Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Probleme te pergjithshme universitare ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 2-8-2003 nė 09:49 Edit Post Reply With Quote
840 studentë më shumë, ja lista sipas degëve


--------------------------------------------------------------------------------

Odeta Halili

TIRANE

Në auditoret e universiteteve do të ulen këtë vit 840 studentë më shumë se vitin e kaluar, gjithsej 10 941 studentë. Nga këta 9.474 do të përfitojnë nga kuotat kryesore dhe 927 nga kuotat dytësore. Janë parashikuar gjithashtu 270 pranime për shqiptarët nga trojet jashtë vendit. Duke filluar që këtë vit do njihen diplomat e huaja. Ndërsa do hapet shkolla pasuniversitare pranë Akademisë së Policisë "Arben Zylyftari". Gjithçka u vendos dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku u shqyrtuan propozimet e Ministrisë së Arsimit për këtë vit akademik.

Tarifat
Ka ndryshuar kostoja e studimit. Studentët e viteve të para do të paguajnë 7 mijë lekë si tarifë vjetore shkollimi. Për studentët e kurseve më të larta kjo tarifë do të mbetet 2.500 lekë. Ndërsa nuk kanë ndryshuar pagesat e kuotave dytësore. Ata që nuk kanë fituar konkursin mund të përfitojnë nga këto kuota, njëlloj si paraardhësit e tyre në vitet e shkuara duke iu nënshtruar pagesës sipas degëve. Ata që dëshirojnë të ndjekin një degë të dytë e fitojnë atë pa konkurs, por duke iu nënshtruar pagesës, që në këtë rast është e barabartë me tarifën e shkollimit të kuotave dytësore. Nuk janë parashikuar kuota të vecanta për rrethe të vecanta dhe për kategori sociale të ish-përndjekurve politikë, jetimëve, etj.

Risitë
Do njhen diplomat e huaja. Kjo, siç shpjegojnë burime zyrtare në MASH, u shërben studentëve shqiptarë që kryejnë studimet jashtë dhe të hujave që kanë aktivitet në Shqipëri. Ndërsa hapja e shkollës pasuniversitare pranë Akademisë së Policisë motivohet nga nevoja e kualifikimit shkencor të stafit akademik. Këtë vit do të pranohen studentë të rinj vetëm në Akademinë Ushtarake "Skënderbej", ndërsa në Akademitë e Detarisë dhe atë të Aviacionit është gjykuar se nuk është i nevojshëm pranimi i studentëve të rinj. Akademia Ushtarake do të mirëpresë 65 studentë, të cilët do të kualifikohen në ato degë dhe specialitete që kanë më tepër nevojë Forcat e Armatosura, si "Këmbësori", "Topografi", "Xhenio" e "Kimi".


UNIVERSITETI I TIRANES

(Përfshihen dhe kuotat
dytësore që përbëjnë 10 për qind
të kuotave të përgjithshme)
Histori 116
Gjeografi 75
Gjuhë-Letërsi 122
Anglisht 144
Frëngjisht 92
Italisht 98
Gjuhë sllave ballkan 23
Gjermanisht 74
Gjuhë-letërsi greke 25
Gjuhë turke 13
Matematikë 104
Fizikë 104
Biologji-kimi 108
Kimi e Përgjithshme 40
Kimi Ushqimore 43
Kimi Industriale 46
Informatikë 70
Gazetari 69
Punë Sociale 91
Filozofi-Sociologji 92
Psikologji-Pedagogji 64
Shkencat Politike 62
Drejtësi 151
Mjekësi 220
Stomatologji 80
Farmaci 49
Administrim-Biznes 350
Ekonomist 62
Informatikë Ekonomike 50
Financë 350
Inxhinieri Mekanike 127
Metalurgji 33
Tekstil 55
Elektrik 123
Elektronikë 125
Ndërtim 135
Arkitekturë 93
Hidroteknikë 45
Topogjeodezi 37
Inxhinieri ambienti 35
Gjeol.min.ngurte 51
Gjeofizikë 31
Inxhinieri nafte 50
Miniera 51

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-7-2004 nė 08:27 Edit Post Reply With Quote
“Tre vjet shkollë, dy vjet specializim”

Rrokaj: Do të hedhim poshtë sistemin e vjetër arsimor rus


Brikena Demiras

Studimet në shkollat e larta do të zgjasin vetëm tre vjet. Sipas rektorit të Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, duke filluar nga viti shkollor 2005-2006, në të gjitha fakultetet e këtij universiteti do të zbatohet sistemi 3+2 dhe 3+3.

Pas përfundimit të tre viteve të para të studimit, që do të bëjnë pjesë në njohuritë e përgjithshme, studentët do të kenë mundësi të marrin diplomën e arsimit të lartë. Më pas, cilido student që ka dëshirë të vazhdojë studimet për master, ose specializim të mëtejshëm dhe doktoraturë, duhet të vazhdojë nga 2 deri në 3 vjet kurse të veçanta pranë fakulteteve përkatëse. Sipas burimeve nga ministria e Arsimit dhe e Shkencës, kjo reformë do të mundësojë specializimin e shpejtë të studentëve, duke i bërë ata të aftë për tregun e punës. Këto dhe ndryshime të tjera, që kanë filluar të përfshijnë shkollat e larta, i sqaron në një intervistë për gazetën “Panorama” rektori i UT-së, Shezai Rrokaj.

Ministria e Arsimit ka deklaruar futjen e disa fakulteteve në sistemin 3+2 dhe 3+3. Sa nga fakultetet e UT-së do të përfshihen në këtë sistem?
Në të gjitha fakultetet e UT-së, përveç Fakultetit të Mjekësisë do të fillojë zbatimi i këtij sistemi, duke filluar që nga viti shkollor 2005-2006. Ne kemi filluar përgatitjet për këtë reformë, të cilën e kam parashikuar edhe në platformën elektorale dhe mendojmë që të fillojmë nga zbatimi i tij që në tetorin e këtij viti. Ndërsa, Fakulteti i Mjekësisë, sipas marrëveshjes së Bolonjës ka mbetur jashtë këtij sistemi. Prandaj edhe ne jemi të detyruar që të zbatojmë këtë sistem, pasi ka një regjim të veçantë.

Sipas deklaratave të ministrisë së Arsimit, ky sistem do të zbatohet fillimisht në tre degë, infermieri, cikël të ulët dhe ciklin parashkollor…
Kjo është vendimmarrje e Ministrisë, megjithatë ne kemi menduar që zbatimin e këtij sistemi ta fillojmë që këtë vit shkollor, pasi kemi gjashtë muaj që po punojmë pikërisht për këtë gjë. Në mjaft degë të fakulteteve tona kjo është një gjë e përballueshme dhe ne nuk mund ta ndalim këtë proces. Tashmë universitetet shqiptare janë futur në rrugën e transformimeve dhe të reformave, që pas nënshkrimit të marrëveshjes së Bolonjës dhe sistemi 3+2 dhe 3+3 është vetëm një nga ndryshimet e shumta që përfshin reforma.

Cilat janë disa nga ndryshimet e tjera që parashikohen?
Përveç kësaj, do të ndryshojnë lëndët dhe kurrikulat, mënyrat e mësimdhënies së pedagogëve, kualifikimi i tyre, pagesa e tyre, në bazë të orëve fizike në auditore, etj. Do të hidhet poshtë i gjithë sistemi i mëparshëm rus i vlerësimit dhe konceptimit të orëve mësimore, për sa i përket ngarkesës së orëve, vlerësimit të studentëve, ku për vlerësimin do të fillojë rikonceptimi i notës lokale, e cila do të jetë e barasvlefshme me notën evropiane. Ndërkaq, beteja jonë e fundit do të jetë autonomia financiare, ashtu siç e kemi planifikuar edhe në platformën elektorale.



Parauniversitarët, orë mësimi për mjedisin

Çështjet mjedisore do të përfshihen në kurrikulat e shkollave të mesme dhe 8-vjeçare. Në vitin e ri mësimor 2004-2005, sipas burimeve nga Instituti i Studimeve Pedagogjike në Tiranë, problematikat mjedisore do të përfshihen në orë të veçanta në bazë të një udhëzuesi të ri, që pritet të dalë së shpejti. Sipas këtij udhëzuesi mësuesit e shkollave të mesme dhe atyre 8-vjeçare do të kenë në dispozicion orë mësimore për trajtimin e tematikave më të mprehta mjedisore. Ky udhëzues i përgatitur me ndërmjetësimin e disa shoqatave mjedisore në vendin tonë dhe me specialistë të mjedisit dhe të arsimit, do t´u shpërndahet mësueseve të arsimit parauniversitar për të përshtatur dhe pasuruar programet e reja mësimore me çështje si, ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit, edukimi mjedisor dhe shëndetësor, puna e fëmijeve, barazia gjinore, të drejtat e fëmijëve dhe të njeriut, etj. Të gjitha këto tema janë përfshirë në këtë udhëzues më qëllim që të ndërgjegjësojnë qytetarët e ardhshëm të vendin për problemet me të cilat po përballet shoqëria shqiptare.



Shkollat e Larta
Politekniku e Bujqësori, dy vjet me sistemin e ri

Në Universitetin Politeknik dhe në atë Bujqësor në Tiranë ky proces reformimi, ka nisur që në vitin 2002, duke shkurtuar vitet akademike nga 5 vjet në 3 vjet të detyrueshme. Më pas, 2 vitet e tjera, të konsideruara si specializim ose master do t´u shërbejnë studentëve për të thelluar njohuritë e tyre akademike. Të diplomuarit e Universitetit Politeknik pas tre viteve të para studimi marrin diplomën e teknikut dhe vetëm po të ndjekin dy vitet e tjera do të diplomohen si inxhinierë. Ky sistem do të fillojë zbatimin në të gjitha fakultetet e 11 shkollave të larta shqiptare, në vitin shkollor 2005-2006. Sipas burimeve nga ministria e Arsimit, këtë vit shkollor do të përfshihen vetëm infermieria, cikli i ulët dhe ai parashkollor, ndërsa rektori Rrokaj saktësoi se fakultetet e UT-së kanë filluar përgatitjet prej tre muajsh dhe do të fillojnë që këtë vit. Ndërkaq, mënyrat e pagesës për studimet pasuniversitare, mastera dhe doktoratura, ende nuk janë përcaktuar. Momentalisht, masterat në Shqipëri, në disa degë të Fakultetit Histori-Filologji, kushtojnë nga 1 deri në 1 milion e gjysmë lekë për një vit. Studentët do të kenë të drejtën e zgjedhjes, që pas përfundimit të tre viteve të studimit, nisur edhe nga rezultatet, të vazhdojnë studimet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar në vitin 2003 marrëveshjen e Bolonjës, për reformimin e plotë të sistemit arsimor universitar dhe ky proces do të vazhdojë të gjejë zbatim edhe gjatë tre viteve të tjera, deri në përfundimin e plotë të tij.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-7-2004 nė 09:10 Edit Post Reply With Quote
TIRANE (24 Korrik) - Universiteti i Tiranës do të ketë kuotat më të
larta të pranimeve të reja për vitin akademik 2004-2005. "Në vitin e ri
akademik është parashikuar që rreth 3 480 studentë do të kenë të drejtën
të nisin shkollën e lartë vetëm në Universitetin e Tiranës", u shpreh
sot Agim Muçaj, drejtor i Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe
Shkencës. Sipas tij, "kërkesat larta të të rinjve për të studiuar
fakultetet e Universitetit të Tiranës kanë bërë që edhe kuotat e
pranimeve të jetë më të larta, krahasuar me 10 universitetet e tjera të
vendit" Kështu, duket se Fakulteti i Ekonomisë, Juridikut dhe i
Mjekësisë janë edhe fakultetet më të preferuara, duke pasur edhe kuotat
më të larta. Fakulteti i Ekonomisë këtë vit do të ketë 830 të drejta
studimi, për katër degët e tij, ekonomi, marketing, administrim-biznes
dhe financë. Por, krahas Universtetit të Tiranës kuota të larta janë
vendosur edhe për Universitetin Politeknik i Tiranës, 1 100, dhe
Universitetin Bujqësor të Tiranës, 1 114 të drejta studimit. Në muajin
Tetor rreth 6 370 studentë do të pranohen për herë të parë në gjashtë
universitetet e kryeqytetit, duke përbërë pothuajse gjysmën e të gjithë
studentëve që do të pranohen këtë vit.

***Alb-Shkenca---Lajme***





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-11-2004 nė 11:19 Edit Post Reply With Quote
PEDAGOGET, TE TRAJTOHEN SIPAS TITUJVE

Rigels Malile

Ka hyre ne diten e saj te trete greva e pedagogeve te universitetit Politeknik dhe atij te Tiranes duke paralizuar krejtesisht sistemin e larte arsimor ne Tirane. Pedagoget e Universitetit Politeknik jane te interesuar me teper ne hartimin e statutit te pedagogut i cili do te siguronte rrjedhimish edhe nje trajtim me te mire financiar. "Ne jemi nje shtrese qe nuk vleresohemi per ate qe i japim ketij vendi. Mungon teresisht respekti per pedagoget" - thote me keqardhje prof.Andonaq Londo, pedagog ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike. Sipas profesor Londos, problemi i pagave do te jete evident deri ne momentin qe pedagoget do te jene te percaktuar ne nivele. "Sistemi i Arsimit te Larte ne vend ka nevoje per nje strukturim te sakte ne menyre qe pedagoget e vjeter dhe me tituj te trajtohen ne baze te nivelit qe ata realisht zoterojne." vazhdon idene e tij prof. Londo. Ai nuk harron te jape edhe shembullin e tij personal kur thote se trajtimi financiar i pedeagogeve do te sjelle edhe eleminimin e nje sere faktoreve te tjere qe demtojne arsimin ku me emergjent mbetet korrupsioni. Dikur me detyren e Dekanit te Fakultetit te Inxhinierise Mekanike, sot ai thote me dhimbje se nuk ka as shtepi te mjaftueshme per te jetuar.

"Dje me erdhi nje grup xhirimi nga nje televizion i cili donte te merrte momente nga jeta e perdishme e nje pedagogu. E refuzova, dhe kur me pyeten pse, u thashe se me vinte turp nga shoket e mi qe do te thonin cfare dreq dekani eshte ky qe nuk diti te vjedhe ne dhjete vjet dekan as leket e nevojshme per nje shtepi.- thote me nje buzeqeshje ironike ne fytyre prof. Andonaq Londo.

Duam reformen ne arsim

Profesor Londo nuk harron te permende as reformen e shume kerkuar ne arsimin e larte e cila sipas tij i ndihmon shume pedagoget.

"Une i pari e dua reformen, por ajo nuk eshte privatizim qe mund te behet sipas deshirave te njerit apo tjetrit. Reforma do te nise te ardhurat por ajo ne fillim duhet te arrihet me nje konsensus politik qe me ndryshimin e pushteteve te mos ndryshoje edhe ligji per arsimin e larte." sqaron ai.

Si shembull prof. Londo solli Polonine, vend i cili ka aderuar se fundi ne bashkimin Europian ku reforma ne arsimin e larte u arrit me 100 perqind te votave dhe u miratua nje amandament qe thoshte se per 10 vjet nuk do te kishte asnje ndryshim ne ligjin per sistemin e larte arsimor ne vend. "Nuk behet fjale vetem per kerkesa personale por per nje reforme e cila i sherben realisht vendit. Sistemi i arsimit te larte ne vend eshte per te ardhur keq dhe kete nese nuk e ndalojme tani do ta kemi problem te pariparueshem pas 10 vjetesh" sqaron prof. Andonaq Londo. Ai nuk harron te permende edhe raste kur veprat e ndertuara nga inxhiniere te brezave te fundit nuk durojne dhe rrezohen. "Shpesh mbulohen me frazen u vodhen fondet por nje nga arsyet me te dhimbshme eshte se nuk kemi inxhiniere te rinj sepse nuk kemi shkolle per ta. Pedagoget nuk kerkojne llogari dhe nuk japin mesim ne nivelet e kerkuara pasi nuk vleresohen per punen e tyre." perfundon pedagogu i Fakultetit te Inxhinierise Mekanike Prof. Andonaq Londo.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-11-2004 nė 11:24 Edit Post Reply With Quote
Greva e pedagogeve, premtohet rivleresimi i pagave
E Premte, 19 Nentor 2004
Ministria e Arsimit dhe Shkences deklaroi dje angazhimin, per "nje rivleresim te sistemit te pagave per pedagoget, ne shkalle vendi". Vazhdon bojkoti i auditoreve

TIRANE - Ne diten e dyte te nje greve tre ditore te Universitetit Politeknik, e cila u perkrah edhe nga disa universitete te tjera, ministria e Arsimit dhe Shkences premtoi dje rishikim te pagave te pedagogeve. Ne nje konference per shtyp dje ne mesdite, Agim Muca, drejtori i Arsimit te Larte prane kesaj ministrie, pohoi se eshte vendosur te behet "nje rivleresim te sistemit te pagave per pedagoget ne shkalle vendi". Drejtori Muca, u ndal edhe ne kerkesat e tjera te pedagogeve qe jane hedhur ne greve dhe sot (e premte), vijojne diten e trete te bojkotimit te auditoreve. "Gjate vitit 2005, mbi bazen e pervojes nderkombetare dhe mbi bazen e konsultimit me strukturat akademike universitare do te perfundoje hartimi i Statusit te Profesorit", deklaroi Muca. Sipas tij, "udhezimet e reja per ngarkesen mesimore, organizimin e studimeve dhe strukturen e vitit te ri akademik, 2004-2005 jane pjese e reformes ne arsimin e larte". Nje tjeter kerkese e pedagogeve te universiteteve shteterore eshte edhe ajo e anullimit te vendimit dikasterial, per normat e reja mesimore. Ne lidhje me kete, drejtori i Arsimit te Larte Agim Muca, tha se "ato do te shoqerohen me rivleresim te pages per oret mesimore mbi norme per pedagoget e brendshem dhe te jashtem".

Kriza qe ka perfshire si kurre me pare sistemin universitar shqiptar, i ka te gjitha shanset, te vazhdoje gjate. Specialistet pohojne se kerkesat e pedagogeve, nuk mund te plotesohen, per shkak te detyrimeve te shtetit shqiptar ne Karten e Bolonjes. Nderkohe, dje greva e Politeknikit te Tiranes hyri ne diten e dyte dhe vazhdon edhe sot. Stafi ka paralajmeruar se e hena mund ta ktheje greven ne bojkot pa afat te auditoreve nese qeveria nuk do te marre masa konkrete. Kerkesa e tyre kryesore eshte ajo e dyfishimit te pagave, nga afro 350 USD mujore qe e kane aktualisht. Kryetari i sindikates se pedagogeve Angjelin Shtjefni, tha se dikasteri i Arsimit ende nuk i ka vleresuar kerkesat. Me greven e Politeknikut, edhe dje u solidarizuan shume fakultete ne Tirane dhe rrethe duke braktisur gjate gjithe dites auditoret universitare. Ed.Ku

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-11-2004 nė 14:14 Edit Post Reply With Quote
Tupe: Greva jonë do të vazhdojë


Elda Spaho

Si fillim në shkallët e Universitetit Politeknik të Tiranës, më pas edhe gjatë një konference për shtyp, përkthyesi i njohur i frëngjishtes Edmond Tupe, ka kritikuar fort qëndrimin e shtetit dhe Ministrisë së Arsimit ndaj grevës së stafeve akademike. Pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në kryeqytet, Tupe deklaroi dje se arsimi është shumë i rëndësishëm dhe ai nuk mund të lihej kaq shumë pas dore. “Nuk mund të zhvlerësohet kështu puna e stafeve akademike. Çmimet e këtushme po barazohen me ato të Evropës, por pagat tona janë 10 herë më të ulëta se ato të kolegëve tanë të huaj”,-tha dje Tupja.
***
I ndodhur mes kolegëve të tij, Edmond Tupe nuk ka mënuar të protestojë dhe të shprehet publikisht pro grevës së fakulteteve, pjesë e stafit të të cilëve ai është. “Greva mund të vazhdojë edhe më tej. Kërkesat tona janë krejtësisht të arsyeshme dhe nuk synojnë gjë tjetër veçse respektimin e dinjitetit tonë të nëpërkëmbur”,-shtoi ai.
Shqipëruesi i shumë botimeve në frëngjisht tha se në Shqipëri kishte një pabarazi të madhe pagash. Edhe pse një person mund të kualifikohej vazhdimisht dhe të merrte tituj akademikë, ai zor se mund të arrinte rrogën e një nëpunësi të lartë të shtetit, aq më shumë të ndonjë drejtori. Në këtë mënyrë, shumë vite pune, kërkimesh dhe hulumtimesh, ngeleshin të pashpërblyera. As moralisht dhe as financiarisht.
“Në të gjithë botën, arsimi dhe shëndetësia janë struktura buxhetore, të cilave nuk u kërkohet të dalin me fitim ekonomik. Ato financohen vazhdimisht nga shteti sepse janë dy nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë që kanë të bëjnë me formimin intelektual të njeriut dhe shëndetin e tij. Për këtë arsye, ato duhet të respektohen”.
***
Edmond Tupe nuk ishte i vetmi që ka deklaruar vazhdimin e grevës. Në fakt, ai ka qenë një ndër të shumtët. Profesor-doktori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Marenglen Gjonaj tha se ishte poshtëruese që një orë mësimi e një pedagogu apo profesori të paguhej sa 15 minuta punë të një berberi ose sa 5 minuta punë të një parukieri. “Ngritja e pagave nuk është kërkesa jonë më e rëndësishme. Por nga ana tjetër nuk mund të durohet më ky zhvlerësim që i bëhet kërkesave dhe nevojave tona. Unë po ju them se vitin e fundit, të shtyrë vetëm prej kushteve ekonomike, 80 ---------------------e stafit akademik në fakultetin ku unë bëj pjesë, është larguar. Janë gjithë këto vite pune dhe kualifikimi që ikën kot. Pedagogët tanë, profesorët tanë, ata që kanë studiuar për vite me radhë, po mbijetojnë duke shitur goma makinash dhe radiatorë. Sepse rroga që marrin në universitet nuk u siguron as bukën e gojës”, -tha Gjonaj.
Një tjetër profesor i njohur, i cili ka qenë njëri nga kandidatët për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës gjatë zgjedhjeve të fundit, Adem Tamo, tha se shteti nuk po i qëndronte besnik premtimeve të veta. “Gjithë përshkallëzimi që mori greva jonë, tregon se mendja e politikës së madhe shqiptare nuk është ashtu si deklarohet. Thuhet vazhdimisht, me gojë dhe me letra, që arsimi është prioritet në Shqipëri, por në fakt nuk është ashtu. Kushtet në të cilat ne punojmë, ngarkesa mësimore dhe pagat tona qesharake flasin për të kundërtën, ato flasin për zhvlerësim”.
Çfarë kërkojnë pedagogët:

-të mos ketë kufizime për pagesën e punës së kryer nëpërmjet orëve suplementare dhe kjo pagesë të mbulohet plotësisht nga buxheti i shtetit
-dyfishimin e nivelit aktual të pagave për të gjithë punonjësit e universitetit
të paguhen dhe të njihen si orë të plota praktikat, punët e laboratorit, konsultimet, provimet, recensat etj.
-të përcaktohet statusi i profesorit
-të përmirësohen ambientet dhe kushtet nëpër auditore



20/11/2004

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 2-12-2004 nė 04:13 Edit Post Reply With Quote
Sa turp tė jesh arsimtar

Të gjithë kujtojmë propozimet e shumta të bëra në administratën e presidentit Klinton mbi destinacionin e përdorimit të tepricës së buxhetit. Dhe përfundimisht u mor vendimi që kjo tepricë të investohej në sistemin arsimor. Veprim i mençur dhe padyshim vizionar në një shtet me sistem arsimor tepër të zhvilluar.
Sigurisht, Shqipëria nuk ka përse ta krahasojë veten me SHBA, por ama nuk ka përse edhe të mos mësojë nga kjo përvojë. Buxheti ynë nuk ka teprica për të investuar në sistemin arsimor. Por ama buxheti ynë ka plot shpenzime të tepërta në fusha të tjera jo dobiprurëse; ka keqadministrim të të ardhurave, e mangësi të cilat, përveç të tjerave ,mbulohen duke mbajtur shpenzime të reduktuara për sistemin arsimor dhe për arsimin të lartë në veçanti.
Këto fakte na i solli në vëmendje greva e nisur e pjesës më të madhe të pedagogëve shqiptarë. Ata haptazi kanë deklaruar se sistemi i arsimit të lartë është në moment krize dhe kërkohet marrja e masave serioze për kapërcimin e saj. Është një kërkesë tepër e justifikuar dhe një arsye që mbështet tërësisht revoltimin e pedagogëve. Sikur të ishin të revoltuar qoftë edhe për nivelin qesharak të pagave, edhe kjo do të përbënte një arsye mëse të mjaftueshme. Sepse pedagogët janë “rebeluar” për të rifituar dinjitetin e tyre përballë studentëve dhe shoqërisë; për t’i kthyer dinjitetin fjalës “dije”; për të shndërruar një proces të tërë arsimor, që sot vetëm mbijeton me përpëlitje, në një proces edukativ, nxënieje e shkencor cilësor dhe t’i rezistojë të ardhmes.
Për fat të keq, pala që duhet të dëgjojë dhe të shqetësohet për këtë “rebelim” arsimtarësh përsëri shfaqet e shurdhët dhe përpiqet të mbrohet pas një shifre të vetme 4.5 miliard lekëshe të projekt-buxhetit të vitit 2005 (vetëm 100 milion lekë më shumë se 2004). Luhet një lojë ping-pongu me termat “autonomi financiare e universiteteve” dhe mbi aftësinë apo paaftësinë e këtyre institucioneve të dijes për të administruar paranë, a thua se janë të rralla rastet që administrata shtetërore i ka keqadministruar fondet e buxhetit. Ndërkohë, është harruar që investimi në sistemin arsimor është investimi afatgjatë më i dobishëm për një vend. Është harruar që duke shtuar financimin për sistemin arsimor nuk rrezikohet të krijohet shtresa e “mësonjësve pasanikë”, por krijohen kushtet minimale të nevojshme për të vënë dijet dhe aftësitë e tyre tërësisht në dispozicion të përgatitjes së brezave të së ardhmes.
Por, në shtetin e sekretareve dhe të truprojeve, ku një pjesë e mirë e karrigeve ministrore rehatojnë ish-pedagogë të universiteteve të Shqipërisë, të vjen turp të jesh arsimtar.

MONITOR

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2005 nė 09:34 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 02 Prill 2005


KINEZERIRAT E ARSIMIT

Nga Bexhet Arbana

Ne kuptimin pexhorativ, fjala "kinezerira" si ne kohen e periudhes komuniste, por dhe te asaj post-komuniste, ka ruajtur ne kujtesen e shqiptareve perfytyrimin per nje mori te pafund gjerash qe fillojne dhe s'mbarojne kurre, per nje lloj penelopizmi, qe "e thur naten dhe e shthur diten".

Dihet nga te gjithe, se kinezerirat, qe sic thame te sjellin ne vemendje nje lloj rrapellime enesh cingoje, alumini, bakri, e gjithfare xingla-mingla kinkalerish qe tunden e shkunden duke cjerre e zhurmuar pa fund, ne vendin tone i kane sjelle dhe prodhuar politikanet si ne periudhen e pare, ashtu dhe ne demokraci. Huazimi dhe importimi i "kinezerirave" te diteve te sotme, fale hapjes dhe levizjes se lire te njerezve, mallrave dhe ideve, eshte me koherent, i drejtperdrejte dhe i gjithanshem. Sepse sa here qe pushtetaret tane te nderuar vizitojne Kinen, nuk harrojne te sjellin me vete dhe doza te konsiderueshme kinezerirash duke i shperndare ato pa kursim, nder miq dhe shoke, e pastaj edhe ne dikasteret qe ata mbulojne. Keshtu p.sh., thuhet se Kastriot Islami, pas vizites qe beri ne Kine, e mbushi Ministrine e Jashtme me kinezerira aq sa punonjesit e ketij dikasteri, i drejtohen njeri-tjetrit me shprehjen "tunxhe". Kinezerira kane importuar ne vendin tone edhe shefat e medhenj te politikes, te asaj kohe dhe te kesaj kohe, nga e majta ne te djathte, dhe i kane perhapur ngado, sipas llojit, permbajtjes, peshes dhe formes se qylafit e festes se gjithsecilit; tek miqte, bashkepunetoret tek te "varurit" dhe te pavarurit, bile edhe tek kundershtaret politike. Por "merak te madh" kane patur per t'i implementuar ato (sa bukur e thone kete fjale nga tribunat e kongreseve) tek falangat e militanteve, biles disave syresh qe jane "kontrapedal" jashte standardit, apo dhe me "statusquo te vecante" perpos kinezerirave u jepet dhe dopio doze me renaideologjizuese. Prandaj ne mjaft dikastere, perberja e personelit te tyre eshte shpesh me variante militantesh te kombinuara. Sigurisht te predominuar nga kinezerira dhe te udhehequr nga me fanatike qe ju "pelqejne renat".

Sektori me i mbarsur me kinezerira, arsimi

Por sektori me i spikatur dhe mjaft i ngarkuar me keto tipare "kreshendoje" tragjikomike, mbetet pa medyshje ai i arsimit. Ne nivel ministror, qe nga Xhezair Teliti i PD-se dhe gjer tek Luan Memushi i PS-se, gjejme te misheruar, si ne teori, ashtu dhe ne praktike, mjaft elemente me permbajtje kinezerirash. Mjaft mire kujtohet p.sh. nga bashkepunetoret e afert te Xh. Telitit frika dhe perulesia deri ne delir ndaj shefave, (kujtoni pozen e nje aziatiku te shkurter, topolak, qe perunjet me buzeqeshjen karakteristike te races), aq te vockela dhe ne formen e frikes i kish i ziu te gjitha te tijat sa, dhe firmen qe hidhte ne shkresat zyrtare e zvogelonte sa nje kokerr orizi, bile dhe nenshkruante me boje te padukshme (avulluee). Dhe i perunjuri ne stilin kinezce, i sjelle ne krye te ministrise per t'iu bere qejfin kavajasve demokrate, (tamam si nen parullen e PP-se, qe na duhet dhe nje mjelese e dalluar nga fshati X ne Kuvendin Popullor), "njeriu i bere me hije", sic e cilesonin ne ate kohe, qendroi ne krye te dikasterit te arsimit jo pak, por 4 vjet te plota. Se c'risi, pedagogji, pune a deme, i solli shoqerise, u duken dhe u maten me milimetra e grame.... Ndersa ministri tjeter, ai Luani i PS-se, "trimi xha i Jahos" sic e therrasin sot, qendron pa u tundur ne pozicionin e "rrumpalles me karabine ne dore" duke ja futur qores, qe nga mengjesi deri ne darke, "me te dale ku te dale", me idete e tij empirike, surealiste per te ardhmen e arsimit. Por kinezerirat nuk mbarojne ketu dhe me kaq. Ato marrin permasat e groteskut sa me poshte t'i shkohet hierarkise administrative.

Goditje qe ne fillim mbi arsimin shqiptar

Vite me pare, Biku i tmerrshem i PD-se, (Sabri Bejleri), fizkulturist dhe militant i devotshem deri ne "flijim", me ligjin 24/1 ne njeren ane dhe me pallen zhveshur ne anen tjeter, beri kerdine ne "sterilizimin" e arsimit nga drejtuesit me "background" socialist, apo edhe te specialisteve te mirefillte qe dyshoheshin per lidhje me pushtetin e vjeter, duke ua hequr ketyre te fundit "skalpin" apo dhe duke "ua nxire jeten" me hetime te felliqura spiunesh, duke pervijuar keshtu goditje te egra ne drejtimin e arsimit. Thuhet se me "barin e thate", aso kohe, iku dhe mjaft "bar i njome". Te gjithe e mbajne mend fort mire periudhen e "arte" kur drejtoret e shkollave ne arsimin e kryeqytetit ne shumicen derrmuese te tyre i ngjanin Bikut. Ishin mesues fizkulture. Jo pa keqardhje, ndonese ky eshte tashme nje kapitull i mbyllur, arsimtaret e therrisnin, kete kohen e Bikut si "kohen e arte te pedagogjise se bilbilit".

Me pas, me ardhjen e socialisteve ne pushtet, nis e famshmja periudhe e revanshit hakmarres ndaj pales kundershtare "qe iu kishte punuar qindin". Tashme jo me me ligjin 24/1 por me ligje te improvizuara ne miniature te 24-es dhe me shume fraksione, (si per shembull shkarkohesh se ke shkelur etiken zyrtare), nis nje gjueti e eger shtrigash, jo vetem ndaj militanteve dhe simpatizanteve te krahut te djathte, por edhe ndaj atyre qe shfaqnin haptazi kundershti ndaj kesaj politike destruktive antipedagogjike.

Majlinda Keta, spastrime masive

Kater drejtore te arsimit te Tiranes, dhe prej tyre tri gra deri tek kjo e fundit, Majlinda Keta, kane bere spastrime masive dhe pa shkak e motiv te drejtuesve dhe specialisteve te arsimit ne kryeqytet, duke arritur ne nje shifer tronditese ne mbi 200 vete. Ne keto raprezalje spastrimi nuk behet me fjale per PD-iste, qe per hir te se vertetes jane "spastruar" me kohe, por si i thone fjales; "me ta fut i joti", duke bere lufte "mes vetit", brenda llojit, mes klanesh dhe grupimesh fraksioniste, duke ngrene "mishte" e njeri- tjetrit si qemoti, sipas mesimeve te Enverit. Cdo drejtues i ri i DAR-it te Tiranes, merr persiper, ne menyre taksative, eleminimin deri ne masen 40% te stafeve drejtuese dhe arsimore, te atyre cka kane lene dhe gatuar paraardhesit e tyre (kaq e kane racionin), sepse tagren per pjesen e mbetur d.m.th. 60% e ka, apo e eleminon, si te thuash e ben lesh arapi, duke futur militante te rinj, vetem klani i udheheqjes se larte te partis-_e ka harxhuar fisheke me shume, per te vene ne krye te DART, kanakaren e vet.

Lumturi Xhezoja, spastrime vetem per dy ore

Kujtojme ketu se vetem gjate dy diteve, me 28-29 gusht te vitit 2002 dhe vetem brenda 2 oreve (ora 10.00 -12.00) ish-drejtoresha e Arsimit te Tiranes, Lumturi Xhezo, ka nxjerre nga dora e saj dhe ka ekzekutuar 60 urdhra per te shkarkuar dhe transferuar 60 drejtore shkollash pa kurrfare motivacioni, me qellimin e vetem per t'i hapur rrugen ardhjes ne drejtim te militanteve te klanit te saj (aso kohe ajo ishte kunder Nanos), me arsyetimin qe te ngrinin celulat e partise-klan, neper shkolla. Ky veprim monstruoz i paprecedent i saj, te kujton jo pa indinjate, naten e zeze me prerje kokash, te "Shen Bartolomeut" ne Francen mesjetare. A nuk jane keto xhingla-mingla, zilka e rilka qe kuisin e flasin kinezerisht? Dhe sot, kjo inkuizitore komuniste eshte rogemarrese, pa i hyre gjemb ne kembe, si nendrejtoreshe ne nje nga institucionet arsimore prane Bashkise se Tiranes.

Intelektualet e pavarur, klima i ben te kufizuar

Por gjithsesi, dhe pavaresisht nga keto qendrime te mbrapshta te inkuizitoreve te politizuar, duhet theksuar se baza e te gjithe progresit te arritur gjer me sot, mban padyshim vulen e mendimeve te intelektualeve te pavarur, por qe shpesh, per hir te klimes ende mbytese, mbeten te anatemuara e te kufizuara. Pra e thene ndryshe, progresi arsimor-pedagogjik, mund te kete njohur zhvillim formal, vetem brenda caqeve te stuhise apo konfliktit intelektual. Keshtu mund te shpjegohet nga njera ana menyra jo normale, "jonjerezore" me te cilen realizon interesat e veta te pavarura, intelektuale dhe nga ana tjeter caqet e ngushta, brenda te cilave realizohet zhvillimi i tolerances, i lidhjeve dhe kompromiseve intelektuale. Pra ky karakter i kufizuar zhvillimi, nuk mund te qendroje ne perjashtimin e njeres pale nga procesi, por dhe ngushtesise mendore te atij grupi intelektualesh politike qe bejne kete perjashtim.

Bota i stimulon, ne i perzeme arsimtaret

Eshte vertet tronditese dhe trishtuese, teksa mendon, se bota e qyteteruar harrxhon cdo vit miliona dollare per te pergatitur dhe mbeshtetur kuadrot drejtuese te arsimit, duke ju siguruar atyre te gjitha lehtesite e nevojshme per nje pune te dobishme dhe te frytshme ne shoqeri. Ndersa tek ne, ne te kundert, perpos se nuk vleresohen dhe paguhen sa duhet, por mund te rrezikojne edhe vendin e punes, te nxirren ne rruge te madhe e te ndiqen pa te keq, sikur te ishin lecka, sipas tekave te eproreve medioker e te pashpirt. Le te permend nje fakt. Ne nje shkolle fare te vogel te kryeqytetit sic eshte shkolla "1 Maji", aktualisht gjenden te shkarkuar nga detyra e drejtuesve, pa kurrfare motivacioni 6 ish-drejtore shkollash!? Njeri me i shkelqyer se tjetri. Asnjehere nuk morem prej tyre pergjigjen e pyetjes; perse ishin hequr nga detyra? Te gjithe ngrinin supet. Te gjashte ata ashtu sic i njoha une, ishin dhe jane mesues autoritare, organizatore te shkelqyer, profesioniste, edukatore te zote dhe kuadro te mirefillte, qytetare te nderuar te ketij vendi.

Per specialistet dhe intelektualet nuk ka oksigjen

E verteta eshte se per intelektualet e pavarur dhe specialistet e mirefillte te arsimit ka mbetur fare pak "oksigjen" apo "hapesire" per te shpreur vlerat e tyre individuale profesionale. Ata me se shumti, ndodhen ne menyre konstante nen trysnine e politikes se dites se shkurter. Me sa duket, ajo paraqitet tejet agresive dhe e pameshirshme me kedo qe ende nuk eshte lobuar ne klane te caktuara te saj, ne grupime interesash te dyshimta ekonomiko-financiare apo dhe ne formacione te caktuara te organizmave politike qe gjithe diten i bien karagjyzenit.

Pra mund te themi me bindje se tek intelektualet e sotem, morali, dinjiteti, personaliteti dhe forma te tjera subjektive te mendimit, si dhe format e tjera te ndergjegjes, qe iu pergjigjen ketyre vlerave, e kane humbur vleren e pavaresise. Duket ne kete kohe, sikur cdo gje eshte e mbarsur me te kunderten e vet. Arritjet e pakta e te brishta te demokracise shqiptare, sikur jane paguar me cmimin e dekadences politike dhe perdhosjes morale. Duket, se sa me teper perdhoset, aq me teper keta njerez behen vegla te njerezve te tjere ose monstra te poshtersise se tyre sic jane dhe rastet qe po permendim ketu.

Projekti qe nuk pati jetegjatesi

Vite me pare, saktesisht ne 1998, i paraqita shqetesimin tim me shkrim, per ate cka po ndodhte me drejtuesit e shkollave, drejtorit ekzekutiv te AEDP (SOROS), z. Vasillaq Zoto, i cili me mirekuptoi, dhe u angazhua personalisht per t'i dhene zgjidhje te admirueshme problemit, per te frenuar kete dukuri, d.m.th. goditjen e radhes qe po pesonte arsimi. U vendos te behej certifikimi profesional i drejtoreve te shkollave, mbeshtetur mbi bazen e nje pergatitjeje teorike te kenaqshme si dhe nepermjet pervojes se eksperiencave nderkombetare. Pavaresisht nga zhurma qe u be rreth ketij aktiviteti dhe jehones se kufizuar vetem brenda qytetit te Tiranes, ky projekt nuk pati jetegjatesi dhe impaktin e nevojshem publik pasi serisht politika e dites nuk kurseu askend per permbushjen e qellimeve te saj pragmatiste konjukturale. Megjithe kete, vlen te theksohet se kjo ndermarrje pozitive zbuti disi trysnine e dites dhe mundesoi arritjen, per momentin, te "frymemarrjes" se domosdoshme ne permiresimin e treguesve arsimore-edukative. Nga kjo pikepamje, duhet thene se, politika beri thjesht nje zbythje te perkohshme pa hequr dore nga synimet e saj programore, sepse edhe lejtmotivi i kenges "S'ka force ne bote te na ndale neve sot, revolucioni marshon" e justifikon, ne fund te fundit, plotesisht kete qellim te politikes komunisto-socialiste per te cuar revolucionin perpara duke shkelur mbi kedo.

Memushi, pas vizites ne Kine, solli kinezerira

Por le t'u kthehemi edhe njehere "kinezerirave" aq terheqese e aq te perfolura te dikasterit te arsimit. Thone se edhe L.Memushi pas vizites ne Kine, solli me vete nje dyzine kinezerirash, dhe si te mi doje, qofte ne gjendje te lenget (likuide) qofte dhe me mase te thate (sipas te gjitha zerave), te cilat ua shperndau pa vonese DAR-eve dhe ZA-reve, nga ishin dhe nga s'ishin, per t'i vene ne jete me bindje dhe perkushtim partiak. Por perdellimen me te madhe, ne arritjen e treguesve te kinezomanise e mban pa medyshje, e paperseritshmja ne llojin e saj, drejtoresha e DAR-it te Tiranes, zonja Majlinda Keta. Biles, mund te themi se ajo ka kapur majat e groteskut. Kinezerite e saj, me se shumti ne te ashtuquajturen "performance", iu hengren koken, pervec mjaft drejtoreve te shkollave edhe 15 inspektoreve (specialiste) te DAR-it, he me plot goje shenuan nje hap te ri, te pamerituar, ne njollosjen me turp te drejtimit te arsimit te kryeqytetit. Lexuesi per te kuptuar me se miri nivelin e indikatoreve percaktues te saj profesionale, intelektuale dhe kulturore, si e perzgjedhur "elitare" per "idealet e medha", enkas nga performanca partiake, ne drejtimin e arsimit te Tiranes, mjafton te perqendrohemi ne pyetesorin allakinezce, me te cilin u realizua konkursi antikulturor dhe antipedagogjik i saj, ne goditjen e radhes te drejtuesve dhe mesuesve, eleminimin e subjekteve te tjere arsimore po nepermjet te ashtuquajtures performance. Le t'i bejme me dije lexuesit disa referenca te pyetesorit, te cilave mesues e drejtues, per te "kaluar klasen" duhej t'ju pergjigjeshin.

Cilat jane 10 cilesite qe nuk doni t'i keni?

Cilat jane 10 cilesite qe nuk doni t'i keni? Cfare risish kane ndodhur mbas 18 shkurtit ne DAR? Cilat jane tri te mira, tri te keqija nga vetja jote? Si mund te shkruhet nje leter? Cfare nuk do beni kurre ne klase, dhe cfare do beni oren e pare te mesimit? Perse deshiron te vish ne Tirane? Etj, etj. Qofsha gabuar, por sinqerisht nuk arrij ta kuptoj, biles dhe ta mendoj, se si eshte e mundur t'u drejtohen pyetje te tilla kaq naive, te pakuptimta dhe teper vulgare kuadrove, drejtuesve e specialisteve me arsim te larte universitar? Qe shumekush do t'i marre per pyetje barcoletash policesh a shvejkiane. Por meqenese kjo zonje inkuizitore, i ka hyre tashme rruges se goditjes se kuadrit drejtues te arsimit te Tiranes nepermjet kinezerive te performances socialiste, atehere do t'i propozonim nga ana jone, qe per vitin e ardhshem akademik (kuptohet nese do te qendroje ne kete post) te drejtoje ne performancen e saj tashme "te dale boje" edhe disa kinezerira te tjera si p.sh.: Cilat jane pese te kuqe dhe tete te verdha? Cilat jane shtate me lesh dhe gjashte me pupla? Kater te shkurtera dhe dy te gjata? Dhe nese do te kete ndonje pergjigje te "hajrit" per pyetjet tona sugjestive, sigurisht qe do te pranonim pa ngurim te botoheshin ne revisten tone. Sa per pyetjen, se cfare risish kane ndodhur pas 18 shkurtit ne DAR (kjo eshte dita e emerimit te saj ne drejtimin e DART), kete pergjigje po e jap une, per te gjithe te interesuarit: "Nje vere ne uje".

Per sa kohe do jete Keta ne fuqi

Biles mund te them me bindje te plote se, per sa kohe, kjo zonje, do te drejtoje arsimin e kryeqytetit, do te kete nje numer pa fund verash ne uje. Kete perfundim ne e mbeshtesim ne vleresimin substancial te permbajtjes dhe nivelit te saj profesional dhe intelektual. Botekuptimi i saj pedagogjik i sakatosur, shtrihet vetem ne kufijte e mikropedagogjise ose sic thirret ne gjuhe shkencore te pedagogjise dinamike-aplikative (praktike) ndersa njohurite e saj per makropedagogjine d.m.th. per pedagogjine eksperimentale (teorike) shumedimensionale, jane nje bote e panjohur, e mistershme, te cilen ajo as e njeh dhe as e kupton. Shkurt, asaj i mungojne aksesoret e nevojshem tekniko-profesionale dhe politike per te mundesuar realizimin e reformes ne kryeqytet. Per ne tashme eshte e qarte per ato cka ajo deklaron ne menyre te perseritur dhe te paramenduar, neper RTV te ndryshme, jane thjesht kinezerira pedagogjike te lexuara kuturu neper libra, pa lidhje logjike, apo dhe te degjuara lart e poshte nga specialiste t-_ryshem. Keto abstraksione te marra me vete (qe ajo deklaron poshte e lart) te shkeputura nga pedagogjia, nuk kane absolutisht asnje vlere. Ato mund te hyjne ne pune vetem per te lehtesuar sistemimin e materialit pedagogjik, per te treguar ne menyre te kodifikuar permbajtjen ne aspekte te vecanta te tij.

Keta nuk ka shfaqur aftesi te mirefillta

Nga kjo pikepamje gjejme rastin t'i bejme me dije opinionit publik se zonja Keta, ne asnje rast te vetem nuk ka shfaqur aftesi te spikatura, te mirefillta ne raport me specialistet me ne ze te arsimit, bile eshte per t'u vene ne dyshim edhe formimi i saj i pergjithshem tekniko-profesional pare kjo dhe ne raport me pjesen dermuese te inspektoreve te Tiranes qe ajo ka pushuar nga puna. Idete e saj spontane mbi arsimin, perpos se jane nje perseritje e vazhdueshme, nje refren konstant i kendveshtrimeve teper te ngushta dhe te kufizuara, por ne koncept ato jane dhe ide mjaft konfuze, te paqarta, iluzioniste e te parealizueshme. Si te tilla, ato mbeten ide te izoluara e te palevizshme, qe ne fund te fundit mund te perbejne vetem ngerc profesional qe pengojne progresin dhe vizionet e reja pedagogjike. Gjithsesi dhe pavaresisht nga keto, mendojme se nuk jane vetem gabimet e Majlinda Ketes dhe as te drejtoreve te tjere te DAR-eve dhe ZA-reve per situaten aspak te kenaqshme qe mbizoteron sot ne arsim, por eshte "injoranca" e performances progresiste socialiste ajo qe ka shkaktuar kete kolaps arsimor pa rrugedalje. Ndaj per te zgjidhur me mire problemet tona, do t'u rekomandonim politikaneve tane qe ketej e tutje te mos lodhen deri ne Kine per te sjelle dozat e "nevojshme" me kinezerira, sepse ato sot i kemi mu ne dere te shtepise, ne Rrugen e Dibres ku dhe po ngrihet versioni ri i "China toen"-it shqiptar.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-8-2005 nė 05:49 Edit Post Reply With Quote
Universitetet me pagesë, ja tarifat për çdo degë

Shansi i dytë për konkurrentët. Dy mijë mund të ndjekin fakultetet, duke paguar

Olsi Kolami

Dy mijë të rinj pritet që të ndjekin këtë vit universitetet, kundrejt pagesës. Tarifat e vendosura janë të njëjta me ato të një viti më parë, ndërkohë që përpos kuotave të miratuara, universitetet kanë dorë të lirë për të rritur ose ulur numrin e studentëve me pagesë. Degët më të kërkuara nga kandidatët kanë tarifa që arrijnë në 300 mijë lekë të reja, ndërkohë që tarifa më e ulët është 50 mijë lekë të reja. Eksperienca e viteve të shkuara tregon se degët më të kërkuara mbeten Informatika, Gazetaria, Mjekësia, Juridiku, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku, ku edhe tarifat janë më të kripura, duke arritur deri në 300 mijë të vjetra. Kërkesat më të mëdha për studimet me pagesë i drejtohen Tiranës, pavarësisht tarifave të larta, ndërkohë që në universitetet e tjera tarifat maksimale arrijnë deri në 1 milion të vjetra. Sipas rregullores së pranimit, në universitete kanë të drejtë që të hyjnë në universitetet me pagesë të gjithë kandidatët që kanë deklaruar që në fazën në regjistrimit se janë gati të paguajnë tarifat e vendosura, në rast se nuk do të fitojnë brenda kuotave të lira. Në rast se kandidatët edhe pse kanë deklaruar se duan të ndjekin fakultetin me pagesë, fitojnë, ata nuk kanë asnjë detyrim për të paguar tarifën e përcaktuar. Edhe këta të rinj njëlloj si konkurrentët e tjerë, do të hyjnë në garë, ndërkohë që gara e tyre lidhet ngushtë mes konkurrentëve që pretendojnë të ndjekin universitetin në të njëjtën kategori. Shpallja e konkurrentëve fitues për kuotat me pagesë bëhet paralelisht me atë të fituesve të tjerë, por renditja e tyre bëhet në bazë të pikëve që ata kanë fituar. Kuota e pranimeve për studentët me pagesë është 10 për qind e kuotave. Pra këtë vit në universitetete do të pranohen 20 mijë të rinj, ku 10 për qind, afërsisht 2 mijë, do të pranohen direkt nga kuotat me pagesë. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kuadrin e liberalizimit, e kanë vetë në dorë universitetet të pranojnë sa dëshirojnë studentë me pagesë. Ndërkohë që të njëjtat tarifa zbatohen edhe për studentët që duan të vazhdojnë një fakultet të dytë në sistemin me kohë të plotë. Zgjedhja e tyre bëhet nga një komision vlerësimi, të cilët shqyrtojnë masën e ekuivalentimit të programit të studimit që dëshiron të ndjekë me programin e fakultetit që dëshiron të ndjekë. Mbi bazën e propozimeve të komisionit, dekani i fakultetit i paraqet rektorit numrin e kuotave për degët e dyta dhe seleksionimi i kandidatëve bëhet mbi bazën e aftësisë së degës dhe cilësisë së rezultateve. Studentët që kanë kërkuar të ndjekin një fakultet të dytë njoftohen për regjistrimin në fakultet brenda 10 ditëve nga fillimi i vitit të ri akademik.


Kandidatët e huaj dhe jashtë trojeve
Ashtu si për çdo vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur garën për të ndjekur universitetin edhe për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve shtetërore. Kandidatët nga trevat jashtë kufijve shtetërore, si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Preshva, Bujanovci dhe Medvegja konkurrojnë mes tyre për kuotat e pranimit. Dokumentacioni i nevojshem për t’u regjistruar është i njëjtë me atë të të gjithë kandidatëve që kanë mbaruar shkolla të mesme jashtë vendit. Ndërkohë që në garë kanë të drejtë të konkurrojnë edhe studentët e huaj. Kandidatët që përfitojnë nga kuotat e të huajve mund të vijnë me marrëveshje mes shteteve, por edhe privatisht. Kusht themelor për pranimet e tyre është që ata të kenë fituar provimin e gjuhës shqipe. Për studentët që vijnë në bazë të marrëveshjeve dypalëshe, degët e kërkuara në bazë të dosjeve të ardhura nga përfaqësitë diplomatike shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Jashtme, duke i autorizuar universiteteve regjistrimin e të rinjve në specialitetet e caktuara brenda kuotës për çdo degë.




Universiteti i Tiranës Tarifat
Anglisht 300 000
Gazetari 300 000
Mjekësi e Përgjithshme 300 000
Stomatologji 300 000
Farmaci 300 000
Juridik 300 000
Punë Sociale 200 000
Filozofi-Sociologji 200 000
Psikologji 200 000
Shkenca politike 200 000
Ekonomik 150 000
Financë 150 000
Informatik Ekonomike 150 000
Administrim Biznes 150 000
Informatikë 140 000
Biologji-Kimi 140 000
Kimi e Përgjithshme 140 000
Kimi Ushqimore 140 000
Kimi Industriale 140 000
Frëngjisht 100 000
Gjermanisht 100 000
Gjuhë-Letërsi Greke 100 000
Gjuhë Sllave Ballkanike 100 000
Gjuhë Turke 100 000
Histori - Gjeografi 100 000
Gjuhë-Letërsi 100 000

Universiteti Politeknik i Tiranës Tarifat
Mjedisi 100 000
Hidroteknik 80 000
Naftë 70 000
Ndërtim 60 000
Elektronikë 60 000
Elektrike 60 000
Mekanikë 50 000
Tekstil 50 000
Materiale-Metalurgji 50 000
Gjeologji 50 000
Gjeofizikë 50 000
Miniera 50 000


Universiteti Bujqësor i Tiranës Tarifat
Inxhinieri Mjedisi 130 000
Teknolog ushqimor 120 000
Ekonomi dhe Politik Agrare 120 000
Ekonomist Agrobiznesi 120 000
Teknik i Konservimit të produkteve 120 000
Vreshtari - Enologji 120 000
Mjek Veteriner 100 000
Inxhinier Agrar-Zootekni- Biznes Blegtoral 100 000
Inxhinier Agrar dhe prodhimi bimor 100 000
Inxhinier Agrar në Akuakulturë dhe menaxhimi i peshkimit 100 000
Inxhinier Pyjesh 100 000
Inxhinier Përpunim Druri 100 000
Inxhinier Agrar në Hortikulturë dhe mbrojtje bimësh 100 000

Universiteti i Gjirokastrës Tarifat
Adminisrtrim Publik 120 000
Cikli i Ulët dhe Parashkolor 80 000
Biologji-Kimi 60 000
Infermieri 60 000
Gjuhë-Letërsi 60 000
Matematikë-Fizikë 60 000
Histori-Gjeografi 60 000
Financë 60 000
Anglisht 60 000
Gjuhë italiane 60 000
Gjuhë -Letërsi Greke 60 000

Universiteti i Korçës Tarifat
Anglisht 80 000
Filozofi-Sociologji 80 000
Financë 70 000
Menaxhim Biznesi 70 000
Marketing 60 000
Turizëm 60 000
Cikli i Ulët dhe Parashkollor 60 000
Infermieri 60 000
Inxhinieri Agronomike 60 000

Universiteti i Shkodrës
Juridik Tarifat
Fizik 150 000
Matematik 60 000
Informatikë 60 000
Gjuhë – Letërsi 60 000
Histori – Gjeografi 60 000
Administrim Biznes 60 000
Financë – Kontabilitet 60 000
Marketing Turizëm 60 000
Cikli i Ulët dhe Parashkolor 60 000
Infermieri 60 000
Italistikë 60 000
Gjermanistikë 60 000
Anglistikë 60 000

Universiteti i Elbasanit Tarifat
Financë Kontabilitet 90 000
Italisht 80 000
Infermieri 80 000
Administrim Biznes 60 000
Anglisht 60 000
Cikli i Ulët dhe Parashkolor 50 000
Biologji-Kimi 50 000
Histori-Gjeografi 50 000
Gjuhë-Letërsi 50 000
Matematikë-Fizikë 50 000
Gjermanisht 50 000
Frengjisht 50 000

Universiteti i Vlorës Tarifat
Juridik 150 000
Teknologji informacioni 120 000
Infermieri 90 000
Cikli i Ulët dhe Parashkolor 80 000
Anglisht 60 000
Administrim Biznes 60 000
Turizëm 60 000
Inxhinieri Detare 60 000
Matematikë-Fizikë 60 000
Navigacion 60 000
Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve Tarifat
Të gjitha specialitetet 150 000
Shkolla e Lartë e Infermierisë
Të gjitha specialitetet 100 000












07/08/2005
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-9-2005 nė 08:51 Edit Post Reply With Quote
Tarifat variojnë nga 100 mijë lekë deri në 300 mijë lekë në vit


Universiteti me pagesë, ja tarifat e këtij viti




Brikena Demiras
Përveç sistemit të ditës, universitetet ofrojnë për studentët edhe kuotat me pagesë, nëse nuk kanë fituar në konkurset e shkollës së lartë për kohën e plotë.

Sipas premtimit të qeverisë, që të gjithë ata që nuk do të hyjnë në shkollën e ditës do të sistemohen më vonë edhe në sistemin part-time. I hapur një vit më parë, ky sistem është një burim shumë i mirë të ardhurash dytësore për fakultetet. Ndërkaq, qeveria miratoi kuotat e pranimeve të reja për të gjitha universitetet që do të përbëhen nga 15 610 kuota kryesore, 1 503 kuota dytësore, ose kuota me pagesë, si dhe 301 kuota për shqiptarët jashtë trojeve të Shqipërisë. Ndërkaq, këtë vit do të hapet edhe sistemi part-time në fakultetin e Drejtësisë që mund të kenë të njëjtin konkurs. Dallimi mes dy sistemeve është vetëm tarifa e shkollimit.

Rritet tarifa e shkollimit
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave është rritur tarifa e shkollimit vjetor, e cila do të jetë 12 000 lekë, ose 120 dollarë për çdo student. “Rritja e kësaj tarife ka qenë një kërkesë e përsëritshme e Konferencës së Rektorëve, të cilët kanë kërkuar një tarifë edhe më të lartë prej 30 000 – 40 000 lekësh. Ministria e Arsimit i propozoi Këshillit të Ministrave shumën prej 12 000 lekësh nga 10 000 lekë që ka qenë vitin e kaluar”, thanë burime nga zyra e shtypit në Ministrinë e Arsimit. Sipas llogaritjeve me rritjen e tarifës së shkollimit për të gjitha kurset e studimit në 12 000 lekë në vit parashikohet një rritje e të ardhurave me 2.821 milionë euro. “Kjo shumë do të shfrytëzohet në universitete për biblioteka, laboratore e internet duke rritur kështu edhe cilësinë në mësimdhënie”, thanë burimet.



kuotat me pagese dhe tarifat sipas UNIVERSITETEve

UNIVERSITETI I TIRANES
DEGET KUOTAT TARIFA
Histori 12 100 000
Gjeografi 12 100 000
Gjuhë-Letërsi 12 100 000
Anglisht 14 100 000
Italisht 12 100 000
Matematikë 14 100 000
Fizikë 12 100 000
Biologji-Kimi 12 100 000
Kimi 7 100 000
Kimi Tek.Ushq 7 100 000
Kimi Ind. 7 100 000
Informatikë 6 150 000
Gazetari 8 300 000
Punë Sociale 12 150 000
Filozofi-Soc. 11 150 000
Psikologji 13 150 000
Shkenca Politike 13 150 000
Drejtësi 36 300 000
Mjekësi 23 300 000
Stomatologji 7 300 000
Farmaci 7 300 000
Infermieri 37 300 000
Adm.Biznes 42 150 000
Ekonomiks 9 150 000
Financë 42 150 000
Inf.Ekonomike 6 150 000

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
Mekanikë 12 100 000
Inxh.Materiale 6 100 000
Tekstil 6 100 000
Elektrik 10 100 000
Elektronikë 14 300 000
Ndërtim 23 150 000
Arkitekturë 11 300 000
Inxh.Matematike 4 100 000
Inxh.Fizike 4 100 000
Inxh.Gjeodet 5 100 000
Inxh.Ambienti 6 100 000
Inxh.Shken.Toke 8 100 000
Gjeoinformatikë 6 100 000
Inxh.Gjeoburime 10 100 000

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANES
Drejtim fermash 20 150 000
DEGET KUOTAT TARIFA
Ekonomi/P.Agrare 20 150 000
Inxh.Agr në
Hortikulturë/MB 10 150 000
Inxh.Agrare
në P.Bimor 10 150 000
Inxh.në Zootek 10 150 000
Akuakulturë/M.Pesh13 150 000
Inxh.Agromjedisi 15 150 000
Tek.Agroushqimore 10 150 000
Vreshtari dhe Enologji6 150 000
Inxh.Pyjesh 10 150 000
Inxh.P.Druri 7 150 000
Veterinari 13 150 000

UNIVERSITETI I ELBASANIT
Histori-Gjeog. 9 100 000
Gjuhë-Letërsi 14 100 000
Edukim Qytetar 9 100 000
Anglisht 9 100 000
Italisht 9 100 000
Cikli i Ulët 10 100 000
Cikli i Ulët Parash. 5 100 000
Biologji-Kimi 13 100 000
Gazetari 8 300 000
Punë Sociale 11 150 000
Filozofi-Soc. 9 150 000
Psikologji 12 150 000
Infermieri 14 150 000
Adm.Biznes 13 150 000
Ekonomiks 9 150 000
Financë 13 150 000

UNIVERSITETI I GJIROKASTRES
Histori-Gjeog. 14 100 000
Gjuhë-Letërsi 17 100 000
Anglisht 11 100 000
Italisht 9 100 000
Gjuhë Greke 5 100 000
Cikli i Ulët 14 100 000
Cikli i Ulët Parash. 9 100 000
Matematikë-Fizikë 5 100 000
Biologji-Kimi 14 100 000
Matematikë-Inf. 12 100 000
Infermieri 10 150 000
Adm.Publik 16 150 000
Financë 22 150 000
DEGET KUOTAT TARIFA
Turizëm 17 150 000
UNIVERSITETI I KORÇES
Gjuhë-Letërsi 13 100 000
Anglisht 9 100 000
Cikli i Ulët 14 100 000
Filozofi-Soc. 9 150 000
Infermieri 14 150 000
Adm.Biznes 10 150 000
Financë 16 150 000
Turizëm 9 150 000

UNIVERSITETI I SHKODRES
Histori-Gjeografi 18 100 000
Gjuhë-Letërsi 16 100 000
Anglisht 9 100 000
Frëngjisht 6 100 000
Italisht 6 100 000
Gjermanisht 6 100 000
Cikli i Ulët 16 100 000
Cikli i Ulët Parash. 15 100 000
Matematikë 5 100 000
Fizikë 5 100 000
Biologji-Kimi 16 100 000
Informatikë 8 150 000
Punë Sociale 12 150 000
Psikologji 14 150 000
Drejtësi 18 300 000
Infermieri 14 150 000
Adm.Biznes 12 150 000
Financë 12 150 000
Turizëm 12 150 000

UNIVERSITETI I VLORËS
Gjuhë-Letërsi 8 100 000
Anglisht 16 100 000
Italisht 13 100 000
Cikli i Ulët 20 100 000
Cikli i Ulët Parash. 13 100 000
Teknologji Inf. 9 150 000
Drejtësi 20 300 000
Infermieri 23 150 000
Adm.Biznes 22 150 000
Turizëm 17 150 000

AKADEMIA E SPORTEVE
DEGET KUOTAT
Fiskulturë 12 150 000


panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2005 nė 13:49 Edit Post Reply With Quote
E Marte, 27 Shtator 2005


BEJ DICKA...

Nga Besjan Pesha

Albana mbaroi gjimnazin kete vit dhe gjithe qejf shpreh deshiren te vazhdoje studimet e larta ne Universitetin e Tiranes. Albana eshte vajze e zgjuar dhe ka investuar shume kohe gjate gjimnazit ne literaturen qe i eshte servirur nga mesuesit e ndryshem. I ati ka nje biznes te vogel brenda lagjes dhe parate mezi sherbejne per te mbajtur familjen me nevojat e perditshme.

Albanes ia thek per llafollogji andaj po mendon te konkurroje ne fakultetin e Shkencave Sociale, keshtu do te jete e afte te fitoje debate jo vetem me njerezit e lagjes por edhe me ata qe marrin vendime, e ndoshta nje dite edhe ajo do te marre vendime ne te mire te lagjes se vet.

Te sekretariati meson se i duhet te paguaje ca taksa per regjistrimin"normale) por sapo e mbaron kete proces dikush i thote "ne vesh) se nese nuk e ndjek nje kurs me nje nga pedagoget me influence brenda fakultetit, zor se e merr provimin.

Me gjithe deshiren e mire, babai i Albanes zor se i ben dot 40.000 leke bashke sepse muajin qe shkoi iu desh te paguante taksat te cilat nuk jane pak. Ajo limitohet te lexoje cka gjimnazi i ka servirur.

* * *

Arbeni eshte djale i shkathet. Edhe ne gjimnaz mesueset e donin packa se nuk mesonte kurre dhe binte vec telashe, por kishte shpirtin e mire. Arbeni vendos qe pas gjimnazit ti futet Universitetit sepse, sic i thone ca shoke, leku sot behet me shkolle te larte. Shkon regjistrohet per konkurs dhe aty meson se ka goxha marifete me pa siklet se te lexuarit per te hyre ne shkolle. Keshtu nuk humbet kohe hic; i futet punes dhe per nje jave arrin t'i siguroje pedagogut "te madh" 100 studente, te cilet jane te gatshem te paguajne 40-50 mije leke per te ndjekur nje kurs gjate te cilit pedagogu premton se do t'u jepen te gjitha pyetjet qe do te bien ne testin perfundimtar.

Arbeni merr premtimin se nuk i duhet te beje me asgje. Ai konkursin sapo e fitoi. Artiola eshte vajza e nje biznesmeni, nga ata qe rrugen e historise e cajne me pare ne dore sepse nuk jane njesoj me seren tjeter. Regjistrohet edhe Artiola ne shkolle sepse keshtu i kishte thene sekseri i nje rektori qe per 8000 euro do ia siguronte nje vend ne bangat e nje fakulteti per 4 vjet me radhe. Githsesi, i ati e ka porositur qe po ia blen shkollen me kusht qe me pas ajo te mesoje vete, por Artiola e di qe, edhe nese nuk do te mesoje, miku qe e futi ne shkolle do ta ndihmoje dhe ta mbaroje, se ska kuptim ndryshe.

* * *

Astriti eshte pedagog ne Universitet. I martuar me dy femije Astriti eshte perpjekur shume qe t'i siguroje familjes se vet mireqenie dhe lumturi, edhe pse rroga e vet nuk eshte shume e kenaqshme dhe gruaja nuk merr aq sa do te mjaftonte. Kur filloi per here te pare te jepte kurse private Astritit i vinte shume zor. Menyra se si i merrte leket, pa i deklaruar asgjekundi, pa prere nje fature, pa nenshkruar asnje kontrate e pa paguar asnje takse i ngjasonte me nje vjedhje banke apo tregti ilegale armesh a drogash. Gjithsesi, Astriti nuk kishte nga t'ia mbante sepse edhe koleget e tij benin te njejten gje. Bile kishte nga ata kolege qe kishin bere marreveshje me rektorin ku pyetjet qe ata trajtonin ne kurse te perfshiheshin ne testin perfundimtar. Si rrjedhim, rektori merrte nje perqindje te majme nga kurset e tyre ndersa keta pervec kursit shisnin edhe pyetjet tek kandidatet per studente. Dhe nje pakete me 450 pyetje kushton 60-70 mije leke.

* * *

Rektori eshte nje njeri i zgjuar e shume politik. Qesh nen buze sa here qe degjon veten ne deklarata kunder korrupsionit ne Universitetin e tij, nderkohe qe me mendje ben llogarite e ketij sezoni provimesh apo "korrje shirjesh" sic e quan vete. Ministri qe shkoi e kishte qejf se ia rregulloi dhe atij djalin ne shkolle, e ketij te riut do t'ia gjeje mendjen ne nje fare menyre. Vertet ka pasur probleme shume me provimet kete vit por atij nuk i bie asnje pergjegjesi sepse gishtat jane drejtuar ne ane te tjera.

Pastaj edhe ne mos ia gjette mendjen Ministrit e te mos ia dale dot te fitoje zgjedhjet kur te ribehen, do e hape nje institut a OJF e do pres` sa te vije radha prape, se fundi i fundit politika e hoqi e ajo do ta veje prape. Thelle brenda tij donte te linte nje shenje si reformator por kjo kerkon pasterti e mosperlyerje, gje qe te le pa pasuri e katandi. Vertet nuk do mbahet mend per asnje reforme e do permendet ndonjehere per korrupsion ne ndonje bisede tavoline por ama do te jetoje i kamur e i lumtur, sic i takon nje njeriu te intelektit te tij.

* * *

Albana mbeti pa shkolle, vendin e saj e zuri Artiola me Arbenin. Te dy ulur prane njeri-tjetres duke i qeshur nen buze Astritit qe perpiqet te shpjegoje se si nje student nuk futet ne provim nese nuk frekuenton rregullisht klaset. Astriti ka pare me qindra Arbener e Artioner kete behar dhe secili prej tyre kushtonte 40 mije lek. E dine shume mire te tre qe rregullorja tashme eshte blere e shitur dhe mund ti shtohen nene e ti hiqen sipas qejfit te te treve. Sepse as dekani as rektori nuk do te thoshin asgje asnjehere. Fundi i fundit, kjo eshte nje industri tashme dhe loja do te ece sipas rregullave te tregut edhe pse Astriti mund te mos jete dakord.

* * *

Albana iku jashte shtetit. Nje mik e ndihmoi te studionte andej fale nje burse. Nuk kthehet me, jo deri sa rektore, dekaner, pedagoge te jene po ato duar te pista, fytyra te shndritshme qe tani po i shoh ne ekrane duke bertitur me te madhe JA HAJDUTI per dike qe vet e shtyne drejt mekatit.

Une e shkruaj te gjithe kete histori me shprese se Albanet e sivjetshem do me degjojne, do fillojne te bertasin dhe ata per te bere zhurme pozitivsjellese, ata duhet te rrine ketu, jane e ardhmja e ketij vendi. Shkruaj me shpresen se Ministri do kuptoje e do behet me pak politik e me shume teknik. Shkruaj me shpresen se Astritet do shkojne te paguajne taksat e do demaskojne ata qe mashtrojne sistemin sepse ne te kundert sistemi do te ndeshkoje ata. Shkruaj me shpresen se ministat, rektoret, dekanet do te perpiqen te lene nje shenje ne administraten qe drejtojne, por jo ate te turpit, ate te ndryshimit per mire qofte edhe duke dhene doreheqjen apo duke bere dicka... sepse ne te kundert turpi do te jete me ta.

*Autori eshte koordinator i klubeve qytetare prane levizjes "MJAFT"

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5565820 sekonda, 35 pyetje