Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

PLATFORME
PER RINGJALLJEN E PARTISE “BALLI KOMBETAR”,
Shtator 2002


Njė grup anėtarė tė Partisė “Balli Kombetar”, paraqesin pėrpara tė gjithė ballistėve tė vėrtetė njė platformė pėr ringjalljen e partisė mė tė vjetėr dhe tė parėn parti antikomuniste nė Shqipėri.
Me anė tė kėsaj platfome ne synojmė gjithėpėrfshirjen e ballistėve dhe nacionalistėve tė vėrtetė shqiptarė, nė ringritjen e idealeve tė Dekalogut tė Mit’hat Frashėrit dhe Abaz Ermenjit nė nivelet politike e organizative qė Ballit Kombėtar i takon.

Shqipėria e Shqiptarėve

A) VESHTRIM I PERGJITHSHEM MBI SITUATEN AKTUALE TE “BALLIT KOMBĖTAR”

• Mbas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, ne kushtet e diktatures sllavo-komuniste qė u instalua nė Shqipėri, Partia e “Balli Kombetar”, qe e detyruar te veproje ne mergim. Kjo perben dramen e partise sone e cila u detyrua te veproje e shkeputur nga realiteti shqiptar. Qe merita e lidereve te partise sone ne diaspore, por edhe brenda vendit, te cilet me sakrifica te jashtzakoneshme bene qe partia e jone te mbijetoje.
Me shembjen e diktatures komuniste dhe te pushtimit sllav, brenda hapsirave mbarekombetare shqiptare, u shpalosen mundesi te medha per nje jete pluripartiake dhe demokratike. Me kete rast u krijuan kushte normale dhe mundesi edhe per partine tone. Ne shpresuam dhe punuam qe partia e jone do arrinte te organizohej si nje parti moderne, te zgjeronte radhet e saj me rinine dhe intelektualet shqiptare, se do arrinte te bashkohej e tera si nje e vetme, me qellimin fisnik per te punuar me kembengulje per realizimin e aspirates shekullore shqiptare. Orientimin e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė drejt zhvillimeve demokratizuese, me anė tė ndėrtimit tė njė shteti ligjor modern qė do sillte rritjen se mireqenjes ekonomiko socialen e kulturore tė shqiptarėve. Ne besuam se keshtu se do realizoheshin aspiratat e jo vetėm ballistėve te cilet dhane deri jeten e tyre per ēeshtjen kombetare, qė u burgosen, u persekutuan dhe u dėbuan nga Shqipėria, por edhe e mijera e mijera shqiptareve qe shohin tek programi i partise sone realizimin e aspiratave stergjyshore.
• Kane kaluar me shume se dhjete vjet nga renja e sistemit komunist ne Shqiperinė londineze, si dhe tre vjet qe nga ēlirimi i Kosovės nga pushtimi serb, e megjithate verejme me keqardhje se partia e jone jo vetėm qė nuk ka rritur tė organizohet dhe tė zėrė vendin qė i takon nė arenėn politike por ėshtė e perēare dhe po shkon drejt paralizimit total te saj. Tablloja e pergjitheshme brenda partise “Ballit Kombetar” na detyron te kujtojme betimin e Ramiz Alise ne vitin 1990 per te mos lejuar qe partia e BK te behet faktor politik ne Shqiperi. Kjo gjėndje realizon ėndrrėn e greko-sllavėve per te penguar bashkimin e popullit shqiptar.
• Eshte tragjike qe nje parti e mbeshtetur mbi shpirtin, vlerat dhe traditat shqiptare, qe ka si qellim kryesor bashkimin dhe lartesimin e kombit shqiptar, te jete sot e ndare dhe e perēare brenda vetes. Eshte e pafaleshme qe ballistėt ne diaspore tė jenė pothuaj krejtėsisht tė shkėputur nga udhėheqja nė Tiranė dhe tė punojė per vete duke u mjaftuar me ndonjė pėrshėndetje nė kongrese apo konferenca apo me ndonjė shumė tė hollash qė dėrgohet nė Tiranė dhe qė nė fund tė fundit nuk dihet as ku pėrfundojnė. Ėshtė gjithashtu fatale qė edhe nė Shqipėri ballistėt tė jenė tė ndarė nė dy apo mė shumė parti. Dhe kjo ndarje nuk ka ardhur si rezultat i dallimeve parimore apo ideore por thjesht pėr hir tė karrigeve. Ėshtė paradoksėle pėr ne kur dėgjon qė filani ėshtė ballist apo bir ballisti dhe aderon nė parti tė tjera dhe nuk janė afruar pranė rradhėve tona sepse Balli Kombėtar eshte njė parti pa organizėm, pa strukturė pra pa njė jetė partiake. Fatkeqėsisht kėto sėmundje qė u shfaqėn nė BK tė Shqipėrisė londineze u transmetuan edhe nė BK nė Kosovė ku edhe atje ėshtė i perēare dhe perveē kesaj te ekzistoje i shkeputur nga trungu i Shqiperise meme. Kjo tregon mungesen e autoritetit te partise, si dhe te respektimit te hierarkise e te disiplines se partise, por tregon edhe paaftesine e strukturave drejtuese te partise per t’iu pėrshtatur realitetit shqiptar tė pas viteve ‘90.
• Ne jemi te mendimit se pjesa me e madhe lidereve te partise sone gjate kesaj periudhe tranzicioni e perteritjeje eshte treguar e paafte, aksidentale. Eshte e pafaleshme qe nje parti e vlerave si partia e jone te kete ne krye drejtues te paafte dhe te pavlere. Ardhja ne krye te partise sone te njerezve te paafte dhe pa eksperiencė dhe kontribut partie, ne menyre fare aksidentale tregon per mungesen e rregullave tė qarta dhe tė mos respektimit tė statutit. Kjo ka ardhur sepse drejtuesit qe i hypen ne kurriz partise tone keto dhjete vite te tranzicionit, per qellime thjesht personale e karrieriste, kane menjanuar ne menyre, here te rafinuar e here brutale, forcat aktive, te afta, te rinjte dhe intelektualet e talentuar nga pozicionet vendimarrese te partise. Keto drejtues te paafte, karrieriste, servile dhe ndoshta misionare te huaj krijuan te gjitha mundesite qe te mos kishte klime brenda partise sone per njerezit e rinj e te zote, per idealistet dhe reformatoret per ata qe do ta prezantonin partine tone si nje force aktive dhe reale ne politiken shqiptare. Dhe jo vetem kaq, por me dhjetra intelektuale e drejtues te afte te partise ne qender e ne dege jane perjashtuar, jane vetlarguar, jane menjanuar ose jane luftuar me metoda meskine, sepse kane patur frike nga konkurrenca e vlerave brenda partise, sepse ka patur oponence te hapur per gjendjen fatale ku ndodhet partia e jone, per shkeljet flagrante dhe gabimet e renda, per diversionet dhe per mungesen e transparences. Eshte e pafaleshme qe lideret e Ballit Kombetar te perfliten per qendrime te padenja ne shoqeri dhe per mungese vlerash qytetare. Pyesim pse ka neglizhuar Kryesia ne pastrimin e figurave qe u zgjodhen ne Kongresin e Partise? Mendojme se zvarritja e nje problemi kaq te rendesishem eshte bere me qellim, per te perfituar dikush nga skadimi i afatit te ligjit per pastrimin e figures se personaliteteve dhe drejtuesve te partive.
• Mbledhjet masive te BK te seksioneve te fillim viteve ‘90, deri ne fshatrat me te largeta, pritjet madheshtore te profesor Abaz Ermenjit, kongreset e rinise se Ballit Kombetar, dega e fuqishme e Elbasanit, apo ato Shqiperise se Veriut, si rezultat i “punės” sė drejtuesve tanė, tani na duken tė largėt sa vetė hėna. Ne zgjedhjet e fundit partia nuk arriti te mbuloje as 40% te territorit te vendit!!! Partia e “Ballit Kombetar” per fat te keq eshte shkrire! Ajo nuk ka seksione, nuk funksionojne deget. Ato jane vetem ne leter. Sot behen konferencat e degeve te partise, “nėn pėrkujdesin e udhėheqjes”, vetem duke mbledhur disa individe te emėruar sipas shijeve dhe intreseva te ngushta te njerit apo tjetrit lider partie, pa jetė partie e pa identitet ne partine tone. U jepet atyre nji vule duke shkelur ne menyre flagrante regulloret dhe statutin e partise dhe kaq. Parimi baze, ai demokratik, ai qe ka udhehequr partine tone, qe gjate luftes, ai i zgjedhjes me rruge demokratike, eshte zevendesuar me ate te emerimeve arbitrare.
• Partia e jone eshte nder te vetmet parti ku nuk funksionon dhe as pyetet Komisioni Garancive Statuore. Nuk kemi Komision Mandatesh. Keshilli Kombetar mblidhet pa numrin e nevojshėm tė antareve. Kooptohen antare pa pyetur forumet kompetente, jashtė statutit. Vendimet mirren pa korum. Jane shkelur ne menyre flagrante vendimet e Kongresit te IX-te te partise. Nuk funksionon statuti, i cili i nenshtrohet ndryshimeve drastike, nga cilido dhe ne ēdo kohe. Kryesia nuk mblidhet nje here ne jave, siē e parashikon statuti. Kryesija nuk ka mbajtur lidhje me deget, nuk ka derguar qarkore dhe nuk ka informuar deget per vendimet e marra, as ka kerkuar me kembengulje informacione per veprimtarine e degeve. Eshte shkrire Keshilli Drejtues i partise. Antaresia e partise eshte fiktive dhe nuk ka rregjistra te anetarsimi ne dege, as sistem trisketimi me qellim qe te njohim se cilet jane antaret e partise dhe cilet simpatizantet, cilet kane mandate dhe cilet jane deleguarit e mandateve. Ka nje rrjedhje te tmerrshme te antareve te partise qe tregon nje paaftesi ne menaxhimin e partise, ne mungesen e perfaqsimit dinjitoz.
• Ne shtator 1998 dhe ne qershor 2001 z/kryetari i partise, z. Shpetim Rroqi ka shkelur dy here ne menyre flagrante vijen e partise. Ai ka nenshkruar ne menyre krejt private, pa pyetur strukturat vednimmarrese , dokumente qe i bijne ndesh vijes se partise. Keshtu me 14 shtator 1998 ka nenshkruar nje ultimatum ndaj shtetit shqiptar ēka nuk eshte ne programin tone. Ndersa me 22 qershor 2001 dy dite para zgjedhjeve ai ka nenshkruar marreveshtjen qe aprovon ligjin komunist per perdhunimin e prones se pronareve te ligjeshem, dhe vijes sone politike. Keto jane dy momente ekstreme qe perbejne turp per partine tone, ndersa kemi me dhjetra raste kur z/kryetari ka marre vendime pa pyetur Kryesine dhe Keshillin Kombetar te Partise, ose ka marre iniciativa per shkeljen e vendimeve te marra nga forumet e mandatuara.
• Gjendja e gazetes se partise “Balli i Kombit” eshte e mjerushme, ne nje kohe qe gazeta eshte syri dhe prezantimi i partise. Ajo pothuaj nuk del dhe kur del nuk shperndahet. Permbajtja e saj eshte pasqyre e nivelit te ulet te partise, ku bie ne sy ē’organizmi, ku nuk behet fjale per jeten e partise, ku nuk behet fjale per programet e partise per t’i sherbyer popullit, por ku vetem shahet komunizmi duke treguar nje paaftesi totale politike apo publikohet artikuj me pagesė tė gjoja anėtarėve ballistė tė keqtrajtuar nga policia shtetėrore. Sot eshte gazeta me e pashiteshme ne tregun e gazetave ēka tregon nivelin e saj shume te utlė dhe perfaqsimin e dobet qe na ben para publikut shqiptar, i cili ne fund te fundit eshte ai qe na voton.
• Eshte shkelur parimi i perfaqsimit proporcional te degeve ne keshillin Kombetar me nje numer te caktuar antaresh. Duhet qe me kohe te funksiononte vendimi i marre ne kete drejtim. Partia e Ballit Kombetar ka shkelur piken e Dekalogut, ku thuhet se jemi nje parti qe punojme pa dallim feje, krahine e ideje. Kjo verehet ne nivelet e perfaqsimit ne forumet drejtuese te partise, ne kandidaturat e partise per deputete te mandatuar te popullit dhe te partise.
• Nuk kemi bere kongreset e Rinise dhe te Gruas se Ballit Kombetar. Aq me pak eshte punuar me keto kontigjente shume te rendesishme per alternativen e partise sone. Pas riorganizimit qė bėri forumi rinor dhe zgjedhjen e njė kryesie rinie, ajo nuk u ndihmua bile mė pas upengua nė ushtrimin e aktivitetit rinor. Kryesia e Rinisė ka kėrkuar vazhdimisht njė zyrė ku tė zhvillonte aktivitetin e saj si dhe fonde pėr tė organizuar aktivitete me qėllim zgjerimin e rradhėve tė tyre. Por kėto jo vetėm qė nuk iu ofruan por ndaj tyre filloi njė dhunė psikologjike qė madje pėrfundoj edhe nė dhunė fizike tė drejtuesve tė partisė ndaj drejtuesve tė rinisė. Ky forum u shkatėrrua me anė tė injorimit dhe mos plotėsimit tė kėrkesave tė tyre si dhe me anė tė promovimit tė elementeve servilė qė ndodheshin brenda rradhėve tė rinisė. E gjithė kjo solli pėr pasojė asfiksimin e kėtij forumi qė u pasua edhe me largimin e njė pjese tė mirė tė anėtarėve tė kryesisė sė rinisė. Qėndrimi i drejtuesve tė partisė ndaj kryesisė sė rinisė duhet t’i kushtohet njė vėmendje e madhe sepse ndoshta tregon mė qartė nivelin e ulėt tė organizimit dhe batakun ku ka rėnė Partia Balli Kombėtar. Pėr tė treguar nivelin e lartė qė ka rinia jonė mjaftojmė tė pėrmendim faktin se nė kursin pėr politikanė tė rinj tė zhvilluar nga Instituti Demokratik Amerikan (ZHUP) anėtarėt e rinisė sė BK janė pėrfaqėsuar nė tė tre nivelet. Grupi i rinisė sė BK, pas grupit tė PD dhe PS janė grupi mė i madh i pėrfaqėsimit dhe zėnė vendin e parė pėr nga cilėsia. Ndėrsa pėr forumin e gruas nuk kemi se ēfarė tė themi sepse nuk ekziston.
• Nuk ka asnjė lloj transparence apo qartėsie mbi mėnyrėn e shpėrndarjes dhe pėrdorimit tė fondeve partiake. Dega e financės vazhdimisht pėrsėrit avazin e vjetėr qė nuk ka para apo jemi tė zhytur nė borxhe qė nuk dihet pse janė realizuar. Asnjėherė nuk ėshtė bėrė njė bilanc mbi asetet e partisė dhe gjendjen financiare tė partisė. Gjithmonė nqs kėrkon njė informacion mbi gjendjen e parave pėrgjigja ėshtė jemi keq!!! Ku shkojnė kontributet qė marrim nga shteti shqiptar si parti parlamentare? Ku shkojnė dhe sa ėshtė niveli i donacioneve tė ballistėve nė mbarėbotėn? Llogaritė financiare tė BK janė shndėrruar nė xhepa tė drejtuesve aktualė qė pėrdorimi i tyre varet nga oreksi apo etja e tyre.
• Aleanca “Bashkimi per Fitore” rezultoi se nuk ishte e afte per te peshkuar ne elektoratit e zhgenjyer shqiptar. Kjo per shkak te mos besimit te aleances, te pozicionit denigrues te partise sone brenda kesaj aleance. Kjo u vu ore ne grabitjen qe ju be nga nje prej drejtuesve te PD-se, Bardhyl Londos, te mandatit te deputetit te Luan Myftiut. Duhej qe emri i Luan Myftiut te vihej fill pas emrit te Profesor Abaz Ermenjit, me qe ka detyren e kryetarit te Keshillit Kombetar. Ballistet u detyruan te votonin per ish komuniste te kohes se Enver Hoxhes, per kandidatura te njohura per antiamerikanizmin e tyre te shprehura publikisht, si ajo e Blerim Ēeles. Balli Kombetar u fut ne kete aleance pa asnje element identiteti te tijin, as te programit, as te kandidaturave, as te strukturave elektorale. Pra BK u shit per tre vende ne parlament, ne nje kohe kur ne i kemi marre tre vende ne parlament(Hysen Selfo, Nexhat Kali, Fatbardh Hushi) edhe me pare, ne nje kohe qe kemi ruajtur dinjitetin tone, e jo si tani qe jemi shitur plotsisht.
• Kryetari i partise ka qendruar jasht vendit duke patur si burim informacioni vetem nje rreth te ngushte dhe te njeanshem. Kjo ka bere qe ate ta mashtrojne me premtimet per marrje pushteti, per ta bere president,etj. Por ata shperdoruan besimin e profesorit si dhe te mases se ballisteve. Sot profesor Abaz Ermnenji e ka humbur kredibilitetin ne masen e popullit per shkak te rrengjeve qe kane bere ne kurrizin e tij lideret e emruar te Ballit. Ai eshte sot i vetmi faktor qe bashke me Kongresin e Dhjete te Ballit Kombetar, perbejne dy institucione qe mund ta shpetojne partine nga gjendja kritike ku ka perfunduar.


B) PLATFORMA JONĖ PĖR RINGJALLJEN E “BALLIT KOMBETAR”

1. Bashkimi i tė gjithė ballistėve nė njė parti tė vetme


E gjithė anėtarėsia balliste por edhe e gjithė populli shqiptar u ēuditėn kur nė skenėn e polike shqiptare doli njė parti e re e quajtur Partia Balli Kombėtar Demokrat!!! Pėr ballistėt e vėrtetė dhe pėr tė gjithė nacionalizmin shqiptar kjo ishte njė dėshtim i ēėshtjes shqiptare. Balli Kombetar qė komunizmi qė kishte vrarė, burgosur, persekutuar, dėbuar ballistėt nuk kishte arritur ta pėrēante partinė e vetme antikomuniste dhe demokratike, social – komunisto - demokratėt kishin arritur ta pėrēanin!!! Por, sot gjėrat kanė ndryshuar. Ekziston njė vullnet dy palėsh tė ballistėve tė vėrtetė, vetėm ato qė nuk asgjė tė bėjnė me kauzėn e Dekalogut nuk e duan kėtė bashkim, qė tė bashkohemi. Kemi rastin mė historik pėr tė nderuar emrin qė mbajmė Balli Kombėtar pra Elita e Kombit shqiptar. Ato duhet t’i pranojmė brenda rradhėve tona sepse ato janė Ne. Rrugėt e bashkimit janė tė lehta kur ekziston dėshira dhe vullneti pėr t’a bėrė Shqipėrinė zonjė. Kjo platformaė ėshtė diskutuar dhe debatuar edhe me PBKD prandaj quhet Platformė pėr Ringjalljen e BK.
Formula mė e saktė e kėtij bashkimi do tė jetė detyrė e Komisionit Pergatitjes se Kongresit X. Kjo mund tė realizohet per vete veēorite e bashkimit permes antareve te mandatuar te Kongresit parardhes, d.m.th. te nente, te cilet realisht jane zgjedhur para ndarjes se partise. Per te njohur realitetet e zhvilluara ne te gjitha krahet, mund te shtohen si delegate, nje numer i vogel, psh nga pese delegate te rinj nga cdo subjekt i veēante, ku nje vend i veēante i lejohet delegateve te Ballit Kombetar te Kosoves. Kongresi i bashkimit te pergatitet nga komisione dhe organizma ku perfaqsohen te gjitha segmentet, qe pretendojne te bashkohen.
Pas zhvillimit tė Kongresit tė Dhjetė do tė organizohen tė gjitha Konferencat e Bashkimit tė BK, ku ēdo ballist me mbi dy vjet antarėsi nė PBK apo PBKD ka tė drejtėn pėr tė votuar dhe pėr t’u zgjedhur.
Brenda njė periudhe 2 vjeēare dallimet midis anėtarėve tė ish PBKD edhe PBK do tė eleminohet duke vendosur kriteret e aftėsisė dhe tė antarėsisė nė pėrzgjedhjen e organeve drejtuese.
Njė vėmendje tė veēantė do t’i kushtohet BK nė diasporė. Do tė krijohen lidhje mė tė forta me kėtė pjesė tepėr tė rėndėsishme tė antarėsisė tė PBK. Do tė organizohen takime me drejtuesit nė diasporė me qėllim angazhimin aktiv tė tyre nė politikėn shqiptare. Ato do tė afron tė jenė pranė strukturave drejtuese tė BK me qėllim kordiniminin e punės si dhe rritjes sė potencialit politik tė BK nė skenėn politike shqiptare. Shumė figura tė shquara balliste jetojnė nė diasporė, ne duam qė t’iu afrojmė atyre mundėsinė nė njė angazhim mė tė madh politik nė shqipėri qė do tė thotė kandidimi i tyre fushatat zgjedhore nė Shqipėri.
Do tė krijohet Kėshilli i Koordinimit Ballist. Ky organizėm do tė pėrbėhet nga njė pėrfaqėsi nga PBK nė Shqipėri, Kosovė dhe Diasporė. Qėllimi i kėsaj strukture ėshtė hartimi i njė politike tė pėrbashkėt pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare dhe mbrojtjen e tė drejtave tė popullit shqiptar kudo qė ndodhet. Kėshilli do mblidhet njė herė nė vit. Do tė rrisė ndihmesėn reciproke midis ballistėve si dhe do tė rrisė ndjeshėm bashkimin e shqipatėve pra realizimin e idealit tė pėrbashkėt tė tė gjithė ballistėve nė tė gjithė botėn.

2. Do tė krijohet lidhje tė qėndrueshme me mass - median


Njė rėndėsi tė madhe nė mandatin e ri do tė jetė lidhja me mass – median. Do tė punohet pėr vedosjen e njė ure komunikimi dhe bashkėpunimi me organet e mass – medias kombėtare (Radio, Tv dhe gazeta). Ky prioritet ėshtė i rėndėsishėm sepse me anė tė tyre ne do arrijmė shfaqjen e mendimit dhe alternativės sonė balliste nė skenėn politiko shoqėrore shqiptare.
Kujdes tė madh do tė ketė gazeta “Balli i Kombit” organi qėndror i PBK qė aktualisht pėrbėn zėrin tonė nė elektoratin shqiptar. Do tė rikompozohet urgjentisht stafi qė punon pėr botimin e gazetės si dhe do afron penat mė tė shquara tė Ballit Kombėtar (p.sh. Luan Myftia etj). Gazeta do tė dale rregullisht njė herė nė javė dhe nėpėrmjet agjesive kombėtare tė shpėrndarjes sė shtypit do tė arrihet dėrgimi i gazetės deri nė skajet me tė largėta. Nė fytyrėn e re qė kjo gazetė do tė ketė do t’i jape prioritet artikujve problemore, atyre qe shpalosin programin e partise, politikat e saj te detajuara, veēanarisht problemet qe shqetsojne popullin shqiptar sot. Stafi i gazetės do tė kete marredhenie me gjitha deget duke sqaruar me ane kronikash ngjarjet dhe jeten e degeve te partise. Ajo do t’i shmanget karakterit te lajmeve te dites ne ndikimin e gazetave ditore. Faqet e gazetės do tė jenė tė destinuar, sa per historine e ngjarjeve e te personaliteteve me qėllim zbardhjen e historisė sė vėrtetė tė shqipatėve e cila pėr 50 vjet u fsheh nga komunizmi. Gazeta do te jete tribune e mendimeve dhe opinioneve te ndryshme e partise sonė ku nuk censurohen dhe manipulohen shkrimet e autoreve te ndryshem. Ajo eshte gazete partiake dhe kryesisht ne te do te shkruajne lideret, politikanjet, diplomatet, ekonomistet, organizatoret e BK, por edhe antare te thjeshte, si dhe qytetare te jashtem. Brenda njė periudhe njė vjeēare gazeta “Balli i Kombit” do tė jetė krejtėsisht e reformuar dhe me njė nivel tė lartė shitjeje nė tregun e gazetave partiake ku tirazhi i saj do tė arrijė nė 4000 kopje pėr numėr.
Me pjesėn tjetėr tė mass – medias (asaj elektronike dhe tė shkruar), do tė arrihet qė periodikisht njė herė nė javė liderėt tanė tė shfaqen. Lidhjet aktive dhe tė qėndrueshme me shtypin do ndikojė ndjeshėm nė afrimin e intelektualėve pranė rradhėve tona dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja vendosja e urave tė komunikimit me antarėsinė e Ballit Kombėtar.


3. Organizimi demokratik i partise shembull pėr krijimin e njė shteti demokratik dhe ligjor


Ne, ballistėt duhet tė japim shembullin mė tė mirė pėr organizimin e njė partie me tė vėrtetė demokratike dhe ligjore.
Do tė respektohen e statutit dhe rregulloreve dhe dokumentet baze te Partise. Do pėrpiqemi qė tė mos ketė hapėsira ku mund tė spekullohet me kompetencat e tė zgjedhurve nė drejtim vertikal.
Do tė vihen nė efiēencė tė plotė Komisoni i Mandateve, Komisioni i Zgjedhjeve nė Parti si dhe Komisioni Garancive Statuore.
Do tė zgjidhen drejtues te ditur dhe te pjekur ne dallget e politikes se Ballit Kombetar ne keto dhjete vjet. Do tė stimulohet afrimi i intelektualėve tė zotė idealista dhe me kulture politike. Ata do tė vihen nė krye tė Departamenteve qė do tė krijohen si: Organizimit, Financės dhe Ekonomisė, Politikės sė Jashtme etj. Kėta duhet tė njohin dhe te duan te punojne per Ballin Kombetar dhe jo per interesin e tyre.
Me anė tė hartimit tė rregulloreve dhe funksionimit tė Kėshillit Kombėtar do arrijmė tė ndėrtojmė dhe ruajmė demokracinė strukturore partiake si dhe nėse ka respektimin e tė drejtave tė atyre qė do tė jenė nė oponecė me drejtuesit e partisė. Shumica te drejtoje partine, por pakica te kete te drejta. Te mos lejohen qendrime refraktare dhe perjashtuese ndaj atyre qe bejne oponence.
Ne mbledhjet e Ballit Kombetar qe nga nivelet me te ulta te strukturave te partise nga baza e deri ne mbledhjet e Kryesise dhe te Keshillit Kombetar te jene te hapura pa perjashtim per gjitha mediat eletronike dhe ato te shkruara si dhe per te gjithe kohen e aktiviteteteve. Kjo do t’i sherbeje transparences se partise dhe rritjes se pergjegjsise te mandatuarve.
Kryesia e Partisė si dhe departamentet qė do tė krijohen do tė mbidhen nė mėnyrė tė rregullt dhe periodike. Pėrmbledhja e diskutimeve nė Kryesi dhe vendimet do tė shpėrndahen nė formėn e njė buletini pėr tė gjitha degėt e partisė nė rrethe.
Do tė zbatohen projekte pėr forcimin institucional tė partisė, do tė krijohen grupe ekspertėsh jurist pėr ndryshimet e nevojshme statuore.
Brenda njė periudhe trevjeēare do tė arrihet kompjuterizimi i Partisė Balli Kombėtar.
Ēdo degė do tė ketė nga njė kompjuter nė mėnyrė qė tė bėhet dixhitalizimi i partisė qė do tė shpejtojė komunikimin partiak. Ky komunikim do tė bėjė tė mundur vendosjen e lidhjeve si nė drejtimin vertikal (Kryesi qėndrore me Kryesi lokale dhe anasjelltas) por edhe tė lidhjeve horizontale (ndėrmjet dy Kryesive lokale). Kjo do tė rrisė ndjeshėm efekshmėrinė e strukturave partiake si dhe do tė ketė njė infomacion tė bollshėm dhe tė menjėhershėm mbi aktivitetin e partisė. Tė gjitha dokumentet si dhe vendimet do tė mbėrrijnė mė shpejt dhe mė saktė edhe nė skajin mė tė largėt tė Shqipėrisė.
Me anė tė kompjuterizimit ēdo degė do tė krijojė listėn e saktė dhe tė vėrtetė tė anėtarėve tė PBK. Gjithashtu do tė krijohet edhe njė listė e pėrgjithshme e anėtarėve tė PBK. Do do tė shėrbejė pėr tė ditur aftėsinė dhe vjetėrsinė e antėrimit tė ēdo njėrit prej nesh. Kritere bazė qė do tė jenė pėr zgjedhjen nė forumet drejtuese tė partisė do tė evidentohen dhe kėshtu do tė shmanget ardhja e njerėzve tė rastėsishėm.


4. Tė pertėrijmė dhe te organizojmė partine duke patur si prioritete grate, te rinjte dhe intektualet


Partia te pertrihet dhe te reformohet me njerez te rinj qe kane te qarta idete themelore te “Ballit Kombetar” dhe qe duan te punojne per realizimin e tyre.
Do tė stimulohet dhe do tė krijohen kushtet qė Forumi Rinor i PBK tė ringjallet. Duke patur pėr bazė pėrfaqėsimin dinjitoz tė tė rinjve nė programet e ndryshme tė formimit partiak dhe sidomos rininė universitare do tė riorganizohet Kryesia e Rinisė sė PBK qė brenda njė viti do tė organizojnė Kongresin e tyre.
Do tė krijohen lidhje tė ngushta me Kryesinė e Rinisė dhe anėtarė tė tyre do tė angazhohen nė pozicione drejtuese tė PBK. Ēdo vit njė pjesė e buxhetit partiak do tė vihet nė dispozicion pėr administrim nga Kryesia e RBK. Do tė pėrpiqemi, qė nėpėrmjet BK nė diasporė si dhe institucioneve ndėrkombėtare, tė sigurojmė bursa studimi dhe trajnimi pėr tė rinjtė me qėllim pėrgatitjen e brezit tė ri tė politikanėve profesionistė tė Ballit Kombėtar.
Njė vėmendej tė madhe do t’i japim integrimin e gruas shqiptare nė politikėn e Ballit Kombėtar. Kjo jo vetėm sepse gruaja sot nė Shqipėri nė numėr ėshtė mė i madh se burrat (57% e popullsisė shqiptare janė femėr), por sepse ne besojmė sepse gratė janė ato qė ndėrtojnė njė komb. Janė ato qė rrisin dhe edukojnė fėmijėt qė nė tė ardhmen do tė ndėrtojnė e drejtojnė shtetin shqiptar. Pėr kėto arsye do tė ngrihet njė grup pune pėr ngritjen dhe vėnien nė veprim tė Forumit tė Grave tė PBK. Ne do punojmė qė brenda katėr viteve tė ardhshme rreth 30 % e Kėshillit Kombėtar tė pėrbėhet nga femrat dhe pėrqindje tė tilla do tė pėrpiqemi tė jenė edhe nė tė gjitha Kryesitė e degėve si dhe forumet drejtuese tė Partisė.


5. Ne jemi e vetmja forcė politike shqiptare qė realizon tė drejtėn hyjnore tė pronarit te ligjshem tė zotėrimit tė pronės, dhe pėrkrah fshatarin nė zhvillimin e bujqėsisė.


Shtylla kryesore e politikės sė Ballit Kombėtar do tė jetė kthimi i pronave tek pronari i ligjshėm dhe sigurimi dhe mbrojtja e pronės private. Historia ka vertetuar faktin se ekzistenca e pronės private ka qėnė armiku mė i madh i socializmit dhe komunizmit.
Ekzistojne mundesi per njohjen e menjehereshme juridike te pronave per pronaret e ligjshem, pa i detyruar bujqit te rregullojne problemet me pronaret brenda dites. Prandaj ne si forcė politike do tė ushtrojmė presion mbi organet shtetėrore pėr vėnien nė zbatim tė ligjeve tė Kushtetutės Shqiptare, si dhe do promovojmė nė skenėn politike shqiptare dhe nė Kuvendin e Shqipėrisė ligje tė reja qė forcojnė pronėn private.
Gjithashtu do tė punojmė qė fshatarėsia shqiptare tė ketė kushtet e duhura pėr tė punuar dhe jetuar nė fshat. Ne gjithmonė nė hartimin e platformave tona do tė mbėshtetemi nė Dekalogun e Ballit Kombėtar qė thotė qė asnjė fshatar tė mos mbesė pa tokė. Ne do tė kėrkojmė qė sheti shqiptar tė ndjek politika proteksioniste ndaj prodhimit bujqėsor me qėllim forcimin dhe rritjen e kėtyre prodhimeve.
Shteti ka mundesi tu jape kredi bujqeve shqiptare per te blere toke. Per tokat ku jane ndertuar shtepi apo objekte me vlera kapitale mund te perdoren kompensime me para ose me toke ne nje vend tjeter.
Ligji 7501 i ndarjes se tokes per fryme si dhe ligji per shitblerjen e tokes jane ligje superkomuniste qe bien ndesh me psikologjine e popullit shqiptar. Ata qė i hartuan dhe u perpoqėn ti zbatonin kėto ligje jane shkaktaret e renimeve qe u bene keto vite te tranzicionit ne Shqiperi. Prandaj ne do tė kėrkojmė qė ky ligj si dhe ligje tė tjera komuniste tė abrogohen sepse ato janė antikombėtare dhe frenojnė zhvillimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė.

6. Balli Kombėtar ėshtė njė parti moderne dhe ajo ėshtė pėr integrimin e Shqipėrisė nė Europė.


Shqiptaret nuk kane patur nje nacionalizem shovinist per vete historine e tyre dhe per vete psikologjine shoqerore e historike. Prandaj edhe partia e “Ballit Kombetar” ka ne themelin e mentalitetit te vet politik nje vizion pėrėndimor.
Partia e BK eshte kunder antiamerikanizmit qe eshte manifestuar ne rradhet e opozites, e cila nuk duhet t’ja faturoje Amerikes paaftesine e saj per menaxhuar pushtetin ne menyre demokartike dhe as paaftesine per te ardhur ne pushtet ne rruge demokratike.Ne duhet te mbeshtesim interesat e politikes amerikane ne Ballkan te cilat perputhen me interesat tona kombetare.
BK nuk ben politiken e nje Shqiperie te madhe, perkundrazi ne perputhje me kartat nderkombetare kerkon respektimin e te drejtave te kombit shqiptar per vetvendosje ne kufijt natyrale te tij.
Ne jemi per t’u integruar ne bashkimin evropian, por ne kushte te respektimit te drejtave te individit dhe te kombit ne teresi. Keto dy nocione ne nuk i shohim te ndara ne hapesire as ne kohe.
Ne mbajme qendrime konservatore te liberalizuara duke u perfshire ne procese te reformave demokratike. 
Ne do tė vendosim kontakte dhe do tė kemi njė dialog tė vazhdueshėm me tė gjitha institucionet ndėrkombėtare nė Shqipėri si dhe pėrfaqėsitė e vendeve tė huaja. Kjo pėr arsye tė shfaqjes sė opsioneve dhe alternativės sonė politike, por pėr mė shumė pėr tė mbrojtur me tė gjitha format demokratike tė drejtat e kombit shqiptar.
Ne jemi pėr integrimin e Partisė sė Balli Kombėtar nė formunet e partive tė djathta europiane qė ekzistojnė sot. Kjo pėr qėllim marrjen e eksperiencės nga kėto por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ngritjen e zėrit pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes kombėtare. Vendosja e kontakteve me kėto struktura europiane apo edhe tė marrėdhenieve bilaterale me parti tė veēanta tė djathta nė Europė do tė sjell njė hop cilėsor nė funksionimin e demokracisė brenda partisė.

7. Cilit elektorat do t’i drejtohet partia jone?


Gjatė dhjetė viteve tė fundit Balli Kombėtar arriti me shumė vėshtirėsi tė ringjallte nacionalizmit shqiptar qė do tė pėrbėnte edhe bazėn e elektoratit tė Partisė sonė.
Gjithashtu pjesė e elktoratit tonė e pėrbėjnė edhe te rinjeve te cilet gjithnje e me shume po e kuptojne se vlerat e trashėguara qė i kanė rezistuar kohes, traditat dhe rruget e reformave demokratike jane e vetmja menyre qe u intereson atyre.
Intelektualeve te vertete qe punojne mbi bazen e sherbimeve qe duan t’i bejne kombit. Ky kontigjent eshte vazhdimiht ne rritje, por kerkon garancira qe partia e jone te perfaqsohet nga njerez qe vete ato permbajne vlera.
Nenat qe shohin tek vlerat e partise sone, siguri, prosperitet per te ardhmen e femijeve te tyre.
Emigrantet te cilet mbasi kane shkuar ne vende me demokraci te perparuar e te konsoliduar, te zhgenjyer, te lodhur dhe te permalluar kthehen ne Shqiperi per te ndertuar aty te ardhmen e tyre, dhe qė sjellin me vete edhe mentalietet te reja per punen, shoqerine, per demokracine, tė ngjashme me progamin tonė partiak.
Ish te persekutuarit politike, pronaret e ligjeshem,ish kulaket, qe kane ruajtur aspiratat e tyre politike qe nuk kane rene ne gracken e skenarit katovicjan. Dikur kasta e diktatorit Enver Hoxha shante fashizmin per te legalizuar diktaturen komuniste. Tani shajne komunizmin per te legalizuar perseri pushtetin e tyre autokratik. BK aspiron dhe punon per nje realietet krejt tjeter, ku realizohet procesi demokratik dhe bashkohet kombi.
Tė gjitha kėto grupe shoqėrore qė pėrbėjnė elektoratin tonė u tradhėtuan pabesisht nė zgjedhjet e fundit parlamentare tė 24 Qershorit. I gjithė elektorati ynė i djathėt kėrkon njė forcė reale tė djathtė qė t’i udhėheqė sepse vetėm e djathta mund ta bėjė Shqipėrinė. Mjafton tė shikosh pėrqindjen e lartė tė atyre qė nuk votuan pėr tė kuptuar qė elektorati ynė ka qėnduar me 24 Qershor nė shtėpitė e tyre.
Ne do tė punojmė qė kėtė elektorat ta rrisim, nėpėrmjet mbojtjes sė interesave tė tyre qė do tė thotė:
1. njė politikė mė aktive kombėtare nė mbrojtje tė shqiptarėve kudo qė ndodhen
2. njė politikė nė mbojtje tė institucioneve demokratike
3. njė politikė zhvillimore tė kulturės dhe vlerave tė popullit shqiptar
4. njė politikė pėr nxitjen dhe zhvillim e kombit shqiptar
5. njė parti politike qė mbart vlerat mė tė mira tė kombit shqiptar
6. drejtues politikė tė denjė dhe tė respektuar nė shoqėri dhe kudo elektorati ta ndjejė qė ne pėrfaqėsojmė interesat e tyre.
7. Aleanca tė barabarta ku pėr bazė janė afėrsitė programore dhe jo njohja personale
Ne do tė organizojmė periodikisht takime me elektoratin me qėllim marrjen e mendimit tė tyre por edhe sqarimin e pozicioneve tona politike. Gjithashtu do tė pėrdoren edhe forma tė tjera moderne tė mbajtejes nė kontakt me elektoratin si shpėrndarja e pyetsorėve dhe botime tė veēanta me qėllim rritjen e simpatizantėve tė Balli Kombėtar

PLATFORME
PER PERGATITJEN E KONGRESIT TE DHJETE
Shtator 2002

• Partia e “Ballit Kombetar” eshte e vetmja parti shqiptare qe edhe ne ditet e luftes zhvilloi Kongresin e pare te saj. Eshte ne traditen e saj qe te respektoje demokracine e brendshme, institucionet, si dhe hierarkine e saj. Duke pare se partia e “Balli Kombetar”, ka perfunduar sot, ne realitet, pa struktura, pa program, pa identitet politik, mendojme se te gjithe ballistet, duke filluar prej kryetarit te partise dhe deri tek antari me i thjeshte duhet te marrin permbi vete pergjegjesite dhe te angazhohemi ne rradhe te pare per pergatitjen sa me ne menyre serioze te Kongresit te X te partise qė duhet tė jetė Kongresi i Ringjalljes.
• Duhet qe te ngrihet sipas statutit Komisioni i pergatitjes se kongresit X , i cili pervec Kryesise se partise te perfshije edhe nje rreth ballistesh me emėr dhe eksperiencė nė parti dhe te njohur per aftesite, energjite dhe perkushtimin e tyre. Ky komision duhet te marre persiper qe, per nje periudhe dy mujore(Korrik-Shtator 2002), te pergatisin Kongresin e Dhjete ne Shtator 2002.
• Ndėr detyrat qė ky komision do tė zgjidhė janė:
1) Percaktimin e raportit te numrit te antareve te Keshillit te ri Kombetar.
2) Percaktimin e numrit te delegateve te Kongresit, i cili duhet te perfshije gjithe hapsirat ekzistuese te partise. Nje muaj me pare duhet te publikoje delegatet e Kongresit te cilet duhet te kene patjeter dy vjet anėtarėsi ne BK te deklaruara me triska dhe vertetime nga kryetari i deges.
3) Te caktoje zbatimin e kritereve me qellim qe ne forumet drejtuese te partise te perfshihen perfaqsuesit e gjithe krahinave dhe te gjitha besimeve fetare.
4) Vendos per numrin e delegateve, i cili duhet jete sa me i ngushte, per shkak te situates se turbullte ku gjendet partia.
5) Percakton kandidatet per kryesine e ardheshme te cilat i vendos ne fletet e votimeve qe duhen te jene gati nje jave para Kongresit.
6) Percakton daten ekzakte te mbajtjes se Kongresit.
7) Percakton kandidatet per Komisionin e Rishikimit te Partise, per Komisionin e Mandateve, te Komisionit te Votimit dhe te Sekretarise se Kongresit.
8) Cakton Presidiumin dhe Drejtuesin e Kongresit.
9) Merret me administrimin e financave qe do te duhen per mbajtjen e kongresit.
10)Siguron kushte optimale per sallen, dekorin e fonite e saj, per fjetjen dhe ushqimin e delegateve qe do te vijne nga jashte Tiranes.
• Ne komisionin per pergatitjen e Kongresit si dhe ne te gjitha komisionet e tjera te Kongresit dhe te partise qe do te aprovoje kongresi duhet te marrin pjese perfaqsues te gjitha sensibiliteteve te Ballit Kombetar dhe medoemeos duhet te kene nje anėtarėsim prej tre vitesh dhe te jene te paisur me triska partie.


PLATFORME
PER NDRYSHIME NĖ STATUTIN E PARTISĖ BALLI KOMBĖTAR

Statuti i Partisė “Balli Kombėtar” duhet tė jetė mė demokratik dhe tė pasqyrojė dhe mbrojė tė gjitha mendimet e ballistėve. Ai vazhdimisht duhet t’i nėnshtrohet proēeseve tė ndryshimit me qėllim qė ai tė jetė vazhdimisht i kohės dhe qė pasqyron nivelin organizativ tė partisė.
Nė stadin aktual qė ka partia “Balli Kombėtar” ėshtė e nevojshme disa ndryshime statuore me qėllim pėrmirėsimin e funksionimit tė partisė.
1. Tė zgjedhjet nė degėt lokale dhe ato qėndrore, pra Konferencat e degėve dhe Kongresi tė jenė tė njėkohshme me njė mandat tre vjeēar. 
2. Ēdo shqiptar qė dėshiron tė antarėsohet nė PBK duhet detyrimisht statutin e funksionimit tė partisė dhe programin tonė.
3. duhet tė futen nė statut kritere pėrzgjedhje pėr drejtuesit lokal dhe qėndror apo edhe delegatė si:
a) Antar i Kryesisė lokale duhet tė ketė jo mė pak se 1(njė) vit antar i PBK
b) Kryetar i degės sė Partisė duhet tė ketė jo mė pak se 3(tre) vjet antar i PBK
c) Delegat pėr nė Kongres duhet tė ketė jo mė pak se 1(njė) vit antar i PBK
d) Antar i Kėshillit Kombėtar duhet tė ketė jo mė pak se 1(njė) vit antar i njė Kryesie lokale tė PBK
e) Kryetar i Kėshillit Kombėtar duhet tė ketė jo mė pak se 5(pesė) vjet antar i njė Kryesie lokale tė PBK
f) Nėn Kryetar apo Sekretarė tė Partisė duhet tė ketė jo mė pak se 5(tre) vjet antar i njė Kryesie lokale tė PBK
g) Antar i Kryesisė qendrore sė Partisė duhet tė ketė jo mė pak se 3(tre) vjet antar i njė Kryesie lokale tė PBK
h) Kohėzgjatja e antarėsisė nė forumet drejtuese qėndrore ėshtė e barazvlefshme me kohėzgjatjen e antarėsisė nė Kryesitė lokale
4. Mbledhjet e Kėshillit Kombėtar detyrimisht duhet tė mblidhen ēdo 6(gjashtė) muaj (pėrjashto mbledhjet e jashtėzakonshme)
5. Nė ēdo mbledhje tė Kėshillit Kombėtar detyrimisht duhet tė analizohet puna e Kryesisė qėndrore si dhe do tė kontrollohet ecuria e zbatimit tė vendimeve paraardhėse.
6. Mbledhjet e Kryesisė duhet tė jenė detyrimisht me njė periodicitet tė rregullt dhe tė gjithė antarėt e Kryesisė duhet tė lajmėrohen qė mėpėrpara.
- Pėr njoftimin e antarėve tė Kėshillit Kombėtar ngarkohet sekretari i Kėshillit Kombėtar ndėrsa pėr njoftimin e antarėve tė Kryesisė ėshtė detyrė e sekretarit tė Kryesisė.
7. Nė rastet kur nga drejtues partiakė shkelen apo nuk zbatohen politikat e partisė tė miratuara nė Kongres apo Kėshill Kombėtar, detyrimisht mblidhet brenda 10(dhjetė) ditėve Kryesia qendrore.
Nėse Kryesia nuk mblidhet ka tė drejtė tė mblidhet urgjentisht Kėshilli Kombėtar. Nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar pėrveē drejtuesve pėrgjegjės sė thyerjes sė politikave partiake jep llogari edhe Kryesia pėr mos veprim.
Nėse Kėshilli Kombėtar nuk mblidhet ėshtė e drejta e 1/5 sė antarėve tė Kėshillit Kombėtar tė thėrrasin kėtė forum. Nė kėtė mbledhje u kėrkohet largimi nga detyra e sekretarit tė Kryesisė si dhe sekretarit tė Kėshillit Kombėtar pėr mos zbatim tė detyrave nga ana e tyre.
8. Komisioni i Garancive Statuore duhet tė mblidhet detyrimisht njė herė nė vit.

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė