Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Kur ėshtė hapur shkolla e pare shqipe?!
nga Anton Ashta

Ne ndėrgjegjen kolektive shqiptare ėshtė ngulitur, nga shkatėrruesat e saj, viti 1887. Kaluan mė shumė se 10 vjet qė populli i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė i lirė dhe kjo gėnjeshtėr akoma nuk ėshtė zhdukur nga kujtesa historike e Kombit. 
PSE?
Para shume vjetesh kur une i beja pyetje babait tim se si eshte e mundur qe shkolla e pare shqipe te jete hapur aq vone kur shtetet fqinje kishin vite qe ishin te pavarur.
Ai me pa ne sy dhe me tha:
E verteta eshte nje tjeter: Shkolla e pare shqipe eshte hapur shume me heret por e kane hapur ata qe nuk duhet ta hapnin sipas udheheqjes sone te ndritur.
Me kaq u mbyll kjo bisede te cilen une nuk e harrova dhe kur ne 1993 me ne fund lexova nje material te shkruar se shkolla e pare ku mesohej shqip ishte hapur 249 vjet perpara asaj te Korces mbeta i ngrire. 249 vjet perpara!
Mire komunistat mendova qe nga barbaria nuk kane krahasim, por sot pse nuk perpiqet kush ta zhduke nje here e pergjithmone ate genjeshter?
Kjo pytje ishte ne vitin 1993.
Sot jemi ne vitin 2002 e kjo genjeshter mbreteron akoma ne kujtesen historike kombetare. Ky eshte nje shembull i mjerimit shperteror qe na lane komunistat qe per mjerim tonin jane akoma ne pushtet. 
Si qendron e verteta? Mė poshtė po citoj pjesė tė shkėputura nga njė shkrim i martirit shqiptar:


P. Donat Kurti, O. F. M. 
Vepra Kulturale e elementit katolik nė Shqypni (botim i "Hyllit te Drites" dhe ribotim i "buletinit katolik shqiptar", 1993) 

"Shkollat

Ma tė parat shkolla, mbas tė bierrunit te autonomis nė Shqypni, kjenė, per sa dijm na, tre shkolla e Pdhanės, e Blinishtit e e Shkodėrs. 
Nė vj.1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M italjan me fis, por shqyptar me zemer, pat guximin me i u perveshė per tė mirė tė vendit nji punės ne veshtrim tė plotė kultural, tuj ēilė shkollen fillore nė Pdhanė, aso kohe vend mjaft i banuem. Kje ndiekė me zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde tė largta tė Zadrimės, qi me mė zi qi pritshin me i ēue fmit e vet. Numri i xansave tė jashtem pat mrrijtė deri nė 25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do tė kenė pasė edhe ndoi konvikt. Dijm prej dokumentash, se posė uratve xėshin edhe msime letrare d. m. th. mbahej deri diku nji shkollė e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te cillėt mbas 9 vjetsh e rrenuen faret. Nė vjetė 1697 kje ēilė rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thanė per tė, se ka gjasė se gjindet edhe sot" (1702?)
Nji vjetė mbas themelimit tė shkollės sė Pdhanės d.m. th. nė vj. 1639 kje ēilė prej fretenve tė kuvendit tė Troshanit nji tjeter shkollė nė Blinisht drejtori i sė cillės kje 
P. Karl Mirandulanus 0. F. M. 
Me shka duket,kje nji shkollė mjeft e plotsueme. Ndiqej prej ma se 50 xansash e posė kndimit e shkrimit xėheshin edhe landė tjera, posaēe gjuha latine prej atyne qi dojshin me u ba meshtar. Deri sundimtarėt ēuditeshin per perparim, qi bahej n“at shkollė; por anmiqt ishin tė panumer e nė vj. 1640 rejtorin e ksajė shkolle e gjėjm nė burg7 tuj psue mundime tė mdhaja. Ka gjasė se kjo shkollė smujt me vijue gjatė, pse P. Karli kah mbarimi i ksajė vjete njehet nder msuesa nė shkollė tė Pdhanės.
Nė vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej Shkodret 0. F. M. ēilė nė Shkodėr nji shkollė private e mson fmit e tregtarve e tė pasanikve.
Nji qi i ka pėrpara sysh pshtiellimet e atyrie kohve, mnin posaēe kundra katolikve e kundra cdo shejit kulturar, mund ta marrė me mend, se c“vlerė paten kto shkolla per shpirt tė shqyptarit dhe vetem porsi hap kah qytetnimi. Por kush mundet mandej me dyshue, se nė to shkolla nuk flitej shqyp? Nė ēė mndyrė katundari i padishem i ndiqte me zell, nė kje se s' merrte gja vesh. Veprat, qi na kan mbetė prej atyne puntorve tė palodhshem, prej atynė msuesave ė kujdesshem, na dishmojn kjartė,se ato shkolla s'kjenė mjete tė hueja per me imfuencue nė shpirt tė popullit shqyptar simpati e parti; por paten per qellim drejt per drejt tė naltuemt e moralit e shkasin kahė kultura, e kta tash gadi 300 vjet. 
Kta rnsuesa kjenė, qi me 20 prill 1711, tė ndimuem e tė nzitun prej Papės shqyptar, Klementi XI ngrehen nė Romė nė kuvend te S. Pietroj Montorio nji katheder per gjuhė shqype, per me i ba gadi misjonarėt e huej me mujtė ma letas me vyejtė vendit tonė; e njatėherė kur sė mendote kush per gjuhė shqype e per zhvillim tė sajė, kta jane qi perpilojn ma te parat gramatika, fjalore e perkthime." 
"Prej vj. 1800 e deri nė vj. 1861 ēilen aty-ktu shkolla private me klasė fillore. Veē nė Shkodėr mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza. Mjetet ishin tė vogla e primitive, prandej nuk asht per t' u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli per tė hapun tė kulturės. Nji msues perfaqsote nji shkollė nė vedi. Ende sot, si nė shėj evarije, kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.
E perkohshmja "Perparimi" i rreshton emnat e msuesave ma tė njoftun me ket rend: Gegė Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit tė Mark Krajės (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Ejell Radoja, D.P. Babi." 

Ky ėshtė njė botim i vitit 1935 dhe unė po thėrras: 

Pse o Shqiptarė lejoni qė barbarėt komunistė akoma t'ju mohojnė te verteten? 

Se kush eshte ky studiues e martir qe te paktit nga ne e njofin jo per faj te vet:
(shih, Prof. Dr. Simon Pepa-Atė Donat Kurti - Dijetar i Martirizuar, Phoenix, Shkoder 2001)
"Atė Donat Kurti vdiq 18 vjet mė parė, mė 10 nėntor 1983. Edhe vdekja e tij, ashtu si dhe jeta, qe e varfėr dhe e frikshme. E mbesa, Riti Radovani (Toska), duke sjellė ndėrmend atė ditė tė dhimbshme, me lot nė sy e mė njė zė qė i dridhet thekson: "Mua mė paraqitet si njė film bardh e zi dita e 11 nėntorit 1983. Shumė njerėz dėshironin tė merrnin pjesė nė ceremoninė mortore tė tij, t'ia shihnin pėr herė tė fundit atė fytyrė fisnike t'ia puthnin atė dotė qė kishte shkruar aq shumė pėr kulturėn shqiptare, por …shumė pak erdhėn. Frika e persekutimit, kjo ndjenjė e keqe qė e shkatėrroi kėtė komb, bėri qė tė mohohej njeriu i zemrės dhe i shpirtit" (shih, Florenca Jakova (Radovani), Atė Donat Kurti, jeta e vepra, temė diplome, Universiteti "Luigj Gurakuqi", Departamenti i Letėrsisė, 1999). 
Pėr vdekjen e kėtij dijetari nuk u shkrua asnjė rresht. Atij, siē iu mohua jeta, iu mohua edhe vdekja. Si datė vdekjeje merret viti 1969, pra, bėhet i vdekur 14 vjet pėrpara (shih Robert Elsie, "Historia e letėrsisė shqiptare", Tiranė - Pejė, 1997, fq.378). 
Por, fatmirėsisht, atė qė nuk e bėri shqiptari e bėri i huaji. Para 3-4 vitesh nė Gjermani u zhvillua njė Simpozium i gjerė nė shkallė ndėrkombėtare, pėr Epikėn heroike. Karrigia, ku ishte shkruar emri i Atė Donatit, e zbukuruar me njė tubė lule shumėngjyrėshe, ndejti e pazėnė nė tė gjitha ditėt e tubimit…Kjo shenjė nderimi ishte mirėnjohja dhe respekti qė kishte bota e qytetėruar pėr tė. Kjo ishte njėkohėsisht dhe njė qortim pėr ne, duke vėrtetuar mė sė miri thėnien lapidar tė prof. Skėnder Luarasit, se: "E gjithė bota i ndėrton heronjtė prej balte, ne i kemi dhe i hedhim nė baltė". 

Nė sa po jepte shpirt ky njeri i bekuar, la amanet vetėm tri fjalė:

 Dashuri!, Vėllazėri !, Mėshirė ! 

Ishte mesazhi i fundit i shpirtit tė tij fisnik, mesazhi i njė dijetari tė martirizuar, qė e deshi aq shumė popullin dhe atdheun e vet e qė pėr ta arriti deri nė flijim…" 


Te nderuar shqiptare, kudo ku jeni, ka kaluar koha e ne duhet akoma te Rilindim? 

 Prill 2002. 



e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė