Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju


Ti je Fatos Nano, mbrapa tė vjen Zija

nga Sali Berisha

Duke ju pėrshėndetur ju, qytetarė tė Shkodrės dhe Vlorės, edhe njė herė uroj qė tė gjeni forcėn pėr tė pėrballuar dhimbjen e madhe dhe lutem sė bashku me ju, qė shpirtrat e njerėzve tuaj tė dashur, tė gjejnė paqen e merituar. Ne kemi kėrkuar kėtė sesion tė jashtėzakonshėm parlamentar pėr tė shkarkuar kryeministrin Fatos Nano, si pėrgjegjėsin kryesor tė tragjedisė sė Jonit, si njeriun qė me politikėn e tij, me klikėn qė mban pėrrreth, kanė zhytur nė varfėri dhe mjerim progresiv, mbi 1 milion shqiptarė, si njeriu qė me shpirt tė kalbur nga urrejtja njerėzore, me mendje tė helmuar nga cinizmi dhe shpirtkazmėria, me shpirt tė shkretė si katrani, nė njė ditė zie e gjėme tė madhe, poshtėroi kombin e tij, poshtėroi viktimat, poshtėroi shoqėrinė shqiptare, poshtėroi qytetėrimin perėndimor, duke vazhduar vakancat, masazhet, makiazhet, kur Shqipėria ishte mbytur nė lotė e zi. 

Unė nuk ju prisja ndryshe, veē kėshtu siē jeni. Nuk jeni deputetė po jeni vajmedet. Nuk jeni parlamentarė, por jeni KPD-arė. Nuk guxuat t'i thoni tė paktėn, as mė elementaren qė bėn njeriu nė zi, nuk e bėre. Nuk guxuat t'i thoni, o servilė tė zhveshur nga ēdo ndjenjė njerėzore, se "Ti ike nė '98, mbrojte kokėn nga Berisha", sepse kėshtu tha. Po tani nga kush e mbrojte kokėn, ndėrsa ishe me pushime nė pishinat dhe ambientet e hoteleve tė Mesdheut!? Si jeni kėshtu! Kjo ėshtė turp. A keni familje, a keni tė afėrm?


Ti je Fatos Nano, mbrapa tė ndjek Varfėria 

Ne e kemi kėrkuar kėtė sesion tė jashtėzakonshėm sepse shkaku themelor i sė premtes sė zezė sė 9 janarit, pėr ne ėshtė Fatos Nano. Ti personalisht je shkaku kryesor dhe ministrat tuaj me klanet pėrreth teje tė korrupsionit, kontrabandės dhe trafiqeve. Ti zhyt ēdo ditė e mė thellė shqiptarėt nė varfėri. Pra konsumon krimin kolektiv mė tė shėmtuar. Sot nuk ėshtė koha tė ndalemi nė statistika, por theksoj se ti, pasi ke vendosur taksat mė tė larta, mbi shqiptarėt, nė Evropė, me Dukėt e krimit, me Maēėt, me Malajvitat, Baēėt, Ruēėt, kėtu, dhe sipas FMN vjedh 2/3 e taksave tė popullit shqiptar nė njė vit. Sot nė republikėn tėnde tė ekonomisė kriminale 92% tė tė gjitha ushqimeve qė konsumohen, importohen nga Dukėt dhe Ruēėt dhe zhdoganohet vetėm 1/10 e tyre. Kurse ato shiten me ēmimet mė tė shtrenjta nė Europė. Sot nga rreth 1 milion ton naftė qė konsumon vendi nė vit, Durakėt dhe Maēėt e tu zhdoganojnė vetėm 1/4 duke vjedhur qindra milionė dollarė. Sipas FMN shuma e taksave qė vidhen nė njė vit nė Shqipėri shkon deri nė 600 milionė dollarė, kjo shumė do tė mjaftonte pėr tė siguruar punė pėr 120 mijė qytetarė shqiptarė nė vit, ndėrkohė qė grupmosha e punės nė Shqipėri pėr njė vit ėshtė 70-80 mijė banorė. 

Ti je shkaku kryesor i mjerimit dhe varfėrisė sė shqiptarėve. Je ti me shpurėn e zyrtarėve ministrave dhe KPD-arėve, qė jo vetėm vjedh e shpėrdoron 2/3 e taksave, por ke krijuar monopole tė tmerrshme, si nė ushqime, naftė dhe hekur, duhan, pije e tė gjitha mallrat kryesore, ke shkatėrruar prodhimin e vendit, mban ēmimet mė tė larta. Ke falimentuar me qindra e mijėra biznese tė ndershme, ke shkatėrruar nė katėr vjet sipas mikut tėnd guvernator nė Bankėn e Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, 196 mijė vende pune qė ekzistonin 4 vjet mė parė. Ke larguar ēdo vit nga Shqipėria sipas Institutit tėnd tė Statistikave, mesatarisht 100 mijė shqiptarė.

Sot nė Shqipėri, si nė asnjė vend tjetėr tė planetit, ti dhe ministrat e tu, zyrtarėt e tu pasurohen me shpejtėsi marramendėse, kurse qytetarėt varfėrohen, mjerohen me shpejtėsi tė rrufeshme. Sot mė shumė se 1/3 e qytetarėve shqiptarė jetojnė nė njė mjerim tė plotė me mė pak se njė dollar nė ditė. Ndėrsa lopėt e Europės marrin subvencione, - jo ushqime, subvencione, - 2 dollarė nė ditė! Kurse 1 milion shqiptarė jetojnė me 1-2 dollarė nė ditė. Pra me 350 -700 dollarė nė vit, kurse ti me Dukėt, Malajvitat, me Maēėt, Baēėt, Durakėt dhe kontrabandėn e trafiqet e pista, tendera, taksa e tatime fiton nė vit 50 -100 milionė dollarė pėr frymė. 

Vetėm udhėtimet e ditėve tė fundit, qė bėre ti, paralel me udhėtimin e vdekjes sė qytetarėve shkodranė, ke shpenzuar me 'ēarter' dhe hotele, ballo, ahengje, orgjira, nė Burgenland tė Austrisė, nė hotelet e Mesdheut e tė detrave tė nxehta 420 mijė dollarė. Asnjė centim nga paga jote, tė gjitha tė vjedhura nga tendera tė taksapaguesve shqiptarė. Shto faturat qė firmosin pėr heqjen e shpenzimeve tua. 

Fatos Nano ėshtė shkaku kryesor i tragjedisė sė Jonit, sepse varfėria, kjo kolerė e keqe qė i dėbon shqiptarėt nga Shqipėria, e ka shndėrruar vendin e tyre tė bekuar nė njė vend tė mallkuar qė nuk u jep punė dhe varr. Ky ėshtė krimi kolektiv mė i shėmtuar i tij dhe i shpurės sė tij. Kėtė e them jo pėr politikė, por historia e re dhe e vjetėr e njerėzimit nė tėrėsi, dhe mė shumė se kushdo tjetėr historia jonė nė veēanti ka provuar se nė Haiti, ashtu edhe nė Shqipėri, si nė Burundi, ashtu edhe nė Shqipėri e gjetiu, varfėria ėshtė krim kolektiv i qeverive tė korruptuara.

Ti je Fatos Nano, mbrapa ėshtė Makutėria 

Varfėria ėshtė ky krim mė i rėndė se ēdo krim tjetėr, ėshtė ky krim qė vret mė shumė se ēdo epidemi, se ēdo kolerė, ajo ka dimensione dhe pasoja tė shumta, por shkak kryesor vetėm njė: vjedhjen nga zyrtarėt e qeveritarėt tė pasurive qė sipas ligjit duhet t'u shpėrndahen anėtarėve tė shoqėrisė.

Nė Shqipėri pasuria qė krijohet nuk shpėrndahet, por ajo pėrqendrohet nė duart e Nanos, nė duart e lejtnantėve tė tij, tė Dukėve, Maēėve, tė Baēėve, tė Durakėve, pra varfėrimi kolektiv i shqiptarėve ėshtė krimi mė i shėmtuar i Fatos Nanos. Nė tė vėrtetė, nė themelin e tij, nė planin filozofik moral qėndron babėzia, shpirtkazmėria, cinizmi i tij. Nuk ėshtė krim tė jesh i varfėr, jo dhe jo, Por ėshtė krim i madh tė varfėrosh tė tjerėt. Varfėria ėshtė krim sepse tė detyron tė rendėsh drejt vdekjes, siē rendėn qytetarėt e Shkodrės qė humbėn jetėn mė 9 janar. Varfėria tė detyron tė shesėsh fėmijėn tėnd, tė detyron tė shesėsh trupin tėnd, tė ndan nga prindi, tė ndan nga fėmija, nga bashkėshortja, tė vdes nga sėmundja, tė lė edhe pa tė. Varfėria tė zhyt nė papunėsi edhe pse nuk je dembel, por vetėm se Dukėt, Baēėt, Maēėt, Naēėt e Fatos Nanos rrėnojnė ēdo ditė vendet e punės, tė lėnė tė pastrehė edhe pse ti meriton tė strehohesh. Dhe mund tė punosh ēdo ditė nė ndėrtime, ėshtė lot, ėshtė dhimbje e foshnjeve si miza. Janė me dhjetėra e dhjetėra familje tė ndara sot.

Varfėria ėshtė tmerr nga e ardhmja, ėshtė tmerri mė i poshtėr i tokės, ėshtė mallkimi mė i madh jo nga Zoti, por i atij qė nxin me mungesėn e tij kėtu. 

Varfėria ka fytyra tė shėmtuara, ajo ka rėnkime therėse, por ti dhe shpura jote asnjė nga kėto nuk i shikon, asnjė nga kėto nuk i dėgjon, pa le t'i prekėsh mė, jo. Ajo ka fytyrėn e foshnjės qė pėrpėlitet nė kthetrat e vdekjes pėr mungesė tė qumėshtit dhe ilaēeve. Po ku pyet ti dhe ministrat e tu paguani milionat pėr dadot pėr fėmijėt tuaj.

Varfėria ka fytyrėn e vuajtur tė atij tė papuni anonim qė nė ngricė, acar apo nė pikun e zhegut, pret me orė tė tėra tek monumenti i "Ushtarit tė panjohur", pėr t'iu afruar disa orė punė qė t'u ēojė fėmijėve njė vakt bukė, ndėrsa ti pėr konet shpenzon nė ditė trefishin e parave krahasuar me familje si kėto.

Varfėria ka fytyrėn e vuajtur tė atij qė blen me listė ushqimet e dy vakteve bukė qė u jep fėmijėve tė tij, por ata nuk ekzistojnė pėr ty, sepse theksoj edhe njė herė pėr vakancat e tua nė Evropė ke shpenzuar 420 mijė dollarė. Varfėria ka fytyrėn e nėnės qė i vdes fėmija pėr pikėn e qumėshtit, apo tė fėmijės me rrecka djerse tė pjekura nė ballė qė nuk shkon dot as nė shkollė, por shet ndonjė paketė cigare apo banane tė Maēit rrugėve tė Tiranės. Kjo sepse pėr ju, qeniet e varfėra janė qenie tė neveritshme, ndaj dhe ju nuk guxoni tė ngrini kokėn kundėr tij, madje ato janė qenie tė padukshme, gjer nė mosqenie, edhe kur ti i shtyp me benzin tėnd luksoz, siē ke shtypur Petrit Islamin, apo i ekzekutoni pa gjyq nė paradhomat e sallave tuaja. Ata nuk ekzistojnė, ju i urreni tė varfėrit tuaj pėr vdekje, deri nė harresė fatale, pėr fajin e vetėm se ju jeni pasuruar duke i vjedhur ata, duke i rrjepur ata, njėlloj sikur hajduti ordiner, jo rrallė vret viktimėn qė ka vjedhur edhe pasi i ka marrė ēdo gjė. Edhe ju i urreni tė varfėrit tuaj, nuk mund t'i shihni dot, pėr ju ata nuk janė nėna dhe baballarė, nuk janė fėmijė, nuk janė motra, nuk janė vėllezėr, nuk janė fqinj, por thjesht statistika pėr t'i manipuluar. Pėr sojin tuaj ēnjerėzor, shoqėria tjetėr nuk ekziston.

Pėr ty, Liza nuk ishte nėna e dy fėmijėve qė vdiq pėr t'u bashkuar me ta, Dritani nuk ishte babai i tre fėmijėve qė u ngri nė det pėr t'u bashkuar me vogėlushėt, e ti nė bregun tjetėr si heroi i vlerave familjare, sepse i varfėri pėr ty nuk mund tė jetė i tillė, as prind, as fėmijė. Kurse fėmijėt e tyre janė thjesht vocrrakė, varfanjakė. Besmira, tė cilėn nėna e nisi nuse dhe mė 9 janar u shndėrrua nė vajzėn e detit, nuk mund tė ishte nuse, madje po tė mos qe i shoqi gjallė qė e priste ne bregun tjetėr, ti me shpurėn tėnde do ta etiketoje me epitete tė tjera. Por pronat dhe pasuritė qė ti ke vendosur duke vjedhur shqiptarėt qė Dukėt, Maēėt, Baēėt, e Ruēėt i kanė vendosur mbi mjerimin e tė varfėrve, bėjnė qė ju tė mos i shikoni dot ata.

Ti je Fatos Nano, mbrapa tė vjen Tragjedia 

Po tė ndigjosh fjalimet tuaja nė Shqipėri nuk ekzistojnė tė pastrehėt, sepse ju vetė jetoni nė vila dhe pallate luksoze. Nė Shqipėri nuk ekzistojnė tė papunė, sepse ju vetė pasuroheni duke fjetur dhe soj-sorollopi juaj ėshtė i punėsuar madje me 2-3 punė. Pėr ju nė Shqipėri nuk ekzistojnė fshatra dhe as rrugica mjerimi nė qytetet e saj, sepse ju nuk shkoni atje. Nė kėtė vend nuk ka dyqane me lista, mbasi ju vizitoni resortet mė tė kushtueshme tė kontinentit. Pėr ju nė Shqipėri nuk ka shkolla tė shkatėrruara, nuk ka fėmijė analfabetė, sepse ti me paratė qė vjedh, shkollon fėmijėt e tu nė shkollat mė tė kushtueshme tė perėndimit. Nė Shqipėri nuk ka tė sėmurė qė vuajnė, nuk ka spitale tė rrėnuara pa ilaēe, pasi ti kurohesh dhe bėn masazhe nė klinikat mė tė shtrenjta tė Europės. Nė Shqipėri vdesin 50 foshnje nė njė mijė qė lindin, pasi ato janė tė shoqėrisė qė nuk e shikon, tė shoqėrisė sė padukshme, vocrrakė qė kanė lindur pėr tė vdekur. Ti je Fatos Nano, mbrapa tė ndjek mjerimi i shqiptarėve. Me tė vėrtetė ti je ngjitur lart, siē do t'u deklaroje ti kongresmenėve tė tu disa javė mė parė dhe se balta e kundėrshtarėve tė tu nuk tė arrin nė kėtė lartėsi, por gjaku i atyre qė u ngrinė nė ujėrat e Jonit nė datėn 9 janar, tė ka bėrė sot tė dukesh mė i kuq se kurrė. Ti je Fatos Nano, mbrapa tė vjen zija. Po dhe po. Mirėpo, mbrapa tė vjen zija, sepse varret e djemve dhe tė vajzave tė Shkodrės qė u ngrinė nė thellėsinė e Jonit tė premten e zezė nuk janė nė Jon, nuk janė nė Shkodėr, ato janė ngritur mbi pronat tuaja, tė Dukės, Maēit, Baēit, Ruēit, dhe shpurės tėnde ēnjerėzore. Pikėrisht pėr kėtė arsye ata qė mbetėn tė ngrirė nė thellėsinė e Jonit, nė ēastin e fundit tė jetės sė tyre, pasi u pėrshėndetėn me tė dashurit e tyre, u ndanė me ty dhe me shpurėn e qeveritarėve tuaj. Ti mund tė ēuditesh, por mė i fundit me Lizėn e gjorė u nda pasi pėrqafoi fėmijėt e saj, je ti Fatos Nano, pasi engjėjt e saj u zhdukėn mes dallgėve. Mendoi se ti i kishe lėnė pushimet dhe erdhe t'i jepje dorėn e shpėtimit. Por jo. Ishte nė bisedė me maskėn tėnde qė i mori shpirtin e saj tė pafajshėm. Besmirės qė vdiq pėr besėn ndaj tė shoqit, pasi pėrqafoi fėmijėt dhe bashkėshortin e saj para syve tė saj i doli ministri yt, Duka i krimit. Mendoi se atleti do ta shpėtonte. Por edhe ajo u gabua. Nuk kishte skuadėr shpėtimi. Ishte Xhebraili qė kishte vėnė si maskė fytyrėn e ministrit tėnd. Po kėshtu, Toma, Ramizi, Ridvani, Paulini, Alfredi, tė gjithė atyre qė vdiqėn, Luēiferi dhe Xhebraili, iu afruan jo me fytyrėn e tyre, por me maskėn e fytyrės sė Maēit, Baēit, Malajvitės, tė Robos e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė historia. Prandaj ti nxin me mungesėn tėnde kėtu. Ti je Fatos Nano qė pak javė mė parė deklarove se je ngjitur aq lart, sa balta e kundėrshtarėve nuk tė arrin, kongresmenėt e tu shpėrthyen nė ovacione dhe ngashėrime, por ti Fatos Nano, tashmė je skuqur nga gjaku i viktimave tė Karaburunit, qė tė bėn mė tė kuq se tė kuqtė.

Ti nuk je vetėm shkak themelor, por je dhe shkaku direkt i tragjedisė sė Jonit. Je pėrgjegjės direkt i saj, sepse ti je pėrgjegjėsi kryesor i shtetit oktapod, skafo-republikės tėnde, i shtetit tė punėve, trafiqeve, parave tė pista, shtetarėve trafikantė, cinikė, imoralė, tė ulėt tė pamėshirshėm, primitivė, Fatos tė vėrtetė dhe klaneve tė tyre qė s'kanė asgjė njerėzore dhe qė pėrfitimin e paligjshėm, vjedhin, marrin peng, djegin tė gjallė, vrasin pa gjyqe, mashtrojnė, torturojnė, rrahin, pėrdhunojnė, plaēkitin, pėrzėnė nga Shqipėria. A nuk je ti mik i Nehat Kullės, i Feriz Kėrnajės, i Nard Kokės, ėshtė apo s'ėshtė, ju qė shihni kėtu, KPD-arė. Eshtė apo s'ėshtė, thoni kėtu? I Fatmir Ramės, atėherė ēfarė mund t'i thuash, kujt pėr lidhjet e krimit, ti je vetė krimi i organizuar. Ti je bota e krimit.

Le tė shtrojmė se bashku njė pyetje: A ishte tragjedia e 9 janarit njė akt i organizuar nga shteti? Hetimet paraprake tregojnė se tė gjithė ata qė mashtruan viktimat e Shkodrės ata qė i transportuan, qė i sistemuan nė hotelin e Dhėrmiut, qė i siguruan qė pėrtej detit do tė kalonin dhe polici dhe jo me skafistė. Dhe pasi i vendosėn nė gomonet e vdekjes, pa pėrjashtim tė gjithė ishin njerėz me uniformė, soji yt dhe i qeveritarėve tė tu, familjarė shumė tė afėrt tė KPD-arėve tė tu mė fanatikė, Makbule Robos, Luiza Hoxhės, dhe tė Dukės, ndėr ta anėtarė tė bandės sė Zani Ēaushit, miq tė ngushtė tė ministrave tė tu, pra rrugėtimin e vdekjes e organizuan zyrtarė tė policisė dhe tė SHIK-ut, tė shtetit tėnd oktapod, mishi i tė cilit je ti.

Sot le tė shtrojmė sė bashku pyetjen: Ishte ajo njė aksident, apo ishte njė dramė e rrallė e planifikuar e shtetit tėnd oktapod. Unė kėtu nuk do t'u referohem burimeve tė opozitės. U ngrita edhe pak mė parė pėr t'iu pėrgjigjur pėrfaqėsuesit tė malavitės nė koalicion pėr integrim. Eshtė e vėrtetė qė nga '92-'97 ka patur 182 gomone tė konfiskuara. Eshtė e vėrtetė qė ata zyrtarė qė ne i ndiqnim penalisht, ju u keni dhėnė grada. Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetė qė nga '97 e gjer mė sot, akti i fundit ishte akti i 20 i tragjedisė shqiptare qė luhet nė ujėrat e Jonit apo tė Adriatikut. Dhe kėto akte janė vetėm ato qė nuk i ka pėrpirė dot deti, ndaj pėrqindjet janė shumė mė tė mėdha, pėr ne, pėr shoqėrinė qė ju nuk e shihni, kėta shqiptarė, kurdė, kinezė, senegalezė. Ndėrsa pėr ju ēfarė janė ata? Janė dhjetėra dhe qindra milionė dollarė, janė vila luksoze, janė hotele, motele, vakanca tė kushtueshme, afera tė ngritura, pallate, etj., etj., ky ėshtė soji i poshtėrsisė njerėzore. Nė kėtė soj i pari je ti Fatos Nano, prapa tė vjen poshtėrsia. 

Ti je Fatos Nano, prapa tė vjen Poshtėrsia 

Ti je Fatos Nano, prapa tė vjen Poshtėrsia. Ti je pėrgjegjės kryesor i tragjedisė sė 9 janarit dhe pėr kėtė le tė ndalemi dhe nė njė moment tjetėr: A u ndihmuan viktimat e 9 janarit siē meritojnė tė ndihmohen pa dallim, tė gjithė ata qė nė dete, bien nė fatkeqėsi, apo u lanė ata me qėllim midis dallgėve mizore tė Jonit?

Hetimet zyrtare pohojnė se drama e 9 janarit u ekzekutua nga deti me aprovimin e heshtur tė shtetit, me mosveprimin dhe bllokimin e operacioneve shpėtimtare nga ana e tij. Kėtė tashmė nuk e thonė vetėm familjarėt e viktimave, e thonė mbarė mediat nė raportet e tyre. Nuk e pohojnė vetėm Vlora dhe njerėzit e saj, kėtė e pohojnė sallat e gjyqeve, e pohojnė tė gjithė.

Dje, nė sallėn e gjyqit, oficeri i policisė sė Dhėrmiut, Vladimir Kordhishta, deklaroi se qė nė orėn 17.40 tė datės 9 janar kishte informuar pėr avarinė e gomoneve eprorėt e tij.

Zoti Kordhishta, nė dėshminė e tij, tha se kėtė njoftim ua ka pėrsėritur eprorėve tė tij vazhdimisht gjer nė orėn 21, por asnjėri nuk vuri ujin nė zjarr.

Pse kjo? Kjo sepse dikujt diku i interesonte qė ata t'i mbyste. Ose pėr tė mos prishur pushimet e tij nė detrat e nxehta, ose pėr tė mos minuar "sukseset" e tij.

Ndaj dhe SOS-i u mbajt i fshehur.

Mediat morėn lajmin. E shndėrruan nė njė kushtrim kombėtar, por pas kėtij kushtrimi dikush, o KPD-arė, u vėrsul si bishė kundėr mediave tė lira. U tha se po mashtroni, lajmi ėshtė i rremė, se nuk janė klandestinė, janė dy drogaxhinj.

Por kush ishte ky dikush, or KPD-arė? Ky dikush ishte ai qė foli aty, ai qė doli dhe mashtroi kėtu. Ky dikush ishte Igli Toska, anėtar konstant i malavitės shqiptare. U pėrpoq tė bukosen mediat.

Ti, Fatos Nano, je mė i zi se Zija 

Tė shkojmė mė tej. Jeni disa deputetė tė Vlorės kėtu, shkoni pyesni nė komisariatin e Vlorės. Por ju s'pėrfaqėsoni Vlorėn, ju pėrfaqėsoni fakultetet mė tė errėta tė shoqėrisė njerėzore. Vlora e tėra thotė qė policia e Vlorės gjer nė orėn 8 nuk bėri asnjė veprim, sepse dikush diku kishte vendosur qė mė mirė t'i merrte harresa e detit dhe tė mos prisheshin pushimet e tij.

Pra, kjo ishte njė vdekje e parandalueshme, por nuk u parandalua. Nė tė kundėrt, asnjė SOS nuk iu dha anijeve tė lundrimit, asnjė ndihmė s'iu kėrkua peshkatarėve. (Eksperienca ka treguar se mė tė fuqishmit nė shpėtim sot pėr sot janė peshkatarėt shqiptarė, ndaj mos dėgjoni pėrrallat e tij qė del kėtu i papėrgjegjshėm).

Familjarėt nė Shkodėr e falenderonin kėtė, Majkon, pėr fjalėt e mira qė iu tha. Po, po, se kanė fisnikėri ata, por nuk guxoi tė shkojė t'u paraqesė njė ngushėllim.

Mė thanė mua, falenderoje Pandeli Majkon pėr fjalėt e bukura qė na tha, kurse ky kėtu, ministėr gjoja, s'guxoi tė shkėputej, por iu nėnshtrua verbėrisht urdhrit tė Fatos Nanos, i cili nuk lejoi as qeverinė tė shprehte njė ngushėllim.

Kush mund ta pranojė kėtė? Nuk ka soj njerėzor qė pranon njė gjė tė tillė.

Ēfarė bėtė mė tej me kufomat? Kufomat i zvarritėt nė det. Kufoma ka kodin e saj. Media pastaj e mori gjithė fuqinė. Mediat njoftonin se kufomat po shkojnė drejt Vlorės dhe me tė ardhur afėr Vlorės, dikush i urdhėroi: "Nisini pėr nė Sazan!" Harron ti, o lejtnant i Fatos Nanos se deti ka sy, se deti ka veshė?! Ti nuk e njeh detin, nuk e njeh as njerėzinė. Sepse deklarata jote, se u dėrguan nė Sazan pėr tė parė se mos kishte tė gjallė, tė ngarkon ty me fajin mė tė rėndė.

I dėrguat nė Sazan pėr qėllimet mė tė mbrapshta njerėzore.

Ishte vendosur qė Shkodra tė poshtėrohej, qė kufomat tė mos nderoheshin rrugės, por tė shkonin pas mesnate. 

Ti je primitiv, Fatos Nano. Ti e urren Shkodrėn, por harron se Shkodra ėshtė djep i qytetėrimit tonė perėndimor, ėshtė qenia perėndimore e kombit tonė.

Njė apatrid si ti e nderon Shkodrėn me urrejtjen e tij. Dhe kur tė them apatrid, nuk nisem nga origjina. Jam i bindur se nacionalistėt shqiptarė, pas kėsaj deklarate, do tė mė qortojnė, por historia e kėtij vendi mė ka mėsuar se pavarėsisht nga origjina etnike, atdhetaria ka qenė konstante, e barabartė pėr tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi. Kurse ti i urren qytetarėt shqiptarė. Si mund tė silleshe ti ndaj Shkodrės nė atė mėnyrė?! Nė njė kohė kur viktimat e 29 marsit qė nise pėr nė Vlorė i mbulove me lule dhe mirė bėre? Po kėta tė tjerėt ēfarė ishin? Pse ishin shkodranė ua bėre kėtė? Ua bėre, sepse ti nė mendėsinė e vjetėr shkodranėt i konsideron shkodru. E bėre kėtė se ti urren shqiptarėt dhe qenien e tyre, e bėre kėtė sepse ti urren viktimat e tua. Shpirti yt katran e di. Ti je Fatos Nano, je mė i zi se zija.

E kam mbyllur gojėn deri nė orėn 4 e gjysėm pasdite tė ditės sė shtunė. Kam ndjekur si prind, kam ndjekur si politikan, kam ndjekur si qytetar, kam ndjekur si ish-president, kam ndjekur si mjek, minutė pėr minutė dramėn e Jonit. Por nuk mund tė mos flisja unė, kur gazetarėt njoftonin se Igli Toska u thoshte se janė drogaxhinj. Nuk mund tė mos flisja unė, kur zvarriteshin trupat nė det. Shpalla zi, por deklarova se do t'i bashkangjitem zisė, nėqoftėse shteti e shpall atė dhe iu bashkangjita. Por shteti bėri zi zemėrthyer. Po tė mos ishit nė zi zemėrthyer siē jeni, or KPD-arė, merrnit mundimin pėr tė shkuar tė ngushėllonit familjet e viktimave, tė cilėt kanė njė kod tė hekurt nė vdekje, presin tė gjithė njėlloj. Ju s'e bėtė atė, sepse dhe zinė e kishit me zemėr tė thyer.

Tani nuk do tė vazhdoj mė tutje, sepse nuk ka nevojė tė pėrdorėsh asnjė fjalė tjetėr, vetėm ta quash Fatos Nano dhe kaq. 

Gazeta "Tema" 16.01.2004 
 


e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė