Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Janullatosi, Kisha Autoqefale, greket
kastriot

Postuar mė 1-11-2002 nė 18:14 Edit Post Reply With Quote
Janullatosi, Kisha Autoqefale, greket

PRESIDENT, PSE NDEROVE JANULLATOSIN DHE JO GERALDINËN?!



Gjysmë hipokrizi socialiste, gjysmë urrejtje enveriste. Ky do të ishte karakterizimi më i saktë për qëndrimet që mbajtën disa nga qeveritarët e politikanët kryesorë të Shqipërisë në rastin e vdekjes dhe të varrimit të Geradinës. Bënë disa gjeste të natyrës private, për të treguar se janë qytetarë të sjellshëm të kësaj republike që shkojnë për ngushëllim dhe tek monarkistët. Por nuk bënë asgjë që u binte për detyrë të bënin si titullarë postesh të larta shtetërore në atë shtet që e krijoi e ndërtoi dhe ua la trashëgim në gëzim Mbreti Ahmet Zogu I.

Më shumë shqiptarët duhet të prisnin që diçka dinjitoze për shtetin ta bënte pikërisht kryetari i shtetit, që është dhe “president konsensual”, që thonë se duhet të jetë dhe më pak i infektuari nga ideologjizimet e politizimet, sidomos në raste hidhërimesh kur nuk bëhet fjalë për luftë politike. Disa mendonin se si bir i një ish-oficeri të monarkisë mund të ndiente personalisht më shumë detyrim moral për të bërë ndonjë gjest ndermi që ai mund ta bëjë. Sipas shtypit i paskan drejtuar edhe një kërkesë me shkrim të nënshkruar nga shumë vetë që t’i jepej Nënës Mbretëreshë, Geraldinë, titulli “Nderi Kombit”. Dekoratat presidenti konsensual, po i shpërndan si karamelet e llokumet në dasmën e dypushtetit Nano-Berisha. E kishte lehtë t’ua mbyllte gojën edhe fanatikëve enveristë e antimonarkistëve dhe antizogistëve të tjerë kur të zinin të çirreshin, se është e kuptueshme që kjo do të ndodhte.

Por, presidenti heshti, nuk dha asnjë titull për Geraldinën, për të cilën në njëfarë mënyre edhe titulli “Nderi iKLombit” do të kishte një nuancë fyese po të mbahet parasysh se si është dhënë dhe nga kush deri tani ky titull për lojëra politike. As qevria propozoi, as presidenti shpalli ndonjë ditë zije. Si duket kishin frikë semos dilnin përsëri enveristët e fandaksur, antizogistët e gjithë kalëpeve dhe bënin ndonjë festë prej inati nëpër rrugë dhe pastaj u shkonte dëm vendimi. Ose edhe vetë thellë në shpirt bashkohen me këta ta fandaksur.

Por një gjë presidenti konsensual e kishte në dorë vet ta bënte , pa marrë leje as nga konsensusbërësit presidencialë Nano e Berisha , apo ndokush tetër. Presidenti mund të ishte i ulur në një poltronë të ve

çantë gjatë meshës në katedralen katolik,e sikurse ishte i ulur për gati dy orë në katedralen ortodokse kur këndohej greqisht për lavdinë e Janulltosit, uzurpatorit të Autoqefalisë së Kishëss Ortodokse në Shqipëri. Mirëpo presidenti na dëshmoi se me sjellje dhe me mendje nderon më shumë Janullatosin e zi të Greqisë, që ka ardhur t’i sterrosë jetën tërë kombit shqiptar se “Trandafilin e Bardhë” të Budapestit që erdhi në vitin 1938 të vinte kurorën e Shqipërisë për fatbardhësinë e kombit shqiptar dhe këtë kurorë e mbajti me nder deri sot e do ta mbajë edhe pas vdekjes.

Hatrin fqinjit grek ia kishte bërë me kohë babai i presidentit, ish-oficeri i monarkisë zogiste që nuk lejoi batalionin e komanduar prej tij të luftonte përkrah italianëve kundër grekëve gjatë luftës italo-greke në vitin 1940. Presidenti i Shqipërisë nuk kishte asnjë detyrim ndaj fqinjëve grekë të bënte ato nderime që bëri në ceremoninë kishtare të organizuar në fillim të muajit gusht 2002 për të lavdëruar bëmat antishqiptare të Janullatosit. Presidenti i Shqipërisë, përkundrazi, kishte detyrime të përcaktuara funksionale të bënte gjeste nderuese me rastin e ndarjes nga jeta, nga të afërmit e nga shqiptarët të Nënës Mbretëreshë. Presidenti nuk e bëri këtë. Të paktën në kuptimin moral dhe politik kjo duhet quajtur “shërdorim i detyrës” me mosveprim.







28 shtataor 2002 Abdi Baleta

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 1-11-2002 nė 18:17 Edit Post Reply With Quote
PRESIDENT, PSE NDEROVE JANULLATOSin DHE JO GERALDINĖN?! » Post Reply

Aty ku ka te drejte Baleta ka te drejte dhe nuk e luan as topi.
Te pakten ky eshte mendimi im per artikullin e mesiperm.


Kastriot

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 1-11-2002 nė 20:10 Edit Post Reply With Quote
Presidenti duetit Nano-Berisha,pasqyra e dy lidereve .

I nderuar Kastriot.

Moisiu eshte treguesi me i qarte i mendimit qe kane dy <luanet> e politikes.Ai nderoi Janullatosin, sepse kete gje para tij kane bere Nano dhe Berisha,ndersa GJERALDINA eshte e nderuar nga ata qe dine te vleresojne figurat e kombit.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Hermon Qilleri

Postuar mė 2-11-2002 nė 00:09 Edit Post Reply With Quote
Te nderuar Zoterinj

Me sa di une titulli "Nderi i kombit" i jepet atyre qe kane ofruar sherbime te vecanta kombit shqiptar. E ndjera Geraldine nuk ofroi ndonje sherbim ndaj kombit dhe prandaj i nderuari President i Republikes nuk e pa te arsyeshme tia akordonte kete titull.
Sa per Janullatosin, zoti Baleta si ekstermist qe eshte edhe nje here nuk i afrohet aspak te vertetes. Janullatosi mund te jete grek per nga kombesia, por te gjithe e dine se eshte nje njeri dhe nje klerik me virtyte te vyera dhe qe ka ofruar per shqiptaret shume e shume gjera. Edhe sot e kam para syve figuren e Janullatos qe shperndante me menget e perveshura ilace dhe ushqime refugjateve kosovare ne kohen e luftes ne Kosove. Gjithashtu te gjithe ata qe ishikojne gjerat pa pargjykime e dine se Janullatosi ka luajtur nje roll shume te rendesishem ne ringjalljen e kishes ortodokse shqiptare. Gjithashtu eshte nje edhe akademik i shquar.
Ishte nje fat i madh jo vetem per orthodokset shqiptare por per te gjithe shqiptaret emrimi i Janullatosit ne krye te kishes ortodokse shqiptare dhe jo i ndonje koke te nxehte qe do te mund te shkaktonte turbullira ne ato situata shume te tensionuara. Janullatosi sherbeu si katalizator ne shume situata.

Nderime
Hermon Qilleri

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 2-11-2002 nė 17:47 Edit Post Reply With Quote
Si mund te ulet ndikimi Grek ne RSH

"......Janullatosi mund te jete grek per nga kombesia, por te gjithe e dine se eshte nje njeri dhe nje klerik me virtyte te vyera dhe qe ka ofruar per shqiptaret shume e shume gjera. Edhe sot e kam para syve figuren e Janullatos qe shperndante me menget e perveshura ilace dhe ushqime refugjateve kosovare ne kohen e luftes ne Kosove...."

Na more ti H. Qilleri se .................

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 18:15 Edit Post Reply With Quote
Po eshte mire qe te rreshtohen faktet e veprimtaria e Janullatosit nga a deri tek zh.

Une po e filloj me cfare di:

Pse eshte akoma vakant posti mitropolit te Gjirokastres tani e 12 vjet?

Une njof veprimtare shqiptare ortodokse qe kane pasur shume pengesa nga ai.

Kush di fakte pro e kundra tij le ti permendi hapur e pa paragjykime.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 18:48 Edit Post Reply With Quote
Gjeta nje shprehje shume interesante:

"Nacionalisti me i mire eshte ai qe i dallon te metat e popullit te vet"

Nuk e di se e kujt eshte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 18:55 Edit Post Reply With Quote
Po e filloj vete si gjithmone te mbledh material

Illyria 13-15, 2001, Volume 11,# 1089

Kryepeshkopi Anastasios për vizitë zyrtare në Athinë:
çfarë ndryshoi?

Javën e parë të nëntorit gjithë Greqia u elektrizua
nga vizita zyrtare në Athinë e Kryepeshkopit të
Tiranës dhe gjithë Shqipërisë zotit Anastasios
Janullatos. Sipas traditës së Kishës Ortodokse të
gjithë primatët e kishave autoqefale, menjëherë mbas
zgjedhjes dhe fronëzimit fillojnë vizitat protokollare
në kishat simotra. Në rastin e Kryepeshkopit tonë
vizitat në kishat e tjera fillimisht nuk ishin të
mundura për shkak të statutit antikanonik të zotit
Janullatos, gjë që ndryshoi me formimin e sinodit në
vitin 1998. Mirëpo me ardhjen në pushtet të
Kryepeshkopit të Athinës dhe gjithë Greqisë
Kristodhulos, në të njëjtin vit, situata politike në
Greqi u rëndua për arsye të kundërvënjes këmbëngulëse
të Kristodhulos ndaj qeverisë socialiste greke, e cila
ka ndërmarrë një fushatë për ndarjen e shtetit nga
kisha.

Kjo vizitë e Anastasios në këtë moment të nderë për
politikën kishtare greke ishte dëshirë edhe e disa
personaliteteve të politikës greke, të cilët besojnë
tek roli i suksesshëm diplomatik i Fortlumturisë së
Tij, pavarësisht se në vitin 1991, kur ai u dërgua në
Tiranë, emrin Janullatos nuk e njihte askush në Greqi.
Shtypi grek u shpreh qartë se “Anastasios po vjen të
ushtrojë gjithë ndikimim e tij për të afruar
zotërinjtë Simitis dhe Kristodhulos në një takim të
përbashkët, gjë që asnjë personalitet grek nuk mundi
ta bëjë të mundur gjatë katër muajve të fundit”.

Janullatos shkon në Athinë të paktën një herë në muaj
por kjo vizitë ishte e potershme sepse mbas marrjes së
shtetësisë shqiptare dhe arritjes së përhershmërisë së
qëndrimit të tij në Shqipëri, ardhja me zhurmë dhe
lavdi në Athinë i vuri vulën pranimit universal të
figurës së imzot Anastasios në Greqi. Gjatë takimeve
me të gjitha personalitet e larta politike, kishtare
dhe diplomatike të shtetit fqinj, dhe gjatë dekorimeve
të shumta nga institucione shtetërore dhe kishtare
greke, u thanë plot fjalë të ëmbëla me termat e dalë
boje të Janullatosit mbi “paqen e përbotshme” dhe
“bashkekzistencën paqësore” Por nuk doli asnjë fjalë
në sipërfaqe për më shumë se gjysmën e anëtarëve të
Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët
jetojnë në Greqi “nën thundrën e përdhunës”, të
privuar nga e drejta e meshimit në gjuhën e tyre, gjë
që emigrantët e kombësive të tjera e kanë të
praktikuar për vite të tëra tashmë në shtetin fqinj.

Lidhja Ortodokse “Shën Asti”

Në vitin 1993 shkuam në Tiranë dhe i kërkuam zotit
Janullatos që të ndërhyjë për hapjen e një kishe në
gjuhën shqipe në Athinë, ashtu siç bëhet dhe në
arabisht, koptisht, sllavisht, etj., po në Athinë.
“Nuk kam asnjë kundërshtim, na tha, por nuk mund ta
kërkoj unë. Duhet që më parë të paraprijë vizita ime
protokollare në Kishën e Greqisë”. Ne e njohim mirë
misionin dhe karakterin e zotit Janullatos dhe nuk
prisnim që të na thoshte të vërtetën por duke ditur se
ai ishte ato vite në një pozitë delikate në Tiranë,
menduam se në qoftë se shtrëngohej disi, edhe mund
t’ia kërkonte këtë të drejtë qeverisë greke. Kaluan
vite dhe çështja u gropos.

Çështja e të drejtave fetare të emigrantëve nuk është
përmendur gjatë këtyre dhjetë vjetëve dhe kjo ka
arsyet e veta. Ata shqiptarë që përfaqësojnë çështjet
e emigracionit shqiptar në Greqi rëndom mbështeten dhe
vihen në këmbë nga organizmat e Partisë së Koalicionit
të Majtë, të cilët si të gjithë bashkëfetarët e tyre
komunistë kanë një alergji instiktive ndaj të drejtave
fetare të emigrantëve në Greqi. Qeveritë tona të
këtyre dhjetë vjetëve e kanë ngritur zërin për çështje
madhore dhe jo për “vogëlsira” që iu përkasin
priftërinjve. Ndërsa autoqefalistat, të cilit kishin
tapitë kishtare të Peshkop Nolit, e patën pothuaj të
vështirë të zbrisnin nga qielli i idealizmës poshtë në
truallin e fakteve dhe të problemeve reale që lindën
me zbarkimin e Janullatosit në Tiranë.

Në vitin 1999, mbasi Kryepeshkopi Anastasios nuk
kishte ndërmend të ndërmerrte asgjë përpjekje nga çka
kanonet e kishës mëtonin nga ai, u themelua në Athinë
Lidhja e Shqiptarëve të Krishterë Ortodoksë në Greqi
“Shën Asti”, e cila u njoh nga gjykata e Athinës dhe
mori lejen nga Kryepeshkopi Kristodhulos për të hapur
një kishë në gjuhën shqipe për nevojat e emigrantëve
në Athinë.

Kryepeshkopi Anastasios jo vetëm që nuk pranoi të
bashkëpunojë me Lidhjen, i cila i kërkoi bekimin disa
herë, por kur pa se shoqata po zgjerohej dhe po
fitonte terren të qëndrueshën në Athinë, me veprimtari
serioze, me kurse falas në shqip, greqisht e anglisht
dhe me programe të pasura kulturore për të gjithë
emigrantët, udhëtoi urgjent për në patridhë dhe
ndërmori një luftë të hapur kundër grupit të teologëve
shqiptarë që kishin marrë këtë nismë. Zoti Janullatos
kërkoi listat e emrave të anëtarëve të Lidhjes, gjë që
shkaktoi frikë në radhët e anëtarëve. Për pasojë të
kësaj lufte sistematike dhe bllokuese shoqata u
shpërbë në mars 2000. Autori i këtij shkrimi pati
përgjegjësinë të ishte dëshmimtar i atyre ngjarjeve.

A është oksimor fakti që Kryepeshkopi i Athinës
vendosi të organizojë një famulli me meshë në gjuhën
shqipe në Athinë, ndërsa Kryepshkopi i Shqipërisë e
ndaloi? A do ta bënte këtë Janullatos në qoftë se,
larg qoftë, do të ishte shqiptar? Është më se e qartë
se Kristodhuli është nacionalist, por ama ai vepron i
pavarur si një shtet brenda shtetit grek dhe i
intereson një kishë e fortë ortodokse nën
juridiksionin e tij dhe jo vetëm për brezin e tij.
Kryepeshkopi Kristodhulos u informua me hollësi nga
një komision i posaçëm i emigrantëve se shumica e
shqiptarëve nuk ndihet lirshëm të frekuentojë kishat
greke dhe shumë prej tyre janë bërë pre e feve të
huaja që janë ngulur në Athinë. Pra, Kristodhulos
konkludoi se duke hapur një kishë në gjuhën shqipe
emigrantët shqiptarë, fëmijët e të cilëve shkojnë në
të njëjtat shkolla me fëmijët grekë, do të jenë
moralisht më afër mendësisë greke pavarësisht nga
identiteti i tyre kombëtar.

Nga ana tjetër qeveria socialiste, e cila gjoja i
përkrah të huajt, po ushtron një praktikë tepër të
suksesshme për te asimiluar fëmijët e emigrantëve
shqiptarë duke mos iu dhënë asnjë mundësi për të
kultivuar identitetin e prindërve të tyre. Dhe kjo
politikë asimilimi arrihet duke i ndihmuar shqiptarët
që të bëhen pjesë e shoqërisë greke, dhe jo të
dallohen nga ata, domethënë të mos trashëgojnë asnjë
gjurmë nga origjina e tyre; dhe gjuha është pengesa
parësore për të arritur këtë. Por këto përpjekje nuk
do të kenë të njëjtat frute nëse një kishë në gjuhën
shqipe i mbledh emigrantët dhe iu zgjon fëmijëve të
tyre ndjenjën e origjinës, gjë që shkolla greke
përpiqet t’a çrrënjosë. Ja pse Janullatosi i shpalli
luftë Lidhjes Ortodokse dhe u acarua edhe më keq me
Kristodhulosin; në fakt ai bëri atë që iu diktua nga
lart.

Kur nuk kemi meshë shqip në Sarandë, mund të kemi në
Athinë?

Në qytetin e Sarandës, ku ndalohet gjuha shqipe në
Kishën e Shën Harallambit këto dhjetë vjet, Anastasios
shkon dhe këndon një herë në vit diçka në shqip për të
na mbyllur gojën neve dhe për t’iu hedhur hi syve
atyre që kanë rënë në dashuri me të katërta me të. Të
njëjtën taktikë demagogjike bëri edhe këto ditë në
Athinë. Duke kënduar diçka në shqip me shpurën
shqiptaro-greke që e shoqëronte nga Shqipëria, e
mbylli edhe për dhjetë vjet të tjera kapitullin e
ortodoksëve shqiptarë në Greqi. Dhurata që Anastasios
i solli Kristodhulos nga Shqipëria ishte një ikonë e
Shën Kozmait, pikturuar me shkronja greke nga të rinj
shqiptarë. Në fjalën e tij Kristodhuli e çmoi punën e
Shën Kozmait në Shqipëri si “ndriçues i kombit” (I
kujt kombi?).

Por në qoftë se kryeurata Janullatos është me të
vërtetë i dërguar i Kishës së Krishtit dhe jo i
Ministrisë së Jashtme të Greqisë në Tiranë, tashmë
atij i ka ardhur rasti të na përgënjeshtrojë të
gjithëve sa e akuzojmë për punë jo kishtare në
Shqipëri duke sendërtuar programin ortodoks të Lidhjes
“Shën Asti”, të cilën e përndoqi dhe e shfarosi. Ai ka
në dorë sot të caktojë njerëzit e tij ta bëjnë këtë
punë kishtare se ndoshta themeluesit dhe drejtuesit e
Lidhjes nuk ishin të përshtatshëm; krahas të tjerave
ata punonin pa mbështetje dhe pa rrogë. Dhe për të
kërkuar të drejtat kishtare të emigrantëve shqiptarë
ortodoksë në Greqi Kryepeshkopi i Shqipërisë i ka të
gjitha të drejtat, dhënë nga kanonet e Kishës
Ortodokse dhe nga reputacioni absolut që ai ka krijuar
në shoqërinë greke, për arsye të misionit të tij të
suksesshëm politik në vendin fqinj.

Janullatosi është kandidat për çmimin Nobel për Paqe
2001. Referati i mbajtur gjatë kësaj vizite
protokollare në Akademinë e Athinës “Myslymanët dhe të
krishterët në Europë” është një orvajtje tjetër për të
justifikuar kandidaturën e tij për Nobel, por në qoftë
se ai i beson këto me të cilat po na çan veshët për
dhjetë vjet, përse nuk kërkon nga qeveria dhe kisha
greke t’iu lejojnë emigrantëve shqiptarë të besimit
myslyman të ushtrojnë besimin e tyre në trajtën e
adhurimit fetar në Greqi?

A është varësia e Janullatosit nga Ministria e Jashtme
e Greqisë e vetmja arsye që nuk e lejon të
pozicionohet në lidhje me problemin kishtar të
emigrantëve shqiptarë në Greqi? Përse Anastasios
ngurron të flasë hapur për këtë çështje dhe të marrë
pjesë në dialogun që ka filluar në shtyp dhe të
vendosë për një çështje kaq serioze për të ardhmen e
të dy vendeve? Në qoftë se kjo çështje merr zgjidhje
ortodokse ajo i jep dorën fanarjotit Janullatos për të
dalur nga terri ku e ka çuar natyra e tij mafioze
gjatë këtyre dhjetë vjetëve.

Veprimtaria e Janullatosit në Shqipëri është
përshkruar disa herë me fakte të papërgënjeshtruara në
faqet e kësaj gazete. Madje nuk duhen shumë mend për
të shquar se roli i Anastasios në Shqipëri ka qenë dhe
mbetet kryekëput politik, dhe bile i një politike të
paskrupullt dhe dëmprurëse për të dy popujt.
Janullatosi vazhdon të abuzojë pa drojtje me varfërinë
e shqiptarëve, me mendjengushtësinë e grekëve përsa i
përket konceptit të tjetrit, dhe me mungesën e
gjykimit të shëndoshë të shumicës dërrmuese të
anëtarëve të kishës ortodokse në Greqi, të cilëve nuk
iu është dhënë rasti akoma për t’u çliruar nga
idiotizmi masiv i etnofetarisë së tyre. Si rrjedhojë e
kësaj taktike të vetëdijshme dhe afatgjate imzot
Janullatos po abuzon me misteret e Kishës Ortodokse
dhe i tillë do të mbetet për ne, pavarësisht se “37
akademikë grekë dhe 13 shqiptarë të shquar” (sipas
shtypit grek) e kanë propozuar për çmimin Nobel.

Kush nga ne e do Janullatosin si të tillë dhe përse?

Sot nuk janë të paktë ata shqiptarë që nuk mund ta
parafytyrojnë jetën në një vend “të mallkuar si yni”,
pa praninë e një shenjti për së gjalli si “Kryepiskopi
Anastas”, që edhe në qoftë se nuk ekzistonte duhet ta
kishim shpikur.

Sipas mendimit tim ka disa arsye që shpjegojnë
triumfin e Janullatosit në Shqipëri. Nuk është vetëm
dinakëria dhe pandershmëria e tij e ndërthurur me
nevojën e politikës greke për të krijuar një
figurë-instrument të tillë në Ballkan. Arsyeja
kryesore është indiferenca e shqiptarëve ndaj fesë,
mosnjohja e rolit dhe influencës së saj të
pashmangshme në kulturë dhe politikë dhe sidomos
injoranca që na trashëguan për sa i përket mësimit të
historisë sonë.

Janullatosi mbështetet gjithashtu dhe nga një akraba
intelektualësh në Tiranë të cilët besojnë se janë
lindur të ç’rrënjosin mendimin e kalbur të kritikës
kulturore dhe politike në Shqipëri. Megjithëse
luftojnë me zell mesianik për të kthyer lumin mbrapa,
edhe këta bandillë janë produkt i së njëjtës shkollë.
Këtyre iu intereson ta mbrojnë Janullatosin sepse
kështu duan të dëshmojnë se nuk janë gatuar prej
brumit të vjetër. Pastaj mendja e tyre e thellë dhe
largpamëse nuk merret me thërrime si “prifti
Janullatos”. Për më tepër me këtë petk të njeriut “të
së nesërmes” këta zotërinj e kanë më të lehtë për të
dalë e për të sharë vetveten nëpër simpoziume në
Europë e gjetkë. Pra, në Tiranë bëhen aleanca
ideologjish ku i vetmi fitues është Janullatosi.

Varfëria e politikanëve tanë ka mëkatet e saj. Ndoshta
një ditë do të çuditemi kur të mësojmë numrin e saktë
të fëmijëve të politikanëve shqiptarë që studjojnë me
bursa nga qeveria greke dhe shoqata “Miqtë e vjetër të
Krepeshkopit Anastasios” në Greqi. Unë njoh disa prej
tyre.

Një shkak që ka ndihmuar shumë Janullatosin për të
patur sukses është mungesa e një komuniteti të
organizuar ortodoks jashtë Shqipërisë, me zë dhe me
jetë kishtare e kulturore. Sado që të përpiqemi ne të
zmadhojmë qënjen e Peshkopatës shqiptare në Amerikë, e
vërteta është se ajo nuk ekziston ashtu siç e
paraqesim ne. Çfarë është peshkopata jonë po t’i
heqësh Fan Nolin? Por a mund të jetojë një kishë vetëm
me të kaluarën? Ajo sot është pa peshkop, pa një prift
teolog në krye të saj, pa botime, me kisha gjysmë të
vdekura që po mbyllen njëra pas tjetrës, pa plane
konkrete për të hapur kisha të reja për emigrantët e
ardhur rishtaz dhe pa teologë laikë që të njohin të dy
gjuhët dhe t’u vijnë në ndihmë emigrantëve (i vetmi
teolog ortodoks shqiptaro-amerikan që mësoi gjuhën
shqipe, mundi të sigurojë punë vetëm në një
institucion protestant).

Dhe arsyeja tjetër, siç e kemi theksuar, është mungesa
e mendimit teologjik në Shqipëri. Nuk mund të zgjidhet
problemi kishtar dhe kombëtar i KOASh-it me
karagjozllëqet e autofeqalistave. Po t’iu heqësh edhe
këtyre qyqeve fanolizmin (Se ku dallohet fanolizmi nga
studimet noliane është temë më vete) dhe
antihelenizmin çfarë do t’iu mbetet të gjorëve?

Personalisht i përkas atij brezi që për të shikuar
drejt së ardhmes së Shqipërisë nuk e gënjen veten me
përrallat e të shkuarës së lavdishme dhe nuk është
pushtuar nga histeria e nacionalizmit anakronik.
Gjithashtu brezi ynë nuk i bie vajtueshëm fyellit të
shqiptarizmit mbi rrënojat e historisë dhe as beson se
importimi i idhujve do ta mbushë zbrazëtirën që na
krijoi në mendje dhe në shpirt e kaluara komuniste.
Nuk pres nga Janullatosi që të pendohet se “në Ferr
nuk ka pendim”, por shpresoj dhe lutem që njerëzit që
janë vetëthirrur të na prijnë në politikë dhe në
kulturë këto vite të vështira, të jenë dhe ata të
vetëdijshëm se procesi i demokratizimit dhe
ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare, në rastin e
KOASh-it shkon me hapa të shpejtë mbrapa, pavarësisht
se Janullatosi e merr apo jo çmimin Nobel.

Fatmir Cici





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 18:59 Edit Post Reply With Quote
Janullatos shpallet mbrojtes i te drejtave te njeriut

Greket e Shteteve te Bashkuara te Amerikes shpallen dy dite me pare
Kryepeshkopin grek te Tiranes Anastasios Janullatos si fitues te nje
cmimi te pervitshem per te drejtat e njeriut. Lajmi u dha nga
versioni anglisht i gazetes greke "Kathimerini" e cila citon burime
prane Kishes kristiano-orthodokse te SHBA-se. Motivacioni i ketij
cmimi eshte "per impenjimin misionar te Anastasios ne Afrike dhe
per "rikostruktimin e mrekullueshem te Kishes Autoqefale Orthodokse
Shqiptare". Cmimi Athenagoras per te drejtat e njeriut u themelua per
here te pare ne vitin 1986 nga greket e SHBA-se i eshte dhene gjate
viteve te kaluara mes te tjereve edhe kryepeshkopit afrikanojugor
Desmond Tutu, ish presidentin amerikan Jimmy Cartes dhe murgeshes
shqiptare N`ne Terezes se Kalkutes. Motivacioni e cileson rindertimin
e struktures se kishes ordhodokse shqiptare nen drejtimin e nje
kryepeshkopi grek si nje "mrekulli". Anastasios Janullatos ka
ndertuar ne Shqiperi 70 kisha te reja, ka restauruar 65 kisha dhe
manastire ekzistuese si dhe ka riparuar 130 ndertesa te karakterit
fetar gjate dhjete viteve te qendrimit te tij ne krye te kishes
shqiptare. Greket e SHBA-se jane konsideruar gjithmone
si "ultranacionaliste antishqiptare". Ne fillim te shekullit te
kaluar grindjet mes shqiptareve orthodokse te SHBA-se dhe grekeve
orthodokse sollen themelimin e kishes autoqefale shqiptare nga ana e
Theofan Stilian Nolit, me nje hierarki te pavarur nga kisha greke e
Athines. Patriarkana Orthodokse me qender ne Stamboll dhe e
kontrolluar nga greket nuk e njohu per me shume se 20 vite kishen
Shqiptare deri sa u detyrua ta pranoje ekzistencen e saj ne vitin
1938. Prania e kryepeshkopit Janullatos ne krye te kishes shqiptare
si dhe prania e shume prifterinjve nacionaliste greke nen kemishen e
misionarit ne Shqiperi ka shkaktuar shume probleme qe shpesh kane
sjelle pikerisht shkeljen e te drejtave te njeriut. Shpallja "person
i padeshiruar" i nje prifti grek qe bente propagande antishqiptare ne
vitin 1994 solli raaprezaljen me te tmerrshme greke kunder
emigranteve shqiptare. Atehere me shume se 200 mije emigrante
shqiptare u perzune dhunshem, u rrahen barbarisht dhe iu sekuestruan
kursimet. Vete Janullatosi ka shkaktuar shume probleme si vendosja e
gureve te varreve me mbishkrime greqisht per ushtaret e vrare gjate
Luftes se Dyte Boterore. Ngjarjaa shkaktoi nje zemerim te madhne
Shqiperi te pasuar me spastrime te shqiptareve nga Greqia. Edhe kjo
ngjarje nuk ka shume lidhje me "ndihmese per te drejtat e njeriut".


Gj. Erebara





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 19:01 Edit Post Reply With Quote
Greket e Amerikes dekorojne priftin Janullatos, shqiptaret protestojne
"http://www.kohajone.com/arshive/2001/02/19/Lajmi03.asp"

Duartrokitjet ne sallen e katit te 2 te hotelit "Hilton" ne Nju Jork
per dekorimin e kryepeshkopit te Kishes Ortodokse shqiptare Anastas
Janollatos, jane zbehur shume nga nje proteste e fuqishme e
shqiptareve te Amerikes. Nga ora 18.00 deri ne oren 20.00 te dites se
shtune, dhjetra persona te tubuar para gradaceles ne Manhatan, jo
vetem kane hedhur poshte vleresimin e shoqates greko-
amerikane "Athenogoras", te cilet e kane nderuar ate per kontributin
e dhene per te drejtat e njeriut, por kane kerkuar doreheqjen e tij.
Por edhe me i avancuar se kaq ka qene ish-kongresmeni amerikan, miku
i shqitareve, Jozeph Dioguardi, i cili ishte dhe njeriu qe siguroi
lejen per tubimin. Dioguardi deklaroi ekskluzivisht per gazeten "Koha
Jone" se Greqia duhet te ndryshoje qendrim dhe te njohe pakicat
kombetare. Nen cilesine e kryetarit te shoqates Liga Civile Shqiptaro-
amerikane, Dioguardi la te kuptohej se kjo kishte te bente per
shqiptaret, konkretisht ata came, por edhe maqedonasit dhe vllehet.
Kete e perforconte dhe deklerata e shperndare nga shoqata "Vatra" ne
te cilen theksohej se, edhe pse nga Greqia jane perzene 200.000 came,
kryepeshkopi Janollatos nuk e ka thene mendimin e tij. Nderkaq
nenkryetari i shoqates Vatra, Gjon Bocaj, e cila eshte organizatoria
e tubimit tha se Anastas Janollatos eshte nje njeri qe ka uzurpuar
kishen ortodokse shqiptare. Sipas tij, Janollatos, vetem qe nuk e
meriton nje cmim te tille, aq me keq akoma kur dihet se ai ka qene
kunder interesimit te NATO-s ne Kosove.


Protesta


Nje analize te thelle historise se kishes ortodokse Autoqefale beri
Niko Kirka. Sipas tij, kane qene nje grup shqiptaresh ortodokse me
banim ne Nju Jork, ata qe i kerkuan shoqates "Vatra" oraganizimin e
tubimit. Kjo per arsyen se kryetari i saj i pare ka qene Fan Noli,
themeluesi i Kishes Ortodokse Autoqefale. Tubimi vazhdoi i qete dhe
pa probleme. Protestuesit ishin vendosur ne trotuarin perballe
hotelit ku zhvillohej ceremonia dhe ne duar mbanin pankarta te
ndryshme te shkruara ne anglisht. Mes tyre binin ne sy: "Jonulllatos
eshte koha per t'u larguar", "Ne jemi ortodokse shqiptar dhe jo
greke", "Anastasi ka uzurpuar kishen autoqefale". Ne mes te
protestuesve ishin vendosur flamuj shqiptar dhe amerikan. Nderkohe
policise, e cila ishte e pranishme ne mbarevajtjen e mitingut, nuk iu
desh te bente shume pune. Gjithcka u zhvillua e qete dhe pa asnje
problem. Pas dy oreve protestuesit u larguan.


Roland Qafoku





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 19:04 Edit Post Reply With Quote
Durrës. Janollatosi përdhos autoqefalinë e KOASH-it në ditët e Pashkëve


Kush urdheroi që epitafin ta mbajnë në krahe ushtarët grekë?!


Skandalet e kryepeshkopit të Shqipërisë Janullatos, nuk kanë
ndaluar edhe në ditët e shenjta të Pashkeve. Gjatë marshgjergjis
imt të
besimtareve ortodoksë ditën e të "Premtes së zezë" në qytetin
e Durresit, besimatrët shiptarë janë ndodhur përballë një
provokimi dhe fyerje të paparë të organizuar nga Peshkopi i
Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris, Anastas Janullatos.
Epitafin që mbahet në krahë nga besimtarët gjatë këtij
marshimi të shenjtë në mënyrën më provokative dhe të pa
ligjshme, e mbanin ushtarë greke të kompanisë së instaluar në
Tiranë.



Të veshur me uniforma ushtarake luftimi, me grada dhe
simbole kombetare greke, këta ushtarë janë caktuar nga
autoritetet e peshkopatës të mbajnë epitafin gjatë këtij
marshimi të detyrueshëm e të respektuar me fanatizëm nga të
gjithë besimtarët ortodoksë. Kjo ka bërë që shumë besimtarë ta
lënë më mes marshimin në formë proteste, ndërsa të tjerë për
të mos lënë në mes ritin, kanë protestuar në mënyra nga më të
ndryshmet. Ky provokim është një shkelje e rëndë e ligjit të
Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe përdhosja e radhës
nga kryepeshkopi grek i saj Janullatos.
Si në të gjitha liturgjitë e kishave ortodokse të vendeve të
ndryshme, peshkopët luten për popujt, ushtritë dhe qeveritë e
këtyre vendeve. Edhe në Durrës është kënduar kjo lutje "Për
Republikën e Shqipërisë, ushtrinë dhe qeverinë, le t'i lutemi
Zotit, Amin". Kjo lutje që bën krenarinë per besimtarët
ortodokse shiptare, është zhvleftësuar kur kanë parë që
epitafin nuk e mbanin në krahë ushtarët shqiptarë, sipas
>kanunit të kishës por ushtarë grekë, që kishin ardhuar nga
>Tirana me dy automiete, një kamion me targë 90146 dhe një xhip
>ushtarak tip Benz.
>Ky provokim dhe shkelje e ligjit të KOASH-it u intepretua nga
>besimtarët ortodoksë të Durrësit dhe banorët e tjerë të
>pranishem në këtë moment, si një veprim i qëllimshem i kreut
>të kishës Janullatos. Në zonën e Durrësit ka shumë reparte
>shqiptare dhe do të ishte normale madje e detyrueshme që
>epitafin ta mbanin ushtarët e ushtrisë shqiptare, për të cilët
>besimtarët ortodoksë në këtë dite të shenjtë, kanë një lutje
>të veçantë.Provokimi i turpshem i organizuar dje në Durrës me
>ushtarët grek, është një akt më shumi në llogari të
>kryepeshkopit, i cili po shkatërron çdo ditë autoqefalinë e
>kishës sonë ortodokse. Ushtarët grek që janë lejuar nga
>qeveria të rrinë në Shqipëri mund të vijnë e të festojnë si të
>gjithë ortodokset, pashkët, por mbajtje te epitafit në
>territorin e Shqipërisë. Kudo që festohen pashkët është detyrë
>dhe nder i ushtrisë shiptare, për të cilët ne ortodokset si
>edhe besimtarët e feve të tjera në Shqipëri i lutemi Zotit me
>një lutje të veçantë. Kjo përveç një shkelje të rëndë të
>kanunit të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, është edhe
>një fyerje e rëndë kombetare që mban firmën e kryepeshkopit
>Janullatos.
>
>Jorgo Thanasi
>55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 19:15 Edit Post Reply With Quote
Kryepeshkopi Janullatos- 10 vjet në Shqipëri

Nuk duhet të jetë ndjerë fort mirë presidenti i Republikës, zoti Alfred Moisiu, nga vapa dhe gjithë ato mesazhe greqisht që kumbuan në kishën e madhe ortodokse të Tiranës të përfaqësuesve të patriarkanës së Stambollit, apo edhe përgjigja po në greqisht e kryepeshkopit të kishës sonë autoqefale hirësisë së tij Anastas Janullatos. Por edhe të ftuarit e shumtë folës, kryesisht grekë, por edhe nga kishat e tjera simotra, në liturgjinë hyjnore me rastin e dhjetëvjetorit të aktivizimit të tij në krye të kishës së Fan Nolit, duhet të jenë të ndjerë të lehtësuar nga ikja e zotit Moisiu, sepse duke injoruar besimtarët e tjerë të shumtë politikanë dhe jopolitikanë, ata i vazhduan pa ndihmën e përkthyesit mesazhet vlerësuese dhe hyjnizuese për Janullatosin në krye të kishës shqiptare. Në greqisht ishte edhe thënia e kryepeshkopit se "ai ka kontribuar shumë në bashkekzistencën paqësore midis feve në Shqipëri, gjë që i ka bërë nder figurës së shqiptarëve në botë", ndërkohë që atij do t'i bënte më shumë nder po të thoshte se ajo ekzistonte edhe para ardhjes së tij. Në fund, po në greqisht,- megjithëse kryepeshkopi, ynë e di shqipen,- ai foli për diskriminim të kishës ortodokse, dhe "për përfitim nga rasti i pranisë së presidentit për të kërkuar dhënien fund të këtij diskriminimi, veçanërisht në kthimin e pronave të kishës". Për të qenë të sinqertë, kjo është një kërkesë që ai e bën zakonisht sa herë që pranë ka presidentë, por të flasësh për diskriminim të kishës ortodokse në raport me fetë e tjera është pak e tepruar nga ana e intelektualit të shquar Janullatos. Shqipëria është praktikisht, vendi me kuadrin kushtetues dhe ligjor më liberalin në Ballkan për çështje të fesë, kuadër që nuk favorizon fe të caktuara, e duke u nisur nga përqindja e popullsisë që përfaqësojnë. Prej këtij kuadri, prej dobësive objektive, por edhe subjektive në "personalitetin" e politikës shtetërore shqiptare ka përfituar edhe vetë hirësia e tij, duke u vendosur në krye të një kishe autoqefale. Ne duhet të jemi realistë, se gjatë dhjetë vjetëve të qëndrimit të tij në Shqipëri, janë ndërtuar dhe rindërtuar shumë kisha dhe është ngritur një sistem kishtar institucional, arsimor, , etj, etj, që vështirë se mund ta bënte kush tjetër në vend të tij, punë që ishte pasqyruar në një dokumentar grek të transmetuar të shtunën nga TVSH. Natyrisht ka edhe vërejtje, se ndërhyrja restauruese prej specialistëve grekë, ka cënuar nga pak stilin shqiptar të kishave, shqiptare dhe ka qenë selektive- jo në Voskopojë, p.sh; se zoti Janullatos nuk e ka nderuar sa duhet figurën e paraardhësit të vet shqiptar Fan Noli;, se ai është përfshirë edhe në fushatën kundër heqjes së fesë nga pasaportat e qytetarëve grekë, me letra solidariteti, etj, etj. Por gjithsesi, duke u marrë vetëm me punën e tij pozitive në këto dhjetë vjet, pikërisht dhe vetëm për shkak të saj ndoshta duhet diskutuar ideja e zëvendësimit të tij me një peshkop shqiptar. Emërimi i vëllait të at Artur Liolinit si peshkop, por edhe krijimi nën kujdesin e tij kuadrit njerëzor kishtar, që mund t'i plotësonte kushtet hierarkike, janë disa elementë që të bëjnë të marrësh në konsideratë një gjë të tillë. Madje vetë propozimi prej tij i pasardhësit shqiptar, do të ishte një mbyllje e mirë dhe dinjitoze e karrierës së tij prej misionari në Shqipëri.

Mentor Nazarko





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 19:15 Edit Post Reply With Quote
Pse Anastasios Janullatos citohet, repektohet e nderohet nga të gjitha organizatat famëkeqe "vorio- epirote" në Greqi ?

Eksarku grek Anastasios Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Muhamet Kapllani dhe Antonios Samaras. Mbi bazën e këtij kompromisi, u lejua që në kundërshtim me statutin e KOASH-it të vitit 1929, ai{Janullatos} të drejtojë përkohësisht me cilësinë e eksarkut këtë kishë. Vetë Anastasios Janullatos pak ditë para ardhjes në Shqipëri, i dërgoi më 3 qershor 1991 Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia këtë letër: "Shkëlqesia juaj! Do të doja t`ju paraqisja ju shkëlqesi çështjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe të zhvillimit të saj në konteksin e ndryshimeve institucionale. ......Dihet mirë se Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në shkallë botërore në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë {ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare}, mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark.

-Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisë shqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me bashkëpunimin e tyre, të hyjë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.
-Të merrem me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë.
-Krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar. Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakort plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj. Si një peshkop ortodoks dhe si një studiues, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë". Në kundështim me këtë premtim, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri, madje më 2 gusht 1992 ai u vetshpall kryepeshkop i KOASH-it. Në këtë mënyrë Janullatos na tregoi një rast tjetër se si di ta mbajë fjalën një grek. Duke marrë parasysh dhe të kaluarën e marrëdhënieve shqiptaro-greke, praktikisht nuk mund të lejohej që qoftë edhe i përkohshëm, një grek s`mund të ishte në krye të KOASH-it. Njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të Janullatosit në Shqipëri, z.Ylli Popa në një intervistë dhënë revistës "Klan" datë 15 korrik 2001, në lidhje më çështjen "Janullatos" thotë se në fillim të vitit 1991, ai së bashku me disa persona, ndër të cilët edhe një i panjohur deri atëherë si Kosta Makariadhi {të cilit z.Popa i thotë gabimisht deputet, në një kohë që i tillë ai është bërë pas një viti}, ka shkuar në Athinë dhe e ka takuar Janullatosin në shtëpinë e tij. Natyrisht që këto punë nuk janë aq të rastësishme sa përpiqet t`i bëjë zoti Popa, aq më tepër kur ai thotë "na çuan në banesën e peshkopit". Më tej zoti Popa thotë: "Tashmë kanë kalur 10 vjet që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë drejtohet nga kryepeshkopi Janullatos, i cili e ringjalli atë nga pluhuri i rrënojave ku e kishte katandisur diktatura komuniste. Është meritë e kryepeshkopit Janullatos që dukë rimëkëmburKishën Ortodokse, kontriboi shumë në rivendosjen e ekuilibrit dhe të harmonisë midis besimeve në vendin tonë..". Do të bënte mirë zoti Popa të shikonte dhe të lexonte gazetat dhe botimet "vorio-epirote" në lidhje me vlerësimet e tyre për Janullatosin para se të na japë këtë entuziazëm të pabazuar gjëkundi. Mua si shqiptar, të paktën nuk më vjen mirë për shembull që organizata MAVI, që vrau dy ushtarakë shqiptarë më 10 prill 1994 në Peshkëpi të Gjirokastrës, sponsorizon aktivitetet e Janullatosit. Gjithashtu nuk është normale që në Greqi, Janullatosi të marrë pjesë në mbledhje të organizatave "vorio -epirote" dhe të quhet "mbrojtës i helenizmit grek në Shqipëri" nga ana tjetër ta quajmë si diçka normale këtë gjë. Nuk duhet të harrojmë se Janullatos vjen nga vendi që i ka marrë Shqipërisë Çamërinë, nga vendi që ka djegur disa herë jugun e Shqipërisë dhe nga vendi që i ka shpallur luftë Shqipërisë që prej vitit 1940. Për të tilla çështje natyrisht mund të ishte përgjigjur edhe kreu i Akademisë më të paaftë të Shkencave që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria në këto vite të saj. Dhe me ç`duket akademikët tanë nuk janë më shumë se disa pensionistë që flenë vetëm për të marrë ndonjë rrogë nga shteti. Për t`u kujtuar është gjithashtu se At Artur Liolini në një intervistë që i jep gazetës "Koha Jonë", datë 20 shtator 1994 ndër të tjera ka thënë: "Të gjithë e dimë që Janullatosi erdhi në Shqipëri si misionar i përkohshëm....E theksoj ai erdhi me një kusht: si i përkohshëm". Në librin objekt të polemikës sonë, Anastas Janullatosi ka një vend nderi dhe mahet si "shpëtues i helenizmit grek në Shqipëri". Gjithashtu ajo që ja vlen të diskutohet është fakti se si ka mundësi që organizata teërroriste dhe kriminale si ato të ashtuquajtura "vorio- epirote", flasin e shkruajnë mjaft mirë për Janullatosin e mjaft keq për shqiptarët. Logjika më e thjeshtë të con në përfundimin se Janullatos i ka shërbyer me përkushtim interesave greke në Shqipëri në drejtim të greqizimit të KOASH-it. Për më tepër në mjaft botime "vori -epirote", theksohet me të madhe se një ndër financueset e kishave greke në Shqipëri është organizata famëkeqe SFEVA. Nëse do të gruponim drejtimet e punës se Janullatosit sot në Shqipëri më kryesoret do të ishin:


-Ngritja e një strukture kishtare që t`i përgjigjet interesave të Greqisë
-Theksimi se të gjithë ortodoksët e Shqipërisë janë grekë ose kriptogrekë.
-Përdorja e greqishtes në ceremonitë fetare.
-Marrja e financimeve edhe nga organizatat "vorio -epirote" për të ndërtuar kisha sipas një stili grek.
-Reklamimi si "shenjtorë" i tipave të tillë si Kozma Etoliani, që në thelb kanë punua kundër gjuhës shqipe. Për këto arsye ka mjaft rëndësi autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare. Nuk është hera e parë që kjo autoqefali të jetë rrezikuar nga kisha greke. Natyrisht që më gjerë për problemet e kishës shqiptare kemi shkruar shkruar herë të tjera, por ajo që duam të theksojmë me forcë në këtë shkrim është mesazhi: Janullatosi mbështetet haptazi nga të gjitha organizatat terroriste "vorio -epirote", si ENVI, SFEVA, MAVI, etj. Jo se nuk njihet përkrahja e shtetit grek për të, por përkrahja e segmenteve më kriminale të shoqërisë greke tregon edhe më mirë se ç`farë misioni ka pasur dhe ka Janullatos në Shqipëri. E ç`mund të jetë një "kryepeshkop" që përkrahet nga këto organizata të terrorit? Kujt mund t`i shërbejë tjetër ai?

KASTRIOT DERVISHI





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 19:24 Edit Post Reply With Quote
I VERTETI AT ARTHUR LIOLINI, TE LUTEMI, NGRIHU NE KEMBE !

Me gjithe mend ndodhi qe At Arturi i vertet u ngrit ne
kembe perpara nje klubi ekskluziv Grek, i organizuar nga
prijsit me te rendesishem te Komunitetit Grek ne Amerike,
the Archons, dhe me nje fjalim eloquent u kerkoj ndjese
atyre udheheqesve qe ishin mbledhur ne hotelin Hilton ne
Manhattan, te Shtunen, me 17 Shkurt, 2001. Vecanerisht, ne
nje atmosfere surealistike, At Liolini i kerkoi falje
Peshkopit Grek Janullatos, personi i nderit ne
ate mbledhje. Peshkopi Janullatos eshte nje nga dy
peshkopet Greke qe drejtojne Kishen Ortodokese Autoqefale
Shqiptare.









Ai duke qene me kombesi dhe nenshtetesi Greke,
ne kete pozite, eshte nje uzurpator sepse artikulli 16 i
statutit te Kishes Shqiptare percakton qe peshkopet dhe
antaret e sinodit detyrimisht te jene me kombesi dhe
neneshtetesi Shqiptare.










At Arturi apo At Liolini kerkoi ndjese sepse kishte
rezistuar ne te kaluaren sukseset e Peshkopit Janullatos i
cili eshte personifikimi i avangardes Greke per invazionin
e Shqiperise ne fushen kulturore, politike dhe fetare.
Artur Liolini, prifti Shqiptaro-Amerikan lavderoi Peshkopin
Janullatos deri ne qiell me fraza si "Molla qe ka kokra
goditet me gure". Mirepo nje Shqiptar Ortodokes i
pergjigjet: "Zoti Liolin, nuk te perket ty te perdoresh
gjuhen Shqipe per te fyer Shqiptarizmin, sepse ajo molla me
kokra nuk eshte Peshkop Janullatosi, po Peshkop Fan Noli
dhe Kisha Shqiptare Ortodokese Autoqefale, te cilen e kane
gjuajtur dhe vazhdojne ta gjuajne shovinistet Grek me
gure dhe popla".( Kohajone, 3 Mars, 2001, "At Liolini po
shkel vepren e Peshkop Fan Nolit", nga Sotir Andoni).
Udheheqesit Grek te pranishem duar trokiten me gjithe
zemer. Pse jo?
Perfundimisht dhe publikisht ata sundosen dhe pergjunjesuan

pretenduesin e fronit te trashgimise qe eshte Kisha
Ortodokese Autoqefale Shqiptare, si edhe kujdestarin krenar
te kujtimeve te jetes se Imzot Fan Noli, i cili eshte
themeluesi kryesor i Ortodokesise Shqiptare si ne
Amerike ashtu edhe ne Shqiperi.
Greket me titullin Archon po festonin aktin e barbarit ne
vetmi duke zhytur shpaten e Shen Gjergjit ne zemren e
mesuesit te tij dhe ne trupin e Kishes Nene.

A donin gje tjeter prej At Liolinit ustallaret Grek?
Sa eshte shkruar me siper eshte vet vetiu e qarte dhe ka
vleren se shperndan mjegullen qe mbulonte situaten per
dhjet vjet e me teper ne lidhje me rolin qe udheheqesi i
Kishes Ortodokese Shqiptare ne Amerike do te luante ne
ringjalljen e arthme te Autoqefalise te Kishes Ortodokese
Shqiptare.
Ne pergjithesi, Ortodokesit Shqiptare ne Amerike kane qene
pothuaj te dobet per ringjalljen e Kishes Ortodokese ne
Shqiperi. Mirepo tani me doreheqjen dhe dorezimin e
udheheqesit te tyre te imagjinuar, ne personin e priftit
Artur Liolin, ata as qe do te çajne koken te angazhohen.
Deri diku me te drejte ata do te mendojne se nuk i a vlen
barra qirane.
Greket jane te fuqishem dhe te vendosur te mbajne litarin
rreth fytit te Kishes Ortodokese Shqiptare. Nje vit e ca me
pare ata futen ne kryesin e Kishes edhe nje Grek tjeter,
Peshkopin Ignatios ne Berat. Me mos nderhyrjen
aktive te At Arturit Greket paten sukses te shmangin
kandidaturen e Arqimandritit Theofan Koja. Me keto ngjarje
perpara syve te tyre nje numer i math Ortodokes Shqiptar
munt te thone privatisht se ata do te merren me
Çeshtjen e Autoqefalise te Kishes se tyre Ortodokese kur
Shqiperia te jet antare e Bashkimit Evropian dhe Shqiptaret
te jene me rehat ekonomikisht. Ne nderkohe …..Zoti na
ruajt.
(Per te ndihmuar lexuesin e rastit, ndofta eshte e
nevojshme te thuhet ketu se ky autor ka funksionuar si
keshilltar zyrtar i Kishes Ortodokese Shqiptare ne Amerike
si edhe keshilltar personal i At Liolinit, deri ne 1995, ne

lidhje me çeshtjet e Autoqefalise te Kishes ne Shqiperi.
Ndarja ndodhi kur ky autor shkaktoi qe Kisha Ortodokese e
Elbasanit ti dorezohej At Nikolla Marku, nje
prift Ortodokes i pavarur. Ky autor dhe At Arturi kane
punuar se bashku ne sterlloj bisedimesh dhe takimesh, qe
nga pija e birrës ne lokale te S. Bostonit e deri tek
udhetimi zyrtar i delegacionit Ortodokes Amerikan ne
Shqiperi, me 1992, gjithmone per te ndihmuar Ortodokesin
Shqiptare).

Pyetja interesante per te gjithe eshte kjo: Me te vertet,
çfare e nxiti At Arturin te japi deroheqjen dhe te humbasi
imazhin e meparshem kur ai dukej çdo gje e mire per te
gjithe? Eshte e qarte qe ai eshte kujdestari i bibliotekes
se Nolit ne Boston. Administrativisht, ai eshte kancelari
i Kishes Ortodokese Shqiptare ne Amerike. Ai pretendonte te
ishte mbrojtesi i Autoqefalise i Kishes Ortodokese
Shqiptare.
Po ashtu, ai pretendonte se ishte mik i Shqiptarve nga
Kosova dhe nga trojet e ish Jugosllavise deri me 1999 kur
Serbet debuan me force pothuaj tere popullaten Shqiptare
nga Kosova. Gazeta Boston Globe me daten 25 Mars 1999
perserit fjalet e At Liolinit duke folur kundra bombardimit
te NATO-s ne Serbi, pa permenndur asnje fjale per vuajtjet
e Kosovarve. Krahaso po te duash fjalet e priftit Ortodokes
Shqiptar, Urata Spiro Page, po ne Boston Globe, ku ai flet
me eloquence per dhimjet dhe vuajtjet e Kosovarve.
Kjo deklarate e At Arturit nuk u paraqit ne mediat
Shqiptare, mbas nje arsyetimi, sepse u mendua qe At Liolini
duhet te ruhej me imazhin e tij me gjithese sjellja e tij
per çeshtjen e Kosoves ishte per faqe te zezë. Nga ana
tjeter Peshkopi Grek Janullatos u sulmua ne shtypin
Shqiptar si ketu ashtu edhe ne Shqiperi, ku u debatua edhe
ne parlament, pozita publike e tij kundra NATO-s
ashtu si bene edhe bashke atdhetaret e tij Grek.
At Arturi bente sikur ishte mik i gjithe Shqiptarve
Ortodokes e sidomos mik i atyre qe ishin gati te punonin
per mbrojtjen e parimeve te Autoqefalise per Kishen
Ortodokese Shqiptare. Ai mundohej te dukej dashamires, i
kujdesshem
dhe gjithmone ne ndihme. Ai kishte qejf te dukej erudite
dhe
intelektual.

At Liolini eventualisht dukej si nje enigm per ata qe paten
rastin ti afrohen pak. Çdo e mete qe munt te zbulohej per
njeriun Artur, mbulohej me nje perde keshtu qe ai te
vazhdonte rolin e tij si i vetmi rojtar dhe udheheqes
i rezistences shpirterore Shqiptare kundra uzurpacionit
Grek te Autoqefalise te Kishes Ortodokese Shqiptare. Ndodh
qe, per derisa kjo enigme dhe ky perfytyrim mbaheshin te
ruajtur, me te drejte, vete Greket nuk kane qene
kurre te sigurt se me te vertet e kishin okupuar Kishen ne
Shqiperi.
Ata e dinin, per shembull, se edhe Qeveria e Fatos Nanos do
te kerkonte keshillen e At Liolinit per te shtuar Peshkopin
Grek Ignatios ne udheheqjen e Kishes.
Eshte e qarte se keshilla qe i dha At Arturi qeverise
Shqiptare, nepermes perfaqesuesit qeverritar Kastriot
Islami, perfundoi qe Peshkopi Grek mori ne dore Peshkopaten
e Beratit kurse kandidacia e qytetarit te lindur ne
Shqiperi, Arqimandrite Theofan Koja u mohua fare. Kjo
ngjarje eshte nje pergjegjësi drejtpersedrejti ne kurris
te At Artur Liolinit.
At Arturi adaptoi dhe mori pjese ne nje fushate te ndyre
kundra Arqimandritit Theofan qe orkestrohej nga qarqet
Greke. Kjo fushate Greke ishte pothuaj njesoj me ate qe ata
zhvilluan kundra vet At Liolinit kur mendonin se ai
dukej te ishte kundra Peshkopit Grek Janullatos.
Per kete mekate te pjesemarrjes me thash e theme te ndyra,
Urata Liolini do te ket veshtiresi te bej paqe me Zotin e
tij. Ndofta kjo mekate vetem do te mjaftonte qe shpirti i
tij te binte nga teli ne diten e gjykimit.
Mirepo nje kohesisht me kete nderhyrje ai u mohoi
Shqiptarve Ortodokes dhe Kishes Autoqefale Shqiptare
sherbesen e Arqimandritit Theofan Koja i cili eshte
plotesisht nje prift kanonik, sherben ne Amerike si i
tille, dhe qe eshte, te
pakten, ne te njejtin livel theologjik me ish arqimandritin
Jani Pelushi, tani Peshkopi Jani i Korçes.
Me dhenien e doreheqjes ne fjalimin e New Yorku, At Arturi
u dorezoi Grekeve enigmen e tij dhe perfytyrimin qe ai vet
kish zhvilluar si mbrojtja dhe keshtjella shpirterore e
Ortodokesis Shqiptare ne Amerike dhe ne Shqiperi.
Para se te ndothte kjo trathti, Ortodokesit Shqiptar do te
thoshin se per derisa ne kemi At Liolinin ne do te
vazhdojme me sa mundemi te kundershtojme dhe te rezistojme
nderhyrjen e Grekeve dhe keshtu do te mbajme gjalle
shpresen per te arthmen. Interesant eshte qe Greket vet nuk
e
zgjithnin dot kete enigme shpirterore. Disa vjet me pare
ata u munduan te hapin deren e kesaj enigme duke u lutur qe
Peshkopi Janullatos te lejohej te bente sherbimin e Meshes
se Shenjte ne Kishen e Shen Gjergjit, Kisha Ortodokese
Shqiptare ne S.Boston, ku At Arturi eshte Dekan. Kerkesa e
Peshkopit Janullatos u mohua. Tani situata ka ndryshuar.
Perseri Peshkopi Janullatos munt te deshiroj te meshoj ne
Kishen e Shen Gjergjit.

Ne lidhje me kete ngjarje jane me vend keto fjale: "Fjalimi
i juaj prej lajkatari, qe mbajtet ne ate ceremoni te
turpeshme, Zoti Liolin, tregon qarte se jeni thjeshte nje
koker molle qe rate nga pema Noliane ne prehrin e
shovinistit Janullatos. Mos keni vendosur ta hiqni edhe
bustin e Hiresise se tij Fan Noli nga hyrja e Kryekishes se
Shen Gjergjit, per t'ia bere qejfin Z. Janullatos, i cili,
si e dini, e ka zhdukur portretin e ketij vigani
te Ortodokesise Shqiptare nga çdo kishe Ortodokese ne
Shqiperi. Ne se keni vendosur nje gje te tille, ju lutem te
me lajmeroni, se jam gati te vij e ta marr ate bust te
heroit qe flet me çdo Shqiptar te vertet, por mbase
jo me ju". (Kohajone, op.cit.).
Eshte e drejte te thuhet se Greket nuk do te kene me ndonje
interes per At Arturin sepse At Liolini nuk ka me se çfar
tu jap udheheqesve Ortodokes Grek ne Shqiperi dhe
pergjithesisht Grekeve kudo ne bote. Ne mbremjen e 17
Shkurtit, ne kabalin midis udheheqesve me te fuqishem Grek,
At Arturi humbi esencen e egzistences se tij dhe gjithashtu
humbi shpirtin e tij si i Krishtere Ortodokes. At Artur
Liolini cenoi kanonin 34 te Apostojve te Shenjte te Besimit
Ortodokes. Greket nuk kane deshire ta ringjallin
dhe nuk kane nevoje per kufomen e tij.
Nga ana tjeter, Shqiptaret, te Krishtere dhe Musliman se
bashku, perfundimisht do tia heqin titullin e princit te
Autoqefalise qe eshte thesari me fisnik dhe me i çuditshem
i Rilindasve tane.
At Artur Liolini! Ne mendjen e Grekeve dhe te Shqiptarve se
bashku, sot e pergjithmone, ti e ke humbur vleren e
egzistences, ti je e kaluara.

3 Mars, 2001.

Sejfi Protopapa





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 19:26 Edit Post Reply With Quote
"Ai duke qene me kombesi dhe nenshtetesi Greke,
ne kete pozite, eshte nje uzurpator sepse artikulli 16 i
statutit te Kishes Shqiptare percakton qe peshkopet dhe
antaret e sinodit detyrimisht te jene me kombesi dhe
neneshtetesi Shqiptare."


I lutem te gjitheve te gjejne Statutin?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 19:30 Edit Post Reply With Quote
Keta ishin disa artikuj qe gjeta,

i lutem te gjitheve te diskutojme me maturi dhe pjekuri e pa akuza.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 19:34 Edit Post Reply With Quote
Përse ndalohet gjuha shqipe në kishën ortodokse të
Sarandës?

Historikisht qyteti i Sarandës ka qenë i pabanuar dhe
jo më shumë se një port i vogël, i cili u zhvillua në
një qendër tregëtare në kohën e Zogut dhe më pas u
popullua gradualisht nga fshatrat përreth, duke
përfshirë dhe një numër minoritarësh grekë, sidomos
pas Luftës. Prandaj dhe qyteti i Sarandës nuk është
konsideruar si zonë minoritare dhe nuk ka pasur
shkollë greke gjatë diktaturës, në një kohë që shkolla
greke ekzistonin dhe vijojnë dhe sot në të gjitha
fshatrat greqishtfolëse te rrethit të Sarandës.

Në një nga rrugët hyrëse të Sarandës ngrihet kisha e
re dhe madhështore e Shën Harallambit, e cila u
ndërtua para disa vjetësh e investuar nga Banka e
Greqisë. Më parë kisha funksiononte tek 'shtëpia e
beut', siç quhet nga vendasit, në katin e poshtëm të
shtëpisë së restauruar bukur, ndërsa kati i sipërm
ishte dhe është banesa e priftit famulltar At Kristo
Papa, i ardhur enkas nga fshati minoritar Aliko si
meshëtar i vetëm i Sarandës. At Kristoja u shugurua
prift në vitin 1991 në Greqi dhe mbasi ndenji për ca
kohë nëpër manastire greke, për të mësuar shpejt e
shpejt punët e priftërisë, erdhi dhe u ngul në
Sarandë, i dërguar nga Fortlumturia e tij Kryepeshkopi
i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasios
(Janullatos).

Duke kaluar përmes situatash të paparashikuara Kisha
Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka sot tre statute
dhe përgatitet këtë vit për të katërtin. Në statutin
kishtar të vitit 1922 dhe në atë të vitit 1929, në
nenin 3 thuhet se 'gjuha zyrtare është shqipja',
pavarësisht se në nenin 10 të vitit 1922 lejohet të
përdoren dhe gjuhë të tjera për arsye praktike të asaj
kohe. Në statutin kishtar të vitit 1950, në nenin 3,
shtohet se 'mund të përdoren dhe gjuhë të tjera'. Kjo
ishte e diktuar nga Moska e cila ishte e interesuar
për pakicat sllave në Shqipëri, por në fakt është më
se e arsyeshme lejimi i gjuhëve të tjera për pakicat
me kombësi jo shqiptare.

Në një procedurë rreptësisht ligjore gjuha greke mund
të lejohet vetëm atje ku ekzistojnë zona të shpallura
si minoritare, ku lëvrohet gjuha greke nëpër shkolla,
gjë që do të lehtësonte dhe besimtarët në të kuptuarit
e shërbesave, pavarësisht se ato nuk janë përkthyer
ende në greqishten e re. Por në një perspektivë
ortodokse greqishtja mund të lejohet edhe në qytetin e
Sarandës, ku ekzistojnë një numër i konsiderueshëm
minoritarësh, pavarësisht se qeveria lejon apo jo
shkolla greke. E them këtë se në qoftë se do të
ndodhte e kundërta, domethënë në qoftë se do t'iu
ndalohej përdorimi i greqishtes në kishë minoritarëve
grekë, autori i këtij shkrimi prapë do të shkruante në
mbrojtje të mirëkuptimit dhe të bashkëjetesës së
popullsisë sarandjote.

Por në Sarandë ndodh e kundërta. Llogjika ka rënë në
absurd dhe përdoret një qind për qind greqishtja.
Gjatë shërbesave përdoret gjuha origjinale bizantine,
ndërsa gjatë predikimeve dhe komunikimit me besimtarët
përdoret greqishtja e re. Psallti këndon për tri orë
bashkë me priftin vetëm në greqisht. Kur meshën e
këndon kori i vajzave gjuha është po greke ndërsa
zonjusha që drejton korin vjen apostafat nga Janina.

Kisha është marrë plotësisht, dhe duket se
përgjithmonë, nga minoritarët, të drejtuar nga
misionarët e ardhur prej Greqie, sepse 'kishën e
ndërtuan grekët dhe ne jemi shumica'. Ndërsa
shqiptarët, përderisa nuk iu pëlqeka greqishtja, janë
lënë në mëshirë të protestantëve, të dëshmimtarëve të
Jahovit dhe gjithë feve të tjera që i bien Shqipërisë
kryq e tërthor (Dhe sigurisht, në mëshirë të skamjes
dhe të pakove që vijnë rrallë e tek e dendur nga
Greqia). Shqiptarët janë të lirë të ndjekin çfarëdo fe
që ua do ënda apo nevoja, por kur iu privohet e drejta
të meshohen në gjuhën e tyre, në vendin e tyre, në
kishën e etërve të tyre, në kohë paqeje, ky është
mëkat mbi mëkatë!

At Kristoja është prift me dije fetare të kufizuara
por njeri i ndershëm dhe punëtor, pavarësisht se disa
ish - anëtarë të pleqësisë kishtare e kanë akuzuar për
shitje me para të ndihmave që Kryepeshkopi dërgon
vazhdimisht në kishën e Sarandës falas, nëpërmjet
shoqatave të krishtera dhe bamirëse greke. Urata ka
vuajtur si 'i deklasuar' në kohën e diktaturës dhe
profesionin e mësuesit të gjuhës shqipe e ka braktisur
shpejt. I biri, Leonidha, vijoi shkollën e mesme shqip
në Shqipëri dhe gjatë emigrimit në Greqi studjoi në
Universitetin e Selanikut ku u diplomua për inxhinjer
dhe njëkohësisht mësoi artin e të kënduarit në kishë.
U kthye në Sarandë i ftuar nga Kryepeshkopi Anastasios
për të ndërmarrë përgjegjësinë e punimeve për
ndërtimin e kishës. Ai është dhe psallti i vetëm i
kishës i cili ndihmon të atin gjatë shërbesave.

Papa Kristos është kryetar i pleqësisë kishtare ku
janë emëruar nga vetë ai edhe tre anëtarë shqipfolës,
si përfaqësues të 'minoritetit shqiptar' në Sarandë.
Këta janë në gjendje dhe duhet të flasin greqisht e
cila ështe dhe gjuha zyrtare e mbledhjeve, ku
zakonisht ndodhet shpesh përfaqësuesi grek i
Kryepeshkopit. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve që te tre
përfaqësuesit e Anastasios ishin priftërinj
arqimandritë nga Greqia nga të cilët vetëm njëri mësoi
disa fjalë shqip. Ishte i famshmi arqimandrit
Krisostomos Majdhonis, i dëbuar nga Shqipëria në vitin
1994, mbasi u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitet
të hapur antishqiptar.

Para se të ndërtohej kisha e re shërbesat kryheshin në
kishëzën e vogël dhe, mbas dëbimit të Krisostomos,
për pasojë së të cilit u dëbuan nga Greqia mbi 60.000
emigrantë shqiptarë brenda tri ditëve, përgjegjës për
Sarandën u caktua nga Fortlumtuaria e tij arqimandriti
Efrem Simonopetritis, një klerik i ushtrisë greke me
gradën Major, i cili vijon edhe sot të marrë pensionin
nga ushtria greke. Krepeshkopi Anastasios, kur në
vitin 1996 u pyet për lidhjen e Efremit me ushtrinë
greke tha me siklet se 'ai erdhi nga Mali i Shenjtë',
pa e mohuar të vërtetën për të kaluarën e Major
Efremit para se të shkonte në Mal të Shenjtë. Por në
qoftë se ai është 'murg në Mal të Shenjtë' në Greqi,
përse u vendos përgjithmonë në Shqipëri? Ai sot është
igumen i Manastirit të Ardenicës në Fier, i vetmi
manastir i organizuar në Shqipëri ku po punon me zell
dhe durim per t'iu mësuar artin asketik disa të rinjve
shqiptarë, të cilët kanë dhënë shenjat premtuese të
rishtarit të murgjërisë.

Kjo nuk thuhet për të denigruar një klerik të Krishtit
sesa për të bërë të qartë se njerëzit që janë caktuar
për të drejtuar si administratorë kishën e Sarandës
nuk kanë pasur dhe nuk kanë vetitë dhe bagazhin e
duhur për të kuptuar me paanshmëri se Saranda, e cila
ekziston në historiografinë greke si 'vend 100% grek',
nuk është e tillë, dhe nëse ekziston mundësia të
shpërthejë një konflikt në Jug ai do të jetë në
Sarandë, nëse nuk i vihet gishti plagës.

Në vitin 1995 gjatë kremtimit të Pashkëve në Sarandë
plasi një konflikt midis besimtarëve shqipfolës dhe
atyre greqishtfolës. Ishte e Premtja e Madhe kur, për
të zbutur situatën, dy studentë të teologjisë nga
Saranda, të cilët kishin ardhur të dërguar nga imzot
Anastasios të ndihmonin si psalltë, ndërhynë tek At
Efremi që të lejonte të psallej diçka në shqip gjatë
procesionit të Epitafit nëpër rrugët e Sarandës. 'Këtu
janë të gjithë grekë!', tha oshënaria e tij dhe u skuq
i tëri nga inati. 'Ata që nuk duan greqisht nuk janë
tanët'.

Kryepeshkopi u informua me shkrim dhe me gojë për
konfliktin dhe për qëndrimin e At Efremit, por ai në
vend që të merrte një vendim shtoi ndihmat ekonomike
për Sarandën. Kur vetë ai vjen në Sarandë, disa herë
në vit, psall diçka në shqip, sa për t'u hedhur hi
syve atyre pak njerëzve besëmirë që guxojnë t'i
shprehin diçka. 'Nuk më dëgjojnë', thotë pa teklif.
Saranda, si zonë kishtare është nën juridiksionin e
Mitropolisë së Gjirokastrës, e cila është e vetmja
mitropoli pa peshkop. Pra, përgjegjës direkt në
emërimin e të gjithë personelit kishtar dhe të çdo
hollësie që ka lidhje me kishën është Kryepeshkopi, i
cili figuron si administrator dhe emri i tij
përkujtohet në meshë si 'Kryepiskopi ynë' në të gjitha
kishat e mitropolisë. Ai e emëroi At Efremin në
Sarandë dhe, mbas episodeve, po ai e emëroi më lart
akoma, si igumen të Ardenicës.

Kjo histori, e cila tingëllon si rrëfenjëz, ka dhjetë
vjet dhe askush nga autoqefalistat, të cilët nuk
reshtën së shkruari për vite me radhë, nuk thanë asnjë
gjysmë fjale për situatën ndjellakeqe të Sarandës.
Nëse mbulohet dielli me shoshë, kjo bëhet për dhjetë
vjet tashmë në Sarandë.

Problemi kishtar i Sarandës do të marrë trajtë më të
plotë dhe të pakthyeshme me shugurimin e një prifti
grek si Mitropolit të Gjirokastrës. Kjo mund të bëhet
pa zhurmë dhe ka të ngjarë të ndodhë menjëherë mbas
zgjedhjeve. Vetë Kryepeshkopi, mbasi duket se e mbylli
frontin e rezistencës të autoqefalistave, nuk e do një
shugurim të tillë sepse ai mund t'a drejtojë shumë
lehtë zonën duke e pasur vetë në dorë, aq më tepër kur
atje ka dërguar disa priftërinj nga Greqia. Mirëpo
janë shfaqur disa presione nga jashtë për procedurat
kanonike, të cilat në Shqipëri nuk janë ruajtur siç
duhet.

Gjithashtu në Athinë pëshpëritet se mosha dhe
problemet shëndetësore të Janullatosit mund të
krijojnë një situatë të pakontrolluar, për pasojë në
Gjirokastër mund të mos shugurohet kurrë peshkopi i
shumëpritur grek. Qeveria greke me takt ka bërë
sugjerime që mitropolia e Gjirokastrës duhet të fitojë
një peshkop grek, përderisa perhershmëria e Anastasios
në Shqipëri u arrit dhe ka rrezik që minoriteti grek
të mbetet pa peshkop fare ose me peshkop shqiptar.

Por ata që e njohin demografinë e Jugut dinë se edhe
në rang mitropolie grekët nuk janë shumica e
ortodoksëve. Bëhet fjalë edhe për disa fshatra
shqiptare të cilat kanë treguar një farë lëkundjeje në
pritje. Ndërsa vitin e kaluar një shoqatë e fshatrave
shqiptare ortodokse të Zagorisë ka kërkuar nga
Ministri i Jashtëm grek Jeorgjios Papandreu që të
njihet kombësia greke e fshatrave të kësaj zone. Ky
demarsh u bë në prag të regjistrimit të emigrantëve
shqiptarë në Athinë për dhënjen e kartës së gjelbër.

Pra, Imzot Anastasios i ka bërë planet përgatitore për
të zgjidhur problemin e Sinodit, i cili ka dy peshkopë
mangët: mitropolitin e Gjirokastrës dhe peshkopin
asistent të kryepeshkopit, i cili vdiq vjet.
Pavarësisht se ky ishte klinikisht i pamundur dhe pa
detyra administrative, figuronte si anëtar i Sinodit,
ndërsa tani situata është keqësuar sepse ekzistojnë
tre nga pesë peshkopë që duhet të ketë Sinodi kanonik.
Mbas plotësimit të vakancave të Sinodit radhën e ka
statuti kishtar që po hartohet dhe pastaj kongresi
kishtar. Ky do të vërë vulën edhe zyrtarisht të
përhershmërisë së imzot Anastasios në Shqipëri.

Në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ekziston
një numër i papërfillshëm klerikësh dhe laikësh nga
Greqia dhe ShBA, që të gjithë me kombësi greke. Këta
kanë zënë kryet e vendit dhe drejtojnë pozitat kyçe të
kishës, japin mësim në dy shkollat kishtare në
Gjirokastër dhe në Durrës, dhe shumica prej tyre kanë
mësuar gjuhën, nevojat dhe huqet e vendasve. Që të mos
keqkuptohemi, këta nuk janë 'diversantë' por as të
pavetëdijshëm për misionin e tyre. Tre arqimandritë
grekë, domethënë priftërinj të pamartuar, kandidatë
për peshkopë, janë në pritje për të rrokur rastin:
arqimandritët Justinos, Dhimitrios dhe Theologos.

Që të tre kanë vite në Shqipëri. Justinos dhe
Theologos jetojnë dhe punojnë në Tiranë ndërsa
Dhimitrios, 'Dhespoti i Gjirokastrës', siç e quajnë në
Sarandë, punon disa ditë në Gjirokastër, si
përfaqësues administrator i Kryepeshkopit në zyrat
qendrore të Mitropolisë, dhe për fundjave shkon në
Janinë ku shplodhet në manastirin e Shën Katerinës.

At Justinos është dora e djathtë e kryepeshkopit. Në
vitin 1996 At Justinos u propozua në Patrikanë nga
Imzot Janullatos për t'u shuguruar peshkop asistent.
Ishte një manovër e kryepeshkopit për të evituar tre
priftërinjtë grekë (që ishin zgjedhur nga Patrikana në
një ditë me të për t'u shuguruar peshkopë në Shqipëri
por nuk ishin pranuar nga qeveria shqiptare), me të
tjerë grekë që jetojnë prej kohësh në Shqipëri dhe
janë familjarizuar me vendin dhe vendasit. Kjo u hodh
poshtë nga Patrikana e cila vendosi menjëherë
shugurimin e tyre pa praninë e Anastasios. Ky ishte
një konflikt real por që dy versionet kishin dredhi
dhe asnjëri nuk ishte në dobi të kishës.

Arqimandriti Justinos është një nga kandidatët më të
mundshëm për mitropolit. Përderisa është ndihmësi i
kryepeshkopit ai duket si shumë i përshtatshëm për
mbas vdekjes se imzot Anastasios. At Dhimitrios, i
cili krenohet se nuk ka mësuar asnjë fjalë shqip,
është peshkopi de facto i Gjirokastrës. Pra nëse tani
Sinodit i mungojnë dy peshkopë, mbas vdekjes së një
peshkopi ekzistues do t'i duhen tre peshkopë dhe në
oborrin e kryepeshkopatës nuk ekziston asnjë prift i
pamartuar shqiptar, por disa grekë nga të cilët tre
janë piketuar fort. Kryepeshkopi ka shuguruar më shumë
se njëqind priftërinj por asnjë të pamartuar. 'Qentë
le të lehin, karvani shkon përpara'...

I fundit në listë është At Theologos. Ashtu si
Justinos e ka mësuar mjaft mirë shqipen. Atë nuk e
kanë në sy të mirë sepse është në garë dhe konflikt të
vazhdueshëm me At Justinos, por ai ka krijuar një
rreth të gjerë të rinjsh dhe ka fituar reputacion në
kryeqytet, gjë që mund të përdoret në qoftë se nuk
shihet si e përshtatshme kandidatura e Dhimitrios, ose
në qoftë se vdes njëri nga peshkopët ekzistues dhe do
të duhen tre arqimandritë. At Efremi nuk është
konsideruar si kandidat për dy arsye: edhe ai nuk
gëzon respektin e Justinos, por ka dhe një ngatërresë
kanonike dhe i është ndaluar të meshojë që para se të
hynte në Shqipëri. Detyrat që kryen janë jashtë
shërbesave fetare gjatë së cilave merr pjesë si murg.
Por Perëndia e ka pajisur me shpresë dhe durim dhe
përvoja tregoi se Shqipëria është vendi i çudirave;
çdo gjë mund të bëjë vaki.

Me çeljen e shkollës së mesme kishtare në Gjirokastër,
pemët e së cilës do të duken qartë mbas disa vjetësh
në Jug, vërshuan edhe misionarë të tjerë mësimdhënës.
Nga vendasit atje jep mësim edhe delvinjoti Piro
Kondili, i njohur për veprimtari antishqiptare gjatë
viteve 1991 – 1996 në Greqi, si aktivist i shoqatës
vorioepirote 'Sfeva', dhe i arrestuar në kohën e
trazirave të Omonias.

Një rol të dukshëm në çështjet kishtare ushtron dhe
kreytari i sotëm i Omonias, Vangjel Dule, i cili për
pesë vjet ishte përkthyes dhe shoqërues i imzot
Anastasios me banim në rezidencën e atëhershme të
kryepeshkopit, pranë Trupit Diplomatik. Pra, në këtë
rrjet merimangash punët kishtare janë mpeksur keq dhe
askush nuk merret seriozisht me to nga pala shqiptare,
në një kohë që nënvleftësimi, shpërnjohja,
kompromentimi me afate për hir të lehtësirave
ekonomike, sjell pasoja të përherëshme në kurriz të
popullatës shqiptare në Sarandë, aq më tepër kur
problemi kishtar i Sarandës është politik dhe i lidhur
pazgjithshmërisht me gjithë situatën në kishën
ortodokse në Shqipëri.

Një ndërhyrje për të përmirësuar situatën në Sarandë
është e domosdoshme dhe e pashmangshme. Kjo mund të
sendërtohet më së miri me ndërmjetësimin e At Artur
Liolinit, i cili ka krijuar tashmë botërisht një urë
komunikimi të sinqertë me kryepeshkopin Anastasios.
Gjithashtu Prof. Dr Ylli Popa, këshilltari i ligjshëm
i Kryepeshkopit që nga viti 1991, sot Kryetar i
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duhet të jetë në
dijeni të situatës. Ndoshta dhe vetë imzot Anastasios
e pret një ndërhyrje të tillë për të justifikuar
ndryshimet të cilat ka frikë të ndërmarrë, për shkak
të presioneve politike nga Greqia dhe Omonia.

Ajo që kërkohet nuk është shtypja e minoritetit grek
por çlirimi i kishës së Sarandës nga absurditeti i
'minoritetit shqiptar'. Prifti mizalban dhe kush
fshihet mbas tij duhet të kthehen në udhën e Zotit.
Fjalimet sibilike të Anastasios nëpër botë, mbushur
cit me terminologji diplomatike, nuk pinë më ujë. Në
Sarandë kërkohet pa kthim krijimi i balancës që mund
të mbajë në vëllazëri të gjithë ortodoksët pa dallim
kombësie. Është më se urgjente të evitohen konflikte
të mundshme, sidomos atje ku nuk kanë ekzistuar më
parë. Periferizimi dhe përjashtimi gradual nga kisha i
anëtarëve ortodoksë shqiptarë, të cilët nuk mund të
mësojnë greqishten bizantine për të dëgjuar fjalën e
Ungjillit, është një mbrapshtësi flagrante dhe
politikanët tanë nuk duhet të bëjnë sehir.

Disa sqimëtarë në Tiranë thonë se Saranda nuk ka
opinion intelektual. Por në qoftë se kjo ka bazë,
çfarë bëjnë ata për të kultivuar mendimin qytetar në
gjithë vendin dhe jo vetëm në kryeqytet?

Për të ndrequr situatën në Sarandë ekzistojnë plot
zgjedhje dhe zgjidhje, me respekt ndaj traditës
ortodokse dhe me toleranacë ndaj ndjeshmërive të
rajonit. Në qoftë se minoritarët nuk duan të
bashkëmeshohen me shqiptarët, kjo duhet të
respektohet. Por ama mund të celebrohen dy mesha në
orë dhe gjuhë të ndryshme tek e njëjta kishë dhe
secili le të zgjedhë sipas dëshirës. Vërtet që kisha u
ndërtua nga grekët por le të tregohet dhe një farë
dhembshurie për ne që jemi të varfër dhe nuk kemi
banka të n'a ndërtojnë kisha madhështore, por që nuk
sollëm pengesa të ndërtohet kjo kishë në vendin tonë.
Kur të kemi edhe ne kishën tonë, bashkë do t'a ndajmë
dhe bashkë do t'a gëzojmë.

Si prifti ashtu edhe psallti njohin njësoj si shqipen
dhe greqishten. Në një të ardhme të afërt mund të
ndërtohet një kishë tjetër në Sarandë, le të mos jetë
madhështore si ajo që u ndërtua nga Banka e Greqisë,
duke i dhënë fund mosmarrëveshjes së sotme: secili
është i lirë të përzgjedhë dhe të meshohet ku të dojë.


Por unë mendoj se nuk ekziston urrejtje midis
minoritarëve grekë dhe shqiptarëve ortodoksë në
Sarandë. Deri sa të ndërtohet një kishë tjetër, ne,
ortodoksët e Sarandës, shumë bukur mund të mblidhemi
së bashku dhe të lutemi në një meshë dhe të
bashkëblatojmë në shqip dhe në greqisht dhuratat
hyjnore, me një besim dhe me një zemër përderisa
adhurojmë të njëjtin Zot të kryqëzuar dhe të ngjallur,
i cili dëgjon njësoj si shqip dhe greqisht. Predikimi
mund të bëhet në shqip dhe në greqisht ashtu siç bëhet
në Tiranë për dhjetë vjet tashmë dhe shumica e
besimtarëve e ka pranuar faktin se imzot Anastasios
nuk mund të lëçisë shqip, përveç të kënduarit të
meshës.

Autori i këtij shkrimi nuk ka për dëshirë të ngjallë
probleme të reja mbi ato ekzistuese, as t'i acarojë
ato, por ka për qëllim të informojë opinionin shqiptar
për prapamendimet dhe qëllimshmëritë politike që
mundojnë kishën ortodokse shqiptare në rastin flagrant
të Sarandës dhe në prapaskenat për zgjedhjen e një
mitropoliti grek në Gjirokastër. Duhet të trazohen
ujërat e fjetura të çështjes ortodokse, e cila është
zgjidhur me hile dhe me marifete.

Ky artikull është një apel drejtuar atyre që
interesohen për kishën ortodokse shqiptare me dëshirë
dhe vullnet të mirë dhe sidomos personave që kanë në
dorë të influencojnë për t'u vlerësuar dhe zgjidhur
situata kishtare në Sarandë nga pikëpamja ortodokse.

Sarande, qershor 2001





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 19:36 Edit Post Reply With Quote
Profecite e realizuara te Ylli Popes

Interviste/ Rrefim ekskluziv per here te pare. Kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise rrefen disa nga momentet e tij me te diskutueshme. Si e kuroi Enver Hoxhen dhe si u shnderrua ne disidentin e pare qe kerkonte rrezimin e komunizmit. Si u njoh me Janullatosin dhe a ndikoi tek Berisha per lejimin e tij ne Shqiperi? Dhe se fundi, si lindi "Platforma" e kontestuar e Ceshtjes kombetare shqiptare?

Nga Sokol Shameti, Foto Gent Shkullaku



Ylli Popa, Kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise

Pak jave me pare, ndersa sapo kishte tokur duart me kryetarin e Akademise maqedonase Efremov dhe po kthehej ne Shqiperi, Ylli Popa as qe e mendonte se ne Tirane qysh tani ky takim po lakohej ethshem neper media. Pas takimit, kolegu maqedonas shpalli se kishte diskutuar me shqiptaret per mundesine e shkembimit te territoreve mes dy shteteve. Mohimi i Popes dhe refuzimi i Shqiperise i kushtuan karrieren maqedonasit. Pasi me 1997 u vu ne krye te Akademise se Shkencave te vendit me te ndeshkuar nga historia ne Ballkan, Ylli Popa po shnderrohej serish ne nje protagonist te ngjarjes me te rendesishme te momentit per shqiptaret. Kryetari i Akademise shqiptare te Shkencave ka heshtur deri ne qetesimin e ujerave dhe nuk ka komunikuar me asnje media. Per here te pare ai pranon te rrefeje gjithe prapaskenat e takimit me Efremovin. Por njekohesisht hedh drite edhe mbi disa nga episodet me te rendesishme te vendit ne te cilat ai ka qene protagonist. Me 1985, ai kishte pare t'i dorezohej vdekjes trupi i liderit komunist shqiptar Enver Hoxha. Pese vjet me vone, ndersa te gjithe titujt ne "Zeri i Popullit" se dates 29 prill 1990 flisnin per arritje kooperativistesh dhe akte heroike te klases punetore, nje artikull i Popes kerkonte per here te pare hapjen e Shqiperise me boten perendimore duke e shkeputur kesisoj nga ndikimi "teodosian" i Lindjes komuniste. Ne menyre krejt paradoksale, ndersa sapo kishte kontribuar per orientimin perendimor te konfesionit politik shqiptar, ai i habiti te gjithe kur pak kohe me vone mbeshteti perpjekjet e peshkopit grek Anastas Janullatos ne vendosjen ne krye te kishes ortodokse shqiptare e cila kishte luftuar per shkeputje nga ndikimi i Athines. Shpesh kontradiktor por perhere largpames, me 1998 Popa qendronte ne zanafillen e hartimit te "Platformes per zgjidhjen e Ceshtjes Kombetare Shqiptare". Platforme qe u kundershtua nga te gjitha akademite fqinje, por qe tani 3 vjet pas miratimit te saj, shikon te realizuara te gjitha "profecite" e saj.

Ju keni qene nje nga mjeket qe perbenin ekipin mjekesor te Enver Hoxhes. A keni pasur me te vertete mundesi qe ta shpetonit pacientin tuaj?

Askujt nuk duhet t'i shkoje ndermend qe mjeku te beje me dashje veprime ne dem te pacientit. Eshte po aq absurde si ne rastin e nje ndertese apo ure qe kur shembet, te akuzohet arkitekti dhe ndertuesi se i kane bere llogaritjet qellimisht gabim qe ato te shemben. Eshte e vertete se behen gabime mjekesore, por keto nuk jane te qellimshme. Pergatitja profesionale e mjekut dhe ndertimi i tij psiko-moral, gjate gjithe jetes se tij kane vetem nje qellim - si t'i sherbejne sa me mire te semurit pavaresisht nga pozita e tij shoqerore. Per sa i perket semundjes se Enver Hoxhes une dua te shpjegoj, pa u thelluar ne problemet teknike se ai vuante nga diabeti qysh para vitit 1950 dhe mjeket e tij e mjekuan per shume vite me te gjitha mjetet qe u ofronte shkenca e kohes. Ne rastin e Enver Hoxhes nuk behej fjale per ta sheruar nga diabeti, por per ta mbajtur ate te ekuilibruar dhe per te mjekuar komplikacionet e tij. Ne fakt ekipi mjekesor ka patur shume veshtiresi ne dominimin e situatave akute, por ia ka dale mbane me sukses me perjashtim te atakut te fundit, i cili qe e pamundur te eliminohej, por qe mund te konsiderohet si vdekje natyrale per nje te semure qe vuante prej afro 40 vjetesh nga diabeti i komplikuar me demtime ireversibile te shume organeve.

Ka pasur edhe akuza nga ana e familjes se tij qe kane shfaqur pretendimin se mjeket nuk bene ate qe duhej bere per te shpetuar jeten e Hoxhes.

Puna e ekipit mjekesor eshte vleresuar si nga familja ashtu edhe nga autoritetet shteterore. Akuzat qe ben ndonje person periferik i familjes nuk kane asnje baze, prandaj eshte e kote te merresh me to.

Ndonese anetar i ekipit mjekesor qe vepronte brenda Bllokut si dhe ish-deputet ne kuvendin e atehershem, me 29 prill 1990 ju ishit autori i te parit shkrim disident antikomunist, ku kerkonit nje liberalizem me te madh ne vend dhe ate qe ju e quanit "shembje te mureve brenda nesh". Dhjete vjet pasi keto mure u shemben, c'ka ndodhur me Shqiperine?

Dhjete vjet nga renia e komunizmit ne vendin tone ndodhen ndryshime te paimagjinueshme. U shemben shume mure, por per fat te keq ne u treguam shume te talentuar per te ngritur mure te reja, vecanerisht ndermjet partive politike. U krijua nje situate paradoksale dhe e rrezikshme: nga njera ane demokracia nuk funksionon pa dy ose me shume parti, nga ana tjeter bunkerizimi dhe satanizimi reciprok i partive e ka helmuar atmosferen politike dhe jeten shoqerore ne vendin tone, deri ne ate shkalle sa ne disa raste eshte rrezikuar jo vetem rendi i brishte demokratik, por vete ekzistenca e kombit tone. Kjo gjendje u be shkas per tranzicionin tone te stergjatur, anormal dhe te shumevuajtur. Shkaktaret e kesaj situate jane te shumte, por nje nga me te rendesishmit eshte ekzistenca e mureve brenda nesh, e mureve te mentalitetit, te cilet edhe pse kane marre te cara te thella, prape mbeten ne kembe, per fat te keq ato ende jane shume te forte dhe sic duket do kaloje shume kohe deri sa te shemben perfundimisht.

Kur e keni njohur kryepeshkopin aktual te Kishes Ortodokse autoqefale te shqiperise, Anastas Janullatosin?

Jam njohur me hiresine e tij per here te pare ne Athine. Ishte viti 1991 kur shume ish te burgosur dhe te perndjekur politik shkuan si refugjate ne Greqi. Ne kete kohe Ambasada Greke ne Tirane i kerkoi Forumit per te Drejtat e Njeriut (une isha anetar i Forumit) t'u bente nje vizite refugjateve ne Janine, Kostur, Konice, etj. Ne formuam nje ekip te perbere nga une si perfaqesues i Forumit nga prof.Spiro Qirko, Kosta Makariadhi (deputet i minoritetit grek), Niko Bello (arsimtar ne Korce), Tahir Novi (jurist ne Gjirokaster). Axhenda e vizites parashikonte edhe takime me personalitete shteterore ne Athine dhe me Peshkopin Anastas Janullatos. Duke mos patur asnje informacion per problemet e Kishes Ortodokse te Shqiperise, mendova qe te konsultohesha me ndonje, qe i njeh mire keto pune. Per fat ato dite kishte ardhur nga Bostoni At Artur Liolin, te cilin e takova duke meshuar ne Kishen Ortodokse, ne ate kohe gjysem e rrenuar. I shpjegova per cfare behet fjale dhe vendosem te takoheshim te nesermen ne Hotel "Dajti", ku ai kishte zene vend. At Liolini me tha se ai nuk e njihte personalisht Peshkopin, por dinte se ai eshte personalitet i njohur i Kishes Greke, ka botuar disa studime te rendesishme dhe se ka punuar disa vjet ne Afrike. At Liolini beri dy sugjerime: e para te mos vihet ne diskutim Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare dhe e dyta te respektohet kontributi i Fan Nolit ne ndertimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

C'pershtypje patet nga takimi me Peshkopin?

Ne Athine beme shume takime dhe ne fund na cuan ne banesen e Peshkopit. Ai sa na hapi deren hapi krahet dhe shume i gezuar tha: Lavdi Zotit ju erdhet me kembe te mbare, pak minuta me pare, ne emisionin e lajmeve degjova se ne takimin e dy ministrave te jashtem ne Korfuz u vendos qe une te bej nje vizite ne Tirane. Ai banonte vetem ne nje apartament te vogel ku njeren dhome e kishte rregulluar qe te sherbente si kapele e vogel per te bere lutjet e perditshme. Gjate bisedes, qe qe e ngrohte dhe e hapur, ne trajtuam edhe ceshtjen e Autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare dhe figuren e Fan Nolit. Per Autoqefaline ishte i te njejtit mendim me ne, ndersa per Fan Nolin tha se e vleresonte kontributin e tij jo vetem ne ceshtjet e kishes por edhe ne ato letrare dhe studimore. Kur do te largoheshim ai me drejtohet dhe me thote: kur te vij ne Tirane meqe nuk njoh njeri atje, po pata nevoje per ndonje gje, a mund t'ju telefonoj? Une shpreha gadishmerine time per ta ndihmuar ne rast nevoje. Mbas disa ditesh Peshkopi erdhi ne Tirane dhe ne u takuam ne kishe. Ne nje mbledhje te zgjeruar te besimtareve u bene propozime nga te pranishmit per anetare te keshillit te Kishes. Peshkopi me propozoi per anetar, por dikush nga besimtaret beri verejtje, duke thene se doktori nuk ka dhene ndonje kontribut per problemet e kishes. Peshkopi insistoi se ne keshill duhet nje njeri qe te merret me problemet e shendetit. Une per veten time sugjerova qe te mos jem anetar i Keshillit, edhe per shkak te ngarkeses sime profesionale, por shpreha gadishmerine per te ndihmuar per problemet shendetesore sa here qe te paraqitet rasti. Ne fakt, une bashke me Dr.Qirkon kemi shkuar disa here per vizita mjekesore ne plazhin e Durresit ku pregatiteshin prifterinjte e ardhshem.

Flitet se ju keni qene nje nga mbeshtetesit e mendimit qe Janullatos te vije ne krye te kishes ortodokse autoqefale shqiptare dhe se keni ndikuar fuqimisht prane presidentit te atehershem Berisha per te pranuar emerimin e Janullatos...

E verteta eshte se konfirmimi i Kryepeshkopit ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare u shoqerua me shume kontestime dhe me nderhyrje te pamatura nga disa njerez qe nuk duhet te perziheshin fare ne kete pune... Tashme kane kaluar afro 10 vjet qe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise drejtohet nga Kryepeshkopi Janullatos i cili e ringjalli ate nga pluhuri i rrenojave ku e kishte katandisur diktatura komuniste. Eshte merite e Kryepeshkopit Janullatos qe duke rimekembur Kishen Ortodokse ai kontribuoi shume ne rivendosjen e ekuilibrit dhe te harmonise midis besimeve fetare ne vendin tone. Nje gje e tille na intereson te gjitheve dhe me siguri do t'i pelqente shume edhe Imzot Fan Nolit, themeluesit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Une nuk dua te zgjatem me ne kete pike, por jam plotesisht i te njejtit mendim me karakterizimin dhe vleresimin qe ben At Artur Liolini ne nje shkrim ne Gazeten "Koha Jone", disa jave me pare. Per sa i perket ndikimit tim ne emerimin e tij ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare jane thene shume gjera absurde, naive apo sensacionale. P.sh. sapo u ktheva nga Greqia me grupin e Helsinkit, ketu qarkullonte informacioni se une kisha qene ne Korfuz dhe se bashku me Ramiz Aline kisha firmosur nje dokument qe lejonte Janullatosin te vinte ne Shqiperi dhe te merrte drejtimin e kishes. Eshte kurioz fakti se shpjegimet e mia mbi te paverteten e lajmit ndiqeshin me dyshim edhe pse une ngulja kembe se s'kisha qene ndonjehere ne Korfuz! Ne gazeten e Ballit Kombetar u botua nje lajm sikur une dhe Dr.Qirko kemi marre pjese ne shkarkimin e nje makine te ardhur me ndihma nga Greqia. Mbasi sqarova z.Uran Butka se kjo nuk ishte e vertete, u botua nje pergenjeshtrim. Ne te njejten kohe ka patur edhe ngjarje te tjera te vogla dhe artikuj ne gazeta nga te cilat kuptohej lehte se dikujt i interesonte, qe une te isha agjent i grekeve ose poliagjent!

Ju kujtohen episode nga ato dite?

Eshte e vertete qe ne bisedat tona me Berishen, kur ai ishte President i vendit, e kemi rrahur edhe problemin e Kishes dhe te Peshkopit Janullatos. Por une ju pyes: Kaq naiv e dini ju Berishen sa ai te pranoje nje zgjidhje edhe kur vete eshte kunder saj? Sipas mendimit tim Berisha ne kete rast veproi drejt (dhe koha e tregoi kete). Ai kishte informacion me te madh se cdo njeri tjeter dhe vendimi i tij sic duket i kalonte caqet e Kishes Ortodokse Autoqefale.

Akademia e Shkencave te Shqiperise qe ju drejtoni, hartoi me 1998 nje "Platforme te zgjidhjes se ceshtjes kombetare shqiptare", Ajo u kontenstua nga Maqedonia dhe Serbia. Cilat ishin arsyet?

Shtysa per te perpiluar nje dokument te tille, qe jo vetem nga kerkesa e shume intelektualeve te vendit tone, por edhe nga shqiptaret e trojeve etnike (vecanerisht nga Kosova dhe Maqedonia), dhe nga diaspora shqiptare e te gjitha kontinenteve. Disa qarqe ne Maqedoni jane irrituar pse ne Platforme permendet p.sh. qe Shkupi ka qene kryeqendra e Vilajetit te Kosoves, nga ku deduktohet se Shkupi eshte qytet shqiptar. Por historia nuk mund te ndryshohet sipas qejfit. Dihet se ne kohen e perandorise Osmane trojet shqiptare dhe popullsia e saj perfshiheshin ne 4 vilajete, ku me i madhi ishte ai i Kosoves me kryeqender Shkupin. Ne te gjithe Platformen historia respektohet me rigorozitetin me te madh shkencor. Kjo perben ate qe quhet e verteta historike, te cilen, te intereson ose jo, do ta pranosh ashtu sic eshte. Per sa i perket rrugeve te zgjidhjes se ceshtjes kombetare, nuk ka faqe, paragraf apo rrjesht te Platformes, ku te behet fjale per zgjidhje me arme, me lufte, me prishje kufijsh apo per Shqiperine e madhe. Perkundrazi ne rekomandojme jo me shume se c'kerkojne traktatet nderkombetare nga shtetet anetare (qe i kane firmosur ato) mbi te drejtat kombetare, etj. Per shembull, per Kosoven ne Platforme ka nje opsion minimal ku Kosova te kete statusin e Republikes ne kuadrin e Federates Jugosllave ose opsioni tjeter qe mbeshtet parimin e vetvendosjes dhe pavaresise (kjo ishte perpara fillimit te konfliktit, krizes se refugjateve dhe nderhyrjes se NATO-s). Ndersa per shqiptaret ne Maqedoni, rekomandon pike per pike, ate qe po ndodh ne ditet tona. Madje do te thoja se autoritetet maqedone, ne vend qe ta sulmonin me egersi Platformen, po te benin ndryshimet e rekomanduara prej saj, qysh ne tremujorin e fundit te vitit 1998, Maqedonia, shteti i perbashket i shqiptareve dhe i sllavo-maqedonasve, sot nuk do kishte asnje jete te humbur dhe asnje shtepi te djegur.

Disa qarqe shqiptare e pane me mosbesim platformen tuaj madje disa e akuzuan ate si minimaliste. A jeni ne dijeni?

Nuk dua te flas ketu per skepticizmin e ketyre qarqeve shqiptare. Ne te vertete skepticizmi eshte faza paraardhese ose forma e maskuar e kontestimit.

A ka pasur pervec serbeve dhe maqedonasve, kontestues te tjere te "Platformes" shqiptare...

Nervozizmi i shkaktuar nga permbajtja e Platformes ne disa raste ka arritur kufirin e groteskut. Ja per shembull: rreth nje vit me pare, ne kohen qe isha ne Shkup per te nenshkruar Marreveshjen e Bashkepunimit midis dy Akademive, me njoftuan se nga Athina kishte ardhur nje profesor historian, i cili me kerkonte ne Akademi qe te shkoja ta takoja ne Hotel "Rogner" per te me kerkuar sqarime per Platformen! Mendoni per nje cast sikur une te shkoj ne Athine, te ze dhome ne nje hotel dhe pastaj te kerkoj me telefon Kryetarin e Akademise se Shkencave te Greqise per t'i kerkuar llogari p.sh. per pronat e cameve ose per ligjin e luftes me Greqine! Ka edhe nje fenomen tjeter shume sinjifikativ ne lidhje me kontestimin e jashtem te Platformes: opinioni intelektual tashme e di se ne vitin 1986 Akademia e Shkencave dhe Arteve te Serbise botoi nje Memorandum ku nder te tjera jepeshin rekomandime si te "pastrohet" etnikisht Kosova nga shqiptaret, nepermjet genocidit dhe shpernguljes masive. Pyetja ime eshte kjo: a pati ne ate kohe ndonje Akademi ne Ballkan apo ne Evrope qe te ngrinte zerin, e skandalizuar dhe e revoltuar se si shkencetaret u rekomandojne politikaneve dhe organeve shteterore metodikat e genocidit? Ku ishin ne ate kohe kontestuesit e sotem? Problemin e mesiperm dhe pyetjet qe derivojne prej tij, une i shtjellova edhe ne konferencen per shtyp qe dhame me 29 maj 2001, se bashku me prof.G.Efremov kryetarin e Akademise se Shkencave dhe Arteve te Maqedonise (pak dite para largimit te tij), perpara gazetareve dhe kamerave televizive te Shkupit.

Tani qe disa nga pikat kryesore te "Platformes" mund te quhen te realizuara (clirimi i Kosoves dhe statusi i shqiptareve te Maqedonise ne permiresim), a do te kete nje rishikim ose nje platforme te re te ceshtjes kombetare shqiptare e cila te reflektoje aspiratat me te reja te kombit ne Ballkan?

Une e them pa hezitim se nuk do te kete. Kjo sepse nje Platforme nuk ndryshon brenda nje kohe te shkurter. Vec kesaj, mbas Platformes, por jo per shkak te saj, rrota e historise per ceshtjen kombetare shqiptare, ka filluar te levize me shpejtesi te madhe dhe kjo ne saje te harmonizmit te perpjekjeve shqiptare me ato te faktorit nderkombetar. Nuk ka ndodhur ndonjehere qe te perputhen kaq mire interesat tona kombetare me ato te faktorit nderkombetar.


"www.revistaklan.com/arshiv2/216/10popa.asp"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
agron rumi

Postuar mė 3-11-2002 nė 00:26 Edit Post Reply With Quote
Janullatos eshte, dhe mbetet gjendra kanceroze qe duhet zhdukur nga Shqiperia.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Hermon Qilleri

Postuar mė 3-11-2002 nė 05:19 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Anton!

Mire ben qe bie ne forum artikuj te ndryshem por u ftoj te mos i referohemi gjithshkaje qe shkruhet nga kushdo.
Mendimet dhe idete e gjithsecilit nuk mund te gjykohen. Por e shikoj qe ne shkrimin ku flitet per At Liolinin filli eshte terhequr me teper se cduhet. At Liolinin une e kam njohur personalisht dhe cdo shqiptar qe e ka takuar ushqen nje respekt te paanshem per te. Une nuk e di se cfare ka thene per Janullatosin dhe se si e kane interpretuar por di tu them se At arur Liolini eshte nga ata shqiptare qe gjithsecili nga ne duhet ta kete per simbol. Vetem po te degjosh se si flet ai per Shqiperine dhe per shqipetaret te ben ta adhurosh. I lindur ne Amerike dhe ne nje moshe madhore asnjehere nuk pushoi se punuari per shqiptaret e diaspores. Gjithashu une njoh mire edhe mendimin e tij per kishen ortodokse greke dhe ju bej te ditur se marrdheniet e tij me te nuk jane aspak te mira. Edhe njehere u bej te ditur se At Liolini eshte shembulli i shqiptarit te matur dhe te urte dhe kushdo qe perpiqet te hedh balte mbi figuren e tij nuk eshte gje tjeter vecse nje mashtrues qe peshtyn mbi vete fytyren e tij.
Sa per kuriozitet:
A e dini se ne kishen shqiptare te shen Nikolles ne Jamaica, NY sherbejne prifterinj irlandeze? Dhe kjo per vete faktin se nuk ka prifterinj shqiptare qe te sherbejne aty. Dhe jo me te gjenden kryepeshkope shqiptare.
Ja pse ne kishen e shen Harallambit ne Sarande flitet greqisht. Sepse jemi vete ne besimtaret te paafte per ti treguar vendin cdo kujt qe perpiqet te perbalti kishen shqiptare.
Nuk me thoni ? Cdo te ndodhte sikur ne te gjitha kishat shqiptare ku predikohet ne greqisht te mos shkelnin besimtaret?
A do te vazhdonin ato te ekzistonin?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-5-2003 nė 10:54 Edit Post Reply With Quote
HEREZIA OMINISTE PER PRONAT E KISHES SHQIPTARE

Ndonese me qellim juridikisht te njohur disa organizata fshehin nje tjeter ane te medaljes. E tille eshte edhe organizata e minoritetit etnik grek OMONIA. E krijuar 10 vjet te shkuara, kjo organizate nuk lodhet se punuari per ceshtje te paqarta. Por ajo qe e komprometon me shume aktivitetin e kesaj organizate eshte njehsimi me interesat e kishes ortodokse shqiptare.

Organizata e pakices administratore fetare e urdheruar

Kjo organizate, ne radhet e se ciles kane milituar edhe njerez qe kane prishur nen vrullin e revolucionit kulturor kisha e xhamia ne '67, e ka gati reagimin zyrtar edhe per nje cope tulle te rene nga nje kishe ortodokse diku ne nje skaj te jugut te vendit. Kjo lidhet me nje nga pikat e MEGAl-IDHES, sipas te ciles cdo ortodoks shqiptar eshte nje grek, sikunder cdo grek eshte natyrshem nje ortodoks. Greket s'e kane pranuar asnjehere faktin e pamohueshem historik se shqiptaret ne historine e tyre te vjeter jane te besimit kristian. Deklarimet e OMONIAS ne mbrojtje te ortodoksizmit shqiptar kane qene madje shpesh me te ashpra se vete deklarimet e patriarkeve te kishes ortodokse. I tille ka qene rasti i perdhosjes se nje objekti kishtar ne fshatin e minoritetit grek, Dervician, dy vjet me pare. Omonia ne deklaraten e atehershme ka aluduar per shfaqje te ekstremizmit islamik shqiptar, nderkohe qe behej fjale thjesht per nje veprim te vecuar. Ne te vertete nuk mund te jete rastesi qe eksponente te OMONIA-s jane njeherazi edhe servitore te devotshem te kishes ortodokse ne jug.

Herezia omoniste per pronat e kishes

Organizata e minoritetit etnik grek, OMONIA, eshte e mpleksur me njeqind fije me fushaten e blerjes se tokes dhe ngritjes se kishave bazuar mbi kriterin e fuqizimit te influences greke ne vend. Rasti i Permetit eshte me i spikaturi. Por nuk eshte e tepert te themi se omonistet-kishtare kane qene "avokatet" e autorizuar nga kryepeshkopi ne shumicen e fshatrave te rretheve jugore te vendit, per problemet e pronesise. Ne Permet, ndonese ngrihen kisha te vjetra, ku mund te ushtrojne praktikat e besimit lirshem gjithe besimtaret ortodokse te kesaj treve, greket e OMONIAS dhe rasot e zeza qe nuk flasin shqip luftojne me te gjitha menyrat per te bere te tyren edhe te vetmen institucion kulturor ne qender te Permetit. Vec kesaj ata kerkojne te pronesojne edhe rreth 6500 meter katror ne kete qytet. Qyteti modest i Permetit, me jo me shume se kater mije banore, aktualisht ka tre kisha, te cilat gjate ceremonive apo diteve te shenjta mbushen me shume nga besimtaret e fese islame dhe te religjioneve te tjera, ndien te cuditur me kete llupesi omonisto-fetare per te privatizuar qytetin e tyre. Praktikisht kjo deshire per te perfituar terren nuk ka sesi te mos jete e lidhur me afera te tjera te dyshimta. I tille ka qene rasti i ish-kompleksit turistik Adi Petrol, prone e firmes rntiere Gjallica. Nje pjese e kesaj toke ju dha nje firme shteterore greke te tregtimit te karburanteve. Ne ceremonine e perurimit te saj ishin te pranishem edhe njerez te njohur te hierarkise se kishes ortodokse shqiptare, perfshi edhe fortlumturine e tij. Mpleksja e interesave kishtare me interesa te pasterta ekonomike nuk eshte e rastit qe ka terren ne jug te vendit. Ketu duhet permendur edhe qyteti i Gjirokastres e per te bashkengjitur raste ne Sarande, Himare, Memaliaj, Tepelene e Vlore.

Kryepeshkopi, ky nderhyres i madh ne gjyqe

Fortlumturia e tij Anastas eshte "i palodhur". Per shumicen e gjyqeve te tejzgjatura nuk ka munguar asnjehere interesimi dhe nderhyrja e tij prane autoriteteve gjyqesore dhe shteterore shqiptare. Rasti me flagrant mbetet ai i nderhyrjes se tij per ceshtjen e Pallatit te Kultures se Permetit, apo edhe per ish "Adi Petrolin" ne Gjirokaster. Por shkresa te firmosura prej tij jane edhe per mijra hektare toke kullotash dhe mjedisesh te tjera ne fshatrat bregdetare te vendit. Eshte per t'u cuditur se si primati i Kishes Ortodokse Autoqefale shqiptare, kemba e te cilit ka shkelur edhe ne fshatra, perfaqesuesit e pare qe takon ne emer te kishave shqiptare jane omonistet. Ndersa ai nuk perton te udhetoje ne rruge te veshtira qe cojne ne treva te populluara nga myslimane, ka harruar prej kohesh nje nga kishat me historike, sic eshte ajo e Laboves se Kryqit. Banore te ketij fshati e shprehin hapur arsyen e braktisjes se tyre nga i pari i Kishes Ortodokse shqiptare. Po ky personalitet i deleguar ndersa shkel ne fshatrat e Bregut te Detit, ne Himare, te paret qe takon jane kreret omoniste dhe nuk merr njehere mundimin te flase dy fjale shqip me anetaret e keshillave kishtare qe meshen dhe liturgjine hyjnore e zhvillojne sipas perkthimit te Nolit dhe Kristoforidhit.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 1-7-2003 nė 12:09 Edit Post Reply With Quote
A nuk ka asnjë, asnjë fare, prift ortodoks shqiptar? (nuk e di saktë, por ne në Kosovë edhe ortodoksëve u themi priftërinjë)

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Arber Pashtriku

Postuar mė 18-10-2003 nė 18:49 Edit Post Reply With Quote
Janullatus! Emri qe do mbahet mend shume gjate ne kujtesen e shqiptareve. Njeriu qe me metoda tipike greke eshte ne balle te helenizimit te shiptareve. Ne keto 12 vjet te shkuara ka arritur jo pak! ka mbjellur kisha ne cdo cep te Shqiperise atje ku ka e ku ska ortodoxe shqiptare. Njeriu qe ka dhunuar Autoqefaline Kishes Ortodokse Shqiptare.

Numrin e grekeve ne Shqiperi e ka bere rreth 400.000. I ka bere te gjithe politikanet shqiptare ti ulen ne gjunje. Ka marre pjese ne hartimin e kushtetutes se Shqiperise duke futur amendamentin famekeq qe kombesia e zgjidhet nga individi dhe eshte e drejte e tij. Ne fakt edhe ne shtetet me demokratike te Evropes shtetesia eshte ajo qe zgjidhet dhe jo kombesia.

Nese dikush do perpiqet te nxjerre ne pah "paanshmerine" e fortlumturise se tij ju kujtoj qe nuk ishte rastesi qe vetem pak dite para zgjedhjeve ai ishte ne Himare. PSE?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 18-10-2003 nė 23:31 Edit Post Reply With Quote
Ndoshta te ndihmonte Berishen,per marreveshjen me Bollanon e MAVI-se.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Alidems

Postuar mė 25-8-2004 nė 05:05 Edit Post Reply With Quote
O vellezer ,Janullatosi eshte saper 10 gjenerala grek qe nuk enderron gje tjeter por kthimin e Shqiperise ne nji greqi te vogel.Ai eshte vazhdimesi i asaj politike shoviniste greke.Te vjen te plasesh se e gjeten Shqiperine mbas komunizmit te varfer jo vetem ekonomikisht por edhe shpirterisht.Shikoni si i perdorin levat e tyre,jo vetem grekerit e ardhur ne Shqiperi por edhe (vllejht) Cobenjt si Fatos Nano,si masha per qellimet e tyre.Shikoni cfare provokimesh bejne,ndertimi i nji Kryqi ne qafe krrabe,qe nuk eshte ne kishe apo ndonji instuticion fetar.Nji reagim i Shqiptareve per kete con dashur pa dashur uje ne burimin e grekut.Nje nga sugjerimet personale te mia eshte afrimi i Shqiptareve te te gjitha trojeve per investime dhe punesime me Shqiptar.Pse jo ne cdo vend te botes behen diferencime ,pse jo ne Shqiperi.Mjaft si nene Tereza.Shqiptaret historikisht jane bujar por ketu flitet per asimilim dhe shkaterrim.Provat e fundit dyshja e Berishes , Meksi-Pollo.(Nuk po flas per te majtet se nuk ia vlen)I ati i Aleksander Meksit u varros me flamurin grek ne Vunoi.Gjyshi i Genci Pollos Andart greke(Oficer)ne fshatrat e Gjirokastres.Nuk me harrohet fotgrafia e atij me pushke ne dore,ne faqen e pare te gazetes.Pse pash Zotin kaq qorra ne Shqiptaret.Shikoni tani si i hahet muhabeti me Nanon ,djalit te Stefanaq Pollos,Genci Pollos.Shikoni presidentin Moisiu si e nderon Janullatusin dhe jo nen-mbreteresh. Ata cdo gje mund te ken ne zemer por jo interesat e Shqiptareve.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6862230 sekonda, 49 pyetje