Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Probleme te pergjithshme universitare ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 7-11-2002 nė 15:51 Edit Post Reply With Quote
Probleme te pergjithshme universitare ne RSH

Disa arritje ne shkaterrimin e Universiteteve
Nga Prof.Dr. Ylli Pango/ Po mbushen tre vjet nga zgjedhjet e para te lira akademike ne universitetet shqiptare dhe me se 10 vjet nga vendosja e sistemit politik pluralist ne Shqiperi. Duke u ndodhur ne nje epoke cilesisht te ndryshme nga ajo e para viteve 90, eshte e natyrshme te behet nje analize sado jo e plote(analiza e plote do te kerkonte grupe pune e kohe) e asaj qe ndodhi me universitetet tona keta 10 vjet dhe e asaj qe i pret ato ne te ardhmen. Kjo analiza jo teresore, por realiste ne aspektin e trajtimit te atyre problemeve qe do te preken ketu, do te doja te ishte po e them qe ne fillim, me shume se nje kembane alarmi. Ajo mendoj se eshte nje klithme e madhe ne kor e gjithe stafit pedagogjik e shkencor akademik, zedhenes i te cileve marr persiper te behem autori i ketij shkrimi, duke qene gjithnje prane halleve e problemeve te arsimit te larte, duke qene prej vitesh pedagog e drejtues ne Universitetin e Tiranes, duke ndjere nga afer ankesat, problemet e me plot gojen vuajtjet e perditshme te kolegeve te mi, te cilet per nga natyra e bute e paqesore e akademikut, nga urtesia e maturia e dhaskalit apo e fatit te keq te te qenurit se bashku me te, gjithnje ne shkallaren e fundit te hierarkike sociale jane mesuar te mos flasin e te mos protestojne edhe kur thika u vete ne asht.

Shkurt dhe pa shume art:

Po e fillojme me rrogat e pedagogeve tane te nderuar. Ato vazhdojne te jene ne nivelin mizerabel te rreth 200- USD per asistent -pedagoget dhe ne nivelin maksimum te 400 USD per pedagoget e nderuar me mbi 20 vjet pune, me titull profesor e grade doktor apo edhe me funksione drejtuese ne universitet. Rritjet e herepashereshme te ketyre rrogave qesharake, nder vite kane qene fiktive, po te kihet edhe cektaz idea e rritjes se panderprere te cmimeve e kostos se jeteses dhe e inflacionit te ketyre viteve. Ne kete nivel, nje Profesor Doktor merr rreth 50% me pak se nje nepunes Ministrie pavaresisht nga stazhi i ketij te fundit ne pune qe mund te jete shume pak vjet e pavaresisht nga kualifikimi qe mund te jete edhe zero.

Lidhur me kete problem, pas qendrimit pozitiv te ministrit Ruka ketu e tre-kater vjet me pare, u arrit qe pedagoget te merrnin ne forme shperblimi rreth 60% te vleres se pageses se studenteve qe regjistroheshin ne universitet si kuote dytesore. Kjo e zgjidhte pjeserisht problemin dhe i motivonte disi pedagoget te cilet me rritjen e numrit te studenteve me pagese prisnin edhe rritjen e ketij shperblimi dhe balancimin e rrogave te tyre me ate cka meritonin prej vitesh. Tentativa e metejshme ishte rritja e numrit te studenteve me pagese deri ne 20% duke rritur keshtu edhe shperblimin e pedagogeve. Ndodhi e kunderta. Pas ardhjes ne pozicionin e ministrit te Arsimit te z.Blushi, me mbeshtetjen teper "bujare" te ish-pedagogut Anastas Angjeli, atehere minister financash, u hoq krejtesisht shperblimi dhe pedagoget mbeten serish ne kuotat e pagave mizerabel. N-_tet e sotme, ministri aktual Memushi ka rene dakord per kthimin e shperblimit pedagogeve, ne masen 50% te kuotave te derdhura nga studentet me pagese, por ka hasur ne rezistencen e paepur te ishpedagogut tjeter te Universitetit te Tiranes, z.Kastriot Islami, sot minister fatlum financash. Ky nuk e quan te arsyeshme rritjen e te ardhurave nepermjet shperblimeve te ish-kolegeve te tij duke deklaruar se "ketu nuk ka baze ligjore". Senati i Universitetit te Tiranes i mbledhur disa here keto kohet e fundit per kete problem, ka marre zotimin te kaloje deri ne greve neqoftese z.Islami nuk rifirmos nje vendim te marre vite me pare per t'u dhene shperblimin e merituar pedagogeve. Jemi ne pritje.

Ne aspektin e mbeshtetjes se pedagogeve ne kerkesat e tyre per te ardhura me te medha, jane shquar pa dyshim keta 10 vjet, ndofta edhe me shume ishpushtetaret Gjinushi e Meidani. Gjate qeverisjes se tyre tejet te merakosur edhe per universitetin, u arrit shtesa e rroges per disa kategori punonjesish midis te cileve e atyre te administrates shteterore, por asesi e ish-kolegeve te tyre pedagoge, te cilet pa dyshim u kujtonin kohe te tejshkuara kur politika e embel ende s'ishte shfaqur ne horizontin e jetes se tyre zulmemadhe. Ajo cka ndodhi me ta gjate nje vizite mallengjyese ne Fakultetin e Shkencave te Natyres eshte pranuar tashme njezeri te zere pasketaj, vendin e paraboles biblike te djalit plangprishes. Ketu e tre-kater vjet me pare, ne janar, Gjinushi e Mejdani kuturisen te shkojne per vizite ne almamaterin e tyre, Fakultetin e Shkencave te Natyres. Nostalgji e natyrisht urim ish kolegeve per vitin e ri. Pas puthjesh e perqafimesh emocionuese, te pyetur nga dy kreret e shtetit per ndonje hall te vockel, pedagoget me perunjesi u kerkuan atyre pak shtese rrogash. Pergjigja pyetese e dy shtetareve, ishte sa naive, aq edhe e qashter a foshnjore: "Pse sa i kini rrogat ju kolege?". Pas kesaj pedagogeve te shkencave te natyres s'u mbetej vecse te shkreheshin ne vaj, e tejet te prekur te falenderonin per viziten mbreselenese. Ish-presidenti Meidani, natyrisht ne rolin e tij prej clirimtari te Kosoves, dhe njeriu te angazhuar me problemet e medha te strategjise politike boterore, ka me teper justifikim per kete harrese a padije.

Ne mbledhjet e tij te para te pas zgjedhjeve, ne fillimin e viteve 2000, senati i Universitetit te Tiranes aprovoi statusin e ri te universitetit. Ne te, nje nga pikat me te rendesishme, ishte edhe ajo e te autonomise financiare e cila presupozonte hapjen e numrit te llogarise bankare me vete per fakultetet, manaxhimin e krijimin e te ardhurave nga vete ato etj, gje qe vec te tjerash do te stimulonte me shume pedagoget dhe do t'i motivonte ata me shume per punen.

Pas 3 vjetesh

Sot pas tre vjetesh, ne pragzgjedhjet e reja, kjo fitore e arritur me shumice derrmuese aso kohe, ekziston ende vetem ne leter, dhe fakultetet e akademiket e nderuar edhe per te blere nafte per makinat e tyre duhet te shkojne t'i marrin tollonat ne rektorat, me racion te Xhemoli apo Xhevria, qe kullandris te ardhurat e gjithe fakulteteve pas tenderimeve ne rang universitar. Dekanit te Fakultetit te madh Ekonomik, fjala vjen, qe siguron te ardhura qe llogariten ne shume miliona e qe meson te tjeret si duhet te manaxhojne, llogarisin, bejne biznes e shpenzojne, nuk i jepen para madje as per te blere karrike apo shkumesa. Arsyeja teknike e kesaj komedie: per perpilimin e akteve nenligjore te stausit, u caktuan eksperte, anetare-renegate te Universitetit te Tiranes te cilet per interesa private shtyne per kalendat greke hartimin e tyre. Natyrisht. Me vone pedagoget e Universitetit shteteror, me paga mizerabel mund te rekrutoheshin me lehte ne sistemin privat te porsakrijuar te kollovareve te Universitetit te Tiranes. Ata paguajne me shume. Dhe ketu terreni per ta ishte i pershtatshem. Arsyeja thelbesore: Instancave me te larta universitare, nuk u leverdiste pavaresia e fakulteteve.

Nje problem tjeter:

Nje nga parimet me te shenjta te funksionimit te shkollave te larta mbetet imuniteti apo paprekshmeria e mjediseve akademike, moscenimi i saj madje as edhe nga autoritetet me te larta. Ky imunitet eshte nje nga konsideratat me te cmuara per boten akademike, nje nga respektet me te medha qe i behet atij nga bota e qyteteruar qysh ne themelimin e universiteteve te para europiane, duke e vleresuar shkollen e larte, si vendin e shenjte e te paprekshem nga i cili buron kultura, progresi, shkenca, dija, urtesia, e ardhmja, formimi i brezit te ri. Po tek ne? Ne vend te komenteve po e ilustrojme me shembuj se ku konsiston ky imunitet tek ne. Ketu e dy vjet me pare, autori i ketyre radheve pasi mori nje kercenim nga nje punojnes i Minstrise se Rendit i kerkoi ministrit te athershem te rendit, jo mbrojtje per vete, por per mjediset universitare, per pedagoget e studentet e sidomos studentet, te cilet jo vetem kercenohen por cenohen cdo dite. Ne universitetet tona u tha atehere edhe ne shtyp e po e them edhe sot, depertojne cdo dite lirisht te gjithe kategorite e njerezve te rrezikshem e atyre vulg, duke perfshire, gangstere, kriminele, psikopate e deri te arratisur nga cmendina. Incidentet e ndodhura nuk jane te pakta. Kjo kerkese atehere nuk u realizua per mungese policesh, apo e thene ndryshe per angazhim te tyre ne vende me te rendesishme?!! Universitet, pra te parendesishme. Pas kesaj, eshte e natyrshme qe kanosjet me jete te kalojne deri ne rangjet me te larta universitare. Keshtu, ka pasur te tilla nga njerez te botes se krimit, Dekani i Fakultetit Juridik Profesori i nderuar Kudret Cela, Dekani i Fakultetit te madh Ekonomik Prof. Dr. Dhori Kule, etj. Pedagoget as qe mund te zihen me goje. Rasti i fresket i nje pedagogeje te re te Fakultetit te Shkencave Sociale qe u zu per fyti e desh u hodh nga shkallet, eshte nje nga te shumtet.

Dicka e vockel por simbolike:

Ketu e tre vjet me pare senatoret e Universitetit te Tiranes kerkuan per pedagoget a se paku senatoret, nje pasaporte sherbimi apo liberalizim vizash per nevoja te shkembimeve shkencore e akademike me kolege europiane. Edhe ajo cka ishte arritur per nje pjese te tyre ne Ambasadat greke e italiane ishte humbur perseri. Ishministri i jashtem Milo, "per koincidence" edhe ky ish-pedagog i Universitetit te Tiranes, shkelqente diplomatikisht ne pritje a vizita homologesh, ndjehej i nderuar ne emer te kombit, nderkohe qe ish-koleget e tij shnderroheshin radheve te gjata te pritjes rreze mureve te ambasadave. Pyes: A ka me te garantuar per shtetin e kombin shqiptar e nderin e tyre jashte vendit, se keta pedagoge te nderuar e kryeulur. Perse mund te pengohen keta te levizin lirisht? Per te "mos u arratisur"? Per te mos bere "zullume"? Apo per ndonje pune tjeter te lige. Shteti i nderuar nuk can koken tua thote kete se paku nje here te huajve. Tu lutet qe se paku per kete kaegori te kete liberalizim vizash. Vazhdojme pra te rrime ne radhe, rreze murit per viza, rendom edhe te mos i marrim ato e te degjojme pyetjen dashamirese a keqardhese te njerezve te thjeshte qe ndofta keshtu shprehin me shume respekt se ish-koleget a shtetaret tane: "Edhe ju profesor per vize?"

Ndertimet skandaloze pa leje

Nje aspekt tjeter skandaloz, i paimagjinueshem, jane ndertimet shpesh pa leje perreth fakulteteve a universiteteve, ngritja e godinave shumekateshe. Zenia e frymes, apo izolimi i tyre ne lagje, mungesa e hapesirave te gjelberuara perreth dhe pamja e tyre rendom me e keqe se e shkollave tetevjecare te ndertuara a rindertuara se fundmi, kjo eshte skena. A e dini se p.sh. Fakulteti Juridik eshte penguar te ndertoje shtesen apo godinen e re nga dy private trimeresha te cilat kane arritur te sjellin edhe policine e ndertimit per te penguar punimet ne Fakultetin e Shkencave Sociale. A e dini se eshte kercenuar me jete madje edhe dekani i Fakultetit Juridik. Pak a shume edhe ai i Shkencave Sociale. Dhe pse?. Dhe pse?!! Se ne keto dy fakultete ka shume kerkesa,(se bashku me Fakultetin Ekonomik jane me te kerkuarit) se duhen me shume mjedise per studente, se eshte deshira per te pranuar mot me shume, dyfish, trefish. Degjoni e mbani vesh o popull. Kjo eshte per guinness. Privati ngre shtetin kunder shtetit. Madje me sukses. Dhe shteti(policia) vjen e i thote shtetit(universitetit shteteror, dekaneve) "Te lutem mos me fut ne grindje me privatin. Ndalo ndertimin". Dhe mijra studente mbten pa hyre ne shkolle megjithe deshiren utopike te eurosocialisteve per hyrje te lire, sepse nuk ka mjedise, ndonese punojme me dy turne. Ne te vertete nuk eshte krejt keshtu. Ka edhe me. Shtetare-private me pozite (se paku keshtu thone gojet e liga), deri ne ministra, pengojne te ndertohen shkolla per te rinjte se u duhen mjediset perbri, per pallate te larta, dhe u ze pamjen fakulteti, d.m.th Dija. Germimet e nje privati te tille prapa nderteses se Fakultetit te Shkencave Sociale e atij Juridik kane arritur deri prane themeleve te godines. Pritet shembja eventuale e Fakultetit dhe bashke me te edhe ceremonia e varrimit te sistemi publik universitar. Ja perse ndodh qe ne Shqiperi te ndertohen shkolla te mira tetevjecare edhe ne Zall-Shan apo Zall-Bagdad por jo Fakultete ne mes te Tiranes, ndonese ketu do te vije edhe bija e atij nga Zall-Bagdadi.

Me kete rast, perse te mos kujtojme se investimet per ndertim e rindertim te shkollave te larta jane gati zero dhe c'po ndertohet me inisiativen tone eshte kryesisht e financuar nga institucione a fondacione te huaja dhe pak ose aspak nga qeveria shqiptare.

Te gjitha ketyre shtojuni edhe kapakun e arte: zgjerimin e paarsyeshem te sistemit te arsimit te larte ne rrethe, me Fakultete apo dege-cudi, kryesisht te realizuara si rrjedhoje e premtimeve elektorale te deputeteve te zones. Keta e kane me te lehte natyrisht tu mbushin mendjen ministrave te arsimit a qeverive, te aprovojne me nje firme ne leter hapje degesh te reja sesa te ndertojne nje rruge atje poshte. Te gjitha keto, ndodhin ne nje kohe qe ne nuk kemi madje te akredituar as edhe univesitetin me te vjeter te Shqiperise, ate gjysemshekullor te Tiranes, pra ende te papranuar nga nje korp serioz akademik i vendit ose i huaj si Universitet i vertete. Te gjitha keto ne nje kohe kur mesatarja e numrit te universiteteve ne Europen e qyteteruar eshte nje per nje milion banore, ndersa tek ne "lulezojne" e shumohen cdo dite, me pedagoge qe na vine nga tetevjecarja plot 12 universitete. Ja edhe nje arsye me shume qe shteti yne largpames te mos kete ka para per te gjithe keta "akademike" te panumert. Cilesia, natyrisht shkon "lart e me lart". Kesisoj nuk eshte e larget dita kur do te kemi gjermanistike ne Bucimas, elektronike ne Zall Dardhe apo Fakultet mjekesie ne Piqeeras.

-Ku po shkojme valle keshtu me aresimin e larte, qeveritare te dashur dhe ju ishpedagoge qeveritare qe na doni e na shumoni cdo dite(te me fale Kadriu per huazimin). A e dini zoterinj se ne Rumani ne fillimin e viteve 90 u themeluan rreth 60 universitete private te cilet, ndonese ne pjesen me te madhe te tyre sharlatane, konkuruan ne fillim seriozisht, sistemin publik universitar? Por shteti u kujtua heret. Sistemit shteteror iu kushtua vemendja dhe respekti i duhur dhe privatet rane si gjethet e vjeshtes duke mos mbetur vecse dy-tre. Mos mendoni me kete se autori i ketyre radheve eshte kunder universiteteve private. Perkundrazi ai do te donte te lulezonte nje sistem i tille qofte edhe per konkurence. Por qe te jemi realiste ne Shqiperi ende nuk ka vend per aq shume universitete madje as publike e jo me private, pjesa me e madhe e propozimeve per te cilet vjen serish nga sharlatane. Autori i ketyre radheve ka pasur per gjykim disa kandidate te tille per universitete private dhe eshte mahnitur nga injoranca brilante e kandidateve te cilet kane natyrisht mangesi deri ne njohjen e gjuhes shqipe. E megjithate ata do te triumfojne. Ne mos sot, neser. Dhe a e dini se pse. Se pari se ju te dashur shtetare nuk po e vini, dhe pak shprese ka ta vini, ujet ne zjarr per universitetet tona. Dhe se dyti se ata qe do i ngjizin keto universitete private (se pa tjeter duke dhene ryshfet dikur do t'i ngjizin) do t'i paguajne me shume pedagoget tane te respektuar por te pa para.

Epilog:

Te nderuar miq kolege, pedagoge, dekane, rektore. Te shtrenjte shtetare e ishpedagoge shtetare. Jemi ne prag te zgjedhjeve te reja universitare. Ne i presim ato sic e shikoni me shume suksese qe une i vura varg me siper. A nuk kemi te drejten pra te bejme pyetjen apo me mire te leshojme kushtrimin: "Quo vadis, o universitet shqiptar?"

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 10:55 Edit Post Reply With Quote
Zgjedhjet, fakultetet refuzojnë rregulloren e re të Ministrisë

Belina Budini
TIRANË - Fakultetet refuzojnë rregulloren e Ministrisë së Arsimit për zgjedhjet universitare. Ata thonë se nuk janë bërë pjesë e hartimit të kësaj rregulloreje dhe se ajo ka shumë defekte. Faktin që rregullorja është e njëjtë për të gjitha universitetet, ata e shohin si mohim të autonomisë së secilit universitet. Faktin që rregullorja parashikon kritere minimale për kandidaturat e shohin të dyshimtë dhe duke ndërmendur shembuj konkretë e quajnë njëzëri rregullore sipas orekseve të Ministrisë së Arsimit. Pakënaqësitë vijnë nga fakultetet e Universitetit Politeknik dhe sipas tyre, pakënaqësi ka edhe në fakultete të tjera. Rektorja e Universitetit Politeknik, Tamara Eftimi, paraqet argumentet e saj kundër kësaj rregulloreje për zgjedhjet në fakultete, argumente të cilat siç shprehet ajo do t'ia paraqesë edhe ministrit të Shtetit e instancave përkatëse. Ndërsa në Ministrinë e Arsimit pohojnë të kundërtën. Që rregullorja është hartuar në bashkëpunim me rektorët e universiteteve. Drejtori i Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Agim Muçaj thotë se ajo është dorëzuar në kohë dhe se gjithçka është në rregull.
Ankesat
"Shkresa hyn në fuqi dy ditë para se të firmoset. Është fuqizuar në datë pesë nëntor dhe është firmosur më datë shtatë". Që këtu nis kontradikta sipas rektores së Universitetit Politeknik, Tamara Eftimi. Zëvëndësrektori, Agim Anxhaku, shton më tej se urdhri për fillimin e fushatës së zgjedhjeve në universitete, bashkëngjitur me rregulloren e këtyre zgjedhjeve ka mbërritur në universitetin Politeknik vetëm dje, të hënën, pasi i është dorëzuar një nëpunëseje të këtij universiteti ditën e shtunë në një aktivitet të vonë. "Sipas kësaj rregulloreje, senati zgjedh komisionin e zgjedhjeve të shkollës së lartë brenda një jave nga shpallja e zgjedhjeve për në shkollën e lartë. Por fill pas një jave ne marrin në dorë shkresën. A ka kohë për procedurën që ata urdhërojnë brenda këtyre limiteve kohore?" Ky është vetëm shqetësimi i parë i rektoratit të Universitetit Politeknik. Sipas tyre, problemi me këtë rregullore nis që me datën e hyrjes në fuqi, atë të firmosjes dhe datën e dorëzimit nëpër universitete, që rrjedhimisht vonon datën e dorëzimit të rregullores në fakultetet përkatëse. Njëri prej dekanëve të Universitetit Politeknik, Selam Meço tha dje për "Shekullin" se ende nuk është njohur me rregulloren për zgjedhjet në fakultetin ku është dekan, në atë të Gjeologji- Minierave. Ankesat shkojnë më tej, në përmbajtjen e rregullores së miratuar si edhe në procedurën për hartimin e saj. Rektorja Eftimi sheh në këtë procedurë të nxituar të hapjes së fushatës problemet kryesore. "Shumë problematik është edhe fakti që Ministria e Arsimit ka miratuar një rregullore të re pa shfuqizuar të parën, atë të propozuar nga vetë rektorët e universiteteve dhe të miratuar nga ish-ministri Et'hem Ruka", - thotë Eftimi. Më tej ajo shton se për të shkuar deri tek miratimi i një rregulloreje të re do të duhej të qe thirrur konferenca e rektorëve siç është bërë herë të tjera e mandej të vinte vulën ministri. Po cilat janë problemet në përmbajtjen e kësaj rregulloreje? Zv/rektori, Anxhaku shprehet se kriteret për pranimin e një kandidature në zgjedhje janë minimale. Sipas tij, "Ne me këto kritere nuk pranojmë as pedagogët e jo më shefat e departamenteve e ca më tepër rektorët e dekanët". Si rast konkret, ata përmendin një kriter të rregullores së vjetër që ndalonte kandidimin në zgjedhjet e universitetit të personave të dënuar dhe të shkarkuar për abuzime me detyrën. "Rregullorja e re pengon kandidimin vetëm të atyre pedagogëve që janë duke vuajtur dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale dhe kjo sipas nesh nuk është i mjaftueshëm si kriter ndalues. Ne kemi në Fakultetin e Mekanikës rastin e shkarkimit të një pedagogu si "maniak seksual" dhe kandidimi i tij nuk është aspak i ndaluar nga kriteret tejet liberale që ka parashikuar Ministria e Arsimit, e cila nga ana tjetër shfaqet tejet e centralizuar kur përjashton fakultetet nga zgjedhja e rregullores së tyre, e cila për hir të vërtetës nuk ka si të jetë e unifikuar për të gjithë në një kohë kur secili universitet ka specifikat e veta", - shprehet rektorja e Politeknikut, Eftimi.

Kriteri i rregullores së re që kundërshtohet me forcë nga rektorati i Universitetit Politeknik
Pedagogët në pension, jashtë garës zgjedhore në fakultete
"Nuk mund të kandidojnë për autoritete drejtuese të shkollës së lartë, personat që kanë plotësuar moshën e pensionit sipas legjislacionit në fuqi". Ky është kriteri i rregullores së re për zgjedhjet në fakultete që kundërshtohet me forcë nga rektorati i Universitetit Politeknik. Sipas rektores dhe zv/rektorit ky kriter del nga situata në të cilën janë sot fakultetet shqiptare, ku ndihet mungesa e stafit dhe ku është toleruar puna e pedagogëve edhe përtej moshës së pensionit. "E si mund t'i përjashtosh ata nga këto zgjedhje me arsyetimin se nuk plotësojnë kriterin e moshës. Rregullorja e mëparshme nuk kishte të tilla defekte serioze", - shprehet rektorja. Ajo thotë se për zgjedhjet në senate mund të jenë kandidatura edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave, të cilët zakonisht nuk janë të rinj në moshë, dhe nuk e sheh të arsyeshme që ato të pengohen që të hyjnë në garën zgjedhore, vetëm pse nuk plotësojnë kriterin e moshës. Nuk pajtohen përfaqësuesit e Universitetit Politeknik as me përshpejtimin e afatit për zhvillimin e zgjedhjeve. "Sipas vetë rregullores, zgjedhjet e radhës thirren jo më parë se një muaj para pëfundimit të mandatit të organit drejtues apo të autoritetit përkatës drejtues dhe jo më vonë se një muaj nga përfundimi i këtij mandati, në një kohë kur kjo pikë e rregullores është thyer tashmë pasi zgjedhjet janë thirrur rreth dy muaj e gjysmë para përfundimit të mandatit të një pjese të autoriteteve përkatëse drejtuese dhe kohët e caktimit e të skadimit të mandateve janë të ndryshme për autoritete të ndryshme të caktuara", - shpreh rektorja një shqetësim tjetër të saj.


Prononcim
Ministria: Rregullorja, shumë e mirë
Drejtori i Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Agim Muçaj, komenton shumë shkurt për "Shekullin" sa i përket dorëzimit të rregullores nëpër universitete. "Ia kam dorëzuar vetë në dorë dhe në kohë atyre të Universitetit Politeknik", - shprehet ai. Ndërsa në zyrën e shtypit të Ministrisë së Arsimit, të thonë se rregullorja është hartuar në bashkëpunim me të gjithë rektorët e universiteteve dhe se ka patur mbështetjen e plotë të rektorit të UT, Marenglen Spiro dhe shumë dekanëve. "I kemi shpërndarë në kohë rregulloret e reja të miratuara e të unifikuara, por nuk besojmë se unifikimi i këtyre rregulloreve cënon autonominë e universiteteve, aq më tepër që kemi patur parasysh edhe kërkesat e rektorëve përkatës për të caktuar kriteret dhe procedurën e zgjedhjeve të sivjetshme për në shkollat e larta", - shprehet përfaqësuesi i zyrës së shtypit në Ministrinë e Arsimit. Ai shton se e sheh si kërkesë totalitare atë të rektores Eftimi për kriterin e ndalimit nga kandidimi të atyre personave që mund të jenë shkarkuar nga fakulteti pa prova dhe kjo nuk duhet të bëhet pengesë sipas zëdhënësit, që pedagogu të kandidojë. Por në rastin tjetër, ai shprehet se heqja e të drejtës për të kandiduar të atyre personave që kanë mbushur moshën për pension, është mëse normale.

Vërejtjet
Pikat e dobëta të rregullores
7.4 "Nuk mund të kandidojnë për autoritete drejtuese të Shkollës së Lartë, personat që janë duke vuajtur dënim me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale"
7.5 "Nuk mund të kandidojnë për autoritete drejtuese të Shkollës së Lartë, personat që kanë plotësuar moshën e pensionit sipas legjislacionit në fuqi".
3.5 "Zgjedhjet e radhës thirren jo më parë se një muaj para përfundimit të mandatit të organit drejtues apo të autoritetit përkatës drejtues dhe jo më vonë se një muaj nga përfundimi i këtij mandati."
6.2 "Këshilli i fakultetit zgjedh Komisionin e Zgjedhjeve të fakultetit brenda një jave nga shpallja e zgjedhjeve për fakultetin..."

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 11:11 Edit Post Reply With Quote
Realiteti

Letër e panënshkruar

Duke marrë shkas nga Rubrika Juaj e mirënjohur e letrave, nga lëvizja antikorrupsion e kohëve të fundit si dhe nga emisioni "Ajsberg", që për të thënë të drejtën është hera e parë që nuk m'u duk bindës dhe me prova, vendosa t'u shkruaj për një shqetësim që nuk është personal, por lidhet me shumë studentë. Jam një student pa shkëputje nga puna në Fakultetin e Drejtësisë. Kam mbaruar Fakultetin e Shkencave (fizike) me mesatare 8.7 në vitin 1990 dhe pasi hyra disa herë në konkurs fitova të drejtën për të vazhduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të UT. Sigurisht që ishte një dëshirë e hershme për të studiuar jurisprudencë dhe meqë ata që janë pedagogë sot, bij të ish -sekretarëve të parë e të gjykatësve e prokurorëve të nomenklaturës së kuqe, na i morën të drejtat e studimeve për në Juridik atëherë, vendosëm që ta fillonim pas 10 vitesh nga mbarimi i gjimnazit. Mbarova vitin e parë me mesatare të përafërt me atë të fakultetit të parë, gjë që më dha hov për të vazhduar me dëshirë studimet. Mua më ka ndodhur ajo që studentja E.K. shkruante në edicionin e djeshëm të letrave, por jo me profesoreshën në fjalë, por me profesoreshë E.Çobani. Në lëndët e saj "E drejtë e krahasuar publike" dhe "Të drejtat e njeriut" kam ngelur deri tani tre herë. Tani nuk mund të kaloj në vitin e fundit pasi nuk kam kaluar këto dy lëndë dhe kam vendosur ta lë këtë fakultet, që me aq mund e sakrifica e fitova me konkurs dhe e vazhdova deri tani, duke punuar në dy punë për të mbajtur familjen. I kam lexuar këto dy lëndë më shumë se dhe lëndët ekzakte të fakultetit të parë dhe duke mos gjetur lidhje logjike i mësova gati përmendësh, por përsëri nuk arrita të marr notë kaluese. Disa shokë të mi më kanë thënë që kanë paguar nga 100 $ tre vjet më parë për të kaluar pengesa të këtij lloji, që nuk i lejonin të merrnin diplomën. Si lexues i "Shekullit" si student dhe si qytetar, ju ftoj të investigoni në këtë drejtim me anketime a forma të ndryshme. Një pyetje kisha për kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që do të luftojë korrupsionin në sistemin gjyqësor. Si mund të gjykojë drejt një gjykatës që është detyruar të paguajë kur ka qenë student për të fituar diplomen e Juridikut? Eshtë një nonsens, besoj. I nderuar z. Thano, duke ju kërkuar ndjesë lexuesve për mosidentifikimin tim, po e mbyll këtu këtë letër me dëshirën e mirë që ta botoni të plotë në gazetë, duke menduar se kontribuoj sadopak në zbulimin e së vërtetës dhe në luftën që opinioni shoqëror duhet t'i bëjë këtyre fenomeneve negative.





shek

Eshte shume tragjike, ky realitet.

Ne Gjermani psh ka rregulla te qarta dhe mund te shkosh deri ne gjygj ne rast se mendon se nje profesor te ka bere padrejtesi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-11-2002 nė 11:16 Edit Post Reply With Quote
"Studentët e mirë dhe pedagogët që çmotivojnë"
Letër e nënshkruar
E.K. Tiranë*

Duke lexuar artikullin në gazetën tuaj të ditës së diel për shkarkimin e pedagoges së Universitetit Juridik, Juliana Latifi (Fuga) ndjeva një lehtësim. Thjesht për faktin se mendova që e drejta fiton një ditë. Unë nuk e di nëse ajo pedagoge ka të drejtë (për rastin në fjalë). Unë thjesht mund të pohoj përvojën time si studente e këtij fakulteti. Kur hyra për herë të parë në lëndën e saj, mësova si për çdo lëndë tjetër. Si rezultat mora një notë negative, që nuk e prisja. Hyra për herë të dytë, lexova sigurisht më tepër. Provimi u dha në muajin nëntor. Dhe duke pritur që rezultatet të jepeshin pas një jave, ose të paktën brenda vitit, pyesja çdo ditë në fakultet për notën e kësaj lënde, pasi ka një rregull, që mund të ankohesh për notën brenda 24 orëve nga data që kanë dalë rezultatet. Por znj. Juliana i ka korrigjuar pas afro tre muajsh - atëherë kam arritur të marr vesh nga sekretaria se çfarë note kisha marrë. Sërish ishte negative dhe nuk kisha më asnjë mundësi të ankohesha. Kështu u futa për të tretën herë tepër pesimiste, përsëri rezutati ishte negativ, ndërkohë që në gjithë lëndët e tjera kam hyrë dhe kam arritur të marr notë pozitive e madje të kënaqshme. Studentë të tjerë që e njohin mirë këtë pedagoge, më thanë që më mirë mos u anko, se nëse e bën, kurrë nuk ke për të kaluar dhe do të djegësh gjithë fakultetin. Unë kam mbaruar një fakultet më parë, dhe ky është fakulteti i dytë. Kështu që e di shumë mirë kur mësoj dhe kur jam e papërgatitur. Tani jam në vitin e tretë dhe ende mbart lëndën "E drejtë civile" të znj.Latifi. Tani për mua kjo lëndë është kthyer në tmerr. Meqë kjo temë u hap unë do t'u lutesha gazetarëve të intervistonin sa më shumë studentë të saj. Unë nuk mendoj se dekani i fakultetit, dhe drejtuesit e Ministrisë së Arsimit do të donin të prishnin imazhin e tyre për t'i bërë një "padrejtësi" znj. Juliana, aq më tepër tani që mediat dhe gjithë opinioni janë aq të ndjeshme ndaj shkarkimeve, korrupsionit, apo ryshfeteve. Kam besimin se nëse investigohet nga gazetarët kjo çështje, do të arrijnë në qëndrimin tim dhe të shumë studentëve të tjerë, se studentët e mirë dhe që e kanë pasion një degë nuk meritojnë pedagogë që vetëm të çmotivojnë. (studente e korrespondencës viti i III. Ju lutem të më kuptoni, që nuk mund ta shkruaj emrin e plotë për sa kohë që ajo është ende pedagoge në universitet)

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-11-2002 nė 22:52 Edit Post Reply With Quote
Zgjedhjet në shkollat e larta dhe një artikull"

Prof.Dr.Ismail Demneri
Tiranë

Institucioni i zgjedhjeve në shkollat e larta, sipas ligjit të Arsimit të Lartë, është një arritje e demokracise sonë ende të brishtë. Përvoja është e re në këtë fushe natyrisht lind probleme e diskutime te shumta, te cilat konsiderohen te justifikueshme. Personalisht, zgjedhjet do t'i quaj të arrira kur si autoritete drejtuese të të gjitha niveleve kur nga ato dalin vetëm vlerat shkencore dhe njerezore. Me vjen mire qe gazeta "Shekulli", i lë vend të rendesishem kësaj çështje ne numrin e saj të datës 12 nëntor. Në shkrim nuk dua të jap mendime te plota për këtë temë kaq të gjere, po ashtu, as për të gjitha çeshtjet e ngritura nga znj. Tamara Eftimi, rektore e Universitetit Politeknik. Por, deshiroj te ndaloj në komentin që ajo i bën nenit 7.5 të Rregullores së re te zgjedhjeve, të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, i cili nen i ndalon të kandidojnë për postet drejtuese kanditaturat e personave qe kanë mbushur moshën e pensionit, nderkohe qe nuk e ben kete pengese per konkurrimin e tyre për anëtarë të senateve dhe keshillave shkencore te shkolles se lartë. Sipas saj, ky nen, qenka i padrejtë sepse (po citoj zonjen Rektore) "..nga situata ku janë sot fakultetet shqiptare, ku ndihet mungesa e stafit dhe ku është toleruar puna e pedagogeve jashte moshes së pensionit". Lidhur me kete problem, them se, Rektorati i Universitetit Politeknik, i drejtuar nga znj. Eftimi, me qendrimet e tij veçse e ka agravuar këtë situatë. Ndryshe nga universitetet e tjera, ai rektorat dhe veçanërisht ajo rektore ka larguar pedagogë të afirmuar kunder vullnetit dhe nevojave të fakulteteve. Në shkrimin e dates 12 shihet se citohet vetëm një nga katër fakultetet e universitetit. Dekani i tij, madje duke u pozicionuar per problemin e zgjedhjeve, nuk e kundërshton Rregulloren e re te Ministrise se Arsimit e të Shkencës, por deklaron se "ende nuk eshte njohur me rregulloren per zgjedhjet ne fakultetin ku eshte dekan, në atë të Gjeologji-Minierave"(sepse nuk ju është dërguar atyre për njohje po nga ky rektorat). Unë nuk e di nëse znj. Eftimi dëshiron të kandidojë për postin e Rektores. Neni 7.5, me sa duket e skualifikon atë edhe mua dhe ndoshta edhe të tjerë. Megjithatë, mendoj se asaj nuk i takon ky post jo thjesht se e pengon ky nen. Për mendimin tim e pengojnë kualitetet e saja shkencore, aftësitë drejtuese administrative. I bëj thirje znj. Eftimi, lërini të kandidojnë ata që e meritojnë dhe le të fitojë më i miri.



shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 3-12-2002 nė 13:48 Edit Post Reply With Quote
SHPU

Hapen 15 shkolla, pasuniversitare
Me vendim te Keshillit te Ministrave eshte miratuar hapja e 15 shkollave te reja pasuniversitare, duke e cuar numrin ne total ne 465. Diplomat e tyre jane te barazvlefshme me masterin dhe njihen ne disa prej shkollave europiane.

Rajmonda Lajthia

Rritet numri i shkollave pasuniversitare. Me propozim te Ministris se Arsimit dhe Shkences dhe me vendim te Keshillit te Ministrave eshte miratur hapja e 15 shkollave te reja pasuniversitare. Tashme te rinjte, qe perfundojne universitetin do te kene me teper shanse, te thellojne njohurite e marra ne universitet, si dhe te mbajni mbi supe nje grade me te larte, se diplloma e shkolles se larte. Numri ne total i shkollave pasuniversitare, se bashku me shkollat qe do te hapen do te arrin ne 465. Zhvillimet e sotme te shkences e teknologjise, kerkesat e reja te ekonomise se tregut, ka bere qe nga vitit ne vit te rritet interesimi i specialisteve te fushave te ndryshme, per kualifikim te metejshem ne kurset e shkollat e sistemit pasuniversitar. Ndersa ne kurset e specializimit e te kualifikimit, thellohen njohurite e marra ne universitete, duke i dhene perparesi formimit profesional, ne shkollat pasuniversitare, zhvillohen aftesite, per pune te pavarur kerkimore shkencore qe kurorezohen ne perfundim te tyre me me pergatitjen e mikrotezes. Diplomat qe japin SHPU-te jane ekuivalente me masterin dhe disa prej tyre, njihen edhe ne univeritete te ndryshme europiane. Shkollat qe do te happen do te prekin pothuajse te gjitha fushat e arsimit. Pozitive ne kete kontekst eshte bashkepunimi i universiteteve shqiptare, me ato te huaja, per te ritur cilesine e SHPU-ve. Disa universitete te Tiranes bashkepunojne me nje sere universitetesh te europiane si me fakultetin e Leuvenit ne Belgjike, Grendes ne Spanje, Selanikut ne Greqi etj. Fakulteti ekonomik eshte i lidhur me fakultetin ekonomik te Menebroskes te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per deget Administrim Biznesi dhe Administrim Publik. Ne universitetin e Tiranes do te happen disa SHPU, te cilat do te trajtojne probleme, te studimeve europiane, si juridik, histori, letersi.




--------------------------------------------------------------------------------
03/12/2002
korrieri

Ne Shqiperi kur mbaron nje shkolle pasuniversitare (SHPU) te japin nje diplome qesharake me keq se ato kur mbaron fakultetin, thjesht nje lloj deshmie qe ke mbaruar nje SHPU, ku mungon grada shkencore e studentit apo cilesimet perkatese si magister, apo doktor i shkencave. Ne akoma s'po dime te marrim eksoeriencat me te mira nga arsimi bashkekohor dhe metodat e tyre te punes

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 19-1-2003 nė 14:50 Edit Post Reply With Quote
Forumi Demokrat Studentor: "Islami dhe Memushi te japin doreheqjen"
Forumi Demokrat Studentor ka kerkuar doreheqjen e ministrit te Financave Kastriot Islami dhe atij te Arsimit, Luan Memushi, pasi, sipas tyre, "jane autore te skandalit financiar te grabitjes se rreth 1.5 milion dollareve, fond ky i universiteteve shqiptare". Kryetari i FDS Kreshnik Collaku, deklaron se ministrat Islami dhe Memushi me kete operacion te erret financiar, pervecse shkelin dhe thyejne ligje dhe urdheresa te qeverise , por demtojne seriozisht edhe aktivitetin e universiteteve, pavaresine dhe autonomine financiare te tyre. "FDS, per paaftesi menaxhuese ne institucionin e Ministrise se Financave dhe si kryearkitektin e ketij operacioni financiar, kerkon doreheqjen e menjehershme te ministrit Islami. FDS, per paaftesi menaxhuese dhe mungese vizioni ne aplikimin e reformave ne arsimin e larte dhe si dhunues te autonomise finaciare dhe akademike, kerkon doreheqjen e ministrit te Aresimit, Memushi", thekson Collaku. Pritet shume shpejt qe grupi i parlamentar reformator te paraqese edhe nje mocion mosbesimi ndaj ketyre ministrave ne Kuvend. FDS me kete rast u ka bere thirrje studenteve, pedagogeve te universiteteve shqiptare, qe te ngrene zerin dhe te protestojne perball ketij skandali, duke e konsideruar te ardhmen e universiteteve, si nje problem qe ju perket te gjitheve, pa dallim bindjesh apo perkatesish partiako- politike.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2003 nė 21:20 Edit Post Reply With Quote
Kur koha kërkon ndryshime


"Ja përse po kandidoj për postin e rektorit të UT"
Pa autonomi të mirëfilltë financiare nuk ka motivim për shtimin e burimeve
Një veprimtari e mirfilltë shkencore, tipar karakteristik për një universitet modern, ka edhe "faturën" e vet
Një kosto më e lartë shkollimi do të duhet të shoqërohej edhe me liberalizim të afateve të studimit
Propozimet euforike të një liberalizimi pa kushte i çmoj si të pabazuara dhe të dëmshme për cilësinë e përgatitjes.
Jam për një shtim të ndjeshëm të kapaciteteve të pranimit të studentëve por atje ku janë mundësitë.
Dhe caqet e tyre i përcakton llogaritja e saktë e kostos dhe garancia e sigurimit të një personeli dinjitoz


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Periudha e zgjedhjeve në universitetet e vendit është një rast që duhet shfrytëzuar për t'u hapur rrugë proceseve transformuese, të cilat koha i ka bërë imperative.

Duke kandiduar për postin e rektorit të Universitet të Tiranës kam menduar me ndjenjë të lartë përgjegjësie, cilat drejtime do të ishin ato ku duhej përqëndruar vëmendja e përpjekjet për ndryshime.

Në dhjetë vitet e fundit kam pasur rastin të qendroj per periudha relativisht jo të shkurtra në disa universitete perëndimore. Si kordinator i projektit TEMPUS të Departamentit të Matematikës dhe si pjesëmarrës në takime disa ditore të Rrjetit Europian të Matematikes më është dhënë mundësia të njoh më thellë edhe mekanizmin e jetës universitare dhe të drejtimit të saj. E them me bindje se mbresa e parë mjaft e fortë e imja ka qenë autonomia reale që gëzonin këto struktura. Ajo ishte diçka që binte në sy në çdo problem që trajtohej e shtrohej për zghidhje, por mbi të gjitha ishte e rrënjosur në mentalitet, ashtu siç kishim ne që vinim nga bota e Lindjes, të ngulitur mëndësinë e varësisë nga qendra burokratike të gjithëpushtetshme, te të cilat duhet të drejtoheshe edhe për "një gozhdë". Autonomia e tyre ishte e prekshme në shpirtin më të guximshëm të inisiativës, në ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë, në idetë më konkuruse për të qenë më efikasë në garën e fortë në tregun intelektual.

A kanë universitetet tona një autonomi të tillë? Ndonse është hedhur ndonjë hap, jam i mendimit se jemi larg standarteve perëndimore të një autonomie substanciale. Vetë ligji i arsimit të lartë, i parë tani edhe nga këndvështrimi i zbatimit praktik të tij, ka një varg mangësish, që burojnë nga mungesa e përvojës por edhe nga mëndësia e mëparshme së cilës, dashur pa dashur, vazhdojmë t'i paguajmë haraç.

Që këtej rrjedh logjikshëm se hapi i parë është nxitja e fuqishme e bazës universitare për të ushtruar trysninë e nevojshme për amendimimin e Ligjit, në nenet që kanë të bëjnë me autonominë. Eshtë e domosdoshme të saktësohet në trajtë eksplicite, pa ekuivoke, autonomia substanciale e Universitetit, dhe të mbyllen të gjitha shtigjet, që bëjnë të mundur të përvidhen në praktikë, ashtu siç ka ndodhur, skemat e vjetra centralizuse, që pengojnë apo gjymtojnë inisiativën në shtratet prokrustriane të burokracisë e dëshirës për komandim, që ka mbetur një atavizmë e politikës. Ekziston tanimë një përvojë, mbështetja në të cilën jep mundësi të artikulohen saktë aktet e duhura nënligjore, për ta plotësuar tërë kuadrin.

Pjesë thelbësore e autonomisë është autonomia financiare. Pa autonomi të mirëfilltë financiare nuk ka motivim për shtimin e burimeve, nuk ka preokupim për menaxhim sa më të zhdërvjelltë dhe racional të tyre, ulen shanset e një përdorimi më efektiv të mjeteve financiare. Autonomia domosdoshmërisht duhet të shtrihet, në të gjitha aspektet e saj, deri në nivelin e departamenteve, duke ia këputur fijet çdo prirjeje për centralizim.

Natyrisht, lufta e vërtetë bëhet në truallin e zbatimit të autonomisë. Një universitet, drejtuesit e të cilit bëjnë sikur janë garantë të autonomisë dhe nga ana tjetër pajtohen me shkelje të saj nga të tjerët apo veprojnë në kundërshtim me frymën e saj, është i cënuar në dinjitetin e tij. Autonomia nuk është qellim në vetvete. Ajo është një mjet i sprovuar që i hap horizonte përparimit. Universiteti i Tiranes është perpara një sfide të madhe. Ai duhet të shndërrohet në një universitet modern të tipit perëndimor, që të ecë në koherencë të plotë me rritmet e epokës dhe të jetë i integruar denjësisht në rrjedhat e shkencës bashkëkohore.

Në etapën e tanishme çmoj si përparësi themelore kapërcimin e shpejtë të zbehjes së fortë, për të mos përdorur fjalën zvetënim, të veprimtarisë kërkimore, që u bë dukuri ndër më negativet e periudhës së tranzicionit. Shkundja e apatisë është në dorën tonë. Ajo fillon me gjallërimin e formave tradicionale të jetës shkencore, me kërkesat për evidentimin e rezultateve dhe domosdoshmërisht me rikrijimin e normalitetit në publikimin e arritjeve me vlerë, me fjalë të tjera një politikë botimesh për t'u ballafaquar me opinionin shkencor vendas e të huaj.

Një veprimtari e mirfilltë shkencore, tipar karakteristik për një universitet modern, ka edhe "faturën" e vet. Prandaj caktimi johipotetik në buxhetin e universitetit dhe lëvrimi real i mbështetjes financiare posaçërisht për veprimtarinë shkencore dhe krijimin e infrastrukturës adekuate në sherbim të saj është domosdoshmëri.

Autonomia krijon mundësi për të ndërmarrë përpjekje shumë më serioze për angazhimin tonë në projekte të përbashkëta me organizmat ndërkombë-tare, një rrugë kjo mjaft efikase për integrimin e mirëfilltë të strukturave tona shkencore me strukturat e huaja analoge.

Kemi edhe një kapacitet intelektual, të cilin nuk kemi ditur ta shfrytëzojmë në dobi të zhvillimit të universitetit tonë. Ka tanimë një numër ish punonjësish të UT-së, që punojnë denjësisht në institucione prestgjioze të vendeve të tjera. Pëveç ndihmës që mund të japin për kualifikimin e personelit akademik në qendrat ku punojmë, ata mund të ndihmojne për përmirësimin e laboratoreve, kabineteve, bazës materiale në përgjithësi dhe mund të angazhoheshin edhe drejtpërdrejt në afate të caktuara në Universitetin tonë.

Të gjitha këto nisma do t'i shtonin hullitë e integrimit, pa të cilin Universiteti i Tiranës do të dënohej të mbetej një universitet provincial. Perspektivë hap në këtë drejtim Deklarata e Bolonjës. Aderimi në këtë nismë, ndryshimet në programet në pajtim me zbatimin e saj, përbëjnë një shans të afrimit të shkollimit tonë universitar me atë perëndimor.

Megjithë mjetet e sotme shumë të shpejta të komunikimit, kontaktet shkencore të drejtpërdrejta janë intensifikuar së tepërmi. Në periudhat kur kam qenë për kulifikim shkencor jashtë vendit, kam vënë re se një pjesë e personelit mësimor-shkencor në çdo kohë është në qendra të tjera të huaja. Lëvizin shumë, madje ca më shumë në vendet e vogla. Pra, nëse e kemi me gjithë mend zhvillimin e universitetit, do të ishte tepër e dobishme të lehtësohej lëvizja, nëpërmjet ndërmarrjes së hapave serioze për pajisjen me pasaporta shërbimi të profesoratit në përgjithësi e të specialistëve të kualifikuar, duke filluar nga anëtarët e Senatit dhe duke u shtrirë dora-dorës më tej.

Punën e bëjnë njerzit. Në Universitetin e Tiranes kërkesat për një veprimtari shumë të kualifikuar, të zhvilluar në nivel të lartë dhe shkencor do të rriten; intesifikimi i kërkimit do të shtojë tendosjen intelektuale. Për t'i motivuar punonjësit, edhe shpërblimi duhet të jetë dinjitoz. Prandaj është i nevojshëm rishikimi i pagave ekzistuese dhe në të njëjtën kohë edhe caktimi i tarifave sipas një hierarkie vlerash për veprimtari të kualifikuar, që sot për sot kryhet vetëm në disa universitete. Me fjalë të tjera, të pranohet edhe ideja e shkallëzimit, por jo sipas standarteve të tanishme.

Përsa i takon shpërblimit, ka një defekt, i cili duhet ndrequr sa më shpejt. Eshtë fjala për orët mësimore mbi normën apo të punonjësve të jashtëm. Vlerësimi i tanishëm është qesharak, i papajtueshëm me logjikën ekonomike, i caktuar pa kritere të arësyshme, i barabartë pavarësisht nga shkalla e kualifikimit. Veç barrierave sasiore, ai me karakterin e vet denigrues e jonxitës është bërë pengesë reale edhe për shfrytëzimin e kapaciteteve jashtë strukturave univrsitare që duam t'i tërheqim në veprimtarinë mësimore si të jashtëm.

Një pikë tjetër që meriton vëmendje është liberalizimi i universitetit. Propozimet euforike të një liberalizimi pa kushte i çmoj si të pabazuara dhe të dëmshme për cilësinë e përgatitjes. Jam për një shtim të ndjeshëm të kapaciteteve të pranimit të studentëve por atje ku janë mundësitë. Dhe caqet e tyre i përcakton llogaritja e saktë e kostos dhe garancia e sigurimit të një personeli dinjitoz. Do të pranonim mbingarkesën e pedagogëve të kualifikuar që kemi, por nuk do të pajtoheshim kurrsesi që ato të mos shpërbleheshin ashtu siç e meritojnë, deri në dyfishimin e pages kur përballojnë ngarkesë dyfishe.

Eshtë tanimë një nevojë e kohës vënia e tarifave më të larta për shkollimin universitar për të gjithë studentët. Por kjo do të përligjet kur këto të ardhura të përdoreshin për një modernizim të Universitetit; per kushte më të mira studimi; për laboratore më të pajisura; per qendra zëri në salla ku zhvillohen leksione me një një numër relativisht të madh studentësh; për shpërblime pedagogëve që punojnë në kushte të sforcuara e jo për të mbushur ndonjë vrimë buxheti. Sepse një dikasteri, krejt në kundërshtim me ligjin, mund t'i teket të bllokojë të ardhurat dytësore, që burojnë nga ky fluks i shtuar studentësh, siç ndodhi në mënyrën më skandaloze sivjet. Drejtuesit e universitetit e kanë për detyrë shtetërore edhe morale të luftojnë kundër shkeljeve të tilla.

Një kosto më e lartë shkollimi (por sërish mjaft më e ulët se në universitetet perëndimore) do të duhet të shoqërohej edhe me liberalizim të afateve të studimit, për t'u krijuar mundësi studentëve që për të përballuar shpenzimet e shkollimit, të punësohen me orë jo të plota.

Studentët duan të kenë në dorë të paktën literaturën bazë. Eshtë detyrim për petagogët që ta hartojnë atë. Shumëfishimi mbetet një problem gangrenë, moszgjidhja e të cilit na ka kthyer edhe prapa në forma të vjetëruara e të papranueshme të ekspozimit të materialit në auditor. Këtu kërkohet të gjenden mekanizmat e nevojshme, nëpërmjet shtimit të subvencioneve nga ana e shtetit, që të ndryshojnë rrënjësisht rritmet e botimeve. Subvencionet e shtetit të nxitin punën më të kualifikuar, prandaj duhet menduar edhe për konkurime sipas titujve, gradave dhe aktivitetit shkencor apo edhe konkurse për "pojekt-tekstesh" për lëndët themelore që zhvillohen në disa universitete. Nuk është e arësyeshme "shpërndarja gjeografike" e subvencioneve për tekstet, sepse me këto kritere janë subvencionuar tekste, të hartuara nga njerëz pa kualifikimin e nevojshëm ose që sa janë rregjistruar në SHPU, madje paralele me tekstet e UT-së. Kjo nuk pengon askënd që të botojë privatisht librat e veta e t'i hedhë ato në treg.

E fillova me autonominë dhe po i rikthehem edhe një herë në fund nga një tjetër këndvështrim. Autonomia do të degjeneronte në anarki nëse nuk do të disiplinohej nëpërmjet demokratizimit të jetës universitare në të gjitha nivelet. Marrja e vendimeve të pjekura kërkon transparencë, alternativa zgjidhjesh të problemeve, debate diskutime të thelluara. Natyrisht, Senati i Universitetit duhet të jetë shëmbëlltyra e një organizimi të tillë demokratik. Stategjitë dhe politikat e zhvillimit, mbështetja me përparësi e programeve të caktuara, përcaktimi i kritereve dhe parametrave për vlerësime reale, etj, këkojnë përvijimin e një problematike të studiuar për shqyrtim dhe një angazhim serioz të anëtarëve të Senatit. Një përpjekje për të arritur në zgjidhje sa më të argumentuara aq edhe konsensuale. Natyrisht, angazhimi serioz dhe i përkushtuar në trajtimin e problematikave më komplekse e sidomos të atyre të lidhura me zhvillimin perspektiv, duhet të shoqërohet me shpërblimin adekuat të punës dhe pjesëmarrjes në mbledhjet, që doemos duhet të jetë të paktën dyfish më i lartë se ky i tanishmi.

Të shenjta janë parimet e lirisë akademike dhe të autonomisë institucionale, që garantojnë zhvillimin, por edhe mbeten dy shtylla bazë e të pacënushme të lidhjes së Univesitetit me Shtetin dhe mbarë shoqërinë shqiptare.


KUSH ESHTE PETRAQ PETRO

-Eshtë diplomuar në degën e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës më 1965.
-Ka fituar gradën e Kandidatit të Shkencave, pas mbrojtjes për shkallën e parë të kualifikimit pasuniversitar të disertacionit "Studimi i disa unazave në klasën e unazava euklidiane", më 1980.
Me disertacionin "Kuazi-idealet në disa struktura algjebrike dhe ndikime të ketyre strukturave per modernizimin e lëndës së algjebrës" të mbrojtur më 1986 për shkallën e dytë të kualifikimit pasuniversitar merr gradën e Doktorit të Shkencave.
-Eshtë punonjës mësimor-shkencor me stazh 38-vjeçar i Departamentit të Matematikës në FSHN. I janë akorduar titujt shkencorë Docent(1983) dhe Profesor(1991). Ka qënë pergjegjës i Katedrës së Algjebrës e të Gjeometrisë(1987-1993), Kryetar i Këshillit të Degës së Matematikës(1991-1994)dhe aktualisht është Përgjegjës i Seksionit të Algjebrës, që nga viti 1993. Eshtë anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës (nga viti 1999) dhe i Këshillit Shkencor të FSHN-së(nga viti 1990).
-Ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Matematikës (Zurich 1994), në të cilin ka paraqitur një punim shkencor.
-Ka qënë anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor(1993-1997).
-Eshtë autor i 9 teksteve universitare dhe pasuniversitare dhe i një monografie.
-Ka botuar 14 artikuj shkencorë ndër to edhe në revistat prestigjioze ndërkombëtare "Semigroup" "Forum dhe "Communicatios in Algebra" dhe ka udhëhequr pesë disertantë, që kanë fituar gradën e Doktorit të Shkencave.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2003 nė 09:46 Edit Post Reply With Quote
Rrokaj: “Duhet të ndryshojë ligji për arsimin”

Fillon gara për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tiranës

Elda Spaho
Sot zgjidhet rektori i Universitetit të Tiranës. Në kandidim marrin pjesë katër figura të njohura të botës akademike shqiptare, njëra prej të cilëve është ajo e rektorit aktual, Maringlen Spiro. Tre kandidatët e tjerë janë Shezai Rrokaj, Adem Tamo dhe Petraq Petro, të cilët mbajnë tituj dhe grada shkencore përkatësisht në Fakultetin e Historisë -Filologjisë, atë të Shkencave Sociale dhe Fakultetin e Shkenave të Natyrës. Kandidimi do të nisë paradite në godinën e Rektoratit dhe sipas rregullave, do të jetë Senati i Universitetit, ku bëjnë pjesë dekanët e fakulteteve të Tiranës, ai që do të votojë rektorin e ardhshëm.
Një prezantim ndryshe
Nuk ka ndodhur shpesh që një kandidat për rektor të vijë nga Fakulteti i Histori-Filologjisë. I vetmi që mund të kujtohet prej vitesh me radhë, është ish-rektori Ethem Lika. Dhe nuk ka ndodhur kurrë që një kandidat i tillë të japë një konferencë shtypi, ku t’i njohë njerëzit me ato çka ai dëshiron të ndryshojë. Por dje, një gjë e tillë ka ndodhur. Përgjegjësi i departamentit të gjuhësisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Tiranës, Shezai Rrokaj, ka qenë i vetmi ndër kandidatët për rektor që ka dalë me një platformë publike. Ndryshe nga tre kolegët, e njëkohësisht rivalët e tij, që kanë preferuar të mos i bëjnë publike idetë e tyre, Rrokaj ka dhënë një konferencë shtypi mesditën e djeshme, ku ka shtjelluar idetë e tij, në syrin e një rektori të ardhshëm. Rreth 24 orë para fillimit të votimit, Rrokaj pohoi para kamerave e gazetarëve të ndryshëm se ishte pro një autonomie thelbësore të universitetit, që do të ishte së pari, një autonomi financiare. Në fakt, konferenca e shtypit, sipas tij, nuk ishte planifikuar të zhvillohej kaq afër datës së votimit, por Rrokaj e ka marrë vesh këtë të fundit vetëm dy ditë më parë. “Data e votimit të kandidaturave vendoset nga ministri i Arsimit dhe mua më është komunikuar vetëm ditën e hënë rreth orës 11.30”, -tha përgjegjësi i katedrës së gjuhësisë.
Platforma
Shezai Rrokaj nuk ka harruar të premtojë dorëheqjen e tij nga posti i rektorit, nëse brenda 1 viti e gjysmë nuk do të arrijë të realizojë pikat kryesore të platformës së tij. Këto të fundit ishin gjerësisht të përqëndruara në autonominë e universitetit. Rrokaj e kishte ndarë platformën në tre pjesë ku kishte përcaktuar pika realizimi për secilin nga tre vitet e mandatit të rektorit. Brenda vitit të parë, ai synon të fusë tarifën e regjistrimit në të gjitha universitetet, çka do të thotë se shqiptarët duhet të fillojnë të paguajnë nëse duan të shkollohen. Brenda një viti e gjysmë, Rrokaj, që është njëkohësisht edhe një nga dy autorët e abetares “Shkronjë pas shkronje”, fituese e konkursit mbarëkombëtar verën e kaluar, ka ndër mend të kërkojë ndryshime të disa neneve të ligjit mbi arsimin e lartë, të cilat do të siguronin pavarësi thelbësore universitetit. Ai ka kërkuar dje transparencë të plotë dhe decentralizim në shpërndarjen e buxhetit të brendshëm të fakulteteve. Rrokaj ka përcaktuar si shumë të rëndësishme edhe hapjen e një llogarie të veçantë bankare për fakultetet si dhe rritjen e rrogave të pedagogëve. Ai ka patur edhe një kapitull më vete mbi studentët dhe nxitjen e një jete më aktive. Rrokaj ka parashikuar që një pjesë e tyre të punësohen part-time brenda fakulteteve ku studiojnë, për të kryer kundrejt pagesës shërbime të nevojshme. Ai i ka mëshuar shumë edhe idesë së bashkëpunimit me firma e biznese të ndryshme, në kuadrin e investimeve në fakultete dhe punësimeve të studentëve. Por si kusht të padiskutueshëm të realizimit të këtyre pikave, Shezai Rrokaj ka vënë autonominë, sidomos financiare, të universiteteve shqiptare nga shteti.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-1-2003 nė 08:57 Edit Post Reply With Quote
Universitetet, rektore me balotazhe
Dr Jani Dode eshte rizgjedhur ne Elbasan ndersa ne raund te dyte, kaloi rektorati i Tiranes

Balotazh dhe disa raunde per universitetet e Tiranes dhe Elbasanit. Dje, votimi per zgjedhjen e rektorit te Universitetit te Tiranes perfundoi ne balotazh, mbas votimit te senatit te ketij institucioni qe perbehet nga 36 anetare. Per postin e rektorit te Universitetit te Tiranes, konkuruan Prof Dr Marenglen Spiro, rektori aktual, Prof Dr Shezai Rrokaj nga Fakulteti i Historise dhe Filologjise, Prof Adem Tamo nga Fakuleti i Shkencave Sociale dhe Prof Petraq Petro nga Fakulteti i Shkencave te Natyres. Ne votimin e 36 anetareve te senatit rezultuan 14 vota per Shezai Rrokaj, 10 vota per Marenglen Spiron, 5 vota per PetraqPetron dhe 4 vota per Adem Tamon, nderkohe qe 3 vota jane konsideruar te pavlefshme. Senati do te votoje perseri neser, per rektorin e Universitetit te Tiranes. Ndersa ne Elbasan, dje u zhvillua raundi i trete i votimit per kreun e universitetit. Prof dr Jani Dode, rektori aktual, ka fituar perballe Ziso Thomallarit, dekan i fakultetit te shkencave te natyres. Dr Dode siguroi 8 vota nga 6 qe mori kandidati tjeter Thomallari. Procesi i zgjedhjes se Rektorit te Universitetit te Elbasanit, nisi me 24 Janar, disa dite pas perfundimit tezgjedhjeve per dekanet e fakulteteve te ketij universiteti. Rektori i rizgjedhur Dode, eshte shprehur per vazhdimin e reformes ne institucionin qe do te drejtoje dhe per 3 vjet. Gjate mandatit te kaluar, u arrit te rikonstruktohej dhe modernizohej teresisht ky universitet me 7 fakultete dhe 7 900 nxenes, me i madhi ne vend, pas atij te Tiranes. Ndersa ne vitet e ardhshme sipas rektorit te sapozgjedhur, do te synohet nje reforme ne drejtim te rritjes me cilesore te pergatitjes se studenteve. S.K




--------------------------------------------------------------------------------
30/01/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 4-2-2003 nė 11:48 Edit Post Reply With Quote
Rrokaj Rektori i ri i Universitetit te Tiranes

Rektoi i ri ka premtuar autonomi të plotë të universitetit dhe përmirësim të financave në fakultete


Nga Olimbi Velaj




Shezai Rrokaj, rektori i sapozgjedhur, ka formim gjuhësor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe në Francë, ai është autori i një varianti fitues të abetares shqip vitin e kaluar

Me gjysmë ore vonesë, pas një zallamahie të madhe trafiku për shkak të mbërritjes së Romano Prodit, senati i Universitetit të Tiranës ka zgjedhur dje pas balotazhit të dy ditëve më parë, rektorin e tre vjetëve të ardhshëm, filologun Shezai Rrokaj. Pas një gare të fortë, ku pluset rreshtoheshin sa përbri emrit të njërit kandidat, aq edhe përbri emrit të tjetrit, më në fund kandidati fitues ndaj rektorit aktual, Marenglen Spiro, mundi të kalonte me tri vota përpara, duke kapur numrin 18 të votave pro për të dhe duke e lënë rivalin në kuotën e 15 votave. Në senatin prej 35 vetësh, dje abstenuan vetëm dy përfaqësues. Automatikisht, pas procedurave administrative që nuk zgjasin më shumë se një javë, rektori i ri do të fillojë punën. Ndërkohë mbetet për t' u zgjedhur zëvendësrektori, i cili sipas pohimeve të djeshme të Rrokajt, do të jetë nga një fakultet tjetër dhe për të cilin ai ka menduar.
Katër ditë më parë, kur konkurrenca për vendin e rektorit ishte mes katër kandidatëve, Shezai Rrokaj publikoi se ç'do të bënte nëse zgjidhej ai në postin e rektorit të Universitetit të Tiranës, aktualisht më i madhi dhe më i rëndësishmi në vend.
Ai pohoi se do të japë dorëheqjen nga posti i rektorit po qe se nuk arrin të realizojë brenda një kohe prej një viti e gjysmë pikat kryesore të platformës së tij. Autonomia e Universitetit është qëllimi i rektorit që sapo fitoi dje zgjedhjet në senat. Rrokaj e ka ndarë platformën në tri pjesë, që përkojnë saktësisht secila me vitet e qëndrimit të tij në postin e rektorit. Në vitin e parë, ai premtoi të aplikojë tarifën e regjistrimit në të gjitha universitetet. Kjo do të mbushë arkën e fakulteteve dhe do t'i bëjë njëherësh shtetasit e interesuar për ndjekjen e universitetit të paguajnë para. Po brenda gjysmës së mandatit ai synon që të arrijë të ndryshojë disa nene në ligjin për arsimin e lartë në vend. Të gjitha këto për të arritur në decentralizimin e universitetit dhe në një pavarësi të lartë të tij. Ndërsa për "rrugën e parave" Rrokaj ka shprehur në platformë se do të kërkojë transparencë të plotë dhe decentralizim në shpërndarjen e buxhetit të brendshëm të fakulteteve. E domosdoshme dhe imediate është përcaktuar nga rektori i ri edhe hapja e një llogarie bankare më vete për fakultetet, si dhe rritjen e pagave të pedagogëve. Një synim më vete në platformën e Rrokajt është afrimi i studentëve dhe nxitja e një jete më aktive studentore. Ai ka pohuar se një numër studentësh mund të punojnë në fakultetet ku mësojnë. Duke sugjeruar punën me kohë të pjesshme, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në universitetet e botës, Rrokaj synon ta hapë fakultetin edhe si një front të mundshëm pune, ku studentët mund të jenë të dobishëm për të kryer kundrejt pagesës shërbime. Fakultete të hapura ndaj bizneseve, si dhe investime në bashkëpunim me bizneset kanë qenë dy nga prioritetet që Rrokaj nuk ka harruar t'i përmendë në platformë.

Ish-rektori
Marenglen Spiro, rektori që u shfuqizua nga ky post pas zgjedhjeve të djeshme, vinte nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Ai do të qëndrojë në karrigen e rektorit edhe një javë, deri në mbarimin e procedurave zyrtare të legalizimit të rektorit të ri. Spiro largohet nga kryesimi i rektoratit pas pesë vjetësh rektor, ku në dy vitet e para ishte i emëruar dhe në tre vitet më pas vijoi këtë detyrë pas zgjedhjeve të para universitare në shkollat e larta të Shqipërisë. Ndërkohë, në ceremoninë e shkurtër që u bë dje pas zgjedhjes së pedagut të gjuhësisë, Shezai Rrojkaj, Spiro mbajti fjalën e fundit të dorëzimit të stafetës. Rektori Marenglen Spiro falënderoi bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij, pasi uroi për detyrën e re rektorin e sapozgjedhur. "Falënderoj kryetarin e komisionit, zotin Adem Mezini, dhe komisionin e apelit, si dhe të gjithë personat e tjerë që na kanë ndihmuar në realizimin e kësaj fushate", - tha Spiro, i cili tërhiqet nga ky post pas një periudhe relativisht të gjatë në krye të universitetit më të rëndësishëm të vendit.

Rektori i ri
Shezai Rrokaj, ish-pedagogu dhe shefi i katedrës së gjuhës shqipe në Fakultetin e Histori-Filologjisë pas zgjedhjes rektor, tha: "Unë jam mjaft i emocionuar dhe kjo është mjaft e kuptueshme. Flitet për zgjedhjen në postin më të lartë të universitetit, siç është posti i rektorit. Ky post për mua është një nder i madh. Do të përpiqem ta meritoj këtë post. Do përpiqem të punoj bashkë me ju. Vetëm një rektor nuk e çon përpara një universitet. Një universitet e çojnë përpara të gjithë ata që i janë përkushtuar, që kanë qëndruar këtu, kanë dhënë ndihmesë, po japin ndihmesë dhe do të japin ndihmesë. Unë falënderoj edhe një herë zotin rektor, çmoj punën që ka bërë, çmoj punën edhe të zëvendësrektores. Ne duhet të ecim me mend në kokë, sepse jemi në krye të një universitei nga më të rëndësishmit e vendit. Nga ana ime nuk do të mungojë kurrë përkushtimi për të vënë në punë të gjitha energjitë e mia dhe tuajat për të kurorëzuar ato qëllime të larta dhe fisnike që ka një universitet si ky yni."


ballkan

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 10:57 Edit Post Reply With Quote
Pango: “Universiteti ynë s’është gati për t’u hapur”

“Parimisht nuk jam kundër, por së pari duhet të arrihet autonomia financiare”

Elda Spaho
Kanë kaluar shumë vite nga koha kur ai i përpinte me një frymë romanet e Teodor Drajzerit, “Një tragjedi amerikane”, e të cilit i ka ngelur ende fiksim. Tani Ylli Pango nuk ka kohë të lexojë aq shumë sa në rininë e tij, dhe tani ditët i ikin në punë ose duke shkruar. Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë i pëlqen shumë të shkruajë, ai është autor dhe bashkautor i shumë librave e teksteve.
Ylli Pango, i cili mes të tjerash është edhe këshilltari i jashtëm politik i presidentit Alfred Moisiu, e nis ditën me një kafe që e pi gjithmonë jashtë shtëpisë, në njërën nga lokalet rrotull Fakultetit të Shkencave Sociale. Ai jeton me familjen e tij dhe atë të së motrës në një shtëpi të madhe private, afër Qytetit Studenti. . Shpesh vjen ta takojë edhe i biri, i cili jeton me të ëmën, që kur dy prindërit e tij u divorcuan, vite më parë. “Kam shumë marrëdhënie të mira me djalin tim”, -thotë Pango, të cilit nuk i pëlqen të flasë shumë rreth jetës private. Ai rrëfen se në shtëpinë e tij, ka sajuar një galeri të vogël plot me piktura, shumica e të cilave i janë dhuruar nga miq e të njohur. Dekanit i pëlqejnë sidomos pikturat e surealistit francez, Pol Gogen.
Tani që është rizgjedhur në këtë post, Ylli Pango ka ndër mend të zbatojë të gjitha projektet e nisura më parë. Dëshiron që Fakulteti i Shkencave Sociale të ketë një auditor krejt të veçantë, ku ai të ftojë për ligjërata e diskutime figurat më të njohura shqiptare. Ideja i ka lindur gjatë kohës kur studionte në Universitetin e Bostonit, gjashtë vjet më parë. “Afër këtij universiteti ishte ai i Harvardit, që kishte një auditor të ngjashëm me një amfiteatër. Aty ftoheshin politikanë e shkrimtarë të mëdhenj, të njohur në mbarë botën. E kam ëndërr që një auditor të tillë të ketë edhe fakulteti ynë, në katin e katërt”, -thotë ai.
Sapo jeni rizgjedhur dekan. Çfarë do të donit të ndryshonit në fakultetin tuaj?
Një nga synimet e mia është hapja e degëve të reja, sepse fakulteti ynë, pas atij Ekonomik dhe Juridik, është më i kërkuari nga të rinjtë. Por kjo është e lidhur ngushtë më rikonstruksionin e godinës, që shpresoj të marrë fund në prill. Ka kohë që zvarritet. Një gjë e tillë do të na jepte mundësi të rrisnim numrin e studentëve të pranuar. Për momentin kemi rreth 1000 të tillë dhe shpresojmë që të pranojmë dyfishin e tyre. Kërkesat për fakultetin tonë janë gjithnjë në rritje, vitin e kaluar ne patëm 2000 të tilla, por pranuam vetëm 250 konkurrentë. Nuk kishim ku t’i fusnim të tjerët.
A besoni se tregu shqiptar i punës do të mund të thithë një shifër të tillë psikologësh, filozofësh e punonjësish socialë të ardhshëm?
Por, besoj se po. Më i vështiri është punësimi i studentëve të sociologji-filozofisë, se për studentët e punës sociale dhe psikologjisë kanë filluar të hapen vendet e punës. Përveç OJQ-ve, shkollave dhe organizmave ndërkombëtare, Bashkia e Tiranës është njëri nga institucionet që e ka kuptuar rëndësinë e një punësimi të tillë. Por sigurisht i takon edhe shtetit të krijojë mundësinë e punësimit të tyre.
Në ç’mënyrë?
Një nga politikat që mund të përdorej mund të ishte miratimi i fondit për hapjen e këtyre vendeve të punës. Nëse bashkive, psh, do t’u jepej një fond i tillë, drejtoritë arsimore, që janë nën varësinë e tyre, do të hapnin vendet e punës nëpër shkolla.
Është folur kaq shpesh për hapjen e plotë të universiteteve për të gjithë ata që duan të studiojnë. A mendoni se arsimi i lartë shqiptar ndodhet në nivelin e duhur për të bërë një gjë të tillë?
Është abuzuar shumë me këtë thënie. Politikisht është shumë e lehtë të thuhet “Universiteti duhet të hapet” dhe parimisht nuk jam kundër. Po si do të hapet, ku do t’i fusim studentët? Fakulteti ynë e zhvillon mësimin vetëm në katin e tretë, me dy turne. Pra ne nuk kemi si të përballojmë hapjen e plotë të universitetit. Sigurisht do të vijë një ditë që kjo do të bëhet, por ndërkaq kushtet do të jenë plotësuar.
Cilat kushte për shembull?
Së pari autonomia financiare. Kjo nuk është ndonjë teori e madhe, mjafton t’i lihet fakulteteve dorë e lirë për të administruar kuotat dytësore, që realizohen nga vetë ata. Në fakt ekziston një vendim qeverie që na e garanton një gjë të tillë, pra që 90% e këtyre parave të përdoren nga fakulteti dhe 10% të derdhet në buxhetin e shtetit. Por edhe me këtë vendim është abuzuar shumë, meqë ai ende nuk është kthyer në një ligj të mirëfilltë, edhe pse është miratuar nga senati i dekanëve. Nuk e kuptoj pse nuk miratohet ende, sepse autonomia do të lejonte përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e shpërblimeve të pedagogëve, dy kushtet bazë që do të mundësonin liberalizimin e universitetit.
Pas kësaj vjen edhe rritja e vlerës së taksës së regjistrimit apo jo?
Po, por ajo mund të ngelej edhe për disa kohë simbolike. Ne kemi propozuar një taksë prej 200-250 mijë lekë të vjetra në vit, e cila për shumë shqiptarë është shumë e lartë. Unë propozoj që fillimisht të rritet numri i kuotave me pagesë, pra numri i atyre që pranohen të studiojnë duke paguar. Për momentin, këto kuota zënë 10% të numrit të përgjithshëm të studentëve tanë, por kjo shifër mund të shkonte në 20%, pra të rritej edhe një herë.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-2-2003 nė 10:48 Edit Post Reply With Quote
Proçesi i Bolonjës dhe reforma në arsimin e lartë e universitetin shqiptar

Edmon Cata, MA Shkenca Politike

Një ndër kushtet kryesore që kam theksuar në artikujt e mëparshëm për një reformim të suksesshëm të universitetit shqiptar është të paturit e një vizioni dhe kuptimi të qartë: Ku jemi? Ku kërkojmë të shkojmë? Si shkohet aty?
Deri tani ka patur vetëm një referim: Procesi i Bolonjës. Marenglen Spiro, (“Universiteti, rruga që të çon në Evropën e Bashkuar” “Koha Jonë”, 10 mars 2002) i ka parë ndryshimet brenda UT jo pak se sa përputhen me Deklaratën e Bolonjës. Ndërsa zëdhënësi i MASH-it (Deklaratë e zëdhënësit të MASH-it, BalkanËeb, 3 janar 2003) e përmblidhte politikën e MASH-it për reformimin e arsimit të lartë si “realizim të një sërë kompetencash që parashikon Deklarata e Bolonjës në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet me të drejta të plota në të.”
Pyetja ime është kjo: A mund të “përdoren” Deklarata dhe Procesi i Bolonjës si pika referuese e reformës që kërkon arsimi i lartë dhe universiteti shqiptar? Pra, a mund të njëjtësojmë reformën që na duhet ne, me lëvizjen e shpallur në Bolonjë? Sqarimi në ç’marrëdhënie qëndrojnë Procesi i Bolonjës dhe reforma shqiptare del i rëndësishëm pikërisht në funksion të të paturit të qartë të dy kuptimeve: Së pari, Ku jemi? Ku kërkojmë të shkojmë? Çfarë kërkon të arriturit aty ku duam të shkojmë? Dhe së dyti, formësimit dhe ravijëzimit pikërisht asaj që ka nevojë por që i mungon më shumë reformës shqiptare: Vizionit dhe Përmbajtjes së saj. Përballë korit të zërave Bolonjë-referues, tentativa e Eno Bozdos (“Arsimi i lartë, reformimi i tij dhe procesi i Bolonjës,” “Koha Jonë”, 27 nëntor 2002) për të parë këtë marrëdhënie ndryshe mbetet një zë i pafuqishëm që nuk arrin ta shpjerë fjalën deri në fund.
Po e them që në fillim që Procesi i Bolonjës dhe reforma shqiptare, ndonëse mund të kenë destinacione të njëjta - Hapësirën evropiane të Arsimit të Lartë dhe Universiteteve – ato kanë përmbajtje, thellësi, trajektore dhe kohëzgjatje krejt të ndryshme. Shumica e atyre që flasin për Bolonjën dhe si e sheh veten universiteti shqiptar aty, iu referohen 6 pikave që përmbledh deklarata - diploma të pranueshme në gjithë Evropën, struktura akademike dhe programore të ngjashme, sistem kreditesh, garantim cilësie, garantim të lëvizjes së lirë të studentëve. Por përfaqësuesit e universiteteve, ndërsa nuk mund të qortohen në dëshirën, impenjimin apo “vrapin” për të “plotësuar” këto pika, kanë treguar se kuptimit të tyre për marrëdhëniet Bolonjë-Reformë shqiptare i mungon përkapja (ose kjo anashkalohet me vetëdije) e karakterit të ndryshëm të tyre: Nëse filozofia dhe parimet e funksionimit të një universiteti përfaqësojnë “përmbajtjen”, ndërsa mekanizmat dhe strukturat akademike “formën”, atëherë i bie që Procesi i Bolonjës përbën një proces më afër përmirësimeve në formë sesa në përmbajtje. Ndërsa perëndimorizimi i arsimit të lartë dhe universiteti shqiptar përse kanë nevojë? Vetëm për ndryshime në “formë”? Pra vetëm në struktura? Apo për ndryshime edhe në përmbajtje, dhe më së pari këtu? Pra në filozofinë dhe parimet që drejtojnë funksionimin e tij? Ky dallim mes dy lëvizjeve, jo vetëm është i rëndësishëm por ai edhe bëhet fare i qartë po të krahasohen motivet, zanafilla, përmbajtja e lëvizjes së shpallur me Deklaratën e Bolonjës dhe reformës që i kërkohet arsimit të lartë dhe Universitetit shqiptar.
1. Deklarata e Bolonjës: Nga iniciativa e Sorbonës tek institucionalizimi i thirrjes.
Formësimi i Procesit të Bolonjës fillon me Deklaratën e Sorbonës, Paris, 25 maj 1998, të inicuar nga Franca, Britania, Gjermania, dhe Italia në përvjetorin e këtij universiteti. Motivi i inicimit reflekton pikërisht nevojën e vendeve anëtare të BE-së për të realizuar edhe në fushën e arsimit të lartë të njëjtin integrim të materializuar në Evropën perëndimore që prej viteve ‘50 e këtej: Pra, “....një Evropë jo vetëm të euros, bankave dhe ekonomisë, por edhe një Evropë të dijes,” sepse, “....universitetet, kanë një rol qendror në zhvillimin e dimensioneve intelektuale, kulturore, sociale, dhe teknike të Evropës” (Deklarata e Sorbonës, 1998, ëëë.crue.org/sorbo-in.htm). Objektivat shprehen qartë: Krijimi i një hapësire akademike evropiane të ndërtuar mbi barazinë e shanseve të punësimit dhe lëvizjes së qytetarëve, studentëve, akademikëve (Deklarata e Sorbonës, Paragrafet 4-5); Rritja e aftësisë konkurruese të sistemit arsimor evropian në botë (veçanërisht përballë atij amerikan); dhe, bërja e arsimit të lartë në Evropë më atraktiv për pjesët e tjera të botës (Deklarata e Bolonjës, 1999, Pika 3). Pra, motivi i fillimit të Procesit të Bolonjës nuk është ai i domosdoshmërisë për të “përmbysur” në mënyrë rrënjësore një mënyrë të vjetër filozofie e parimesh funksionimi të sistemeve kombëtare të arsimit të lartë dhe universitar në Evropën perëndimore e zëvendësuar ato me të reja. Ajo që iu propozohet e kërkohet sistemeve kombëtare është një përmirësim dhe harmonizim në formë i funksionimit të tyre “.....për të lehtësuar heqjen e barrierave, zhvillimin e një kuadri mësimor e mësimdhënës, rritjen e shkëmbimeve e bashkëpunimit më të ngushtë, krijimin e një sistemi ku ciklet universitare e pasuniversitare mundësojnë ekuivalentim të krediteve e semestrave, diversitet në mundësitë për ndjekjen e studimeve dhe heqjen e barrierave në shkëmbimet mes studentëve dhe trupit mësimoro-kërkimor brenda për brenda Evropës.” (Deklarata e Sorbonës, 1998, paragrafet 4-6). Ajo që ndodhi në Bolonjë, ishte që iniciativa e Sorbonës u përqafua edhe 25 vende të tjera dhe u institucionalizua, për t’u përqafuar në Takimin e Pragës 19 maj 2001 edhe nga Turqia, Kroacia dhe Qipro. Pra i ashtuquajturi Procesi i Bolonjës përfaqëson një proces unifikimi në standarde të universiteteve evropiane realizimi i cilit përshfaqet lehtësisht dhe plotësisht i mundshëm pikërisht sepse universitetet në Evropën perëndimore qëndrojnë shumë afër njëri -tjetrit nga pikëpamja e filozofisë e parimeve mbi të cilat funksionojnë. Ajo pra që kërkohet për t’u adaptuar, përmirësuar e standardizuar nuk ka të bëjë me filozofinë që qëndron në themel të veprimtarisë së tyre. Ky proces i referohet më shumë ngushtimit të dallimeve në formë mes universiteteve qoftë si struktura burokratike, qoftë si struktura akademike.
2. Reforma shqiptare: Nga filozofia e shkollës sovjetike tek filozofia perëndimore.
Po të marrim parasysh që universiteti shqiptar është ngritur dhe ka funksionuar mbi parimet e shkollës sovjetike, ajo që i kërkohet reformës sonë është realizimi i një ndryshim rrënjësor: zëvëndësim të filozofisë sovjetike të menaxhimit të centralizuar dhe kontrollit mbi përmbajtjen akademike me filozofinë perëndimore të pavarësisë dhe vetëmenaxhimit. Pra, destinacioni i reformës sonë është “shembja” e një universiteti të ngritur mbi parime, mentalitete, struktura, programe, metodologji, administrim, hierarki e sistem tituj-dhënieje të vjetra dhe “ringritja” e nje universiteti funksionues sipas standardeve perëndimore në të gjitha elementet e mësipërm. A mund të ndodhë ky ndryshim rrënjësor, që natyrshëm do ta atashonte arsimin e lartë dhe Universitetin shqiptar në hapësirën akademike evropiane, nëse mbetemi tek diskutimi “E bëjmë nuk e bëjmë kohëzgjatjen e studimeve universitare 3 vjet,” “E fusim apo jo sistemin e krediteve,” dhe nuk ndryshojmë rrënjësisht filozofinë e menaxhimit financiar, burokratik dhe profesional të universitetit shqiptar? Pa ndryshuar parimet e shkollimit, përgatitjes, rekrutimit, dhe gradimit të stafit akademik? Pa futur standarde perëndimore në matjen e cilësisë shkencore të informacionit, metodologjisë mësimdhënëse dhe shkencë-bërëse? Pa lidhur universitetin me nevojat e shoqërisë? Pa prekur pra dhe futur nën bisturi plagët reale të universitetit shqiptar që e pengon atë të prodhojë cilësi, kredibilitet, rol për shoqërinë? Reforma shqiptare pra nuk mund të njëjtësohet me modifikime apo arnime. Nuk mund pra të njëjtësohet me Bolonjën. Sepse ajo çfarë kërkohet të arrihet në orientimet kryesore të Deklaratës së Bolonjës përbën vetëm një pjesë, vetëm majën e ajsbergut të asaj reforme e atij ndryshimi që i duhet Universitetit shqiptar për t’ju përafruar standardeve aktuale të universiteteve në Evropën perëndimore apo Shtetet e Bashkuara. Këndi dhe thellësia që i kërkohet të operojë reforma shqiptare janë shumë më të gjëra se ato për të cilat flet Deklarata dhe me të cilat identifikohet Procesi i Bolonjës. Sepse ne na duhet një reformë që të prodhojë ndryshime rrënjësore jo vetëm në formë, por më së pari, në përmbajtjen e profilit, parimeve dhe funksionimit të Universitetit shqiptar për ta përafruar atë më standardet e shkollës perëndimore të tipit evropiano-perëndimor apo amerikan. Reforma në përmbajtje e formë do të “perëndimorizojnë” universitetin shqiptar, e bëjnë atë pjesë të hapësirës akademike evropiane. Jo ndryshimet kozmetike dhe mosndërmarrja e një reforme rrënjësore.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-2-2003 nė 09:19 Edit Post Reply With Quote
Arsimi, problemi është zënë nga bishti
Kam dëgjuar sërish në shtyp këto ditë këtë punën e liberalizimit të arsimit të lartë. Deri dhe vetë Presidenti "urdhëroi" të hapeshin dyert e universiteteve për të rinjtë shqiptarë që po ikin jashtë të zhgënjyer, pasi nuk ka vende në auditore. Më bën habi që askush nuk kujtohet se arsimi i lartë është hallka e fundit e sistemit arsimor publik dhe para se të vijmë aty, duhet të shohim a i kemi punët në rregull në arsimin parauniversitar. Çfarë cilesië sigurojnë shkollat tetëvjeçare e më pas ato të mesme? Çfarë kontigjenti përcjellin ato për në Universitete? Sepse nesër kur të mbarojnë fakultetet, këta nxënës që nuk ofrojnë asnjë garanci se kanë kapacitete të mjaftueshme për të kryer një shkollë të lartë, do të na tundin diplomat para syve e do të kërkojnë të zënë vende në administratën shtetërore vetëm sepse kanë mbaruar një Universitet. Sepse për fat të keq shkolla e lartë ende konsiderohet si një mundësi për të zënë një punë të rehatshme dhe pa shumë mundim. Merret si shembull Perëndimi, por harrohet se në Perëndim nuk është e rëndësishme vetëm hyrja, por dhe përfundimi. Të pyesim njëherë ata studentë shqiptarë që janë jashtë, sesi i marrin notat e mira të provimeve, me lekë, siç bëhet këtu apo duke djersitur me ditë e net të tëra mbi libra. Mua më duket se problemi është zënë nga bishti. Përveç të tjerave, UT tona po ankohen përditë për mungesë auditoresh, tekstesh, pedagogësh. Ne kemi ende studentë që marrin leksionet si në orën e diktimit pa e ngritur kokën për 90 minuta rresht me ankth se mos u shpëton ndonjë fjalë. Ne kemi mungesë pedagogësh të rinj, pasi për shkak të pagës dhe kushteve të punës, pak u afrohen mësimdhënies në universitete. Ne kemi mungesë dritash e uji nëpër konvikte. Këto janë problemet që duhet të shqetësojnë strukturat vendimmarrëse e që duhen diskutuar për zgjidhje dhe jo liberalizimi, i cili do të vijë me kohë. Ne nuk kemi nevojë që të gjithë të bëhen me shkollë të lartë, por që të gjithëve t'u sigurohen kushtet për të mësuar dhe ata që vërtet e përballojnë ngarkesën e universitetit, të vlerësohen objektivisht për dijet e marra në auditore e t'i vënë ato më pas në shërbim të vetes dhe të vendit. Shteti duhet të jetë më i përgjegjshëm në krijimin e elitës së vet, pasi një elitë fiktive ka pasoja të pallogaritshme për kombin. Të rinjtë shqiptarë nuk ikin vetëm se nuk u del shkolla e lartë, por sepse këtu nuk ka kushte për të mësuar, nuk ka perspektivë për punë. Të rinjtë ikin edhe sepse duan të provojnë veten në një mjedis të pakorruptuar, ku notën e provimit nuk ta vë sasia e parave që i jep pedagogut, por puna e vërtetë dhe studimi me orë të zgjatura. Ky është Universiteti drejt të cilit duhet të shkojmë. Puna e dyerve vjen më pas.

Valbona, nëpunëse
Tiranë

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-2-2003 nė 09:02 Edit Post Reply With Quote
Gruda: Pagesa do të nxisë interesin për shkollën

Përgjegjësia e të rinjve për të studiuar do të rritet kur ata të fillojnë të paguajnë për t’u shkolluar

Elda Spaho
Gjovalin Gruda nuk ka duart tipike të një profesori universiteti. Aq më pak të një dekani, post në të cilin ndodhet qysh prej një jave. Në vend të ca duarve të buta, sheh pëllëmbë dhe gishta me lëkurë të plasaritur, ku unaza e martesës duket sikur do të shtrembërohet. Shenja që flasin shumë për mënyrën e tij të dikurshme të jetesës.
Ai ëndërronte të bëhej historian në rininë e tij, dhe jo të studionte gjeografinë. Por atëherë, në fund të viteve ’60, kohët ishin të tilla që të diktonin edhe profesionin. Kur erdhi nga Shkodra me studime në Tiranë, degën ia kishin zgjedhur që më parë, sipas “nevojave të shoqërisë”. Brenda pak kohësh, ai që priste ta shkonte jetën mbi libra historie, e gjeti veten duke u endur nëpër malet më të larta të Shqipërisë, për të kryer studime nga më të ndryshmet në fushën e gjeografisë. Dekani i sotëm i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, nuk ka kaluar pak, por 12 vjet me radhë nëpër Alpe, çdo herë nga tre- katër muaj. Kohë e mjaftueshme kjo për të rënë në dashuri me to e pastaj me malet e tjera që vizitoi. Sot Gruda nuk mund të ndajë dot Alpet Shqiptare nga Vargmalet e Korabit ose ato të Lurës. “Të parat kanë një bukuri karakteristike, ato të intrigojnë me lartësitë e tyre, kurse të tjerat vërtet janë më pak të lartë, por kanë kullota të gjera dhe një butësi formash që më pëlqen shumë”, -thotë ai. Aq shumë ka qenë i fiksuar pas atyre kërkimeve shkencore, saqë për vite me radhë nuk i shkoi mendja as për t’u martuar. “E dija që po të martohesha do t’i lija pas dore udhëtimet e mija, sepse do të kisha të tjera impenjime”, -thotë ai. Kur u martua, u bind më shumë për këtë gjë, gjithsesi e ndiente se në ato vite beqarie kishte dhënë e marrë shumë prej maleve.
Çuditërisht, gruaja e këtij njeriu praktik, që llogarit çdo minutë kohe, është një mësuese violine, në Liceun Artistik të Tiranës. Për herë të parë e ka parë Zana Grudën (që atëherë mbante një tjetër mbiemër) në një darkë familjare. Një profesor i tij i kishte folur më parë për të, dhe teksa e vërente, ai kuptoi se ajo as që dinte gjë për këtë “njohje me shkes”. Qeshte e fliste pa të keq sa andej- këtej, ndërsa burri i saj i ardhshëm përpiqej ta mbante sa më shumë veten. “Kur e pashë për herë të parë, më ka pëlqyer më shumë dhe vazhdon të më pëlqejë sinqeriteti i saj ”, -thotë ai. Në familjen e tyre, ku bëjnë pjesë edhe një djalë e një vajzë, Zana është e ndjeshmja, ndërsa ai pragmatiku. Gjithsesi ata merren vesh për bukuri. “Plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin dhe përveç kësaj mësojmë shumë në çdo aspekt. Kur dëgjojmë një koncert, është ime shoqe ajo që më tregon titullin e pjesës, autorin, muzikantin dhe ku stonon ai. E njëjta gjë ndodh edhe me mua”, -thotë ai.

Para një jave, Gjovalin Gruda, ish-përgjegjësi i seksionit në Departamentin e Gjeografisë, u emërua dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, post për të cilin nuk ka ndërmend të rikandidojë ndonjëherë në jetën e tij.
Sapo jeni zgjedhur për herë të parë dekan. Cilat janë problemet më të mëdha të fakultetit tuaj?
Problemet janë nga më të ndryshmet, ashtu si nëpër fakultetet e tjera. Një nga pikat kryesore të platformës që unë kam paraqitur, para se të kandidoja për këtë post, ka qenë rikonstruksioni i ambienteve të brendshme. Ne kemi patur problemin e hapësirave, që u zgjidh disi pas ngritjes së godinës së re të Fakultetit Ekonomik. Kështu ne na u shtua një kat i tërë me klasa, por që fatkeqësisht janë thuajse jashtë standardeve të mësimdhënies. Shpresoj që ato shpejt të bëhen të përshtatshme dhe kërkimi i fondeve do të bëhet në të gjitha rrugët, sa më shpejt. Problem tjetër është edhe autonomia e departamenteve brenda fakultetit. Janë pesë të tillë dhe unë kërkoj një strukturim të ri të tyre, që të bëhen më të pavarur nga dekanati.
Ju flisni për autonomi departamentesh, brenda një universiteti. ǒmund të thoni për autonominë e universitetit shqiptar në përgjithësi?
Është e domosdoshme dhe së pari duhet të jetë financiare. A e dini që edhe për një të blerë një kovë ne duhet të shkojmë me faturë në rektorat? Kështu nuk mund të ecet, çdo fakultet duhet të ketë fondin e vet qysh në fillim dhe duhet ta menaxhojë atë privatisht. Qeveria duhet të veprojë vetëm më anën e Kontrollit të Shtetit, i cili në krye të një periudhe të caktuar kohore, duhet të shqyrtojë faturat tona. Gjithsesi, tani së fundmi mendoj se është vendosur një gur i rëndësishëm dhe besoj se me ardhjen e rektorit të ri, do të ketë zhvillime edhe më të mira.
Është folur, sidomos vitin e fundit, për hapjen e plotë të universitetit. Ju ç’mendim keni?
Këto ide janë shumë të bukura dhe hapja është një pikë ku çdo fakultet dëshiron të shkojë. Por duhet të shohim sa mundësi realizimi kanë këto ide dhe në fakt nuk kanë shumë të tilla. Unë marr shembullin e konkurrimeve më të fundit, kur vetëm për degën e gjeografisë u paraqitën 738 vetë. Ku do t’i fusnim ne gjithë këta, ne nuk kemi auditore. Mendoj që njëherë duhet të zgjidhen këto probleme, pastaj të flitet për hapje të plotë të universitetit.
Po për taksën e regjistrimit në fakultet ç’mund të thoni?
Mendoj se taksa ekzistuese është e vogël dhe duhet të rritet, por nuk mund të jap ndonjë shifër. Duhet të kryhen studime të mirëfillta para se të caktohet një taksë e re. Mendoj se kur shqiptarët të paguajnë për t’u shkolluar, do të rritet përgjegjësia e të rinjve, sepse në fund të fundit, shkolla nuk do të jetë falas, por me para. Studenti do ta kuptojë se nuk mund t’i kalojë vitet akademike si një periudhë rehatie, por si një periudhë pune.

Curriculum Vitae
Ditëlindja: 26.7.1948
Vendlindja: Shkodër
Arsimi i lartë: 1968-1972 në degën e gjeografisë, Fakulteti i Historisë fhe Filologjisë, Tiranë
1972-1978 punon si kërkues shkencor dhe profesor gjeografie.
1978-1993 punon në Akademinë e Shkencave si kërkues shkencor
1982-1994 përfundon studimet gjeofizike të Shqipërisë së Veriut.
1997-2000 rektor i Universitetit të Shkodrës.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-4-2003 nė 07:07 Edit Post Reply With Quote
Reformimi në aspektin akademik
Nga Edmonc Çata

Në artikullin “Përse reformim sipas modelit amerikan” (“Shekulli”, 28 mars 2003) argumentoja përse dhe në ç’mënyrë mbështetja në modelin amerikan i shërbente reformimit të universitetit tonë nga pikëpamja administrimit (ose menaxhimit) të tij. Në këtë artikull, argumentoj përse dhe në ç’mënyrë modeli amerikan i shërben reformimit të universitetit tonë në aspektin “akademik”. Qëllimi i këtij argumentimi nuk është që të thotë edhe një herë: “Shikoni! Dobësitë që mbajnë mbërthyer për fyti universitetin tonë nga pikëpamja akademike janë mungesa e jetës shkencore brenda universitetit, cilësia e ulët e profesoratit, mungesa e një metodologjie perëndimore në mësim-dhënie, praktikat e sistemit të dhënies së titujve!”. Sepse këto tashmë janë ekspozuar jo vetëm prej meje në disa artikuj (“Shekulli”, dhjetor 2002; shkurt 2003), por edhe nga diskutues të tjerë. Rëndësia e argumentimit qëndron në tentativën për të sqaruar në ç’mënyrë modeli amerikan çon drejt zgjidhjes problemet e mësipërme; në ç’realitete të reja do t’i hapte udhë ai universitetit tonë në dimensionin akademik.
Të marrim p.sh. jetën dhe veprimtarinë kërkimore shkencore të universitetit tonë: pse dhe në ç’mënyrë modeli amerikan do të na ndihmonte të ndryshonim gjendjen që sundon këtu? Arsyet përse universitetet franceze, për të përmirësuar dimensionin e shkencëbërjes brenda tyre, i hodhën sytë nga modeli amerikan (Marianne Debouzy “The Americanization of the French University” në American Studies International, Oct 1990, Vol. 28, Issue 2) i shpjegon me tri karakteristika të universitetit amerikan: fleksibilitet e tij në shkencëbërje - profesorati i universiteteve amerikane dallohet për komunikim e bashkëpunim; lidhjet e tij të ngushta me biznesin - profesorët mund të punojnë njëkohësisht edhe për universitetin, edhe për sektorin privat (si konsulentë); lëvizshmërinë e lartë – profesorët në SHBA nuk i pengon njeri të punësohen në një universitet, të rrinë aty sa të duan, të largohen kur të duan për të punuar në sektorin privat e të kthehen përsëri për të punuar në universitet, nëse vendosin të bëjnë kështu. Arsyet e përse universiteti shqiptar do të përfitonte po të ndërmerrte reformimin e dimensionit shkencëbërës brenda universitetit shqiptar, duke mbajtur parasysh modelin amerikan, mund të përmblidhen në tri efekte:
Efekti parë, do të ishte që universiteti shqiptar dhe shkencëbërjes brenda tij do t’i kërkohej të lidhej me problemet e vendit; të vihej në funksion të zgjidhjes së tyre; të hidhte sytë nga tregu për të parë ç’kërkesa ka ai dhe si mund t’i plotësojë universiteti ato për të mirën e tregut dhe të vetin, sigurisht. Sepse ajo që dallon shkencëbërjen në universitetet amerikane është lidhja e saj me problemet e vendit, tregut, biznesit dhe ekonomisë. Dobësia e parë e universitetit shqiptar është pikërisht mungesa tek ai i kësaj lidhjeje. Për këtë e ka fjalën Eno Bozdo (“Arsimi i lartë, reformimi i tij dhe procesi i Bolonjës”, “Koha jonë”, 27 nëntor 2002), kur kritikon universitetin tonë që vetëm jep mësim e nuk ka asnjë lidhje me botën e biznesit; ose Niko Pojani (“Shkolla e lartë dhe mungesa e progresit”, “Koha jonë”, 26 dhjetor 2002), kur thotë që universiteti, në vend të jetë referencë për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit, prodhimit dhe ndërtimit, është krejt i shkëputur nga ato. Orientimi i shkencëbërjes në funksion të problemeve dhe tregut do t’i jepte mundësinë universitetit shqiptar të fliste edhe për gjenerim të ardhurash, modeste ndoshta krahasuar me ato që gjeneron një universitet amerikan, por të rëndësishme kur bëjmë fjalë për pavarësinë financiare e manaxheriale të universitetit dhe, mbi të gjitha, perëndimorizimin e tij.
Efekti i dytë do të ishte që profesoratit shqiptar do t’i kërkohej të hiqte dorë nga “shëllimi në diell”: d.m.th. do të vihej përpara alternativës: ose t’i nënshtrohej të njëjtave kritereve mbi të cilat qëndron statusi i profesorit nëpër universitetet perëndimore, ose të lërë vendin e punës. Thënë ndryshe, do t’i kërkohej që vendin e punës, titullin akademik, pagën, ta fitonte mbi bazën e interesave shkencore, studimeve të ndërmarra, botimeve të realizuara; kredibiliteti e titujt akademikë personalë do të kërkohej të përcaktoheshin nga “veprat”, jo fjalët. Sepse ajo që dallon modelin amerikan është pikërisht angazhimi i profesoratit edhe në mësimdhënie, edhe në studime shkencore të destinuara për zgjidhjen e problemeve që hasen në nivel lokal (lagje, komunitet, rajon), shteti (lokal, federal) apo ndërkombëtar. Ky orientim, më e pakta, do të “prekte” problemin që ngre Kudret Çela (“Studimet juridike evropiane, domosdoshmëri e kohës”, “Koha jonë”, 13 dhjetor 2002) se kërkimi shkencor vështrohet si status dytësor e plotësues i mësimdhënies; më e shumta do “t’i vinte minat” mungesës së punës së mirëfilltë shkencore, që Niko Pojani (“Shkolla e lartë dhe mungesa e progresit”, “Koha jonë”, 26 dhjetor 2002) e përmblidhte me batutën: “Jashtë, kur vdes një profesor, nuk mbaron dot leximi mbi varr i listës së artikujve apo punëve shkencore, në Shqipëri të vjen turp me vdek”. Mbase përbën tepri t’i kërkosh profesoratit shqiptar të bëjë “shkencë të madhe”. Por të jepte zgjidhjet e tij për problemet, si p.sh. ato të politikave të energjisë, ato ekonomike apo bankare etj., këtë nuk duhet të presë t’ia kërkojë njeri, por ta quajë “detyrën” e vet. Vënia pra e shkencëbërjes në universitetin shqiptar brenda të njëjtave “koordinata” ku vërtitet ajo universiteteve amerikane jo vetëm do të “decentralizonte” caktimin “nga lart” të fushave të interesit, prioriteteve apo studimeve shkencore prej profesoratit shqiptar, por edhe do të bënte që titujt akademikë të reflektonin më mirë vlerat, ekspertizën, cilësinë që qëndron prapa tyre. Mbi të gjitha, ndoshta do të shihnim në revistat shkencore evropiane apo amerikane emra e punime shkencore nga shqiptarë (mungesorë krejtësisht), ose praninë edhe në Shqipëri të revistave apo debateve shkencore ku mund të gjenden përgjigje për problemet e vendit e zgjidhjen e tyre.
Efekti i tretë do të ishte “shkundja” e vetë sistemit dhe konceptit aktual të bërjes së shkencës në Shqipëri, forma ekzistuese e së cilës, siç thotë Myqerem Tafaj (“Arsimi në Shqipëri, çfarë duhet bërë”, “Koha jonë”, 5 janar 2003) ende mbetet brenda modelit sovjetik, meqë shkencëbërja i njihet për atribut vetëm sistemit të instituteve shkencore që ekzistojnë jashtë universiteteve. Nuk ka të mbaruar lista dhe të “merr mendjen” numri i tyre, kur hyn në faqen e MASH-it në internet. Një “shkundje” qoftë e universitetit shqiptar në aftësinë e tij për të “prodhuar” shkencë, qoftë e sistemit të “instituteve shkencëbërëse” mbi bazën e modelit amerikan, nuk është se do të kërkonte “eliminimin” e të gjitha instituteve apo qendrave dhe e linte gjithë shkencëbërjen në dorë të universitetit. Ky do të ishte kalimi në ekstremin tjetër. Edhe në SHBA ka institute apo qendra shkencore të pavarura. Por një reformim i këtij sistemi mbi modelin amerikan do të kërkonte që një pjesë e këtyre instituteve të bëheshin “self-suficent”, d.m.th. që financimin e tyre të mos e bazonin vetëm te buxheti i qeverisë, por ta realizonin nga grupe apo aktorë të interesuar socialë, ekonomikë e politikë brenda apo jashtë Shqipërisë, të cilët kanë fonde dhe janë të gatshëm t’i vënë në dispozicion të tyre pikërisht pse do të përfitonin nga shkencëbërja e tyre. Ndonëse jo krejt adekuat, rasti i vendimit të BE-së për të financuar veprimtarinë e disa qendrave kërkimore shqiptare në fushën e bujqësisë dhe veterinarisë mund të shpjegohet pikërisht me lidhjen e punës studimore të këtyre qendrave me problemet e bujqësisë dhe veterinarisë shqiptare. Ndërsa një pjese tjetër, një reformim sipas modelit amerikan do t’u kërkonte të inkorporoheshin brenda universiteteve në formën e qendrave të varura dhe financuara prej universitetit, siç i kanë universitetet në SHBA. Kjo do t’i “vinte minat” parazitizmit të instituteve, të cilat dinë të hanë paratë e shtetit, por nuk janë në gjendje të ofrojnë alternativa e zgjidhje për problemet që kalojmë si shoqëri. Gjithashtu, ndryshe nga ç’kërkon Niko Pojani (“Koha jonë”, 26 dhjetor 2002), që “shteti të nxisë dhe mbështesë punët studimore”, kjo do të lironte shtetin nga hedhja e parave në vende “pa bukë” dhe do t’u atashonte universiteteve atë rol e rëndësi në fushën e kërkimit dhe bashkëpunimit shkencor për të cilin ka shkruar e kërkuar Marenglen Spiro (“Universiteti, rruga që të çon në Evropën e Bashkuar”, “Koha jonë”, 29 mars 2002).

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-5-2003 nė 10:10 Edit Post Reply With Quote
Liberalizimi, të rinjtë shqiptarë do të paguajnë për t’u arsimuar

Konkurset, të gjithë studentët do të paguajnë për t’u arsimuar

Rrokaj: “I vetmi kusht që do të vërë në diskutim rritjen e kuotave do të jetë tarifa e shkollimit”

Olsi Kolami
Pranimet në Universitetin e Tiranës, sivjet do të bëhen kundrejt pagesës. Të rinjtë që do të hyjnë në konkurs, edhe nëse fitojnë, do të paguajnë një tarifë për t’u arsimuar. Me këtë filozofi pritet të startojë faza e përzgjedhjes së studentëve të ardhshëm në Universitetin e Tiranës, nëse ajo do të miratohet nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Luan Memushi. Strategjia është deklaruar dje nga rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, i cili theksuar se “Kuotat e pranimeve sivjet do të jenë më të larta se vitin e kaluar, por i vetmi kusht që do të vërë në diskutim rritjen e pranimeve do të jetë tarifa e shkollimit. Është e rëndësishme që për herë të parë duhet të pranojmë idenë, se që të ndjekësh arsimin e lartë duhet paguar. Pagesa duhet të jetë e pranueshme dhe duhet konsideruar si shërbim ndaj studentit dhe jo si abuzim”. Me pak fjalë, ajo që po diskutohet në grupin e punës të specialistëve të Rektoratit të Tiranës, është fakti që të gjithë studentët që do të ndjekin arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, duhet të paguajnë një shumë të caktuar, e cila do të jetë më e ulët, në krahasim me kuotën dytësore që paguajnë studentët që shkollohen në universitete, kundrejt pagesës. Deri tani tarifa e shkollimit që paguanin studentët në fillim të vitit shkollor, varionte deri në 30 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që lajmi tjetër pozitiv i këtij universiteti, pohon rektori është se pritet që sivjet numri i pranimeve të shtohet edhe 25 për qind, krahasuar me vitin e kaluar dhe vihet re një rritje e dukshme në degët me kërkesa të mëdha. Specialistët e MASH-it, konfirmojnë njëkohësisht se nëse UT-ja, kërkon 25 % rritje të kuotave të pranimeve, atëherë universitetet e tjera do të kërkojnë 30 % sepse edhe aty ka shumë kërkesa. Kjo mendojnë ata lë mundësi që të ketë së afërmi edhe pranime të lira.
Pranimet në universitete
“Studenti që vjen në Universitetin e Tiranës duhet të paguajë, sepse duke paguar e ndihmon më mirë këtë shkollë, sepse rritet cilësia e mësimdhënies, ulet korrupsioni dhe shërbimet për të”,-me këto fjalë e ka përkufizuar arsyen e aplikimit të kësaj metode të re të pranimit në Universitetin e Tiranës, rektori i saj Rrokaj. Ndërkohë që në lidhje me tarifën që studenti duhet të paguajë, ai ka theksuar se ajo është duke u diskutuar nga ekspertët, por ajo lëviz nga 600 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion të vjetra, kjo në varësi të degëve, më të kërkuara. Deri tani grupi i ekspertëve, është duke diskutuar edhe për shumën me të cilën do të pranohen në shkollat e larta studentët që paguajnë për këtë shërbim. Në lidhje me kuotat dytësore, pra ato me pagesë, Rrokaj thekson se “Personalisht është kundër konceptit për kuota dytësore dhe parësore. Unë them se çdo student që fiton të drejtën e shkollës së lartë paguan për këtë shkollë. Sepse ta detyrosh një student pse ka marrë një gjysmë pike më pak nga vija ndarëse të paguajë 3 milionë lekë në Fakultetin Ekonomik dhe në Mjekësi, kjo nuk është arsye njerëzore por thjesht racizëm”,-thotë rektori i Universitetit të Tiranës. Shuma e mësipërme e sugjeruar nga rektorati i UT-së, theksojnë specialistët, do të konsiderohet një tarifë shkollimi dhe jo kuotë dytësore. Momentalisht të gjithë studentët që ndjekin arsimin e lartë, paguajnë çdo vit një tarifë shkollimi e cila në katër vjet arrin në shumën e 150 mijë lekëve të vjetra. “Jam kundër idesë që ata që japin një konkurs, ku 50 më të mirët të hyjnë pa pagesë dhe të tjerët të paguajnë, kjo nuk bëhet. Sepse një konkurs sado vlerësues të jetë, ai është një konkurs, pra nuk është një rezultante. Kjo mund të bëhet vitin e dytë, pasi studentët kanë përfunduar vitin e parë dhe kanë dalë shkëlqyer, mund t’i thuash: përderisa ju patët rezultate, ne po ju stimulojmë, duke mos paguar tarifën e shkollimit”,-tregon Rrokaj.

Kuotat dytësore
Edhe sivjet, do të funksionojnë kuotat dytësore, por asnjë prej krerëve të universitetit më të madh të vendit, nuk jep siguri sesi do të funksionojnë. Frikën më të madhe drejtuesit e Universitetit të Tiranës, e kanë për rikthimin e kuotave dytësore, pra atyre me pagesë, sërish për arkën e fakulteteve. Në bazë të ligjit për arsimin e lartë, të gjitha të ardhurat që mblidhen i jepen buxhetit të shtetit, i cili më pas u kthen universiteteve 90 për qind të të ardhurave. Fakulteti Ekonomik vitin e kaluar pati një revolucion në lidhje me pranimet, por të ardhurat që u mblodhën nga kuotat dytësore nuk iu dorëzuan atyre. Për këtë qëllim, fakultetet sivjet ngurojnë të japin sasinë e kuotave të pranimit. “Nëse vërtet studentët do të paguajnë kuotat dytësore dhe këto do t’i marrë sërish shteti, viti i ri shkollor rrezikon të hapet. Uroj që kjo të mos bëhet”,-thotë rektori. Sipas Rrokajt, liberalizim nuk do të thotë pranim i lirë. Liberalizimi është hapi i ndërmjetëm drejt pranimit të lirë në universitete. Për një pranim të lirë, duhet që qeveria të bëjë një reformë thelbësore me universitet, ku përfshihet buxheti.

Çfarë vjen pas kësaj?
Aplikimi i kësaj strategjie, mendohet që të sjellë risi në Universitetin e Tiranës. Gjithçka tregojnë autoritetet e Rektoratit, do të realizohet me ndërhyrjen e shtetit, në mënyrë që të ndihmohet studenti. Gjatë fushatës akademike për postin e rektorit, Rrokaj theksoi se do të aplikonte Kartën e Studentit, kjo do të ndihmojë që ata të përfitojnë ulje çmimesh kur ata shkojnë në teatër, kinema, apo shërbime të ngjashme, që ata nuk kanë mundësi t’i paguajnë. Me këtë tarifë shkollimi, premton Rrokaj, do të sigurojmë studentin që të futet në INSIG. Ndërkohë që për të gjithë studentët që nuk kanë mundësi financiare për të paguar këtë shërbim, studenti mund të ofrojë një shërbim të caktuar për universitetin, për të cilin ai do të paguhet. Kjo do të ndihmojë të rinjtë që kanë vështirësi financiare, që të punojnë si dhe do të stimulojë më të mirët.

UT-ja, 25 % pranime më shumë
Ndërsa gjithçka është ende në letër, në lidhje me sistemin, paguaj tarifën për t’u arsimuar, propozimi konkret që vjen këtë vit nga Rektorati, është se kuota e pranimit sivjet do të jetë 25 për qind më e lartë, krahasuar me vitin e kaluar. Si çdo fundviti, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, u kërkon universiteteve që të japin një numër të kuotave të pranimit në vitin e parë akademik, duke patur parasysh mjediset dhe stafin pedagogjik. “Universiteti i Tiranës do të jetë gati të presë për vitin e ri akademik 2003-2004, rreth 25 % studentë më shumë. Kjo duke u bazuar në kërkesat që na kanë dërguar fakultetet. Sot fillon puna për rishqyrtimin e kërkesave për pranimet në shkollat e larta. Deri tani prirjet janë për t’i rritur këto kuota. Ideja është që ne t’i përgjigjemi shoqërisë për një pranim gjithmonë e më të madh të studentëve në shkollën e lartë”, -thotë rektori i Universitetit të Tiranës. Ndërkohë që dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango, pohon se sivjet në fakultetin e tij është gati të pranojë dyfishin e studentëve të një viti më parë, pra nga 200, në 400 madje edhe 500 studentë. Këtë ai i justifikon me faktin, se në fakultetin e tij po bëhen zgjerime të mjediseve të mësimdhënies, gjë e cila favorizon dyfishimin e pranimeve.




shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 6-5-2003 nė 13:15 Edit Post Reply With Quote
quote:
Ndërkohë që në lidhje me tarifën që studenti duhet të paguajë, ai ka theksuar se ajo është duke u diskutuar nga ekspertët, por ajo lëviz nga 600 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion të vjetra, kjo në varësi të degëve, më të kërkuara. Deri tani grupi i ekspertëve, është duke diskutuar edhe për shumën me të cilën do të pranohen në shkollat e larta studentët që paguajnë për këtë shërbim.




Nese do te shkoje nga 600 mije deri ne 1 milion NE VIT, atehere do te jete diskriminuese per nje pjese te madhe te studenteve.
Ne Austri studentet austriake paguajne thene ne shilinga (monedha e vjeter kur u vu ne funksionim ligji) 10.000, kthyer ne leke: 1.000.000.
Pra i bie qe studentet ne Shqiperi per shkollimin te paguanin, sa c'u duhet te paguajne austriakeve.

A e kemi ne nivelin e shkolles ne Shqiperi sa c'eshte ai ne Austri.

Thuhet se me kartene studentit do te ofroheshin sherbime shtese dhe kjo eshte normale.
Por nuk permendet gjeja me minimale qe duhet te ofronte universtiteti per kete pagese, dhe keto jane kompjutera ne universitete, salla kompjuterash me sherbime dhe pasurimin e sallave te leksioneve me mjete didaktike per permiresimin e mesimdhenies.





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-5-2003 nė 08:44 Edit Post Reply With Quote
Memushi-Çelik, pro hapjes së Universitetit ndërballkanik

Ministrat e Arsimit të Shqipërisë dhe Turqisë, kanë deklaruar hapjen e një Universiteti ndërballkanik për studime ekonomike. Memushi dhe Çelik, propozuan hapjen e universitetit në një nga vendet ballkanike, ku do të studiojnë të rinjtë e vendeve të Ballkanit. Ministri Luan Memushi, e vlerësoi marrëveshjen ndërvendase nënshkruar në vitin 1993, në fushën e arsimit si dhe e ka njohur homologun e tij me reformën që po ndërmerr sistemi ynë arsimor, duke iu afruar standardeve evropiane. Memushi i kërkoi palës turke hapjen e departamenteve të rinj të lundrimit dhe turizmit në Universitetin e Vlorës. Përveçse e njohu Çelikun me interesin e të rinjve për të mësuar gjuhën turke në Fakultetin e Histori –Filologjisë të Tiranës, ai propozoi hapjen e katedrës së gjuhës shqipe në një nga universitetet e Stambollit. Të dy ministrat e Arsimit kërkuan rishikimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave dhe gradave shkencore. Ndërkohë ministri turk përgëzoi specialistët për trajtimin e ngjarjeve historike në tekstet shkollore në frymën e rekomandimeve të Këshillit të Evropës, për të nxitur ndjenjat e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës midis dy popujve.
O. Kolami

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-5-2003 nė 08:33 Edit Post Reply With Quote
Reforma në Universitet

Prof.Dr Shezai Rrokaj

Fill pas zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, hapi i parë që u hodh, ishte hapja e llogarive më vete për të 7-a fakultetet. Ishte një hap, që duhej bërë në drejtim të decentralizimit financiar, pasi një çështje e tillë qe artikuluar nga tërë trupa akademike, sidoqë, siç do të vërehet më tej, ligjet e buxhetit, urdhëresat e vendimet e ndryshme, e bëjnë këtë hap të rëndësishëm aspak praktik, madje më ndonjë rast, nisur nga monopoli që ka ministria mbi universitetet, fakultetet herë duket se janë në varësi të Rektoratit e herë në varësi të ministrisë. Ashtu si dhe për shumë anë të tjera kjo dukuri ka vetëm një shpjegim: mungesa e një sistemi ligjor të përgjithshëm që rregullon në mënyrë të qartë e koherente marrëdhëniet universitet-shtet, pra, të një sistemi që harmonizon Ligjin e Arsimit të Lartë me ligjin për buxhetin, aktet ligjore e nënligjore, si dhe me udhëzimet e dala në kohë të ndryshme, që rregullojnë marrëdhëniet financiare. Kësisoj, çdo arnim i pjesshëm më shumë çorodit sesa i zgjidh problemet.
Nisur nga kjo situatë, në bashkëveprim edhe me Konferencën e Rektorëve, i propozuam Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës që të ndërmerrte një reformë, e cila, në vija të përgjithshme, siç është bërë e njohur, ka si orientim:
1) Decentralizimin financiar real, që do të thotë se universiteti merr nga shteti buxhetin dhe së bashku me të ardhurat që krijon, donacionet etj., i ndan sipas nevojave në senat. Skema e ndarjes u bëhet e ditur organeve të supervizionit.
2)Futjen e një sistemi vlerësimi për llogaritjen e normës mësimore e shkencore të pedagogut, që synon ta shkëputë universitetin nga modeli i vjetëruar i disa dekadave më parë dhe që do ta shpëtojë atë nga evazioni i orëve, për shkak të fryrjes së planeve mësimore, të zënies fiktive të auditorëve, të 45% e mbingarkesave të paguara etj., të cilët rëndojnë mbi pjesën që vjen nga buxheti i shtetit si dhe të ardhurat që krijojnë universitetet.
3)Strukturimin e shkollës së lartë, rishikimin dhe kreditimin e kurrikulave sipas Marrëveshjes Bolonja, që do të ndryshonte sistemin aktual të planeve mësimore dhe të programeve dhe do ta njësonte gradualisht shkollën me universitetet e thuajse të gjitha vendeve evropiane.
4) hipotekimin e pasurisë universitare dhe administrimin e saj nga vetë universitetet, proces ky që po realizohet edhe për pushtetin vendor.
5) rritjen e pjesëmarrjes aktive të studentëve, jo vetëm si krijues të ardhurash për universitetin, por edhe si përfitues të drejtash e shërbimesh të ndryshme.
Për sa u përket lidhjeve me universitetet e tjera, ne po përpiqemi që në kuadrin e Konferencës së Rektorëve të forcojmë lidhjet në radhë të parë midis nesh. Jashtë kufijve politikë, vizitat e para zyrtare i kam realizuar në Universitetet e Prishtinës dhe të Tetovës, me synim forcimin e bashkëpunimit integrues midis universiteteve shqiptare, për të ndihmuar njëri-tjetrin në nismat universitare kombëtare, rajonale e më gjerë. Në të ardhmen, synimi ynë është që shtrirja gjeografike e marrëdhënieve të Universitetit të rritet edhe më tej me universitetet e Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Francës e, në mënyrë të veçantë, me universitetet amerikane.
Me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (SOROS-in) kemi një koncept të qartë bashkëpunimi për reformën në tërësi, për shembull, hapjen e një zyre të marrëdhënieve me publikun e disa çështje të tjera. Po kështu, edhe me Tempusin jemi duke punuar për të marrë pjesë në tre projekte. Zyrtarisht i jemi drejtuar Ministrisë Italiane të Universiteteve dhe të Shkencës, si dhe Komitetit të Vlerësimit të Universiteteve për të na ndihmuar me asistencë në reformën që kemi nisur. Një ekip, i miratuar nga Senati, punon për projekte në dobi të institucionit. Ne kërkojmë të bëhemi konkurrues për projekte me partnerët tanë në Universitetet vendeve të Lindjes e të Perëndimit.
Është e hidhur ta pohojmë, por universiteti, në strukturë dhe në menaxhim, ka mbetur po ai që ka qenë këtu e tridhjetë a dyzet vjetë më parë dhe, përveç lirisë akademike, nuk ka njohur ndonjë reformë thelbësore. Ka ardhur koha që universiteti, ky tempull i dijes, duhet të zgjedhë midis përgjumjes dhe zgjimit, midis menaxhimit etatist dhe decentralizimit. Ne kemi bindjen se universiteti nuk mund të bëjë më lojën e strucit me plane mësimore të tejngopura e me shtim orësh pa kriter, që thithin buxhetin si shushunjëza. Universiteti nuk mund të vazhdojë më me logjikën që, edhe për bojën dhe për letrën t’i bëhet tenderi në ministri, pa folur për investimet, pajisjet, deri tek shërbimet, tek rojet, artikujt e kancelarisë, shtypshkrimi, detergjentët, shërbimi i e-mail-it, madje edhe diplomat apo karburanti, i cili, për shkak të tenderit, të bërë disa kohë më parë, aktualisht blihet me gati njëzet lekë më shumë se çmimi i zakonshëm, duke dëmtuar buxhetin tonë. Ne nuk mund të tolerojmë më që të detyrohemi, për shkak të tenderave të bërë nga ministria, të lidhim kontrata për mallra me çmime më të larta se edhe ato të tregut me pakicë.
Është krijuar një situatë e tillë që kudo e për gjithçka duhet të merret miratim nga lart pra, çdo gjë ka mbetur e përqendruar brenda mureve të një burokracie asfiksuese, e paaftë për t’ia dalë mbanë kësaj mënyre organizimi. Për shembull, për gati pesë muaj universitetet janë bllokuar për çfarëdolloj veprimtarie financiare, që nga letra e boja e deri tek riparimet e kompjuterave, fshesat e detergjentët. Edhe pse vendimi 675 i Këshillit të Ministrave thekson se “Procedurat e prokurimit duhet të mbarojnë brenda muajit maj”, deri sot, ne nuk kemi asnjë shkresë të Regjistrit të Prokurimeve, madje as në Agjencinë e Prokurimeve nuk është dërguar ende. Struktura e universitetit ende nuk na është dërguar, ndërkohë që nga kontaktet me disa rektorë, mësojmë se ka shkelje haptazi të disa neneve të Ligjit të Arsimit të Lartë.
Është për të ardhur keq, por është fakt se politika zhvillimore e arsimit të lartë nuk është konceptuar me vëmendjen që meriton. Nuk dihet nëse ka një prognozë të qartë zhvillimore të mbështetur në trinomin ide/kohë/kosto.
Nga ana tjetër, mbi 1/3 e atyre që mbarojnë shkollën e mesme, shkojnë jashtë shtetit për të studiuar me kosto të mëdha për familjet e tyre. Arsyeja është e thjeshtë: niveli i ulët i universiteteve tona dhe kuotat e pranimit të kufizuara në raport me kërkesat. Ky është rast unikal në botë dhe nuk mund të lërë pa shqetësuar shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Për të dalë nga kjo krizë, që nga seksionet, departamentet, dekanatet, rektoratet dhe së fundi edhe nga vetë ministria, po kërkohen ndryshime, sepse të gjithë po e kuptojmë se reforma në universitet nuk bëhet duke u bishtnuar problemeve, duke i lënë që ato të mahisen, duke parapëlqyer stagnacionin si rruga e artë që “nuk krijon probleme”, që shkon pas motos “ta shtyjmë sa ta shtyjmë”, por që nuk e lëviz ujin e kënetës. Universiteti nuk reformohet as edhe me mendime diletantësh të ashtuquajtur reformatorë apo me akademikë që u ka ikur vakti, me OJQ e institute që përditë thithin fonde donatorësh e fondacionesh në emër të universitetit, por që nuk japin asnjë ndihmë në problemet e mëdha të shkollës së lartë.
Universiteti është i të gjithëve, një pasuri e të gjithë shqiptarëve, e shtetit, e komunitetit, sepse ai përgatit të ardhmen e brezave që vijnë. Prandaj edhe përkujdesja duhet të jetë e madhe. Duke u nisur nga kërkesa e shoqërisë, ne po përpiqemi të rritim pranimet në shkollat e larta, duke dhënë edhe zgjidhje të menduara.
Kur edhe shtetet më të pasura demokratike ndjekin politika mossubvencionimi tërësore për universitetin, sepse në të kundërt rritet parazitizmi, nuk zhvillohet konkurrenca e meritokracia akademike, atëherë shteti ynë, i cili ka edhe vështirësi financiare të mëdha, nuk ka rrugë tjetër përveç asaj të decentralizimit real, me rregulla të qarta e të pastra loje me universitetin dhe jo me një gjoja decentralizim. Universiteti duhet t’i gjejë burimet e veta për të përmirësuar infrastrukturën, për më shumë shkencë, për më shumë të drejta e shërbime për studentët. Universiteti duhet të thithë më shumë fonde nga shteti nëpërmjet shërbimeve që kryen si partner, nëpërmjet projekteve si dhe nëpërmjet tarifës së shkollimit.
Lidhur me këtë të fundit janë përhapur në shtyp edhe tymnaja që vijnë nga mentalitete proletarësh (barazi në varfëri) a spekulantësh dashakeqë. Nuk është aspak e vërtetë se ne kemi propozuar tarifa që shkojnë deri njëqind mijë lekë të reja, por kemi propozuar konkretisht nga dhjetë mijë lekë deri në tridhjetë mijë lekë të reja dhe, në fund të fundit, këto janë vetëm propozime. E rëndësishme është të kuptohet se studenti duhet të lidhet edhe materialisht me universitetin, sepse pakti material e bën atë më të përgjegjshëm dhe më kritik ndaj institucionit, ndaj familjes dhe vetvetes. Një pjesë e mirë e kësaj tarife që kemi propozuar, do t’u kthehet studentëve që nuk kanë mundësi ta paguajnë kundrejt shërbimeve ndaj institucionit, për kartën e studentit, për të stimuluar studentët e shkëlqyer pas vitit të parë, etj. Ne jemi kundër konceptit të pagesave me kuota dytësore, që deri më sot janë paguar nga mjaft studentë dhe që shkojnë nga tridhjetë mijë lekë deri në treqind mijë lekë të reja. Studenti duhet të paguajë për shkollimin e tij, sepse më mirë të paguash diçka dhe të formohesh si duhet, sesa t’ia hedhësh vetes duke u futur në një shkollë që s’bën asgjë për t’u rinovuar dhe nuk të motivon për të mësuar. Ky shtator duhet ta gjejë Universitetin me një ligj të ndryshuar, me tarifa shkollimi të përcaktuara, me një ndarje buxheti në formë granti për vitin e ri buxhetor, me një mënyrë konkurrimi të përcaktuar, të cilat duhet t’i bëhen të ditura opinionit publik që në qershor.
Nga ana tjetër, gjatë vitit në vazhdim do të realizohet llogaritja e ngarkesës mësimore e shkencore, strukturimi i universiteteve sipas Marrëveshjes së Bolonjës dhe balancimi - të ardhura nga buxheti i shtetit/të ardhura të krijuara - me ndryshimet në strukturë e në ngarkesat mësimore për të pasur një ide konkrete, të qartë, se në ç’kohë jemi gati për të zbatuar Marrëveshjen e Bolonjës. Është e domosdoshme që gjithë shoqëria dhe organet vendimmarrëse ta mbështetin universitetin e Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës për realizimin e kësaj reforme.


shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 3-6-2003 nė 05:52 Edit Post Reply With Quote
SOCIALE

Ministri i Arsimit ka hedhur idenë e zëvendësimit të testit të përgjithshëm të pranimit në shkollat e larta, me mesataren e shkollës së mesme. Drafti u është dërguar institucioneve që kanë akses në arsim, ministrisë së Drejtësisë dhe Financave, më pas Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit për miratim

Memushi rikthen mesataren për pranimin në Universitet

Alida Beqiri


Në konferencën "Arsimi në Tiranë, arritje dhe probleme" të organizuar të premten nga Drejtoria Arsimore e kryeqytetit në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Pedagogjike, ministri i Arsimit, prof.dr. Luan Memushi, solli idenë e zëvendësimit të testit të përgjithshëm të pranimit në shkollat e larta me mesataren e shkollës së mesme. Duke qenë një propozim krejt i papritur, ka zënë në befasi jo vetëm maturantët, por edhe pjesën më të madhe të vartësve të ministrit. Pasi ka folur për drejtimet kryesore të reformës në arsimin parauniversitar, Memushi ka folur edhe për sistemin e pranimit në shkollat e larta, draftin e përgatitur që do të shqyrtohet në këshillin e Ministrave, për t'u bërë më pas amendimi i Ligjit për Arsimin e Lartë nga parlamenti: "MASH ka bërë kujdes që arsimit parauniveristar t'i kthehen kompetencat e përgjegjësitë e përvetësura padrejtësisht, duke programuar, që këtë vit, heqjen dorë nga testi i përgjithshëm në konkurrimin në shkollat e larta dhe duke e zëvendësuar me notat që nxënësit janë vlerësuar në shkollat e mesme", ka thënë ministri. Heqja e mesatares është bërë në vitin 1998, (Ministër i Arsimit ka qenë Et'hem Ruka) kur pikët e saj u zëvendësuan me testin e përgjithshëm në raportin 40 (testi i përgjithshëm) me 60 (testi special) dhe të gjithë nxënësit hynin në konkurs si të barabartë, me 0 pikë. Tani gjërat duken se do të ndryshojnë sërish e më të shqetësuarit janë gjimnazistët, të cilët kjo ide e re i ka gjetur krejt të papërgatitur.

"Unë jam i profilizuar në lëndët shoqërore dhe të them të drejtën nuk kam nota të mira tek lëndët shkencore, pasi u kam dhënë përparësi fushave ku mendoj të konkurroj, juridik dhe gjuhë-letërsi. Rikthimi i mesatares na ka tronditur. Lutemi që të mos miratohet" thotë Bledar Elezi, nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme të profilizuar "Eqerem Çabej". Ndërsa në Ministrinë e Arsimit nuk mendojnë kështu: "Kjo ishte ide ekskluzive e ministrit dhe ka gjasa të miratohet, sepse argumenti është fare i thjeshtë. Përse duhet vënë në dyshim ndërgjegjja e mësuesve që japin mësim gjatë 4 viteve të shkollës së mesme? Është e vërtetë që nxënësit janë të papërgatitur për rikthimin e mesatares, por do të ishte e njëjta gjë si të bëhej këtë vit, vitin tjetër apo në 2005-ën", thotë zëdhënësi i shtypit pranë Ministrisë, Ilir Resmja. Ndërkohë, është krijuar drejtoria e Inspektimit dhe ajo e Kurrikulave (programi, planet mësimore) që do të shërbejnë si mekanizëm për të vlerësuar nivelin e shkollave dhe të njohurive, pasi psh., gjimnazi Qemal Stafa nuk ka nivelin e një gjimnazit të fshatit Bicaj në Kukës, - thotë zëdhënësi. "Po punohet për liberalizimin e pjesshëm me dhe pa konkurs (disa degë për të cilat nuk tregohet interes do të jenë pa konkurs), akreditimin, (njësimi i universitetit tonë me ato të perëndimit), njohjen e pikëve të akreditimit (pikët plus të leksioneve, punëve të laboratorit), sistemin 3+2 sipas Kartës së Bolonjës (2 vitet plus janë për studentët më të mirë që do të specializohen në degët përkatëse, që është aplikuar në Institutin e Kamzës për degën elektrike", përfundon zëdhënësi Resmja.



Aplikimi

Testi special do të zërë 60% të pikëve, ndërsa i përgjithshmi do të zëvendësohet nga mesatarja e katër viteve të shkollës së mesme. Nxënësi që e ka 10 notën mesatare do të hyjë në konkurs me 40 pikë +.

Nota mesatare


6 - 0 pikë

6, 1 - 0,1 pikë

6, 2 - 0,2 pikë etj.

7 - 10 pikë

8 - 20 pikë

9 - 30 pikë



Gazeta TemA





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-7-2003 nė 08:06 Edit Post Reply With Quote
Rektoret, deputeteve: Si e duam universitetin
Rektoret paraqiten para Komisionit Parlamentar te Arsimit idete e tyre mbi ndryshimet ne ligjin per Arsimin e Larte. Deget me pak te kerkuara, te mos jene me konkurs, te rivendoset mesatarja, por deri ne 30 pike, pagese rregjistrimi e njejte si per studentet me kohe te plote dhe ata me kohe te pjeseshme dhe sidomos autonomi financiare, ja cfare i kerkuan 11 Rektoret parlamentareve

Denisa Xhoga

Rektoret e 11 Universiteteve te vendit paraqiten dje ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar per arsimin idete e tyre mbi disa ndryshime te ligjit mbi arsimin e larte. Rektori i Universitetit te Tiranes, Shezai Rrokaj tha se eshte ende heret per te liberalizuar universitetet. Heqia e konkurseve do te jete e pjeseshme. Vetem ne deget me pak te kerkuara nuk do te kete konkurs. Nese numri i te rregjistruareve, eshte me i ulet se numri i kuotave te pranimit, atehere konkursi nuk do te zhvillohet. Nje dukuri e tille ndodh ne deget si matematika, inxhinejria mekanike, gjeologjike etj. Rektoret ishin dakort me idene e Ministrit te Arsimit, Memushi, per heqien e testit te njohurive te pergjitheshme dhe vendosjen e mesatares, dhe propozuan qe numerimi i pikeve te nise nga nota pese. Mesatarja do te kete 30 pike, ndersa speciali 70 pike. Nderkohe do te hiqen pagesat per kuotat dytesore. Keshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e fundit te tij, qe te kete Universitet "part time", me shkeputje, e cila permbledh si korrespondencen dhe ata te kuotave me pagese. "Nuk eshte e drejte qe disa te bejne universitetin falas dhe disa te paguajne. Ky eshte rast tipik qe ndodh vetem ne Shqiperi dhe ne asnje vend tjeter te botes, prandaj kemi menduar qe si universiteteti "part time" dhe ai i rregullt te jete me te njejten pagese", tha Rrokaj. Nderkohe Rektori i Uinversitetit Bujqesor tha se nuk eshte e drejte qe nje Rektor te zgjidhet me votat e senatit, te dekretohet nga Presidenti dhe te hiqet, te pushohet nga puna, prej Ministrit te Arsimit. Kjo lloj varesie, ben qe zeri i oponences, apo bashkepunimit te rektoreve te jete i dobet para Ministrise se Arsimit.

Autonomia

Me teper Rektoret u ndalen ne Autonomine financiare te universiteteve. "Nese universitetet nuk kane autonomi financiare, atehere kot qe ekzistojne si struktura, kot qe eshte miratuar ligji, le te jete vetem Ministria e Arsimit", tha Rektori i Universitetit Bujqesor. Ligji mbi autonomine e Universiteteve duhet te shoqerohet me disa nene dhe rregulla, qe te behet funksional. Konkretisht te ardhurat qe mblidhen nga rregjistrimi i studenteve duhet te perdoren nga fakultetet per nevojat e veta dhe jo te merren nga buxheti i shtetit, sikunder ndodhi vitin e kaluar. Sipas ligjit vetem 10 per qind duhet te kaloje ne buxhet. Nderkohe ne fund te viti kalendarik, keto te ardhura duhet te mos quhen te djegura, por t'i lihen per perdorim universiteteve gjate gjithe vitit shkollor. Nderkohe tenderat per paisje shkollore, lapsa, shkumesa, leter te bardhe, apo printer te behen nga Universitetet, jo nga Ministria e Arsimit. Nderkohe duhet te lehtesohet dhe procedura, qe blerjet te behen me shpejt.

Diskutimi nen per nen



Fillon sot shqyrtimi nen per nen i draftit te ndryshimeve ligjore. Dje, deputetet e Komisionit Parlamentar mbi Arsimin, kryesuar nga Bardhyl Londo degjuan verejtjet e rektoreve dhe sugjerimet e tyre. Debate do te kete per rivendosjen e mesatares. Gjate diteve ne vazhdim propozimet per ndryshimet ligjore do te marrin forme. Kjo deri ne miratimin e ketyre ndryshimeve nga Parlamenti. Nderkohe maturantet jane ne pritje te miratimit te ketyre ndryshimeve ligjore. Tashme, ata kane nisur pergatitjet per konkurs dhe ne muajin shtator do te ulen ne bankat e fakultetit per te konkuruar.

Lihet ne fuqi konkursi

1) Rivendoset mesatarja me 30 pike, numerimi nis nga nota 5

2) Nuk do te zhvillohet konkurs, nese numri i te rregjistruareve eshte me i ulet se kuotat e fitueseve

3) Nuk ka me kuota dytesore, vendoset universiteti "part time" me shkeputje

4) Si per universitetin me kohe te plote dhe per ate me kohe te pjeseshme do te jete e njejta pagese rregjistrimi per ne universitet, 10 deri 30 mije leke te reja

5) Per Rektorin, i cili dekretohet nga Presidenti, te drejten e heqies te mos e kete Ministri i Arsimit

6) Autonomi financiare e universiteteve

7) Te ardhurat dytesore t'i lihen universiteteve, te mos i kalojne buxhetit te shtetit ne fund te vitit kalendarik

8) Procedurat per blerjen e mjeteve disaktike te lehtesohen dhe te mos zhvillohen me nga Ministria e Arsimit, por nga Rektoratet perkatese




--------------------------------------------------------------------------------
09/07/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-7-2003 nė 07:04 Edit Post Reply With Quote
Sistemi 3 vjeçar i studimeve nuk është shkollim universitar !

Prof. Dr. Myqerem Tafaj

Sistemi 3 vjeçar i studimeve universitare është krejtësisht i parakohshëm dhe jo realist për vendin tonë, sepse niveli mesatar i arsimit të mesëm nuk e mbështet dot atë. Një diplomë e tillë nuk arrin të përgatisë specialistë të kualifikuar për tregun shqiptar dhe atë të huaj të punës dhe nuk ka asnjë shans që të njihet në shkollat e larta të vendeve të zhvilluara. Një sistem i tillë duhet të kufizohet vetëm për shkollimin jouniversitar të teknikëve, mjeshtrave dhe personelit ndihmës.

Ka kohë që po diskutohet rreth sistemit dy shkallësh të studimeve, Bachelor dhe Master (BSc dhe MSc). Shkas për këtë janë marrëveshjet evropiane për njohjen e studimeve të larta, veçanërisht Marrëveshja e Bolonjës. Ky diskutim nuk zbriti në qarqet universitare; shumë pak pedagogë, pa folur për studentët, janë të informuar për këtë sistem. Në thelb një shpejtësi e tillë për të detyruar shkollat e larta për zbatimin e këtij sistemi është përsëri një aksionizëm dhe një mungesë e theksuar profesionaliteti. Të duket sikur administratorët dhe politikëbërësit tanë të arsimit kanë humbur lidhjet me realitetin shqiptar. Po spekullohet shpesh me Marrëveshjen e Bolonjës dhe Sistemin Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS). Në fakt ato nuk vendosin kufizime të tilla mekanike vetëm për kohëzgjatjen, siç po spekullohet. Ato kërkojnë në thelb rritjen e cilësisë së studimeve në mënyrë që diplomat të fitojnë "qytetari" evropiane dhe internacionale. Unë po sjell vetëm disa argumenta përse futja e këtij sistemi për të gjitha degët dhe universitetet është një goditje me pasoja shumë të rënda për arsimin universitar shqiptar.

Niveli (mesatar) i ulët i shkollës së mesme nuk mundëson realizimin e studimeve universitare 3 vjeçare të barabarta me shkallën internacionale Bachelor. Niveli mesatar i shkollës së mesme, për rrjedhojë edhe i studentëve që regjistrohen në shumicën e degëve përjashtuar ato shumë të preferuara, është ende shumë i ulët. Përvoja e vendeve të tjera tregon se kjo gjendje do të vazhdojë tek ne për një kohë relativisht të gjatë (të paktën 10 vjet). Një nivel i tillë i formimit nuk do të ishte në gjendje të realizonte studime universitare të shkallës Bachelor për tre vjet. Së këtejmi del e domosdoshme që në vitin e parë të studimeve të larta të përforcohen njohuritë në lëndët teorike bazë, në mënyrë që studentët të jenë të aftë të përballojnë një program universitar të nivelit internacional.

Një diplomë 3 vjeçare nuk i përgjigjet kërkesave afatgjata të tregut të punës të vendit, aq më pak atij internacional. Shqipërisë i duhen specialistë dhe universitarë të shkolluar në një diplomë cilësore 4 vjeçare që duhet të përkthehet në gjuhën angleze si "Bachelor i shkencave (BSc)". Kjo edhe për faktin sepse, për shkak të kapaciteteve shumë të kufizuara njërëzore (pedagogë me kualifikim të nivelit internacional) dhe materiale (laboratorë, biblioteka, auditore, etj.), shkollat tona të larta edhe për shumë kohë nuk do të jenë në gjendje të realizojnë "Master" të niveleve internacionale. Le të kujtojmë këtu se ku janë katandisur shkollat pasuniversitare dhe se si mbrohen ende shumë doktorata në universitetet tona!

Sistemi Bachelor 3 vjeçar duhet të pranohet vetëm për nivelin e studimeve jouniversitare. Studime 3 vjeçare pas shkollës së mesme duhet të pranohej vetëm kur bëhet fjalë për të përgatitur personel teknik-ndihmës në disa profesione inxhinierike, të bujqësisë, personel ndihmës në shërbimin shëndetësor, personel ndihmës në shërbimin fiskal apo të llogarisë, arsimi parashkollor. Ky nivel duhet të quhet diferencuar nga ai i specialistit më së pari me pagë.

Studimet 3 vjeçare nuk kanë asnjë gjasë që të pranohen si të barabarta me studimet universitare të shkollave të larta të vendeve të zhvilluara. Në sistemin e studimeve me kredite nuk është e rëndësishme kohëzgjatja por numri i mjaftueshëm i krediteve. Disa vende evropiane kanë pranuar modelin ku studimet Bachelor kërkojnë 180 ECTS-Kredite dhe ato Master 120 Kredite. Por shumë prej këtyre vendeve kanë një shkollim parauniversitar prej 13 vjetësh, d.m.th. 1 vit më shumë se sa sistemi ynë parauniversitar. Shumë vende të tjera (SHBA, Britani, Australi, Kanada, etj.) zbatojnë studime universitare të shkallës Bachelor me 4 vjet.

Ekuivalenca e studimeve kërkon jo vetëm plotësimin e minimumit të Krediteve-ECTS por edhe arritjen e një niveli cilësor të caktuar të tyre. Së këtejmi, aplikimi i vitit të parë si vit thellues-përforcues në shkencat teorike bazë rrit numrin e krediteve në 240, çka bën që plani mësimor të jetë më se i pranueshëm për t'u ekuivalentuar si Bachelor. Por, nëse studimet do të njihen në vendet e tjera apo jo kjo do të varet nga marrëveshjet 'bi' dhe multi-laterale midis vendeve dhe besimi që do të kenë partnerët në sistemin tonë të studimeve universitare.

Aplikimi me detyrim i një sistemi 3 vjeçar do të rrisë më tej numrin e nxënësve të talentuar shqiptarë që do të largohen për studime në vendet e tjera, d.m.th. rrjedhjen e trurit. Qytetarët shqiptarë e kanë humbur besimin tek shkollat e vendit. Një sistem 3 vjeçar do ta thellojë edhe më tej këtë mosbesim.

Shkollat e larta duhet të kenë lirinë e mjaftueshme akademike për të hartuar plane mësimore fleksible që i lejojnë studentët shumë të talentuar që të fillojnë menjëherë në vitin e dytë të studimeve, nëse arrijnë që fitojnë kreditet e mjaftueshme në një provim objektiv që përfshin vëllimin e njohurive të vitit të parë të shkollës së lartë.



tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-7-2003 nė 06:29 Edit Post Reply With Quote
REKTORET DO I SHKARKOJE MEMUSHI

Parlamenti miratoi dje me 58 vota pro dhe 2 kunder ligjin e ri per arsimin e larte. Gjate momentit te votimit, u larguan te gjithe deputetet e opozites duke lene ne salle vetem perfaqesuesin e tyre, Bardhyl Londo, kreu i komisionit parlamentar te Arsimit dhe Kultures. Gjate diskutimit te projektligjit ne fjale, opozita kundershtoi me force amendamentet e reja per arsimin e larte ne Shqiperi. Lideri i opozites Sali Berisha e konsideroi projektligjin e hartuar nga ministria e Arsimit dhe Shkences si kthim prapa e pengese per zhvillimin e metejshem te arsimit te larte ne vendin tone. Ai akuzoi ministrin e Arsimit Luan Memushi si penguesin e reformave ne arsim dhe me kete ligj kishte vulosur largimin e standarteve arsimore shqiptare nga ato europiane. Berisha dhe disa deputete te opozites, kundershtuan faktin qe ne ligjin e ri te parashikohet qe procedura e shkarkimit te rektoreve nga ana e ministrit, si nje fyerje qe i behej parlamentit dhe shoqerise shqiptare."Ky pusht-minister i paafte merr kompetencat per shkarkimin e rektoreve, kur per t'i emeruar ata vendos presidenti. Shkarkimi i rektoreve nuk duhet te lihet ne dore te ministrit, por te jete kompetence tjeter e presidentit" tha Berisha. Ai kerkoi qe ne parlament te thirreshin rektoret e universiteteve dhe sqarimet t'i jepnin specialistet e arsimit dhe jo ministri Memushi. Ministri i arsimit duke iu pergjigjur akuzave te leshuara nga Berisha, pohoi se projekt-ligji i hartuar ishte bazuar ne pervojat me te mira te ligjeve te ngjashme ne vendet e rajonit dhe ato europiane. Ne mbrojtje te ligjit te ri arsimor u deklarua edhe Et'hem Ruka, ish-minister i Arsimit ne qeverine "Meta 1". Ai e konsideroi ligjin e ri si revolucion i procesit te liberalizimit te arsimit te larte. Jo pak polemika shkaktoi ne seance neni per te saktesuar qe pranimi ne shkollat e larta do te behej vetem me konkurs. Po keshtu edhe per nenin e pare, qe lidhej me pranimet dhe ne Akademine Ushtarake, u debatua nga disa depuetette opozites.

A.Rama

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-7-2003 nė 09:46 Edit Post Reply With Quote
Ligji për arsimin nxit debate në Kuvend

Socialistët kundër pavarësisë së universiteteve

"Pusht dhe zuzar" kanë qenë shprehjet dominuese mes ministrit të Arsimit Luan Memushi dhe kreut të PD-së Sali Berisha gjatë seancës së djeshme plenare. Debatet dhe replikat (nga më të ashprat e kohëve të fundit ) kanë filluar që në fillimin e seancës së djeshme parlamentare ku po diskutohej ligji mbi arsimin e lartë. Shkak ka qenë tentativa e mazhorancës dhe ministrit Memushi për të kaluar në Kuvend me forcën e kartonave një amendament nëpërmjet të cilit Memushit i jepeshin të drejtat e shkarkimit të rektorëve të universiteteve në një kohë që emërimi i tyre bëhet nga presidenti i Republikës. Tentativë për të futur në dorë rektorët e universiteteve dhe gjithë arsimin e lartë ka qenë rezultati i nxjerrë nga përfaqësuesit e opozitës, të cilët kanë paralajmëruar braktisjen e sallës së Kuvendit nëse ky projekt ligj do të kalonte.

Shumë i ashpër në etiketime ka qenë edhe kryetari i PD-së Sali Berisha pas provokimeve dhe sharjeve të Memushit në adresë të tij. "Pusht ministër socialist që kërkon të fusë në xhep rektorët", është cilësuar Memushi nga Berisha. Ai është vlerësuar si i paskrupullt dhe njeri me nivel të ulët intelekti nga kreu demokrat përveç etiketimeve si zuzar dhe despot. Berisha ka përmendur kushtetutën si garante të pavarësisë së universiteteve që me tentativën e djeshme të socialistëve rrezikohet seriozisht.

Për opozitën, Memushi është ministri xhahil, i cili në dhunim të Kushtetutës ka vendosur të kthejë fushën e arsimit në një aspekt të militantizmit të mazhorancës për të punësuar atje mbështetës të vet në prag të zgjedhjeve. "Akt i shëmtuar" ka mbetur për opozitën në të gjitha diskutimet e saj çështja e cënimit të pavarësisë së universiteteve dhe votimi i djeshëm si dita e zezë e historisë së shkollës së lartë në Shqipëri. Vetë kryetari i PD-së pranoi se dhe në vitet e fundit të diktatutës komuniste ka patur përpjekje më serioze se ato të Memushit për të realizuar shkëputjen e tyre dhe autonominë e arsimit të lartë. Gjithsesi dita e djeshme do të mbahet mend si përpjekja dhe cënimi përfundimtar i pavarësisë së arsimit në Shqipëri i inicuar nga ministri Memushi.

Arjan Vasjari

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7495730 sekonda, 49 pyetje