Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ballkanin nuk e rezikon Shqipėria etnike por Bizanti Greko - Sėrb
Eni_P

Postuar mė 23-10-2002 nė 13:23 Edit Post Reply With Quote
Ballkanin nuk e rezikon Shqipėria etnike por Bizanti Greko - Sėrb

DIPLOMACIA SHQIPTARE
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Edhe pse tani, në prag të shekullit XXI, janë ndryshuar kushtet, rrethanat, interesat, motivacionet dhe pikëpamjet e fuqive të mëdha evropiane në aspektin global të politikës ndërkombëtare, kur është fjala për fatin e Ballkanit (sikundër që ishte fati i Lindjes së Afërt dhe asaj Qendrore, para dyzet vitesh) , kjo nuk nënkupton se këto (pavarësisht nga procesi i rikonstruksionit të ri transicional të Evropës, dhe ndryshimi i aktorëve dhe i mjeteve) kanë hequr nga globalizmi politik dhe strategjik i tyre. Në këtë prizëm (domethënë të rikomponimit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Evropës, pikërisht sipas kritereve të krijimit të panrajoneve të saj), duhet të vështrohet edhe harta gjeopolitike e Ballkanit, në veçanti fragmentarizmi i mëtejmë i tërësisë territorilae të Shqipërisë Etnike, si dhe statusi i kombit shqiptar në kuadrin e saj. Në këtë kontekst, duhet të shikohet edhe bashkërendimi i politikës greko-serbe, politikë kjo, e cila gjatë gjithë historisë së saj të derisotme kurrnjëherë nuk ka hequr dorë nga ideja dhe koncepti i errët mesjetar i përtëritjes së kufijve të Bizantit. Po në këtë frymë, dhe mbi këtë bazë të përceptimit të gabuar të historisë së perënduar bizantine, Greqia dhe Serbia gjatë dekadës së fundme të shekullit XX, të drejtuara nga regjimet e tyre nacionalsocialiste (SPS+PASOK) me krerët e tyre udhëheqës, Andreas Papandreu dhe Slobodan Milosheviq, përdorën të gjitha mjetet dhe bagazhin e nacionalshovinizmit dhe të hegjemonizmit sllav për të destabilizuar paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Gjatë kësaj periudhe, që karakterizohet me rikolonizimin pushtues të Kosovës nga ana e pushtetit policor-ushtarak e paramilitar të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, dhe nga procesi i ndryshimeve të sistemit ekonomiko-politik në Shqipëri (1990-1994), problemi i Kosovës i "shoqërohet" edhe me krizën e shkaktuar nga regjimi socialist grek i Andreas Papandreut, epiqendra sizmike e së cilës ishte fokusuar në kufirin greko-shqiptar. Përveç propagandës së njësuar subversive greko-serbe antishqiptare, në mbufatjen e këtij konflikti greko-shqiptar, qe angazhuar edhe terrori medial (me prapavijë të thellë të ndryshimeve gjeopolitke në Ballkan, në favor të tradicionales ndërhyrëse në çështje të brendshme shqiptare) propagandistik frëng : "Le Monde" dhe "Le Monde Diplomatique", të cilat në frymën e politikës zyrtare të Parisit, edhe e patën komentuar dhe "vlerësuar" krizën greko-shqiptare të vitit 1994.

Këto dy gazeta frënge më me ndikim në krijimin e opinionit politik në Francë, dhe në arenën ndërkombëtare, duke mos u thelluar as sipërfaqësisht, as në mënyrë eksplicite dhe objektive në shqyrtimin e gjenezës së konflitkit greko-shqiptar, që datona qysh nga krijimi i Ekzarhatit bullgar (1870), kur borgjezia greke luftonte me çdo kusht, që të formonte Greqinë e Madhe. Përpos territoreve të pushtuara donte të okuponte edhe Selanikun, Kavallën dhe pjesën jugore të Shqipërisë, të cilat për fat të keq, edhe sot gjenden nën sundimin neokolonialist të Greqisë së "socialistëve" dhe të "demokratëve" të Andreas Papandreut. Po ashtu, edhe në periudhën e Kongresit të Berlinit (1878) para se të formohej shteti bullgar, Greqia dhe Serbia në vazhdimësi e bashkërenduan dhe e harmonizuan politikën e tyre imperialiste për t'i pushtuar dhe copëtuara tokat e Shqipërisë Etnike.

Kush po luan me fatin e Ballkanit?

Programi kombëtar grekomadh në gjysmën e dytë të shekullit XIX gjithnjë më shumë bazohej në idenë e përtëritjes së kufijve të Bizantit, i cili edhe sot është I pranishëm në politikën dhe në strategjinë pushtuese të bizantit greko-serb të Ballkanit. Mirëpo, si duke këto të dhëna relevante historike nuk janë parësore për të nxjerrë në shesh shkaktarin e njëmendtë, jo vetëm të konfliktit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe të fatit të Ballkanit.

Sesa ishte i bashkërenduar veprimi i politikës grekomane dhe asaj serbe në shekuj për të pushtuar toka të huaja dhe për të nënshtruar popuj të huaj, pikësëpari shqiptarët në trojet e veta të Shqipërisë Etnike, provon edhe lidhja e Marrëveshjes së Greqisë me Ilia Garashanin, që kishte për objekt pushtimin e territorit indigjen shqiptar, e jo të Bullgarisë, sepse sipas I.Garashaninit (autorit të "Naçertanisë" ekspansioniste, 1844), bullagrët nuk ishin ata, të cilët i rrezikonin e sllavëve në Ballkan, por vetë shqiptarët.

Po ashtu, edhe gjatë periudhës historike të luftërave ballkanike Greqia dhe Serbia së bashku me Malin e Zi kanë bashkëpunuar dhe vepruar në mënyrë edhe më të intensifikuar për ta copëtuar Shqipërinë Etnike. Këtë e provon edhe Deklarata (tepër sekrete) si shtojcë e Traktatit mbi aleancën greko-serbe(maj 1913). Më pas Traktati i fshehtë i Londrës (26.IV.1915), Pika VII), me ç'rast, Italisë iu njoh e drejta e aneksimit të ishullit Sazan të Vlorës, të Sarandës, e në veri deri në lumen Vjosa. Në përputhje me dispozitat e këtij Traktati, soldateska e kryeministrit të qeverisë serbe, Nikola Pashiqit i okupoi pjesët veriore të Shqipërisë (Tiranën dhe Elbasanin, kurse forcat ushtarake malazeze pushtuan Shkodrën).

Politika e bashkërenduar greko-serbe ndaj Shqipërisë Etnike, në vazhdimësi ka pasur karakter pushtues kolonial. Këtë e provoi edhe gjykimi i "Pesëshes" së minoritetit grek në Tiranë, më 1994, i cili ishte "viktimë" e drejtpërdrejtë e politikës së nëndheshme të shërbimeve të zbulimit sekret të Greqisë dhe të Serbisë. Pikërisht për shkak të rënies në gjurmë të veprimatrisë dhe të aksioneve të tyre politiko-propagandistike dhe subversive në rrëzimin e pushtetit shtetëror të Sali Berishës, në mënyrën më të vrazhdë (pa kurrfarë takti diplomatik) regaoi shefi i diplomacisë greke, Karolos Papulias, me ç'rast e akuzoi qeverinë shqiptare të Aleksandër Meksit (kryeministër), se ajo në fakt nuk ishte duke e gjykuar "Omoninë", por Greqinë, sepse pjesëtarët e kësaj partie politike greke (Teoderos Bezinis, Vangelis Papakristos Martos, Kosta Kirijakis dhe Iraklies Hirmos) nuk kishin kryer kurrfarë "misioni" terrorist a spiunimi grek në Shqipëri, por përkundrazi luftonin për të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. Edhe pse ky vlerësim i diplomacisë greke ishte i paqëndrueshëm, konflikti i theksuar greko-shqiptar, ishte dimensionuar vetëm në prizmën e këndvështrimit të politikës ndërhyrëse greke në çështje të brendshme të Shqipërisë.

Gjuha kërcënuese e diplomacisë greke pasqyrohej edhe në deklaratat e zyrtarëve të tjerë më të lartë të establishmentit grek, si të kryeministrit Andreas Papandreu, i cili për krijimin e konfliktit ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, e fajësoi drejtpërdrejt ish-kryetarin e shtetit (të cunguar 50%) shqiptar shqiptar, dr.Sali Berishën, kinse ky në bashkëpunim, dhe i këshilluar nga Turqia, jo vetëm se zhvillonte "procese të montuara politike gjyqësore" kundër minortitetit grek në vendin e tij, por në të njëjtën kohë edhe e kishte intensifikuar aktivitetin e njësuar politiko-diplomatik drejt destabilizimit të Ballkanit, në përgjithësi.

Konstatimet e këtilla si të Andreas Papandreut, ashtu edhe të minstrit të jashtëm grek, Karolos Papulias, nuk mund të quhen ndryshe vetëm se farsë dhe hipokrizi, që janë karakteristike vetëm për autorët e traktativave të diplomacisë së fshehtë ushtarake. Si mund të injorohen shkaqet dhe motivet e vërteta të këtij konflikti greko-shqiptar: përzierja e drejtpërdrejtë në çështje të brendshme të Shqipërisë sovrane dhe të pavarur (vrasja e shtetasve shqiptarë nga bandat kriminele greke përbrenda territorit shqiptar); keqtrajtimi permanent i refugjatëve shqiptarë në Greqi, si dhe deportimi i mbi 40.000 mijë sish në Shqipëri(prej 15 gushtit deri më 13 shtator 1994), ku rrëfimet e disa prej tyre ua hoqën maskën në tërësi qëllimeve të politikës hegjemoniste dhe grabitçare ndaj Shqipërisë. Këta fatmjerë, nën forcën dhe torturën ataviste të kërbaçit të organeve policore dhe ushtarake greke kishin "marrë përsipër", edhe këtë mesazh të prerë :" që me çdo kusht ta përmbysnin pushtetin e Sali Brishës dhe, mëpastaj të ktheheshin sërish në Greqi"(!)

Lind pyetja, a nuk përputhej ky "mesazh" me rolin dhe veprimin e "misionit" të anëtarëve të "Omonisë" terroriste në Shqipëri në vitin 1994? Përgjigjja është positive, mirëpo, qarqet e pushtetit grek edhe atëherë, edhe sot, e mohojnë me paturpësi, se "Omonia" nuk ishte e ndërlikuar në konfliktin e theksuar ndërshtetëror greko-shqiptar(!)

Bashkërenditja e nacionalizmit serbo-grek
dhe mbështetja e tradicionales sllave

Keqtrajtimi në vazhdimësi i refugjatëve shqiptar (gjatë dekadës së fundme të shekullit XX e këtej) nga pala greke, është vetëm hakmarrje, dhe tendencë e fshehtë dhe e hapur për të ndërhyrë në çështje të brendshme, dhe për të destabilizuar Shqipërinë. Se shkaku i konfliktit të theksuar (si rrjedhim i aktivitetit terrorist subversive i partisë "Omonia", mbështetur dhe e financuar nga qarqet greke) në relacionin Athinë - Tiranë, nuk qëndronte te refugjatët shqiptarë dhe në mohimin e të drejtave elementare të njeriut të minoritetit grek në Shqipëri, por siç pat deklaruar me atë rast presidenti i Shqipërisë, dr. Sali Berisha përmes letrës së tij, drejtuar instancave më të larta të institucioneve ndërkombëtare (OKB-së, BE-së, KE-së dhe KSBE-së), motivi kryesor qëndronte në " pretekstin se Greqia është duke bashkërenduar ambiciet e nacionalizmit serb dhe grek për rritjen e tensionit dhe të destabilizimit të jugut të Ballkanit

Pavarësisht nga deklarimet e justifikueshme dhe të argumentuara të politikës zyrtare të Tiranës, Greqia edhe më tej e akuzonte Evropën për mosinteresimin e saj lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të minoritetit grek në Shqipëri. Mirëpo, këtë vlerësim të paqëndrueshëm të Qeverisë greke, e patën përgënjeshtruar vizitat zyrtare të komisiononeve dhe të delegacioneve për të drejtat e njeriut të (OSBE-së, të Parlamentit Evropian, të Këshillit të Evropës, etj.) cilat në raportet e tyre zyrtare, vlerësonin se nuk kishte pasur shkelje të drejtave dhe të lirive të minoritetit grek në Shqipëri. Përkundrazi, sipas raporteve të tilla, vihej në dukje fakti se ata gëzonin të gjitha të drejtat dhe liritë e plota, të garantuara me Kartën e OKB-së(26 qershor 1945), me Aktin Final të Helsinikit(1975),me Kartën e Parisit (1990), si dhe me Deklaratën universalke për të drejtat e njeriut (1948) etj.

Megjithatë, diplomacia greke u bë edhe më agresive, pasi kishte marrë një mesazh nga ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, me të cilin njoftohej pala greke, se Uashingtoni ishte duke ndjkur me interesim të veçantë gjendjen e krijuar në marrëdhëniet greko-shqiptare. Ndërkaq përkitazi me zhvillimin e procesit gjyqësore të "pesëshes" së "Omonisë" në Tiranë, nga Qeveria shqiptare, qarqet zyrtare amerikane, kërkonin që ai të zhvillohej në nënyrë konstruktive, duke përfillur kriteret e njohura të ligjeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, si dhe normat ligjore të vendit. Po në këtë frymë konsistonte edhe deklarata e ish-ambasadorit amerikan në Athinë, Tomas Najlls, e cila vinte në dukje se "nga rezultati i procesit gjyqësor në Tiranë, do të varet edhe rrjedha e mëtejme në marrëdhëniet greko-shqiptare". Në të njëjtin ton diplomatik, sikurse Bill Klinton, edhe kjo deklaratë e ambasadorit Najlls, vuri në dijeni politikën zyrtare të Tiranës, se përpos SHBA-së, edhe Bashkimi Evropian dakordohej që procesi i theksuar gjyqësor të zhvillohej në përputhje me dispozitat e konventave dhe me standardet e së drejtës ndërkombëtare.

Duke u mbështetur në logjikën e politikës së diktatit dhe të trysnisë ndërkombëtare, që ushtrohej ndaj Shqipërisë, ministri i Jashtëm i Greqisë, K. Papulias, i ndikuar tërthorazi nga politika propagandistike dhe diplomacia antishqiptare e regjimit të Slobodan Milosheviqit, e pat "zgjeruar temën" përkatëse, duke akuzuar dhe lëshuar anatema në disfavor të politikës turke, në këtë mënyrë: "Turqia është duke vepruar me të madhe, që në kufirin greko-shqiptar të krijihet një front i ri". Ky vlerësim tendencioz dhe i pabazë, kishte për qëllim që me çdo kusht të përfshinte në këtë "lojë" greko-serbe, edhe diplomacinë turke, ngase kjo do t'i konvenonte më derjtpërdrejt politikës gjakatare serbe të Beogradit, që t'i shtypte edhe më shumë shqiptarët në Kosovë përmes terrorit gjenocidal, si dhe, në këtë mënyrë të përfitonte Greqinë si aleat tradicional për të ndërhyrë më lehtë në çështje të brendshme dhe territorilae të Shqipërisë.

Qeveria greke, duke trumbetuar se Ballkanit po i kanosej rreziku i "dyfishtë" në njërën anë nga islamizmi turk, dhe në anën tjetër nga "ekstremizmi ekspansionist" i Shqipërisë Etnike (duke e vënë në kontekst të posaçëm Kosovën), e paralajmëronte Evropën, që të "zgjohej nga letargjia" dhe, me kohë të mirrte në dorë fatin e Ballkanit, përndryshe në një kohë të ardhshme të afërt, çmimin më të shtrenjtë për kët do ta paguante vetë Evropa. Kësaj thirrjeje hipokrite nacionalshoviniste greke, pa vonuar iu përgjigjën aleatët tradicionalë sllav dhe prosllavë të Greqisë, e para së gjithash Franca, diplomacia e së cilës shprehej në mënyrë ironike, kinse ishte "tronditur tej masës", kur "mësoi se" Ballkanin dhe Evropën po e konaste "kanceri i silamizmit" dhe "rebelizmi ushtarak" shqiptar, fenomene këto, të cilat i kishin "zbuluar" dhe trilluar në "laboratorët e tyre diagnostikë nacionalshoviniste antishqiptare dhe antiturke amalgama tradicioanle greko-serbe në Beograd dhe në Athinë(!!!)

Është i pakuptueshëm faktin se si diplomacia frënge e Parisit, e periudhës së Allen Zhypesë, konfliktin greko-shqiptar(1994) orvatej që ta gërshetnote në "mozaikun islamik", të konstruktuar sipas "shijes" tradicionale shekullore të "prognozave" triviale të politikës propagandistike greko-shqiptare. Për më tepër, kur historikisht dihet se, Greqia dhe Serbia në saje të miteve, të idhujve,të falsfikimit të historisë së shqiptarëve, pikërisht në kohën e Perandorisë Osmane, kanë arritur, që ta krijojnë autonominë e identitetit e tyre fetar, nacional dhe shtetëror. Ndër popujt në Ballkan, vetëm Serbia vandale është ajo, që ka përfituar më së shumti nga "islamizmi turk",sepse me ndihmën e drejtpërdrejtë të Perandorisë Osmane, ia arriti t'i vërë themelet e shtetësisë së saj në disfavor të territoreve indigjene të etnikumit shqiptar të Shqipërisë Etnike. Si "shpërblim" për këto koncesione territoriale në kurriz të shqiptarëve, Serbia si ndër shekuj, ashtu edhe sot Turqinë e akuzon pa kurrfarë baze dhe pa kurrfarë të drejte morale, se "fundamentalizmi islamik" i saj është shprehje e urrejtjes patologjike ndaj popullit serb(!?) Në të vërtetë, është e kundërta, Serbia është ajo, që me shekuj vuan nga sëmundja kronike e urrejtjes dhe e paranojës patologjike kolektive serbe ndaj popujve të tjerë jo sllavë të Ballkanit. Këtë, fakeqësisht, për shkak të indiferencës dhe "vonesës" së reagimit të Evropës, dhe të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia e provoi në praktikën e politikës dhe të luftërave të saj gjenocidale kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve (1989-1999).

Duke mos i mbajtur parasysh këto të dhëna relevante të historisë politike të marrëdhënieve ndërmjet shteteve të theksuara ballkanike, ka rezultuar në mënyrë të "pakontrolluar" edhe ky interpretim arbitrar dhe tendencioz i politikës fringe, kur thuhet: "…në rastin konkret nuk është fjala për jotolerancën ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, por para së gjithash për një konflikt të dy religjioneve"(?!). Ky vlerësim është i gabuar dhe plotësisht i paqëndrueshëm, të cilin më parë në konfliktin e Bosnjës, e aplikoi Evropa (duke pohuar se fjala ishte për një luftë fetare dhe qytetare të tri konfesioneve: kroatëve, serbëve dhe myslimanëve, e jo për agresionin dhe gjenocidin klasik serboçetnik!). Ndërkaq, shpërthimi krizës ndërshtetërore greko-shqiptare(1994), kishte prapavijë të thellë politike me qëllim të përzierjes së Greqisë në punë të brendshme të Shqipërisë, që pikësëari reflektonte pretendimet e saj territoriale ndaj Jugut të Shqipërisë të banuar dhe të pabanuar me minoritetin grek, e nuk ishte kurrfarë shprehje me përmbajtje të urrejtjes dhe të papjtueshmërisë mbi baza fetare.

Shkrimet e këtilla arbitrare të masmediave frënge-përçuese të vijëspolitike zyrtare të Parisit, si kur është fjala për astin konkret, ashtu edhe në rastet e tjera nda çështjes shqiptare në Ballkan, nuk mund të cilësohen ndryshe veçse nonsense të miqësisë ë rreme frëngo-serbo-greke, sepse përputhen vetëm me tezat dhe me hipotezat e skenaristëve të diplomacisë greko-serbe se kinse konflikti i theksuar greko-shqiptar përbëhet nga premisat e "zgjerimit të fundamentalizmit islamik", i cili e "rrezikon"jo vetëm Ballkanin, por edhe Evropën. Në këtë "mozaik politik" synohet që nolens-volens të futën Shqipëria dhe Turqia, duke i akzuar se kanë pretendime të shtrirjes së islamizmit dhe të atyre territoriale ndaj Greqisë, Serbisë dhe ndaj vendeve të tjera sllave në Ballkan. Në të vërtetë Turqia, sipas analizave "Le Monde" dhe "Le Monde Diplomatique ", kritikohet për shkak të rolit të ri të saj, i cili në thelb pretendon të "përhapë tajfunin islamik", jo vetëm në Ballkan, por edhe në tërë Evropën.

Në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë rreziku nga islamizmi në Ballkan, as në Evropë (fenomeni islamik nuk është kurrfarë novus, sepse ky veç është i pranishëm edhe në Ballkan, edhe në Evropë. Prandaj, nuk ekziston kurrfarë nevoje as nga Shqipëria, as nga Turqia, që me politikat e tyre ta sforcojnë, dhe të angazhohen në propagandimin e shtrirjes dhe të ndikimit të tij, qoftë në përmasa rajonale apo evropiane), por para së gjithash kemi të bëjmë me pretendimet ekspansioniste greke ndaj territorit të Shqipërisë Etnike (Epiri Verior, Manastiri, Ohri etj.).

Po ashtu, edhe pretendimet e politikës "demokratike" të Serbisë dhe të Malit të Zi, nuk pushojnë së renduri, që edhe më tej të ricoptojnë toka të reja shqiptare, kroate dhe myslimane, që u përkasin vazhdimësisë së kufijve gjeografikë dhe historikë natyrorë të Shqipërisë Etnike, të Kroacisë dhe dhe të Bosnjës. Këtë konstatim tonin, para së gjithash, e argumetojnë tri agresionet gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999) në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë. Këto paradigma, dëshmojnë në mënyrë të argumentuar se, as Shqipëria, as Turqia nuk janë ata pretendues, që të në asnjë mënyrë ta rrezikojnë dhe destabilizojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan, por bizanti greko-serb, i cili përditë e më shumë po krijon nebulozë (me qëllim që para botës, të heshtin dhe të murkullojnë, edhe në shekullin XXI, sundimin e tyre kolonial mbi shqiptarët dhe mbi territoret e Shqipërisë Etnike) në marrëdhëniet ndërballkanike, me tendencë që këtë rajon ta shndërrojnë në "teatrin" e luftës gjeopolitike të Lindjes së Afërt dhe të asaj Qendrore, zjarri dhe flaka e së cilës (nëse së shpejti nuk fillon zgjidhja e problemit ekzistues kolonial shqiptar në Ballkan), vërtet do ta kapërdijë jo vetëm Serbinë e madhe dhe Greqinë e madhe, por tërë Gadishullin Ballkanik dhe Evropën, pavarësisht nga anazhimi i saj i "sinqertë" dhe afatgjatë në rajonalizimin e pjesës saj lindore dhe juglindore në kuptimin e demokratikes, multietnikes,integrimeve dhe zhvillimit ekonomik, të patnetuara sipas "licencës" tanimë të njohur :"Evropa pa kufijë-Evropa rajonale", por në esencë, edhe më tej, me problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në zemër të saj.

http://www.liriakombtare.com/index.html

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 14-10-2005 nė 02:22 Edit Post Reply With Quote
Sot, Friday, 14 October 2005

Shqiptarët midis dilemave ekzistenciale gjeopolitike dhe utopisë shumetnike

Sikur mos të qe ndërhyrja decide amerikane në Maqedoni pasi kjo ish-republikë jugosllave u deklarua e pavarur në 1991, Greqia dhe Bullgaria do të kishin hyrë në luftë për Maqedoninë në vitet 1990. sikur mos të qe për influencën e SHBA-ve, Republika e Shqipërisë në fillim të viteve 1990, dhe definitivisht në 1997, do t’ i qe nënshtruar një agresioni grek të përsjellë me pastrim etno fetar dhe genocid, të popullsive joortodokse.Dhe natyrisht, në rast se nuk do të qe ndërhyrja e SHBA-ve Kosova do të qe boshuar nga shqiptarët me anë të pastrimit etnik dhe vrasjeve masive dhe po e njëjta gjë do të kishte ndodhur dhe në Maqedoninë Perëndimore me shqiptarët.

Është e qartë se në mungesë të ndërhyrjes amerikane, Ballkani do të kishte hyrë në epokën e «Harmagedonit». Por ndërhyrjet paqtuese dhe shpëtimtare amerikane në këto konflikte janë bërë në kushtet e një bote që supozohej se ndiqte një filozofi të marrëdhënieve ndërkombëtare të ngjashme me atë të Urdhërit të Vienës para se ai të polarizohej, pra një filozofi të interesit të përbashkët të Fuqive të Mëdha për dhënien fund të konflikteve, duke vepruar me konsensus. Përndryshe, SHBA-t nuk mund të kenë më motiv dhe interes për ta luajtur këtë rol të kushtueshëm të peacemaker në Ballkan, në kushtet e një bote të polarizuar që tashmë i ngjan botës së polarizuar të fillimshekullit XX. Franca dhe Gjermania, fuqitë kryesore të Europës, e cila ka përfituar më së shumti nga roli i peacemaker i SHBA-ve në Ballkan, të asaj Europe që do të dëmtohej më së shumti nga shkallëzimi i konflikteve në Ballkan, kërkojnë me të madhe që ta kufizojnë sa më tepër ndërhyrjen amerikane në botë, duke inkluduar dhe Ballkanin. A nuk do t’ i joshte kjo gjë SHBA-t që ta kufizonin ndërhyrjen e tyre në Ballkan, duke i lënë zhvillimet në Ballkan që të ndjekin kahjen e tyre natyrale, çka do të thotë që konfliktet ballkanike të shkallëzohen deri në luftrat që numërova më lart, duke ia lënë Europës barrën prej «Atlasi» të menaxhimit të këtyre konflikteve? Sot nuk ekziston më pjesa më e madhe e konsideratave strategjike që i kanë bërë SHBA-t të angazhohen për t’ u dhënë fund konflikteve ballkanike.

SHBA-t në 1974 dhe disa herë gjatë viteve 1990, ndërhynë për të ndaluar një luftë midis Greqisë dhe Turqisë për shkak se, në rast se ndodhte kjo luftë, atëhere me këtë shembej i gjithë fronti jugor i NATO-s që ishte kalkuluar për të frenuar Bashkimin Sovjetik nga kjo anë. Edhe pse ky front u bë i dyshimtë kur Greqia pas vitit 1974, në dokumentet e veta sekrete të sigurisë nacionale e shpalli Turqinë, aleaten e vet të NATO-s si rrezikun kryesor ushtarak të huaj, edhe para Bashkimit Sovjetik. Por, me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe shndrrimin e kurdëve të Irakut dhe praktikisht të gjithë popullit kurd, duke përfshirë dhe ata që jetojnë në Turqi, në aleatë të SHBA-ve, rëndësia gjeopolitike e Greqisë dhe Turqisë për SHBA-t është relativizuar mjaft, së pakut nga pikëpamja tradicionale e kohës së «Luftës së Ftohtë». Në optikën amerikane, Greqia nuk është më vendi që ka një rol të rëndësishëm në gjeostrategjinë amerikane, si para vitit 1989 kur Greqia qe pjesë e frontit jugor të NATO-s dhe shihej si një bastion që me ndihmën amerikane do të frenonte daljen e ushtrisë sovjetike në Mesdhe nga kufiri bullgaro-grek dhe që në ishujt e egjeut do të përbënte vijën e dytë të mbrojtjes së Dardaneleve. Për mos të përmendur këtu që Greqia është treguar egërsisht antiamerikane në të gjitha aksionet që kanë ndërmarrë SHBA-t, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Irak etj.

Nga ana tjetër edhe Turqia, edhe pse ka një rëndësi të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike për SHBA-t, nuk e ka më rëndësinë që ka pasur kur qe boshti i frontit jugor të NATO-s për të ndaluar daljen e ushtrisë sovjetike në Mesdhe, si dhe gardiane e Bosforit. Në rast se SHBA-t do të vazhdojnë me politikën e mbështetjes së kurdëve në Irak, ku virtualisht është krijuar një «Piedmont» kurd, çka duket shumë e mundshme, jo vetëm se kështu do të krijohej i ashtuquajturi «Izrael islamik» në Lindjen e Mesme, por edhe se ndarja e Irakut duket si mënyra më e mirë për të zgjidhur krizën irakiane atëhere, për ecjen e procesit të krijimit të shtetit nacional kurd, duke i bashkuar edhe territoret kryesore kurde që gjenden në Turqi, do të qe konvenuese që Turqia të qe e angazhuar në një konflikt ushtarak me Greqinë, pasi kështu nuk do të mundte që ta pengonte seriozisht realizimin e projektit shtetformues kurd.

Është një çështje tjetër pastaj, në rast se Turqia do të kompensohej për humbjen e territoreve kurde, p.sh. me Azerbajxhanin turkofon, duke përfshirë ndoshta edhe Azerbajxhanin iranian, ose edhe me Turkmenistanin, aq turk sa nuk ia vlen të diskutohet. Këto zhvillime duken të mundshme aq më tepër sot kur është hapur perspektiva e ribashkimit të Kazakistanit me Rusinë, çka e risjell kërcënimin rus në kufijtë e republikave të vogla islamike ish-sovjetike. SHBA-t nuk do të kishin shumë motive as për të ndërhyrë dhe për të frenuar një konflikt që ndoshta do të shkallëzohej deri në luftë midis Bullgarisë dhe Turqisë, në rast se Bullgaria në kushtet e shkallëzimit të frymës antiislamike në Ballkanin e krishterë do të rifillonte dëbimin e turqve që ndodhen në territorin e vet, ndoshta duke hyrë në një aleancë antiturke edhe me Greqinë, aleancë që mund të zgjerohej edhe për të zgjidhur çështjen e Maqedonisë, që Bullgaria e pretendon si pjesë të vetën dhe që Greqia e sheh si një thikë që i kanë ngulur në shpinë.

Skenari i «Harmagedonit» në Ballkan do të mund të zgjerohej edhe me një konflikt potencial të Rumanisë me Ukrainën, në rast se Rumania do të tentonte të bashkohej me Moldovën, ose të pretendonte aneksimin e Bukovinës, gjë për të cilën Rumania do të joshej ta bënte në rast të një krize të brendshme në Ukrainë që do të çonte në ndarjen e vendit, sipas vijës historike të konfliktit. Këtu nuk përjashtohet dhe një konflikt midis Hungarisë dhe Rumanisë për Transilvaninë hungareze. E tepërt të thuhet, Bosnje-Herzegovina do të zhdukej në rast të një ere të re konfliktesh në rajon, si një kasolle kashte e rrëmbyer nga stuhia. Gjithashtu, mund të ketë dhe një konflikt të ri midis Serbisë dhe Kroacisë për territoret respektive të pretenduara. Çështja është se ç’ do të ndodhte në këtë rast me nacionin shqiptar, respektivisht me Republikën e Shqipërisë, Kosovën, trojet shqiptare në Serbinë Jugore (Luginën e Preshevës), trojet shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Sigurisht që fati i shqiptarëve do të varet nga qendrimi i SHBA-ve. A do të ndërhynin SHBA-t për t’ i mbrojtur përsëri shqiptarët në rast se në Ballkan fillon një epokë e re konfliktesh etnike dhe fetare? Më lart kam shpjeguar se përse një marrje në mbrojtje e re e shqiptarëve nga ana amerikane e llojit të fushatës së vitit 1989 kundër Serbisë është e vështirë dhe gati e pamundur qtë ndodhë përsëri. Gjeopolitika nuk është filantropi. Për çfarë interesi do t’ i hynin amerikanët një angazhimi kaq të kushtueshëm në çdo pikëpamje? Për një zonë influence në Ballkan? E cila do të qe vlera e kësaj zone influence për amerikanët. Republika e Shqipërisë, me konfliktet e saj të brendshme etnike dhe fetare, si dhe Kosova, janë vende të vogla me ekonomi të dobët dhe me probleme të mëdha, çka i bën ato një barrë për SHBA-t dhe jo aleatë të vlefshëm që mund të përdoren si aktorë strategjikë për të patur një rol në balancën rajonale të fuqisë. Shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e një shteti rëndësia e të cilit në kuadrin e gjeostrategjisë amerikane në një epokë të re luftrash në Ballkan është e dyshimtë; Maqedonia do të jetë një barrë për SHBA-t sesa një aktor strategjik i aftë për të patur një rol. Çdo arsyetim elementar gjeopolitik të çon tek përfundimi se shqiptarët, në të dy anët e kufirit shtetëror, mund të jenë të vlefshëm për SHBA-t veç në rast se Kosova, trojet shqiptare në Maqedoni, Lugina e Preshevës dhe trojet shqiptare në Maqedoni, bashkohen me Republikën e Shqipërisë në një shtet të bashkuar nacional shqiptar. Por edhe kjo gjë nuk e bën a priori Shqipërinë e bashkuar si një aktor strategjik të rëndësishëm, pasi që të jetë i tillë duhet që të ketë një ekonomi të zhvilluar dhe të jetë e armatosur mirë. SHBA-t sigurisht që mund ta bëjnë këtë gjë, pasi e kanë bërë me vende që dikur kanë qenë në gjendje edhe më të keqe se ç’ është Republika e Shqipërisë dhe Kosova sot, siç janë Taiëani, Korea e Jugut, Izraeli etj.

Në fakt SHBA-t vetëm në një rast mund të kenë interes në hapësirën shqiptare, në rastin e krijimit të një shteti të bashkuar nacional shqiptar për të cilin do të investojnë shumë që të ketë një ekonomi të zhvilluar dhe një fuqi ushtarake të krahasueshme me atë të vendeve fqinje, madje edhe superiore. Vetëm në këtë rast shteti shqiptar do të luajë një rol konsistent si aktor strategjik në balancën rajonale të fuqisë, në pajtim me interesat strategjike amerikane. Pavarësisht se edhe Shqipëria e bashkuar do të jetë një vend më i vogël se Serbia dhe Greqia si territori dhe si popullsi, ajo mund të jetë ushtarakisht më e fortë, pasi në shekullin XXI fuqia ushtarake e një vendi nuk kushtëzohet nga territori dhe popullsia, edhe pse këto kanë rëndësinë e vet. Rasti i Izraelit tregon se një vend me një popullsi dhe territory të vogël, por me armatim modern dhe në rradhë të parë me një forcë ajrore dhe kundërajrore moderne dhe të madhe, mund të jetë superior ndaj vendeve më të mëdha dhe me ushtri numerikisht më të madhe.

Por që Shqipëria të bëhet një vend i tillë duhet së pari të nxjerrë një elitë me një fuqi morale të madhe, të aftë për të ndërtuar një shtet me institucione konsistente dhe jo një shtet me institucione dekorative siç i kemi sot, një elitë të aftë në rradhë të parë për t’ i imponuar nacionit shqiptar disiplinën në kuadrin e ligjshmërisë, që nga njerëzit e thjeshtë deri tek zyrtarët e të gjitha niveleve. Kjo elitë do të zhvillojë një fushatë drakoniane kundër korrupsionit në administratën publike të të gjithë sektorëve të shtetit, kundër krimit të organizuar dhe të rëndomtë etj. Natyrisht që kësaj elite së pari do t’ i duhet të presë «nyjen gordiane» të identitetit kultural shqiptar, duke i drejtuar shqiptarët që të dalin nga letargjia shpirtërore ku kanë rënë që pas fundit të okupimit turk në 1913. Që prej kësaj kohe, 90% e shqiptarëve në dy anët e kufirit të sotëm, të cilët dikur Turqia i ktheu dhunshëm në fenë islame, nuk janë më as muslimanë, as kristianë, pasi ata nuk e ushtruan më fenë e okupatorit turko-islamik, pas largimit të okupatorit, me përjashtim të një pakësie, që me këtë tradhëton përkatësinë etnike turke.

Elita e re shqiptare duhet t’ i bëjë këta shqiptarë të mbetur në udhëkryq shpirtëror të rigjejnë shpirtin e kahershëm kristian perëndimor, pra t’ i drejtojë në një proces restaurimi shpirtëror. Kjo është një gjë e domosdoshme për të fituar sfidën për krijimin e një shteti shqiptar të bashkuar dhe të fuqishëm, për shkak se SHBA-t mund të sponsorojnë për interesat e veta krijim e një «Izraeli islamik» (Kurdistani) në Lindjen e Mesme islamike, por nuk do të mund ta bënin kurrë këtë gjë në Ballkanin kristian, duke krijuar një «Izrael islamik» këtu në formën e Shqipërisë së bashkuar. Nxjerrja e kësaj elite është një sfidë e vështirë nacionale, në gjendjen që është sot nacioni shqiptar. Por, nuk duhet harruar se nga qymyri dalin diamantet, kur shtresa e qymyrit vihet në presion të madh. Dhe pastaj diamanti pret edhe hekurin. Pikërisht një Shqipërie të tillë në perspektivë i tremben fqinjët serbë dhe grekë, kur flasin për «Shqipërinë e Madhe». Se një Shqipëri si ajo që përshkrova më lart nuk do t’ i lejojë Serbinë dhe Greqinë që të bëjnë ligjin në Ballkan dhe para kësaj Shqipërie, Serbia dhe Greqia do të jenë si Siria dhe Egjipti përballë Izraelit. Serbët madje, janë ankuar tek amerikanët për një perspektivë të tillë, që në prag të luftës në ish-Jugosllavi. Warren Zimmerman shkruan në kujtimet e veta se në një takim me një delegacion amerikan: «Milosheviçi i gostiti ata me një analizë argëtuese të politikës amerikane e cila bazohej në mbështetjen e supozuar që ne i jepkeshim Shqipërisë si një ’anije aeroplanmbajtëse që nuk mbytet’. Ai pretendoi që duke u nisur nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara kishin ndërmend ta kthenin Ballkanin në zonë influence, duke e ndarë sundimin me Gjermaninë». (Zimmerman: f. 25) Sigurisht Zimmerman flet si diplomat, duke relativizuar me humor mendimet e Millosheviqit, por analiza e Millosheviqit nuk është aq qesharake sa kërkon ta paraqesë diplomati amerikan. Kjo analizë të çon tek teza e Shqipërisë së bashkuar dhe të fuqishme që e përmenda më lart.

A do të kontribuojnë SHBA-t që të bëhet një Shqipëri e tillë? SHBA-t nuk do ta bëjnë këtë gjë vetëm në rast se ato kanë në Ballkan një alternativë më të mirë se shqiptarët. Në fakt shqiptarët do të qenë aleati ideal i amerikanëve, për arsye se shqiptarët janë fatalisht të lidhur me SHBA-t, pasi nëse humbin mbështetjen e SHBA-ve, do të asgjesohen, në plot kuptimin e fjalës nga fqinjët serbë dhe grekë. Serbia dhe Greqia nuk mund të jenë aleate të sigurta për SHBA-t në Ballkan, pasi, derisa shqiptarët, në dy anët e kufirit humbasin gjithçka në rast se SHBA-t largohen nga hapësira shqiptare dhe Ballkani, Serbia dhe Greqia fitojnë gjithçka në rast se SHBA-t largohen nga Ballkani. Sigurisht që fqinjët tanë, Serbia dhe Greqia nuk do ta pranojnë lehtë një perspektivë të tillë. Profecia e Millosheviqit, e vitit 1986, të cilën e kam përmendur më lart në këtë shkrim, rrin si «Shpata e Damokleut» mbi kryet e liderëve të sotëm demokratë serbë. Serbia e sotme është një vend i varfër, i pazhvilluar, praktikisht një vend i botës së tretë.

Serbët ndjehen të turpruar për gjendjen në të cilën ndodhet Serbia sot dhe për këtë gjendje fajsojnë SHBA-t, që e penguan Serbinë të bëhet një vend i madh dhe Bashkimin Europian, që nuk i kundërshtoi SHBA-t kur ato godisnin Serbinë, si dhe që nuk e sponsorojnë zhvillimin e Serbisë. Serbët mendojnë se Serbia trajtohet si një vend i parëndësishëm nga Bashkimi Europian, ku gjejnë aleatin e vet të madh, Francën, për shkak se ka humbur territore si Kosova dhe nuk arriti dot të krijojë një shtet të madh serb. Prandaj, është e paevitueshme që Serbia do të tentojë përsëri të zgjerojë territorin e vet, jo vetëm në drejtim të Bosnje-Herzegovines, Malit të Zi (ku një pjesë e madhe e popullsisë tashmë janë deklaruar si serbë), në Kosovë, por edhe në veri të Republikës së Shqipërisë.

Është vetëm çështje kohe se kur do të ndodhë kjo gjë dhe shqiptarët në të dy anët e kufijve të sotëm duhet të përgatiten që të përballen me këtë rrezik, që do të jetë rrezik jetik për ta, pasi vjen në pyetje ekzistenca fizike e nacionit (kombit) shqiptar. Edhe për Greqinë është e papranueshme krijimi i një shteti të bashkuar dhe të fuqishëm shqiptar. Greqia është duke zbatuar një projekt nacional për të krijuar kushtet e nevojshme për të përmbushur në perspektivë, në aleancë me Serbinë, aspiratën nacionale greke të aneksimit të Shqipërisë deri në Mat ose në Drin. Por, nëse e arrin këtë gjë, Greqia, ashtu si Serbia në Kosovë, do të ketë problemin e shqiptarëve që banojnë në këto territore.

Greqia, ashtu si Serbia, do tokat shqiptare, por jo njerëzit, ose më saktë, në rastin e Greqisë kjo e fundit do të pranonte vetëm shtetasit shqiptarë të fesë ortodokse, të cilët do t’ i konsideronte më të lehtë për t’ i asimiluar. Për sa u takon të tjerëve Greqia nuk ka përse t’ i dojë, edhe sikur këta të pranojnë të helenizohen, pasi Greqia do të kishte me ta të njëjtin problem që pati Gjermania Perëndimore me gjermanolindorët. Çka do të bëjë Greqia me mbi dy milion shqiptarë që do t’ i bien në pjesë, të varfër dhe me shumë probleme? Sigurisht që Greqia, ashtu si Serbia nuk do të ketë asnjë dëshirë që të investojë për ta, prandaj do të parapëlqejë që t’ i dëbojë në drejtim të Turqisë, ose edhe t’ i asgjesojë një pjesë të madhe. Si do të reagojë bashkësia ndërkombëtare në një situatë të tillë? Kurrkush mos të ketë iluzione se bashkësia ndërkombëtare nuk e toleron më genocidin dhe pastrimin etnik etj.

Bota e polarizuar gjeopolitikisht e shekullit XXI, është duke i humbur iluzionet dhe duke u bërë gjithherë e më pragmatiste dhe cinike. Realpolitik e paskrupullt është duke dominuar në marrdhëniet ndërkombëtare në një mënyrë të ngjashme me atë të periudhës para Luftës së Parë Botërore. Në një botë të tillë, ku kurrkush nuk beson më tek suksesi i modelit utopik shumetnik në Ballkan, ai është i dënuar të coptohet në fërkimin e blloqeve vigane gjeopolitike dhe mund t’ i paralajmërohen si epitaf fjalët ironike që autori i librit «Utopia» Sir Thomas More, ndërsa po ngjitej në vendin e ekzekutimit, i tha xhelatit, që po e priste me sëpatë në dorë: «Më ndihmo mua të ngjitem lart dhe duke rënë poshtë unë do ta drejtoj jetën për llogarinë time».

Problemi është që bashkë me utopinë shumëetnike në Ballkan, që duket se do të bjerë poshtë si koka e prerë e Sir Thomas More, mos të ikin edhe shqiptarët në të dy anët e kufirit. Shqiptarët në dy anët e kufirit duhet të përgatiten për ta përballuar sfidën e treguar më lart, duke i bindur SHBA-t se këtë sfidë mund ta përballojë vetëm një Shqipëri e bashkuar dhe e fortë. Pastaj, Shqipëria e bashkuar në këtë situatë duhet të tentojë të gjejë aleatë, që mund të jetë p.sh. Bullgaria, që ka konflikte me Greqinë, ose edhe Kroacia, e cila ka konflikte me Serbinë.

Gjeopolitika dhe historia e kanë vënë nacionin (kombin) shqiptar në dy anët e kufirit shtetëror para një dileme ekzistenciale, ku ai ka fatkeqësinë që të jetë para një rreziku të madh, por edhe fatin se i ka në dorë mjetet për ta kapërcyer këtë rrezik dhe për të hyrë në një një të ardhme që ai e ka ëndërruar gjatë gjithë historisë së vet.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1083369 sekonda, 25 pyetje