Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Nė pėrkujtim tė Kryengritjes Armatosur 
tė Malėsisė Madhe


nga Mėrgim Korēa 

 "Tė nderuar Klerikė, Zonja edhe Zotėrinj,
Motra edhe vėllezėr bashkėkombės !

Sonte kam nderin tė jem i ngarkuar tė flas para jush me rastin e pėrkujtimit tė njerės prej ngjarjeve nga mė tė shėnuarat tė historisė kombit tonė, Kryengritjes Armatosur tė Malėsisė Madhe, e cila piksynonte ta ndalonte vėrshimin sllavo-komunist nė zonėn e veriut. 
Me atė rast dhanė jetėn nė luftime qindra heronj, tė cilėt ju ftoj t’ i pėrkujtojmė me respekt duke mbajtur disa ēaste heshtje pėr nder tė tyre ! . . . Lavdķ paēin pėrjetė !
E qė t’i nderoj plotėsisht ata heronj e gjithashtu qė edhe ata tė ndjerė tė mė kuptojnė tėrėsisht, vendosa t’ ju flas nė gjuhėn e tyre tė bukur shqipe tė dialektit gegė, ashtu siē u kėndoi luftrave edhe bėmave tė tė parėve tė tyre, korifeu i gjuhės shqipe gege, Patėr Gjergj Fishta ! 
E rāndė, tejet e rāndė ishte situata e Atdheut tonė n’at prag fund vjete njimij’e nāndėqind’e katėrdhet’e katėr ! Kāmba e ushtarit gjerman źnde e mate t’shkelun truellin tonė Arbnuer. Kalimtįr ishin ata, āsht’e vėrtetė, por ushtri e huej ish ! M’anė tjetėr, brigadat partizane tė drejtueme prej shtabit t’ tyne komunist t’ pėrbāmė prej pinjojsh tė Dushan Mugoshės e Miladin Popoviēit, hap mas hapi, kah gjermant u tėrhiqshin, po e zaptojshin tė tānė vźndin tonė ! Vźndi jonė ish bash n’prag t’asaj qi pat parashikjue vjerrshtori i madh e i pashoq Patėr Gjergji : 

Shka t’lājnė kta katėr ujq
Q’i kėrcnohen shoqishojt,
Thonė do t’dali nji djall’i kuq 
Qi fort rrebtė do t’ia ngjisė thojt !


Po rrezikohej Bratila, Bastilla e shqyptarve, maja ku malsorėt trima t’ mbi Shkodrės, tė primun me 6 prill 1911 prej legjendarit Ded Gjo’ Lulit, e patne ēue flamurin tonė kombtar e iu kundėrvūene shkjaut, hasmit tonė t’gjithėhershėm ! E tash, mbas 33 vjetesh po vite prep shkjau, por i mėrthyem kėt herė n’ lėkurė kingji, i shoqnuem prej internacionalistave partizanė me n’ krye tė brigadės majorin Gjin Marku, me kcye kollon ( vallen e tyne sllave ) tue kėndue nėpėr rrugėt e Shkodrės : Ide druzhe Tito preko Albanije … preko Albanije ! Po rrugve t’ Shkodrės shkjetė kėndojshin n’ kupė t’ qiellės : Ot Bregmata do Kotora eta zemla Cernagora ! 
Por shka ndodhte nė Shkodėr ato dit, tue mos i pshtue synit vrojtues t’malsorėve tonė t’ mbi Shkodrės, u dėshmoi atyne se historija ish kah pėrsėritej por me ndryshimin se shkjau ish kah e merrte kalanė bash pėrmbrźnda ! 
U dha kushtrimi ! N’ kāmbė u ēue Malėsija e Madhe. Prźkė Cali kreshnik, trimi i luftave tė fillim shekullit, u printe qinda Kelmendasve. Turr u mblodhėn edhe Shkrelsit e hije u kish se t’primun prej Luket Marash Grishajt, ( nxānsit t’ Patėr Fishtės ), Pjetėr Gjokės e Nikoll Prźkės. N’ krye t’ Hotve printe kapiten Gjelosh Luli, pinjuell i Lulve qi kjene vra e helmue shkjeshė pa ia dį ! S’ mbet mbrapa as Kastrati. Besėlidhje u bā n’ konak tė Gjokė Tomė Kokajt nė Ivanaj t’ Bajzės me 27 dhetuer njimij’e nāndėqind’ e katėrdhet’ e katėr ku kryet e nderės tė burrave t’ Kastratit u betuen m’e luftuemun deri n’dekė t’ tyne kulshedrėn komuniste ! U prijshin ktyne burrave Gjon Martini e Mirot Paloka. 
M’anė tjetėr komandanti trim Llesh Marashi, prej Zagore e Shkreli njitet n’ Brojė e tokohet me parķn’e asaj zone me t’urtit burra Kolė Gjon Bajraktarin, Fran Gjergj Ucin, Gjergj Lulin, Gjekė Marashin, etj. Vendosėn kėtu tre bajraqet, ai i Selcės, Nikshit e Vuklit me ia prémun rrugėn Brigadės Irė. 
Por edhe forcat e ndjekjes tė postkomandės Bajzės, nuk āsht se ishin pa hafije ( spiunė ). Ata e ndiqshin situatėn e prandej edhe gjuejtne e gjuejtne ashpėr : Arrestuen e pa asfarė gjygji pushkatuene Tomė Lekė Dakėn, Mark Gjonin, Gjokė Nikollėn, Luigj Kastratin, Mark Nikoll Malajn, Kolė Llesh Malajn, Shtjefėn Gjokė Lulatin, Luc Gjeto Lakajn si edhe Gjokė Tomė Kokajn ! E gjā e dyt’e pa pame as e ndjeme n’ato troje, atyne trimave qi asgjā mā shum s’dojshin veē mos t’u dhunoheshin trojet e t’parve, u dogjne kullat e robt’e tyne t’pėrndjekun morrne arratinė pyjeve e shpellave t’dhunuem prej shqyptarve, miqve t’shkjaut mizuer ! 
Ku e kur ish ndie nji gjāmė ksisoji ? Po kush ish trūni i ktyne krimeve ? Ēun Januzi e kish źmnin aj i mallkuem qi ndėr 200 komunistat e parė t’ Shqypnisė ish nė listė. Nj’ atij Ēuni, qi t’ helmuem duket se e kish pasė gjķn’ e s’āmės, tue lexue t’ Leninit vepra, desh me shkjaun kufijt m’ i hjekė e shi pėr ktź edhe Malsinė m’ e pėrzhitė !
Atėherė mā Kelmendasit s’ pritne e me 1 t’ kallnorit t’ vjetit nāndqind’e katėrdhet’e pźsė, kur forcat komuniste msyene, nisi beteja e Urės Tamarės. Ish i fortė dimni edhe acari. Po si u bashkuen prej Vukli, Nikshi edhe Broje kund 200 burra, luftuen me t’ madhe trimnķ pėr nji muej rresht ata. Nė dokumenta arkivale tė ish pjesmarrėsve nė betejė e mandej tė dėnuem burgjeve si Fran Zef Pėllumi, Kolė Zhuka, Fran Gjergj Uci e tė tjerė, ata kanė pasė pohue se jo vetėm qi ishte brigada komuniste qi i sulmoi, por me urdhnin e Prźnk Calit robve t’ xānun ua merrshin armėt, u diftojshin se sa keq ishte me luftue vllau me vllį shqyptar edhe i lirojshin t’ ikshin e t’ ktheheshin nė shpit’ e tyne ! Historia e shkrueme prej lakejve te diktaturės as Betejėn e Tamarės s’e xźn n‘goje edhe tė tānė kryengritjen e quejnė shkurt Inkursioni Brigadės Irė nė veri. Por Kelmendi s’ ka si m’e harrue e as dishmitarėt e saj hala t’ gjallė. E bashkė me ta nuk e harron as rapsodi popullor me lahutė t’ tijėn e ka m’ e pėrēue heroizmin e saj e t’ Kelmendasve brźz mbas brźzi, sa kohė qi n’ ato troje t’ flitet kjo gjūhė qi po flasim sonde na s’ bashkut n’ kėt mbrāmje ! E n’ kāngė t’ vetėn lahutari ka m’ u diftue brźzave veē trimnisė Kelmendasve e t’ prijsve t’ tyne, edhe faktin se s’ kjene ata qi sulmuene, ata veē trojet s’ deshtne t’ u shkeleshin, por brigadat partizane kjene ato qi zjerm e gjak deshtne n’ ato vźnde ! 
Mbas betejės Tamarės forcat Kelmendase u grumbulluen n’ Brojė. Atje folne trimi i mźnēėm Prźkė Cali edhe Gjok Marashi si me e forcue rezistencėn por hafijet i kishin hetue e brigada me mortaja i sulmoi prej Rapshet. S’ patne ēajre e u detyruene m’u shpėrnda pėr m’u mbledhė mandej nė Kozhnje. Atje, gjithmonė simbas dokumentave t’ arkivave por edhe dėshmive tė njerzve t’ pranishėm, del se Prźkė Cali u ka thānė : Na kem me luftue kundra partizanve veē n’paēin n’flamur shźjat e Rusis. Ndryshe na nuk kem si gjuejm n’vllazėn tonė, n’shqyptarė. 
E njofton Prźnkėn po at ditė Fran Palė Leka qi kish ra prej Vermoshi, se prej krahut tė Jugosllavisė po vijshin forcat e Brigadės 23tė me i futė ndėrmjet dy zjermesh. Trimi i ēartun qi kurr syni nuk i ishte pasė trźmė, se dekėn pėr vźnd t’ tijin aj e quete si me lé, u gjet ngusht. A kish se si me pranue ai me u bā masakėr tue luftue shqyptari me vllan’e vet shqyptar ? Jo. Kurr s’muejte aj m’e pranue kėt gjā. 
Ktź s’muejt m’e pranue as Safet Butka, nji vjetė mā parė, kah thote pėr komunistėt : T’i vrasėsh, janė shqiptarė, por t’i lesh tė lirė, e vrasin Shqipėrinė ! Ata do tė sjellin diktaturėn si edhe krimin. Do tė marrin pronat e do sjellin varfėrimin. Do t’i pėrēajnė njerėzit e do tė sjellin vėllavrasjen. Do tė sjellin shėnjat ruse nė flamurin tonė : drapėrin me ēekan si edhe yllin e kuq. Kjo e shtyni Safet Butkėn qi nė Melēan tė Korēės, me 19 shtatuer 1943, me iu shmangė vėllavrasjes … vret vedin ! 
Para kėsaj dileme u gjind nji vjetė mbas tij edhe kreshniku Prźnk Cali ! Ai urdhnoi mos me gjuejtė n’ vllazėn shqyptarė pėr m’ e shmangė kasaphanen e m’ i braktisė llogoret. Vetė Prźnk Cali, s’bashkut me 15 burra edhe nji murgeshė konakut, u ngujuene n’ shpellė t’ famshmen pėrmbi Vukėl. Aj e dite se s’ mund rezistojshin n’ shpellė gjatė por e bāni me fitue kohė qi forcat e tija t’ u shpėrdajshin e n’ ānė tjetėr t’ vźte si kusht dorzimi t’ vetin n’ besė, pshtimin e shokve t’ ngujuem. Por aj nuk e dite se rrethuesit, ishin bāmė mish e thue me sllavt’ e druzhe Titos qi bash nj’ ato virtyte t’ Kanūs po dojshin m’ i pėrdhosė ! I ngujuemi Mark Luka, mbas dorzimit, pat diftue se tė tetėn ditė Prźka kėrkoi t’ vijshin qi t’ u dorzoheshin n’ besė e mos t’ i dhunojshin, Frati i Vuklit si edhe Kryetari i Kėshillit. 
Nė dokumenta arkivi figuron replika n’ Rrapsh t’ Hotit n’ mjes t’ lidhunit Prźnk Calit edhe Mehmet Shehit, po ajo kurr nuk u ka ardhė pėr marė historianve lakej t’ diktaturės t’ a pėrmźndshin. I tha Mehmeti:

 E more Prenk Cali, tė pat ardhur dita t’a mbyllje historinė tėnde me shkronja ari po t’ishe bėrė me ne ! Pse bėre kėshtu ? 


Zotni, faji bjen mbi ju se ju u bātė aleatė me anmikun tonė shekullor, me Serbin, iu pėrgjigj burrnisht Prźnk Cali !

 Ky qėndrim e ndezi edhe mā keq komandantin partizan qi veē me plumb e me zjerm e dhunoi Malėsinė. Raportin ndėshkimuer e harton nji tjetėr kriminel i pėrbindshėm, Zoj Themeli qi gjakftoftė pėrshkruen se si n’ Kelmend u vrane 44 malsorė e mandej shton se nė mėnyrė konspirative u vran’edhe tre tė tjerė, u dogjėn si ndeshkim 44 kulla n’ Kelmend ku n’ zjerm u dogjne Vukli, Nikēi e Selca ! Dedė Gjon Bajraktarin e prūene t’ varruem n’ kullė tė Gjonit ku e āma po ia mjekote plagėt. Me ta marrė vesh komunistėt e rrethuene kullėn, e xorrne zharg t’ āmėn e Dedės e n’ sy t’ saj e dogjne kullėn me gjithė Dedėn e Luc Tomėn mbrźndė ! A ka kob mā t’ madh se sa aj i pinjojve t’ kullės Rapukajve n’ Vukėl ? E pat djegė s’ parit turku e mandej shkjau qi vrane njźna palė Pjetrin e tjetra Lulin. Po u desht t’ vite Brigada e Mehmet Shehit qi t’ a digjte s’ tretit me 10 fruer 1945 e t’ i vrit’ te Nduen, Lucin, Zefin edhe mā t’ voglin Rrokun ! 
Po dorzimit n’ besė t’ Prźnk Calit si iu gjegjėn komunistat ? Simbas raportit Zoj Themelit fill’ e vrane Ded Lulash Smajlin qi ra tue thirrė Rrnoftė Shqypnija si edhe Ded Gjon Dedėn qi ia kishin coptue mishin n’ spata para se m’ e vra ! Kah e shifte kullėn e vet tue u djegė, i a xorrne sytė me bajonetė edhe e vorrosne t’ gjallė Fran Zef Bajraktarin, kurse Luc Gjon Bajraktarin e ēane n’ bajoneta edhe e hodhne n’ humnérė ! Me mjellė tmerr’ edhe kob n’ popull t’ mbledhun t’ Vermoshit, e pushkatuen n’ mjedis tij Marash Vat Lumajn ! Mjedis Kelmendasve e pushkatuen veē me bā terror Dedė Prenk Nikėn e po njashtu e pushkatuen mjedis Brojės Uk Mark Bikun ! Tri jav’ e mbajtne vjerrun n’ Koplik Nik Mark Rezajn e mandej pa gjygjė e pushkatuene edhe até ! Edhe nė Niksh shtat kulla dogjne veē me pėrhapė tmerr. Fran Zefit t’ parit ia dogjne se strehue kish Prźnk Calin e mandej edhe tė tjert’ n’ plumb i kaluen e tė tānve u morrne bagtit’ e bletėt m’ i dergjė pėr kashatė t’ gojės ! N’ Koplik pa gjygj u pushkatuene edhe Gjergj Lul Toma me gjith Gjek Selcėn. E pse ? Me futė veē tmerr n’ popull.
Si sot e kam parasysh kur e prūene duer lidhė n’ shehėr tė Shkodrės kreshnikun Prźkė Cali ! Ecte kryenaltė me mjekėr t’ dźndun aj, si me kźnė fitues. Por shkjau, brateja i partizanve ngadhnjyes, ia kish n’ vesh t’ vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushės Ēelė, e ulne n’ gjūj e nji partizane e egzaltueme ia rroi mjekrrėn pa lagė atij. Mjes gishtave t’ duerve t’ mija me t’cillat kishem mlue ftyrėn, kureshtja m’ bāte me pa si i shkojshin lotėt kreshnikut qi zā nuk xirrte dhimbet ! Kjo pamja e mbrāme qi kam e prijsit maleve q’ i pat thye shkjetė n’ luftimet e 1911ės e tė 1913ės. Mbas kėsaj veē kur ndjeva se e kishin dėnue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nāndėqind’ e katėrdhet’ e pźsė e kishin pushkatue Prźnk Calin. Kėsisoji komunistat shqyptarė e vrane anmikun e betuem tė shkjaut dhe e hapne rrugėn m’ u shkue uji n’ mulli t’ tyne ! 
Mirėpo Malėsia Madhe nuk thyhej kollaj. Me 18 kallnuer 1945 nė Poķcė u mblodhne burrat trima prej Hotit, Kastratit, Shkrelit e Lohjes. E quejtne Kuvźndi i Maleve at kuvźnd t’ Poķcės. Ktyne burrave trima tė maleve iu bashkue edhe dijetari Dom Nikoll Gazulli. E kish n’ gjak patriotizmin Dom Nikolli se i vllau i Dom Gjonit ish ai, i atij trimi shok i Luigj Gurakuqit e Fan Nolit, qi me 5 t’ marsit 1927 e varne n’ konop. Bashkė me tź ish n’ Kuvźnd edhe Nikoll Dedaj, Kryetari i Komunės Dedaj-Shkrelit qi bash miq ishin me trimin e urtė e t’ mźēėm Luket Marashin e Grishajve qi n’ krah t’ Ded Gjolulit e pat ēue flamurin n’ Deēiq. N’ Kuvźnd i drejtohet Bajraktari Pjetėr Gjoka trimit t’ Hotit Gjelosh Lulit Fol o trim i Hotit se tė takon fjala edhe primja e Kuvźndit sepse t’ kem prej derės Ded Gjolulit ! Dhe Gjeloshi trim e i mźēėm si ishte, qi nderėn e derės nuk e korit’ te, foli e tha Burra, erdh koha ta lidhim besėn, t’ rrokim armėt e lirisė e ta bājmė dekėn si me lé ! Vendimi u muer : Me 28 kallnuer 1945 t’ fillote kryengritja ! 
Trimi Llesh Marashi kish xānė vźnd n’ konak t’ Luket Marash Grishajt prej kah prit’te t’ vite dita e msymjes. E kish zgjedh’ at konak se ēerdhe burrnije e beset ish aj me zā n’ Malsi t’ Madhe ! Po dita s’ priti me ardhė se Bataljoni Ndjekjes, informue prej hafijeve t’ Ēun Januzit e zagarve t’ tij pėr datė t’ vźndueme me fillue Kryengritja, e msyene Kullėn e besės e t’ burrnisė Luket Grishajt, me t’ pabesė n’ ag t’ ditės 24 kallnorit. Grishajt i ēartne t’ pabesėt e i thyene me t’ madh vėrtik e u bashkuene me 400 burrat e Shkrelit t’ primė prej Pjetėr Gjokės qi kishin pushtue postkomandėn e Dedajt e n’ tperźndueme t’ diellit e pushtuen postkomandėn e Bajzės. N’ ato pėrpjekje rane n’ fushė t’ betejave prijsat Pjetėr Gjoka, oficeri Zef Toma si edhe Lulash Cuku. Me t’ zaptue Bajzėn, n’ kishė t’ saj frati Ciril Cani u ra kumonave m’ e pėrhapė kushtrimin prej Bajze ! T’ primė prej Llesh Marashit, me trimnķ t’ pashoqe n’ luftime t’ ashpra, kryengritsit e zaptuene edhe krejt qytetin e Koplikut. Karakteristik e shum kuptimplotė āsht fakti se Komandant Llesh Marashi urdhnote qi tė tānė ushtarėt e ndjekjes tė xānun rob, t’u merreshin armėt e tė liroheshin me shkue ndėr shpija tė tyne se n’ fund t’ fundit ishin vllazėn shqyptarė !
Te ura e Rrjollit Mirot Paloka e Gjon Martini me forcat e tyne, s’ bashkut me dukagjinasit Kapiten Palė Thanin e tė vllanė Dedėn, i pari mbi urė e i dyti poshtė saj, fillimisht i gozhduen e mandej i thyen forcat e ndjekjes. Mirpo prej jugut erdhne pėrforcime t’ mdhį se e kuptuen komunistat se mbas Koplikut i pat ardhė rradha Shkodrės me u dalė doret, kurse forcave t’ Mirot Palokės e Gjon Martinit kėrkush s’ muejt m’ u ardhė nė pėrforcim se kta metėn t’ izoluem ato katėr dit qi u detyruene m’ e fillue para kohe betejėn e krahinat e tjera s’ muejtne m’ u ardhė nė ndihmė. Tue luftue n’ kāmbė u vrane trimat Mirot Paloka edhe Gjon Martini, ashtu si ua lypte ndera e konaqeve t’ tyne. Kurse Rrok Kanti mos me ra i gjallė n’ dorė, nagant i bje vetė zźmrės po i Madhi Zot nuk ia kish pré ditėn e dekės me at rrfé. N’ mal e bāni dekėn edhe trimi Luket Grishaj qi i varruem u tėrhoq zharg n’ pyllė veē mos t’ a xźjshin t’ gjallė komunistat qi mandej me tradhtķ e vrane n’ pėrpjekje ! Te Kisha ra trimnisht n’ luftim me forcat e ndjekjes edhe Marash Tom Gjeloshi e n’ muzg t’ mbrāmjes u vrane edhe Luigj Kol Shetaj s’ bashkut me sokolat Mirash Gjoni e Pjetėr Kola. Tue pa se nuk kish mā rrugėdalje, dorzohet Llesh Marashi me kusht bese n’ fé t’ mos ia ēartshin trimat e tij. Mirpo s’ kishin besė e as fé komunistat e prangat ia vūene Lleshit e namin bāne n’ ata qi xūene t’ gjallė. Tamam mjer aj qi ra n’ dorė t’ tyne ! 
Me pushkatimin e Prźnk Calit si edhe me varjen n’ konop tė Llesh Marashit, ktyne dy sokolave e trimave t’ pa shoq, vėrtet mori fund dhe u shtyp me zjerm e me gjak Kryengritja e Malsisė Madhe, por nuk u shue lėvizja pėr pėrmbysjen e zgjedhės komuniste e cila vazhdoi ku e organizueme e ku sporadike pėrgjatė dhetė vjetėsh t’ ardhshėm ! Pra, Kryengritja e Malsisė madhe kje prologu i nji rezistence aktive tė popullit shqyptar i cili nuk pranote me iu nenshtrue dhunės komuniste. Nga kjo pikpamje ajo merr rāndėsi tė madhe ndėr tė gjitha vźndet e ish kampit socialist sepse s’ parit edhe mā kuptimploti, āsht fakti se kjo kryengritje āsht e para edhe e vetmja ndėr tė gjitha kėto vźnde qi iu kundėrvūene me armė nė dorė kulshedrės komuniste n’ hapa t’ parė tė sajat ! S’ dytit, Kryengritja e Malsisė Madhe āsht fillimi i asaj lufte t’ organizueme tė rezistencės kundra komunizmit qi vetėm nė Shqypni muejti me zgjatė jo pak por dhjetė vjete ! 
Revolucioni Hungarez i 1956-ės vėrtet duhet admirue se rinia studentore qi e filloi e mbas saj e gjithė katundarķja, iu kundėrvūene sistemit komunist e luftuene edhe e ndaluene luftimin vetėm kur u zhbine me temel prej tankeve ruse tė Hrushovit, por e gjitha kjo nuk zgjati as dy vjet e megjithatź njifet si Revolucioni Hungarez i 1956-ės ! Kurse rezistenca e armatosun antikomuniste shqyptare qi zgjati dhjetė vjete as ka źmėn edhe e keqja mā e madhe āsht se u punue prej komunistave tue e shtremnue historinė m’ e lānė n’ harresė vetė atź, pa le mbasandej martirt’ e saj ! 
E tash, mbasi i pėrkujtueme fluturimthi ndollķtė si edhe nji pjesė t’ martirve, e tue u pėrulė me respekt ndaj idealit tė tyne kombtar e antikomunist, e quej me vźnd m’ u ndalė e me hjedhė sadopak dritė e bashkė me tź me vūe n’ dukje se si dita qi kalon e ndėr shqyptarė t’ ndershėm sa vjen e po rritet :

Pezmi pėr si po shkruhet historia ! 

Mė tej

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė