Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Bujqesia
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2002 nė 11:27 Edit Post Reply With Quote
Bujqesia

Biznesi kërcënon qeverinë

Kongresi i Agrobiznesit ka ripërsëritur kërkesën për uljen e taksës së TVSH–së, të akcizës dhe lehtësira fiskale për prodhimin në mënyrë që të shpëtojë nga falimenti, ndërkohë që duket se kërkesat bien në veshin e shurdhër dhe agrobiznesi ka vendosur të përdorë të tjera forma proteste për të bindur qeverinë

Përfaqësuesit e agrobiznesit kanë ripërsëritur në kongresin e tyre kërkesën për uljen e taksës së TVSH–së si dhe lehtësira të tjera fiskale, që i shërbejnë të ardhmes së këtij biznesi në vend. Kreu i Shoqatës së Agrobiznesit, Agim Rrapaj, ka bërë të njohur për shtypin se përfaqësuesit e agrobiznesit janë të lodhur nga indiferenca e qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre dhe nuk do të vazhdojnë të dialogojnë më me instancat zyrtare, por do t’i drejtohen formave të tjera të protestës.

"Ka mbaruar koha e dialogut dhe e pritjes që qeveria të na dëgjojë dhe të plotësojë kërkesat tona. Tani, ne do të gjejmë rrugë të reja për të detyruar qeverinë të plotësojë kërkesat tona", ka deklaruar Rrapaj.

Kështu, Kongresi i Agrobiznesit ka bërë të njohur problemet që po kalon së fundi biznesi prodhues dhe ai tregtar i produkteve bujqësore, të cilët përballen çdo ditë me rrezikun e falimentit. Janë rreth 800 subjekte, fermerë dhe tregtarë, që kanë angazhuar kapitalet e tyre në këtë lloj aktiviteti dhe që nuk mund të përballojnë dot më taksat e larta, por dhe konkurrencën e pandershme që iu bëhet nga produktet e importit.

"Nëse kjo gjendje do të vazhdojë kështu, atëherë do të ndodhë që edhe fermerët vendas do të kthehen në tregtarë dhe do të shesin produktet e importit", ka deklaruar Rrapaj. Gjatë kongresit është kujtuar se jo vetëm sistemi i rëndë fiskal, por dhe mungesa e infrastrukturave të nevojshme dhe mbi të gjitha e sistemit efiçent të kreditimit, ka bërë që shumë nga subjektet të detyrojnë mbylljen e aktivitetit. Në gjendjen ku ndodhet prodhimi bujqësor, nuk mund të konkurojë denjësisht në tregjet e huaja dhe e gjen veten të përjashtuar. Ndërsa kërkohen lehtësira fiskale brenda vendit, Ministria e Ekonomisë është duke firmosur marrëveshjet e tregtisë së lirë, ku agrobiznesi shqiptar e gjen veten jashtë loje. Ndërkohë, si të mos mjaftonin gjithë problemet fiskale dhe bankare, agrobiznesi është duke vuajtur dhe pasojat e përmbytjeve të fundit, ku shumë prej subjekteve janë dëmtuar rëndë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë për rimbursimin e tyre dhe duket se humbjet e shkaktuara nga përmbytjet do të rëndojnë thjesht në xhepin e subjekteve private prodhuese dhe tregtare.



Agrobiznesi,

ja taksat që

duhen ulur



Përfaqësues të agrobiznesit kanë mbetur të zhgënjyer nga mesazhi i qartë i FMN–së, për mosndryshimin e taksës së TVSH–së. Agrobiznesi ka qenë dhe kategoria e biznesit që ka kërkuar më shumë se kushdo uljen e kësaj takse, që rëndon mbi prodhimin. Falimenti i shumë aktiviteteve në vend si dhe ulja në mënyrë të ndjeshme e vlerave të eksportit, vjen, sipas prodhuesve të produkteve ushqimore, si pasojë e taksave të larta dhe të papërballueshme. E vetmja formë për të dalë nga kjo situatë, sipas agrobiznesmenëve, është vendosja e taksës së TVSH–së në dy nivele, e cila do të ndahet sipas llojit të biznesit dhe fitimit të tij. Por kjo nuk është hera e parë që përfaqësues të agrobiznesit kërkojnë uljen e taksave dhe lehtësira fiskale për prodhimin, si dhe politika më favorizuese për eksportin. Ulja e taksës së akcizës dhe kthimi në kohë i vlerave të paguara të TVSH-së kanë qenë kërkesa të ripërsëritura në Kongresin e Agrobiznesit

Kështu, prodhuesit e kanë konsideruar si një indiferencë të qeverisë, mosaprovimin e kërkesës së tyre për uljen e taksave, aq më tepër kur ai është i argumentuar dhe i shërben jo vetëm biznesit, por dhe lë më shumë hapësirë për tatimorët për të mbledhur taksat e tyre.



Çfarë u tha në

Konferencën e Agrobiznesit



Konferenca Kombëtare "Bujqësia dhe Shkencat Bujqësore nga Tranzicioni drejt Integrimit Europian" ka vazhduar edhe dje punimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke miratuar një projekt-rezolutë përmes së cilës kërkon angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore për zhvillimin me një strategji të veçantë të bujqësisë shqiptare. Përfaqësues të këtij biznesi si dhe diskutantë të tjerë referuan mbi zhvillimet në fushën e politikave e të strategjive bujqësore, të progresit ekonomik e teknologjik, të biznesit e të marketingut, të kërkimit shkencor, të trajnimit e të arsimimit bujqësor dhe mbi nevojën për të ballafaquar arritjet e deritanishme në fushën e bujqësisë me zhvillimet evropiane perëndimore, ku Shqipëria synon të aderojë. Projekt-rezoluta vlerëson se hartimi i strategjisë të rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të prodhimit bujqësor vendas, përcaktimi i saktë i rolit dhe pozitës së bujqësisë në ekonominë shqiptare, përcaktimi i rolit të shtetit, heqjes dorë nga politikat emergjente, në dëm të disa objektivave afatgjata, do të përbënin impenjimin më të dobishëm dhe momentin më të përshtatshëm të ndërhyrjes për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Pjesëmarrësit vlerësuan se nuk mund të bëhet një bujqësi europiane pa politika favorizuese fiskale e tregtare, pa institucionalizuar partneritetin e katër aktorëve kryesorë; sektorit publik-agrobiznesit-prodhuesit-konsumatorit dhe pa politika e programe specifike të koordinuara të prodhuesve dhe biznesmenëve. Ata mbështetën idenë e UBT për krijimin e Qendrës Kombëtare të Trajnimit Profesional në Bujqësi (QKKE).

Në këtë projekt-rezolutë gjithashtu i kërkohet Ministrisë së Bujqësisë, hartimi i një plan-veprimi dhe një kuadri legjislativ që të nxitë fermerët në rrugën e kooperimit.

Konferenca, në të cilën folën shkencëtare dhe profesorë të sferës së bujqësisë, është fryt i punës së përbashkët të shkencëtarëve të disa institucioneve prestigjioze, Universitetit Bujqësor të Tiranës, Akademisë së Shkencave, Universitetit "Fan Noli", të disa donatorëve të rëndësishëm si USAID, GTZ, IFDC, FAO, CIHEAM, Qendra për Kërkime Ekonomike, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

B. Kamenica

RD





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-2-2003 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
Shtrirja
Nga ana hapësinore, Riviera shtrihet në gjatësinë 87 km (veri-jug) dhe gjerësi 8-10 km (lindje-perëndim), me sipërfaqe të përgjithshme prej 832 km².
Deti
Kripësia e ujit të detit ndryshon midis 30 dhe 39.1%°; ndërsa temperatura mesatare, në sipërfaqe, është 19.2°C në Sarandë dhe 17.7°C në Shëngjin.

Temperaturat
Vlerat maksimale të temperaturave arrijnë 29.8°C dhe minimale 7,7°C në det të hapur. Rrymat detare lëvizin në drejtim verior me shpejtësi prej 03-0.5 m/sek

Ditët me diell
Numri i ditëve me ndriçim dielli (mbi 2600 orë) lejojnë rritjen normale të mjaft kulturave me kërkesa ndaj nxehtësisë. Temperatura mesatare vjetore është 17°, ajo e muajit më të ftohtë 9.8° deri në 10°C, ndërsa amplituda vjetore e temperaturës është 15.5°C.

Ditët e ftohta
Numri i ditëve të akullta (me temperaturën nën 0°C) është 3-4 ditë në vit, që shkaktohen kryesish nga ardhja e masave ajrore të ftohta. Gjatë vitit bien rreth 1300-1400 mm reshje të shpërndara në mënyrë të çrregullt gjatë stinëve. Bora është një dukuri e rrallë.

Agrumet e zhdukura
Para 3-4 dekadave, në Rivierë, u ngritën blloqe të mëdha me agrume e ullinj. Vetëm masivi i madh i Lukovës, tashmë i shkatërruar, kishte rreth 3000 ha tokë të kultivuar, 600 mijë rrënjë ullinj, agrume e pemë frutore, rreth 300 mijë rrënjë të të cilave ishin në prodhim.


E kaluara dhe e tashmja e njërës prej zonave më të bukura të Shqipërisë. Shifrat, popullsia, prodhimi

Riviera, sekretet e thesarit të lënë pas dore

Një udhëtim përgjatë bregdetit tonë nga Qafa e Llogarasë, deri në Kepin e Stillos

Me emrin “Rivierë” ose Bregu (siç njihet nga vendasit), quhet ajo pjesë e bregut të detit Jonian që përfshin territorin nga Qafa e Llogarasë dhe deri në Kepin e Stillos, në jug, kufi me Greqinë. Veçoria spikatëse është se ajo përbëhet vetëm prej malesh dhe detit, diellit dhe klimës së ëmbël, ullishtave dhe aromës së këndshme të luleve. Ky bregdet karakterizohet përgjithësisht nga male dhe vargmale, që bien pjerrtas nga ana perëndimore me shpate të rrëpirta mbi det. Vija bregdetare ka pamje spektakolare me foleza të shumta, shpella, kodra, gjire dhe limane dhe disa zona natyrore të paprekura. Rrugët bregdetare janë të ngushta, gjarpëruese dhe shpesh ndërpriten nga disa rrugë dytësore të pashtruara, që kanë drejtim pingul me plazhin dhe detin. Kreshtat e larta malore e izolojnë thuajse prej brendësisë, por dhe e mbrojnë atë nga erërat e ashpra dimërore që fryjnë nganjëherë prej thellësisë së gadishullit Ballkanik drejt detit Adriatik dhe Jon. Malet bien thikë dhe duken sikur “shemben” thuajse pingul mbi det, duke zhytur këmbët e tyre në ujërat e kaltra të Mesdheut.
Të dy bregdetet (adriatik dhe jonian) kanë karakteristika fizike dhe kimike krejt të ndryshme, për sa u përket temperaturave dhe produktivitetit, nivelit të ushqimit dhe kripësisë, të cilat varen nga sasia e ujit të ëmbël sipërfaqësor dhe nëntokësor që derdhet në det. Deti Jon ka një qëndrueshmëri më të madhe për sa u përket përbërësve fizikë dhe kimikë gjatë vitit. Riviera është një nga zonat më të ngrohta të vendit tonë, me periudhën më të gjatë vegjetative, me klimën tipike mesdhetare, e ekspozuar mirë ndaj diellit dhe detit dhe e mbrojtur nga erërat e ftohta. Eksperimentimet e kryera për lëvizjen dhe transportimin e rërës dëshmojnë se kjo dukuri ndodh kryesisht në fundin e detit, në thellësinë maksimale prej 8 m. Në këtë bregdet janë gjithashtu dy porte, më i madhi është ai i Sarandës si dhe Porto Palermoja, dikur një port i vogël ushtarak, kurse tashmë shfrytëzohet pë turizmin shëtitës në det.
***
Rajoni i Butrintit në hapësirën bregdetare më jugore është i vetmi kompleks i tokave të lagëta. Ai përfshin një liqen të madh, kënetat, ishujt e vegjël dhe vendbanimin e lashtë arkeologjik të Butrintit, me vlera të rëndësishme kombëtare e më gjerë. Relievi zbret shkallë-shkallë në drejtim të detit, duke formuar një amfiteatër gjigand, duke mos krijuar mundësi për formimine fushave. Aktiviteti i vazhdueshëm tektonik si dhe veprimtaria e pandërprerë e valëve të detit, për miliona vjet me radhë, kanë krijuar një mozaik formash bregdetare, gjire të vogla piktoreske, plazhe të gurta harkore, të cilat japin kontraste ngjyrash ndërmjet gjelbërimit të mjedisit dhe kaltërsisë së detit.
Peizazhi, pra mali dhe deti, harmonizohen në mënyrë mjeshtërore me ambientin rrethues, rrugën automobilistike që çan shpatullën e malit për të kaluar Qafën e Llogarasë. Kjo rrugë u ndërtua gjatë Luftës I Botërore prej italianëve dhe tani, e rregulluar dhe e sistemuar për bukuri, me kthesat e ashpra e të thikta dhe ngjitjet e menjëhershme, të krijon ndjesinë sikur udhëton me avion.
Malet e Himarës apo, siç quhen ndryshe, malet e Vetëtimës arrijnë deri në 2000 m lartësi. Shpate të rrëpirta, të prera thellë prej kanioneve dhe luginave të ngushta (Dhërmi, Gjipe etj), janë të ashpra dhe rrallë herë të veshura në lartësi me pyje të pishës dhe të bredhit. Më poshtë shpatet e malit janë shpesh të thata dhe djerrina, midis gurëve gri dhe të kuq kaçubet e rralla të shkurreve (përrall, dëllenjë etj.) kërkojnë ushqimin e pakët që mund të sigurojnë aty. Akoma më poshtë shpatet, që zhyten direkt e në det, janë nën ndikimin e fuqishëm të valëve të detit dhe ajrit detar. Dhe ja, i afrohesh peizazhit të quajtur i argjendtë, i cili më shumë se një dekadë më parë lulëzonte prej plantacioneve e blloqeve të mëdha me ullinj, agrume dhe vreshta, gjelbërimit të kopshteve dhe bardhësisë së shtëpive dhe fshatrave. Këtu kemi një alternim perfekt të bregut të detit, vijëdrejt e uniformë, me gjiret panoramike dhe plazhet e argjendta.
Një veçori morfologjike pak më të ndryshme ka pjesa jugore e Rivierës (prej Porto Palermos deri në gjirin e Butrintit). Panorama vërtet më pak madhështore, por më e hijshme. Malet janë disi më të ulët dhe shpesh nuk i kalojnë të 1000 m lartësi.
Qafa e Llogarasë
Sapo kalon gjirin e Vlorës për në Rivierën Shqiptare, në rrugën Vlorë-Sarandë (Porta Eda), do të ngjitesh në Qafën e Llogarasë, mes pishave. Qafa është në 1055 m lartësi. Po të shkosh në muajin maj, atje është stacioni më ideal për shëtitje, kur në lartësinë e maleve mund të dallosh lugjet apo thellimet e përroskave nga ku zbardhin ende disa njolla të borës, por drejt detit makjet kanë nisur lulëzimin, kurse në lartësi, kurrizet e maleve mbulohen me qilimin shumëngjyrësh të luleve midis pyjeve të pishës dhe të bredhit. Tek afrohesh në qafë, shndërrimet përsëritin skenën. Rruga zbret shpejt poshtë me gjarpërime të ngushta, të prera në buzët e luginave, mbi të cilat spikatin shtresëzimet e mëdha të gëlqerorëve.
Pa zbritur ende deri te deti, rruga automobilistike, sot e asfaltuar, kalon paralel me të 200-300 m lartësi, thuajse në kufijtë midis shkëmbit të rrëpirtë dhe pjerrësisë malore, ku mjedisi bëhet më pushues nga gjelbërimi i përhershëm dhe qendrat e banuara. Rruga vazhdon më tej ngjitje dhe zbritje në faqen e malit, deri sa ndesh në fshatin e parë të Rivierës, Palasën, me shtëpitë e ngurta, të rregulluara e të sistemuara me kujdes. Në Palasën e vjetër ka zbarkuar Çezari në vitin 48, duke ndjekur Pompeun. Më tej rruga kalon në fshatin tjetër të bregdetit, Ilias. Çfarë peizazhi i çuditshëm! Përrenjtë këtu kanë çarë apo sharruar shkëmbinjtë përgjatë shpatit të maleve. Më tej, afër fshatit Vuno, hapet një sheshim (tarracë detare), vendosur në një thyerje malore 250 m mbi det, një fushëzë me ullishte dhe midis tyre spikatin qeparisat.
Me vazhdimin e rrugës arrin mes shtëpive të shpërndara midis ullinjve dhe kopshteve të fshatit Vuno. Ngjitesh në qafë, por shpejt peizazhi hapet përsëri dhe dallohet Gjiri i Himarës, i tërhequr në trajtën e një patkoi kali, si një amfiteatër. Mbi një kodrinë të sheshtë zbardhojnë midis ullinjve e agrumeve shtëpitë e Himarës. Himara e antikitetit, sot një qytet i vogël, por i bukur, buzë Jonit. Këtu ndodhet një plazh ranor i bukur, midis hundëve shkëmbore, që e qarkojnë atë me një gji detar të vogël në ujërat e ngrohta të Jonit. Disa shpella të formuara në shkëmbinjtë gëlqerorë i dhanë këtij vendi emrin Spile (shpellë). Këtu mund të marrësh kënaqësi dhe emocione dhe do të gjesh me bollëk si detin, edhe ajrin e shëndetshëm.
Pasi lë Himarën, kalon në gjirin e dyfishtë të Porto Palermos, ku dallohen rrënojat e kalasë së Ali Pashë Tepelenës, më tej hapet fshati i Qeparoit, me fushën e mbushur plot ullinj, por dhe agrume (shumica e të cilave janë dëmtuar, prerë, tharë e shkatërruar) që arrijnë deri në buzë të detit. Fshati i vjetër është lart, por në dekadat e fundit ai ka zbritur më shumë poshtë në fushë, unikale për nga bukuria dhe madhështia e saj.
Hedh një shikim brenda maleve dhe dallon me një vështrim dy lugina, që në tërë Rivierën kanë zhvillim të vërtetë (atë të Kudhësit dhe të Borshit). Prej këtej, sapo kalon një kthesë të fortë, futesh në fushën e Borshit, më e gjera, buzë një plazhi zallor të gjatë. Dikur fusha ishte e sistemuar dhe e rregulluar për merak, me blloqe pemësh dhe agrumesh të mëdha, aq sa me të drejtë Borshi quhej vendi i frutave gjithëvjetore. Sot, si kudo në bregdetin e Jonit, çdo gjë është dëmtuar e sakatuar në vitet e tejzgjatura të tranzicionit. Megjithatë, Borshi mbetet përsëri një prej vendeve më të pasura të gjithë Rivierës për fushën e tij, kopshtet dhe agrumet e shumta, me ujëra të bollshme, të kulluara dhe të shumta që zbresin nga burimet dhe një lumë. Mbi një kodër dominuese shquhen rrënojat e kalasë së Borshit, që mbizotëron nga hunda e një shkëmbi si luginën, ashtu dhe bregdetin.


Prodhimi dhe popullsia

Bujqësia nuk është shumë e zhvilluar, në krahasim me frutikulturën dhe agrumet, që më parë kishin një zhvillim të vrullshëm. Kjo rrjedh dhe nga mungesa thuajse e plotë e vendeve të sheshta dhe njerëzit, duke u prezantuar me një truall tepër guror, ngritën apo ndërtuan tarraca të vogla, shpesh të përforcuara me mure guri. Kjo përbën atë dukuri të veçantë, që gjendet në pak vende të Shqipërisë, ku kultivimi në tarraca është me të vërtet shumë i përhapur. Kulturat kryesore janë kryesisht drurët frutorë, të pasur veçanërisht me fiq, pjeshka, dardha, shegë, vreshta dhe sidomos agrume (portokalli, limoni, mandarina, qitroja etj.). Ullinjtë shtrihen në formë brezash si pyje shekullore, krahas blloqeve të reja, të ngritura gjatë viteve të ish-shtetit totalitar, por dhe në vitet e demokracisë, në të cilat rolin kryesor e kanë luajtur kryesisht privatët.
Popullsia para 10 viteve ka qenë shumë më e dëndur, por me pak toka të kultivuara. Sot, pikërisht ky faktor nxiti emigracionin masiv të popullsisë, për të siguruar kushte jetese dhe mirëqenie më të lartë.
Megjithatë, Riviera ka kushte shumë të favorshme klimatike e tokësore. Madhështia e saj rrjedh falë peizazhit natyror të veçantë, në sajë të detit dhe malit, shumë më atraktivë se çdo vend tjetër. Këto tipare spikatëse të peizazhit tipik i ndesh në çdo hap që hedh, falë edhe prezencës së plazheve të vegjël ranorë e të mbrojtur mirë, klimës së butë, ndriçimit të pasur dhe mjaft intensiv dhe ajrit të shëndetshëm, që përbëjnë të gjitha elementet që tërheqin vizitorët e shumtë për të soditur e ndjerë nga afër vlerat e saj.

Lukova dhe masivet e zhdukura

Në pamjen madhështore dhe mjaft atraktive të Rivierës sonë, të skalitur me mjeshtëri nga natyra dhe puna e njeriut, një vend të veçantë zë Lukova, që shtrihet në mes të gjelbërimit të përhershëm të ullinjve dhe agrumeve. Aty kultivoheshin vreshtat, perimet, patatet dhe fidanet e agrumeve (shih tabelën me shifra). Plantacionet e tyre në Lukovë kishin një gjerësi të atillë, sa që lejonin përdorimin e mjeteve të mekanizuara dhe ishin të garantuara nga proceset gërryese. Me mjaft mjeshtëri ishte zgjidhur dhe problemi i ujitjes, duke zbatuar një teknikë të lartë ndërtimi. Për këtë ishte hapur tuneli Tatzat-Sasaj, 2.4 km i gjatë, i cili degëzohej në dy drejtime kryesore: Sasaj-Sarandë 24 km dhe Sasaj-Borsh 8 km. Brenda përbrenda masivit të Lukovës u ndërtuan rreth 50 km rrugë automobilistike dhe 74 km kanale ujitëse e kulluese, të cilat siguronin ujin për çdo rrënjë. Kjo punë e papërsëritshme dhe kolosale për kohën, tashmë është e njohur nga të gjithë: si nga popullsia vendase dhe specialistët, por sidomos nga brezi i ri (rinia dhe studentët e viteve ‘66-‘74), që punuan me përkushtim dhe e shndërruan atë në një vend me bukuri të rrallë. Të vjen keq që sot nuk ka mbetur asnjë shënjë e asaj natyre të bukur dhe burimi të paçmuar përfitimesh ekonomike për zonën.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-5-2003 nė 10:15 Edit Post Reply With Quote
Sektori bujqësor, rritje minimale për vitin 2002

Prodhimi bujqësor për vitin 2002 u rrit me 2.1 për qind. Nga të dhënat e Bankës Qendrore, bujqësia nuk kontribuon më me 50 për qind në ekonominë e vendit, por shumë më pak. Sipas këtij raporti, është e nevojshme që në këtë sektor të bëhen rregullime, të cilat do të çojnë në rritje të produktivitetit të kësaj fushe. Problemet në bujqësi kanë të bëjnë me copëzimin e tokës dhe me konfliktet lidhur me pronësinë mbi të (gjë që nuk lejon investimet afatgjata në këtë sektor), me mungesën e investimeve në teknologji, me infrastrukturën e pazhvilluar rurale dhe disnivelet e konsiderueshme nga një rajon i vendit në një tjetër, me aftësitë e kufizuara konservuese të produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe me mbështetjen jo të mjaftueshme me financime të këtij sektori. Përveç këtyre problemeve, sektori i bujqësisë vuajti edhe nga përmbytjet e vjeshtës të vitit 2002. Në këtë sektor, zhvillimi disi më i mirë i blegtorisë dhe i agroindustrisë po kompenson problemet e degës së bujqësisë. Sipas të dhënave të INSTAT- it, këtë vit numri i të punësuarve në sektorin bujqësor përbënte 57 për qind të të punësuarve gjithsej nga 71.5 për qind një vit më parë. Lëvizjet drejt qyteteve si dhe zgjerimi i sektorit privat kanë thithur pjesë të konsiderueshme të kësaj fuqie punëtore. Kështu, punësimi në sektorin privat jobujqësor zë rreth 23 për qind të punësimit gjithsej nga 11 për qind që zinte një vit më parë.

Gjatë këtyre viteve të fundit, ekonomia shqiptare ka njohur një reduktim të deficitit buxhetor dhe një qëndrueshmëri në çmime. Ndërkohë që për vitin 2002 ekonomia ka pësuar një rënie për shkak të një niveli më të ulët të investimeve të huaja dhe të tkurrjes së shpenzimeve kapitale (investimet në mjete prodhimi). Këto të dhëna janë bërë të njohura nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, në raportin e vitit 2002, mbajtur në Kuvend. Sipas Canit, investimet e huaja direkte kanë rënë me 31 për qind në krahasim me vitin 2001, ndërkohë që shpenzimet kapitale faktike, për vitin 2002, janë ulur me 13.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë ka edhe sektorë që kanë pësuar ritme rritjeje gjatë vitit të kaluar, të tillë si ndërtimi, bujqësia dhe industria.
O.Zhupa

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-8-2003 nė 07:46 Edit Post Reply With Quote
Rreth 95%e mishit për përpunim nga importi



Tiranë

Rreth 95 përqind e mishit që përdoret nga industria e mishit në vend, vjen nga importi. Sipas të dhënave, mishi shqiptar shërben vetëm për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve të përditshëm dhe jo për t´u përpunuar. Në këto kushte, industria e përpunimit të mishit është e detyruar të gjejë lëndën e parë nga jashtë. Kjo, bën që kostoja të rritet dhe çmimi në treg të jetë më i lartë.

Nga ana tjetër, fakti që mishi importohet bën që tarifat doganore të jenë problem për përpunuesit.

Burime nga Shoqata e Përpunuesve të Mishit theksojnë se industria e mishit e ka të pamundur të sigurojë lëndët e para nga prodhimi i vendit, ndaj 95% e mishit të gjedhit sigurohet nga importi, ndërkohë që mishi i derrit importohet 100%. Sipas përpunuesve, në këto kushte kur lënda e parë zë mbi 65% të kostos së produktit, duhet që të klasifikohen në kodin doganor në lëndët e para dhe të trajtohen me tarifat e lëndëve të para. Industria e mishit në vend, aktualisht numëron mbi 50 ndërmarrje private të përpunimit, të cilat me ritmet e investimeve të bëra vitet e fundit, në teknologjinë e përpunimit, arrijnë të furnizojnë mbi 95 përqind të tregut me prodhime mishi. Investimet në këtë sektor janë përgjithsisht të reja dhe duke qenë biznese në rritje, financimet vazhdojnë në drejtim të ndërtesave dhe pajisjeve sipas parametrave bashkëkohorë. Përpunuesit e mishit në vendin tonë, klasifikohen në tre kategori prodhuese të mëdhaja, me mbi 3 ton në ditë prodhim dhe me mbi 50 punëtorë si p.sh, Fabrika “EHV” në Tiranë, “Meat Master” në Shkodër, etj. Këta prodhues sigurojnë vetë një pjesë të lëndëve të para, kanë rrjetin e tyre të shitjes me shumicë dhe pakicë si dhe dyqane e markata. Prodhuesit e mesëm, lëndën e parë e sigurojnë nga importuesit dhe kanë rrjet shpërndarës me dyqanet. Ato prodhojnë 0.5 deri 3 ton në ditë, prodhime mishi. Ndërsa, prodhuesit e vegjël prodhojnë më pak se 0,5 ton/ditë. Sot, prodhimi i mishit në vend është ulur dhe nuk plotëson kërkesat e industrisë si sasi, cilësi dhe kosto, ndaj ky sektor do të vazhdojë të sigurojë lëndë të parë nga importi.


Qumështi i pakontrolluar në treg

Përvoja e pakët në fushën e marketingut të këtij prodhimi, vazhdon te mbetet pengese për një zhvillim modern të këtij sektori. Në qëndrat e fshatrave mungojnë depot e posaçme të grumbullimit të qumështit, kështu një sasi e madhe përdoret direkt për nevojat e vetë fermerëve, ndërsa pjesa tjetër shitet direkt në tregjet e qyteteve.


Industria, plotëson nevojat e tregut

Blegtoria industriale, përmes krijimit të strukturave të qëndrueshme të prodhimit për disa nga produktet kryesore, po hyn në stadin e modernizimit te saj. Sipas të dhënave sot prodhimi i qumështit, vezëve dhe mjaltit në vend arrin të plotësojë 100% nevojat e konsumatorëve. Ndërkohë që shihet tendenca për rritjen e prodhimeve vendase cilësore të llojeve të mishit e nënprodukteve të tij (proshutë, sallam etj). Fakti i rritjes së prodhimit vendas blegtoral, po shfrytëzohet me interes nga biznesmenët, të cilët kanë rritur kërkesat për ngritjen e qëndrave bashkëkohore të prodhimit dhe përpunimit të vezëve, qumështit, mishit, shpendëve etj. Në vend aktualisht kompanitë prodhuese të industrisë së përpunimit të produkteve blegtorale, mbajnë peshën kryesore në furnizimin e tregjeve. Industria e qumështit, vezëve dhe mishit është e shtrirë pothuajse në të gjitha rrethet e vendit me rreth 400 linja, 10 fabrika të përpunimit të qumëshit, 7 të prodhimit te vezëve e 50 të përpunimit të mishit.


Fermerët në emigracion, “shesin” tokat bujqësore
Rreth 35 përqind e tokës me qera

Në shkallë vendi rreth 35 % e tokës në pronësi, është dhënë me qera, duke u parapaguar me lekë në dorë nga qeramarrësi. Gjatë vitit të kaluar dhe deri në tremujorin e parë të vitit 2003, transaksionet me tokën bujqësore kanë shënuar një rritje të konsiderueshme dhe fenomeni i qeradhënies së tokës është përhapur në mënyrë të shpejtë në mjaft zona të vendit. Një pjesë e fermerëve preferojnë të japin tokën e tyre me qera, jo vetëm me lekë në dorë (parapagim), por edhe me prodhim, bënë të ditur, burime nga dikasteri i Bujqësisë. Sipas Qendrës Shqiptare për Kërkime Rurale, mbizotërues është ky fenomen në zonën fushore, në të cilën vërehen rreth 64,3 % të rasteve të zbatimit të qeradhënies. Në zonën kodrinore janë rreth 28,6 % të rasteve të qeradhënies së tokës dhe në zonat malore rreth 7,1 %. Dhënia me qera bëhet kryesisht nga ata fermerë që kane shkuar në emigracion. Ndërsa marrësit me qera të tokave janë fermerë, të cilët zotërojnë mundësi financiare dhe bazë mekanike. Këta fermerë kanë arritur të sigurojnë kontrata dhe me tregun e shitjes së prodhimeve bujqësore. Sipas kësaj Qendre, është rritur ndjeshëm dhe shitja e tokave bujqësore, e cila në shumicën e rasteve përdoret për ndërtim banese.


Shifrat

50 Numri i ndërmarrjeve private të përpunimit të mishit
15 Numri i kompanive të cilat merren me importin e mishit
3 kategori Përpunuesit e mishit ndahen në tri kategori sipas prodhimit ditor
3 ton Sasia ditore e prodhimit të përpunuesve të mishit, kategoria e parë
0,5-3 ton Sasia ditore e prodhimit të përpunuesve të mishit, kategoria e dytë
0,5 ton Sasia ditore e prodhimit të përpunuesve të mishit, kategoria e tretë

Një dekadë
Dyfishohet prodhimi blegtoral

Prodhimi i qumëshit, vezëve e mjaltit krahasuar me vitin 1990 është dyfishuar dhe aktualisht po eksportohet edhe në vendet e rajonit. Prodhimi vjetor sot llogaritet në 1 milion ton qumësht, 120 mijë ton mish, 650 milion kokrra vezë, 1250 ton mjalt etj. Në zonën e Mesme dhe në Jug të vendit, blegtoria është më e zhvilluar, megjithëse, përvoja e pakët në fushën e marketingut të këtij prodhimi, vazhdon të mbetet pengesë për një zhvillim modern të këtij sektori. Në qëndrat e fshatrave mungojnë depot e posaçme të grumbullimit të qumështit, kështu një sasi e madhe përdoret direkt për nevojat e vetë fermerëve, ndërsa pjesa tjetër shitet direkt në tregjet e qyteteve. Në zonat fushore mbahet kryesisht lopa e racës laramane, ndërsa në zonat kodrinore malore lopa “xhersi”, që ka rendimente të larta në prodhimin e mishit dhe qumështit. Krahas rritjes së prodhimit blegtoral është përmirësuar edhe shëndeti i kafshëve si rezultat i investimeve nga buxheti i shtetit për luftimin e sëmundjeve dhe krijimit të një rrjeti laboratorik veterinar. Janë ndërtuar dhe rehabilituar 8 laboratore moderne rajonal veterinarë, duke kompletuar rrjetin kombëtar të kontrollit.

panorama

Shume mire qe me ne fund po lexojme shifra, por nuk permenden burimet e tyre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-8-2003 nė 07:51 Edit Post Reply With Quote
"Sipas kësaj Qendre, është rritur ndjeshëm dhe shitja e tokave bujqësore, e cila në shumicën e rasteve përdoret për ndërtim banese."

Kjo eshte poshtersia me e madhe.

Pronareve nuk ja dhane sepse ishte toke bujqesore e sot ajo toke shitet si trull.

Poshterisa e dyte eshte se i gjithe ky tjetersim behet pa kontroll e pa kriter ne anarki te plote.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-10-2003 nė 14:00 Edit Post Reply With Quote
Bujqesia, importi 11 here me shume se eksporti
Deficiti ne ekonomine shqiptare ne tregtine e produkteve bujqesore me jashte eshte me i larti ne rajon. Importi llogaritet te jete 11 here me i larte se eksporti, nderkohe qe ne pergjithesi shkembimet tregtare jane ne raportet 5 njesi per importin dhe 1 per eksportin

E krahasuar me vende te rajonit dhe te Europes Lindore, Shqiperia paraqitet aktualisht me bilancin tregtar me negativ, persa i perket produkteve ushqimore. Nese ne total te volumeve tregtare importi eshte 5 here me i larte se eksporti per prodhimet agroushqimore importi eshte 11 here me i larte se eksporti, ka percaktuar ne studimin e tij, Adrian Civici, Drejtor i Strategjise Kombetare per Zhvillim Social dhe Ekonomik ne Ministrine e Financave. Ne kete situate importi i prodhimeve bujqesore i kalon te 320 milione dollaret ne vit, duke evidentuar faktin se, ekonomia shqiptare eshte ende e dobet per te konkuruar ne tregjet e huaja, madje edhe per te plotesuar nevojat e brendshme per konsum. Kjo panorame e marredhenieve tregtare te vendit tone me rajonin dhe me gjere paraqitet edhe me alarmante gjate periudhes ne vazhdim per shkak te aktivizimit te marreveshjeve te tregtise se lire te nenshkruara tashme kete vit gati me te gjitha vendet e rajonit. Kjo presupozon shkembim pa tarifa doganore per nje sere produktesh bujqesore dhe blegtorale ndermjet vendeve. Specialistet ne Ministrine e Financave theksojne se, deri tani mjedisi ekonomiko-ligjor nuk i ka afruar sektorit privat maksimumin e mundesive qe te udheheqe rritjen ekonomike te vendit. Ne nje kohe qe rreth 60 per qind e popullsise jeton ne hapsirat rurale dhe ku sektori i bujqesise kontribuon me 34 per qind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto. Duke marre si shembull vajin e Ullirit duhet thene se pas vitit 1999 ka humbur pike ne tregun nderkombetar per shkak te abuzimeve me cilesine dhe mungeses se organizimit ne perpunimin e tij. Keshtu ka ndodhur edhe me produkte te tjera agroushqimore, te cilat sidomos ne periudhen e tranzicionit e kane humbur sencin e konkurueshmerise ne tregje. Por a kane produktet shqiptare aftesi konkuruese? Se pari, kushtet e favorshme atmosferike dhe klima mesdhetare krijojne avantazh per te prodhuar per sezon me te gjate produkte agroushqimore. Kete avantazh nuk e kane vendet fqinje, te cilat karakterizohen nga nje klime kontinentale. Se dyti, hershemria e daljes se produkteve ne treg me prodhime te fushes, gjithashtu eshte nje avantazh. Ne vendet e rajonit prodhimet e fushes dalin ne treg me vone se ne vendin tone. Se treti, produktet agroushqimore shqiptare kane imazh te larte per natyralitetin dhe cilesine e tyre. Por vendet fqinje jane konkuruese ne kete drejtim per shkak te eksperiences se gjate ne kete drejtim, perdorimit te teknologjive te perparuara dhe nivelit te larte te marketingut.

Krahasimi, ekonomia shqiptare me pak e integruar

Ekonomia shqiptare ka nivelin me te ulet te hapjes ne tregtine me jashte. Sipas Selami Xhepes, specialist ne Qendren per Tregti Nderkombetare (ACIT), pavaresisht se, ka kaluar me shume se nje dekade kur marredheniet tregtare ndermjet Shqiperise dhe botes se jashtme kane qene te lira, integrimi ne kete drejtim ende mbetet me i ulti ne krahasim me vende te tjera te rajonit. Resurset kapitale mbeten me te ultat, duke demostruar nivelin mjaft te ulet te kursimeve te brendshme dhe investimeve te huaja direkte.




--------------------------------------------------------------------------------
25/10/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2004 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
Themie Thomai: Toka bujqësore po bëhet llaç e tulla

“Duhet të prodhojmë dhe për eksport, pasi janë mundësitë në një vend si Shqipëria”

Florian Papadhimtri

TIRANE- Për herë të dytë në historinë e bujqësisë shqiptare organizohet një takim i të gjithë ministrave që kanë drejtuar këtë sektor gjatë viteve. Të mbledhur ditën e djeshme në takimin e organizuar nga Instituti për Kërkime Rurale, shumë prej ish -titullarëve të Bujqësisë kanë diskutuar mbi temën “Transferimi i teknologjisë – gjendja aktuale dhe mundësitë e përparimit në kushtet e një bujqësie në rritje”. Organizatorët e takimit kanë bërë të ditur se qëllimi i takimit kombëtar të ish -ministrave nuk është vetëm tema e caktuar, por dhe nxitja e mendimit të kualifikuar si dhe marrja e sugjerimeve e opinioneve të specialistëve. Shumë prej ministrave e kanë vlerësuar gjendjen e bujqësisë si më të keqen e dekadave të fundit. Duke theksuar se po bëhet një degradim i bujqësisë dhe blegtorisë, disa prej tyre kanë krahasuar të dhënat aktuale me ato të viteve të shkuar në shumë sektorë të kësaj fushe.
Themie Thomai
E pranishme në takim ka qenë edhe një ndër ministrat që e ka gëzuar më shumë postin në këtë sektor. Duke qenë paksa nostalgjike, Themie Thomai ka nxjerrë në dukje një sërë problemesh që po kalon bujqësia dhe blegtoria në Shqipëri. “Së pari falenderoj organizatorët e këtij takimi, për një problem kaq të rëndësishëm për fatet e vendit dhe të popullit tonë”,-tha Thomai. Sipas ish-ministres së Bujqësisë gjithçka në lidhje me gjendjen e bujqësisë është thënë dhe përsëritur, por duhet theksuar se bujqësia është dega bazë, pasi pjesa dërrmuese e popullit tonë jeton në zonat rurale. Ish-ministrja e socializmit ka bërë thirrje që kjo nismë të mos ngelet në diskutime por të veprohet konkretisht. Problemi i parë që ka ngritur në diskutimin e saj kishte të bënte me degradimin nga ditë në ditë të ekosistemit. Sipas saj vetëm erozioni po shkakton dëme të pallogaritshme në ekuilibrat natyrorë. “Miliona metër kub tokë po ikin nga erozioni”, -deklaroi Thomai. “Fushat po kënetëzohen dhe duhet marrë seriozisht me tokën”. Problemi i dytë që ka ngritur ajo ishte transformimi i tokës bujqësore në truall ndërtimi. “Së dyti, është problemi i transformimit të tokës në “llaç e tulla”. Toka u përket të gjithëve, kjo tokë është e të gjithë shqiptarëve, por ajo po merret e në të po bëhen ndërtime me vend e pa vend”. Dukuria e shfrytëzimit të tokës pa kriter është cilësuar si një rrezik për zvogëlimin e tokës bujqësore nga specialistja e bujqësisë. “Unë këtë e shoh si një “ikje” të tokës bujqësore”, -përfundoi Thomai për këtë problem duke kaluar në shfrytëzimin e tokës, për të cilin vuri në dukje se mekanika bujqësore është për të ardhur keq. “Duhet të veprohet mbi tokën për mekanizimin e saj dhe mendoj se ajo që nuk lejon zhvillimin e teknologjisë është copëzimi rripa rripa”,-tha ajo. Sipas saj, spërkatja, plugimi dhe proceset e tjera nuk mund të bëhen nëse parcelat nuk janë siç duhet. Në fund Thomai ka deklaruar se duhet të prodhohet jo vetëm për shqiptarët, por edhe për eksport, sepse janë mundësitë, deklaratë kjo që është hedhur poshtë nga Haxhi Alikoi, cili ka sqaruar se kushtet e prodhuesve të tjerë, rëndësia e bujqësisë në shtetet e tjera dhe situata ekonomike në botë nuk mund të lejojë një gjë të tillë.
Debati
Ahmet Osja, ministër në vitin 1991 ka dhënë alarmin në takimin e djeshëm se toka bujqësore po shndërrohet në tokë amfibe dhe minerale. Osja në diskutimin e tij ka përmendur dhe vlerat ujore që ka vendi ynë, të cilat sipas tij janë resurse të mira ekonomike. Më tej ka qenë Bamir Topi, ministër i Bujqësisë në vitet ‘96-‘97 dhe aktualisht nënkryetar i PD-së, i cili ka thënë se bujqësia është pjesë e rëndësishme e zhvillimit të vendit por ajo po lihet pas dore nga qeverisja aktuale. “Bujqësia duhet të nxjerrë Shqipërinë nga kriza financiare”, -tha Topi. Ish -ministri i Bujqësisë në vitet ‘96-‘97 ka deklaruar se të gjithë deputetët shprehen që bujqësia dhe ushqimi është sektori primar por kur vjen momenti për miratimin e buxhetit të shtetit, ky sektor bie në pozicione sekondare. Sipas Topit në buxhetin e shtetit, bujqësisë nuk i jepet më shumë se 7 për qind. “Nëse njerëzit që drejtojnë qeverinë nuk janë koshientë që ekonomia shqiptare nuk del nga kriza nëpërmjet bujqësisë dhe ushqimit”, -tha Topi “atëherë ne nuk do të shkëputemi dot nga skemat e Bankës Botërore për reduktimin e varfërisë”.



15/05/2004


Ka shume ironi tek ky lajm, por realiteti eshte vertet i tmerrshem, po shkaterrojme vetveten ne ate fare feje sa nuk ka me kuptim te flasish per shoqeri normale!

Shkaku:

Shkaku eshte ligji leninis i tokes dhe aq me keq, as ai ligj nuk zbatohet!

Ndersa shkaku dytesor eshte sistemi oligarkist i tregtareve-politikane e politikanve tregtare i politikaneve-ndertues dhe ndertuesve- politikane i mafiozeve- politikane e politikaneve -mafioze qe eshte ndertuar ne RSH qe nga 1945.

Ka disa ndryshime nga 1990, por ato jane vetem formale e te parendesishme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2004 nė 19:18 Edit Post Reply With Quote
Fiasko e njė “promovimi” agroushqimor

Fiasko e një “promovimi” agroushqimor


Prof.dr. Edmond Panariti

Nisur nga kriza e rëndë sociale, nga thellimi i papunësisë e varfërisë, nga epidemia masive e emigrimit, sidomos, nga shifra alarmante e vetëvrasjeve, përftohet edhe mendimi se shoqëria shqiptare e këtyre viteve të para të shekullit XXI , po përjeton dilemën hamletiane “të jetosh apo të mos jetosh, në këtë vend”...

...që një varg prodhimesh bujqësore e blegtorale “të lejohen” të lëvizin lirshëm në tregjet rajonale e në ato të Komunitetit Evropian. Nuk ka dyshim se tregjet e Evropës “po vuajnë” prej kohësh nga mungesa e prodhimeve tona agroushqimore dhe e presim “me padurim” rezultatin e këtyre negociatave për hapjen e portave.

Nuk na mbetet gjë tjetër, përveçse të firmosim kontratat me partnerët tanë dhe të ngarkojmë sa më parë maunet e anijet tona me ushqime për përtej detit.

Të nderuar fermerë e zotërinj agropërpunues, bëni durim dhe mos u tutni nga ngecja e deritashme dhe kalbja e prodhimeve tuaja. Mos u ligshtoni dhe as mos u trishtoni nga mbyllja e perspektivës për prodhim e tregtim frutash, perimesh “Made in Albania” apo të mishit, midhjeve, qumështit, mjaltit shqiptar, sepse tani kemi përgatitur në letër një “thes virtual” prodhimesh tuaja, të cilat vërtet nuk ecin brenda vendit, por “do të negociojmë” që t’i eksportojmë në Itali, Greqi e, ndofta kushedi, gjer në Amerikë.

Por natyrisht, duhet të bëni durim, se për këtë do të na duhen, të paktën, nja 15 vjet negociata, gjithnjë sipas vlerësimeve më të fundit të BE-së.

Ndërkohë, ju propozojmë të na lejoni që gjatë kësaj kohe të importojmë domate e misër transgjenik, mollë, lakra, sallatë, patate e speca, bar për bagëtinë, mish e peshk të ngrirë, qumësht kutie, lëngje frutash e shumë të tjera.

Nuk besoj se ju ngelet hatri po t’u shtojmë këtyre edhe ca viça kontrabandë të fryrë me hormone dhe antibiotikë, të cilët i keni si biftekë a bërxolla në pjatat tuaja.

Por, në fund të fundit, këto janë “vështirësi” të rritjes dhe ju duhet të përgatiteni që ta paguani këtë çmim.

Sa për “elitën” e kombit, zor se i bie radha të drekojë në shtëpi, se zakonisht ushqehet në restorante euroatlantike, atje ku, në fakt, ne po përpiqemi të shesim prodhimet tuaja.

Në fund të fundit, a nuk është kjo “tendenca” e kohëve moderne, e etiketuar si “globalizim”, ku qarkullojnë e transferohen lirshëm mallra e teknologji, produkte e mbeturina, ide e antiide, politikanë e trafikantë, vyrtyte e vese?

E, meqenëse po flasim për prodhim bujqësor, fundja edhe kultivimi i Canabis-it është shprehje e këtij “globalizmi”, aq më tepër, kur për këtë “kulturë bujqësore” ka interesa të fuqishme “private”, përballë një tregu botëror të garantuar e gjithnjë në rritje.

Sa për “know-how” të kultivimit dhe tregtimit të tij, përvojë gjen sa të duash, edhe te ne, sipas modelit kolumbian, madje, edhe “Eskobare”, të lidhur me politikën. Prandaj, ju ftojmë të mos ua ua vini veshin ca “antiglobalistëve të vegjël”, të cilët kërkojnë të mos braktisen prodhimet tona të traditës si djathi i Gjirokastrës, rakia e Përmetit e vera e Nartës, birra e Korçës dhe e Tiranës, konjaku “Skënderbej”, mishi i qingjave të kullotave tona, mjalti i Moravës e midhjet e Butrintit, bimët mjekësore të bjeshkëve tona etj.

Ju bëjmë thirrje që, përkundrazi, “të globalizoheni” sa më parë me cigare e xhin kontrabandë, mish me hormone e peshk stok të ngrirë disa dhjetëravjeçarë.

Natyrisht, kemi nepër këmbë disa “nacionalistë” të pandreqeshëm, të cilët integrimin evropian e shohin nëpërmjet spikatjes së vlerave dhe nxitjes së prodhimit bujqësor autentik shqiptar, si pjesë e traditës dhe e identitetit tonë kombëtar.

Ndalini këta “grindavecë” antimonopolistë, të cilët kërkojnë të na imponojnë nevojën e ndryshimeve rrënjësore në politikat agroushqimore, duke na kërkuar të vëmë në qendër të tyre bujkun dhe prodhimin e tij, biznesin e vogël e të mesëm agropërpunues. Pengojini këta “antikonformistë” që duan të nxisin prodhimin bujqësor vendas, duke e drejtuar atë drejt standarteve perëndimore të sigurisë e të cilësisë.

Këta “ëndërrimtarë” guxojnë ta shohin ende zhvillimin e bujqësisë dhe të industrisë agropërpunuese si “faktor” të progresit ekonomik të vendit, sepse besojnë se me prodhimet e saj të freskëta, bujqësia përbën mbështetjen e natyrshme të zhvillimit të madh turistik që Shqipëria ka marrë, dhe pritet që ta marrë akoma “më hovshëm” në të ardhmen. Frenojini këta “vizionarë”, të cilët kanë bindjen se bujqësia jonë ka rastin unik për një zhvillim të vrullshëm në kontekstin “gjeostrategjik” të zgjerimit të hapësirave panshqiptare, ku tregje të reja, natyrshëm do të hapen, për prodhimet bujqësore të markës shqiptare. Ky brez “rebel” kërkon të nxisë e të mbrojë prodhimin bujqësor vendas nga “metastazat” asfiksuese të monopoleve, sepse e sheh ruajtjen dhe zhvillimin e tij si një burim të qëndrueshëm e dinjitoz jetese për gjysmën e popullsisë dhe pjesë të pasurisë dhe vlerave tona kombëtare.

Ai nuk do të hezitojë të punojë me përkushtim dhe patriotizëm për krijimin e klimës dhe të garancive të nevojshme, që prodhimi bujqësor vendas të lulëzojë e të mos jetë më spontan, sezonal e jashtë standartit, duke e konsideruar këtë si sfidë të së ardhmes.

Një fjalë e urtë thotë se “malli i mirë shet veten”, prandaj kur prodhimet tona ta gëzojnë të drejtën e pranisë së qëndrueshme në tregun e brendshëm, ato do t’ia paraqesin kartvizitën e tyre të origjinalitetit tregjeve të Evropës, pa pasur nevojë për promovime fiasko “ex katedra”.



© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-11-2004 nė 11:59 Edit Post Reply With Quote
Jeton Demi - 17/11/2004

Eskportet bujqësore 10:1 për importet

Eksportet bujqësore dhe blegtorale nuk mbulojnë më shumë se 9.6 për qind të importeve bujqësore dhe blegtorale. Në këtë mënyrë i bie që në çdo 10 tonë importe bujqësore të eksportohet vetëm 1 ton


Raporti i mbulimit të eksporteve totale ndaj importeve totale është 28.9 për qind, ose një raport katër me një për importet. Vetë specialistët e Ministrisë së Bujqësisë shprehen në raportin për 6-mujorin e parë 2004 se “kjo tregon se në këtë drejtim ky sektor është ende i dobët dhe mbetet shumë për t’u bërë për zhvillimin e tij”. Eksporti i produkteve bujqësore e blegtorale për gjysmën e parë të këtij viti llogaritet në rreth 2.1 miliardë lekë, duke zënë kështu rreth 6.9 për qind të totalit të eksporteve shqiptare. Ndërkohë që importet për të njejtën periudhë kanë arritur në 21 miliardë lekë, pra rreth 10 herë më shumë se eksportet, duke zënë rreth 20 për qind të totalit të importeve.
Po të krahasojmë 6-mujorin e parë të këtij viti me atë të një vit më parë, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, eksportet bujqësore dhe blegtorale nuk janë rritur as më 1 për qind (rreth 0.8 për qind). Në vlerë, kjo rritje është nga 1.355 miliardë lekë 6-mujorin e parë 2003 në 1.367 miliardë lekë për 6-mujorin e parë të këtij viti. Rritja e prodhimit bujqësor vendës duket se ka ndikuar në uljen e importeve bujqësore që rezultojnë me një rënie prej 6 për qind në krahasim me një vit më parë. Kjo mund të quhet edhe shkalla me sa është rritur prodhimit vendës në plotësimin e kërkesës vendëse për këto produkte për gjysmën e parë të këtij viti. Në vlerë kjo mund të llogaritet në rreth 1.2 miliardë lekë (6 për qind e 21 miliardë lekëve importe bujqësore).


Struktura e eksporteve bujqësore
Brenda eksporteve bujqësore si bazë mirren eksportet e katër industrive kryesore: industrisë së peshkimit, të blegtorisë, të agroindustrisë dhe të bujqësisë. Ndërë këta sektor, për gjysmën e parë të këtij viti, në krahasim me një vit më parë, rezulton me rritje vetëm eksporti i prodhimeve agroindustriale. Rritja vlerësohet të jetë e vogel, me rreth 5 për qind. Duhet theksuar se ky sektor zë pjesën dërmuese të eksporteve bujqësore dhe, për gjysmën e parë të këtij viti, ky sektor zë rreth 52 për qind të totalit të eksporteve bujqësore, nga 42 për qind që zinte një vit më parë. Kjo duhet të jetë ndikuar nga një zhvillim në industrinë përpunuese vendëse. Përsa i përket bujqësisë, volumi i eksporteve krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2003 ka pësuar një rënie me rreth 9 për qind. Ndërsa, eksporti i produkteve të sektorit të peshkimit rezulton me rënie prej rreth 16 për qind. Rënien më të madhe e kanë pësuar eksportet e produkteve blegtorale me rreth 37 për qind.


Importi i produkteve bujqësore dhe blegtorale
Volumi i importeve të produkteve bujqësore dhe blegtorale në fund të gjysmës së parë të këtij viti arriti në rreth 21.6 miliardë lekë, duke zënë kështu rreth 20 për qind të totalit të përgjithshëm të importeve. Krahasuar me të njejtën periudhë të një viti me parë, importet e produkteve bujqësore rezultojnë një ulje prej rreth 6 për qind. Importi i produkteve bujqësore është rritur me rreth 18 për qind, ndërkohë që importi i produkteve të agroindustrisë rezulton me rënie me rreth 14 për qind. Rënie ka pësuar edhe importi i produkteve blegtorale me rreth 19 për qind dhe importi i produkteve të peshkimit me rreth 70 për qind. Kjo tregon se prodhimi vendës i inudstrisë së peshkimit ka rritur më së shumti ndër të gjithë sektorët e bujqësisë prezencën në tregun vendës për këtë vit.




biznesi

Pa nje politike te mbrojtjes se prodhimit vendsa dhe te subvencionimit te bujqesise dhe 100 vjet po kete gjendje do te kemi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-2-2005 nė 22:47 Edit Post Reply With Quote
Jeton Demi - 01/02/2005

Rritja e fortë e eksporteve bujqësore

Shumëfishohen eksportet me rajonin


Janë gjithsej 34 milionë dollarë produkte shqiptare të përpunuara dhe të papërpunuara bujqësore, të cilat arritën të shiteshin në tregun botëror, kryesisht në vendet e zhvilluara, Gjermani dhe SHBA. Eksportet bujqësore dhe agroindustriale janë rritur fort gjatë nëntëmujorit të parë të vitit të kaluar, me 46 %, sipas të dhënave të ACIT. Ndërkohë, importet bujqësore janë rritur gjtihashtu me 17%, duke përbërë grupin e mallrave me rritjen më të fortë. Gjithsesi, tani për tani, eskportet bujqësore janë përqendruar në vetëm tre produkte: peshku është zëri më i madh i eksporteve bujqësore me 10 milionë dollarë shitje FOB (me çmimin në çastin e daljes nga Shqipëria). Më pas vijnë bimët medicinale me 9,6 milionë dhe uji mineral e pijet me shitje rreth 5 milionë euro.
Importet bujqësore arritën në 326 milionë dollarë. Biznesi më i madh në importin e produkteve bujqësore duket se është përqendruar te produktet e mishit, importet e të cilave arritën në 29,7 milionë dollarë, frutat me 31 milionë, dridhi me 52 milionë dhe duhani me 36 milionë dollarë.

Të dhënat për 9-mujorin e 2004-s rezultojnë mjaft inkurajuese për eksportet shqiptare në rajon. Pa marrë parasysh se një pjesë e këtyre eksporteve përbëhet nga produkte minerale (kryesisht naftë) rritja është mjaft e ndjeshme. Kështu, eksportet për në Kosovë janë trefishuar brenda kësaj periudhë në krahasim me një vit më parë duke ndikuar ndjeshëm në rritjen totale të eksporteve në vendet e këtij rajoni. Ndërsa importet kanë njohur gjithashtu një rritje, por dukshëm më të ulët, me rreth 12,5 për qind. Në total, për këtë periudhë rezulton se kemi patur një rritje si të importeve, ashtu edhe të eksporteve si dhe një thellim të deficitit tregtar me rreth 13,7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shkuar në një deficit total për këtë 9-mujor prej 1,15 miliardë dollarë. Eksportet kanë kapur vlerën e 443,7 milionë dollarëve me një rritje prej 37 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa importet, nga ana tjetër, janë rritur me 19 për qind, duke arritur në vlerën e rreth 1,6 miliardë dollarëve. Të dhënat janë botuar nga Qendra Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT). Sipas ACIT, tregtia me rajonin vazhdon të zgjerohet duke patur rritjen më të fortë në anën e eksporteve me rreth 2,3 herë. Kosova tashmë zë pjesën më të madhe të eksporteve shqiptare pas Italisë dhe Greqisë. Bazuar në perfromancën e eksporteve për 9-mujorin e 2004-s mund të pritet që për 2004-n vlera totale e eksporteve të arrijë në 590 milionë dollarë, që është rreth 60 milionë më shumë se parashikimi i bërë. Ndërsa importet mendohet se do të arrijnë në 2,2 miliradë dollarë që është pothuajse e njejtë me vlerën e parashikuar.
Zhvillimet në eksporte
Përveç rënies së eksporteve së dy grup-mallrave, produkteve kimike dhe lëndës drusore (që së bashku zënë 1,4 për qind të totalit të eksporteve), shitjet e produkteve shqiptarë në tregjet e huaja janë rritur për të gjitha mallrat. Po t’i marrim sipas produkteve, mund të vëmë re se performanca e mirë e eksporteve ka vazhduar të ndikohet nga eksportet e veshmbathjeve. Këto mallra kanë zënë për këtë periudhë 56 për qind të totalit të eksporteve. Mallra të tjera që kanë ndikuar në rritjen e eksporteve shqiptare kanë qenë produktet minerale, eksportet e të cilave janë rritur me 1,7 herë, metalet dhe produktet prej tyre me një rritje prej 85 për qind dhe eksporti i makinerive dhe pajisjeve që është rritur me 23 për qind, gjithmonë në krahasim me 9-mujorin e vitit të kaluar.
Eksportet e mineraleve janë dominuar kryesisht nga nafta (që mendohet se i drejtohet kryesisht Kosovës) që kanë zënë rreth 70 për qind të totalit të eksporteve minerale gjatë kësaj periudhe 9-mujore. Pjesa tjetër prej rreth 30 për qind janë kryesisht produkte kromi. Eksporti i makinerive dhe pajisjeve është përbërë kryesisht nga pajisje elektrike (gjeneratorë) që ka shumë mundësi të janë importuar kryesisht nga Italia për t’u rieksportuar përsëri në Shqipëri.
Eksporti i produkteve të agrikulturës dhe atyre ushqimore është rritur me 46 për qind për 9-muajt e vitit 2004, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sidoqoftë, eksportet e agrikulturës vazhdojnë të dominohen nga tre produkte kryesore që janë: prodhimet e peshkut (më një total shitjesh prej rreth 10 milionë dollarë), nga bimët medicinale (me shitjet prej rreth 9,6 milionë dollarë) dhe pjesa e tretë e produkteve përbëhet nga pijet (lëngjesh, freskuese dhe pije alkoolike) dhe uji mineral më një total prej rreth 5 milionë dollarësh.
Zhvillimet në importe
Importet kanë njohur rritje në gati të gjitha mallrat për periudhën refereuese. Dy kategoritë kryesore të importeve, tekstilet dhe këpucët, (që iu shërbejnë dy industrive përkatëse eksportuese) janë përkatësisht me 17 dhe 8 për qind. Importi i makinerive dhe pajisjeve (përfshirë makineritë e transportit) janë rritur respektivisht me 34 dhe 29 për qind. Të dy këto zëra të importit zënë 23 për qind të totalit të importeve. Grupe të tjera të rëndësishme të mallrave të importit që kanë njohur për këtë periudhë një rritje të fortë janë perimet (me një rritje prej 42 për qind) dhe produktet prej druri me një rritje prej 46 për qind. Importi total i prodhimeve bujqësore dhe produkteve ushqimore ka arritur një vlerë totale prej 326 milionë dollarësh, që është një rrritje prej 17 për qind me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importet kryesore të këtyre dy kategorive produktesh përfshijnë produktet e mishit, me një vlerë prej 29,7 milionë dollarësh importe; frutat, me 30,7 milionë dollarë importe; drithrat me rreth 52 milionë dollarë; cigaret me 36 milionë dollarë; pijet e ndryshme dhe produktet me bazë drithin, me importe prej 424 milionë dollarë secila.
Tregtia sipas vendeve
Rreth 89,7 për qind e totalit të eksporteve e kanë patur destinacionin e tyre në BE, dhe 67,5 për qind e importeve kanë patur origjinë nga ky rajon. Eksportet për në BE rezultojnë me një rritje prej 30.6 për qind ndërsa importet me 12,8 për qind.
Tregtia me vendet e Europës Jug-Lindore ka njohur gjithashtu një rritje si në anën e eksporteve ashtu edhe në atë të importeve. Eksportet rezultojnë me një rritje prej 2,3 herësh ndërsa importet me 12.5 për qind. Kosova ka paraqitur për këtë 9-mujor tregun kryesorë të eksporteve shqiptare në këtë rajon, duke zënë edhe 4,6 për qind të totalit të eksporteve në total. Në këtë mnëyrë eksporti në Kosovë rezulton i trefishuar për këtë periudhë 9-mujore në krahasim me një vit më parë. Eksportet rezultojnë me rritje në të gjitha vendet e këtij rajoni pavarësisht rritjes së ulët në vlerë që zënë kundrejt totalit të eksporteve shqiptare.
Ndërsa nga ana e importit partnerët kryesorë tregtarë kanë rezultuar Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi si dhe Maqedonia. Vetëm importet nga Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rumania kanë njohur rënie për këtë periudhë. Rezulton me mjaft interes rritja e importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 1,6 herë, ndërsa importet nga Turqia janë rritur me 30 për qind.

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-2-2005 nė 14:39 Edit Post Reply With Quote
Disa produkte bujqësore arrijnë pikun


Gj. Erebara

Bujqësia shqiptare ka arritur në një pikë ku disa nga produktet më të rëndësishme kanë ngopur tregun e brendshëm dhe po arrijnë në fazën e mbiprodhimit. Ekspertë të fushës së bujqësisë, thonë se prodhimi i qumështit në Shqipëri ka arritur në nivelin e 200 kilogramëve në vit për frymë, ndërsa prodhimi i vezëve ka arritur në 266 kokrra për frymë.
Sipas të dhënave paraprake të vitit 2004, vlerësohet se në Shqipëri u prodhuan rreth 1.2 milionë tonë metrik qumësht, rreth 780 milionë kokrra vezë dhe mbi 140 mijë ton mish në peshë të gjallë. Qumështi dhe vezët arrijnë të mbulojnë nga 95 deri në 100 % kërkesën e brendëshme ndërsa mishi rreth 80 %. Niveli shqiptar i konsumit të qumështit dhe vezëve është në të njejtat nivele me vendet e Bashkimit Europian. Që të treja këto produkte përfaqësojnë potencialin bujqësor të vendit dhe mund të rriten edhe më tej, por për shkak të mungesës së eksportit, rritja e prodhimit është e vështirë.
Por ndërkohë, ekspertë të tjerë mendojnë se shifrat e ofruara nga Ministria e Bujqësisë duhet të shihen me dyshim. Pavarësisht nga dyshimet, arritja e maksimumit të mundshëm të prodhimit shtron problemin e uljes së ritmit të rritjes së sektorit të bujqësisë. Të dhënat paraprake vlerësojnë se gjatë vitit 2004, bujqësia u rrit me 3.1 %, shifër kjo shumë më e ulët se ajo e pjesës tjetër të ekonomisë. Zakonisht, në vendet e zhvilluara, një situatë e tillë zgjidhet duke menduar për zgjerimin e tregjeve, ku i takon politikës të veprojë si dhe me zgjerimin e gamës së produkteve të prodhuara, pra nxitja e prodhimit bujqësor në fusha të tjera, konkretisht në pemëtari dhe prodhimet e serave. Vetëm se deri tani, nuk është punuar në hartimin dhe negocimin e marrëveshjeve plotësuese me vendet e tjera, përfshirë marrëveshjet e veterinarisë dhe standardet zooteknike, me qëllim që vendet e Bashkimit Europian apo vendet fqinje të pranojnë eksporte të produkteve shqiptare. Situata aktuale është ajo e bllokimit të eksporteve bujqësore shqiptare, një lloj embargoje e pashpallur.



12/02/2005





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2005 nė 10:10 Edit Post Reply With Quote
Fabiola Çela - 31/03/2005

Vetëm 5% e prodhimit bujqësor arrin të përpunohet

Mungesa e investimeve në këtë sektor, plotësimi vetëm 65% i nevojave të tregut, si dhe orientimi i fermerëve për ta shitur në treg prodhimin e tyre janë shkaqet e moszhvillimit të këtij sektori të agroindustrisë


Vetëm 5 për qind e prodhimit bujqësor që prodhohet në vendin tonë arrin të përpunohet nga agroindustria. Sipas burimeve nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), vetëm një sasi e vogël e fruta-perimeve në vend përpunohen si për reçel, komposto apo për ushqime gjysmë të gatshme. Sipas këtyre burimeve, kjo pasi agroindustria përpunuese e këtij sektori nuk është e zhvilluar. Investimet në këtë fushë kanë qenë shumë të pakta; vetëm gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit kanë filluar të rriten disi. Ndërkohë, një tjetër faktor që ka ndikuar në moszhvillimin e këtij sektori të agroindustrisë është edhe orientimi që kanë fermerët për t’i shitur prodhimet e tyre ne treg sesa t’i dërgojnë në fabrikë për t’i përpunuar. Kjo pasi fitimet e tyre duke i shitur prodhimet në treg janë më të larta. Ndërkohë, fermerët duan të eksportojnë prodhimet pasi kështu kanë edhe më shumë fitime. Ky është një tjetër faktor që ndikon në numrin e vogël të përpunimit për prodhimin bujqësor. Gjithashtu një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe fakti se nevojat e vendit për prodhimet bujqësore mbulohen 65 për qind dhe jo 100 për qind. Në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk kemi mbiprodhim të prodhimeve bujqësore në vend, por, përkundrazi, nuk përmbushen dot të gjitha nevojat e tregut për konsum. Por, sipas specialistëve të bujqësisë, gjatë vitit 2004 është vërejtur një rritje e prodhimit vendas krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku prej tyre plotësoheshin 60 për qind të nevojave të tregut. Specialistë të bujqësisë thanë se gjatë këtij viti prodhimi i produkteve bujqësore në fushë dhe në serra shënoi një rritje prej 3 për qind, kundrejt vitit të kaluar. Sezoni veror, i vlerësuar dhe si faktori kryesor i rritjes së prodhimit, favorizoi interesin në rritje të fermerëve, të cilët kanë investuar në mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore. Por pozitiv është edhe fakti që gjatë këtyre 2 viteve të fundit është zhvilluar edhe prodhimi në serra. Kështu, fundi i vitit 2004 ka shënuar një rritje të prodhimit bujqësor në serra. Sipas specialistëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, gjatë vitit 2004 janë mbjellë rreth 40 për qind perime në serra më shumë se në vitin 2003. Sipas specialistëve të kësaj ministrie, ndër kulturat që janë mbjellë më shumë gjatë 2004 janë ato të stinës së pranverës si domate 50 për qind më shumë, tranguj 51 për qind, speca 63 për qind etj. Ndërkohë që në politikat e saj, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, prodhimin e perimeve në serra e ka përcaktuar si një ndër sektorët prioritarë për nxitjen e investimeve. Arsyeja është se ky sektor ka potenciale të mëdha për rritjen e prodhimit ushqimor në vend dhe ndikon pozitivisht brenda një kohe të shkurtër në përmirësimin e bilancit të eksport-importit për perimet. Ndërkohë që edhe sipas specialistëve, prodhimi i perimeve në serra është një mundësi më shumë edhe për rifillimin e eksporteve si dhe për zhvillimin e industrisë përpunuese të fruta-perimeve. Kjo pasi prodhimi bujqësor në vend ka qenë sezonal duke mospërmbushur kërkesat e tregut vendas.
Ndërkohë, sipas burimeve nga KASH-i, në këtë 5 për qindësh të prodhimit bujqësor që përpunohet nga agroindustria futet edhe përpunimi në kushte shtëpie apo ndryshe artizanale. Përmendim këtu reçelra të shumëllojshëm apo likotë etj. Ndër qytet që karakterizohen nga kjo traditë është Përmeti, Korça, Delvina etj. Ndërsa fabrikat që bëjnë përpunimin e perimeve në vend, si speca, domate etj., ndodhën në qytetet si Berat, Fier e Sarandë.

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2005 nė 11:41 Edit Post Reply With Quote
Feti Zeneli - 12/05/2005

Polici, fshatari dhe kandari

Në atë ngastrën e vogël fshatari s’mund të shndërrohet në fermer europian, me një kandar dhe një trastë lakra që kërkon të shesë prapa krahëve të policit arrogant, pasi atij i mungojnë njëmijë e një kushte të tjera


Ajo që do t’ju tregoj dhe komentoj më poshtë nuk është subjekt i ndonjë anektode apo baracalete me “polic”, por një ngjarje e përsëritur disa herë rëndom para syve të mi, tani që banorët e fshatrave përreth kryeqytetit dalin të shesin për qytetarët e Tiranës prodhimet e stinës, që e shumta mund të jenë lakra të egra, lakër sallatë, gjethe pjergullash, tufa mjadanozi, ndonjë vezë e freskët, pak domate e kastareveca etj. I kam parë këta mjeranë të vrapojnë me arka në krah, për t’u fshehur, teksa dikush i lajmëron me zë të lartë se “erdhi policia”. Policia për ta tani është si gjermani dikur. Po u kapën në befasi, prodhimet përfundojnë në Lanë, kurse kandari në koshin e plehrave. Pashë një ditë një fshatar truppakët që s’e lëshonte kandarin, edhe sikur ta godisje me plumb, por kacafytej me policin për jetë a vdekje. Prodhimet i dorëzoi pa bërë fjalë, megjithëse ai e di me sa mund dhe sakrifica ka arritur t’i gëzojë dhe jo t’i konsumojë vetë frutet e punës së tij në ngastrën e vogël të 7501-shit. Ndoshta ka menduar ta dorëzojë atë mall, për të cilën është lodhur më shumë dhe jo atë send, për të cilën ka bashkëjetuar më gjatë si njeriu me ëndrrën e tij. Shumë prej fshatarëve me atë kandar peshojnë historinë e mungesës së pronës private, duke filluar nga vitet e para të pasçlirimit e deri në fund të viteve 80, pas përmbysjes së regjimit komunist. Gjatë gjithë kësaj periudhe kandari e fitoi statusin e një trofeje, nga seria e pakët e armëve të tregut. Sot fshatari nuk ka mjet tjetër për ta matur funksioinimin e ekonomisë së tregut, përveçse kandarit, që për vite me radhë e ka mbajtur të varur në mur si një pushkë. Kishte rrezik që nëse fshatari shihej gjatë monizmit me kandar në krah, të dënohej sikur ta kishte atë pushkë për të vrarë “udhëheqësit e dashur të partisë e të shtetit”.
Po sot, xhanëm, ç’kanë me kandarin e fshatarit?!
Natyrisht, që sekuestroja policore e kandarit nuk ka motive konkurrence në treg. Në atë pjatën e tij të vogël nuk mund të vendosen për t’u peshuar më shumë se 3 kg lakra të egra. Malli përpara, edhe mjaltë të jetë, kandari nuk mund të peshojë më shumë se dhjetë kg njëherësh. Pastaj, me atë kandar as që bëhet fjalë për të peshuar mallra importi apo dhe pako të vogla droge për fëmijtë e shkollave. Gjithashtu, ai s’mund të peshojë fitimet e majme të fshatarëve, përveçse dëshirës së tij për t’u integruar në ekonomië e tregut. Është thjesht kultivimi i një eksperience për “ditët e mira që mund të vijnë paskëtaj”. Në atë ngastrën e vogël fshatari s’mund të shndërrohet në fermer europian, me një kandar dhe një trastë lakra, që kërkon të shesë prapa krahëve të policit arrogant, pasi atij i mungojnë njëmijë e një kushte të tjera. Por me atë kandar dhe me atë trastë të vogël me lakra ai s’mund ta prishë as biznesin e të tjerëve, që edhe barin e thatë për blegtorinë e importojnë nga Maqedonia.
Sidoqoftë, polici nuk ia sekuestron kandarin fshatarit të gjorë për çështje ekonomike, po për problemet politike të pushtetit. Atë e dërgon shefi, me preteksin për të vendosur rregull publik, dhe jo bosat e importit se po u shkatërrojnë tregun. Por as tregu dhe as shteti nuk mund të shkatërrohen me një kandar fshatari dhe një grusht perimesh, që shumëkush prej tyre mund t’ua ketë kursyer fëmijëve për ta zhvilluar filozofinë e tregut, edhe në mentalitetin e tij prej ish-koperativisti të stazhionuar. Megjithatë, ky veprim policor mund të mos binte në sy për keq, nëse kërkimi i rregullit do të fillonte në kreun e piramidës shtetërore. Unë nuk e di sesa mund t’i tronditin themelet e shtetit një apo disa fshtarë të rreshtuar përkrah njeri-tjetrit, si përpara një skuadre pushkatimi, për të shitur një dorë spinaq apo një tufë majdanoz, dhe që kur shikojnë t’u afrohet ndonjë polic ikin sikur t’u ketë shpërthyer bomba aty afër. Nuk e di se si mund të tërheqin vëmendjen dhe angazhimin policior të shtetit dy-tre fshtarë të tillë, përballë një ushtrie të tërë të korruptuarish në të gjitha nivelet e qeverisjes, përballë dhjetëra trafikantësh të të gjitha llojeve, vrasësish me pagesë e papagesë, mijëra evazionistësh të vegjël e të mëdhenj etj.
Mësimi që del nga kjo ngjarje e vogël është me përmasa të pakufishme për bashkëpunimin shtet-biznes në fushën e zhvillimit të fermave bujqësore, pse jo dhe në respektimin e ligjeve dhe regullave të jetës qytetare. Shteti sot ia ka kthyer krahët fermerit dhe tregu është mbushur me prodhime bujqësore të importuara. Për vite me radhë, gati 60-70% e popullsisë shqiptare ka punuar e jetuar në fshat. Tani ky numër ka rënë, por kjo s’do të thotë se duhet të bjerë dhe pesha e prodhimit bujqësor vendës në treg, dhe Shqipëria t’i drejtohet importit për çdo gjë që i nevojitet nga bujqësia. Nëse raporti i përgjithshëm eksport-import është 1 me 5, për prodhimet bujqësore ky raport është 1 me 10. Në fillim të viteve 90, si rezultat i ndryshimit të sistemit, të gjithë ata që banonin në fshat morën në pronësi apo përdorim tokë bujqësore, në të cilën filluan të kultivojnë, tashmë privatisht dhe jo pa optimizëm, bujqësi dhe blegtori. Por me kalimin e viteve ata ndeshën në probleme dhe vështirësi, të cilat nuk arritën t’i zgjidhin dot në vetmi, brenda ngastrës së vogël të tokës bujqësore, pa mbështetjen e shtetit dhe të insitucioneve të tij, në drejtim të ndërmarrjes së investimeve të ndryshme në ujitje, kanalizime, mekanikë bujqësore, rrugë, impute bujqësore, kualifikim shkencor etj. Po t’i hedhësh një sy zërit për investime të kësaj natyre në buxhetin e shtetit, nuk e ke të vështirë të dallosh nënvleftësimin total që po i bëhet këtij sektori. Si pasojë e kthimit të krahëve bujqësisë, nga ana e shtetit, fermerët nuk arritën as që të kooperojnë me njeri-tjetrin, për të krijuar fermat të vogëla, si në të gjithë botën e qytetëruar, megjithëse janë ngritur dhe funksionojnë pa efektivitet mjaft shoqata kooperimi. Nga ana tjetër, paqartësia katërmbëdhjetëvjeçare në pronësinë e tokës bën që investimet private të jenë të pasigurta dhe bankat të mos kreditojnë në fshat. Duke filluar nga ‘98-a e këtej, qysh nga mbyllja e BTA-së, së vetmes bankë të specializuar për bujqësinë, kreditimi i këtij sektori zë afro 0,1% të kredisë gjithsej, ndërsa treguesi i investimeve të huaja në këtë sektor është zero.
Shteti prej kohësh e ka humbur kodin e komunikimit inistucional me fermerin, duke ia lënë zhvillimin e bujqësisë spontanitetit, por në kushtet konkrete të vendit tonë një qëndrim i tillë institucional nuk mund të cilësohet as si shprehje e opinionit politik të atyre njerëzve që përfaqësojnë rrymën e qëndrimit liberal ndaj prioriteve ekonomike, sipas të cilëve ekonomia e gjen vetë rrugën e zhvillimit. Në çdo vend të zhvilluar “bujqësia është një çështje shtetrore”, kurse për qeveritarët shqiptarë ajo mbetet ende “…çështje e të gjithë popullit”. Nisur nga këto vështirësi, fermerit shqiptar i bie interesi dhe, për më tepër, nuk i krijohen mundësitë praktike për zgjerimin dhe zhvillimin e fermës bujqësore. Dikur, jo shumë kohë më parë, ne kemi dashur të sjellim në fermat shqiptare shembullim e kibutseve izraelite, por tashmë e kemi harruar dhe traditën tonë në këtë drejtim.

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-5-2009 nė 10:38 Edit Post Reply With Quote
Një vend pa institucione të kërkimit shkencor
SHERIF LUSHAJ
06/05/2009 Prof. dr. Sherif Lushaj

Në Shqipëri për dekada të tëra institutet kërkimore-shkencore të bujqësisë, me rezultatet e kërkimit, studimet e provat e shtrira në të gjitha zonat klimatike e tokësore bënë jo pak në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë: përgatitën harta të shumëllojshme, projektuan sistemin e kullimit dhe ujitjes, sistemin e prodhimit të farërave, fidanëve dhe materialit gjenetik, eksperimentuan dhe zbatuan elemente të teknologjive të reja në bujqësi e blegtori. Pas ndryshimeve të sistemit dhe formës së pronësisë, ristrukturimi ishte i pashmangshëm. Por me një të rënë të lapsit dhe pa u thelluar se si do dukej ky veprim të nesërmen, puna dhe funksionet e tyre morën një formë tjetër, ku emri “institut” nuk ekziston më. Dhe këtu nuk e kam aspak fjalën vetëm për humbjen e emrit, por të funksioneve, vizionit dhe konceptimit të perspektivës të kërkimit shkencor.

Në kohën kur edhe vendet e zhvilluara janë përfshirë ose janë në prag të krizës ekonomike, qeveritë me vizion u janë drejtuar institucioneve dhe agjencive të specializuara, u janë drejtuar ekonomistëve dhe shkencëtarëve, prej të cilëve kërkojnë ide, zgjidhje, propozime, eksperienca, rekomandime për rritjen e efektivitetit të burimeve tokësore dhe natyrore. Nëse marrim si shembull faktin që rreth 12% e tokave të Evropës janë subjekt i erozionit ujor, me pasoja në uljen e produktivitetit të tokës bujqësore, qeveritë përsëri u janë drejtuar shkencëtarëve dhe institucioneve të specializuara të propozojnë zgjidhje të shpejta dhe të qëndrueshme, studime e analiza në nivel kombëtar dhe në kooperim midis vendeve, me qëllim që të ndalet humbja e produktivitetit të tokës.

Organizatat ndërkombëtare u janë drejtuar qendrave shkencore të specializuara për të parashikuar dinamikën dhe pasojat e ndryshimeve klimatike, për të minimizuar në maksimum efektet negative në jetën e njerëzve, në prodhim dhe konservimin e burimeve ujore. Mund të numërojmë me qindra raste të rrugëve të angazhimit të institucioneve dhe agjencive të specializuara, të cilat kanë në bazë kërkimin shkencor. Por në vendin tonë vizioni për shkencën dhe kërkimin shkencor pothuajse ka humbur, roli i saj është venitur, institucionet kërkimore u braktisën dhe u goditën pa mëshirë. Deri në vitin 1997 me nenin famëkeq 24/1 u pushuan nga puna qindra shkencëtarë me grada e tituj shkencorë vetëm për bindje politike. E njëjta gjë u bë edhe gjatë mandatit qeverisës dhe mund të bëhet përsëri, nëse specialistët e thirrur në mitingje konstatohet se gjatë apelit dikush ka dalë nga rreshti.

Aty ku mendimi shkencor është i fuqishëm, rrugët drejt zhvillimit janë të lira. Institucionet kërkimore, si qendra të rëndësishme të kërkimit, i hapin rrugë progresit, së përparuarës, së resë nëpërmjet projekteve, studimeve, provave e analizave, prodhimit të materialit gjenetik, farërave dhe fidanëve. Ato unifikojnë metodat dhe metodologjitë studimore dhe aplikative me ato ndërkombëtare, rezultatet e arritura përfshihen në teknologjitë e reja, operacionet e veprimit, në plane e programe zhvillimi, në formulimin e strategjive, si dhe përdoren nga subjektet shtetërore dhe private. Janë qendra të formimit profesional të specialistëve në fusha të caktuara.

Një reformë shkencore për një botë të ndryshuar është e pranueshme nga të gjithë, kur e nesërmja është më e mirë nga e sotmja, kur dallohet progresi, kur produktet e kërkimit shtohen. Nisur nga mënyra se si u zhvillua reforma dhe ristrukturimi në institucionet kërkimore të bujqësisë, të vjen keq kur shkencëtarë me emër në universitete apo institucione shkencore, pasi janë përfshirë në strukturat e larta qeveritare, i kanë kthyer krahët shkencës, nuk kanë hapur gojën ndaj veprimeve arbitrare në zbatimin e reformave në institucionet kërkimore-shkencore dhe të sistemit të kërkimit shkencor në tërësi. Dhe kjo nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë.

Një fjalë e urtë thotë: “Boja e shkencëtarit është po aq e çmuar sa edhe gjaku i martirëve.” Shoqëria shqiptare ka nevojë sot për institute të specializuara, për shkencëtarë pa ngjyrime, për studime që garantojnë zhvillimin e bujqësisë, që monitorojnë faktorët që shpien në kriza dhe që në kushtet konkrete skedojnë zgjidhjet. Jemi dëshmitare se si u shkatërrua sistemi i prodhimit dhe kontrollit të farërave. Pasojat u dukën shpejt. Misri u mboll për kokërr dhe doli kashtë, patatja e deformuar jashtë standardit dhe arsyet mbetën pa përgjigje, sepse Instituti i Misrit të Shkodrës, model në këtë fushë, mori funksione të tjera.

Shkenca duhet të flasë para qeverisë kur është fjala për të vepruar në fusha dhe momente të caktuara. Shkencëtarët i njohin më mirë se kushdo zonat klimatike dhe tokësore të ullirit, të vreshtit apo të duhanit, më mirë se kushdo vlerësojnë rajonizimin e kulturave bujqësore, studiojnë tokën sipas parametrave ndërkombëtarë. Dhe pas tyre vendimmarrësit janë të lirë për të vepruar. Nëse nuk bëhet kështu, nuk është faji i shkencëtarëve, por i vlerësimit ndaj tyre. Nëse qeveria cakton shifra para se shkencëtarët të japin versionin e studimit, ata janë të detyruar të konfirmojnë të njëjtën gjë. Kjo është e dëmshme, prandaj ata duhet të flasin të parët.

Kërkimi i mirëfilltë shkencor dhe me kontributin e ekonomistëve dhe mbështetjen e politikëbërësve realizon transformime të qëndrueshme. Shteti Uinskonsin në SHBA ose siç quhet “Amerika e bulmetit”, zë vendin e dytë midis shteteve për prodhimet blegtorale. Kërkimet shkencore, të diskutuara me subjektet private dhe mendimin ekonomik, të mbështetur edhe nga vendimmarrja, rekomanduan zhvillimin e blegtorisë në këtë shtet dhe në këtë funksion edhe rajonizimi i prodhimit bujqësor. Ajo që u arrit u zhvillua më tej.

Shkrirja e institucioneve kërkimore-shkencore të bujqësisë në emër “të ristrukturimit” nuk gjen asnjë justifikim, është pjesë e një reforme spontane, një thellim i masakrës që u krye qysh para vitit 1997 dhe që filloi me institutin më të vjetër të kërkimeve bujqësore të Lushnjës, vazhdoi me të tjerët dhe së fundi u konkretizua me VKM nr. 515, datë 19.07.2006, me të cilin u shkrinë të gjitha institutet kërkimore-shkencore të bujqësisë. Dhe në vend të tyre u krijuan qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, në statusin e të cilave kërkimi shkencor është përjashtuar. Funksionet e tyre afrojnë me funksionet e drejtorive rajonale të bujqësisë dhe larg, shumë larg veprimtarisë së institucioneve kërkimore-shkencore.

Me këtë reformë u shkri edhe Instituti i Studimit të Tokave, i cili u përfshi në qendrën e transferimit të teknologjive bujqësore në Fushë-Krujë, veprim i cili e kalon kufirin e gabimit dhe flet për padituri ose veprime të qëllimshme. Në VKM nr. 515, datë 19.07.2006 thuhet se drejtimet specifike të veprimtarisë së kësaj qendre janë “kulturat foragjere, fasulet, gjedhi, derrat, shpendët dhe menaxhimi i integruar i fermave; shërbime për tokën dhe ujin; nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit”. Vende shumë të rralla në botë mund të ketë ku mungon Instituti i Tokave. Jo larg, por vetëm në Greqi janë tre të tillë. Instituti i Tokave “Pushkarov” në Bullgari deri në vitin 1990 kishte rreth 1800 punonjës e shkencëtarë dhe pas reformimit rreth 380 punonjës, por ndërkohë në këtë fushë nuk mungojnë institutet edhe në rajone të tjera. Për një institucion nuk është i rëndësishëm numri i njerëzve, por vlerësimi, funksionet, mbështetja ligjore dhe financiare, produktet që krijon, niveli profesional, vizioni për të nesërmen.

Në qendrat e krijuara të transferimit të teknologjive, kështu siç janë, minimalisht të marrin funksionet si qendra të trajnimit të specialistëve dhe fermerëve. Nëse midis qindra rasteve përmendim Institutin Agronomik “L,Oltremare” në Itali, i themeluar qysh në 1904, krahas aktiviteteve bazë të kërkimit shkencor dhe zhvillimin e projekteve, mjedisin, ai vazhdon të jetë qendër e trajnimeve për bujqësinë brenda dhe jashtë vendit. Në bibliotekën e tij numërohen mbi 123 mijë libra, 800 revista periodike dhe mbi 2500 lloj të hartave. Që qendrat e krijuara të bëhen efektive, ato duhet të kthehen në qendra të trajnimit në bujqësi si pjesë e veprimtarisë së transferimit të teknologjive.

U propagandua me bujë të madhe integrimi i institucioneve kërkimore-shkencore të bujqësisë në Universitetin Bujqësor, grupe pune pa fund, lumë intervistash e platforma. Besoj se do të ishte zgjidhja më e drejtë. Përfundimi për atë që u tha dhe u bë, asnjë lidhje harmonike, asnjë vizion i qartë për mënyrën e organizimit të kërkimit shkencor. Në të kundërt, u shkrinë institutet dhe u krijuan qendra të përziera. Në Universitetin Bujqësor kaluan vetëm Instituti i Mbrojtjes së Bimëve dhe Stacioni i Pemëtarisë (pjesë e Institutit të Pemëtarisë Vlorë), që si institucione shërbimi vendin e kishin në Ministrinë e Bujqësisë. I vetmi kalim i pranueshëm në Universitetin Bujqësor mund të jetë ai i Bankës Gjenetike nga Enti i Farërave.

Qeveria është e vonuar në trajtimin e shkencëtarëve dhe statusin e profesorit, nuk është miqësore me kërkimin shkencor dhe shkencëtarët. Pse? Kërkimin e mirëfilltë shkencor nuk mund ta bëjnë funksionarët politikë në administratën e qeverisë, Kuvendit, ministrive, drejtoritë e përgjithshme, të cilët janë të favorizuar në shtesën e lartë të pagës për kualifikimin, gradën apo titullin shkencor. Nuk do të thotë që ata të mos e përfitojnë, por si e tillë u përket në radhë të parë shkencëtarëve, pse jo edhe në sektorin privat dhe kur largohen nga puna. Edhe një projektvendim që po përgatitet për pensionet suplementare të punonjësve me tituj e grada shkencore, anon nga qetësimi i shpirtit, por me përfitime minimale, koeficientë qesharakë, kufizime e klauzola ndëshkuese dhe selektive. Edhe kontributi i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve pothuajse mungon.

Në vendet e Evropës pensioni i parë i posaçëm është dhënë nga Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e Parë, për Shekspirin qysh në vitin 1586, kur ai ishte vetëm 36 vjeç. Sot në Shqipëri jo vetëm që shkencëtarët e kualifikuar nuk janë të vlerësuar dhe mungon statusi i profesorit, por për më tepër shteti gëzohet se ka profesorë pa punë, madje edhe pa asistencë. Kur një shkencëtari i duhet të lexojë, të përkthejë, të shkruajë, shkurt të privojë veten nga jeta aktive, për kategori të tjera një gjë e tillë mund të mos jetë e nevojshme.

Përgatitja e një shkencëtari është një investim i shoqërisë dhe një punë e sakrificë individuale dhe jo për një ditë, por në gjithë jetën. Mjaftojnë disa raste për të kuptuar realitetin. Në mes të Tiranës shiste rroba një profesor, seleksioneri nr.1 i grurit, sepse nuk i dilte pensioni. Më tutje një agrokimist, një tjetër thërriste: “Hajde prerëse thonjsh!”. Merr një pension qesharak profesor Hysen Çobani, korife i bujqësisë shqiptare dhe shkencëtar me emër. Përfitoi pensionin sa një pastruese seleksioneri nr.1 i misrit në Shkodër. Kjo për të gjithë deri tani dhe për të tjerët që do të vijnë më pas.

Në institucione sido të organizuara, përsëri nuk mungojnë edhe shkencëtarët e aftë, por hapësirat për të punuar në fushën e kërkimit mungojnë. Kërkimi nuk është në statusin e tyre. Sa do të vazhdojë ky qëndrim? Ajo që u bë para tre vjetësh, sot duket pa efektivitet, një reformë e mbetur në vend, pa vizion, e paaftë për të aktivizuar kërkimin shkencor për zgjidhje. Nga kriza ekonomike, pranohet ose jo, nuk do të përjashtohet as vendi ynë përderisa eksportet bujqësore po shkojnë drejt uljes, prodhimi i përgjithshëm bujqësor nuk ka shenja të jetë i qëndrueshëm. Kërkohet mendimi shkencor për përdorimin e resurseve të brendshme.

Nuk është faji i shkencëtarëve, nëse ndihma e tyre nuk kërkohet. Në këtë kontekst, rezulton se me ristrukturimin e institucioneve dhe përfshirjen e kërkimit shkencor misioni i tyre, dinjiteti e kontributi i shkencëtarëve lipset të vihet në vend.

metropol


Si ka mundesi?

Jane cmendur te gjithe?

Sipas mendimit tim:

Shqypnia ka dy mundesi themelore zhvillimi ne

Turizem

Bujqesi

Pa kerkim shkencor nuk mund te kete zhvillimim ekonomik!!!!!

Te jemi kaq idiote??!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-5-2009 nė 07:40 Edit Post Reply With Quote
Agjencia e tregut bujqësor,ndërhyrje në çmime dhe prodhim
VEPROR HASANI
17/05/2009 Intervistë me dr. Hysen Kobellarin, pedagog në universitetin “Fan Noli” Korçë

KORCE- Në fushën e qarkullimit të mallrave në bujqësi deri tani, nga të gjitha qeveritë, është ndjekur një politikë liberale, duke e lënë në dorë të spontanitetit fatin e prodhimit bujqësor dhe të realizimit të të ardhurave të fermerit shqiptar”, shprehet dr. Hysen Kobellari, pedagog në universitetin “Fan Noli” në Korçë.

“Për rrjedhojë, vijon ai, në bujqësi vërejmë dy sjellje. E para, një pjesë e sipërfaqes së tokës nuk mbillet, për shkak se produktet e prodhuara ose nuk shiten, ose shiten me çmime shumë të ulëta dhe pa ndonjë fitim të ndjeshëm për fermerin. E dyta, prodhimet e mjaft fermave familjare, për shkak të mosshitjes në kohë, ose prishen, ose shiten më vonë, me çmime shumë të ulëta, nën kosto. Është e kuptueshme se sa humbje ka në kushte të tilla ekonomia e fermave bujqësore dhe ekonomia kombëtare në përgjithësi. Për të mënjanuar këto humbje, që në vit shkojnë miliarda dollarë, bota ka përvoja shumë të vlefshme, që janë zbatuar pas studimesh mjaft interesante. Një ndër to është edhe krijimi i ATB (Agjencia e Tregut Bujqësor), për të cilin bën fjalë leksioni në vijim.

Çfarë organizmash duhen krijuar për këtë qëllim?

Për zbatimin praktik të politikave qeveritare për bujqësinë dhe mbarëvajtjen e tregut bujqësor është e domosdoshme krijimi i organizmave përgjegjës dhe efektivë. Një organizëm i tillë është këshilluar nga specialistët, krijimi p.sh i Agjencisë së Tregut Bujqësor (ATB), e cila, siç tregon edhe përvoja e vendeve të lindjes, krijon kushte të mira për realizimin e politikave agrare efikase. Organizimi mbetet i domosdoshëm.

Këto vite të kaluara të ekonomisë së tregut në vendin tonë kanë provuar se çmimet e produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe të atyre ushqimore të industrializuara me lëndë të parë bujqësore, kontrollohen nga mekanizmat e tregut spontan. Në këtë drejtim është ndjekur një politikë liberale. Kufizimi dhe mënjanimi për fare i subvencioneve, rritja e konkurrencës nga tregjet e huaja, dobësimi, dhe pse jo, shkatërrimi i lidhjeve të fshatit me industrinë përpunuese, liberalizimi i çmimeve, krijimi i monopoleve në tregtimin e inputeve dhe autputeve, etj., u shoqëruan me një nivel të ulët të të ardhurave të realizuara nga bujqësia përgjithësisht. Për rrjedhojë, përdorimi i inputeve bujqësore për njësi sipërfaqeje u ul në mënyrë drastike. Vetëm rreth 30% e sipërfaqes së mbjellë me grurë, misër, patate, perime, etj. merr minimumin e nevojshëm për plehra azotike dhe vetëm rreth 15% e tyre merr nevojat minimale për plehra fosforike. Humbjet nga mospërdorimi i pesticideve vetëm në bimët kryesore të arave arrijnë çdo vit rreth 40 milionë dollarë amerikanë, sipas përllogaritjeve të një studimi të kryer nga OECD para disa vitesh. Në të tilla kushte, ku tregjet bujqësore janë të pastabilizuara, zhvillohen në mënyrë kaotike dhe pa efektivitet, është e nevojshme të krijohen organizma që të orientojnë e të mbrojnë prodhimin bujqësor dhe rregullojnë tregun agrar. Këtij qëllimi i shërben krijimi i Agjencisë së Tregut Bujqësor (ATB).

Çfarë synon krijimi i Agjencisë së tregut bujqësor?

Objektivi kryesor i ATB-së konsiston përgjithësisht në stabilizimin e tregjeve të produkteve të fermës dhe të mbrojë të ardhurat nga bujqësia. Madje, sipas përvojës së vendeve të tjera, krijohen mundësitë që Agjencia të mund të menaxhojë edhe rezervat ushqimore shtetërore. ATB mund të ketë autonomi të gjerë, si për intervenimet (ndërhyrjet) e studiuara në tregjet bujqësore, ashtu edhe në zbatimin efikas të politikave shtetërore në këtë drejtim. ATB bëhet faktor tregu. Karakteristika bazë për veprimtarinë e ATB është fakti se ajo duhet të intervenojë në treg nëpërmjet mekanizmave të tregut, me anë të mbështetjes dhe rregullimit të kërkesës dhe ofertës, në vend të përdorimit të kanaleve dhe mekanizmave administrativë. Mbi bazën e politikave qeveritare ajo mund të vendosë për çdo sezon prodhimi e shërbimesh dhe për produkte që shikohet e nevojshme, çmime minimum për të stabilizuar çmimet e tregut. Si funksione të kësaj agjencie mund të përmend: Ndërhyrja në blerjen e produkteve bujqësore ose ushqimore, për t’i magazinuar ose për t’i shitur në tregjet e brendshme apo të jashtme, me synimin që të arrijë stabilizimin e çmimeve të produkteve bujqësore e blegtorale. Akumulimi i rezervave të tepërta të produkteve bujqësore e blegtorale dhe menaxhimi i rezervave shtetërore të ushqimit, madhësia e të cilave mund të përcaktohet me VKM (Vendim të Këshillit të Ministrave), në bashkëpunim me ATB. Mbështetja e firmave të reja që merren me tregtimin e produkteve që vijnë nga bujqësia, kryesisht me anë të sigurimit të garancisë së kredimarrjes, si dhe garanci për blerjen, magazinimin dhe eksportimin e produkteve të gatshme për treg. Analiza dhe parashikimi i problemeve që lidhen me tregjet e produkteve bujqësore. Mbledhja e të dhënave, formulimi i propozimeve dhe ndërmerr iniciativa për zhvillimin e infrastrukturës së tregut, si dhe studion përmirësimin e operacionet e tregut agrar në vazhdimësi. Sipas rrethanave dhe nevojave, ATB mund të kryejë edhe funksione të tjera që kanë të bëjnë me shitblerjen e inputeve dhe autputeve të bujqësisë.

Cila do të ishte mënyra e financimit të kësaj agjencie?

ATB në vetvete, nga pikëpamja juridike dhe organizative mund të jetë trup korporate. Ajo mund të financohet nga dy burime kryesore: Buxheti i shtetit, nëpërmjet planifikimit që i bën ministria përkatëse dhe të ardhurat e saj, të nxjerra nga veprimet efiçente në treg. Agjencia do të ketë të ardhurat dhe shpenzimet e saj, si shpenzimet për aktivitetin, për blerje të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore, shpenzime për transport, pagesa në avancë për produkte të kulturave të ndryshme, shpenzime për magazinime, për importe, për efekt të rezervave shtetërore, subvencione të mundshme të eksporteve për produkte të veçanta,etj. Por cili do të ishte sistemi i ndërhyrjes në çmime? Theksuam se një nga detyrat kryesore të ATB është stabilizimi i çmimeve për produktet bujqësore. Për këtë qëllim ajo mund të përdorë efektivisht intervenimin në politikën e çmimeve. Intervenimet lidhur me rregullimin e çmimeve nuk kanë asnjëherë karakter administrativ, d.m.th ato nuk zëvendësojnë rregullimin e çmimeve nëpërmjet kërkesë – ofertës, por shërbejnë si mjete shtesë, duke rregulluar balancat e humbura përkohësisht. Këshillohet që Agjencia, për të arritur objektivat e saj mund të përdorë dy kategori çmimesh: Çmime minimum të garantuara dhe çmime intervenuese (ndërhyrëse, rregulluese); Përcaktimi i çmimeve minimum, si nivel dhe sipas produkteve (sigurisht në të nuk mund të përfshihen të gjitha produktet ), mund të bëhet me VKM nga qeveria. Por kjo mund t’i lihet në kompetencë edhe Agjencisë, konkretisht niveli i çmimeve, por jo emërtesën e produkteve, duke pasur parasysh resurset në dispozicion, çmimet e tregut dhe kostot e produkteve.

Cila mund të jetë vendimmarrja e agjencisë?

ATB për të marrë vendime sa më të drejta, mund të marrë kontakt me përfaqësues të fermerëve lidhur me caktimin e çmimeve minimum. Pas kësaj, çmimet minimum paraqiten në Këshillin e Ministrave dhe pas miratimit atje, bëhen të njohura publikisht. Këto çmime janë të vlefshme për një periudhë njëvjeçare, e cila konsiderohet si periudhë tregtare. Kjo periudhë mund të jetë nga 1 marsi deri më 28 shkurt të vitit tjetër. Çmimi minimum përcakton kufirin e poshtëm (dysheme) të fluktuacionit të çmimit të tregut. Limiti (kufiri) më i lartë i çmimit minimum është çmimi i inputit (c.i.f. plus tarifat). Rritja në nivelin e çmimit minimum duhet të lidhet me tarifat sasiore mbi inputet, të caktuara nga ATB. Me qëllim që të mbulojë çmimin minimum, Agjencisë do t’i duhet të përcaktojë nivelin e çmimeve të intervenimit që, si rregull, janë më të larta se çmimet minimum. Intervenimi në treg (për të blerë ose shitur) bëhet për të parandaluar lëvizjen e papritur të çmimeve të produkteve të fermës, e cila ka ndikim direkt mbi të ardhurat e saj, çka shoqërohet me vendime jo të drejta, jo racionale të prodhimit, duke ndikuar për keq në nivelin e ekonomisë kombëtare. Aktualisht, duke e lënë fshatarin në mëshirë të lojës së tregut, do të ketë një lëvizje të madhe në strukturën e mbjelljeve, duke pakësuar sipërfaqen dhe prodhimin në kultura të rëndësishme për ekonominë kombëtare dhe për të ardhurat e vetë fermerëve. Kështu, nga njëri vit në tjetrin ka pasur pakësime të mëdha të sipërfaqeve të mbjella dhe të korrura me grurë, panxharsheqeri, duhan, etj. Sipas të dhënave të marra nga vrojtimi statistikor për një vit, të ardhurat mesatare për fermë në të holla dhe jo në të holla, nga aktiviteti bujqësor ka qenë 1219 dollarë, ose rreth 1000 euro. Agjencia në përgjithësi fillon ndërhyrje në treg për blerje, kur çmimi në treg është më i ulët se çmimi intervenues dhe i shet pastaj produktet e magazinuara, kur çmimi i tregut është pak më shumë se çmimi intervenues. Sikurse shihet, rëndësi të veçantë ka përcaktimi i nivelit të çmimeve të intervenimit. Niveli i lartë i tyre pengon aktivitetin e industrisë përpunuese dhe biznesit tregtar agrar, pasi operacionet e tyre shpesh varen nga kredia e marrë për të blerë e magazinuar produkte. Nivelet e larta të çmimeve të intervenimit janë të mirëpritura nga fermerët, por bëhen shkak për kosto të larta në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke përfshirë përfundimisht konsumatorët dhe taksapaguesit. Në rastet kur ekziston mbiprodukt i vazhdueshëm, pra një ofertë e tepërt, Agjencia mund t’i shtrijë operacionet e saj edhe në tregun e jashtëm. Shkëmbimet tregtare duhet të jenë të tilla që të nxitin ruajtjen e përpjesëtimeve të përcaktuara midis çmimeve të tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm. Niveli shumë i lartë i çmimeve intervenuese, me referencë joreale të çmimeve botërore pengon përmirësimin e efektivitetit ekonomik të bujqësisë dhe shkëmbimeve të jashtme. Nga sa theksuam dhe argumentuam më lart, kuptohet, se çmimet e tregut do të lëvizin rreth çmimeve intervenuese, prandaj aktiviteti i ATB–së ka ndikim të madh në stabilizimin e çmimeve të tregut dhe sjell të ardhura më të rritura për fermerët. Zbatimi praktik i aktiviteteve nëpër rrethe, mund të kryhet nga sipërmarrje të ndryshme, por të lidhura me Agjencinë me kontrata zyrtare. Kjo shtrirje patjetër që kërkon përmirësime në lidhje me bankat, me infrastrukturën tregtare, etj.

Kjo agjenci a mund të mbështesë iniciativat në tregtinë e produkteve bujqësore?

Ndër detyrat parësore të ATB-së është mbështetja e iniciativave apo formave të ndryshme, që kanë të bëjnë me tregtinë e produkteve të fermës, sidomos kur në to përfshihen subjektet private. Disa nga këto detyra lidhen edhe me funksionet kryesore të Agjencisë, d.m.th të blerjeve intervenuese, ndërsa të tjerat përfshijnë aktivitete që lidhen me intervenimin në mënyrë indirekte. P.sh. Aktivitete të lidhura me intervenimin në tregun e grurit mund të ishin: Autorizimi i magazinave të drithit (kur nuk janë pronë e rrjetit të Agjencisë), me qëllim që pronarët e tyre të përfitojnë kredi preferenciale për blerjen dhe magazinimin e drithit. Blerja e drithit me çmime intervenuese përmes ndërmjetësve të rrjetit të autorizuar të magazinave, në bashkëpunim me agjentët e agjencive, duke përdorur kredi preferenciale. Parapagim për një pjesë të vlerës së produktit ose mallrave të magazinuar nga vetë prodhuesit, sipas çmimeve të intervenimit, për t’u transportuar në një kohë të afërt. Garantimi i kredive bankare për huamarrësit, kryesisht për blerjen e drithërave. Sikurse shihet, autorizimi nga ATB i firmave të ndryshme blerëse apo magazinuese, do të ligjëronte një kusht për të fituar kredi preferenciale. Të gjitha shpenzimet që lidhen me autorizimet, do të përballohen nga kërkuesi i tij. Agjencia do të tërheqë drithin sipas kushteve të vendosura në kontratë edhe kur çmimi në treg është nën çmimin intervenues. Në këtë rast, Agjencia blen produktin duke paguar një përqindje shtesë mbi çmimin intervenues, po ashtu edhe shpenzimet e magazinimit. Pagesa në avancë do të bëhet për prodhuesit që do të magazinojnë për një periudhë të caktuar kohe dhe në masën p.sh. jo më shumë se 45% të vlerës së produktit të magazinuar. Përveç këtyre aktiviteteve, ATB-së mund t’i lihet edhe detyra e kryerjes së importeve për produkte bujqësore direkt vetë ose duke licencuar firma të tjera. Në këtë mënyrë mund të sigurohen mjete të konsiderueshme financiare për buxhetin e Agjencisë.

Bisedoi: Vepror Hasani

metropol





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2010 nė 08:09 Edit Post Reply With Quote
Ekspertët e bujqësisë vlerësojnë hartimin e këtij projektligji si një nxitje për sektorin bujqësor

Shfrytëzimi i tokave të pakultivuara do të rrisë prodhimin bujqësor vendas

Ekspertët e bujqësisë shprehen optimist për hartimin e projektligjit të ri, "Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara", i cili do të nxisë fermerët për rritjen e prodhimit bujqësor vendas dhe forcimin e sektorit agrar. Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Enver Ferizaj, tha dje për ATSH-në, se qëllimi i këtij pr/ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat dhe procedurat për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara, për të garantuar funksionin social të pronës, në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe rural. Ferizaj bëri të ditur se, objekt i këtij ligji do të jenë të gjitha tokat bujqësore, në pronësi private, të zërit kadastral "arë", vreshta, pemëtore, ullishte që figurojnë si të tilla në regjistrat kadastralë shtetërorë, të cilat do t'i nënshtrohen evidentimit të vënies në përdorim nga komisioni përkatës. Ferizaj shpjegon se, komisioni bën çdo vit, brenda 15 shtatorit, verifikimin e sipërfaqeve të tokave të pakultivuara për çdo fshat, verifikim, i cili bëhet duke u bazuar në kqyrjen fizike të sipërfaqes së tokës, në të dhënat kadastrale dhe në informacionin e siguruar nga vetë pronari i saj. Sipas tij, në mungesë të pronarit, komisioni mund të sigurojë informacion nga pronarët kufitarë, të afërm të tij apo banorë të tjerë të fshatit dhe rezultatet e verifikimit, për çdo pronar ose posedues të ligjshëm, pasqyrohen në një dokument, forma dhe përmbajtja e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Projektligji i ri, thekson Ferizaj, parashikon dhënien me qira për mbjellje të të gjitha tokave të pakultivura. Në këtë konteks ai shpjegon se, tokat e klasifikuara si toka të pakultivuara, u jepen me qira të tretëve, vetëm për kultivimin e bimëve të arave, për jo më shumë se 5 vjet dhe pronari ose poseduesi i ligjshëm i tokës nuk ka drejtë të bëjë kërkesë për kultivimin e kësaj toke deri në përfundim të afatit të përcaktuar në kontratën përkatëse të qirasë. Me mbarimin e kontratës së qirasë, komuna dhe/ose bashkia ka të drejtën e qiradhënies së kësaj toke, nëse pronari ose poseduesi i ligjshëm nuk ka ushtruar kërkesë për kultivimin e saj.

Për Zydi Teqen, Drejtor Ekzekutiv i KASH-i dhe profesor në UBT, projektligji i ri do të rrisë interesin për vënien në shfrytëzim të tokës bujqësore, do të rrisë numrin e atyre që merren me bujqësi dhe mbi të gjitha rritja e prodhimit bujqësor do të sjellë përmirësim të të ardhurave në ekonomitë feremere. Aktualisht, projektligji po diskutohet në Komisionet e Përhershme të Kuvendit, ku ekspertë dhe përfaqësues nga grupet e interesit po njihen më nga afër me risitë që do të përcjellë ky projektligj për sektorin bujqësor në vendin tonë. Sot në vendin tonë janë mbi 450 mijë ferma bujqësore, 1/3 e të cilave sipas informacioneve zyrtare, prodhojnë për vetëkonsum.

E.Xhajanka

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2010 nė 11:18 Edit Post Reply With Quote
Kryeministri Berisha merr pjesë në inaugurimin e dy laboratorëve kërkimor mësimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës


Kryeministri Berisha, ishte i pranishëm sot ne Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku mori pjesë në inaugurimin e dy laboratorëve kërkimor mësimor. Të dy laboratorët e inauguruar sot janë pjesë të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, të cilët i përkasin departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë dhe departamentit të Biokimisë dhe Fiziologjik të bimëve.

Ngritja e këtyre laboratorëve shkencorë merr një rëndësi të veçantë pasi shërben drejt për drejt në realizmin e punës kërkimore të studentëve të nivelit Master dhe njëkohësisht atyre të përfshirë në Doktoraturë. Kryeministri Berisha duke shprehur vlerësimin për punën e bërë në drejtim të modernizimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencorë, garantoi se mbështetja e qeverisë shqiptare për kërkimet shkencore do të vijë gjithmonë në rritje.

Duke theksuar se vendi ka nevojë jetike për fermerin e shkolluar, Kryeministri u shpreh se qeveria është e vendosur të investojë për të gjitha mjetet, për krijimin, organizmin dhe funksionimin e këtyre shkollave, me qëllim edukimin e fermerëve shqiptarë me njohuritë më moderne të fermës, të bujqësisë, të tregut bujqësor dhe të perspektivës së zhvillimit të tyre.

Më gjerësisht në fjalën e tij kryeministri Berisha u shpreh se:

Të dashur studente dhe studentë,

Të nderuar pedagogë dhe pedagoge,

Së pari dëshiroj t’ju përshëndes shumë përzemërsisht , të shpreh kënaqësinë time për hapat e mëdha që keni bërë në drejtim të modernizimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencorë. Për shoqërinë shqiptarë, për qeverinë dhe vendin në tërësi, Universiteti i Bujqësisë dhe Mjedisit është i një rëndësie jetike, përcaktuese për zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre dy fushave ndër më të rëndësishmet për individin dhe shoqërinë.

Universiteti ka ndjekur me ritmet e kohës, kërkesat e mëdha në rritje të fushave si të bujqësisë ashtu edhe të mjedisit, zhvillimit dhe mbrojtjes së tij. Është përshtatur me shpejtësi me kushtet e reja, ka krijuar degë dhe nëndegë të domosdoshme për vendin.

Zoti Rektor;

Duke ju përgëzuar ju për punën që keni bërë dhe stafin akademik të universitetit, dua tu garantoj se qeveria do t’ju mbështesë fuqishëm, në mënyrë që ju të udhëhiqni me kompetencë mendimin shkencor ne fushën e bujqësisë dhe mjedisit. Objektivat tona në këto fusha janë ambicioze, janë ambicie të mëdha, por ju garantoj ju se bujqësia shqiptare, potencialet i ka shumë më të mëdha se ambicia jonë, potencialet i ka më të mëdha sesa imagjinata jonë. Ndaj dhe ne duhet me përkushtim të madh të bëjmë që të mund të shfrytëzohet çdo potencial i kësaj toke, e cila përkrah cilësitë e veta fizike, kimike etj. Është absolutisht ndër me fertilet, me pjelloret që mund të ekzistojë dhe disponon kushtet klimaterike, diellin, ujin, ndër më të shkëlqyerat.

Ne së bashku po punojmë në projektin kombëtar të ullirit dhe ju përgëzo,j se me seriozitet të madh realizuar përfundimin e impiantit, i cili do të prodhojë rreth 500 mijë fidanë në vit, që të gjitha kultivar të varieteteve të Tiranës, Krujës dhe Shqipërisë së Mesme, që listohen në krye të varieteteve, për shijen e tyre, për përqindjen e vajit për cilësinë e vajit. Siç e dini krahas këtij projekti qeveria ndërmerr tani një projekt të dytë të madh, madje do të thosha edhe me i madh sesa e ullirit, projekti i mbjelljes gjatë katër viteve që vijnë rreth 30 milion rrënjë lajthi, shegë, arra, gështenja dhe bajame.

Ju jeni specialistë vetë, studimet evropiane kanë parashikuar Shqipërinë pikërisht si vendi i këtyre kulturave, kultura këto që rriten dhe japim cilësitë më të mira në Shqipëri. Shqipëria në tërë gjerësinë e saj gjeografike është jashtëzakonisht e përshtatshme për to, ndaj dhe le të nisim punën , pa humbur kohë në mënyrë që të mbjellim dhjetarë, qindra mijëra hektarë me këto kultura, të cilat marrin në tërësi tokën e askujt, luginat e përrenjtë e lumenjve të Shqipërisë të cilat janë serat natyrore më të mira për lajthinë, arrën, shegën dhe për shumë nga këto prodhime te tjera.

Zoti Rektor;

Ky vend ka nevojë jetike për fermerin e shkolluar, qeveria po bën përpjekje për të lehtësuar dhe ndihmuar , dhe kjo përpjekje do të vijë gjithnjë në rritje. Unë kam kënaqësinë t’ju informoj se katër vitet që shkuan në zhvillimin e qëndrueshëm rural të Shqipërisë, që e kemi investuar 1.4 miliard dollarë, dy herë më shumë do të investojmë në këtë katër vjeçar, do të bëjmë çdo gjë për suksesin e fermerëve shqiptarë, por kushti i të gjitha kushteve për suksesin e tyre është shkolla dhe shkollimi, ndaj dhe universiteti juaj duhet të marrë së bashku me Ministrinë e Arsimit nismën e hapjes me shpejtësi të shkollave profesionale, në qarqet e vendit të modelit më të mirë, të modelit amerikan që kanë lënë traditën e shkëlqyer në Shqipëri.

Në mënyrë që siç po ecim drejt përqindjeve më të larta për nivelin e shkollës së mesme dhe shkollës së lartë, gjatë viteve dhe dekadave që vijnë ti vëmë vetes qëllim që të kemi përqindjen më të lartë në rajon dhe më gjerë të fermerëve me shkollën përkatëse bujqësore. Qeveria është e vendosur të investojë për të gjitha mjetet, për krijimin organizmin funksionimin e shkëlqyer të këtyre shkollave, por zoti Rektor, departamentet e fakultetit, degët, nëndegët tuaja, duhet ta marrin me pasion të madh sa kërkimin shkencor, ashtu edhe ngritjen e këtyre shkollave dhe edukimin e fermerëve shqiptarë me njohuritë më moderne të fermës, të bujqësisë, të tregut bujqësor dhe të perspektivës së zhvillimit të tyre.

Dhe njëherë ju përgëzoj ju dhe të gjithë punonjësit e këtij Universiteti dhe ju garantoj se mbështetja ndaj jush do të vijë në rritje, nevojat për punën tuaj për kërkimet tuaja shkencore janë shumë të mëdha, unë kam besim se ju do të jeni në lartësinë e këtyre nevojave.


keshilli i ministrave


Me se fundi disa pune me mend, teorikisht se praktikisht un nuk jam shume optimist.

Po flas per vete:

un nuk blej asnje produkt bujqesor ne RSH.
Asnje produkt nuk esht i kontrolluar e paketuar as me standartin minimal gjerman.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 3.0193400 sekonda, 41 pyetje