Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Shqipėria dhe Europa
Anton Ashta

Postuar mė 28-5-2003 nė 14:02 Edit Post Reply With Quote
BE: Liberalizimi i vizave për Ballkanin do të vonojë

Erisa Zykaj

korrespondente nga Brukseli

Komunikata e komisarit Chris Patten në lidhje me strategjinë e re për vendet e Ballkanit, i ka entuziazmuar të gjithë vendet e rajonit. Nuk kish si të ndodhte ndryshe, pasi kjo komunikatë ka të bëjë me një integrim më të shpejtë të shteteve të Ballkanit në strukturat e Bashkimit Evropian. Por disa vende si Shqipëria, të nxitura nga entuziazmi i kalimit në këtë fazë të re në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, kanë keqinterpretuar premtimet e dhëna nga Bashkimi Evropian. Madje në mediat shqiptare janë botuar deklarata të ministrit të Integrimit Sokol Nako, i cili konfirmonte që Bashkimi Evropian ka dhënë

dritën jeshile për liberalizimin e vizave në një kohë të shkurtër, duke plotësuar në mënyrë të shpejtë dy kushte. Bëhet fjalë për luftën ndaj kriminalitetit dhe forcimin e sigurimin e kufijve shqiptarë, ashtu si edhe ato të shteteve të tjera të Ballkanit, të cilat përbëjnë aktualisht problemet më të mprehta në Shqipëri dhe në rajon dhe që duke iu referuar eksperiencës shqiptare dhe atyre të vendeve të tjera, nuk mund të zgjidhen me anë të një shkopi magjik.

Burimet e Komisionit Evropian e kanë përgënjeshtuar këtë lajm. "Ne kemi deklaruar se jemi të hapur për të diskutuar se si mund të zgjidhet problemi i vizave për vendet e Ballkanit, por nuk kemi premtuar asgjë" është shprehur zëdhënësja e komisarit për marrëdhëniet me jashtë Chris Patten. Sipas zëdhënëses Emma Udwin dhe duke iu referuar edhe komunikatës së Komisionit Evropian, ajo që u është premtuar këtyre vendeve, është që problemi i vizave do të merret në shqyrtim, meqë ai përbën një shqetësim të përbashkët për të gjitha vendet e rajonit.

"Ky problem do të izolohet ndër të tjera për të parë mënyrën se si mund t'i jepet një zgjidhje" thuhet në komunikatën e Komisionit Evropian. Zëdhënësja Udwin ka shpjeguar se Komisioni Evropian është i ndërgjegjshëm për entuziazmin që mund të shkaktojë një lajm si ai i lehtësimit të regjimit të vizave për rajonin, por kjo nuk mund të arrihet pa plotësimin e kushteve që Bashkimi Evropian u ka vënë vendeve të rajonit. Ato kanë të bëjnë për Shqipërinë me kriteret që kërkohen në fushën e brendshme dhe atë të drejtësisë dhe lidhen pikërisht me luftën ndaj krimit të organizuar, forcimin e sistemit të drejtësisë shqiptare si dhe forcimin apo përmirësimin e sigurisë së kufijve. Këto janë probleme serioze të cilat kërkojnë vite përkushtimi për të arritur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme dhe nuk mund të arrihen as me një aksion apo dy. Ashtu siç janë shprehur edhe në deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të BE, nuk bëhet fjalë për t'i hedhur hi syve Bashkimit Evropian, por për të treguar nëse Shqipëria dhe vendet e tjera janë në gjendje të realizojnë një marrëveshje të vështirë siç është ajo e asocimit dhe stabilizimit, e cila kërkon ndër të tjera plotësimin e këtyre kushteve të mësipërme".

Marrëveshja e asocimit dhe stabilizimit është një marrëveshje që krijon përfitime për vendet e rajonit, por kërkon më parë plotësimin e disa kushteve për të arritur këto përfitime" është shprehur Jose Sanchez, një nga zyrtarët e Komisionit Evropian që udhëheq negociatat me Shqipërinë.

Ai ka konfirmuar për gazetën "Tema" se çështja e vizave nuk mund të zgjidhet në një kohë të shkurtër, pasi problemet që lidhen me lehtësimin e vizave janë të vështira dhe të komplikuara dhe kërkojnë kohë që të realizohen.

"Mjafton që të marrim si shembull se për vendet kandidate që konsiderohen sot si anëtarët e rinj, janë dashur më shumë se 6 vjet për të arritur të plotësojnë kushtet për liberalizimin e vizave. Vetëm atëherë, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të hequr vizat për këto vende, duke i hequr ato nga lista e zezë dhe duke i vendosur në atë të sistemit Shengen, e cila përmbledh vendet, shtetasit e të cilëve mund të kalojnë pa viza në BE" ka thënë Jose Sanchez. Ky i fundit ka insistuar në këtë fakt, duke thënë se shembulli më i freskët është ai i Rumanisë dhe Bullgarisë, për të cilët Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të lehtësojë regjimin e vizave në të njëjtën kohë me kandidatët e tjerë. "Ndërkohë që shtetet anëtare të BE hoqën sistemin e vizave për shumicën e vendeve kandidate, ato gjykuan se nuk ishte ende momenti për liberalizimin e vizave me Bullgarinë dhe Rumaninë para dy vjetësh, pasi këto vende nuk kishin siguruar siç duhet kufijtë e tyre" ka shpjeguar Jose Sanchez. Ndaj sipas tij, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit do t'i duhet të kalojnë në një rrugë të gjatë përpara se t'i plotësojnë këto kushte.

Ambasadori shqiptar në Bruksel Artur Kuko ka konfirmuar gjithashtu nga ana e tij, se liberalizimi i vizave është një çështje që do të zgjidhet në të ardhmen, por jo aktualisht apo në një kohë të shkurtër, ashit siç është thënë në mediat shqiptare.

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-5-2003 nė 15:45 Edit Post Reply With Quote
Cani: Shqiperia, dekada per ne BE
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani mendon se vendit tone i duhen dekada per t'u pranuar ne BE. Me Bashkimin Europian momentalisht afrohemi vetem me inflacionin dhe kursin e kembimit. Mbeten problematike, deficiti buxhetor borxhi i brendshem, deficiti tregtar dhe borxhi i jashtem ne rritje



Blerina Hoxha

"Per te hyre ne Bashkimin Europian Shqiperise i duhen dekada", eshte shprehur dje Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani gjate nje leksioni special ne Fakultetin Ekonomik te Tiranes me studentet e deges se finances. Konkluzioni i Guvernatorit ne lidhje me hapin final te integrimit u be pas disa komenteve per kushtet qe Shqiperia duhet te permbushe ne sektorin e ekonomise, nje pjese e te cilave i perkasin Bankes se Shqiperise. Ne kete aspekt vendi yne afrohet me BE deri diku me nivelin e inflacionit dhe me kursin e kembimit. Qe prej pese vitesh eshte shprehur, kreu i bankes qendrore, Banka e Shqiperise ka arritur te mbaje nje nivel te ulet inflacioni, i cili eshte luhatur ne kufinjte 2-4 per qind. Nderkohe, Greqia qe eshte antare BE ka nje inflacion 3,4 per qind, ndersa edhe vende te tjera te zhvilluara te BE si: Gjermania, Italia, etj. nuk jane duke ndjekur as vete ne menyre strikte disa limite qe Banka Qendrore Europiane ka vene ne lidhje me inflacionin, deficitet buxhetore, etj. Element tjeter me te cilin Shqiperia afrohet me BE eshte edhe kursi i kembimit. Gjate dy viteve te fundit, politika e Bankes se Shqiperise ka mundesuar pasqyrimin e ndryshimeve te tregut nderkombetar edhe ne kursin e kembimit te monedhave te huaja me lekun. Por qendrueshmeria e ketyre dy treguesve duket se eshte i pamjaftueshem qe Shqiperia te siguroje nje perafrim te shpejte me targetet qe BQE ka vene per vendet pretendente per ne BE. Reformat ne bilancin buxhetor, te shoqeruara me reformat ne sistemin fiskal, duket se nuk kane ecur sic duhet gjate viteve te fundit. Kushti i vendosur nga BE-ja se financimi i drejtperdrejte i buxhetit nga Banka Qendrore duhet te marre fund deri ne vitin 2005, nuk eshte respektuar. Qe prej tre vitesh, ai vazhdon te mbese ne nivelin e 8 per qind te GDP-se nderkohe qe tre vite me pare duhej te ulej ne 5 per qind sipas grafikut te percaktuar dypalesh. Buxheti i shtetit, ndonese eshte permiresuar nga viti 1999 ne vitin 2001, pesoi nje goditje fatale gjate vitit te kaluar, per shkak te mos realizimit sipas parashikimit te te ardhurave. Ndersa qeveria shqiptare po i bazon reformat buxhetore me shume tek keshillat e Bankes Boterore dhe FMN-se sesa ne keshillat e BE-se. Deficiti buxhetor mbetet ne nivele te larta. Borxhi i brendshem arriti ne fund te vitit 2002 ne 260 miliarde leke, rreth 1,6 miliarde dollare ose 63 per qind e GDP-se. Kjo e fundit nuk konsiderohet shifer e larte krahasuar me vendet e tjera, por vleresohet si katastrofike po te kihet parasysh se vetem 5 vite me pare, borxhi i brendshem ishte vetem 11 miliarde leke, ose 110 milione dollare. Po keshtu edhe borxhi i jashtem po arrin ne nivele te larta. Shifra ne fund te vitit 2002 arriti ne ne 979 milione dollare, nderkohe qe antaresimi ne BE kerkon strategji te qarte per menaxhimin e borxhit te jashtem dhe kerkon kufinj strikte per respektimin e tij.

Bilanci tregtar i Shqiperise rezulton me nje deficit prej mbi 1 miliarde dollare cdo vit, ndersa bilanci i llogarise korrente te vendit rezultoi me nje deficit prej rreth 300 milione dollaresh gjate vitit te kaluar. Shqiperia importon cdo vit mallra me vlere prej 1,4 miliarde dollaresh. Pjesa me e madhe jane per konsum te perditshem ndersa shume pak vijne ne forme makinash industriale.




--------------------------------------------------------------------------------
31/05/2003


korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-6-2003 nė 08:16 Edit Post Reply With Quote
BE do te riafirmoje ne Selanik tendencen europiane te Ballkanit
Nga Pierre Glachant: /BRUKSEL - Udheheqesit europiane, si dhe homologet e pese vendeve ballkanike, do te marrin pjese te shtunen ne takimin e nivelit te larte te Selanikut, ku do te riafirmojne tendencen e tyre per t'u futur nje dite ne BE dhe per t'u angazhuar ne rrugen e reformave aq te domosdoshme per pranimin e tyre ne BE. Presidenca greke e BE-se e mori kete inisiative per zhvillimin e ketij takimi mes udheheqesve te Maqedonise, Bosnje Hercegovines, Kroacise, Serbi-Mali i Zi dhe Shqiperise dhe homologeve te tyre te 15-tshes, si dhe te dhjete anetareve te ardhshem te BE-se dhe te tre vendeve kandidate si Rumania, Bullgaria dhe Turqia. Pra, kryetaret e shteteve dhe te qeverive te te 33 vendeve, anetare te Bashkimit do te ulen ne te njejten tryeze.

Per Kryetarin e Komisionit Europian, mesazhi qe do t'u drejtohet pese vendeve te Ballkanit perendimor eshte i thjeshte: "Ne deshirojme qe vendet e ketij rajoni te behen nje dite anetare

te Bashkimit", thekson Romano Prodi. "Harta e Bashkimit Europian nuk do te jete e plote derisa aty mungojne vendet e Ballkanit perendimor", ka vene ne dukje kohet e fundit Komisari europian per Marredheniet me Jashte, Kris Paten.

Qellimi eshte i qarte: zgjerimi i BE-se me dhjete vende te tjera, Polonine, Hungarine, Republiken Ceke, Sllovakine, Sllovenine, Lituanine, Letonine, Estonine, Qipron dhe Malten ne maj te vitit

2004 dhe pranimi i pritshem ne vitin 2007 i Rumanise dhe i Bullgarise, nuk do te thote qe te mos pranohen dhe pese vendet e ish-Jugosllavise. Por, meqenese keto vende po vuajne ne menyre te

dhimbshme pasojat e luftes se viteve '90-te, stabiliteti i tyre eshte i nevojshem per BE-ne. "Te gjithe jane dakort me mendimin se situata ne Ballkan eshte e brishte", vuri ne dukje dje ministri francez per Ceshtjet Europiane, Noelle Lenoir,duke permendur dhe vrasjen ne mars te Kryeministrit serb Zoran Xhinxhic.

Presidenca greke e BE-se, e cila e perfundon mandatin e saj ne fund te muajit, afrimin e vendeve te Ballkanit e ka pare si nje nga epersite e saj. Per t'i inkurajuar keto te fundit, 15-tshja me propozim te Komisionit ka pranuar te mobilizoje per keto vende 200 milione euro shtese mes viteve 2004 dhe 2006. Propozimi grek per t'u dhene atyre nje ndihme "para-pranimit", sic marrin vendet kandidate, me qellim per t'ua bere atyre me te besueshme perspektivat e nje hyrjeje ne BE, u hodh poshte kohet e fundit nga 15-tshja, njoftohet prane presidences. Perkrahja per Ballkanin Perendimor mbetet, pra, per momentin, vetem me dhenien e nje ndihme te jashtme.

Tani per tani vetem Kroacia ka dorezuar nje kerkese per pranim ne BE. Ajo do te deshironte te hynte ne vitin 2007. Por, europianet kerkojne angazhimin e te gjitha vendeve te Ballkanit

per reformat. "Nganjehere keto vende shprehin me pak vullnet politik se sa do te donim ne", shprehu keqardhjen ne mars Kris Paten. "Ne nuk mund t'u japim ketyre vendeve vullnetin politik qe iu mungon", shtoi ai.

Shefi i diplomacise se 15-tshes tha ne Luksemburg se afrimi i vendeve te Ballkanit me BE do te varet perfundimisht nga ata vete. 15-tshja u ka bere thirrje autoriteteve te ketyre vendeve te shprehin angazhimin real per te zhvilluar reformat e domosdoshme, ne vecanti ne luften kunder kriminalitetit te organizuar dhe korrupsionit. Sipas Komisionit Europian, ndihma financiare e BE-se per rajonin eshte rritur ne 4,65 miliarde euro per periudhen 2002-2006.

Kjo ndihme perfshihet ne kuadrin e procesit te stabilizimit dhe asociimit qe prej vitit 2000 nga BE ne drejtim te vendeve te Ballkanit.Per t'u pranuar ne BE keto vende duhet te angazhohen

per te zbatuar reformat si ne planin ekonomk ashtu dhe ne ate politik.

AFP




--------------------------------------------------------------------------------
18/06/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 21-6-2003 nė 20:42 Edit Post Reply With Quote
Pas samitit tė Selanikut !

Konkretisht,qartë,shkurt!


1. Qeveria e Nanos të rëzohet me dhunë.

2. Nano të dalë përpara drejtësisë dhe të dënohet me burg të përjetshëm.

3. Shqipërinë t'a udhëheqin shqiptarët, dhe këta shqiptar të fillojnë një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar siç janë trafiqet me njerëz, korrupcioni, pastrimi i parave etj.

Samiti i KE, Shqipërinë e rradhit në vendin e fundit nga shtetet pretendente për aderim në EU. Personalisht nuk jam për aderim në EU, por kur ky shtet me një strukturë të korruptuar politike në rrënjë sa shkon e fundoset, nuk mund të mos konstatoj që Serbisë dhe Malit të Zi i jepet përparsi për aderim ! Mos të na habis asgjë, sidomos serbet kanë vendosur që të luftojnë krimin dhe në këtë drejtim janë shumë të suksesshëm, dhe natyrisht Amerika i shpërblen, Europa i shpërblen, kurse shqiptarët me një strukturë politike fund e krye jo shqiptare do të mbesin aty ku janë nëse nuk ndërmarin masa të përshpejtuara për rëzimin e kësaj qeverie dhe burgosjen e gjithë protagonistëve që rrënojnë Shqipërinë qëllimisht.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-6-2003 nė 00:07 Edit Post Reply With Quote
Pse nuk duhet qe RSH te mos futet ne EU?

Une mendoj se vetem futja ne EU na shpeton se ne ka 2000 vjet qe nuk jemi te zot te mbijetojme vete. ( ju kujtoj 1997 si shembull e luiza hoxhen deputete)

Kemi shume pune per te bere persa te enderrojme te rrezojme nanon.
Keshtu si e kemi nisur ne te djathtit dhe 50 vjet te tjera nuk e marrim pushtetin, por kjo eshte teme tjeter.

Pse nuk duhet te futemi ne EU?

Une e quaj gjene me te natyrshme futjen ne EU, thjesht se ne jemi nje popull europian.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 22-6-2003 nė 14:43 Edit Post Reply With Quote
Pse nuk duhet tė futemi nė EU?

Bashkimi Europjan kërkon kushte!


Kur jemi këtu t'ju them se dje e dëgjova një intervistë të ministrit të jashtëm Polak i cili me tekstin e Kushtetutës së re Europjane nuk ishte aspak i kënaqur. Pse nuk ishte i kënaqur? Për shkak se për tekstin në fjalë ishte njoftuar pak përpara se Zhiskar Desten të bën "promovimin" e saj pak përpara samitit të Selanikut! Ai bile pyetej:Pse nuk jemi njoftuar më herët për këtë Kushtetutë? Mendoj se këtu ka të fshehura të çuditshme, sepse nga 25 shtete anëtare, vetëm 15 do të jenë anëtarë permanent të këshillit qendror. As suedezët nuk ishin të kënqaur! Pra, këtu ka disa lëvizje të çuditshme që të bën të pyetesh kah po shkon Europa? Sidomos Franca dhe Gjermania të cilat të dyja si të kurdisura pranojnë gjithçka çka vjen nga Zhiskar Desten-i !

Mos të harojmë se Spanja, Britania e Madhe këtë kushtetutë e vënë në pikpyetje dhe kërkojnë që të rishikohet teksti edhe një herë dhe të filloj debati përsëri, kurse Franca dhe Gjermania thonë:debati ka mbaruar!

Pastaj, mos vallë Franca dhe Gjermania mundohen të udhëheqin me Europën sepse ato po "investokan" më shumë?

Në këtë kontekst ne shqiptarët edhe ashtu kemi jetuar pa Europën, bile dëm të madh na ka bërë që prej kohës së Skënderbeut duke na lënë anash! Tani kur Europa po "bashkohet" përsëri qëllimisht shqiptarët lihen anash me pretekst se duheshka të luftohet korrupcioni dhe trafiqet! Kurse nga ana tjetër janë pikërisht ato që përkrahën socialistët dhe shkatërimin e Shqipërisë më 1997.

Një pikë tjetër interesante është se Europa nuk të pranon falas, kam frigë se Shqipëria do të kushtëzohet me pasuritë nëntokësore për aderim në Europë kurse nga ana tjetër shqiptarët vetë asnjëherë nuk ia panë gëzimin asaj pasurie!

Interesante është, pse Zvicra nuk dëshiron aderim në Europë?

Dhe pika kyçe për mua është që me aderimin në Europër ne i themi përgjithmonë lamturmire aleatëve tanë të kahmotshëm amerikanëve. Njëri nga qëllimi bazë i Europjanëve, që të largojnë sa më shumë amerikanët! Romano Prodi në intervistën dhënë televizionit maqedonas tha se shtetet që kanë nënshkruajtur marveshjen për mosekstradimin e ushtarëve ameriakan për krime lufte do të ketë konsekuenca negative për ato shtete! Natyrisht Prodi aludonte në Shqipërinë, kurse nga ana tjetër Rumunia që gjithashtu ka nënshkruajtur marveshjen me amerikanët nuk përmendej askund dhe ajo prej 2004 praktikisht është anëtare e rregullt e KE edhe pse aderimi është paraparë më 2007! Mjafton që nuk kanë nevojë për viza rumunët!

Personalisht mendoj se nençmimi që u bëhet shqiptarëve nga ana e të ashtuquajturve Europjanë të "civilizuar", duke gjetur vrrima gjithmonë që të largohet Shqipëria për interesa banale dhe të ulta, që Shqipëria mos të aderon asnjëherë në KE sepse Europa ka për të na paguar e jo ne të paguajmë që të futemi në te. Natyrisht ky është mendimi im. Dhe në fund, po që se do t'më mudësohej që të votoj në referendum, do të votoja kundër, edhe pse e di që shumica do të ishin për.

Shqipëria dhe faktori shqiptar kanë luajtur dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol me rëndësi në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit... Por, ne gjykojmë se duke u nisur nga veçoritë specifike dhe problemet e veçanta të secilit vend, edhe ndihma dhe asistenca e BE-së lipset të jetë në përputhje e në harmoni me këto specifika dhe e diferencuar për çdo vend.- Alfred Moisiu President i Shqipërisë





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-6-2003 nė 08:35 Edit Post Reply With Quote
Shqipëria pas Samitit të Selanikut

Nga Gjergj Buxhuku

Për botën kaotike të politikës, medias, ekonomisë dhe realitetit shqiptar, takimi i Selanikut ishte një mësim i mire. Tej tam-tameve të suksesit të bujshëm ose dështimit të turpshëm të takimit, pretenduar përkatësisht nga pozita dhe opozita shqiptare, përfundimi i tij ishte e vërteta e thjeshtë, se fati dhe e ardhmja e Shqipërisë është vetëm në duart e vetë shqiptarëve. Drejt ose gabim, kjo pak rëndësi ka, por hapur BE shprehu në Selanik se nuk do të ketë vendime politike për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do të kërkohen në vazhdimësi vetëm plotësime dhe përsëri plotësime standardesh dhe kushtesh të gjithëfarshme. Rasti i pranimit në BE të Greqisë në vitin 1974, por dhe i Spanjës dhe Portugalisë më vonë, nëpërmjet një vendimi thjesht politik për arsye gjeostrategjike dhe pa asnjë kërkesë tjetër, nuk do të përsëritet më. E thënë ndryshe, gjithçka përkthehet në faktin e thjeshtë, se nuk mund të pretendohet as edhe të predikohet nga politika shqiptare se Europa do të na ushqejë në vazhdimësi pa bërë asgjë, as edhe që marrëveshjet e asociimit do të shoqërohen me lugë të florinjta për të mbushur barqet shqiptare, që mund edhe të shullehen në diell pa fund! Rëndësia e Shqipërisë për BE është po aq sa edhe pesha e 3 -minutëshit në kohën e përgjithshme të takimit 3 -ditor të Selanikut! Përfundimet e mësipërme duhet të jenë mësime të mëdha për gjithë shqiptarët.
Së pari, qytetarët e këtij vendi duhet t’u kërkojnë llogari të zgjedhurve të tyre për objektiva tokësore, të thjeshta dhe jetike dhe jo të dëgjojnë përfundime të takimeve të pambarimta “integruese”. Punësimi, dritat, uji, rrugët, rendi, arsimimi, shëndetësia, janë të thjeshtat e ndërlikuara, që duhen për sot dhe jo për nesër.
Së dyti, politika shqiptare duhet të jetë me këmbë në tokë nëse dëshiron me gjithë mend të bëjë diçka për popullin e saj. Të jesh me këmbë në tokë, para së gjithash do të thotë që duhet të kuptosh, se integrimi në BE është garë e pambarimtë ekonomike. Kjo do të thotë se asnjë vend sado i pasur të jetë nuk të dhuron asgjë, nëse nuk e meriton! Ndërsa ne u dhurojmë vendeve të pasura fqinje paratë shqiptare, që dinë vetëm të fluturojnë jashtë Shqipërisë. Një deficit tregtar prej 1miliard dollarësh dhe një deficit korent prej 500 milionë dollarësh në vit mjaftojnë për të treguar se përpara se të kërkosh lëmosha, duhet të dish të mbash dhe të përdorësh pasurinë që ke në duar. Deri më sot kemi treguar se dimë vetëm të lypim dhe të jemi shërbëtorë të mirë të të huajve, që nëpërmjet nesh përvetësojne pasurinë tonë për të na dhënë më pas prej saj lëmosha!
Së treti, përpara se të kërkojmë integrim në BE ne duhet të dimë të integrohemi si komb. Rasti i jashtëzakonshëm i çlirimit të Kosovës, duhet të shfrytëzohet për të mirën e të gjithëve. Sa më i madh të jetë kombi, aq më i pasur, me peshë dhe i rëndësishëm është ai. Prandaj duhet të shfrytëzojmë konjukturat e favorshme gjeostrategjike të përplasjes së interesave të BE-së, SHBA-së dhe Rusisë për të përfituar maksimumin e mundshëm në të mirën tonë. Le ta fillojme nga krijimi i tregut të bashkuar kombëtar të shqiptarëve. Hapi i parë duhet të jenë bisedimet e afërta për marrëveshjen e tregtise së lirë Shqipëri-Kosovë.
Mbi të gjitha duhet të japim provën se dëshirojmë të ndërtojmë një shtet dhe institucione demokratike. Prova e madhe është zhvillimi i zgjedhjeve të lira. Deri më sot nuk e kemi dhënë këtë provë, pa të cilën as nuk mund të mendohet se mund të jesh anëtar i familjes evropiane. Pikërisht, e vërteta e mësipërme u duhet thënë qartë shqiptarëve, qe si për inerci të viteve të izolimit vazhdojnë ende të ushqehen me shpresën e sakrifikimit të sotëm për hir të së nesërmes së shkëlqyer ose të durimit për të pritur ndonjë firmë të ndonjë Mesie tokësore, që do të sigurojë parajsën e shumëdëshiruar!


shek

Per shume ceshtje ka te drejte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-11-2003 nė 16:49 Edit Post Reply With Quote
BE: "NANO, GJEJ MENJEHERE MINISTRAT!"

Ja kritikat e BE-se drejtuar qeverise shqiptare:

- Reforma ne administraten publike po ecen shume ngadale

- Shqiperia nuk permbush dot detyrimet per ne organizatat e BE-se

- Shqiperia nuk ka respektuar marreveshjet qe ka nenshkruar

- Ka probleme te medha ne sistemin doganor

- Krimi dhe korrupsioni jane ende ne nivele te larta etj.

Vali Qyrfyci

Kryeministri Nano duhet te zgjidhe sa me pare mbi baza kushtetuese mungesen e ministrave ne kabinetin e tij. Me nje fakt te tille, iu drejtua dje kreu i delegacionit te eksperteve te BE-se Reinhard Priebe, kreut te qeverise shqiptare Fatos Nano. Mesohet se ceshtja e krizes qeveritare ka qene pika kryesore e takimit qe u zhvillua gati nje ore mes tyre. Per delegacionin evropian, eshte ende e pakonceptueshme qe qeveria shqiptare vazhdon te drejtohet prej muajsh edhe ne rang zv/ministrash. Prandaj, kane parashtruar si nje kusht kryesor, ate te emerimit te ministrave dhe jo zevendesave ne kabinetin qeveritar. Nga ana tjeter, mesohet se mes dy paleve eshte diskutuar edhe ceshtja e luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. "Mbetet shume per te bere, vecanerisht persa u perket reformave" deklaroi kryenegociatori i ketij raundi mes bisedimeve Shqiperi-BE. Kete radhe, kritikat per qeverisjen socialiste ne rang zv/ministrash nuk vijne me nga opozita shqiptare, por nga vete negociatoret e Bashkimit Evropian. Behet e ditur se ne kete takim, koke me koke Priebe e ka kritikuar gjithashtu Nanon per reformat jo te plota ne administraten publike shqiptare, vonesat ne xjerrjen e rezultateve te zgjedhjeve lokale te 12 tetorit, mosrespektimin e angazhimeve te marra ne lidhje me tarifat doganore per disa mallra.

Priebe: Jeni larg Evropes!

Shqiperia eshte ende larg hyrjes ne Bashkimin Evropian. Edhe kete rdhe, ekspertet e BE-se jane shprehur te pakenaqur me vendin tone dhe kane shtyre per nje afat te pacaktuar vazhdimin e negociatave. Kane qene nje goditje jo e paket per qeverine aktuale konkluzionet ne perfundim te raundit te trete te bisedimeve per negociatat Shqiperi-BE per asocim-stabilizimin. Pakenaqesia e evropianeve eshte fokusuar ne zvarritjen per realizimin e reformave dhe shpenzimet e teperta te energjive te shqiptareve ne debate te brendshme aspak te frytshme politike. Negociatat mes qeverise shqiptare dhe delegacionit te BE-se kete radhe nuk kane rezultuar te suksesshme. Pati mosmarreveshje ne lidhje me listen e mallrave nderkohe qe Shqiperia nuk permbush dot detyrimet e saj si antare e organizatave ekonomike. "Ne diskutuam disa ceshtje ne fushen e bujqesise, peshkimit dhe agroindustrise, por pa arritur ne rezultate konkrete. Bisedimet u perqendruan ne aspekte specifike teknike qe do te jene fillim i te tjera negociatave per arritjen e marreveshjes se plote." Nga te dyja palet ne kete raund te trete bisedimesh pritej te vendosej per listen e mallrave te lejueshme per eksport-import mes Shqiperise dhe BE-se, perfshire ketu dhe tarifat doganore, por ajo qe pritej nuk u arrit duke shenuar keshtu nje tjeter hap mbrapa. Delegacioni ka kujtuar rastin e marreveshjes me OBT ne baze te se ciles Shqiperia pati pranuar uljen e tarifave doganore te vajit dhe birres per vitin e kaluar, pa e realizuar kete. Ky fakt perben sipas delegacionit evropian nje shembull te mosrespektimit te marreveshjeve te bera nga ana e Shqiperise.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Petro

Postuar mė 9-11-2003 nė 01:29 Edit Post Reply With Quote
Meta: Raporti i BE-së, sinjal për mbylljen e negociatave



TIRANE (8 Nëntor) - Ish zv/kryeministri Ilir Meta ka shprehur shqetësim për raportin e përfaqësuesve të Komisionit Europian për ecurinë tepër të ngadaltë të reformave në vend. "Për drejtimet themelore të procesit të integrimit europian, si zbatimi i ligjeve dhe legjislacionit, funksionimi i institucioneve shtetërore, reformat në administratën publike dhe në fushën e doganave, kanë qene kritikat me konkrete", tha Meta. Këto konstatime serioze e kritike paralajmërojnë sipas tij, se po nuk pati përmirësim të reformave, rrezikohen negociatat dhe procesi i stabilizim-asociimit do të zgjatet. Raporti i BE-së, është sinjal për mbylljen e negociatave, tha Meta. Ai shtoi se përgjegjësia bie mbi qeverinë dhe kryeministrin Nano. ro/ro (News24/BalkanWeb)

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-4-2004 nė 09:13 Edit Post Reply With Quote
Raportet mbi RSH


http://europa.eu.int/comm/external_relations/see/sap/rep3/cr_alb.htm


Ka dhe tek TemA nje perkthim

http://www.gazetatema.net/BERaporti.htm

Por fatkeqesisht as nuk thuhet sakte se i kujt raporti, as kush e ka perkthyer as nuk jepet burimi nga eshte marre origjinali.

Per cilesine e perkthimit nuk mund te them asgje.

Ne te djathtit duhet te heqim dore nga keto menyra pune jo profesionale.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-4-2004 nė 17:05 Edit Post Reply With Quote
Shqiperia, ne BE ne vitin 2014
Interviste me dr. Kristof Cepel, deputet socialdemokrat dhe kryetar i deges se OKB-se ne Komisionin e Marredhenieve me Jashte te Bundestagut gjerman.

A nuk eshte larguar vemendja e bashkesise nderkombetare nga Ballkani, qe kur kane dale ne pah krizat ne Afganistan dhe Irak?

Jo, ky eshte perceptim i gabuar. Politika integruese e Bashkimit Evropian ndjek nje logjike afatgjate stringente. Ketu ben pjese edhe ajo, te 25 milione njerezit qe jetojne ne Evropen Juglindore brenda nje afati te caktuar kohor te behen qytetare te BE-se. Ketu hyjne jo vetem njerezit ne Ballkan, se Ballkani eshte malesi ne jug te Bullgarise dhe nuk ka te beje me Shqiperine. Ky eshte nje qellim i politikes se jashtme gjermane dhe aty po punohet me konsistence.

Keto vende nuk jane treguar gjithmone ne vijen e Bashkimit Evropian. Nje vit me pare disa prej tyre nenshkruan kontrata me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per bojkotimin e Punes se Gjykates Nderkombetare Penale te Hages. Eshte fakt qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ushtrojne presion. Shqiperia eshte shume me e vogel se Gjermania e ajo u detyrua te perulet perpara presionit amerikan. Shqiperia merr ndihma nga SHBA-te e deshiron te hyje ne NATO. Kete faktikisht e vendosin vetem Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Bashkimi Evropian nuk mund te ushtroje presion?

Nuk jam per te perdorur termin presion. Behen negociata, caktohen synime qe do te arrihen, nese keto nuk arrihen, atehere ketyre vendeve u kujtohet edhe nje here se po i zvarrisin negociatat ne disa sektore. Nuk ka asnje dyshim, qe te gjitha vendet e Evropes, duke perfshire ketu edhe Shqiperine dhe Maqedonine, jane te interesuara te luftojne trafikun ilegal, tregtine me njerez e keshtu me radhe.

Jo rralle flitet, qe ne trafiqet ilegale jane te implikuar vete zyrtare te larte?

Ne cdo sistem ka patur edhe ministra apo qeveritare e deputete qe kane qene te korruptuar. Ky fenomen ekziston si ne Shqiperi ashtu edhe ne Gjermani. E folura per kete ka dy ane: Sigurisht qe ka raste konkrete, por nga ana tjeter, menyra se si partite ne Evropen Juglindore dhe ne Shqiperi e akuzojne njera- tjetren per kriminalitet i demton keto vende. Une besoj, se ato do te bejne mire te perqendrohen tek permbajtjet politike.

A vlen kjo edhe per protestat qe opozita po zhvillon kunder Kryeministrit Nano?

Eshte e drejta e PD-se te demonstroje. Por fakti, qe po zhvillohen demonstrata, nuk mund te jete shkak per largimin e qeverise. Edhe kundra qeverise gjermane ka protesta. Dua te them, dicka, dhe mos e merrni si njeanshmeri: Ne Europe nuk eshte e zakonshme qe te nderrohen qeverite me demonstrata. Nderrimi i qeverise behet me zgjedhje. Kjo eshte rruga normale.

Por, a nuk deshmon historia e Shqiperise pikerisht dicka tjeter?

Historia e Shqiperise, ndryshe nga ajo e vendeve te tjera, vuan nga nje hipoteke e vjeter. Te mos harrojme, qe ne Shqiperi demokracia ekziston vetem qe nga viti 1989 (1990 shen. i red) e ketej. Ky zhvillim u ngarkua edhe me ngjarjet skandaloze te piramidave. Kryeministri shqiptar arriti para pak kohesh qe ta mblidhte partine pas vetes, qeverise iu ribashkuan edhe socialdemokratet. Kjo tregon qe raportet po normalizohen. Eshte per t'u cuditur fakti, qe Berisha pas kesaj demonstron serish. Po t'i hedhim edhe nje sy fakteve objektive, megjithese parimisht, nuk ka shume fakte objektive qe flasin per suksese politike, duhet thene, se zhvillimi i ekonomise nen qeverine aktuale eshte mjaft pozitiv ne krahasim me vende te tjera europiane. Eshte e mrekullueshme te shikosh, se me cfare guximi kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ka shkaterruar ndertimet pa leje dhe ka ndertuar perseri parqe ne qender te qytetit. Kur shkon ne lokalet e Tiranes, nuk gjen fare vend ku te ulesh...

Edi Rama eshte vetem nje kryetar bashkie. Po qytetet e tjera?

E pranoj, qe gjendja ne qytete te tjera nuk eshte si ne Tirane. Por edhe propaganda per kete eshte e gabuar. E kam bere dy here me makine rrugen Mali i Zi- Tirane. Para se te nisesha kisha pyetur "ekspertet e Shqiperise" qe jane ketu, te cilet me thane se rruges nuk gjen as per te ngrene e as per te pire. Nderkohe qe ne rrugen ndermjet kufirit dhe Tiranes ka shume kafene. Sigurisht, nuk eshte si ne Gjermani, por ka perparime. Kur shkova per here te pare ne Tirane, nuk kishte trotuare. Pra, po plotesohen disa kerkesa minimale te civilizimit evropian. Nje problem eshte mungesa e lidhjeve rrugore me veriun. Sigurisht qe eshte fatkeqesi, kur ke patur nje diktator te cmendur ne krye qe nuk ndertonte rruge, sepse kishte frike se do te zbarkonin ruset me aeroplane. Ndryshe nga Titoja, qe ndertoi autostrada, ne Shqiperi, ne vend te rrugeve u ndertuan bunkeret. Gjithashtu, nje problem tjeter eshte ai i rrugeve nga lindja. Per kete nuk e ka fajin historia e Shqiperise, por terreni malor. Ai krijon veshtiresi edhe ne ndertimin e tubacioneve te rrymes elektrike. Ajo qe mundi te riperteritej me shpejtesi, pamja e kryeqytetit, u arrit, gjera te tjera rregullohen me ngadale. Pra, duhet pak objektivizem per nje vend qe e ka patur shume me te veshtire se Gjermania Perendimore.

C'fare mund te mesoje Shqiperia nga Gjermania?

E rendesishme eshte qe e gjithe shoqeria shqiptare te sforcohet sa me shume. Shqiperia ka qene pothuajse e izoluar teresisht nga zhvillimet intelektuale ne Europe, perjashto disa shkrimtare qe u bene te famshem, por qe kishin edhe shanse per te dale jashte shtetit. Niveli i shkencave shqiptare mbeti pas. Ajo qe duhet te bejne te gjithe vendet europiane, duke perfshire ketu edhe ato shqiptare, eshte forcimi i universiteteve, barazimi i nivelit te tyre me standardet evropiane. Ne kete menyre do te luftohet edhe korrupsioni, sepse njerezit nuk do te duan t'i fitojne parate me me tregti, ne mos me ate ilegale, por me prodhim, sepse me prodhim fitohet edhe shumica e parave.

Kur do te hyje Shqiperia ne BE, sipas mendimit tuaj?

Ne qofte se Bashkimi Europian do ta marre seriozisht ate qe eshte ne interes te tij, pra, qe te kete edhe nje integritet territorial, e jo qe ndermjet Sllovenise dhe Greqise te jetojne 25 milione njerez, qe nuk dine se cdo te behet me ta, e qe pjeserisht po i ruajne amerikanet, atehere kjo duhet te ndodhe mbas 10 vjetesh. Eshte nje date simbolike, viti 2014, me rastin e 25 vjetorit te renies se perdes se hekurt, te Murit te Berlinit. Kjo eshte e beshme, por problemi me i madh nuk eshte Shqiperia, por Kosova. Ne duhet te fillojme te mendojme per ndonje forme te vecante ne Bashkimin Europian. Qe do te thote ndoshta qe ne Europe te kete territore qe drejtohen direkt nga OKB-ja, kjo do te ishte nje zgjidhje per Europen. Eshte nje zgjidhje me e mire, se sa te presesh, derisa te bien dakord njerezit ne Serbi e Mal te Zi, nga njera ane, e ne Kosove, nga ana tjeter.

Anila Shuka




--------------------------------------------------------------------------------
07/04/2004

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-5-2004 nė 10:27 Edit Post Reply With Quote
Ky socialdemokrati gjerman ja ka fut aq kot sa te dhemb koka kur e lexon.

Te vjen keq qe njerez si ky, mund te marrin ndikim ne vendimmarrje.

Per nje gje ka te drejte ndoshta qe vetem me 2014 do te mund te hyjme ne BE.

Sipas planit ka mundesi qe Bullgaria dhe Rumania te futen me 2007 dhe Kroacia e Bosnja me 2009 dhe Serbi- Mal i Zi, RSH Kosove, Maqedoni me 2014. ( mendoj une)

Ndersa tek korrieri sapo lexova:

Shqiperia ne BE, ne vitin 2020
Qendra Europiane per Studime Politike, (EPC), nje Institut europian me qender ne Bruksel, ka shprehur mendimin e saj se vendi yne, do te jete pjese e Bashkimit Europian ne vitin 2020. Sipas EPC, Shqiperia do te anetaresohet ne BE ne vitin 2020, ne te njejten kohe me Kosoven. Ne nje kumtese me titull "Ku mbaron Europa", te publikuar ne internet, drejtori i Institutit per studime politike, Fraser Kameron, parashikon raundet e ardhshme per zgjerimin e BE-se. Ai e bazon vleresimin e tij ne pervojen e ish-vendeve kandidate te Bashkimit Europian dhe kohen qe u nevojitet atyre per t'u pergatitur per anetaresim. Sipas vleresimit te tij, Bullgaria dhe Rumania do te anetaresohen ne BE ne vitin 2007, Kroacia, Norvegjia dhe Islanda ne vitin 2009, Turqia, Maqedonia, dhe Zvicra ne vitin 2012, Serbi e Mali i Zi, Bosnje e Hercegovine, Shqiperia dhe Kosova ne vitin 2020, ndersa Ukraina, Belarusi dhe Moldova do te anetaresohen ne vitin 2025. Kameron mendon se Rusia, Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani do te mbeten jashte Bashkimit Europian. Ky parashikim i Institutit, vjen nderkohe qe qeveria shqiptare eshte angazhuar ne reformat integruese dhe shume kohe pas berjes publik te raportit te BE mbi ecurine e ketyre reformave. Ne lidhje me procesin integrues, polet e politikes shqiptare akuzojne njeri-tjetyrin per pengese te ecurise dhe perparimit te ketyre reformave. Gje e cila u vu re edhe ne debatin e fundit parlamentare, kur deputetet diskutuan mbi kete raport.




--------------------------------------------------------------------------------
06/05/2004

Mbas nje kerkimi te shkurter e gjeta origjinalin:

http://www.theepc.net/en/default.asp?TYP=TEWN&LV=359&PG=TEWN/EN/detail&l=&AI=359

Qe duhet te interpretohet ndryshe nga sa perkthehet tek korrieri.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-10-2004 nė 19:14 Edit Post Reply With Quote
Tre raportet e BE: Shqipëria në vendnumëro

Pa zbatimin e reformave të parashikuara nuk ka marrëveshje!


Nga korrespondenti ynë në Bruksel, Ernest Bunguri

Rreth një vit para nisjes në Tiranë të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) nga Romano Prodi, institucioni i drejtuar prej këtij të fundit publikoi, në 4 prill të vitit 2002, raportin e parë vjetor për ecurinë e Shqipërisë gjatë vitit 2001, në kuadër të Procesit të Asociim-Stabilizimit (PSA) me BE-në.

Raporti i parë, i hartuar prej stafit të Komisionit Evropian në Tiranë dhe në Bruksel, një prej mekanizmave kryesorë ndjekës dhe monitorues të vendit, çoi atëkohë, nëpërmjet rekomandimeve, në çeljen e negociatave për MSA-në. Që atëherë, raportet e Komisionit publikohen në fundmarsin e ç’do viti, sot janë gjithsej tre, dhe dy pasuesit e raportit të parë kanë rekomanduar, ndër të tjera, shtyrjen e përfundimit të negociatave për këtë marrëveshje. Analiza e këtyre dokumenteve ndërhyn në mënyrë kirurgjikale në të gjitha fushat dhe problematikat ku Shqipëria duhet të kryejë reforma, në bazë të angazhimeve të saj me partnerët evropianë. Vit pas viti, nga marsi 2001 deri në mars 2004, njësoj në të tre raportet, ecuria e vendit është cilësuar si e kufizuar, për shkak të mungesës së vullnetit politik, të mungesës së aksioneve dhe rezultateve konkrete dhe si rrjedhim të moszbatimit konkret të reformave. Dokumentet e Komisionit fillojnë fjalinë e përsëritur: “Progresi i Shqipërisë ka qenë i kufizuar. Vendi nuk i ka përmbushur siç duhet, apo vetëm paksa, rekomandimet në raportin e mëparshëm”...

Gangrena e jostabilitetit politik
Në të tre raportet, një nga pengesat kryesore për ecurinë e vendit janë grindjet e vazhdueshme dhe të pashërueshme të klasës politike shqiptare në tërësi. “Interesat individualë mundin interesat e përgjithshëm, duke mbajtur gjallë paqëndrueshmërinë politike dhe drejtimin e dobët të vendit”, cilësohet në raportin e 4 prillit të vitit 2002. “Megjithë konsensusin për zgjedhjen e presidentit Moisiu, stabiliteti politik vazhdon të jetë i brishtë, gjë që përkthehet edhe në pamjaftueshmërinë e kryerjes të reformave”, analizon në marsin e vitit 2003, raporti pasues. “Ai pak stabilitet i vitit të kaluar, u zëvendësua shpejt nga grindjet për kryetar partie në gjirin e PS-së. Lufta për drejtim brenda mazhorancës dobësoi stabilitetin e qeverisë. Përqendrimi i kësaj të fundit në probleme të tilla dhe një opozitë gjithmonë e më shumë penguese lanë pas dore programin e reformave, i cili vuan shumë nga vonesat”, raporton dokumenti i marsit të vitit 2004. Këtyre ju shtohet edhe problemi i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2003, për të cilat raporti i fundit shënon shkurt, se nuk u arritën standartet e duhura ndërkombëtare. Në të tre raportet, problem i njëjtë mbetet edhe paaftësia e administratës publike për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga negociatat në vazhdim të MSA-së dhe kjo edhe si rrjedhim i influencimit politik dhe financiar të kësaj të fundit.

Rritje ekonomike në një klimë të sëmurë
Situata ekonomike në Shqipëri, është një prej fushave që shënon disa pikë relativisht pozitive në raportet e Komisionit Evropian. Në tre vjet, rritja ekonomike është e vazhdueshme, inflacioni mbahet nën kontroll, Banka e Kursimeve, më e madhja në Shqipëri, u privatizua më në fund në vitin 2003. E megjithatë, krahas pikëve pozitive, në raporte flitet edhe për problemin e vazhdueshëm të ligjit të pronës. E këtij problemi i shtohet “Qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në terma afatmesëm dhe aftësia e shtetit për të luftuar varfërinë, të cilat dëmtohen nga mungesa e stabilitetit dhe reformave të kufizuara”, siç shënohet në raportin e fundit. E në të tre bashkë, problem mbetet pesha e madhe e ekonomisë informale, klima e papërshtatshme e biznesit, e cila dekurajon investimet e brendshme e sidomos të huaja. Këtyre ju shtohen korrupsioni, krimi i organizuar, moszbatimet e ligjeve dhe paaftësia administrative, të gjitha këto që pengojnë biznesin dhe sigurisht, nuk ofrojnë mbrojtje apo siguri ligjore për të.

Krimi i organizuar, trafiqet, korrupsioni dhe shteti ligjor
Si në prill të vitit 2002, ashtu edhe në mars të vitit 2004, reformat që garantojnë shtetin ligjor ngecin njësoj. Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, apo funksionimi i duhur i sistemit ligjor nuk arrijnë rezultatet e kërkuara. “Shqipëria duhet lavdëruar për rolin e saj konstruktiv në rajon, apo për pakësimin e trafikut të qenieve njerëzore drejt Italisë. Por e njëjta gjë s’mund të thuhet me rezultatet e dobëta që vendi shënon në fusha kyçe, si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ajo në sistemin gjyqësor apo në reformën e administratës publike”, përsëritet në raportin e fundit të Komisionit, ashtu si në dy raportet e mëparshme të marsit 2003 dhe prillit 2002. “Me këtë ritëm reformash, mbyllja e negociatave parashikohet e gjatë dhe jashtë kalendarit fillestar”, parashikohej në raportin e marsit të vitit 2003. “Nëse Shqipëria dëshiron të ecë në rrugën e saj drejt BE-së, ajo duhet të demonstrojë vullnetin politik, vendosmërinë dhe kapacitetin për të përmbushur çështjet kyçe që identifikohen në raport dhe pa vonesa”, rekomandohet në raportin e fundit, edhe në këtë pikë, po njësoj me dy dokumentet paraardhës dhe me mesazhe pak më të qarta.



Paten, Komisioneri Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë
Në BE me punë, jo me premtime

Një kalendar veprimi për Shqipërinë për vitin 2004, duhet të jetë: Të miratoni legjislacionin e nevojshëm për të lufuar korrupsionin dhe ta vini atë në jetë. Të forconi profesionalizmin dhe autoritetin e gjyqtarëve tuaj, nëpërmjet emërimit të tyre me procedura të rrepta. Të forconi policinë dhe të siguroni që policët e përfshirë në veprimtari kriminale të ndiqen penalisht. Të zbatoni Ligjin për Shërbimin Civil dhe të garantoni bashkërendimin e duhur ndërmjet ministrive. Të përgatisni zgjedhjet e ardhshme në kohën e duhur, duke marrë në konsideratë të metat e identifikuara në zgjedhjet lokale të 2003-shit. Të përmirësoni mjedisin tuaj për biznes, duke hequr barrierat burokratike dhe duke vendosur rregulla e procedura të qarta e të thjeshta. Të përmirësoni menaxhimin e kufinjve dhe të luftoni krimin e organizuar, si edhe të gjitha llojet e trafikimeve me vendosmëri të plotë. Të nxisni lirinë e medias dhe respektimin e të drejtave të njeriut në përputhje me konventat ndërkombëtare që keni ratifikuar.



Presidenca Hollandeze: Reformat e qeverisë të pamjaftueshme

Që Shqipëria të mund të afrohet drejt strukturave euro-atlantike, duhet të shënojë progres në procesin e reformave në vend. Është shumë shqetësues konstatimi se progreset e realizuara në vënien në jetë të reformave janë të pamjaftueshme. Kjo gjë është konstatuar pikërisht në fushat thelbësore që sigurojnë të ardhmen e vendit dhe arritjen e integrimit të saj në BE. Konkretisht: konstatimet e mësipërme përfshijnë ritmin e reformave, si në një mënyrë të përgjithshme, ashtu edhe në veçanti, në lidhje me ritmin e reformës zgjedhore dhe atë të luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.



Salzman: Ekonomia është monopolizuar nga politikanët

Politika të heqë dorë nga monopolet që kanë mbërthyer aktualisht ekonominë shqiptare përmes ndërhyrjes së tyre. Shteti shqiptar ka çaluar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe në funksionimin e administratës publike. Sistemi i prokurorisë nuk ka funksionuar siç duhet, ndërkohë që ligjet zbatohen shumë pak. KE mbeti e zhgënjyer se si Shqipëria nuk arriti të përmbushë standardet. Në Shqipëri ekziston një klimë jo e favorshme për të thithur investimet e huaja. Rezultat pozitiv i qeverisë shqiptare për vitin e kaluar është kontrolli i trafikimit të qenieve njerëzore në detin Jon dhe Adriatik, ndonëse ka patur një përparim të kufizuar në luftën kundër drogës dhe parave të pista. Notë pozitive merr mbyllja e marrëveshjes së ripranimit të emigrantëve si dhe qëndrimi konstruktiv që Shqipëria ka mbajtur për ngjarjet në rajon dhe në botë. Vlerësoj rritjen ekonomike me 6% në vend vitin e kaluar, ndërkohë që inflacioni ka ruajtur vlerat 2-4%.



Doris Pack: Të plotësohen rekomandimet e OSBE-së

Më ka ardhur në majë të hundës duke dëgjuar gjithmonë disa nga politikanët shqiptarë që sulmojnë vazhdimisht Komisionin, ndërkombëtarët dhe evropianët, për reagimet e këtyre të fundit. Nuk e kuptoj se si Shqipëria, politikanët, qeveria, nuk janë të aftë të kryejnë reformën zgjedhore. Nuk e kuptoj se si edhe një çështje të tillë si zgjedhjet e përdorin për interesa të ngushta të partive politike. Unë mendoj se ka ardhur koha ta mbyllin këtë problem dhe i bëj thirrje me të vërtetë: qeverisë, partisë që ka mazhorancën, por edhe parlamentarëve të tjerë, opozitës, që të gjejnë një kompromis tani. Mendoj se kemi të bëjmë me papjekuri dhe kjo gjë duhet të thuhet hapur. Unë interesohem për Shqipërinë dhe dua që vendi të vazhdojë negociatat me Evropën dhe mendoj se duhet të gjejnë zgjidhjen e duhur për zgjedhjet.



© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-12-2004 nė 22:44 Edit Post Reply With Quote
BE dhe Gjermania do të financojnë projektet shqiptare
03/12/2004

BRUKSEL, Belgjikë -- BE do të financojë një program për kontrollin e armëve të lehta në Shqipëri, njoftoi të enjten (2 dhjetor) ATA. Programi prej 1.3 milion eurosh do të vihet në jetë më 2005. Deri sot, bashkimi ka dhënë 1.3 miliard euro për projektet e ndryshme në Shqipëri.

Në lajme të tjera, Shqipëria dhe Gjermania nënshkruan një protokoll për bashkëpunimin financiar dhe teknik sipas të cilit Gjermania do të japë 15.2 milion euro për projektet e elektricitetit, furnizimit me ujë dhe mbrojtjes së mjedisit vitin e ardhshëm. (ATA - 02/12/04)


1.3 miliarde!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-1-2005 nė 21:24 Edit Post Reply With Quote
Shirak zotohet të mbështesë aspiratat e Shqipërisë për në BE
21/01/2005

PARIS, Francë -- Presidenti francez Zhak Shirak dhe Kryeministri vizitues shqiptar Fatos Nano, ranë dakord të enjten (20 janar) se lidhjet e tyre të ndërsjellta ishin të shkëlqyera ndonëse lidhjet ekonomike mund të forcoheshin. Shirak u zotua se "Shqipëria do të ketë mbështetjen e Francës në rrugën e saj drejt BE". Nano tha se shpreson se Shqipëria do të jetë në gjendje të miratojë marrëveshjen e stabilizimit dhe asocimit këtë vit dhe të hyjë në Bashkim në 2014.

Në lajme të tjera, Albanian Daily News raportoi të premten se ministria e punës do të rivendosë një marrëveshje me Gjermaninë mbi punësimin e shtetasve shqiptarë. Marrëveshja e nënshkruar në dhjetor 1991 siguronte dërgimin e punëtorëve shqiptarë në Gjermani për të fituar përvojë profesionale e gjuhësore. Ajo u pezullua në 1995 pas trazirave. (Albanian Daily News, ATA - 21/01/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 22:59 Edit Post Reply With Quote
POLITIKA QË MBYLL EKONOMINË


Gjergj Buxhuku

Dy fakte interesante përplasen me njëra -tjetrën në dukje të largëta në kohë, por në thelb shumë të afërta. Së pari, qeveria shqiptare në një përgjigje flakë përflakë sipas stilit të dikurshëm mesazhit kritik të BE për bllokim të procesit të integrimit deri pas zhvillimit të zgjedhjeve të 2005, i kërkon përfaqësuesve të bashkësisë europiane në Tiranë, nënshkrimin para zgjedhjeve të Marrëveshjes së Bashkëpunim -Asociimit. Sikur të ishin të shurdhër ndaj asaj çka thuhet zyrtarisht në vazhdimësi nga Brukseli dhe për më shumë vetëm disa ditë më parë nga goja e presidentit të KE. Praktikisht kërkesa e mësipërme do të thotë as më pak e as më shumë se në mënyrë të pabesueshme për nga shkalla e guximit dhe mungesës së skuqjes nga turpi, që BE të bëhet palë në zgjedhjet e afërme të përgjithshme me pozitën. Fakti i dytë ka të bëjë me publikimin e raportit të OECD për shkallën e lartë të informalitetit të ekonomisë shqiptare, që na rezulton sektori më i zhdërvjellët në masën 60%. Shifër, që për hir të së vërtetës ka kohë që sundon në ekonominë shqiptare, pavarësisht lavdërime të sajuara ose të blera nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare dhe natyrisht prononcimeve qeveritare. Për të vazhduar më tej me ekonominë bazuar në studime krahasuese të fushës, na del që sot në fillim të shekullit të 21-të për nga shkalla e liberalizmit dhe lirisë ekonomike të jemi prapa edhe kohës së mbretërisë afër një shekull më parë!
Të përplasura me njëra -tjetrën faktet e mësipërme tregojnë se sa e pakët është shkalla e përgjegjshmërisë së qeverisjes shqiptare. Të kesh guximin, që të kërkosh pikërisht atë, që ta bëjnë të qartë, se nuk ta japin jo se nuk duan, por se nuk e meriton, përderisa je mbrapa me dhjetëravjeçarë larg standardeve bazë të botës së zhvilluar, është pak të thuash, që punët janë keq.
Liria zgjedhore dhe liria ekonomike janë thelbi i procesit të integrimit, që kanë dënuar me vdekje procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Për të parën kemi kohë që bëjmë pamjen e fajtorit të zënë në faj, por që rregullisht zotohet, që nuk do ta përsërisë më në të ardhmen. Për të dytën nuk ndihemi fare për opinionin qytetar brenda vendit, çka është e lehtë kur shikon shkallën e lartë të blerjes së medias nga qeverisja dhe oligarkia në pushtet. Por, çka fshihet nga brenda për shqiptarët, për Brukselin është shumë e qartë se cila është shkalla e lirisë ekonomike shqiptare dhe sa larg është ndaj standardeve të tij. BE e ka shumë të qartë edhe faktin se është pikërisht qeverisja, që po mbyt ekonominë dhe tregun shqiptar. Nga ana tjetër pasojat e politikës, që mbyll dhe mbyt tregun për hir të interesave të saj të përbashkëta me oligarkinë në shumicë prej fqinjit jugor, kalojnë në shpinën e qytetarëve të thjeshtë.
Është e pamundur të fillosh një veprimtari ekonomike të rëndësishme pa marrë më parë bekimin dhe lejen qeveritare, që natyrshëm e kalon më parë në skanerin e Athinës. Paratë shqiptare e kanë shumë të vështirë të kthehen në kapital në Shqipëri. Fatkeqësi kombëtare me përmasa tragjike në afatgjatë.
Mjafton të përmendim dukurinë e zhvendosjes së parave shqiptare jashtë vendit tashmë jo vetëm në formën e njohur dhe klasike të depozitimit të parave në bankat e huaja, por edhe të ngritjes së bizneseve jashtë Shqipërisë. Natyrisht, që nuk ka asgjë të keqe në kushtet e globalizmit ekonomik, që kapitali shqiptar të dalë jashtë vendit, por ajo që nuk shkon është fakti se vetë Shqipëria ka nevojë urgjente për investime, punësim dhe luftë kundër varfërisë. Analiza të çon në përfundimin e frikshëm se tashmë dallojmë vetëm 2 përfaqësime të biznesi shqiptar: së pari, biznesi i zotëruar drejtpërdrejt nga politikanët, së dyti, biznesi tërësisht vasal i politikës. Seleksioni i pamëshirshëm i viteve të fundit numrin e bizneseve relativisht të pavarur ndaj politikës e ka zvogëluar deri në numra të parëndësishëm. Me pak fjalë në Shqipëri ndeshim formën më të qartë të ekzistencës së biznesit politik. Klientelizmi politik i shtresës së biznesmenëve shqiptarë shpjegohet me faktin se tashmë ekzistenca e pjesës më të madhe të tyre në thelb është e lidhur jo me konkurrencën e lirë, por me asgjësimin e njëri -tjetrit dhe me mbajtjen e monopoleve të tregut, varësisht lidhjeve personale me përfaqësuesit e politikës aktuale. Me fjalë të thjeshta mund të themi se në masë të madhe bizneset shqiptare ekzistojnë sot vetëm falë shmangieve ndaj ligjit dhe bllokimit të hyrjes në treg të konkurrentëve të rinj. Gjithçka, sa më sipër realizohet nëpërmjet instrumentave shtetërore të korruptuar. Çdo hapje dhe liberalizim real tregu, qoftë edhe në kushtet e integrimit në BE do të ishte vdekjeprurëse për pjesën dërrmuese të bizneseve shqiptare në gjendjen në të cilën ata ndodhen sot. Mungesa e qeverisjes së përgjegjshme dhe të aftë ka bërë që falimentimi i bizneseve politikë të jetë i pashmangshëm.
Sistemi ekonomik shqiptar është kurdisur në mënyrë të tillë, që do të asgjësojë njëri pas tjetrit vetë njëkohësisht krijuesit, pjellat dhe mbështetësit e tij biznesmenë. Seleksioni i biznesmenëve nga kurdisja e mekanizmit vetasgjësues të monopoleve është i destinuar të vazhdojë, derisa të mos ketë ndryshuar rrënjësisht vetë skena politike shqiptare, prodhuesja dhe mbartësja e vetë sistemit. Varësia e tmerrshme e biznesit nga politika tregon se pse paratë shqiptare nuk kthehen dot në kapital në Shqipëri, por janë të destinuara të flenë në bankat e huaja ose në dysheqet e shtëpive. Dukuria e zhdukjes së paralajmëruar të bizneseve ekzistuese të palidhura me politikën tregon se pse nuk mund të bëhet as fjalë në realitetin e sotëm ekonomik për të nxitur lindjen e bizneseve të reja.
Sa më sipër është e vërteta e dhimbshme që tregon sesa larg standardeve të BE jemi. Në kushtet kur deri më sot nuk kemi dhënë as edhe një provë të vetme të ndërrimit të pushtetit me rrugë demokratike në kushte normale dhe nga ana tjetër kur politika shqiptare e deritanishme praktikisht po i merr edhe frymën e fundit biznesit vendas, e ardhmja është e errët, por jo e pashpresë. Të paktën tani kemi filluar të kuptojmë shkaqet e së keqes. Shërimi mund të fillojë duke luftuar shkaqet e sëmundjes, që duhet të fillojë nga ardhja në pushtet vetëm me vota të merituara.



14/02/2005

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 23:10 Edit Post Reply With Quote
E Merkure, 16 Shkurt 2005


24 SHKURT, LLOGARI PARA BE-SE

Ne daten 24 shkurt, anetaret e Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave se bashku me perfaqesues te qeverise, do raportojne prane grupit te punes se Bashkimit Evropian, mbi reformat e bera mbi te drejten e prones. Nga pala shqiptare do te raportoje kryetari i Komitetit Shteteror per Kthimin e Kompensimin e Pronave, anetare te tjere dhe perfaqesues nga qeveria. Ketyre te fundit do iu duhet te raportojne mbi tokat e lira te caktuara per kompensim fizik, sa leke ka caktuar qeveria per kompensim financiar dhe cilat objekte shteterore qe jane tashme ne varesi te shtetit, do t'u jepen ish-pronareve. Ky informacion me pas do te vleresohet nga ekspertet e Bashkimit Evropian, ne baze te te cilit ata do te nxjerrin perfundimin nese Shqiperia ka bere hapa para ne reformen e se drejtes se prones apo jo. Ky eshte nje kusht qe duhet permbushur nga ana e palesh shqiptare si kusht vendimtar per te hyre ne Bashkimin Evropian. Ne rajonin tone, vetem Shqip`ria dhe Serbia nuk e ka permbushur ende kushtin e realizimit te procesit te kthimit dhe kompensimit te Pronave.


kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-3-2005 nė 15:07 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarët jashtë BE për faj të qeverisë
BRIKENA KAMENICA


6 Mars Shifra të larta të nivelit të korrupsionit dhe varfërisë dhe të ulta në mbledhjen e të ardhurave dhe investimeve të huaja

Në rast se kemi shifra pozitive të qëndrushmërisë ekonomike, inflacinit të ulët dhe më pak deficit buxhetor, duhet ti themi faleminderit emigrantëve. Duket se faktori më pozitiv në ekonominë shqiptare dhe që ka pompuar arritjet deri tanishme, kanë qënë 200 milion dollarët që sjellin në vit rreth 600 mijë emigrantët shqiptarë që paskan bërë për shqipërinë shumë më tepër se sa vetë qveria në këto pesë vjet. „ Ju duhet të kujtoheni se 10 vënde që hynë në BE kishin një nivel të të ardhurave për frymë në masën 30 për qind të GDP –së që është dhe kufiri minimal për të hyrë në BE ndërsa ju e keni këtë tregues 17 për qind të GDP së“ – ka thënë duke prezantuar Raportin Berndard Funchk duke i treguar qevisë kufirin e largët me BE. Në vlera absolute , sot ne marrim 1900 dollarë për frymë dhe kjo na bën popullin më të varfër të europës. „ Rritja e shpejtë e Shqipërisë është befasuese por sërsihmbete vëndimë i varfër i Europës 2 – bën të ditur BB në hyrje të Raportit të vet. Dhe duket se janë të shumta shkaqet që shqiptarët quhen shumë të varfër dhe janë shumë larg anëtarësimit në BE. „Varfëria monetare dhe ajo e përdorimit të shërbimeve bazë si uji, shëndetësia arsimit mbetet mjaft e përhapur dhe 780 mijë persona jetojnë në nivelin e minimumit jetik“ – ka bërë të ditur BB. Duke ju referuar shifrave të mbledhura nga sondazhi një vjecar që i është bërë ekonomisë shqiptare, Bernad Fnchen ka kujtuar se në vëndet Lindjes një njeri punon për të mbajtur 1.2 perosna, por në Shqipëri një njeri punon për të mbajtur me bukë tre persona të tjerë. Por nuk është vetëm kjo. Qeveria edhe pse ka paraysh nivelit e lartë të varfërisë në vënd, ka ulur nga viti në vit nivelin e investimeve në sektorët prioritarë. „Shpenzimet publike për arsimin e mesëm kanë pësuar ulje nga 5 pë qind në 2.8 pë iqnd në 2003 nga më të ultat në Rajon „ – njofton BB. Kështu mund të thuhet se niveli iarsimit në Shqipëri i matur nëpërmjet një shifre mesatare prej 8.5 vitesh arsimim, është më i ulti në vëndet e Europës Juglindore. Ndërkaq duket se sektorët ku ka probleme dhe kuqeveria duhet të fokusohet janë shumë. Biznesi dhe klina e egër e krijuar janë evidnetuar nga sondazjhi i BB duke filluar nga kostot e larta të burimeve të nevojshme për prodhim dhe cilësia e dobët e infrastukturës Pjesa taksuese e eksportit në GDP është ndër më të ultat në të gjitha vëndet ne tranzicion. „Megjithë hapjen formale të regjimit tregtar në Shqipëri vetëm 17 për qind e GDP së përbëhet nga eksporti i mallrave dhe i shërbimeve“ – bën të ditur BB. Kështu Shqipëria krahasohet negativisht me vëndet e tjera të Europës Juglindore për sa i përket kostove të burimeve të nevojshme për prodhim „ Ndërkaq sistemi i transportit është në gjëndje të vështirë. “Gjëndja e keqe e infrastrukturës përbën një kufizim të rëndëishëm për tegtinë, investime e hujaja direkt, turizmin rritjen ekonomike dhe kryeerjene shërimeve sociale” – ka bërë të ditur BB.

Deficiti i Llogarive Korente 7 % e GDP së më e ulta në Rajon

Mbledhje e ulët e tatim – taksave 23 për qind e GDP së

Mungesa e transparencës në shpenzimet publike

Rritje e nivelit të korrupsionit dhe rryshfetit

Krizë në sektorët e energjisë, ujit dhe transportit

Mungesa e energjisë fajtore për investimet e huaja

Kriza në sekorin e energjisë rrezikon kryerjen e funksioneve makroekonomike dhe uljen e varfërisë. „Mungesa e energjisë elektrike ka lujtur rol negativ në investimet e hujaja direkte dhe ka sjellë si pasojë blerjen e gjeneratorëve me cmime të larta duke u shkaktuar dëm pajiisjeve elektrike“ – ka bërë të ditur në Raportin e Vet Banka Boëtroe. BB duke i bërë një vështrim retrospektiv sektorit të enrejgisë ka aritur në konkluzionin se nga një eksporuese e energjisë deri në 97 Shqipërisë është dashur të importojë sasira të mëdha nga 300 GhË në 2200GhË. „Megjithë nieline lartë të importeve ndërprerjte e energjisë elektrike kanë qënë të larta dhe efekti negativ është ndjerë në ekonomi“ – ka deklaruar BB. Kështu sipas vlerësimeve GDP e ka ndjerë këtë efekt si rezultat e zvogëlimit të gjenerimit të brendshëm të energjisë hidro – elekjtrike dhe i efektit të ndërprejs së energjisë. Ndërkaq BB ka bërë të qartë masat që duhet të merren dhe që konsistojnë në shmangjen sa më shumë që është e mundur e ndërprejes së energjisë elektrike nëpërmjet rritjes së prodhimit në vënd dhe rritjes së importit.

Bode, BB publikoi shifrat alarmante të korrupsionit

Citimet negative të Raporit të BB në lidhje me rritjen e ndjeshme të korrupsionit në katër vitet e fundit, janë përkrahur menjëherë nga zyrtarë të larë të PD –së. Ridvan Bode ka kujtuar se qeverisja dhe standartet e saj janë identifikuar si faktorët më pengues në zhvillimin ekonomik. „Treguesit paraqesin një rënie të moderuar të efektivitetit të qeverisë, rënie të dukshme në cilësinë e ligjeve dhe shtetin e së drejtës, rënie në kontrollin e korrupsionit , rrija e përmasave të rryshfeteve dhe rritej ne në kapjen nga shteti” – ka bërë të ditur në Raportin e vet BB. Duke bërë një krahasim me shifrat e qeverisjes nga 96 në 2004, Bode ka kujtuar se të gjithë treguesit janë të përkeqësuar. Kështuefektivittei I qeverisjes nga 41.3 për iqnd që ka qënë në 96 cka rënënë 38.1 për qind..Zbatimi iligjshmërisë nga 42.2 pë qind në 96 ka rënë në 17.5 për qind në 2004 dhe kontrolli I korruspsionit ga 60 për qind që ka qënë në 96 ka rënë në 2.2 për qind . “ Niveli I “state capure” ka vazhduar të thellohet nga 26 pë qind që ishte në 2002 në 33 për qind në 2004” –ka deklaruar Bode. “ Sipas memorandumit të BB burokracia publike për shkak të emërimeve politike ende frymëzohet nga standarte e ish administratës komuniste në realizimin e synimeve” –ka cituar Bode deklaratat e Bankës Botëore. 96

Efektiviteti i qeverisë 41.3% 38.1%

Zbatimi i ligjshmërisë 42.2% 17.5 %

Kontrolli ikorrupsionit 60 % 23.2%

Kapja e shtetit 26 % 33 %

metropol

Nuk po e gjej origjinalin





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-4-2005 nė 09:14 Edit Post Reply With Quote
Letra e Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oli Rehn, e cila u fsheh nga Nano

"Zgjedhjet duhet që të përmbushin standartet"

I nderuar zoti Kryeministër,


Samiti i Selanikut konfirmoi që zhvillimi i mëtejshëm i vendit tuaj lidhet ngushtë me të ardhmen e saj evropiane. Mendoj se marrëdhëniet mes BE-së dhe Shqipërisë kanë rëndësi të veçantë, dhe do të doja të ndaja me ju pikëpamjet e Komisionit Evropian në lidhje me situatën e tanishme.

Bashkimi Evropian dhe Shqipëria kanë negociuar për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim prej më shumë se dy vjetësh tashmë. Diskutimet teknike po hyjnë në fazën përfundimtare dhe është rënë dakord në parim për shumë pjesë të Marrëveshjes. Megjithatë, për të arritur mbylljen e negociatave, duhet të bindemi se Shqipëria ka kapacitetin për të vënë në jetë kushtet e Marrëveshjes si dhe të përmbushë kërkesa kyçe, siç janë demokracia dhe shteti ligjor. Kjo do të thotë se Komisioni do të jetë në gjendje të propozojë mbylljen e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim nëse:

1. zgjedhjet parlamentare gjatë kësaj vere do të zhvillohen në përputhje me standartet ndërkombëtare

2. të bëhen arritje të prekshme në disa prioritete të rëndësisë së veçantë, mes atyre të vendosura nga partneriteti evropian, më në hollësi: lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit; përmirësimi i funksionimit të sistemit gjyqësor; vënia në jetë e Ligjit "për kthimin/kompensimin e pronave"; përmirësimi i kushteve të të arrestuarve dhe të burgosurve; forcimi i lirisë së medias dhe përmirësimi i punës së administratës doganore.

Komisioni do të prezantojë vlerësimin për ecurinë e Shqipërisë në vjeshtën e këtij viti në Raportin e saj "Regular Report". Sinqerisht, shpresoj të jemi në gjendje të arrijmë në përfundimin se zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 do të kenë përmbushur standartet e kërkuara, si dhe që Shqipëria do të ketë bërë progres të mjaftueshëm në fushat e lartpërmendura. Nëse këto arrihen, përfundimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim do të ishte një perspektivë e qartë, dhe do të na lejonte thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve BE-Shqiperi. Shpresoj në angazhimin tuaj personal, që kjo të bëhet e mundur.

Bruksel, 4 prill 2005

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-5-2005 nė 12:15 Edit Post Reply With Quote
PD është lançuese e aspiratës së integrimit të Shqipërisë në Europë në shoqërinë shqiptare

Mustafaj: Qeverisja e PS, pengesë për integrimin

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD-së, Besnik Mustafaj, dënon tendencën e socialistëve për ta zhvendosur aksin e problemeve thelbësore që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE në probleme teknike. Gjatë një debati televiziv në "Top Chanal", Mustafaj tha se, për vetë mënyrën se si zhvillohen ngjarjet në Shqipëri ky proces kurrsesi nuk është thjeshtë një proces teknik negocimi. Pikë së pari kjo për faktin, sepse zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me procese teknike. Duke hedhur poshtë pretendimet e ministres së Integrimit, Ermelinda Meksi, e cila përpiqet të fajësojë gjithë klasën politike shqiptare për mospërmbushjen e kushteve të vendosura nga Brukseli, ambasadori Mustafaj u shpreh se duhet hequr dorë nga justifikimet e pabazuara.

"Nuk është koha për moralizime. Shqiptarët kanë nevojë për të vërtetën. Kemi një monitorues shumë të rëndësishëm të këtij procesi dhe fakti që nga komuniteti ndërkombëtar janë vënë si kusht i domosdoshëm zgjedhjet e lira dhe të drejta për t'u nënshkruar Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit do të thotë që pushteti politik është bërë pengesë deri tani", tha Mustafaj. Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD-së kujtoi gjithashtu se, "në qershor 2001, ne mesin e fushatës elektorale të 2001 Presidenca suedeze asokohe e BE deklaroi se, çelja e negociatave për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit do të nënshkruhej në përfundim të zgjedhjeve, dhe fakti që u nënshkrua vetëm në janar të 2003 lidhet me humbjen e shansit nga PS për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të drejta në mënyrë që të plotësohej kushti themeltar që të nënshkruhej marrëveshja". Sipas zotit Mustafaj, nëse do të ishte nënshkruar në vjeshtën e 2001, siç ishte premtuar dhe siç ishte vullneti i BE, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje kritike që ndodhet sot. Ndërkohë ai shpreh bindjen se pikërisht ai vullnet i munguar për të bërë zgjedhje të mira në 2001 i vazhduar pastaj në rritje si mungesë vullneti, ka prodhuar ritme të ngadalshme për çeljen e negociatave, ritme të ngadalshme për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit.


Integrimi kërkon zgjidhjen e problemeve

Çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian për Partinë Demokratike është një çështje që përfshin zgjidhjen e problemeve. Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD-së, Besnik Mustafaj, shprehet se: "Ne nuk na ka lënë Europa jashtë. Ne jemi jashtë, sepse nuk kemi mundur të zgjidhim problemet". Për të qenë sa më konkret në argumentet e tij, Mustafaj solli gjatë debatit televiziv me ministren e Integrimit, Meksi, probleme të luftës kundër korrupsionit e në veçanti të mosndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar. Sipas tij, të gjithë këto fenomene bashkë me të tjera që kanë të bëjnë me kapacitetet e administratës, me reformat e nevojshme etj., janë fenomene pengesë për të patur ato ritme që kërkohen në ecurinë e proceseve integruese.

Duke shprehur keqardhje për mosplotësimin e kushteve të Brukselit, për vonesa e zvarritje të qëllimshme të këtij procesi, sekretari demokrat për Marrëdhëniet Ndërkombëtare tha se, çdo ngadalësim, çdo pengim i realizimit të kësaj Marrëveshjeje bie ndesh atij ideali thelbësor që ka PD. Kjo për arsyen e thjeshtë se, Partia Demokratike është lançuese në shoqërinë shqiptare e aspiratës së integrimit të Shqipërisë në Europë, ndërkohë që qeverisja socialiste ka bërë të kundërtën.

Krimi i organizuar bën ligjin, deri në nivele të larta të administratës

"Krimi i organizuar bën ligjin deri në nivele të larta të administratës politike dhe publike. Analiza është shumë komplekse. Në '95 Shqipëria u pranua në Këshillin e Europës, dmth u kapërcye një hap minimal për plotësimin e standarteve, ndërsa gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes së PS ritmet kanë qenë shumë të ngadalta", tha ambasadori Mustafaj. Megjithatë ai mendon se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të përmbushur standartet. Ai solli gjatë këtij debati fakte dhe argumente që provojnë përgjegjësinë e mazhorancës për bllokimin apo frenimin e këtij procesi.

"Gjatë këtyre viteve ne jemi gjendur përpara një mazhorance, e cila në asnjë rrethanë nuk ka dashur t'i dëgjojë as propozimet tona, as kritikat tona lidhur me lehtësimin, shërimin apo kurimin e plagëve që përmenden në disa raporte të ndërkombëtarëve", tha Mustafaj. Dhe nëse PD ndjen një lloj ngushëllimi nga këto kritika që vijnë nga Brukseli, Vjena, Strasburgu apo nga Uashingtoni, sipas ambasadorit Mustafaj ajo ndjen gjithashtu vetëm sigurinë që nuk është gabuar në identifikimin si opozitë të problemeve që po bëhen pengesë për integrimin e Shqipërisë në Europë. Dhe nga momenti që PD i ka identifikuar, me të njëjtën diagnozë, si edhe këto institucione shumë të rëndësishme për fatin e Shqipërisë, atëherë PD është më e sigurtë për gjetjen e rrugëzgjidhjeve më të përshtatshme që do çonin në kapërcimin e vështirësive.

H. RAMA

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bekim

Postuar mė 16-5-2005 nė 14:34 Edit Post Reply With Quote
EU edhe Shqiperia

Une mendoj se e gabueme edhe e xnitueme eshte menyra edhe puna se si Shqiperia mundohet te hyje ne BE. Ne rend te pare EU nuk e deshrion Shqiperine ne EU, ne rend te dyte Shqiperia nuk do te kete asnje leverdi prej EU. Shqiperia do te duhej te bente disa gjera, se pari zgjedhjet e lira edhe demokratike, se dyti te luftoj korrupsionin edhe krimin ne Shqiperi, se treti ta zhvilloje agroekonomin (nje shembull ne vitet e 90 Shqiperia kishte mjafte portokaj per tregun e vet, ne 2005 95% importohen nga Greqia, sllaveri ekonomike), se katerti menjeher ta ndaloje cdo marrveshje me EU per hyrje per 10 vjet. Shqiperia duhet te punoj qe te mos jet e mvarun sidomos ne Greqin apo ne vendet qe kan pretendime territoriale ndaj saj edhe qe nuk i perfillin te drejtat e shqipetareve. Mendoj se gjithashtu Shqiperia duhet ta njohtoje Maqedonine me emrin sikur e deshiron vetem qe tju tregoj grekeve se shqiperia eshte zot e tokes se vet edhe cdo vendim mvaret prej vet Shqiperise. Kur nje njeri ka besim ne forcat e veta edhe te tjeret do te fillojne ta respektojne ate dhe vendimet e tij. E nje njeri qe eshte labil e pakurrizore cdo kush i jep tretmanin e magjupit.





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 6-9-2005 nė 18:10 Edit Post Reply With Quote
Pėrfaqėsuesi i KE-sė nė Tiranė u shpreh se marrėveshja e stabilizim-asocimit nėnshkruhet nė gjysmėn

Përfaqësuesi i KE-së në Tiranë u shpreh se marrëveshja e stabilizim-asocimit nënshkruhet në gjysmën e parë të 2006-ës



Salzmann: Negociatat mbyllen në fillim të 2006-ës



Marrëveshja e stabilizim-asocimit do të nënshkruhet në gjysmën e parë të vitit tjetër, pasi qeveria e re të ketë kaluar disa raunde negocimesh me Komisionin Europian. Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Lutz Salzmann deklaroi dje se qeveria e re do të kalojë edhe katër raunde negociatash me Bashkimin Europian dhe ai u shpreh optimist për vazhdimin e reformave. “Për këtë vit është e pamundur mbyllja e negociatave, pasi duhet të bëhen negociata me qeverinë e re, dhe duhet të shohim se ç‘mendim kanë për tekstin e negociuar deri tani. Por jo vetëm kjo, por edhe kushtet teknike që do të diskutohen me qeverinë e re, vonojnë nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Na duhen edhe katër raunde bisedimesh për të parë nëse qeveria e re është e angazhuar për të vazhduar reformat. Negociatat do të mbyllen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm,” u shpreh Lutz Salzmann gjatë një takimi përshëndetës që zhvilloi në Ministrinë e Jashtme me rastin e përfundimit të mandatit. Ambasadori i KE-së në Tiranë thotë se është optimist që qeveria e ardhshme do të mbajë premtimet dhe sipas tij është shumë e rëndësishme, që në themel të qeverisjes të jenë “duart e pastra”, siç dhe është premtuar. “Aspekti i duarve të pastra është themeli i qeverisjes. Qeveria duhet të përmbushë këtë premtim dhe luftën kundër korrupsionit. Mendoj se duhet t’i japim qeverisë së re, mundësinë për t’u provuar,” u shpreh Lutz Salzmann.

tema


keta po tallen me ne, e neve akoma ne hava them amen.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-9-2005 nė 07:00 Edit Post Reply With Quote
E Enjte, 29 Shtator 2005


INTEGRIMI - HAPAT, PASTAJ DATAT

Nga Dr. Jorgji Kote*

Me (kembe ne toke(

Duket qarte se tashme mesazhi i institucioneve euroatlantike eshte kapur dhe reflektuar drejt; jo premtime te nxituara apo (gara datash( per perfundimin e bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim-Asocciimit dhe aderimin ne NATO. Ndaj nuk ka vend per kurfare keqinterpretimi, as per (alarme( te paqena per vonesa dhe veshtiresi, apo krahasime fare irelevante te forumeve drejtuese partiake me ato te Brukselit. Edhe emerimi i (Kryenegociatores( se re te integrimit europian, qe ne ndonje rast gati sa nuk eshte konsideruar (mekat( eshte plotesisht me vend. Mandati i qarte politik i fituar ne zgjedhjet e 3 Korrikut dhe kualifikimi i saj jashte vendit, jane te mjaftueshme per ta gjykuar ate si fare otimale. Vec kesaj, integrimi nuk eshte (prone( vetem e Ministrise se Integrimit, por aty kane pjesen e tyre te gjitha dikasteret, madje aktore dhe faktore te tjere. Sa per moshen, mjafton te kujtojme se dhe dy parardhes te Kryenegociatores kane qene edhe me te rinj e megjithate ata nuk u kane lene gje mangut atyre me me pervoje, ndaj mbahen mend e jane te vleresuar nga komuniteti nderkonbetar. Ketu nuk ka gje per t(u cuditur, pasi te rinjte jane me te prirur dhe me te besueshem drejt integrimit.



Debitore te integrimit

Kritika dhe oponenca jane instrumente te dobishme ne demokraci, sidomos per nje Qeveri te re. Por, eshte per te ardhur keq kur keto kritika apo dhe parashikime behen pa iu referuar (fatures( debitore qe ka ne dore Qeveria e re ne drejtim te integrimit euroatlantik. Duke pohuar keto debi, nuk kemi ndermend te biem ne rolin e kritizerit te se kaluares se afert, as te anatemojme ndokend; por e kemi fjalen per nevojen e nje analize paraprake te se kaluares, me veshtrimin nga e ardhmja ne menyre qe sic i thone fjales (Qezarit jepi aq sa i takon(. Per me teper, pa nje analize te tille, me te mirat dhe te metat, nuk mund te realizohen ne kohen dhe efektivitetin e duhur sfidat dhe objektivat e tashme dhe te se ardhmes. Nisur nga pervoja konkrete e autorit ne vitet e fundit ne kete proces, mund te pohohet se padyshim qe ne fushen e integrimit eshte bere perpara ne disa fusha, sidomos ne drejtim te hartimit te legjislacionit bashkekohor; gjithashtu nuk perben ndonje sekret kur themi se ekipi i negociues eshte mjaft i pergatitur dhe vleresuar nga partneret tane edhe ketu ne Gjermani; Mbeshtetja nga opozita, shoqeria civile dhe nga komuniteti nderkombetar jo vetem nuk munguan por kane qene (me bollek(. Mirepo natyrshem kerkon anaalize dhe pergjigje pyetja: Perse atehere nuk u realizua objektivi minimal per perfundimin e bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit te pakten brenda legjislatures qe sapo lame pas?



Kush nxiton, menon

Le ta themi qysh ne fillim troc e pa ndonje xhelozi nacionaliste: megjithe ngutjen e madhe (edhe pse ajo nuk ka gje te perbashket me shpejtesine) eshte per te ardhur keq qe, edhe pse filluan procesin ne nje kohe me Maqedonine 6 vjet me pare, ende pas 3 vjet bisedimesh ne nuk kemi qene ne gjendje te perfundojme bisedimet per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit; ndersa fqinja jone, i perfundoi keto bisedime ne me pak se nje vit, ajo ratifikoi Marreveshjen nga te 15 vendet anetare te BE-se (per te cilen duhen te pakten 2 vjet) dhe disa muaj me pare ka depozituar kerkesen per anetaresim te plote! Madje, ajo ka fituar keshtu mjaft kohe, qe matet me vite drejt aderimit te plote, ndersa ne per shkak te voneses sone, ne kushtet edhe te prirjes tashme jo shume miqesore ndaj zgjerimit europian do te na duhet ndoshta nje kohe shume me e gjate; kjo vec te tjerash edhe pasi numri i vendeve antare te BE-se eshte shtuar me 10 anetare te rinj; per pasoje, ratifikimi i kesaj Marreveshjeje do te doje detyrimisht nje kohe edhe me te gjate. Ja pra, kjo debi e madhe ia vlen te diskutohet dhe jo te fillohet menjehere me kritika te pabazuara per ata qe ne fund te fundit jane te detyruar te paguajne (harxhet( e paraardhesve te tyre. Gjithsesi, tashme rendesi vendimtare ka qe nga pesimet te nxirren mesimet e duhura.



Ngut ne data, vone ne hapa

Defekti, madje mania kryesore e shfaqur gjate viteve te fundit ishte ngutja e paperligjur per te premtuar data aspak realiste e te pambeshtetura ne realitete konkrete. Nuk kishte muaj, sidomos perpara betejave elektorale kur ish-qeveritare te ndryshem, te premtonin si pa gje te keq se brenda ketij apo atij tremujori do te mbylleshin bisedimet per Marreveshjen e SAA-se. Kjo seri premtimesh filloi qysh ne vitin 2001 per te vazhduar deri ne fund te legjislatures se kaluar, pa kurfare serioziteti dhe natyrisht pa asnje rezultat. Te kuptohemi, nuk eshte se jei kunder percaktimit te etapave apo afateve, kur ato i sherbejne kalendarizimit, motivimit, dhe mobilizimit per realizimin e nje objektivi te caktuar. Por, percaktimi i datave apo etapave konkrete eshte rezultat i nje analize komplekse te vazhdueshme dhe jo thjesht deshire e mire per te tingelluar sa me bukur ne veshet e zgjedhesve. Ndryshe kthehen ne bumerang, edhe pse kjo eshte e keqja me e vogel. E keqja tjeter e madhe ishte se keto premtime datash nuk shoqeroheshin me te njejtin intensitet per realizimin e hapave te nevojshem. Zbatimi i ligjeve bashkekohore ishte dhe mbeti (thembra e Akilit( ne gjithe procesin e meparshem te integrimit euro-atlantik, krahas pamjaftueshmerise se luftes kunder korrupsionit e krimimalitetit te organizuar, forcimit te gjyqesorit. Per pasoje, integrimi u kthye me teper nga nje ceshtje serioze hapash ne nje refren te bezdisshem datash pa kuptim! Fajin per kete ta kerkojme tek vetja dhe jo tek te tjeret, sic ka ndodhur rendom ne te kaluren, duke i faturuar pergjegjesine edhe opozites, trupit diplomatik brenda e jashte vendit apo dhe institucioneve europiane!!! Per hir te se vertetes, ish- opozita e ka dhene me kohe dhe qarte konsensusin e saj per te gjitha problemet e integrimit, pa krijuar kurfare shqetesimi, me perjashtim te oponences se saj, dicka fare normale per nje rend demokratik. Edhe shtypi dhe media, ne pergjithesi kane qene pozitive ne komentet e tyre ashtu si gjithe opinioni yne publik.

Nuk eshte ndonje e re fakti qe edhe institucionet e BE-se, na e kane thene ( acik( dhe pa kurfare dorashklash diplomatike se gjithcka varet nga vete ne dhe perpjekjet tona. Mjafton te permendim deklarimet dhe mesazhet e Ish-Komisionerit te BE-se, Sir Chris Patten dhe zyrtareve te tjere te perkates. Padyshim qe ata kane qene mjaft mire te informuar dhe me predispozicionin me te mire politik. Si rrjedhoje e te gjithe ketyre faktoreve, mbeshtetjes nderkombetare dhe demarsheve te trupit tone diplomatik, u arrit qe ne Qershor 2001, Samiti i BE-se i Goteborgut te shpalle fillimin e bisedimeve me Shqiperine per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit, ne shtator te atij viti, pre plot 4 vjet me pare. Padyshim ky ishte nje eveniment historik por qe fatkeqesisht opinioni yne publik nuk mundi ta (shijoje( dhe realizoje. Dihet tashme se pikerisht pas fitimit te zgjedhjeve te atij viti, edhe pse mes diskutimesh dhe kundershtimesh te shumta, ish-koalicioni ne pushtet e pa me te udhes te fillonte debatet dhe grindjet e brendshme partiake, ne kohen kur elektorati dhe komuniteti nderkombetar priste perkushtimin per fillimin e bisedimeve dhe qeverisjen e vendit, sipas mandatit politik te dhene.

Kurban-Integrimi

Mirepo ne ato debate qe i kapercyen kufijte partiake duke vene madje ne pikpyetje qeverisjen efektive te vendit, ( kurbani ( i pare dhe ndoshta me i dhimbshmi u be pikerisht ai qe nuk duhej te ishte, fillimi i bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Pikerisht ai faktor qe do te kishte ndihmuar edhe per kapercimin me te lehte te problemeve dhe debateve te ndezura me pare. Shqiperia edhe kete radhe nuk i shpetoi krijimit te (rastit tte vecante(. E themi kete pasi asnje vendi tjeter, perfshire dhe Maqedonine, me gjithe problematiten e saj tashme te njohur nuk i eshte dashur aq kohe e gjate per te mbyllur bisedimet.

Ndaj, ne keto kushte, do te ishte jorealiste qe te deklarohej se keto bisedime do te perfundonin brenda ketij viti. Jo vetem pe kalendari i BE-se sic dihet eshte tej mase i ngjeshur, as per Krishtlindjet dhe formalitetet e shumta qe kerkohen, as per kohen e nevojshme qe i duhet ekipit te i qeveritar dhe negocciues per t(iu njohur me dosjen; por edhe se BE-ja, ka nevoje te prese pak per te pare fatin e zotimeve dhe rezultatet e para te qeverise se re. Aq me teper kur BE-ja ka ende te fresket shijen e hidhur te deshtimit te referendumeve ne France dhe Holande dhe kur zgjerimi europian nuk perben me nje teme te pelqyer per elektoratin europian.

Kesisoj, duke besuar se qeveria e re do ta marre seriozisht kete pune, sic e ka marre ne fakt, jane te gjitha shanset qe me ne fund te mbyllen keto bisedime vitin e ardhshem dhe te behet ceremonia e nenshkrimit te kesaj Marreveshjeje. Ndaj nuk ka pse te shqetesohemi per nje ( vonese( produktive prej disa muajsh, kur ne kemi humbur vite te tera!



S(ka NATO pa BE

E njejta gje ka ndodhur edhe me ceshtjen e aderimit tone ne Nato, ku premtimet dhe deklarimet e ngjashme nuk kane qene me te pakta. Kjo e fundit edhe sot e kesaj dite konsiderohet gabimisht nga analiste te ndryshem me teper si nje organizem ushtarak! Per pasoje, mendohet se me disa stervitje apo reforma ushtarake do te behet aderimi ne te. Sa naiv ky mendim per dy arsye:

- se pari, Nato eshte organizem politik, ekonomik dhe ushtarak.

- se dyti, per kete arsye ka nje sinergji dhe lidhje organike ndermjet aderimit ne BE dhe Natos, permes nje (ligji( edhe pse te pashkruar. Praktika e deritanishme deshmon se asnje vend tjeter nuk ka aderuar ne Nato pa aderuar fillimisht ne BE; perjashtim ben Turqia e cila gjithsesi ka 40 vjet marredhenie me BE dhe per shkak te specifikes se saj per sigurine nderkombetare Dhe kjo eshte e kuptueshme. Nuk ka se si te aderosh ne Nato pa plotesuar standardet e barazvlefshme te ( simotres( se saj te BE-se; Ky parim do te zbatohet edhe ne rastin e vendit tone, natyrisht me nje fare leshimi te justifikueshem per shkak te konsideratave te sigurimit rajonal edhe pa qene antar i BE-se, por kursesi pa nenshkruar paraprakisht Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Kjo perben edhe nje nder arsyet qe vete NATO ka pohuar se antaresimi yne nuk do te behet para vitit 2008; pra supozohet se deri atehere do te jete bere edhe ratifikimi i domosadoshem i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit nga Parlamenti Europian dhe Parlamentet e 25 vendeve antare te BE-se.

Ja, pse perse objektivi i aderimit tone ne vitin 2008 ne NATO eshte plotesisht optimal. Por rendesi serish nuk ka dhe aq data, se sa hapat dhe veprimet konkrete per te ardhur politikisht tek ajo date.

Ndaj Qeveria e re duket se e ka nisur mire dhe me realizem procesin e finalizimit te etapes se tanishme te integrimit euroatlantik.

*Autori eshte numri Dy i ambasades shqiptare ne Berlin

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-9-2005 nė 07:52 Edit Post Reply With Quote
Tërheqja shqiptare: Lehtësim vizash

BE: Luftoni krimin e organizuar, pastaj kërkoni “Shengenin”


Anila Basha
Dështojnë përpjekjet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për të arritur në liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Këtë fakt e bëjnë të njohur për “Panorama” burime pranë grupit negociator. Sot do të nisin negociatat për raundin e 10 teknik mes Shqipërisë dhe BE. Por pala shqiptare ka marrë përsipër të tërhiqet nga qëndrimi i mëparshëm i saj për çështjen e liberalizimit të regjimit të vizave, duke ardhur në një opsion ndoshta më të pranueshëm nga pala evropiane. Eshtë arritur në një pozicion final negociues që ka të bëjë me kërkesën për lehtësim të dhënies së vizave.
Ndryshe nga sa është kërkuar nga Shqipëria, për çështjen e liberalizimit të vizave, pala evropiane e ka të vështirë ta pranojë një gjë të tillë, në një kohë që është shtuar shumë për shkak të sigurisë edhe kontrolli e menaxhimi i kufirit evropian.
Në dështim të tratativës për të arritur deri në liberalizimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, pala shqiptare do të ripropozojë një tjetër opsion në negociatat e sotme dhe të nesërme: lehtësimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë. “Kjo do të shihet edhe gjatë negociatave”, pranoi për “Panorama” edhe ministrja Trashani, ndërsa në grupin negociator të mbledhur disa ditë më parë ka pasur shumë debate lidhur me çështjen. Lehtësim i regjimit të vizave, siç është përcaktuar nga pala shqiptare, në thelb, do të thotë lehtësim i procedurave për nxjerrjen e vizave nga vendet e Shengenit.
Negociatorët shqiptarë e dinin se Priebe nuk do të pranonte propozimin për liberalizim të regjimit të vizave. Për negociatorin evropian është shumë e vështirë të bindë 25 vendet anëtare të BE për të pranuar një kusht të tillë nga ana e Shqipërisë. Ndërkaq letra e Brukselit në Tiranë ka ardhur: Priebe thotë se liberalizimi i regjimit të vizave do të bëhet kur të luftohet korrupsioni, krimi i organizuar, kur të arrihet kontrolli mbi kufijtë etj. Në Bruksel është diskutuar edhe për një opsion tjetër: lehtësim për një kategorizim të caktuar njerëzish. Por asnjë opsion i tillë nuk është pranuar sepse “cenohen të drejtat e njeriut”. Ndaj propozimi i palës shqiptare që do të hidhet sot në tryezë ka të bëjë me lehtësimin e procedurës për marrjen e vizave në vendet e shengenit apo vendet e tjera të BE-së jashtë Shengenit.

ÇEshtjet
Priebe nuk do të vijë sot në Tiranë. Zyrtari evropian do të vijë vetëm nesër ku do të njihet me disa prej ministrave dhe do të kërkojë informacion për çështje të kërkuara prej tij, përjashtuar zgjedhjet. Këto të fundit sipas Priebes në letrën drejtuar Trashanit, do të diskutohen pas daljes së raportit të OSBE/ODIHR-it. Për luftën kundër krimit të organizuar do të referojë Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme e Ministria e Drejtësisë; për luftën kundër korrupsionit do të referojë zv.kryeministri; për kthimin dhe kompensimin e pronave do të referojë komisioni përkatës e Hipoteka, për gjendjen e të paraburgosurve, Ministria e Drejtësisë, për lirinë e medias, Këshilli Kombëtar i RTVSH, Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë dhe për administratën doganore do të referojë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.



Letra
Priebe: Prioritetet tona nuk kanë ndryshuar

Reinhard Priebe në një letër drejtuar ministres së Integrimit Trashani ka hyrë drejt e në temë duke i kujtuar se negociatat për marrëveshjen kanë filluar që herët në vitin 2003 dhe një pjesë e madhe e tyre janë mbyllur. “Por disa çështje kanë akoma punë për të qenë dakord palët” thotë Priebe. “Në prill të këtij viti, komisionari Rehn i bëri të qartë kryeministrit Nano se komisioni mund të përfundojë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit vetëm nëse do të kishte progres në disa fusha të Partneritetit Evropian duke dominuar zgjedhjet parlamentare dhe progres adresuar luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, sistemin gjyqësor, çështjen e pronave, të drejtat e njeriut, lirinë e medias dhe doganat. Komisioneri Rehn ia ka nënvizuar edhe kryeministrit Berisha faktin se këto çështje mbeten të rëndësishme” shkruan Priebe. Ndaj përfundon ai letrën gjatë këtij raundi negociatash, ai do të dëgjojë pikëpamjen e qeverisë shqiptare për këto çështje.



ÇEshtjet nE diskutim

Lufta kundër krimit të organizuar
Lufta kundër korrupsionit
Përmirësimi i sistemit gjyqësor
Përshpejtimi i kompensimit/kthimit të pronave
Përmirësimi i trajtimit të të ndaluarve dhe të paraburgosurve
Nxitja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias
Përmirësimi i administratës doganore



Flet ministrja Arenca Trashani
“MSA, brenda tre muajve të parë të 2006”

Ministrja e Integrimit Evropian, Arenca Trashani në një intervistë për “Panorama” sqaron se në negociatat politike të këtij raundi do të prezantohen edhe ministrat e rinj sipas fushave.

Si do të paraqitet qeveria shqiptare në këtë raund negociatash me BE?
Në datën 30 kur të zhvillohet raundi politik i këtyre negociatave do të jenë prezentë disa nga ministrat, përkatësisht të gjithë ata ministra që janë të përfshirë në axhendën e punës së këtij raundi. Ne jemi të angazhuar për të përmbushur të gjitha reformat që janë vënë si kushte nga BE, por që në fakt janë edhe prioritetet e qeverisë shqiptare në programin e saj të shpalosur edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Një çështje shumë sensitive për qytetarët shqiptarë është pikërisht liberalizimi i regjimit të vizave. A ka një përgjigje të Brukselit për të?
Patjetër që ka. Brukseli ka dërguar tashmë një deklaratë të përbashkët që ka të bëjë me liberalizimin e regjimit të vizave. Por një gjë e tillë do të bëhet e mundur kur të plotësohen të gjitha kushtet që janë marrë edhe si angazhim nga ana e qeverisë në këtë mandat.

Cilat janë këto kushte?
Siç e thashë, përkojnë plotësisht me angazhimet tona: lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, padyshim, vendosja e shtetit ligjor dhe të së drejtës, rregullimi i kufijve dhe kontrolli i tyre si dhe dokumentacionet përkatëse në të gjitha këto fusha.

Lidhur me liberalizimin e vizave, mos ndoshta sikurse përflitet pala shqiptare do të kërkojë më parë një lehtësim të procedurave për marrjen e vizave?
Këtë do ta shohim gjatë procesit të negociatave dhe ju do të jeni në dijeni.

Kur mendoni se do të nënshkruhet MSA?
Ndoshta mund të jetë fillimi i tremujorit të parë dhe ky afat do të ishte maksimumi. a.b

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-10-2005 nė 10:40 Edit Post Reply With Quote
BE do kontrolloje qeverine, Priebe: Ceshtja e vizave, urrej fjalen "kur"

Lajmi i ores 7:45 AM



Reinhard Priebe
TIRANE (1 Tetor) -Levizja e lire e shqiptareve drejt vendeve te Bashkimit Evropian, me shume sesa nje ndezje e "drites se gjelber" nga keto vende, eshte ne varesi te rezultateve konkrete te qeverise ne luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar, trafiqeve dhe vijueshmerise se procesit te reformave. Ky ka qene mesazhi i leshuar dje nga Drejtori per Ballkanin Perendimor, Reinhard Priebe, i cili kryeson delegacionin e Komisionit Evropian ne negociatat teknike me Shqiperine per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin Sali Berisha.

Deklarata e kryenegociatorit, duket se ka qene nje "dush" i ftohte edhe per ministren e Integrimit, Arenca Trashani, e cila disa dite me pare u shpreh se levizja e lire e shqiptareve ne vendet e BE-se mund te arrihej brenda nje viti. Po te marrim ne vleresim faktin se Trashani eshte ende pa pervoje ne ceshtjet qe kane te bejne me problematiken e integrimit, duket se e ka pasur pak te veshtire te ndaje anen romantike te programit te qeverise ku ajo ben pjese dhe realitetin me te cilin duhet te perballet qeveria ne bisedimet per nenshkrimin e MSA-se. Priebe eshte shprehur se e kupton shqetesimin rreth kesaj ceshtjeje, e cila nuk eshte vetem e Shqiperise, por edhe e vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor. "Nuk do te isha i ndershem nese nuk do te thosha se kjo eshte nje ceshtje shume e veshtire. Eshte nje ceshtje per te cilen vendet anetare te BE-se nuk jane te bindura plotesisht. Menyra me e mire per t'i bindur keto vende dhe ne po punojme me durim per t'i bindur ata, eshte realizimi i atyre qe ka shpallur kryeministri dhe qe jane dhe kerkesat tona: lufta kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve",- ka nenvizuar Priebe.

Lidhur me afatin se kur Shqiperia do te nenshkruaje MSA, Priebe u pergjigj ne menyre lakonike, se ata qe e njohin, e dine se sa shume e urren pyetjen me fjalen "kur". Sipas tij, u be nje kohe shume e gjate qe negociohet dhe se jane shenuar perparime ne diskutimin e thelbit te traktatit. "Por ne e kemi lidhur gjithmone qe nga fillimi perparimin me marreveshjen me arritjet ne disa fusha te reformes",- ka nenvizuar Priebe.

Kryenegociatori ka bere te ditur se Komisioni Evropian e ka lexuar programin e qeverise se re dhe ka shenuar qe ky program prek ceshtjet kryesore te reformave. Programi sipas tij, eshte shume ambicioz dhe largpames. "Ne nuk do te krahasojme vullnetet politike te kesaj qeverie dhe qeverise se meparshme, por ne e krahasojme vullnetin politik me realitetin. Eshte ende heret, por ne do te vijme serish dhe te jeni te sigurt se do te kontrollojme veprimet sesi perputhen ato me vullnetin politik te shprehur",- ka terhequr vemendjen Priebe. db/db (GazetaShqiptareBalkanWeb)


E drejte pa rezultate asnje leshim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.4734120 sekonda, 49 pyetje