Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Ēėshtja e Kosovės dhe Enver Hoxha

nga Pavli Qesku*
Ish Ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar
 

-Rend e rend,
rend o Marathonomak.
At Fan Noli

Nė kėtė shkrim nuk kam pėr qėllim tė bėj historinė e aneksimit tė territoreve shqiptare tė Kosovės dhe Maqedonisė Perėndimore nga Jugosllavia. As nuk dua tė merrem me shqyrtimin e forcave politike tė brendshme dhe tė jashtme qė pėrcaktuan vendimin pėrfundimtar tė Fuqive tė Medha pėr t'i dhėnė Kosovėn Serbisė. Nuk ėshtė ide e panjohur tė thuash se Fuqitė e Mėdha po luanin lojėrat e tyre pėr interesat e tyre afatgjata dhe jo nė interes tė tė voglit e tė dobtit – kujtoTraktatin e Shėn Stefanit, Traktatin e Versajes, Konferencen e Ambasadorėve nė Londėr apo Protokollin e 1915 mbi copėtimin e territoreve shqiptare, pėr tė mos hyrė mė thellė nė histori.

Pa devijuar nga ēeshtja e interesave kombėtare shqiptare, vlen tė pėrmbledhim disa ngjarje kyē nė historinė tonė tė kohėve tė fundit dhe t'i vendosim ato nė sfondin e pozicionit tė marrė nga PKSH, me vonė e riquajtura Partia e Punės e Shqipėrisė.


Periudha spikat nga kėto momente intriguese:

-Kthimi i territoreve tė Kosovės dhe tė Metohisė Shqipėrisė;

-Mbledhja e Mukjes dhe Deklarata mbi Kosoven;

-Copėtimet shqiptare kalojnė nė Kosovė, Metohi dhe Sanxhak;

-Vizita e Enver Hoxhes ne Bled, Jugosllavi, me 30 Qershor 1946, heshtje e plote vihet re pėrsa i perket ēeshtjes e Kosovės.


Kėto ngjarje orientuese e kanė nismen e tyre nė pushtimin e Shqipėrisė nga Italia, pushtim ky qė u ndoq nga pėrfshirja e Kosovės nė territoret e zotėruara nga trupat e Musolinit, trupa tė cilat ai u pėrpoq t'i deklaronte si pjesė tė Kurorės sė Savojės.

Dokumentet e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė (tė falsifikuara apo jo, kjo nuk pėrbėn interesin tim pėr momentin), tregojnė se udhėheqja komuniste menjėherė e dėnoi pushtimin fashist tė Kosovės, si njė akt agresioni dhe nuk bėri as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr t'i shpjeguar popullit shqiptar situaten e re qė ishte krijuar nė kėtė mėnyrė nga fatet e ndryshme tė luftės. Ky pozicion i komunistėve shqiptarė nuk mund tė shpjegohet plotėsisht nė qoftė se nuk arrijmė tė kemi parasysh varėsinė e plotė tė Enver Hoxhes ndaj shokeve te tij serbė, fakt qė nė mėnyrė indirekte flet pėr influencen e politikės serbomadhe nė Ballkan.


MBLEDHJA DHE MARRĖVESHJA E MUKJES, 1-2 GUSHT 1942

Pjesėmarrėsit e Mbledhjes sė Mukjes e ngriten problemin e Kosoves si ēėshtje madhore me rėndėsi kombėtare. Se kujt do t'i dedikohej ky hap, nacionalistėve apo komunistėve, do tė duhej tė pritej derisa tė hidhej dritė e plotė mbi ecurinė e mbledhjes, derisa gjithėsecili qė mori pjesė nė tė, si dhe ata qė e organizuan atė, tė thonin fjalen e tyre.

Nė kėtė pikė e ndjej se duhet tė theksoj kontributin e familjes Toptani, qė bindi komunistėt, nacionalistėt, ballistėt dhe legalistėt tė takoheshin nė shtėpinė e babait tė Ihsan Toptanit nė Tapizė.

Platforma qė kjo mbledhje i propozoi kombit tė tėrė mund tė permblidhet si mė poshtė:

"Krijimi i Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar dhe Krijimi i Shqipėrisė Etnike".

Kur lexon Historinė e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, vėren se Komiteti Qendror i PKSH menjėherė e dėnoi dhe e denoncoi Marrėveshjen e Mukjes si tradhėti nga ana e kapitulluesit Ymer Dishnica dhe e Balli Kombėtar.

Megjithatė, Dedijer paraqet njė histori tjetėr. Ai thekson se Enver Hoxha dhe pak anėtarė tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė hezituan pėr rreth dy ditė pėr tė denuar Marrėveshjen. Arsyeja qė paraqiti Enver Hoxha, shton ai, ishte se ai po priste qė forcat jokomuniste tė pėrēaheshin pėr kėtė ēėshtje pas mbledhjes.

Por mė pas, Svetozar Vukmanoviq Tempo dhe shokė tė tjerė jugosllavė qė kishin pėrkrahjen e Koēi Xoxes, mė nė fund, fituan mbi Enver Hoxhen. Mė pas, PKSH nė mėnyrė anekuivoke e dėnoi Marrėveshjen e Mukjes si akt tradhėtie.

Ja se si Dedijer shpjegon momentet e hezitimit tė Enver Hoxhes:

"ky qendrim i disa anėtarėve tė Komitetit Qendror tė PKSH, pėrfshirė edhe atė tė Enver Hoxhes, kushtėzohej nga fakti se kėto anėtarė tė Komitetit Qendror tė PKSH, tė cilėve u mungonte pėrgatitja teorike dhe pjekuria politike, nuk e kishin tė qartė zhvillimin e ardhshėm tė ngjarjeve pas dėbimit tė pushtuesve dhe nuk ishin tė vendosur nė luften e tyre kundėr reaksionarėve tė brėndshem."(f.78).

Ndėrsa forca tė ndryshme tė lėvizjes kombėtare u gėzuan pėr Marrėveshjen e arritur nė Mukje , veēanėrisht pėr "programin e Shqipėrisė Etnike", Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq i shprehen ndjenjat e tyre si mė poshte: 

"Ky bashkim i forcave shqiptare ėshtė i papranueshėm. Tashmė, ne po forcohemi nga dita nė dite dhe shume shpejt do t'i sulmojmė nė mėnyrė tė pamėshirshme. Ne kurrė nuk do t'i lejojmė tė bashkohen dhe kurrė nuk do tė lidhemi me kėto qenėr. Dhe pastaj, ē'ėshtė kjo Shqiperi Etnike! Le tė pėrpiqen dhe ta bėjnė nėse ua mban."(f.96).

Shpallja e Mbledhjes sė Mukjes mbeti vetėm njė rreze jetėshkurtėr shprese pėr aspiratat e shqiptarėve. Menjėherė pasi u mėsua vendimi i marrė nga ky forum i tė gjitha forcave tė vendit, tė pėrkushtuar nė luftė kundėr pushtuesit, tė dėrguarit e Titos urdhėruan Enver Hoxhen ta denonconin atė si tradheti (ndaj kujt?). Dhe ai u dorėzua pa asnjė rezistencė. Qė nga ky ēast e mė pas, njėsitė lutarake komuniste u shpallen lufte pa kompromis nacionalistėve. Tė dėrguarit e Serbisė po silleshin si lordė nė Shqipėri. Librat e Historisė sė Shqipėrisė, tė shkruara pas lufte nėn diktatin e komunistėve e pėrshkruajnė Marrėveshjen e Mukjes si tradhėti.Ēėshtja ėshtė: Tradhėti ndaj kujt?

Ėshtė e qartė ēfarė nėnkuptonin komunistet shqiptarė: Tradheti ndaj interesave tė Serbisė nė Shqipėri.

Nė raportin e tij tė Komitetit Qendror tė PK tė Jugosllavisė mė 19 nėntor 1943, Miladin Popovic shkruan:

"Shokėt delegatė nė Mukje ranė nė pozitat e nacionalistėve. Tė zhytur nė oportunizėm, ata kėrkuan qė njė pjesė e programit duhej tė ndėrrohej. Shoku Tempo ishte kėtu atėhere. Ne e diskutuam ēėshtjen me anėtaret e Komitetit Qendror dhe studiuam tė gjitha mundėsitė, situaten dhe gjithēka tjetėr dhe pėrfundimisht vendosėm tė hidhnim poshtė Shpalljen dhe tė mos e njihnim krijimin e Komitetit tė Shpėtimit tė Shqipėrisė, apo rolin e tij si organi mė i larte nė luftėn ēlirimtare. Ne vendosėm tė mblidhnim Konferencėn pa vonesė dhe tė zmadhonim Komitetin Qendror…" (f.80)

Konferenca e dytė e Labinotit u mbajt nė tetor 1943, sipas udhėzimeve tė drejtpėrdrejta tė Miladin Popovicit. Ecuria e kėsaj konference u dominua plotėsisht nga vija serbe. Tė gjitha ēėshtjet qė kishin tė bėnin me qendrimin ndaj forcave nacionaliste, organizimin e forcave tė armatosura dhe punėn e partisė, ndikoheshim nga interesat serbe.

Nė kėto rrethana, udhėheqja e Ballit Kombėtar botoi Manifestin e vet me titullin "RRUGA E DREJTE DHE RRUGA E GABUAR", nė tė cilin mes tė tjerash thuhej:

"Ėshtė e qartė pėr popullin se kjo parti qė udhėhiqet nga Sale (Dushan) dhe Miladin me shokėt e tyre, po pėrgatitet tė na japė njė diktature dhe terror nė vend tė lirisė sė premtuar,…do tė na japė shkatėrrim nė vend tė progresit…"

Ėshtė e qartė se shumė shqiptarė nuk kishin dyshime pėr rolin e tė dėrguarve serbė nė Shqipėri. Por rrėnjėt e punės sė Dushanit dhe Miladinit ishin aq tė thella, sa qė as Enver Hoxha, as ndonjė anetar i Komitetit Qendror tė PKSH nuk mund ta ndalonin tė keqen. Komunistėt shqiptarė u kapėn nė rrjetėn e serbėve, tė cilėt ishin mjeshtėr tė mbaruar pėr ta pėrkulur Enver Hoxhen ngado qė ata dėshironin dhe kishin arritur t'i lidhnin duart me fijet sekrete tė cilat i kishin fillimet e tyre mė 8 nėntor 1941, nė njė shtėpi tė thjeshtė nė Tiranė. 

Enver Hoxha ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm se pa vėllezėrit e tij serbė nuk do tė kishte mundur tė ngjiste shkallėn e partisė dhe tė kapte postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Komitetit Qendror tė PKSH. Kjo ishte arsyeja se pse udhėheqja komuniste shqiptare nuk mund ta thoshte fjalen e vet pėrsa u pėrket ēėshtjeve tė veta tė brėndshme, kur fatet e vendit po vendoseshin dhe nuk mund tė kundershtonte planet serbe pėr vendosjen e ardhshme tė territoreve shqiptare nė Jugosllavi.


Divizionet e ushtrisė shqiptare nė territoret e Kosovės dhe Metohisė dhe nė Sanxhak.

Nga fundi i luftės , Ushtria Jugosllave, Shtabi i Pėrgjithshėm, ftoi njė numėr njėsish tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Shqiptare "tė shkonin e tė ndihmonin partizanėt jugosllavė nė Kosovė, Metohi dhe Sanxhak, qė tė shporrnin divizionet gjermane". Ėshtė fakt se njė numėr shqiptarėsh etnikė nė ato rajone ishin bashkuar me forcat gjermane, tė cilat i shihnin si shpėtimtarė tė tyre prej zgjedhes serbe. 

Le tė ndalojmė njė ēast e tė konsiderojmė kėtė hap tė pazakontė. Si ėshtė e mundur qė udhėheqja jugosllave tė bėnte kėtė hap tė guximshėm e delikat? Si mund tė nxiste praninė e mijėra shqiptarėve tė armatosur nė territoret e Kosovės, Metohisė dhe Sanxhakut?

Nuk ka dyshim se udhėzimet dhe ftesa pėr kėtė lėvizje masive tė trupave shqiptare drejt Jugosllavisė erdhi nga Beogradi; kjo ishte njė lėvizje pa precedent nga ana e serbėve, tė cilėt pėr shekuj me radhė kishin kultivuar mitin "Kosova djepi i qytetėrimit serb". A i kishte marrė PK Jugosllave tė gjitha masat e sigurisė pėr ndonjė zhvillim tė paparashikuar? Dukej se po. A kishte siguruar PK e Jugosllavisė tė gjithė garancitė nga PKSH se gjithēka do tė shkonte siē ishte parashikuar? Dukej se po.

Mendoj se ka arsye tė plotė tė mė bėjė tė besoj se Tito e dinte shumė mirė se ēfarė po bėnte dhe se njėsitė e Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Shqiptare "do tė bashkėvepronin plotėsisht dhe tė vėllazėroheshin me njėsitė partizane jugosllave nė rajon". Unė nuk jam i bindur se Tito ndėrmori kėtė hap tė rrezikshėm thjesht pėr arsyet strategjike tė koordinimit tė operacioneve tė luftės nė Ballkanin Perėndimor. Tito kishte plane tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Jugosllavisė si lojtarė parėsore nė Ballkanin e pasluftės.

Konkluzioni logjik ėshtė se udheheqja jugosllave po llogariste ēdo gjė me kujdes. Sė pari, unė jam i bindur se ai kishte marrė ēdo siguri nga udhėheqja komuniste shqiptare, se prania e njėsive tė ushtrisė nė territorin e Jugosllavise nuk do tė pėrmbyste situaten dhe nuk do tė krijonte probleme pėr tė ardhmen. Sė dyti, Tito po llogariste qė tė pėrdorte praninė e forcave shqiptare nė Kosovė me qėllim qė tė krijonte njė situatė konfliktuale ndėrmjet kosovarėve qė ishin bashkuar me forcat gjermane dhe me partizanėt shqiptare, tė cilėt nė fakt punonin nė favor tė tij.

Kėtu ka pėrsėri bazė pėr tė dyshuar se ekzistonte njė marrėveshje e heshtur mbi tė ardhmen e Kosovės dhe Metohisė ndėrmjet jugosllavėve dhe komunistėve shqiptarė.


Vizita e Enver Hoxhės nė Jugosllavi, Bled, mė 30 qershor 1946

Nė periudhėn e pasluftės, nga 1944 deri nė 1948, pėrpara se vėllezėrit komunistė tė zihen me njėri-tjetrin, varėsia e Komitetit Qendror tė PKSH ndaj udhėheqjes komuniste tė Beogradit, u rrit shtruar dhe gjeti shprehje nė thėniet e njė nėnshtrimi servil tė veshur me fjalė, tė cilat asnjė kokė shteti apo e ndonjė vendi sovran t'i ketė shqiptuar ndonjėherė ndonjė kreu shteti (shih shtypin jugosllav qė mbulon vizitėn e Enver Hoxhės).

U takon historianėve tė hedhin dritė mbi implikimet e thėnieve tė Enver Hoxhės gjatė vizitės sė tij nė Jugosllavi. U takon analistėve politikė tė nxjerrin konkluzionet e tyre nga kėto thėnie.

Ēdo shqiptar me ndjenjen e detyrės ndaj atdheut tė tij, me tė drejtė do tė kishte pritur qė kreu i PKSH tė shfrytėzonte takimin e tij me Titon pėr tė ngritur tė paktėn pak ēėshtje thelbėsore tė lidhura me statusin e ardhshėm tė territoreve tė banuara nga shqiptarėt nė Jugosllavi (nė tokat e tyre nė Kosovė, Rrafshin e Dukagjinit, Malėsi, Anė e Malit dhe Maqedoninė Perėndimore e kudo tjetėr).

Me cilėsinė e kreut tė shtetit, Enver Hoxha duhej tė kishte pyetur Titon se ēfarė mendonte ai pėr tė ardhmen e shqiptarėve qė kishin kontribuar aq shumė nė krijimin e shtetit shqiptar nė vitin 1912 dhe padrejtėsisht ishin lėnė jashtė atij shteti pėr tė cilin ata kishin kontribuar pėr ta krijuar.

Megjithė pėrpjekjet e mia tė zellshme dhe kėmbėngulėse pėr tė kėrkuar qoftė dhe njė referencė tė vetme mbi kosovarėt nė librin e Dedijer, nuk ia dola mbanė. Nėse i kėrkoj lexuesit t'u referohet botimeve tė bėra nga PPSH nė kėtė periudhė apo librit tė Enver Hoxhes "Titistet", e vetmja gjė qė mund tė thuhet me siguri ėshtė se Enver Hoxha pretendon tė ketė ngritur ēėshtjen e sė ardhmes sė Kosovės dhe se Tito ėshtė pėrgjigjur se problemin i Kosovės nuk mund tė ngrihej pėr momentin, "sepse do tė trazonte serbėt".

Nuk duhet tė harrojmė se Tito, si kroat qė pėrgjigjej pėr Jugosllavinė, duhej tė ushtronte tė gjithė aftėsitė e tij prej xhongleri politik pėr t'i mbajtur serbėt tė lumtur. Ai nuk e kishte deshirėn apo ndonjė plan qė tė diskutonte Kosoven me Enver Hoxhen. Qė kėtej, i vetmi rast zyrtar pėr Enver Hoxhen qė tė ngrinte ēėshtjen e Kosovės me "shpirtin vėllazėror ndėrkombėtar" me udhėheqėsin jugosllav nuk u shfrytėzua.

Kjo ishte ēfarė Beogradi diktoi dhe Enver Hoxha duhej tė bindej. Mbi tė gjitha ishte ideja e tyre origjinale.Udhėheqėsi komunist shqiptar e dinte se e ardhmja e pozicionit tė tij si timonier i Komitetit Qendror tė PKSH dhe i Shtetit tė ri shqiptar vendosej nė Beograd. Enver Hoxha nuk kishte bėrė ende shokė dhe nuk kishte krijuar lidhje qė tė mund ta lejonin atė tė sfidonte Beogradin, siē bėri mė vonė pas 1948. Ai priti rastin qė tė paraqiste vetėn .

Shqiptarėt e ndershėm do tė bėnin pyetjen e ligjėshme:

-Pėr ēfarė folėn Enver Hoxha dhe Tito?

-Ēfarė marrėveshjesh u firmosėn mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė?

-Ēfarė vendimesh u morėn pėr Kosovėn?

Kėtyre pyetjeve bazė nuk u ėshtė dhėnė pėrgjigje as nga Dedijer nė librin e tij, as nga Enver Hoxha nė librin "Titistėt", apo nė "veprat" e tij tė plota.

Meqė Enver Hoxha nuk arrin t'i japė pėrgjigje njė ēėshtjeje me rėndėsi kardinale pėr kombin dhe pėr stabilitetin nė Ballkan, lexuesi i zakonshėm do tė habitej me vlerėn e trashėgimisė sė Hoxhės. Tė vetmit qė kurrė nuk do tė habiten janė ata qė u kanė shėrbyer interesave serbe nė Kosovė dhe nė Shqipėri.

Disa rreshta qė vijojnė janė tė cituara nga thėniet e Enver Hoxhės para gazetarėve jugosllavė me rastin e vizitės sė tij nė Jugosllavi mė 30 qershor 1946.

"Ėshtė e pamundur tė imagjinosh rezistencėn e popullit tė vogėl shqiptar kundėr armikut pa luftėn e popujve jugosllavė".

Enver Hoxha nuk mund ta poshtėronte popullin e tij mė shumė se kaq para personit qė e kishte ndihmuar tė rrinte pa u zhytur nė udhėheqjen e PKSH. S'ka poshtėrim mė tė madh pėr njė popull tė vogėl qė kishte bėrė pėrpjekje tė gjatė e kolosale pėr ēlirimin e territoreve tė veta pothuajse pa ndihmė direkte (ne pėrshkruam tė gjithė pėrpjekjen qė Miladini dhe Dushani i dhanė Enver Hoxhės qė ta vinin nė krye tė PKSH dhe shtetit shqiptar pėr qellimet e tyre).

Enver Hoxha u dorėzua pa kushte para Titos dhe gojėt e kėqia pėrhapen thashėthemen se ai ra nė gjunjė para Titos. Tė paktėn kėshtu mė tha njė shok i imi qė kishte njohur njė fotograf zyrtar, i cili shoqėronte Enver Hoxhen gjatė vizitės sė tij nė Bled.

Deklarata tė sė njėjtes natyrė, si ato qė Enver Hoxha bėri nė Bled, gjenden tė shumta ne shtypin shqiptar (shih gazetėn Bashkimi, viti 1947-1948, urdhėresat e qeverisė shqiptare tė viteve 1945-1948 dhe raportet e shumta tė misioneve jugosllave nė Tiranė). Nuk mund tė pritet qendrim tjetėr nga disa udhėheqės, tė cilėt vendosen karrieren e tyre politike mbi interesat e tė gjithė kombit, qė sakrifikuan Kosovėn e gjithēka tjetėr pėr hir tė sigurimit tė vazhdimėsisė sė komunizmit nė Shqipėri, qė e katandisen Shqiperinė nė njė vend feudal nė duart e njė kaste tė pamėshirshme sunduesish tė ndihmuar nga njė dorė maskarenjsh. Asgje tjetėr s'mund tė thuhet pėr kreun e njė shteti qė i serviloset kėtij vendi pėr hir tė sigurisė sė tij individuale.

Teza kryesore qė kam parashtruar nė pak faqe tė para bazohet pak a shumė nė heshtjen e vėnė re nga ana e udhėheqėsve shqiptarė qė pėrcaktuan fatin e Kosovės. Burimet historike nė kėtė kapitull tė historisė sė kombit shqiptar janė ende tė pakta dhe tė pamjaftueshme, gjithashtu heshtja misterioze nuk mund tė sqarohet derisa tė dy palėt, shqiptarėt dhe jugosllavėt, tė hapin arkivat e tyre. Politikanėt shqiptarė nuk do tė jenė nė gjendje tė davariten nga koklavitja nė tė cilėn janė implikuar pėr shkak tė tradhetisė qė i bėri Enver Hoxha ēėshtjes kombėtare.

Pse e gjithė kjo mbulesė heshtjeje mbi njė ēėshtje me rėndėsi madhore pėr Shqipėrinė? Pse Enver Hoxha jep vetėm pak rreshta nga vizita e tij nė Jugosllavi dhe mbledhja e shumėpritur me Titon? Pse historiografia shqiptare ėshtė e heshtur pėr marrėveshjen qė u firmos nė Beograd mė 1948?

Ata qė janė tė etshėm tė kuptojnė arsyet e kėsaj heshtjeje ogurzezė, ashtu siē ėshtė, duhet tė pėrdorin logjiken e tyre. Ėshtė e pamundur tė gjurmosh qėndrueshmėri nė ēdo gjė qė bėri Enver Hoxha. Ai preokupohej vetėm pėr sigurinė e tij dhe ruajtjen e pozitės sė tij. Ēmimi me tė cilen ai arrinte atė qė dėshironte nuk kishte rėndėsi pėr tė. Preokupimi mbizotėrues pėr tė ishte ruajtja e pushtetit tė cilin e fitoi duke tradhėtuar bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushte duke filluar me Qemal Stafen, viktimėn e tij tė parė, Nako Spiron, Tuk Jakovėn dhe duke mbaruar me Sejfulla Maleshoven, vetėm nė pak vite pas luftes.

Ku rezulton logjika e veprimeve tė Enver Hoxhės nė dashurine e tij tė palumtur me Titon? Pa u marrė me lidhjet sekrete mes Enver Hoxhės dhe tė dėrguarve tė serbėve nė Shqipėri, pėr shkak se dokumentet e asaj periudhe ishin nė duart apo kujtesen e personave nė fjalė, unė do tė merrem me njė numėr momentesh kritike nė karrieren e "udhėheqėsit legjendar" tė Shqipėrisė nė periudhen e shkurtėr tė ndikimit jugosllav, kur ai ishte kukull nė duart e komunistėve serbė.

Momenti qė bie mė shumė nė sy nė kėtė periudhė tė historisė sė Shqipėrisė ėshtė i lidhur drejtpėrdrejtė me qendrimin e tij ndaj Marrėveshjes sė Mukjes (Gusht 1943). Vladimir Dedijer, nė bazė tė raporteve tė Mugoshės dhe Popoviqit , pretendon se Enver Hoxha nė dukje hezitoi tre ditė pėrpara se tė merrte vendimin pėr tė dėnuar Marreveshjen si tradhėti.

Pse hezitoi ai? Si mund tė hezitonte ky njeri, i cili nė tė gjithė koleksionin e tij "mbresėlėnės" prej 72 volumesh shkrime, fjalimesh dhe artikujsh u kėndoi lavdeve tė tij.

Pėrgjigja do tė gjendet tek shokėt tij nė Serbi dhe Mal tė Zi. Dedijer mes tjerash ka njė pėrgjigje. Po ashtu kanė edhe autoret e shumtė serbė tė cilėt kanė shkruar historinė e kombit tonė, siē e shohin ata dhe ia kanė paraqitur botės si ungjillim tė sė vėrtetės.

Viktimat e indoktrinimit serbo-hoxhian janė shumė. Disa prej tyre i ofrojnė shėrbimet e tyre tė demshme Shqipėrisė vullnetarisht, siē bėn Reginald Herbert, i cili nė komentet e tij tė padėshirueshme, u mohon shqiptareve tė drejtėn pėr tė quajtur vetvetėn njė popull me ndėrgjegje kombėtare (shih fjalėn e tij nė Shoqaten Britanike pėr Europėn Qendrore dhe Lindore mė 17 qershor 1997). Tė tjerė janė ata qė ecin pas gjurmėve tė grekėve dhe serbėve nė tė njejtėn kohė dhe shtrembėrojnė realitetet shqiptare, siē janė Miranda Vickers dhe James Pettifer. 

Mė shumė viktima do tė gjenden mes Diaspores Shqiptare, e cila endėrron pėr njė shtet shqiptar tė fortė, megjithėse nėn njė diktator mizor, pėr hir tė pėrmbushjes tė idesė utopike tė ndjekjes tė njė tė ardhme tė lumtur pėr Kosovėn qė ekzistonte vetėm nė mendjet e tyre tė shtrembėruara.

"Historia e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė"(volitshem botuar vetėm 30 vjet pas themelimit tė saj mė 8 nentor 1941), i lė hapėsirė tė mjaftueshme Plenumit famėkeq tė Beratit. Ėshtė fakt se tė dėrguarit serbė ishin tė pranishėm dhe e vunė nė skenė kėtė ngjarje tė rėndėsishme. Me sa duket ata zotėronin shėnime stenografike mbi ecurinė e Plenumit dhe Dedijer ka kėnaqėsi tė veēantė kur riprodhon disa prej paragrafėve mė me "spec". Mė poshtė vijon njė pohim i Enver Hoxhės qė tė ngjall shumė kureshtje.

"Jo vetėm qė kurrė nuk kam patur ndonjė avantazh duke u shoqėruar me Alija (Miladin Popovic), por kam vuajtur pėr shkak tė tij, sepse ai mė ka mbajtur larg punės me organizimet e tij ordinere jo-politike (f.95).

Persa u pėrket dobėsive tė tij nė pėrmbushjen e detyrave tė partisė si sekretar i Komitetit Qendror tė PKSH Enver Hoxha pohon:

"Unė nuk isha nė gjendje tė organizoja mitingje, sepse pozicioni i rėndėsishėm qė kisha (si sekretar i Komitetit Qendror) kėrkonte aftėsi tė veēanta dhe pėrgatitje tė veēantė. Unė nuk isha thjesht njė shok partie." (f.95)


Pėrēartje interesante dhe gjysėm pohim i pazotėsisė sė tij. Dhe mė tej shokėt e tij i vunė nė gojė fjalėt e mėposhtme:

Prandaj u detyrova tė shtyja mbledhjet … unė nuk kujtoj tė kem propozuar ndonjėeherė tė mbahet njė mbledhje teorike, sepse ishte e vėshtirė pėr mua ta beja njė gjė tė tillė. Edhe tani unė nuk jam nė gjendje tė bėj njė detyrė tė tillė. Unė nuk thirra mbledhje tė tilla, jo sepse u shmangesha detyrave tė mia, por sepse nuk jam nė gjendje tė bėj njė punė tė tillė."(f.95)

Kėshtu Dedijer tregon se EnverHoxha pohoi tri herė rrjesht se ai ishte i paaftė tė udhėhiqte PKSH. Ky lloj individi gjatė muajit tė mjaltit me Titon pėrsėriti se pa Jugosllavine e lavdishme dhe pa Titon e madh lufta e popullit shqiptar do tė kishte qenė njė hiē.

Pas prishjes me Titon nė vitin 1948, qė ndodhi menjėherė pas letrės publike tė Informbyrose, Enver Hoxha, si demagog qė ishte, mohoi rolin dhe kontributin e Dushanit dhe Miladinit mė shumė se 300 herė. Ai mohoi Titon mė 1948, Hrushovin mė 1961 dhe Mao Ce Dunin mė 1977 dhe i ekspozoi ata si armiq tė komunizmit mė tė njėjten furi dhe vrull siē mbrojti Stalinin gjatė gjithė jetės sė tij. Ai mohoi ēdo gjė rreth "vėllezėrve tė tij komunistė", por ai harroi se nė bote ka njė gjė tė tillė qė quhet arkivė, se njerėzit kujtojnė.

Sot po pėrballemi me njė zgjedhje vendimtare pėr fatet e popullit dhe ėshtė pėr tė mirėn e tė gjithė kombit qė tė rifreskojmė memorjen tonė dhe tė hedhim tutje plehėrat.

Bėra kėtė kthim nė tė kaluarėn me qėllim qė tė theksoj barrėn e trashėgimisė sė Enver Hoxhės dhe ta ndėrgjegjėsoj lexuesin pėr vėshtirėsitė qė shtrihen pėrpara pėr njė trajtim demokratik qeveritar tė ēeshtjes kombėtare.

* Marrė nga revista Phoenix

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė