Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Shqipėria dhe Europa
burimuji

Postuar mė 23-7-2002 nė 15:54 Edit Post Reply With Quote
Perspektiva e Zymtesi per Pranim ne BE

Ne "Financial Times" te sotme, eshte nje artikull, shkruar nga Stefan Wagstyl, e para e nje serie per biznesin dhe zgjerimin e BE-se. Ai shprehet se per me shume se 12 vjest qe nga renia e murit te Berlinit, "nje kombinim i reformave ekonomike, ndermarrjet vendore, dhe investimet ekstensive te huaja kane transformuar kushtet e bixnesit" ne menyre thelbesore ne tete ish shtetet e sferes sovietike qe kerkojne te futen ne BE: Republika Ceke, Sllovakia, Hungaria, Estonia, Lituania, Letonia, Polonia e Sllovenia. Por mbetet shume per tu bere ne se rajoni do te perfitoje plotesisht prej pranimit. Vecanerisht, thote ai, ndermarrjet vendore duhet te funksionojne "per te konkuruar me konkuruesit ekzistues te huaj si dhe investitoret e rinj pas pranimit".

Sfida me e rendesishme ekonomike do te ishte mbeshtetja e rritjes " ne vendet ku prodhimi i pergjithshem kombetar eshte vetem 40 perqind i mesatares se BE". por perspektivat afat-gjata per rritje jane te mira, thote Wagstyl, "per shkak te kostos se ulet te punes ne rajon, punonjesit e kualifikuar, dhe afersia ndaj tregjeve eksportuese te Europes Perndimore". Gjithsesi, parashikimi afat-shkurt mund te jete i zymte; per me teper, ketyre vendev iu duhet te bejne mjaft per te luftuar korrupsionin nder politikane, gjyqtare, e zyrtare te tjere".

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-10-2002 nė 18:55 Edit Post Reply With Quote
BE hap negociatat me Shqipërinë për Stabilizim-Asocijimin

Ministrat e Jashtëm të BE-së sot në Luksemburg i kanë dhënë Komisionit Evropian mandatin për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asocijimit. Por ministrat e jashtëm nuk kanë caktuar asnjë datë për hapjen apo përfundimin e këtyre negociatave, në përpjekje për të vazhduar presionin ndaj Shqipërisë për reforma të mëtejshme.

Arben Manaj i seksionit tonë bisedoi me korrespondenten e BBC në Luksemburg, Oana Lunxhesku dhe fllimisht e pyeti se çfarë thuhet në konkluzionet e ministrave të jashtëm për hapjen e negociatave me Shqipërinë për stabilizim-asocijimin ?

Ministrat e Jashtëm të BE-së i kanë dhënë mandatin Komisionit Evropian për të hapur negociatat për marrëveshjen e Stabilizim-Asocijimit.

Në konkluzionet e tyre, ministrat e jashtëm theksojne se ata ftojnë Shqipërinë që të ndërmarrë masat e nevojshme për të krijuar kapacitetet e domosdoshme, që kërkohen për zbatimin e marrëveshjes.

Kjo sepse ka një shqetësim për momentin, për shkak të korrupsionit, të strukturave të dobta administrative, për shkak të mungesës së reformave ligjore dhe reformave, qe lidhen me ekonominë e tregut.

Shqiperia nuk është realisht në gjëndje të zbatojë një marrëveshje të tillë.

Një diplomat perëndimor më tha mua, se Shqipëria duhet të bëjë përpjekje titanike për të qënë në gjëndje që të zbatojë realisht këte marrëveshje brenda një periudhe njëvjecare kur do të përfundojnë negociatat.

BBC: Oana Lunxhesku, për çfarë masash konkrete është fjala, të cilat Ministrat e Jashtëm duan që të ndërmarrë Shqipëria gjatë kësaj periudhe?

Oana Lunxhesku: Marrëveshjet e Stabilizim - Asocijimit janë marrëveshje të gjëra, të cilat rrisin dhe forcojnë marrëdhëniet ekonomike, tregëtare, por edhe dialogun politik me vendin që e nënshkruan këtë lloj marrëveshje.

Marrëveshje të ngjashme janë nënshkruar tashmë me Kroacinë dhe Maqedoninë.

Ministrat e Jashtëm i kanë kërkuar Komisionit Evropian, të raportojë rregullisht për progresin e reformave në Shqipëri paralelisht me zhvillimin e negciatave, përpara se të nënshkruhet marrëveshja në fjalë.

Do të ketë një proçes të fuqishëm monitorimi nga qeverite evropiane paralelisht me zhvillimin e negociatave, për të inkurajuar reforma të mëtejshme në Shqipëri.

Një diplomat evropian tha se është e rëndësishme, është në interesin tonë, në interesin e BE-së, që të fillojmë negociatat me Shqipërinë, me qëllim që të ushtrohet presion ndaj qeverise shqiptare për të kontrolluar emigracionin, si dhe të detyrojnë qeverinë shqiptare që të nënshkruaj marrëveshje ripranimi, të cilat do të jenë pjesë e negociatave.

Kjo me fjalë të tjera do të thotë se në rast se shqiptarët do të shkojnë si emigrantë në vënde të tjera të Evropës, Shqipëria do të duhet ti pranojë, nëse vëndet e BE-së do të riatdhesonin këta emigrantë.

BBC: Oana Lunxhesku, a ka ndonjë afat kohor apo datë për fillimin apo mbarimin e këtyre negociatave?

Oana Lunxheksu: Është shumë sinjifikative fakti që Ministrat e Jashtëm nuk japin asnjë afat kohor përfundimtar për Komisionin Evropian, qoftë për fillimin apo përfundimin e këtyre negociatave për marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocijimit. Ata duan të vazhdojnë trysninë ndaj Shqipërisë dhe presionin për reforma të mëtejshme.

bbc





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 23-10-2002 nė 07:51 Edit Post Reply With Quote
22.10.2002


Vendimi i Ministrave te Jashtem te BE per Shqiperine shtron detyrime konkrete
Arben Muka/ Tirane


Këshilli i Ministrave i BE i dha dritën jeshile fillimit negociatave me Shqipërinë për nënshkrimin e marrveshjes se Asociim-Stabilizimit. Ky vendim eshte pritur shume pozitivisht ne qarqet politike ne vend. Presidenti Alfred Moisiu nga ana e tij e vleresoi ate si ngjarjen me te rendesishme pas pranimit te Shqiperise ne KE.

" Ne emer te shtetit dhe qytetareve shqiptare i shpreh mirenjohjen time te thelle te gjitha vendeve anetare te BE per vleresimin dhe mbeshtetjen politike qe i dhane vendit tone duke e ftuar ate te nise rrugen e integrimit " theksoi Presidenti.

Kryetari i Komisionit Parlamentar per Integrimin Fatmir Mediu tha se ky hap shoqerohet me shume obligime. Permbushja e tyre eshte domosdoshmeri per te qene ne te ardhmen anetare dinjitoze te familjes europiane.

" Ne do te fillojme nje pune intensive ne bashkepunim me qeverine per zhvillimin e pergjegjesive te perbashketa ne kuader te kesaj marreveshjeje. Ne do ta zgjerojme bashkepunimin me parlamentet e vendeve ne rajon per te perfituar nga eksperienca e tyre. Ne duam ta shkurtojme ne maksimum kohen e kryerjes se negociatave, " theksoi Fatmit Mediu.

Kryetari i Partise Demokrate te Reformatoreve u shpreh se ndonese vendimi eshte shume pozitiv nuk ka vend per eufori. Genc Pollo shtoi se deri tek nenshkrimi i marreveshjes duhet te kalohet neper nje rruge te gjate dhe te veshtire.

" Eshte rasti per te kujtuar se nuk vlejne me fjalimet per Europen dhe as reformat e simuluara, por duhen marre masa konkrete dhe duhet informuar publiku se per cfare marreveshjeje behet fjale, " perfundoi Genc Pollo.

DW 2002





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 24-10-2002 nė 08:26 Edit Post Reply With Quote
24.10.2002 2:00 (CET)
Britania përshëndet hapjen e negociatave


Britania thotë se është e kënaqur që Shqipërisë i është hapur tashmë rruga për anëtarësimin e plotë në familjen evropiane me vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së ditën e hënë për të autorizuar fillimin e negociatave për një marrëveshje asociim stabilizimi.
Denis MacShane
Zëvendësministri i jashtëm britanik, Denis MacShane, i cili para pak javësh vizitoi Tiranën, i tha BBC-së se sfida për qeverinë dhe politikanët shqiptarë është përshpejtimi i reformave. Gëzim Guri bisedoi me zotin MacShane dhe fillimisht e pyeti se çfarë rëndësie kishte për Shqipërinë vendimi për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

MacShane: Rruga për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në familjen e kombeve evropiane tashmë është e hapur. Marrëveshja e asociim-stabilizimit do të jetë një udhërrëfyese në përmbushjen e objektivit që një ditë Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne shpresojmë se vendimi për hapjen e negociatave do të dërgojë mesazhe pozitive edhe për ekonominë dhe forcimin e qeverisjes demokratike, duke u dhënë fund problemeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat qeveria e tanishme shqiptare po kërkon t'i luftojë me këmbëngulje.

BBC: Megjithëse nuk është përcaktuar ndonjë afat për fillimin e negociatave, a bëhet fjalë për disa javë apo muaj deri në fillimin e tyre?

MacShane: Kjo do të varet shumë nga prioriteti që pala shqiptare do t'i kushtojë kësaj çështjeje. Është një sfidë shumë, shumë e madhe. Ky nuk është një proces që mund të kryhet brenda një dite, dhe për këtë duhet të jemi realistë. Ajo që ka rëndësi është se ky proces tashmë ka nisur dhe ne, pra Britania, jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta ndihmojmë Shqipërinë. Megjithatë ne nuk e ndihmojmë Shqipërinë po t'i themi se rruga e reformave është e lehtë. Procesi i përgatitjes për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, njësoj si stërvitja për një maratonë, nuk mund të kryhet vetë për një apo dy ditë.

BBC: Autorizimi i këtyre negociatave po shtyhej prej kohësh. Çfarë kushtesh plotësoi pala shqiptare që iu hap drita e gjelbër për fillimin e negociatave në këtë moment?

MacShane: Tre janë zhvillimet kryesore. Së pari, pas një periudhe trazirash politike dhe mungese stabiliteti, udhëheqësit politikë në Shqipëri arritën në përfundimin se nuk ja vlente të vazhdohej në këtë rrugë dhe se ata duhet të binin dakord për disa gjëra në mënyrë që vendi të ketë një udhëheqje të qartë, që institucionet e presidentit, kryeministrit, dhe opozitës të funksionojnë si duhet. Së dyti ka pasur disa hapa konkretë në luftën kundër krimit të organizuar, siç është konfiskimi i gomoneve që përdoreshin për të transportuar klandestinë për në Itali. Dhe së treti, ne të gjithë në Evropë jemi të vetëdijshëm se gjatë situatave të tensionuara që ka përjetuar rajoni, si në rastin e Maqedonisë apo Kosovës, qeveria e Tiranës ka luajtur një rol moderues, duke ndihmuar në uljen e tensionit në rajon.

BBC: Zoti MacShane, çfarë prisni ju që pala shqiptare të bëjë më mirë apo më shumë?

MacShane: Detyra dhe sfida e qeverisë shqiptare, dhe jo vetëm e qeverisë por edhe e drejtuesve të biznesit, e gjithë politikanëve, e të gjithë atyre që janë të përfshirë në jetën publike, është që të pranojnë se procesi i reformave ekonomike dhe shoqërore duhet të përshpejtohet. Megjithatë Shqipërisë nuk i kërkohet që ta arrijë këtë e vetme. Thelbi i marrëveshjes se asociim stabilizimit është që Bashkimi Evropian të ndihmojë financiarisht por edhe me këshilla. Unë jam shumë i kënaqur që Britania do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces, pasi ne i çmojmë lidhjet me Shqipërinë.

BBC: Në cilat fusha është Britania e gatshme të ofrojë ndihmë?

MacShane: Kur vizitova Shqipërinë muajin e kaluar, unë bisedova me presidentin, kryeministrin dhe ministra të tjerë në qeveri për fushat dhe rrugët ku ne mund të ofrojmë ndihmë. Mund të përmend si shembull një konferencë të rëndësishme për krimin e organizuar që do të zhvillohet në Londër muajin e ardhshëm. Britania shpreson të shtojë bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e ruajtjes së rendit dhe drejtësisë, duke qenë e vetëdijshme se problemet e Shqipërisë nuk mund të zgjidhen brenda një dite si me shkop magjik. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë në një frymë partneriteti në përpjekjet e saj pët t'u afruar në Bashkimin Evropian.

BBC: Në këtë konferencë Shqipëria do të përmendet si vend problematik, si vend që po e lufton si duhet krimin e organizuar, apo, si të themi, do të ketë edhe kulaç dhe kërbaç për të?

MacShane: Kjo nuk është një konferencë ku do të tundet kërbaçi, apo të jepen nota e vlerësime për sjellje të mirë. Nuk ka dyshim që në Ballkan ka probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat janë trashëguar nga regjimi komunist dhe janë shtuar nga mungesa e stabilitetit dhe trazirat e dekadës së fundit. Vendet evropiane dhe Britania e dinë se droga, njerëzit, prostitutat apo cigaret kalojnë kontrabandë përmes Shqipërisë, apo në raste të tjera në këtë trafik janë të përfshirë shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri. Në këtë konferencë ne duam të diskutojmë hapur se si mund të bashkëpunojmë më mirë pët të luftuar krimin, sepse, p.sh. ka pasur probleme në veri të Anglisë dhe në Londër ku janë përfshirë shqiptarë. Pra ne nuk duam të bëjmë kritika apo të japim lëvdata, por vetëm të diskutojmë hapur si partnerë se si të përballojmë kërcënimin që vjen nga krimi ndërkombëtar

BBC ne shqip





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-10-2002 nė 20:05 Edit Post Reply With Quote
MacShane: Ja pse u hapën negociatat


"Detyra dhe sfida e qeverisë dhe jo vetëm e qeverisë është përshpejtimi i reformave ekonomike dhe shoqërore".


Zv/ministri i Jashtëm britanik, MacShane, dje, në një intervistë për BBC-në, tha se rruga për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në familjen e kombeve evropiane tashmë është e hapur. Marrëveshja e asociim-stabilizimit do të jetë një udhërrëfyese në përmbushjen e objektivit që, një ditë, Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. "Ne shpresojmë se vendimi për hapjen e negociatave do të dërgojë mesazhe pozitive edhe për ekonominë dhe forcimin e qeverisjes demokratike, duke u dhënë fund problemeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat qeveria e tanishme shqiptare po kërkon t'i luftojë me këmbëngulje",-tha ai.
BBC: Megjithëse nuk është përcaktuar ndonjë afat për fillimin e negociatave, a bëhet fjalë për disa javë apo muaj deri në fillimin e tyre?
MacShane: Kjo do të varet shumë nga prioriteti që pala shqiptare do t'i kushtojë kësaj çështjeje. Është një sfidë shumë, shumë e madhe. Ky nuk është një proces që mund të kryhet brenda një dite dhe, për këtë, duhet të jemi realistë. Ajo që ka rëndësi është se ky proces tashmë ka nisur dhe ne, pra Britania, jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta ndihmojmë Shqipërinë. Megjithatë, ne nuk e ndihmojmë Shqipërinë po t'i themi se rruga e reformave është e lehtë. Procesi i përgatitjes për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, njësoj si stërvitja për një maratonë, nuk mund të kryhet vetë për një apo dy ditë.
BBC: Autorizimi i këtyre negociatave po shtyhej prej kohësh. Çfarë kushtesh plotësoi pala shqiptare që iu hap drita e gjelbër për fillimin e negociatave në këtë moment?
MacShane: Tri janë zhvillimet kryesore. Së pari, pas një periudhe trazirash politike dhe mungese stabiliteti, udhëheqësit politikë në Shqipëri arritën në përfundimin se nuk ia vlente të vazhdohej në këtë rrugë dhe se ata duhet të binin dakord për disa gjëra në mënyrë që vendi të ketë një udhëheqje të qartë, që institucionet e presidentit, kryeministrit dhe opozitës të funksionojnë si duhet. Së dyti, ka pasur disa hapa konkretë në luftën kundër krimit të organizuar, siç është konfiskimi i gomoneve, që përdoreshin për të transportuar klandestinë për në Itali. Dhe, së treti, ne të gjithë në Evropë jemi të vetëdijshëm se gjatë situatave të tensionuara që ka përjetuar rajoni, si në rastin e Maqedonisë apo Kosovës, qeveria e Tiranës ka luajtur një rol moderues, duke ndihmuar në uljen e tensionit në rajon.
BBC: Zoti MacShane, çfarë prisni ju që pala shqiptare të bëjë më mirë apo më shumë?
MacShane: Detyra dhe sfida e qeverisë shqiptare, dhe jo vetëm e qeverisë, por edhe e drejtuesve të biznesit, e gjithë politikanëve, e të gjithë atyre që janë të përfshirë në jetën publike, është që të pranojnë se procesi i reformave ekonomike dhe shoqërore duhet të përshpejtohet. Megjithatë, Shqipërisë nuk i kërkohet ta arrijë këtë e vetme. Thelbi i marrëveshjes së asociim- stabilizimit është që Bashkimi Evropian të ndihmojë financiarisht, por edhe me këshilla. Unë jam shumë i kënaqur që Britania do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces, pasi ne i çmojmë lidhjet me Shqipërinë.
BBC: Në cilat fusha Britania është e gatshme të ofrojë ndihmë?
MacShane: Kur vizitova Shqipërinë muajin e kaluar, unë bisedova me presidentin, kryeministrin dhe ministra të tjerë në qeveri për fushat dhe rrugët ku ne mund të ofrojmë ndihmë. Mund të përmend, si shembull, një konferencë të rëndësishme për krimin e organizuar, që do të zhvillohet në Londër muajin e ardhshëm. Britania shpreson të shtojë bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e ruajtjes së rendit dhe të drejtësisë, duke qenë e vetëdijshme se problemet e Shqipërisë nuk mund të zgjidhen brenda një dite, si me shkop magjik. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë në një frymë partneriteti në përpjekjet e saja pët t'u afruar në Bashkimin Evropian.
BBC: Në këtë konferencë, Shqipëria do të përmendet si vend problematik, si vend që po e lufton si duhet krimin e organizuar apo, si të themi, do të ketë edhe kulaç, edhe kërbaç për të?
MacShane: Kjo nuk është një konferencë ku do të tundet kërbaçi apo do të jepen nota e vlerësime për sjellje të mirë. Nuk ka dyshim që në Ballkan ka probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat janë trashëguar nga regjimi komunist dhe janë shtuar nga mungesa e stabilitetit dhe trazirat e dhjetëvjeçarit të fundit. Vendet evropiane dhe Britania e dinë se droga, njerëzit, prostitutat apo cigaret kalojnë kontrabandë përmes Shqipërisë apo, në raste të tjera, në këtë trafik janë të përfshirë shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri. Në këtë konferencë ne duam të diskutojmë hapur si mund të bashkëpunojmë më mirë për të luftuar krimin, sepse, p.sh., ka pasur probleme në Veri të Anglisë dhe në Londër ku janë përfshirë shqiptarë. Pra, ne nuk duam të bëjmë kritika apo të japim lëvdata, por vetëm të diskutojmë hapur, si partnerë, si të përballojmë kërcënimin që vjen nga krimi ndërkombëtar.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 31-10-2002 nė 21:02 Edit Post Reply With Quote
Shqipėria dhe Europa

5. Facts and Figures - Situation on 6 June 2001

Overall EU Assistance in ALBANIA 1991-2001 (Allocations in millions of e) (Commitments)

1991
1992
1993
1994
1995
1996
1997
1998
1999
2000
Total 1991-00
2001*
Total 1991-01*

Albania

Overall PHARE assistance

10.0
110.0
75.0
49.2
88.0
53.00
68.9
42.5
101.5
33.4
631.5
37.5
669.0

FEOGA (DG Agriculture)


120.0








120.0

120.0

Humanitarian Aid (ECHO)


2.0
0.5
1.7
1.2
1.7
16.3
12.0
97.0
3.4
135.8

135.8

Food security (DG Development)







10.8

5.7

16.5

16.5

Macro-Financial Assistance (DG Economic and Financial Affairs)









20.0

20.0

20.0

Democracy & Human Rights





1.0
0.6
0.4
0.8
0.2
0.5
3.5

3.5

Other actions

0.3
0.6
1.1
0.4
n.a
n.a
n.a
2.6
1.9
6.9

6.9

OSCE elections support







1.5



1.5

1.5

EIB loans





29.0


22.0

34.0
85.0
40.0
125.0

Total EC assistance

10.0
232.3
76.1
52.0
119.6
55.3
97.9
77.3
227.0
73.2
1,020.7
77.5
1,098.2


n.a. = not available
* forecast

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 31-10-2002 nė 21:03 Edit Post Reply With Quote
Shqipėria dhe Europa

Albania - the European contribution

Milestones in the relations between the EU & Albania

Main objectives of European Union assistance

Main areas of ongoing support

The future

Facts and Figures


--------------------------------------------------------------------------------

1. Milestones in the relations between the EU & Albania

1992: Trade and Co-operation Agreement between the EU and Albania. Albania becomes eligible for funding under the EU Phare programme.

1997: Regional Approach. The EU Council of Ministers establishes political and economic conditionality for the development of bilateral relations.

1999: The EU proposes a new Stabilisation and Association Process (SAP) for five countries of South-Eastern Europe, including Albania. Feasibility study on a Stabilisation and Association Agreement completed.

1999: Albania benefits from Autonomous Trade Preferences with the EU.

2000: Extension of duty-free access to EU market for products from Albania.

2000: Feira European Council (June 2000) states that all the SAP countries are "potential candidates" for EU membership.

2001: First year of the new CARDS programme specifically designed for the SAP countries

2001: The Commission concludes that it is now appropriate to proceed with an Stabilisation and Association Agreement with Albania.

2001 : The Göteborg European Council (June 2001) invites the Commission to present draft negotiating directives for the negotiation of a Stabilisation and Association Agreement with Albania.

2. Main objectives of European Union assistance

The overall objective of the assistance is to support the participation of Albania in the Stabilisation and Association Process (SAP), notably:

To bring Albania closer to EU standards and principles, and to prepare the country for gradual integration into EU structures in the framework of the Stabilisation and Association Process.

To help the Albanian authorities in consolidating democracy and implementing the rule of law.

To assist the government of Albania in its efforts to achieve a comprehensive administrative and institutional reform.

To facilitate the process of economic and social transformation towards an efficient market economy.

3. Main areas of ongoing support

Albania has faced a difficult and turbulent decade. Ten years ago, it was the most isolated country in Europe. Early efforts to introduce democracy and to build a market economy were severely damaged by the lawlessness and economic collapse which followed the failure of the pyramid schemes in 1997. In 1999, it bore a huge burden during the Kosovo crisis; at the height of the crisis, Albania was host to over 460,000 refugees. This would have imposed a considerable burden on any country - but especially for a small and poor country like Albania, embarking on far reaching political and economic reforms. Albania's response to the crisis won widespread admiration.

Albania has made considerable progress since 1999. Economic decline has been reversed and in 2000 GDP grew by 7.8%, in line with growth rates reported for 1999 (+8.0%) and 1998 (+7.3%). Important progress has been made in securing government revenue through reform of the customs and tax services, Albania's trade regime has been modernised and liberalised and Albania became a WTO member in September 2000. Privatisation of small and medium enterprises can now be considered as completed and, with some delay, privatisation of larger companies is also progressing.

However, despite the impressive achievements in the last two years, a lot remains to be done. Main issues to be addressed are: insufficient administrative capacity, lack of implementation of laws, weak judiciary, corruption, further efforts as regards organised crime, further consolidation in the economic area, fight against grey economy, and need for overall consolidation of the reforms recently carried out.

What is the European Union doing to help Albania?

From 1991-2000 the EU provided ¤ 1021 million in total to Albania, of which an important part took the form of balance of payment support or specific budgetary assistance linked to sectorial reforms (agriculture, public administration) or to refugee related costs during the 1999 Kosovo crisis. In humanitarian assistance alone, the EU's Humanitarian Aid Office has provided around ¤ 140 million. Sectorial programmes amount ¤ 404 million.

The EU is involved in:

Strengthening of public administration and judiciary

Helping Albania develop a modern judiciary compatible with EU standards. A joint programme with the Council of Europe has supported the reform of the Albanian judicial system. Legal and regulatory frameworks have been put in place, assistance has been provided to the Ministry of Justice and other judiciary institutions and training programmes have been organised in the School of Magistrates.

Improving court facilities, and providing support for the rehabilitation of the prison system, in order to improve its quality and standards of incarceration.

Enhancing the professionalism of the civil service with the aim of establishing an efficient self-sustaining public administration in line with EU standards.

Police and public order

Providing strategic advice, training and equipment to the Albanian police. An effective Albanian police force has an essential role to play in enforcing the rule of law and providing internal security.

Customs

Working with the Albanian Customs service to secure revenue collection and to improve customs management and procedures. A Customs Assistance Mission in Albania (CAM-A) has been deployed and is achieving valuable results in terms of revenue collection, prevention of smuggling and corruption and reinforcement of the service. The computerisation of the customs system is financed out of the 2000 programme

Statistics

Providing assistance to INSTAT the national statistical institution, to organise a population census in the year 2001. Due to major changes since the last census in 1989, the government lacks a clear picture of the current geographical distribution of the population and its composition. The population and housing census was successfully carried out in April 2001.

Development of infrastructures

Improving energy, transport and water networks are crucial to economic growth in Albania. Public services and infrastructure are generally scarce and of low quality. Improving access to many villages and remote urban districts is critical to improve standards of living and also to increase the potential of the communication network inside Albania, but also in the region and with the EU.

The EU is:

Financing several sections of national roads under the East-West corridor and North-South national axis, and rehabilitation works in the main ports.

Preparing a Transport Master Plan, encompassing road, rail, civil aviation and maritime networks.

Preparing designs for two sections of road to Qaf'Thanes-Korca in the East-West Corridor (n°8) and to Fier-Tepelene in the North - South AXIS as well as the Durres Ferry Terminal.

Playing a key role in stimulating and co-ordinating donor intervention in the water sector, as well as in the implementation of construction and rehabilitation works. This is a key area for infrastructure development in Albania. The government has developed a clear strategy for improving the water supply, which requires significant financial support from donors.

Local community development

Through its local community development programme, the EU provides funding for hundreds of projects at local community level in Albania. Projects aim to build or repair public infrastructures to be further operated by the beneficiary local governments.

The main objective is to improve access to remote areas, improve public services such as water, primary education and health, and to achieve higher standards of living by improving the urban environment. The projects include training in regional planning for local government staff.

Agriculture

The agriculture sector has undergone a radical reform process in the past years, focused on land distribution and market liberalisation. Much progress has been achieved in this sector, but major challenges remain like the enforcement of the new legal framework and the development of marketing services in order to promote exports and fully use opportunities provided by the new EU trade preferences.

The EU provides support for land mapping, fishery sector, veterinary control, and policy advice.

Cross-border co-operation

The EU cross-border co-operation programme offers a further opportunity to open up the country and develop closer links with its immediate European Union neighbours, Greece and Italy.

The Albanian-Greek border region is isolated, rural and mountainous. The main economic activity is agriculture and the region suffers from labour market problems and unemployment, and consequently a high level of emigration to Greece. The Cross-border co-operation programme provides support to overcome the socio-economic gap between the bordering Albanian and Greek regions.

The Albanian-Italian Cross-border co-operation focuses on the regions of Albania which have a common maritime border with Italy, in order to improve and expand transport infrastructure.

Education

At university level, Albania takes an active part in the EU inter-university exchange programme TEMPUS. Albanian universities are collaborating with their EU counterparts in joint projects and individual mobility grants for students and professors are being provided.

Democracy and Human rights

The EU provides assistance to NGOs working in the field of democracy and human rights under its European Initiative for Democracy and Human Rights. Projects include raising awareness on the role of human rights in building a civil society, production of radio and TV programmes promoting understanding and tolerance, supporting journalist networks, etc.

Humanitarian assistance

In response to the Spring 97 crisis, an office of the EU's humanitarian aid programme ECHO was opened in Tirana. Specific support for the Kosovo refugees in 1999 has been provided. After the end of the Kosovo crisis, the programme was essentially dedicated to the public health sector, water-sanitation and rehabilitation of schools in remote areas. As there is no more an emergency situation in Albania, it is expected that ECHO activities will be progressively phased out from the country.

4. The future

The European Union CARDS programme stands for Community Assistance for Reconstruction, Development and Stabilisation. The CARDS programme is the main channel for the European Union's financial and technical co-operation with the countries of South-East Europe.

Future CARDS assistance to Albania will support the priorities of the Stabilisation and Association process (i.a.Justice and Home Affairs issues, strengthening of public ministration, internal market-related areas, environment, …)

5. Facts and Figures - Situation on 6 June 2001

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 26-11-2002 nė 11:06 Edit Post Reply With Quote
INTEGRIMI NĖ EVROPĖ - AFĖR DHE LARG

Dr.Tonin Gjuraj, sociolog
Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

INTEGRIMI NË EVROPË - AFËR DHE LARG

Politikës shqiptare më në fund duket se iu hap drita jeshile për të çelur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit më BE-në. Tetori i këtij viti do të mbahet mend si muaji që realisht shqiptarët dhe klasa e tyre politike e ndjejnë se do të hyjnë në Evropë dhe do të ndërveprojnë me të. Përgjigjja dhe sjellja politike e shqiptarëve tashmë ka filluar të përputhet me peshën dhe rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tij.

Por, ne duhet të reflektojmë rreth pasojave të përgjigjes pozitive të marrë prej evropianëve dhe besimeve në lidhje me kushte më të favorshme apo jo, të kësaj përgjigjeje. Tani ka angazhime të tjera, madje më të mëdha, por edhe dilema. Diskursi politik aktual përfshin një shumëllojshmëri diskutimesh, megjithëse ne na intereson diskutimi argumentues për çështjen në fokus.

Tani njerëzit presin prej politikës dhe intelektualëve të dëgjojnë të vërtetën, t'u flitet hapur: Çfarë do të thotë të hyjmë në Evropë? Çfarë duhet të bëjmë tani? Të tjera pyetje do të pasojnë.

Evropa nuk na bën thirrje të përmbysim zakonet dhe vlerat tona tradicionale, as të cënojmë pavarësinë kombëtare, por as të bazojmë të ardhmen tonë vetëm në to, përkundrazi për të ecur përpara si evropianë lipset të harmonizojmë interesat tona me ato të Evropës, që të shtojmë mirëkuptimin për njëri-tjetrin e të krijojmë institucione të virtytshme të mbështetura në vlera të përbashkëta.

Pasoja më imediate e integrimit në Evropë mbetet forcimi i insitucioneve demokratike. Si rezultat i së kaluarës, Ballkani është bërë një fjalë e "ndyrë", kështu që sot, në vend të saj, përdoret termi "Evropa Juglindore". Rezultatet e viteve të fundit në këtë pjesë të Evropës janë premtuese. Ka përpjekje serioze për të konsoliduar paqen, kemi shembuj konkretë të bashkëpunimit rajonal, si lloj dominues i ndërveprimit mes këtyre vendeve, burimet e ndryshme financiare të institucioneve të evropiane shkojnë për projekte të përbashkëta.

Integrimi është një rrugë e gjatë për Shqipërinë. Të integrohesh do të thotë të punosh me institucione të ngritura mbi vlera të përbashkëta demokratike evropiane që mbrojnë të drejtat njerëzore ose individuale, ofrojnë shanse të barabarta për qytetarët, nxisin të mirën e përbashkët, karakterizohen nga parimi i drejtësisë, pranojnë diversitetin, janë të hapura e transparante për t'u thënë të vërtetën qytetarëve, që të sigurojnë besnikërinë e tyre, kështu që natyrshëm nxisin patriotizmin demokratik e jo folklorik të qytetarëve për të marrë pjesë në çështjet sociale e për të qenë të përgjegjshëm për natyrën demokratike të shoqërive të sotme.

Integrimi në Evropë nuk është thjeshtë një ide tërheqëse, por vepër e nevojshme dhe e paevitueshme për një vend të vogël si Shqipëria, sepse duhet të pranojmë që BE-ja ndikon tashmë mbi politikën, ekonominë dhe sigurinë tonë kombëtare, kontrollon e monitoron reforma, financon për arsimin e lartë e fusha të tjera. Por, nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se pas antarësimit reduktohet roli i BE-së dhe ne duhet të dimë të ecim vet. Ne nuk kemi më kohë që të humbim. Në analizë të fundit, shtetet anëtare të BE-së kanë problemet dhe sfidat e tyre. Do të ishte më realiste e pragmatike për politikanët tanë të dilnin para votuesve shqiptarë me versionin që integrimi në Evropë të shihet si një projekt afatgjatë, por me një ngarkesë tepër të madhe e përgjegjësi shumë të lartë.




© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistëve Shqiptarë
Riprodhimi dhe shpërndarja vetëm me lejen e redaksisë.
http://www.phoenix-shkodra.de





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 3-12-2002 nė 14:17 Edit Post Reply With Quote
KOMENT: RUAJTJA E STABILITETIT NE BALLKAN ESHTE DOMOSDOSHMERI

Europa duhet te jape me teper se nje dore miqesore vendeve te Ballkanit perendimor nese deshiron te konsolidoje dhe te permiresoje arritjet e ketyre viteve te fundit ne rajon.

Nga Gerald Knaus dhe Marcus Cox ne Berlin (BCR No 383, 18-Nov-02)

Ndersa Bashkimi Europian, BE, pergatitet per zgjerimin e tij historik ne lindje ne vitin 2004, Ballkani perendimor rrezikon te shnderrohet ne nje ishull ku sundon mungesa e stabilitetit dhe niveli i ulet i zhvillimit ne zemer te Europes.

Per te mos lejuar kete, Brukseli duhet te jape nje sinjal te forte per vendet e ish Jugosllavise dhe Shqiperine se premtimi per "Europianizim" nuk eshte nje iluzion. Nese BE nuk ofron nje strategji te besueshme per rajonin, ai do te vazhdoje te mbetet pas fqinjeve.

Misionet per rindertimin e pas luftes te cilat kane kushtuar miliarda dollare per Ballkanin perendimor po ai afrohen fundit te sukseseshem. Perfshirja e komunitetit nderkombetar ne rajon, vecanerisht ne Bosnje dhe Kosove, ka ndihmuar ne largimin e rrezikut te konflikteve etnike, duke e bere rajonin nje vend shume me te qete se para pese vjeteve.

Rreziku i tanishem nuk eshte me urrejtja etnike, nacionalizmi ekstrem apo konflikti ushtarak. Nje krize e thelle ekonomike rrezikon shume nga interesat e rendesishme te komunitetit nderkombetar ne Ballkan - qeverisjen e efekteshme ne Bosnje dhe Kosove, stabilitetin politik dhe paqen nder etnike ne Maqedoni, dhe shume reforma te tjera te cilat po zhvillohen ne Europen jug-lindore.

Ne kete zone ekzistojne tre dinamika te cilat zhvillohen, dhe do te konvergojne ne vitin 2004. E para eshte pranimi i perfundimit te ndihmes per rindertimin, e cila ka arritur te siguroje stabilitet ne Bosnje dhe Kosove ne periudhen pas konfliktit te armatosur. E dyta eshte kriza gjithnje e me e thelle e papunesise e shkaktuar nga kolapsi i industrise se vjeter te sistemit socialist. E treta eshte pakenaqesia ne rritje e njerezve me vete procesin demokratik.

Rreziku i nje destabilizimi te metejshem ne Ballkanin perendimor eshte nje ceshtje teper e rendesishme dhe shqetesuese per BE. Sot, institucionet Europiane dhe vendet anetare jane te perfshira ne rajon ne menyre me intensive se asnje here tjeter. Ato jane pa dyshim donatoret me te medhenj, duke dhene pjesen me te madhe te paqeruajtesve ne Bosnje, Kosove dhe Maqedoni, dhe po nisin nje mision te ri te policise ne Bosnje.

Perfaqesuesi i Larte ne Bosnje dhe ndermjetesi kryesor nderkombetar ne Maqedoni jane te dy te derguar special te BE, dhe ekonomia e Kosoves eshte nen kujdesin e zyrtareve te BE ne Misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK.

Per me teper, nepermjet Procesit te Stabilizimit dhe Asocimit, bashkimi u ka thene te gjitha vendeve te Ballkanit perendimor se ato jane kandidate "potenciale" per anetaresim. Ndersa perfshirja Amerikane ne rajon po pakesohet, rajoni eshte shnderruar ne nje test per vizionin e vecante Europian te shtrirjes se stabilitetit dhe mireqenies pertej kufinjve te tij. Retorika e "Europianizimit" perfshin shume programe ne rajon.

Megjithate, ne stadin e tanishem, premtimi i ofruar nga Europa per rajonin eshte per cudi jo i plote. Shtetet e Ballkanit perendimor nuk kane asnje mundesi per fillimin e shpejte te bisedimeve zyrtare per anetaresim ne BE, sic kane bere tashme Rumania dhe Bullgaria. Perkundrazi, ato perballen me nje ndihme ne renie, pavaresisht statusit zyrtar ne kuadrin e Procesit te Asocim Stabilizimit. Ajo qe eshte edhe me e rendesishme eshte fakti qe ato jane te perjashtuara nga projekti i madh Europian per forcimin e bashkejeteses ekonomike dhe sociale ne te gjithe rajonin.

Sfidat me te cilat perballen vendet e Ballkanit perendimor sot mund te jene te veshtira, por ato nuk jane shume me te ndryshme nga ato me te cilat jane perballur pak kohe me pare vendet kandidate per anetaresim ne BE, te Europes qendrore, apo edhe ato te cilat jane anetaresuar me sukses dikur si shtete anetare me pak te zhvilluara si Portugalia, Greqia dhe Spanja.

Me qellim qe te ruhet stabiliteti ne Ballkanin perendimor dhe te sigurohet progresi i arritur deri tani, BE duhet te beje nje sere gjerash.

BE duhet te njoftoje ne menyre te sakte se vendosmeria e saj per nje bashkejetese ekonomike dhe sociale ne te gjithe Europen perfshin edhe Ballkanin perendimor, dhe se ajo eshte e pergatitur te ndihmoje keto shoqeri te ecin me hapat e vendeve anetare te reja pas vitit 2004.

BE duhet te siguroje qe ndihma ne te ardhmen te jete ne perputhje me parimet e zhvillimit te cilat jane karakteristike per BE, per te shmangur mungesen e zhvillimit ne zonat rurale dhe renien industriale. Kjo do te thote programe zhvillimi shume vjecare me bashkefinancim te autoriteteve kombetare, dhe partneritet te vertete ndermjet vendeve te komunitetit, qeverive kombetare, autoriteteve lokale dhe shoqerise civile ne percaktimin e prioriteteve dhe monitorimin e zbatimit te tyre.

BE duhet te beje nje premtim se shuma totale e ndihmes financiare per rajonin nuk do te ulet edhe pas forcimit te stabilitetit dhe perfundimit te programeve te rindertimit. Mbeshtetja financiare duhet te vazhdoje ne nivelet e viteve 2000 apo 2001 - rreth 900 milion euro ne vit.

BE duhet te ndryshoje mjetet e saj institucionale. Shtetet e Ballkanit perendimor mund te vendosen nen ombrellen e nje Drejtori per Zgjerimin pas vitit 2004, per te perdorur eksperiencat e fituara nga puna me vendet kandidate te tanishme.

Pertej vitit 2004, Agjensia per Rindertim Europian mund te shnderrohet ne nje Agjensi Europiane per Zhvillim, duke u perqendruar ne sfidat afat gjata me te cilat perballet rajoni. Institucione te tjera si Perfaqesuesi i Larte ne Bosnje dhe pakti i stabilitetit mund te riorientohen drejt problemeve te papunesise dhe zhvillimit, duke u shnderruar ne elemente te procesit te integrimit Europian.

Perfaqesuesi Special i OKB ne Kosove, Michael Steiner, ka propozuar tashme qe BE te pasoje OKB si organizata kryesore ne Kosove ne te ardhmen e afert.

BE perballet me zgjedhje te veshtira. Ajo ose do te premtoje te adresoje seriozisht shkaqet kryesore te mungeses se stabilitetit ne Ballkanin perendimor, ose do te vazhdoje te shpenzoje burimet financiare dhe njerezore per te shuar zjarret e lufterave dhe konflikteve ne rajon. Sic meson edhe dekada e fundit e e konflikteve, opsioni i dyte mund te jete shume me i kushtueshem per Europen.

Gerald Knaus eshte drejtor i Inisiatives Europiane per Stabilitet, ESI. Marcus Cox eshte redaktor i vjeter i ESI.

Raportin e plote me titull "Ballkani Perendimor 2004: Ndihme, Bashkim dhe Kufinj te Rinj ne Europe" mund ta gjeni ne adresen e internetit www.esiweb.org.

© Institute for War & Peace Reporting





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-12-2002 nė 08:47 Edit Post Reply With Quote
BE dhe Ballkani

nga Viron Gjymshana


Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi u bëri thirrje sot në Strasburg deputetëve të Parlamentit Europian që të fillohet të mendohet që tani rreth kufijve të ardhshëm të Bashkimit Europian. Kjo merr nje rendesi me te madhe tashme qe ne në Kopenhagen u vendos edhe për zgjerimin e ardhshëm të BE-së me 10 vende të reja.

Duke iu referuar pikërisht rezultatateve të samitit të Kopenhagenit, Prodi pohoi sot se debatet mbi kufijtë e Europës janë në fakt debate mbi identitetin e europianëve, prandaj në këtë debat duhet të përfshihen të gjithë banorët e kontinentit. Zyrtari i lartë i BE-së iu referua me këtë rast edhe presioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtruar mbi udhëheqësit europianë për të pranuar në gjirin e saj Turqinë.

"Kufijtë e Europës duhet të përcaktohen nga ne europianët, dhe nga askush tjetër. Ne do të marrim edhe mendimin e të tjerëve, por nuk duhet të pranojmë asnjë ndërhyrje në këtë drejtim" – u shpreh shefi i Komisionit Europian. Më pas Prodi ka folur për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe të ngushta me fqinjët e ardhshëm të BE-së, duke filluar nga Rusia deri në vendet e Mesdheut jugor.

Duke folur për vendet e Ballkanit perëndimor, Prodi u shpreh sot se vendet ballkanike i përkasin juridikisht dhe ligjërisht Bashkimit Europian. Shefi i Komisionit Europian madje deklaroi se në samitin që do të organizohet në muajin qershor në Selanik të Greqisë, në të cilin do të ftohen të marrin pjesë edhe udhëheqësit e vendeve të Europës Juglindore, do t’i jepet një përgjigje konkrete dhe e saktë edhe letrës që kryetarët e shteteve ballkanike i dërguan pjesëtarëve të samitit të Kopenhagenit, me anë të së cilës ata kërkonin që edhe vendet e tyre të pranoheshin gjatë këtij takimi si kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Por, si për të dashur të davarise çdo keqkuptim ose entuziazëm të parakohshëm, Romano Prodi nënvizoi sot se rruga e këtyre vendeve drejt familjes së bashkuar europiane është ende e gjatë.

DW 2002

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 15-1-2003 nė 16:42 Edit Post Reply With Quote
BE do të fillojë bisedimet e shoqërizimit me Shqipërine deri në fund të janarit

TIRANE, Shqipëri -- Bisedimet për një Marrëveshje Stabilizimi dhe Shoqërizimi ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së do të fillojnë përpara vizitës, më pas gjatë këtij muaji, të Kryetarit të Komisionit Europian Romano Prodi. Kështu thotë Ministri i Jashtëm grek George Papandreu, i cili mbërriti në Tiranë të hënën (13 janar), i shoqëruara nga kreu i politikës së jashtme të BE-së Havier Solana dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorin e Përgjithshme për Marrëdhëniet e Jashtme të Komisionit Parlamentar, Reinhard Priebe. Më vonë në një konferencë për shtyp Papandreu këmbënguli se Shqipëria do të marrë mbështetjen e plotë të Greqisë në përpjekjet e saj për integrimin në BE. Athina tani mban presidencën me rotacion të Bashkimit.

(Albanian News - 14/01/03; ATA - 13/01/03)





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-1-2003 nė 08:20 Edit Post Reply With Quote
"LUFTONI KRIMIN, PER TE QENE NE EUROPE"

- Kane kaluar mbi 5 vjet nga vizita juaj e fundit ne Shqiperi. Atehere vendi ishte pothuajse ne prag te luftes civile. Nderhyrja juaj ndihmoi ne qetesimin e situates. Po sot cilat jane opinionet tuaja mbi gjendjen e pergjithshme ne Shqiperi?

- Mund te them se Shqiperia ka hedhur hapa te medhenj perpara. Nuk eshte rastesi vizita ime e tanishme ne Shqiperi per te iniciuar fillimin e nje rruge, qe ne rast se shqiptaret do ta deshirojne, mund te coje ne nje integrim te ardhshem te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Kur kam qene ne Shqiperi me 1997 vendi ishte vertet ne prag te luftes civile. Sot gjendja eshte krejt e ndryshme, si nga pikepamja politike edhe ekonomike. Nga ana politike mund te them se jeta demokratike ka filluar te zhvillohet ne menyre me te bute dhe me pak te tensionuar. Sidomos muajt e fundit perparimet kane qene konkrete. Nga pikepamja ekonomike pak nga pak po hidhen bazat e nje ekonomie normale tregu. Ka lindur nje ekonomi e vogel sipermarresish qe me ben te jem optimist per te ardhmen.

- Cfare perfaqeson per Shqiperine, por po ashtu edhe per Bashkimin Europian, fillimi i negociatave per marreveshjen e stabilizim - asocimit?

- Kjo marreveshje ndihmon per venien ne jete te nje varg parimesh qe per Bashkimin Europian perfaqesojne themelet mbi te cilat eshte ndertuar shoqeria jone. Parime qe fillojne me respektimin e te drejtave te njeriut deri ne ndertimin e nje sistemi demokratik i mbeshtetur mbi te drejten dhe ligjin. Parime qe perfshijne ngritjen e nje ekonomie te vertete tregu dhe qe imponojne nje lufte te ashper ndaj kriminalitetit te organizuar dhe trafiqeve klandestine. Marreveshja e Asociim-Stabilitetit perben nje shprese te madhe sepse ajo i hap Shqiperise portat e Bashkimit Europian.

- Cilat jane sfidat kryesore te cilat duhet te perballohen nga populli shqiptar dhe sidomos nga qeveria per te finalizuar kete marreveshje?

- Reformat. Reforma te thella per te pershtatur standartet shqiptare me keto te BE- se, duke respektuar plotesisht vullnetin e Shqiperise dhe karakteristikat e saj kulturore, politike, shoqerore dhe fetare. E gjithe kjo shoqeruar me nje lufte te ashper ndaj veprimtarive te paligjshme, ndaj trafiqeve dhe trafikanteve si dhe ndaj krimit te organizuar dhe tentakulave te tij.

- Cfare po e demton me shume sot imazhin e Shqiperise ne Bashkimin Europian?

- Imazhi i ketij populli te madh po shkaterrohet nga nje dore organizatash kriminale te cilat e bejne edhe me te veshtire perparimin e vendit tuaj si dhe jeten e emigranteve shqiptare neper Europe.

- Si do e konsideronit ju Shqiperine duke pasur parasysh kulturen, historine dhe fene e saj?

- Shqiperia eshte Europe. Dhe eshte Europe me te gjitha te mirat dhe te metat qe ka, me te gjitha vlerat pozitive dhe kontradikat qe ngerthen brenda saj. Shqiperia eshte Europe, eshte si ne. Nuk ke cfare te shtosh tjeter. Duhet vetem te punohet qe dhjetevjecaret e izolimit t'ia lejne vendin bashkepunimit dhe miqesise sipas parimeve te perbashketa.

- Perse tranzicioni ne Shqiperi ka qene kaq i veshtire dhe i dhimbshem?

- Sic e thashe edhe me pare, vendi juaj ka vuajtur nje izolim te gjate dhe te papare ne Europe. Dhe ne keto kushte tranzicioni nuk mund te ishte tjeter vecse i veshtire dhe i dhimbshem. Problemi tani eshte te ecet perpara.

- Cili do te ishte mesazhi, ose nese deshironi keshilla juaj per drejtuesit politike ne Shqiperi, si te pozites ashtu edhe te opozites?

- Ne fund te rruges qe hapet nga marreveshja e asocim - stabilitetit shihet nje perspektive e qarte dhe konkrete e integrimit te plote dhe me te gjitha te drejtat edhe e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Perpjekjeve dhe vullnetit tuaj Europa do te dije t'u pergjigjet me zemergjeresi, disponim dhe zgjuarsi. Nese Shqiperia do te dije te perfitoje apo do ta leje kete rast t'i humbase, kjo do te varet nga shqiptaret dhe vetem nga ata. Uroj qe te gjithe shqiptaret te jene te bashkuar per ta pershkuar bashkarisht me ne kete rruge.

Intervistoi:

Viron GJYMSHANA

Me Prodin besoj!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-1-2003 nė 08:44 Edit Post Reply With Quote
KE miraton propozimin e Berishës për sanksione ndaj manipulimeve

TIRANË – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar dje një propozim të bërë nga kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili ndodhet në këtë seancë të Asamblesë për sanksione në rastet e manipulimit të zgjedhjeve. Sipas një njoftimi për shtyp të PD-së, Asambleja Parlamentare e KE-së në një nga sesionet e saj miratoi amendamente për sanksione në raste shkeljesh të Kodit të Praktikave të Drejta në Çështjet Zgjedhore. Në një nga këto amendamente të paraqitura nga parlamentarët Berisha, Nessa, Oliverio, Rigoni dhe Tepshi kërkohet që në projektrezolutën për këtë Kod, pas paragrafit të tetë, të shtohet paragrafi vijues: “Asambleja sugjeron që Këshilli për Zgjedhjet Demokratike dhe Komisioni i Venecias të përcaktojnë nëse është e volitshme të vendosin sanksione për rastet kur shtetet anëtare nuk i përmbahen dispozitave të Kodit”. Një propozim i tillë që është mbështetur nga dy përfaqësues të opozitës shqiptare bëhet në një kohë kur politika shqiptare të nisë fushatën për zgjedhjet e pushtetit vendor.


shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-1-2003 nė 17:29 Edit Post Reply With Quote
Prodi çel zyrtarisht negociatat me BE-në

Lajmi i ores 4:00 PM



Romano Prodi
TIRANE (31 Janar) - Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi në një ceremoni në Pallatin e Brigadave deklaroi zyrtarisht hapjen e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. "Kjo është një ditë e rëndësishme për vendin tuaj por edhe për BE-në", u shpreh ne fillim të fjalës së tij Prodi. Sipas tij hapja e këtyre negociatave nuk është një proces për një dialog të përgjithshëm, por ato imponojne detyrime për vendet që të ecin më parë. "Për të nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-asociimit ne i vëmë këto vende para përgjegjësisë që të respektojnë parimet bazë të së drejtave të njeriut, ndërtimin e shtetit juridik, rritjen e bashkëpunimit europian", u shpreh Prodi. Ai theksoi se procesi i negociatave do jete nje proces i mbushur me sfida, sepse kjo eshte menyra e vetme, qe kjo marreveshje te zbatohet ne menyre te efektshme. "E rendesishme per keto negociata eshte përmbushja e çështjeve te rëndësishme te cilat duhet te trajtohen, si mbajtja e zgjedhjeve, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në të cilat përfshihet edhe e drejta e pronës", theksoi më tej ai. Ai shtoi se Shqipëria do ketë pranë ndihmën e KE-së gjatë këtij procesi. "Gjithsesi unë dua t' ju siguroj se zgjatja e negociatave varet nga ju. Duhet te krijoni kushtet e nevojshme per te zbatuar vete Marreveshjen", tha ai. Duke uruar që gjatë këtij procesi të kenë përfitime të dyja palët, Prodi theksoi se shqiptarët duhet të punojnë sa më shumë për të zbatuar reformat gje e cila do të sjellë afrimin e shpejtë me Bashkimin Europian. Pas tij, fjalën e rastit e mori edhe kryeministri Nano, i cili konfirmoi hapjen zyrare të negociatave. Në këto momente ne Pallatin e Brigadave po zhvillohet një kokteil, ku marrin pjesë figura të mëdha të politikës shqiptare. dxh/mr (BalkanWeb)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-2-2003 nė 09:38 Edit Post Reply With Quote
Mesazhi i Prodit
Nga Genc Burimi

Ashtu si nje njeri qe shqipton emrin e tij, per ta ndjere nese eshte ende ne vete, le te provojme te shqiptojme fjale per fjale rrugen qe na prêt deri ne valvitjen e flamurit shqiptar mbi ndertesen e Komisionit europian. Kjo rruge “permblidhet” per ata qe nuk kane frike nga fjalite e gjata, ne kater akte pa mbarim: fillimi i negociatave të asociim-stabilizimit me Bashkimin Europian, neshkrimi I Asociim-stabilizimit me Bashkimin euroopian, fillimi I negocjatve te kanditatures per Integrim ne Bashkimin Europian, nenshkrimi I Integrimit ne Bashkimin europian. Me nje mesatare minimale dy vjeçare ndermjet çdo etape, jemi ne me te miren e rasteve 8 vjet nga pashaporta europiane. Ne rastin me “ekstrem”, me nje hapesire pese vjeçare ndermjet çdo hallke, jane ne fakt plot 20 vjet qe na presin. Qe skenari te rreshqase si ne « vaj » deri ne finish, duhet llogaritur me se fundi qe ne 20 vitet e ardhsme BE-ja nuk do te jete prekur nga virusi I vete ç’integrimit. Per ne shqiptaret te « kondicionuar » gjysem shekulli nga « besimi i patundur », imagjinata te tilla jane tabu intelektuale. Europianet fatmiresisht, jetojne me kembe ne toke dhe qendrojne te kthjellet per çdo lloj skenari. Por edhe sikur BE-ja te pushoje se egzistuari nje dite, pasi politika e jashtme e kontitnentit « plake » - siç e cileson sot Rumsfeld- I perçan anetaret e saj, apo ne vazhden e nje krize ekonomike, bie besimi tek monedha e perbashket dhe euroja zhduket, vendet e BE-se kane kapitalizuar megjithate nje thesar te atille qe edhe pa bashkim, mireqenia e popujve te tyre nuk mund te vihet ne pikepyetje. Ky kapital eshte demokracia parlamentare racionale dhe ekonomia e shendetshme e tregut me kapacitet punesues. Dy xhokera qe i mungojne tragjikisht vendit tone, me nje parlament qe rrezaton tension dhe nje ekonomi qe shquhet per force emigruese sesa punesuese.
Skenari i mos egzistimit nje dite te asaj qe ne quajme sot Europe, duhet te na aftesoje te reflektojme si njerez te pergjegjeshem e autonome e jo si robota te programuar. Mesazhi i afrimit institucional qe legalizuam me BE-ne duhet interpretuar pa asnje ekuivok: ne nuk po shkojme drejt Bashkimit europian , ne po shkojme e duhet te shkojme drejt mireqenies sone. Europa do te jete nje plus. Te perfitojme nga ky shans historik, qe te krijojme edhe ne, te njejtin kapital politiko-ekonomik qe disponojne shtetet perendimore, e qe u lejon disa syresh, si norvegjezeve dhe zviceraneve te jetojne fare mire edhe pa Europen. Ta perdorim kete sfide qe inaguruam me 31 Janar ne Tirane, per te pastruar me themele klasen tone politike. Europa qe futem ne “vathë” e ne valle do te jete pa dyshim nje koke fantastike « demi » per te shpartalluar kullen e blinduar te politikaneve te korruptuar. Ta shfrytezojme kete sfide per te pastruar legjislacionin tone, per te ç’rrenjosur burokracine tone, per te ndertuar dyshmene e rimekembjes sone. Ne emer te Europes, paçka nese dhe nuk arrijme te hyme, ta shfrytezojme kete rast per t’I sjelle familjeve tona, uje e drita, per t’i sjelle femijve tane shkolla, te rinjve pune, e te moshuareve pensione te denja. A na kujtohet disave nga ne, ajo perralleza e rimarre ne nje film vizatimor ku plaku I shtepise ne momentin e agonise, u le amanet djemve: “punojeni aren bij, aty do te gjeni nje qyp me flori”? Paralelizmi nuk eshte i tepert me tre fjalet qe Romano Prodit i adresoi kombit shqiptar: Zhvillim , Zhvillim, Zhvillim. Askush nga ne nuk degjoi nga goja e kryekomisionerit: Europe, Europe, Europe. Perse atehere liderit tane perpiqen ta shtremberojne kete mesazh ? Nga nje kendveshtrim llogjik, eshte biles fyerje per shqiptaret qe politikanet e tyre kane qene tere kete kohe, ne pritje te Prodit per t’i perveshur « menget» per pune…
Nga tribuna e Porto Allegres, Lula, presidenti I ri Brazilit pati keto fjale lapidare: « nese arrij gjate mandatit tim qe brazilianet te hane buke tre here ne dite, do ta kem permbushur misionin tim historik, dhe do ta kem tejkaluar ate ». Fjale te tilla po kaq te mençura do te kishim endje te degjonim nga kryeminisitri dhe presidenti yne: nese gjate mandatit te tyre, arrijne ta pajisin kete vende me parametrat me minimale jo te Europes por te njerezimit, siç jane uji e dritat atehere do ta kene plotesuar e tejkaluar misionin e tyre. Historia e ketij vendi do t’u jete mirenjohese. Sa per Europen , mos te shqetesohen qe tani. Brezi qe do t’I zevendesoje do te dije te marre stafeten e ta çoje vendin edhe nje hap me perpara. Rruga drejt Europes eshte si nje llogari kursimesh qe duhet ta mbushesh nga pak e rregullisht, sesa shume e asnjehere. Trimeria politike sot ne Shqiperi nuk eshte te mburresh qe u nenshkrua hapja e negocjatave te Asocicimiit. Zotesia e vertete eshte te mburresh qe filluan kantjeret kombetare per shtrimin e qindra kilometra kabllove te reja elektrike per te zevendesuar instalimet e kalbura, qe filloi kantjeri I rruges Durres-Prishtine ashtu siç dinim me inxhinieret tane t’I hapnim rruget edhe ne kohen e diktatures, qe rivume ne pune minierat tona, bixhuterite e kombit tone qe nuk po na sjellim me valute nga eksporti, pra me fjale te tjera qe u hapen 200 mije frontet e reja e te punes qe u premtuan qe me 1997. Kur te filloje te shohe kete pune fizike ne terren, kete vrull mbare kombetar per te sjelle diçka te dobishme ne jeten tone, e jo pallavra mondane ne televizion, ate dite populli shqiptar do t’I uroje pa ironi kryeministrit tone: “te befte mire shampanja qe pini me zotin Prodin”. Sot kur njerezit edhe ujin e pine te infektuar, e te ardhurat qe marrin nuk u lejojne lluksin e ujit mineral, llogjikisht pyesin: ç’shije ka shampanja zoti Nano?
“Ekonomia kapitaliste e boterorezuar ne te cilen jetojme, -shkruante te shtunen, pas shtate muajsh heshtje ish-lideri socialist francez Lionel Zhospen-, krijon mekanikisht padrejtesira shoqerore si brenda nje vendi, ashtu dhe ndermejt vendeve. Nje nga qellimet e shenjta te socializmit eshte t’i zvogeloje keto padrejtesi, per respektimin e qenies njerezore”. Socialistet shqiptare, me siguri nuk I perkasin te se njejtes galaksi teorike. Nje masaker ne mendimin politik bashkekohor, ku e djathta nuk po di te perfitoje. Por ky eshte kapitull tjeter…





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 5-2-2003 nė 15:18 Edit Post Reply With Quote
Europa larg nesh,ne larg Europes....!?

Perpara se te besojme tek te tjeret,eshte mire te ndalemi tek vetja.Hyrja de facto ne Europe varet nga vete ne,por dihet tashme se ne jemi mjaft larg.Pergjegjesi konkrete per kete mban qeverisja prej huliganesh e Nanos me shoke,ndersa ndihet ende mungesa e nje opozite te mirefillte,qe do te penalizonte banditet roze.Tashme shqiptaret jane mesuar prej kohesh me fjalorin spekulativ te politikaneve te tyre,dhe shpresat per te ndryshuar duken te pakta.Per vete faktin,se alternativat qe ofrohen jane teper dyshuese,dhe personalitetet qe i ofrojne ato kane kohe qe jane konsumuar.Afermendsh nje dicka e tille nuk mund te kaperdihet lehte as nga me naivi,sepse eksperimentet tragjike vazhdojne dhe bashkombasit tane ballafaqohen me realitetet absurde qe ofrojne pozita antishqiptare dhe opozita qe flirton here pas here me te.Ne se vazhdojme te ndjekim kete intenerar,kemi humbur pergjithmon shanset per tu integruar atje ku kemi shpresuar,tash 12-vjet me rradhe.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-4-2003 nė 10:14 Edit Post Reply With Quote
RSH dhe BE

SHQIPERIA PARA PROVES SE QERSHORIT

Nga Viron Gjymshana

Qeveria shqiptare do te vihet para nje prove te re ne muajin qershor. Pikerisht ne ate kohe kryetaret e shteteve dhe qeverive te 15 vendeve anetare te BE-se do te mblidhen ne Selanik te Greqise ku nder te tjera do te diskutojne edhe per Ballkanin. Burime zyrtare nga Keshilli i Ministrave i BE-se kane bere te ditur se pikerisht gjate atij samiti do te kalohet ne pasqyre edhe nje here tjeter situata e pergjithshme ne te 5 vendet e Europes Juglindore, perkatesisht ne Kroaci, Bosnje, Serbi-Mal i Zi, Maqedoni dhe Shqiperi. Per me shume si baze e vleresimit te arritjeve apo deshtimeve ne punen e qeverive te vendeve ballkanike do te sherbejne pikerisht verejtjet, kritikat dhe detyrat e shtruara ne raportet perkatese qe Komisioni Europian publikoi me 31 mars. Sic dihet raporti i Komisionit Europian ndaj situates se pergjithshme ne Shqiperi gjate 12 muajve te fundit dallohej nga nje ton tejet kritik.

Dhe po ashtu, sic eshte bere e ditur edhe me pare, gjate samitit te Selanikut do te ftohen te marrin pjese pervec udheheqesve te larte te 15 vendeve anetare te BE-se edhe kryetaret e shteteve dhe qeverive te 5 vendeve te Europes Juglindore. Ne kete menyre presidenti Moisiu, kryeministri Nano, etj do te perballohen drejtpersedrejti atje edhe me konstatimet e Bashkimit Europian ndaj gjendjes dhe kahut te zhvillimeve te pergjithshme ne Shqiperi.

Lajmi i rishikimit te situates ne secilin nga vendet ballkanike gjat-_mitit te Selanikut, u be i ditur dje gjate nje mbledhjeje dyditore qe ministrat e jashtem te Bashkimit Europian po mbajne ne Luksemburg. Ne konkluzionet kushtuar gjendjes ne Ballkan nder te tjera theksohej se: (BE-ja do te rishqyrtoje edhe nje here tjeter situaten ne secilin nga te 5 vendet e Europes Juglindore gjate samitit qe do te mbahet ne muajin qershor ne Selanik te Greqise. Bazen e ketyre vleresimeve do ta perbejne verejtjet dhe rekomandimet e propozuara ne raportin qe Komisioni Europian beri te njohur ne fund te muajit mars mbi gjendjen, perspektivat dhe problemet specifike ne cdo vend te Europes juglindore(.

Nderkohe qe Shqiperia po lundron ende ne ujra te turbullta me batica dhe zbatica qe here e cojne para dhe here e kthejne mbrapsht, nje vend tjeter ballkanik, dhe pikerisht Kroacia, shpreson qe gjate samitit te Selanikut te shkeputet dukshen nga vargani i vendeve ballkanike. Zagrebi hodhi dje edhe nje hap te ri deciziv perpara ne afrimin e tij me Bashkimin Europian. Ministrat e jashtem te BE vendosen te marrin parasysh kerkesen qe presidenti kroat Stipe Mesic dhe kryeministri Ivica Racan i paraqiten presidences greke te Bashkimit Europian, qe edhe Zagrebi te konsiderohet, njelloj si Rumania dhe Bullgaria, kandidat zyrtar per anetaresim ne BE. Deri ne samitin e Selanikut, kur edhe kerkesa kroate do te shqyrtohet zyrtarisht nga kryetaret e shteteve dhe qeverive te 15 vendeve anetare te Bashkimit Europian, Keshilli i Ministrave i BE-se ngarkoi Komisionin Europian te jape nje opinion te tij te hollesishem mbi mundesite dhe shanset reale qe ka Kroacia per tu pranuar si vend kandidat i Bashkimit Europian.

Po gjate takimit te djeshem mbajtur ne Luksemburg shefat e diplomacive europiane pershendeten po ashtu rezultatet dhe frymen e bashkepunimit qe u vu re gjate takimit te kryetareve te shteteve dhe qeverive te vendeve te Ballkanit, qe u mbajt me 9 prill ne Beograd. (Bashkimi Europian i kushton nje rendesi te vecante bashkepunimit te gjithanshem nderrajonal, i cili perben njeren nga shtyllat e marreveshjeve te asociim-stabilitetit, prandaj shpreson qe takimi i 9 prillit te pasohet edhe nga nisma konkrete ne fushat me interes te perbashket(, -vihej ne dukje ne deklaraten e BE-se kushtuar situates ne vendet e Europes Juglindore.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 17-4-2003 nė 16:27 Edit Post Reply With Quote
Aktualisht!

Republika e Shqipërisë me zhvillimet aktuale është shumë shumë larg Europës.

Kam frigë që serbia do të shqyrtohet përpara Shqipërisë për anëtarsim në Union!Kushedi,ndoshta edhe qëllimi final i qeverisë aktuele të Shqipërisë është ky.Në bazë të të dhënave në teren,aspak nuk dyshoj që qeverisë aktuale i konvenon mosanëtarsimi në UE.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-4-2003 nė 06:40 Edit Post Reply With Quote
Bosnien-Herzegowina will bis 2009 in die EU

Laut dem Parlament hat der Beitritt zur Europäischen Union "oberste Priorität". Kritiker glauben nicht an einen Beitritt in diesem Jahrzehnt


Das bosnische Repräsentantenhaus hat diese Woche den Beitritt des Nachkriegslandes zur Europäischen Union bis 2009 zur "obersten Priorität" erklärt. Damit folgte das Parlament der vom bosnischen Ministerpräsidenten Adnan Terzic vorige Woche vorgegebenen Zielvorgabe. Kevin Sullivan, Sprecher des Hohen Repräsentanten der internationalen Gemeinschaft in Bosnien-Herzegowina, begrüsste gegenüber der APA den "sehr positiven Schritt" der Parlamentarier und sagte den einheimischen Behörden die volle Unterstützung des britischen Amtsleiters Paddy Ashdown zu.

"Die Bevölkerung Bosniens wird von den für den Beitritt notwendigen Reformen profitieren, lange bevor die Integration in die EU-Institutionen tatsächlich erreicht ist", so Sullivan. Die Aufnahme des seit Kriegsende 1995 von der internationalen Übergangsverwaltung des Hohen Repräsentanten regierten Landes in die EU bis 2009 bezeichnete er jedoch als unrealistisch. Seit dem Amtsantritt Ashdowns im April vergangenen Jahres ist die Protektoratsbehörde direkt dem Hohen Repräsentanten der EU für ihre Gemeinsame Aussen- und Sicherheitspolitik, Javier Solana, unterstellt.

Auch Frane Maroevic, Sprecher der EU-Kommission in Sarajewo, schloss im Gespräch mit der APA einen Beitritt Bosniens in die EU noch in diesem Jahrzehnt aus. "Leider geht der politische Prozess nur sehr langsam voran", räumte Maroevic ein. Bisher sei sogar unklar, ob es mittelfristig zum Abschluss eines Assozierungs- und Stabilisierungsabkommen zwischen Sarajewo und Brüssel kommen könne.

Der bosnische Ministerrat hatte am Wochenende die ersten 70 von 300 Fragen beantwortet, die der Aufnahme derartiger Vertragsverhandlungen vorausgehen. Bis zum Sommer, so Maroevic, werde sich entscheiden, ob Bosnien die entsprechenden Voraussetzungen erfülle. Die Aufnahme in den Stabilisierungs- und Assoziierungsprozess gilt als Vorstufe zur Vollmitgliedschaft in der EU.

Die bosnische Regierung hält trotz der am Wochenende auch in Brüssel geäusserten Bedenken über eine rasche Aufnahme der fünf Westbalkan-Staaten Albanien, Serbien-Montenegro, Mazedonien, Kroatien und Bosnien-Herzegowina am Beitrittsziel 2009 fest. Die serbische Nachrichtenagentur Tanjug hatte der EU-Kommission nahe stehende Kreise zitiert, die eine Vollmitgliedschaft dieser Länder vor 2015 ausschliessen. "So lange können wir nicht warten", sagte die Sprecherin von Aussenminister Mladen Ivanic, Miranda Sidran-Beslagic, der APA.

(apa)


Nuk kam kohe ta perkthej, por fakti i rendesishem per ne eshte:

Se sipas informacioneve te Tanjug , nder europianet flitet se anetaresimi i ketyre vendeve:

RSH, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia te mos behet para 2015

Bosnja deshiron tia arrije me 2009.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2003 nė 08:00 Edit Post Reply With Quote
Europa e Afërt, Europa e Largët!….
Nga Skënder Shkupi

“Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” – të gjithëve na kujtohet kjo thirrje që ushtonte në sheshet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë në prag të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluar. Një thirrje, sa emocionuese aq edhe nxitëse, për punë e vepra të mëdha. Pikësynimi i lëvizjes sonë të pritshme drejt Europës së Bashkuar dalëngadalë u thjeshtua dhe ne, në fjalorin e rëndomtë, nisëm ta shprehim aspiratën tonë me togfjalëshin “Drejt Europës” që nënkuptonte se, ne vetë, ishim pjesë e një kontinenti tjetër, një rajon i Afrikës apo Azisë, dhe kërkonim t’i bashkëngjiteshim Europës.
Rreth tetë vjet të shkuara, në një mjedis diplomatësh të huaj të akredituar në Ankara, po diskutohej nisma e Maqedonisë për të zhvilluar një takim të nivelit të lartë në Shkup me vendet ballkanike që synonin anëtarësimin në Europën e Bashkuar. Të gjithë ishin entuziastë për ndryshimet e pritshme që në atë kohë ngjanin të afërta. Gjatë një bisede të lirë, ambasadori i Greqisë, një diplomat jo vetëm i formuar por edhe me kulturë të gjerë, më tha disi mënjanë e shkarazi: “Jam dakord me çdo gjë që thotë zoti Trajkovski (në atë kohë Ambasador i Maqedonisë në Ankara) me përjashtim të devizës së shpallur prej Shkupit për samitin në fjalë – “Drejt Europës”. – ǒdo të thotë kjo? Vendet tona janë djepi i Europës dhe qytetërimi i tyre i sotëm e ka prejardhjen nga këto treva. Ishte Europa që erdhi te ne. A ka kuptim të kërkojmë ne tani të vemi tek ata? Ne jemi europianët më të vjetër dhe përfshirja jonë në atë komunitet është diçka sa normale aq edhe e natyrshme”.
Ato fjalë më bënë të mendohem. Përse ne të gjithë, edhe sot, themi se duam të vemi në Europë kur ndodhemi pothuajse në qendrën jugore të saj? Ne kemi qenë dhe jemi pjesë e Europës. Qëndrimi jashtë saj, jashtë komunitetit të vendeve që formojnë BE-në, është një absurditet që u ngjiz nga fate të hirta historike. Situata e sotme është një aksident historik që duhet ndrequr e që pa dyshim do të ndreqet një ditë. Por a do të jemi në gjendje, me përpjekje të përbashkëta gjithëshqiptare, të shkarkojmë dalëngadalë nga supet tona barrën e rëndë të një kompleksi inferioriteti, jo fort të justifikueshëm, ndaj europianëve të tjerë të cilët jemi mësuar, krejt pa arsye, t’i shohim nga poshtë lart?
Shqipërisë, për të qenë një anëtare realisht e barabartë me vendet e tjera të BE-së, i duhet të prezantohet në skenën europiane me një komb dinjitoz, shtet normal dhe popull qytetar. Madje problemi duhet shtruar pak ndryshe: ne nuk ka pse të kërkojmë të gëzojmë tipare të tilla për të hyrë në BE por duhet të na përfshijnë në BE sepse jemi, duhet të jemi apo do të jemi të tillë.
Por a jemi të tillë? Le t’i marrim me radhë. A jemi ne një komb dinjitoz? Sedra kombëtare na shtyn të themi se po. Veçse, më e pakta, ndërrimi aq lehtësisht i partive, emrave….na fut në dyshime. Dikur, dhjetëra apo qindra vjet më parë, ndofta kemi pasur më shumë dinjitet. Sot, mjerisht, na duhet të vihemi në kërkim të dinjitetit të humbur. Mbase e gjejmë. A jemi ne një shtet normal? Krahu i majtë i politikës shqiptare thotë se jemi, jo vetëm një shtet normal, por edhe serioz, ndërkohë që krahu i djathtë pohon se jemi një shtet karagjoz. Po qe se kërkojmë të vërtetën ndërmjet dy skajeve, del fare e qartë se ne nuk jemi një shtet normal. Nuk jemi shtet normal sepse aparati drejtues që duhet të mbrojë shtetin nga krimi, pra në fund të fundit të ruajë vetveten, me dashje apo pa dashje, fsheh dhe mbron krimin. E njëjta dukuri bie në sy edhe në krahun tjetër. Pohohet hapur, për shembull, se në dispozicion të funksionarëve të lartë të Qeverisë apo të drejtuesve të Opozitës janë dosje që përmbajnë lidhje të politikanëve me kriminelët, informacione për veprimtari të dyshimta, të dhëna kompromentuese por që çuditërisht mbahen nëpër sirtare dhe nuk dorëzohen në Prokurori. E gjithë kjo zhvleftëson plotësisht akuzat e ndërsjellta për korrupsion të të dy forcave më të mëdha politike të vendit.
Në pamje të parë ngjan me paradoks. Në të vërtetë, kjo përbën një atavizëm të Diktaturës. Dikur, shoku Enver, por edhe shokë të tjerë më të vegjël se ai, parapëlqenin njerëzit e gjymtuar moralisht për t’i përdorur si “robotë” për punë të zakonshme ose “të pastra” por edhe për të tilla që mund të quheshin “të ndyra”. Kundërshtimi më i vogël, madje edhe tërheqja, përjashtohej sepse eprorët, më e pakta, u tundnin “robotëve” biografitë kurse më e shumta…s’po e përmendim pasi na ngjethen mishtë. Për fat të keq, recidive të atyre viteve, tashmë disi të largët, ende mbijetojnë.
A jemi ne një popull qytetar? Ne na mungon guximi qytetar. Ne çuditërisht edhe sot kemi “frikë”. Shumica trembet të thotë hapur atë që mendon. Janë njerëz që trembeshin atëherë kur jetonin nën Diktaturë, tremben edhe sot. Në grupimet politike, Nano dhe Berisha janë kthyer në autokratë të mirëfilltë. Nëpër lokale kafenesh ata përgojohen, madje edhe shahen, por në mbledhjet ose takimet ballafaquese askush nuk flet. E nëse flet zhvleftësohet pasi nuk gjen përkrahje apo mirëkuptim nga askush. Atëhere përse ankohemi se Shqipëria ka mbetur peng e binomit në fjalë? Ndërkohë “guximi” për t’iu turrur kundërshtarit politik është i shfrenuar. Javën e kaluar, gazeta “RD”, nën një titull të madh të faqes së parë, urdhëronte: “Nano, liroje nipin e Sulo Shehut”. Pas dy ditësh, “ZP”, me shkronja të zeza prej 7 cm, lajmëronte lexuesit e saj: “Berisha vret 7 policë”. Kjo mënyrë e “të bërit politikë”, një qytetari shqiptar që përgatitet ta quajë veten qytetar i Europës së Bashkuar, i trazon zorrët. Veçse indiferentizmi ndaj dukurive të tilla, madje edhe ndaj një polemike të tillë të shëmtuar e pa të ardhme, përbën një dramë për çdo popull e çdo vend të këtij planeti pasi tej fasadës së një demokracie pluraliste fsheh një autoritarizëm të mjerë e primitiv.
Për shumë ditë me radhë ndoqëm me kureshtje debatet e zjarrta të deputetëve lidhur me raportin e BE-së për situatën në Shqipëri dhe perspektivën e errët të atashimit të saj në marrëveshjen e stabilizim-shoqërizimit. Orë të tëra tensioni të ngritur në maksimum që patën si epilog njëfarë zbutjeje të detyruar pasi nevojitej një rezolutë e përbashkët e Kuvendit Popullor. Të krijohet përshtypja se çdo problem që kalon për t’u diskutuar në Parlament duhet t’i nënshtrohet patjetër një politizimi të skajshëm aq sa harrohet vetë thelbi i tij i cili i nënshtrohet interpretimit të partive. Kështu, për shembull, interesant është fakti që gjatë debateve për raportin e Bashkimit Europian, dikush nga krahu i majtë tha se ishte entuziazmuar nga raporti i Brukselit kurse një tjetër, deputet i djathtë, nuk dinte si ta formulonte tmerrin që kishte ndjerë kur lexoi akuzat e atij raporti ndaj Qeverisë sonë. Ngjante sikur ata kishin lexuar dy tekste krejt të ndryshme.
Ne po nisemi drejt Europës së Madhe nga një stacion i vogël i Ballkanit. Por biletën ende s’e kemi prerë. Sa i madh është çmimi i kësaj bilete? Ka njerëz që mendojnë se nuk jemi në gjendje ta blejmë menjëherë atë biletë. Ka shumë mundësi që të jetë e vërtetë. Megjithatë Europa na e kërkon shlyerjen e asaj bilete me këste. Cili është kësti i parë? Fare i ulët. Mjafton që Qeveria të pranojë, ta zemë, se Opozita ka të drejtë, qoftë edhe në njëfarë mase, për kritikat që ajo formulon ndaj korrupsionit, ndërkohë që Opozita duhet të ketë kurajon të thotë me zë të lartë, për shembull, që vija e politikës së jashtme të Qeverisë sonë, në vija të përgjithshme, ka qenë e drejtë. Ky do të ishte shembulli i parë që ne po shkojmë drejt qytetarisë, drejt emancipimit politik, drejt Europës së Bashkuar. Kjo është ajo që duhej bërë. Kurse çfarë nuk duhet bërë e kemi fare lehtë ta prekim me dorë – është ajo që po bëhet realisht. Një Qeveri e Majtë që premton zgjidhjen e problemeve kardinale të dritave e të ujit për 15 deri 20 vjet dhe një Opozitë e Djathtë që u thotë banorëve të Bathores “ta gëzoni tokën e të tjerëve” duke u tallur me parimin bazë të çdo force të djathtë të kësaj bote – ruajtja dhe mbrojtja e pronës. Me këtë konfuzion idesh, parimesh dhe veprimesh konkrete dëshira jonë e anëtarësimit në Europën e Bashkuar duhet të kënaqet me një parashikim jo fort optimist – do të jemi partnerët e Britanisë së Madhe e Gjermanisë, Francës e Italisë, Spanjës e Greqisë, aty rreth vitit …2040! Ata që do të jenë gjallë do të lumturohen nga kjo rrjedhë e këndshme ngjarjesh kurse ne të tjerët do të gëzohemi nga….bota tjetër.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-5-2003 nė 11:45 Edit Post Reply With Quote
Të paaftë si proevropianë

Mero Baze

Shqipëria do të duhet të përballoj tani një standart të ri të plotësimit të kushteve për integrim në Bashkimin Evropian pas problemeve që krijon nënshkrimi i Marrëveshjes dypalëshe për Gjykatën Penale Ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Acarimi i Brukselit, i cili në këtë rast buron dhe nga të çarat e krijuara në raportet SHBA-Evropë pas luftës së Gjirit, duhet lexuar me kujdes, jo aq si një xhelozi evropiane, por më tepër si një rast i lehtë për të na dëmtuar shumë në hapat që duhet të bëjmë për rimëkëmbjen ekonomike dhe politike të Shqipërisë. Frika e shfaqur në opinion se tashmë Brukseli do të na rëndojë me kushte për shkak të raporteve specifike të krijuara me SHBA nuk qëndron. Ajo që po ndodh tani me Brukselin do të ndodhte normalisht edhe sikur ne të ishim në anën e Evropës gjatë konfliktit të Gjirit. Por fakti që ne nënshkruam një marrëveshje dypalëshe me SHBA, e cila përbënte mes të tjerash një detyrim historik për Shqipërinë, përbën një shkak për të ekspozuar pakënaqësitë e Bruskelit për zhvillimet në Shqipëri. Është shumë lehtë të thuhet se tashmë në Bruskel nuk na duan pse ne bashkëpunuam me SHBA, por e vërteta është se në Bruksel ne nuk na duan, së pari, se ne nuk plotësojmë kushtet për të na dashur edhe sikur të ishim armiq të SHBA-së. Së dyti për shkak të raporteve specifike që janë krijuar me SHBA, duhet doemos një përgjegjësi më e madhe për të përballuar edhe luftën që mund të nxitet në Bruskel për këtë shkak. E ritheksoj faktin se Shqipëria është një vend lehtësisht i kritikueshëm për shkak të defekteve që ka në plotësimin e kushteve dhe ristrukturimin e ekonomisë sipas standarteve që kërkon Bashkimi Evropian. Tani që Shqipëria u ekspozua dhe si një vend që i bën në një farë mënyre karshillëk Evropës me Marrëveshjen dypalëshe, ajo doemos duhet të përgatitet për një luftë të tillë të ftohtë. Pikërisht, në këto kushte është i nevojshëm qëndrimi i urtë që duhet të mbante Shqipëria gjatë luftës së Gjirit, ku nga një anë mbështeste SHBA dhe nga ana tjetër kritikonte Evropën. Mbështetja ndaj SHBA-së ishte e pranueshme, por qëndrimi kritik dhe kokoroç ndaj Evropës nuk ishte në kohën e duhur dhe as në vendin e duhur nga njerëz të duhur. Ajo mënyrë sjelljeje dhe sidomos fakti që vendi ynë nuk plotëson asnjë nga standartet minimale që na ka vendosur Bashkimi Evropian krijojnë rrethana të mjaftueshme për t’u kritikuar dhe ndoshta për t’u kërcënuar nga Bashkimi Evropian. Tani nuk është koha për të krijuar legjendat e luftës së ftohtë, për të justifikuar dështimet e brendëshme, por është koha që në të vërtetë Shqipëria të demostroj aftësitë e saj dhe jo vetëm dëshirën e saj si vend proamerikan. Ndryshe Brukseli, do të shikoj se ne nuk jemi bërë proamerikanë të zjarrtë nga ftohtësia e Evropës, por parametrat tanë të paaftë si proevropianë.

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 9-5-2003 nė 17:00 Edit Post Reply With Quote
Evropa egėrsohet nga nėnshkrimi i marrėveshjes midis Shqipėrisė dhe SHBA

Brukseli shfryn mërinë e Uashingtonit mbi Tiranën

Erisa Zykaj, korrespondente nga Brukseli

"Ne jemi shumë të befasuar nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. Shqipëria ka bërë një zgjedhje lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian dhe ajo synon që një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Por që të bëhesh anëtare e kësaj organizate do të thotë të respektosh qëndrimin e saj.

Marrëveshja e nënshkruar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë lidhur me Gjykatën Penale Ndërkombëtare ka rritur tensionin në Bruksel dhe ka shtuar arsyet për të shtuar kritikat ndaj Shqipërisë. Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, është gjendur para kritikash të ashpra për shkak të nënshkrimit në Tiranë të Marrëveshjes për Gjykatën Ndërkombëtare. Pranimi nga ana e Shqipërisë që ushtarët amerikanë të mos gjykohen para Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila theksohet në Marrëveshjen mes kryeministrit Nano dhe sekretarit Pauell duket se kanë shkaktuar probleme në Bruksel. Bashkimi Evropian kërkon që të gjykojë dhe të ndëshkojë të gjithë kriminelët e luftës të mbarë botës, duke krijuar një instancë drejtësie të përhershme, që është pikërisht Gjykata Penale Ndërkombëtare. Por marrëveshja bilaterale midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është sipas Brukselit në përputhje me qëndrimin e përbashkët të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që janë prononcuar për gjykimin nga kjo gjykatë edhe të ushtarëve, komandantëve apo gjeneralëve amerikanë, ashtu si gjithë të tjerët. Kjo çështje ka qenë një nga më të mprehtat që janë diskutuar në takimin e ministrit të jashtëm shqiptar Meta dhe komisarit evropian për marrëdhëniet me jashtë Chris Patten, ashtu si edhe me presidentin e këtij institucioni, Romano Prodi. Këta të fundit kanë shprehur pa dorashka zhgënjimin e tyre.

" Ne jemi shumë të befasuar nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. Shqipëria ka bërë një zgjedhje lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian dhe ajo synon që një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Por që të bëhesh anëtare e kësaj organizate do të thotë të respektosh qëndrimin e saj. Shqipëria në këtë rast nuk e ka respektuar qëndrimin e përbashkët të të Pesëmbëdhjetëve që është marrë për Gjykatën Penale Ndërkombëtare" është shprehur zëdhënësja e komisarit Chris Patten. Këtë deklaratë ajo e ka bërë dy herë gjatë ditës publikisht në sallën e shtypit të Komisionit Evropian. Ajo ka thënë se që të ndjekësh rregullat e integrimit në Bashkimin Evropian, nuk do të thotë vetëm që të marrësh ndihmë prej tij, por njëkohësisht dhe të zbatosh detyrimet që rrjedhin nga ky bashkëpunim.



BE: Shpresojmë që Tirana të bëjë si Bukureshti

Zëdhënësja e komisarit Patten, Emma Udwin ka shpjeguar se kjo deklaratë e Komisionit Evropian nuk duhet të kuptohet si një kërcënim i Bashkimit Evropian, i cili do të shoqërohet me sanksione të caktuara. " Ne nuk do të përdorim sanksione për mosrespektimin e qëndrimit të politikës evropiane nga ana e Shqipërisë, por Evropa nuk ka për ta harruar lehtë këtë akt të Shqipërisë" është shprehur Ema Udwin. Ndonëse ajo i ka mohuar efektet e drejtpërdrejta të nënshkrimit të kësaj marrëveshje në politikën evropiane, ajo ka thënë që gjithsesi ky akt i Shqipërisë do të lejë gjurmë, por ka preferuar të mos prononcohet për këto të fundit . "Jemi të befasuar, pasi për ne, respektimi i duhur i angazhimeve të ndryshme që në rastin e Shqipërisë janë BE dhe SHBA, mund të bëhet duke evituar konfliktet që mund të lindin nëpërmjet këtyre angazhimeve. Nuk duhet të jesh antiamerikan për të qenë proevropian", ka thënë Emma Udwin. Ajo ka insistuar në faktin se meqë Shqipëria ka zgjedhur për t’u integruar në Bashkimin Evropian, atëherë ajo duhet të përkrahë qëndrimin e kësaj organizate. Edhe pse Komisioni Evropian nuk prononcohet për pasojat e këtij akti të ndërrmarrë nga Shqipëria, nuk duhet harruar rezoluta e Parlamentit Evropian e aprovuar vitin e shkuar: "Vendet që ratifikojnë marrëveshje bilaterale, të cilat bien në kundërshtim me qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Evropian për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, nuk duhet të anëtarësohen në BE", thuhet në mënyrë sintetike në këtë rezolutë. Sipas parlamentarëve të ndryshëm është pikërisht kjo rezolutë që ka patur një ndikim të konsiderushëm në qëndrimin e Rumanisë për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. "Presioni i ushtruar nga BE ka bërë që Rumania pasi e ka nënshkruar këtë marrëveshje, të mos ta ratifikojë atë. Kjo është edhe shpresa që ka shprehur në mënyrë publike Komisioni Evropian. "Shqipëria është një vend sovran dhe ai vendos vetë, por Bashkimi Evropian do të dëshironte që ajo të bëjë një zgjedhje si ajo e Rumanisë, e cila nuk e ka ratifikuar marrëveshjen", është shprehur Emma Udwin. Por ministri i jashtëm Ilir Meta nuk ka preferuar që ta zbulojë që tani vendimin që mund të marrë qeveria shqiptare, pasi ai duhet ta bëjë këtë duke u konsultuar me qeverinë. I vetmi prononcim që ai ka bërë për median shqiptare dhe ato evropiane është se "Ne nuk e kemi parë këtë marrëveshje si një zgjedhje që duhet të bënim midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, por si një çështje që ju përket marrëdhënieve tona bilaterale me SHBA. Ne mendojmë që prezenca e trupave amerikane është shumë e rëndësishme si për ne ashtu dhe për sigurinë e rajonit dhe ndaj i jemi përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë amerikane", ju ka shpjeguar ministri i jashtëm Meta komisarit evropian Chris Pattenit dhe presidentit të Komisionit Romano Prodit.

Gazeta "Tema" rikujton, se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Shqipëria mbron të gjithë ata qytetarë apo ushtarakë amerikanë që mund të kryejnë krime të rënda dhe që ju jepet mundësia të mos gjykohen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, duke u veçuar kështu nga ç’do qytetar apo ushtarak tjetër në botë që do të kryente të njëjtat vepra penale. Shtatorin e kaluar, të pesëmbëdhjetë shtetet anëtare të BE-së njohën unanimisht juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, prandaj dhe firmosja e fundit e Shqipërisë shkon kundër vullnetit të tyre. Vendi ynë është i dyti mbas Rumanisë që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me SHBA-të, por Rumania nuk e ka ratifikuar ende.


http://www.gazetatema.net/politika.html





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-5-2003 nė 17:37 Edit Post Reply With Quote
Reagim:Mero Baze!

Nuk pajtohem me Mero Baze!

Mero Baze ka dhënë një mendim të jashtzakonshëm në lidhje me Europën(Plakë!) dhe Shqipërinë.

Edhe pse artikulli në fjalë ka peshë,dhe meriton rrespekt,mua më duket se Mero Baze nuk është marë me gazetari,por në rradhë të parë me politikë.Mund të pranojmë artikullin në fjalë si EDITORIAL ,a po KOMENT POLITIK !

Citat 1 : Është shumë lehtë të thuhet se tashmë në Bruskel nuk na duan pse ne bashkëpunuam me SHBA, por e vërteta është se në Bruksel ne nuk na duan, së pari, se ne nuk plotësojmë kushtet për të na dashur edhe sikur të ishim armiq të SHBA-së. Mero Baze

Kjo është shumë me vend,dhe ska ndryshe si të ishte,plotëisht pajtohem.

Citat 2 : Ajo që po ndodh tani me Brukselin do të ndodhte normalisht edhe sikur ne të ishim në anën e Evropës gjatë konfliktit të Gjirit. Por fakti që ne nënshkruam një marrëveshje dypalëshe me SHBA, e cila përbënte mes të tjerash një detyrim historik për Shqipërinë, përbën një shkak për të ekspozuar pakënaqësitë e Bruskelit për zhvillimet në Shqipëri.

Citati 2 është i shkruar përpara citatit një,por qëllimisht bëra kthimin prej poshtë lartë, këtë sepse,po që se pajtohemi me citatin 1 nuk do te thotë se me citatin 2 pajtohemi, sepse më duken dy kontradita, është ky një reflektim diplomatik i z.Baze apo diçka tjetër sdi,por çka di unë është se NE KEMI DETYRIME NDAJ SHBA-VE DHE NUK KEMI ASNJË DETYRIM NDAJ EUROPËS e cila gjithmonë kur nuk i shkon për shtati asaj gjen "vrima" për të larguar Shqipërinë nga agjendat Europjane. Shqipëria në Europë të dashurit e mi nuk çmohet si shtet se le më të diskutohet për ate,dhe kjo jo pse ne shqiptarët nuk e meritojmë,përkundrazi,por lidhjet Europjane JO TË NATYRSHME bëjnë që Shqipërinë e lënë gjithmonë jashtë agjendave të tyre.Tani për tani e vetmja që ka treguar kujdes është SHBA ,DHE NE DUHET ME ÇDO KUSHT T'I PËRMBAHEMI MARVESHJEVE TË CILAT NA DETYROJNË ME SHBA.

Bile personalisht do të shkoja edhe më larg !

Pse e kërkojmë aq shumë Europën?
Çfarë fitimesh do të kemi prej Europës?
Çfarë na obligon me Europën?

Shikur historikisht,Europa ne na ka borxh,pse Europa tregohet e shurdhër kur janë në pyetje Shqiptarët dhe borxhin që ia ka Shqipërisë ! Pse Europa p.sh. në mënyrë të verbër përkrah Greqinë e cila besoni se vetëm lavërdi ka nga Europa,kurse asgjë nuk i jep asaj.Më ka ra rasti të takoj diplomat të ndryshëm,dhe kam biseduar me ato (jetoj afër Gjenevës,kam punuar në hoteleri,kjo më ka bërë të takoj shumë diplomat të ndryshëm),nga një herë i pyetja për rolin e Greqisë në BE.Disa diplomat më thonin se Europa ka shumë dëm prej Grekëve,sepse edhe pse në Europë,Grekët shumë pak dalin jashtë Greqisë ,kurse nga ana tjetër Europjanët e vërshojnë Greqinë gjatë pushimeve!
Edhe në aspektin ekonomik qaheshin shumë sepse me të vërtetë Greqia nuk i jep asgjë Europës,kurse nga ajo mer shumë!

Ku i kanë sytë Europjanët të mos shohin se grekët e sotshëm nuk kanë asgjë të përbashkët me grekët antik?

Por,skemi çka të bëjmë,ne mund të shkruajmë sa të duam,kur shumica me qëllim tregohet e shurdhër dhe qore,kjo të shkatëron ! Kësaj i thonë MOBING në Europër. Mobing në punë,në sjellje,në përqeshje, etj. Si e si të të demoralizon edhe pse ke të drejtë kjo quhet Mobing.

Dhe unë e quaj MOBINGU EUROPJAN NDAJ SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE!

Prandaj ska diplomaci ndaj Europës edhe pse jemi të vegjël.Mos të shkelim mbi mikun e madh siç është SHBA për shkak të "plakave" të papërgjegjshme.

Kurse SHBA duhet të ndihmon Shqipërinë dhe shqiptarët konkretisht dhe pa kalkulime.Kjo na duhet tani dhe menjëher,çdo vonesë shkon në dëm të demokratëve të vërtetë shqiptar.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 11-5-2003 nė 03:24 Edit Post Reply With Quote
INTEGRIMI I SHQIPERISË E KOSOVËS NË PERËNDIM TË BEËHËT ME DINJITET DHE NËPËR VASHINGTON, LONDËR, MADRID, BERNË, VIJENË, ETJ.!
Text

Tali, cit.1. Të shtoj se në Evropë nuk na kanë dashur as nuk na duan /dhe nuk di a do na duan as në të ardhmen?/, ato shtete që kurrë nuk na kanë dashur, dhe gjithmonë për interesa egoiste, apo për të mos iu kundërvënë Rusisë komuniste nga e cila sëmundje nga pak vuajnë, gjithmonë kanë mbajtur anën e armiqëve tanë të shteteve që na rrethojnë, që gjithmonë kanë dashur dhe duan të na shohin sa më keq, dhe që ende nuk janë çliruar nga mentaliteti panortodoks-kolonialisto-shovinist!!! Poashtu nuk na duan pse e përkrahëm SHBA me aleatë, e edhepse nuk i plotësojmë kushtet.
Cit. 2. Jo vetëm pse kemi detyrim historik ndaj SHBA, por përkrahjen e SHBA, edhepse pushteti aktual i Shqipërisë nuk e ka bërë nga patriotizmi, por kanë bërë vepër kolosale të dobishme dhe patriotike, më shumë për të mirën tonë se të SHBA, sepse dihet, më shumë na duhet neve përkrahja e ndihma e SHBA dhe të aleatëve të saj, sesa i duhemi ne SHBA. Përkrahja ka qenë edhe nga pikëpamja morale, humane dhe në principet e Zotit, në emër të Lirisë dhe të demokracisë së popujve të Irakut si pjesë e njerëzimit.
U pa, të gjithë që e kundërshtuan intervenimin në Irak, në emër të paqës e Lirisë, përkrahën, diktaturën, Diktatorin, dhe robërinë e popujve të Irakut!!!
Miqësia me SHBA ka qenë, është dhe do të jetë më e rëndësishmëja, më e qëndrueshëmja dhe më e dobishmëja për ne! Duhet të integrohemi në perëndim Evropë me plotësimin e të gjitha kushteve - kriteteve që e bëjnë shtetin demokratik sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare, por jo si sherbëtorë e servilë, por si partnerë e me dinjitet!
Kurrë nuk do gabojnë politikanët shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës, nëse integrimin tonë në perëndim e bëjnë nëpër VAshington, Londër, Madrid, Bernë, Vjenë, Stokholm, Helsinki, Oslo etj., e jo nëpër Athinë, Beograd, Moskë, etj., edhepse jam që edhe me këta shtete të kemi marrëdhënie të mira nëse na pranojnë si partnerë të barabartë!





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 26-5-2003 nė 09:57 Edit Post Reply With Quote
Brüssel schlägt Beitrittsperspektive für westlichen Balkan vor


Brüssel - Die EU-Kommission hat den Ländern des westlichen Balkans erstmals förmlich eine langfristige Beitrittsperspektive eröffnet. Zunächst gehe es beispielsweise um technische Hilfe, vertiefte politische Zusammenarbeit und die mögliche Beteiligung an einer Reihe EU-Gemeinschaftsprogramme. Die Vorschläge müssen noch von den EU-Staaten im EU-Ministerrat und dem Europaparlament gebilligt werden. Die betreffenden Länder sind Albanien, Bosnien- Herzegowina, Kroatien, Mazedonien und Serbien-Montenegro.

Hamburger Morgenpost





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6995010 sekonda, 52 pyetje