinitet u pëshpëritin në vesh e mashtrojnë qytetarët e Dibrës e të Matit, duke u thënë se rrugën e sollën gjer tek Ura e Vashës dhe nuk do ta sjellin deri në Tiranë, u mbetet të skuqen me veten e tyre. Rruga e Arbrit, fizibilitetin e ka kombëtar, është rruga e dytë e kombit dhe do të përfundojë brenda këtij mandati", theksoi Berisha. Ndërkohë kreu i qeverisë e konsideroi të rëndësishme përfundimin e këtij aksi brenda mandatit, pasi siç u shpreh dhe ai, mandati tjetër ka vepra të tjera. Pjesë e ndërtimit të infrastukturës rrugore Kryeministri Berisha cilësoi edhe aksin që lidh qytetin e Pogradecit me Qafë Plloçën zonë deri ku është ndërtuar autostrada e Korçës. Sipas Berishës po shikohet mundësia që po të jetë e nevojshme të ndërtohet një tunel, i cili do të eleminojë kthesat e shumta të Qafës së Plloçës. "Në rendin e ditës është edhe studim-projektimi i aksit Qafë Plloçë-hyrje e Pogradecit dhe Unaza e Pogradecit. Edhe ky aks është i domosdoshëm dhe duhet të shmangen kthesat, qoftë edhe me ndërtimin e një tuneli. Zbritja nga Qafë Plloça në Pogradec duhet të jetë një zbritje shumë e thjeshtuar, mund të mos ketë nevojë për tunel, por në rast se është i nevojshëm një tunel i shkurtër, le të bëhet dhe të shmangen kthesat marramendëse të Qafë Plloçës", u shpreh Berisha. Gjithashtu Këshilli i Ministrave studioi dje 2-3 prokurime të tjera për studimit e projektimit të zgjerimit të rrugës Sukth-Hamallaj, që sipas Berishës është një zonë që po merr një zgjerim të papërmbajtur turistik. Studimi i projektimit të ndërtimit të rrugëve paralele të segmentit të By Pass-it Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, si dhe do të ketë një studim batimetrik, topografik për Portin e Shëngjinit, në mënyrë që edhe ky port sipas kryeministrit të marrë dora-dorës dimensione të tjera. Përsa i përket projekteve për vitin që vjen, në infrastukturën rrugore në zonat malore të vendit, kryeministri shpalosi projektin e ri, i cili do të shtrihet në majën e Çajupit, në majën e Sari Salltëkut dhe ecet drejt Tomorrit. "Vitin e ardhshëm, infrastruktura rrugore shkon në majën e Çajupit, në majën e Sari Salltëkut dhe ecet drejt Tomorrit. Ndaj, në qëndrimin tonë që këto zona, me malet më të virgjëra të Europës, t'i bëjmë disponibël për turizmin shqiptar, europian e botëror, gjatë këtij mandati, ne do të plotësojmë infrastrukturën drejt të gjitha maleve e majave të tyre, nga Çajupi gjer në Ujezë, Markovçkë e më tutje. Unë kam bindjen më të thellë se kjo i jep një frymëmarrje e nxitje të madhe ridimensionimit tërësor të Shqipërisë turistike", u shpreh Berisha.

Projekte ambicioze për zhvillimin e turizmit malor

Një projekt tjetër të rëndësishëm, Kryeministri Berisha konsideroi fillimin e studimit të projektimit për rrugën Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë, i cili do të bëjë lehtësisht të arritshme një ndër zonat më të bukura turistike malore të vendit. "Ne autorizojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugës për By Pass-in Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, loti i 8-të. Autostrada nga Shkodra deri në Vlorë do të jetë me katër korsi. Po ashtu, do të fillojë studimi, projektimi për rrugën Tiranë-Dajt-Qafë Mollë-Bizë. Kryeqyteti do të ketë zonën e vet turistike malore. Kaptina e Martaneshit dhe Biza janë çatia e mrekullisë malore të këtij vendi. Ky vend, po aq sa të bukura i ka detet e liqenet, ka edhe malet dhe kryeqytetasit, miqtë e tyre, do të kenë infrastrukturën për të shkuar drejt maleve të Martaneshit, Bizës, që me lëndinat, pyjet, ujërat dhe borën në 6 muaj të vitit, janë nga zonat malore më të bukura dhe absolutisht, mund të krahasohen me zonat më të bukura në Europë", u shpreh Berisha. Sipas kreut të qeverisë ky projekt ka përparësi, pasi vitin e ardhshëm ne u kthehemi rrugëve drejt maleve. "Në pranverën e vitit të ardhshëm përfundon tërësisht, pasi kanë mbetur shumë pak kilometra, infrastruktura e bregut, nga Ksamili në Velipojë, do të mbyllen dhe do të përshpejtohet ndërtimi i rrugëve drejt maleve e majave të tyre", theksoi ai.

Akset rrugore që do ndërtohen brenda 2011

Këshilli i Ministrave vendosi dje lejimin e disa institucioneve, në varësi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, si autoritete kontraktore, të vazhdojnë procedurat e prokurimit, për ndërtimin e disa akseve rrugore brenda vitit 2010. Gjitashtu Këshilli i Ministrave vendosi Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Mallakastër, si autoritet kontraktor, për objektin e "Ndërtimit të stacionit të pompimit në Qafën e Kashit". Ndërkohë Porti Detar Shëngjin, përcaktohet si autoritet kontraktor, për objektin "Survejimi topografik dhe batimetrik, analizimi i gjendjes së dherave dhe integrimi i vlerësimit mjedisor, për rehabilitimin e Portit Detar, Shëngjin, dhe thellimi i kanalit hyrës të portit". Sipas Këshillit të Ministrave ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Rrugët që do të kontraktohen

o Ndërtim rruga "Unaza e Re e Tiranës-Mullet, loti 1";

o Ndërtim Rruga e Arbrit (seg. Dalje U.Vashës-Bulqizë), loti 3;

o Ndërtim rruga "By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, loti 4";

o Ndërtim rruga "By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, loti 7";

o Studim-projektim rruga "Tiranë-Dajt-Qafë Mollë";

o Studim-projektim, zgjerim i rrugës "Sukth-Hamallaj";

o Studim-projektim-ndërtim, rrugët paralele, segmenti "By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë";

o Studim-projektim-ndërtim, rruga "Tiranë-Elbasan" (dublimi dhe plotësimi i segmentit Ibë-Elbasan).

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0729010 sekonda, 26 pyetje