Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Helmut Kohl

Politikan - CDU 

1930
3 prill: Helmut Kohl do tė lindė si mė i vogli ndėr tre fėmijtė e njė nėpunėsi finance nė Ludwigshafen nė Rhein. 

1946 
Hyrja nė CDU. 

1947 
Bashkėthemelues i Unionit tė tė Rinjve (Jungen Union) nė Ludwigshafen 

1950-1956 
Studimi i Shkencės tė sė Drejtės, tė Shkencės Sociale dhe Shkencės Shtetėrore si dhe i Historisė nė universitetet e Frankfurt/Main dhe Heidelberg. 

1953 
Anėtar i Kryesisė administrative tė CDU-sė nė Rheinland-Pflaz. 

1954-1961 
Zėvendėskryetar i CDU-sė pėr Landin Rheinland-Pflaz. 

1955-1966 
Anėtar i Kryesisė sė CDU-sė pėr Landin Rheinland-Pflaz. 

1956-1958 
Punonjės shkencor i seminarit politik Alfred-Weber tė universitetit tė Heidelbergut. 

1958 
Promocion nė Dr. phil. me njė punim mbi "Zhvillimin politik nė Pflaz dhe ringjalljen ekonomike pas vitit 1945" ("Die politische Entwicklung in der Pfalz und das Wiedererstehen der Parteien nach 1945".) 

1958/59 
Asistent i drejtorisė pranė njė fonderie nė Ludwigshafen. 

1959-1969 
Referent i Lidhjes sė Industrisė sė Kimisė nė Ludwigshafen. 

1959 
Kryetar i Lidhjes sė CDU-sė pėr Ludwigshafen. 

1959-1976 
Anėtar i Kuvendit tė Landit Rheinland-Pflaz, ku qė prej vitit 1961 ai bėhet Zėvendėskryetar dhe qė prej vitit 1963 kryetar i fraksionit tė CDU-sė pėr Landin. 

1960 
Martesė me pėrkthyesen e diplomuar Hannelore Renner. Nga martesa lindin dy fėmijė. 

1960 
Kohl bėhet kryetar i fraksionit tė Keshillit tė qytetit tė Ludwigshafen. 

1966-1973 
Kryetar i CDU-sė pėr Landin Rheinland-Pfalz. 

Qė prej 1966 
Anėtar i CDU-sė pėr krejt Gjermaninė. 

1969-1973 
Zėvendėskryetar i CDU-sė pėr krejt Gjermaninė. 

1969-1976 
Kryeministėr i Rheinland-Pfalz. Qė prej 1969 deri nė 1971 Kohl drejton njė koalicion kristian-liberal. Pas zgjedhjeve parlamentare pėr Landin nė maj 1971, nė tė cilat CDU arriti shumicėn absolute, Kohl ngren njė qeveri njėpartiake. Nė kėtė kohė Kohl nis njė reformė tė gjerė krahinore dhe administrative nė Rheinland-Pfalz dhe sė bashku me Heiner Geißler reformom sistemin social dhe atė tė shėndetsisė tė Landit. 

1971 
Kohl regjistron kandidaturėn pėr kryetar bashkie, por humbet nė garė kundra Rainer Barzel. 

1973-1998 
Kryetar i CDU-sė. 

1975 
Kryesitė e CDU-sė dhe CSU-sė paraqesin kandidaturėn e Kohl pėr kryeministėr. Publikim i shkrimit "E ardhmja e Republikės Federale Gjermane" ("Die Zukunft der Bundesrepublik Deutschland"). 

1976-1982 
Kohl jep dorėheqjen nga detyra e kryeministrit tė Rheinland-Pflaz dhe bėhet kryetar i opozitės nė Bonn dhe kryetar i fraksionit tė CDU/CSU-sė nė Parlamentin Gjerman. Pas zgjedhjeve parlamentare pėr Gjermaninė nė vitin 1976, zgjedhje tė cilat nuk ēuan nė njė ndryshim tė qeverisė, CSU vendos pėr ndarjen nga CDU. Kohl nguli kėmbė pėr fraksionin e pėrbashkėt nėn udhėheqjen e vet dhe ia del mbanė synimit kundra Franz-Joseph Strauß dhe CSU-sė. Me kėtė rast partisė simotėr i jepet njė peshė mė e madhe brenda strukturave drejtuese tė partisė. 

Prej 1976 
Anėtar i parlamentit gjerman. 

1980 
Gjatė diskutimit brenda fraksionit rreth kandidaturės sė kancelarit, Kohl humbet pėrballė Franz-Joseph Strauß. Gjatė zgjedhjeve parlamentare CDU/CSU pėsojnė humbje tė mėdha. Kohl pas kėsaj mbetet drejtues i opozitės nė Bonn, mban kontakte personale me kryetarin e FDP-sė Hans-Dietrich Genscher dhe kritikon edhe nė vazhdim politikėn e qeverisė Schmidt. 

1981 
Publikim i shkrimit "CDU - Portreti i njė partie popullore" ("Die CDU - Portrait einer Volkspartei"). 

1982 
20 shtator: CDU/CSU dhe FDP zhvillojnė bisedime pėr njė koalicion tė mundshėm dhe vendosin qė pėrmes njė vote mosbesimi konstruktive tė rrėzojnė mė 1 tetor kancelarin e atėhershėm Helmut Schimdt. Si kandidat pėr kancelar i Unionit emėrohet Helmut Kohl. 
1 tetor: Parlamenti gjerman zgjedh pėrmes njė vote mosbesimi Helmut Kohl si kancelarin e gjashtė tė Republikės Federale Gjermane.
17 dhjetor: Nė njė votim tė dyshimtė nga ana kushtetuese mbi kėrkesėn e votėbesimit tė ngritur nga Kohl nė Parlament sipas njė marrėveshje tė mėparshme, Kohl nuk arrin shumicėn e nevojshme. Nė kėtė mėnyrė hapet rruga pėr zgjedhje tė reja mė 6 mars 1983. 

1983 
20/21 janar: Nė kuadrin e festimeve me rastin e 20-vjetorit tė nėnshkrimit sė traktatit tė miqėsisė mes Republikės Federale Gjermane dhe Francės Kohl merr pjesė nė njė orė festive nė Pallatin Elysée nė Paris. 6 mars: Gjatė zgjedhjeve tė parakohshme CDU/CSU shėnon njė fitore tė madhe. Nė 29 mars Kohl zgjidhet nė postin e kancelarit.
4 maj: Kancelari Kohl pėrcakton si pika kyēe tė politikės nė deklaratėn e qeverisė pakėsimin e papunėsisė, rritjen ekonomike dhe pėrtėritjen e financave tė federatės gjermane. 
4-7 qershor: Kryeministri Kohl dhe ministri i jashtėm Hans-Dietrich Genscher zhvillojnė njė vizitė zyrtare nė BS, vizitė e cila do tė ndikojė pozitivisht nė intensifikimin e marrėdhėnieve dypalėshe. Publikimi i punimit "Rruga drejt kthimit. Nga shoqėria e pėrkujdesjes sociale nė bashkėsinė e orientuar nė ngritjen e rendimentit" ("Der Weg zur Wende. Von der Wohlfahrtsgesellschaft zur Leistungsgemeinschaft"). 

1984 
24 janar: Kohl zhvillon njė vizitė 5-ditore nė Izrael. Nė bisedat qė zhvillohen me qeverinė izraelite arrihet nė mosmarrėveshje serioze rreth politikės sė ndjekur nė Lindjen e Mesme nga Republika Federale Gjermane. Pikė grindje janė shitjet e planifikuara tė armėve nga Republika Federale Gjermane pėr Arabinė Saudite.
13 shkurt: Njė natė para zhvillimit tė solemniteteve pėrkatėse me rastin e vdekjes sė kryetarit tė shtetit sovjetik e tė partisė sovjetike Jurij Andropow, u takuan nė Moskė, pėr herė tė parė personalisht Kohl dhe kryetari i shtetit dhe i partisė nė DDR, Erich Honecker.
22 shtator: Kohl dhe Presidenti francez Franēois Mitterrand pėrkujtojnė sė bashku nė Verdun tė rėnėt nė tė dy luftėrat botėrore. Me kėtė rast zhvillohet njė skenė qė gjen vėmendje tė madhe nė publikun ndėkombėtar: Gjatė mbajtjes sė himneve kombėtare, dy politikanėt qėndrojnė pranė e pranė me duart shtrėnguar pėr minuta tė tėra duke demonstruar lidhjen midis dy kombeve.
7 tetor: Nė shoqėrinė e njė numri tė madh pėrfaqėsuesish nga ekonomia gjermane, Kohl mbėrrin nė Pekin pėr njė vizitė gjashtėditore nė Republikėn popullore kineze. Nė rrjedhėn e vizitės arrihen edhe njė sėrė marrėveshjesh tė tjera mbi njė bashkėpunim mė intensiv nė kuadrin ekonomik. 

1985 
18 prill: Nė deklaratėn e tij tė qeverisė, Kohl mbėshtet projektin shkencor amerikan pėr njė sistem mbrojtės raketash tė hapėsirės kozmike (SDI), megjithatė lė hapur diskutimin mbi pjesmarrjen e Republikės Federale Gjermane nė tė.
5 maj: Sė bashku me Presidentin Amerikan Regan, Kohl vendos kurora mbi vendin pėrkujtimor Bergen-Belsen dhe mbi varrezėn Bitburg tė ushtarėve.
Kjo ndesh nė kritikė nė planin publik, sepse nė Bitburg janė varrosur dhe pjesmarrės tė SS - gjermanė. 16 qershor: Kohl merr pjesė nė njė takim tė silezianėve tė mbajtur nė Gjermani, megjithėse Presidenti Gjerman Richard von Weizsäcker nė organin e shoqatės "Sileziani" ("Der Schleiser") ishte sulmuar nė mėnyrė masive pėr shkak tė fjalimit tė tij tė datės 8 maj. Kohl konfirmon nė takimin e silezianėve nė Hanovėr paprekshmėrinė e kufijve.
Instituti i studimeve hebraike i krijuar nė vitin 1981 do tė pagėzohet me emrin e Kohl. 

1986 
3 shkurt: Revista e lajmeve "Der Spiegel" njofton se deputeti i parlamentit gjerman Otto Schilly (Tė gjelbrit) ka ngritur padi kundra Kohl-it me akuzėn e dyshimit pėr dėshmi tė rreme para komisioneve hetuese nė parlamentin gjerman dhe nė parlamentin e Landit nė Mainz. Mė 20 shkurt prokuroria e Koblenzer nis procesin hetimor kundra Kohl-it, proces qė ndėrpritet mė 20 maj pė mungesė provash.
15 tetor: Nė njė intervistė me revistėn amerikane "Newsweek" kancelari gjerman Helmut Kohl vendos kryetarin sovjetik tė shtetit e tė partisė Michail Gorbatschow nė njė paralelizėm tė ngushtė me Ministrin nazist tė propagandės Joseph Goebels.: "Ai ėshtė njė drejtues modern komunist qė ka shumė njohuri nga Public Relations". Goebbels. Njėri prej atyre personave pėrgjegjės pėr krimet e kohės sė Hitlerit ishte gjithashtu ekspert pėr Public realtions. 
Mė 6 nėntor Kohl distancohet nga kjo intervistė, megjithatė nuk ėshtė i gatshėm pėr njė falje zyrtare. Intervista rėndon nė mėnyrė tė dukshme marrėdhėniet gjermano-sovjetike.
26 nėntor: Kundra shoqėrisė Howaldtwerke-Deutsche Werft (HDW) nė Kiel zhvillohen hetime me akuzėn e shitjes sė planeve tė konstruksionit tė nėndetseve Afrikės sė Jugut. Dy ditė mė pas konfirmohet nė Bonn qė Kohl ka zhvilluar bisedime mbi shitjen e nėndetseve Afrikės sė Jugut.
Me 18 dhjetor Parlamenti Gjerman ngre njė komision hetimesh qe do tė merret me ngjarjet. 

1987 
4 janar: Nė takimin pėr Gjermaninė tė CDU-sė nė Dortmund, Helmut Kohl e cilėson DDR si njė regjim, qė mban tė burgosur nė burgje dhe kampe pėrqendrimi. Pėr shkak tė cilėsimit Konzentrationslager - kamp pėrqendrimi, pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i DDR nė Bonn paraqet dy ditė mė vonė njė protestė zyrtare.
11 mars: Pas zgjedhjeve tė parlamentit gjerman tė datės 25 janar, nė tä cilat koalicionin kristian-liberal u konfirmua me shumicė tė qartė, parlamenti e zgjedh Kohl-in sėrish si kancelar.
4 qershor: Nė njė deklaratė qeveritare Kohl mban qėndrim pro tė ashtuquajturės zgjidhje e dyfishtė zero ("doppelte Null-Lösung") pėr pakėsimin nė Evropė tė raketave me rreze tė mesme.
5 korrik: Kancelari Kohl dhe Kryeministri Francez Jacques Chirac pėrkujtojnė sė bashku nė Reims dhe Colobey-les-deux-Eglises pajtimin mes Francės dhe Republikės Federale Gjermane 25 vjet mė parė, nėnshkruar nga Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer.
7-11 shtator: Kancelari Kohl takohet me drejtuesin e shtetit dhe partisė sė DDR-sė Erich Honecker, i cili viziton Republikėn Federale Gjermane pėr herė tė parė nė historinė e dy shteteve. Vendosen marrėveshje lidhur me mbrojtjen e ambientit dhe atė nga rrezatimet, gjithashtu edhe mbi njė bashkėpunim nė shkencė dhe teknikė. 

1988
1 nėntor: Kancelari Kohl dhe presidenti francez Franēois Mitterrand dekorohen me ēmimin ndėrkombėtar Karl tė qytetit Aachen pėr merita nė Bashkimin Evropian. 

1989 
10 nėntor: Me rastin e hapjes sė kufijve tė brendshėm gjermanė Kohl ndėrpret vizitėn nė Poloni, nė mėnyrė qė nė mbrėmje tė gjendet para Bashkisė Schöneberg nė Berlinin perėndimor pėr tė mbajtur fjalim nė manifestimin qė do tė mbahej me kėtė rast.
11 nėntor: Kohl dhe sekretari i pėrgjithshėm i SED Egon Krenz zhvillojnė njė bisedė telefonike mbi intensivimin e bashkėpunimit dhe bien dakord pėr njė takim tė afėrt midis tyre.
16 nėntor: Kohl i premton DDR-sė ndihmė ekonomike nė momentin kur tė ketė ndodhur njė shndėrrim rrėnjėsor i sistemit politik dhe ekonomik nė DDR.
28 nėntor: Kohl paraqet njė program me dhjetė pika pėr tejkalimin e ndarjes sė Gjermanisė dhe Evropės qė nė fund duhet tė ēojė ribashkimin e Gjermanisė.
19-20 dhjetor: Kohl zhvillon nė Dresden bisedime me kryeministrin e DDR-sė Hans Modrow. Dy kryetarėt e qeverive bien dakord mbi njė kontratė gjermano-gjermane. Kohl do tė duartrokitet gjatė dhe pas mbajtjes sė fjalimit para Rrėnojave tė Kishės sė Grave (Ruine der Frauenkirche) 

1990-1998 
Kohl nderohet gjatė kėtyre viteve me doktoratura nderi tė universiteteve tė Tel Aviv-it, Maryland, Lublin, Harward/USA (1990), Salamanca (1991), tė universitetit Antemo nė Filipine (1996) dhe universitetit hebreo-amerikan tė Brandeis (1999). 

1990 
5 shkurt: Nė Berlinin Perėndimor CDU e DDR-sė, Unioni Social Gjerman (Deutsche Soziale Union, DSU) dhe Shpėrthimi Demokratik (Demokratische Aufbruch, DA) bien dakord pėr bashkimin nė aleancėn zgjedhore "Alenca pė Gjermaninė (Allianz für Deutschland) pėr zgjedhjet e kuvendit popullor tė DDR-sė.
7 shkurt: Nėn kryesinė e Kohl krijohet komisioni i kabinetit "Uniteti Gjerman" (Deutsche Einheit). Kohl propozon bisedime tė njėhershme mbi njė union monetar me reformė ekonomike. Shkas pėr kėtė ėshtė rryma e pandalshme e personave qė po zhvendosen nga DDR.
10 shkurt: Nė njė takim midis Kohl dhe kryetarit tė shtetit dhe tė partisė pėr BS, Michail Gorbatschow nė Moskė, Gorbatschow siguron se ribashkimin e Gjermanisė nuk e pengon asgjė.
13/14 shkurt: Kryeministri i DDR-sė Modrow dhe Kohl vendosin nė Bonn pėr vėnien nė funksionim tė njė komisioni tė pėrbashkėt pėr pėrgatitjen e njė unioni monetar me reformė ekonomike.
Ata nuk arrijnė tä bien dakord pėr njė ndihmė tė menjėhershme tė qeverisė federale pėr stabilizimin ekonomik tė DDR-sė dhe pėr pėkatėsinė brenda nje aleance tė Gjermanisė sė bashkuar.
14-16 korrik: Kohl takon Presidentin e BS, Gorbatschow, pėr tė zhvilluar bisedime: Gorbatschow i lejon njė Gjermanie tė bashkuar sovranitetin e plotė dhe zgjedhje tė lirė tė pėrktėsisė brenda njė aleance. 1/ 2 tetor: Pas bashkimit tė dy partive kristiandemokrate tė Gjermanisė nė Hamburg, Kohl zgjidhet si kryetar i CDU-sė sė Gjermanisė dhe Lothar de Mazicre do tė zgjidhet si nėnkryetar.
9 nėntor: Kancelari Kohl dhe Presidenti sovjetik Gorbatwschow nėnshkruajnė "Kontratėn e Fqinjėsisė sė Mirė, Partneritetit dhe Bashkėpunimit" ("Vertrag über gute Nachbarschaft, Partnerschaft und Zusammenarbeit".) 2 dhjetor: Me mbajtjen e zgjedhjeve tė reja tė Gjermanisė sė Bashkuar CDU/CSU siguron 43,8% dhe FDP 11% tė votave. Koalicioni qeveritar kristian-liberal mbetet nė pushtet. 
Publikim i punimit "E ardhmja e Gjermanisė nė Evropė" ("Deutschlands Zukunft in Europa") 

1991 
17 janar: Rizgjedhje nė postin e kancelarit tė Republikės Federal Gjermane dhe njėkohėsisht i pari kryeministėr i Gjermanisė sė Ribashkuar.
16 tetor: Kohl dhe Presidenti francez Franēois Mitterrand prezantojnė Projektin e njė korpusi tė pėrbashkėt ushtarak prej 50.000 ushtarėsh. 

1992 
27 mars: Megjithė kritikėn e kongresit botėror tė hebrejve Kohl takon nė Mynih presidentin austriak Kurt Waldheim (i lindur nė 1918), i cili pėr shkak tė sė shkuarės sė vet si oficer i Vehrmahtit ka mbetur i izoluar nė arenėn ndėkombėtare.
Qeveria federale vendos pjesmarrjen e anijeve tė marinės federale nė kontrollin e embargos sė OKB-sė kundėr Jugosllavisė sė mbetur.
25 gusht: Nė Berlin Kohl dhe Kryetari i Bashkisė sė Berlinit, sikurse Eberhard Diepgen (i lindur nė 1941) (CDU) dhe kryeministri brandenburags Manfred Stolpe (i lindur nė 1936) (SPD) nėnshkruajnė "Traktatin e Kryeqytetit" ("Hauptstadt-Vertrag"). 

1993 
2 shkurt: Presidenti rus Boris Jelcin dhe kancelari Helmut Kohl me rastin e 50-vjetorit tė pėrfundimit tė betejės sė Stalingradit bėjnė thirrje pėr pajtim dhe pėr partneritet mes kombeve. 2 korrik: Parlamenti gjerman lejon pjesmarrjen e rreth 1700 ushtarėve gjermanė nė misionin e paqes sė OKB-sė nė Somali. 

1994 
14 janar: Njė tryezė e tė gjithė partive nėn drejtimin e Kohl bie dakord pėr zhvendosjen e qeverisė dhe parlamentit nė drejtim tė Berlinit deri mė sė largmi nė vitin 2000.
8 shtator: Me rastin e festės sė lamtumirės pėr largimin e trupave amerikane, britanike, franceze, tė vendosura nė Gjermani qė prej vitit 1945 Kohl pėrshėndet presidentin francez Franēois Mitterrand, kryeministrin britanik John Major (lindur nė 1943) dhe ministrin e jashtėm amerikan Warren Christopher. 15 nėntor: Parlamenti gjerman e zgjedh Kohl pėr tė pestėn herė nė postin e kryeministrit. 

1995 
8/9 maj: Nė Evropė pėrkujtohet 50-vjetori i pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Festimet pėrkujtimore do tė zhvillohen si njė simbol pėr pajtimin me tė kaluarėn. Kjo shfaqet mė sė miri nė ftesėn pėr pjesmarrje nė festimet e fuqive fituese edhe tė Presidentit Gjerman Roman Herzog dhe tė Kancelarit Helmut Kohl. 

1996 
31 tetor: Kohl feston jubileun e detyrės sė vet. Me 5145 ditė nė detyrė, ai kthehet nė kancelarin gjerman me periudhėn mė tė gjatė tė drejtimit tė qeverisė.
9 dhjetor: Kancelari Kohl dhe Presidenti Francez Jacques Chirac vendosin njė koncept tė pėrbashkėt gjermano-francez mbi politikėn e sigurimit dhe tė mbrojtjes.
Kohl mbėshtet ngritjen e njė zyre tė themeluar nga ish-disidentė tė DDR-sė pėr viktimat e dikurshme tė SED. 

1997 
21 janar: Kohl dhe kryeministri ēek Vįclav Klaus (i lindur ne 1941) nėnshkruajnė nė Pragė Deklaratėn e Pajtimit Gjermano-Ēek.
3 prill: Kohl shpall kandidaturėn e vet pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 1998 nė Bad Hofgastein (Austri). 17 qershor: Kryetarėt e shteteve dhe qeverive tė Bashkimit Evropian pėrfundojnė konferencėn e nivelit tė lartė me rėnien dakord mbi Traktatin e Amsterdamit, nė tė cilin vendoset pėr njė bashkėpunim mė tė gjerė nė politikėn e punės, atė tė jashtme dhe atė tė drejtėsisė.
17 korrik: Kohl, kryeministri italian Romano Prodi (i lindur nė 1939) dhe kryeministri austriak Viktor Klima (i lindur nė 1947) vendosin nė Innsbruck (Austri) pėr heqjen e kontrollove kufitare me dy shtetet fqinje qė prej datės 1 prill 1998. 

1998 
13 maj: Me rastin e festimeve pėr 50-vjetorin e Urės Ajrore tė Berlinit, kancelari gjerman Kohl pret Presidentin Amerikan Bill Clinton nė njė vizitė nė Gjermani.
23 prill: Parlamenti Gjerman vendos me shumicė absolute pėr pjesmarrjen e Gjermanisė nė Unionin Monetar Evropian, me tė cilin nė datėn 1 janar 1999 do tė vihet nė qarkullim Euro.
27 shtator: Pėr herė tė parė nė historinė e Republikės Federale do tė arrihet qė nėpėrmjet zgjedhjeve parlamentare tė bėhet shkarkimi i njė qeverie nė pushtet. SPD siguron sė bashku me Aleancėn 90/ tė Gjelbrit, shumicėn absolute. Qė nė mbrėmjen zgjedhore Kohl merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr humbjen zgjedhore tė partisė sė vet dhe deklaron se nė kongresin e partisė nė nėntor ai nuk do tė kandidojė mė pėr postin e kryetarit tė partisė.
20 tetor: Kohl do tė nderohet prej Presidentit Polak me dekoratėn mė tė lartė polake, Urdhrin e Shqiponjės sė Bardhė, pėr meritat e tij nė bashkėpunimin gjermano-polak.
25 tetor: Kryetarėt e shteteve dhe qeverive evropiane vendosin pėr shpalljen e Kohl-it Kryetar Nderi i Evropės. Ky nderim ish dhėnė mė parė vetėm pėr Jean Monnet.
26 tetor: Me konstituimin e parlamentit gjerman pėrfundon detyra e Kohl si kryeministėr. Presidenti gjerman Roman Herzog e nderon Kohl me Kryqin e Madh me Kurorė Dafinash tė Urdhrit tė Meritės tė Republikės Federale (das Großkreuz des Verdienstordens der Bundesrepublik mit Lorbeerkranz ) Ky nderim ish dhėnė mė parė vetėm pėr Konrad Adenauer.
7 nėntor: Wolfgang Schäuble shpallet pasardhės i Kohl nė postin e kryetarit tė CDU-sė. 

1999 
5 nėntor: Ish-kryefinancieri i CDU-sė Walther Leisler Kiep (i lindur ne 1926), i kėrkuar prej prokurorisė sė Augsburgut me akuzėn e dyshimit pėr evazion fiskal, i dorėzohet vetė drejtėsisė. Ai deklaron se valixhja me 1 milionė DM qė i ėshtė dorėzuar atij nė Zvicėr mė 26 gusht 1991 nga Karlheinz Schreiber, ėshtė futur nė arkėn e CDU-sė si dhuratė pėr partinė.
6 nėntor: Kohl siguron se ai nuk ka asnjė dijeni pėr sponsorizime tė kėtij lloji.
21 nėntor: Kohl hedh poshtė akuzėn mbi pagesat korruptive nė lidhje me furnizimin e Arabisė Saudite me tanke. Eshtė ngritur dyshimi se vendimi i Kėshillit Federal tė Sigurisė ka qenė i blerė: "Kėto hamendėsime janė false dhe shpifėse". 
30 nėntor: Kohl deklaron se nė CDU gjatė kohės sė qenies sė tij nė postin e krytarit, paralelisht me konton zyrtare zhvillohej dhe njė konto e veēantė e financave tė partisė. Ai kėrkon falje pėr transparencėn defiēitare tė sponsorizimeve tė partisė, kontrollin e munguar dhe shkeljet tė mundshme tė ligjit tė partive. 16 dhjetor: Kohl pranon gjatė njė interviste pėr televizionin nė ZDF se mes viteve 1993 dhe 1998 ai ka marrė nė mėnyrė ilegale 1,5 deri nė 2 milionė DM si sponsorizime pėr partinė.
Emrat e sponsorėve anonimė ai nuk dėshiron t'i bėjė tė ditur. 

2000 
3 janar: Prokuroria e Bonn-it nis procesin hetimor kundra Kohl me akuzėn e dyshimit pėr shpėrdorim nė disfavor tė partisė sė vet.
18 janar: Nė njė mbledhje krize tė instancave drejtuese tė CDU-sė nė Berlin, Kohl kėrkohet qė tė heqė dorė prej postit tė nderit si kryetar partie derisa ai tė ketė dhėnė kontributin e vet nė sqarimin e aferės sė sponsorizimeve. Nė mbrėmje Kohl jep dorėheqjen nga posti i nderit. Sipas tė dhėnave tė veta, ai nuk ėshtė nė gjendje tė japė emrat e sponsorizuesve pėr arsye se ai u ka dhėnė atyre fjalėn.
14 gusht: Kohl refuzon pjesmarrjen nė njė festė zyrtare me rastin e dhjetėvjetorit tė bashkimit gjerman. Kohl ishte ftuar nė festimet e organizuara, por nuk ishte parashikuar tė mbante fjalim nė to.


e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė