Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju


75-vjetori i Mbretėrisė Shqiptare 

nga As.Prof.Dr. Bajram Xhafa


Mė 1 shtator tė kėtij viti u mbushėn plot treēerek shekulli, qė nga dita kur u shpall Monarkia Shqiptare. Por 1 shtatori ėshtė njė datė, tė cilėn brezat e sotėm pothuajse nuk e njohin fare. U mėsuan qė nga shkolla dhe mediat, tė "gdhendin" nė trurin e tyre datat e 7 dhe 8 nėntorit, 16 tetorin e Enverit, 21 dhjetorin e Stalinit, datėlindjen e Marksit e tė Leninit, e plot data tė tjera. Madje, me zellin ideo-politik e klasor, datėn kur bolshevikėt nė Rusi shpallėn pėrmbysjen e pushtetit tė vjetėr borgjezo-ēifligar dhe vendosjen e pushtetit tė Sovjetėve mė 7 nėntor 1917 (25 tetor me kalendarin e vjetėr), do ta plotėsonin edhe me njė saktėsim tjetėr, orėn 22.45, kur Kongresi i Sovjetėve e paskėrka marrė kėtė vendim. Kurse datėn kur u shpall Mbretėria Shqiptare, zor ta kenė mbajtur mend edhe "specialistėt" e historisė.
 
Konferenca, sesione shkencore, simpoziume dhe veprimtari tė ndryshme pėrkujtimore, janė bėrė pėr ngjarje dhe data edhe tė zakonshme nga historia e popullit tonė dhe ajo botėrore, pėr tė pėrcjellė tek shqiptarėt kuptimin historik, mesazhin politik, jehonėn (reperkusionin) dhe rėndėsinė e tyre. Ndėrsa mė tė madhen dhe mė tė rėndėsishmen datė tė historisė sė tyre, shpalljen e Mbretėrisė Shqiptare - e injoruan dhe denigruan duke i veshur nė mendėsinė e brezave tė rinj mantelin e njė faji historik. Mjerisht, edhe "zhvillimet demokratike" paskomuniste, vazhdojnė tė ruajnė, tė mumifikojnė "gropėn e zezė" tė historisė - periudhėn e Mbretit Zog I, periudha e vetme nė historinė e gjermėsotme kur shqiptarėt dhe Shqipėria gėzonin mė tė madhin e mė tė qėndrueshmin sovranitet shtetėror dhe liri individuale. Nė shumė tekste historie dhe materiale tė tjera, shpallja e Mbretėrisė nuk shoqėrohet as me datėn, sikundėr ngjan, por me komente banale vetėm se pėrmendet mė tepėr si ilustrim i forcimit tė pushtetit "satrapist" tė Zogut.  
 
Ē'pėrfaqėson 1 Shtatori i vitit 1928 - data kur shqiptarėt e shpallėn shtetin e tyre Mbretėri dhe Ahmet Zogun, prijėsin e tyre - Mbret tė Shqiptarėve? Shpallja e Mbretėrisė pėrmbylli atė proces tė gjatė e tė vėshtirė tė formimit tė shtetit tė pavarur nga shqiptarėt, nė atė pjesė tė cunguar tė trojeve shqiptare, tė njohur nga fuqitė e mėdha. Ajo shėnoi formėn mė efikase, mė tė plotė e mė tė qytetėruar tė bashkimit dhe konstituimit tė shqiptarėve. Shpallja e Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912, megjithė rėndėsinė e madhe historike dhe politike, mė shumė kishte aspekt politik simbolik e ceremonial. Ndėrsa shteti shqiptar u ngrit nė vitet 20-tė dhe mori formė tė plotė e tė institucionalizuar, sipas tė gjitha standarteve mė tė pėrparuara e demokratike tė kohės, me fillimet e Mbretėrisė.  
 
Shpallja e Mbretėrisė Shqiptare pati rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr shqiptarėt e kėndej dhe pėrtej Drinit, nė Shqipėrinė londineze dhe nė atė Etnike, nė trojet shqiptare dhe nė diasporė, pėr atė kohė dhe pėr perspektivėn. Shqipėria dhe "Mbreti i Shqiptarėve", u bėnė shpresa e bashkimit tė ardhshėm tė tė gjithė shqiptarėve nė njė njėsi tė pėrbashkėt shtetėrore. Mbretėria Shqiptare mori fizionomi tė plotė evropiane, bėnte pjesė plotėsisht nė Evropė dhe zhvillonte veprimtari tė shumanshme me shtetet e saj, me dinjitetin shtetėror tė merituar, pa guxuar kush t'i varte nė qafė veriga pengjesh politike e historike. Mbretėria Shqiptare ishte e orientuar nga fuqitė mė dashamirėse dhe mė dobiprurėse pėr vendin tonė, gjė e cila i siguronte Shqipėrisė maksimumin e nevojshėm pėr stabilitet tė brendshėm politik e, pėr rrjedhojė edhe mundėsitė e njė zhvillimi tė brendshėm ekonomik, nė kushtet e aq pak viteve "paqėsore", qė dara e dy luftrave botėrore kishte mbėrthyer.  
 
Shpallja e Mbretėrisė ishte njė zgjidhje politike efikase jo vetėm pėr atė kohė, pėr t'i prerė shpresat ndonjė aventurizmi politik nė atė botė qė ziente pėr tė shpejtuar luftėn e ardhshme, por ishte edhe shpresa e bashkimit tė shqiptarėve nė tė ardhmen.  
 
Historia na mėson se bashkimet kombėtare janė "atribut" i mbretėrive. Bota rrotullohet. Popujt zhvillohen. Edhe shqiptarėt duhet tė kenė njė "ditė tė tyre", kur tė bashkohen. Askush mė mirė se Mbretėria nuk mund ta pėrftojė e ta sjellė atė "ditė". Por ajo ka njė nismė, njė datėlindjeje: atėherė kur ditėn e shtunė, kur "Asambleja Konstituente, e mveshun me fuqina sovrane tė Kombit, e inspirueme prej dėshirės sė shqueme tė popullit, pėr interesat vitale tė Atdheut, nė mbledhjen e datės 1 Shtator, ditėn e shtunė, ora 9 e 12 minuta, me nji za, me nji shpirt, zgjedh e proklamon: Mbret (Roi) tė Shqiptarėve, nėn emnin Zog I, birin e dalun prej gjinit tė vet, Shpėtimtarin e Kombit, Ahmet Zogun, tė zbritun prej familjes sė famshme shqiptare, ZOGU".  
 
Tek kjo datė shqiptarėt duhet tė shohin tė ardhmen, sepse kėtu fillon e ardhmja e tyre, jo tek ajo kushtetuta Godo, Imami, Likurezos e para 5 vjetėve, tė cilėn po e shohim dhe e pėrjetojmė ēdo ditė dhe ēdo orė.  
 


e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė