Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Mehdi Beu: "Pse ia dhashė Shėn-Naumin Serbisė" 

nga Dashnor Kaloēi 

 "Madhni, gėzohem qė M.J. e familja jeni mirė nga shėndeti: ne pėr fat tė keq akoma Nejren e kemi tė sėmundė, me gjithė qė ka ba disa pėrmirėsime. Mėsoj me kėnaqėsi tė madhe qė M. J. keni fillu shkrimin e kujtimev. Jam i bindun se kėto janė tė domosdoshme pėr historinė e Shqipnisė: do tė drejtojnė shumė gabime tė kėtyne dyzet vjetėve tė fundit. Kėtu do tė gjeni gjegjjet e pyetjeve qė M.J. me drejtuet. Shpresoj tė Ju jenė tė njė utiliteti. Sido qoftė un jam kėtu, ēdo herė qė do tė paraqitet nevoja me dhanė ēka dijė, nė kėtė vepėr eksepsionalisht me randėsi qė M. J. keni fillue. Nė numrin pesė vramjen e Gjeneral Tellinit e kam pėrmbledh nė veprimet e Komisjonit tė Deltimitacioneve, kėsisoj gjegjet e mija pėrbajnė vetėm pesė numra. Tue ju drejtua M. J., ndigjoj nevojėn t'i hedh njė sy tė shkurtėn situatės. Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme n'a Rusija nuk ka si tė mos gjej herėt a vonė njė konjukturė politike ndėrkombėtare tė favorshme, qi t'i lejojė shqiptarėve me hedh kėtė zgjedhė, qė nga tė gjitha ēka parė, asht sigurisht ajo ma e tmershmja. Mbetem me nderimt e mija ma tė thella pėr M. e J. dhe gjithė familjen Mbretėnore, nė tė cilat shoqnohet njė familje e jeme. 

E vėrteta e Shėn Naumit
Kufitė e Shqipnisė me shtetet fqinje ishin caktue nė Konferencėn e Londrės nė 1913 si mbas hartės tė Shtat-Madhorisė Austriake. Kjo hartė nuk ishte njė hartė topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencės sė Londrės pėrsa i pėrkiste Shėn-Naumit, thoshte: "Fillon nė breg tė liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdė dhe katundit shqyptaro-myslyman qė quhet Lin, dhe vazhdon gjer nė Shėn-Naum, pikėrisht nė gjuhėn frėngjisht: "jusu'a Shėn-Naum", nuk thotė "y compris Shėn Naaum". Komisjoni i Kufinit kur vajti nė Korēė, korēarėt bėnė njė bujė tė madhe pranė komisjonit qė t'i caktohej Shqipėrisė Shėn-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrės caktoi kufinin midis Shqipėrisė dhe Serbisė, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me njė notė e pyeste qeverinė austriake se pėr shprehjen "jusqu' a Shėn-Naum" ē'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjė se me kėtė shprehje nuk donte tė thoshte qė Shėn-Naumi i pėrkiste Shqipėrisė, do me thanė i pėrkiste Serbisė. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinė austriake, pse kjo qeveri prekupohej mė shumė se tė tjerat pėr kufitė e Shqipėrisė. Kur plasi lufta e pėrgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin nė krye dhe qeverinė, me ndihmėn e Esat Pashės, qė atėhere ndodhej nė Durrės, duelėn nė Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj nė Korfuz. Nė kėtė rrėmujė qeveria serbe e humbi dokumentin austriak qė caktonte me fjalė tė tjera Shėn-Naumin Serbisė.
Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi qė Shėn-Naumi t'i mbetej Shqipėrisė. Shėn-Naumi ishte njė i Shenjtė sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, qė kishin kriju abetaren e bullgarėve, Nė kėtė kategori ishte dhe Shėn-Klime, nė emėn tė cilit ka njė kishė bullgare. Nė konsideratė tė kėtyre mbėshtetjeve kulturale dhe fetare, qė Shėn-Naumi ishte njė Shenjtė sllav, kur i evakuoj viset e tjera tė Shqipėrisė si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale tė Hagės. Kjo Gjykatore vendosi: "Qė me qenė se Komisjoni i Kufive ishte kopetent pėr demarkacjonin, Shėn-Naumi duhej t'i jepet Shqipėrisė. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me njė mėnyrė nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipėrisė i kėshilloj qė Shėn-Naumin, Shqipėria ta shkėmbente me njė vend tjetėr, pse serbėt me kėtė pretekst do tė krijonin vėshtirsina tė mėdha. Nė bazė tė kėtyre konsideratave Qeveria
Shqiptare mė ngarkoi mua Mehdi Frashėrin me caktue mėnyrėn e shkėmbimit. Unė nuk pashė posibilitete qė Shėn-Naumi tė shkėmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipėrisė vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me tė tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetėm nuk forcohej, por pėrkundrazi dobsohej. Atėhere unė Mehdi Frashėri vendosa qė Shėn-Naumi t'i mbesė, me njė periferi shumė tė ngushtė Serbisė, por kufini nė vend qė tė vazhdonte qė nga kodra e Zagoriēanit gjer te Qafa e Plloēit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit tė hidhej ke Mali i
Thatė, e tė pėrfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pėshkupat. Ky katund po t'i mbetej Serbisė, me kohė do tė sllavizohe, m'anė tjetėr gjithė Lugina e Cerovės, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipėrisė, pėrveē kėtyre i mbeteshin, dhe njė pjesė e madhe e kullotave verore Shqipėrisė. Po tė peshohet Shėn-Naumi me kėto avantaxhe qė thamė mė sipėr, ky solucjon ishte mė i favorshėm pėr Shqipninė. T'arratisunit politik nga
injoranca e ēėshtjes o qėllimisht, Shėn-Naumin e pėrshkruajshin si njė pikė strategjike me rėndėsi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shėn-Naumi, gjithmonė kishte vazhduar Qafėn e Thanės. Tash tė vimė tek ēėshtja e Vermoshit Konferenca e Londrės duke e pėrshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : "Territori de Klemendi", mirė-po me kėtė shprehje shumė i pa-caktue
nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi pėrbahet nga 6 Bajrakėt, tė cilėt kufizohen me vallatėn e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtė, si kullotė. Nė kohėn e Turqisė malazezėt sulmojshin Vermoshin dhe malsorėt shqiptarė e kundėrshtojshin me armė. Qeveria otomane nė njė faqe tė Luginės sė Vermoshit, pėr tė ndalue grindjet qė thamė, kishte ba njė karakoll tue vendos
ushtri. Ujnat e Vermoshit vejnė nė Danub e jo n' Adriatik. Unė Mehdi Frashėri kur shkova nė Vermosh, njė mbrėmje mblodha bajraktarėt shqiptarė tė asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit tė tyne, qysh mund tė provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis kėtyre malsorėve ishte njė far Uc Turku, i cili nga pėrpjekjet qė kishte ba me kohė me malazezėt ishte plagosė dhe kishte mbetė sakat, gjith-ashtu, nė kėto grindje tė ma parėshme, tė vramit shqiptarė kishin varre katolike nė vend. Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palėt, malsorėt t'onė me Uc Turkun dhanė arsyetimet qė i kisha porositė unė, (Mehdi Frashėri) kurse, serbėt, ndėr tė cilėt njė ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri
gazetar, dhanė argumentet qesharake, pa logjikė. Komisjoni vendosi nė bazė tė anketit, qė Vermoshi t'i mbetej Shqipėrisė. Mbi kėtė vendim, malsorėt okupuan Luginėn e Vermoshit dhe filluan tė ngrehin shpija. Mbas disa kohėsh atje u ngrehėn 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetėsija qė mbretėnonte nė Shqipninė e Lirė. Me gjithė kėtė t'arratisunit politikė shqiptarė botonin tė kundėrtėn duke thėnė se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisė, njė rrenė kolosale".
 
e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė