Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Mafia shqiptare
Anton Ashta

Postuar mė 21-8-2005 nė 09:49 Edit Post Reply With Quote
E Diele, 21 Gusht 2005


EKSPORTI I KRIMINALITETIT NE SHQIPERI

Nga Kino Buxheli

Disa perllogaritje jozyrtare tregojne se nga Shqiperia trafikohet mbi 320 milione euro droge ne vit. Eshte nje vlere gati e barabarte me eksportet tona te ligjshme: minerale, mallra bujqesore, bime mjekesore, etj. Disa organizata nderkombetare "si UNICEF) permendin se ne 10 vitet e fundit nga Shqiperia jane tregtuar mbi 100 mije vajza si prostituta, ose rreth 30 vajza cdo dite. Shuma e parave te fituara nga ky trafik konkurron gjysmen e atyre te droges. Lind pyetja, cfare ben shteti yne per te luftuar keto veprimtari "eksporti" qe na largojne cdo sekonde nga BE dhe i gjithe komuniteti i shteteve te zhvilluara? Pak, shume pak, ne mos asfare. Dy ligjet speciale "njeri per mbrojtjen e deshmitareve ne proceset kunder mafiozeve e krimineleve dhe i dyti per sekuestrimin e pasurive te vena nga parate e perfituara prej krimit te organizuar) qe synonin luften frontale ndaj krimit te organizuar kane ngelur ne leter. Ethet e zgjedhjeve te 3 korrikut dhe lufta politike qe gjalloi menjehere pas tyre kane merguar cdo interes tjeter ne plan te dyte apo te trete. Ligjet u perpiluan dhe u miratuan ne te dyja heret kur erdhi ne Tirane Prokurori italian kunder mafies, Vinja. Ai u foli qarte taneve cfare duhet te benin. Asnjehere inisiativa nuk qendron ne anen tone. Duket sikur punonjesit e shtetit e bejne gjithcka si pune angari: ndjekjen apo pergjimin e krimineleve, grumbullimin e provave dhe fakteve per denimin e tyre, organizimin e gjyqeve serioze per te dhene drejtesi, etj. Sikur prokuroria dhe sektori i saj i ndjekjes se depertimit ekonomik te krimit te organizuar "nese e ka nje sektor te tille) te ishte shqetesuar per origjinen e dhjetra e dhjetra hoteleve, moteleve, restoranteve, vilave luksoze qe kane mbire ne qytetet tona kryesore dhe ne bregdet, do te kishte gjetur me mijera fije qe te lidhin me parate e droges, prostitucionit, trafikut te ilegaleve te huaj, te armeve, etj. Krimi i organizuar nuk e ka vendosur perandorine e tij ekonomike ne Shqiperi brenda nje dite "p.sh diten e ardhjes se Vinjes). Per vite te tera fonde dhe para te pista jane perdorur ose drejtperdrejt nga kapot mafioze, te cilet ketu ishin te qete e te siguruar, ose nga kusherinjte e miqte e tyre. Prej ketej arsyeja e blerjeve te shtrenjta te trojeve dhe ndertimeve akoma me te shtrenjta mbi to, e funksionimit te dyqaneve luksoze ku nuk futet kembe njeriu e qe prape "rezistojne" ne kete ekonomi tonen te tregut. Ne rast se krimi goditet ne arsyen e qenies se tij "fitimit me lehtesi te parave), atehere ai do ta kete shume me te veshtire te perhapet. Shumekush do te mendohet dy here, perpara se te rrezikoje koken ne aventura gomonesh "te cilat dalin shume pak tani ne det) apo tragetesh, me qese plastike kanabisi fshehur ne makine, apo si kodosh shoqerues prostitutash apo vajzash te pafajshme per shitje neper semafore qytetesh te huaja. Kjo, pse ai e ben kete per te shijuar frytet e "punes" ne Shqiperi, per te ndertuar nje vile me pishie, per te pasur nje lokal te vetin luksoz, si dhe, kuptohet, nje makine luksoze mbi te cilen te shetise me qafen e renduar me gjerdane te trashe floriri. Ne rast se me se fundi qeveria e re do ta kete me tere mend te zbulojne fijet dhe perandorine ekonomike te krimit te organizuar, per kriminelet Shqiperia do te jete nje ambient me antibiotik se vete vendet Perendimore ku dergojne drogen dhe prostitutat. Ajo do te pushoje se qeni nje parajse e investimeve te parave te droges e aktiviteteve te tjera te paligjshme. Dhe investimet e mafies ne Shqiperi i shohin dhe i dine shume vete, por ndoshta nuk jane as sa gishtat e dores ata qe mund te kene kurajon te deshmojne ne nje seance gjyqesore. Se pari, nevojitet nje grumbullim te dhenash te detajuara nga ana e prokurorise dhe strukturave te saj te specializuara. Vetem po te krijohet nje harte e mirefillte e investimeve mafioze, po te arrihet te zbulohet kush qendron pas pronareve apo menazhereve fiktive, mund te goditet si me bisturi krimi. Rrugedalja qe u jepet deshmitareve per t'u siguruar jeten atyre dhe familjeve te tyre duke i derguar si emigrante ekonomike jashte shtetit eshte nje mundesi. Por serish kthehemi tek fjalet dhe premtimet pas ketyre letrave qe po pergatiten. Shumica e ligjeve ne vendin tone ekzistojne vetem ne leter. Strukturat zbatuese te tyre justifikohen pas nje mije ycklash dhe mungesash, per te mbuluar diellin me shoshe per mosveprimin e tyre. Jane kthyer mjeshtra ne kete proces. Dhe dielli vijon te rrije i mbuluar edhe per papergjegjesine e qeverise ne nivelet me te larta te saj, qe te kerkoje llogari duke kryer reforme. Dhe reforme nuk do te thote heqje pergjegjesish qe dyshohen per abuzime apo bashkepunim me krimin. Reforme nuk do te thote as sjellja e disa elementeve te rinj premtues, qe nen mocalishten e pergjithshme ose largohen nga syte kembet ne sektorin privat apo jashte shtetit, ose behen njesh me mocalin. Reforma eshte tharja e mocalishtes, krijimi dhe instalimi i programeve te monitorimit dhe vleresimit te punes se gjithsecilit ne keto struktura kaq delikate, sa aktiviteti i Policise, Prokurorise e Gjykatave. Ka me dhjetra zgjidhje dhe masa efikase qe mund te shikohen dhe te ndermerren, ne rast se krijohen grupe pune qe te punojne me seriozitet dhe te jene te pavarura nga politika. Qemtimi i perandorise ekonomike te krimit lyp bashkepunimin e prokuroreve, hetuesve, financiereve, eksperteve kontabel, gjykatesve e policeve. Vetem nje pune e hollesishme dhe e koordinuar e secilit prej tyre mund te nxjerre lakuriq ngrehinen me te shemtuar te vendit: parate e vena nga vdekja e rrenimi i te droguarve apo nga shkaterrimi i jetes se vajzave te pafajshme.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-8-2005 nė 23:13 Edit Post Reply With Quote
Vera e plumbtë


Fatos Çoçoli
Në 25 ditët e fundit kanë ndodhur lart nga 18 vrasje në Shqipëri. Edhe pse shumica janë krime brenda familjes, bie në sy rritja e kurbës kriminale tek ne. Në Itali, vitet 1982-84 janë quajtur nga media dhe opinioni publik italian si “Gli anni di piombo (Vitet e plumbta)”. Kjo ishte një kohë kur aktet terroriste dhe mafioze zhysnin në kaos dhe ankth Italinë. Kjo verë gjithashtu mund të quhet “vera e plumbtë” për Shqipërinë. Ka zbritur në gjitha qytetet tona kryesore ankthi i vrasjeve të shumta dhe në mes të ditës, edhe në mes të qytetit. Larjet e përgjakshme të hesapeve mes mafiozëve po kthehen në motiv kryesor ngjarjesh për verën shqiptare. Fakti që në zemër të qyteteve tona kryesore, madje edhe në një ambient të mbushur dëng me njerëz, sikurse është një plazh privat në Durrës, vrasës ekzekutojnë dhe largohen me kaq lehtësi e qetësi, të lë të kuptosh pafuqinë e forcave tona të rendit. Sikurse e shprehu një qytetar i thjeshtë në intervistat televizive menjëherë pas këtij akti dy javë më parë: ”Shteti nuk po godet krimin”. Dhe goditja ka të bëjë me më shumë se postblloqet formale të kontrollit nëpër boshtet kryesore të rrugëve tona kombëtare. Goditja nuk kryhet me fushata spastrimi parcelash të mbjella me kanabis, sa herë kujtohet “ndonjë i madh” nga Ministria e Rendit apo dhe më lart. Dëmtimi i krimit nuk vjen me disa arrestime “shembullore” peshqish të vegjël të shpërndarjes së drogës apo vjedhës makinash e shtëpish, veprime që zakonisht ndërmarrin drejtorët e rinj të komisariateve për të dhënë përshtypjen e rreme se janë të suksesshëm. Pastaj, pas bumit mediatik të “kriminelëve” të rrezikshëm të kapur me presh në duar, vjen periudha e hiçit, e të fjeturit mbi dafina, ose e kujdesit pas bizneseve personale. Për të mos përmendur përfshirje të disa punonjësve të policisë në trafiqet ilegale të emigrantëve të paligjshëm ose prostitutave. Nuk ka një punë të detajuar, të përditshme, sistematike e të përkushtuar për të zbuluar rrjetet e krimit të organizuar, burimet e parasë që përdorin këto rrjete, lidhjet me politikën ose punonjës të tjerë të shtetit. Edhe ato prova të pakta që sigurohen, më vonë shpërdorohen, humbasin apo shkatërrohen nga prokurorë e hetues që marrin para nga kriminelët ose të afërmit e tyre, pikërisht për të heshtur ose shkatërruar provat. Askush nuk çon deri në fund dënimin për raste të tilla. Nuk kemi parë deri tani asnjë gjyq shembullor ku të demaskohen e dënohen hetuesit që kanë fshehur ose gjymtuar provat, apo gjykatës të korruptuar që kanë dhënë vendime skandaloze. Asnjë gjyq apo vendim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk ka shpalosur publikisht arsyet e përdhosjes së drejtësisë. Vetëm se janë larguar nga puna disa gjyqtarë apo prokurorë, me motivacionin “i papërshtatshëm”, ose “i paaftë”. Të ngjan sikur vetë marrësit e këtyre masave ndruhen të dënojnë në mënyrë shembullore të korruptuarit, nga frika se mos këta të fundit zbulojnë petët e lakrorit dhe denoncojnë në zinxhir shumë figura. Dhe nga këto spirale të mundshme skandalesh vetë anëtarëve të Këshillit të Drejtësisë apo grupeve disiplinore mund t’u fluturojë kolltuku. Ky rreth vicioz i drejtësisë dhe policisë ka sjellë klimën e padënimit të krimit në Shqipëri. Kjo situatë rëndohet edhe më tepër nga një mungesë tërësore bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë. Më tepër se lidhjet mes institucioneve (të cilat janë dhe mund të forcohen), mungon vullneti për bashkëpunim. Secili prokuror apo komisar policie ka mbretërinë e tij të influencës dhe listën e vet personale të të dëshiruarve apo të padëshiruarve në strukturën përkatëse. Dhe kuptohet, nuk mund të drejtohet për ndihmë tek ata që “i hanë bukën” apo “i vrasin sytë”. Peng e viktimë e kësaj klime bëhen me qindra dosje vrasjesh e krimesh të tjera të rënda, të harruara e mbyllura nëpër sirtarë që nuk hapen kurrë. Asnjë strukturë e përhershme kontrolli apo disipline nuk cyt punonjësit e policisë apo prokurorët që të përshpejtojnë procedurat e hapat për zgjidhjen e çështjeve. Duhet vetëm që të ndodhë ndonjë vrasje e bujshme, e dallueshme në sytë e gjithë opinionit publik, për të cilën pëlcasin telefonatat nga lart, që shefat apo ekspertët tanë të policisë e prokurorisë të lëvizin me pahir mollaqet. Motivimi financiar për zbuluesit e autorëve të krimeve apo për kapësit e tyre mungon, ose është qesharak. Nuk mund të motivosh një punonjës policie që rrezikon jetën e tij për të kapur një kriminel, duke i dhënë një apo dy rroga shpërblim. Po ashtu edhe një prokuror që kërkon të zhbirojë një çështje të koklavitur droge apo prostitucioni. Këta njerëz duhet të shpërblehen me të paktën dhjetëfishin e rrogës së tyre mujore, në rastet kur janë të suksesshëm. Shqipëria nuk vuan nga qoftë edhe një gjysmë milioni dollarë më pak në xhepat e shtetit, në rast se kaq do të jetë shuma vjetore për fondin e veçantë të shpërblimeve. Në situata të jashtëzakonshme nevojiten fonde dhe masa të jashtëzakonshme. Këtë verë të plumbtë që po kalon vendi, qeveria e re që do të formohet mund ta largojë vetëm me një angazhim të sinqertë të strukturave të rendit e prokurorisë, për të luftuar krimin, por edhe me ndërgjegjësimin publik. Nuk ka asnjë gjë të keqe, përkundrazi, në rast se shoqata joqeveritare organizojnë një marshim në bulevardin kryesor të kryeqytetit, për t’i thënë “Jo!” krimit që po kërcënon vatrat tona familjare dhe qetësinë tonë të ligjshme si shtetas të një vendi civil. Nuk ka asgjë të keqe nëse përfaqësues të Ministrisë sonë të Rendit e të Prokurorisë shkojnë në Itali për të mësuar se si homologët e tyre përballuan kohën më të errët të Italisë së pasluftës, sfidën e madhe me krimin dhe terrorizmin. Të paktën kështu kemi nisur të mendojmë si ta luftojmë krimin që po mbush me plumb e ankth jo vetëm anëtarët e sektit të vet (kriminelët), por edhe jetën e çdo shqiptari të ndershëm.


© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-10-2005 nė 00:04 Edit Post Reply With Quote
Kreu i ZMQ, Spahiu: Jane 15 familje mafioze ne Shqiperi me veprimtari ne fushen e ndertimit

Lajmi i ores 11:00 PM

TIRANE (6 Tetor)- Pas deklaratave te meparshme per ekzistencen e familjeve mafioze ne Shqiperi dhe ne kuader te inisiatives per reforma ne drejtesi kryetari i Zyres per Mbrotjen e Qytetareve, Kreshnik Spahiu per here te pare ka bere te ditur ne nje interviste ne NEWS24 shtrirjen gjeografike te 15 familjeve mafioze ne Shqiperi dhe veprimtarine e tyre ne sektorin e ndertimit. Sipas Spahiut 5 familje mafioze ndodhen ne Durres, 2 ne Vlore, nje ne veri te vendit dhe 7 te tjera ne Tirane. "Realisht shume nga familje mafioze kane mbeshtetur partite politike ne fushata elektorale", shtoi Spahiu. db/db(NEWS24/BalkanWeb)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 7-10-2005 nė 20:54 Edit Post Reply With Quote
PS-ja,PD-ja dhe partite e tjera te vogla,afer tyre,kane perfituar dukshem nga xhentilesa mafiozeve.Prandaj duhet te analizohen sa me shpejt lidhjet mes tyre dhe te ndeshkohen si mafiozet ashtu dhe politikanet qe jane lidhur pazgjidhshmerisht me ta.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-5-2007 nė 06:22 Edit Post Reply With Quote
Lufta mes grupeve mafioze solli 22 vrasje

E Enjte, 10 Maj 2007

RAPORTI / Publikohen detajet e organizimit ndermjet klaneve te mafias shqiptare dhe sofistikimi i tyre nga vera e vitit 2005. Perpjekjet katervjecare per mbizoterim dhe te vraret per autoritetin superklanor ne jug te rruges Tirane-Elbasan

"Organizimi ndermjet klaneve te mafias shqiptare ka arritur nje grade sofistikimi ne veren e vitit 2005. Faza e pare e perqendrimit te mafias shqiptare eshte vene ne zbatim nga viti 2000 ne vitin 2004, nga nje lufte klanesh, qe solli 22 vrasje". Raporti i hartuar nga specialistet franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete, permban te dhena per organizimin dhe strukturen e grupeve kriminale. I siguruar nga "Koha Jone", raporti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon perforcimin e krimit te organizuar ballkanas dhe levizjet qe po cojne drejt krijimit te nje kupole ne Shqiperi, mes 15 klaneve.

Viti 2005 vleresohet si mbyllje e fazes se pare katervjecare te riorganizimit te klaneve mafioze. "Nje kupole e tipit, edhe ketu italiane (kupola, term i huazuar ne shqip) duket sikur lindi ne kete kohe. Pa percaktuar aktivitetin e bashkesise se klaneve, ky autoritet superklanor aplikohet ne klane te ndryshme te vendosura ne jug te rruges Tirane- Elbasan," theksohet ne material. Ku me tej shtohet se "perberja e ketij bordi kriminal dhe emerimi i drejtuesve te tij sollen perballje te dhunshme". "Keto berthama homogjene te mafias shqiptare kane nje force rrezatimi jo te zakonshem jashte komunitetit kriminal, qe u jep klaneve mafioze nje pushtet global ne te gjithe vendin", thekson raporti i eksperteve franceze te krimit te organizuar.

"Lufta kunder mafias shqiptare kerkon jo vetem te luftosh fuqine e saj, por te sulmosh gjithashtu edhe pushtetin qe ajo ka. Sepse mafia shqiptare nuk eshte vecse nje ndermarrje kriminale, sikurse jane shume organizata te tjera te medha kriminale transnacionale", thekson raporti. Ai vijon se, "si homologet e saj italiane, amerikane, turke, kineze, japoneze dhe kusherirat shqipfolese, mafia shqiptare eshte nje komunitet kriminal, rreziku i se ciles qendron ne kombinimin e dy forcave te kunderta: nje strukture e nyjezuar rreth berthamave shume homogjene dhe nje aftesi e forte rrezatimi jashte komunitetit".

Pas shume vitesh paqartesie, lidhur me pjekurine e klaneve kriminale dhe shume grupeve te njepasnjeshme, raporti vlereson se tashme eshte e mundur te skicosh nje kartografi te mafias shqiptare. Lashtesia theksohet si nje karakteristike mafioze e perbashket, por jo diskrimuese. "'Sacra Corona Unita' eshte shfaqur vetem ne vitet 1970, le te themi shume vite pas triadave te para kineze. Mafia shqiptare eshte pa dyshim me e re se gjithe te tjerat, por si kusherirat e saj italiane, nuk eshte me pak e forte", thuhet ne dokument.

Krimi i organizuar ne Shqiperi u vendos ne 1986, por pa nje fillese te organizuar mbi modelin mafioz. "Sepse mafiat italiane dhe sidomos 'Sacra Corona Unita' ka favorizuar emergjencen e krimit te organizuar shqiptar dhe ka sherbyer si model ne strukturen e saj. Kjo influence eshte e vjeter dhe ne menyre paradoksale nisi nga diktatura stalianiane", lexohet ne raport. Ekspertet franceze analizojne se, ne fakt, regjimi shqiptar, i asfiksuar dhe ne kerkim te motove, i hapi dyert e vendit kesaj mafjeje me 1986. "Ne ate vit, u nenshkrua nje kontrate nderkombetare, qe autorizonte rojet bregdetare italiane te ndiqnin mafiozet ne ujerat nderkombetare te Adriatikut. "Sacra Corona Unita" qe e detyruar te gjente zona te reja qe te perdorte per transport anije apo motoskafe per aktivitetet e saj te trafikut te cigareve. Ne kuader te kesaj, ajo arriti nje marreveshje tregtare me Shqiperine qe te strehonte kete aktivitet ne portet e Vlores dhe Durresit. Keto porte e moren atehere origjinen e rolit te platformave kriminale qe u njihet edhe sot", thuhet ne raport.

Ndikimi i mafias italiane u perforcua permes piramidave financiare, qe u mbollen ne menyre progresive ne Shqiperi ne vitin 1992, perfundimisht per te shkaterruar vendin dhe provokuan kryengritjet e vitit 1997. "Pertej perfitimeve te nxjerra nga ky mashtrim financiar per pjesen me te madhe te kursimtareve shqiptare dhe diaspores, piramidat kishin si qellim kryesor pastrimin e parave te krimit. Eshte e qarte se "pastruese" te tilla nuk kishin perdorues te vetem klanet kriminale shqiptare, akoma pak produktive. Ato u perdoren gjithashtu nga krimi i organizuar grek", nenvizohet ne raport. "Keto piramida, sipas dokumentit, u sherbyen ne radhe te pare mafiave italiane per te pastruar qindra miliona dollare. Mafiat italiane qene te parat qe zbarkuan nje dite ne Vlore, ne uren lidhese per to".

Perforcimi i krimit te organizuar ballkanas

Klanet kosovare dhe maqedonase te mafias shqipfolese, gjithashtu edhe krimi i organizuar malazez, serb dhe boshnjak (si ne Federaten kroato-boshnjake dhe ne Republiken Serbe) perfitojne nga presioni i aplikuar mbi mafian shqiptare. "Pa dyshim qe te gjithe perfitojne nga perfshirja e tyre ne kete rrjet rrugesh tokesore te heroines dhe te emigranteve drejt Malit te Zi, duke kaluar nga territoret qe kontrollojne. Duke perfituar nga kjo renie e kusherinjve shqiptare, deget e tjera te mafias shqipfolese duket sikur kane marre permasa te tjera nderkombetare", thuhet ne raport.

Klanet e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise vleresohet se kane arritur te pozicionohen ne tregun qe sa vjen e rritet te kokaines, duke vene ne jete trafikun nderkombetar qe nga Amerika e Jugut deri ne Greqi. Ne janar 2007, 500 kg kokaine, qe vinte nga Venezuela, u kap ne piken kufitare te Bllates, ne Maqedoni, teksa po kalonte nepermjet Kosoves. "Se fundi, mafia kosovare ka investuar rregullisht ne funksionin e grosistit te heroines, madje edhe me shume se kusherira shqiptare. Keshtu, ne 18 muajt e fundit jane bere shume martesa mes kosovareve me afgane dhe anasjelltas. Lidhjet familjare qe jane krijuar, garantojne vazhdimesine e marrjes se dores se pare te heroines", thekson raporti.

kj


Eshte e domosdoshme te hetohen lidhjet e sigurimit te shtetit dhe byrose politike me mafien italiane. Te gjithe e dime se komunistet qe ne vitet 70 kane bashkepunuar me maifien italiane ne kontrabanden e cigares dhe me siguri jo vetem te cigares.

Mafia shqiptare me e organizuar eshte sigurimi i shtetit.

Ajo qe me ben pershtypje eshte se here mbas here permenden 15 familje, por askush nuk guxon te thote se cilat jane.

Dhe koha jone qe boton pjese nga nje raport francez nuk e tregon sakte burimin e saj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-5-2007 nė 09:05 Edit Post Reply With Quote
Politikanet, financime nga krimi

E Diele, 13 Maj 2007

Publikohet pjesa e fundit e raportit te hartuar nga specialistet franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete. Dokumenti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon lidhjet e politikes me krimin

(vijon nga numri i kaluar)

• Zoterimi i shtreses se mesme politiko-administrative

Shtresa e mesme politiko-administrative eshte penetruar ne menyre te konsiderueshme nga mafia.

Kryetare bashkie dhe deputete

Kryetaret e bashkive te qyteteve te medha dhe deputetet shqiptare jane te perfshire ne krimin e organizuar. Ne prill 2005, pak para zgjedhjeve legjislative, nen presionin evropian, u votua ligji per transparencen e pasurive te te zgjedhurve dhe qeveritareve. Analiza e deklarimit e bere nga nje komision special ne kete kuader eshte ekzemplare. Deputete te shumte deklaruan nje pasuri prej disa milione eurosh. Me shume se gjysma e tyre deklaruan gjithashtu se kishin te pakten nje ndermarrje te tyren.

Thellesia e ketij penetrimi kriminal ne jeten politike kombetare, vec te tjerash, u ilustrua me reagimet zyrtare ndaj vdekjes se Vajdin Lames, kryetarit te njerit prej klaneve te permendura me lart. Kur u dha lajmerimi i ekzekutimit te tij, Parlamenti shqiptar mbajti nje minute heshtje per te nderuar kujtimin e tij dhe qyteti i Tiranes i dha emrin e tij nje shkolle.

Pak kohe me pare, zgjedhjet e fundit parlamentare luajten rolin e tyre tradicional per te treguar lidhjen politike-kriminele. Situate klasike qe nga 1997: pjesa me e madhe e kandidateve per deputete eshte mbeshtetur financiarisht nga mafia. Ky bashkepunim duket sikur e ka gjetur zgjidhjen vetem te financimi i fushates, karakteristike kjo e viteve 1990. Zgjedhja e deputetit te zones 37 ne Tirane, u shenua nga vrasja e nje perfaqesuesi te Partise Demokratike ne komisionin e zgjedhjeve.

Funksionaret

Kriminaliteti ne funksionet e larta publike shqiptare i kalon dukshem stadet e nje korrupsioni te thjeshte. Lidhjet me mafian jane mjaft te thella. Niveli i pagave i pjeses me te madhe te disa funksionareve te larte, largon dyshimet mbi keto lidhje. Keshtu, si shpjegohet pasuria prej dhjetera milione eurosh e nje prej drejtuesve te KESH-it ne nje kohe qe paga e tij mujore mezi i arrin 2000 euro?

• Shtenia ne dore e drejtuesve politike

Modeli mafioz shqiptar eshte me lart, per sa i perket fuqise, se ai italian, kinez apo japonez. Ne fakt, pushteti mbi shtetin qe ushtronin klanet mafioze, te pakten deri kur u zgjodh Berisha, nuk ushtrohej nga nje presion i jashtem mbi vendimmarresin politik: drejtuesit e politikes shqiptare e vinin vete shtetin ne sherbim te mafias. Dhe kete e benin per arsyen me te thjeshte: sepse ishin kuadro drejtues.

Nderkohe qe paga mujore mesatare e nje ministri varion nga 2500 deri ne 3000 euro, punimet e komisionit nxoren ne drite se tre ministrat kryesore te qeverise se Nanos kishin nje pasuri prej dhjetera milione eurosh.

Origjina

Ndonese ka mundesi te kete ekzistuar qe prej vitit 1992, eshte e sigurt qe pushteti kriminal mbi klasen politike eshte bere masiv pas kryengritjes se vitit 1997. Zhdukja e shtetit pati dy pasoja te medha: emergjencen e grupeve kriminale te plotfuqishme ne territorin e tyre, sidomos ne Vlore; dhe nevojen, logjike dhe te mbeshtetur nga komuniteti evropian, qe t’u jepej fund pushimeve te pushtetit me organizimin e zgjedhjeve legjislative ne qershor te vitit 1997, te destinuara per te sjelle ne pushtet pasardhesin e Sali Berishes dhe qeverine e quajtur “qeveria e stabilitetit”. Pikerisht ne kete kuader, lidhja politike-kriminele u zbulua ne sensin fotografik te termit. Ne fakt, si mund te sigurosh financimin e fushates zgjedhore ne nje vend te varfer, pervecse duke perdorur te vetmin financim te mundshem: ate te klaneve kriminale? Kjo lidhje qe shume e qarte ne Vlore, ku Fatos Nano, gjate fushates zgjedhore per t’u bere kryeminister, u “mbrojt” gjate shume javeve nga Myrteza Caushi “Zani”, kryetari i klanit kriminal, qe dominonte ne Vlore, ne ate kohe. (Policia dezertoi qytetin me 11 shkurt).

Teknikat

Dy teknika kryesore u perdoren nga klanet mafioze per te zoteruar poltikat shqiptare, njera prej te cilave eshte krimi i organizuar. Eshte e rendesishme te citojme se monopolet e importit qe jane ne dore te mafias, drejtohen nga politikane te rendesishem, te cilet perfitojne ne menyre reciproke nga njeri-tjetri. Ish–ministrat e qeverise “Nano” jane ne krye te monopoleve kryesore te sektorit agro-ushqimor. Keto privilegje - mjaft fitimprurese - sigurisht qe i kane perfituar gjate kohes qe ishin ne pushtet. Dyshime te forta rendojne gjithashtu mbi zoterimin e monopolit te birres, qe eshte nen pronesine e nje burri shteti.

Mafia u krijoi mundesine e perfitimit mjaft politikaneve, mjeshtra te spekulimit ne tregjet publike, ne te cilat bashkepunojne masivisht, sidomos ne sektorin e ndertimit. Kryetari i Bashkise se Tiranes i ka vene vetes nofken ndjellese “Zoti 10%”.

Unioni mafia-politike nuk varet vetem nga korrupsioni, por edhe prej perkatesise. Politikanet me te afert me Fatos Nanon jane padyshim anetare te klaneve kryesore shqiptare, roli i te cileve ne strukturimin e kupoles se permendur me lart ka perparuar ne nje menyre ngulmuese ne Durres dhe Tirane. Njerezit e disa prej qeveritareve aktuale nuk ngelen jashte dyshimeve te kesaj fushe.

Efektet e politikes se qeverise “Berisha”

Shkaterrimi i berthamave kriminale

Sic eshte permendur dhe me lart, 12 nga 15 klanet e medhenj mafioze te Shqiperise jane goditur rende nga aksioni antimafia i qeverise “Berisha”. Megjithate, nuk dihet nese keto organizata jane eliminuar plotesisht. Shume prej tyre shfaqin dy shenja mbijetese.

Ultrahomogjeniteti

Kjo e para e ka bazen ne lidhjet natyrore qe bashkojne anetaret e disa grupeve, jo vetem klanore, sic thuhet me lart, por ekskluzivisht familjare. Gjashte anetaret kryesore te klanit “Hakmarrja per Drejtesi” jane te gjithe vellezer ose kusherinj te pare. Fale kesaj lidhjeje natyrore gjaku, nxjerrja e informacionit (sekreteve) nga keto organizata behet jashtezakonisht e veshtire, duke veshtiresuar si rrjedhim dhe shkaterrimin komplet te tyre.

Ndryshimi i territorit

Vecoria e dyte e ketyre klaneve eshte ndryshimi i territorit. Nese lidhja e gjakut mbetet thelbesore per krijimin e trafiqeve kryesore dhe destinacionin e parave kriminale, prania fizike e disa kapove dhe keshilltareve te tyre ne Shqiperi ka ndryshuar. Orik Shyti, kapo i klanit “Hakmarrja per Drejtesi”, eshte rezident ne Zvicer prej shume vitesh dhe ndihmesit e tij po ashtu kane perfituar te drejten e azilit ne kete vend, ose ne Belgjike pas renies se diktatures. Ne te njejten menyre, arrestimet e kryera ne klanin e Lushnjes kane nxjerre ne pah se 6 nga anetaret jetonin ne Shqiperi, kapo Aldo Bare dhe ndihmesi i tij jetonin ne Stamboll dhe 33 anetaret e tjere ne Itali. Kjo levizje gjeografike ngadaleson dukshem luften e qeverise shqiptare kunder mafias, duke e detyruar keshtu te kete nje bashkepunim me nderkombetaret (shpesh te frutshem, sidomos me Italine), por gjithnje te vonuar.

Lufta kunder pushtetit politik te mafias

Korrupsioni i forcave te rendit

Nese spastrimi i radheve te policise po jep efektet e para, mbetet ende nje problem i madh: drejtesia eshte e nenshtruar nga nje presion i forte kriminal. Vrasja e shoferit te nje prokurori te Tiranes ishte nje paralajmerim per kete te fundit per nje fund te ngjashem, nese vazhdonte te hetonte mbi klanin “Hakmarrja per Drejtesi”.

Korrupsioni ne administrate

Politika antimafia e qeverise “Berisha” ka arritur suksese te pamohueshme. Nje numer i madh funksionaresh duket sikur jane vertet te terrorizuar nga energjia e masave antikorrupsion te ndermarra qe ne shtator 2005. Ata jane te vetedijshem per “efikasitetin” e aparatit shteteror shqiptar, kur ky i fundit nuk eshte ne duart e krimineleve. Disa te tjere kane me shume frike nga denoncimi publik i ndonje rivali sesa nga arrestimi ne flagrance ne vendin e krimit, ose bashkepunimi me kriminelet, aktivitete per momentin shume te rrezikshme per t’u ushtruar ne shkalle te gjere.

Korrupsioni i klases politike

Klasa politike shqiptare nuk ka perfituar ndonje rigjenerim te menjehershem me zgjedhjen e Berishes, dhe mbetet ende tejet e infektuar nga mafia shqiptare. Kete e provon nje shembull i koheve te fundit: deri ne arrestimin e tij me 25 mars 2006, Aldo Bare gjate kohes qe rrinte ne Shqiperi udhetonte me nje makine te parlamentit shqiptar (me targe 6888 E). Opozita, tashme e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, mbetet tejet e lidhur me krimin e organizuar. Berisha nuk eshte gabuar per kete, ai ka nisur nje lufte me dore te hekurt pa meshire ndaj rivalit te tij te ri politik. Nje pyetje lind: pse kjo lufte eshte drejtuar vetem ne planin politik, nderkohe qe qofte dhe nje veprim juridik do t’i zbulonte padyshim shume lehtesisht lidhjet kriminale te kundershtareve te Berishes?

Pergjigjja lidhet me faktin qe keto lidhje ekzistojne akoma padyshim edhe brenda kampit te Berishes. Instikti politik qe i detyron ata te mos i shkepusin lidhjet me mbeshtetesit e tyre, ben te duket se lufta kunder korrupsionit te klases politike shqiptare zhvillohet fuqishem nga qeveria “Berisha”, por me urtesi.

Fati ekonomik i luftes antimafia

Shume pak shenja ka qe tregojne fillimin e nje lufte kunder pushtetit ekonomik te mafias shqiptare.

Rreziqet ekonomike te luftes antimafia

Nje nga arsyet e ketyre rreziqeve ka padyshim lidhje me faktin se nje nga shtyllat (monopolet e importit) prek majen e klases politike shqiptare.

Pastrimi i parave, shtylla e dyte e pushtetit mafioz mbi ekonomine shqiptare, mbart ne vetvete nje problem thelbesor per qeverine. Ne fakt, nese ai eshte nje nga vektoret e pastrimit te parave per mafian, edhe sektori i ndertimit eshte pa dyshim nje nga motoret e rritjes se ekonomise shqiptare. Investimet e bera ne kete sektor kyc po ulen ne menyre marramendese, pas ardhjes ne pushtet te qeverise “Berisha”. Rritja e sektorit te ndertimit ishte vecse 6,8% ne 2005, vit i zgjedhjes se Berishes, nderkohe qe ne 2004 ka qene 45,6%. Kjo tendence e rrezikshme konfirmohet duke pasur parasysh se perqindja e rritjes se ketij sektori ne gjashtemujorin e pare te 2006 ishte vetem 1,6%.

Ky ndryshim nxjerr ne pah nje kufi thelbesor per veprimin e qeverise “Berisha”: per faktin e ndervaresise kriminale te vendit, goditjet ndaj mafias jane ne te njejten kohe goditje ndaj ekonomise shqiptare.



Nevojshmeria e nje arme te re kunder krimit

Pervec veprimeve te ndermarra qe ne 2005, qeveria “Berisha” duhet patjeter te pershtase nje arme te re kunder krimit, ne gjendje te kompensoje kete renie te investimeve kriminale: IHD-te, Investimet e Huaja Direkte. Ky eshte gjithe thelbi i masave ekonomike radikale te ndermarra nga Berisha qe prej zgjedhjes se tij. Me domethenesja prej tyre eshte padyshim nisma “Shqiperia 1 euro”, qe synon te terheqe investitoret e huaj, duke iu propozuar kushte aksesi mbi pronen, duke (eliminuar) mos marre parasysh konkurrencen e zones. Ne kete kuader, qeveria “Berisha” ka marre vendimin te vendose ne zbatim projektin AMBO. Permes ketij naftesjellesi duhet te tranzitoheshin 35 milione fuci nafte ne vit nga Deti i Zi per ne Detin Mesdhe, duke filluar ne vitin 2008, permes Bullgarise, Maqedonise dhe Shqiperise. Fillimi i puneve do te kerkonte 1.3 miliarde dollare qe do te siguroheshin nga kredi te dhena prej fondit amerikan dhe evropian, si dhe prej investitoreve private. Me gjithe protokoll-marreveshjen te firmosur mes drejtuesve te tri vendeve me 28 dhjetor 2003, projekti duket i mbyllur, sidomos prej (mosinteresimit) ftohtesise se qeverise shqiptare. Kjo e fundit duket me e interesuar per nje tjeter projekt energjetik te mbeshtetur jo nga SHBA, por nga Rusia. Me 21 prill 2006, qeveria shqiptare ka firmosur nje memorandum qe parashikon ndertimin nga “Gazprom” te nje uzine te perpunimit te gazit dhe ndertimin e nje centrali termik ne qytetin e Fierit. Me nje shume prej 1,9 miliarde dollare, ky projekt paraqet padyshim nje avantazh me te madh per ta futur Shqiperine ne rrjetin evropian te shperndarjes se gazit, duke eliminuar keshtu pengesen kryesore te rritjes ekonomike te vendit: mungesen kronike te energjise.

Megjithate IHD-te mbeten te pakta. Disa investime te rendesishme jane bere ne Shqiperi. Por edhe keto datojne para zgjedhjes se Berishes. Mjeti kryesor per terheqjen e kompanive te huaja eshte kryesisht privatizimi i kompanive te medha shteterore, si per shembull rrjeti i telefonise mobile “Albtelekom”. Megjithate, mbarevajtja e ketyre veprimeve eshte e kondicionuar nga siguria e funksionimit te interlokutorit politiko-administrativ te investitoreve. Dhe jemi te detyruar te konstatojme se ky i fundit nuk eshte ende sistematik ne Shqiperi.

Perfundimi

Qeveria “Berisha” lufton me nje energji te pashtershme kunder mafias shqiptare. Fale kapacitetit te levizjes gjeografike nga Mali i Zi ne Afganistan, fuqia ekonomike e klaneve kriminale arrin t’u shpetoje momentalisht goditjeve qe i jane dhene. Edhe pse e dobesuar, mafia shqiptare mbetet e fuqishme. Nese strukturat kryesore jane prekur rende, eshte ende shume shpejt per te thene se jane eliminuar krejt. Edhe pse nuk eshte perhapur me ne qarqet udheheqese te vendit, ndikimi i klaneve kriminale mbi klasen politike vazhdon te mbetet.

Perhapja ekonomike e mafias shqiptare eshte me e qarte se kurre, jo per rritjen e saj, por perkundrazi per efektet sistematike te mungeses se investimeve kriminale qe ne vitin 2005.

Ndryshe nga strategjite e vena ne jete per te zhdukur nga rrenjet krimin e organizuar te vendeve si Kolumbia e Afganistani, per pastrimin e Shqiperise nga mafia eshte e nevojshme te zhvillohet jo nje kulture zevendesuese, por nje ekonomi zevendesuese. Te zevendesosh parate e krimit me investime te huaja: kjo eshte sfida e Berishes. Per ta bere kete do t’i duhet te kaloje dy veshtiresi te medha: te binde investitoret e huaj ende te pakte ne numer te rrezikojne ne kete vend, dhe kete ta beje shpejt. Rritja ekonomike e vendit eshte ngadalesuar dukshem qe prej zgjedhjes se Berishes: 5% ne vitin 2006, nderkohe qe ne vitin 2005 ka qene 5,5% dhe ne 2004 ka qene 6,7%. Zgjedhjet e ardhshme po afrojne shpejt. Dhe ne keto kushte, nese volumi i investimeve te huaja direkte nuk rritet, nuk vihet ne dyshim qe elektorati shqiptar nuk ka per t’ia falur Berishes privimin nga flukset e cmuara financiare, qofshin keto kriminale.

Koha politike nuk eshte e njejte me ate kriminale. Nese qeveria “Berisha” ka nisur nje beteje kundra kohes, mafia shqiptare ka kohe sa te doje qe te prese dite me te mira, me syte drejt integrimit evropian.

(Fund)

Bertrand Monnet, nje nga autoret e raportit per mafian ne Shqiperi, eshte drejtor shkencor i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal ne France. Ky institut zhvillon nje aksion te dyfishte te kerkimit mbi rreziqet kriminale te sipermarrjeve dhe te transmetimit te informacioneve te siguruara drejt vendimmarresve. Ne raportin per Shqiperine, pervec intervistave dhe te dhenave nga burime inteligjente te informacionit, jane perdorur materiale te Raportit Boteror per Drogen, viti 2005, te Zyres per Drogen dhe Krimin ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, studimi i gushtit 2005 per llogari te Delegacionit per Ceshtjet Strategjike te Ministrise se Mbrojtjes se Frances, materiale te prodhuara nga Nicolas Miletitch “Trafiku dhe krimet ne Ballkan”, Xavier Raufer “La Camorra”, Jean-Francois Gayraud “Bota e Mafias”, Xavier Raufer dhe Stephane Quere “Mafia shqiptare”.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-4-2009 nė 09:36 Edit Post Reply With Quote
Shahu priti njerëzit e "Camorras" me makinën e Nanos
Shekulli | 15/04/2009 | Dossier | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin
mbyll
[ posto kete artikull ne faqet me poshte ]

* del del.icio.us
* blink blinklist
* digg digg
* face Facebook

* furl Furl
* magnol ma.gnolia
* newsv Newsvine
* pownce Pownce

* reddit reddit
* stumble StumbleUpon
* tech Technorati
* twit Twitter

Si e akuzonte revista "Espresso" klanin e Kryeministrit për biznesin e cigareve

Shtatë vite më parë, emri i Hysen Shahut do të ishte pjesë e rëndësishme e medias italiane. Më se një vit më vonë, ai do të ndalohej nga autoritetet e shtetit fqinj sapo të shkelte në aeroport.

Artikulli i botuar fillimisht nga revista "Espresso" dhe të nesërmen nga gazeta "L'Unita", përmendte ish-zëvendësministrin e Brendshëm për lidhje me përfaqësuesit e "Camorra"-s italiane, akuza për të cilat ai do të ndalohej gjatë një udhëtimi në Itali, në vitin 2003.

Sipas artikujve, Shahu, si njeri i besuar i Fatos Nanos, vinte në dispozicion të figurave të mafias italiane edhe makinën e Kryetarit të PS-së, Nano. Pesë vite më vonë, pas publikimit të artikullit, në datën 18 tetor 2007, procesi gjyqësor i shkallë së parë të Gjykatës së Apelit në Itali, do të gjobiste gazetën për shpifje dhe do t'i jepte 200 mijë euro shpërblim Nanos.

Më poshtë janë pjesë të artikullit të botuar nga e përjavshmja italiane "L'Espresso", me autorë Dina Nascetti, Claudio Papaianni dhe Giuseppe Rolli, më 2 gusht 2002.


Në Shqipërinë postkomuniste, këto dhjetë vitet e fundit, fjala "biznes" është e lidhur shpesh me krimin e organizuar. Një dyshim të tillë e kanë vërtetuar tashmë me bisedat telefonike të përgjuara apo agjentë të infiltruar, shumë hetime të kryera nga drejtësia dhe policia italiane.

Në Shqipëri është më se normale, gjatë këtyre viteve të fundit, që bota e biznesit dhe politikës të bashkëpunojnë për të kontrolluar "lumin" e të ardhurave nga ndihmat ndërkombëtare, por edhe doganat. Një fitim të majmë, nga i cili klanet politike shqiptare nuk janë të gatshëm të heqin dorë. Falë këtij mirëkuptimi shtetëror, mafia shqiptare është fuqizuar së tepërmi.

Dhjetë prej familjeve më të mëdha shqiptare, njihen tashmë si zotërueset evropiane të trafikut të drogës. Një status të tillë të privilegjuar e kanë ndihmuar edhe marrëveshjet mes mafies shqiptare dhe karteleve kolumbiane të Medelinit, të cilat kanë braktisur rrugën holandeze dhe spanjolle për hir të bazës më të sigurt evropiane të Shqipërisë.

Së fundi, kthetrat e mafies shqiptare nuk po ndalen vetëm në kontinentin e vjetër. Sepse në projektet më të afërta të saj, tashmë është shfaqur tregu amerikan. Hetimet e operacionit antimafie, të mbiquajtur "Florida", në marsin e kaluar, ku morën pjesë policia e Leçes dhe amerikanët e FBI-së e DEA-s, nxorën në dritë një skenar të frikshëm. Drejtuesit e klaneve shqiptare kishin vendosur të shkëmbenin kokainën kolumbiane me heroinën e ardhur nga Turqia dhe marijuanën e prodhuar në vend me destinacion SHBA-të.

Gjithçka e ka zanafillën tre vite më parë, kur klanet e Durrësit, tentuan pa ndonjë sukses që të ngrinin rafineri të përpunimit të kokainës në vend. Edhe pse nuk ia arritën këtij qëllimi, ata siguruan një lidhje bashkëpunimi me kolumbianët.

Një tjetër aksion antimafioz, i mbiquajtur "Journey Italia", i kryer në shkurtin e kaluar, zbuloi një rrjet gjigant të trafikut ndërkombëtar të drogës. Si rezultat i hetimeve, u bllokua në Venezuelë një ngarkese prej 12 tonësh kokainë kolumbiane, e cila kishte si destinacion Shqipërinë. Vendi i vogël ishte përgjegjës për pjesën logjistike të këtij rrjeti: transportin dhe riciklimin e parave.

Pas hetimeve të para, u zbulua se në shërbim të organizatës ishte vendosur edhe Sokol Koçiu, një funksionar i lartë i policisë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i cili informonte trafikantët për hapat e hetimeve. Deri në ato momente, Koçiu ishte konsideruar gjithnjë si një superpolic i pakorruptueshëm.

Por, sipas hetimeve paralele italiane dhe shqiptare, u mësua se ishte pikërisht ai njëri prej organizatorëve të këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Ky skandal preku edhe Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Arben Rakipi, i cili u "fut në valle" nga një trafikant kosovar.


Mafia shqiptare po shfaqet gjithnjë e më aktive edhe në kontrabandën e cigareve, pas goditjes që ka marrë rrjeti i Malit të Zi.

Sigurisht që pesha kryesore e "biznesit" i takon "Camorra"-s napolitane dhe më ekzaktësisht, klanit Mazzarella.

Një delegacion i Mazzarellave, i kryesuar nga Vincenzo Titta, që vizitoi Tiranën më 29 janar 2001, u prit në një takim edhe nga drejtori i policisë së Tiranës. Njeriu kyç që organizoi udhëtimin në kryeqytetin shqiptar, është Hysen Shahu, një njeri i besuar i Fatos Nanos.

Aq sa vendosi në dispozicion të dërgatës së "ambasadorëve" nga Napoli edhe "Mercedes"-in e Nanos, në atë periudhë Kryetar i Partisë Socialiste. Një tjetër informacion sekret, i shoqëruar edhe me fotografi, dëshmon zbarkimin më 5 prill 2001, në orën 8.55, në portin e Durrësit të Vincenzo Titta.

Për t'i uruar mirëseardhjen ndodhet sërish Hysen Shahu, i cili e shoqëron më pas në të gjitha takimet e tij në Shqipëri. Lëvizjet kryhen sërish me makinën zyrtare të Kryetarit të Partisë Socialiste.

Pakti parashikon, veç të tjerave, edhe një llogari rrjedhëse, e hapur më 3 janar 2001, nën emrin e shoqërisë zvicerane Tradex dhe Beltranz (pronë e Shahut), e zyrtarizuar nga një licencë e shtetit shqiptar. Kontrata i jep të drejtën Mazzarelles që të kryejë aktivitet tregtar në Shqipëri dhe mundësinë për t'u shtrirë më tej në tregun e Lindjes.

Një bisedë telefonike e regjistruar mes Teuta Shahut, së bijës së Hysenit dhe Vincenzo Tittas, zbulon se marrëveshja parashikon transportin e 40-50 kontenierëve me cigare kontrabandë për çdo muaj nga vendet e ish-bllokut sovjetik, duke patur si pikënisje Veriun e Shqipërisë. Një biznes me një fitim marramendës prej 200 milionë dollarësh në vit.

Mbi të gjitha, këto hetime hedhin dritë mbi një mafie të fuqishme shqiptare, e cila është e aftë të krijoje aleanca me mafiet dhe kartelet ndërkombëtare për të shtënë në dorë bizneset fitimprurëse kriminale. Sigurisht, duke shfrytëzuar edhe lidhjet me një klase politike, e cila nuk është shumë e shqetësuar për respektimin e ligjit.

Një pushtet që shfaqet çdo natë, kur mbi gomonet që përshkojnë Adriatikun, së bashku me klandestinët, udhëtojnë edhe kilogramë të tëra droge. Shpesh të transportuara nga korrierë të detyruar të marrin një rrezik të tillë për të paguar udhëtimin e shpresës.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-8-2009 nė 07:18 Edit Post Reply With Quote
Agjentët dëshmorë: Bandat që shkatërruan në 4 vjet
VLADIMIR KARAJ
Ndërsa ne flinim, ndërsa ne festonim me familjet apo ndiqnim ndeshje futbolli, një grup prej 20 personash, katër prej të cilëve një javë më parë ranë dëshmorë në luftë me krimin, ishin jashtë për të siguruar që ne të mund të vazhdonim të flinim, të festonim dhe shihnim të qetë futboll. Pak prindër mund ta kenë parë me këtë sy, por ndërsa të premten e shkuar ata pushonin me fëmijët e tyre në plazh, katër prej njerëzve që bënin ç’ishte e mundur të mbronin fëmijët e tyre nga droga dhanë jetën. Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari nuk ishin thjeshtë agjentë policie, megjithë respektin për këdo që vesh uniformën, ata ishin njerëzit e Operacioneve Speciale.

Bënin pjesë në atë grup efektivësh që realizonte ato operacione që mund t’i keni parë vetëm në filma. Infiltrim, përgjim për ditë të tëra, ndjekje dhe gjithçka tjetër duhej që ne të mund të shihnim pas hekurave krerët e grupeve kriminale më të fuqishme shqiptare. Qindra kilogramë heroinë dhjetra kokainë dhe miliona euro pasuri e vënë apo që do vihej mbi tregtinë e drogës dhe trafiqeve u penguan në saj të punës së këtyre burrave. Vetëm në 2008 ata çuan në pranga 113 persona, 19 prej të cilëve u arrestuan në operacione ndërkombëtare në bashkëpunim me grupet speciale të policisë italiane, gjermane dhe amerikane. Dhe kjo nuk është thjeshtë një statistikë, dhjetra jetë u shpëtuan me siguri në saj të bllokimit të minave të telekomanduara, sasive të mëdha të drogës apo armëve të destinuara për krimin në Shqipëri dhe jashtë saj.

SOS (Sektori i Operacioneve Speciale) nuk ishte një sinjal ndihme, por ndihma që na vinte që të kishim më pak drogë në gjimnaze, më pak vrasje në rrugë, më pak mina të telekomanduara dhe ndoshta në fund, sepse ne shqiptarët shpesh shqetësohemi për imazhin, më pak Shqipëri në kronikat e zeza të Italisë, Greqisë apo kujdo vendi tjetër. Një të premte më parë ata treguan edhe se ishin një grup burrash që nuk kishin frikë. Që luftën me krimin e kishin serioze dhe jo fjalë që i merr era.

Ndërsa sot shumë merren me arsyet se si dhe çfarë ndodhi një javë më parë, ndërsa biografia e gjithçka tjetër për personin që kreu mënzyrën janë tashmë të stërpublikuara, pak njerëz janë kujtuar të shohin në historinë e viktimave. Një histori që nuk shkruhet lehtë. Të fshehur pas maskave dhe emrin të grupit, njerëzit e SOS përfshi edhe katër dëshmorët e tyre, nuk ishin tipa të publicitetit edhe pse puna e tyre bënte jo pak bujë. Operacionet si “Spitalla 2”, “Eureka”, “Eagle”, “Vjosa 2007” apo duke filluar nga ai “Harem” i vitit 2005 ishin për ditë me rradhë tituj të bujshëm të gazetave dhe lajme të para të televizioneve. Pas hekurave përfundonin persona të shumë kërkuar si Ilir Paja, i arratisur nga burgu në Itali dhe autori i disa vrasjeve, Indrit Taullai, një nga të akuzuarit si krerë të “Bandës së Durrësit”, krerë të grupeve kriminale të kryeqytetit dhe dhjetra kilogramë narkotikë. Edhe pse dikur titull kryesorë, pak duhet të mbajnë sot mend një operacion të koduar “Harem”. Edhe pse ai nuk ishte një histori për t’u lënë në harrësë. Rreth 80 persona u arrestuan në Shqipëri, Itali e vende të tjera, të gjithë pjesë e një grupi mafioz në varësi të famëkeqes “ndragheta”.

Kolegët e tyre në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë thonë se janë të paktën 32 operacione ndërkombëtare të kësaj natyre, të gjitha të përfunduara me sukses madje edhe më mirë se homologët e tyre në Itali e gjetkë, e bëjnë SOS dhe katër dëshmorët e tyre një nga grupet e pakta të policisë shqiptare që mund të bashkëveprojë me agjenci të ngjashme perëndimore, përshi FBI apo SOCA-n britanike. Kryeministri ndërsa vizitonte familjet, përmendi se ata “ishin më të mirët”dhe pa diskutim ata ende sot janë më të mirët edhe pse me katër kolegë më pak dhe të shokuar nga tragjedia.

“Pothuajse 100 për qind të sukseshëm”, të thonë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Një sukses që matet me sasitë gjithnjë e më të vogla të drogës që kalojnë përtej Adriatikut. Në dy vitet e fundit homologët italianë kanë sekuestruar gjithmonë e më pak drogë nga ajo që kryesisht identifikohej si “e ardhur nga Shqipëria”. SOS ka pa diskutim kontribut në rënien me më shumë se 100 herë të sasisë së heroinës dhe drogave të tjera që kalonin nga Shqipëria në Itali, e përllogaritur me statistikat e policisë italiane. Një sasi që i kalonte të 1 mijë kilogramët në vitet 2003 dhe 2004 dhe ishte vetëm 10 kilogramë në vitin 2008. E gjithë kjo falë punës së Fatosit, Altinit, Kastriotit. Saimirit dhe kolegëve të tyre. Një punë që “të katërtit” e vulosën me gjak, po në luftë me krimin, në arrestimin e njërit prej supertëkërkuarve, të akuzuar veç vrasjes edhe për trafik droge, gjobvënie dhe dhjetra aktivitete të tjera kriminale.




15/08/2009


Me respektin me te madh.

Vrasja e tyre eshte deshtim i madh per te gjithe shoqerine shqiptare dhe dhe ministri i brendshem dhe drejtori i pergjithshem i policise duhet te japin doreheqjen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-10-2009 nė 12:54 Edit Post Reply With Quote
Tetë të paditur lidhur me vrasjen e botuesit kroat

27/10/2009

Ivo Pukaniç dhe një koleg në gazetën e tij u vranë në një makinë-bombë pothuajse tamam një vit më parë.

(AFP, AP, Reuters, DPA, Novinite, B92 - 26/10/09; B92, Blic - 23/10/09)
photo

Gazetari dhe botuesi Ivo Pukaniç u vra vitin e kaluar. [Getty Images].

Prokurorët në Serbi dhe Kroaci akuzuan të hënën (26 tetor) tetë të dyshuar lidhur me vrasjen e vitit të kaluar me stilin e mafies të një botuesi dhe gazetari të shquar kroat.

Ivo Pukaniç, bashkëpronar dhe kryeredaktor i së përjavshmes politike kroate Nacional, u vra në një shpërthim makinë-bombë në qendër të Zagrebit më 23 tetor 2008, së bashku me drejtorin e marketingut të gazetës, Niko Franjiç.

Prokurori i Posatçëm Serb Miljko Radisavlljeviç tha se bosi i mafias serbe Sreten Joçiç, alias Joka Amsterdam dhe dy bashkëpunëtorë të tij, Zheljko Millovanoviç dhe Milenko Kuzmanoviç, ishin paditur lidhur me vrasjen.

Provat e mbledhura gjatë hetimit shtatë-mujor për çështjen konfirmuan se të tre ata "po punonin brenda një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar përbërë nga shtetas serbë, kroatë dhe boshnjakë, që organizuan dhe kryen krimin në fjalë", tha zyra e tij në një deklaratë.

Joçiç, një kryemafioz ballkanik i drogës, i cili u arrestua më 27 prill në Beograd, është akuzuar për urdhërimin dhe organizimin e vrasjes. Në kohën e paraburgimit të tij, tregtari i pasur i Beogradit ishte paditur ndërkohë për vrasjen e dy njerëzve të tjerë. Ai ishte vënë në arrest shtëpie më 2006 dhe jetonte në një vilë në periferinë luksoze të Beogradit, Dedinje, që e kishte marrë me qira nga e veja e ish-Presidentit serb Sllobodan Millosheviç, Mirjana Markoviç.

Joçiç nga sa thuhet pagoi "të paktën 1.5 milionë euro" si shpërblim për vrasjen e Pukaniç.

Prokurorët serbë besojnë se të dyshuarit vunë bombën që vrau Pukaniç, 47 vjeç, në një skuter parkuar pranë makinës Lexus të gazetarit. Millovanoviç, alias Gavra, dyshohet se e ka shpërthyer paisjen. Shpërthimi, në të cilën vdiqën Pukaniç dhe Franiç, plagosi dy kalimtarë dhe shkaktoi gjithashtu dëm të konsiderueshëm.

Millovanoviç, i cili u arrestua në Beograd në fund të majit për përfshirje të dyshuar në çështjen, është një ish-anëtar i njësisë së posatçme famëkeqe serbe, njohur si Beretat e Kuqe. Njësia, që luftoi në Ballkan në fillim të viteve 1990, u shpërbë menjëherë pas vrasjes në mars 2003 të kryeministrit të parë reformist të Serbisë, Zoran Gjingjiç, një nga krimet e shumtë me të cilat ka qenë e lidhur njësia.

Millovanoviç ishte gjithashtu midis të dyshuarve të akuzuar në çështjen e Pukaniç në padinë e lëshuar të hënën nga Zyra Kroate për Parandalimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Katër prej tyre: Amir Mafalani, Sllobodan Gjuroviç dhe kushërinjtë Robert dhe Luka Mataniç, u arrestuan menjëherë pas vrasjes, ndërsa i pesti, Bojan Guduriç, mbetet në kërkim.
Artikuj që kanë lidhje
Operacion i përbashkët nga policitë serbe e boshnjake

02/09/2009
Vasiljkoviç fiton apelin kundër ekstradimit në Kroaci

02/09/2009
Kroacia do të apelojë vendimin australian për ndalimin e ekstradimit

03/09/2009
Kroacia dëshiron që Australia të shpjegojë refuzimin e ekstradimit

06/09/2009
Pesë arrestohen për hedhje bombe mbi ambasadën në Beograd

06/09/2009

"Vrasja u organizua për të penguar Pukaniç që të nxjerrë në shtyp dhe median elektronike në Kroaci dhe vendet fqinjë, rezultatet gazetareske rreth veprimeve të disa grupeve kriminalë në rajon dhe lidhjet e ndërsjellta të tyre," citoi AFP të thoshte zyra e prokurorit kroat të shtetit.

Sulmi me bombë kundër Pukaniç erdhi më pak se tre javë pasi Ivana Hodak, vajza 26-vjeçare e një avokati të shquar, u vra pranë një poste policie në Zagrebin qendror.

Radisavlljeviç tha se qëllimi i padive të njëkohëshme ishte jo vetëm të tregonte bashkëpunimin në rritje midis prokurorive kroatë dhe serbë, por gjithashtu vendosmërinë e tyre për të ndjekur krimet e organizuar më të rëndë.

Sipas njoftimeve të medias serbe javën e shkuar, një grup që besohet të jetë i lidhur me Joçiç kishte planifikuar të vriste Ministren serbe të Drejtësisë Snezhana Malloviç, lidhur me nxitjen prej saj për miratimin e një ligji mbi konfiskimin e pasurive të fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-10-2009 nė 12:56 Edit Post Reply With Quote
http://www.europol.europa.eu/publications/European_Organised_Crime_Threat_Assessment_%28OCTA%29/OCTA2009.pdf





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5059879 sekonda, 34 pyetje