Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Lėvizja ilegale patriotike shqiptare

 

Nė vijim tė punės sė palodhur dhe tė pakursyer pėr lexuesin, po i referohemi librit "Lėvizja ilegale patriotike shqipėtare" nė Kosovė 1945-1947, me autorė Sabije Keēmezi-Basha. Pėrgatitur pėr shtyp dhe botuar nėn kujdesin e Ballit Kombėtar, dega Shkodėr. Nuk do tė isha i gabuar nė se i lejoj vetes tė them: se njė libėr i bukur e i dobishėm, na kėnaq shpirtin, na ushqen idetė dhe na zgjeron horizontin rreth atyre qė kemi nevojė tė dijmė. Aq mė tepėr kur ėshtė fjala pėr hartėn tonė etnike, si dhe pėr hapat qė janė ndėrmarrė dhe pėrpjekjet qė janė bėrė e po bėhen nė vazhdimėsi e pa ndėrprerje, pėr bashkimin e ruajtjen e trojeve tona. Motive tė tilla e kanė shtyrė autoren e kėtij libri me vlera historike patriotike. 
Pra synimet e saja janė tepėr humane, nė drejtim tė pėrjetėsimit tė veprės patriotike tė bijve tė Kosovės martire. Tė quash ēėshtje tė mbyllur, shqetėsimin historik tė Kosovės e kosovarėve, siē ndodhi nė rezolucionin e Kuvendit Federativ tė 23 korrikut 1945 dhe nga ai serb mė 1 shtator 1945! Do tė thotė t'i bijsh mohit luftrave dhe pėrpjekjeve tė pareshtura, tė ngjashme me ujėt e njė lumi qė rrjedh e nuk di tė ndalet, tė Kosovės martire. 
Aneksimi i Kosovės nė Serbinė Federale shėnon manovrimin sllavo-nacionalist dhe fillimin e njė tragjedie tė re pėr shqiptarėt e Kosovės. Ėshtė pikėrisht ky libėr i zonjės Sabrie Keēmezi-Basha, qė na kujton se kur populli i kėsaj pjese tė Shqipėrisė Etnike, heton tradhėtinė, fillojnė reagimet e veta tė inicuara nga pakėnaqėsitė nė rritje, tė imponuara nga shovinistėt serbo-sllav. Patriotėt qė kishin luftuar pėr njė Shqipėri Eetnike, pas kėsaj qė ndodhi ilegalisht por tė organizuar vendosėn tė luftojnė e veprojnė pėr bashkimin e mbrojtjen e tokave shqiptare. 
Pas aneksimit tė Kosovės filloi njė etapė e errėt. Filloi likuidimi i patriotėve dhe intelektualėve tė pakėt. Viti 1945 do tė kujtohet si viti mė i pėrgjakshėm nė historinė e popullit shqipėtar tė Kosovės. U vranė dhe u zhdukėn pa lėnė gjurmė me mijėra vetė, 30.000 vetė u burgosėn e u futėn nė kampe, pa harruar qindra e mijėra tė tjerė qė morėn rrugėn e mėrgimit, nė Turqi e gjetkė. Shumė tė tjerė vriteshin jashtė Kosovės! Nė kėto rrethana u krijua "Rrjeti organizativ, Nacional-demokratik Shqiptar, si organizatė patriotike udhėhiqej kryesisht nga intelektualė e patriotė tė shquar tė kohės. 
Edhe komitetet e grave tė krijuara nė kėto rrethana, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė realizimin e shumė detyrave nė terren. Edhe pse OZN-a, dhe UDB-ja zbulonin grupe dhe individė, asnjėherė nuk arritėn tė zhduknin tėrėsisht rrjetin. Ndonėse nė kushte jo tė favorshme u krijuan komitete lokale dhe rajonale tė cilat propogandonin edhe mė afishe, tė vėrtetėn pėr ONDSH-nė, propogandonin domosdoshmėrinė e bashkimit kombėtar. Krahas pėrfshirjes dhe aktivizimit tė rinisė, rėndėsi tė veēantė i jepej formimit tė komitetit tė grave, nė radhėt e NDSH-sė. Rezultat i kėsaj ishte krijimi i komiteteve tė grave nė Prishtinė, nė Gjilan, dhe nė qytete tė tjera. 
Nė komitetin e rrethit nė Prizren, komitetin e grave e udhėhiqte Nasive Zhuri ndėrsa sekretare ishte Maura Shmori, gruaja e kapitenit Ali Riza. Fillimisht kėto dy komitete vepruan tė pavarura nga njėri tjetri. Mė vonė kryesuesit ranė dakort qė tė formonin Komitetin Qendror tė NDSH-sė, me seli tė pėrhershme nė Prizren. E tė tjera aktivitete tė rėndėsishme e mbresėlėnėse. 
Bukuria e kėtij libri, nė se mund tė shprehemi kėshtu, konsiston nė faktin se ėshtė njė histori sa e besueshme aq edhe e argumentuar. Eshtė mbresėlėnėse se autoria me vėrtetėsi ndėrlidhte ngjarjet me figurat dhe rolin e veēantė qė kėto figura kanė luajtur nė kėto ngjarje. Emrat e tė cilėve tashmė kanė vendet e tyre nė historinė e popullit shqiptar tė Kosovės martire. Si prof. Ymer Berisha, ideolog i lėvizjes pėr ruajtjen e tėrėsisė etnike shqipėtare dhe iniciues nė formimin e organizatave ilegale nė Kosovė e Maqedoni, pastaj mėsuesit e gjimnazit "Sami Frashėri" nė Prishtinė: Luan Gashi, Hajdar Maloku-Planeja, Gjon Serreqi, Adem Gllavica, gjykatėsi Limon Staneci e shumė e shumė tė tjera. 
Pa harruar gjyqin famėkeq tė Prizrenit mė 29 qershor deri mė 11 korrik 1945 nė mesin e shumė tė dėnuarve meshkuj ndodhej dhe vajza shkodrane Marije Shllaku, Gita Mjeda dhe Luēije Reka. Marija ishte studente nga Shkodra, bashkėpunėtore e ngushtė e Ymer Berishės. Nė luftėn e Siveces ishte plagosur dhe u zu nga bashkėpunėtorėt e UDB-sė. Gjatė hetuesisė ishte e paepur, gjatė torturave qė iu bėnė qėndroi si burrėreshė. Gjykata e qarkut tė Prizrenit e dėnoi me vdekje, me pushkatim sė bashku me tre bashkėluftėtarėt e saj: At Berndar Llupi, Kol Parubi dhe Gjergj Martini. 
e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė