Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Janullatosi, Kisha Autoqefale, greket
Valter bejkova

Postuar mė 13-9-2004 nė 14:20 Edit Post Reply With Quote
KISHA AUTOQEFALE ORTHODOKSE, PSE NUK QUHET ME KOMBETARE?

Theofan Noli themeloi Kishen Orthodhokse Autoqefale Kombetare Shqiptare me statutin e saj. Ky perben nje nga aktet me te rendesishme ne historine e kombit shqiptar. Per here te pare ne histori, shqiptaret shpetuan nga ndikimi asimilues dhe u bene me kishen e tyre ortodhokse te pavarur. Kjo u be njelloj si ne kombet e tjera orthodhokse.

Po ta perkufizojme shkurt dhe sakte vepren e Nolit: "Ishim pa koke dhe na beri me krye". Noli eshte Babai i Orthodhoksise shqiptare. Sot ka nje heshtje mohuese nga kjo kishe. Ne shkollen e prifterinjve ne Durres, anashkalohet kontributi i tij. Ndersa sllavet, Cirilin dhe Metodin i kane bere shenjtore. Greket, Kozma Etollosin i cili hapi shkolla greke ne Epir, e kane bere shen- Kozma. Thone se ka bere mrekulli, ka sheruar njerez. Po Nolin, qe me kishen e tij dhe me vepren per Skenderbeun, shendoshi shpirterisht gjithe shqiptaret, pse te mos e bejme shenjtor ?

Ne librin "Jeta e Shenjtit Martir dhe Apostullit te vertete Shen- Kozma Etollosit", shtepia botuese Bashkimi Ordhodhoks Kristian "Kryqi i nderuar" Selanik 1996, thuhet: "Baba Kozmai-emer me te cilin e pagezuan shqiptaret". "Shtatorja ne Korçe, Kryet n' Elbasan

Yni je Fan Noli, Totua historian".

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 23-10-2004 nė 20:04 Edit Post Reply With Quote
JANULLATOS,KY MASHTRUES I PANDREQSHEM

At Nikolla Marku akuzon Janullatosin për mashtrim


Normalja e Elbasanit, e cila njihet si shkolla e parë e mesme kombëtare e arsimit shqip, rrezikon të kthehet në rezidencë priftërinjsh grekë. Aktualisht, godina e Normales shërben si shkollë për nxënësit me aftësi të kufizuara. Ajo ndodhet në territorin e kishës Shën Maria të lagjes Kala, por, sipas kryetarit të Komunitetit Ortodoks të Elbasanit, at Nikolla Marku, do të tjetërsohet nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve që ka arritur të sigurojë drejtuesi i përkohshëm i kishës ortodokse autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos.

Këto përpjekje të kishës ortodokse, me qendër në Tiranë, kanë hasur në kundërshtinë e drejtuesve të Komunitetit të Ortodoksisë në Elbasan. Çështja e godinës së shkollës normale ka përfunduar në gjykatë, për t'u zgjidhur konflikti disavjeçar. Por, nga ecuria e fundit e proceseve gjyqësore, gjithçka po shkon sipas pretendimeve të Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, me qendër në Tiranë. Sipas at Markut, për ta lehtësuar edhe më shumë rrugën drejt grabitjes së godinës së normales, nga kisha e drejtuar nga Janullatosi, asaj fillimisht iu hoq emri i rilindasit të shquar, Kostandin Kritoforidhi, edhe pse varri me bustin e tij ndodhen në oborrin e kësaj shkolle, tepër të njohur, dhe si e para e mesme e arsimit shqip. Nga kisha Shën Mëria pretendohet se godina e normales ndodhet në territorin e saj dhe figuron si pronë e ligjshme, që kur është hapur kjo shkollë në vitin 1909. Qytetarët elbasanas në atë kohë kanë paguar 35 mijë aspra për ndërtimin e normales dhe trashëgimlënësit kanë vendosur që ajo të mbetet përgjithmonë godinë e shkollës shqipe, e kurrë të mos tjetërsohet. Mirëpo, afro një shekull më vonë, pronësia e godinës së normales mund të ndryshojë. Fatin e saj e ka në dorë drejtësia, por komuniteti ortodoks i Elbasanit ka dyshime tek ajo.

Sipas at Nikolla Markut, Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare, e drejtuar nga Anastas Janullatos, po paguan shtrenjtë për procesin. Rreziku i tjetërsimit të pronësisë së godinës së normales së Elbasanit po përcillet me shqetësim te qytetarët elbasanas. Ata shpresojnë që gjykata ta zgjidhë konfliktin midis të dy kishave, në favor të së drejtës. Nga ana e kryetarit të Komunitetit Ortodoks të Elbasanit, me qendër në kishën Shën Mëria, janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që normalja të mbetet pronë e atij që i takon. Prifti elbasanas reagon mjaft ashpër ndaj pretendimeve të shprehura nga Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare, për ta marrë në pronësi godinën e normales. Nëse me dokumente të falsifikuara prej tyre, drejtësia do t'ia japë të drejtën e pronësisë së normales drejtuesit klerik grek, ky do të jetë poshtërimi më i madh që i bëhet pionieres së shkollës së mesme, ku u përgatitën mësuesit e shqipes. Godina e saj u ndërtua në lagjen Kala të Elbasanit, në vitin 1619, me fonde të vetë besimtarëve ortodoksë. Kjo kishë është restauruar në vitin 1819 dhe është ndër më kryesoret në këtë rajon, ku ka një numër të konsiderueshëm të besimtarëve ortodoksë. Gjatë sundimit të mbretit Zog, kisha autoqefale shqiptare zhvilloi dy kongrese dhe, në atë të zhvilluar në Korçë, më 1929, miratoi edhe statusin ku mbështetet veprimtaria e klerit ortodoks shqiptar. Veprimtaria e kishës ka kaluar nëpër një rrugë plot vështirësi dhe, fatkeqësisht, edhe sot është e ndarë administrativisht nga kisha qendrore në Tiranë.

Viti 1619 - Ndërtohet Kisha e Shën Mërisë në lagjen Kala
Viti 1819 - Restaurohet Kisha e Shën Mërisë
Viti 1909 - Ndërtohet godina e shkollës Normale në territorin e kishës
Viti 1929 - Miratohet statusi i Kishës Autoqefale Shqiptare

PANORAMA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 3-11-2004 nė 01:53 Edit Post Reply With Quote
QEVERITARET FILOGREKE,SHESIN IDENTITETET TONA KOMBETARE

Kisha e Shën Mërisë dhe shkolla e Kristoforidhit fitohen nga Janullatos

Rindizet sherri mes ortodoksëve në Elbasan

ELBASAN – Rindizet konflikti mes kishës së Shën Mërisë në lagjen “Kala” të Elbasanit dhe Kishës Autoqefale Shqiptare që kryesohet nga kryepeshkopi Janullatos. Nuk ka zgjatur më shumë se pesë vjet “paqja” mes kësaj kishe dhe përfaqsuesve të Kishës Ortodokse në Tiranë dhe gjithçka është kthyer mbrapa në kohë, sapo shkolla ku ka dhënë mësim Kristoforidhi është hipotekuar nga ana e Kishës Autoqefale Shqiptare. Tashmë dihet nga shumëkush se në vjeshtën e vitit 1995 në lagjen “Kala” të Elbasanit, para derës së kishës së Shën Mërisë pati konfrontime gjer në përleshje mes dy grupeve banorësh të së njëjtës fe, asaj ortodokse. Në atë kohë përfaqësuesit e Janullatosit u përpoqën të merrnin drejtimin e kishës autoktone të lagjes “Kala”, por hasën në rezistencën e shumicës së banorëve ortodoksë të kësaj lagjeje, që manifestonin frymën antigreke e për rrjedhojë nuk ishin përkrahës të vetë kreut të kishës auteqefale shqiptare, Anastasis Janullatos . Konjuktura fetaro – politike e asaj kohe solli shpalljen e Kishës Autoqefale të Vërtetë Kombëtare Shqiptare, me në krye atë Nikolla Markun në kishën e Shën Mërisë. Ky institucion fetar autonom arriti të institucionalizohet ligjërisht duke rritur përpkrahjen nga brenda vendit, por dhe duke fituar një lloj mbështetje edhe nga jashtë, sidomos në diasporë. Brenda ortodoksëve në Elbasan u dukën përçarje, sa që një pjesë e tyre meshonin në kishën e Shën Thanasit, pranë ullishtes dhe një pjesë tjetër në kishën e Shën Mërisë, sikurse ky lloj rituali vazhdon dhe sot. Konflikti i ri, që zor se shuhet më, është ndezur për faktin se komuniteti i drejtuar nga Janullatos fitoi tri herë me gjyq të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën shkollore përballë kishës së Shën Mërisë në këtë lagje, por që është brenda territorit të kësaj të fundit. Historia e kësaj ndërtese nis së paku dy shekuj e gjysëm më parë. Në vitin 1736 ndërtesa është ngritur me kontributin vullnetar, qytetar dhe financiar të banorëve ortodoksë të lagjes “Kala”.

Në dosjen 128 , faqe 194, në Arkivin Qendror të Shtetit, në një paragraf thuhet: “Fillojmë me emrin e Zotit dhe po shkruajmë për kujtim të pasardhësit se me ndihmën e Zotit, të krishterët, mëshironjës të Neokastit , dhuruan aspra siç po shënohet, 35 mijë, të cilat i dhuruan për të bërë shkollë të re dhe tepëricat e asprave t’i jepen mësuesit që do të jetë. Këto kapitale do të jenë të pa lëvizshme dhe i takojnë kishës. Ata që i dhuruan do të përkujtohen të dielën e parë të Kreshmës për begati të shpirtit dhe kujtim të përjetshëm”. Pra vetëkuptohet që pronësia e kësaj ndërtese është “vulosur” nga vetë stërgjyshërit e banorëve të sotëm të kësaj lagjeje. “Janë paguar gjykatat shqiptare nga përkrahësit e Janullatusit, prandaj është dhënë një vendim në kundërshtim të plotë me pronarin “popull” dhe që me dokumenta të sakta vërtetohet se ndërtesa është e lagjes dhe nuk mund të tjetërsohet”, - pohon atë Nikolla Marku. Sipas Markut, kisha që drejton ai, ia ka falur truallin e ndërtesës Elbasanit vetëm për shkollë, ku mësuesi i parë ka qenë Kristoforidhi. Më pas në këtë ndërtesë është themeluar Normalja e Parë shqiptare me qendër në Elbasan. Aktualisht sot ajo është përshtatur si shkollë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Sipas atë Nikolla Markut, Janullatosi që ka fituar padrejtësisht pronësinë kërkon të ngrejë një kishë paralele me atë të Shen Mërisë në “Kala”. Konflikti mund të amplifikohet nëse të dy palët do të grinden tashmë për “pronësinë” e varrit të Kristoforidhit që ndodhet në mes Kishës dhe ndërtesës shkollë. Ndërsa pritet që banorët ortodoksë të Kalasë të protestojnë sërisht për shkollën që Janullatosi ua ka marrë me ligjet e shtetit, të cilit i përkasin. Atë Nikolla Marku ka pohuar se do t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 4-11-2004 nė 17:13 Edit Post Reply With Quote
Deklarate e Kishes Ortodokse Kombetare Shqiptare

D E K L A R A T Ë


Nisur nga disa zhvillime të fundit të konfliktit të hapur që kemi me Anastasios Janullatos, si uzurpator i kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare dhe si person në shërbim të shovinizmit grek, konflikt i cili vjen pas disa përpjekjeve nga Janullatos për të pronësuar shkollën muze Normalisti në Elbasan dhe për ta kthyer atë në një pseudo-dioqezë të shërbimit shovinist grek, nëpërmjet njerëzish të paguar e të blerë me metoda të vjetra të dinakërisë tejet të konsumuar greke, po dalim me një deklaratë informimi dhe paditjeje për mbarë opinionin kombëtar si edhe atë ndërkombëtar që vëzhgon zhvillimet e besimeve fetare në Shqipëri, siç vijon:

Për opinionin mbarëkombëtar që lexon këtë gazetë po sqarojmë edhe një herë se problemi në fjalë nuk qëndron tek At Nikolla Marku si person apo te banditët që e përkrahin patriotët shqiptarë janë quajtur gjithmonë banditë nga armiqtë e kombit por te ndërtesa e shkollës së parë Normale, apo te ndërtesa ku u mbajt Kongresi i Elbasanit. Problemi i vërtetë qëndron te përpjekjet e pareshtura antishqiptare të grekut Anastasios për ta përfituar këtë ndërtesë vetëm pse ajo është në oborrin e Kishës Shën Maria, të lagjes Kala, Elbasan, dhe për ta tjetërsuar këtë objekt në rezidenca të ndryshme apo për ta shfrytëzuar me qira. Me respekt dhe dashuri kristiane për kombin shqiptar, po ju parashtrojmë disa të vërteta. Nga burimet e zgjedhura të Historisë së Shqipërisë kemi dokumentin e mëposhtëm:

DOSJA NR.5, DOKUMENTI 139, FAQE 107, ndër të tjera ka të shkruar : Ne qytetarët e Elbasanit u mblodhëm të gjithë në oborrin e Kishës Shën Maria të lagjes Kala dhe dhuruam aspra (tridhjetepesë mijë) për të ndërtuar një shkollë, ku do të bëhet mësim për fëmijët pa dallim feje të qytetarëve elbasanas dhe teprica e asprave që do të mbeten do të jepet si rrogë mësuesve që do të zhvillojnë mësim në gjuhën shqipe Trashëgimlënësit elbasanas e citojnë me rëndësi që ky objekt të mbetet shkollë për të gjithë brezat e ardhshëm. Tani, me çtë drejtë mund të tjetërsohet një dhuratë nga brezat e ndritur patriotë, me veprën e të cilëve krenohemi? Kjo mbetet një dhuratë e shenjtë sepse ka shërbyer për mësimin e fëmijëve në gjuhën amtare, gjuhën shqipe, dhe nuk bën dallime fetare. Çfarë kërkon ky njeri, Anastasios, në emër të një institucioni që e ka pushtuar? Ta zhdukë këtë ndërtesë trashëgimie? Ta tjetërsojë? Ta interpretojë historinë tonë si do ai dhe shteti shovinist e armik grek? Normalistët janë gjallë, po ashtu edhe qytetaria. Po shteti shqiptar?

Duhet theksuar gjithashtu se më 1909 po në këtë ndërtesë u mbajt Kongresi i Elbasanit, ku u vendos që të hapet po këtu shkolla e parë Normale. Kjo ndërtesë ka vlera në historinë e kulturës qytetare dhe kombëtare shqiptare dhe, si të tillë, ne do ta mbrojmë siç mbrohet pavarësia e atdheut. Monumentet e historisë sonë kombëtare nuk do të kthehen kurrë në qendra të veprimtarive kundër shqiptarëve, veshur këto me petkun e integrimit apo dhuratave-lëmoshë që bën Anastasios Janullatos. Në emër të së vërtetës, në emër të dritës së dielllit dhe në emër të Perëndisë, po ju paraqes të vërtetën e pamohueshme se kjo ndërtesë është sot shkollë për fëmijët e paaftë dhe çdokush mund të vërtetojë, duke u interesuar në Drejtorinë Arsimore të Elbasanit, se Kisha dhe personeli i saj nuk merr asnjë të ardhur nga kjo ndërtesë. Na vjen keq, po në këtë shkrim të botuar në Panorama ka një stil që të kujton ato shkrime të kohës diktatoriale komuniste, ku, nëse thoje Lenin, nënkuptoje partinë dhe anasjellas.

Ortodoksia ka dhënë një kontribut të çmuar në identitetin kombëtar shqiptar, si dhe në pavarësinë e tij, e i tillë do të mbetet. Kombi shqiptar është në vështirësi në këto momente, por ne nuk do ta tradhëtojmë kurrë atë, sepse jemi pjesë e tij. Dhe kjo bëhet duke mbrojtur së pari trashëgiminë kulturore mbarëshqiptare nga grabitja. Ne me të drejtë do të kërkojmë nga organet kompetente (Kontrolli i Shtetit, Kuvendi) të kontrollohet veprimtaria e Anastasios Janullatos në çdo drejtim, si nga financat, ashtu edhe nga veprimtaria e tij pseudo-fetare. Mund tju kujtojmë vetëm majën e ajsbergut për këtë person, por na duhet ti drejtojmë publikisht disa pyetje atij dhe shërbëtorëve të tij, në mënyrë që të ketë mundësi ti përgjigjet shqiptarëve.

Pse na qenka i vjetëruar Statuti i Kishës i vitit 1936, i njohur edhe nga Patriarkana e Stambollit? Çfarë ka deklaruar Anastasios kur u largua nga Shqipëria në trazirat e vitit 1997 në televizionin RAI për kombin shqiptar? Çfarë ka thënë për agjensinë e lajmeve të Moskës në një konferencë për shtyp në lidhje me bombardimet e Natos në Serbi? Pse ishte shumë i shqetësuar Anastasios për ushtarët serbë gjatë bombardimeve të 1999-ës? Çfarë vlerësoi te presidenti grek Anastasiosi kur ai foli për vorio-epir dhe bëri ironi me pronat e shqiptarëve çamë? Pse Anastasios nuk denjon të thotë një fjalë për qeverinë greke në lidhje me torturat moderne kundër shqiptarëve të radhëve kufitare? Po për vrasjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në Greqi? A financohet Anastasios Janullatos nga sillogje vorio-epirote në Greqi, të cilat dikur masakronin çamët dhe sot kërkojnë gjysmën e mbetur të Shqipërisë londineze? Pse nuk përgjigjet publikisht Janullatos për statutin e Kishës Autoqefale, i cili e shpreh qartë që Kryepeshkopi zgjidhet prej gjaku dhe gjuhe shqipe? A i pëlqeu Janullatosit kur At Nikolla Marku bekoi shqiptarët e Kosovës në Kukës, të përndjekur nga miqtë ortodoksë serbë të Janullatosit? Çfarë ka prej banditi te ne që mbrojmë Autoqefalinë e vërtetë dhe kërkojmë respektimin e Statutit? Së fundi, a mos vallë bënë gabim Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kici, etj., që punuan për Autoqefalinë dhe shkëputje nga Kisha Greke?

Janullatos ka një mision të zi ndaj kombit shqiptar, i cili ka për qëllim ti shkëpusë ortodoksët shqiptarë nga kombi i tyre dhe ti vërë në shërbim të boshtit ortodoks lindor Moskë- Beograd - Athinë, i cili ka mbajtur qëndrime paqësore në dukje, por kundër perëndimit të qytetëruar, të cilit i jemi mirënjohës edhe për disa ndihma të tilla si çlirimi i Kosovës. Ky bosht, agjentë të të cilit Janullatos dhe kopeja e tij e verbër janë, vazhdimisht ka mbajtur qëndrime armiqësore dhe ka ushtruar dhunë e grabitur toka të kombit shqiptar. Këtë po vazhdon të bëjë edhe tani, dje duke rrëmbyer fronin e Kishës, sot duke rrëmbyer një ndërtesë historike, nesër

Ortodoksia e vërtetë shqiptare i kujton kujtdo, si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë politik, se historia e kombit shqiptar tregon qartë se prej mijëra vjetësh ne nuk na kanë asimiluar, por kemi mbijetuar ndaj kulturave të ndryshme të huaja, që jo pak e kanë trazuar botën. Vërtet kemi përshtatur dhe kemi afruar shumë kultura, por në radhë të parë kemi ruajtur dinjitetin dhe kultin shqiptar. Historia e ortodoksisë është e larë me gjak dhe me martirë në përpjekje me njerëz si ju, Anastasios, që ju flisni njerëzve të gënjyer për ringjallje. Cila është ringjallja apo ngjallja që ju thoni, të thuash se je vorioepiriot? Të ndryshosh emrin? Të ndryshosh fenë? Ju Anastasios përpiqeni të flisni me gojën e të tjerëve, siç bëri kryetari i shoqatës Omonia në praninë tënde dhe të presidentit grek, kur tha se të gjithë ortodoksët janë grekë. Çfarë i di shqiptarët zotëria juaj, naivë apo bastardë? Ky është përfitim nga bujaria e ortodoksëve shqiptarë, por ne do të bëjmë që misioni juaj për greqizimin e këtyre trojeve të dështojë, edhe pse do të kesh mbështetje të ndryshme, si edhe nga shtetarë të korruptuar shqiptarë. Pretendimeve të Janullatosit për 30% grekë dhe për vorioepir do tu vijë së shpejti fundi.

Historikisht, shumë agjentë të Greqisë me origjinë greke, por edhe disa të shitur me origjinë shqiptare, kanë tentuar që ortodoksinë shqiptare ta fusin në përdorim të ndarjes kombëtare shqiptare. Kanë përdorur madje edhe teori shoviniste të studiuara në arena ndërkombëtare, debate, seminare, kongrese dhe kuvende, sipas së cilave kush shqiptar është ortodoks, është minoritar grek. Kanë shfrytëzuar edhe pakica të tjera me anë pensionesh, shkollimesh e bursash, vizash e kredish, për të ndërtuar një lloj faze parësore për krijimin e një grupi të madh njerëzish që ti kthejnë më vonë kundër pjesës tjetër të shqiptarëve, drejt një lufte vëllavrasëse. Ne e themi të bindur nga të gjitha këto fakte e veprimtari se kushdo që i vihet në shërbim Janullatosit dhe planeve të tij afatgjata, nuk është ortodoks i vërtetë shqiptar, por kombmohues dhe tradhëtar. Largpamësia për të cilën flet pena e Janullatosit në shkrimin e kurdisur në Panorama del të jetë një larqoftësi, të cilën e kemi paditur dhe do ta padisim më shpesh edhe në shtypin shqiptar, edhe pse gazeta Panorama ushtron një lloj censure duke i përgjysmuar shkrimet paditëse tonat. Ftojmë çdo besimtar ortodoks që të dëshmojë dinjitetin e tij prej shqiptari, sepse dikush atje lart po i quan me të padrejtë grekë! Ftojmë edhe organizmat e tjera fetare në Shqipëri të shprehen publikisht për ndihmën që ka nevojë Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, në mënyrë që harmonia fetare në Shqipëri të mos prishet kurrë nga një njeri i agjenturës antishqiptare! Janullatosi nuk mund të largohet pa ndihmën e gjithsecilit.

Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare është dhe do të mbetet në shërbim të kombit shqiptar, për ta afruar atë sa më pranë Zotit dhe punëve të mira, si partnere dinjitoze dhe e pavarur e të gjitha kishave të botës. Ne nuk do të pranojmë varësi nga askush organizëm joshqiptar, sepse varësia jonë i përket vetëm Zotit. Ne asnjëherë nuk kemi gabuar përballë kombit tonë dhe kemi gjetur gjuhën e përbashkët me fetë e tjera të popullit shqiptar. Ndërgjegjen përballë Zotit e kemi të pastër, sepse punojmë që kombin shqiptar ta lartësojmë drejt cilësive më të shenjta. Ne po zbatojmë porositë e ortodoksëve të shquar rilindas shqiptarë dhe pasardhësve të tyre. Edhe njëherë ju bëjmë thirrje për guxim dhe fuqi shpirtërore e qytetare për të mos e dëgjuar dhe mos u pajtuar me veprimet dhe idetë e një kryepeshkopi të paligjshëm dhe pushtues si greku Anastasios Janullatos dhe çeta e tij e verbër antishqiptare! Rroftë kombi shqiptar!

KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE KOMBËTARE SHQIPTARE
KËSHILLI I KISHËS SHËN MARIA, ELBASAN
AT NIKOLLA MARKU
ELBASAN, MË 28.10.2004

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 8-11-2004 nė 14:51 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARET NUK JANE NAIVE APO BASTARDE!

Leter e hapur dhe disa pyetje drejtuar kryepeshkopit Anastas Janullatos

Nisur nga disa zhvillime te fundit te konfliktit te hapur qe kemi me Anastas Janullatos si uzurpator i kreut te kishes dhe si person ne sherbim te shovinizmit grek, ka filluar nje perpjekje nga ky i fundit per te pronesuar shkollen-muze "Normalisti" ne Elbasan dhe per ta kthyer ate ne nje pseudioqeze, te sherbimit shovinist grek me njerez te paguar e blere me metoda te vjetra te dinakerise tejet te kosnumuar greke, po dalim ne nje deklerate informimi dhe veprimi per mbare opinionin kombetar vendas, por edhe per ate nderkombetar qe monitoron dhe vezhgon zhvillimet e besimeve fetare ne shqiperi si me poshte vijon:

Ne per opinionin mbarekombetar po sqarojme edhe njehere se problemi nuk qendron tek At Nikolla Marku si person apo tek banditet qe e perkrahin "patriotet shqiptare jane quajtur gjithmone nga armiqte e kombit bandite, keshtu i pelqen edhe Janullatusit dhe bashibozukeve te tij), por tek godina e shkolles se pare Normale apo e asaj godine ku u mbajt kongresi i Elbasanit dhe perpjekjeve te Anastasit grek per ta perfituar kete godine vetem se ajo eshte ne oborrin e kishes Shen Maria Kala dhe per ta tjetersuar kete objekt ne rezidenca te ndryshme, apo per ta shfrytezuar me qera.

Ja disa te verteta per Shkollen Normale:

Me respekt dhe dashuri kristiane per kombin shqiptar, ne po ju rendisim disa te verteta. Nga burimet e zgjedhura te historise se Shqiperise, kemi dokumentin si me poshte: DOSJA NR.5-139, FAQE 107, nder te tjera shkruhet se: ... Ne qytetaret e Elbasanit u mblodhem te gjithe ne kishen Shen-Meria te lagjes Kala dhe dhuruam aspra "35 mije) per te ndertuar nje shkolle ku do te behet mesim per femijet pa dallim feje te qyetareve elbasanas dhe teprica e asprave qe do te mbeten, do t'u jepen si rroge mesuesve qe do te zhvillojne mesim ne gjuhen shqipope...

Trashegimlenesit elbasanas e citojne me rendesi qe ky objekt te mbetej shkolle per te gjithe brezat e ardhshem. Me c'te drejte nje dhurate nga brezat e ndritur patriote, qe ne krenohemi me vepren e tyre, e cila eshte nje dhurate e shenjte per mesimin e femijeve te gjihes shqipe, ne ta tjetersojme? Cfare kerkon ky njeri Anastas ne emer te nje institucioni qe e ka pushtuar, ta tjetersoje, ta zhduke nga historia kete objekt, ta interpretoje historine tone si do ai dhe Greqia?

Normalistet jane gjalle

Normalistet jane gjalle, po ashtu edhe qytetaria. Ne po kujtojme se ne 1909, po ne kete godine u mbajt Kongresi i Elbasanit ku u vendos qe te hapet po ketu shkolla e Pare Normale. Kjo godine ka vlera ne historine e kultures kombetare shqiptare dhe si te tille, ne do ta mbrojme sic mbrojme pavaresine e atdheut. Monumentet e historise sone kombetare nuk do te kthehen kurre ne qendra teveprimtarive kunder shqiptare veshur keto me petkun e integrimit, apo dhuratave lemoshe qe ben Anastas Janullatos. Ne po ju sqarojme me te verteten ne driten e diellit, se sot kjo godine eshte shkolle per femijet e paafte dhe cdokush mund te pyese ne Drejtoruse Arsimore Elbasan se nuk marrin asnje te ardhur nga kjo godine. Na vjen keq por ne kete shkrim ka nje stil qe te kujton ato shkrime te kohes diktatroriale kur thoje "Lenini" nenkuptoje "Partine" dhe anasjellas.

Disa pyetje per Janullatosin

Ortodoksia shqiptare ka dhene nje kontribut te cmuar ne identitetin shqiptar si dhe pavaresine e tij dhe e tille do te mbetet. Kombi shqiptar eshte ne veshtiresi ne keto momente, por ne nuk do ta tradhetojme kurre ate sepse jemi pjese e tij, ne me te drejte do te kerkojme nga organet kompetente "Kontrrolli i Larte i Shtetit, Parlament etj) te kontrrollohet veprimtaria e Anastas Janullatos ne cdo drejtim, si nga financat ashtu edhe nga veprimtaria e tij pseudo-fetare, sepse ne mund t'ju kujtojme vetem majen e ajsbergut per kete person duke i drejtuar disa pyetje atij dhe sherbetoreve te tij ne menyre qe t'u pergjigjet shqiptareve. Se eshte i vjeteruar statusi i kishes i vitit 1936, i njohur dhe nga Patriarkana e Stambollit? Cfare ka deklaruar Anastas kur u largua nga Shqiperia ne trazirat e 1997 ne Televizionin RAI per kombin shqiptar? Cfare ka thene ne agjencine e lajmeve te Moskes ne nje konference per shtup ne lidhje me bombardimet e NATO-s ne Serbi? Pse ishte shume i shqetesuar Anastas per ushtaret serbe gjate bombardimeve ne vitin 1999? Cfare vleresoi presidenti grek te Anastas Janullatos, kur foli per Vorio-Epirin dhe beri ironi me pronat e shqiptareve te Camerise?

Pse Anastas nuk denjon t'i thote nje fjale qeverise greke per torturat moderne kunder shqiptareve qe dergjen neper dogana ne radhe? A financohet Anastas Janullatos nga silogje vorio-epirote ne Greqi te cilet jo vetem masakruan shqiptaret e Camerise, por kerkojne edhe sot gjysmen e Shqiperise? Le te pergjigjet publikisht Anastasi per statusin e Kishes Autoqefale, e cila shprehet qarte qe Kryepeshkopi zgjidhet prej gjaku dhe gjuhes shqiptare? Me te drejte ne pyesim cfare ka prej banditesh tek ne?

Tek ne qe mbrojme Autoqefaline e vertete dhe kerkojme respektimin e statutit? A mos valle ben gabim Fan Noli dhe Visarjon Xhuvani, Kristofor Kici etj, qe punuan per Autoqefaline dhe shkeputjen nga Kisha Greke? A ju pelqeu Z.Anastas, At Nikolla Marku kur bekoi shqiptaret e Kosoves ne Kukes, te permndjekur nga miqte tuaj ortodokse serbe? Ju keni nje mision te zi ndaj kombit shqiptar, qe ka per qellim te shkepuse ortodokset shqiptare nga kombi i tyre dhe per t'iu vene ne sherbim te boshtit ortodoks lindor, i cili vazhdimisht ka mbajtur qendrime paqesore ne dukje, por ne te vertete kunder perendimit, te cilit ne shqiptaret i jemi shume mirenjohes per shume te verteta dhe arsye sic qe nder te tjera clirimi i Kosoves.

Ne nuk asimilohemi

Orthodoksia shqiptare, i kujton kujtdo si ne aspektin fetar dhe ate politik se historia e kombit shqiptar tregon qarte qe prej mijera vitesh, se ne nuk asimilohemi, por mbijetojme ndaj kulturave pagane te ndryshme qe jo pak e kane trazuar boten. Historia e ortodoksise, eshte e lare me gjak dhe martire ne perpjekje pikerisht me njerez si ju Anastas qe ju flisni te genjyerve per "ringjallje". Cila eshte ringjallja apo ngjalja qe ju thoni? Te thuash se je vorioepirot, te ndryshosh emrin? Jo, Anastas. Ju perpiqeni te flisni me gojen e te tjereve, si veproi edhe kryetari i shoqates "Omonia" ne prezencen tuaj dhe te presidentit grek kur tha se ortodokset jane greke? Cfare i di shqiptaret zoteria Juaj? Naive apo bastarde? Jo, Anastas, mos perfito nga bujaria e shqiptareve, sepse ne ortodokset e vertete, do te bejme qe misioni juaj ne Shqiperi per helenizim, te deshtoje. Sado mbeshtetje qe te keni edhe nga shteti juaj ame, i cili eshte anetar i Bashkimit Evropian. Pretendimeve tuaja se ne Shqiperi ka 30 perqind greke, dhe nazeve te Greqise per Vorio epirin, po u vjen fundi.

Ortodokset shqiptare nuk jane greke

Historikisht, agjente te Greqise, me origjine greke, por edhe ndonje shqiptar i blere, kane tentuar qe ortodoksine shqiptare ta fusin ne perdorim te ndarjes kombetare shqiprare dhe duke perdorur teori edhe ne arenen nderkombetare se kush eshte ortodoks, eshte minoritar grek, duke shfrytezuar edhe pakicat e tjera ne ndonje vize, shkolle, kredi, biznes etj. Kjo eshte faza e pare per te krijuar nje grup per madh njerezish dhe per t'i kthyer me vone kunder njerezve te tjere ketu ne Shqiperi. Ne e themi te bindur se kushdo qe i vihet ne sherbim Anastasit, si dhe planeve te tilla afatgjata, nuk ka qene dhe nuk eshte ortodoks i vertete shqiptar.

Ne shkrim flitet per nje largpamesi te Anastasit, qe ne besojme se me ndihmen e Zotit, dhe respektin e dashurine ndaj kombit shqiptar, si dhe me pyejtet qe bejme ne kuptohet se ku te con kjo largpamesi qe do te thoshnim, qoftelargesi e perjetshme.

Kisha Autoqefale Ortyodokse Kombetare Shqiptare eshte dhe do te mbetet ne sherbim te kombit shqioptar, per ta afruar ate sa me prane me Zotin, dhe partnere dinjitoze me te gjitha kishat e botes, pa nderhyrjen dfhe vartesi nga askush. Ne asnjehere nuk kemi gabuar para kombit tone. Ne e kemi ndergjegjien para Zotit te paster, se punojme qe kombin shqiptar ta lartesojme ne cilesite dhe virtytet me te shenjta. Edhe njehere ju bejme thirrje per kurajon shpirterore dhe civile, per te mos e degjuar Anastasin dhe bashibozuket e tij,

Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare

Keshilli i Kishes Shen-Meria Elbasan

At Nikolla Marku

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-12-2004 nė 23:07 Edit Post Reply With Quote
PRESIDENTI SHQIPTAR APELON......

“Mos lejoni greqishten në kishat e Shqipërisë”

GJIROKASTËR - Kisha e Shpëtimtarit Jezu Krisht ngrihet në një nga pjesët më karakteristike të qytetit, në Lagjen Pazari Vjetër, rreth 300 metra përposh kalasë së qytetit. E ndërtuar aty rreth viteve 1700, me paratë e besimtarëve ortodoksë të qytetit, ajo ka luajtur një rol të madh në formimin e gjuhës shqipe dhe edukimin atdhetar të brezave. Priftërinjtë që kanë shërbyer në këtë kishë, mbahen mend brez pas brezi prej banorëve të rajonit. Por më i famshmi prej tyre ka qenë Papapano Çuçi, babai i atdhetarit e rilindësit, Mësuesit e të Popullit, Thoma Papapano. Pikërisht në këtë kishë erdhi rreth orës 8 e 30 minuta në meshën solemne edhe Presidenti Republikës, Alfred Moisiu. “Jam shumë i gëzuar, që marr pjesë së bashku me ju në këtë festë”, iu drejtua ai qytetarëve të shumtë besimtarë. “Po më pëlqen së tepërmi dhe kështu duhet të vijoni, çdo ditë e kohë, që meshën ta kryeni në shqip. Librat e shenjtë duhet të jenë në gjuhën amtare e të fliten në gjuhën amtare.” Kjo porosi nuk ishte krejt e rastit, pasi në këtë kishë ndonjëherë, kur priftërinjtë kanë ardhur nga Greqia, është meshuar edhe greqisht e ky fakt ka tingëlluar jo mirë.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 7-1-2005 nė 04:59 Edit Post Reply With Quote
JANULLATOS,PRIFT APO ANTISHQIPTAR ZERVIST

JANULLATOSI RINDEZ KONFLIKTIN ME SHEN MERINE

Elbasan - Rindizet papritur konflikti mes kishes se Shen Merise ne lagjen "Kala" te Elbasanit dhe Kishes Autoqefale Shqiptare qe kryesohet nga Janullatusi. Jo me shume se 5 vjet ka zgjatur "paqja" mes kesaj kishe dhe perfaqesuesve te Kishes Ortodokse ne Tirane. Duket se zjarri ka qene i mbuluar me "hi" dhe eshte rindezur rishtas, sapo eshte hipotekuar shkolla ku ka dhene mesim Kristoforidhi ne Elbasan nga ana e Kishes Autoqefale Shqiptare ne Tirane. Tashme dihet nga shumekush se ne vjeshten e vitit 1995 ne lagjen "Kala" te Elbasanit, para deres se kishes se Shen Merise, pati konfrontime gjer ne perleshje mes dy grupeve banoresh, te te njejtes fe, asaj ortodokse. Ne ate kohe perfaqesuesit e Janullatusit u perpoqen te merrnin drejtimin e kishes autoktone te lagjes "Kala" por hasen ne rezistencen e shumices se banoreve ortodokse te kesaj lagjeje, qe manifestonin frymen antigreke e per rrjedhoje nuk ishin perkrahes te vete kreut te Kishes Autoqefale Shqiptare, Janullatusit. Konjuktura fetaro - politike e asaj kohe solli shpalljen e Kishes se Autoqefale te Vertete Kombetare Shqiptare, me ne krye Ate Nikolla Markun ne kishen e Shen Merise. Ky institucion fetar autonom arriti te institucionalizohet ligjerisht duke rritur perpkrahjen nga brenda vendit por dhe duke fituar nje lloj mbeshtetjeje edhe nga jashte, sidomos ne diaspore. Brenda ortodokseve ne Elbasan u duken plasaritje saqe nje pjese e tyre meshonin ne kishen e Shen Thanasit, prane ullishtes dhe nje pjese tjeter ne kishen e Shen Merise, sikurse ky lloj rituali vazhdon dhe sot. Konflikti i ri, qe zor se shuhet me, eshte ndezur per faktin se Janullatusi fitoi me tre here gjyq te drejten e pronesise mbi ndertesen shkollore perballe kishes se Shen Merise ne kete lagje, por qe eshte brenda territorit te kesaj te fundit. Historia e kesaj ndertese ku Janullatusi ka fituar te drejten e pronesise me ligjet e shtetit shqiptar nis se paku dy shekuj e gjysme me pare. Ne vitin 1736 ndertesa eshte ngritur me kontributin vullnetar, qytetar dhe financiar te banoreve ortodokse te lagjes "Kala". Dosja 128, faqe 194 ne Arkivin Qendror te Shtetit nje paragraf citon - "Fillojme me emrin e Zotit dhe po shkruajme per kujtim te pasardhesit se me ndihmen e Zotit, te krishteret, meshironjes te Neokastit, dhuruan aspra sic po shenohet, 35 mije, te cilat i dhuruan per te bere shkolle te re dhe tepricat e asprave t'i jepen mesuesit qe do te jete. Keto kapitale do te jene te pa levizshme dhe i takojne kishes. Ata qe i dhuruan do te perkujtohen te dielen e pare te Kreshmes per begati te shpirtit dhe kujtim te perjetshem". Pra vetekuptohet qe pronesia e kesaj ndertese eshte "vulosur" nga vete stergjysherit e banoreve te sotem te kesaj lagjeje. "Jane paguar gjykatat shqiptare nga perkrahesit e Janullatusit, prandaj eshte dhene nje vendim ne kundershtim te plote me pronarin "popull" dhe qe me dokumente te sakta vertetohet e ndertesa eshte e lagjes dhe nuk mund te tjetersohet", - pohon Ate Nikolla Marku. Sipas tij kisha qe drejton ai ia ka falur truallin e nderteses se Elbasanit vetem per shkolle, ku mesuesi i pare ka qene Kristoforidhi. Me pas ne kete ndertese eshte themeluar Normalja e pare shqiptare me qender ne Elbasan. Aktualisht sot ajo eshte pershtatur si shkolle per femijet me aftesi te kufizuara. Sipas Ate Nikolla Markut, Janullatusi qe ka fituar padrejtesisht pronesine kerkon te ngreje nje kishe paralele me ate te Shen Merise ne "Kala". Konflikti mund te amplifikohet nese te dy palet do te grinden tashme per "pronesine" e varrit te Kristoforidhit qe ndodhet ne mes kishes dhe nderteses shkolle. Ndersa pritet qe banoret ortodokse te "Kalase" te protestojne serisht per shkollen qe Janullatusi ua ka marre me ligjet e shtetit te cilit i perkasin. Ate Nikolla Marku ka pohuar se do t'i drejtohet Keshillit te Larte te Drejtesise.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 9-1-2005 nė 20:52 Edit Post Reply With Quote
JANULATOSI DHE PASUESIT E TIJ,PERBEJNE NJE SEMUNDJE QE DUHET LARGUAR NGA SHQIPERIA...

Kreu i Kishës Orthodokse Shqiptare u operua në sy dhe grykë. Kishën e drejtojnë mëkëmbësit e tij

Janullatosi i sëmurë, kishën e drejtojnë mëkëmbësit e tij


TIRANË - Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse, Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Para pak ditësh, Janullatosi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në sy dhe në fyt. Zyrtarët e Kishës Orthodokse janë tejet të rezervuar, për të dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit, por mungesa e tij gjatë tre muajve të fundit, në ceremonitë fetare më të rëndësishme, nuk ka kaluar pa u vënë re. Prej kohësh ka munguar në ceremonitë zyrtare fetare, ndërkohë që më shumë se kurrë, mungesa e tij u vu re në festën e Krishtlindjeve. Edhe në ditën që besimtarët ortodoksë kremtonin ujin e bekuar, udhëheqësi i tyre shpirtëror, Janullatos ndodhej kilometra larg Shqipërisë. Gjendja e tij shëndetësore e ka detyruar kryepeshkopin e Kishës Orthodokse të rikthehet në vendin e tij, ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal. Sipas zëdhënësit të Kishës Orthodokse, Thoma Dhima, Kryepeshkopi është jashtë rrezikut për jetën. Dhima nuk jep detaje të hollësishme mbi shëndetin e Janullatosit, por thotë se kryepeshkopi i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal dhe aktualisht është në periudhë kovaleshence në Athinë.

Shëndeti i Kryepeshkopit
Gjendja e rënduar shëndetësore e Kryepeshkopit është mbajtur e fshehtë nga drejtuesit e Kishës Orthodokse Shqiptare. Ajo që dinë klerikët e kësaj kishe është fakti që për një kohë të gjatë, Janullatosi nuk ndodhet në Shqipëri. Askush nuk di të thotë më shumë, përveç faktit që Kryepeshopi nuk është parë për një kohë të gjatë në zyrën e tij, aty ku ndodhet edhe selia e Kishës Ordhodokse Shqiptare. Burime të besueshme pranë kësaj selie i thanë gazetës “Shekulli” se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit ka qenë kritike. Sipas të njëjtave burime mësohet se fillimisht Janullatosi i është drejtuar një klinike në Vjenë dhe më pas në Athinë, ku ka kryer operacionet në sy dhe në grykë. Por zëdhënësi i kishës Orthodokse, Thoma Dhima, nuk sqaron arsyet se përse numri një i Kishës Orthodokse i është nënshnshtruar operacionit kirurgjikal. “Që Kryepeshkopi është i sëmurë, kjo dihet nga të gjithë, por tani gjendja e tij shëndetësore është drejt përmirësimit. Ka qenë sëmurë dhe ka kryer një operacion. Aktualisht ndodhet në një periudhë pushimi dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve në Athinë”,-thotë zëdhënësi i Kishës Ordhodokse.
Kisha, nën drejtimin e mëkëmbësve të Janullatosit
Edhe pse i sëmurë, Janullatos e ka drejtuar Kishën Orthodokse Shqiptare nëpërmjet mëkëmbësve të tij. Sipas zëdhënësit të Kishës Orthodokse, Kryepeshkopi vazhdon të drejtojë Kishën Orthodokse Shqiptare. Dhima saktëson se edhe në ceremoninë e fundit të besimit orthodoks, atë të kremtimit të ujit të bekuar, ka qenë Janullatosi ai që ka përcaktuar drejtimin e kësaj ceremonie nga mëkëmbësit e tij. Ndërkohë që thuhet se prej të paktën 3 muajve, kryepeshkopi Janullatos nuk ka shkelur në Shqipëri. Gjendja e rënduar shëndetësore e ka detyruar Kryepeshkopin të largohet, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Gjatë gjithë kësaj kohe, ceremonitë fetare dhe drejtimi i Kishës Orthodokse ka qënë në duart e At Jovan Karaveshit dhe At Jani Trebickës. Sipas zëdhënësit të kishës Orthodokse, janë këta dy klerikë të lartë që në mungesë të Janullatosit drejtojnë jo vetëm ritet fetare, por edhe detyrat administrative të Kishës Orthodokse. Por Dhima saktëson se dy klerikët e lartë, gjatë gjithë kohës janë në komunikim të vazhdueshëm me kryepeshkopin Janullatos, megjithëse ky i fundit nuk është ndierë mirë nga ana e shëndetit. Zëdhënësi Dhima shton se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit nuk ka ndikuar në vijimësinë e punës administrative të Kishës Orthodokse dhe se pritet shumë shpejt rikthimi i tij në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare.


Kush është Anastas Janullatos

Para se të vinte në Shqipëri me detyrën e Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Anastas Janullatos ka dhënë mësim në një nga universitetet e Athinës, në lëndën “Historia e Feve”. Më pas, ai emërohet numri një i Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duke mbajtur të njëjtin pozicion, pa ndryshim, edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2001 ka qenë kandidat për çmimin Nobel për Paqen. Po në të njëjtin vit, është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”. Aktualisht, ai vazhdon të jetë Kryepeshkop i Kishës Orthodokse. Ardhja një kleriku grek në shkallën më të lartë të hierarkisë së Kishës Ortodokse Shqiptare është komentuar me faktin se në vendin tonë, mungonte një Kryepeshkop me njohuri dhe grada shkencore të mjaftueshme. Qendrimi i tij për shumë kohë është protestuar nga Kisha Orthodokse e shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë. Sipas tyre, tashmë ka ardhur koha që drejtimin e kishës duhet ta marrë një kryepeshkop shqiptar. Megjithatë, është vlerësuar fakti se Janullatos ka ditur të gjejë gjuhën e bashkëpunimit me të gjithë përfaqësuesit e feve të tjera, lidhur me zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Në Shqipëri janë rreth 80 kisha të reja të ndërtuara gjatë 10 vjetëve të drejtimit të Janullatosit, pesë manastire të restauruara, 70 kisha monument kulture. L.Ç



PATRIARKU

Kompromisi që solli Janullatosin në Shqipëri

Anastas Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz, më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht mes Muhamet Kapllanit dhe Antonios Samaras. Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit të Janullatosit në Shqipëri si patriark. Sipas At Artur Liolinit, Janullatosi erdhi në Shqipëri si misionar i përkohshëm, ndërkohë që prej më shumë se një dekade ai drejton Kishën Orthodokse Shqiptare. Emërimi i Janullatosit në krye të Kishës Orthodokse është shoqëruar me reagime të orthodoksëve shqiptarë, sidomos të atyre me banim në Amerikë. Kulmi i këtij konfliki ka qënë viti 2001, kur komuniteti grek i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli Kryepeshkopin Janullatos si fitues të një çmimi të përvitshëm për të drejtat e njeriut. Motivacioni i këtij çmimi ishte: "për impenjimin misionar të Anastasios në Afrikë dhe
për "rikostruktimin e mrekullueshem të Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare".


KREMTIMI

Memaliaj, bekimi i ujërave, edhe në greqisht

MEMALIAJ - Ceremonia e ujit të bekuar në Memaliaj kremtohet edhe në greqisht. Prifti i Mitropolisë së Gjirokastrës, At Nathanaili, i shoqëruar nga dy psallmë grekë kanë bekuar ujërat edhe për banorët e Memaliajt, edhe pse ky qytet nuk është i populluar nga besimtarët orthodoksë. “Unë nuk kam folur greqisht, para besimtarëve të Memaliajt. Kam ndaluar edhe aty, pasi ishte ditë e shënuar dhe isha i shoqëruar nga dy psallmë grekë. Unë i kam bekuar ujërat në shqip, ndërsa psallmët grekë nuk e njohin gjuhën dhe më shoqëruan në greqisht”,-ka sqaruar për “Shekullin” At Nathanaili. Ai pranon se në këtë meshë është folur greqisht, por nga dy psallmët grekë që e shoqëronin. “Bekimi ishte në shqip. Unë si prift fola në gjuhën tuaj, e mua nuk më lejohet të mbaj dy mesha në një ditë”,-ka përfunduar prifti i Mitropolisë së Gjirokastrës, At Nathanaili.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 14-1-2005 nė 21:01 Edit Post Reply With Quote
JANULLATOS BEHET ZOT NE SHQIPERI,QEVERIA HESHT

Godina e Normales, një thesar i arsimit tonë


Nuk di që të ketë në Shqipëri një godinë aq të vjetër që ekskluzivisht që të ketë shërbyer si shkollë në funksion të arsimimit të shqiptarëve, sesa ajo e Normales në lagjen Kala të Elbasanit. Eshtë një nga të paktat relike të trashëgimisë kulturore që ka mbetur në këtë qytet. Por në këto vitet e fundit janë zhvilluar gjyqe pafund që kjo godinë, shkolla e kalasë, t´i jepet Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nën drejtimin e Janullatosit, si një tendencë tipike greke për të sunduar çdo gjë shqiptare të trashëgimisë kulturore. Në vitin 1936 statistikat historike flasin se qytetaria elbasanase e mbrojti me çdo kusht Normalen që të mos shpërngulej nga Elbasani. Ishin vite me identitet të theksuar shqiptar. Por kjo nuk do të thotë se ka vdekur ai shpirt shqiptari për të lënë në dorën e të huajve të bëjnë lesh e li kulturën, arsimin, ekonominë, politikën dhe vetë shtetin. Kjo është një tendencë e vjetër greke, ashtu si edhe ato serbe, që edhe Skënderbeun e duan o grek, o serb.

Ata duan që edhe toka shqiptare të ndahet mes tyre ashtu siç bënë me ndihmën e Fuqive të Mëdha, duke e copëtuar këtë tokë të lashtë iliro-epirotase në 5 pjesë, ku Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë i rrethuar nga bashkëkombasit e tyre që u korrespondojnë Kosovës, Çamërisë, pjesëve shqiptare në Maqedoni e Malit të Zi dhe ajo që mbetet të quhet Shqipëri. Në këto vitet e fundit tendencat e grekëve janë reflektuar edhe përmes tendencës së ndërrimit të emrave dhe fesë së shqiptarëve që kanë emigruar për punësim në shtetin grek. Po aq të forta kanë qenë tendencat edhe në propogandën me hartat për Vorio-Epirin në jugun e Shqipërisë edhe në Elbasan, apo me shpërndarjen falas në lokalet e qytetit të Elbasanit të gazetës Krishtërimi që hapur bën propogandë greke, për invazion në ndërrimin e fesë ose propogandë për një radio greke. Apo futja e shisheve të shkruara greqisht në kishat e ndërtuara nga Janullatosi, ku edhe çimentoja, edhe tullat vijnë nga Greqia. Por edhe meshat greqisht në kishat shqiptare, si ajo e fundit në Memaliaj. Pa folur pastaj për influencat greke në politikën dhe ekonominë shqiptare apo kërkesa për ngritjen e komisioneve mikse greko-shqiptare për rishikimin e historisë së Shqipërisë.

Lind pyetja: Ky vend a e ka emrin Shqipëri? A ka qeveritarë, a ka shtetarë, a ka politikanë, a ka atdhetarë që kanë mbetur gjallë në këtë vend që t´i thonë ndal furisë antishqiptare greko-serbe? Unë besoj se po, por pse kjo heshtje, pse ky nënshtrim para Greqisë që po na futet si gjarpri në gji ? Eshtë e vërtetë se Akademia e Shkencave ka filluar të zgjohet dhe të përgatisë platformat e paraqitjes së shqiptarizmit. Le të shpresojmë. Por ajo që është më e çuditshme është fakti se i vetmi njeri që nuk ka folur për bëmat greke në vite e vite, deri edhe tek vrasjet në Greqi për një ndeshje futbolli, pa folur për genocidin e një shekulli të tërë si shekulli XX, ai është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos. Ai hesht se e di që në këtë vend nuk ka kush t´i thotë një fjalë, sikur ky vend të ishte Greqi.

/SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 4-2-2005 nė 18:56 Edit Post Reply With Quote
Grekėrit u kerkojnė amerikanėve shtetėsinė e Janullatosit nė Shqipėri

Nje axhensi greko-amerikane lajmesh, beri te ditur keto dite se nje delegacion i lart i qeverise greke po viziton Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Axhensia e lajmeve MPA-News nder te tjera njofton rreth kesaj vizite se Presidenti Boteror i organizates greke Andrew A. Athens, pasi asistoje ne ceremonin festive te inagurimit te Presidentit amerikan George W. Bush ne kyeqytetin amerikan Washington D.C., ka konkluduar kete vizite me nje seri takimesh zyrtare me kontrapartin e tij amerikan, per te diskutuar pozicionin grek me Turqine e Qipron, çeshtjen e Vorio-Epirit si dhe nje program qe SEA ka ne plan per sistemin shendetesor ne jug te Shqiperise, ngritjen e nje spitali ushtarak ne zonen e Gjirokastres.

Nderkaq, kjo axhensi ka pohuar se ne disa takime te nivelit te lart ne Capitol Hill me kongresmen dhe senator, si dhe me zyrtaret amerikan ne Departamentin e Shtetit, zoti Athens u kerkoj atyre qe te marr "kyçin" e mbeshtetjes amerikane, lidhur me aplikimin e Archbishop Anastasios ne Tirane-Shqiperi, te behet grant me shtetesine shqiptare te Emineces se Tij Janullatos. "Sepse deri tani Shqiperia, nuk ka nje ligj te qart te njohe shtetesine e Janullatosit, ai ka kohe te gjate qe ka aplikuar dhe nuk ka arritur te marr shtetesine shqiptare", ka deklaruar per axhenesine e lajmve greke ne amerike MPA-News , zoti Presidenti Boteror i organizates greke Andrew A. Athens.

Janullatos vihet ne krye te Kishës ne kundershtim me statutitn e Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare.

Mbas disa konsultimeve me Qeverine e athershme shqiptare, ajo Qeveri dhe Patriarch of Constantinople, ne korrik 1992 nominoje Archbishop Anastasios Janullatos, qytetarin grek, te sherbej ne krye te Albanian Orthodox Church, megjithse se ky akt ishte ne kundershtim me statutitn e Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare. Ne fillim te shekullit te kaluar grindjet mes shqiptareve orthodokse te SHBA-se dhe grekeve orthodokse sollen themelimin e kishes autoqefale shqiptare nga ana e Theofan Stilian Nolit, me nje hierarki te pavarur nga kisha greke e Athines. Patriarkana Orthodokse me qender ne Stamboll dhe e kontrolluar nga greket nuk e njohu per me shume se 20 vite kishen Shqiptare, deri sa u detyrua ta pranoje ekzistencen e saj ne vitin 1938.

Greket e Shteteve te Bashkuara te Amerikes shpallen me 30 nentor 2001 Kryepeshkopin grek te Tiranes Anastasios Janullatos si fitues te nje cmimi te pervitshem per te drejtat e njeriut. Motivacioni i ketij cmimi, sipas grekerve ishte "per impenjimin misionar te Anastasios ne Afrike dhe per "rikostruktimin e mrekullueshem te Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare". Greket e SHBA-se jane konsideruar gjithmone si "ultranacionaliste antishqiptare". Prania e kryepeshkopit Janullatos ne krye te kishes shqiptare si dhe prania e shume prifterinjve nacionaliste greke nen kemishen e misionarit ne Shqiperi ka shkaktuar shume probleme qe shpesh kane sjelle pikerisht shkeljen e te drejtave te njeriut.

Shpallja "person i padeshiruar" i nje prifti grek qe bente propagande antishqiptare ne vitin 1994 solli raaprezaljen me te tmerrshme greke kunder emigranteve shqiptare. Atehere me shume se 200 mije emigrante shqiptare u perzune dhunshem, u rrahen barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet. Vete Janullatosi ka shkaktuar shume probleme si vendosja e gureve te varreve me mbishkrime greqisht per ushtaret e vrare gjate Luftes se Dyte Boterore. Ngjarjaa shkaktoi nje zemerim te madhne Shqiperi te pasuar me spastrime te shqiptareve nga Greqia. Edhe kjo ngjarje nuk ka shume lidhje me "ndihmese per te drejtat e njeriut".

Janullatos nderohet nga grekerit në Amerike

Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse shqiptare Anastas Janollatos, me 30 nentor 2001 ne Nju Jork para Hotel Hilton ne rrugen e peste u zhvillua nje proteste e fuqishme e shqiptareve te Amerikes. Nga ora 18.00 deri ne oren 20.00 te asaj dite polare, dhjetra persona te tubuar para gradaceljeve ne Manhatan, jo vetem kane hedhur poshte vleresimin e shoqates greko-amerikane "Athenogoras", te cilet e kane nderuar ate per kontributin e dhene per te drejtat e njeriut, por kane kerkuar doreheqjen e tij.

Kete e perforconte dhe deklerata e shperndare nga shoqata "Vatra" ne te cilen theksohej se, edhe pse nga Greqia jane perzene 200.000 came, kryepeshkopi Janollatos nuk e ka thene mendimin e tij. Organizatoret e protestes thane se Anastas Janollatos eshte nje njeri qe ka uzurpuar Kishen Ortodokse Shqiptare. Sipas tyre, Janollatos, jo vetem qe nuk e meriton nje cmim te tille, aq me keq akoma kur dihet se ai ka qene kunder interesimit te NATO-s ne Kosove.

Protesta e 30 nentorit 2001 "Janullatos Go Home"

Ka qene pikerishte shoqata atdhetare PanShqiptare e Amerikes VATRA, ajo qe mblodhi me 30 nentor 2001 edhe dhjetra shqiptar te tjer te te gjitha besimeve me banim ne Nju Jork, dhe kreu oraganizimin e protestes "Janullatos Go Home". Kjo per arsyen se kryetari i saj i pare ka qene Fan Noli, themeluesi i Kishes Ortodokse Autoqefale nje nga themeluesit e Vatres. Protestuesit ishin vendosur ne trotuarin perballe hotelit Hilton ku zhvillohej ceremonia dhe ne duar mbanin pankarta te ndryshme te shkruara ne anglisht. Mes tyre binin ne sy: "Jonulllatos eshte koha per t'u larguar", "Ne jemi ortodokse shqiptar dhe jo greke", "Anastasi ka uzurpuar kishen autoqefale". Ne mes te protestuesve ishin vendosur flamuj shqiptar dhe amerikan.

B. Sina
BOTA SOTA 04-02-2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 6-2-2005 nė 01:47 Edit Post Reply With Quote
Letėr pas njė artikulli nė shtyp pėr Janullatosin

Zotit Alfred Moisiu President i Republikës së Shqipërisë, zotit Theodhori Sollaku Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, zotit Ermir Dobjani Avokat i Popullit. - Rilexuam me shqetësim shkrimin e gazetës Koha Jonë datë 07.01.2005 dhe u mblodhëm për të sqaruar mendimet e unifikuar veprimet mbi çka duhet bërë për problemet shumë të rëndësishme, e me rëndësi kombëtare që ngre dhe publikon autori nën titullin "Ku janë teologët shqiptarë në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ?" në të cilën ngrihen disa akuza për qytetarin grek Janullatus, i cili vazhdon të drejtojë kishën tonë. Nisur nga gjithçka lexuam aty, të shqetësuar detyrohemi të pyesim, së pari atë vetë: -Cili jeni Ju, zoti Janullatus ?! A jeni vërtet kleriku dhe Kryepeshkopi ynë, apo ushtar aushtarak i asfalisë greke ?? Sigurisht ne duam të besojmë të parën pasi u bënë kaq vjet që u dëgjojmëdhe shohim si Kryepeshkopin tonë.

Mirëpo gjithë sa shkruhet në artikullin e përmendur, jo vetëm që nuk janë punët e Zotit dhe të kishës por as të komshiut të mirë siç duan të jetë besimtarët tanë matanë e këtej kufirit. Për më tepër zoti Janullatus ju akuzoheni drejtpërsëdrejti me emër e mbiemër si primari i një lufte të nxitur dhe organizuar nga grekët kundër nesh, për të shkatërruar deri në zhbërje të autoqefalisë së kishës tonë të cilën shqiptarët e kanë siguruar dhe mbrojtur me gjak dhe sakrifica. Më tej akoma, Ju akuzoheni se për këto qëllime antishqiptare e keni sabotuar edhe misionin e Kryepeshkopit duke e lënë kishën tonë për 15 vjet pa statusin e saj, pa klerikët e saj, pa sinodin e saj. E pra, ju zoti Janullatus erdhët aty ku jeni për të kryer pikërisht këto punë. Dhe, ende sot pas 15 vjetësh, ju mbani në postet kyçe të sinodit të mitropolive dhe shkollave teologjike shqiptare në Durrës e Gjirokastër, misionarë grekë.

Përse ndodh kjo zoti Kryepeshkop? Ku janë teologët shqiptarë të arsimuar në këto 15 vjet të cilët i përzgjodhët ju dhe vartësit tuaj? Apo nuk u dolën siç deshët? Ju, zoti Janullatus i keni borxh Kishës Ortodokse Shqiptare emrin e mirë të trashëguar brez pas brezi sepse disa nga klerikët tuaj grekë, e përdhosen shenjtërinë e saj me vepra të turpshme imoraliteti ndërsa ju i bënit sehir ose ishit i pafuqishëm t´i përzinit nga kisha, kodoshët grekë. Dhe për të gjitha këto fëlliqësira grekomanësh, disa herë ka shkruar e folur edhe media shqiptare, kurse Ju hiç. Ndoshta edhe kjo bën pjesë në taktikën tuaj greke, ne fol, ju hiç, ne fjalët, ju veprat. Mirëpo ka ardhur koha të themi mjaft pasi kupa po derdhet. Gjithë shqiptarët dhe sidomos komuniteti ortodoks ka kohë që i ndjek nga afër dhe me shqetësim zoti Janullatus. Duket haptazi se ju punoni për të përçarë e përplasur ortodoksët shqiptarë në progrekë e antigrekë, siç po bëni me kishën tonë të Elbasanit dhe klerikët e saj patriotë, siç keni bërë në disa fshatra të Shqipërisë ku paguani grekomanët të ngrenë kryqet tuaja ( ato nuk janë pjesë e ritit ortodoks shqiptar) siç po bëni këto ditë për të pronësuar edhe krenarinë e mësuesisë shqiptare, Normalen e Elbasanit. Pas kësaj sigurisht do të kërkoni të pagëzoni edhe Kristoforidhin si grek ...etj.?!

Por shumë nga këto edhe i kishim dëgjuar. Ajo që na tronditi më shumë në shkrimin e përmendur është fakti se ka akuza për helmimin e klerikut, Maks Çuko?! Atëherë zoti Janullatos, për një akuzë të tillë nuk mund të heshtni si gjer tani. Aq më tepër sepse kujtesa jonë historike është shumë e freskët. Shekulli që sapo shkoi mori me vete disa klerikë e patriotë shqiptarë si Petro Nini, Papa Kristo Negovani etj. që u helmuan ose u therën. Ne, një grup shumë i madh ortodoksësh dhe qytetarësh shqiptarë i bëjmë thirrje kryetarit të shtetit shqiptar, zotit Alfred Moisiu, si dhe drejtësisë shqiptare të të gjitha niveleve që urgjentisht të nisin dhe publikojnë hetimet duke ndëshkuar rreptësisht kriminelët dhe miqtë antishqiptarë. Së dyti, zoti president i Republikës kemi bindjen se qëndrimi i mëtejshëm i zotit Janullatus në krye të kishës sonë nuk i shërben Shqipërisë. I lejuar më tutje, ky fakt përbën një padrejtësi që ne do të vazhdojmë ta sjellim në vëmendjen tuaj për të vepruar sa më shpejt. Sot i kemi të gjitha mundësitë ta drejtojmë vetë kishën tonë autoqefale shqiptare.

Shekulli 05/02/2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 24-3-2005 nė 02:03 Edit Post Reply With Quote
Marku: Misioni Janullatos pėrfundoi

Nëpërmjet një komunikate për shtyp të shpërndarë dje, Këshilli i Kishës Ortodokse Autoqefale “Shën Maria” Elbasan, ka publikuar qëndrimin e njohur tashmë zyrtarë të kësaj strukture për largimin e Anastas Janullatos nga kreu i KOASH-it të Shqipërisë. Pasi dënojnë skandalet e homologëve të tyre grek dhe vlerësojnë veprimin e presidentit Papulias për mos betim para Kryepeshkopit Hristodhulos këshilli elbasanas i kishës ka deklaruar: “Këshilli i Kishës Ortodokse Autoqefale “Shën Maria” Elbasan, i mbledhur në mbledhjen e tij të radhës, ditën e martë, datë 14 mars 2005, diskutoi për gjendjen më të fundit të krijuar në vend dhe atë që po ndodh në një kishe tjetër ortodokse fare pranë nesh, si ajo e Greqisë.Konsiderohen si të papranueshme, të dëmshme dhe të dënueshme, veprimet më të fundit të ndodhura tani edhe së fundi me prifërinj grekë si në zonën e Korçës të shfaqur së fundi në emisionin “Fiks Fare”. Në këtë kuadër, këshilli përshëndet veprimin më të fundit të shkëlqesisë së tij, presidentit të Republikës Greke, z. Karolios Papulias në lidhje me refuzimin për t’u betuar para kryepeshkopit të Athinës z.Hristodhulos, dhe e quan këtë një veprim të drejtë si zbatim të një penaliteti moral dhe kurajoje qytetare, ashtu sikundër denoncon deklaratat e ish-presidentit grek Stefanopullos për pretendime territoriale ndaj Shqipërisë.
Këshilli konsideron si një çështje të brendshme të kishës greke, vënien ose jo në krye të saj të z.Anastasios Janullatos, sikurse po thuhet këto ditë në mediat greke, por thekson me të madhe se “misioni” Janullatos në Shqipëri është konsumuar së tepërmi dhe i tejkaluar tashmë në çdo lloj pikëpamje qoftë edhe kohore. Këshilli mendon se ka ardhur koha që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të jetë vërtet e tillë, duke nxjerrë e larguar nga radhët e veta klerikë me cilësi të ulëta morale dhe kombëtare, pasi këto vite, në Shqipëri kanë ardhur shumë priftërinj të afërt me z.Hristodhulos, të cilët veç veprimeve të ulëta imorale e të pahijshme për një prift, kanë synuar gjithnjë të luftojnë çdo gjë kombëtare shqiptare në këtë vend, duke helmatosur rrjedhimisht edhe ndërgjegjen e pastër shqiptare.
Ka ardhur koha të theksohet që kongrese të paligjshme “kleriko – laike”, si ai i 21 janar 1993, nuk sollën asnjë përmirësim në strukturën e brendshme të KOASH-it, duke kujtuar këtu, se pezullimi i neneve që kushtëzonin edhe shtetësinë e kryepeshkopit, kanë kalur çdo limit të parashikuar atëherë, duke kërkuar njëherazi vënien të krye të KOASH-it të një shqiptari, sipas modelit të të gjitha kishave ortodokse motra.


SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 27-3-2005 nė 21:40 Edit Post Reply With Quote
JANULLATOS NJELLOJ SI "PAPA JANI"

Rrasa e zezë ku fshihen 1001 mëkate e të zeza

SKANDALET E ORTHODOKSISE KAPIN PAMBARISHT NJERA-TJETREN

Ne fokusin e mediave greke dje, ka qene edhe vendimi i parlamentit te Palestines per te t'u shkeputur nga partriakana greke dhe debimi i priftit ortodokes grek, nga Palestina.

I cili, sipas komunikates zyrtare, ka bere shitjen e trojeve palestineze, Izraelit. Po dje ne darke qytetare izraelit te rrebeluar, protestuan per te larguar nga vendi perfaqsia e partriarkanes greke perpara njerezve me uniformen e kishes.

Zemerimi i prifterinjeve per shkak te urrejtjes se qytetareve vendas, u derdh mbi kronistet grek qe trasmetuan protesten.

Sipas tyre: "Ishin keta genjeshtar"! Rreth vepres penale dhe banale te priftit homoseksual, nga Selaniku, te kryer ne nje hotel te Korce, policia greke, ne bashkepunim me policine shqiptare, kane nisur hetimet ne te dyja anet, kumtojne burimet zyrtare te policise vendase.
PRIFTI HOMOSEKSUAL SHFAQET NE GREQI
Athine- Skandali seksual me protagonist priftin grek dhe vendngjarjen ne Korce, ka qene kronika me preferente ne mediat vizive greke. Kerkesat e publikut kane detyruar televizionet te shfaqin dhe komentojne ne menyre perseritese kroniken. "Skandalin seksual" te kumtuar nga prezantuesit, e ka shfaqur te perseritur dje nje tjeter ekran grek teper i ndjekur. I filmuar nga kamerat e fshehta, te vendosura nga dy te rinjte shqiptare qe me pas ia shiten nje kanali local ne Tirane, Elefetrios Karakatis eshte shaqur hapur edhe ne ekranet e televizoneve te Athines. Xhirimet brenda dhomes se seksit, kane nxjerre jashte veprimet e priftit homoseksual. Sekuencat filmike per minuta te tera ne ekranin e televizionit te shikueshem "ANT1". Ne ekran, eshte shfaqur abuzimi i priftit grek, nga Selaniku, me dy meshkujt shqiptare, nga Korca. Aventura e priftit nen masken e njeriut te shenjte e ka zbehur besushmerine e kishes perpara opinionit vendas. Rreth ketij skandali jane shfaqur besuesit e shumte dhe kontestuesit e pakte. Kjo eshte demostruar edhe ne zemeraten e shfaqur te qytetareve. Mediat vendase, ende e kane temen kryesore; abuzimin, spekullimin e deri te lidhur me krimin- kishen.

Prifti homoseksual nga Selaniku, i shfaqur ne ekranin e televizionit "ANT1", kryente mardhenie homoseksuale me djem shqiptare. Ai eshte prezantuar me emrin ireal, Papa Jani, por sipas te dhenave, Elefetrios Karakatis ka qene emri i vertete i tij. Karakatis shkonte shpesh nga Selaniku ne Korce. Ne nje prej hoteleve te Korces, ai kishte krijuar klientelen e tij, kundrejt shumave qe varijonin nga 100 deri ne 300 euro. Sekuencat filmike shfaqen priftin paster, kur ai abuzonte seksulaisht edhe me dy djem njeherazi. "Klienti" shqiptar, i shtirur ne ekranin e televizonit grek, me kameren e fshehte, luajti mrekullisht me priftin, homoseksual ne gjuhen greke: "Kur te vij ne Selanik do te takohemi". "Duhet te kesh shume kujdes, kur te vish atje", I eshte pergjigjur prifti. Ata kane bere edhe pazarin. "Do vij dy here ne muaj ne Korce. Per cdo here ti do te marresh nga 100 euro", i thot prifti, klientit, zbulues. "Njeriu i zotit" ne ekran, ne dhomen e qejfit, dallohej lehtesisht. Opinionist te shumte dhe forca politike si; "Pasok" ne opozite dhe dy parti te vogela parlamentare greke jane shprehur gjithashtu per vecimin e kishes nga shteti.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 3-5-2005 nė 13:34 Edit Post Reply With Quote
Largimi i Janullatosit, pavarėsi e KOASH-it

-Si e shikoni të ardhmen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë?
-Mendimi im është se ardhmja e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nuk mund të jetë pa lidhje me të kaluarën ose të shihet si pjesë e shkëputur e saj. Në vizionin tim, ajo që kanë arritur paraardhësit tanë, nuk mund të anashkalohet e të poshtërohet për shkaqe të ndryshme, e aq më tepër në funksion të konjukturave të vjetra nga shtete që kanë shfaqur qëndrime armiqësore ndaj vendit tonë të dashur. Historia e kishës sonë, ka si pjesë të lavdishme të saj, arritjen e autoqefalisë në Kongresin e Beratit të vitit 1922, ku filloi për herë të parë zbatimi i parimit “kishë e pavarur në shtet të pavarur”.Kongresin e Korçës të vitit 1929, nga ku doli edhe statuti i kishës sonë, për t’u përmbyllur me njohjen nga Patriarkana e Stambollit në vitin 1937. Statuti i vitit 1929, kushtëzon që drejtuesit e lartë fetarë duhet të jenë me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Kjo sigurisht nuk është ndonjë “zbulim” apo “shpikje” shqiptare, pasi kështu e kanë të gjitha kishat e tjera motra si në Rumani, Bullgari, Serbi, Greqi, etj. Ndësa këtu në Shqipëri është synuar që kisha jonë të jetë një shtojcë e kishës greke, e asimiluar dhe kontrolluar prej. Për t’u kthyer tek pyetja juaj, të ardhmen e kishës sonë unë shikoj të barabartë me të gjitha kishat e tjera motra ortodokse, domth, autoqefale, të drejtuar nga klerikë shqiptarë, njerëz të pastër moralisht dhe që nuk kanë lidhje me organizata antikombëtare dhe kriminale. Rrugë tjetër nuk ka.
-Cili është argumentimi që ka përdorur Janullatos për të legjitimuar pozitën e tij?
-Së pari theksoj se pozita e tij, në çdo moment ka qenë e paligjshme, pa pasur asnjë grimë legjitimiteti. Janullatos ka ardhur në Shqipëri në korrik 1991, duke deklaruar se vinte si misionar i përkohshëm në krye të kishës së rrënuar ortodokse në Shqipëri. Tashmë jemi 14 vjet më pas. Vëmë re një mosmbajtje fjale dhe një gjendje të amullt pa rrugëdalje. Në vitin 1993 dhe një viti më pas, Janullatos bëri përpjekje për të legjitimuar pozitën e tij jolegjitime, duke u kapur tek statuti i vitit 1950 i KOASH-it, që nuk është njohur nga Patriarkana e Stambollit. Mjafton këtu t’ju them një fakt të thjeshtë (pa hyrë në të tjerat), se Kryepeshkopi i këtij kongresi ishte person i martuar dhe babai i një ministri të rëndësishëm në atë kohë. Nga ana tjetër, theksoj se edhe sipas statutit të vitit 1950, Janullatos është sërish i paligjshëm pasi ai nuk ka pasur asnjëherë shtetësinë shqiptare, që është kusht tek ky statut. Por nga ana tjetër kemi një Kryepeshkop që krenohet se ka ndërtuar kaq e eq objekte, a thua se kemi të bëjmë me ndonjë kompani ndërtimi dhe jo me një bashkësi që në radhë të parë ka ushtrimin e besimit ndaj Zotit. Nëse do të duhej vërtet ngritja e një Kishe të vërtetë ortodokse shqiptare, kjo nuk duhej të kishte lidhje me një vend si Greqia për disa shkaqe: Ky vend ka luftuar shumë kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe në një aspekt tjetër, edhe kundër autoqefalisë së KOASH-it (shumë klerikë shqiptarë janë vrarë ose helmuar nga kisha greke), ka synuar gjithë t’i përllogarisë besimtarët ortodoksë të Shqipërisë si grekë, ka mbajtur qëndrim gjithnjë të ashpër kundër gjuhës shqipe, ka shfaqur gjithnjë pretendime territorale ndaj vendit tonë, ka djegur e masakraruar disa herë Shqipërinë e jugut (përfshi këtu edhe Çamërinë), etj. Për më tepër, përderisa Greqia mban në fuqi ligjin e gjendjes së luftës ndaj Shqipërisë, do të thotë se ajo e trajton vendin tonë si “vend armik” dhe shtetasit shqiptarë si “armiq”. A mund të sjellë paqe dhe mirëkuptim një klerik i ardhur nga një vend i tillë?
- Pas shpërthimit të skandalet të priftërinjve grekë, rikthimi i Janullatos në Greqi u komentua si shpëtimi i ortodoksisë greke?
- Që duhet të largohet nga Shqipëria kjo është absolute, por ajo çka unë mund t’ju kujtoj këtu, është se Kryepeshkopi i Athinë Kristodhulos, është mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Janullatos dhe ndërlidhës i fortë i tij me organizatat antishqiptare vorioepirote si “ENVI”, ”SFEVA”, etj, me të cilat kanë pozuar të dy mjaft herë. E shpëton apo jo ortodoksinë greke kjo është çështje e tyre, për mua ikja e tij nga Shqipëria do të ndokonte në forcimin e ndjenjës sonë kombëtare pasi Janullatos ka pasur dhe ka si qëllim të përhershëm greqizimin e Shqipërisë e veçmas të kishës sonë. Mos të harrojmë, zbehja e ndjenjës kombetare ka dhënë si pasojë ekuivalente një zbrazëti,që ka shënuar fatalisht krizë morale deri në imoralitet. Mund t’ju them me siguri, se njoh raste të tjera të rënda të klerikëve që i shërbejnë sot Janullatosit, për të cilat mendoj se nuk është koha për të folur.
-Ju kanë kërkuar të kandidoni për deputet në emër të PDK-së. Diçka nga mendimi juaj keni shpallur megjithatë do të donim diçka më specifike?
-Për një gjë të tillë, unë e kam dhënë një përgjigje tashmë, që mund ta quaj zyrtare. Megjithatë, në respekt dhe mirësjellje të pyetjes suaj, po ju them se nuk e kam pranuar këtë propozim. Kjo për disa arsye që fillojnë tek dëshira ime, kuadri ligjor shqiptar, etj.
Nëse unë do të pranoja një kandimim të tillë duhej të hiqja rroben e Zotit dhe të mos i përkushtohesha më fesë. Këtë gjë nuk mund ta bëj. Për mua, ligjvënësit shqiptarë kanë përcaktuar drejt cilësinë civile të deputetit, pasi nëse lejohej kandidimi i klerikëve mund të sillej një precedent ku Kuvendi i Shqipërisë do të ishte i mbushur me hoxhallarë, baballarë, priftërinj, etj., duke sjellë realisht një ndarje jo sipas profilit politik (që është krejt normale), por një ndarje fetare (që do të ishte anormale). E përsëris edhe njëherë që nuk kandidoj për deputet, duke kërkuar nga ligjvënësit e Kuvendit të ardhshëm, miratimin e një ligji që do të mund të rregullionte marrëdhëniet e shtetit me bashkësitë fetare, siç ka pasur në vitet 1923, 1929 dhe 1949. Mungesa e këtij ligji ka lejuar ndër të tjera edhe hapësira të tjera për z.Janullatos.
-Kur do të marrë fund, “lufta e ftohtë” midis jush dhe Janullatosit?
-Unë nuk kam asgjë personale me Janullatos, por me paligjshmërinë e misionit të tij në Shqipëri dhe pasojat që ai ka sjellë. Kjo është parimore dhe jo personale.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 25-6-2005 nė 18:03 Edit Post Reply With Quote
Janullatosi vret sėrish Kristoforidhin

Është zhvilluar dje seanca gjyqësore e rradhës mes Kishës Orthodokse të Tiranës, të përfaqësuar nga Anastas Janullatos dhe Kishës Shën-Maria e Elbasanit e përfaqësuar nga At Nikolla Marku, lidhur me problemin e shkollës Normale e quajtur ndryshe si e “Kostandin Kristoforidhit”. Seanca e dyqindë, qysh nga viti 1993, është shtyrë sërish dje në Gjykaten e Apelit Durrës, me pretendimin se, “nuk është plotësuar dosja për gjykim”. Sipas At Nikolla Markut, “procesi gjyqësor për marrjen e shkollës Normale të Elbasanit, tregon se, Anastas Janullatosi e ka bërë zap drejtësinë Shqiptare , kjo duket nga zvarritjet dhe dogmat që servirin gjyqtarët duke nisur nga ata të Elbasanit dhe deri këta të Apelit të Durrësit”. Sipas tij, “shkolla Normale është ndertuar qysh ne vitin 1736, me financimet dhe kontributin e banorëve të lagjes Kala dhe të të tjerëve nga Elbasani, ndaj është e papranueshme llogjikisht dhe ligjërisht pretendimi absurd i Janhullatosit të kërkojë pronësi dhe të ngrejë atje gjoja “Mitropolinë” e Kishës.Gjyqet në mes At Nikolla Markut dhe Hirëisë së Tij Anastas Janullatos kanë nisur para 13 vitesh dhe po vazhdojnë akoma edhe sot, duke shtyrë seancat pambarimisht. At Marku ka deklaruar dje për “SOT” se, “faktet shkresore dhe dosjen me dokumenta që vertetojnë se Normalja e Kristoforidhit është shkollë shqiptare, ku kanë mësuar dhe dhënë mësim figura të njohura si Aleksander Xhuvani, Dhimitër Shuteriqi, Foti Papajani, Aleks Buda dhe i madhi Kontandin Kristoforidhi, janë në arkivat e AKSH dhe të Gjykatave tona por ato qëllimisht zvarriten dhe vendimet ligjore dirigjohen nga Janullatosi, i cili dikton edhe institucionet tona qeverisëse”. Normalja e Elbasanit ka nxjerrë breza intelektualësh me emër në Shqiperi, por sot ajo po kërkohet të kthehet në prone të Kishës Arthodokse të Tiranës. Reagimi ka qenë i menjëhershëm nga banorët e lagjes Kala, të cilët madje nuk kanë munguar të jenë present edhe dje në ambientet e Gjykatës së Apelit Durrës. “Nuk kam nevojë për avokat, sepse edhe kur kam kërkuar të tillë, ai është trembur apo është blerë nga Janullatosi dhe veglat e tij në Elbasan”, deklaroi At Nikolla Marku. Seanca e djeshme është shtyrë sërish nga trupi gjykues i Gjykatës së Apelit me pretendime absurde, duke aluduar se, “Janullatosi ka të drejtë ligjore, pavarësisht se ju si Kishë e Shën Marisë Elbasan keni fakte dhe dokumenta që vërtetoni të kundërtën”. Përfaqësuesi i Kishës nga Elbasani At Marku ka protestuar ashpër ndaj vendimit shtyrës të seancës së djeshme, por fjala e trupit gjykues ka qenë e prerë. Gjithsesi pas vendimit dhe ecurisë së proceseve gjyqësore, At Marku dhe banorët e lagjes Kala të ardhur nga Elbasani deklaruan se, “Normalja e Kristoforidhit do të merret vetëm kur të jemi shuar të gjithë ne të krishterët madje edhe muslimanët e Elbasanit. Ajo ka qenë dhe do të mbetet krenaria jonë kombëtare, por i del detyrë edhe Akademisë së Shkencave të shkundet nga përgjumja e thellë dhe të dale hapur në mbrojtje të saj, sepse nesër do të na dënojë rëndë historia dhe brezat”.

SOT

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 5-8-2005 nė 19:21 Edit Post Reply With Quote
Janullatos ditėn e parė qė erdhi,hoqi portretin e Fan Nolit

At Nikolla Marku: Janullatos nuk është njeri i Zotit, por një simbiozë e Jagos dhe Tartufit Sot, në mediat shqiptare e sidomos “Gazeta Shqiptare”, për qëndrimin e saj të lëkundur, që mban prej shumë kohësh ndaj problemeve kombëtare, po na del flamurtare, duke na bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, të shpëtojmë kreun e Kishës Orthodokse Shqiptare Janullatos, i cili qëndron në mënyrë të paligjshme në krye të saj, mbasi kanonet juridike e teologjike, nuk mund ta pranojnë.

Nga At Nikolla Marku - Kryetari i Kishës, Famulltari i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare dhe z.Eduardo Papamihali - Sekretari Këshillit “Shën Mari”, Kishës Elbasan

- Na duket e çuditshme dhe e pabesueshme, sidomos tronditëse për idhulltorët e Janullatosit, që e shohin si “shenjtor”, apo duhet të jetë i tillë.

Një gazetar, ose kalemxhi me arë Greku, na e ka servirur si hyjnor, që nga çdo pikë e trupit të Hirësisë së tij, na dilka “mirësi”, “shenjtëri”, duke na bërë thirrje ta pranojmë në shpirt ne shqiptarët.
- Ne ju sigurojmë, se përveç tij që ka marrë përsipër këtë barrë të rëndë, por edhe shumë politikanë, pushtetarë, Akademikë, shoqata të ndryshme, nuk kanë asnjë fije njohuri për rregullat e udhëheqjes së Kishës, të historisë së saj, e në fund, se si duhet të kryejë Kisha Orthodokse tërë veprimtarinë e saj, brenda territorit të Shtetit të vet (cilësojmë këtu në aspektin Juridik). Për njohuri të opinionit tërësisht shqiptar, disa të dhëna:
- Janullatos u shtir, kur na u fut në Shqipëri më 1991, vitin e Zi për Autoqefalinë e Shqipërisë!
- Dora e tij, gjoja prek vetëm ajrin, dhe qetëson vetëm shpirtrat! Mirëpo, koha tregoi të kundërtën. Anastasio Janullatos, do shfaqte shkallë-shkallë fytyrën e vet, do dilte tek rrënjët e tij. Se dora e tij, s’qe uratë në përshpirtje, por qe lopatë në grabitje. Ajo s’qe ide hyjnore, qe materja mortore të zhdukte bardhësinë e orthodoksisë shqiptare e të na mbillte të zezën e Kishës Greke. Tanimë, kjo po bëhet fakt i kryer. Retë e zeza të kishës Greke, po nxijnë territorin Shqiptar. Janullatos më në fund, doli hapur si grabitës e zhdukës, të çdo gjëje Shqiptare. Ka dalë nga shenjtëria e frymës dhe i është turrur urisë së pronës, ose monumenteve kulturore të arsimit, siç është shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, e ndërtuar tre shekuj më parë e ta bëjë pronë të Kishës Greke. Ku është përfaqësuesja më dinjitozë e morale e kulturës shqiptare, (“Akademia e Shkencave”) . Si nuk u ngrit një Akademik e të ndalë “dorën e zezë” të Janullatosit, që do të rrëmbejë shkollën e Kostandin Kristoforidhit, që është shkolla e parë Normale, që është arkitekja e arsimit Kombëtar Shqiptar, çështje kjo lajthitje, heshtje, heshtje prej tradhëtori, pse lejon që të na e rrëmbeje kulturën, e pra ky është ai Janullatos, që në çdo moment na del grabitës.
- Janullatos iu turr Ardenicës, monument i madh historik dhe i shenjtë, vendi, ku Skënderbeu i madh, vuri kurorë me Donikën e Arianitasve (se Gjergj Kastrioti- Janullatos e quan grek – Jorgos).
- Kishat e priftërinjtë grekë, të ardhur nga Greqia në krye të kishës Shqiptare me në krye Janullatosin janë legjione të sulmit nga helenët, për pushtimi total jo vetëm të kishës, por edhe të të gjithë Shqipërisë. Këtë porosi ka ai nga shteti i tij Grek.
- Në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, u vu në krahun e Millosheviçit. Në Moskë, ai sulmoi NATO-n dhe Shqiptarët e Kosovës të masakruar, duke thënë për Agjensinë Itar-Tas të Moskës, se NATO-ja po derdh gjak të pafajshëm serb, dhe nuk përmendte lumenjtë e gjakut të shqiptarëve të masakruar.
- Prifti helen Janullatos, nuk është njeri i Zotit, por një simbiozë e zezë e Jagos dhe e Tartufit, hipokrit mashtrues i ligësisë, për të marrë shpirtrat e shqiptarëve. Ky përçues i Fanarit famëkeq për shqiptarët, Kozmait, Sbastianit dhe Zervës, nuk ka ardhur me dëshirën e orthodoksëve dhe për shërbime ndaj tyre, por si një zjarrvënes në Shqipëri, ku nën petkun e veladomit të tij mban thika për t’ia ngulur në shpinë atdheut tonë, Shqipërisë.
- Janullatos është përzjerë shumë herë në punët e shtetit Shqiptar, si në probleme kushtetues, ekzekutive, legjislative e të tjerë dhe ka thënë, se në Shqipëri ka fondamentalizëm islamik, drejton trafikun e vizave, nxit ndërrimin e emrave, mbron terrorizmin Serb dhe Grek. Kërkon dhe tensionon sipas rastit, kërkon të greqizojë shkollën Shqiptare, etj.
- Është vërtetuar katërcipërisht, se Janullatos nuk ka ardhur në Shqipëri nga Patriakana e Stambollit, por nga Kisha Greke e Satanait. Qëllimi i tij ka qënë dhe mbetet, të greqizojë ortodoksinë shqiptare dhe t’i aneksojë Vorio-Epirin, Greqisë së tij të dashur. Në këto rrethana, sa erdhi e mori frenat e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe vuri veton, si Neroni në Romën e lashtë.
- Ai, siguroi kështu pushtet absolut në KOASH, mblodhi rreth vetes së tij, njerëzit më të korruptuar e të përshtatshëm, që gjatë gjithë kohës kishin prishur kisha e xhami, teqe e varre, kishin futur në burgje njerëz.
- Janullatos sot në Shqipëri e heq veten si “President” i dytë i Republikës dhe thotë me paturpësi që, “Jam Shqëtimtar” .
- Zvarrijta e tejzgjatur e zgjidhjes së ligjshme të statusit Juridik të Autoqefalisë, së Kishës Orthodokse Shqiptare, duke e katandisur një filiale të bindur të Kishës Greke. Është spekulative dhe abuzive, të flitet sot për ekzistencë reale të KOASH-it. Eksarku Janullatos dhe klika e tij e lakenjve, që e rrethojnë, po zbatojnë me rigorozitet planet e parashikuara në strategjinë e përpunuar nga qarqet Shoveno- Revanshiste greke, për helenizimin gradual dhe sistematik të gjithë Shqipërisë.
- Në këtë kohë, menjëherë qarqet Shoveno-vorio-epirote, me qëllim që, të shtinin në dorë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqiërisë, krijuan një këshill të përgjithshëm, fantazëm me qëndër në Korçë, i cili me kohë u mundua që të shtinte në dorë të gjitha këshillat nismëtare të qyteteve, të cilat u ballafaquan ashpërsisht me të. Ata krijuan një shoqatë të të ashtuquajturën, “Kryqtarët e Krishtit”, e cila u hodh në mbrojtje të “Këshillit Fantazëm”, duke u dalë haptazi kundër Autoqefalisë së kishës Ortodokse Autoqefale, ishte krijuar nga një prelate, politikan komunist, një aventurier, që kishte përkthyer “Rubairat” e Ohmar Kahjamit dhe, se shpëtimi i kishës ishte të bashkohej me Kishën Greke.
- Na çudit fakti që, kaq shpejt Janullatos u bë njohës i problemeve sociologe dhe etnologjike të kombit shqiptar, sa që kohët e fundit, në mënyrë shkencore trajton temën, ”Bashkekzistenca e tri feve në Shqipëri”, shembull unik. Me këtë temë, mori titullin “Akademiku i Greqisë”, dhe duhet të cilësojmë, se do të ishte tepër interesante të njiheshim me këtë monografi e për të parë, se çfarë ka katranosur aty për ne Shqiptarët?
- Kur mori tirullin tek 15-katëshi kryepeshkopi Janullatos, gënjeu tërë shqiptarët, se nuk do të bëhej kryepeshkop, sepse ai i dinte mirë ligjet dhe kanonet e statutit të Kishës Shqiptare dhe ai, gjithmonë është i gatshëm të gënjejë akoma vetëm, që të vazhdojë të kryejë misionin e helenizimit, që i kanë caktuar, nga shteti tij amë, Greqia.
- Të gjithë jemi dëshmitarë, që si ndihmës kryesor ka pasur arkimandritin, Hristomos dhe priftin shqiptaro-amerikan, Ilia Ketri .
- Hristomos u dëbua nga Shqipëria, se shpërndante letërsi antishqiptare, shoviniste greke, si librin famëkeq të peshkopit grek, Sebastianos, “Vorio-Epiri-Greqisë” dhe shumë flamuj, të të ashtuquajturit, Vorio-Epir.
- I dyti ndihmës, që vazhdon të jetë ende në Shqipëri, prifti antishqiptar, Ilia Ketri, i cili thoshte se, ishte i dërguar nga kisha e Fan-Nolit, por që në të vërtetë kishte ardhur nga Kisha antishqiptare Greke e shtetit të Nevadës të SH.B.A.
- Këto janë pra, i dashur lexuas shqiptar, ndihmësit kryesor të Janullatosit. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë “Më thuaj ç’miq ke, të të them cili je”!...
- Janullatos ditën e parë që erdhi në kishën e Shën Vangjelizmoit në Tiranë, hoqi portretin e Fan Nolit, ndoshta nuk i duronte dot sytë e Nolit, që e akuzonin për uzurpimin që po bënte.
- Të gjithë e dimë, se Janullatos e quajti statusin e kishës tonë, që ndalonte intrigat e klerikëve të huaj brenda kishës tonë, “një reckë që duhej flakur tej”.
- Hirësia Janullatos, bëri një intervistë me gazetarin amerikan, Fred-Reed kundër shqiptarëve, në konfidencë dhe i tha që të sensibilizonte perëndimin, se në Shqipëri po përgatitej një shtet fundamentalist, në një kohë, kur në vendin tonë nuk ka patur kurrë luftra, ose grindje fetare, por vetëm harmoni dhe respekt reciprok. Për të vërtetuar këtë intervistë, çdo shqiptar mund të gjejë tek botimi i Reed, librin me titull: “Selenica Tarminus” dhe lexoni faqet 118-120, ku gazetari Reed pa dashur, i nxjerr bojën Janullatosit, pa u kujtuar, se këtë libër mund ta merrnin edhe ne shqiptarët.
- Komuniteti ortodoks në Elbasan, i shtyrë nga motive vetëpërgjegjësie dhe nga detyrat e shenjta ndaj atdheut tonë të dashur, duke marrë parasysh vullnetin e shumë shqiptarëve nga të katër anët e atdheut , të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbrojtjen me çdo mjet të interesave kombëtare, i bën thirrje terë politikanëve, pushtetarëve, akademikëve, shoqatave, për të mos marrin vendime të nxituara në dhënien e titullit qytetar nderi të Tiranës, Z. Janullatos, këtij njeriu, që nuk ka pushuar dhe nuk pushon së punuari për të keqen e popullit tonë, por para vendimeve të nxjerrin vlerat tona të bashkohemi së bashku e të shohim me syrin e patriotit shqiptar dhe për të dëshmuar me sytë tuaj, se deri në ç’shkallë vetëposhtrimi kanë zbritur politikanët e sotëm, të cilët për të kënaqur orekset e panginjuara të revanit helenik, të përfaqësuara denjësisht nga uzurpatori Janullatos, që vazhdojnë të shqyejnë pa mëshirë gjymtyrët me të qenësishëm, të historisë, kulturës dhe traditës tonë kombëtare e për t’i hedhur ato në nofullat e përgjakura të antishqiptarizmës, më të përbetuar, që dhuron Hirësia Janullatos.
- Prandaj, duhet të jetë sot, një thirrje gjithë alarm për çdo shqiptar atdhetar, për çdo besimtar të vërtetë orthodoks shqiptar, për çdo qytetar, që beson tek Zoti, e jo tek klerikët sharlatanë, për çdo shtetas shqiptar të thërrasim fort “Jashtë Janullatos nga Shqipëria”, sepse kjo është thirrje për çlirim të asaj pjese të historisë shqiptare, dinjitetit kombëtar shqiptar dhe asaj pjese të politikës së sotme shqiptare , që na i ka pushtuar Greqia me anën e Kishës Greke të Janullatosit, sepse ai po na shemb një nga shtyllat mbajtëse të pavarësisë kombëtare, të sovranitetit shtetëror dhe të nderit kombëtar. Po na greqizon Kishën Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Për të ngritur përsëri në këmbë këtë shtyllë, që e patën ngritur me shumë mundim dhe gjak, mënçuri paraardhësit tanë, duhet qartësi politike dhe forcë karakteri dhe jo dëbimi i priftërinjve grekë nga Shqipëria, sepse si kisha ashtu edhe shteti grek, vazhdojnë politikën e tyre shoviniste. Duke i paraqitur tërë këto të dhëna mbi bëmat e Janullatosit në Shqipëri, çdo qytetar shqiptar bën një analizë dhe një konkluzion: “A vepruan drejt shqiptarët për dhënien e titullit qytetar nderi i Tiranës”? Bashkia e Tiranës me qëndrimin e saj për dhënien e titullit Janullatosit, çon në vend orekset e kishës greke, fyen martirët e kishës orthodokse shqiptare dhe hapur hedh poshtë historinë e klerit tonë, patriot e orthodoks.
- Por edhe qëndrimi i Partisë Demokratike, nëpërmjet zëvendësit të saj, nuk e ka të drejtën, as morale e as juridike të dalë kaq hapur, sepse deri dje Janullatosi për to qe një ujk i zi, pushtues dhe sot, ata po na e nxjerrin qengjin më të bukur të kopesë së dhenve, mbi të gjitha siç e kam theksuar edhe më sipër, Kisha Orthodokse, ka një statut me të cilin ushtron veprimtarinë e saj brenda shtetit të vet, prandaj na vjen shumë keq, këtë qëndrim dhe veprim shumë të nxituar, e të pa menduar, të pa mbështetur mbi ligje dhe kanone kishtare.
- Peshkopi, Anastas Janullatosi, nuk duhet të rrëmbejë titujt, që i përkasin vetëm peshkopëve shqiptarë, sepsë është i huaj, pra jo shqiptar si nga komëbësia e gjuha ashtu edhe nga gjaku e shtetësia. Si i tillë, nuk ka mbështetjen ligjore për t’u bërë kryepeshkop nga asnjë prej statuteve të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe dekorimet e ndryshme, që mund ti jepen.
- Dhe në fund po them, duke iu drejtuar këtij uzurpatori. Kur të dalim përpara gjykimit të Zotit, unë do të them me bindje të plotë: “Mbrojta popullin tim, autoqefalinë e tij dhe traditën e saj patriotike dhe fetare”. Po ti ç’do të thuash Janullatos?
Zoti pastë mëshirë për ty?
Kryetari i Kishës
Famulltari i Kishës
Orthodokse Autoqefale Kombëtare
Shqiptare
Sekretari Këshillit
“Shën Mari”
Kishës
Elbasan
Eduardo Papamihali
At. Nikolla Marku

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 7-8-2005 nė 20:26 Edit Post Reply With Quote
Janullatos dhe antishqiptarizmi....

At-Nikolla Marku: Janullatos, betohu para Zotit dhe përgjigju për 16 pyetjet e mia

At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan, ka folur sërish për gazetën “SOT”, lidhur me problematikën dhe përpjekjet e tij qysh prej 13 vitesh, për të arritur shkëputjen dhe indipendencën e Kishës Orthodokse Shqiptare, nga ndikimi grek, i përfaqësuar nga Hirësia e tij Janullatosi.
Z. At-Marku, prej vitesh njiheni si “luftëtari” i vetëm në përpjekjet për shkëputjen e ndikimit helen ndaj autonomisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, cili është motivi ?
A ka motiv më të bukur dhe më të besueshëm para besimtarëve dhe para Zotit, kur e di përse punon dhe lufton, për çështjen kombëtare, për interesat dhe virtytet shqipëtare, duke i çliruar ato nga rreziku i përhershëm grek. Por unë në vazhdim dua t’i kërkoj Janullatosit përgjigjet e 16 pyetjeve të cilave ai vetëm i shmanget.
1- ǒna kujton viti 1908, kur në Boston Kisha greke refuzon të varrosë një djalë shqiptar 25 vjeç, a thua nuk ishte ky bir i Zotit, ky refuzim u bë sepse kishte zëra dhe ishin hedhur alternativat për të ndërtuar Kishën e parë Shqiptare siç është ajo e Shën-Gjergjit ne Boston?
2- kush i dha urdhër kishës Siriane të Bostonit për të mos e varrosur djaloshin shqiptar? 3-ǒmund të na thoni z. Janullatos, mbi ekzistencën e statutit të Kishës Orthodokse Shqiptare, të hartuar në Korçë në vitin 1929 dhe të miratuar në vitin 1937 nga Patrikana e Stambollit, po për sakrifikimin e Kryepeshkopit të pare të Shqipërisë At Visarion Xhuvani, i cili në kulmin e karrierës së tij, kleri grek i kerkoi të largohej nga detyra pasi kishte kerkuar forcimin e Kishës Shqiptare?
4-A mbetet në fuqi sot ky Statut, dhe si njihet nga bota Orthodokse mbarëbotërore, po spjegimi i nenit 16 të këtij statusi dhe rëndësia e veçantë e tij?
5-Si shpjegohet ardhja juaj z. Janullatos, me titullin Eksark ( i përkohshëm) dhe qëndrimi i tij jashtë çdo kakuni juridik në krye të Kishës?
6- Përse veprat teologjike fetare të përkthyera nga Fan Noli, u zëvëndësuan me përkthime greke, ku spikat në literature, kulturë e përzierë me ndikim helenist, ndaj përse nuk rikthehen veprat tona kishtare të shkruara në gjuhën e nënës e me diksionin e ëmbël të gjuhës shqipe?
7- Përse ju z. Janullatos, gjithmonë prezantoheni dhe deklaroni në media se, “Shqiptarët nuk janë të zotë të drejtojnë Kishën Shqiptare”, duke na quajtur edhe të papjekur për të drejtuar?
8- Me ç’të drejtë morale dhe fetare ju duhet të përfaqesoni orthodoksinë shqiptare në Shqipëri, kur bijtë e këtij vendi janë më burra dhe më të zotë se ju?
9-Hirësi, ju pyes nga i merrni paratë ju, cilët janë njerëzit që ju financojnë, tregoni dokumenta dhe motivimin e tyre legal, përse fshihen ndihmat, cilët janë emrat e njerëzve që ju financojnë ju, pse hezitoni apo është Kisha dhe shteti grek pas jush?
10- A ju ka kontrolluar shteti shqiptar deri sot lidhur me financimet?
11- Hirësi, duhet të dini se, një nga veprat më madhore të kombit shqipetar është shkolla Kostandin Kristoforidhi, ju e keni ndryshuar atë me pak para nga pamja e jashtme dhe e brëndshme, kush ju mësoi të ndryshoni historinë tone, kur dihet se ajo u ndërtua tre shekuj më parë nga patriotët elbasanas për dije dhe mësim të gjuhës shqipe?
12- Kujt i shërben ndërhyrja juaj dhe ju?
13-Përse kërkoni ta ndryshoni destinacionin e shkollës K.Kristoforidhi, çfarë planesh ke kurdisur për atje?
14-Sa i paligjshëm keni qenë deri sot në Shqipëri, betohuni para Zotit?
15- A e njihni ju hirësi ligjet dhe kanunet Teologjike , që i kanë lënë amanet martirët tanë dhe historia jonë?
16- A keni dëshirë të vdisni në territorin shqiptar dhe të bëheni Shenjtor?
Z. At-Marku, a keni patur mbështetjen e politikës në rrugën tuaj të vështirë dhe betejat me Hirësinë e Tij?
Në pozicionin ku ndodhem unë vërej me keqardhje se forca të mbrapshta edhe nga politika, nuk kanë dhënë aq sa duhet por edhe kanë penguar në misionin tim kombëtar të çlirimit të ndikimit grek mbi Kishën Orthodokse shqiptare. Në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare qëndron prej 13 vitesh një i huaj në mënyrën më ilegjitime, duke punuar dhe forcuar interesat helene në Shqipëri. Ne kurrsesi, nuk mund të harrojmë kontributin e Kostandin Kristoforidhit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Visiarion Xhuvanit, Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit, Eqerem Çabejt apo të Kostaq Cipos e Mahir Domit, shumica e tyre martirë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, që bënë plejadën e ndritur të ngritjes së gjuhës Shqipe, të çështjes kombëtare shqiptare, që rrojtën e vdiqën faqendritur para Perëndisë e Kombit.


SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2005 nė 09:12 Edit Post Reply With Quote
"Ky minimalizëm gati i dha vizitës së Papuliasit të shoqëruar me kryepeshkopin Janullatos, shoqëruesin e zakonshëm të presidentëve grekë, karakterin e një vizite në trojet greke: asnjë shoqërim të nivelit të lartë nga pala shqiptare-ministër i Jashtëm dhe asnjë takim me kryeministrin."

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=85391

Pse duhet qe kryetari i Kishes Autoqefale Shqiptare te shoqeroje grekun?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 14-11-2005 nė 14:23 Edit Post Reply With Quote
Ndarja e Kishės nga Greqia, Zogu ndihmoi Autoqefalinė

Kanë qenë kohëra të vështira deri më 1912, atëherë kur shpallja e Pavarësisë i dha shpresa dhe pavarësi veprimit të klerikëve, sidomos atyre ortodoksë e katolikë, të cilët deri në ato vite nuk funksiononin normalisht. Greqisht. Kështu predikohej në kishat ortodokse shqiptare deri në Kongresin e Beratit më 12.6.1922, i cili vendosi pavarësinë administrative të Kishës Ortodokse shqiptare. Kryepeshkopi i parë i Shqipërisë, pas shpalljes së Autoqefalisë së Kishës sonë,

që mbajti meshë shqip ka qenë Imzot Kritofor Kissi. Përpjekjet e qeverisë së Zogut për të fituar autoqefalinë, mirënjohja për Patrikun Ekumenik Veniaminin e I, ndarja me kishën greke dhe fati i kryepeshkopit të parë të kishës autoqefale shqiptare…

Kongresi
Kongresi i Beratit nën kryesinë e priftit atdhetar at Josif Qiricit u mbajt në vitin 1922 dhe në të u përfaqësuan të gjitha komunitetet ortodokse shqiptare me delegatë të zgjedhur ligjërisht. Ky kongres shpalli pavarësinë administrative të Kishës Ortodokse Shqiptare. “Delegatët e kongresit klerik e laik me një entuziazëm në emrin e të gjithë klerit të popullit ortodoks të Shqipërisë, duke u bazuar që Shqipëria u njoh prej të gjithë shteteve të botës si një shtet indipendent e sovran dhe mbi këtë bazë, mbas kanuneve të shenjta të Kishës Ortodokse: në shtet indipendent, kishë indipendente etj., duke pasur për shembull kishat autoqefale që vijojnë: Kisha e Rusisë më 1771, Kishat Ortodokse të Austrisë më 1740, të Bukovinës më 1873, të Greqisë më 1883, të Serbisë më 1880, të Rumanisë më 1856 dhe më së fundi të Bosnjë-Hercegovinës më 1908, proklamojnë në emrin e Trinisë së Shenjtë të njëqenësishme dhe të pandarë (en onomati tis agjias, omousiu qe adhieretu Triadhos) Autoqefalinë të Kishës Ortodokse Kombëtare të Shqipërisë, de fakto, se de jure ka qenë që prej ditës së shpalljes së indipendencës politike të shtetit shqiptar, duke mbajtur lidhje spirituale, dogmatike e apostolike plotësisht me Mëmën Kishë të Patrikanës së shenjtë Ekumenike dhe me Patrikanat e Kishat e tjera Ortodokse Autoqefale të botës, por administravisht indipendente». Kongresi votoi dhe statutin e parë të Kishës të përbërë prej 14 artikujsh. Sipas këtij statuti, autoriteti më i lartë i Kishës, gjersa të formohej sinodi episkopat, ishte Këshilla e Lartë e përbërë prej katër klerikësh, që do t’ishin zëvendësit e përgjithshëm të qendrave metropolitane dhe prej katër laikësh që do të zgjidheshin nga kongresi, të gjithë këta nën kryesinë e njërit prej klerikëve. Si kryetar u zgjodh at Vasili Markoja, një nga pjesëtarët aktivë të lëvizjes për pavarësinë e Kishës në Amerikë, i dorëzuar prift më 25 janar 1919 për Kishën e Shën Mitrit në Saint Louis, i cili erdhi në Shqipëri më 1921.

Gjuha
Si gjuhë zyrtare e Kishës si në korrespondencë, edhe në shërbesat fetare u caktua shqipja, por gjersa të përktheheshin e të botoheshin prej sinodit të shenjtë të gjithë librat e nevojshëm, mund të përdorej dhe greqishtja. Pas votimit të statutit dhe të rregullimit të disa çështjeve të tjera administrative kishtare, kongresi u shpërnda.

Ndihma e Zogut
Në përpjekjet e kishës për njohje mori pjesë edhe qeveria shqiptare. Më 1929, qeveria, e cila interesohej që kjo çështje të merrte fund sa më shpejt, duke parë se puna do vonohej, vendosi ta zgjidhë dhe pa marrëveshjen me Patrikanën Ekumenike. Ftoi dhe ngarkoi atëherë me formimin e Sinodit të Shenjtë Episkopin Imzot Visarionin nga Elbasani. Ky, i ndihmuar dhe prej Episkopit serb në Shkodër Imzot Viktorit, në mars të atij viti formon Sinodin e Shenjtë dhe në qershorin e po atij viti thirri Kongresin e dytë në Korçë, i cili me një zë votoi statutin definitiv të Kishës Ortodokse Shqiptare. Këtë akt të Imz. Visarionit, përveç Sinodit të Kishës Ruse në emigracion, asnjë Patrikanë ose Kishë Autoqefale tjetër nuk e njohu zyrtarisht. Përpjekjet vazhdonin nga të gjitha drejtimet. Mbreti Zog angazhoi kryeministrin Koço Kota të ndiqte kërkesën e Kishës shqiptare në Patriarkanën e Stambollit. Pas dorëheqjes së Imzot Visarionit në vitin 1936, Sinodi i Shenjtë zgjodhi edhe me pëlqimin e qeverisë si kryetar Episkopin e Korçës, Imzot Kristoforin. Nën kryesinë e tij, në mars të vitit 1937, u nis për në Stamboll një komision që të merrej vesh me Patrikanën për çështjen e njohjes së Kishës. Komisioni, i pritur mirë atje, e kreu me sukses misionin e tij, se nga të dy anët ekzistonte vullneti i mirë për rregullimin e kësaj çështjeje, mbetur prej aq vitesh të varur. Patrikana Ekumenike më 12 prill e njohu Autoqefalinë e Kishës dhe bashkë me atë e njohën Kishën dhe të gjitha Patrikanat e kishat e tjera ortodokse autoqefale të botës. Në revistën “Java” të datës 18 prill 1937 shkruhet: Çështja e Kishës sonë, sado që nuk mund të konsiderohej si një problem, duke qenë se njohja ose jo është më tepër një gjë formale, ishte kurdoherë një anomali që jepte rast për spekulime. Marrëveshja u lidh me Partrikun Ekumenik Veniami I. Kisha jonë u njoh zyrtarisht edhe nga kishat e vendeve të tjera. “Bota shqiptare pret që Kisha të bëhet faktor i zhvillimit të vendit, predikonjëse e patriotizmit dhe e moralit, gjë të cilën nga ana tjetër vetë feja ortodokse e ka midis parimeve të saj themelore”.

Kryepeshkopi
Kryehirësia e tij Kristofor Kissi lindi në lagjen “Kala” të Beratit më 1884. Pasi mbaroi studimet në shkollën Teologjike të Halqës, punoi në Berat si drejtor shkolle dhe pastaj në Korçë si profesor i gjimnazit të Bangës. Në atë kohë Imzot Kristofori predikonte në kishën e Korçës dhe është i pari klerik që predikoi në gjuhën shqipe. Në vitin 1911 ai shkoi në Stamboll, ku u emërua predikues në Kishën e Shën Marisë te Beyogloujt. Në vitin 1916 u zgjodh Episkop i Makriqojt ku qëndroi deri në vitin 1923. Pas kësaj u kthye në Shqipëri së bashku me komisionin që në atë kohë kishte vajtur në Stamboll me qëllim arritjen e marrëveshjes për autoqefalinë e kishës shqiptare nga Patriarkana Ekumenike. Pas kthimit të tij në Shqipëri u emërua si Episkop i Korçës ku qëndroi deri në vitin 1936. Më pas ai u thirr nga Zogu dhe u bë zëvendëskryetar i Kishës deri sa u dekretua nga mbreti si metropolit i Tiranës dhe Durrësit dhe kryepeshkop i vendit. Ai u largua nga kjo detyrë më 25 dhjetor 1948 dhe kryepeshkop i ri u vu Pais Vodica, që në atë kohë ishte peshkop i Korçës. Kryepeshkopi kanonik Kristofori, i pari që foli shqip në kisha, gjatë regjimit komunist u mbajt nën arrest shtëpie dhe më 19 qershor 1958 u gjet i vdekur. Sipas versionit zyrtar thuhet të ketë pësuar atak kardiak, ndërsa të tjerë zëra thonë që e vranë.

Problemet
Pas vitit ‘44 sa vinte dhe shtrëngohej puna e besimit fetar, megjithatë në vitet e para nuk kishte probleme thelbësore. Madje në datat 5-10 shkurt 1950 u lejua të mbahej në Tiranë, Asambleja Kleriko-laike e Kishës Ortodokse, që të votohej Statuti i ri. Hierarkia e Kishës, pas vitit 1952, përbëhej nga kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Paisi (Vodica), peshkopi i Gjirokastrës Damiani (Kokoneshi), i Korçës Filotheu (Duni), i Beratit Qirili (Naslazi) dhe ndihmëspeshkop Sofroni (Borova).. Në mars 1966, Paisi vdiq dhe në prill erdhi në fronin e kryepeshkopit Damiani. Në këtë kohë filloi “lufta” ndaj fesë. Me një dekret të publikuar më 22 nëntor 1967, Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori, në të cilin u ndalua me Kushtetutë çdo shprehje fetare. Filloi etapa e re; shkatërrimi i kishave e manastireve, persekutimi e internimi i klerikëve…

Kryepeshkopi
Sinodi i Patriarkanës Ekumenike, me iniciativën e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi më 24 qershor 1992, me vota unanime, kryepeshkopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë mitropolitin e Andrusës, Anastasin.

Konflikti
Presidenti i Shqipërisë në atë kohë, Sali Berisha, i shprehu pakënaqësinë e tij delegacionit të Patriarkanës Ekumenike që erdhi më 4 korrik 1992 dhe që përbëhej nga mitropoliti i Pergës Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinë shqiptare Ilia Katre. Përfundimisht, presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e kryepeshkopit Anastas, por nuk bëhet fjalë të diskutohet që të pranohen të gjithë mitropolitët ortodoksë të Shqipërisë me origjinë greke.

Zgjidhja
Përfundimisht, pas diskutimesh këmbëngulëse ndërmjet përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike, Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe Autoriteteve shqiptare (nga nëntori i vitit 1997 deri në korrik të 1998), çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë u arrit me pranimin e skemës që ai të përbëhej nga dy kryepriftërinj me origjinë greke dhe dy me origjinë shqiptare.

Biografia
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale më 1937

Kryepeshkop Kristofor Kissi

Peshkopi i Korçës
U emërua Evllogji Korrilla, i lindur në Ziçisht të Devollit më 1880. Në moshën 12-vjeçare ai shkoi pas të vëllait në Malin e Shenjtë dhe në moshën 17 vjeç u bë murg (kallogjer) në manastirin e shenjtë të Megjistis Lanas. Mësimet i vazhdoi në shkollën e famshme të Malit të Shenjtë Athonias dhe pastaj në shkollën e Madhe Patriarkale të Stambollit “Megali tu Gjenus Skoli”. Në vitin 1911 ai u diplomua doktor në filozofi në Universitetin e Athinës. Më 1913 ai u kthye në Malin e Shenjtë dhe mori përsipër administrimin e manastirit. Më pas ai shkoi në Athinë ku jepte mësime si profesor i greqishtes. Më 1924 u thirr në Malin e Shenjtë dhe u zgjodh i pari mbikëqyrës (Protepistatis) i komunës së shenjtë. Në kohën e tij u rihap shkolla e Malit të Shenjtë “Athonias” si dhe u themelua shtypshkronja e parë. Më 1935 u emërua profesor i historisë greke në Universitetin e Selanikut. Ka shkruar rreth 50 vepra historike, teologjike dhe historinë e gjuhës shqipe në 5 vëllime. Gjithashtu ka shkruar historinë e shkencave fizike në 6 volume.

Peshkopi i Gjirokastrës

Pandelejmon Kotoko ka lindur në Korçë, më 9 korrik 1890. Studimet e para i kreu në shkollat e Korçës dhe më 1906 shkoi në Shkollën Teologjike të Halqës, të cilën e përfundoi më 1913. Shërbeu si profesor i gjimnazit grek të Korçës dhe si predikues i Mitropolisë në po këtë qytet deri më 1921. Pas kësaj, ai shkoi në Athinë ku dha mësime teologjie në disa shkolla private deri në vitin 1931, kur filloi studimet për drejtësi. Në vitin 1937 u diplomua doktor në Drejtësi.

Agathangjeli peshkop i Beratit

Mitrofori

Ikonomi i Madh Mitrofor At Vasil Marko, anëtar i Sinodit është nga katundi Borovë e Kolonjës, ku ka bërë dhe mësimet e para. I ati i tij, Grigor Papa Marku ishte kryetar i Shoqërisë Shqiptare të Sofjes. Për ndjenjat e tij kombëtare u detyrua të largohej nga Bullgaria dhe vajti në Amerikë. Në qytetin Boston, Mass., ndoqi kurset e natës në një shkollë të mesme. Më 1919 qe dorëzuar prift në Saint-Louis dhe më 1921 së bashku me H. e Tij peshkopin e Korçës Imz. Agathangjelin erdhën në Shqipëri ku janë përpjekur për pavarësinë e Kishës. Në Kongresin e Beratit më 1922 u zgjodh kryetar i Këshillit të Lartë. Ka kryesuar komisionin, i cili në 1923 shkoi në Stamboll për t’u marrë vesh me Patrikanën për çështjen e Kishës Shqiptare. Më 1929 Kisha Shqiptare, për shërbimet që i ka sjellë çështjes kishtare, i dha gradën e Ikonomit të Madh me të drejtën të mbajë mitër pa kryq e të jetë anëtar i Sinodit.

Monitor

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-1-2009 nė 10:50 Edit Post Reply With Quote
"Jam shqiptar i vogel nga Korca"

E Premte, 16 Janar 2009

Korce- Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Shqiptare thote se eshte nje shqiptar. Deklarata e Anastasis Janullatos eshte bere gjate dites se djeshme, kur ne ceremonine e zhvilluar ne Universitetin e Korces, "Fan S. Noli", i eshte dhene titulli "Honoris Causa". "Gjithmone e kam thene se jam nje shqiptar i vogel nga Korca", eshte shprehur kreu i kishes.

Universiteti i Korces i ka akorduar dje Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse, Anastas Janullatos, titullin "Honoris Causa". Kete titull te larte universiteti, e jep per here te pare. Motivacioni i ketij titulli eshte "per kontribut te shquar ne fushen e teologjise, kontribut per bashkejetesen fetare midis qyteterimeve si dhe kontributin ne shkence". Rektori i ketij universiteti, Gjergji Mero, pasi foli per vepren studimore te kryepeshkopit Janullatos, vecoi dhe kontributin e kreut te Kishes Ortodokse shqiptare ne fushen teologjike, humane dhe ne ringjalljen e kishes pas vitit 1990.

Mero theksoi se, " Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse, Janullatos ka zhvilluar nje veprimtari te shumanshme sociale dhe ne fusha te ndryshme si ato te shendetit, edukimit, kujdesit social, zhvillimit rural, mjedisit dhe kultures". Gjithashtu Mero vuri ne dukje nderhyrjet e Janullatosit per zbutjen e kontradiktave ne Ballkan. Pas marrjes se titullit ne prezence te stafit te pedagogeve, te ftuarve dhe studenteve, Kryepeshkopi Anastasis Janullatos, u shpreh se ky titull ishte nje surprize e kendshme qe e mallengjeu.

"Une gjithmone e kam thene se jam nje shqiptar i vogel nga Korca", shtoi ai, duke vene ne dukje edhe nje here se i perket kombesise shqiptare dhe nuk eshte i huaj. Me pas Kryepeshkopi ka referuar para auditorit nje teme mbi sistemin e vlerave globale. Sipas kreut te Kishes Ortodokse, "sistemi i vlerave boterore eshte nje ceshtje shume e rendesishme ne kohet tona, qe ka te beje me nje percaktim te vlerave universale". Prej dites se djeshme Janullatos, do te jete anetari me i ri i stafit akademik ne Universitetin "Fan Noli" te Korces.

D. Zisi


kj


Jo ore na doli shqiptar ky?

E cfare ben PAVARESIA e KOSOVES!

Dhe kete e beri shqyptar.



ZOT,

TE FALEMI TY

E


SHTETEVE TE BASHKUME TE AMERIKES!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5789380 sekonda, 44 pyetje