Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Mafia shqiptare
Anton Ashta

Postuar mė 30-10-2002 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
Mafia shqiptare

Sollaku: Nuk është kapur asnjë kile heroine


--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE

Në fakt "kritika" e prokurorit të përgjithshëm Sollaku në drejtim të strukturave të tjera ndihmëse apo ekzekutive si policia gjyqësore dhe policia e shtetit nuk kanë qenë vetëm në drejtimin e kapjes së personave të kërkuar. "Forca zbuluese dhe goditëse e policisë nuk I përgjigjet sa duhet edhe trafikut të lëndëvë narkotike", ka thënë kryeprokurori. Sipas tij megjithëse në nëntë muajët e fundit në Itali është kapur 1100 kile heroinë me një vlerë prej 22 milion dollarë në shqipëri nuk është kapur asnjë kile në hyrje. "Sepse dihet që ne jemi një vend tranzit" ka sqaruar Sollaku. Sipas tij prokuroria ka duke hetuar (ose ka përfunduar) rreth 318 dosje penale për drogë. Por shumica dërrmuese e këtyre dosjeve ka të bëjë me kultivuesit. Plot 246 dosje janë për kultuvuesit e hashashit. Vetëm 72 dosje janë për individë apo grupe që trafikojnë lëndë narkotike. Por shqipëria nuk ka nisur asnjë dosje për organizatat kriminale të gjitha janë të "dhuruara" nga italianët.

gsh


A nuk eshte ky fakt nje fakt qe verteton hapur paftesine deri ne dyshimin e lidhjeve te policise me baronet e droges?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-11-2002 nė 08:43 Edit Post Reply With Quote
Harta e droges ne Shqiperi
Vlora, Fieri, Gjirokastra, Shkodra, Tepelena, Korca dhe Tirana jane qytetet kultivuese te canabisit ne Shqiperi. Operacioni me i fundit antidroge i startuar me teper se nje muaj me pare, ka njohur edhe nje harte te re te droges qe kultivohet brenda vendit. Behet fjale per canabis sativa, aq e mirenjohur nga shqiptaret qe kerkojne te nxjerrin fitime te majme. Burime nga ministria thane se "nga 14 qytete qe perbenin harten e narkotikeve-kultivues ne Shqiperi, me se fundi numri eshte pergjysmuar". Vitin e kaluar ne harte bente pjese edhe Elbasani si prefekture, duke perfshire te gjitha rrethet e tij, se bashku me Beratin. Patrullimet ajrore me helikoptere sipas burimeve jane pothuajse te perditshme dhe harta vjen me tendence zvogelimi. Rrethet qe njohin kuotat me te larta te prodhimit jane Vlora, Fieri ne zonat e tyre me te thella malore, Shkodra e Gjirokastra dhe ne fund Tepelena, Korca e Tirana. Brenda vitit jane sekuestruar mbi 5 tone hashash qe transportohej me destinacion Italine dhe Greqine e rreth 70 k heroine kryesisht qe kalonte tranzit nepermjet vendit tone me destinacion Italine e me pas ne perendim. Burime zyrtare perjashtuan mundesine e laboratoreve te mirefillte te perpunim-pastrimit te drogave te bardha ne Shqiperi, por u shprehen se ka pajisje te pergatitjes mekanike per perzierje e presim dhe shume prej tyre jane kapur e sekuestruar. Per prodhim Shqiperia njihet vetem ne fushen e marihuanes, por jo ne ate te bimeve te tjera qe sigurojne prodhim kokaine e heroine.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-1-2003 nė 20:26 Edit Post Reply With Quote
Kosova dhe ndalimi i tregtise se droges
Nga Natan DOTAN/ Sipas WHO/UNICEF, 11.6 perqind e te rinjve te intervistuar ne Prishtine gjate nje studimi te fundit mbi te rinjte dhe abuzimet me substancat, thane se kane provuar heroinen. Sondazhi tregoi gjithashtu se 6.4 perqind e te rinjve te intervistuar ne province kishin provuar drogen, nje shifer qe e vendos Kosoven nga kreu ne listen e rajoneve Europiane qe kane probleme me perdorimin e heroines.

Reagimi i policise ka qene i rralle. Megjithese nuk jane ne gjendje te sigurojne te dhena te sakta mbi sasine e heroines se konfiskuar gjate viteve te fundit, deklaratat per shtyp te policise kane treguar se konfiskimet zakonisht kapin vetem sasi te vogla, gram ne vend te kilogram. Duke shpjeguar dobesine fillestare te reagimit te policise ndaj problemit te droges ne Kosove, zedhenesi i policise nderkombetare te OKB-se Berri Fletcer tha se gjate viteve te para te saj, shqetesimi kryesor i policise se OKB-se kishte qene krijimi i saj dhe ai i Sherbimit Policor te Kosoves. Kjo, se bashku me nevojen per te trajtuar "krimet jashtezakonisht te dhunshme" qe mbizoteronin ne ato vite te kaluar, e beri te pamundur per policine qe te perqendrohej ne krime te tjere, te tille si kontrabanda e droges.

Policia nuk eshte e vetmja qe perballet me mungesen e bashkerendimit dhe planifikimit persa i perket problemit te droges. Spitali i Prishtines per shembull, regjistron mesatarisht nje rast mbidoze droge ne jave. Por kur keto mbidoza vertetohet se jane vdekjeprurese, shkaku i vdekjes regjistrohet si "tragjik", jo si i lidhur me drogen, sipas Dr. Edona Deva. Si rezultat, nuk ekziston asnje tregues i qarte i numrit te njerezve qe kane vdekur prej abuzimit me substancat.

Pavaresisht prej disa kapjeve te konsiderueshme te droges, muajin e kaluar, per shembull, 3.75 kg heroine u konfiskua ne Prizren, legjislacioni qe mund te parandaloje trafikimin dhe konsumin e drogave te paligjshme mbetet i pakte. Ndersa trafiku i drogave eshte me te vertete i denueshem ne Kosove, "perdorimi i drogave te paligjshme dhe posedimi i droges per konsum vetjak nuk penalizohet ne ligjin e tanishem", thote raporti i WHO/UNICEF mbi perdorimin e droges.

Kjo mungese rregulloresh pasqyrohet ne trajtimin e perdoruesve te arrestuar te droges. Sipas disa perdoruesve te narkotikeve, individet e arrestuar prej policise zakonisht mbahen per jo me shume se 72 ore. Pas kalimit te kesaj kohe dhe pas konfiskimit te cdo droge te paligjshme qe ata mund te kene poseduar, i ndaluari eshte i lire. Vetem kur nje individ eshte arrestuar me nje sasi te konsiderueshme narkotikesh, d.m.th. nje sasi qe mund te tregoje synimin e shperndarjes, individidi pret seancen gjyqesore per t'u vleresuar si nje konsumues ose trafikant.

Nje faktor qe lehteson perhapjen e droges ne Kosove ka qene kostoja e ulet e saj. Me rreth 30 euro, thane disa perdorues te droges, kostoja e nje gram heroine ne Kosove eshte me e ulta ne Europe. Duke e konsideruar gjithashtu ne nje nivel me te gjere nderkombetar, cmimet ne Kosove jane te ulta. Ndersa nje kuti shkrepse plot kanabis, rreth 3 deri ne 5 gram, kushton rreth 5 euro ne Kosove, ne rruget e Nju-Jorkut e njejta sasi mund te shitet ndermjet 17 dollare dhe 30 dollare.

Kerkesa per droge ne Kosove nuk eshte e kufizuar vetem tek narkotiket e paligjshem. Abuzimi i farmaceutikeve gjithashtu eshte bere nje problem. Per shembull, Trodon, nje lloj metadoni, eshte i paligjshem per konsumin pa nje recete te doktorit. Por sipas raportit te WHO/UNICEF mbi abuzimin e substancave, "Trodon mund te blihet pa recete ne 75 perqind te farmacive ne Prishtine qe u vizituan". Me 3 euro, nje pakete Trodon, e cila mund t'i zgjase nje perdoruesi per rreth nje jave, eshte nje alternative jo e shtrenjte ndaj narkotiveve te tjere te paligjshem.

Trajtimi i ketij lloj abuzimi te droges behet me i nderlikuar sepse Trodon ka perdorues te ligjshem. Keshtu qe eshte e veshtire trajtimi i problemit nepermjet zvogelimit te ofertes, d.m.th. duke synuar trafikantet dhe duke bashkepunuar me policine nderkombetare dhe kufitare. Por zvogelimi i ofertes, thote psikologu i WHO, Aliriza Arenliu, eshte njera prej dy menyrave me te cilen mund te trajtohet abuzimi i droges. Nje tjeter eshte zvogelimi i kerkeses. Sipas Arenliu, kjo mund te arrihet nepermjet edukimit te publikut, vecanerisht te te rinjve, ne lidhje me efektet dhe pasojat e substancave psikoaktive, perfshire te gjithe llojet e narkotikeve.

Tipi i edukimit mbi drogen per te cilin flet Arenliu ende nuk ka gjetur nje manifestim te efektshem dhe te koordinuar sic duhet. Perpjekjet per edukim mbeten te rralla dhe pa lidhje. Megjithate, mungesa e unitetit te tanishem mes teorise, politikes dhe zbatimit mund te ndryshoje se shpejti, ndersa organet e krijimit te politikave fillojne te kalojne pertej fazave formuese te tyre. Keshilli Nder-ministror mbi Substancat Psikoaktive (IMCPS) - nje organizate e krijuar kryesisht si reagim ndaj raportit te WHO/UNICEF dhe "kornizes se veprimit" qe pasoi, eshte duke pergatitur nje plan te pergjithshem per trajtimin e problemit te droges ne Kosove. "Problemi eshte i dyanshem", thote Arenliu, i cili kryeson Grupin e Punes te IMCPS, "me nevojat per planifikim e bashkerendim nga njera ane dhe gjendjen ne terren nga ana tjeter".

Megjithese kjo shpjegon mungesen e perparimit te dukshem ne terren, mbetet rendesia dhe nevoja e nderhyrjes. "Te gjitha keto gjera: mungesa e bashkerendimit, arrestimet e perdoruesve qe posedojne sasi te vogla, mungesa e kuptimit te mjaftueshem te problemeve te droges ndermjet pakicave, krijojne nje mjedis ideal per rritjen, jo zvogelimin e perdorimit te droges. Prandaj nderhyrja eshte e nevojshme", thote Arenliu.

Kosova, ende ne fazat e para te zhvillimit, perballet me nje rruge te gjate dhe te pasigurte perpara. Krijimi i politikave, legjislacioni dhe veprimi administrativ te cilat tani sapo fillojne te marrin forme, do te kene nje ndikim vendimtar mbi zhvillimin e shoqerise tani autonome te Kosoves. Ceshtja e droges, tashme e lidhur njelloj me ministrite dhe kafete e Kosoves, padyshim qe do te jete ne qender te vemendjes gjate viteve te ardhshem.

"Southeast European Times"




--------------------------------------------------------------------------------
23/01/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2003 nė 11:53 Edit Post Reply With Quote
Kanabis, “droga shqiptare” që pushton botën
TIRANË-Kanabis Sativa është një nga drogat në të cilët mafia shqiptare po eksporton fuqishëm në tregjet e tjera të lindjes dhe të perëndimit. Sipas autoriteteve të Njësisë Kundër Drogave në Ministrinë e Rendit Publik, kanabis aktualisht është droga e vetme që rritet dhe prodhohet në Shqipëri dhe shitet kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi dhe Itali. Ata vlerësojnë që zonat e mbjella janë pakësuar në krahasim me vitet e mëparshme, por rajonet e Shkodrës, Vlorës dhe Fierit mbeten problematike. Gjatë vitit 2002, policia shkatërroi 115,673 rrënjë marihuanë në të gjithë Shqipërinë. Me përjashtim të kanabis, Shqipëria nuk njihet si një prodhuese madhore e drogave të jashtëligjshme. Sasi të tëra në ton marihuane shqiptare janë kapur në Greqi dhe në Itali. Njësia Kundër Drogës, me ndihmën e tre helikopterëve italianë dhe ekuipazheve të tyre, është në fazën përfundimtare të një plani për të përcaktuar përmasat dhe prodhimin e të korrave në marihuanë në Shqipëri. Autoritetet shqiptare knë raportuar që deri në tetor 2002, policia kishte arrestuar 295 persona për trafikim të drogës, 5 nga të cilët nënshtetas të huaj. Policia bllokoi 71 kilogram heroinë, 5.6 gram kokainë, 13,717 kilogram marihuanë, 980 gram fara kanabis dhe 600 ml vaj hashishi. Policia shkatërroi gjithashtu edhe 7 laboratorë për përpunimin e kanabisit. Kapja e heroinës dhe marihuanës u rrit në mënyrë domethënëse në krahasim me vitet e kaluara, por këto ende përfaqësojnë një pjesë të vogël të drogave që tranzitojnë Shqipërinë. Ndërkohë që policia shqiptare kapi 71 kilogram heroinë, policia italiane kapi afro dy tonë heroinë që kishte kaluar nëpërmjet Shqipërisë. Sipas qeverisë, në Shqipëri ka afro 30,000 përdorues të drogës. Raporti bën të ditur se Shqipëria po përjeton një rritje në abuzimin me drogat mes shqiptarëve të rinj, edhe pse drogat e jashtëligjshme u prezantuan në vend vetëm gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar. Në të vlerësohet se abuzimi me heroinën dhe marihuanën është rritur, kokaina dhe kokaina e thjeshtë gjithashtu gjenden, por janë të shtrenjta, duke e bërë përdorimin e këtyre drogave të jetë i kufizuar.
B.Hoti

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2003 nė 11:59 Edit Post Reply With Quote
SHQIPERIA, KRYQEZIMI I DROGES

Nje tjeter akuze per qeverine dhe drejtesine shqiptare per trafikun e drogave dhe korrupsionin

Trafiku i droges perben nje ceshtje te rendesishme per Shqiperine.

Grupet e krimit te organizuar e perdorin Shqiperine si nje pike tranziti per drogat dhe lloje te tjera kontrabande per shkak te vendndodhjes strategjike te vendit, sistemeve te dobeta policore dhe te drejtesise, si dhe kontrollet kufitare te pakujdesshme. Drogat me te zakonshme te jashteligjshme jane heroina, kokaina dhe marihuana. Heroina kalon ne menyre tipike nepermjet "Udhes se Ballkanit" neper Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqiperi dhe me tej ne Itali dhe Greqi. Kokaina trafikohet nga Amerika e Jugut, hera-heres nepermjet Spanjes dhe Hollandes, pastaj kalon neper Shqiperi perpara shperndarjes neper Europen Perendimore. Edhe pse Shqiperia nuk eshte nje vend madhor per tranzitin e drogave qe vijne ne Shtetet e Bashkuara, ajo mbetet nje faktor i rendesishem ne tregtine boterore te drogave. Abuzimi me drogat ne Shqiperi eshte nje problem ne rritje, por mbetet megjithate ne nje nivel te ulet ne krahasim me Europen Perendimore. Statistikat vazhdojne te jene jo te besueshme ne lidhje me trafikimin apo perdorimin e droges, dhe publiku eshte pergjithesisht i pandergjegjesuar ne lidhje me problemet qe lidhen me drogat. Qeveria e Shqiperise, kryesisht ne pergjigje te presionit nderkombetar dhe me ndihme nderkombetare, eshte ne hapat e para te perpjekjeve per t'iu kundervene elementeve kriminale ne menyre me agresive. Kjo vazhdon te jete nje beteje e veshtire per shkak te mungeses se burimeve si dhe per shkak te korrupsionit te shumeperhapur ne Shqiperi. Qeveria ngriti nje njesi kunder narkotikeve ne vitin 1998 te varur nga Ministria e Rendit Publik, dhe ne vitin 2001 miratoi nje ligj mbi Parandalimin e Trafikut te Jashteligjshem te Narkotikeve si dhe mbi ngritjen e Komitetit Nderministerial per Kontrollin e Drogave. Ne mars 2002, parlamenti miratoi Ligjin mbi Kontrollin e Kimikateve te Perdorura per Prodhimin e Jashteligjshem te Substancave Narkotike dhe Psikotropike, ka merret me rregullimin e importit dhe perdorimit te kimikateve fillestare. Ne nentor 2002, Shqiperia ratifikoi Konventen e OKB-se te vitit 1971 mbi Substancat Psikotropike. Ne shtator 2001, Shqiperia u be nenshkruese e Konventes se OKB-se te vitit 1988 mbi Drogat dhe te Konventes se Vetme te OKB-se te vitit 1961 mbi Drogat Narkotike.

II. Statusi i Vendit Qeveria shqiptare po vazhdon perpjekjet e saj per te ndertuar siguri dhe stabilitet anembane Shqiperise. Profesionlizmi i policise eshte rritur gjate pese vjeteve te fundit, sidomos ne njesite qe mbrojne rendin publik. Gjyqesori vazhdon te jete i dobet dhe i prekshem nga korrupsioni. Qeveria e Kryeministrit Fatos Nano ka ndermarre nje numer masash per te luftuar trafikimin. Duke punuar me organet italiane te zbatimit te ligjit, policia dhe ushtria shqiptare arriten nje nivel suksesi kunder trafikimit/kontrabandimit klandestin me skafe neper Adriatik ne Gusht 2002. Nuk ka pasur njoftime per ringjalljen e trafikimit nepermjet asaj rruge qysh nga ajo kohe. I prekur rende nga papunesia, krimi dhe mungesa e infrastruktures, publiku shqiptar i kushton pak vemendje apo diskutim problemit te abuzimit te droges. Nuk ka organizata te pavarura qe te perpilojne te dhena mbi perdorimin e droges ne Shqiperi. Sipas qeverise, ne Shqiperi ka afro 30,000 perdorues te droges, edhe pse OJQ-te besojne qe ky numer eshte i ekzagjeruar. Nuk ka burime thelbesore qeveritare qe t'i jene kushtuar gjurmimit te problemit. Vendi po perjeton nje rritje ne abuzimin me drogat mes shqiptareve te rinj, edhe pse drogat e jashteligjshme u prezantuan ne vend vetem gjate dhjetevjearit te kaluar. Abuzimi me heroinen dhe marihuanen eshte rritur; kokaina dhe kokaina e thjeshte gjithashtu gjenden por jane te shtrenjta, duke e bere perdorimin e ketyre drogave te jete i kufizuar. Heroina importohet nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonise, por e ka origjinen nga Turqia ose Afganistani; marihuana prodhohet ne vend. Kokaina trafikohet nga Amerika e Jugut, hera-heres nepermjet Spanjes dhe Hollandes. Programi i Kontrollit te Drogave i OKB-se (UNDCP) beson qe perdorimi i droges, sidomos mes adoleshenteve ne qytete, eshte ne rritje. Nuk ka qendra te vecanta trajtimi per ata qe jane te varur nga droga, megjithese Klinika e Toksikologjise e Spitalit Ushtarak te Tiranes merret me trajtimin e rasteve te mbidozes.

III. Veprimet e Vendit Kunder Drogave ne vitin 2002. Nismat me Politika.

Me 29 Mars 2002, Qeveria e Shqiperise miratoi Ligjin mbi Kontrollin e Kimikateve te Perdorura per Prodhimin e Jashteligjshem te Substancave Narkotike dhe Psikotropike, i cili merret me rregullimin e importit dhe perdorimit te kimikateve fillestare. Ne vitin 2001, Qeveria e Shqiperise miratoi ligjin mbi mbi Parandalimin e Trafikut te Jashteligjshem te Narkotikeve si dhe mbi ngritjen e Komitetit Nderministerial per Kontrollin e Drogave. Ky ligj percaktoi gjithashtu edhe nje kuader per permiresimin e hetimeve kriminale ne ceshtje te lidhura me drogat duke krijuar nje strukture formale per njesine e kunder-narkotikeve te Ministrise se Rendit Publik, te ngritur fillimisht ne vitin 1998. Megjithate, Ministria e Rendit Publik, nuk ka hartuar ende rregulloret e brendshme per zbatimin e plote te ketij ligji. Gjithashtu, Komiteti Nderministerial per Kontrollin e Drogave, krijuar sipas ketij ligji, nuk ka zhvilluar asnje takim. Qeveria e Shqiperise miratoi nje Strategji Kombetare per Pakesimin e Kerkeses per Drogat ne vitin 2000, por nuk ka ende nje strategji kombetare per te trajtuar pakesimin e ofertes. Njesia e kunder-narkotikeve aktualisht perfshin 100 oficere dhe agjente policie si dhe nje rrjet prej 12 zyrash rajonale, por megjithate mbetet e paplotesuar me personel dhe pa pajisje. Midis shtabit dhe zyrave rajonale mungon komunikimi ne linje (on-line) dhe njesise i mungon teknologjia kritike, e tille si nje baze te dhenash kompjuterike. Ne vitin 2002, UNDCP i ofroi njesise se kunder-narkotikeve automjete per rruge te veshtira, nje kamion me pajisje pergjimi si dhe trainim mbi teknikat per identifikimin dhe profilizimin e drgave. Programi ICITAP i Ambasades se ShBA ofroi 130.000 dollare ne pajisje survejimi per Drejtorine e Krimit te Organizuar, e cila perfshin njesine kunder narkotikeve, si dhe trainim ne teknika per survejim dhe profilizim. Megjithate, shumica e zyrave rajonale te kunder-narkotikeve, duhet te mbeshteten mbi buxhetet e policise lokale, te cilat nuk mund te perballojne blerjen e automjeteve apo pajisjeve te survejimit. Me asistence nderkombetare, Qeveria e Shqiperise ngriti gjithashtu nje qender anti-trafikim ne Vlore, ne vitin 2001, por kjo qender nuk ka prodhuar rezultate dhe po humb mbeshtetjen nderkombetare. Qeveria e Shqiperise punon ne nivel dypalesh dhe ne nisma rajonale me fqinjet ballkanike per te luftuar krimin e organizuar. Shqiperia eshte pjesemarrese ne Paktin e Stabilitetit dhe ne Nismen e Bashkepunimit per Europen Juglindore (SECI). Perpjekjet per Zbatimin e Ligjit. Krimi i organizuar luan nje rol te rendesishem ne trafikimin e drogave. Korrupsioni mes policise dhe magjisterve pengon perpjekjet per te mposhtur shperndarjen e droges, edhe pse shperndarja perben me pak problem se sa tranzitimi i narkotikeve te jashteligjshem per trafikim nderkombetar. Megjithate, policia mund te behet me e efektshme per luften kunder shperndarjes me zhvillimin e kapacitetit te njesise kunder-trafikim. Autoritetet raportojne qe deri ne Tetor 2002, policia kishte arrestuar 295 persona per trafikim te droges, 5 nga te cilet nenshtetas te huaj. Policia bllokoi 71 kilograme heroine, 5.6 grame kokaine, 13,717 kilograme marihuane, 980 grame fara kanabis dhe 600 ml vaj hashishi. Policia shkaterroi gjithashtu edhe 7 laboratore per perpunimin e kanabis. Kapja e heroines dhe marihuanes u rrit ne menyre domethenese ne krahasim me vitet e kaluara, por keto ende perfaqesojne nje pjese te vogel te drogave qe tranzitojne Shqiperine. Nderkohe qe policia shqiptare kapi 71 kilograme heroine, policia italiane kapi afro dy tone heroine qe kishte kaluar nepermjet Shqiperise. Kultivimi dhe Prodhimi i Jashteligjshem. Me perjashtim te kanabis, Shqiperia nuk njihet si nje prodhuese madhore e drogave te jashteligjshme. Sipas autoriteteve te Njesise Kunder Drogave ne Ministrine e Rendit Publik, kanabis akstualisht eshte droga e vetme qe rritet dhe prodhohet ne Shqiperi dhe shitet kryesisht ne Belgjike, France, Gjermani, Greqi dhe Itali. Sasi te tera ne ton marihuane shqiptare jane kapur ne Greqi dhe ne Itali. Njesia Kunder Droges, me ndihmen e tri helikoptereve italiane dhe ekipazheve te tyre, eshte ne fazen perfundimtare te nje plani per te percaktuar permasat dhe prodhimin e te korrave ne marihuane ne Shqiperi. Ata vleresojne qe zonat e mbjella jane pakesuar ne krahasim me vitet e meparshme, por rajonet e Shkodres, Vlores dhe Fierit mbeten problematike. Gjate vitit 2002, policia shkaterroi 115,673 rrenje marihuane ne te gjithe Shqiperine.

Kontrolli i Kimikateve Fillestare. Shqiperia nuk eshte prodhuese e sasive madhore te kimikateve fillestare. Ligji mbi Kontrollin e Kimikateve te Perdorura per Prodhimin e Jashteligjshem te Substancave Narkotike dhe Psikotropike u miratua ne vitin 2002 dhe rregullon kimikatet fillestare.

Kalimi/Tranzitimi i Drogave. Heroina dhe kokaina jane drogat kryesore qe tranzitojne ne Shqiperi. Autoritetet raportojne qe heroina ndjek kryesisht "Udhen e Ballkanit." Trafikantet e perdorin gjithashtu Shqiperine si nje pike shperndarjeje per Europen kur trafikojne kokaine amerikano jugore nepermjet Spanjes dhe Hollandes. Marihuana e prodhuar e vend trafikohet ne Belgjike, France, Gjermani, Greqi dhe Itali. Hashishi me cilesi te larte prodhuar ne Shqiperi transportohet gjithashtu ne Turqi ne kembim te heroines.

Marreveshje dhe Traktate. ShBA ka pasur nje traktat riatdhesimi me Shqiperine qysh nga 13 Nentori i vitit 1935. Qeveria e ShBA e konsideron kete traktat te vlefshem dhe e ka perdorur ate me sukses disa here gjate viteve te fundit. Shqiperia nuk ka traktat asistence ligjore te ndersjelle me ShBA. Shqiperia nenshkroi Konventen e OKB-se Kunder Krimit te Organizuar Nderkombetar dhe Protokollet e saj ne Dhjetor 2000. Ne vitin 2001, Shqiperia u be nenshkruese e Konventes se OKB-se te vitit 1988 mbi Drogat dhe e Konventes se Vetme te OKB-se te vitit 1961 sipas amendamenteve te Protokollit te vitit 1972. Ne nentor 2002, Shqiperia ratifikoi Konventen e OKB-se te vitit 1971 mbi Substancat Psikotropike.

Ulja e Kerkeses. Abuzimi i droges eshte nje problem relativisht i ri ne Shqiperi dhe qeveria dhe shoqeria shqiptare jane marre ngadale me trajtimin e tij. Autoritetet lokale dhe kombetare mbledhin te dhena te pakta dhe nuk besojne qe problemi te jete i perhapur gjeresisht, si per shkak te normave kulturore ashtu edhe per shkak te niveleve te uleta te te ardhurave te paqendrueshme. UNDCP merret me uljen e kerkeses ne Shqiperi nepermjet veprimtarive me rinine. Qeveria e Shqiperise vleresoi se kishte deri 30,000 perdorues drogash ne Shqiperi ne vitin 2000 (viti me i fundit per te cilin ekziston nje vleresim), gjashte here me e madhe se sa sasia e llogaritur ne vitin 1995; por OJQ-te besojne qe shifra eshte me prane 10,000. nga rastet e mbidozes te trajtuara ne Kliniken e Toksikologjise ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, afersisht 70 perqind ishin perdorues drogash me injeksion ne vitin 2002, ne krahasim me vetem 20 perqind ne vitin 1998.

Korrupsioni. Korrupsioni mbetet nje problem i rrenjosur thelle. Nderkohe qe Qeveria e Shqiperise vepron zyrtarisht per ta luftuar trafikimin e droges, raportimet e shtypit kane implikuar zyrtare qeveritare ne operacione trafikimi. Pavaresisht nga perceptimi i shumeperhapur qe policia eshte bashkefajtore ne trafikim, pati vetem dy arrestime oficeresh policie per perfshirje ne trafikim te droges ne vitin 2002. Pagat e uleta dhe pranimi shoqeror i rryshfetit e bejne te veshtire luften kunder korrupsionit ne polici, drejtesi dhe zyrtare te doganave dhe te kufirit.

IV. Nisma dhe Programe Politikash te Sh.B.A. Qeveria e Shqiperise vazhdon te mireprese asistencen nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa Perendimore. ShBA po intensifikojne veprimtarine ne fushat e rendit publik dhe reformes ligjore me programe te zgjeruara dhe personel shtese ne misionin e Sh.B.A. ne Tirane. Keshilltare amerikane te ICITAP dhe OPDAT punojne ngushte me Ministrine e Rendit Publik, Ministrine e Drejtesise dhe Prokurorine e Pergjithshme per te luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin si dhe per te permiresuar kontrollin e kufirit. Ne nentor 2002, Qeveria e Sh.B.A. inicioi Strategjine e Tri Porteve, duke vendosur dy keshilltare amerikane per te punuar me zyrtare te policise, doganave dhe sigurise ne secilin prej tri portave kryesore te hyrjes ne Shqiperi - Aeroporti i Rinasit, dhe portet e Durresit dhe Vlores ne Adriatik - per te ngritur operacionet e ne nivelin e standarteve nderkombetare dhe per te nderprere trafikimin nepermjet Shqiperise. Vende te tjera, perfshi Italine, Greqine, Turqine dhe Mbreterine e Bashkuara, piten te ofrojne kater keshilltare te tjere nderkombetare per secilin port hyrjeje. Qeveria e Shqiperise e ka mirepritur kete nisme, duke e shtuar ate ne Strategjine Kombetare per te Luftuar Trafikimin e Qenieve Njerezore. Programe te tjera te qeverise se Sh.B.A., te BE-se dhe programe nderkombetare perfshijne mbeshtetjen per reformen e doganave shqiptare dhe kontrollin e perforcuar kufitar, vazhdimin e trainimit gjyqesor, perpjekje per te permiresuar bashkepunimin midis policise dhe prokuroreve si dhe programe kunder korrupsionit.

Rruga Perpara. ShBA do te vazhdoje ta nxise Qeverine e Shqiperise qe te beje perparim ne luften kunder trafikimit te drogave te jashteligjshme, qe te perdore asistencen per zbatimin e ligjit ne menyre te efektshme dhe te mbeshtese reformat ligjore. Perpjekje te BE, UNDCP dhe perpjekje te tjera nderkombetare do t'i japin Qeverise se Shqiperise mbeshtetje te metejshme.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2003 nė 12:00 Edit Post Reply With Quote
DROGA VJEN NGA MAQEDONIA

Elbasan - Harta e re e droges ne Qarkun e Elbasanit duket se do te krijoje parcela "shterpe" per kultivimin e se paku canabis sattiva dhe do te shuaje pergjithmone shpresat e manjakeve per t'u pasuruar shpejt dhe pa shume djerse. Ne Elbasan, dje ne mesdite, eshte prezantuar ne menyre institucionale "Fronti unik" i luftes se paepur kunder droges, trafiqeve dhe kontrabandes. Tryeza e iniciuar nga prefekti Sejdini, ka ulur ne tavoline kreret e te gjithe drejtorive ne kete territor. Vend te rendesishem ka zene Drejtoria e Policise se Qarkut pa lene menjane "satelitet" e saj ne kete lufte, drejtoria arsimore, shendetesore, ajo e bujqesise dhe pyjore, si dhe institucione te tjera. "Ngritja e ketij mekanizmi bashkepunues nuk nenkupton se Elbasani eshte ne epiqender te akuzave per droge dhe trafik, por kjo organizohet ne kuadrin e luftes globale brenda vendit qe kashpallur brenda vendit qeveria shqiptare"- ka thene prefekti Sejdini. Ai ka shtuar se ne kete lufte te papajtueshme nuk duhet lene policia vetem, pavaresisht se ka rol te dores se pare, por duhet me teper se kurre instancat shteterore dhe komuniteti te bashkepunojne ne nje front te vetem per kete dukuri tranzistive te jetes sone. Pas tij ka folur shkurt drejtori i Policise se Qarkut, kolonel Niko Brahimaj, duke siguruar se efektivat e tij kane qene dhe do te mbeten ne balle te kesaj lufte duke kerkuar me modesti bashkepunimin me organet shteterore te pranishme ne kete takim dhe ne vecanti me drejtorine arsimore. Sipas kreut te policise, nje testim i para pak koheve me masen e rinise, organizuar nga Zyra e Marredhenieve me Publikun dhe OSB-ja, ka nxjerre se 36 % e te rinjve konsumojne drogat ligjore, duhanin dhe alkoolin, 4 % konsumojne hashashin dhe 2,1 % droga te shkalles se mesme dhe te rende. Kolonel Brahimaj ka shtuar se pas nje pune tetemujore te policise, tashme ka perfunduar harta e zones se nxehte te droges ne te gjithe territorin e qarkut dhe se afermi do te veprohet me shpejtesi dhe profesionalizem. Ai ka deklaruar se per vitin qe u mbyll, ne territorin e qarkut te Elbasanit nuk rezulton asnje bime narkotike e mbjelle, por kjo, sipas tij, nuk do te thote se nuk mund te mbillet serish. Te njejtin mendim Brahimaj ka dhene edhe per trafikun dhe kontrabanden duke thene se nuk perjashtohet mundesia e trafikut te droges dhe qenieve njerezore sikurse edhe e cdo lloj kontrabande. "Efektivi qe drejtoj,- ka thene drejtori i policise,- punon me perkushtim dhe shkalle te larte gatishmerie duke jetuar me pergjegjesine e zbulimit dhe ndalimit te cdo rasti qe ka te beje me trafikun e droges, qenieve njerezore e kontrabandes. Per t'u thelluar ne idete konkrete qe dha drejtori i Policise se Qarkut, ne mbremjen e djeshme, kolonel Brahimaj dha kete interviste te shkurter dhe ekskluzive per "Koha Jone", duke lene te hapur per publikim se afermi edhe te nje materiali tjeter ne kuader te takimit te djeshem, organizuar ne prefekture.

Perse deklaruat se ekziston mundesia e trafikut?

Eshte e pranueshme ne logjiken me te thjeshte dhe ate profesionale qe ne pozicionin gjeografik qe ka Elbasani te mos ekzistoje mundesia e kalimit te droges dhe trafiqeve. Jane 40 kilometra vije kufitare me shtetin e Maqedonise qe krijojne premisa per kalimin e droges. Ne territorin e qarkut "derdhin" aktivitetin e tyre kater dogana kufitare, Elbasani pershkohet nga segmente rrugore automobilistike e hekurudhore te drejtperdrejte per ne det, sic pershkohet edhe nga rruge dytesore strategjike po me dalje ne det. Perderisa policia italiane kap ne det apo ne token e saj trafiqe te ndryshme, kjo do te thote qe edhe Elbasani nuk eshte i "imunizuar" nga kjo dukuri.

Ku bazoheni qe nuk ka asnje rrenje bime narkotike te mbjelle?

Une nuk bej deklarata pa vend dhe pergjegjesi. Rideklaroj se per vitin qe u mbyll nuk eshte mbjelle asnje rrenje prej bimeve narkotike, por kjo nuk do te thote se ne harten e re te droges qe sapo kemi hartuar, ne nuk e dime se ku dhe kur eshte mbjelle. Per vitin 2002, ne kemi regjistruar 7 raste te shperndarjes se droges se llojeve dhe masave te ndryshme dhe per te shtate rastet, dosjet penale jane ne prokurorine e Elbasanit. Une ju siguroj se nuk ka grupe te konsoliduara te trafikut te droges por ekzistojne "menaxheret" e saj qe bejne tranzitin e ketre bimeve, kemi ndaluar shume prej tyre dhe te njejten gje do te bejme ne vazhdim.

Ka raste te trafikut te qenieve njerezore?

Ka pasur raste sporadike, te cilat me se shumti kane mbetur ne tentative. Per rastet me serioze jemi duke mbledhur prova te sakta per te vertetuar dydhimet dhe hetimet tona.

Ndjeheni te vetem ne kete lufte?

Jo. E theksoj se kemi marredhenie shume te mira institucionale me Prokurorine e Elbasanit, me doganen, pushtetin vendor dhe komunitetin. Bashkepunimi me prokurorine ka bere qe ne kemi dorezuar ne kete institucion zbulimin e shume ngjarjeve te vjetra nga viti 1997 - '99.Vetem nuk mund te luftohet asnjelloj trafiku.

Po me autoritetet maqedonase?

Bejme takime te rregullta me ta. Ekziston nje klime e mire bashkepunimi dhe pergjegjesie reciproke, aq me teper qe ndahemi me ta ne 40 kilometra kufi tokesor. E ardhmja do te flase me gjuhen e shifrave dhe me me force ne luften tone te perbashket kunder droges dhe trafiqeve. Shume shpejt do te hidhemi ne nje aksion konkret veprimi dhe nje pjese te pranueshme te ketij aksioni jeni i mirepritur ta percillni edhe ne gazeten tuaj.

Intervistoi: Besim Dybeli

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-6-2003 nė 07:55 Edit Post Reply With Quote
Po e humbim betejën me drogën"
Asnjë përpjekje për të shpëtuar mijëra përdorues


--------------------------------------------------------------------------------

Odeta Halili

Dhjetëra mijë përdorues droge, ndër to 14, 15 vjeçarë, dhe dhjetëra të vdekur nga overdoza, përballë këtyre shifrave të frikshme që gllabërojnë për çdo ditë shqiptarë nga të gjitha cepat e vendit vazhdon të jetë prej më se 10 vjetësh e vetmja klinikë me katër mjekë dhe 10 shtretër në Spitalin Ushtarak, ku "pacientët" e drogës i lënë radhë njëri-tjetrit në ditët e kurës. Sot, kur po bëhen 16 vjet që po trumpetohet lufta kundër drogës, pikërisht në ditën që shënon këtë eveniment të dhënat nuk janë aspak optimiste. Ende nuk ka nisur asnjë strategji që të parashikojë trajtimin e atyre që janë përfshirë nën kthetrat e helmit të bardhë dhe asgjë tjetër të ngjashme që të parandalojë rendjen drejt tij, me përjashtim të projekteve që kanë mbetur në letër. Shefi i klinikës së Toksikologjisë në Spitalin Ushtarak, doktor Zihni Sulaj, në një intervistë për Gazetën tha se situata është alarmante dhe se numri i përdoruesve po shumëfishohet me ritme progresive.

Doktor, ç'mund të na thoni sot në ditën botërore të luftës kundër drogës?
Eshtë e njëjta situatë. Në vendin tonë strategjia kundër drogës është vetëm në letër. Në praktikë zbatimi është shumë i vonuar. Droga ka ecur me ritme galopante dhe reagimi i institucioneve është i pandjeshëm. Duhet kuptuar një gjë, që lufta nuk nënkupton vetëm aksionet e policisë është një ndërmarrje gjithëpërfshirëse, ku duhet të angazhohen të gjitha strukturat shtetërore, së pari në luftën kundër pranisë së drogës dhe forcimit ligjor, së dyti uljen e kërkesës për drogë përmes edukimit, informacioneve që janë inekzistente në Shqipëri dhe së treti lufta kundër pakësimit të dëmit, masat për uljen e prevalencës së HIV/SIDA-s, tuberkulozit etj.

Nuk ka asnjë përpjekje konkrete për të shënuar 26 qershorin e sivjetshëm?
Në këtë prag përvjetori jemi në pritje të zbatimit të strategjisë kombëtare të uljes së kërkesës për drogë të periudhës 2004-2007 ku janë parashikuar dhe ndihma për këtë klinikë që do të shërbejë dhe për formimin e qendrave në rrethe. Jemi në një stad ku pretendohet të iniciohet në Shqipëri terapia e zëvendësimit të drogës me metadon tek përdoruesit, që është një drogë sintetike, por që në çdo vend është paraprirë me diskutime në nivele politike dhe shoqërore. Por mendoj se kjo është një rrugë e efektshme për të shpëtuar nga droga, në qoftë se projekti do të konkretizohet nën një kontroll të rreptë, pa krijuar anomali dhe predispozicion për një treg të dytë legal me këtë produkt shumë efektiv. Po duhet ta theksoj se jemi ende në pritje.

Si ka ndryshuar përdorimi i drogave në vendin tonë?
Në Shqipëri përdorimi i drogave para '90-ës ka ekzistuar në trajta sporadike në formën e gabimeve iatrogenike (qetësuesit për të sëmurët morfina, petidina) dhe rrallë si fenomen abuziv. Në '95-ën u dha alarmi i parë nga klinika jonë dhe ajo e Psikiatrisë, të dyja ne u angazhuam në strategjinë fillestare për të frenuar abuzimin me drogën. Aplikohej droga intravenoze. Psikiatria u tërhoq dhe ne mbetëm vetëm në këtë betejë, gjithnjë e më me pak fonde për hir të paradoksit të çuditshëm, që ne jemi në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, kur në fakt 97 për qind e pacientëve janë civilë. Në '95, '96, '97-ën filloi një modë e re e përdorimit të drogës, diegia në fletë alumini dhe tymosja, por megjithatë vazhdon të mbizotërojë moda e shiringave.


Droga, si diabeti, astma, tensioni…

E ngjashme me diabetin, astmën, tensionin dhe të gjitha shqetësimet kronike. "Ka fakte të pakontestueshme që sot vartësia ndaj drogave konsiderohet një sëmundje kronike. Kjo nënkupton që menjëherë pasi është krijuar vartësia në trupin e përdoruesit në nivelin e neuro-hormoneve ndodhin ndryshime të tilla që qëndrojnë në kohë, për të mos thënë që janë të parikthyeshme", tha Sulaj. Sipas tij kjo është arsyeja që individi pas këtij momenti kërkon pareshtur praninë e këtij helmi për të funksionuar normalisht, prandaj gjetja e parave për ta siguruar shndërrohet në qëllimin e tij të vetëm, ndërkohë ekuilibrat në homeostazën e brendshme të trupit janë shkatërruar. "Prandaj droga merr kuptim kronik më tepër se diabeti, tensioni, astma. Por për fat të keq ajo ende nuk konsiderohet e tillë. Përdorimi i drogës konsiderohet si një sëmundje e qëllimshme, që individi ia shkakton vetë vetes, por ky paragjykim nuk e ndihmon kurrë problemin.


TENDENCAT

Rritja e numrit të përdoruesve me karrierë të gjatë (pacientë me karrierë 6-12 vjet)

***
Ulja e moshës së përdorimit për herë të parë të drogave, moshat nën 15 vjeç përbëjnë 3-5 për qind të përdoruesve

***
Përdorimi i drogave me medikamente psikotrap (qetësues, gjumësjellës) që e komplikojnë mjaft vartësinë e përdoruesit ndaj drogës

***
Përhapja e "modës fatale" të drogës me injeksion, nga 20-75 për qind

***
Bashkëpërdorimi në grup dhe sjellja riskale ndaj HIV/AIDS (kjo është më e rëndësishmja)

***
Rritja e përdoruesve të drogave që janë përfshirë në aktivitete kriminale. Nga Prokuroria denoncohen shpërndarës-përdorues

***
Gjeografia e drogës përfshin gjithë vendin. Nga fenomen i qyteteve të mëdha (80 për qind e përdoruesve janë nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Berati, Fieri, Vlora), po shkon drejt qyteteve të vogla, Delvinë, dhe rretheve më pak të ekspozuara, Tropojë.


Shifrat

Përdorues droge në Shqipëri, 30 mijë u deklaruan zyrtarisht para 5 vjetësh
Çdo vit 4-5 vdekje nga overdoza në spital

Janar-Qershor 2003, asnjë rast vdekje në spital, 2 në rrugë
***
LLOJET
75 për qind, përdorues drogash me shiringa
25 për qind tymosja, pirja me cigare, thithja nga hunda
***
RAPORTI
93 për qind e rasteve të deklaruara janë meshkuj
Femra mund të jenë më shumë se 7 për qind, por nuk deklarohen për shkak të stigmës
***
MOSHA
Klientët e drogës janë 17-25 vjeç
Dy vitet e fundit regjistrohen përdorues 13-14 vjeçarë
***
SPITALI (maja e ajsbergut)
Viti '95, u shënuan 50 raste
2002, 1260 raste
Janar-Qershor 2003, u trajtuan në spital 700 toksikomanë
***
Përdorues droge në botë 148 milionë
Në Europë mbi 3 milionë

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 10:47 Edit Post Reply With Quote
PD, zero tolerancë ndaj kultivuesve dhe trafikantëve të drogës


Nga Sali Berisha


Partia Demokratike deklaron sot se mbjellja, kultivimi dhe trafikimi i drogës në Shqipëri, ka marrë përmasa të lemerishme.

Pikërisht për këtë arsye, OKB renditi Shqipërinë në vendin e dytë pas Kolumbisë, lidhur me drogën.

Për të patur një ide më të qartë për përmasat e këtij fenomeni, po sjellim këtu vetëm një statistikë të Ministrisë së Rendit të Italisë. Sipas kësaj ministrie, gjatë vitit 1996, policia italiane ka kapur gjithsej 640 gram heroinë dhe kokainë të ardhur nga Shqipëria, ndërsa sot, 50% e të gjithë sasisë së këtyre drograve që hyjnë në Itali, vijnë nga Shqipëria.

PD ka të dhëna se sipërfaqet e mbjella me drogë në mbarë vendin, janë qindrafishuar këto vitet e fundit. Përveç këtyre, këto dy vitet e fundit, mbjellja e opiumit po rritet me shpejtësi.

Për PD, kjo përbën një situatë tejet alarmante. Këto përmasa marramendëse të trafikut, mbjelljes, kultivimit, të prodhimit të drogës, janë me pasoja shumë të rrezikshme për shëndetin, sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit.

Shkaku kryesor i këtyre përmasave qëndron në implikimin, përfitimin direkt të qeveritarëve më të lartë, familjarëve të tyre, zyrtarëve të të gjitha niveleve të administratës, segmenteve të shtetit dhe në veçanti të policisë, me aferat e drogës dhe mungesën e një strategjie lufte serioze kundër saj.

Sot, plantacionet e drogës në Shqipëri nuk shkatërrohen, jo se ato nuk duken, nuk shkatërrohen, jo se ato nuk dihen, por se ato blihen që në prodhim nga zyrtarët dhe segmentet e policisë. Trafiku i tonelatave të tëra të heroinës, kokainës, që vërshon drejt Perëndimit nëpërmjet Shqipërisë, është i mbrojtur në tërë trajektoren e tij nga qeveritarët dhe zyrtarët e klubit të drogës.


PD deklarohet në këto kushte për:


- Zero tolerancë ndaj mbjelljes, kultivimit, prodhimit, trafikimit të drogës në çdo fshat apo qytet, në Tiranë apo Tropojë, Lazarat apo Mirditë, Sarandë apo kudo tjetër në Shqipëri.


- PD mbështet çdo përpjekje të organeve të zbatimit të ligjit për përdorimin e të gjitha teknikave dhe metodave të ligjshme që mundësojnë çrrënjosjen e mbjelljes, kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike kudo në territorin shqiptar.


- PD kërkon vendosjen me rreptësinë më të fortë para ligjit, pa asnjë dallim, të të gjithë atyre fermerëve, qytetarëve të thjeshtë apo familjarë të ministrave, drejtues të kompanive të kryeministrit, apo zyrtarë të tjerë të lartë qofshin ata, që janë të implikuar në aferat e drogës.


- PD mbështet totalisht bashkëpunimin e ngushtë bilateral rajonal dhe ndërkombëtar të organeve shqiptare të zbatimit të ligjit dhe agjensitë analoge të vendeve dhe institucioneve të tjera. Në këtë kontekst, përparësi duhet të ketë bashkëpunimi me Italinë, Greqinë dhe vendet përreth.

Qëndrimi ynë ndaj incidentit të Lazaratit ka si qëllim të vetëm zbardhjen e të vërtetës rreth këtij incidenti dhe vendosjen e bashkëpunimit mbi baza serioze ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe nuk mund të ketë asnjë lidhje gjeopolitike.


*Deklaratë e bërë nga kryetari i PDSH në konferencën e shtypit, 26 Gusht 2004




rd


Si gjithmone nuk ka asnje statistike as gjysem te sakte.


Une besoj se ky eshte nje nga problemet themelore te Kombit:

Krimi i organizuar qe merret me prodhimin, transportimin e droges.


Akuzat e opozites shkojne deri aty sa te pohojne se vete kryeministri i RSH eshte pjestar i ketij krimi psh kj:

E Shtune, 28 Gusht 2004


C'THA BERISHA PER TRAFIKANTET E PS-SE

Kryetari demokrat, Berisha, u shpreh dy dite me pare se kreu i qeverise mbron kultivuesit e droges ne vend. Reagimi i tij erdhi pas incidentit te pak diteve me pare ne Lazarat ku nje helikopter u qellua nga banoret e ketij fshati pasi po fluturonte vetem pak metra mbi shtepite. "Ne fakt une kam denuar si fermeret e Lazaratit qe mbjellin droge, ashtu dhe kryeministrin e kompanine e tij qe trasporton droge. Dhe keto jane te dhena te te njejtes polici. Eshte kjo polici e shtetit qe ka faktuar mbjelljen e droges atje dhe jam per crrenjosjen totale te saj. Eshte po kjo polici qe ka kapur ne menyre te perseritur droge ne kompanine Nano Travel per te mos thene ne Nanokopter se aty s'i kap dot", deklaroi Berisha. Nderkohe, Nano u shpreh se personat qe mbronin kultivuesit e droges brenda PS-se tashme jane larguar nga partia. Kreu i PD-se, Berisha, tha ne nje konference per mediat se qendrimi i PD-se ndaj incidentit te Lazaratit ka si qellim te vetem, zbardhjen e te vertetes rreth ketij incidenti dhe vendosjen e bashkepunimit mbi baza serioze ligjore kombetare dhe nderkombetare dhe nuk mund te kete asnje korotacion apo lidhje gjeopolitike. "PD-ja ka te dhena se siperfaqet e mbjella me droge ne mbare vendin jane qindrafishuar keto vitet e fundit, keto dy tre vjet mbjellja e opiumit po rritet me shpejtesi. Per PD-ne kjo perben nje situate teper alarmante. Keto permasa marramendese te trafikut, mbjelljes, kultivimit te droges jane me pasoja shume te rrezikshme per shendetin, sigurine e Shqiperise dhe rajonit. Shkaku kryesor i ketyre permasave qendron ne implikimin per fitimin direkt te qeveritareve me te larte, familjareve te tyre, zyrtareve te te gjitha niveleve te administrates, segmenteve te shtetit ne vecanti te policise ne aferat e droges dhe mungesen e nje strategjie e lufte serioze kunder saj", deklaroi Berisha.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 10:49 Edit Post Reply With Quote
Nga ana tjeter nano akuzon per lidhje me krimin e organizuar te droges kundershtaret e tij ne ps:

LSI: Akuzat për drogë, bllof i Nanos Dizdari: Nano nuk na përjashton dot nga PS


A.Rama

TIRANË - Lëvizja Socialiste për Integrim, i është kundërpërgjigjur akuzave të lëshuara, dy ditë më parë, nga kryeministri Fatos Nano se, të larguarit nga PS, kishin qenë të dyshuar për lidhje me drogën. Deputeti Limoz Dizdari, tha dje se Nano vazhdonte të luante bllofin, një metodë e përdorur prej tij edhe më parë, duke lëshuar akuza të pabazuara dhe të pavërtetuara. Sipas Dizdarit, Nano si njohës i mirë i kazinove, po përdorte kartën e bllofit me deklarata të pabaza për kundërshtarët brenda partisë, pasi nuk kishte moral që t’i përjashtonte nga partia. “Si gjithnjë, ai luan me të pavërteta, ose, si njeri që i njeh këto kazinotë, luan me bllofin. Në një mirëadministrim të vendit nuk luhet me bllofin, luhet më të vërtetën e padiskutueshme dhe të pakontesueshme. Në rast se ka gjë, le t’i çojë në institucionet e Akuzës. Në rast se jo, duhet të iki vetë dhe bën mirë të iki, që të lërë këta njerëz të punojnë”, - tha Dizdari. Sipas tij, Nano, jo shumë larg, por gjatë Lëvizjes për Katarsis, ka akuzuar numrin dy të selisë rozë, Gramoz Ruçin, se ishte kriminel e gjakpirës, i lidhur me trafikun e cigareve. Ai theksoi se Nano, duke mos patur moral, si drejues i PS-së nuk kishte mundur as të përjashtojë grupin e kundërshtarëve, që, në fillim të shtatorit, do të zyrtarizojnë largimin dhe krijimin e partisë së re. “Ai nuk ka moral të na përjashtojë nga partia. Kurse unë kam të drejtë që t’i kërkoj partisë ta përjashtojë. Unë do të vazhdoj të ndeshem me këtë gjë. Të shohim kush do të fitojë, unë do të përjashtoj Fatosin nga partia, apo partia do të më përjashtojë mua”, - tha Dizdari.
Ndërkaq, edhe zëdhënësi politik i LSI, Petrit Vasili, i konsideroi “qesharake” dhe “të përgjithshme” deklarimet e kryeministrit Nano. Sipas tij, këto akuza nuk sjellin agjë të re dhe, në rast se Nano kishte të dhëna për emra konkretë, duhet t’i drejtohej organit të Prokurorisë. Vasili tha se “kredoja e LSI ka qenë pikërisht shtimi i luftës nga ana e strukturave të qeverisë kundër krimit të organizuar.” Ai tha se “Nano duhet të tregohej më i përgjegjshëm në qëndrimet e tij publike, duke mos u përqëndruar vetëm tek demagogjia në fjalët e tij, por tek faktet.”



28/08/2004

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 10:55 Edit Post Reply With Quote
Po cilet jane faktet?

Fakt eshte qe ne RSH kultivohet hashish.

Por as dihet sa kultivohet as ku.

Se ca lesh ben policia, duke ditur se RSH nuk eshte nje vend me nje siperfaqje aq te madhe dhe te pakontrollueshme, te le te kuptosh se ka lidhje te nje pjese te policise me krimin e organizuar.

Por kultivimi i hashashit eshte vetem nje ane e fenomenit. Ai duhet perpunuar dhe shitur.

Nje pjese tjeter e fenomenit eshte transporti i heroines dhe i kokaines nepermjet RSH ne Itali apo Greqi.

Nje pjese tjeter jane grupimet shqiptare ne perendim qe jo vetem transportojne heroinen dhe kokainen, por dhe kontrollojne shitjen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 11:01 Edit Post Reply With Quote
Letra e Toskes per Koffi Annan

REAGON QEVERIA SHQIPTARE PER DEZINFORMIM

Toska i shkruan Ananit për drogën
"Masa ndaj zyrtarit të OKB sipas të drejtës ndërkombëtare"


--------------------------------------------------------------------------------

Ministri i Rendit Publik Igli Toska, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, i ka dërguar një letër zyrtarit më të lartë të OKB-së Uashington, ku i kërkon të përgënjeshtrohet një informacion dezinformues dhënë nga një prej zyrtarëve të OKB-së në Vienë.

LAJMI

Qeveria shqiptare do të ndjekë në rrugë diplomatike me notë proteste, atë që e ka cilësuar "shpifje" nga zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara. Reagimi i menjëhershëm vjen pas një "spekullimi" që është bërë me emrin e Shqipërisë, duke e konsideruar atë një zonë të "karteleve kolumbiane të drogës".
Ditën e djeshme, Ministri i rendit Publik Igli Toska, me një letër diplomatike i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan.
Letra, e cila shpreh në mënyrë diplomatike një protestë të qeverisë shqiptare, kërkon që zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara të reagojë për këtë "deklaratë spekulative" që është bërë nga një prej zyrtarëve më të lartë të saj të atashuar në Vjenë.
Zoti Toska, në letrën e tij, pasi shpreh hapur disa nga rezultatet e arritura në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe trafikut të drogës në veçanti, vë në dukje në këtë letër se qeveria shqiptare është e monitoruar nga organizma dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, të cilat "nuk kanë informacione të tilla". Zoti Toska, ka kërkuar që të saktësohet burimi i marrjes së këtyre të dhënave, në mënyrë që edhe strukturat e shtetit shqiptar të kryejnë me po aq përgjegjësi sa deri tani punën e tyre, për të parë se ku ekziston baza e këtyre të dhënave. Por Ministri i Rendit Publik, i cilëson këto të dhëna, dasha-keqëse, dhe dezinformim nga ana e zyrtarëve të lartë të OKB kundër shtetit dhe qeverisë shqiptare. Për këtë arsye, ministri shqiptar I ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan që të reagojë ndaj këtij zyrtari të OKB-së dhe të saktësohen se cilat janë procedurat administrativo-ligjore në bazë të rregullave dhe normave të të drejtës ndërkombëtare kur kemi të bëjmë me raste shpërndarjeje informacioni jo të saktë. Letra e Ministrit të Rendit Publik Igli Toska do të kalojë nëpërmjet rrugës diplomatike. Kështu, do të dërgohet fillimisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme e prej andej në qendrën e OKB-së në Uashington. Dy ditë më parë Antonio Maria Kosta, Shef i Zyrës së OKB në Vienë kundër Krimit dhe Drogës, ka deklaruar se "në Shqiperi ka baza të narkokarteleve kolumbiane prej ku kokaina shpërndahet në Ukrainë, Rusi dhe në Europen Lindore"...

gsh

-------------------------------------------------------------
O minister trim nuk te takon ty por Ministrise se Puneve te jashteme te beje note ptoteste, aq me teper OKB.
Nuk e di une ku kane bere shkolle keta...





--------------------------------------------------------------------------------
Cohuni o te vdekur




Olsi Baze

Moderator








Mesazhe: 650
Regjistruar: 23-9-2002
Lokalizimi: FRANCE (Vive la Resistence)
Anëtari është JoNëlinjë

Humori: :))
Postuar më 24-6-2004 në 08:13 AM

E Enjte, 24 Qershor 2004

E Enjte, 24 Qershor 2004


PER RAPORTIN E OKB-SE, TE NDERHYJNE NESHO DHE MAZI

Eglantina Nasi

Ish-kreret e ministrise se Puneve te Jashtme kerkojne qe qeveria shqiptare te zgjedhe rruge sa me diplomatike per te treguar rezervat e saj ne lidhje me raportin me te fundit te OKB-se per trafikun e droges. Sipas tyre, nuk mund te pretendohet qe t'i dergohet per shembull nje leter direkte ku kundershtohen te dhenat e raportit kreut te OKB-se, Kofi Anan. Por per kete ceshtje duhen gjetur rruget e duhura diplomatike, pasi behet fjale per instancat drejtuese te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ne fakt nje gje e tille synohet te behet edhe nga ministria e Rendit Publik, e cila para dy ditesh ka reaguar lidhur me faktet qe permbaheshin ne raportin e OKB-se per trafikun e droges mbi Shqiperine. "Pala shqiptare rezervon te drejten e ligjshme qe strukturat kompetente shteterore t'i kerkojne ne rruge diplomatike Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se shpjegime me te detajuara mbi deklaraten e z.Antonio Maria Kosta ose pergenjeshtrimin zyrar te saj" thuhet ne deklaraten e MRP-se. Pikerisht kete kane kerkuar ne deklaraten e tyre edhe ish-kreret e ministrise se Puneve te Jashtme si Paskal Milo, Tritan Shehu dhe Arian Starova, qe ceshtja e rezervave qe Shqiperia ka ne lidhje me raportin e fundit te Organizates se Kombeve te Bashkuara mbi trafikun e droges dhe rrezikut qe i paraqitet Evropes prej saj te zgjidhet me rruge sa me diplomatike. Njera prej tyre, eshte ajo e kontaktimit te sekretareve te OKB-se nga ana e ambasadoreve tane ne Vjene, perkatesisht z.Zef Mazi dhe ai prane OKB-se, Agim Nesho. Kjo praktike zakonisht ndiqet ne procedurat e tjera. Nje procedure e tille duket se eshte brenda normave te caktuara diplomatike shqiptare ne menyre qe paraqitja e rezervave te qeverise shqiptare per nje raport te Organizates se Kombeve te Bashkuara te mos kthehet ne nje cenim te marredhenieve dypaleshe te cilat jane aktualisht teper pozitive.
kohajone





--------------------------------------------------------------------------------
Cohuni o te vdekur




Olsi Baze

Moderator








Mesazhe: 650
Regjistruar: 23-9-2002
Lokalizimi: FRANCE (Vive la Resistence)
Anëtari është JoNëlinjë

Humori: :))
Postuar më 24-6-2004 në 08:15 AM

SHQIPERIA, BAZE KOLUMBIANE E DROGES

SHQIPERIA, BAZE KOLUMBIANE E DROGES

Shqiperia eshte Kolumbi dhe droga qe kalon permes saj kercenon Evropen. Ky eshte deklarimi me i fundit i z.Antonio Maria Kosta, Shef i Zyres se OKB-se ne Viene kunder Krimit dhe Droges, sipas te cilit "ne Shqiperi ka baza te narkokarteleve kolumbiane prej ku kokaina shperndahet ne Ukrahine, Rusi dhe ne Evropen Lindore". Sipas ministrise, megjithe respektin per kete zyre te OKB-se ne Viene, megjithe bashkepunimin me te, ku perfshihet edhe aderimi ne te gjitha Konventat anti-droge te OKB-se dhe programe te ndryshme te luftes kunder droges, shprehin habine per kete deklarate te papritur, e cila nuk i pergjigjet aspak permbajtjes se informacioneve ne shkembim ne vijimesi ne te dy drejtimet me kete zyre deri tani. Nderkaq ne reagimin e pales shqiptare nenvizohet fakti se midis Kolumbise dhe Shqiperise nuk ekzistojne lidhje te drejtperdrejta te transportit ajror, tokesor dhe ujor, (cka presupozon detyrimisht dhe minimalisht nje tranzitim paraprak).
koha jone





--------------------------------------------------------------------------------
Cohuni o te vdekur




Olsi Baze

Moderator








Mesazhe: 650
Regjistruar: 23-9-2002
Lokalizimi: FRANCE (Vive la Resistence)
Anëtari është JoNëlinjë

Humori: :))
Postuar më 24-6-2004 në 08:31 PM

Toska, droga dhe Kofi Anan
Letra qe ministri i Rendit Igli Toska, i ka derguar Sekretarit te Pergjithshem te OKB, kunder raportit te nje zyrtari te tij ne Vjene, per situaten e narkotrafikut ne Shqiperi, eshte bere objekt debatesh nga politika dhe mediat ne Tirane. Nje nga argumentat kryesore kunder ketij veprimi, ka te beje me ate qe eshte cilesuar si shkelje e Kodit Diplomatik. Pasi sipas praktikes nderkombetare te komunikimit ne keto nivele, te drejten per kete, e ka Ministria e Jashtme. Por, nese shihet vetem keshtu, ky "incident" do te ishte e keqja me e vogel. Pasi po te shihet me ne kompleksitet, ky rast mund te sherbeje si nje pasqyre, ku qeveritaret tane mund te shohin pertej formatit te letres per Kofi Ananin.

Se pari, megjithese Shqiperise i duhen edhe 8 vjet te festoje 100 vjetorin si shtet,- nuk eshte hera e pare,- qe serish kemi ministra qe nuk kane mesuar as rregullat me elementare te komunikimit me homologet, mes shteteve dhe organizmave nderkombetare.

Se dyti, konkluzionet e raportit te OKB-se nga Vjena, sipas te cilit "Shqiperia po perdoret si pike mbeshtetje per trafikantet kolumbiane, te cilet deshirojne te shperndajne kokainen ne Europen Lindore", nuk jane nje gje e re, aq sa te habise dhe ta beje kaq refraktar ministrin e Rendit, Igli Toska, duke shkuar deri atje sa t'i kerkoje Ananit, te ndeshkoje zyrtarin e tij ne Austri.

Jo me larg se para 2-3 vjetesh, ne bashkepunim me Prokurorine Antimafia te Italise, ne Shqiperi u arrestua Grupi "Kokaina". Sic doli nga hetimet dhe gjykimi, ata kishin vite qe pergatiteshin per ta bere vendin tone, nje baze te tranzitimit te droges me te shtrenjte, nepermjet itinerarit Kolumbi, Spanje, Shqiperi, drejt tregjeve te Europes Lindore, ndoshta me stacion te fundit Rusine. Per kete, hetuesit shqiptare, italiane dhe DEA-s amerikane thane se ishte investuar nepermjet nje infrastrukture qe niste nga anijet, tek bazat e magazinimit ne vendin tone, skafet qe ishin ankoruar ne Portin e Durresit ne emer te Prokurorise se Pergjithshme, e deri tek planet per blerjen e avioneve pa motorr dhe pajisjet pergjuese, qe mund te instaloheshin deri tek paradhoma e Kryeprokurorit te atehershem Arben Rakipi.

Nje investim i tille, qe llogaritej deri ne 10 milione USD,- 1 milione dollare u kapen kesh ne Tirane,- pavaresisht nga arrestimi i nje grupi, nuk besohet se i ka bere kartelet kolumbiane qe te heqin dore nga ideja e tyre fillestare. Per aq kohe sa Shqiperia, konsiderohet ende nje "parajse" e tranziteve nderkombetare te narkotrafikut. Aq me teper, qe ministri i atehershem i Rendit, Ilir Gjoni, deklaroi ne nje konference per shtyp se nga ky rrjet, qe u tha se synonte transportin e tonelatave kokaine, mund te qarkullonin deri ne 400 milione dollare dhe se me nje pjese te ketyre parave mund te tentohej deri edhe financimi ne fushen e medias dhe politiken shqiptare.

Se treti, asnje minister Rendi ne bote, i cfaredo shteti te fuqishem qofte, nuk mund te nxitoje t'i ktheje brenda pak oresh nje pergjigje te tille si ajo e Toskes, numrit nje te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Pasi, para se te behej kjo, konkluzioni i raportit te zotit Kosta nga Vjena, duhej verifikuar me pare nepermjet te gjitha strukturave vendase antikrim,- prokurori, polici kriminale, antidroga, SHISH dhe nga sherbimet e organizmat homologe antikrim. Ne pune kjo qe kerkon te pakten disa jave kohe, para se te arrihet ne konkluzione te sakta. Kjo praktike pune eshte normale, edhe ne rast se konkluzionet e raportit te OKB-se, nuk do te kishin asnje baze vertetesie.

Se katerti, alarmi i raportit te fundi te OKB-se, vetem sa ka shtjelluar raportet e meparshem nderkombetare, sipas te cilave, evolucioni i mafias shqiptare e ka bere ate aq te fuqishme ne tregun rajonal te narkotrafikut, saqe tani ajo ka nisur te shkembeje nje sasi te heroines "turke", me kokainen "kolumbiane", per te furnizuar klientet e saj ne territoret qe kontrollon apo furnizon ne Europe.

Se pesti, vetem pak ore pas pergjigjes "nervoze" te Toskes, gazeta "Korrieri" botoi nje raport te zgjeruar nga Fieri, ku dilte se ne fshatrat e Myzeqese kete vit po kultivohet ne mase opiumi, bima qe sherben si lende e pare per prodhimin e heroines. Sipas raportit,- i cili u pranua dje edhe nga Drejtori i Pergjithshem i Policise, zoti Bajram Ibraj,- fara e "lulekuqes" mund te kete ardhur ne Shqiperi, nga Afganistani. Nje realitet i hidhur ky qe e ben edhe me te komplikuar realitetin e narkotrafikut ne vendin tone. Duke rrezikuar te na shnderroje nga nje vend thjesht tranzit, ne nje vend te prodhimit te drogave, jo vetem te lehta (cannabis sattiva), por edhe atyre te forta, sic eshte heroina. Ky zhvillim i rrezikshem, ne kohen kur Toska e ka shpallur 2004-en si vitin antidroge, duhet te jete nje fenomen me shqetesues per te dhe dikasterin qe ai drejton.

Se fundi, raporti i OKB-se, nuk eshte as me shume e as me pak kritik per Ministrine tone te Rendit, se ato te meparshmit nga organizmat e ndryshem nderkombetare. Por, ne asnje rast reagimi i institucioneve shqiptare nuk ka qene kaq "i shpejtuar" dhe jo "diplomatik". Cka tregon se, ose qeveria ndodhet ne nje pozicion politik shume me te veshtire sa c'duket, ose vertete punet ne Shqiperi jane aq mire sa nuk meritojne te kritikohen. Aq sa nje minister si Toska, i jep te drejten vetes te bejne nje gabim te tille "etik", sa t'i kerkojne direkt Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan, te ndeshkoje zyrtaret e tij, "qe nuk e njohin kete realitet".

Ngado qe ta shikosh rastin e kesaj letre, ky eshte nje shembull sesi qeveritaret shqiptare nuk e njohin, jo vetem Kodin Diplomatik te komunikimit, por as realitetin e objektit te punes ne institucionet qe drejtojne. Duke i shkaktuar nje dem jetes se vendit, jo aq me "skandale" te tilla te vogla, te cilat shpeshhere jane bere objekt i batutave te salloneve te politikes e diplomacise nderkombetare. Por, mbi te gjitha me kercime te tilla pindarike, nga kompleksi i inferioritetit perpara institucioneve dhe organizmave nderkombetare, tek "rebelimi" nepermjet kompleksit te mospranimit te fajit. Nje kulture sjellje, ne te dyja rastet, njesoj e demshme. E cila mund te tejkalohet, vetem nese klasa jone politike, do te dije te gjeje balancen mes arritjes se standarteve ne reformat e zhvillimit te vendit dhe menyres dinjitoze, brenda normave te njohura nderkombetare, te mbrojtjes se rezultateve te punes se saj. Madje po qe nevoja, edhe perpara Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara.

korrieri





--------------------------------------------------------------------------------
Cohuni o te vdekur




Olsi Baze

Moderator








Mesazhe: 650
Regjistruar: 23-9-2002
Lokalizimi: FRANCE (Vive la Resistence)
Anëtari është JoNëlinjë

Humori: :))
Postuar më 27-6-2004 në 12:42 PM

Kreu i OKB-së për krimin dhe drogën, Antonio Maria Kosta ka bërë publik në Moskë raportin për traf

Kreu i OKB-së për krimin dhe drogën, Antonio Maria Kosta ka bërë publik në Moskë raportin për trafikun e drogës në botë

OKB: Shqipëria, burim i drogës

OKB: Vendi i cituar më shpesh si burim kanabisi është Shqipëria, e cila furnizon Ballkanin dhe Italinë

A. Bogdani

TIRANË - “Vendi i cituar më shpesh si burim i kanabisit në Europë është Shqipëria, e cila furnizon shumicën e vendeve të Ballkanit dhe Italinë”. Kështu është shprehur kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin e organizuar, Antonio Maria Kosta. Ai ka prezantuar raportin e OKB-së për drogën në Moskë, ku ka shprehur shqetësimin e tij për trafikun e drogës në botë. Afganistani mbetet shqetësimi kryesor për OKB-në, por në këtë raport nuk ka mbetur pa u përmendur edhe Shqipëria, si një vend që furnizon Ballkanin dhe Italinë me kanabis. I cituar nga BBC, Maria Kosta ka shtuar se kohët e fundit është vënë re një fuqizim i grupeve shqiptare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë në trafikun e drogës. “Kohët e fundit, këto grupe shqiptare po zotërojnë tregun me shumicë të heroinës në shumë vende”,-ka shtuar kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara në raportin e tij për drogën në botë.
Trafiku
Sipas raportit të OKB-së, i bërë publik në Moskë, shumica e heroinës që ka si destinacion vendet e Europës perëndimore kalon nga Turqia nëpër Ballkan. Ky treg kontrollohet kryesisht nga grupet turke dhe kurde. Përsa i përket grupeve shqiptare, Antonio Maria Kosta ka thënë në raportin e tij, të cituar nga BBC se zotërojnë tregun me shumicë të shitjes së heroinës, kryesisht në Ballkan dhe në Itali. Ndryshe ndodh me kanabisin. Sipas raportit, kanabis po kultivohet në shumë vende të Europës, ndërkohë që vendi më i cituar si burim i saj është Shqipëria. Në raportin e tij, zyrtari i OKB-së u ka bërë thirrje qeverive të ndryshme që të bëjnë më shumë përpjekje për të shmangur përdorimin e drogës si dhe për të goditur grupet e organizuara kriminale që merren me trafikimin e saj. Zyrtari i OKB-së ka shtuar se tregtia e kokainës ka shënuar stabilitet në Britani dhe Gjermani, ndërkohë që vihet re një rritje e këtij trafiku në Spanjë, Francë, Itali, Austri dhe Ballkan.
Afganistani
Ky vend mbetet shqetësimi kryesor i OKB-së, kryesisht për trafikimin e opiumit. Raporti tregon se rritja globale e opiumit po përqendrohet gjithnjë e më shumë në Afganistan. Aktualisht në këtë vend prodhohen ¾ e furnizimeve ilegale me opium. “Vihet re një rënie e vazhdueshme e kultivimit të lules së opiumit në Azinë Juglindore, por prodhimi i saj në Afganistan është rritur dhe ka ruajtur balancën”,-ka thënë Maria Kosta.
Kreu i agjencisë së OKB-së, Antonio Maria Costa, tha për BBC-në se nuk është e vështirë t'i bësh fermerët afganë të kultivojnë bimë që nuk ndalohen me ligj, por problemet janë gjetkë. "Shqetësimi i madh që kemi ne në Afganistan, është ekonomia e drogës. Kjo po hedh rrënjë gjithmonë e më shumë në shoqërinë afgane. Çrrënjosja e kulturës së pasurimit të shpejtë nga kultivimi dhe trafikimi ilegal, do të jetë më e vështirë sesa shfarosja e fushave ku rriten bimë të tilla" -tha ai. Zyrtari i OKB-së, Maria Kosta tha në Moskë se lufta kundër terrorizmit, i ka dhënë një shtysë të re luftës kundër trafikimit të drogës. “Shtimi i shkallës së ndërgjegjësimit për lidhjet midis "parave të pista" dhe terrorizmit, ka detyruar shumë vende të forcojnë kontrollet”,-ka shtuar ai. Maria Kosta u ka bërë thirrje qeverive të vendeve të përmendura në raport që të forcojnë luftën kundër korrupsionit, i cili sipas tij ndihmon trafikantët e lëndëve narkotike.

shekulli




Po i mbledh ketu te gjithe artikujt permbi kete teme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 11:06 Edit Post Reply With Quote
Faqja zyrtare e zyres se OKB-s per drogen dhe krimin:

http://www.unodc.org/unodc/index.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 11:22 Edit Post Reply With Quote
Nje nga publikimet:

http://www.unodc.org/pdf/factsheets/unodc_factsheet_eu_29-04-2004.pdf

Nga sa munda te shof, shume pak material ka permbi RSH.

Pra ajo qe te bie ne sy eshte se as studime gjysem serioze nuk ka.

Ka disa libra permbi mafien shqiptare, qe kryesisht eshte mafie droge, por akoma nuk i kam lexuar.

Titujt do ti sjell ketu me vone.

Domethenes eshte fakti qe ata libra nuk jane perkthyer akoma ne shqip.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 11:28 Edit Post Reply With Quote
Diku gjeta:

484. A major concern of the Board is the fact that
Albania is the only State in Europe that is not a party
to any of the international drug control conventions.
The Board urges the Government of Albania and the
donor community, including regional organizations, to
work closely together to ensure that Albania becomes a
party to those conventions without further delay.
Albania’s accession to the conventions will help to
ensure that it will be considered a full partner in its
efforts to deal with the problems of criminality and
illicit drugs.

http://www.incb.org/e/ar/2000/incb_report_2000_3_europe.pdf

Por kjo i perket vitit 2000, mesa kuptoj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 11:32 Edit Post Reply With Quote
Nje tjeter:

508. There continues to be significant illicit cultivation
of cannabis throughout Europe. There appears to have
been a notable increase in cannabis cultivation in
member States of the European Union, which may be
linked to policies in some of those States that are more
lenient towards the possession of cannabis. Authorities
in Switzerland seized in November 2001 51 tons of
cannabis that had been illicitly produced in that
country. Illicit cannabis cultivation continues on a large
scale in the south of Albania. In Western Europe, the
bulk of the cannabis resin seized continues to originate
in Morocco, while the seized cannabis herb originates,
to a large extent, in countries in Europe, in addition to
countries outside of Europe, mainly Colombia,
Jamaica, Nigeria and South Africa. In 2002, as in
previous years, cannabis remained the most widely
abused drug in Europe.

http://www.incb.org/e/ar/2002/incb_report_2002_3_europe.pdf





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 11:37 Edit Post Reply With Quote
Kam harruar nje pjese tjeter te fenomenit:

Perdoruesit dhe krimi qe lidhet me perdorimin e droges ne RSH.

Tashme ka perdorues te rregullt te drogave te ndryshme dhe ne RSH, nga perdorimi rrjedh dhe ai qe ne gjermanisht quhet "beschaffungskriminalitaet", ne shqip nuk po e perkthej fjale per fjale, por eshte ai krim qe lidhet me sigurmin e mjeteve financiare per te blere drogen.
Arrihet deri aty sa te vidhen familjaret, te behen grabitje, nga perdorues kthehesh ne shperndares etj.

Ja nje material permbi kete pjese te fenomenit:

http://www.unodc.org/unodc/en/event_albania_2002-06-26_1.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-8-2004 nė 11:42 Edit Post Reply With Quote
Kush ka pak kohe le te lexoje:

http://www.unodc.org/unodc/en/world_drug_report.html

Dhe te perktheje pjeset ku permendet RSH.

Se pari si te perkthejme ne shqip:

World Drug Report ( anglisht)

Der Weltdrogenbericht ( gjermanisht)

Raporti Boteror i Droges ?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-9-2004 nė 10:24 Edit Post Reply With Quote
“Në Shqipëri funksionojnë rafineri të opiumit”


Shekulli

Prokurori italian i Antidrogës, Cataldo Motta, pohon për mediat italiane se në Shqipëri ka rafineri të përpunimit të opiumit. Hetimet e shtetit italian kanë filluar pas ngarkesave të heroinës që mbërrijnë në Itali nëpërmjet Shqipërisë.
Z.Motta, ditët e fundit, në Leçe është sekuestruar një sasi prej 8 kg e gjysmë heroinë. A është ky një sinjal që grupet kriminale po riorganizohen, edhe pas bliceve të fundit?
Zotërinjtë e drogës, u mbijetojnë bliceve dhe klaneve mafioze. Por mund të them se organizatat mafioze kanë një përzgjedhje përsa i përket territorit. Megjithëse, mund të them se për trafikun e lëndëve narkotike vazhdon të shihet një interesim për territorin pranë Salentos. E ata shkojnë me larg se klanet mafioze. Është e pamundur të hipotezohet zhdukja e tyre.
- Është një ngarkesë që vjen nga Shqipëria. Lidhjet mes mafias salentine dhe asaj të vendit të shqiponjave janë gjithmonë shumë të ngushta
Sekuestrimi konfirmon se rruga për nga Shqipëria, është përzgjedhur për trasportimin e heroinës në Salento. Kemi hetuar se në Shqipëri, janë në funksionim rafineri të përpunimit të opiumit. Lënda e parë merret nga parcelat maqedonase, ku kultivimi i opiumit lejohet nga shteti, i cili përdor pjesën qendrore të lulëkuqes për industrinë farmaceutike. Por, kultivuesit, e ndajnë një pjesë të të korrave të tyre për trafikun e drejtuar nga Shqipëria, ku më tej opiumi rafinohet. Sekuestrimi i 8 kileve, tregon risi absolute përsa i përket paketimit të drogës. Trafikantët perfeksionojnë një strategji të vjetër, atë të fshehjes në serbatorin e naftës ose nën motorin e makinave. Por tani përdorin mbështjellje metalike, të salduar, që shërben për mbajtjen e drogës të padëmtuar nga tronditjet e rrugës dhe të padallueshme.
- Një sekuestrim i tillë i drogës, a nuk mund të fshehë nga pas ekzistencën e një grupi të mirorganizuar?
Distancat me Shqipërinë janë të shkurtra. Nuk nevojitet të jenë të organizuar. Përvoja na ka mësuar se edhe grupet me rrezikshmëri të ulët kriminale, kanë arritur të trafikojnë sasi të mëdha lëndësh narkotike.
-Tregu i heroinës po reduktohet. Por megjithatë, në një goditje të vetme, janë sekuestruar 8 kile e gjysmë. Ka një kontradiktë këtu?
Tetë kilet nuk duhet t’ju bëjnë përshtypje. Edhe në të kaluarën ka patur sekuestrime të sasive të mëdha. Por ky aksion të krijon përshtypjen e një tregu lokal që po thith ofertat e reja. Nga ana tjetër, sekuestrimi konfirmon se trafikantët shqiptarë vazhdojnë të kenë aftësi të mëdha shpërndarjeje, përballë së cilës edhe ndërhyrja gjyqësore nuk është kurrë e tepërt, pasi grupet e tyre, pas operacioneve blic, e rimarrin veten dhe rigjenerohen, pasi përfitimi është shumë i madh. Ky sekuestrim tregon se ka një orientim mjaft të fortë drejt trafikimit të heroinës.


Marrë nga “La Gazzetta Del Mezzogiorno”




04/09/2004





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-10-2004 nė 09:19 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria, vend i përpunimit të drogës, zbulohet laboratori në Berat



Pas atij të Tiranës, një tjetër laborator i drogës, zbulohet në qytetin e Beratit. Konfirmohen dyshimet se Shqipëria nuk është vetëm një vend tranzit i heroinës, por edhe një përpunuese e saj





BERAT&#8209; Një tjetër laborator droge është zbuluar, këtë herë në qytetin e Beratit. Kanë qenë forcat e policisë së sektorit të antidrogës, të cilët kanë rënë në gjurmë të një laboratori që përpunonte drogë, në sasi të vogla. Informacionet janë verifikuar të sakta, kur mbrëmjen e djeshme, forca të shumta të policisë, kanë hyrë rrufeshëm, duke bërë një kontroll të befasishëm në familjen Dollani, në lagjen "Çlirim" të qytetit të Beratit. Burime të policisë bëjnë të ditur se, dy shtetas nga lagja "Çlirim" e qytetit të Beratit, janë arrestuar në flagrancë në banesën e tyre, me një shumë të konsiderushme droge dhe mjete të shumta makinerish, më të cilët, dy bashkëshortët Dollani, përgatisnin për shitje helmin e bardhë. Burime të policisë bëjnë të ditur se, me anë të agjentëve të organit blu, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gramoz dhe Dallëndyshe Dollani, 41 dhe 40 vjeç, banor të lagjes "Çlirim" në qytetin e Beratit. Po sipas burimeve të sektorit antidrogë të policisë së Beratit, bëhet e ditur se minilaboratori në të cilin, dy personat burrë e grua përgatisnin drogën, janë bllokuar në bodrumin e banesës së tyre, ku edhe pse në fshehtësi, policia ka arritur të zbulojë mjetet makinerike me të cilët bëhet përpunimi, përzierja, peshimi i helmit të bardhë, i cili, më pas, shitet. Organet e rendit, menjëherë pas kontrollit dhe sekuestrimit të mjeteve si, përzierës, peshore etj., kanë bërë arrestimin e dy bashkëshortëve, prindër të një vajze 9-vjeçare. Të dy autorët janë shoqëruar në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë, ku më pas është bërë dhe ndalimi i tyre, në bazë të nenit 283 dhe 25 të "Kodit Penal", me akuzën "përgatitje dhe tregtim të lëndëve narkotike në bashkëpunim". Ndërsa grupi i ekspertëve të kësaj çështjeje, po punon intensivisht me personat e arrestuar, për të gjetur dhe identifikuar persona të tjerë bashkëpunues me çiftin Dollani, pasi dyshohet se, në këtë minilaborator kanë gisht dhe persona të tjerë, të cilët janë ende të paidentifikuar nga organet e policisë. Po, sipas grupit të ekspertëve, në vendin e ngjarjes dhe pikërisht në banesën ku është bllokuar minilaboratori bashkë me makineritë dhe 60 doza heroine, janë marrë të gjitha provat materiale, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po sipas ekspertëve, në laboratoratorin qendror të Tiranës, janë nisur kampione të lëndëve narkotike, të gjetura në banesën e familjes Dollani, për të bërë analizat, për të caktuar llojin e komponentit, që këta shtetas përdornin për përzierjen e heroinës. Për përgatitjen e saj në doza, në minilaborator, çifti përdorte një lloj fibre të hollë në formën e kartave rimbushëse të kartave telefonike dhe një letër e hollë kalke të bardhë, me të cilat ndaheshin në miligramë, në 0,5 miligramë secila dozë. Në këtë mënyrë, dozat ishin gati për tregtim, pohon shefi i zyrës të sektorit antidrogës, Fatmir Varfi. Këto materiale të rëndësishme, janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, bashkë me 60 doza droge, të cilët janë verifikuar se ishin heroinë e përgatitur dhe ishin gati për tregtim. Po sipas shefit të zyrës antidrogë, Varfi, bëhet e ditur se, brenda muajit janë kapur 8 shpërndarës droge, të cilëve u janë sekuestruar sasi të vogla droge. Dosjet e tyre i janë përcjellë organit të prokurorisë, për ndjekje penale. Ndërsa, rasti i djeshëm është një nga rastet e para, kur, përveç trafikimit të lëndëve, janë sekuestruar dhe makineri që përdoreshin për përgatitjen e dozave të drogës, për të cilat dyshoheshin më parë se përgatiteshin jashtë qarkut të Beratit. Sipas burimeve të zyrës antidrogë, gjatë dy muajve shtator, tetor, policët e antidrogës, kanë zbuluar 250 rrënjë kanabis sativa, në fshatin Faqekuq, të cilët janë asgjësuar ku janë arrestuar kultivuesit dhe ndiqen në gjendje arresti. Deri tani, policia bën të ditur se, janë asgjësuar rreth 700 rrënjë kanabis sativa. .

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-11-2004 nė 13:04 Edit Post Reply With Quote
Vajzat e mësojnë drogën nga të dashurit

Studimi i specialistit: Në 100 të droguar, pesë janë femra


Aulona Kadillari
Rritet numri i femrave që përdorin drogë. Shkak për këtë është bërë “detyrimi” nga të dashurit, të fejuarit apo dhe burrat e tyre.

Këtë e ka pohuar dje për “Panoramën” Zini Sula, shefi i Klinikës Universitare të Toksikologjisë, në Spitalin Ushtarak. Sipas tij, nga 100 persona të droguar 5 prej tyre janë femra. “Ky është numri i deritanishëm, por nuk mund të themi që është i saktë, pasi mund të jetë edhe më alarmant”, u shpreh Sula. Specialisti shpjegon se ky numër bazohet në pacientët që kanë mbërritur në spital për t’u kuruar gjatë gjithë kohës. Ai shtoi se ka edhe shoqata të tjera jofitimprurëse që kanë nxjerrë statistika, por për momentin nuk disponohet ky numër. “Nuk vijnë shumë femra për të marrë kurim në spital. Kjo, për arsye të tabuve që ekzistojnë në familjet tona, si dhe të mentalitetit që kemi. Edhe pse ne në këtë institucion ruajmë anonimitetin e përdoruesit”, vazhdon Sula. Madje, ai thotë se nëse vajzat vijnë për t’u kuruar në spital nuk qëndrojnë shumë dhe gjithmonë janë të shoqëruara me persona të tjerë, siç është i dashuri, i fejuari ose bashkëshorti. Ndër të tjera, ai tregon se muajt e fundit në repartin e toksikologjisë në Spitalin Ushtarak, dominojnë më shumë meshkujt. Këta të fundit qëndrojnë për një kohë të gjatë nën vëzhgimin e toksikologëve të këtij institucioni dhe më pas largohen. Disa prej tyre nuk e rifillojnë përsëri, por e kundërta ndodh me ata që kanë karakter të dobët.

Pse femrat perdorin droge
Arsyet që femrat përdorin lëndën narkotike nuk janë të njëjta me ato të meshkujve. Sipas mjekut toksikolog, Zini Sula, femrat fillojnë përdorimin e lëndëve narkotike, pasi detyrohen nga personi që u qëndron pranë, i cili është zakonisht i dashuri, i fejuari ose bashkëshorti. Këta të fundit janë edhe “shkaku” për të cilët vajza ndihet e “kërcënuar” që të përdori “pluhurin e bardhë”. Por, për mjekun shoqëria me të cilën ato rrinë është një tjetër motiv i përdorimit të drogës. Shoku apo shoqja, të cilët janë përdorues të drogës dhe qëndrimi me këta të fundit e bënë femrën e dobët dhe e vë përpara “përgjegjësisë” për të vepruar edhe ajo si bashkëmoshatarët e saj për të mos u ndarë nga shoqëria. “Vajzat asnjëherë nuk e pijnë me dëshirën e tyre drogën. Ato i shtyjnë në këtë rrugë i dashuri ose bashkëshorti, të cilët janë përdorues të rregullt të lëndës narkotike”, sqaron shefi i toksikologjisë në Spitalin Ushtarak Zini Sula.

Mosha
Adoleshenca është një ndër moshat ku dominojnë femrat përdoruese të drogës. Nga 15 vjeç deri në 25 vjeç është mosha e vajzave që bie pre e lëndës narkotike. Sipas drejtorit të pavionit të toksikologjisë, kjo është periudha më delikate në të cilën vajzat detyrohen nga mashkulli që u qëndron pranë dhe nisin kështu përdorimin e “pluhurit të bardhë”. Por, nuk mund të lemë pas dore edhe moshën 30-vjeçare, ku këto të fundit, përveçse janë shoqet e jetës së bashkëshortit të tyre, janë edhe shoqëruese në marrjen e drogës.



Të dhëna

40 - mijë të droguar
10 - mijë e marin me shiringë
18 - 24 - vjeçare mosha e përdoruesve
157 - janë romë
50 - janë prostituta
30 - janë homoseksualë


Tirana me 40 mijë të droguar të përditshëm

Rreth 40 mijë të rinj janë përdorues të rregullt të drogës në kryeqytet. Ata nuk e kalojnë moshën 24-vjeçare dhe drogat më të shpeshta që përdorin janë kanabis, heroinë me tymosje dhe injektim, si dhe kokainë me tymosje. Këto të dhëna bëhen publike pas punës 1-vjeçare të Qendrës për Zvogëlimin e Dëmit në bashkpunim me UNFPA-në (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë). Sipas tyre, vetëm në Tiranë regjistrohen rreth 40 mijë përdorues të rregullt të drogës, pjesa më e madhe e të cilëve janë meshkuj dhe nuk e kalojnë moshën 24-vjeçare. Sipas përfaqësuesve të Qendrës për Zvogëlimin e Dëmit, historitë dhe problematikat e të drogurave nuk kanë shumë ndryshime nga njëra-tjetra. Ata vijnë nga familje me probleme të shumta ekonomike, janë të mënjanuar nga shoqëria ose janë viktima të saj. Pjesa më e madhe e tyre e kanë nisur drogën nga kureshtja, dhe, më pas, nuk kanë mundur të ndahen nga pluhuri i bardhë. Në të shumtën e rasteve droga ka qenë shkaku kryesor që i ka shndërruar përdoruesit e saj edhe në hajdutë të rëndomtë. Sepse për të siguruar paratë e nevojshme për drogën, ata janë detyruar jo vetëm të vjedhin dhe të shesin gjërat e familjes, por edhe të vjedhin në rrugë, në autobus, në lagje dhe në çdo ambient tjetër.



Droga, FAKTORET QE NDIKOJNE NE PERDORIMIN E SAJ

Faktorët që ndikojnë në përdorimin e drogës janë dramat personale apo familjare, mungesa e parave e shpresës për të ardhmen, dhunimi fizik, vetmia, depresioni, nevoja për të larguar streset dhe nevoja për dashuri



droga

shifrat
Përdorues droge në Shqipëri, 30 mijë u deklaruan zyrtarisht para 5 vjetësh
llojet
75 për qind, përdorues drogash me shiringa - 25 për qind tymosja, pirja me cigare, thithja nga hunda
raport
93 për qind e rasteve të deklaruara janë meshkuj - Femra mund të jenë më shumë se 7 për qind, por nuk deklarohen për shkak të stigmës
mosha
Klientët e drogës janë 17-25 vjeç - Dy vitet e fundit regjistrohen përdorues 13-14 vjeçarë






© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Sefedin

Postuar mė 22-11-2004 nė 20:35 Edit Post Reply With Quote
Shqiptaret prodhojne droge ne Itali

Policia e Milanos ne Itali, zbuloi nje laborator per pergatitjen e heroines, sekuestroi 40 kg droge, dhe vuri ne pranga 2 shqiptare. Operacioni i antidroges italiane nisi nga sinjalizimi i nje qytetari qe kishte vene re levizje te dyshimta ne nje pallat ne qytetin e Milanos. Dy shqiptaret e arrestuar, te padenuar me pare jane Arben Celi 33 vjec dhe Renald Januzaj 21 vjec te dy nga Tirana. Kishte kohe qe policia hetonte aktivitetin e 2 shqiptareve te cilet u arrestuan ne qender te Milanos. Ne momentin e arrestimit Arben Celit dhe Renald Januzajt iu gjeten 28 pako heroine qe peshonin 10 kg. Pas arrestimit dhe marrjes ne pyetje policia mberriti deri te laboratori ku perpunohej lenda narkotike, dhe sekuestroi pjesen tjeter te heroines dhe mjetet qe perdoreshin per prodhimin e saj. Vlera e droges se sekuestruar arrin ne 1 milion euro.
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 13-1-2005 nė 01:08 Edit Post Reply With Quote
Drogen
Großer und lukrativer Markt
Von Daniel Deckers, Den Haag


09. Januar 2005 In der Europäischen Union florieren Herstellung, Handel und Gebrauch von Rauschgift. Zu diesem Ergebnis kommt Europol, die in Den Haag ansässige europäische Polizeibehörde, in ihrem jüngsten Bericht über die Rauschgiftlage in Europa.


„Alle Anstrengungen in der EU, Angebot und Nachfrage nach Rauschgift zu verringern, haben bisher nicht zu einem deutlichen Rückgang des Drogengebrauchs und einer wirksamen Unterbindung des Nachschubs geführt”, heißt es in dem Dokument, das dieser Zeitung vorliegt. Weil aber die Nachfrage nach Rauschgiften ungebrochen ist, sind Herstellung und Handel mit Drogen „die am weitesten verbreiteten und zugleich lukrativsten Machenschaften organisierter Kriminalität”, so Jörg Mölling, stellvertretender Leiter der Rauschgiftabteilung von Europol.

Rekordmenge Rauschgift 2004 sichergestellt

Gleichwohl verzeichnet Europol einige positive Vorkommnisse in der EU. Namhaft gemacht werden die Sicherstellung der Rekordmenge von insgesamt mehr als 1000 Tonnen Rauschgift in der EU im Jahr 2003, beträchtliche Erfolge bei der Ermittlung von Tätergruppen und Strafverfolgung sowie mancherorts der Rückgang des Heroingebrauchs. Viele andere Entwicklungen geben keinen Anlaß zur Beruhigung. So gelangt Heroin trotz tendenziell sinkender Nachfrage weiterhin in großen Mengen nach Europa.

Ursache sind wiederholte Rekordernten in Afghanistan, wo der Anbau von Schlafmohn seit Ende der Taliban-Herrschaft unter den Augen der amerikanischen und europäischen Besatzungstruppen nicht ab-, sondern zugenommen hat. Von Afghanistan aus gelangt das Rauschgift vornehmlich über die Türkei und den Balkan nach Westeuropa. Fest etabliert hat sich neben dieser sogenannten „Balkanroute” mittlerweile die „Seidenroute”, die über Zentralasien und Osteuropa in die Europäische Union führt. Staaten wie Rußland, Weißrußland, die Ukraine und die baltischen Staaten Estland, Lettland und Litauen dienen dabei nicht nur dem Transit nach Westeuropa, sondern bilden mittlerweile selbst lukrative Rauschgiftmärkte.

Heroinhandel für ein sebständiges Groß-Albanien

Kontrolliert wird der europäische Heroinmarkt von international organisierten Gruppen, unter denen türkische und kurdische Organisationen nach wie vor das Sagen haben. Allerdings haben albanische Gruppen ihren Anteil am Rauschgiftmarkt im allgemeinen und am Heroinmarkt im speziellen kontinuierlich vergrößert. Drei Faktoren haben zu dieser Entwicklung maßgeblich beigetragen: die Anwesenheit von Albanern aus Albanien, aus dem Kosovo und aus Mazedonien in nahezu allen westeuropäischen Ländern, die Existenz vieler Erscheinungsformen organisierter Kriminalität unter Albanern und das Bestreben einiger Gruppen, aus Albanien, dem Kosovo und Teilen Mazedoniens ein selbständiges Groß-Albanien zu schaffen. Nach aller Erfahrung dient Rauschgifthandel auch im Fall Albanien dazu, Geld für den politischen wie den bewaffneten Kampf zu beschaffen.

Kokainschmuggel hat nicht abgenommen

Nicht abgenommen hat nach Einschätzung von Europol auch der Schmuggel von Kokain. Der weltweite wie der europäische Kokainmarkt wird dabei weiterhin von kolumbianischen Gruppen dominiert; schließlich ist Kolumbien auch das Hauptherkunftsland dieses Rauschgifts, Europa nach den Vereinigten Staaten der größte Markt. Über den Atlantik gelangt Kokain auf dem See- und dem Luftweg: Per Schiff gelangt es direkt oder über Zwischenstationen vorwiegend nach Spanien, in Flugzeugen per Luftfracht oder mittels sogenannter „Körperschmuggler”, die mehrere Kilogramm des Rauschgifts an sich tragen oder bis zu 1,5 Kilogramm Kokain im Körper transportieren, in nahezu alle Mitgliedstaaten der EU, vorzugsweise indes in die ehemaligen karibischen Kolonialmächte Niederlande, Frankreich und Großbritannien.

Einem gewaltigen Ansturm von Körperschmugglern war in den vergangenen Jahren der Amsterdamer Flughafen Schiphol ausgesetzt. An Bord von Flugzeugen, die von den ehemaligen niederländischen Antillen aus nach Amsterdam flogen, befanden sich oft mehrere Dutzend Kokainschmuggler, um nach der Landung durch die Preisgabe weniger Kuriere die Aufmerksamkeit der Grenzbeamten auf sich zu ziehen und dem Rest ein unbehelligtes Durchkommen zu ermöglichen. Nach der Einführung sogenannter 100-Prozent-Kontrollen von Risikoflügen aus der Karibik und einigen lateinamerikanischen Ländern auf Schiphol im Januar 2004 hat diese Schmuggelform, so Mölling, zumindest in den Niederlanden erheblich an Bedeutung verloren.

In Zukunft mehr Kokain auf dem europäischen Markt

Die Verfügbarkeit von Kokain in Europa hat unter den Einfuhrkontrollen in den Niederlanden nicht gelitten. Trotz einer Steigerung der Sicherstellungen im Jahr 2003 um fast hundert Prozent ist der Preis für Kokain seit Jahren stabil. Das lasse auf ein unverändert großes Angebot schließen, sagt Mölling, der seit fast elf Jahren bei Europol arbeitet. Für die nähere Zukunft rechnet der Beamte sogar damit, daß noch mehr Kokain auf den europäischen Markt gelangen wird. Nach seinen Worten gibt es Anzeichen dafür, daß in den Andenstaaten bald eine Variante des Kokastrauchs angebaut wird, die ertragreicher ist als die derzeit gängige Sorte; überdies sei sie gegen die Pflanzenbekämpfungsmittel resistent, die bei der Vernichtung der Kokafelder aus der Luft zum Einsatz kommen. Durch diese Produktivitätssteigerung drohen alle bisherigen Bemühungen in Kolumbien, Peru und Bolivien zunichte gemacht zu werden, durch die Reduzierung der Anbaufläche das Rauschgiftangebot zu verringern.

Nicht jedes Rauschgift muß indes nach Europa importiert werden. Cannabis etwa, die am weitesten verbreitete illegale Droge, stammt nach wie vor meist aus Marokko. Aber auch in den Niederlanden wird in großer Menge Cannabis angebaut, etwa zur Versorgung der einheimischen „Coffie Shops”, in denen der Verkauf einer begrenzten Menge des Rauschgifts von Staats wegen toleriert wird und die als Touristenmagneten einen Wirtschaftsfaktor darstellen. Wachsender Beliebtheit erfreut sich auch das „Nederwiet”, eine Hanfzüchtung, deren Wirkstoffgehalt so hoch ist, daß diese Cannabis-Art einer klassischen „harten” Droge gleichkommt. Priorität genießt der Kampf gegen den Cannabis-Anbau nach Möllings Worten weder in den Niederlanden noch auf europäischer Ebene, Europol eingeschlossen. Dem Europäischen Polizeiamt stehen dafür keine Mitarbeiter zur Verfügung.

Schwerpunkt auf Kampf gegen synthetische Drogen

Einen beträchtlichen Teil der Arbeit verwenden die 13 Mitarbeiter der Rauschgiftabteilung auf die Unterstützung der EU-Mitgliedstaaten bei ihrem Versuch, der Produktion synthetischer Rauschgifte Herr zu werden. Vor allem Ecstasy, eine synthetische Droge, die im Verdacht steht, das menschliche Gehirn schwer zu schädigen, wird in Europa in großem Umfang hergestellt. Die größten Ecstasy-Produzenten finden sich in den Niederlanden.

Die Statistik, die dem Europol-Bericht zugrunde liegt, scheint diesen Befund zu relativieren: Während von nahezu allen Rauschgiften in den zurückliegenden beiden Jahren zuletzt immer größere Mengen beschlagnahmt wurden, ist die Zahl der in Europa sichergestellten Ecstasy-Tabletten von mehr als 37 Millionen im Jahr 2002 auf etwa 24 Millionen im Jahr 2004 gesunken. Doch allein in Großbritannien werden nach offiziellen Schätzungen pro Woche zwischen 500 000 und zwei Millionen Ecstasy-Tabletten verbraucht.

Rauschgiftlabore immer professioneller

Mölling kann in dem Rückgang der Sicherstellungen keinen Hinweis auf eine abnehmende Beliebtheit dieser Droge oder gar einen Erfolg der Polizei erkennen. Vielmehr arbeiteten die Rauschgiftlabore immer professioneller, und ihre Produktionskapazitäten seien größer geworden. Den Rückgang der Sicherstellungen erklärt der Europol-Beamte mit veränderten Schmuggelverfahren: Nicht mehr Kuriere, die einige zehntausend Ecstasy-Tabletten auf dem Luftweg schmuggeln, dominieren das Bild, sondern Großlieferungen, die ihren Bestimmungsort in Übersee in Seecontainern erreichen sollen.

Die Polizeibehörden der EU-Mitgliedstaaten wie auch die europäischen Behörden Europol und Eurojust widmen nach Auskunft des Europol-Berichts „einen beträchtlichen Teil” ihrer Anstrengungen der Bekämpfung der Rauschgiftkriminalität. Jedoch reichen diese Bemühungen bei einer steigenden Nachfrage und einem steigenden Angebot offensichtlich nicht aus, um dieses Phänomens besser Herr zu werden. Nach Ansicht von Europol bedarf es daher in den kommenden Jahren neuer Initiativen zur besseren Bekämpfung der Rauschgiftkriminalität.

„Gemeinsame Ermittlungsgruppen”

Harmonisierung der Strafverfolgungsverfahren und des Strafrahmens gehören dazu ebenso wie die weitere Verbesserung des Datenaustauschs und der Zusammenarbeit zwischen den einzelnen Länderpolizeien, nicht zuletzt mit Hilfe von Europol.

Sonderlich eilig scheinen es viele Mitgliedstaaten indes mit solchen Schritten nicht zu haben. So haben die Innen- und Justizminister der EU am 13. Juni 2002 beschlossen, daß Strafverfolgungsbehörden zweier Staaten unter Beteiligung von Europol, Eurojust oder der EU-Antibetrugsbehörde Olaf sogenannte „Gemeinsame Ermittlungsgruppen” (Joint Investigative Team/JIT) bilden können. Die Ausführungsbestimmungen zu diesem Rahmenbeschluß fehlen dazu bis heute. Gleichwohl wird die erste in diesen Tagen ihre Arbeit aufnehmen - aber ohne deutsche Beteiligung, denn die Bundesregierung hat die gesetzliche Grundlage dafür noch nicht geschaffen.

Rauschgift wird nicht nur nach Europa importiert, sondern auch hergestellt. So befinden sich in den Niederlanden die weltweit größten Labore zur Herstellung synthetischer Drogen wie Ecstasy.

Text: Frankfurter Allgemeine Zeitung, 10.01.2005, Nr. 7 / Seite 5
Bildmaterial: picture-alliance / dpa/dpaweb





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-2-2005 nė 13:02 Edit Post Reply With Quote
Kreu i Antikrimit ne OKB: "Mafia shqiptare, rrezik per boten"

17/02/2005 - Mafia shqiptare eshte nje rrezik i ri kriminal per boten. Keshtu ka deklaruar sot per mediat italiane, drejtori i zyres se OKB-se kunder droges dhe krimit, Antonio Maria Kosta, duke kujtuar se edhe kryeministri danez eshte ankuar se fundi per prani alarmante te organizatave kriminale shqiptare ne vendin e tij. Sipas Kostes, mafia shqiptare eshte shume e konsoliduar ne Evropen veriore, por edhe ne Itali, madje edhe ne Spanje e Portugali. Shqiperia, si pas ketij zyrtari, eshte nje nga rruget e hyrjes ne Evrope te kokaines amerikolatine, pa llogaritur heroinen me origjine afgane.

shekulli


Duhet te gjejme origjinalin, per fat te keq shekulli nuk tregon burimin.

Kush ka pak kohe le te beje nje kerkim.

Une e vura ne thonjeza "mafia" se nuk besoj se ka nje mafie shqiptare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-2-2005 nė 16:09 Edit Post Reply With Quote
Krimi i organizuar dhe coroditja e opinionit publik
E Marte, 22 Shkurt 2005
A ekziston apo jo Krimi i Organizuar ne Shqiperi? Pasi jep menjehere nje pergjigje pohuese per kete pyetje, autori i ketij shkrimi, me cilesine e njerit prej ish- drejtuesve me te larte te Policise se Shtetit, tenton t'i jape pergjigje edhe pyetjeve se perse sofistikohet krimi i organizuar, kush e inkurajon ate, cili eshte roli i politikes shqiptare dhe raportet e saj me mafian. Dhe nje apel per median, e cila sipas Ndreut, nuk po ben aq sa duhet ne kryerjen e misionit te saj per informimin e publikut, per te ofruar nje pasqyre sa me realiste te krimit dhe alternativave kunder saj

Nga Pjerin Ndreu

Kryekomisar*

Krimi i organizuar eshte bere sot nje pike debati mjaft e nxehte per shkak te nje realiteti mjaft shqetesues dhe paaftesise se dukeshme ne trajtimin, evidentimin dhe mobilizimin e faktoreve te domosdoshem ne luften kunder ketij fenomeni ne Shqiperi. Me apo pa dashje, krimi i organizuar vazhdon te mbetet nje teme e mjergullt per opinionin publik. Trajtimet e derisotme dhe konferencat antikrim nuk kane arritur dot te sqarojne opinionin publik per realitetin dhe gafat fatale qe qeverisjet e ndryshme kane bere dhe vazhdojne te bejne ne luften kunder krimit te organizuar. Eshte ironik fakti qe ne nje konference kunder krimit te organizuar, ne vend qe te behet publike situata reale dhe momentet qe e favorizojne trafikun, lexohen statistika krahasimi dhe nuk thuhet se cili eshte raporti i situates reale te trafikut me kapjet e bera. Njerezit vazhdojne te jetojne ankthin e krimit dhe vuajne pasojat e tij, degjojne angazhimet e pafund dhe perbetimet e luftes se pakompromis, por as qe e dine realisht se c'fare eshte krimi i organizuar ne realitetin shqiptar? Cila eshte zanafilla qe frymezoi ekzistencen dhe konsolidimin e krimit te organizuar? Cilat jane aspektet me te dukshme te shfaqjes shqiptare te krimit te organizuar? A ka politika rol dhe implikim ne aspektet e ketij krimi me veprime apo mosveprime? Kush e ka per detyre ta luftoje krimin dhe c'fare ndodh realisht? C'ndodh me parate e pista te krimit dhe a riciklohen ne ekonomine shqiptare? Cili eshte niveli i korrupsionit dhe cili eshte ndikimi i tij ne krimin e organizuar? Keto dhe disa aspekte te tjera, mendoj se do te perbejne boshtin e nje trajtimi modest ne kete shkrim.

A ekziston krimi i organizuar shqiptar?

Eshte nje pyetje ne dukje naive por e domosdoshme kur kujtoj se nje politikan disa kohe me pare vinte ne diskutim ekzistencen apo jo te krimit te organizuar ne vendin tone. Krimi i organizuar shqiptar eshte nje realitet me nje tendence te shfrenuar zhvillimi dhe me nje natyre te perhapur gjere ne planin nacional dhe internacional. Sot korporatat e krimit te organizuar shqiptare kane arritur te adaptojne dhe te marrin pjese aktive ne trafikun e droges, te qenieve njerezore, prostitucionit, trafikut te armeve, te veprave te artit, kondrabandes, pastrimit te parave, infiltrimit dhe ndikimit ne politike, etj. Fenomene te para te krimit te organizuar me eksponente shqiptare jane vene re qe ne vitet '70- '80 e pikerisht ne perendim ku disa shqiptare te arratisur nga Shqiperia ose emigruar nga Kosova, kane qene pjese e rrjeteve te ndryshme te trafiqeve perendimore.

Pas vitit 1991-1992 vite te emigrimit ne mase te shqiptareve, implikimi i nje pjese te inkriminuar qe ne Shqiperi, shenuan hapat e para te nje organizimi serioz dhe me pasoje katastrofike. Struktura te konsoliduara te mafias italiane, ruse, turke, marokene dhe te perendimit, shfrytezuan me se miri kerkesen e eteshme te shqiptareve per tu pasuruar shpejt, aftesine e tyre per te kryer veprime me rrezikshmeri te larte, si dhe inteligjencen e natyrshme te tyre per te vepruar. Importimi i fenomeneve te trafikut te qenieve njerezore dhe prostitucionit qene hapat e para qe gjetee terren ne Shqiperi e cila u be keshtu vendi i origjines per shkak te nivelit te ulet ekonomik, dhe mungeses se informacionit dhe kultures se nevojshme ligjore apo mungeses se strukturave shteterore antikrim. Nuk mund te harrojme se si investimet e para ne ekonomine e vendit te disa eksponenteve te pasuruar tashme te ketyre trafiqeve, trumbetoheshin si arritje te demokracise se re pa u bere merak per origjinen e parave dhe rrezikshmerine qe ato paraqisnin ne te ardhmen. Pas kesaj ne vitet '93-'95 filloi te pasurohet gjeografia e trafiqeve duke i shtuar ardhjen potente te trafikut te heroines dhe mbjelljes se cannabis sativa. Keshtu pasurimi i eksponenteve te trafiqeve solli natyrshem dhe konsolidimet strukturore dhe financiare te grupeve te cilet investonin parate e tyre pa asnje pengese ne ekonomine e vendit duke shfrytezuar mungesen e legjislacionit dhe korrupsionin e larte te administrates se shtetit. Keto fenomene u renduan setepermi pas skemave piramidale (forme tipike e krimit te organizuar) dhe kaosit te 1997 qe i dha hapesira dominuese krimit i cili kontrollonte gjithshka. Vlen te theksohet se shteti yne dhe qeverisjet e saj, pervec slloganeve mediatike nuk shfaqi asnjehere seriozitetin e duhur ne luften kunder krimit te organizuar dhe ne kete aspekt politikanet e gjithe ngjyrave nuk kane pse i delegojne njeri- tjetrit fajesine. Pra krimi i organizuar shqiptar eshte ekzistent me nje pozite te rendesishme dhe ne disa vende te zhvilluara te perendimit dhe me nje natyre mjaft violente. Politikanet e viteve te shkuara kane mbi supe pergjegjesine e mosfrenimit por simulimit te krimit te organizuar. Amullia politike, ekonomike, sociale dhe mungesa e strukturave antikrim jane aspekte qe kane lehtesuar rritjen dhe konsolidimin e krimit te organizuar ne Shqiperi. Cuditerisht sot askush nuk ka kurajon ta pranoje kete si gafe te pafalshme te politikes duke ja deleguar pa te drejte pergjegjesine organeve te rendit. Politika me tensionet dhe deshtimet e saj ka prodhuar dhe prodhon lehtesira veprimi per krimin e organizuar.

2- Pse sofistikohet krimi i organizuar ne Shqiperi?

Nese flasim per ekzistencen e krimit te organizuar atehere gjithkush pyet: Pse nuk ka efektivitet ne luften kunder krimit te organizuar? Kush jane pergjegjesit kryesore dhe aktoret e strategjise antikrim? Ministri aktual i rendit ne nje prononcim te tipit te tij thote: "Kam mbetur i habitur se kur kam marre drejtimin e ministrise se Rendit nuk kam gjetur strategji te luftes kunder krimit te organizuar". Ne perpjekje per te njollosur c'do gje qe eshte bere me pare, Ministri aktual dhe artikullberesit, vartes te tij, tregojne mungese te theksuar kulture dhe njohje te krimit te organizuar. Por ministri, nje ish- student i notes 5 ne juridik, nuk ka nga ta dije se strategjite kunder krimit te organizuar jane qeveritare dhe jo atribute vetem te ministrise se Rendit. Ministria e Rendit eshte pjese e rendesishme e strategjise antikrim por jo e vetme sic pretendon ministri. Ministria e Rendit nuk mund te beje asgje nese nuk ka nje strategji qeveritare me pjesemarrjen e Ministrise se Rendit, Finances, Arsimit, te Jashtme, Shendetesise, Punes dhe ceshtjeve sociale, SHISH, organeve te drejtesise etj. Reformat politike, ekonomike, e sociale duhet te reflektojne ne unison, barriera kunder krimit te organizuar. Historia e derisotme e strukturave antikrim pervec varferise se ideve te mesiperme ka dhe disa momente qe askush nuk i thote dhe qe jane:

- Vetem ne Shqiperi ndodh qe nuk ka asnje strategji te luftes kunder krimit te organizuar dhe struktura te mirefillta qeveritare qe merren drejtpersedrejti me planizimin, harmonizimin dhe kontrollin e detyrave te aktoreve qe marrin pjese ne strategji. Nuk ka vend ne bote e as praktike te derisotme qe gjen shembuj te efektivitetit te luftes kunder krimit te organizuar vetem me pjesemarrjen e policeve. Eshte per tu habitur se si politikanet u hakerrehen policeve per shfaqje te krimit dhe harrojne se jane ata vete qe me mungesen e pergjegjesive, politikberjes dhe strukturave bejne lehtesimin e depertimit te krimit ne jeten e perditeshme te shoqerise. Media Shqiptare deri me sot nuk eshte kujtuar ti meshoje fort mungeses se strategjise qeveritare kunder krimit te organizuar, por vazhdon te shikoje vetem policet si aktoret e vetem kunder krimit te organizuar.

- Politikat ekonomike dhe sociale nuk interferojne me specifika te luftes kunder krimit te organizuar dhe nuk i sherbejne prevenimit te fenomenit. Mungesa e strategjise sjell dhe kaos ne organizimin efektiv te investimeve te karakterit social- ekonomik pikerisht atje ku dhe dobia eshte me e madhe ne raport me luften kunder krimit te organizuar. Deri me sot nuk kam degjuar qe nje buxhet i qeverisjes te ndertohet duke thene qofte dhe nje fjale te vetme kunder krimit te organizuar.

- 70- 80% e transaksioneve te lekeve dhe valuatave te huaja behen jashte rrugeve bankare, fenomen ky qe tregon qarte paaftesine e shtetit per te kontrolluar parate e pista qe hyjne dhe investohen lirshem ne Shqiperi. Si shpejgohet qe deri me sot nuk kemi asnje rast te identifikimit dhe venies para pergjesise ligjore te ndonje personi per pastrim parash?

- Investimet dhe privatizimet publike te ekonomise nuk kane filtrin e nevojshem per te bere pengesen e depertimit te parave te pista. Jo vetem kaq por verejme gjithnje e me shume eksponente te pasuruar ne menyra te dyshimta te cilet behen papritur bisnesmene dhe sponzorizues te fuqishem. Investohet, privatizohet dhe ndertohet nga elemente me prejardhje te dyshimte dhe me nivele arsimore te uleta. Shmangen nga konkurenca intelektualet dhe tregetaret e ndershem por cuditerisht asnje se ve re kete si aspekt te favorizimit te klaneve te krimit te organizuar.

- Katrahura ne evidentimin e adresave dhe levizjet demografike pa asnje kriter nuk kam degjuar qe t'i quaje njeri si elemente lehtesues te krimit te organizuar, por vetem police pergjegjes qe nuk gjejne dot autoret e krimeve, pavaresisht nga problemet.

- Administrata e shtetit nuk arrin dot te pastroje vehten nga korrupsioni dhe dalja publike me eksponente te krimit te organizuar dhe askush nuk e denoncon. Rendom mund te gjesh politikane dhe drejtues te larte te administrates se shtetit nen shoqerine e trafikanteve, por cuditerisht askujt si ben pershtypje.

- Deri ne vitin 2001 Shqiperia nuk ka pasur strukture te luftes kunder krimit te organizuar, por vetem zyra qe ndiqnin problemet e droges. Keto zyra kane qene dhe jane ne nje gjendje te mjerueshme logjistike. Krijimi i drejtorise kunder krimit te organizuar ne ministrine e Rendit Publik eshte nje hap pozitiv por fragmental pasi nuk mund te kete plotesisht suksesin e duhur pa involvimin e plote te te gjitha mekanizmave te tjere te shtetit. Edhe sot e kesaj dite gjendja logjistike dhe perberja e niveli profesional jane ne gjendje te vajtueshme, ndersa policeve u kerkohet rezultat dhe ndeshkohen per gjera banale se shteti vete eshte konfuz dhe u'a ka lene kete barre padrejtesisht atyre.

- Procedurat e kontrollit te kalimit te kufirit jane ne nje gjendje skandaloze logjistike duke favorizuar keshtu realizimin e trafiqeve. Personeli qe ka punuar ne vendkalimet kufitare ka nje shkalle te ulet kualifikimi dhe i perket lidhjeve shoqerore e familjare te pushtetareve. Nese ndonje dite do te behet transparenca e emrave qe kane punuar dhe punojne ne vendkalimet e njohura si pika te trafiqeve dhe do te verejme se lidhjet familjare, shoqerore apo bodyguardet e kujt kane qene. Kufiri tokesor dhe detar eshte mjaft i hapur dhe pa kushtet minimale te logjistikes. Nga nje poste kufiri ne tjetren nuk komunikohet dot me asnje mjet nderlidhje. Kufiri shteteror ka thithur nivelet me te uleta te investimeve duke lene keshtu shtigje te hapura per trafikantet.

- Trajnimet e personelit te luftes kunder krimit te organizuar jane bere te njeanshme dhe shpesh kane marre pjese edhe elemente qe nuk kane asnje lidhje me luften kunder krimit te organizuar sic jane bodyguardet dhe sekretaret e politikaneve.

- Bashkepunimi ndermjet strukturave te ndryshme te shtetit eshte anemike, e paperfillshme dhe e painstitucionalizuar. Vetem ne Shqiperi ndodh qe policet jane pergjegjesit e vetem te luftes kunder trafiqeve. Nuk ka vend te botes qe pergjegjesia ne kufi e kontrollit te drogave, te jete vetem e policise. Ne shume vende te botes pergjegjesia e luftes kunder droges, pervec policeve bie dhe mbi doganieret te cilet jane pjese aktive e luftes kunder droges dhe trafiqeve te tjera.

- Vetem ne Shqiperi aplikohet nje reforme qe shkarkon pa perjashtim gjithe drejtuesit e operacioneve antitrafik si ato te skafeve dhe te drogave te forta. Vetem ne Shqiperi ben me shume pershtypje akuza e pabazuar ne ligj e nje Ministri Rendi, sesa realiteti i dhimbshem i triumfit te trafikanteve mbi strukturat qe pengojne trafiqet e tyre.

- Niveli i korrupsionit eshte i larte ne administraten e shtetit dhe sherbimet publike, si p.sh. ato shendetesore, por askush se ve re dhe se denoncon publikisht. Cuditerisht vetem policet rezultojne te korruptuar dhe pergjegjes, ndersa ne zyrate e institucioneve te ndryshme as nuk ke shans te marresh nje firme pa paguar por askush se quan korrupsion, per te mos permendur fjalen "Tender" se puna shkon akoma dhe me keq.

- Shpesh drejtues te ndryshem te administrates se shtetit jane lidhje te aferta nepotike dhe klienteliste te politikaneve te larte por s'kam degjuar te thuhet se keto jane elemente qe lehtesojne depertimin e krimit. Vetem ne Shqiperi me t'u bere drejtues i larte, te nesermen qe pa gdhire gjithe lidhjet shoqerore dhe farefisnore gjenden te emeruara ne poste te rendesishme dhe me imunitet te dukshem. Askush nuk flet se kjo lehteson krimin e organizuar.

- Opinioni nuk e di se kontigjente te perdorimit dhe trafikimit te droges dhe qenieve njerezore jane edhe disa bije e bija pushtetaresh te sotem dhe te djeshem, jane disa lidhje te aferta, vellezer, kusherinj apo lidhje shoqerore te drejtuesve te larte te administrates se shtetit. Dhe per ironi te fatit jane pikerisht keta politikane qe mbajne dhe referatet e luftes kunder krimit te organizuar, por ne Shqiperi vetem kjo nuk vihet re.

- Njerezit e shikojne dhe e ndjejne qarte se ligji nuk eshte i njejte si per ta dhe per lidhjet familjare dhe shoqerore te drejtuesve te administrates se shtetit te cilet, ne disa raste, jane shkelesit me te medhenj te ligjit dhe eshte e veshtire per t'i penalizuar. Shkeljet e ligjit me eksponente politikane jane aq te shumta sa cuditerisht askush nuk e ve re, a thua se krimi luftohet duke shkelur ligjin.

- Ish trafikante te llojeve te ndryshme kane depertuar deri ne piramiden e larte te shtetit duke u bere "inisiatore" reformash pa princip dhe te paligjshme dhe duke disinformuar eproret e tyre per zbulime te bujshme e rezultate te larta. Pasojat duket sheshit se jane katastrofike dhe krimi i organizuar, ne prefeksionim.

- Vetem ne Shqiperi edhe ato perpjekje modeste te disa organizmave joqeveritare per te denoncuar fenomene te korrupsionit dhe krimit te organizuar, cuditerisht gjenden nen bresherine e eger te mediave qeveritare. Akuzohen si te korruptuara pikerisht pse denoncojne korrupsionin.

- Vetem ne vendin tone te "bollekut qeveritar" akuzat publike mund te behen si te duan dhe sa here qe te duan, duke shperfillur hapur organet e drejtesise te cilat mbeten keshtu spektatore te akuzave pa prova te eksponenteve te krimit ne pushtet. Krimi i organizuar ne Shqiperi sipas politikaneve, eshte gjithmone opozita, ata qe kundershtojne pushtetin apo drejtimin skandaloz, ata qe denoncojne krimin dhe korrupsionin, ndersa pozita eshte gjithmone "luftetare e flakte" e luftes kunder krimit e korrupsionit. Sapo te gabosh te denoncosh ndonje aspekt negativ qe favorizon krimin, menjehere ngrihen grerezat e krimit real e me pushtet, ne sulme te pashembullta duke mjergulluar denoncimin e bere ne sy te publikut.

- Per here te pare ne historine e demokracive te zhvilluara e te pazhvilluara boterore kam degjuar nje minister qe deklaron: "Tashme lufta kunder korrupsionit ne polici, eshte fituar". Kur e degjon kete shprehje, sigurisht qe eshte per te qeshur, por kur konstaton se kush e shpreh ate, natyrisht qe eshte per te vene kujen. Me falni por nese dikush di ndonje shembull analog te tille ne praktiken boterore, thuajeni se une nuk kam degjuar ndonje rast kur lufta kunder korrupsionit te konsiderohet perfundisht e fituar. Ta quaj laspsus, padituri apo orvatje per te hedhur pluhur ne koren e trashe te lekures qe mbulon realitetin e krimit shqiptar? Por askujt si ben pershtypje as ky deklarim anormal. Ndersa ne 300 e kusur ceshtje penale qe ai na paska derguar ne prokurori, nuk u gjendkan as 5 qe kane rezultuar me mase denimi ne gjykate. Dhe 150 prej tyre jane pushuar nga prokuroria per mungese provash. Cuditerisht media shqiptare dhe opinioni publik nuk tregojne sensibilitetin e duhur karshi ketyre diletantizmave te nje drejtuesi te larte te administrates se shtetit ku mjerisht jane varur shpresat e njerezve per rend dhe qetesi.

- Vetem ne Shqiperine e "Integrimit Europian" mund te beje vaki qe te mbarosh fakultetin me noten mesatare 5, te shkosh refugjat ne menyre te paligjshme, te jesh i shkarkuar per korrupsion nga detyra, te merresh me trafik vizash apo te ndonje lloji tjeter dhe ta shohesh veten Minister. Kjo te kujton titullin e librit: "Pirati behet Pape".... Nese ky vend ka arritur te gjeje drejtuesit e vet ne kete kategori njerezish, atehere a duhet te dyshojme seriozisht se ky quhet krim i organizuar. Ose nese te diplomuarit "Shkelqyeshem" brenda dhe jashte vendit nuk gjenden per te gezuar frytet e djerses se tyre, atehere, me duhet te kerkoj falje per konstatimin e dhimbshem.

- Media Shqiptare megjithe perpjekjet e veta te dobishme, akoma mbetet larg trajtimit korrekt dhe transparent te fenomeneve te krimit te organizuar me natyre shqiptare dhe me gjere. Megjithe zhurmen e madhe dhe fshikullimet e perhershme te faktorit nderkombetar nuk kam pare orvatje serioze per debate te hapura ku te diskutohen pa frike dhe me shqetesim transparent te gjitha pikat dhe aspektet ku krimi i organizuar gjen hapesire ne realitetin shqiptar. Ka ardhur koha qe kontributi i mediave te jete konkret dhe jo te mbetet transmetuese e deklarimeve dhe angazhimeve pa buke dhe ne mungese te theksuar transparence. P. Sh. Nese doganieret rezultojne te jene kryesisht lidhjet shoqerore, familjare te politikaneve atehere kjo duhet te konsiderohet si suport qe i jepet korrupsionit dhe krimit te organizuar. Keto lidhje me mburojen e mbeshtetjes politike jane pergjegjesit e korrupsionit dhe lehtesirave te kondrabandes dhe trafiqeve pikerisht ne kufi, atje ku dhe realizohen trafiqet.

- Ne portin kryesor te vendit per 4 muaj, Janar- Prill 2004 sekuestrohen rreth 50 kg heroine, shkarkohet drejtori i Policise dhe zevendesi i tij dhe qe nga ajo kohe per 8- muaj te tjere sekuestrohen vetem 3 kg heroine. 80% e droges se sekuestruar gjate vitit 2004 eshte veper e drejtoreve tashme te shkarkuar. Pjesa tjeter eshte rezultati i reformes policore. 80% e droges eshte sekuestruar gjate 6- mujorit te pare dhe vetem 20% gjate 6-mujorit te dyte 2004, si produkt i reformes policore. Askush nuk e ve re dhe nuk thote hapur se reforma synoka te ule sasine e droges se sekuestruar dhe jo ta rrise ate. Te themi se gjate kesaj periudhe, droga nuk ka kaluar me nga terrirotir i Shqiperise, nuk e themi dot se nuk na lejojne statistikat e italianeve ne bregun tjeter. Vetem para pak ditesh, Zv/ Ministri i Brendshem Italian, Montavani deklaroi se 50% e heroines ne Itali per 2004, eshte futur nga Shqiperia.

3- Krimi i Organizuar dhe Politika Shqiptare

Politika shqiptare e te gjitha ngjyrave duhet te kete kurajon te pranoje se eshte pergjegjese per gjithe problemet qe shfaq sot vendi ne lidhje me krimin e organizuar. Referatet publike me arritje dhe fajtore te improvizuar nga ndonje minister nuk jane gje tjeter vetem strategji e krimit te organizuar dhe sherbim ndaj tij. Disinformimi dhe coroditja e opinionit publik, mungesa e transparences eshte nje andrenaline ideale qe krimi i organizuar perdor dhe realizon nepermjet perfaqesuesve te tij ne pushtet. Dihet qe krimi i organizuar synon te korruptoje por dhe te uzurpoje politiken. Shqiperia ende nuk mund te konsiderohet vendi ku politika drejtohet nga eksponente te krimit te organizuar, por elemente te dores se dyte te administrates, me veprimet dhe mosverpimet e tyre, jane tashme faktore te rendesishem mbeshtetes te krimit te organizuar. Fitimi i parave nepermjet trafiqeve, legalizimi i tyre ne ekonomine e vendit, fuqizimi ekonomik i trafikanteve, pjesemarrja e perfaqesuesve te tyre dhe atyre vete ne ekzekutiv, legjislativ, gjygjesor etj. Imponimi i taktikave te tyre me qellim pushtetin politik, jane rreziqe reale qe vijne nese lufta kunder krimit te organizuar do te mbetet fragmentare dhe pa strategji. Para se te flitet per rezultate konkrete duhet te behet definicioni i krimit te organizuar shqiptar. Akoma sot e kesaj dite, Shqiperia nuk ka nje studim serioz qeveritare mbi specifikat dhe definicionin e krimit te organizuar. Kjo eshte e dhimbshme, por duhet te pranohet publikisht. Disa drejtues te larte te policise se shtetit dhe te disa institucioneve te tjera as nuk e kane konceptin minimal apo kulturen ligjore e profesionale te shpjegojne publikisht apo vartesve te tyre se c'fare eshte krimi i organizuar. Pra politika Shqiptare duhet te tregoje vullnetin e duhur qe te gjeje mekanizmat qe krimi i organizuar te mos gjeje shtrat zhvillimi. Mbeshtetja qe qeveria i dha operacionit antiskaf te vitit 2002, ishte demostrimi me shpresedhenes se krimi i organizuar po luftohej frontalisht dhe me shume pjesemarres. Por te deleguarit e krimit te organizuar arriten ta sfumojne efektin e operaciaonit dhe te ndeshkojne te gjithe drejtuesit e tij duke sajuar lloj- lloj historish fantazmagorike dhe duke u'a injektuar eproreve dhe partnereve te huaj si zbulime te medha. Ndersa raportet nderkombetare vazhdojne te flasin per sukses ne trafikun e qenieve njerezore pikerisht si rezultat i atij operacioni brilant. Dhashte Zoti dhe ardhte ndonje dite e proceseve te medha, megaprocese si ai i "duarve te pastra" ne Itali kunder krimit te organizuar dhe te shohim se c'fare perfaqesojne disa "protogoniste" te luftes kunder krimit te organizuar. Politikanet duhet te jene zbatues korrekte te ligjit bashke me lidhjet familjare te tyre si dhe veprues konkret ndaj fenomeneve negative qe favorizojne krimin. Ping-pongu i akuzave ndermjet politikaneve eshte nje investim ideal ne drejtim te lehtesirave te krimit te organizuar. Akuzat e politikes deri me sot nuk kane gjetur ndonje fajtor konkret por thjeshte kundershtare politike qe medoemos jane dhe te implikuar ne krimin e organizuar. Duke qene shume produktive ne akuza pa prova konkrete, politika ka ndihmuar dhe vazhdon te ndihmoje krimin e organizuar qe te perfitoje dhe te veproje i qete.

Konkluzion

Trafiqet e llojeve te ndryshme sidomos ai i droges kane marre permasa shqetesuese dhe po rrezikojne seriozisht demokracine ne Shqiperi. Coroditja qe eshte mbjelle ne opinionin publik shqiptar ku te gjithe e shohin njeri- tjetrin si trafikant, duhet te marre fund. Duhet te ndertohen strategji te dobishme kunder krimit te organizuar e jo te degjohen fraza diletante referatesh si: "Viti 2004 apo 2005 do te jete viti i bllokimit total te trafiqeve", fraza qe burojne nga Ministria e Rendit dhe reflektojne nivelin e mjerueshem dhe jo realist te ideve qe kane drejtuesit e saj, per luften kunder krimit te organizuar. Institucionet e tjera te administrates duhet te behen pjese aktive e strategjive antikrim e jo te bejne sehirxhiun dhe te shajne policet me etiketime te ndryshme. Policet kane treguar se mbeten forca me e perkushtuar dhe qe ka dhene maksimumin ne kushtet e kaosit te ideve dhe mungeses se strategjive. Nese do te vazhdohet qe aktoret e ndryshem te mbeten ne hije dhe media apo organizmat e tjere joqeveritare te kene rol te zbehte, krimi i organizuar do te mbetet nje sfide e humbur dhe me pasoja te pallogaritshme. Vete gjendja pa progres te dukshem qe shfaq vendi yne ne periudha te ndryshme, tregon per forcen qe krimi i organizuar zoteron. Te mos harrojme se krimi i organizuar shqiptar eshte bere sot nje rrezik real per disa vende me demokraci e ekonomi te konsoliduar ne perendim dhe kuptohet se c'fare pasojash mbart per realitetin e brishte shqiptar. Ka ardhur koha tu tregohet njerezve se c'fare ndodh realisht dhe c'fare po behet ne lufte kunder krimit te organizuar sipas nje strategjie kombetare te studiur mire dhe me pjesemarrjen aktive te te gjithe aktoreve te mundshem dhe bashkepunimin ndershteteror gjithashtu. Nese do te vazhdohet qe luften kunder krimit te organizuar ta kene ne dore pikerisht ata qe vijne nga radhet e trafikanteve, jo efektivitet qe s'do te kete, por ka rrezik qe krimi te dominoje e kontrolloje dhe strukturat e posacme qe e kane per detyre luften kunder krimit. Dhe sinjalet e para tashme jane dhene. Mendoj se jemi te vonuar ne veprim dhe strategji duke lene keshtu shtigje te hapura per trafikantet e llojeve te ndryshme qe per fatin tone te keq jane shume dhe me strategji me efektive se vete shteti. Disa organizma te huaj qe asistojne problemet kunder krimit te organizuar ne vendin tone duhet te ruhen nga ndikimet dizinformuese qe marrin nga disa perfaqesues te krimit te organizuar ne administraten e shtetit, per shkak te aksesit dhe kontakteve te shpeshta qe kane, si dhe te jene me realiste ne opinionet qe shperndajne pas kontaktit me te deleguarit e krimit ne pushtet. Disinformacioni dhe coroditja qe mbjellin ne opinionin publik disa pushtetare me background trafikanti, me akuza e skema te pergatitura nga elemente te ish-sigurimit famekeq te shtetit apo te SHIK-ut te Gazidedes, jane pjese e strategjise se njohur qe krimi i organizuar ka per te mbajtur opinionin larg realitetit dhe per te maskuar keshtu aktivitetin real te krimit. Nese deri me sot ne Shqiperi nuk ka asnje politikan qe te kete kurajon te ngrihet mbi kete farse, do te thote se krimi ka izoluar shtetin dhe ky mund te konsiderohet si prologu i ardhjes se plote ne pushtet i krimit te organizuar. Disinformacioni dhe akuzat publike qe japin idene sikur ne dime shume, por qe nuk penalizojne njeri apo nuk thone asgje, nuk jane gje tjeter vetem nje manover dhe kombinacion i krimit te organizuar per te mjergulluar te verteten e situates kriminale ne Shqiperi. Ftoj median shqiptare te behet inisiatore e debateve publike me aktore te ndryshem ku te preken e demaskohen veprimet e paligjshme te gjithkujt ne administraten e shtetit, qe tenton te hedhe pluhur ne syte e opinionit dhe vepron ne mbeshtetje te krimit me veprime apo mosveprimet e tyre. Lufta kunder krimit te organizuar nuk mund te quhet e suksesshme vetem se mund te kesh sekuestruar ca kilograme me shume droge, apo trafiku i qenieve njerezore nepermjet detit vazhdon te jete nen kontroll. Jane nje kompleks i nderlikuar masash e sjelljesh karshi ligjit ku duhet te marrin pjese te gjithe kunder pakices, qe perbejne pjesen e krimit, por qe mund te behen faktor i rrezikshem per gjithe shoqerine dhe prespektiven tone te integrimit euro- atlantik. Se fundi, pres cilindo ne debat publik rreth gjithe problemeve qe jane ngritur dhe ato qe s'jane permendur, duke e konsideruar veten, absolutisht jashte cdo klani kriminal.

* Ish zv/ Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-3-2005 nė 14:10 Edit Post Reply With Quote
SHBA: Shqipëria, vend tranzit për trafikimin e heroinës

Vendi ynë bën pjesë në ?rrugën e Ballkanit?, ku heroina kalon nga Azia Juglindore për në tregun europian

Eva Kushova

Shqipëria është një nga vendet më të mëdha tranzit ku kalon heroina që vjen nga Afganistani dhe Turqia dhe që destinohet për në tregjet e tjera nëpër gjithë Europën. Kështu thuhet në raportin vjetor të publikuar dje nga Departamenti amerikan i Shtetit mbi Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve. Raporti liston si vendet prodhuese e kultivuese, ashtu edhe vendet tranzit, prej nga kalojnë të gjitha llojet e drogave. Shqipëria futet në të ashtuquajturën rrugën e famshme të Ballkanit, që konsiderohet dhe shtegu më i rëndësishëm i heroinës. Në raport thuhet se janë disa faktorë që e favorizojnë Shqipërinë për t?u përdorur nga grupet e krimit të organizuar si vend tranzit. Së pari, është vendndodhja strategjike; së dyti, sistemi i dobët policor dhe uridik, si dhe kufijtë lehtësisht të kalushëm. Droga që kalon më shpesh në këtë vend është heroina, marijuana dhe më pak kokaina. Heroina transportohet nëpërmjet ?rrugës së Ballkanit? që është ?Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri? dhe nga Shqipëria pastaj për Itali-Greqi-Holandë. Ndërsa kokaina bën një rrugë më të gjatë. Futet kontrabandë nga Amerika e Jugut, shkon në SHBA, Itali, Spnajë, Greqi apo Holandë dhe pastaj kalon në Shqipëri për t?u shpërndarë në Europën Perëndimore. Raporti thotë se ka patur të dhëna se është kultivuar edhe opium prej lulekuqeve në disa zona në Shqipëri. Ndërsa për sa i përket marijuanës, ajo prodhohet brenda në vend për t?u shitur në tregjet e Europës. Raporti thotë se marijuanë prodhohet edhe në Maqedoni, por jo e një cilësie aq të lartë dhe aq e lirë sa në Shqipëri. Kështu që marijuana që prodhohet në Shqipëri është e pankonkurrueshme në Ballkan. Gjithashtu ka të dhëna se një hashash i cilësisë së lartë në Shqipëri këmbehet në Turqi me heroinën. Zakonisht, thotë raporti, hashashi dhe marijuana e prodhuar në Shqipëri trafikohet për në Greqi nga Maqedonia. Një tjetër degë që përdoret për trafikimin e këtyre lëndëve narkotike është edhe Serbi-Mal i Zi e Kosova.
Raporti thotë se edhe drogat sintetike, veçanërisht ?ekstëzi? janë një shqetësim i madh për Shqipërinë. Në në këtë vend është një problem në rritje edhe abuzimi me drogat, edhe pse kjo mbetet në një shkallë shumë më të vogël se sa në Europën Perëndimore. Gjithashtu raporti mbi Shqipërinë thotë se ka statistika të pabesueshme mbi trafikimin apo përdorimin e drogës në vend, dhe se publiku në përgjithësi nuk është në dijeni të problemeve që lidhen me drogën.

Përdorues të pakët
Në Shqipëri nuk ka organizata të pavarura që të regjistrojnë të dhëna mbi përdorimin e drogës. Megjithatë, sipas qeverisë, bëhet fjalë për 30 000 përdorues droge. Përdorues janë kjryesisht të rinjtë. Ndërsa drogat e përdorura, kryesisht gjatë dhjetë viteve të fundit, janë heroina, marijuana, kokaina dhe më pak methamfetamina e pastër, që gjendet në vend, por është shumë e shtrenjtë. Në 2004, klinika toksikologjike në Spitalin Ushtarak në Tiranë, e vetmja në vend që trajton rastet e overdozave, ka kuruar 1740 raste, një rritje prej 50% në krahasim me vitin e kaluar. Nga këto raste, 92 % kanë përdorur heroinë dhe drogat janë injektuar në 66% të rasteve. Qendra e vetme për trajtim special në vend drejtohet nga Komuniteti Emanuel, një OJQ italiane. Por në këtë qëndër aktualisht ndodhen vetëm 12 të rinj shqiptarë. Gjithsesi, përdorimi i drogës konsiderohet i ulët. Heroina importohet nga Maqedonia, por përpunohet në Turqi e Afganistan. Marijuana prodhohet në vend dhe dërgohet kontrabandë jashtë. Kokaina futet kontrabanda nga Amerika e Jugut për në Shqipëri, por rruga se si vjen mbetet ende e panjohur. Autoritetet kanë gjetur raste kur kokaina vjen nga SHBA me avion, ndërkohë që rrugët kryesore janë nga Italia, Spanja, Greqia dhe Holanda.


Qeveria shqiptare: masat dhe problemet
Pengesë, korrupsioni i gjyqësorit
Qeveria e Shqipërisë, e përgjegjshme nga presioni ndërkombëtar dhe me ndihmën ndërkombëtare, po përballet me këto elemente kriminale me agresivitet, thotë raporti, por gjithsesi, ky proces dëmtohet nga mungesa e burimeve dhe sëmundja e korrupsionit. Megjithatë, sipas raportit, ka një rritje të profesionalizimit të polcisë, veçanërisht në sektorin e antidrogës. Por gjyqësori mbetet shumë i korruptuar. Megjithatë, vlerësohet miratimi i një kodi të procedurës disiplinore kundër gjykatësve të korruptuar. Raporti citon disa suksese të vitit 2002 të qeverisë shqiptare. Ndërkohë që gjatë 2004 janë raportuar 312 raste të korrupsionit të policisë, ndërkohë që 251 oficerë policie janë shkarkuar, janë ulur në pozitë, janë transferuar, janë gjobitur apo edhe pezulluar. Vetëm në katër raste janë vërtetuar lidhjet e policisë me trafikun e narkotikëve.
Gjithsesi, qeveria shqiptare ka miratuar një strategji kombëtare kundër drogave për 2004-2010, e cila është përpiluar në bazë të institucioneve qeveritare lokale, organizatave ndërkombëtare dhe atyre lokale. Në shtator, parlamenti shqiptar kaloi një ligj për konfiskimin e aseteve të mafias, që i jep të drejtë qeverisë që të konfiskojë pasuritë e fituara ilegalisht të personave të identifikuar si anëtarë apo të lidhur me anëtarët e grupeve të krimit të organizuar. Raporti citon edhe operacionet e sukseshme policore në bashkëpunim me autoritetet italiane. Kështu, deri në nëntor 2004, policia ka arrestuar 285 persona për trafikimin e drogës, shtatë prej të cilëve qytetarë të huaj. Policia ka kapur rreth 138.9 kg heroinë, 4152.8 kg marijuanë, 1.2 kg kanabis dhe 2.3 kg kokainë si dhe ka shkatërruar 695 bimë opiumi në Fier.

Shqiptarët trafikantë
Qindra të arrestuar në Itali, Greqi e Zvicër
Por pavarësisht nga masat që po merr qeveria shqiptare brenda vendit, ajo nuk ka mundur dot të ndalë tranzitimin e drogave. Kështu, Italia ka raportuar një sërë rastesh ku sasira të mëdha droge që janë kapur kanë ardhur nga Shqipëria. Në Itali trafikimi i drogës nga Shqipëria mbtet një problem i madh, ku janë arrestuar gati 766 shqiptarë dhe 47 të tjerë janë riatdhesuar në Shqipëri në 2004. Po kështu edhe autoritetet greke raportojnë raste të tilla, kur sasira të mëdha droge vijnë nga Shqipëria. Në Greqi janë arrestuar 278 shqiptarë gjatë 2004 në lidhje me trafikimin e drogës, por edhe për zotërimin e tyre. Ndërkohë edhe në Maqedoni nga të dhënat thuhet se gati 90 % e trafikantëve të arrestuar janë shqiptarë etnikë, edhe pse numri i serbëve të arrestuar sa vjen e po shtohet gjatë 2004. Po kështu edhe në Zvicër, shqiptarët janë ndër trafikantët kryesorë. Në fakt, në përgjithësi në Zvicër, me trafikun e drogës dhe përdorimin e saj merren vetëm të huajt, gati 78 % e trafikantëve. Një e pesta e të arrestuarve në Zvicër në lidhje me drogën vijnë nga Ballkani. Bandat shqiptare në Zvicër merren me heroinën dhe prostitucionin, afrikanët me trafikimin e kokainës, ndërsa rusët me pastrimin e parave.

Pastrimi i parave kryhet me lehtësi
Raporti i Departamentit amerikan të shtetit është i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë flitet për trafikimin e lëndëve narkotike dhe rrezikun e tyre në botë, ndërsa në pjesën e dytë flitet për pastrimin e parave që fitohen në këto mënyra të paligjshme. Përsa i përket pikës së dytë, thuhet se edhe në Shqipëri krimet që lidhen me taksat, mashtrimi dhe falsifikimi i parasë ndodh shpesh. Grupet e krimit të organizuar e përdorin Shqipërinë si bazë të operacioneve për veprimtari kriminale në vende të tjera, duke dërguar përsëri në Shqipëri shuma të mëdha parash të fituara në mënyrë të paligjshme. Të ardhurat nga këto veprimtari pastrohen me lehtësi në Shqipëri për shkak të kontrollit të dobët qeveritar. Pastrimi i parave mendohet se bëhet nëpërmjet parave që qarkullojnë në pasurinë e patundshme dhe në projekte të zhvillimit të biznesit. Kontrollet e doganave për sa i përket transaksioneve të mëdha në kesh nuk janë të efektshme për shkak të burimeve të nevojshme dhe korrupsionit tek zyrtarët e doganave. Ekonomia e Shqipërisë zhvillohet kryesisht me para në dorë. Rreth 80 përqind e të gjitha veprimtarive bankara kryhen me para në dorë, duke e bërë të vështirë për policinë që të zhvillojë hetime rreth pastrimit të parave. Transaksionet elektronike janë të pakta, megjithatë po rriten me shpejtësi, ndërsa më shumë banka vënë në dispozicion një teknologji të tillë. Sipas Bankës Qëndrore të Shqipërisë, 26 përqind e qarkullimit të parave zhvillohet jashtë sistemit bankar, në krahasim me një mesatare prej 10 përqind në ekonomitë e tjera në kalim të vendeve të Evropës lindore dhe qëndrore. Deri vitin e kaluar, qeveria e Shqipërisë i paguante punonjësit e saj me para në dorë, por një numër institucionesh në rritje po përdorin sistemin elektronik të pagesave. Madje të gjitha institucioneve të qeverisë qëndrore tani u kërkohet që deri në fund të këtij viti të kalojnë në sistemet elektronike të pagesave.


Kultivuesit kryesore të drogës në botë
Opiumi
Aganistani (kultivuesi kryesor i opiumit); India, Irani, Pakistani, Burma, Kina, Laosi, Tajlanda, Kolumbia, Libani, Guatemala, Meksiko, Vietnami
Kokaina
Bolivia, Kolumbia, Peruja, Ekuadori
Kanabis
Meksika, Kolumbia, Xhamajka.

Prodhuesit kryesorë të drogës në botë
Opiumi
Afganistani, India, Irani, Pakistani, Burma, Laosi, Kolumbia
Kokaina
Bolivi Kolumbia, Peruja, Ekuadori
Kanabis
Kolumbia (4000 ha vetëm 2004)




06/03/2005





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7579470 sekonda, 50 pyetje