Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju


Bashkimi i sė djathtės ėshtė shpėtim i Atdheut

nga Anton Ashta


Tė nderuar zoterinj,

z. Alimadhi, Laēo, Lesi, Mediu, Shehu, Selfo, Spahia, 


unė qė po ju drejtohem jam njė i djathte klasik shqiptar, stergjyshi tregtar, gjyshi mjek, babai financier, unė mėsues, ish- student i grevės sė urisė dhe asnjehere anėtar i ndonje partie politike.

Tė nderuar zoterinj,

Cila ėshtė gjendja e sotme e Atdheut?

Me dy fjali pėrshkruhet kėshtu:

Shqiptarėt qė para 1990 rrezikonin jetėn e tyre dhe internimin e familjeve pėr tu arratisur nga Atdheu, sot rrezikojne “vetėm” jeten e vet, po per tė ikur!

Sot kryeminister ėshtė njė ekonomist kooperative dhe punonjės i institutit tė studimeve marksiste-leniniste.

A e meriton populli shqiptar kėtė?

Tė nderuar zoterinj,

Tė gjithė ju flisni pėr Bashkim, koordinim, tryeza tė perbashketa etj, etj. Tė gjitha kėto janė tė lavdėrueshme, por nuk mjaftojnė. Nuk mjaftojnė as tryezat, as qėndrimet e perbashkėta, as deklaratat, pėr tė shpėtuar veten dhe tė gjithė popullin shqiptar nga mafia komuniste.

Ka vetem njė rrugė pėr shpėtim dhe kjo rrugė ėshtė:

Bashkimi

Bashkim do tė thotė shkrirje e tė gjitha partive qė ju drejtoni dhe krijimi i njė partie tė vetme tė djathtė.

Ndonėse duket e pamundur kjo gje eshte e realizueshme, dhe mendoj, e domosdoshme, pėr tė zhdukur mafien qė i ka zėne frymen Atdheut dhe po e mbyt.
Problemin mė tė madh e kane legalistet, por tė nderuar legaliste:


1. Atdheu mbi te gjitha 
Pėr Shpetimin e Atdheut nga mafia, ja vlen qė tė sakrifikoni parimin e pushtetit tė trasheguar.

2. Shembulli i shkelqyer bullgar
Marrja e pushtetit per disa muaj!

3. Rezultatet e juaja
Me ato rezultate, jeni mė larg se kurrė suksesit dhe arritjes sė mazhorances, sa dhe me optimistet nder ju nuk besojne nė ndonje fitore te mundshme mbi 5% e jo mbi 50% ne zgjedhje.

Ky Bashkim:

1. Do te dėshmonte qarte se partite e djathta shqiptare nuk jane prodhim katovician.
2. Do ta shnderronte te djathten, nga nje force e paperfillshme ne nje force vendimtare ne skenen politike shqiptare.
3. Do te kthente besimin e popullit shqiptar ne politike, dmth tek ju.

Praktikisht ky Bashkim do te mund te realizohej duke organizuar nje kongres mbarėkombėtar, ku cdo parti te sjelle aq perfaqesues sa ėshtė pesha e saj reale. 
Me peshen e saj reale une mendoj raportin e anetareve te saj ne krahasim me raportin e anetareve te te gjitha partive ne fjale.
Per ta bere te qarte duhet pak matematike.
Une nuk e di sakte sa anetare ka cdo parti, prandaj po perdor simbole.
Ne rast se numri i anetareve per cdo parti eshte x1, x2, x3, x4, x5, x6, x7 dhe shuma e anetareve te gjithe partive ėshtė y atehere dhe pesha e kesaj partie nė bashkim ėshtė xi/y, numri i perfaqesuesve te nje parti ne kete kongres mbarėkombėtar mendoj qė tė caktohet me ketė formulė:
Numri i perfaqesuesve nga partia i (i=1÷7) eshte 
(xi/y)*100 
(numer qe duhet te rrumbullakoset sipas rregullave te matematikes, psh. ne rast se eshte 2.5 behet 3 )
Duke u perfaqesuar keshtu partite, mendoj, se respektohet parimi demokratik i respektimit te vullnetit te shumices.
Une mendoj qe pesha te matet me mire duke i referuar numrit te anetareve sesa numrit te votave sepse dihet qe numrimi i votave eshte bere qe nga 1997 nga mafia komuniste dhe nuk eshte i sakte.

Ky kongres do te kishte si per qellim te hartonte programin, statutin dhe te zgjidhte kryesine e saj.

Nje parti e djathte nė aleance me PD, jam absolutisht i sigurte, do te mund tė shpėtonte Atdheun.

Alternativa e kesaj rruge mendoj se do te jetė deri zhdukja e partive te djathta ekzistuese dhe lindja e nje force tė re tė djathtė. Mospjesmarrja mbi 50% ne votimet e fundit eshte nje fakt qė e deshmon qartė ketė.


e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė